• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2017

DEKLARATA E PRESIDENTIT TRUMP PËR JERUZALEMIN

December 14, 2017 by dgreca

-Pyetja e fundit që mund të bëhet për deklaratën e Presidentit Trump është se a  mundet që  kjo deklaratë të prodhojë më shumë terrorizëm se më parë?/

Asllani 21

NGA ASLLAN BUSHATI/

Para disa ditësh, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ritheksoi  e firmosi (në mënyrë identike) një deklaratë të Presidentëve të mëparëshëm amerikan: Klinton, Xhorxh  W  Bush dhe Obama se: SHBA-ja, do ta trasferojë selinë e Ambasadës së SHBA-së  në Izrael ,nga  Telavivi për në Jeruzalem. Kjo sipas  Presidentit  Trump , do të bëhet  në një kohë të përshtatëshme pasi të jene  siguruar vendi, mjetet financiare  dhe ndërtimi i selisë. Firmosja e këtij akti (që nënkupton edhe  njohjen nga SHBA të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit), shkaktoi një “ furtunë” diplomatike dhe mediatike duke e quajtur atë nje herezi për të mos thënë  një “cmenduri” të Presidentit. Si shqiptaro-amerikan, si  vatran si opinionist në shtypin e përditshëm dhe si ish ushtarak i lartë në Ushtrinë Shqiptare ndiej si  një detyrim moral të cfaq opinionin tim për këtë problem i cili mund të konsiderohet tashmë madhor.

Për të patur një qasje më të thjeshtë të shkrimit, do të preferoja  përdorimin e metodës  së katakizmit ku pyet vetë  dhe përgjigjesh  vetë. Kështu pyetja e parë që më vjen në mendje  është: kjo deklaratë dëgjohet tani për herë të parë, apo ishte thënë edhe herë të tjera? Përgjigja është: po ishte thënë  edhe më parë nga presidentët e përmendur më lart (të cilët nuk e bënë realitet), por edhe nga Presidenti Trump në fushatën elektorale të vitit 2016. Atëherë  sipas një llogjike të thjeshtë, Presidenti  nuk ka bërë asnjë “cmenduri”, por po mban një premtim electoral. Por këtu duhet theksuar  një gjë shumë specifike  madje dhe e rëndësishme se: Zoti Trump nuk erdhi  në krye të Shtëpisë Bardhë i formatuar e “stërvitur” nga asnjë lloji karjere politike, por erdhi si një President ndryshe e larg  formësimit  burrokratik. Ai pikrisht për këtë “President ndryshe” u votu nga elektorati amerikan,  sepse amerikanët ishin “ngopur” me rrumbullakosjet e veprimet brenda trasese politiko- diplomatike shumevjecare.

Pyetja e dytë mund të jetë: këtu brenda SHBA-së, firmosja e këtij dokumenti  tani , a ka ndonjë arsye tjetër?  Mendoj se po. Sepse në të dy krahët e politikës ka një komunitet të madh hebre, i cili luan një rol të rëndësishëm në biznes, Kongres, Senat, strukturat qëndrore  e lokale të shtetit. Ata  janë të interesuar për zbatimin e këtij dokumenti presidencial, sepse janë të zhgënjyer nga prentimet  boshe të  mëparshme. Kështu me këtë lëvizje Presidenti Trump, fiton pikë dhe  siguron më shumë garanci në Kongres e Senat për votimin e premtimeve të tjera elektorale.

Po Jeruzalemi cfarë përbën për botën, hebrejt, palestinezët etj ?  Për botën ai është  hapsira ku ndodhen  tri  vendeve më të shenjta të kulteve të njerëzimit. Si i tillë ai kërkohet që kjo pasuri botërore  e kulteve, të ruhet e administrohet  sa më mirë që të jetë e mundur. Por të  sherbej edhe si vend peleglinazhi,  në paqe të përhershme, në  cdo kohë e për gjithkënd.

Për hebrejt (izraelitët), Jeruzalemi ,dihet ( dhe pranohet  botërisht) se   si vendbanim njerëzish,  më së pari është  krijuar e formësuar  prej tyre , pra hebrejve. Por në  tri mijë vitet e fundit ai më pak ka qenë në paqe dhe më shumë në luftë. Pushtuesit kanë filluar  me egjiptianët …palestinezët,.. romaket… etj dhe në shekujt e fundit.., turqit, anglezët e izraelitët. Marrë shkas nga faktet historike të të qënit formues të këtij vendibanimi nga hebrejt, por edhe nga fakti se palestinezët jetojnë ne ato troje (edhe nën pushtimin e të tjerëve) për gati dy mijë vite,  OKB-ja  në 1947-tën vendosi për krijimin në atë hapsirë të Autoritetit  Palestinez dhe Shtetit të Izraelit.

Por harta  e vend banimeve të këtyre dy etnive, si rezultat i luftrave , cvendosjes dhe kolonizimeve ka ndryshuar disa herë deri tek gjendja aktuale.Në këto kushte të pas 70 viteve, Izraeli e njeh politikisht  Autoritetin Palestinez në klauzolat e shtetit indipendent, në se edhe  ata  në të njejtën kohë e njohin Izraelin si shtet independent dhe fqiun e tyre. Kurse  Autoritetit  Palestinezët nuk e njeh fare  ekzistencën e Izraelit  si shtet. Kjo ka bërë që  OKB-ja ta njoh  Izraelin si anetar të saj me të drejta të plota dhe Autoritetin Palestinez me statusin e vëzhguesit nën  përfqësimin e Organizatës për Clirimin e Palestinës (OCP), sepse shumica e antarve të OKB-së nuk e njohin  Autoritetin palestinez.

Parë më gjërë, e drejta historike dhe shtet formimet, nuk përkojnë me njera-tjetrën . Shtet formimi nuk njihet (prevalohet) mbi të drejtën historike, por mbi gjendjen aktuale të popullsisë së  vendbanimit. Aktualisht sot tre të katërtat (pjesa perendimore) e Jeruzalemit janë të banuara nga izraelitët  dhe një e katërta (pjesa lindore )nga palestinezët.

Po  vecmas për palestinezët cfarë është Jeruzalemi? Ai është  kryeqender e tyre dy mijë vjecare e njohur edhe me një dokument  të  OKB-së që  të vitit 1947-1948.  Por harta e vendbanimeve në ditët e sotme, (sic u përmend edhe më lart),  ka psuar ndryshime të mëdha demografike nga ajo e 1947-1948-tës. Realiteti në teren flet për një shtrirje të vendbanimeve izraelite  në përmasat që  nuk e pengojnë atë aspak ta shpall dhe ta bëjë realitet Jeruzalemin Perendimor  kryeqytet të Izraelit.

Atëherë a mund të ishte një zgjidhje e pranueshme që pjesa lindore e Jeruzalemit të shpallej dhe të pranohej nga të dy palët si kryeqytet i  Autoritetit Palestines dhe pjesa perendimore po ashtu  si kryeqytet i Izraelit? Pse jo. Aktualisht në pjesën perendimore janë të vendosura disa ministri dhe institucione të rëndësishme të Izraelit dhe cfarë do ti shtonte apo ti hiqte peshës së  ketij qyteti  lëvizja e Ambasadës Amerikane nga Telavivi në Jeruzalemin perendimor? Nga pikpamja formale asgjë. Nga pikpamja diplomatike po, sepse përfaqësitë diplomatike vendosen ne kryeqytetet e vendeve ku atashohen. Po praktikisht a mund të jetonin, të funksiononin dhe të punonin pa penguar njeri-tjetrin dy kryeqetete të dy etnive të ndryshme(izraelite e palestineze) në Jeruzalem? Prirem të besoj se në se do të vendoset paqe e qëndrueshme  dhe e garantuar nga OKB-ja, pse jo, madje të ishte një shembull i madh për civilizimin e ardhshëm botëror.

Po europianët a friksohen dhe pse , nga deklarata e Presidentit Trump? Po. Ata realisht e kanë një arsye madhore me praninë  e shumë  refugjatëve nga lufta në Irak , Siri e Libi. Në këto kushte ata   mendojnë se mund të ketë trazira  të reja  në lindjen e mesme të cilat do të  prodhojnë  kontigjente të rinj refugjatësh dhe problemi  do të bëhej i pa përballueshëm për to. Kjo qëndron ,por pyeta shtrohet pse duhet të ketë trazira kur nga pikpamja formale asgjë nuk po  ndryshon. Trazirat nuk ja zgjidhin problemin as palestinezëve, as izraelitëve dhe as atyre që fishkëllejne  a bërtasin si spektatorë.

Po Rusia, Turqia dhe Irani, pse turfullohen kaq shumë për deklaratën e Presidentit Trump? . Mendoj se   së pari ata i bashkojnë disa interesa  të ngushta  anti amerikane në Lindjen e Mesme ,sepse secila vec e vec , por dhe në tërësi (si bashkësi në formim), duan ta dominojnë rajonin. Cdo përpjekje amerikane  për ta fuqizuar Izraelin ose vetëm thënia e idesë  se ceshtja e Kurdistanit ekziston dhe se heret a vonë do të bëhet nje realitet i prekshem sic u bë Izraeli para 70 viteve, atyre ju lëvizin “pllakat tektoinike”.

Po shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Maltë Zi, si ta  vlerësojnë  deklaratën e Presidentit Trump, në një kohë që kerkojnë ti bashkangjiten BE-së dhe kjo e fundit nuk e mbështet atë. Mendoj se nuk duhet të ketë asnjë dyshim për rrugën dhe qëndrimin  pro amerikan. BE-ja ka punët e veta dhe vështirësitë e panumërta, sic shpesh është e pa zonja të marrë vendime të shpejta, të drejta e të bashkrenduara me të gjithë partnerët. Por BE-ja është hapsira të së cilës i përkasim, gjeografikisht, politikisht, kulturalisht etj, pra është shtëpia jonë natyrale. Kurse deklarata kundërvënëse që Kryeministri Edi Rama , i bëri BE-së se në qoftë se ju nuk na pranoni në gjirin tuaj, ka edhe opsione të tjera ruse, kineze a turke, në këndshikimin dhe gjykimin tim, është krejt e pa kuptimtë për të mos përdor ndonjë konotacion më negativ. Opsionet lindore  ne shqiptarët i kemi provuar dhe kanë rezultuar fatale si me turqit, rusër dhe kinezët.

Por shqiptarët janë me të drejtën e zotit t’ju bëjnë me dije izraelitëve se në kohërat më të vështira për ju, ne si komb ju kemi mbrojtur duke rrezikuar vehten dhe familjet tona. Tani është radha juaj të njihni pa asnjë  ekuivok pavarsinë e Kosovës. Po ashtu, lypset t’ju bëhet me dije palestinezëve, se për disa dekada në periudhën e  shtetit totalitar, ju kemi mbrojtur, ndihmuar, madje  kemi stërvitur ushtarakisht  kuadrot tuaj të “AL Fatahut” (ne kundershtim me te drejten nderkombetare). Tani është koha të reagoni dhe të njihni pavarsinë e Kosovës.

Pyetja e fundit që mund të bëhet për deklaratën e Presidentit Trump është se a  mundet që  kjo deklaratë të prodhojë më shumë terrorizëm se më parë? Mendoj se jo. Terrorizmi ka ekzistuar , ekziston dhe do të vazhojë të ekzistojë edhe një perudhë kohe, por intensitetit i tij mendoj se do të vijë duke u ulur. E them këtë se besoj shumë tek demokracia, prosperiteti, zhvillimi, qytetërimi e arsimimi i popujve, shoqërive, organizmave, organizatave e institucioneve të  ndryshme të cdo vendi. Shkurt besoj se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe më  tolerante , agresiviteti e ekstremizmi  fetar do të  ulet dhe një shpërndarje më e mirë e të ardhurave do të bëhet i prekshëm për këdo.

Filed Under: Opinion Tagged With: asllan Bushati, DEKLARATA E PRESIDENTIT TRUMP, PËR JERUZALEMIN

Kosova drejt NATO-s, pa pengesa…

December 13, 2017 by dgreca

-Zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli në takimin e Kartës së Adriatikut (A5),: Hyrjen e Kosovës në NATO nuk mund ta pengojë e as ta vonojë asnjë vend i rajonit/

 A5.2

-Takim me Matthew Palmer, Drejtor për Çështje të Evropës Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit/

A5 Foreign Minister Pacolli -- Matthew Palmer

 -Që nga themelimi,  A5 ka dhënë një kontribut të madh drejt vizionit për një Evropë të lirë dhe në paqe, duke përforcuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për integrimin e këtyre vendeve në NATO dhe në institucione të tjera euro-atlantike/

A5A51

PRISHTINË-SHKUP, 13 Dhjetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ “Hyrjen e Kosovës në NATO nuk mund ta pengojë e as ta vonojë askush prej vendeve të rajonit”. Ky ka qenë njëri prej mesazheve kryesore të adresimit të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Kartës së Adriatikut (A5), që po i zhvillon punimet në Maqedoni dhe nën kryesimin e saj.

“Ju e dini rëndësinë absolute dhe relative të këtij forumi si paradhomë e NATO-s, për të gjithë ne individualisht dhe për Kosovën posaçërisht”, ka thënë Pacolli duke iu drejtuar pjesëmarrësve, ndërsa ka shtuar se e din se Bosnja është njëri nga shtetet, që po e pengon këtë anëtarësim.

“Pse ju nuk doni, që Kosova të përfshihet në këtë paradhomë të NATO-s…Pse e kërkon Serbia këtë?”, e ka pyetur para të pranishmëve homologun e Bosnjës.

“Më duket se jeni gabim. Dhe, ju nuk duhet të rrini pas Serbisë. Serbia me Kosovën ka  marrëdhënie të një niveli të caktuar; bisedon në Bruksel, ka lëvizje të lirë të qytetarëve”, ka shtuar ministri Pacolli.

Aktualisht, Republika e Kosovës ka statusin e vendit vëzhgues të Kartës së Adriatikut dhe pjesëmarrja e saj është mbështetur në këtë status. Në fund të vitit 2016 në Deklaratën Ministrore të miratuar në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, është hapur mundësia e anëtarësimit të Kosovës me të drejta të plota.

Në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Kartës së Adriatikut në Shkup, kryediplomati kosovar Pacolli,  u ka bërë një ftesë të gjithë vendeve pjesëmarrëse anëtare të NATO-s për mbështetje për anëtarësim të plotë  në Kartën e Adriatikut.

“Do ju lutesha: kuptojeni rëndësinë simbolike, që ka lajmi i anëtarësimit në Kartën e Adriatikut për opinionin tonë publik. Të punojmë së bashku ta inkurajojmë opinionin publik të Kosovës, me lajmet që Kosova është pjesë e bashkësisë perëndimore të shteteve dhe këtë nuk e lëvizë dot askush”, është shprehur ai.

Zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm Pacolli, thekson njoftim dërguar nga zyra e tij, po qëndron për vizitë në Maqedoni për të marrë pjesë në takimin e radhës të vendeve të Kartës së Adriatikut.  Dje në mbrëmje  mori pjesë edhe në një darkë të përbashkët pune me përfaqësues të vendeve respektive, zhvilloi disa takime, mes të cilave me Matthew Palmer, Drejtor për Çështje të Evropës Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.Karta e Adriatikut është themeluar në 2 maj 2003, e nënshkruar në Tiranë, nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Colin Powell dhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë.Kjo organizatë, aktualisht ka pesë shtete anëtare dhe dy vëzhgues, dhe statusin e fundit e mban edhe Kosova. Që nga themelimi,  A5 ka dhënë një kontribut të madh drejt vizionit për një Evropë të lirë dhe në paqe, duke përforcuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për integrimin e këtyre vendeve në NATO dhe në institucione të tjera euro-atlantike.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behget Pacolli, Kosova drejt NATO-s, pa pengesa

1879- “BLETA SHQIPTARE” E MITKOS NE REVISTEN FRANCEZE

December 13, 2017 by dgreca

VITI 1879 : KUR “REVUE DES DEUX MONDES” SHKRUANTE PËR VEPRËN E THIMI MITKOS “BLETA

SHQIPTTARE”/

1 Aurenc Bebja

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Dhjetor 2017/

Revista franceze, “Revue des Deux Mondes”, ka botuar, në faqen n° 720, një shkrim të veçantë për veprën e Thimi Mitkos “Bleta shqiptare”, në të cilën autori ka mundur të përmbledhë asokohe një vëllim të madh këngësh, përrallash, gjëegjëzash të folklorit shqiptar.

image

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” : “Hyrja e kësaj vepre përbëhet nga një përkthim shqiptar (me shkronja greke) të studimit të princeshës Dora Istrias mbi kombësinë shqiptare të bazuar në këngët popullore (1).

Që kur Revista ka botuar këtë studim, i cili është përkthyer gjithashtu në greqisht nga Z. Therianos, në italisht nga Z. Artom, në shqip (me shkronja latine) nga profesori Demetrio Camarda, i cili, për herë të parë, tërhiqte vëmendjen për poezinë popullore të një kombi për të cilin tashmë shtypi ka shumë raste të shkruajë, për shqiptarët e të gjitha krahinave të Evropës sonë, Zotërinjtë Jeronim De Rada, Demetrio Camarda, Jozef Jubani, kanë botuar në Firence, Livorno dhe Trieste, koleksione të reja dhe kurioze këngësh.

 Por miniera gjendet në fillimin e saj saqë në Afrikë, një shqiptar i Kajros (Aleksandrisë), Z. Thimo Mitko, ka mundur të përmbledhë një vëllim të madh këngësh, përrallash, gjëegjëzash, etj.

 Të paktën që prej pesëmbëdhjetë vitesh, Z. Mitko është angazhuar në këtë punë me një zell këmbëngulës. Libri i tij nuk mund të mos interesojë të gjithë ata që duan të studiojnë popujt e gadishullit të Ballkanit, larg marrëdhënieve të dyshimta, të frymëzuara nga preokupimet politike. Prandaj, urojmë që Z. Mitko të na sjellë së shpejti pjesën e dytë të “Bletës shqiptare”.

 (1) Shikoni Revistën e 15 majit 1866.

Drejtori – menaxhues, C. BULOZ.”

Filed Under: Histori Tagged With: “REVUE DES DEUX MONDES”, Aurenc Bebja, Bleta Shqiptare, Thimi Mitko

Kosovë-Komision për të Vërtetën dhe Pajtimin

December 13, 2017 by dgreca

-Presidenti Thaçi: Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin, që të mbyllim kapitullin e luftës dhe të hapin atë të paqes për gjeneratat që do të vijnë. Në thelb të punës së Komisionit do të jenë viktimat e luftës, njohja e vuajtjes së tyre/

1 Komisioni Thaci

 PRISHTINË, 13 Dhjetor 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka themeluar Ekipin Përgatitor për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin. Këtë ekip të prezantuar sot, presidenti Thaçi e ka cilësuar si hap të parë konkret drejt konkretizimit të kësaj iniciative të rëndësishme për shoqërinë dhe të ardhmen tonë.“Ndër iniciativat e para që kam ndërmarr si President i Republikës së Kosovës, ka qenë edhe iniciativa për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin. E kuptoj qartë se është një iniciativë që ka zgjuar reagime të shumta. I kemi pritur këto. Por, nuk e kemi pritur që kjo iniciativë do të marrë aq shumë përkrahje nga pjesa dërrmuese e shoqërisë dhe institucioneve kosovare. Kjo na ka inkurajuar, por edhe na ka obliguar që të lëvizim me hapa të kujdesshëm dhe të sigurt”, ka thënë ai.

 Presidenti Thaçi është shprehur se ndonëse kanë kaluar gati dy dekada që nga përfundimi i luftës dhe më nuk shihen nëpër rrugë gjurmët e konfliktit, megjithatë ende kanë mbetur plagë në zemrat e viktimave.“Këto shpesh bëhen pengesë për të ardhmen e vendit tonë, prandaj kam iniciuar themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, që të mbyllim kapitullin e luftës dhe të hapin atë të paqes për gjeneratat që do të vijnë. Në thelb të punës së Komisionit do të jenë viktimat e luftës, njohja e vuajtjes së tyre”, ka thënë ai.Kreu i shtetit i ka falënderuar veçanërisht përfaqësuesit e shoqatave të familjeve të të pagjeturve.“Me punën e tyre, me bashkëpunimin në mes tyre, me përkushtimin që të mos lejojnë që të përsëriten më dhimbjet e luftës, ata janë bërë inspirim për të gjithë ne. Inspirim janë edhe të gjitha viktimat që kanë gjetur forcë që të tregojnë për vuajtjet e tyre, por edhe të shikojnë përtej dhimbjes së tyre, drejt të ardhmes. Ajo që synojmë me Komisionin është të ndërtojmë një narrativ të unifikuar për të kaluarën tonë. Të pajtohemi për të kaluarën, e jo të luftojmë për të kaluarën.Kështu do të pajtohemi edhe për të ardhmen”, ka thënë presidenti Thaçi.

 Duke falënderuar pjesëtarët e Ekipit Përgatitor që kanë shprehur gatishmërinë të jenë pjesë e kësaj iniciative fisnike, serioze dhe jo të lehtë, presidenti ka thënë se mirëpret angazhimin dhe rezultatet e punës së tyre.Ekipi Përgatitor për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin do të përbëhet nga 9 anëtarë, ku 2 përfaqësues do të jenë nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, 1 përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës, 1 përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe 5 anëtarë nga shoqëria civile. Ky ekip do të përkrahet edhe nga ekspertë ndërkombëtarë, që do të angazhohen nga OSBE-ja, Ambasada e Zvicrës dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Detyrë e Ekipit Përgatitor është që brenda një viti të përgatisë infrastrukturën teknike e ligjore për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, që pritet ta themelojë presidenti Thaçi.

DEKLARATË E KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS RAMUSH HARADINAJ: PAJTIMI ËSHTË VLERA MË E LARTË NJERËZORE

 Ideja dhe vendimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për themelimin e Ekipit Përgatitor për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin është hapi i parë drejt zbardhjes të së vërtetës, që është po ashtu një hap përpara drejt pajtimit që mundëson të ecim përpara, për hir të brezave të tashëm dhe të ardhshëm.Së këndejmi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, e mbështetë pa hezitim themelimin e një institucioni të tillë, i cili do të shquajë sensin e drejtësisë për viktimat dhe njëherësh të vlejë si udhëzues se si të mbrohet shoqëria nga mbjellja e urrejtjes që shpie rëndom në konflikte të hapura dhe fatkeqe për jetët e shumë njerëzve të pafajshëm.
Pajtimi është vlera më e lartë njerëzore dhe virtyt i të gjithë atyre që plagët nuk i kanë mbyllur përgjithmonë.Sado i vështirë dhe i rëndë, pajtimi është hapi i duhur përpara që i hapë rrugën të tashmes për ta ndryshuar të nesërmen.

Më këtë rast kryeministri Haradinaj zotohet se do ta ndihmojë Komisionin që do të themelohet nga Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, me të gjitha kapacitetet qeverisëse./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Komisioni i pajtimit, Kryeministri Haradinaj, Presidenti Thaçi

FUNDI I NJE ENDRRE

December 13, 2017 by dgreca

1 Shefqet dhe Bukurie Dobra

NGA SHEFQET DOBRA/Edhe ne, si gjithë të rinjtë,  thurëm ëndërrat tona për të ardhmen,  krijuam familje e lindëm fëmijë duke menduar se egërsia e bishës do zbutej e do i linte shqiptarët të paqtoheshin me njëri tjetrin, por kjo nuk ndodhi, në vend të armonisë, na bënë që më shumë të urrenim e të dëmtonim njëri tjetrin

Po ç’është kjo jetë? Po pse vijmë në këtë jetë të shkurtër, kur nuk do e gëzojmë? Po pse   kjo jetë,  ata që nuk bëjnë keq, i bënë të vuajnë? Po pse kaq e padrejtë kjo jetë? Faktet tregojnë që kjo jetë nuk është e barabartë, keqbërësit lumturohen me pa drejtësitë që u bëjnë tjerëve, po pse? Ku mund të drejtohet njeriu për këtë drejtësi që mungon?

Kjo është dilema që na mundon ne. Drejtësia, po kjo nuk ekziston, as në mënyrën e të jetuarit, as në gjatësinë e jetës, as në trajtimin. Pse kjo pa drejtësi xhanëm?

Sido që na paraqiten kushtet, ne njerëzit, mundohemi ta jetojmë, ta gëzojmë, se Zoti na ka bërë ta duam jetën, edhe ashtu me pa drejtësitë që ka, kjo është çudia. Ne më këtë jetë, mundohemi të ndërtojmë të ardhmen, të ndërtojmë dashurinë, të krijojmë familje, t’u gëzohemi fëmijëve, mundohemi të ndërtojmë lumturinë e tyre.

Çdo gjë është e fshehtë për njeriun, kurrë, nuk mendon se gëzimet do i shuhen, vetëm për të ardhme më të lumtur mendon njeriu por, pa prit e kujtuar çdo gjë…. Kjo ka të mirën e vet, për ndryshe, njerëzit nuk do mundoheshin të bënin më të mirën,  bota do shuhej, për këtë: Zoti e ka bërë njeriun me dëshira për jetën, i ka dhënë shpresën  për të ardhmen më të mirë, pa ditur sa do jetoj e, si do i shkojë jeta

Më në fund, pas një jete tejet që na e bënë  të mundimshme, bisha që kishte bllokuar burimin e mirësisë për të gjithë, ngordhi- ngordhe se, bishat, nuk vdesin ngordhin- filluam edhe ne të ndjeheshim të lumtur- ja, si na shikoni këtu- më tepër ndjeheshim të lumtur për fatin e fëmijëve tanë që, nuk do kishin fatin që patëm ne.   Sa dëshiroja që, këtë  pak kohë që na kishte mbetur, ta mbyllni së bashku ne të dy, pran fëmijëve.

Nuk i kërkonim gjë tjetër Zotit, vetëm për sa të jetonim, të kishim shëndetin. Por, vuajtjet e kohës së shkuar, kishin lënë pasoja në shëndetin tonë.

Muaji dhjetor- mund të ishte çdo muaj tjetër, por ky qëlloi- të cilin do doja ta hiqja nga kalendari fare! Ky muaj, nuk na la që këto vitet e fundit të pleqërisë, ta mbyllnim ashtu si dëshironim. Lumturia jonë qe e shkurtër.

U bë një vit o Bukuri  që nuk  flasim bashkë, ne nuk jemi zemëruar jo, por se fati i keq, kjo ndarje nuk është si ndarjet që na bënte robi, na ndau për gjithmonë.

U bë një vit o Bukuri që ti më mungon, po më mungon shumë. U bë një vit që edhe ashtu si ishte e sëmurë, mua mjaftonte të  kisha aty pran, por, nuk qe e thënë.

U bë një vit që nuk dalim më bashkë në xhiro, u bë një vit që kur nuk mundeshe të dilje me mua, bëje çmos të më mbushje mendjen se ishe mirë, që të shkoja un.  Ti rrije në karrige në oborr dhe, kur unë dilja për ballë oborrit, ti më përshëndesje me dorë, po ashtu edhe kur kthehesha, se unë nga meraku, kthehesha shpejt, ti këtë e bëje vetëm për të më heq merakun.  Edhe tani pas një viti, kur jam përball oborrit, sytë e mi, vetiu shikojnë për ty, po ti, nuk më përshëndet, se  nuk je më aty.

 

Muajin dhjetor- mund të ishte çdo muaj, por ky qëlloi- të cilin do doja ta hiqja nga kalendari fare! Dhe ja pse: Ky muaj, nuk na la që këto vitet e fundit të pleqërisë, ta mbyllnim të dy së bashku, me shëndet të mirë, pran fëmijëve që na e krijuan këtë rehati. Ndjeheshim të lumtur për fëmijët që u rregulluan. Shkonim edhe të gocat,  sa në Parma  në Belgjikë, nuk i kërkonim tjetër Zotit, na mjaftonte kaq.

Por  muaji dhjetori na i “përmbysi” të gjitha. U bë një vit o Bukuri që ti më mungon, U bë një vit që edhe ashtu e sëmurë si ishte, për mua  mjaftonte të  kisha aty, që bashkë të flitnim.

Ah ky viti i 2016/të, sa shumë të mundoi, shtatë herë u shtrove në spital, në gjendje shumë të rendë, shtatë herë luftove me vdekjen dhe fitove kundër sajë.  Gjithnjë –më thoshte- mos u mërzit se, do e flak edhe kësaj here nga dritarja. Ishe shumë kurajoze Bukuri, ti nuk e lëshoje veten

Me orientimin e doktoreshës së familjes, i bëmë një vizitë në Bergamo dhe drejtori na dha shpresë për t’i bërë transplantin e mëlçisë. Shkonim një herë në muaj, dhe ç’do herë, i bënin analizat një konsultë dhe shkonim në shtëpi. Un merrja një batanije – se e kishte rënduar shumë sëmundja- dhe kur pritnim në stacione apo te spitali, e shtroja batanijen në stola që Bukuria të shtrihej, kokën vinte në prehrin tim.

Dy herë në javë, shkonim te spitali ynë, i bënin nga katër albumin umana, dhe lasix. Këto ishin veç ilaçeve të shumta që merrte çdo muaj.

Një ditë, i thash doktoreshës që na priti në Bergamo: u bën kaq herë që vijmë këtu dhe veç analizave e konsultës, as gjë tjetër, shërbimin ja bëjnë edhe në Castiglione dhe, shumë mirë, nëse nuk bëni trasplantin, na thoni të drejtën, Bukuria e ka shumë të vështirë ardhjen këtu, pse të mundohet kot.

-Për të bërë atë-tha doktoresha:- zonja ka problemin me mushkëritë dhe diabetin, gjithashtu po edhe moshën… këto nuk na lejojnë. Ti caktojmë një psikologe për…. e shikova, dhe jo po ë shikonte

– Bukuria- i thash pak me nervozizëm- nuk ka nevojë për psikologe, ajo, me kurajën që ka, përballon ç’do vështirësi, dhe nuk i trembet… edhe sikur…- thash

-Megjithatë,- shtoi pas pak-ju vendosni vetë se…..nëse….

-Nëse nuk keni garanci, për mua është më mirë të jetë sëmurë e ta kem aty- thash. dhe nuk shkuam më.

Pas dy ditëve u shtrua përsëri. Herën e fundit, pa dalë nga spitali- më thoshte-  do shkojmë në Shqipëri? E kërkonte me ngulm kësaj here dhe kjo kërkesë, po më bënte të mendoja. Foli dhe me të motrën dhe i tha: herën e parë, te ti do vij.

-Të shërohesh ti dhe ikim- i thash.

-Do e flak edhe kësaj here nga dritarja!- më tha- duke qeshur. Pas një jave, doli nga spitali, e dobët, e pa fuqishme por, si gjithnjë, shpejt e mori veten. Shkuam në Shqipëri, kur u futëm në shtëpi- tha:- ah, këtu ndjehem e lumtur, “këtu ndjej kënaqësi”!-  por nuk zgjati shumë, filloi të mos ndjehej mirë, nuk mundi të shkonte në fshat te e motra, fatmirësisht ajo erdhi bashkë  me fëmijët dhe vëllain saj. Sa u gëzua Bukuria. E shtrova në spitalin Italian ”Salus” në Tiranë pesë dit- meqë spitali ynë nuk guxoi ta shtronte, por edhe aty, më kot.

Më katër nëntor, e nxora nga spitali, ndërkohë kishim prerë biletën për në Itali- të shtunën më pesë, do bënim promovimin e librit tim. Atë ditë, bukuria kërkoi të shkonim në qendrën komerciale  ku bleu ca gjëra për djalin e gocës. Më orën 11/të, u futëm në muzeun historik të qytetit, më bëri përshtypje së, nuk e mendova  këtë pjesëmarrje por, aty u duk se për fisnikët, nuk kanë rëndësi  gjëra të dalë jashtë kohe.  Kryesisht ishin shkrimtarët e qytetit që do i bënin rrezymen librit tim, të cilët unë, vetëm njërin njihja, por, nuk e dija se ishte shkrimtar, gjithashtu, kishte dhe shumë qytetarë, shumica të panjohur nga un, që më respektuan me pjesëmarrjen e tyre.

Të gjithë referuesit dhanë vlerësimet maksimale, duke e ilustruar, me fragmente të librit. Edhe Bukuria, megjithëse ishte mjaft e sëmurë, u ndje mirë atë ditë. Të nesërmen, shkuam te varrezat, te nëna dhe goca jonë- Linda. Ishte hera e parë, që pas 22 vjetësh, Bukuria nuk qau te varri i gocës. Më bëri shumë përshtypje, por u ndjeva mirë se, në atë gjendje që ishte- dy dit kishte që kishte dalë nga spitali-  do ligështohej dhe s’dihet si mund të ndodhte.

Kur po dilnim te porta e varrezave, Bukuria ndaloi, i shikoi një herë varrezat dhe tha: “sa mirë janë këta, nuk vuajnë më, nuk dëgjojnë as një dhimbje! E shikova me dhimbje- i thash: ç’far thua o Bukuri, mos e thuaj atë fjalë.

– Jo o Shefqet jo, këta janë rehat, nuk vuajnë!

-E kam unë radhën- i thash.  Mos e dhëntë Zoti- tha- kush mund të më shërbej mua kështu, si më shërben ti! Po, edhe kështu si po vuaj unë, nuk është jetë kjo. Ndenja në Brescia njëzet ditë në koma- kjo i ndodhi para pesë vjetësh- atëherë të më kishte marr Zoti, do kisha ikur rehat, nuk do kisha vuajtur kaq shumë.

-Po ti prapë do shërohesh, e do bëhesh mirë- i thash. Ishte e para herë që Bukuria u shpreh kështu. Më dhëmbi në shpirt por, duhet t’i jepja kurajë, megjithëse, unë isha vetë për kurajë.  Kur do hipnim në makinë  sapo i hapa derë, ishim ballë par ballë më këmbë- më tha:- Shiko Shefqet:-puna ime, dihet- fjalët as e largojnë as e afrojnë- si sot, si nesër, atje do shkojmë të gjithë. Një gjë do të kërkoj, nuk do kem kohë të kërkoj gjë tjetër, do më japësh fjalën për ç,të kërkoj?

-Po! Ta jap fjalën, thuaje!

-Të mbash veten, se ti je i dobët, nuk duron, si do të më ndodhë mua, mos e lësho veten, bëhu i fortë! Ta kërkoj më shpirt këtë, kjo do jetë kërkesa e fundit, që të bëj, ma premton këtë, që të shkoj e qetë? Legjendisja, nuk dihet si përfundon. Unë nuk fitoi gjë, ti do vuash dhe fëmijëve, nëse- mos e dhëntë Zoti…- boll vuajtën me mua-tha.  Fliste aq e qetë, sikur nuk po fliste për vete. Kur dëgjova prej sajë këto fjalë- kuptova që nuk do kisha më Bukuri- m’u duk sikur një krismë metalike dëgjova në trutë e mia- me kurajën që ke ti, ke kohë për atë, do më përcjellësh mua, pastaj, hajde më vonë ti- i thash duke qeshur, po në fakt isha gati të shpërtheja në lot. Po ajo nguli këmbë dhe unë, i dhashë fjalën: po… mos ki merak për mua, por nuk dua që ta mendosh këtë- I thash.

Më datën shtatë, shkuam në Itali- e para herë që e morën Bukurinë me karrocë për në avion-në mbrëmje shkuam në shtëpi. Të nesërmen në mbrëmje- tha- do flemë këtu poshtë- nuk i ngjiste dot shkallët. Me një herë Beni rregulloi krevatin, nuk shkuam sipër në dhomën tonë. Gjithë natën nuk bëri rehat,  më tetë në mëngjes, erdhi Ambulanca ta merrte, se Bukuria, nuk mundi të shkonte me këmbët e veta, as me makinë të vogël, si herët e tjera te spitali. Hera e par që Bukuria, nuk doli nga dhoma e saj. Vështirësinë më të madhe Bukuria e kishte, gjetjen e damarëve, dhe kur ja gjenin, ata çaheshin, por, kësaj here, e çuan në reaminacion dhe anestezisti, ja vuri “vigonin” në supin e djathtë nga para, që ta kishte të përhershëm -kështu si ma bënë tani –tha Bukuria e kënaqur- nuk e kam problem të shtrohem në spital, sepse, shpëtova nga dhimbja, më kanë torturuar  për gjithë këto vite, duke më kërkuar damarët. Gjatë gjithë kohës, unë ndenja në spital me Bukurinë, natë, ditë, i rrija pran, i shërbeja. Jo se i mungonte shërbimi spitalorë, sapo të shtypje butonin, infermieret ishin pranë krevatit. Unë gjatë gjithë këtyre viteve që ishte sëmurë, i kam shërbyer Bukurisë, njësoi sikur i shërbeva nënës time, kur ishte sëmurë. Të dyja këto vuajtën shumë për mua dhe të dyja meritonin shërbimin që u bëra, dhe që fare, nuk u mërzita. Të gjithë kanë të drejtë të mburren për nënën e tyre, se  nëna është nënë, sakrifikon për fëmijën, edhe për gruan gjithashtu por, për disa, si grat tona, që përjetonin: përbuzjen, punët e rënda, në mjerimin poshtërues të luftës së klasave, për shkak të burgosjes e syrgjynosjes tonë, duke na quajtur armiq të rrezikshëm, duke i detyruar të bënin punët më të rënda, që u mungonte edhe buka thatë, për këto ishte ndryshe, e me gjithë këto kushte, kurrë Bukuria nuk u ankua dhe as ja shtriu dorën kujt.

Nga një herë përmirësohej, bisedonte mirë e bukur, na ngjallte shpresat, nga një herë, përkeqësohej.  Filloi të linte ushqimin, dhjetë ditët e fundit, nuk hëngri, një nate Beni, me shumë të lutura, i koi një dardhë të zjerë dhe natën tjetër, një briosh, dhe as gjë më nuk pranoi

Më 27, nëntor në drekë nuk na njohu as njërin, në mbrëmje, na njohu dhe biseduam gjatë me të. Kur e pyeta: kush jam unë- Shefqeti- tha. Ç’farë të kam unë ty? – shoqe tha duke qeshur. Po ti mua? –shok- tha. Sepse për shaka, unë i thërrisja gjithnjë: oj shoqe dhe ajo, or shok, në fakt, ajo ishte zonja ime, fisnikja ime se, vetëm fisniket durojnë e nuk ankohen, në ato kushte që pati ajo. Shumë na e bëri qejfin.  Më  29/të, nuk po na shikonte, dhimbjet po i shtoheshin, unë i rrija gati, në ç’do moment e për ç’do gjë: i fërkoja këmbët ose barkun që i dhimbte shumë. Dy herë gjatë atij muaji, i nxorën nga gjashtë litra ujë prej barkut. Një ditë- më tha shumë e pikëlluar: të mora më qafë edhe ty, je lodhur me mua dhe je dobësuar shumë .

-Të duket ty, nuk jam lodhur- i thash- jam mirë.  Kur erdhën djemtë, për ta provuar, Beni e pyeti: sa fëmijë ke ti? Pesë- tha. Kush janë fëmijët e tu?  Lami, Beni, Tasha dhe Xhoana- tha Bukuria. Sa herë e pyeste: sa fëmijë ke- thoshte pesë, sepse- ajo si duket, nuk e harronte Lindën, për të cilën, 22 vjet, nuk ju thanë sytë- kur i numëronte, ishin katër. Në mbrëmje u tha djemve: do dal nga spitali, boll ndenja këtu!

-Tani, nuk ecën dot, kur të përmirësohesh, të fillosh te ecësh po- i thanë djemtë.

-Eci unë, jam mirë!- u tha. Më ndihmoni të zbres nga krevati. E kapën të dy, e zbritën poshtë, ndenji pak në këmbë, po këmbët nuk e mbanin, i dridheshin. E shtrinë në krevat dhe e zuri gjumi, shpejtë. Kur u zgjua- më tha: ma ngri kokën e krevatit. Këmbët edhe duart prej disa ditësh i dridheshin. Herë pas here më thoshte: ngrije këmbën e djathtë, vere sipër tjetrës, pastaj më thoshte ta hiqja prapë.  Këto ishin pasojat e vuajtjeve që i shkaktuan Bukurisë, si hakmarrje kundrejt meje. Si hakmarrje kundër provokimit që i bëri Lume Dinoshi-shefe kuadrit- që të ndahej nga unë, -po të bënte ndarjen, i premtonte punë më të mirë – kjo ishte forma, djallëzia, që të shkatërrohej familja jonë. Kur e pyeti Bukuria Lumen: a do e bëje ti, po të ndodhte si mua? Lumja i tha: – nëse burri im  do dënohej si armik, që atë ditë që do i vinin prangat do e kisha ndarë.

Shteti i ndyrë zgjedhë njerëz të ndyrë për të bërë punë të ndyra, dhe këta janë si Lume Dinoshi, dhe Asllan Isaku, i cili, që nuk e pëlqente emrin që unë i kisha vënë djalit tim.

Lumja i “peshonte”  të gjitha me “kandarin” e sajë;  për ato si Lumja; ç’rëndësi kishte familja, para partisë, zyrës, dhe buzëqeshja që merrte nga eprori.  Kurse për ne, familja ishte e shenjt, nuk mund të zëvëdsohej me as gjë.

Ne nuk e zgjodhëm këtë jetë, na e bënë peshqesh, dhe grat tona, e përballuan ashtu, si ua krijuan dhe, si për inat të tyre, nuk u ankuan kurrë.

Ti Bukuri ishe zonjë, jo për t’u pispillosur,  po për t’u përballur me vështirsitë që të krijonin.

Një ditë, kur ishte  ndenjur, unë i rregullova flokët dhe po i fërkoja këmbët, ajo më shikoi dhe më tha: sa i mirë je! Si nuk u mërzite një herë, duke më shërbyer?

-Ti je më e mire nga unë, se sakrifikove shumë për mua!- i thashë.

– Ku ka burrë t’i shërbejë gruas kështu, si më shërben ti mua!-tha.

-Se ti, e meriton- i thash. Ti linde grua por, me zemër dhe kurajë prej burri, nuk u ankove kurrë sa shumë që vuajte dhe, as sëmundjes nuk iu dorëzove.   Ajo, desh te fliste por, nuk mundi, vetëm më shikoi dhe buzëqeshi pak.  Jetuam kohën kur: dashurin donin Të na e vrisnin, familjen t’na e shkatërronin, por ti, pranove vuajtjen, skamjen e përbuzjen, për të mbrojtur dashurin, familjen. Ty Zoti të kishte dhënë forcë e vullnet të hekurt, kishe durim të madh, kurrë nuk demoralizoheshe, sido që t’u krijuan kushtet! Dëshirat tona nuk mund të realizoheshin në atë errësirë ku shumë jetë shuheshin, shumë familje shpërbëheshin, por ti i rezistove këtyre vuajtjeve, se besoje në Zot, dhe Ai, të dha forcën e durimin,  me shumë kurajë që kishe, shpëtove familjen nga dhëmbët e përbindëshit.

Bukuria ishte krenare, edhe se vuante, sepse, ajo e dinte që unë shkova viktimë se nuk desha të bëj fëmijët e një tjerë nënë  të vuanin. Bukurisë, nuk do i thoshte ndonjë: burri yt, m’i la fëmijët jetimë!

Bukuria nuk fliste shumë po, nuk gabonte kurrë; ajo kurrë nuk e prishte gojën as me keqbërësin, Ja lë Zotit!- thoshte. Edhe unë të kisha zili, për durimin që kishe o Bukuri. Për këtë dhe të donin shumë shoqet. Ajo jetë për ty, ka qenë një betejë e vështirë për mbi jetesën e familjes tonë; ti vuajte së pate fat mua,  po kurrë nuk ishe pishman për këtë; sa me fat ndjehesha unë që të kisha ty për krah në ato kohë të vështira, por,  vuaja se nuk munda të jepja lumturi por, vetëm vuajtje. Por ti, kurrë nuk u dëshpërove për këtë se, e dije që nuk ishte për fajin tim. Ti i rezistove vështirësive që të krijuan; kjo të radhiti ty, me nënat tona heroina, që vuajtën në respekt për burrat, dhe na rritën ne në kampet e internimeve; edhe ju, për dashurinë ndaj nesh,  përballuat vështirësitë e jetës dhe presionet, sido që ua krijuan, për të mbajtur familjen, duke u përballur me çdo lloj vështirësish që u krijonin. Ju luta Zotit të më qëllonte gruaja si nëna, dhe po aq trimëreshë dhe e pa epur qe, në këtë jetë të vështirë.

Sot, ti Bukuria, u gdhive ndryshe, kishte vështirësi të madhe në frymë marrje, nuk reagoje fare. Ishte ora katër e mëngjesit, i lajmërova djemtë të vinin.  I gjithë fisi ynë, nipat familjarisht, u grumbulluam rreth krevatit të Bukurisë. Për më mirë, na çuan në një dhomë, më vete. Nipat e mi, edhe se ishin burra, i pash  me lot në sy o Bukuri, sepse, ti u kishe shërbyer kur ishin të vegjël dhe, i kishte respektuar kur u bënë burra. Gjatë gjithë muajit, dy herë në ditë, të gjithë  ishin aty, pran krevatit tënd. Dy dit, ti Bukuri, nuk ishe as gjallë  as vdekur. Dy dit që sytë e tu, nuk u hapën, dy dit që bashkë nuk ndërruam as një fjalë. Ditën e tretë, të shtunën në mbrëmje, gjendja e sajë dukej shumë keq. Shishet e ilaçeve të ndryshme, të varur, vazhdonin te rridhnin në damarët e sajë, normalisht, por ajo nuk jepte shenja për të qenë më mirë; ato ilaçe vërtetë e mbanin gjallë po, i shtonin vuajtjet. Këtu nuk ishte si në spitalet në Shqipëri- që të thoshin: -merreni, më mirë të vdesë në shtëpi, këtu, edhe minutin  duan t’ja kursejnë. Ne i jemi shumë mirënjohës shtetit Italian, për shërbimet që na bënë, edhe se ne, nuk kishim kontribuar atje.

Nga mesnata, herë pas herë, fillonte të dridhej dhe përpiqej, buzët e sajë, mundoheshin të thonë diçka që ne nuk po mundeshim ta kuptonim. Unë, ja thash disa herë të veshi: ta kam bërë hallall shërbimin, ji e qetë. Ajo qetësohej dhe përsëri, të njëjtën gjë bënte. Shumë po vuante Bukuria. Benit i ra të fikët, e  ulën në një karrige, i dhanë të pinte pak ujë.  Të gjithëve- u thash, të rrinin ulur dhe, as një, mos nxirin zë, sido të ishte gjendja. Të gjithë qanin pa zë.

Filloi prapë të dridhej, fytyra i deformohej dhe i dridheshin të gjitha muskujt e sajë, buzët e saj mundoheshin të thonë diçka, sytë i mbante nga Beni, por nuk kishte zë. Në një moment, Beni kuptoi- i tha: babi? Në të vërtetë, gjithnjë kishte merak mos mua më ndodhte gjë. Herë pas herë më thoshte: sido të vej puna ime, mos u ligështo, ruaj veten. Meqë ne jetonim me Benin, ati do i thoshte që- “po ta lë amanet Shefqetin”!

-Nusja e Lulit-nipit- i tha: mos e ki merak xhaxhin ti, se ka djemtë dhe vajzat që do kujdesën për të, atë ia thash unë, edhe djemtë, të gjithë- i than se ja bënin hallall shërbimin që i kishin bërë. Unë veçanërisht, ja përsërit te veshi, disa herë: hallall si qumështin e nënës, ta kam bërë shërbimin. Edhe në momentet e fundit të jetës, Bukuria nuk e dorëzoi shpirtin pa i thënë Benit: amanet babin. Disa gra, janë për burrin, në merak e të kujdesshme, si nëna për fëmijën.

-Pasi Beni i tha: mos ki merak për babin;  Bukuria u qetësua, më pas, Beni me qetësi- i tha: Ik mami tani, ik se u lodhe shumë, shko se të pret Linda jote, shko se ajo po të pret atje, atëherë, fytyra e Bukurisë ndryshoi, nga syri i majtë, doli një lot, ja fshiva me shami; rrotulloi sytë, na shikoi të gjithëve një më një në dy anët e krevatit, dhe: tre herë, u mbush me frymë dhe me qetësi e nxori, u qetësua më në fund, ishte qetësia që unë nuk do e dëshiroja kurrë. Por ajo shpëtoi nga vuajtjet. Bukuria që për shumë vjet, përballoi vështirësitë fizike, psikologjike dhe ekonomike, që nuk mundën ta bindnin, të shkatërrohej familja jonë. Edhe në ato kushte,  ne ishim të lumtur bashkë, edhe se vuajtëm,  se provuam edhe ndarjen e dhunshme, shpresa na mbajti gjallë, përsëri u takuam dhe përsëri  ndjeheshim të lumtur. Ne, edhe se vuanim i gëzoheshim jetës, ashtu si na e kishin bërë, kurse ata që i gëzoheshin biografisë e ofiqeve të burrave të tyre, nëse u ndodhe si na ndodhte ne, ata, shumica, mbeteshin pa familje.

Tani, Bukuri, në vend të jetonte lirinë e qetësin, u përball me sëmundjen dhe, për disa vjet- i bëri rezistencë, luftoi me vdekjen gjatë këtij viti disa herë dhe falë forcës dhe vullnetit të hekurt që kishte, fitoi ndaj saj por, erdhi momenti që, e mallkuara mortje, me pabesi zgjodhi mesin e natës, kur ishte në gjumë- si duket, ditën kur ishte e zgjuar nuk e mposhtte dot. Të mundi më në fund o Bukuri, na ndau, kjo nuk ishte ndarjet, që ne shpresonim se do takoheshim prapë, kjo ishte për të mos u takuar më. Ishte ora 1 e 30/të e mëngjesit të së dielës të 5/së dhjetor, 2016/të kur ja dorëzoi shpirtin atij që ja dha-Zotit. Ne e deshëm jetën Bukuri, edhe ashtu si na e krijuan. Ti u pajtove me fatin që nuk e meritoje; përballove të gjitha vështirësitë në mungesën time. Kjo ishte shëmtia e jetës, të cilën na e shisnin si lumturinë, që veç nesh, asnjë popull tjetër në botë, nuk e ka, dhe shume besonin këtë e lumturoheshin, meqë nuk e njihnin lumturin e vërtetë, apo, nga që ne tjerët vuanim shumë, atyre u duke lumturi jeta që bënin.

Terrorit njerëzor i qëndrove Bukuri, edhe sëmundjes, me gjithë se të mundi, nuk ju nënshtrove, e përballove me dinjitet deri në momentin e fundit. Sa e fort ke qenë! Nëse është e vërtetë ashtu si thuhet për atje ku po shkon ti- dhe ne ashtu besojmë- ti atje do shijosh lumturinë që ta mohuan këtu.

Me një herë, erdhën infermierët, ato e kishin për detyrë ti bënin shërbimet e fundit. Ne na nxorën në sallë. Kur e prunë te ne, Bukuria  dukej sikur flinte gjumë, ajo tashmë, ishte qetësuar, nuk do e dëgjonim më të rënkonte, fytyra i dukej e qetë dhe shumë e pastër, për çudi, nuk i dukej më as një rrudhë në fytyrë. Tre ditë ndenji në Itali, ç’do ditë, nga mëngjesi deri në tetë të mbrëmjes, veç nesh, të gjithë shqiptarët vinin rrinin pranë arkivolit. Erdhën shqiptar nga Parma, nga Verona e Milano, Paadova, sapo e morën vesh, nga publikimi që bëri Beni, të pakësonin dhimbjen tonë. Edhe Shpend Sollaku, publikoi një shkrim pak të gjatë, kjo bëri që të na vinin ngushëllime edhe nga vende tjera, sidomos nga Amerika.  Nga nuk na erdhën ngushëllime, edhe që unë nuk i njihja personalisht. Arkivoli ishte i zbulua, këto tre ditë të fundit, shqiptarët e shikonin Bukurinë e pa jetë,  kurse,  Bukuria nuk i shikonte dhe nuk i falënderonte, si herët e tjera kur i vinin te spitali. Ishte pak ftohte, kufoma nuk pësoi as një gjë, Bukuria dukej normale. Më 7/të dhjetorë, së pari e çuan në shtëpinë që kemi në itali- sa me qejf e pati atë shtyp që bleu djali, ishte shtëpi me vete me oborr-  në mbrëmje, erdhi në Shqipëri dhe ditën e enjte më 8/të dhjetor, në orën 12/të, doli nga shtëpia e sajë në Shqipëri, e përcollëm për ne banesën e fundit, aty, pranë vajzës Lindës tone dhe nënës time, e vendosëm aty, nga ku nuk do kthehej më.  Lushnjarët, i kam vlerësuar gjatë gjithë kohës së gjatë të vuajtjeve të mia, si njerëzit më human, më miqësor nga ç’do krahinë ku kam qenë i internuar, edhe sot, qytetarë të shumtë, edhe se të pa njohur për mua, më respektuan, me pjesëmarrjen e tyre, shumë erdhën nga sektori i Çermës dhe nga lagja e Kampit ku ne kishim jetuar gjithë ato vite. Nga Tirana erdhi Neritan Kolgjini, djali i më të nderuarit ndër shokët-Afmet Kolgjinit. Ishte i një moshe me djalin tim dhe, njësoi vuajtën mungesën baballarëve, dhe nënat e tyre, që në moshë të re, i rritën me vështirësi fëmijët, në mungesë të burrave të tyre.

Dikush, për të më dhënë kurajë si duket, me që dhimbja më kishte mundur- më tha- mblidhe veten, nuk ligështohet burri për gruan kaq shumë. Isha në kulmin e dhimbjes- nuk do të thotë që, dhimbjen time ta ndjejnë edhe ata që s’e kanë provuar, e shikova- i thash: të gjitha gratë, e meritojnë respektin e burrave tyre, por- shtova- disa- siç janë tonat, ja imponojnë atë burrit, për sakrificat që kanë bërë në respekt për ne;  mua më iku, jo vetëm gruaja, por shoqja e jetës e kohëve të vështira, ajo vuajti aq shumë, përballoi vështirësitë e jetës që i shkaktoi shteti si hakmarrje kundrejt meje, kishte gjashtë vetë për të ushqyer, më ndoqi mua nëpër burgjet, bënte punët më të rënda se ishte grua e  “armikut”  e nuk m’u ankua kurrë, veçse më jepte kurajë. A mund t’ia harroi unë këto asaj? Unë i jam shumë mirënjohës edhe për diçka tjetër se, në ato kushte të vështira, më mbajti edhe nënën, e cila, veç  moshës, ishte dhe shumë e sëmurë dhe pa pension-nuk i njihej puna në kushte të internimit. Këto i qaj unë asaj dhe shokët e mi, grave të tyre. Unë i jam borxhli Bukurisë, jo ajo mua.  A e kupton ndryshimin ndërmjet grave tona dhe tuajave që jetonin në hijen tuaj, pa çarë kokën për as gjë? – i thash.

Ke të drejtë!- më tha, por-shtoi-  duhet të bësh durim, ta përballosh edhe këtë, si përballove gjithë ato vuajtje.

-Dy ditë më pas, pashë videon e promovimit të librit, nuk e dija që kishin intervistuar Bukurin: -Si u ndjeve sot, a u kënaqe? E kishte pyetur gazetarja.

-Po! Shumë u kënaqa, nuk mendova se do kishte kaq njerëz- kishte thënë. Pse? E pyeti.

-Se nuk e mendoja që do kishin kaq respekt, sepse, njoftimi ishte se një ish i përndjekur do promovoj librin e tij.

-Atyre nuk u interesoi kjo, ata vlerësuan shpirtin fisnik, sepse, nuk kishte shfryrë urrejtje as kundër keqbërësve të tij- këtë e vunë në dukje të gjithë shkrimtarët-i tha gazetarja.

– Se Shefqeti, nuk urrente kurrë- kishte thënë Bukuria.

-Po, këtë e pamë në librin e tij-tha gazetarja. Ç’të bëri përshtypje me shumë -e pyeti

-Fillimisht, kur ne ishim te dera e muzeut, një që nga trotuari,- i tha- “kjo do të thotë se arti nuk njeh moshë” dhe kur erdhi aty,e takoi me përzemërsi, edhe se nuk njiheshin më parë. Madje një shkrimtar, sapo e takoi – i tha: “të uroi përzemërsisht, për librin qe ke bërë dhe, në shenj respekti, i dhuroi Shefqetit, librin e tij të fundit, në të cilin kishte shprehte konsiderata për të. Të gjithë folësit ishin shkrimtar, më pëlqeu kur ata, e vlerësuan aq shumë librin; thanë se ka treguar me mjeshtëri për vuajtjet, por nuk ka shfryrë urrejtje, je ankuar, po, nuk ke akuzuar-i tha një tjetër, kjo më pëlqeu edhe mua- kishte thënë Bukuri. Nuk e dija, nuk më kishte thënë gjë Shefqeti, sot, nga këta njerëz të nderuar, mora vesh se kishte shkruar  edhe për vuajtjet e mia. Unë nuk e kam lexuar se, nuk kam qenë mirë nga sytë, shumë do dëshiroja ta lexoja, mbase..- tha. Kjo do jetë, kujtimi i fundit për mua, sa herë do nxjerr mallin me Bukurin duke parë këtë video të shkurtë.

Sa herë shkoja në Shqipëri dhe Bukurin e lija në Itali, për ç’do gjë që nuk e gjeja, i telefonoja Bukuris, -ajo kishte memorie të veçantë- ajo më thoshte ku është apo si ta bëja..

Pasi ikën djemtë e vajzat, u mundova që, çdo gjë ta vija në atë vend, ku i vinte Bukuria, nuk desha që në kuzhinë e në dhomën tonë, të kishte ndryshime.

Më 17, dhjetori, pas dite, isha vetëm, diçka nuk po gjeja te dollapi, mendjen e kisha turbull, duke kërkuar, harrova, dhe si herët e tjera, i rashë telefonit të pyesja Bukurin, dëgjoja zilen e telefonit të saj, që binte në kuzhinë, po nuk po më përgjigjej Bukuria-  ah… u kujtova që nuk kishte më Bukuri të më përgjigjej, sa nuk më pushoi zemra. Nuk kishte më Bukuri që ta pyesja për çdo gjë. Ndjeva një ligshti të madhe, m’u duk sikur diçka si një goditje në gjoks, u ligështova shumë, u ula. Është e pa mundur ta tregosh, si u ndjeva. Qava, qava, se ajo nuk do më përgjigjej më, se unë, për ç’do gjë, nuk do kisha kujt ti drejtohesha më, ai telefon, nuk do funksionojë më. Ç’të bëja, me kë ta ndaja këtë dhimbje, veçse me gocat, po as njëra nuk mu përgjigjën. Sapo e fika, më mori Tasha, nuk po mundesha ti thosha pse e mora. Me zor, munda ti tregoja. Të dy qamë. Pas pak më mori Xhoana, nuk di, i kishte thënë a jo Tasha, ajo nuk më tha gjë, veçse më jepte kurajë.  Gocat e kishin parë në ëndërr disa herë të ëmën, unë jo.

Të nesërmen në mëngjes, pasi fala sabahun, më kishte zënë gjumi, m’u duk sikur u hap dera e dhomës për gjysmë, në derë ishte Bukuria,  e pashë tamam si gjithnjë. që kur unë vonohesha, ajo hapte  derën dhe duke qeshur – më thoshte: O shok, a do ngrihesh sot? Kështu dëgjova që më tha edhe këtë mëngjes, dhe unë iu përgjigja, po, po, ja tani! hapa sytë, u ngrita ndenjur po, në derë nuk kisha njeri. Ajo nuk ishte dhe, nuk do më thërresë më.  Kjo qe e para dhe e fundit, nuk më doli më në ëndërr sa ndenja në Shqipëri.

Ti Bukuri, tani shpëtove nga dhimbjet, por mua, mi hoqe gëzimet për gjithë jetën. Edhe gocat, nuk ka më nënë që ti presë e ti përcjellë, nuk ka më gjyshe për nipat e mbesat, ata nuk do thërresin më: o nëne! Sa gëzoje ti Bukuria kur mblidheshin të gjithë. Sa u gëzove kur lindi djali i Lamit- e kishe merak këtë- Zoti ia plotësoi këtë dëshirë  – mot –thoshe Bukuria- do lozë edhe djali i nënës në park, po ti nuk arrita ta shikosh Elisin të lozë në park. Unë e kap dhe, sa herë e puth për vete, aq herë e puth për ty.

Kishim bërë mend të festonim 50/të vjetorin e martesës o Bukuri, kishim bërë plane për ata që do ftonim, por nuk desh fati, se ti, u shtrove në spital, ata erdhën, por, jo për 50/të vjetorin e martesës tonë, po, për të përcjellë ty Bukuri për atje, nga ku nuk do kthehesh më.

Kudo shkoi, si në Shqipëri edhe në Itali, shikoi punët e tu, rregullin tënd, ç’do gjë që ke bërë e që e ke vënë ti, me dorën tënde, shikoi lulet që i mbillje e rregulloje me aq kujdes, sa qejf i kishe lulet, këto më shkaktojnë dhimbje në shpirt. Ti ja kishe lënë amanet Xhoans që, te varri të mbjellim lule, edhe këtë amanet, do e plotësoj. Lus Zotin të më japë kurajë që të plotësoi dëshirën tënde që më kërkove dhe, që ta premtova, por ti, e paske njohur më mirë nga unë, dobësinë time.  Për ç’do gjë që ndodh, së pari më shkon mendja: do ja them Bukurisë si ndodhi, si e bëra apo, ç’far u bisedua, kur kujtohem se ti nuk je, atëherë, ndjehem shumë keq. Kjo më ndodh edhe tani, pas tetë muajve. Sepse, unë nuk po mësohem me mungesën tënde.  Kjo qe mbyllja që i jam lutur Zotit, të mos më ndodhë, si duket, Zoti ka dashur më shumë ty, se, edhe ti, kërkoje të ikje para meje.  Ti Bukuri, je e vetmja grua që në kohën e shpirtit mendoje për burrin tënd dhe, nuk e dorëzove shpirtin pa i lënë amanet Benit për mua.

Kur u ktheva në Itali, pas ca ditësh, më ftoi për kafe Dali Skura, u mundua të më hiqte mërzinë por, pa që…  Do të tregoj një histori- më tha: Një herë, njonit i shkon nji mek, ishin t’u bo muhabet merë e bukur, papritmas, jashtë  nigjuan një zhurmë, po ziheshin dy fëmijë, meku u ngrit vrik, të shifte, zgjati kokën në dritare dhe theu xhamin, i dhimti balli,  u kthye dhe vu dorën në oxhak, rrëzoi kanilin, kur boni të kapte kanilin, përmysi vorben e groshëve që ishte në zjarm, tym e hi, u ngrti  pri oxhakut, i zoti i shpisë -i tha: – ulu or mek ulu, se si e ke nejs tej, do më shkatërrosh krejt shpin! Kështu- shtoi- ata, deshën tu shkatërronin ju, por ju, bravo u koftë; i përballuat ato vështirësi dhe, me dinjitet.

-Atë, e përballoi Bukuria, unë isha në burg, nuk mund të bëja as gjë, ajo kishte vështirësi më shumë nga unë se, mua më jepnin bukë, që të punoja në minierë, kurse asaj i mungonte edhe kjo; asaj i jam mirënjohës, ajo pranoi vuajtjet, shpëtoi familjen- i thash

– Ç’ashtu pra- më tha- tashtej, smunjes, nuk kemi ç’ar ti bojm. Patët fat, qelluat këtu, nuk i mungoi as i gjo, të ishit në Shqipni, do të kishte metun merak, se, nuk do i kishe përballu shpenzimet, edhe shërbimi nuk osht si ktu. Për ç’to, të them, bohu i fortë, e mos e lësho veten. mërzitja të shkatërron …. por, ky ishte Dali Skura, jo të gjithë janë si Daliu. Në raste të tilla, për këta lloj njerëzish  ka nevojë njeriu. E falënderova, me gjithë zemër, por, edhe se u bënë tetë muaj, dhimbja mua veçse më shtohet. U thash ti heqin të gjitha rrobat e Bukurisë, ashtu bënë por, tani që dollapin e shikoi bosh, si këtu edhe në Shqipëri, po e ndjej më shumë mungesën tënde, më duket sikur të braktisa. S’më mungon asgjë, fëmijët më rrinë gati për ç’do gjë, po, në mua, asgjë nuk ndikon për të më qetësuar. Kënaqësitë e mia, ti i paske mbajtur gjallë, ato u shuan, jeta nuk po më pëlqen më.

Isha në Shqipëri, më 20 qershor kishe ditëlindjen, mbushje 68, vjet. Gjithë atë natë, nuk bëra rehat, në mëngjes ishte turbull nga mendja. U ngrita po shkoja të laja sytë, dëgjova sikur Bukuria  përplasi lugën në tenxhere- si bëjnë grat kur përzjejnë gjellën- ndërrova drejti, shkova të shikoja në kuzhinë, që kur ti flisja, ajo do më thoshte: hë re, se më tremë, pse vjen si hije. Shkova nga dal që mos më ndjente, kur isha në derë, kuzhina ishte bosh, u kujtova që nuk kishte më Bukuri. Më lëshuan këmbët. U ula në divan dhe, nuk di sa kam ndenjur. Isha vetëm, nuk kishte kush të më thoshte një fjalë.

Sot më tetë dhjetor, u bë një vit që ti u ndave prej nesh,  shumë erdhën përsëri për  të respektuar ty, por, për ty, do i falënderoj unë të gjithë.

Prandaj, dëshiroja që këtë muaj ta fshija nga kalendari, por ky muaj, mund të jetë i bekuar për tjerë, dha atyre, kushdo qofshin, i uroj ta gëzojnë ashtu si ua do zemra atyre.

Sa të mirë ke pas shpirtin,  aq të lehtë ta pastë bërë Zoti atje!

Mbase është ashtu si thonë, atë që nuk e gëzove këtu, ta gëzosh atje. Ashtu qoftë. Ky paka qenë fati ynë!

Lamtumirë  Bukuri

Filed Under: ESSE Tagged With: fundi i nje endrre, Shefqet Dobra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT