• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2018

“TA PASTROJMË KOSOVËN”, NIS AKSIONI TREMUAJSH

September 15, 2018 by dgreca

3 ok pastr-Mbi 100 mijë pjesëmarrës sot në aksion: përfaqësuesit e institucioneve më të larta shtetërore,  Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, KFOR-i, organizatat joqeveritare, shoqëria civile, kompanitë private dhe të gjitha institucionet publike përfshirë nxënësit e shkollave fillore, të mesme dhe të gjithë studentët në tërë territorin e vendit/2 ok kryem harad past–Kryeministri Haradinaj: E filluam sot këtu, por nuk do të ndalemi deri në pastrimin e vendit tonë nga mbeturinat/

2 ok pastrim

-Në aksionin e sotëm, mori pjesë edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blend Klosi/

PRISHTINË, 15 Shtator 2018-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ “Ta Pastrojmë  Kosovën” është aksioni që ka nisur sot, për të vijuar tre muaj, deri në 15 dhjetor. Aksioni nisi në kuadër të “Ditës së Pastrimit të Botës”  që organizohet nga lëvizja globale “Let’s Do It World”,  ku synohet që në rreth 200 shtete të botës  të mobilizohen mbi 5% e popullsisë botërore që do të pastrojnë në një ditë.

1 okpastrimi“Në vendin tonë ky aksion do të vazhdojë për tre muaj dhe do të zgjasë deri në eliminimin  e të gjitha deponive ilegale, me qëllim  krijimi të një impakti sa më të madh të vetëdijesimit përballë problemeve mjedisore në nivel global”, thekson një deklaratë e qeverisë së Kosovës.

Pjesëmarrës në aksion janë: përfaqësuesit e institucioneve më të larta shtetërore,  Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, KFOR-i, organizatat joqeveritare, shoqëria civile, kompanitë private dhe të gjitha institucionet publike përfshirë nxënësit e shkollave fillore, të mesme dhe të gjithë studentët në tërë territorin e vendit.

Aksioni “Ta Pastrojmë  Kosovën” ka nisur në mëngjes me mbledhjen e vullnetarëve në Sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, Prishtinë, dhe në sheshet kryesore të qyteteve e qendrat e lokaliteteve, ndërkohë që në nivel vendi e edhe nëpër komuna të Kosovës janë themeluar task forca.

 

KRYEMINISTRI HARADINAJ: E FILLUAM SOT KËTU, POR NUK DO TË NDALEMI DERI NË PASTRIMIN E VENDIT TONË NGA MBETURINAT

 

 

 

“E fillojmë sot, dhe s’do të ndalemi pa e përfunduar. Por pasi ta përfundojmë heqjen e këtyre mbeturinave, nuk do të lejojmë që të hidhet mbeturinë kështu”, ishte mesazhi i sotëm i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në aksionin  “Ta Pastrojmë Kosovën”, aksion ky, që po zhvillohet në kuadër të “Ditës së Pastrimit të Botës”  të  organizuar nga Lëvizja Globale “Let’s Do It World”.

 

Nën praninë e shumë përfaqësuesve të huaj e vullnetarë të ndryshëm, që sot iu bashkuan aksionit, Kryeministri Haradinaj, tha se për dy dekada është hedhur mbeturinë dhe mbetje në të gjithë vendin. Por, e bëri të qartë se një situatë e ngjashme nuk do të ndodhë më.

 

“Vendi ku jemi sot, do të kthehet në park, do të jetë një park për fëmijët, rininë, për të gjithë”, tha Kryeministri Haradinaj, nga vendi ku edhe u bë hapja e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, tek deponia ilegale më e madhe në kryeqytet.

 

Duke i falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen, Kryeministri Haradinaj theksoi se pikërisht në “Në Ditën Botërore për të pastruar botën” , sot edhe Kosova po pastron, pa dallim  gjinie, feje, gjuhë, etni, moshë apo profesion. “Të gjithë jemi bashkë për ta pastruar vendin tonë”, vlerësoi ai.

 

Ndërkaq, nga ana e tij, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, bëri të ditur se e njëjta situatë është në të gjithë Kosovën, por që në 35 komuna të Kosovës i kanë dërguar agjendat e tyre. “Edhe vetë kryetarët e komunave janë në vendet e aksionit dhe po presim që mbi 100 mijë vetë sot të jenë pjesë e aksionit për pastrimin e vendit”, tha ai.

 

Në aksionin e sotëm, mori pjesë edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blend Klosi, i cili tregoi se janë sot në këtë iniciativë për të mbështetur lëvizjen vullnetare të të rinjve,  të shoqërisë civile, e cila, siç theksoi ai, edhe sot po dëshmohet si në të gjithë botën, po ashtu edhe në Shqipëri e Kosovë.

 

“ Janë për mjedisin, janë për pastërtinë, janë që të kemi një mjedis të pastër, por në radhë të parë që të kemi një jetë të qëndrueshme”, shtoi ai.

 

Po ashtu, pjesë e këtij aksioni ishin edhe FSK-ja, Policia e Kosovës, KFOR-i, agjencitë e ndryshme shtetërore, ambasadorë të huaj në Kosovë, Ministritë, Komunat, nxënësit e mësimdhënësit, kompanitë private dhe ato të pastrimit.  Kësaj inicative të Kryeministrit Haradinaj, iu bashkua edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

 

Aksioni “Ta Pastrojmë  Kosovën”  do të zgjasë deri më datën 15 Dhjetor 2018, dhe është nismë e Kryeministrit Haradinaj që për qëllim ka pastrimin gjeneral të Kosovës nga mbeturinat e grumbulluara prej dy dekadash dhe aksion që do të pasojë me vendime restriktive për keqkpërdoruesit.

 

Në aksionin e sotëm, Kryeministrin Haradinaj e kanë shoqëruar Kabineti qeveritarë dhe punonjësit e Zyres së Kryeministrit.

 

 

FSK-ja ME KAPACITET NJERËZORE DHE TEKNIKE NË AKSIONIN GJITHËKOMBËTAR  “TA PASTROJMË KOSOVËN”

Sot,  në afërsi të ujësjellësit rajonal “Prishtina”, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, hapi aksionin vullnetar gjithë kombëtar “Ta pastrojmë Kosovën”, aksion i cili do të zgjasë për tre muaj rresht. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, i cili shoqërohej nga zëvendësministri Burim Ramadani dhe Komandanti i Komandës së Forcës Tokësore të FSK-së gjeneral brigade Enver Cikaqi. Pjesëmarrës në këtë ngjarje, që ju kishin përgjigjur aksionit vullnetar nga MFSK dhe FSK, ishin edhe zyrtarë,  oficerë, kadetë dhe ushtarë të shumtë.

Duke vlerësuar lartë rëndësinë e këtij aksioni, ministri i FSK-së ministri Rrustem Berisha  shprehi mirënjohjen si dhe përgëzoi të gjithë pjesëtarët që janë angazhuar në detyra të ndryshme në kuadër të mbështetjes së këtij aksioni. Ai me këtë rast edhe  një herë ju bëri  ftesë të gjithë  pjesëtarëve të MFSK-së dhe FSK-së dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, që edhe individualisht të ndihmojnë këtë aksion në mjediset  ku jetojnë.

Në këtë aksion, përveç forcës njerëzore,  FSK ka angazhuar një numër të madh të mjeteve teknike xheniere,  makineri, mjete transporti  si dhe  forcë njerëzore në 7 komuna të Kosovës.

Filed Under: Featured Tagged With: aksion 3 mujor, Behlul Jashari, Pastrojme Kosoven

Prizren-Projekti i ri “Shkolla e Lartë Profesionale ‘Loyola’”

September 14, 2018 by dgreca

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në prezantimin e projektit të ri “Shkolla e Lartë Profesionale ‘Loyola’”: Shkollimi i të rinjve tanë duhet bazuar në nevojat e tregut evropian/

3 Ramo Priz

PRIZREN, 14 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/ “Fëmijët e Prizrenit janë me fat që e kanë një shkollë si Loyola dhe duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi” Kështu tha  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një vizite pune që i bëri gjimnazit “Loyola” dhe ku u prezantua projekti i ri “Shkolla e Lartë Profesionale ‘Loyola”, projekt ky që domen ka fushën mekatronike dhe i  cili parashihet të jetë pjesë e Parkut Inovativ Trajnues në Prizren.

2 ramo PrizKryeministri Haradinaj, me këtë rast, tha se projekti i një Shkolle të Lartë në Kosovë është një ngjarje e re, është koncept real i jetës, i tregut dhe se ka besim në gjimnazin “Loyola” për angazhimin e saj në arsim për të rinjtë kosovarë.

1 Ramushi Prizren

“Ky është investimi më i mirë që mund të bëjmë, është shkollimi i duhur dhe cilësorë i fëmijëve tanë dhe ky është edhe orientimi ynë si Qeveri, për arsimimin e të rinjve tanë.  Çdo përpjekje që e ofron këtë, do të marrë mbështetjen institucionale” ka shtuar Kryeministri Haradinaj duke shprehur përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës që t’i ndihmojnë këtij institucioni arsimor.

“Qëllimi është që të aftësohen të rinjtë tanë për tregun e punës, që të avancojnë si në shtete tjera të zhvilluara, si Gjermani, Austri apo diku tjetër”, tha kryeministri Haradinaj duke vlerësuar faktin se si kjo shkollë me mësimdhënës kosovarë dhe nxënës kosovarë ka sukses të jashtëzakonshëm në arsimimin e të rinjve tanë.

Duke pasur rastin të shohë nga afër planet e kësaj shkolle në projektin e ri për Shkollën e Lartë Profesionale “Loyola” brenda Parkut Inovativ dhe Trajnues ne Prizren, kryeministri Haradinaj tha se një institucion i tillë, do ta ketë mbështetjen e pa rezervë të të gjitha institucioneve, në mënyrë që projekte të tilla me këtë synim të ketë edhe më shumë në të ardhmen.

“Ky është modeli që duhet ndjekur”, tha kryeministri Haradinaj.

Gjatë prezantimit të projektit për shkollën e re janë paraqitur udhëzimet se si kjo shkollë mekatronike mund të funksionojë në mënyrën më të mirë, duke iu përshtatur tregut të punës, arritja e së cilës mund të bëhet përmes lidhjes nxënës-shkollë-kompani.

Pjesë e prezantimit ishin edhe kompani kosovare të cilat paraqiten nevojat e tyre konkrete për punësim.

Në ceremoni ishin prezent ministri i Financave të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, drejtori i Doganës, Bahri Berisha,ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt,  ambasadori austriak, Gernot Pfandler, ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka si dhe përfaqësues tjerë institucionalë dhe të Odave Ekonomike./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: BehlulJashari, Prizren, Shkolla professional

Dalja nga politika e qorrsokakut

September 14, 2018 by dgreca

1 Kadri Veseli fletNga Kadri Veseli*/

Kuvendi i Kosovës, tanimë, ka krijuar një traditë shumë të mirë të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë. Kjo ditë merr një rëndësi të veçantë në kontekstin e shoqërive e shteteve me demokraci të re, siç është vetë shoqëria kosovare.Demokracia përbën modelin më të mirë të qeverisjes në historinë politike të njerëzimit. Të gjitha modelet tjera politike që kanë synuar ta zëvendësojnë, kanë dështuar njëra pas tjetrës.Sigurisht, do të dështojnëedhe modelet që sot përpiqen të rivalizojnë me demokracinë.Arsyeja, pse kjo ka ndodhur dhe do të ndodhë edhe në të ardhmen, është shumë e qartë: vetëm demokracia arrin të sigurojë një qeverisje e cila nuk e cenon vlerën më të lartë të individit dhe të shoqërive- lirinë.

Ne besojmë në këtë ide, prandaj kemi zgjedhur që të jemi pjesë e botës demokratike, sinonim i të cilës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Aleanca Veri-Atlantike dhe Bashkimi Evropian.

Nuk kemi asnjë dilemë dhe asnjë hezitim në këtë vizion.Por, demokracia para se tëjetëide, është praktikë reale, është mënyrëspecifike e qeverisjes dhe mënyrë e jetesës në liri.Është pikërisht ky dimension që nganjëherë duket se e harrojmë. E kemi gojën plot demokraci, e në anën tjetër lejojmë të na ndodhin gjëra që nuk korrespondojnë me frymën praktike të demokracisë.Ndërsa e them këtë, fjalën e kam pikërisht te skena jonë politike e cila tash e një kohë të gjatë po ka vështirësi serioze në tejkalimin e polarizimit të dëmshëm partiak.Në demokraci, dallimet politike janë të ligjshme, por kur ato nuk konkludojnë me konsensus, shndërrohen në rrezik për rendin demokratik. Interesat partiake janë legjitime në demokraci, por ato de-legjitimohen saherë që dalin mbi interesin publik.I përmenda këto parime, për të dalë tek çështja aktuale e dialogut me Serbinë.Na duhet të ulemi dhe të gjejmë gjuhën e përbashkët në përballje me sfidat e këtij dialogu. Të ulemi, ashtu siç kemi bërë gjithmonë në të kaluarën dhe kemi pasur sukses. Fryma e përjashtimit reciprok, të cilën aktualisht jemi duke e parë në mjedisin tonë politik,është një rrugë pa krye. Politika e qorrsokakut askujt nuk i shërben dhe të gjithë do të dalim të humbur nëse nuk hiqet dorë prej saj.Dilemat e ngritura mbi rrezikun për ndarjen e Kosovës nuk janë të qëndrueshme. Realisht, nuk janë dilema tona. Janë gracka të kundërshtarëve të lirisë dhe pavarësisë sonë.

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Deklarata e Pavarësisë e 17 Shkurtit është deklaratë e shenjtë për popullin tonë. Prandaj, si e tillë, është e paprekshme. Është e pacenueshme, siç janë gjërat e shenjta.

Kosova ka integritetin e saj territorial, të njohur ndërkombëtarisht.

Ka Kushtetutën e saj demokratike dhe askush nuk ka mandat të marrë vendime që bien ndesh me parimet themelore të saj. Prandaj, duke marrë parasysh këto parime të cilat na bashkojnë, është koha të ulemi dhe sëbashku ta trasojmë rrugën përpara. Këtë e presin sot qytetarët nga ne. Ky është obligimi ynë për të cilin kemi marrë mandatin prej tyre.Një gjë duhet ta kemi të qartë: Ose do ta respektojmë dhe zbatojmë këtë obligim, ose nuk kemi arsye të qëndrojmë në ulëset e Kuvendit e të Qeverisë, asnjë ditë të vetme.

Rrugë të tretë nuk ka.

*(Ky tekst është fjalimi që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka mbajtur sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë).

Filed Under: Analiza Tagged With: Dalja nga politika, e qorrsokakut, Kadri Veseli

NATO: Krijimi i ushtrisë çështje e Kosovës

September 14, 2018 by dgreca

NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me mandatin aktual, por nëse FSK duhet të zhvillohet, atëherë Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë.1 Ushtria Kos

Nga Numan Numanoviç/

Këshilli i ministrave të BE-së dhe përfaqëesuesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor ranë dakord në Vjenë (13.09) për zgjerimin e marrëveshjes së Prüm-it. Në këtë marrëveshje bëhet fjalër për automatizimin e shkëmbimit të të dhënave mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Konkretisht kjo ka të bëjë me gjurmët e gishtrinjve dhe të dhënat për ADN-në, si dhe të dhënat për regjistrimin e automjeteve, vuri në dukje ministri Brendshëm austriak Herbert Kickl (FPÖ) në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun shqiptar Fatmir Xhafaj. Ky do të ishte një “impuls i vërtetë cilësie” në bashkëpunimin policor dhe sigurinë në të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Marrëveshja e Prüm-it u nënshkrua në vitin 2005 nga Austria, vendet e Belenux-it, Gjermania, Franca dhe Spanja. Që nga vera 2007 kjo marrëveshje është integruar si kuadër ligjor në BE. Ajo rregullon bashkëpunimin ndërkufitar midis shteteve nënshkruese me qëllim luftimin e terrorizmit dhe kriminalitetin ndërkufitar.

Ministrat e brendshëm të BE-së u takuan në Vjenë në kuadër të presidencës së radhës në BE që e mbulon Austria këtë gjashtëmujor. Gjatë ditës së parë të konferencës ishin pjesëmarrës edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor,  ndër të premten (14.09) marrin pjesë përfaqësues nga vendet afrikano-veriore. Fokusi është përqendruar në bashkëpunimin e policisë, azili, migracioni dhe mbrojtja e kufijve.
Aspak temë rrugët legale për migracionin

Në fillim të konferencës ministri Brendshëm i Austrisë reagoi ndaj fjalimit vjetor të presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker lidhur me gjendjen në BE. Ky i fundit i bëri thirrje presidencës austriake në BE, që të përpunojë zgjidhje me qendrueshmëri për të ardhmen dhe politika për rrugë legale të migracionit. „Ne mund të flasim për këtë, pasi përpjekjet për luftimin e migracionit ilegal të kenë sukses”, tha ministri austriak. Një herë ka ndodhur me programin e BE-së për shpërndarjen e emigrantëve, kur BE-ja u përpoq “të udhëzojë diçka, që askush nuk e donte”, tha Kickl.

Kontrollet kufitare mbeten

Kickl hodhi poshtë edhe kërkesën e komisarit të BE-së për Migracionin Dimitris Avramopoulos, i cili në një intervistë u drejtohej atyre vendeve, që ndërkohë aplikojnë sërish kontrollet kufitare në hapësirën Shengen, për t’i shfuqizuar këto rregulla sa më shpejt. Austria do t’i vazhdojë kontrollet në kufi për aq kohë, sa një mbrojtje e kufijve të jashtëm “të mos jetë vetëm në letër, por faktike”. Shfuqizimi i kontrolleve kufitare të vendosura në vitin 2015 do të bëhet vetëm pasi të funksionojë vërtetë mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së. Ai nuk mund t’i injorojë nevojat e popullsisë për siguri dhe kontrolle, tha Kickl.

Ministri i Brendshëm austriak ishte i të njëjtit mendim me Komisionin e BE-së lidhur me planet për përfrocimin e agjencisë së mbrojtjes kufitare Frontex dhe rritjen e numrit të nëpunësve kufitarë. Edhe agjencia e BE-së për mbrojtjen e kufijve duhet të zgjerohet, për të mbështetur vendet e BE-së në procesin e azilit. Emigrantët ilegalë duhet të mund të dëbohen më shpejt.

Qendra për pranimin e të kthyerve në Shqipëri?

Në Vjenë të enjten, sipas Kickl, ka pasur edhe bisedime diskrete me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor për krijimin e qendrave të pranimit të refugjatëve të kthyer refuzuar nga vendet e BE-së. Që Shqipëria është në fokus, këtë Kickl nuk donte ta konfirmonte. „Ne nuk duam debate në opinionin publik, përpara se të jenë pjekur kushtet”, deklaroi i rezervuar dhe pa të dhëna konkrete ministri austriak. Edhe homologu i tij shqiptar Fatmir ishte i kursyer në informacion. „Shqipëria aktualisht është e konfrontuar me një numër gjithnjë e më të lartë migrantësh dhe ne me kënaqësi e pranojmë mbështetjen e BE-së, në mënyrë që Shqipëria të mund ta menaxhoj më mirë situatën”, u shpreh Xhafaj në Vjenë. Me “qendra të pranimit të të kthyerve” jashtë BE-së synohet, që të arratisurit, të cilët kanë një përgjigje përfundimtare për azilin e refuzuar në BE, të kthehen në një vend të tretë përpara se të dërgohen në vendin e origjinës. Shtetet që janë të gatshme për këto “qendra të pranimit të të kthyerve” mund të marrin ndihma si edhe mbështetje nga punonjësit e truprojës kufitare të BE-së.

Ministri i Brendshëm austriak e theksoi disa herë, që vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë dëshmuar shumë herë kontributin e tyre efikas në zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e kufijve, azilit dhe migracionit dhe se marrëveshja e nënshkruar tani do të shërbejë për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Ministri shqiptar e cilësoi gjithashtu Austrinë si një partnere të rëndësishëme, që jep një kontribut të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor për përhapjen e normave demokratike.

Filed Under: Featured Tagged With: kosova, NATO, Ushtria

Vuçiq: Marrëveshja me Kosovën t’i garantojë Serbisë anëtarësim në BE

September 14, 2018 by dgreca

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se çdo marrëveshje me Kosovën, për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve, duhet t’i garantojë vendit të tij anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Nëse ndonjëherë arrijmë marrëveshje me Kosovën, Serbia duhet ta ketë të sigurt se do të bëhet anëtëare e BE-së më 2025”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters më 13 shtator.

Bashkimi Evropian ka thënë disa herë se normalizimi i marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, është element kyç për t’u bërë pjesë e bllokut evropian.

Presidenti serb ka thënë ndër të tjera se arritja e marrëveshjes mund të zgjasë deri në 10 vjet, për shkak të dallimeve mes palëve.

“Ndonjëherë qeshi kur dëgjoj njerëzit si i bëjnë gjërat të lehta dhe thonë se, unë do t’iu jap juve tri fshatra dhe unë do t’iu jap gjashtë të tjerë në këmbim”, është shprehur ai.

Me këtë deklaratë ai u është referuar diskutimeve të fundit për ndryshim kufijsh në mes të dy shteteve.

“Nëse ndonjëherë do të arrijmë marrëveshje, do të ishte një pakt që nuk do të përfshijë vetëm marrëdhëniet në mes neve dhe shqiptarëve në Kosovë, por edhe rezolutën për rrugën drejt BE-së dhe zhvillimin e ardhshëm ekonomik”, ka thënë ai.

“Tani për tani, ne nuk e dimë ku i kemi kufijtë”, është shprehur Vuçiq.

“Askush në rajon nuk duhet të jetë i frikësuar nga arritja e ndonjë marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë, rajoni do të jetë më më stabil, më i fuqishëm dhe më atraktiv”, është shprehur ai.

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, synojnë arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese për të dyja palët.

Takimi i fundit në mes të dy presidentëve në Bruksel, atij të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, ka dështuar të mbahet, pasi ky i fundit ka refuzuar të takojë delegacionin nga Kosova.

Filed Under: Komente Tagged With: Kosove, marrveshje, Serbia ne BE, Vucic

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 38
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT