• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2018

TEPELENA-U NDËSHKUAN SE DESHËN TË QETËSONINË FËMIJËT E MBETUR JETIMË

April 7, 2018 by dgreca

PËLLUM XHUFI  NA DËNON PËRSËRI, DUKE MOHUAR VUAJTJET/

2Dobra shefqet

NGA SHEFQET DOBRA-Ish i dënuar në Kampin e Tepelenës/

Në kazermën nr, dy, gazetën e lexonte Bam Brahimi.  Gjatë leximit, polici ishte i pranishëm, të gjitnëjë, edhe ne të vegjlit, nuk mund të shtriheshim. Një mbrëmje, pasi u lexua gazeta, polici mori gazetë dhe iku.Ishte koha kur mund të qetësoheshin, të gjithë ishin të zhytur në mendimet e veta. Leximi i gazetës ishte mërzia më e madhe për këta njerëz. Në gazeta flitej vetëm kundër armiqve të brendshëm- për ne, e të afërmve tanë- as një herë nuk dëgjonim të thuhet: të harrojmë të shkuarën, të vllazërohemi. Fëmijtë e mbetur jetimë, pasi u kishin transferuar prindërit, më shumë e kalonin natën duke qarë. Dy fëmijë, po qanin me kokë të mbuluar, një grua e moshuar, shkoi ti qetësonte.

Një burri i moshuar, që dukej se ishte kthyer në statujë,  me sy të përqendruar në një pikë, filloi të fërshëllente një melodi, aq sa e dëgjonte vetë, për t’i bërë fëmijët të qetësoheshin.

Gruaja i tha Bam Brahimit, ti binte çiftelisë për t’i qetësuar fëmijët. U mendua pa dhe,  nxori nga poshtë shtresave çiftelinë. Pasi rregulloi akordet, gishtat e tij filluan të lëvizin mbi tela lehtë e me shkathtësinë e mjeshtrit. Tingujt e ëmbël të saj, megjithëse shumë të ulët, me gjithëse kazerma ishte shumë e madhe, në atë qetësi, tingujt e ëmbël, u ndjenë nga të gjithë por, nuk po kuptonin nga vinte. Kjo bëri që fëmijët, të qetësoheshin dhe, të gjithë si zogjtë u grumbulluan aty afër Bamit.

Në këtë ferr, nuk mund të mendoje për zbavitje të tilla. Bibla thotë: “Në se udhëheqja është lajthitur, populli është i braktisur”. Ne ishim të braktisur e të harruar. Njëri pas tjetrit, në heshtje filluan të afrohen edhe të mëdhejtë, krevatet e afërt, u mbushën lart e poshtë me njerëz. Asnjë nuk e prishte qetësinë. Një tjetër mori një tepsi dhe filloi t’i binte, sa për të shoqëruar çiftelinë. Një burrë u ngrit nga krevati, filloi të afrohet duke bërë me gojë  pum papapum, pum papapum sipas ritmit, e duke luajtur krahët si të ishte një shpend i stërmadh. U krijua një atmosferë e ngrohtë gëzimi e çlodhëse. Kjo atmosferë i largojë shumë vite më pas, u ngjalli shumë kujtime, TV mbedhejve, që për ta, tashmë ishin fshirë nga kujtesa, këta njerëz jetonin në ëndrrat e së shkuarës, për të harruar të tashmen. Fëmijët veçanërisht, u mbrekulluanë, U panë shumë vetë me lot në sy.   Një plakë, psherëtiu thellë dhe lëshoi një: “Eh jetë, o jetë, paske qenë mizore me ne!”

Filluan të kërcenin dy mesoburra. Ai shesh që krijohej në ndarjen e krevateve të radhës së parë e të dytë, në drejtim të derës, krijoi mundësinë e këtij argëtimi. Dikush, kapi për dore një djalë të ri, rreth të njëzetave dhe tha:  “Tani, do kërcejë Moisi Cami”- ky ishte: djali i Uke Camit dhe, nip i Zenel Shehut. Moisiu ishte i hollë e i gjatë. Ai kërcente aq bukur, uljet e ngritjet e tij të shpejta, dredhjet e trupit, ishin të mahnitshme. Papritmas, me shpejtësi të pakuptueshme, u hodh në gjunjët e Bam Brahimit, që i binte çiftelisë dhe me një salto, u pa në mes të sheshit. Të gjithë brohoritën pa vetëdije. Kur filloi të kërcente vallen dyshe dibrane, një tjetër e kapi për dore. Ulja e tij, duke qëndruar në majë të gishtave të një këmbe, e me këmbën tjetër të shtrirë para, i jepte bukuri të veçantë. Nga kënaqësia, një plak i vjetër, nga krevati i sipërm, xha Martini- tha: “Rrofsh o Mojsi Cami, se na qetësove edhe në pleqve!”  Në kulmin e haresë të këtyre fakirëve,  nga të dy dyert e kazermës që ishin të mëdha si hyrje shpellash, policët, si egërsirat, u futën njëherësh. Të gjithë kishin shkopinj gome në dorë.  Për disa çaste, qëndruan aty. Ishte  fatkeqësi ta prishje këtë gëzim që i kishte pushtuar këta fakir. S’vinte asgjë e keqe nga ajo që panë.  Të dënuarit nuk e vunë re fare praninë e tyre. Pas tyre u dëgjua një zë: Veproni! Në zyrë priste toger Hakiu, i cili, shkak donte dhe këtë shkak e gjeti. Njëherësh u lëshua policia mbi ta. Njëri rrëmbeu çiftelinë dhe e theu në kurriz të Bam Brahimit, vetëm bishti i mbeti në dorë, tjetri hodhi tepsinë në tokë dhe e  shqelmonte me këmbë, thumbat e këpucëve krijonin një zhurmë që të fuste datën, të  tjerët duke përdorur shkopinjtë e gomës  qëllonin këdo që u dilte para, tërhiqnin zvarrë kë të kapte dora. Moisiun e kishin vënë në mes dhe e qëllonin duke i thënë – ti je kërcimtari, ëh – hënë hëëë,,  të bëjmë ne të kërcesh gjithë natën! Britma policësh, të qarat grash e fëmijësh, të zinte veshi. Një i moshuar thoshte: – Mosni more burra, ç’bëni kështu! Nuk bënë gjë të keqe bre! Kazerma ziente nga të bërtiturat e policëve dhe të luturat e të vuajturve. Policët të  shpërfytyruar, tërhoqën zvarrë shumë burra e djem. Pse deshën të qetësonin  zemrat e fëmijët që shteti i la jetim, morën ndëshkimin më të dhunshëm. Atë natë, pamë tmerrin e  vërtetë, që nuk do e harronim kurrë. Barbarët dhe viktimat, bërtitnin, ca nga dhimbjet, të tjerët për të kryer detyrën. Vetëm njerëz, nuk mund të quheshin ata. Ata ishin xhahilë, të pa shpirt.  Rrëmbyen e tërhoqën zvarrë shumë burra e djem, edhe Hazis Allën, -djali i Isak Allës,- unë për atë qava gjithë natën, e kisha kushëri nga nëna, ishte dhe njeriu që më rrinte më pran, që nuk mërzitej kurrë nga tekat e mia, edhe se e shaja apo e qëlloja me gurë. Më në fund, dhanë urdhër për gjumë.

-Asnjë fjale mos dëgjohet! – tha roja- edhe polici, me shkopin në dorë, ndenji brenda. Dhe për të qarë, nuk mundeshim, se po t’na dëgjonte polici, vinte në përdorim kamzhikun. O prapsi, o dreq, me këto bisha, hall i madh na ka zënë. Po këto fëlliqësira, së prapthi kanë lindur, së prapthi do veprojnë! Nata ishte e vështirë, veçanërisht për pleqtë që dilnin shpesh natën për në banjë. Për të zbritur nga krevatet e sipërm, në vend të shkallëve, shërbenin dy tako të vogla, të mbërthyera në këmbët e krevatit, këto ishin shumë të rralla. Që të gjeje në errësirë ato, duhet të mbaje mend sa vetë duhet të kaloje nëpër këmbët e tyre. Këpucët e policit që ndenji brenda, bënin zhurmë ritmike që dukej sikur të godiste diçka në tru.

Nga mezi i natës, pasi ishin fikur dritat. U dëgjua diçka që u përplas në çimento dhe, një rënkim i dobët; polici ndezi shkrepësen të shikonte, edhe disa të dënuar, të njëjtën gjë bënë, ç’të shikonin!? Një plak, shumë i moshuar, duke kërkuar shkallën, kishte rënë në çimento. Ishte xha Martini, ai me zor i zbriste ditën ato shkallë, jo më natën. Lart ia kishin caktuar vendin edhe pse u ishte lutur të shumë të rrinte poshtë. Ishte i vetëm, të bijën e vetme që pati, e kishin larguar bashkë me të tjerët, tani nuk kishte kush të kujdesej për të! Për të mos mërzitur të tjerët sa herë ngrihej natën, u mundua ta gjente vetë shkallën. Nuk ishte i pari ky që ra në çimento, por ky mbeti më i paharruari, se e kish shfaqur më shumë se të gjithë gëzimin atë mbrëmje; shpeshherë, zëri i tij i ulët ishte dëgjuar të thoshte: Ju lumtë! Na gëzuat sonte! Gëzim paçi gjithë jetën. Të nesërmen, të mbështjellë me batanijen e tij, të vënë mbi dy dërrasa, gjashtë burra e përcollën për tek ura e Bënçës. Të gjithë, po më tepër të vegjlit dhe pleqtë, jetonim orë e çast pranë vdekjes. Vdekjen e kishim poshtë këmbëve, aty ku ndiznim zjarret, ku loznim, kudo mund të shpërthente një  predhë e fshehur, ose dhe mund të binim natën nga krevati si xha Martini! .

Ky ishte kampi i pushimit, i Tepelenës, natyrisht, me bolldazier nuk na merrnin, se ne nuk na vrisnin një herësh, por një nga një prej mundt e urisë dhe, varre, nuk do kishte për ne.

Këto që shkruaj une, ata që janë të paktën në moshën tim, e lart, i mbajnë mend dhe, nuk mund të ma hedhin poshtë. Ka tjerë që kanë qenë shumë të vegjël, që nuk i mbajnë mend, ka dhe tjerë  si psh, erdhi një nga Ngurrëza e Lushnjes te shoqatë, kishte një dokument të përndjekuri. E pyeta unë: ku ke qenë i internuar?

-Në Tepelenë- tha.

-Ku ishte kampi i Tepelenës? – e pyeta.

– Në Tepelenë- tha

– Po ku, në Tepelenë?

-po ne Tepelenë ore!

-Në ç’kazerm, ke ndenjur?

-Po, në kazermë, jo përjashta- tha

-Sa kazerma kishte kampi? E pyeta.

-Qenke i mërzitshëm!- më tha.

-Sipas këtyre letrave, je një vit më i madh nga unë- i thash. do të thotë se ti nuk ke qenë i internuar. Unë mbaj mend çdo pëllëmbë të atij vendi. Nuk na latë radhë ne se, më të përndjekur po hiqeni ju nga ne. Këta lloj na e bëjnë vuajtjen te dyshimte ne, dhe këta, nuk janë paisur pa qëllim me dokumente  të tilla.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Shefqet Dobra, tepelena, Xhufi na denon serish

ABAZ KUPI-SONET NGA URAN KOSTRECI

April 7, 2018 by dgreca

KUJTESE/1 uran Kostreci

ABAZ KUPI/61 okAbaz-Kupi-concentrate-1Sonet nga Uran Kostreci/

Kur mbledhja n’Mukje u prish prej t’kuqve djaj,/
Ajo tradhti nga Bazi u dënua;/
Të kuq e shkjah Atdhenë …e mbytën vaj,/
Shqiptarët vranë e u fryn.. si pallua!/
Nga kuqot dhe Kosova u tradhtua:/
Te serbi u shit me festë e berihaj!/
Që, n’Durres , luftoi Bazi u harrua…/
U përmënd luft, jo kush i priu asaj!
Po. n’Durrës, trimat që ran për lirinë,
Në varre, jetim, ngelën si mjeranë…
Ata me gjeneralin kan lavdinë
Siç ka dhe ky me ta, që pas i vanë.
Abazi më 7 prill nderoi Shqiprinë,
Heronjve u priu, plumb derdhi mbi dushmanë

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: 7 Prill, abaz kupi, Uran Kostreci

U PREHËSH NË PAQE E PËRJETËSI MIKU IM AGIM KARAGJOZI

April 7, 2018 by dgreca

1 asllanNga Asllan BUSHATI/

Më 5 Prillë 2018 i dhamë lamtumirën e fundit në Long Island të NY, njerit nga pjesëmarrësit e Luftës Dytë Botrore(LDB) , ndoshta i fundit  nga komunitetit shqiptaro-amerikan, Agim Karagjozi.  Ai që në moshe te re mori pushkën në krah dhe doli në mal për të luftuar kundër pushtuesit i radhitur në forcat e Ballit Kombëtar.Askush nuk e dinte aso kohe (përfshi edhe të ndjerin Agim Karagjozin), se si do të rridhnin ngjarjet e pas luftës në Shqipëri dhe se kush do të vinte në pushtet. Por  ai si shumë të tjerë, e shihte Mithat Frashërin si njeriun më elitar të kohës , më të besueshmin, por  edhe si  birin e Abdyl Frashërit , shtyllës  kryesore të Lidhjes së Prizrenit. Me mbarimin e luftës, si pasojë e instalimit të regjimit komunist në Shqipëri, u detyru të braktiste atdheun duke emigruar në Itali e më pas në  Turqi ku në  këtë të fundit u diploma si inxhinjer në kolegjin amerikan. Në 1956 arrin në SHBA ku punoi në profesion për një kohë të gjatë duke manifestuar aftësi  organizuese e drejtuese  e  duke i shërbyer familjes e komunitetit me devotshmëri e përkushtim. Kjo i dha Agim Karagjozit,(pas  asaj të pjesëmarësit në LDB),  “medaljen” e dytë në sytë e bashkatdhetarëve, atë të  organizatorit e  profesionist  të zot  në punë ,që ndihmonte  e mbështeste familjet shqiptare për kapërximin e vështirësive të emigrimit. Dhe që nga 1960 i përkushtohet Vatrës  duke e bërë atë pjesë të zemrës, shpirtit dhe jetës së tij.

Unë pata rastin ta takoj për herë të pare të ndjerin Agim Karagjozi në vitin 1995, kur u bë  rivarimi i eshtrave të Faik Konicës në Tiranë. Ai ishte Kryetari  i Vatrës, kurse unë drejtuesi i ceremonialit shtetror  të pritjes dhe rivarrimit. Që në këtë takim, pashë tek ai, atdhetarin e flakët por dhe të përvëluar nga dashuria për vendlindjen. Fliste me shumë respekt  për Zotin Sali Berisha (aso kohe President i Shqipërisë) dhe për ish Ministrin e Kulturës Teodor Laco. Fliste me shumë mallë për cdo gjë në Shqipëri, por mbi të gjitha  thoshte  se shembja e diktaturës së komunizmit me në krye diktatorin  E.Hoxha, është fitorja më e madhe e të gjitha kohrave për vendin tonë.

Gjatë atij evendimenti,  pata rastin ta takoj e të bisedoj me të disa herë sa në takimin e fundit më tha: “ Ju falenderoj shumë për ndihmesën që na dhatë  dhe se prej këtij moment  ju konsiderojmë  anëtar nderi i Vatrës”. I thashë nuk kam bërë asgjë më shumë se sa detyrën ,por njëkohësisht ndjehem krenar për pranimin anëtar nderi në Vatër. Kur unë emigrova në SHBA (më 11 prillë 1998),  kontaktova ne të dhe mbetëm shumë miq deri në momentin që u nda nga kjo jetë.  Gjatë kësaj  periudhe njëzet vjecare në Vatër,  në cdo gjë kam patur e ndjerë përkrahen e mbështetjen e tij të pa kufishme si anëtar i theshtë, si anëtar i Këshillit Drejtues, si  Kryetar i Kuvendit të 2013-ës dhe si Nënkryetar.

Pasi u largu nga drejtimi i Vatrës (për arsye moshe), e kam vizituar shumë herë në shtëpinë e tij së bashku me drejtuesit e Vatrës : Dr. Gjon Bucaj, Agim Rexhaj, Zef Balaj, Zef Pernocaj, Marjan Cubi, Dalip Greca etj. Në cdo rast na  priste krah hapur e me shumë mallë dhe  ingranohej menjëherë në bisedë për cdo gjë që bëhej në Vatër. E lexonte gazetën “Dielli” rresht për rresht dhe gjithnjë jepte mendime për temat madhore. Me Dr.Gjon Bucaj diskutonte deri në detaje ceshtje të organizimit e drejtimit të Vatrës dhe ishte shumë i kënaqur me zgjerimin e Vatrës me anëtarësinë e re. Agim Rexhës i thoshte (nga respekti)  ke kaq kohë që nuk ke ardhur dhe më merr në ne telefon, ditë për dite bjeri telefonit. Zef Balës i tha një ditë:” Zef më ke pas mërzitur shumë me kundërshtimet në mbledhje sa një herë u bërë gati të nxirrja jashë. Do të kisha bërë shumë gabim se ti Zef e do Vatrën dhe ke dhënë  shumë për të. Prandaj të kërkoj shumë të falur.Kështu bënte shaka e romuze me Zef Përnocën e Marjan Cubin dhe një ditë u bë merak se pse nuk kishte ardhur me ne Dalip Greca. I thashë se Dalipi të bën shumë të fala,por ishte në gjendjë gripale prandaj nuk ka ardhur  duke menduar se mund t’ju a ngjishte edhe Ju.Po pse nuk thua  hapur më tha se Dalipit se i paska rënë flama. Kurse mua më tha se ato shkrimet e tua i lexoj me shumë ëndje dhe më për mendi një shkrim për Benjamin Gilman dhe një për  hyrjen e trenit serb pa leje në Kosovë.

Kujtimet janë të shumta  e të pa harruara për ish Kryetarin e Nderit të Vatrës, të ndjerin Agim Karagjozi . Në ndonjë  raste tjetër , do tju këthehemi  atyre se janë edhe pjesë e historisë së Vatrës . Por në  këtë shkrim të lamtumirës për të, dëshiroj të vecoj se ai me punën e kontributin tij i dha shpirtë Vatrës. Ne brezin vijues  na  mësoi  si ta  duam, forcojme e zgjerojme Vatrën tonë të dashur. Ajo ishte dhe mbeti një gjë e  e shenjë dhe e shtrenjtë  për Agim Karagjozin. Ne  tashmë na bie  barra ta ruajme, mbrojme e forcojme Vatrës si pasuri të madhe kombëtare dhe si amanet që nga Noli e Konica e deri tek Agim Karagjozi.

E nderuar qoftë puna, kujtimi dhe veprimtaria shumë vjecare atdhetare e Agim Karagjozit. I lehtë i qoftë dheu mbi arkivol. U prehësh në paqe e përjetësi  miku im i pa harruar.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: agim karagjozi, asllan Bushati, u prehesh ne Pake

Përkujtohet rezistenca antifashiste e 7 Prillit 1939

April 7, 2018 by dgreca

1 KalajaNga Shefqet Kërcelli/Gazeta Dielli/
2 rezist
Durres, 7 Prill 2018- Sot paradite dhjetra qytetrë durrskë, veteranë, marinarë, përfaqsues të pushtetit lokal e qendror, të medias, etj, morrën pjesë në një ceremoni përkujtimore në kujtim të rezistencës antifashiste të 7 prillit dhe dëshmorëve të saj. Fillimisht u ekzekutua hymni kombëtar dhe më pas zoti Ardian Gurra, përfaqësues i bashkisë Durrës, foli për rëndësinë hisorike që kishte rezistenca e 7 prillit 1939, në memorien e popullit shqiptar, si pararendëse e Luftës së II Botëore dhe sfidat e së ardhmes. 3 rezistPamvarësisht rrethanave politike, shoqërore, ushtarake dhe gjeopolitike, dhjetra qytetarë shqiptarë, ushtarakë e marinarë të kohës, rrëmbyen armët dhe i dolën ballas hordhive fashiste të shumta në numur. Në këto beteja të pabarabarta dhanë jetën mjaft qytetarë, ku spikat, heroizmi i Kapterit të Marinës Mbretërore, Mujo Ulqinaku, i cili është dhe dëshmori i parë i Luftës Antifashiste në Ballkan.
Natyrisht që në kujtesën e kohës mbetet dhe ai që e organizoi dhe udhëhoqi Rezistencën, Komandanti Abaz Kupi.

Filed Under: Kronike Tagged With: 7 Prilli 1939, perkujtohet rezistenca, Shefqet Kercelli

SHBA, përkrahje për rrugëtimin evropian të Kosovës

April 6, 2018 by dgreca

-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një rol jetik për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova/
Thaci amerikani-Drejtori për Çështjet e Evropës Jug Qendrore, Matthew Palmer, tha se ShBA-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në fuqizimin e shtetit të saj dhe proceset nëpër të cilat po kalon/1 Amerik HaradinajGazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

 PRISHTINË, 6 Prill 2018/ Ka mbërritur sot në Prishtinë Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore të SHBA-së, Matthew Palmer. Diplomati amerikan në takim me presidentin e Republikës, Hashim Thaçi, rikonfirmoi edhe një herë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrugëtimin evropian të Kosovës.Presidenti tha se Kosova është e përkushtuar për paqe të qëndrueshme në rajon.“Kosova është e gatshme për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë dhe është e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhje të përhershme që forcon paqen në rajon dhe në tërë kontinentin e Evropës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi dhe drejtori Palmer vlerësuan se vetëm dialogu çon drejt stabilitetit rajonal dhe paqes afatgjate, si dhe mbetet mekanizmi i vetëm dhe i pazëvendësueshëm për zgjidhjen e problemeve në rajonin tonë.

Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore të SHBA-së, Matthew Palmer sot pasdite u prit edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një rol jetik për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, tha Haradinaj në takim ku u bisedua për situatën aktuale në Kosovë dhe rajon, procesin e transformimit të FSK-së në Ushtrinë e Kosovës, dialogun Kosovë – Serbi, si dhe aspekte që lidhen me sundimin e rendit dhe ligjit dhe proceseve të tjera të rëndësishme të integrimit euro-atlantik. “Qytetarët dhe institucionet e Kosovës përherë janë falënderues për ndihmën e gjithanshme që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin SHBA-të, për Kosovën. Kosova është e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-të, njëkohësisht duke rritë konsolidimin e shtetit dhe duke forcuar agjendën e saj të integrimit euro-atlantik”, tha kryeministri Haradinaj.Nga ana e tij, drejtori për Çështjet e Evropës Jug Qendrore, Matthew Palmer, tha se ShBA-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në fuqizimin e shtetit të saj dhe proceset nëpër të cilat po kalon. Palmer, poashtu tha se SHBA-të vazhdojnë interesimin e tyre në rajon dhe në procesin e dialogut.Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore i SHBA-së  takoi edhe përfaqësues të komunitetit serb në Kosovë, zëvendëskryeministrin dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim në largim, Dalibor Jevtiç dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Igor Simiç.Para ardhjes në Prishtinë Palmer qëndroi në Beograd, ku është biseduar edhe për normalizimin e marrëdhenieve, të vlerësuar vendimtar për procesin e integrimit në BE, si edhe për stabilitetin e prosperitetin në rajon.

Filed Under: Rajon Tagged With: Haradinaj, Matthew Palmer, ShBA-Kosova, takim Thaçi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 42
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT