• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2018

Miqësia jonë do të jetojë si guri që kam sjellë nga Rugova

February 26, 2018 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

1 NikciGjyshi im dikur thoshte se: “miqësia është si një lule, sa më shumë e ujit dhe kujdesesh për të, aq më e bukur do të jetë”  V.Nikçi/1 Edhe kezjaE mirëpritëm ftesën për një mbrëmje krejtësisht të veçantë, të bukur, elgante, por mbi të gjitha tejet miqësore që kaluam të shtunën në darkë në restorantin “Portofino” në qytetin ishull në Bronx, New York.

1 frederikNjë vesë e paqtë lagte çatitë e shtëpive, nga ajri i ngrohtë në degët e pemëve kacavireshin ketrushat dhe tek tuk ndonjë zog cicërinte si për të lajmëruar mbledhjen e miqësisë në mjediset e restorantit “Portofino”.  Në hyrje të mirëprisnin çifti simpatik dhe plot mirësjellje të veshur me elegancë Vjosa dhe Valon Nikçi që ishte në një harmoni perfekte me tingujt magjik që dilnin nga gryka e tij që duket sikur është e ndërtuar prej Hyut vetëm me nota muzikore e artistit të shquar Frederik Ndocit.1 IsmetiMiqësia grupe-grupe e çiftit Nikçi, bisedonin të qeshur dhe të gëzuar për mbrëmjen e bukur që do të kalonim.  Gëzuar miqësinë tonë i thashë Markut, Betit, Dritës, Verës, Aferditës, Emmit, Vjosës, Richardit e shumë të tjerëve që ishin bashkë me ne në këtë natë feste miqësie.1 RichardMë pëlqyen shumë disa detaje të vogla, por që peshonin shumë për themelet e një miqësie. Ja na thotë çifti Nikçi afrohuni tek tavolina dhe do të merrni dhuratën që kemi përgatitur.  Brenda pakos do te keni një kartoline të vogël që është emri i qytetit dhe një gurë të bardhë nga Rugova, sipas qytetit do të uleni nëpër tavolina.  Dora ime kapi kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.  S’tu nda Tirana më tha Vjosa!…  Sa shumë emocione përjetova, m’u duk sikur gjithë Tirana m’u shfaq në oborrin e madh te restorantit, apartamenti im ku rrita dy vajzat e mia dhe së bashku kaluam një pjesë të bukur të jetës sonë, gjithë zogjtë nëpër pemë dhe në fluturim m’u kthyen në nxënës të gjimnazeve tiranase, pemët më dukeshin si mimoza marsi Tirane…

U drejtuam drejt tavolinës kryeqytetase, tiranase dhe u ulëm së bashku me Mark Gjonaj, “Nderi i Kombit”, Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut, Vjosa dhe Richard Lukaj, “Nderi i Kombit” bankieri dhe humanisti i mirënjohur, Avni Mustafaj ish drejtori ekzekutiv i organizatës jo qeveritare, Këshillit Nacional Shqiptaro Amerikan në Washington.  Biseda midis nesh rridhte e ngrohtë, e dashur dhe plot mirësi ashtu siç dinë të dhurojnë njerëzit e vërtetë…

Në këtë mbrëmje merrte pjesë dhe Ambasadorja Teuta Sahatqija, Konsulle e Përgjitshme e Kosovës shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe disa anëtarë të staffit.

Pasi njerëzit ishin ulur nëpër tavolina sipas zakonit tradicional fjalën e mori z.Valon Nikçi në krah të të cilit ishte bashkëshortja e tij Vjosa, me emrin e lumit tim më të bukur, më kujtimplotë, që kalon herë rrëmbyeshëm e herë paqësor në Luadhin e Mezhgoranit tim në Tepelenë.

Fjala e Valonit ishte tejet mbresëlënëse plot mesazhe dhe do të me ngelet gjatë në kujtesë, por veçanërisht për frazën si: “Ne jemi nga pjesë të ndryshme të trojeve shqiptare, por ne jemi një.”

Fjala e mirëseardhjes së miqësisë nga Valon Nikçi/

Ndërsa shikoj përreth kësaj dhome të mrekullueshme, vërej se është plot me njerëz të mrekullueshëm dhe të mirë. Shumica prej nesh vijnë nga qoshe të ndryshme, male, lugina, fshatra, port-qytete dhe qytete. Ne jemi nga pjesë të ndryshme të trojeve shqiptare, por ne jemi ende një. Për sa kohë që ne e quajmë ujin “ujë” dhe bukën “bukë” ne jemi një dhe duhet të punojmë së bashku për ta bërë Atdheun tonë dhe gjeneratat e ardhshme krenare. Ashtu si vëllai im Mark Gjonaj thotë: “kur të bashkojmë kokat do t’i bashkojë tokat”, e di që kërkon shumë punë dhe sonte nuk duam të përqendrohemi në atë.

Sonte ne duam të përqendrohemi tek njëri-tjetri dhe miqësitë tona.

Ne festojmë përvjetorë të ndryshëm, përvjetorë martese, datat e rëndësishme, festojmë ditëlindjet, angazhimet, ditën e Shën Valentinit, ditën e nënës, ditën e babait, ditën e fqinjëve, ditën e bashkëpunëtorit, ditën e gruas – e cila është e përditshme – shpesh harrojnë të festojnë miqësinë. Sonte ne jemi këtu së bashku për të festuar miqësinë, dashurinë dhe jetën.

 

Jetojmë në një botë kaq dinamike ku vështirë se mund të gjejmë kohë për të shijuar dhe vlerësuar shëndetin dhe marrëdhëniet tona.  Miqësia është një pjesë e rëndësishme e ruajtjes së shëndetit të mirë mendor dhe prandaj është e rëndësishme për të festuar njëri-tjetrin. Gjyshi im dikur thoshte se miqësia është si një lule, sa më shumë e ujit dhe kujdesesh për të, aq më e bukur do të jetë.

 

Për ata që nuk e dinë, unë jam një refugjat i luftës ku ishja I deturuar se bashku me familjen time të largoheshim gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.

 

Familja dhe unë erdhëm këtu me asgjë dhe nuk njihnim askënd dhe nuk flitnim anglisht, por erdhëm me një zemër të madhe. Unë mund të them me krenari se sot kemi gjithçka, kam Vjosen, djali ynë 10-mujor, Rron, i cili nuk mund të jetë sonte, sepse është në kohën e tij të gjumit, kemi një familje të shëndetshme dhe miq të shkëlqyeshëm si ju. Ju jeni të gjithë shumë të rëndësishme për ne. Unë mund të kem gjithçka në jetë, por pa miq si ju, unë do të ndihesha i varfër, pasi një pjesë e madhe e imja mungon. Ju jeni të gjithë familje për Vjosën dhe mua.  Secili prej jush ka luajtur një rol në vendin ku jemi sot dhe ne të gjithë do të ndihmojmë njëri-tjetrin të arrijmë shumë më tepër qëllime në të ardhmen.  Gjëja më e madhe që disa prej nesh bëjnë gabim është se ne duhet te shprehim vlerësimin dhe dashurinë tonë për njëri-tjetrin, për ata që kanë shumë miresi për ne.

 

Pse festojmë miqësinë?  Ideja më erdhi disa kohë më parë. Qëllimi i saj është që të takohen më shumë njerëz të mrekullueshëm të këtij komuniteti, sepse ka shumë. Ne duam të qëndrojmë së bashku, të bëjmë gjëra të mëdha që të ndodhin në komunitetin tonë, ta lëmë këtë botë më mirë se sa ta kemi gjetur dhe t’i lëmë fëmijët tanë të vazhdojnë miqësinë tonë për gjeneratat që do të vijnë.

 

Ky aktivitet sonte i takon të gjithëve. Ne shpresojmë të vazhdojmë dhe të bashkohemi dy herë në vit.

Ka miq të tjerë që nuk mund të vinin sonte këtu për shkak të detyrimeve, por ne do të kemi shumë mundësi të tjera për t’u bashkuar në të ardhmen.

Gurët që moret sonte në dhuratë, do të thotë shumë për familjen time dhe mua. Ata nuk janë nga Lumi i Bronksit, por nga Rugova.

 

Siç mund ta dini shumë prej jush, Vjosa dhe unë vijmë nga Rugova. Disa javë më parë isha në Rugovë dhe kam zgjedhur këto një nga një nga lumenjtë.  Guri është një dhuratë për ju dhe familjen tuaj nga familja ime dhe unë. Shkëmbinjtë janë të vjetër dhe formojnë historinë e pasur të Rugovës. Këta gurë janë të fortë, këta gurë do të jetojnë përgjithmonë.  Le të jetë miqësia jonë aq e fortë sa  guri, dhe shkëmbi që do të jetojnë në këtë tokë.

 

Miqtë e Valonit dhe të Vjosës kaluan një natë tëkëndshme dhe u argëtuan nga dy komedianë amerikanë dhe vallëzuan e kërcyen nën tingujt e muzikës dhe të këngëve të interpretuara nga Frederik Ndoci, Vedat Ademi dhe Gezim Nika.

Ishte një mbremje frymëzuese e ideuar nga dy te rinj plot botë, plot mirësi, nga dy të rinj që erdhën si refugjatë nga luftrat e egra, por ditën të integrohen me dinjitet në tokën e premtuar amerikane ndërsa rrënjët e tyre në Rugovë nuk i harrojnë kurrë.

Ishte një mbrëmje miqësore që do të vazhdojë përgjithmonë dhe do të jetojë si gurët që solli Valoni nga Rugova…

 

City Island, Bronx,

24 shkurt, 2018

Filed Under: Emigracion Tagged With: Keze Zylo, miqesia, Rugova, V Nikci

Londër-Kosova vend me potenciale të mëdha për investime

February 26, 2018 by dgreca

-Në selinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër, sapo ka filluar konferenca e tretë e investimeve në Ballkanin Perëndimor/

1 Londer okLondër 26 Shkurt 2018-Gazeta DIELLI/

Ka nisur sot në Londër takimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Kosova në këtë samit po përfaqësohet nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i cili ka prezantuar dhjetëra projekte konkrete, me qëllim financimin për realizimin e tyre.3PaneliNë fjalën e tij përpara qindra investitorëve potencial nga e gjithë bota, kryeministri Haradinaj përmendi punën e Qeverisë së Kosovës në përmirësimin e fushës ligjore në favor të krijimit të ambientit më të mirë për investimet e huaja, për bizneset e vogla dhe korporatat, heqjen e taksave në disa sektorë për të stimuluar rritjen ekonomike, krijimin e një klime më të mirë investive në fushën e bujqësisë, në fushën e teknologjisë informative dhe prodhimit të energjisë alternative.“Kosova ka popullatën më të re në Evropë. 65 për qind e saj janë nën moshën 35 vjeçare, fakt ky që e bënë tregun e punës tejet atraktiv. Të rinjtë tanë kanë përvetësuar në masë të madhe teknologjinë informative, duke u bërë një nga top vendet në botë në përdorimin e saj. Shumë prej tyre janë folës të disa gjuhëve të huaja”, ka thënë në fjalën e tij, kryeministri Haradinaj.Takimi i sotëm i gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor u hap nga Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti, i cili u zotua për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe EBRD-së, duke shprehur përkrahjen e tij në mbështetjen e projekteve regjionale të këtyre vendeve dhe në projektet për infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe të energjisë.Fillimin e punimeve të samitit të Londrës me një fjalë hyrëse e përshëndeti përveç presidentit Chakrabarti, edhe kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov, i cili njëherësh kryeson presidencën e EU-së dhe Matt Hancock, përfaqësues i Qeverisë Britanike, i cili tha se Ballkani Perëndimor ka potenciale reale për investime, por duhet një bashkëpunim dhe për këtë arsye jemi këtu. “Britania e Madhe është e përkushtuar për stabilitet dhe prosperitet. Po punojmë ngushtë me secilin vend për përmirësimin e klimës ligjore dhe ekonomike”, tha z.Hancock.Kryeministri Haradinaj ka falënderuar presidentin e EBRD-së dhe shprehu përkushtimin e qeverisë së vendit në zhvillimin e projekteve regjionale dhe bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përmendur projektet si , ndërtimi i linjës së re hekurudhore që lidhin Kosovën  me Shqipërinë, një linjë tjetër që lidh vendin me Malin e Zi, përfundimi i autostradës Prishtinë – Shkup dhe interesimin që Kosova të ketë qasje në gaz-sjellësin Trans Adriatik.“Përpjekjet e Kosovës për ta finalizuar infrastrukturën e saj bazike, autostradën, hekurudhën, furnizimin me ujë, atë me rrymë, janë parakushte për investitorë, në mënyrë që ata të jenë nga rajoni ynë ose më gjerë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se për të bashkëpunuar me vende të tjera, është e nevojshme një klimë e mirë investive e vendit tonë.Kosova në Samitin e Londrës është përfaqësuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, i shoqëruar në delegacion nga zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiç, ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe koordinatori për Ballkanin Perëndimor, Gazmend Abrashi.

Në samitin e sivjetmë, qeveria e vendit ka prezantuar 39 projekte konkrete, që kapin vlerën e 600 milionë eurove. Projektet vijnë nga sektori publik dhe ai privat dhe janë të dedikuara në infrastrukturën rrugore, trajtimin e ujërave të zeza, ujit të pijshëm, projekte nga prodhimi i energjisë alternative dhe projekte të prodhimit.Ka më shumë se 5 muaj që Qeveria e Kosovës është përgatitur për Samitin e Londrës, duke zhvilluar takime të shumta në nivel lokal në Komunat e Kosovës dhe me përfaqësuesit e bizneseve nga vendi.

Bëhet e ditur edhe se në Londër kreu i qeverisë së Kosovës, Haradinaj do të zhvillojë takime bilaterale me përfaqësues të lartë britanikë./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Conference e trete, investimet, Londer

SI MË FUTI BABA NË BURG

February 26, 2018 by dgreca

2Dobra shefqet

NGA  SHEFQET DOBRA/

Mazllëm Kaso dhe Gëzim Aliçkolli, jetonin në qytetin e Lushnjes. Punonin në ndërtim, ishin mjeshtra nga më të mirët dhe shumë të kërkuar nga brigadierët dhe teknikët e ndërmarrjes, Sefer Torelli, një nga agranomët më të mirë dhe një me mbiemrin Çeliku, nga Grabiani. Në 1987, këta njerëz, një dite e shikojnë veten me pranga në duar,  për të cilin thanë se: do helmonin ujin e qytetit të Iushnjes, një veprim kriminal ky që, edhe me kokën e tyre, nuk shlyhej. Të gjithë flisnin për këtë krim që do bënin, të gjithë i shanin dhe e  meritonin. Si ua mbante zemra këtyre njerëzve, të helmonin  banorët e një qyteti? Pse do e bënin këtë krim? Edhe ne të përndjekurit,si doemos ne që sapo ishim liruar nga burgu, i mallkonim më shumë, sepse, ky ishte shkak për fushatë arrestimesh  dhe, ne të sapo dalë nga burgu ishim të parët që do e pësonim. Këta hetoheshin, ne të pafajshmit, dridheshim.

Gjyq i tyre qe me dyer të mbyllura, u dënuan me nga 25, vjet burg, njëri mori dënimin maksimal,- me pushkatim- krimi, nëse do kishin mundur ta bënin, ai krim nuk shlyhej me jetët e tyre. Përgjithësisht, njerëzit ndjenin kënaqësi,  madje disa thoshin: të gjithë këta duheshin pushkatuar.

Pasi morën dënimin e merituar, ikën nga birucat në kaush në Tiranë,  prej ku do shpërndaheshin, nëpër burgjet e tjerë. Po, a do kishin qetësi zemrat e këtyre njerëzve, për atë çka kishin menduar të bënin? Po, kriminelët, nuk kanë zemër që të pendohen, për ç’ka bëjnë.

Një ditë, kur dolën për ajrosje, aty kishin dalë edhe ordinerët, Mazllëmi njihet me një nga Kolonja dhe, si e kanë zakon Korçarët dhe kolonjarët,  që i lavdërohen njëri tjetrit, se kush nga këto dy vende fqinjë, qëndron më lartë, korçarët thoshin se, po TV shkaërrohet Kolonja, Korç e ndërton Kolonjën, kurse po  shkatërrohet Korça, Kolonja nuk mund ta ndërtojë Korçën

-Një  ditë Mazllëmi e pyeti Resmiun: me që je nga Kolonjë e njeh një me emrin …,?

-E njoh si nuk e njoh- i u përgjigj Resmiu-  ku e njeh ti atë?

-Ka qenë një burrë shumë i poshtër- i tha Mazllëmi.

-Pse, ç’të ka bërë?

– Kur isha djalë i ri, më ka futur në burg për agjitacion, kot farë.

-Ou! Po tani për ça je dënuar?- I tha

-Tani- tha Mazllëmi- na akuzuan për agjenturë me Grekun.

-Ti bëre një herë burg, ç’tu desh Agjentura ty?

-Po jo ore jo, ne nuk e dimë gjë fare, në hetuesi morëm vesh se ne takonim me një grek në një kasolle në Grabian, me atë bënim plane për të rrëzuar pushtetin popullor.

-Si nuk  dinit gjë fara? -Nuk po të kuptoj, u dënove dhe nuk di gjë?

-Se ne, nuk dimë të kemi takuar ndonjë grek. Po të ishte e vërtetë, do na kishin zënë bashkë me grekun. Po, po ke qenë një herë në burg, e ke derën hupur, të akuzojnë për çfar të duanë.   Na mblodhe ne dy, nga ndërtimi, tjetri agronom në frutikultur, një punëtorë 20, klm larg nesh punëtorë në Grabian,, atë e dënuan  me pushkatim, ne na dhanë nga njëzet e pesë vjet. Pra, sebepliu është ai që më burgosi herën e parë.

-Të besoj, të besoj!

-Burgun e parë, të dy e paskemi prej të njëjtit njeri!- tha Resmiu.

– Edhe ty, ai ta paska kurdisur?  Sa të ligj janë këto operativët.

-Shumë të ligj janë, megjithëse, ky është im atë.

-Si…? Më fal! –i tha Mazllëmi.

-Nuk ka gjë, mos u mërzit.

– Nuk ka mundësi! Do ketë pas arsyet të fortë.

-Aq sa kanë pas për ty- nëse është e vërtetë si ma the- aq e vërtetë është edhe për mua.

– Qenka interesante!  Po pse…?

– Ideali, besimi i verbër, nuk njeh mik, shok, deri dhe… Im at punonte me sigurimin dhe, desh të më çonte edhe mua në shkollë që të bëhesha si ai. Unë nuk desha, por atje më dërguan. Kur mbarova shkollën, babi u gëzua shumë dhe më tha: të punosh mirë, të zbatosh deri më një detyrat që të ngarkojnë. Dhe unë me ndërgjegje, i premtova se do jem i përkushtuar dhe i drejtë.

Në fillim më çuan të bëja praktik pas një operativi që kishte mbushur moshë për pension, për tre muaj vajtëm fshat më fshat dhe, për çdo fshat më jepte të dhënat. Kur u ndamë- më tha kolegu- tani: mbaj mend porositë që të dhashë ! Për këtë tre mujorë, nuk ke shumë për të arrestuar.

-Si, nuk kam shumë për…

-Do të mësojë vetë puna; unë isha pa shkollë dhe e kreva me nderë këtë detyrë të shenjtë, ti je me shkollë…. Të mëson vetë puna, të uroj sukses në detyrë- më tha.

Ç’do ditë, u bija fshatrave kryq e tërthore dhe, isha i kënaqur, madje, edhe me ata për të cilët më kishte porositur kolegu. të gjithë punonin, silleshin mirë, nuk vërejta ndonjë gjë për të dyshuar.   Një ditë më thirri shefi: – nuk po punon, je përgjumur, ki kujdes, aktivizohu, të kanë besuar një detyrë të rëndësishme, e kupton a jo? Baba yt ka qenë i nderuar, mos e turpëro – më tha

-Për ideal, nuk po kursehem, jam shumë i preokupuar dhe i kujdesshëm por, nuk kam konstatuar gjë që… por, shefi filloi të bëhet i mërzitshëm, filloi të më bënte vërejtje edhe kur na bënte mbledhje, më kritikonte për neglizhencë. Pash që nuk isha për këtë lloj pune, kërkova të largohem nga ajo punë, nuk më hiqnin. Një ditë, e ftova shefin të hamë drekë në një fshat, gjatë ngrënies, mendova ti përzjemë pijet, merrnim, herë raki, herë verë, bëra sikur u deha- mendova se po ta qëlloja shefin, do më largonin nga ajo punë; sapo ja futa me grusht, nuk vonoj që policia të vinte aty, më arrestuan. U dënova pesë vjet, amnistia që u bë në 82/shin, më fal pjesën tjetër.  Fillova jetën e lirë sërish. Gruaja ime, punonte shitëse, ç’do mbrëmje, shkonte një që merrte lekët e xhiros ditore. Një mbrëmje i kishin thanë gruas, që t’i merrte lekët me vete se ai person nuk do shkonte atë mbrëmje.

Ime shoqe, i bën gati, i fut në çantë dhe niset për në shtëpi, kishte vite që e bënte atë rrugë, por, pikërisht atë natë, në një kthesë ku ishte errësirë, dikush i hedh diçka në sy, e qëllon me grushte me shqelma, i merr çantën dhe e la aty në rrugë të shtrirë.  Nga zhurma dalin disa, e njohin dhe lajmërojnë ambulancën. Unë isha me shokët duke pirë kafe, më lajmëruan. Shkuam në spital dhe ç’të shikoja? Ajo ishte e gjakosur. Sapo u përmirësua ime shoqe, një ditë vinë e me arrestojnë. Më akuzuan se unë ja kisha rrëmbyer lekët sime shoqeje, më dënuan përsëri, pesë vjet.

-Do me thënë- tha Mazllëmi- si kundër nesh, edhe ndërmjet jush, nuk është vërtetë ajo si thonë që jeni: grusht  e të pa ndarë.

-Po! Dikur e besoja edhe unë- tha Resmiu.  Me gjithë se ti je dënuar shumë, unë të kam zili, ty!

-Pse?

-Se unë jam dënuar për vjedhje, edhe se nuk vodha, kur të lirohem, do më thonë ordiner. Emri më i urryer për një njeri të ndershëm. Do më pëlqente të dënohesha për axhitacion apo agjenturë si ty,  vetëm ordiner, mos më thoshin. Ka ofezë më të rëndë, që  pasi të lirohem nga burgu, të dëgjoj kur të thonë: -hë se ordiner burrë është! Për vjedhje shkoi në burg. Kush beson se unë nuk kam vjedhur.  Si duket, padrejtësia që im at të beri ty, iu shpërblye me padrejtësinë kundër meje.  Mua gjithë jetë, kjo e pa drejtë, do më vrasë në shpirt. E ka vërtetuar drejtësia- do  thonë- ajo drejtësi që, si për ju edhe për mua,  ka qenë e pa drejtë. Gjithë kjo ndodhi, vetëm se unë, nuk bëra pa drejtësi, ashtu si bënte im at.

Mirë more djalë- i tha Mazllëmi Resmiut- vëntë drejtësi perëndia meqë nuk ka njerëzia!

-Ç’ punë ka perëndia  me ne more? Ne e kemi mohuar dhe Ajo na ka lënë të bëjmë si të duamë me njëri tjetrin.

-Kur shkuan në burg, këta morën vesh se: ishin akuzuar se gjoja, do helmonin ujin e qytetit, dhe u gjykuan  për agjenturë, sepse akuza e para, donte fakte, e dyta ishte si axhitacioni: të akuzonin dhe të dënonin.

Filed Under: LETERSI Tagged With: MË FUTI BABA NË BURG, SI Shefqet Dobra

Ndihmë sociale

February 26, 2018 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/Në kohën e diktaturës, njeriu që kishte më shumë shihej shtrembër, cilësohej borgjez, jetonte me frikë se mund të shpallej armik i shtetit e dërgohej i shoqëruar me policë në kampe përqëndrimi, thuajse i zhveshur, vetëm me rrobat e trupit. Asgjë nuk ka ndryshuar që nga ajo periudhë e zymtë. E çuditëshme, kur sheh se sot ndiqet e njejta taktikë.
Njeriu jeton në varfëri të skajshme, në kasolle, në kushte kafshërore. Eshtë i papunë, por mjafton të ketë një TV a frigorifer në banesë dhe shteti e quan të pasur dhe e përjashton nga ndihma sociale, duhe hedhur në mjerim gjithë familjen me fëmijë, pleq e gra që vuajnë të gjithë bashkë nga mungesa e gjithçkaje që gjendet me bollëk në treg dhe restorante, që ushqimet që u teprojnë kur mbyllin dyqanin në mbrëmje e hedhin pasi nuk janë më të freskta. Ai që s’ka e vuan për një copë bukë mendon se atë që nuk e ka ia kanë vjedhur. Sepse edhe ai duhet të ketë të hajë si gjithë të tjerët. Nëse një person të vjedh dhe ti ia merr prap, kjo nuk të bën ty vjedhës.
Ushqimi normal dhe Informimi i njeriut (nëpërmjet TV) klasifikohet nga shteti si mënyrë të jetuari në kamje a luks. Një hap përpara, dy hapa prapa në përparim, thoshte Lenini. Kjo ideologji bolshevike vazhdon të jetë e pranishme ne Ballkan, madje kurrë nuk eshtë larguar, së bashku me parrullat e një qeverie a shoqërie të pandjeshme. Të gjithë e vranë …disave u mungonte plani, ndonjërit guximi, tjetrit mundësia, por asnjëri nuk kishte mungesë vullneti. Kështu e vranë dikur Çezarin. Ata që e deshën ikën, të tjerë u vranë, dhe Roma filloi të sundohej nga një perandor.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Astrit Lulushi, Ndihmë sociale

NJERIU QË NDEROI JO VETËM DARDHËN, POR EDHE SHQIPËRINË

February 26, 2018 by dgreca

1 Skende -I jepet lamtumira e fundit, Prof. Petrit Skëndes/

2meshe2 Lamtumire1 lule

1 varreza

Nga Fuat Memelli/*

Më 24 shkurt, në një ditë të bukur plot diell (edhe natyra e deshi Petrit Skënden), u përcoll për në banësën e fundit në qytetin Ëorcester pranë Bostonit, fizikanti dhe intelektuali i shquar, ndarë nga jeta pak ditë më parë. Rreth 120 veta, pjesëtarë të familjes, miq e shokë, shumica dardharë por edhe nga krahina të tjera të Shqipërisë që jetojnë në Amerikë, u mblodhën në kishën shqiptare “Fjetja e Shën Marisë”, ku u zhvillua ceremonia mortore. Pas ritualit fetar, në shqip dhe anglisht, u ngritën dhe folën dardharë(e), ish kolegë, shokë e miq të tij. Sotir Millona bashkëfshatar dhe shok prej 75 vjetësh me Petritin, ndër të tjera tha:” Petrit Skëndja përfaqësoi me dinjitet Shqipërinë brenda e jashtë saj. Ne dardharët mburemi me figurën e tij”. Leni Millona, ishte një nga dardharet që vlerësoi gjithashtu figurën e tij.”Petrit Skëndja ishte elitë e intelektualëve shqiptarë. Jo vetëm Dardha por edhe Shqipëria, humbi një nga intelektualët dhe fizikantët më të shquar”. Me lotë në sy dhe zërin që i dridhej, foli ish studenti i Petritit, Daver Çano. Ndër të tjera ai theksoi se në familjen e tij, janë tre ish studentë të Petrit Skëndes: ai, gruaja Luljeta dhe djali Erjon Çano. “Për ndihmën që na ka dhënë ai, ne do t’i jemi përjetë mirënjohës”, theksoi folësi. Një mesazh jo vetëm ngushëllimi por edhe vlerësimi për figurën e Petrit Skëndes, kishte ardhur nga Tirana. E dërgonte Prof. Aleko Minga, figurë e shquar në fushën e matematikës. Tekstin e tij e lexoi ish studentja e Petritit, Luljeta Çano.”… Me Petritin kam qënë vëlla e shkuar vëllait dhe shumë njerëz duke ditur lidhjen time me të, më kanë dërguar dhjetra mesazhe ngushëllimi. Çfarëdo profesioni që të kishte zgjedhur Petriti, ai do të zinte një vend të nderuar në elitën e asaj fushe, pasi kishte në shkallën më të lartë kapacitetin intelektual, logjikën e mprehtë, thellësinë e pjekurinë e gjykimit si dhe shpirtin krijues. Ai ishte një personalitet shkencor dhe njeri me cilësi të rralla. Siç e ka cilësuar Prof. Pilika “fizika kishte nevojë për një shtyllë”. Dhe Petriti u bë një nga shtyllat kryesore të saj në vendin tonë”.

Sa për kujtesë për lexuesit që nuk i kanë parë shkrimet mëparëshme të botuara ditët e fundit për Pëtrit Skënden, kujtojmë se ai kishte mbaruar “shkëlqyeshëm” degën Matematikë-Fizikë, ishte për disa vjet petagog i fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, kryetar i Komitetit të Shkencës e Teknikës si dhe nën kryetar i Akadeisë së Shkencave.

Një fjalë prekëse mbajti në ceremoninë mortore, nipi i Petritit, Gjergj Konda, ardhur nga Ëashingtoni: ”…Petriti ka qënë modeli dhe frymëzuesi im në rrugën time të jetës. Ai dhe Teodor Laçua, i “përpinin” librat e shumtë që kishte në shtëpi mësuesi dardhar, Leonidha Çika. Petriti lexonte shumë dhe komunikonte në disa gjuhë. Kur foli në TVSH për Ajshtajnin, i mahniti të gjithë. Duke qënë njeri me zemër të madhe, ai gëzohej më shumë për suksesin e shokëve  se sa për suksesin e tij. Mbaj mënd ditën kur u martua. Ishte data 23 korrik 1969. Atë ditë njeriu i parë zbriti në hënë. Qe një koincidencë e bukur dhe ai e kujtonte shpesh, pasi ishte një ngjarje e madhe që kishte lidhje edhe me fushën e tij si fizikan”.

Mesazhe të shumta ngushëllimi si dhe vlerësimi për figurën e Petrit Skëndes, kishin dërguar në emër të Akademisë së Shkencave, sekretari i saj Vasil Tole, Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Shoqata Pan Shqiptare “Vatra “ si dhe gazeta “ Dielli”. Në emër të Shoqërisë “Shpresa” me qendër në Dardhë, kishte dërguar mesazh ngushëllimi dhe vlerësimi,  kryetari i saj, Niko Balli, vëllai i Petritit, Koli Skënde me banim në Dadhë që nuk mundi të vijë dot, intelektuali dardhar me banim në Tiranë, Arian Çika, etj, etj. Po ashtu shumë buqeda e kurora me lule të porositura nga Shqipëria, u vendosën te vendprehja e tij. Ishin ato si një “copëz” Shqipërie, të cilën Petriti nuk arriti ta shihte edhe një herë, ashtu siç e kishte patur dëshirë. Siç ka thënë Volteri ”Atdheu është vendi ku rrobërohet shpirti”. Dhe shpirti  tij ishte i rrobëruar për Atdheun, pasi ishte larguar prej 20 vjetësh. Dhjetra telefonata iu bënë familjes nga të afërm, miq e shokë të Petritit, të cilët shprehnin jo vetëm dhimbjen por edhe vlerësimin për figurën e Petritit Skëndes, njeriut që nderoi jo vetëm Dardhën por edhe Shqipërinë. Dhe kjo ndodh kur njerzit i ke dashur dhe ata të kanë dashur. Siç ka thënë Dostojevski:” Në kujtesën e popullit, mbetet vetëm ai të cilin populli e ka dashur”.

  • Per me shume foto shihni ne facebook dielli vatra

Filed Under: Featured Tagged With: Fuat Memelli, NJERIU QË NDEROI JO VETËM DARDHËN, Petrit Skende

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT