• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2018

Gazeta “Egnatia” dhe misioni i saj

April 10, 2018 by dgreca

E para gazetë e emigrantëve shqiptarë në Greqi, botuar më 10 prill 1993, në Athinë./

1 EGNATIA-fishtaKujtim i botuesit  KOLEC TRABOINI/Dalja e një gazete në shqip, në Greqi, dhe shpërndarja e saj fillimish tnë sheshin “Omonia” e pastaj në Praktorion e autobuzave të Athinës, ishte një ngjarje kaq befasuese dhe e papritur në rradhët ë emigracionit shqiptar, saqë shumëkush nuk e besonte se ishte botuar nga vetë emigrantët, dhe aq më tepër, se ishte shtypu rnë një shtypshkronjë të vogël greke, në Kolonaq të Athinës. Dhe, kur bindeshin nga fjala e shitësit të gazetës (që në të vërtetë ishte vetë botuesi), atëhere emigrantët, plot entusiazëm, kërkonin të blinin dy tri dhe deri në 10 gazeta për njeri, duke thënë se do t’i shpërndanin ndër emigrantët e shumtë që kishte në zonat ku punonin e jetonin. E kështu, në mënyrë spontane, dolën vullnetarëte parë të shpërndarjes së gazetës së emigrantëve.
Por ky interes u shtua me daljen e numrave të tjerë, sepse emigrantët, në faqet e saj lexonin për hallet dhe problemet e tyre dhe e kuptuan se në kushtet e një indiference totale, si të shtetit shqiptar, ashtu dhe të shtetit ku punonin si argatë me gjysëm pagese, tashmë do të kishte një organ që do të fliste në emër të tyre,që do t’u qante hallet, e ku do të lexonin lajme dhe informacione nga Atdheu në gjuhën amtare.Gazeta “Egnatia” nuk i gënjeu kurrë shpresat e lexuesve të vet se ajo do të bënte një luftë të jashtëzakonshme për të mbrojtur dinjitetin e emigrantit shqiptar, fytyra e të cilit, nën influencën e propagandës së shfrenuar të masmendias, ishte kthyer në një sinonim të së keqes, dhunës, egërsisë, veseve të liga, pabesisë dhe krimit. Çfarë nuk thoshte masmendia, televizioni dhe gazetat greke, kundër emigrantëve shqiptarë!. Mjafton të kujtoj se, në të parën natë të Vitit të Ri (1992), që festonim jashtë Atdheut, shqiptarët emigrantë anë e mbanë Greqisë, në vend që të gëzoninqë jetonin në një botë të lirë, do të përjetonin një tmerr të padëgjuar kurrë në jetën e tyre. Programet e Televizioneve greke e kishin ndërprerë programin e argëtimit, dhe për pothuajse një orë, do të merreshin me një aksion blic policie në disa fshatra e në lagje të Athinës për të kapur shqiptarët. Kronika jepej direkt nga terreni,madje here pas here shkëputej programi e kthehej sërish, pasi komentatori thoshte “pa të shohim ç’të reja kemi nga aksioni për kapjen e emigrantëve të paligjshëm shqiptare – alvanos metanastis”. Dukej që çdo gjë ishte e para përgatitur për një gjueti spektakolare raciste antishqiptare.Ishte tronditëse. Ishte e paimagjinueshme. Ky refren do të vazhdonte, jo me ditë, por me vite, deri në absurditete te të tilla me ngjyra shqiptarofobie e të shpikura nga klika Micotaqi, (të aplikuara me oreks edhe nga Papandreistët pasokxhi),si famëkeqet aksione çnjerëzore në rang kombëtar dhe me emër fyes e përbuzës “Skupa ja ton alvanus” – fshesë për shqiptarët.Këtu duhet gjetur shkaku se përse u prit me aq dashuri e shpresë gazeta”Emigranti-Egnatia”-Ajo gazetë e vogël modeste, që në fillimet e veta u prit me urrejtje nga renegatët shqiptarë, që ishin inkuadruar në shoqata antishqiptare vorioepirote,veçmas një shoqatë famëkeqe voriopepirote e himariotëve, e cila arriti deri atje sa, kur e panë që nuk po arrinin ta fusnin nën kontroll gazetën, gjetën rrugën e tradhëtisë duke e spiunuar botuesin në policinë greke, e cila nuk vonoi të trokasë në shtëpinë ku ai banonte duke sjelle frikë tek fëmijët e tij të vegjël që ishin vetëm në shtëpi. Por, pavarësisht nga vështirësitë dhe pengesat, gazeta arriti që me një forcë të jashtëzakonshme shprehëse të jepte kontribut për të thyer konceptet antishqiptare të masmedias greke, të televizionit dhe gazetave. Ajo arriti të rrokë vëmendjen dhe kureshtjen e vëllezërve tanë të një gjaku, arvanitasve anë e mbanë Greqisë, të cilët nisën ta blejnë gazetën me dëshirën që të mësonin e të lexonin shqip. I paharruari Aristidh Kola, studiues e personalitet imadh, ish president i Arvanitasve të Greqisë, gëzohej për çdo perparim apo sukses i emigrantëve shqiptarë që i quante hapur vellezër. Ngrohtësia e përkrahjae tij ishte një stimul i jashtëkonshëm që të mos hiqeshim nga udha që kishim nisur.
Gazeta arriti të ketë influencë pozitive edhe në rradhët e shkrimtarëve dhe artistëve greke, shkrimtari Kosta Valeta, aktorja Mimi Dennisi, shkrimtari G.Jiakumis, poetja Leta Kucohera, e plot të tjerë, të cilët e përshëndetën ngrohtësisht veprimtarinë intelektualedhe krijuese të emigrantëve shqiptarë.”Egnatia” mbrojti me këmbëngulje interesat e emigrantëve shqiptarë, që hiqnin të zitë e ullirit nëpër tërë hapësirën greke. Në faqet e saj gjen ngjarje rrënqethëse dhe të rënda që pësonin emigrantët, dukeu bërë kështu një kronikë e gjallë e fateve njerëzore. Ajo ushqeu tek bashkatdhetarët në mërgim dashurinë për Atdheun, nëpërmjet lajmeve e shkrimeve të ndryshme ajo paraqiste gjendjen në Shqipëri,Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Gazeta botonte në faqet e saj edhe materiale në gjuhën greke mbi zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe analiza estatistika nga zhvillimet ekonomike në Bashkimin Europian, ndaj të cilit Shqipëria mbante një qëndrim inspirues me dëshirën për t’u inkuadruar në rradhëte saj.Në faqen e parë, gazeta kishte të vendosur flamurin e Bashkimit Europian me shprehjen “Drejt Europës”. Në fillim botohej me 4, e më pas me 12 dhe16 faqe. Shtypej në Athinë dhe shpërndahej anë e mbanë Greqisë, ndërsa mbi njëmije kopje të saj qarkullonte edhe në Shqipëri ku shume prindër ishin të iteresuar për femijët e tyre emigrantë në Greqi.
Janë të shumtë bashkëpunëtorët e “Egnatias” nga rradhët e emigrantëve shqiptarë në Greqi, gjë që e bën të pamundur të përmenden të gjithë, por gjithsesi, mund të sillen emrat e atyre që ishin më pranë redaksisë,që shkruanin më shpesh dhe më aktivë në shpërndarjen e gazetës, e cila në fillimet e veta, kalonte dorazi me një vështirësi të jashtëzakonshme dhe më vonë, do të kalonte nëpër linjat e shpërndarjes së shtypit, në Greqi dhe në Shqipëri.Që në përgatitjen e numurit të parë të gazetës, që doli me emrin fillestar “Emigranti”, u kërkua ndihma e shkrimtarit Spiro Xhai që jetonte në Athinë, për një lidhje me ndonjë shtypshkronjë greke, e cila do të mundë të shtypte me gërma shqipe, ndihmë të cilën shkrimtari Xhai nuk e kurseu dhe për këtë meriton mirënjohje. Dihet se greqishtja ka një alfabet krejt të ndryshëm nga latinishtja. Kompiuteristët e kishin të vështirë të shkruanin në alfabetin latin dhe bënin gabime të shumta. Më së fundi, pas peripecish të shumta, u gjend qendra kompiuterike e shtypit e çiftit dashamirës grek Eleni e Babi Golema në rrugën Xhavella 3, të Kolonaqit të Athinës.
Ndërkohë që pas daljes së numrave të parë që dallonin shkrime që u përballuan vetëm nga botuesi, në numrat pasues nisën të bëhen të njohur autor të rinj shkrimesh dhe krijimesh letrare. Ndër të parët bashkëpunëtorë ishte Genc Çobani, gazetar, që jetonte familjarisht në Kesariani dhe punonte mekanik. Poeti Gazmend Kapllani, student në Universitetin e Athinës, dega filosofi, do të ishte bashkëpunëtori më i kualifikuar përsa i përket temave të filozofisë, shkencës dhe letërsisë. Gazetës do ti bënte jehonë ne Radio BBC në gjuhën shqipe gazetari Robert Goro që ishte njëkohësish bashkpunëtor shumë i çmuar. Dhimiter Gjoka-Qeparoi do të ishte ai që dotë jepte ndihmesën e tij tëmadhe në shpërndarjen e gazetës, sidomos të dielave bashkë me Kostaq Cancon, Artur Diamantin, Gencin dhe botuesin, në pazarin e Monastiraqit por dhe në Praktorio, stacioni autobuzave të linjës Athinë -Tiranë, ku mblidheshin shumë shqiptarë.
Pianistja emigrante nga shkodra Marita Vuksani do të angazhohej për ta shtrirë influencën e gazetës në rradhët e intelektualëve grekë. Një prej tyre ishte miku i dajës së saj, poetit Fatos Arapi, shkrimtari grek Kostas Valetas që arriti të prononcohet pozitivisht në shtyp për krijimtarinë artistike të emigrantëve shqiptarë. Në faqet e gazetës “Egantia” do të spikasin emrat e Festim Litit, autor i shumë e shumë përshkrimeve emocional edhe i poezive të ndjeshme, një nga bashkëpunëtorët më të dalluar për shpërndarjene shtypit në Larisa. Eglantina Kume, protagoniste e disa filmave artistikë shqiptarë, kineaste dhe krijuese letrare, ishte këshilltare e mirë dhe entusiaste e gazetës, tashmë autore e dy librave të botuar në Shqipëri. Eglantina vazhdon të jetojë familjarisht në Athinë. Tatiana Qurku,poete e talentuar, e cila solli për faqet e gazetës poezi me ndjenja të holla dhe emocione të fuqishme nga jeta e emigrantëve. Rajmonda Diamanti ishte një emigrante e talentuar në moshën 15 vjeçare, autore e disa poezive dhe përshkrimeve emocionale botuar në “Egnatia” e më pas në librin”Balada e largësive”, Zhaneta Ogranaj, gazetare dhe poete e burgosur nga diktatura. Bashkëpunëtorë të gazetës ishin inxhinjer Andon Ikonomi, Pilo Zybai, Angjelina Xharo, Ilia Vasili, Dritan Haxhia, Albert Zholi, Adrian Kondakçi, Lek Gjoka, Andon Dedi, Majlinda e Ilirian Zeneli, Arian Begaj, Frang Marku, Vat Shoshi, Save Velço, Agim Pipa, Hysen Sinani, Kostaq Papa, Fredi S.Merkuri, gazetaret sportiv Ramadan Bigza, A. Karanxha e të tjerë. Shpesh herë redaksisë i vinin shkrime edhe nga Shqipëria, si nga shkrimtari Nasho Jorgaqi, i moshuari Irfan Çela nga Tirana, ndërsa letrat e emigrantëve ishin të përhershme në faqet e saj. Gazeta pati jehonë shumë pozitive në Shqipëri dhe vleresime për të ka patur në mjaft gazeta të përditshme shqiptare me autorë, Floriana Paskali, Spartak Braho, Pip Mitrojorgji e të tjere. Gjithashtu jehonë i është bërë në BBC, gazetën “Iliria” Boston dhe Televizionin shqiptar.
Mbas largimit të botuesit e krijuesit të saj K.Traboini nga Greqia në Amerikë, gazetën e mori në drejtim Floriana Paskali, e cila e shoqëroi në pak numra deri në mbylljen e saj. Megjithë zërat që dolën në shtypin shqiptar që “Egnatia” të rihapej, ajo nuk e pa me dritën e botimit. Por gjithsesi, si nismëtare e shtypit shqiptar në Greqi, “Egnatia” e kishte kryer më së miri misionin e saj, duke zënë një vend të merituar në historinë e re të gazetarisë shqiptare në mërgim. Udhën e saj do ta ndiqnin plot gazeta e revista të tjera në gjuhën shqipe në Greqi.

KOLEC TRABOINI
Botues e kryeredaktor

Egnatia” në ditën e 10 prillit 1993, në qytetin e Athinës. Emigrantë shqiptarë në Omonia, qendër e Athinës, duke blerë gazetën”Egnatia”.
.

Filed Under: Histori Tagged With: athine, Gazeta Emigranti, Kolec Traboini

SHQIPËRIA SI RUSIA?

April 10, 2018 by dgreca

2-Frank-shkreli-2-300x183-1

Nga Frank Shkreli/Sipas një sondazhi të kohëve të fundit në Rusi, rezulton se 57% e rusëve mendojnë se ish-diktatori sovjetik, Jozef Stalini ishte një “udhëheqës i mençur”.  Qendra e pavarur e sondazheve, Levada thekson se kjo përqindje në favor të Stalinit – në krahasim me të kaluarën — paraqet një mbështetje në rritje e sipër dhe në nivelin më të lartë deri tani në radhët e rusëve për ish-diktatorin sovjetik.  Thuhet se vetëm në 10-vitet e fundit, mbështetja për Stalinin ka shënuar një rritje prej 10%.  Njëkohësisht, sipas sondazhit të botuar me dje, pyetjes nëse ishin dakort me mendimin se Stalini ishte një “tiran brutal”, 62% thanë se po Stalini ishte i tillë, ndërkohë që 23 për qind u shprehën se nuk ishin dakort me këtë pikëpamje.1 enver stalinEnver-Stalin!/

I pyetur për reagimin e tij ndaj rezultatit të këtij sondazhi dhe si mund të shpjegohet mbështetja në rritje e sipër për Stalinin në radhët e rusëve, Z. Jan Rachinsky, njëri prej themeluesve të Grupit Memoriali për të drejtat e viktimave të komunizimit — i cili gjatë viteve ka dokumentuar spastrimet dhe krimet e komunizmit në Rusi – tha se kjo në të vërtetë pasqyron kontradiktat e politikës qeveritare të Kremlinit mbi Stalinin dhe trashëgiminë e tij.  Ai citohet të ketë thenë se, “Nga një anë, autoritetet qeveritare (ruse) kujtojnë viktimat e shtypjeve dhe krimet e komunizmit, por nga ana tjetër i ndërtojnë monumente Stalinit”, u shpreh ai për median.  Një tjetër aktivist dhe ish-kryetar i këtij grupi të respektuar, Arseny Roginsky, i cili ka ndërruar jetë dhjetorin që kaloi, citohet nga Evropa e Lirë, të ketë akuzuar autoritetet qeveritare ruse, se po përpiqeshin të shtynin dhe të izolonin kujtesën e krimeve të Stalinit, deri në, “periferitë më të largëta të ndërgjegjes.”  Është e vërtetë se vitet e fundit – sipas historianëve dhe kritikëve të Presidentit Putin – udhëheqsi aktual i Rusisë, ka ndërmarrë një fushatë për një rishikim të rolit dhe të trashëgimisë së Stalinit, me qëllim që të minimizohet roli i tij në krimet në masë, si “gabime” që janë bërë nga një udhëheqës i madh, sipas tij.

Le t’i kethehemi gjendjes aktuale në Rusi dhe në botë.  Pothuaj të gjithë ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme, janë dakort se marrëdhëniet sot midis Kremlinit dhe Perëndimit, janë në nivelein më të ulët ç’prej Luftës së Ftoftë.  Kjo situatë e tensionuar, sipas tyre, rezulton si rrjedhim i okupimit rus të Krimesë së Ukrainës, mbështetjes së Kremlinit për separatistët rusë në pjesën lindore të Ukrainës, rolit rus në konfliktin e Sirisë dhe helmatisjes së një ish-spiuni rus në Britaninë e Madhe, muajin që kaloi.

Në të vërtetë, marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin, aktualisht, janë aq të këqia, sa që këshilltari veteran i Presidentit Putin, Vladislav Surkov në një artikull botuar para dy tre ditësh në revistën “Global Affairs”, shprehet se Rusia ka hequr nga shpresat e saja prej shekujsh që të integrohet në Perëndim, ndërkohë që po përgatitet për një periudhë të re izolimi gjeopolitik, duke i dhënë kështu fund, “përpjekjeve të pafrutshme (prej katër shekujsh) për t’u bërë pjesë e qytetërimit perëndimor”.   Ai shkruan se mosmarrveshjet e vitit 2014 në lidhje Ukrainën shënuan fillimin e një periudhe të re, në të cilën Rusia do të “përballet me një izolim gjeopolitik prej 100, 200 ose 300 vjetësh?”, është shprehur këshilltari i Kremlinit.  Vladimir Putini pasi qe zgjedhur president i Rusisë për here të parë në vitin 2000 pat treguar shlnja angazhimi me Perëndimin, por shumë shpejt humbi durimin dhe filloi kritikat dhe mosmarrveshjet me Shtetet e Bashkuara, me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n, duke i akuzuar ato si armiqësore ndaj Rusisë.

Dikush ndoshta mund të pyes, po çfarë ka të bëjë kjo me Shqipërinë. E vërtetë se Shqipëria nuk është Rusia, por shihen disa paralelizma.  Edhe në Shqipëri, ashtu së në Rusi me mallin e rusëve për Stalinin, vitet e fundit është venë re një nostalgji e shprehur publikisht dhe e promovuar nga qarqe të caktuara për rolin dhe për trashëgiminë e diktatorit Enver Hoxha gjatë sundimit të regjimit të tij prej pothuaj gjysëm shekulli. Sikurë Shqipëria nuk ka halle të tjera që kërkojnë zgjighje te menjëhershme, kohët e fundit këtyre elementëve u janë hapur dyerë e dritare të televizioneve dhe gazetave shqiptare, ku këta apologjetë të regjimit enverist, madje arsyetojnë edhe ekzistencën e kampeve të përqendrimit – për gra, fëmij, pleqë e plaka — dhe për armiqtë dhe kundërshtarët e regjimit komunist, me zëdhënës si historiani Pëllumb Xhufi.  Me miq si Profesor Xhufi, të përndjekurit e regjimit komunist nuk kanë nevojë për armiqë.  Një shembull tjetër i kësaj prirjeje për të paraqitur Enver Hoxhën dhe regjimin e tij në një dritë më pozitive ishte edhe intervista e fundit e Mustafa Nanos me një gazetë të Tiranës. Mos harroni tani, kemi të bëjmë me “ajkën” shqiptare, me opinion-bërsit dhe me historianët që shkruajnë dhe interpretojnë historinë kombëtare.  Këta po i thonë brezit të ri të shqiptarëve, të cilët fatbardhsisht nuk e kanë përjetuar atë regjim se, “kampi i Tepelenës nuk ishte aq i keq”, e kam këtë nga CIA, pretendon historiani, sikur CIA e dinte më mirë gjëndjen atje se sa ata që vuajtjen në atë kamp. Shko, pyeti ata se sa i mirë ishte kampi i Tepelenës, Z. Xhufi.

Ndërsa Mustafa Nano, shprehet për gazetën Mapo, “për zhdukjen e pronës private, me fjalë të tjera shpronësimin, për vendosjen e pronës shoqërore mbi mjetet e prodhimit, e të gjitha këto nuk të mbajnë larg asaj që ndërtoi Enver Hoxha nën shembullin e Stalinit.  Vetëm izolimi e bunkerizimi ishin shpikje të Enver Hoxhës. Të tjerat i kemi peshqesh nga Marksi e Engelsi. Literally.”  Por kjo, na këshillon Z. Nano nuk e bën Enver Hoxhën anti-evropian, sepse ai “vishej allafranga”, përkundrazi shton ai, “Regjimi i Enver Hoxhës ishte europian. Ishte antikapitalist, por jo antieuropian e antiperëndimor.  E gjithë struktura edukative e asaj kohe nuk prodhonte antieuropianë. Përkundrazi, në një formë a në një tjetër e inkurajonte simpatinë për Europën. Vetë krerët e regjimit visheshin alla frënga. Madje, bazuar te veshja e te paraqitja e jashtme, Enver Hoxha ishte udhëheqësi më alla frënga i gjithë Lindjes komuniste,” shprehet Mustafa Nano.  Nuk di, atë qeshë, a të qajë! Për më tepër, në manifestimet zyrtare, ku kanë marrë pjesë autoritetet më të larta të qeverisë dhe të shtetit shfaqen edhe fotot e diktatorit, ndërsa autoritetet zyrtare heshtin.  Keni dëgjuar që ndonjë zyrtar të ketë denoncuar shfaqje të tilla?  Ndoshta këta mendojnë si Mustafa Nano, që Enver Hoxha të ketë qenë pro-perëndimor!

Ok, pasi jemi tek zyrtarët, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në një intervistë të kohëve të fundit me agjencinë e lajmeve Reuters është shprehur se, “Unë mendoj se është realiste që Shqipëria, dhe vendet e tjera të rajonit të bashkohen me BE-në në 10 vitet e ardhshme,” ka thënë Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.  Shpresoj që deklarata e Ministrit të jashtëm të Shqipërisë të mos interpretohet si ajo më lartë e këshilltarit rus për një izolim të Rusisë prej 100, 200 ose 300 vjetësh. Por megjithkëtë, kjo deklaratë pasqyron një mungesë angazhimi serioz të Shqipërisë për antarësim në Bashkimin Evropian, që mund të çojë në një izolim gjeopolitik të saj dhe heret ose vonë, ta hedhë atë në prehër të Putinit dhe të Erdoganit.

 

Fatkeqësisht, përball kërcënimeve të Kryeministrit të Rama se në mungesë të përshpejtimit të proceseve të integrimit të vendit nga ana e BE-së, Shqipëria ka alternativa të tjera, përfshirë Rusinë, Turqinë, Kinën e të tjera — mundësitë, ndonëse të vonuara për një integrim të shpejt të Shqipërisë në Bashkimin Evropian duken gjithnjë e më të zymta.

 

Nuk jam i sigurt nëse shfaqjet zyrtare dhe jo-zyrtare në Shqipëri për reabilitimin e Enver Hoxhës janë politika kontradiktore të pa koordinuara, apo janë përpjekje të bashkrenduara mirë për të minimizuar krimet e regjimit enverist deri në “periferitë më të largëta të ndërgjegjes,” ashtu siç po ndodhë në Rusi me krimet e Stalinit.   Koha do ta tregojë!

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, SHQIPËRIA SI RUSIA?

Mosbindja qytetare

April 10, 2018 by dgreca

blerta-haxhiaj

Nga Blerta Haxhiaj*/Lëvizja e parë politike mund të quhet despotike, nëse ajo është e lidhur me diskursin historik të botës politike, përmban një thesar përmbarues. Eurocentrizmi mund të përshpejtojë papërshtatshmërinë të despotizmit. Pikëpamja teorike është norma e një disipline akademike nëse duhet shpjeguar mosbindja qytetare. ‘Njerëzit rebel’ apo ajo që Michel Foucault referohet si riaktivizim apo rijetim të temave antike në diskurset e despotizmit, asnjëhere nuk e elaboron faktin se zbulimet që shfaqen ndaj bindjeve dhe mosbinjeve qytetare jane të paraqitura si figura despotike. Asnjë problem apo dhimbje nuk mund të haset nga leximi i pafajshëm, sepse despotizmi është një karikature dhe mund të gjykohet nga efektet e saj që njerëzit dhe instancat e larta duhet të kuptojë dhe realizojë rrezikun i përballjes. Efikasiteti i afrimit dialektik në teoritë sociale kritike zënë vend produktiv në mendimin e sotëm politik por edhe në praktiken e saj. Mosbindja civile eshte e drejte morale, etike dhe e shtetasve të shtetit të së drejtës. Produktiviteti i mbipërcaktimit qëndron në nocionin se forma specifike e një formimi social po zhvillohet vazhdimisht (në përgjigje të strukturës dominuese), gjë që kërkon një kthim të pafund në momentin specifik të konjukturës në mënyrë që të artikulojë formën e saj. Ideologjia prodhon subjekte, si dhe kategorinë subjektive – e cila është konceptuar si një person i pajisur me aftësinë për të identifikuar idetë dhe praktikat që ai beson dhe merr pjesë përpara se të veprojë kështu. Si një mekanizëm adaptive, individi e sheh veten të reflektuar në institucionet dhe praktikat e një shoqërie, për të cilën ka nevojë dhe janë të përshtatur. Shteti dhe aparati shtetëror kanë kuptim nga pikëpamja e luftës së klasave por në ditët e sotme ky term tashmë është shnërruar në ‘shtresa’, dallimin që në shtresa që paraqitet si opresion dhe kushte të garantuara për një eksploatim/riproduktim. Mirëpo nuk ka luftë mes klasave pa klasa antagoniste. Mes funksionimit ideologjik që prodhon një nocion partikular të subjektit individual ofron funksionimin diferencial ideologjik që prodhon kontradikta mes subjekteve politike dhe subjekteve votuese. Hapësira e ofruar me tendenca të mosbindjes qytetare bazohet mbi ideologjinë e cila në kundërshtim dhe fundamentalisht duhet të jetë relacionale për subjektet në fjale. Riprodhimi i çdo organizimi social mund të jetë një shoqëri eksploative ose parti revolucionare. Singulariteti dhe përsëritja e përbashkët kanë lokalizimin e organizatës sociale më të gjitha elementet e saj. Si pjesë e demokracisë mosbindja qytetare është e mirëpritur për një mirëmbajtje sa më të mire sociale për gjeneratat në vazhdim. Mirëpo mosbindja civile domosdoshmërit nuk mund të të drejtojë ndaj një revoltë apo protestë, gjithmonë mosbindja qytetare merret me konotacione paqësore. Me 17 prill 2018 marrim një lajm të mirë për Shqipërinë, që është rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ndërkohë që problemet e reformave janë në proçes e sipër më finalizimet e tyre. Por a do ta ndjekë kush opoziten? Është e vërtete se ndihma ekonomike është një harxhim shumë më i përballueshëm për shtetin se sa të ardhurat që mund të fitoje individi. Çështja nuk është se a do ta ndjekë kush opozitën sepse respektivisht si sistem parlamentar duhet të ekzistojë opozita, a kanë vullnet Shqiptarët të ndryshojnë ligjet dhe menyrën e jetësës! Mosbindja qytetare ka mënyra të ndryshme për t’u shfaqur, nuk mund të eliminohet dhuna apo edhe mos-dhuna. Nuk mund të anashkalohet motivi ekonomik që zmadhon mosbindjen qytetare të rolit strukturor që e determinon atë. Montesquieu – “aty ku ekzistojnë ligjet, liria nuk mund të nënkuptojë veprimet e gjithë asaj që dëshirohet. Liria është e drejtë që të bëhet e gjithë ajo që ligjet lejojnë, nëse një qytetar mund të bënë atë që ligjet ndalojnë, nuk do të ketë liri për askënd”. Nëse ekonomia është vetëm dominante në rastin e fundit, kjo do të thotë se është e mundur që një strukturë tjetër të jetë dominante në çdo rast tjetër, megjithëse për arsye ekonomike. Njeriu është një ‘kafshë’ politike (Aristotle) duke kontribuar për vendin që jeton. Në politike çdo gjë rrjedh dhe kalon në hallkat e zinxhirëve të pushtetit, mosbindja civile/qytetare është një kundërshti e pastër nëse arrihet të mbahet në pastërtinë e saj të kulluar. Elementi i propagandës ndikon drejtëpërdrejtë në mosbindjen qytetare, pjesa e kulluar nuk është e pastër domosdoshmërisht sepse është e kaluar në sitën e pushtet/politikës. Lëvizja e fundit në politikë është demokratike nëqoftëse ajo është e lidhur më diskursin politik, paraqitet më despotike se vet despotizmi. (Autorja është zv/kryetare e Shoqata e Sociologëve të Kosovës)

Filed Under: Analiza Tagged With: Blerta Haxhiaj, Mosbindja qytetare

20 vjet nga rrëmbimi prej forcave serbe të doktorit Hafir Shala

April 10, 2018 by dgreca

Kryeparlamentari Veseli: Doktor Hafir Shala ishte mjeku i plagëve të para të luftëtarëve të UÇK-së/

1 veseli mjeku

Sot, në 20-vjetorin e rrëmbimit nga forcat serbe të doktorit Hafir Shala, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka cilësuar atë intelektual me diapazon të gjerë të dijes e përgatitjes profesionale, humanist të jashtëzakonshëm dhe personalitet të shquar të Drenicës.Në një akademi të organizuar sot për nder të doktor Hafir Shalës, Veseli tha ndonëse kanë kaluar dy dekada, shteti serb ende nuk ka dhënë llogari për fatin e tij.

Kryeparlamentari Veseli tha se doktor Hafiri ishte mjeku i plagëve të para të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zhdukja e tij që në ditët e para të luftës ishte pjesë e luftës speciale të Serbisë, nëpërmjet të cilës ajo synonte të frikësonte kolegët e doktor Hafirit që të qëndrojnë larg frontit të luftës. Por ky synim i errët, shtoi Veseli, nuk u realizua.“Ushtria Çlirimtare e Kosovës e kishte nisur luftën për ta çliruar përfundimisht Kosovën. Radhët e saj brenda një kohe të shkurtër u dhjetëfishuan. Dhjetëra mjekë iu përgjigjen thirrjes së lirisë, duke ndjekur shembullin dhe guximin e doktor Hafirit. Sakrificat ishin të mëdha, por ne ja dolëm: Kosova fitoi lirinë dhe Serbia u dëbua përgjithmonë nga Kosova. Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran, falë sakrificës mbinjerëzore të njerëzve tanë, në mesin e të cilëve ishte edhe doktor Hafir Shala”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai shtoi se mirënjohja e thellë për mundin dhe gjakun e derdhur për liri do të ekzistojë përherë dhe se asnjëherë nuk do të pushohet së kërkuari drejtësi për krimet e kryera nga ushtria gjenocidale e Serbisë mbi popullatën shqiptare gjatë luftës.“Janë mijëra qytetarë tanë për fatin e të cilëve Serbia duhet të flas, të tregojë të vërtetën për zhdukjen e tyre dhe të japë llogari. Në mesin e tyre edhe për doktor Hafir Shalën. E vërteta dhe drejtësia kurrë nuk vjetrohen”, tha kryeparlamentari Veseli

Filed Under: Kronike Tagged With: dr. Hafir Shala, mjeku i plagve UÇK, Veseli

DIETOLOGIA:KUJDES NGA HELMIMET USHQIMORE!

April 10, 2018 by dgreca

Bëni kujdes me higjienën ushqimore nëse doni të shpëtoni nga helmimi !

Është i domosdoshëm kontrolloni i afatit të përdorimit të ushqimeve (data e skadencës), duke përfshirë edhe ato që nuk prishen shpejt, sepse rreziku qëndron pikërisht te përdorimi i ushqimeve që janë ruajtur në dollap prej vitesh./

ajshe-leka

Shkruan: AJSHE LEKA/

Për të mbrojtur shëndetin tonë, është mirë të respektojmë disa rregulla sa i përket mbajtjes dhe përdorimit të ushqimeve, në mënyrë që të jemi sa më të sigurt nga helmimet e mundshme me ushqim.

Faktorët që ndikojnë në prishjen e ushqimeve janë:

  • Ruajtja në temperaturën e ambientit
  • Ftohja e pamjaftueshme
  • Nxehja e pamjaftueshme
  • Përdorimi i ushqimeve të përgatitura me procedura të papërshtatshme industriale
  • Gatimi i pamjaftueshëm
  • Përgatitja e ushqimit më shumë se 12 orë përpara
  • Kombinimi i ushqimeve si lëndë e parë me ato të gatuara

Temperatura me e ultë për ruajtjen e një game të gjerë ushqimesh, është 80C, kurse për ato që paraqesin rrezik të lartë – 30C. Ushqimet që mbahen të ngrohta, duhet të ruhen në të paktën 62.80C (1450F), deri sa të konsumohen. Temperaturat e arritura gjatë një gatimi të shkurtër, apo në temperatura të ulëta, janë të pamjaftueshme për të eliminuar patogjenët e pranishëm në ushqim.

Pas gatimit, mos e lini ushqimin më shumë se 2 orë në temperaturën e ambientit.

Pastroni vazhdimisht frigoriferin me një sfungjer të pastër dhe të dezinfektuar, apo të njomur me uthull. Pa frikë, era do të avullojë menjëherë.

Mos i harroni ushqimet në frigorifer: Kontrolloni vazhdimisht nëse ka ushqime që janë duke u prishur. Para se t’i konsumoni frutat dhe perimet, lani mirë ato për të evituar praninë e mikrobeve dhe mbeturinat e anti-parazitëve. Mirë do të ishte të përdorej soda e bukës, në një enë me ujë, për larjen e perimeve që konsumohen të freskëta.

Për me tepër, ruajtja e tyre nëpër dyqane, në temperatura të gabuara, stimulon shumëzimin e baktereve në nivele që çojnë në helmimin e ushqimit.

Gatimi i ushqimeve direkt nga gjendja e ngrirë: Metodë e sigurt është nëse gatuajmë copa të vogla dhe të holla, si bërxolla apo copa te vogla mishi, pasi nxehtësia depërton në mënyrë të menjëhershme.

Masat e mëdha të mishit apo të shpendëve, duhet të shkrihen para së të gatuhen, për shkak se përbrenda tyre, këto masa të mëdha, mund të jenë akoma të ngrira, ndërkohë që në sipërfaqe duken të gatuara mirë.

Pajisjet për ruajtje në të ngrohtë, si dhomat apo banjo-marite, në temperatura të ulëta, mund të shërbejnë si inkubatorë, duke stimuluar rritjen e baktereve. Pajisje të tilla duhet të ngrohen më parë dhe të përdoren për të mbajtur vetëm ushqime të gatuara dhe të ngrohta. Ato kurrë nuk duhet të përdoren për të ngrohur ushqime të ftohta, pa u ngrohur më parë vetë.

Manipuluesit e ushqimeve, si bartës luajnë rol domethënës, sidomos në infeksionin nga Staphylococcus aureus. Në shumicën e rasteve, manipuluesit e ushqimeve janë viktima dhe jo burimi i helmimit, të implikuar nga kontakti i rregullt me lëndët e para, nga të provuarit e ushqimit gjatë përgatitjes, apo nga konsumimi i mbetjeve të mëparshme.

Flora bakteriale e duarve: Duar të lara nuk do të thotë domosdo duar të sigurta.

Dezinfektimi kimik nuk duhet të përdorët si një alternativë e larjes me sapun dhe ujë. Duart mund të jenë përgjegjëse në transmetimin e patogjeneve intestinale, të tilla si Salmonella, Campylobacter dhe E. coli nga lëndët e para dhe enët, tek ushqimi i gatuar, transmetimin e organizmave të hundës dhe lëkurës, të tilla si stafilokoku, nga njeriu tek ushqimi i gatuar.

Për të minimizuar këto probleme, duhet që duart të lahen jo vetëm pas përdorimit të tualetit, por me kujdes edhe gjatë përpunimit të përbërësve të ushqimit, veçanërisht pasi është prekur lënda e parë. Duhet të eliminohet prekja me duar të zbuluara e ushqimit të gatuar sa më shumë që të jetë e mundur, sepse edhe të lara, duart nuk janë të pastruara plotësisht nga stafilokoku. Asnjë person me plagë apo dëmtime të tjera kudo në trup, nuk duhet të përgatit  ushqime të ndjeshme. Plagët, të pastra dhe të pa infektuara, duhet të mbulohen me veshje.

Kontrolloni shpesh afatin e përdorimit (datën e skadencës) së ushqimeve, duke përfshirë edhe ato që nuk prishen shpejt (mielli, drithërat, erëzat). Rreziku është pikërisht te përdorimi i ushqimeve të vjetra që janë në dollap prej vitesh. 

(Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji. E sergio artikullin per lexuesit e Diellit. Mund ta ndiqni edhe: fb.com/nutricistedietologe  

Filed Under: Komente Tagged With: Ajshe Leka, Kujdes nga helmimet, ushimore

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • …
  • 42
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT