Nga Astrit Lulushi/ T’u kthehesh kujtimeve është si të vizitosh një dhomë muzeu. Pra edhe një herë në të kaluarës, kur njeriu jetonte për një copë bukë të ngjyer thellë në frikën e persekutimit që ofronte diktatura e “proletarëve” të hipur në majën e piramidës.
Kujtesa mund të jetë më e dhimbshme nëse kujtohet e gjitha. Për t’u ngushëlluar ose nga bamirësia, njeriu i arsyeshëm këtë dhimbje mundohet ta shohë të pa-anëshme, megjithëse e di se vetëm e vërteta është e tillë. Kujtesa që përjeton nuk krijon hidhërim ose urrejtje. Tani, i ndodhur në kohë tjetër, ai ndjen mëshirë edhe pse humbësi ende nuk e kupton se ka dështuar, se koha e tij nuk kthehet prapë, se idetë e tij janë të rreme. Kur njeriu shpërfill çdo gjë që është moralisht e drejtë dhe e vërtetë ai synon fuqinë e pushtetin duke mos parë padrejtësitë ndaj të tjerëve, ndaj vendit, bëhet i pamoralshëm.
Pushteti i ngjan piramidës Në majën e saj është vendosur një objekt me shumë vlerë. Për ta arritur atë, njeriu që ngjitet sakrifikon të mirën e emrit të tij dhe përlyen çdo gjë të vyer që ka në vetvete. Duke humbur sensin e drejtësisë dhe nderit, ai transformohet, apo ruan pamjen e jashtme ndërsa përbrenda sundohet nga natyra e kafshës. Nëse e shtrembëra mund të bëhet e drejtë për hir të postit, atëherë ç’mund të thuhet për të vërtetën nëse pushteti sundon me të gjitha gjërat e frikshme. Falë kësaj sjelljeje, personi në pushtet ka shumë armiq dhe miq të vërtetë, por vetëm shumë pak miq të devotshëm, thotë Jul Cezari në shënimet e tij. Dhe kush më mirë se ai do ta bënte këtë klasifikim? Sepse tirani meriton vdekjen për atë që është krimi i tij më i madh, padrejtësia ndaj të tjerëve dhe pandershmëria ndaj vetes, dhe nuk duhet gjykuar për krimet e vogla që i bëjnë veprimet e neveritshme të dukshme, të lavdërueshme.
Archives for March 2019
Asimilimi i turqëve në Gjermani dhe asimilimi i shqiptarëve në Turqi
Për Erdoganin Asimilimi i turqve në Gjermani është krim, ndërsa asimilimi i shqiptarëve në Turqi është sevap!!!!
I URREJ VIKTIMAT, QË RESPEKTOJNË PERDHUNUESIT DHE EKZEKUTORËT E TYRE (Jean-Paul Charles Aymard Sartre)/
Nga Klajd Kapinova*/
Heroi Kombetar kryetrimi i Arbërisë dhe Europës Gjergj Gjon Kastrioti rivlerësohet nga Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini
Presidenti i Partisë Nacionaliste Italiane, më popullore dhe të përkrahur sot me emrin Lega Nord, njëkohësisht Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini, e ka të qartë strategjinë se si duhet luftuar globalisti ekstremist majtis hungarezo ameikan Xhorxh Soros.
Në një prej takimeve të tij, Salvini ka akuzuar “bamirësin” Soros, për përpjekjen e tij me ide dhe qëllime të çmendura, për shkatërrimin e sistemit kapitalist.
Ai po shpenzon 18 miliardë euro, nëpër vende të ndryshme në Europës dhe SHBA, përmes të ashtëquajturës “shoqëri e hapur” për ide komuniste, kundër nacionalistëve atdhetarë, konservatorëve kundërkomunist, kundërsocialist, kundërglobalist etj.
Salvini, u tregua shumë fisnik me citimin pozitiv të historisë e lavdishme të shqiptarëve, sepse nxori në pah domosdoshmërinë e sotme të luftës shembullore të burrshtetit Gjergj Gjon Kastriotit, i cili, u bë mburoj e vendit të tij dhe Europës së krishterë, kundër radikalëve islamik otomanë.
Ai e tha hapur pa dorashka, se Europa e Italia, për të ringritur vlerat e saj të nëpërkëmbura nga politikanët sharlatanë të majtë globalist dhe socialkomunistë në Bashkimin Europian, Parlamentin e saj dhe qeveritë e majta kundëruropiane, kanë bërë që sot të ndihet nevoja e domosdoshme e Gjergj Kastriotit, i cili, me stoicizëm luftoi pa u trembur kundër islamikëve shkatërrimtarë e barbar otomanë…
Edhe pse politikani i lartë i djathtë Salvini, bëri këtë paralelizëm të goditur, që është gjithashtu një vlerësim për ne dhe Gjergjin e Madh, sërisht media e majtë globaliste komuniste në Shqipëri e quajti ekstremist të djathtë, sepse padroni i tyre diktatori islamik imam Erdogan i ka urdhëruarato.
Është pikërisht kjo media shqipshkruese e folëse, që ka heshtur ndaj deklaratave të mirëfillta shoviniste, neo-otomanizuese dhe ri-islamizuese të Erdoganit, gjatë vizitës së pastër fetare pa ngjyrë diplomatike shtetërore të tij në Tiranë.
Dhe ai duke vepruar sikur të jetë zot i shqiptarëve muslimanë, hapur bën thirrje: “Nuk ka rëndësi se kush jeni shqiptar, turk, boshnjak apo rom, por jini të bashkuar me njëri-tjetrin. Podgorica, TIRANA, Sarajeva, Shkupi; ZEMRAT E TYRE DUHET TE RRAHIN NE ISLAM. Siç thoshte edhe Mehmet Akif Ersoj, nëse jemi të bashkuar as topi nuk na ndan.” (Prezë, 13 Maj 2015)
Bota dhe Europa, asnjëherë nuk i harrojnë njerëzit e shquar të tyre, për të cilin ata kanë folur dhe shkruajnë ndër shekuj dhe do të vijonë të ecin me këtë shembull rivlerësimi të merituar. Po ne shqiptarët a kemi nevoj për Gjergj Kastriotin, sepse si Kosova dhe Shqipëria janë të pushtuar sot nga influenca e mentalitetit arkaik neo-otomane!?
Në shenjë mirënjohje dhe krenarie nacionalisti italiandashës Matteo Salvini është i qartë në trimërinë, virtytet dhe cilësinë e shembullit më pozitiv historik të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve dhe vendit të shqiponjave me kryetrimin legjendar Gjergj Gjon Kastriotit, i cili, luftoi me stoicizëm Perandorinë Kalifatiste Islame Osmane për më shumë se 25 vjet.
Armiku i shqiptarëve janë vetë shqiptarët
“Turqia, bërthama e Perandorisë Islame Pushtuese, ajo që me shpatë dhe kur’an kishte bërë ç’nuk e ç’mos për ti kthyer ballkanasit nga europianë në otomanë, e nga të krishterë në islamikë, në mbarim të kacafytjes përfundoi ajo vetë në një shtet laik e republikan.”– I. Kadare.
Otomanët dje dhe turqit laraman sot, nuk harrojnë të na identifikojnë me vetën e tyre. “Shqiptarët muslimanë përfaqsojnë identitetin turk në Europë…”, thotë shkrimtari i famshëm stambollas Orhan Pamuk, azilant politik në SHBA, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi. Ai është i vetmi turk që ka pasur kurajon civile që ka kritikuar qeverinë radikale islamike të Erdoganit, e cila mohon Gjenocidin barbar kundër popullit të krishterë armen. Dhe për këtë ai është denuar me vdekje nga klika e Erdoganit.
Me zgjuarsi dhe mprehtsi poeti ynë shqiptar i rilindjes Çajupi,iu përgjigje në kohën e tij me këtë poezi brilante:
Kur bëre derr’ dhe arinë,
Ç’deshe që bëre Turqinë?
Se të mos qenkej kjo farë,
bota do të vinte mbarë,
dhe do të lulëzonte,
Shqipëria do t’gëzonte. – Andon Zako Çajupi
Rama dhe Presidenti neo-otoman Erdogan po punojnë së bashku për të realizuar neo-otomanizmin e trojeve tona:”Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnje, Kosovëdhe Shqipëri tëketënjëRilindje tëkultures sonëislame… Shqiptarët muslimanëjanëmbetje osmane…”, shprehet ish Ministri i Jashtëm, ish Kryeministër neo-otomanist i Turqisë Ahmet Davutoglu.
Armiku i shqiptarëve janë vetë shqiptarët! Kjo nuk është shprehja e imja, por e rilindasve të vërtetë shqiptarë, që me dhimbje e kanë pranuar të vërtetën historike.
Kështu është vepruar tash 700 vjet. Janë bërë të zakonshme në media dhe në ambientet publike e fetare opinionet dhe deklaratat kundërshqiptare të shumë hoxhallarëve, që flasin shqip, për inerci se jetojnë në ambientet apo në qendrat e banuara shqiptare.
Kur disa pseudohoxhallarët shqipfolës urrejnë historinë tonë të përgjakur ndër shekuj, viktimat e krishterë etnik arbëror… dhe lavdërojnë e falen me ndërgjegje dhe krenari për krimet e sulltanë çfarë pret më shumë në Kosovë e Shqipëri pro osmane dje dhe sot!!!! (Shiko fotot, që shoqërojnë shkrimin)
Perandoria Osmane, ka ngritur mur mes shqiptarëve dhe Europës. Në radhë të parë me ideologjinë fetare islame si ideologji e saj shtetërore, por jo vetëm me te.
Robëria turke ka cënuar rëndë zhvillimin natyror të popullit shqiptar: ia ka këputur lidhjet, që deri atëherë ka vene me Europën; ia ka nderruar drejtimin, që deri atëherë ka përvijuar; ia crregulluar ritmin jetësor, që deri atëherë ka krijuar.
Duke e shkëputur prej Europës, pothujase në të gjitha pikpamjet, robëria turke do të vonoj zhvillimin e popullit shqiptar, mandej në të gjitha fushat: materiale, ekonomike, kulturore, qyteruese, urbane.
Besimi tjetër, kodi tjetër juridik, parime tjera morale, mënyra tjetër e jetesës, që s’përputheshin me besimin, kodin zakonor dhe kulturor të popullit shqiptar. (Akademik Prof. dr. Rexhep Qosja, ne librin: “Strategjia e Bashkimit Kombëtar”).
Shqipëria duhet mposhtur me çdo kusht, me hekur, zjarr e barot
“Faji është i të gjithë neve, sepse u lanë të ndërhyjnë fanatikët islamik të Prishtinës, Shkupit e të Tetovës, që deshtën të tregohen me turq se turqit.” –Luigj Gurakuqi, 5 Shtator 1912.
Urdhëri i Sulltanit ishte i prerë: “Shqipëria duhet mposhtur me çdo kusht, me hekur, zjarr e barot.”
Ne, jemi i vetmi popull në botë, që pushtuesit më barbarë osmanë i quajmë vëllezër, pse kanë vrarë dhe prerë jo muslimanet, qe sa për sy e faqe, sot vazhdojmë t’i quajmë vëllezër…
Si mund të quhet vëllezër osmanët e kontinentit të Azisë, që i kemi mijëra milje larg Atdheut tonë, nuk flasin gjuhën tonë, nuk kanë gjakun as paraqitjen antropologjike si shqiptarët!?
Kushdo e di se me ato muslimanë (në Afrikë, Azi, pellgun arabik etj.) me ngjyrë, kombësi të ndryshme, racë, territore të ndryshme, kulturë, veshje, tradita e zakone, nuk na lidh asgjë.
E vetmja gjë e përbashkët është se si njerëz ne dhe ato jetojmë në të njëjtin planet që quhet Tokë, por Zoti na vendosi me të drejtë në shtete dhe kontinente të ndryshme dhe ne jemi shumë vjet dritë kozmike për nga historia e civilizimit me ato popuj…
Shqiptarët e krishterë, si: ortodoksët, katolikët, protestantët etj., nuk i quajnë asnjëherë vëllezër, të krishterët europianë apo të botës, si fjala vjen italianët, grekët, serbët, maqedonasit, francezët, amerikanët, rusët, skocezët, gjermanët, etj.
Izraelitët, kanë humbur 6.000.000 ebrej, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore nga nazistët gjerman dhe deri më sot asnjëherë nuk kam parë apo degjuar që ky popull martir e i zgjedhur i Zotit (sikurse thotë Libri i Shenjtë Bibla) t’i quajnë vëllezër përdhunuesit dhe persekutorët e tyre mizorë nazistët gjermanët dhe arkitektin e gjenocidit Adolf Hitlerin…
Qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe deri më sot, nuk ka në Izrael (apo në 88 shtetet e tjera të botës, ku jeton ky popull si komunitet) asnjë kishë apo sinagogë, që i kushtohet ekzekutorëve të tyre nazistëve gjermanë, Gestapos, SSS apo kryekriminelit Hitler.
Edhe kinezët (me sipërfaqe shumë të madhe dhe popullsi 1.6 bilion banorë sot), koretë (Veriu komunist dhe Jugu kapitalist), ishujt Filipine, etj., që kanë qenë të pushtuar nga Japonia fashiste, në kohën e Luftës së Dytë Botërore, nuk i quajnë vëllezër përdhunuesit dhe ekzekutorët e të parëve të tyre…
Po ashtu edhe Native America (Indianët e Amerikës), nuk i quajnë kurrësesi vëllezër europianët e kohës së zbuluesit gjenovez Kristofor Kolombit, të cilët bënë krimet më cnjerëzore asokohe, duke filluar nga shek. XV deri në shek. XVII… apo edhe amerikanët e mëvonshëm, që zhdukën shumë nga fiset më të famshme indiane lëkurëkuq këtu në SHBA.
Unë kam parë disa herë Muzeu Kombëtar i Indianit Amerikan (National Museum of the American Indian), që ndodhet në Bowling Green, New York, NY, që i kushtohet indianëve. Këtu njeriu shokohet për krimet cnjerëzore, që janë kryer kundër fiseve të New York-ut të zhdukura pothuajse totalisht, si: Mohawk, Oneida, Onondaga, Cayuga, Seneca, Tuscarora, Abenaki, Munsee, Mohegan, Montauk, Shinnecock, Mohican dhe Wappinger.
Edhe grekët, serbët, bullgarët, rumunët, sllovenët, kroatët, maqedonasit etj., kanë qenë të pushtuar nga Perandoria Otomane, por ata asnjëherë dje dhe sot nuk i quajnë vellezër otomanët, sikurse bëjmë shqiptarët muslimanë…
Profesori amerikan Alon Ben-Meir, thotë se shqetësimi që kemi ne qëndron tek axhenda e Presidentit Erdogan dhe axhenda e tij është të nxisë islamizmin ku të mundet, si edhe rikthimin e një varianti të Perandorisë Otomane dhe ai e ka thënë vetë një gjë të tillë.
Ish-kryeministri i tij (Ahmet) Davutoglu dhe shumë zyrtarë me të cilët ne flasim rregullisht, tha se deri në vitin 2023, që përkon me 100-vjetorin e Republikës së Re Turke, do të ketë një pushtet dhe ndikim të ngjashëm me atë që Perandoria Otomane kishte gjatë 500 vjetëve që kishte në kontroll gjithë këtë zonë.
Axhenda e tij është mjaft keqdashëse. Ai nuk po e bën këtë për të mirën e Kosovës dhe Shqipërisë, por ai do t’i tërheqë ato në orbitën e tij për t’i larguar nga Bashkimi Evropian.
Erdogan, po përdor fenë islame si instrument politik, për të promovuar islamin politik në axhendën turke, veçanërisht në vende me shumicë myslimane.
Presidenti Donald J. Trump për Ditën e Pavarësisë Greke
“Turqit janë barbarë, mohues të Zotit dhe të pistë. Turku është si një qen, që hiqet si i egër (ujk), por ia mbath kur duhet të përballet me armikun. Rruga e vetme më efektive për t’u përballur me turqit është grushti dhe vendosmëria.” – Elefterios SINADOS, europarlamentari grek.
Presidenti patriot republikan Donald J. Trump nënshkroi një Proklamatë për Ditën e Pavarësisë Greke nga Perandoria Kalifatiste Islame Otomane më 25 mars 1821.
Populli grek në vendlindje dhe diaspora e saj në SHBA dhe vecanërisht në New York, cdo vit në Manhattan NY zhvillojnë Paradën e Fitorës kundër Perandorisë Otomane dhe nuk kemi parë asnjë parullë apo deklaratë të ndonjë presidenti, kryeministër apo ministër helen, që t’i quajnë vëllezër otomanët apo turqit e sotshëm, sikurse bëjnë shqiptarët…
Për më shumë parada në fjalë, përkujton Deklaratën e Pavarësisë Greke nga Perandoria Kalifatiste Islame Otomane më 25 mars 1821. Megjithatë, paradën në NYC zakonisht mbahen në një ditë të ndryshme. Ajo shkon përgjatë Avenue 5 nga 64 në 79 Street dhe sponsorizohet nga Federata e Shoqërive Helenike e Madhe New York.
Dita e Pavarësisë Greke, është një festë kombëtare në Greqi, Qipro si dhe në diasporën greke, që përkujton Luftën e Pavarësisë Greke kundër Perandorisë Islame Otomane dhe formimin e një shteti të pavarur grek. Dita festohet më 25 mars dhe përkon me kremtimin e Kishës Ortodokse Greke të Lajmërimit të Theotokos.
Më 25 mars shkollat në Greqi dhe Qipro mbyllen së bashku me shumë biznese. Një tipar i përbashkët i Ditës së Pavarësisë së Greqisë brenda Greqisë e Qipros, janë paradë të shkollave lokale në shumë fshatra, qytete dhe qytete, nxënësit marshojnë në kostume folklorike tradicionale greke dhe mbajnë flamuj grekë.
Festimi më i madh zhvillohet në Athinë, ku një paradë ushtarake vjetore përkujton ngjarjen, ku merr pjesë presidenti i Republikës së Greqisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë, së bashku me qindra spektatorë civilë.
Parada e Athinës fillon në mëngjesi duke e bërë nga Vasilissis Sofias Avenue, kalon në Parlamentin Helen dhe Akademinë e Athinës në Rrugën Panepistimiou.
Pjesëmarrësit e paradës përfshijnë burrat dhe gratë nga të gjitha degët e Forcave të Armatosura Helenike dhe shërbimet civile si Shërbimi Zjarrfikës Grek dhe Policia Helenike.
Parada vjetore mbahen në qytete si Chicago dhe New York. Një pritje e vecantë bëhet në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti i SHBA, i ndjekur nga shumë amerikanë të shquar grekë. Kjo traditë ka filluar fillimisht nga Presidenti Ronald Reagan në vitin 1987.
Në Australi paradat mbahen në disa qytete përfshirë Melbourne dhe Sydney, ndërsa në Kanada parada mbahet në Toronto dhe Montreal.
Deri më sot asnjë president amerikan nuk ka nderuar me një deklaratë speciale Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Kalifatiste Islame Otomane, sepse shqiptarët nuk janë të sigurtë se a janë të pavarur qysh nga 28 nënori i vitit 1912, mbasi ne vazhdojnë të jemi të pushtuar me mendje dhe zemër nga ish pushtuesit tanë “vëllezër” otoman.
Për këtë arsye amerikanët kanë rënë në hall dhe nuk dijnë se cfarë të bëjnë me shqiptarët dhe festën e tyre!!
A ishte kalifat pushtimi i trojeve të Arbërisë!?
Përgjigjen e saktë të pyetjes historike e japin librat e mbushur me dokumente otomane me përmbatje historike, të shkruar nga autorë të ndryshëm dhe më të shumti britanik dhe të pranuar edhe më fund edhe nga vetë otomanologët. Ja disa citime të autorëve dhe referencat e librave nga i kemi marrë.
Perandoria turke e themeluar në fund të shekullit XIIInë Azinë e Vogël veriperëndimore, në rrethinën e Bilexhikut dhe Sëgytit, nga kreu fisnor oguz turk Osmani. Pas vitit 1354, osmanët kaluan në Evropë, dhe me pushtimin e Ballkanit, Bejllëku Otoman u kthye në një perandori transkontinentale.
Otomanët i japën fund Perandorisë Bizantine në vitin 1453 me pushtimin e Kostadinopojës nga Mehmet Fatih-u, i cili e ka xhaminë më të madhe në botë në Prishtinë, qëmbrohet sot me fanatizëm nga komuniteti musliman i quajtur shqiptarë në Kosovë.
Kalifati otoman filloi në vitin 1517-1924, nën dinastitë otomane të Perandorisë. Ai ishte kalifati i fundit sunit islamik i epokës mesjetare vonshme dhe të hershme.
Gjatë periudhës së rritjes otomane, sundimtarët otomanë pohonin autoritetin kalifor, që nga pushtimi i Muratit I (që u vra në Fushë Kosovë nga heroi kombëtar dardan Millosh Kopiliqi) në Edirne në vitin 1362.
Më vonë, Selimi I, nëpërmjet pushtimit dhe unifikimit të tokave myslimane, u bë mbrojtësi i qyteteve të shenjta të Mekës dhe Medinës, e cila më tej e përforcoi pretendimin otoman për kalifatin në botën muslimane.
Humbja e Kalifatit Otoman u bë për shkak të një erozioni të ngadaltë të pushtetit në raport me Europën Perëndimore dhe për shkak të përfundimit të shtetit otoman.
Abdulmecid II, kalifi i fundit osman, mbajti pozicionin e tij kalifor për disa vjet pas ndarjes, por me reformat laike të Mustafa Kemalit dhe me mërgimin pasues të familjes mbretërore Otomane nga Republika e Turqisë në vitin 1924, pozita kalifore u hoq me ligj.
Që nga shekulli XIV, kalifati u pretendua nga sulltanët turq të Perandorisë Otomane duke filluar me Murati I, dhe ata gradualisht u konsideruan si udhëheqës de facto dhe përfaqësues të botës islame. dhe më vonë nga Konstandinopoja (Stambolli i sotëm), sultanet otomanë sunduan mbi një perandori, që në kulmin e saj mbulonte Anatolian, pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, Afrikën e Veriut, Kaukazin dhe u shtri thellë në Evropën Lindore (ku bëjnë pjesë edhe trojet e Arbërisë).
Me lindjen e Revolucionit Industrial, fuqitë evropiane u riorganizuan dhe sfiduan dominimin kalifatist islam otoman.
Për shkak të udhëheqjes së dobët, normave arkaike politike dhe paaftësisë për të mbajtur hapin me progresin teknologjik në Evropë, Perandoria Otomane nuk mundi të reagoj në mënyrë efektive në ringjalljen e Evropës dhe gradualisht e humbi pozitën e saj si një fuqi e madhe islame.
Perandoria Oromane, nuk kishte në forcën ushtarake të rivalit kryesor të saj, Perandorisë Cariste Ruse dhe pësoi disa humbje në luftërat me Rusisë.
Edhe pse turqit e rinj e kishin detyruar sulltanin në cilësinë e tij si Kalifi, për të deklaruar një xhihad të ri, që i nxiste të gjithë muslimanët që t’i rezistojnë shkeljeve të aleatëve në tokat e tyre, përpjekja ishte e pasuksesshme.
Qeveria turke e Rumanisë dha dorëheqje në masë dhe Enveri, Talati dhe Qemali u larguan nga Turqia me një anije luftarake gjermane. Sulltan Mehmed VI, i cili u shpall Sulltan pasi vellai i tij Mehmed V vdiq nga një atak në zemër në korrik, ra dakord për një armëpushim.
Trupat aleate arritën në Konstandinopojë dhe pushtuan pallatin e sulltanit, duke i dhënë fund sundimit të tij. (Lambton, Ann; Lewis, Bernard (1995). The Cambridge History of Islam: The Indian sub-continent, South-East Asia, Africa and the Muslim west. Cambridge University Press. p. 320. Retrieved 13 March 2015.An Economic and Social History of the Ottoman Empire, 1300–1914. 2. Cambridge University Press. Quataert, Donald (2005). The Ottoman Empire, 1700–1922 (2 ed.). Cambridge: Cambridge University Press. M. Naeem Qureshi (1999).
Gjenocidi ndaj armënëve të krishterë
Historikisht, dihet se 1.500.000 tëkrishterëarmen janëvrarënga kalifati i Perandorisë Islame Otomane, vetëm pse ata ishin tëkrishterë.
Armenët, asnjëherënuk i quajnë vellezër turqit e djeshëm dhe të sotshëm, të cilët, në vitet 1915-1923 kanë shkaktuar Armenian Genocide, me motive të pastra fetare, e cila vazhdon sot të mohet nga Perandoria dhe Erdogan.
Shumë shtete të botës, duke përfshirë Senatin dhe Kongresin Amerikan, kanë miratuar zyrtarisht një Rezolutë, që njeh zyrtarisht gjenocidin armen, të shkaktuar mizorisht nga Perandoria në fjalë. Dhe faktet flasin vetë.
Në vitin 2008, Erdogan kritikoi fushatën “Unë kërkoj falje”, mbajtur nga intelektualët turq, për të njohur gjenocidin armen, duke thënë: “As nuk e pranoj as mbështes këtë fushatë. Nuk kemi kryer një krim, prandaj nuk duhet të kërkojmë falje … Nuk do të të ketë ndonjë përfitim tjetër përveç nxitjes së problemeve, shqetësimit të paqes tonë dhe zhdukjes së hapave që janë ndërmarrë.”
Në nëntor 2009, ai tha, “nuk është e mundur për ata që i përkasin besimit musliman për të kryer genocid.”
Po të cilit besim ishin ata otomanë që bënë krime mizore shumë shekullore në trojet e Arbërit!?
Erdogan, po përpiqet ta paraqesë djallin e veshur me lëkurën e engjëllit. Në emër të islamit otomanët i bënë krimet dhe vranë e prenë me qindra e mijëra nëna, fëmijë të gjirit, pleq, fëmijë të pambrojtur, mbasi ishin frikacakë të ndesheshin me trimat e Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit.
Kjo është natyra e hipokrizisë së Erdoganit, që kërkon të fshij nga historia e botës krimet e Perandorisë së tij të zemrësdhe po mundohet t’a restauroj me riemërimin e vet si sultan i ditëve tona…
Në vitin 2011, Erdogan urdhëroi shkatërrimin e Statujë të Njerëzimit, një Monumenti miqësie turke në Kars, e cila u caktua në vitin 2006 dhe përfaqësonte një metaforë të afrimit të dy vendeve pas shumë vitesh mosmarrëveshjeje rreth ngjarjeve të vitit 1915.
Por diktatori arsyetoi heqjen e saj, duke pohuar se Monumenti ishte në afërsi të varrit të një dijetari islamik të shekullit XI dhe se hija e saj shkatërroi pamjen e asaj faqeje, ndërsa zyrtarët e komunës së Kars thanë se u ndërtua ilegalisht në një zonë të mbrojtur.
Megjithatë ish-kryetari i Karsit, i cili miratoi ndërtimin origjinal të monumentit, tha se komuna po shkatërronte jo vetëm një “monument për njerëzimin”, por “vetë njerëzimin”.
Prishja nuk ishte e pabazuar; ndër kritikët e saj ishin disa artistë turq. Dy prej tyre, piktori Bedri Baykam dhe bashkëpunëtori i tij, koordinatori i përgjithshëm i Pyramid Art Gallery Tugba Kurtulmus, u therën pas një takimi me artistë të tjerë në qendrën kulturore të Stambollit Akatlar.
Më 23 prill 2014, zyra e Erdoganit lëshoi një deklaratë në 9 gjuhë (duke përfshirë dy dialektet e armenëve), duke ofruar ngushëllime për vrasjet masive të armenëve dhe duke deklaruar se ngjarjet e vitit 1915 kishin pasoja çnjerëzore.
Deklarata përshkroi vrasjet masive si dhimbjen e përbashkët të dy popujve dhe tha: “Duke përjetuar ngjarje që kishin pasoja çnjerëzore – si zhvendosja – gjatë Luftës së Parë Botërore, (nuk duhet të parandalojnë turqit dhe armenët që të krijojnë dhembshuri dhe të ndërsjelltë human qëndrimet midis njëri-tjetrit“.
Parlamenti Otoman i vitit 1915 kishte përdorur më parë termin “zhvendosje” për të përshkruar qëllimin e Ligjit Tehçir, i cili rezultoi në vdekjen e mbi 1,800,000 civilëve armenë në atë që zakonisht quhet genocid armen. (Tait, Robert (18 November 2008). “Turkish PM dismisses apology for alleged Armenian genocide”. The Guardian. Retrieved 1 July 2011. Hürriyet Daily Neës. 11 August 2009. The Guardian. Retrieved 25 August 2013.)
Në trojet e Arbërit respektohen ekzekutorët otomanë
Erdogan: Asimilimi i turqve në Gjermani ështëkrim, ndërsa asimilimi i shqiptarëve në Turqi është sevap!!!!
Kur shaj Turqinë me akuzojnë se paguhem nga greku, kur shaj Greqinë thonë që paguhem nga turqit, Kur shaj grekët dhe turqit më thonë punoj për CIA. Kur hesht thonë qe u shit te të dy shtetet.
Turqit, turq mbeten; të rinj a të vjetër, ata janë, siç thotë shprehja latine popullore eiusdem farinœ (të të njëjtit brum).
Në tërë perandoritë që kanë ekzistuar, janë gjendur në kombin sundues mendje bujare, për të marrë në mbrojtje kombet e nënshtruara.
Po a mund të përmendet që prej katër shekujsh qoftë edhe një fjalë e vetme e një turku të vetëm në favor të Shqipërisë?
Kjo fjalë vërtet do të meritonte në këtë rast të shkruhej e gdhendur mbi një pllakë bronzi dhe të varej në muret e klubeve tona popullore si një relikte kurioziteti.
Turqit na mohojnë edhe ato cilësi që vëzhguesit e huaj i pranojnë njëzëri… Turqit na mundën, por pa arritur të na mposhtin, edhe pasi na imponuan Muhametin e tyre, shkruan eruditi i madh shqiptar Faik (Domenik) Konica, Albania 121, nr. 12, 1909.
Ne, nuk kemi asnjë permendore, që të perkujtoj trimin dhe heroin kombëtar dardan Millosh Kopiliqin, i cili, burrërisht vrau në cadren e tij sulltan Muratin I, por perkundrazi për ekzekutorët tanënëPrishtinëetj., ekziston tyrbja dhe xhamia kushtuar sulltanit mizor vrasës, sikurse edhe xhamia mëe madhe në kryeqytetin kosovar, kushtuar sulltan Fetih-ut, që në shqip do të thotë sulltan Pushtuesi etj.
Dhe nuk mjaftohen me kaq. Kryemyftiu i gjithë muslimanëve dhe hoxhallarëve të Kosovës otomani Naim Tërnava, fyen historinë dhe shqiptarët etnik, duke treguar hapur s ene nuk jemi shqiptarë, sepse në damarët tanë është future ndër shekuj gjaku i kalifatit turk: “Turqit dhe shqiptarët i kanë familjet dhe gjakun e përzier me njëri-tjetrin. Ky vend flet për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë Sulltan Muratit ne sot jemi besimtarë myslimanë me shumicë”. (2013, Kosova Haber)
Kryemyftiu Naim Ternava, herë pas herë ripërdhos me ndërgjegje shqiptarët e krishterë dhe ateistët autoktonë, të cilët asnjëherë nuk pajtohen me deklaratat kundërshqiptare: “Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e Zotit (islamit) se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit Zot. Është obligim për ta kujtuar Sulltan Muratin, i cili kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav, që kishte zaptuar trevat shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që shqiptarët t’i asimilojnë plotësisht duke i zhdukur. Me ardhjen e Sulltan Muratit I, zullumqari i quajturi car Lazar u fshi nga faqja e dheut. Për 500 vjet të tjera “shqiptarët dhe turqit bashkëjetuan dhe bashkëqeverisën këto troje”. (Prishtinë, 15 Qershor 2015)
Muslimanët shqiptare, qëpërbëjnë“shumicën” (sipas regjistrimit të fundit të administratës otomane)nëShqipëri e mbajnëme fanatizëm si hero të tyre sadistin Ali pashë Telepenen, që i shërbeu me besnikëri kalifatit islam otoman, duke bërëkrime tek arvanitasit dhe trimat e pamposhtur suliot dhe gratë e vajzat fisnike suliote shqiptare.
Gratëe krishtera suliote u hodhën nga shkëmbinjtënëhumnera sëbashku me foshnjat e gjirit, për tëmos rënënëduart e kriminelëve kalifatistë shqiptare tëturqizuar tëAli pashë Tepelenës…
Aliu me vesin e pervesit otoman i merrte forcërisht peng (mbasi u kishte vrarë prindërit) vajzat minorene tëkrishtera shqiptare e i dergonte nësarajet dhe haremet e mbushur me prostitucion të sulltanit nëStamboll…
Ky kriminel turqeli, sot ka monument nëqytetin e Tepelenes, ku femijët vendosin lule dhe e nderojnë me krenaripse ka vrarëtëparët e tyre…
Trojet shqiptare, janëtëmbushur me fakte tronditëse tëtrathtisëkombëtare dhe dashurisëpa kufi nga ana e tjetër për pushtuesit e kalifatit islam osman, qëerdhën me “lule” nëtrojet tona.
Në qytetet Shkup, Tiranëdhe Prishtinëdhe fshatrat e tyre, xhamitëi kushtohen pushtuesve dhe me sëshumti sultan Muratit I. Akademia e “Shkencave” tëShqipërisëdje dhe sot dhe Insituti “Albanologjik” i Kosovës tëgjithëxhamitëosmane i kanëshpallur monument kulture tërëndesisësëvecantë, qe mbrohen ligjshmërisht nga shteti e i studiojnëme dashuri, duke shkruar libra me përralla.
Ata duke shfrytëzuar pozitën e titujve politik akademik, që u dhuroi diktatori Enver Hoxha dje dhe sot bijtë e tij binjakët Basha (Berisha) dhe Rama, u shpërlajnësistematikisht trurin njerëzve, duke i paraqitur ato si “vlera” historike shqiptare shumëshekullore.
Pse dhe vetëm pse!?
Shqiptarët muslimanë, janëi vetmi komunitet nëbotëqërespekton me fanatizëm pushtuesit apo ekzekutorët me gjakësor tëtyre shumëshekullor, duke u falur 5 herë në ditë për sulltanët…
Pse shqiptarët pavarësisht nga besimi fetar duhet tëpaguajnëedhe sot haraq, për tëmirëmbajtur tyrbën e sulltan Muratit I, qëishte pushtues dhe ka bërëkrime mizore mbi popullsinë etnike tëkrishterëshqiptare vetem pse ata ishin shqiptarëdhe tëkrishterë!?
Pse eshtrat e sultan Muratit I dhe shumësulltanëve tëtjerëvijojnëtëqendrojnë pa kuptime në mënyrë absurde nëtrojet e Arbërit, qëjanëgjakosur nga këto sulltan mizorë!?
Pse nuk ka asnjëxhami nëShkodër qët’i kushtohet fjala vjen ish tëperndjekurit politik Hafiz Sabri Koci, por tëgjitha i kushtohen ish pushtuesve kalifatist islam osmanë, jenicerëve, pashave, vezirëve etj., qëe rrethuan Shkodrën antike dy herëdhe e shkatërruan me zjarr e topa kështjellën legjendare tëRozafatit!?
Pse njeri pas tjetrit kryetarët e Bashkisë sëTiranës, prefektet e qarkut, deputetet muslimanëkanë ngritur njështatore gjigande e cila turpërisht i kushtohet komandantit pushtues kalifatist islam otoman Sulejman pashëBargjinit duke e quajtur si figurë historike se gjoja ka themeluar qytetin otoman mbi themelet ilire dhe ka ndërtuar xhami turke nëTiranë!?
Kalaja e Lezhës dëshmon për gjurmët e një qytetërimi të lashtë parahistorik qysh në shekullin IV para Krishtit. Pse u vendos mbi portën kryesore të monumentit parahistorik të vitit 1440 në kështjellën historike të Lezhës nga Qeveria kuislinge neo-otomane e Ramës një pllake perkujtimore kushtuar kriminelit kalifatist islam otoman sulltan Sulejmanit, ku në osmanisht osmanisht shkruhet se Zoti e përjetësoftë mbretërimin e tij dhe i dhëntë jetë të gjatë dhe ministria e Kulturës Otomane, Mirela Kumbaro – Furxhi shkruan “Mos kini frikë nga monumentet e kulturës” duke i krahasuar të rinjtë lezhjanë që e hoqën menjëherë pllakën e turpit me terroristet radikal islamik të ISIS-it, e cila historikisht ka vepruar në Iraq dhe Siri nën shembullin e Perandorië Kalifatiste Islame Otomane!?
Pse qeveria kuislinge otomane e Ramës kishte provokuar ndjenjat dhe plagët e katolikëve shqiptare, duke lejuar vendosjen e simbolit të flamurit turk në digën e hidrocentralit të Qafë Mollës në Mirditë e cila ka revoltuar me të drejtë dhjetëra vendas, historianë dhe intelektualë të cilët u ngritën në proteste duke e shkatërruar me forcë simbolin otoman, që ishte vendosur nga firma turke e cila ka ndërtuar këtë objekt energjetik!?
Pse në qytetin e Shkodrës u lejua të ndërtohet një permendore që i kushtohet komandantit pushtues kalifatist islam otoman Hasan Riza Pashës kur ai erdhi dhe shërbeu si pushtues i Perandorise Otomane dhe për me keq një kolegj i financuar dhe administruar nga otomanët ka emrin e tij në këtëqytet!?
Pse vazhdon të qëndroj në bazën ushtarake shqiptare të Vlorës së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 toponimi otoman Varri i Pashait plak (Gjedik Ahmet Pasha), ku historianëtthonëse kjo ka ardhur nga legjenda, duke iidentifikuar turqit si autokton nëtrojet tona me shprehjen “simboli i ardhur nga legjenda”dhe krijuar bindjen tek banorët e hershëm vendas dhe të rinjtë sot se ne nuk jemi shqiptarëpor turq etnik, mbasi për këtë deshmojnë edhe varret e “lashta” të otomanëve!?
Pse një rruge në qytetin e Shkodrës i është vënë emri i një kronisti otoman, që gezohej kur shihte se si femijët e krishterë ballkanas dhe arbëror vriteshin nga jenicerët, cili i përshkruante fitoret e otomanëve kalifatist me gëzim dhe pasion si fitore për nënshtrimin e shtetëve dhe popullsive të etnike të krishtera të Ballkanit dhe Arbërisë!?
Pse në shumë qytete, fshatra, vendbanimet vijojnë të jenë në gjuhën turke, toponime të cilat i janë vendosur otomanët forcërisht për të realizuar de-shqiptarizmin e trevave tona dhe turqizimin e tyre!?
Pse sot edhe pas Pavarësisë sonë nuk rikthehen në Turqi eshtrat e shumë kriminelëve sulltanëve, komandantëve, jeniçerëve, vezirëve, pashave etj., kur dihet se Arbëria është tokë e shqiptarëve dhe jo shtojcë ose pjesë e Turqisë!?
Pse lejohet Erdogani të bëj propagande neo-otomane me politikën e de-shqiptarizmit dhe turqizimit të Shqipërisë dhe Kosovës permes investimeve pa vlerë qënuk krijojnë vende pune por boshatisin dhe shpërlajnë trurin naivëve, që i sherbejnë interesave kundërkombetare shqiptare!?
Pse Parlamenti i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës nuk e njeh Gjenocidin Armen, të shkaktuar nga Perandoria në fjalë, që do t’i hapte rrugën edhe njohjes së gjenocidit shumë shekullor mbi popullin shqiptar!?
Pse Shqipëria dhe Kosova nuk i kërkojnë Turqisë së Erdoganit të kërkojnë Ndjesë për Gjenocidin Shqiptar dhe më së shumti ndaj popullsisë etnike të krishterë në trojet tona.
Pse vazhdon të fyhen shqiptarët kur nuk rikthehen në Turqi eshtrat e sadistit vrasës, otoman sulltan Murati I, por ato mbahen si relike në Prishtinë dhe Kryemyftia falet cdo ditë për ate!?
Pse qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë nuk i kërkojnë Turqise demshpërblim për Gjenocidin ndaj popullit shqiptarë, por e kanë dorëzuar qeveritë në dorë të neo-otomanizmit dhe diktatorit Erdogan!?
Sulltan Mahmuti II vrau 1000 feudalë të krishterë toskë
“Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare islame, morale apo letrare me turqit. Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm.” – Faik (Domenik) Konica, Albania 2, 1907.
Shekullit XIX ishte shekulli i formimit të kombeve me një luftë nacionale e mbështetur nga patriotët e mbështetur nga shtetet më të fuqishme evropiane.
Perandoria Otomane kishte shfaqur dukshëm shenjat e tjetërsimit të saj dhe ishte koha e duhur për kultivimin e idesë kombëtare dhe formimit të shtetit shqiptar.
Në vitet 1830 kemi luftën e pashallarëve shqiptarë për të krijuar shtetin autonom shqiptar, të shkëputur nga sulltani. Por duke qenë një bastion i lakmuar, osmanët bën të pamundurën për të shtypur çdo iniciativë dhe kryengritje për luftën për autonomi të shqiptarëve.
Sulltani i djallëzuar përdori të gjitha mënyrat për nënshtrimin e pasardhësve të kryetrimit të Arbërisë Gjergj Gjon Kastriotit.
Me dredhi ai arriti të mposhtte kështjellën e Janinës dhe përpjekjen e Bushatllinjve të famshëm. Urdhëri i Sulltanit ishte i prerë: “Shqipëria duhet mposhtur me çdo kusht, me hekur, zjarr e barot”.
Dhe pashallarët që ishin shërbyes të zellshëm të Sulltanit patjetër që do kryenin rolin e kolonës së pestë për Shqipërinë e brishtë. U eleminuan një nga një krerët e kombit shqiptar.
Sulltani dëshironte të shtynte dhe një shekull zotërimin e tij në trojet shqiptare. Dhe si gjithmonë do përgatistë një nga masakrat e saj më të mëdha që ka hyrë në histori si masakra e Manastirit.
Më 9 gusht të vitit 1830, Mehmet Reshit Pasha i fton feudalët shqiptarë të toskërisë në Manastir për t’i njoftuar reformimin e ushtrisë osmane sipas stilit evropian.
U vendos që ushtria turke të realizonte një paradë ushtarake dhe më pas do organizohej një festë enkas për feudalët shqiptarë të Jugut.
Në kohën kur ushtria po parakalonte para të ftuarve, turqit i drejtuan armët nga tribuna dhe brenda pak minutash 1000 feudalë shqiptarë vriten në mënyrë makabre. Një pjesë e madhe e kokave të tyre përfunduan në Stamboll.
Kjo ishte një masakër e përmasave të mëdha sepse pjesa më e madhe e tyre ishin patriotë dhe luftonin për të mirën e Shqipërisë.
Kështu u zhdukën një nga një patriotët tanë duke e lënë vendin tonë të fundit në Ballkan në krijimin e shtetit shqiptar.
Një histori e trishtë dhe fatkeqe që e ka karakterizuar ndër shekuj vendin tonë. (Marrë nga Historia e Popullit Shqiptar)
Erdogani dhe rilindja e Kalifatit në Turqi
Rexhep Taip Erdogan deklaroi botërisht, se: “Pushtim do të thotë Meka, pushtim do të thotë Sulltan Saladin, do të thotë që të valëvitet flamuri i islamit në Jeruzalem, pushtim do të thote ruajtja e trashëgimisë së sultan Fatih Fatih Mehmetit, Pushtim do të thotë rimekembeja e Turqise. Ju jeni gjenerata, që do të pushtoj Damaskun dhe Jeruzalemin.” (Me 30 maj 2015, “Perkujtimi i 562-vjetorit të Pushtimit të Konstantinopojes” (Gazeta gjermane “Die Welt”)
Në Turqi laikët, republikanët dhe ataturkët e quajnë Erdoganin diktator dhe kopje e Hitlerit. Kalifati është i lidhur ngushtëme një periudhën e 17 dinastive kriminale të sulltanëve islam otomanë, njëkohësisht ishte dhe autoriteti shpirtëror i të gjithë muslimanëve anëkënd botës.
Në shekullin XIV, otomanët rikthyen konceptin e vjetër të kalifatit, duke deklaruar se sulltani dhe kalifi ishin një.
Ajo mbeti e tillë, e pandryshuar deri në vitin 1924, vit në të cilin Mustafa Kemal Ataturku, modernizuesi i madh, e shfuqizoi dhe ajo i përkiste të kaluarës. Ataturku me origjinë shqiptare, këmbëngulte se turqit duhet të ndërtonin një Turqi të re dhe nuk duhet të pretendonin një perandori të dobët, të përkohshme ose shpirtërore.
Kalifati po shfaqet në Turqi. Të bindur se historia nuk ka asnjë rëndësi, liderët e vetëmashtruar perëndimorë refuzojnë të njohin vizionin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për Turqinë “e tij”.
Ai ëndërron jo vetëm lavdinë neo-otomane, por dhe një kalifat të rilindur dhe të udhëhequr nga një turk. Në thelb, të dy sulltani dhe kalifi do të kthehen në një fron turk, shkruan ish oficeri në pension i ushtrisë amerikane Ralph Peters, gazetar i New York Post dhe analist strategjik i kanalit televiziv Fox News.
Për më tej, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme menjëherë pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti, Erdogani dhe aleatët e tij pretendojnë se 100 mijë turq janë të përfshirë në këtë komplot.
Tashmë të gjithë jemi dëshmitarë të shkatërrimit të shoqërisë laike të Turqisë dhe imponimit të rikthimit të disiplinës ushtarake fetare dhe obskurantizmit, të intolerancës dhe fundamentalizmit shtypës.
Ky është triumfi i xhamisë mbi modernitetit, jo i shtetit të së drejtës, por zëvendësimit të tij. U desh gati një shekull në Turqi, por sërish besimi dëshmoi se është më i fortë se civilizimit – në të gjithë botën islame ka një prirje për gjakderdhje.
Masat represive vazhdojnë dhe duna qeveritare në ambientet akademike dhe publike vijon me forcë kudo. Akademikëve u është ndalur që të udhëtojnë jashtë vendit.
Qeveria kërkoi dorëheqjen e të gjithë dekanëve të të gjithë shkollave të larta dhe universiteteve. Ndërkohë, rrugës është dhe ndalimi i librave dhe djegia e librave nuk do të ishin aspak një surprizë për mua.
Vëzhgues të ndryshëm, efektet e grushtit të shtetit i kanë krahasuar me ato të djegies së Rajhshtagut, zjarrvënia e mistershme e parlamentit gjerman që i dha Hitlerit mundësinë që të justifikonte shtypjen e të gjithë opozitës politike në vend.
Paralelizmi fatkeqësisht është i saktë. Elita intelektuale turke pothuajse është në të njëjtën gjendje të pasigurtë si ajo e intelektualëve dhe hebrenjve në Gjermani në vitin 1930…
Që nga Kancelari i Rajhut deri tek Fyhreri, ose që nga presidenti deri tek sulltan-kalif, për Erdoganin hapat duken të pashmangshëm. Kjo është thjesht çështje kohe.
Një nga nismat cinike të përpjekjeve për t’u bërë sulltan dhe kalif, ishte dhe artikulimi i mundësisë për rithkimin e dënimit me vdekje për tradhëti, në mënyrë që të eleminojë kundërshtarët kryesorë të përhershme dhe të frikësojë ata që mund të mbijetojnë.
Por, urdhëri i ekzekutimit të vërtetë është lëshuar: Erdogan vrau Turqinë laike të Ataturkut, ëndrrën që një komb mysliman mund të kishte vendin e tij në rreshtin e parë të qytetërimit, shkruan Ralph Petersgazetar i New York Post dhe analist strategjik i kanalit televiziv amerikan Fox News.
- Per me shume fotografi ilustruse shih ne publikimin ne facebook gazeta Dielli
MUZIKA TRADICIONALE QYTETARE: STILE MUZIKORE THEMELORE
(Pjesa I)
Shkruan: Prof. Dr. SPIRO J. SHETUNI/Universiteti Winthrop/Rock Hill, South Carolina-U.S.A./
Brenda qerthullit të përgjithshëm të studimit të muzikës tradicionale qytetare shqiptare, hulumtimi i stileve muzikorë themelorë të saj, është ndoshta aspekti më i parapëlqyer i punës së studiuesit etnomuzikolog. Mendoj se, një dukuri e tillë, i detyrohet përfytyrës së shquar melodiko-modale të tyre. Stilet muzikorë themelorë qytetarë, në krahasim me stilet muzikorë themelorë fshatarë, janë, në përgjithësi, më të individualizuar, përsa u takon tipareve të tyre melodiko-modalë. Rrjedhimisht, ata mund të dallohen përmes një dëgjimi të thjeshtë, si nga studiuesi i profesionit, ashtu edhe nga artdashësit në përgjithësi. Sidoqoftë, një dukuri e tillë, nuk e bën procesin e studimit të tyre domosdoshmërisht të thjeshtë. Në përgjithësi, mund dhe duhet pranuar se, studimi i stileve muzikorë themelorë të muzikës tradicionale qytetare shqiptare, mbetet një proces i vështirë, kompleks, shumë-dimensional. Krahas çështjeve thjesht artistiko-muzikore, një process i tillë, ngërthen, gjithashtu, çështje me natyrë jashtë-artistike: shoqërore, historike, gjuhësore, poetike, letrare, etj.
Muzika tradicionale qytetare shqiptare, nga pikëpamja tipologjike, ekziston thjesht në një dialekt të vetëm, pra, pa nën-dialekte të caktuar muzikorë. Sidoqoftë, për t’a bërë studimin e saj më të lehtë, duke u nisur nga pikëpamja e strukturës së përgjithshme, ose sasisë së linjave melodike, ajo mund të ndahet në dy grupime muzikorë kryesorë: grupimi muzikor qytetar një-zërësh; grupimi muzikor qytetar shumë-zërësh. Ndër stilet muzikorë më përfaqësues të grupimit muzikor qytetar një-zërësh, lejomëni të përmend: stilin muzikor të qytetit të Shkodrës, stilin muzikor të qyteteve të Shqipërisë së Mesme (Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan) dhe të disa qyteteve të Kosovës (Prizren, Gjakovë, Pejë), stilin muzikor të qytetit të Beratit, etj. Kurse, ndër stilet muzikorë më përfaqësues të grupimit muzikor qytetar shumë-zërësh, më lejoni të vë në dukje: stilin muzikor të qytetit të Përmetit, stilin muzikor të qytetit të Vlorës, etj.
Stilet muzikorë themelorë të dialektit qytetar, në plan të përgjithshëm, i karakterizojnë sidomos katër dukuri kryesore: së pari, ruajtja e një përfytyre melodiko-modale origjinale, individuale, të papërsëritshme; së dyti, të pasurit e një jete artistike të gjallë, vepruese, aktive, gjatë shekullit XX, në përgjithësi dhe gjysmës së dytë të tij, në veçanti; së treti, përshtatja ndaj shijeve estetiko-artistike të publikut shqiptar, nga njëra anë, dhe ndikimi mbi shije të tilla, nga ana tjetër; së katërti, njohja në shkallë kombëtare e ndërkombëtare.
Gjatë këtij studimi, do të hulumtohen pesë stile muzikorë të dialektit qytetar:
1) stili muzikor i qytetit të Shkodrës;
2) stili muzikor i qyteteve të Shqipërisë së Mesme (Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan) dhe i disa qyteteve të Kosovës (Prizren, Gjakovë, Pejë);
3) stili muzikor i qytetit të Beratiti;
4) stili muzikor i qytetit të Përmetit;
5) stili muzikor i qytetit të Vlorës. Ndërkohë, brenda çdo stili, do të trajtohen në mënyrë të përmbledhur, vetëm se thelbësore, këto çështje:
i) parashtrim; ii) përmbajtja ideo-emocionale;
iii) mjete shprehës;
iv) marrdhëniet midis tekstit dhe muzikës;
v) përfaqësues të shquar;
vi) origjina;
vii) bashkëveprim muzikor;
viii) qartësim: në vend të polemikës;
ix) përfundime.
I bëj të ditur lexuesit se, në emër të qartësisë së studimit, brenda tij, emri themelor i një stili muzikor, do të jepet vazhdimisht i nënvizuar, si, p.sh.: Stili muzikor i qytetit tё Shkodrёs, Stili muzikor i qyteteve tё Shqipёrisё sё Mesme dhe tё Kosovёs, Stili muzikor i qytetit të Beratit, etj. Ndërkohë, variantet e emrit të një stili, nuk do të nënvizohen. I bëj të ditur lexuesit, gjithashtu, se, brenda çdo stili muzikor, emrat e vjershëtorëve, kompozitorëve, këngëtarëve, instrumentistëve, etj., do të jepen alfabetikisht, sipas mbiemrave të tyre. Duke iu përmbajtur një kriteri të tillë, mendoj se, mënjanohet çdo lloj keqkuptimi, njëanshmërie, subjektivizmi. Sidomos në rastet që, numri i emrave është i konsiderueshëm, kriteri alfabetik shërben si rrugë gjithmonë e përshtatshme, aq e rëndësishme, për një studim me natyrë akademike.
Synimi kryesor i studimit është që të nxirret në pah, sidomos, origjinaliteti, individualiteti, papërsëritshmëria e stileve muzikorë themelorë të dialektit qytetar, përfytyra e tyre melodiko-modale dalluese, në krahasim me njëri-tjetrin. Sidoqoftë, në asnjë mënyrë nuk pretendohet që, tiparet e tyre, të shqyrtohen në mënyrë shterruese.
STILI MUZIKOR I QYTETIT TE SHKODRES
Parashtrim
Duke qenë se arti është përvetësim artistik i realitetit objektiv nga njeriu, bukurinë e tij e sjell, para së gjithash, forca e talentit artistik të një vjershëtori o kompozitori, të një tregimtari o shkrimtari, dhe, në rastin tonë, të përfaqësuesve më të shquar të artit tradicional të një fshati o qyteti, të një zone o krahine të caktuar etnografike. Vështirë se mund të ketë ndonjë dëgjues të muzikës tradicionale shqiptare që të mos jetë në gjendje të dallojë, qoftë edhe përmes një dëgjimi të thjeshtë, stilin muzikor të qytetit të Shkodrës. Një dukuri e tillë vjen thjesht sepse ai është tepër i kristalizuar përsa i takon përfytyrës tërësore lëndoro-substanciale e strukturoro-formale. Faktorë, si: kërkesa për të ruajtur, pasuruar e zhvilluar trashëgiminë muzikore qytetare; dëshira për t’a bërë atë sa më të njohur në plan kombëtar e ndërkombëtar; domosdoshmëria që, përmes saj, të përmbushen nevoja të rëndësishme shpirtërore të masës së gjerë; roli i madh që luan arti tradicional për të ruajtur tiparet etnike të një kombi, populli e grupi të caktuar etnik; funksioni i tij i rëndësishëm për të mbrujtur një art e kulturë profesioniste me përfytyrë etniko-kombëtare, etj., kanë bërë që, kënga tradicionale qytetare shkodrane, të jetë, sa e kristalizuar, aq edhe e njohur. Kështu, ajo, në të njëjtën kohë, ka bërë të njohur edhe qytetin e lindjes, banorët, jetën, kulturën, historinë, bashkëkohësinë.
Për vetë shkallën e lartë të individualizimit melodiko-modal, për vetë jetën e gjallë e vepruese, për vetë popullaritetin e veçantë që gëzon ndër dëgjues, për vetë njohjen e gjerë në rrafsh kombëtar e ndërkombëtar, etj., stili muzikor i qytetit të Shkodrës, ndoshta më tepër se çdo lloj stili tjetër qytetar i Shqipërisë, tërhoqi qysh herët vëmendjen e mbledhësve dhe studiuesve të muzikës tradicionale. Në të vërtetë, në çdo antologji muzikore të këngës tradicionale qytetare që është botuar deri më sot në Shqipëri, kënga tradicionale qytetare shkodrane ka pasur gjithmonë një vend të shquar. Duke e parë çështjen kronologjikisht, del se: 1) nga 50 këngë tradicionale kryesisht qytetare që përmban gjithsej antologjia Lyra[sic]shqiptare: Canti Popolari Albanesi, e hartuar nga kompozitori Pjetër Dungu (1908-1989), 19 prej tyre janë këngë qytetare shkodrane (Dungu 1940); 2) vetë antologjia Valle kombëtare: Cori Nazionali Albanesi, e hartuar nga muzicieni Gjon K. Kujxhia, përmban 52 këngë ose valle të kënduara të dasmës qytetare shkodrane (Kujxhia 1943); 3) nga 100 këngë tradicionale kryesisht qytetare që përmban gjithsej antologjia Këngë popullore shqiptare, e botuar nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës, 40 prej tyre janë, gjithashtu, këngë qytetare shkodrane (Ministria e Arsimit dhe Kulturës 1959); 4) më në fund, antologjia e titulluar 250 këngë qytetare shkodrane, e hartuar nga muzicienët Tonin Zadeja e Tonin Daija, përmban 200 këngë të ahengut qytetar shkodran, 16 këngë të krijuara nga kompozitorë të njohur shkodranë dhe 34 këngë ose valle të kënduara të dasmës qytetare shkodrane (Zadeja, Daija 2000). Sidoqoftë, gjatë hapësirës kohore më tepër se gjysmë-shekullore (1940-2000), janë botuar vetëm dy antologji muzikore posaçërisht me këngë tradicionale qytetare shkodrane! Për mendimin tim, një gjendje e tillë sërish nuk është e kënaqshme!
Dëshiroj që të vë në dukje se, ndër katër antologjitë muzikore që përmenda më lart, si material bazë mbi të cilin mbështetet ky studim, shërbyen sidomos dy prej tyre–Valle kombëtare: Cori Nazionali Albanesi, hartuar nga Gjon K. Kujxhia, dhe 250 këngë qytetare shkodrane, hartuar nga Tonin Zadeja dhe Tonin Daija. Autorët e këtyre antologjive s’kanë meritë thjesht për regjistrimin dhe transkriptimin e një pjese të konsiderueshme të trashëgimisë muzikore qytetare shkodrane. Atyre u detyrohen edhe analizat e para etnomuzikologjike rreth strukturës së kësaj trashëgimie. Ndonëse studimi im bën një përpjekje tjetër në këtë aspekt, është e kuptueshme se, analizat etnomuzikologjike rreth çështjeve më të ndryshme, që ngërthen kënga tradicionale qytetare shkodrane, mund dhe duhet të zgjerohen e thellohen sa më shumë që të jetë e mundur në të ardhmen.
Ndër studiuesit shqiptarë, i pari ishte pikërisht muzicieni i njohur shkodran, Gjon K. Kujxhia, i cili, përsa i takon tipologjisë së stilit muzikor të qytetit të Shkodrës, në plan të të përgjithshëm, vërejti dy grupe të mëdhenj krijimesh: 1) këngë ose valle të kënduara të dasmës qytetare shkodrane; 2) këngë të ahengut qytetar shkodran. Afritë dhe dallimet më themelore midis tyre ndoshta do të mund të karakterizoheshin në këtë mënyrë: i) nga pikëpamja ornamentike, Grupi I vjen disi më i kufizuar, ose shumë më i kufizuar, sesa Grupi II; ii) përsa i takon shtrirjes modale/tonale, Grupi I është, gjithashtu, disi më i kufizuar, ose shumë më i kufizuar, sesa Grupi II; iii) nga pikëpamja e sistemit modal/tonal, Grupi I përdor thuajse vetëm mode diatonikë, kurse Grupi II përdor në një shkallë të barabartë, si mode diatonikë, ashtu edhe mode kromatikë; iv) përsa i takon aspektit metrik/ritmik, Grupi I është i matur, i qartë, i përcaktuar, kurse Grupi II shfaqet herë-herë i matur, i qartë, i përcaktuar, herë-herë i pamatur, i paqartë, i lirë, ose kapriçoz, delikat, i stërholluar; v) nga pikëpamja e strukturës formale, Grupi I vjen, në tërësi, disi më i kufizuar, ose shumë më i kufizuar, sesa Grupi II; vi) përsa u takon marrdhënieve me instrumentet muzikorë, Grupi I, zakonisht, është a cappella, kurse Grupi II, më shpesh, përcillet me instrumente muzikorë. Ndërkohë, duhet pasur parasysh se, brenda këtyre dy grupimeve të mëdhenj krijimesh, ekzistojnë nën-grupime të ndryshëm, etj.
Përmbajtja ideo-emocionale
Stili muzikor i qytetit të Shkodrësshquhet nga një përmbajtje ideo-emocionale e pasur, e gjerë, e thellë, shumë-dimensionale. Motivet themelorë të kësaj përmbajtjeje japin artistikisht tërë universin e jetës shqiptare, dhe, sidomos, asaj shkodrane, të djeshme e të sotme. Një vend parësor zenë motive, si: figura e vajzës shkodrane, nuses shkodrane, gruas shkodrane; figura e djalit shkodran, dhëndërit shkodran, trimit shkodran; mjedisi shkodran, jeta shkodrane, zakonet shkodrane; dashuria midis vajzës e djalit; marrdhëniet midis gruas e burrit, etj. Në raste të tjerë, ndonëse më pak, bëhen objekt figura të shquara të popullit shqiptar, dëshmorë e heronj, ngjarje të rëndësishme historike, etj. Duke përjetuar këngën tradicionale qytetare shkodrane, dëgjuesit ndjejnë sidomos një lloj gëzimi e hareje, një lloj ngazëllimi e përdëllimi të veçantë emocional. Në raste të tjerë, ata ndjejnë një lloj humori e shakaje, një lloj lodre e zbavitje të lehtë. Mirëpo, nota të tilla, shpesh bashkëjetojnë me nota dhimbjeje e keqardhjeje, trishtimi e përmallimi. Nuk mund të mohohet fakti se, gjatë sundimit pesë-shekullor të Perandorisë Otomane të udhëhequr nga turqit (1468-1912), kënga tradicionale qytetare shkodrane, në aspektin poetik, u ndikua nga letërsia turko-arabo-persiane. Shprehje e kësaj dukurie janë edhe fjalë të shumta turke që kanë ardhur deri në ditët tona. Mirëpo, në rastet më të mirë, pikërisht ato i japin poezisë tradicionale të qyteteve nuancat e duhura dhe në tërësi frymën emocionale të kohës së krijimit të tyre. Shembulli më tipik i ndikimit të letërsisë turko-arabo-persiane është letërsia e bejtexhinjve, një vatër e së cilës ishte edhe vetë qyteti i Shkodrës. Sakaq, nga ana e saj, kjo lloj letërsie, duke u zhvilluar në një mjedis ekonomiko-shoqëror e kulturoro-artistik të përbashkët me këngën tradicionale qytetare, në një mënyrë ose tjetër, ushtroi ndikim mbi ecurinë e saj. Disa ndër krijimet muzikorë më të shquar tradicionalë qytetarë shkodranë, të njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndoshta do të ishin: “Shegë e ambël, shegë e butë,” “Pranvera filloi me ardhë,” “Marshalla bukurisë sate,” “Po ti çka i ke thanë dikuj,” “Bishtalecat palë-palë,” “Ti je krejt si një gonxhe,” “Si dukat i vogël je,” “Në zaman t’njasaj furi,” “Pranvera me dalë ka fillue,” “Lule borë,” etj. Më lejoni që të jap një fragment nga kënga qytetare shkodrane aq e mirënjohur brenda e jashtë vendit–“Lule borë”–, autorë të së cilës janë: Aleksandër Gera (vjershëtor) dhe Simon Gjoni (kompozitor):
“Tue kërkue n’arë dhe në kodër,
Tue prekë lulet t’gjithë me dorë,
Veç n’nji kop’sht të vogël n’Shkodër,
Ty të gjeta, lule borë!
Je e vogël, por je plot,
Ty t’kërkoj unë tash sa mot,
Tash sa mot unë ty t’kërkoj,
N’ g’zim me ty jetën t’a shkoj.
Eja, eja, lule borë,
Unë me ty do t’thur kunorë!”
Mjete shprehës
Duke u mbështetur qartësisht mbi shtratin lëndoro-substancial e strukturoro-formal të dialektit muzikor qytetar (grupimit të tij një-zërësh), stili muzikor i qytetit të Shkodrësndërtohet prej një linje të vetme melodike, përsa i takon strukturës së përgjithshme, ose sasisë së linjave melodike, çka nënkupton edhe të interpretuarit, zakonisht, nga një njeri i vetëm, individualisht, solistikisht. Sidoqoftë, nga pikëpamja e sistemit modal/tonal, krijimet e tij mund të ndahen në dy grupe, klasa, ose kategori kryesore: i) krijime me sistem modal/tonal diatonik; ii) krijime me sistem modal/tonal kromatik. Nënvizoj se, herë-herë, sistemi modal/tonal i krijimeve të Grupit II, mbështetet mbi makame të caktuar (mode ose shkallë të muzikës profesioniste turke).
Nga pikëpamja e sistemit modal/tonal, grupimet kryesorë të stili muzikor të qytetit të Shkodrës–këngët ose vallet e kënduara të dasmës qytetare shkodrane dhe këngët e ahengut qytetar shkodran–, krahas afrive, njohin edhe dallime. Këngët ose vallet e kënduara të dasmës qytetare shkodrane, përsa i takon sistemit modal/tonal, parapëlqejnë veçanërisht mode diatonikë. Ndër 52 këngë ose valle të kënduara të dasmës qytetare shkodrane, që përmban gjithsej antologjia Valle kombëtare: Cori Nazionali Albanesi, 49 prej tyre ndërtohen në mode diatonikë, kurse 3 ndërtohen në mode kromatikë. (Konkretisht, këngët: “Ganxhet çilin shtatë e tetë,” “U përpoq hylli me hanën,” “Hajde të dalim nga pazari.”) Ndër 34 këngë ose valle të kënduara të dasmës qytetare shkodrane, që përmban gjithsej antologjia 250 këngë qytetare shkodrane,29 prej tyre ndërtohen në mode diatonikë, kurse 5 ndërtohen në mode kromatikë. (Konkretisht, tri këngët e mësipërme, të cilat përfshihen sërish, si edhe dy këngë të tjera: “Fryni një freski e hollë,” “Ishin mbedhë shtat’ sumbulla.”) Ndërkaq, këngët e ahengut qytetar shkrodran, përsa i takon sistemit modal/tonal, parapëlqejnë, si mode diatonikë, ashtu edhe mode kromatikë. Ndër 200 këngë të ahengut qytetar shkodran, që përmban gjithsej antologjia 250 këngë qytetare shkodrane, gati gjysma e tyre ndërtohet në mode diatonikë, kurse gjysma tjetër–në mode kromatikë. Përfundimi atëherë është i qartë: ndërsa këngët ose vallet e kënduara të dasmës qytetare shkodrane parapëlqejnë mode diatonikë, këngët e ahengut qytetar shkodran parapëlqejnë në të njëjtën masë, si mode diatonikë, ashtu edhe mode kromatikë. Një raport i tillë midis modeve diatonikë dhe atyre kromatikë afron me raportin që ekziston brenda këngëve të ahengut të qyteteve të Shqipërisë së Mesme e të Kosovës dhe këngëve të ahengut të qytetit të Beratit.
Përsa i takon metrikës/ritmikës, stili muzikor i qytetit të Shkodrësfut në veprim thuajse të gjitha llojet e metrave/ritmeve: të thjeshtë, të përbërë, tëpërzier. S’mungojnë, gjithashtu, as ritmet gjysmë-metrikë. Ndër metrat/ritmet e thjeshtë, përdorim marrin sidomos ata dy-njësish (2/8, 2/4), tre-njësish (3/8, 3/4); ndër metrat/ritmet e përbërë–ata katër-njësish (4/8, 4/4), gjashtë-njësish (6/8, 6/4); ndër metrat/ritmet e përzier—ata pesë-njësish (5/8, 5/4), shtatë-njësish (7/8, 7/4), nëntë-njësish (9/8, 9/4), dymbëdhjetë-njësish (12/8, 12/4), etj. Grupimet kryesorë të stilit muzikor të qytetit të Shkodrës–këngët ose vallet e kënduara të dasmës qytetare shkodrane dhe këngët e ahengut qytetar shkodran–, në planin metrik/ritmik, krahas afrive, njohin edhe dallime. Përsa i takon aspektit metrik/ritmik, saktësoj se, këngët ose vallet e kënduara, ndërsa njohin metra/ritme të tillë, si: metrat/ritmet e thjeshtë dy-njësish (2/8, 2/4), metrat/ritmet e përzier pesë-njësish (5/8, 5/4), metrat/ritmet e përzier nëntë-njësish (9/8, 9/4), metrat/ritmet e përzier dymbëdhjetë-njësish (12/8, 12/4), ndryshe nga këngët e ahengur qytetar shkodran, nuk i përdorin kurrsesi metrat/ritmet e përzier shtatë-njësish (7/8, 7/4). Nëse do të përpiqeshim që të bënim një lloj klasifikimi metrik/ritmik të këngëve ose valleve të kënduara të dasmës qytetare shkodrane, nga pikëpamja sasiore, del se: 1) një pjesë e konsiderueshme e tyre, ndoshta gjysma, organizohet në metra/ritme të thjeshtë dy-njësish (2/8, 2/4); 2) një pjesë tjetër e përfillshme, ndoshta më pak se gjysma, organizohet në metra/ritme të përzier dymbëdhjetë-njësish (12/8, 12/4); 3) metrat/ritmet e tjerë, qofshin ata të thjeshtë, të përbërë, të përzier, përdoren më pak. Siç shihet, pra, krahas metrave/ritmeve të thjeshtë dy-njësish (2/8, 2/4), përdorim të denduar fitojnë, gjithashtu, metrat/ritmet e përzier dymbëdhjetë-njësish (12/8, 12/4).
Sakaq, nëse do të përpiqeshim që të bënim një lloj klasifikimi metrik/ritmik të këngëve të ahengut qytetar shkodran, nga pikëpamja sasiore, del se: i) një pjesë e konsiderueshme e tyre, ndoshta një e treta, organizohet në metra/ritme të thjeshtë dy-njësish (2/8, 2/4); ii) një pjesë tjetër e përfillshme, ndoshta një e treta, organizohet në metra/ritme të përzier shtatë-njësish (7/8, 7/4); iii) ende një pjesë tjetër e konsiderueshme, ndoshta një e treta, organizohet në metra/ritme të përzier nëntë-njësish (9/8, 9/4); iv) metrat/ritmet e tjerë, qofshin ata të thjeshtë, të përbërë, të përzier, përdoren më pak. Siç shihet, pra,krahas metrave/ritmeve të thjeshtë dy-njësish (2/8, 2/4), përdorim të denduar fitojnë, gjithashtu, metrat/ritmet e përzier shtatë-njësish (7/8, 7/4) dhe ata nëntë-njësish (9/8, 9/4). Kështu, metrikisht/ritmikisht, ndodh pak a shumë njësoj sikurse ndodh brenda këngëve të ahengut të qyteteve të Shqipërisë së Mesme e të Kosovës dhe këngëve të ahengut të qytetit të Beratit.
Marrdhëniet midis tekstit dhe muzikës
Në rrafsh të përgjithshëm, duke marrë në konsideratë marrdhëniet midis tekstit dhe muzikës, brenda stilit muzikor të qytetit të Shkodrës, vërehen katër grupime kryesorë krijimesh: i) këngë silabike; ii) këngë melizmatike; iii) kënga silabiko-melizmatike; iv) këngë melizmatiko-silabike. Grupimi i parë nënkupton bashkëjetesën e një ose dy notave muzikore me një rrokje të teksit poetik; grupimi i dytë parakupton bashkëjetesën e tri ose më shumë notave muzikore me një rrokje të tekstit poetik; grupimi i tretë dhe ai i katërt nënkuptojnë bashkëjetesën e lidhjes silabike me atë melizmatike brenda të njëjtit krijim. Po ashtu, këngët e grupimit të parë, zakonisht, organizohen në një meter/ritëm të përcaktuar, kurse ato të grupimi i dytë–në një meter/ritëm të lirë. Shpesh, ndërsa strofa e një kënge mund të jetë melizmatike, refreni i saj shfaqet silabik, dukuri që shoqërohet edhe me ndryshime në aspektin metrik/ritmik. Ndërsa këngët ose vallet e kënduara të dasmës qytetare shkodrane mund të klasifikohen, përgjithësisht, si krijime silabike, këngët e ahengut qytetar shkodran mund të klasifikohen, përgjithësisht, si krijime melizmatike. (Jare-t e mirënjohura shkodrane i takojnë pikërisht kësaj kategorie.) Mirëpo, është interesante të vërehet se, ashtu sikurse brenda këngëve të dasmës gjenden krijime melizmatike, po kështu, brenda këngëve të ahengut hasen krijime silabike. Sidoqoftë, pa dashur në asnjë mënyrë që të thjeshtëzoj çështjen, nga pikëpamja e marrdhënieve midis tekstit dhe muzikës, në tërësinë e saj, kënga qytetare shkodrane shfaqet më tepër melizmatike.
Brenda stilit muzikor të qytetit të Shkodrës, marrdhëniet midis tekstit dhe muzikës, nxjerrin në pah tri dukuri të njohura në mbarë këngën tradicionale shqiptare: i) të kënduarit e më shumë se një teksti të njohur me të njëjtën muzikë të njohur; ii) të kënduarit e më shumë se një teksti të ri me të njëjtën muzikë të re; iii) të kënduarit e një ose më shumë teksteve të rinj me të njëjtën muzikë të njohur. Siç shihet, forma më interesante e shfaqjes së këtij procesi është e treta: ndaj, kur flitet për ‘të, zakonisht, nënkuptohet vetëm një formë e tillë. Dukuri krejt e natyrshme e jetës së këngës tradicionale botërore në përgjithësi, procesi i përshtatjes së poezisë ndaj muzikës merr hov sidomos në periudhat e përmbysjeve politiko-shoqërore, kur kontradikta midis teksteve tashmë të zhvilluara dhe melodikës ende tradicionale është më e madhe.
Përfaqësues të shquar
Stili muzikor i qytetit të Shkodrësështë, para së gjithash, fryt i punës krijuese shumë-shekullore të mjaft artistëve të thjeshtë të dalë nga gjiri i popullit: vjershëtorë e kompozitorë. Shumë e shumë emra krijuesish, mjerisht, nuk njihen fare! Megjithatë, duke u mbështetur më tepër në burime të pashkruara, është bërë e mundur që të nxirret në pah një numër prej tyre. Gjatë gjysmës së parë të shekullit XIX, krijuesme emër kanë qenë: Hysen Dobraçi, Sali Pata, etj. Në vijim, u shquan krijues, si: Mark Kranjani, Simon Marketa, Shtjefën Tahiri, Ali Tophana, Oso Sela-Falltorja, Kasëm Xhurri, etj. Kranjani e Xhurri njihen si reformatorë të ahengut qytetar shkodran. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, u dalluan krijues, si: Palok Kurti (1858-1920), Nel (Zenel) Maha, etj. (Zadeja, Daija 2000:3). Kompozitor, instrumentist, autor i disa këngëve-perla të ahengut qytetar shkodran, pionier i notizimit të këtij ahengu, etj., Kurti konsiderohet si figura krijuese më e shquar e këngës tradicionale qytetare shkodrane.
Gjatë gjysmës së parë të shekullit XX, u shquan si krijuese interpretuesnë të njëjtën kohë: Nush Pali, Ndrekë Vogli-Naraçi, etj. Gjatë gjysmës së dytë të të njëjtit shekull(vitet 40-të e në vazhdim), bënë emër krijues, si: Rud Gurashi, Jonuz Gushta, Sheuqet Kruja, Namik Mithi, Karlo Pali, Paulin Pali, Hasan Preza, Adil Ujkashi, etj. (Zadeja, Daija 2000:4). Gjatë së njëjtës periudhe historike, ndihmesë dhanë, gjithashtu, kompozitorëtë mirënjohur profesionistë, si: Zef Çoba, Tish Daija, Leonard Deda, Pjetër Gaci, Simon Gjoni, Prenk Jakova, Mark Kaftalli, Zef Leka, Çesk Zadeja, etj.
Dihet se, muzika tradicionale, ashtu siç krijohet nga njerëz të talentuar, po kështu edhe ekzekutohet nga individë me prirje të shquara artistike. Nga kjo pikëpamje, historia e zhvillimit të saj është, në të njëjtën kohë, edhe histori e interpretuesve popullorë: këngëtarë, instrumentistë, valltarë, etj. Artin muzikor tradicional mund t’a përdorin dhe e përdorin pa përjashtim, herë më pak o herë më shumë, të gjitha shtresat e shoqërisë. Por, vetëm artistët e aftë, janë në gjendje që t’i japin atij vulën e origjinalitetit krahinor, t’a pasurojnë e zhvillojnë atë, t’a përcjellin me dinjitet të lartë artistik nga njëri brez në tjetrin. Pa dyshim se, në këtë aspekt, kënga tradicionale qytetare shkodrane përfaqëson një shembull të mrekullueshëm.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, midis interpretuesvetë stilit muzikor të qytetit të Shkodrës, u dalluan këngëtarë, si: Hila i Files, Taro Hoti, Shtjefën Jakova-Qorri, Ndrekë Preluka, etj. Ndërsa, gjatë gjysmës së parë të shekullit XX, bënë emër këngëtarë, si: Pjetër Bushati, Hamz Grimci, Kolë Gurashi, Muhamet Gogoli, Sait Hoxha, Tahir Kastrati, Shuk Prifti, Kolë Saraçi, Kolë Mati Tukja, etj. Gjatë së njëjtës periudhe historike, u dalluan, gjithashtu, instrumentistë, si: Nuh Boriçi, Xhevat Boriçi, Kolë Lufi, Adem Mani, Pjetër Tafili, Kolë Vjerdha, Rexhep Zagonjari, etj. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, interpretues të mirënjohur kanë qenë kёngёtarё lirikë, si: Marije Kraja, Ibrahim Tukiqi, etj.; këngëtarë, si: Shyqyri Alushi, Florinda Gjergji, File Gjeloshi, Xhevdet Hafizi, Naile Hoxha, Luçije Miloti, Bik Ndoja; këngëtarëmë të rinj, si: Adnan Bala, Mukadez Çanga, Valdete Hoxha, Enriketa Kuqani, Myfaret Laze, Bujar Qamili, Sabaete Vishnja, Violeta Zefi, etj. (Zadeja, Daija 2000:4). Ndërkohë, një brez tjetër, ende më i ri interpretuesish të këngës tradicionale qytetare shkodrane, është duke u njohur përherë e më tepër.
Origjina
Stili muzikor i qytetit të Shkodrës, nga pikëpamja e sistemit modal/tonal, në përgjithësi, nuk ndryshon nga stilet muzikorë të zonave etnografike fshatare, afër ose larg qytetit. Në të vërtetë, sistemi modal/tonal është i përbashkët për të dyja llojet e stileve muzikorë. Nëse krahasojmë, p.sh., këngë ose valle të kënduara të dasmës qytetare shkodrane me këngë fshatare të Malësisë së Madhe, s’është vështirë që të shihen modet e përbashkët diatonikë të tyre. Po kështu, nëse krahasojmë, p.sh., këngë të ahengut qytetar shkodran me këngë fshatare të Malësisë së Madhe, është e lehtë që të shihen modet e përbashkët kromatikë të tyre. Nënvizoj se, në përgjithësi, gjinia modale/tonale kromatike s’është e panjohur për muzikën tradicionale gege. Po ashtu, si sekonda e vogël, ashtu edhe sekonda e zmadhuar, së bashku me tetrakordin ose makamin e tipit HICAZ, vërehen jo rrallë në sistemin modal/tonal të saj. Përfundimi atëherë është i qartë: Nga pikëpamja e sistemit modal/tonal, muzika tradicionale qytetare shkodrane afron me muzikën tradicionale të zonave etnografike fshatare, afër ose larg qytetit. Një fakt i tillë nënkupton origjinën, zanafillën, prejardhjen vendase të saj.
Bashkëveprim muzikor
Stili muzikor i qytetit të Shkodrëska rrezatuar në muzikën tradicionale të mjaft qyteteve të tjerë të Shqipërisë: në muzikën e qyteteve të Shqipërisë së Mesme (Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan) dhe të disa qyteteve të Kosovës (Prizren, Gjakovë, Pejë), në muzikën e qytetit të Beratit, etj. Ndërkohë, ai ka përthithur elementë melodiko-modale të muzikës së këtyre qyteteve. Vetëm se, përthithja e elementeve të tillë, është bërë gjithmonë në mënyrë krijuese. Prandaj muzika qytetare shkodrane shquhet vazhdimisht për origjinalitet, individualitet, papërsëritshmëri, ose, që të mund të përdor një koncept tjetër, për magji vetiake.
Duke jetuar në të njëjtin mjedis ekonomiko-shoqëror dhe duke u përdorur brenda të njëjtëve rite të jetës së qytetit, s’duhet dyshuar aspak se, grupimet kryesorë të stilit muzikor të qytetit të Shkodrës–këngët ose vallet e kënduara të dasmës qytetare shkodrane dhe këngët e ahengut qytetar shkodran–kanë bashkëvepruar midis tyre. Si shprehje kuptimplote të këtij procesi vë në dukje fakte tashmë të qartë: Së pari, pjesa dërmuese e këngëve ose valleve të kënduara të dasmës qytetare shkodrane ka të njëjtin sistem modal/tonal (diatonik), sikurse gati gjysma e këngëve të ahengut qytetar shkodran. Së dyti, përsa i takon sistemit modal/tonal, vërehen tipare të tjerë të përbashkët, si: prania e Gradës VII nën notën themelore të modit, shkapërcime në intervalin e sekstës së madhe, kadencime finale herë-herë të njëjta, etj. Së treti, ka shumë mundësi që këngët e ahengut qytetar shkodran me sistem modal/tonal diatonik të jenë ndikuar pikërisht nga këngët ose vallet e kënduara të dasmës qytetare shkodrane me të njëjtën sistem modal/tonal. Ndërkohë, po aq shumë mundësi ka që, nga ana e tyre, edhe këngët ose vallet e kënduara të dasmës qytetare shkodrane me sistem modal/tonal kromatik të jenë ndikuar pikërisht nga këngët e ahengut qytetar shkodran me të njëjtën sistem modal/tonal. Së katërti, historikisht, më të lashta duhet të jenë këngët ose vallet e kënduara të dasmës qytetare shkodrane me sistem modal/tonal diatonik. Brenda këtij grupimi, historikisht, këngët ose vallet e kënduara me sistem modal/tonal kromatik duhet të kenë lindur më vonë, pikërisht atëherë kur dolën në dritë këngë të ahengut me të njëjtin sistem modal/tonal. Nga pikëpmja historike, krijimet e ahengut, qoftë ata me sistem modal/tonal diatonik, qoftë ata me sistem modal/tonal kromatik, duhet të kenë lindur në të njëjtën kohë.
Qartësim: në vend të polemikës
Mendimi sipas të cilit grupimet kryesorë të stilit muzikor të qytetit të Shkodrës–këngët ose vallet e kënduara të dasmës qytetare shkodrane dhe këngët e ahengut qytetar shkodran–, me përjashtim të metrave/ritmeve të përzier dymbëdhjetë-njësish (12/8, 12/4), s’kanë asnjë tipar tjetër të përbashkët midis tyre, më duket disi i absolutizuar, ose shumë i absolutizuar. Duke vëzhguar aspektin metrik/ritmik të tyre, bëhet e qartë se ekzistojnë edhe tipare të tjerë të përbashkët, si: përdorimi i dendur i metrave/ritmeve të thjeshtë dy-njësish (2/8, 2/4), përdorimi i metrave/ritmeve të përzier pesë-njësish (5/8, 5/4), nëntë-njësish (9/8, 9/4), etj. Në të vërtetë, grupimet kryesorë të stilit muzikor të qytetit të Shkodrës–këngët ose vallet e kënduara të dasmës qytetare shkodrane dhe këngët e ahengut qytetar shkodran–dallojnë midis tyre, në radhë të parë, përsa i takon sistemit modal/tonal: grupimi i parë ndërtohet kryesisht në mode diatonikë, kurse grupimi i dytë–, si në mode diatonikë, ashtu edhe në mode kromatikë. (Aspekti metrik/ritmik vjen vetëm në plan të dytë.)
Megjithse përfaqësojnë shtresime artistiko-kulturore të ndryshëm, gupimet kryesorë të muzikës tradicionale qytetare shkodrane–këngët ose vallet e kënduara të dasmës qytetare shkodrane dhe këngët e ahengut qytetar shkodran–sërish ruajnë afri midis tyre, qoftë në plan modal/tonal, qoftë në rrafsh metrik/ritmik, etj. Ata janë produkt artistik i të njëjtit mjedis ekonomiko-shoqëror, i së njëjtës atmosferë qytetare, i personaliteteve të njëjtë: letrarë, muzikorë, krijues. Universi artistik që me një nocion të vetëm quhet muzika tradicionale qytetare shkodranenënkupton të dy grupimet kryesorë të tij. S’ka dyshim se, ky lloj universi, ruan një natyrë të vështirë, komplekse, shumë-dimensionale.
Përfundime
Midis tipareve themelorë dallues të stilit muzikor të qytetit të Shkodrës, lejomëni të vë në dukje vetëm disa prej tyre: 1) përbërja, në shumicën rasteve, nga një linjë melodike, përsa i takon strukturës së përgjithshme, ose sasisë së linjave melodike, çka nënkupton edhe të interpretuarit, zakonisht, nga një këngëtar ose instrumentist i vetëm, individualisht, solistikisht; 2) melodika arioze, muzikale, e këndueshme; 3) sistemi modal/tonal herë diatonik, herë kromatik; 4) metrika/ritmika herë-herë e matur, e qartë, e përcaktuar, herë-herë e pamatur, e paqartë, e lirë, ose kapriçoze, delikate, e stërholluar; 5) herë-herë mos-shoqërimi me instrumente muzikorë, herë-herë shoqërimi me instrumente muzikorë modernë (klarinetë, violinë, kontrabas, llautë, kitarë akustike, fizarmonikë, piano, dajre, etj.).
Përsa i takon përfytyrës tërësore melodiko-modale, stili muzikor i qytetit të Shkodrës, në rrafsh të përgjithshëm, dallon në krahasim me stile muzikorë të qyteteve të tjerë të Shqipërisë. Por, natyrisht, ndryshimet janë relativë: disi më pak, ose disi më shumë, të shquar. Duke e krahasuar atë me stilin muzikor të qyteteve të Shqipërisë së Mesme (Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan) dhe të disa qyteteve të Kosovës (Prizren, Gjakovë, Pejë), nga pikëpamja e sistemit modal/tonal, në përgjithësi, ai është disi më pak kromatik. Ndërkohë, duke e krahasuar atë me stilin muzikor të qytetit të Beratit, në përgjithësi, ai shfaqet disi më shumë kromatik.
Shkodra! Shkodra! Shkodra! Vendlindja e një numri poetësh, shkrimtarësh e kompozitorësh të mëdhenj shqiptarë; vatër e përhershme diturie; mjedisi i kishës katolike, institucionit që e zhvilloi artin muzikor qysh në shekujt e Mesjetës (afërsisht, periudha midis shekullit V dhe shekullit XV të Erës Sonë), edhe atëherë kur mungonin shkolla muzike, konservatorë e universitete; qytet vazhdimisht i shquar për artin dhe kulturën e tij, etj., Shkodra i ka dhënë Shqipërisë edhe muzikën e saj qytetare, e cila është, pa dyshim, avant-garda e muzikës tradicionale qytetare shqiptare.(Neser do te lexoni Pjesen e nyte te studimit)
MËSUESIT NË JETËN TONË DHE 7 MARSI
Çdo kush mësimet e para për jetën i ka marrë në familje nga gjyshërit, prindërit, motrat , vllezërit e të afërmit. Kurse edukimin gjuhësor, letrar, historik, shkencor, profesional etj, e kemi marrë të gjithë në institucionet e shkollimit nga mësuesit, pedagogët e profesorët. Pra këto të fundit në një farë mënyre ,kanë qenë gjithnjë shtytësit e motivuesit e energjive tona edukuese në sensin praktik e shkencor. Prandaj disa (ata më kryesorët) që nga klasa e parë e deri tek ato pasuniversitare, na mbeten në kujtesë si shembëlltyra më e mirë.
Por mësuesit në jetën e përditëshme në Shqipëri, janë njerëz të zakonshëm si gjithë të tjerët e në të njejtën kohë edhe qytetarë me të gjitha të drejtat e detyrimet që atyre ju jep Kushtetuta e ligji. Si të tillë ata kanë bindje të caktuara politike, ashtu sic mund edhe të jenë anëtar dhe të zgjedhur në forumet drejtuese të partive politike. Por pikërisht kjo e drejtë ligjore dhe ky fakt, ka qenë dhe është aktualisht vrastar për punën e tyre kombëtare. Sepse rotacionet politike shpesh kanë qenë më shumë një përndjekje e vërtetë politike për to (në se partia në pushtet nuk përqaset me bindjet politike të një mësimdhënësi të caktuar). Kjo gjë e ka dëntuar shumë rëndë jetën e një mësimdhënësi, profesionalizmin në arsim dhe cilësinë në mësimdhënie në të gjitha nivelet e shkollimit në Shqipëri. Jo vetëm kaq, por dëmi është i madh për gjithë shoqërinë tonë në përgjithësi.
Shpesh politikat e arsimimit (në të gjitha nivelet) kanë qenë më shumë këndshikime partiake se sa kombëtare, më shumë kopje e keqe e vendeve të tjera se sa strategji gjithpërfshirëse kombëtare. Rasti i fundit me demostratën e rreth njëqind e dyzet mijë studentëve të universiteteve në fundvitin e 2018-tës, është treguesi më i qartë për tablonë e gjendjes së arsimit në ditët tona.
Politikanët dhe shtetarët partiakë, nuk e kanë parë mesimdhënësin, edukatorin (mësuesin, pedagogun e profesorin) si vlerë të madhe kombëtare, si profesionist që përgatit të ardhmen e Kombit për të gjitha fushat e jetës. Por e kanë parë thjeshtë si një individ (ose me saktë si një instrument) që duhet shfrytëzuar për qëllime e shërbime të ngushta kohore e partiake. Kjo ka cuar në uljen e prestigjit të mësuesit dhe interesit nga të rinjtë për të qenë punonjës i kësaj fushe me interes shumë të madh kombëtar. Ka cuar në shkatërrimin e konkurencës së drejtë e të ndershme për karierë brenda sistemit. Mjedisi ku rritet e formësohet personaliteti i mësimdhënësit është bërë tepër i rrëmujshëme se cilësia dhe mediokriteti përzihen bashkë sikur të jenë e njejta gjë. Ashtu sic edhe aftësitë intelektuale e drejtuese të personave të caktuar, barazohen me keqdashje me bajraktarizmin e fodullëkun e përtacëve e të dembelëve, të intrigantëve e neopotistëve partiak.
Në fillimet e saj shkolla shqipe u përballë me analfabetizmin e injorancën që ekzistonte kudo. Por me durimin e forcën që ajo mbartëte, theu tabutë e vjetra dhe i hapi rrugën progresit e përparimit në arsimim. Nëpërmjet mësuesit, edukatorit, pedagogut e profesorit shkolla (megjithë kufizimet bartëse në kohë të ndryshme) në vite përcolli dije që janë kthyer në vlera e pasuri të cmuara kombëtare.
Krahasuar me këtë përvojë, edhe në ditët e sotme, insistohet që shkolla nëpërmjet mësuesit të kthehet në një ushqim potencial kombëtar, qytetar, shoqëror,intelektual, fizik, emocional etj. Por realisht a është ajo një instrument i tillë kombëtar? Mendoj se jo plotësisht, sepse e pengojne dy arsye themelore: së pari pagesa e ulët për të mos thënë qesharake dhe së dyti partitizmi. Në se punonjësi i arsimit do të paguhej dy ose tre herë më mirë se sot edhe niveli në shkolla do të ishte dy-tre herë më i lartë. Pra investimi në arsim është investim strategjik për të ardhme e afërt e të largët.
Po ashtu depolitizimi me ligj i njerëzve që punojnë në sistemin arsimor (sic është ushtria), do ta clironte atë nga ngarkesat negative partiake dhe do ti hapte rrugën profesionalizmit. Ky kontigjent i depolitizuar do të ishte një forcë e madhe e kualifikuar për sistemin zgjedhor të numurimit në qendrat e votimit dhe do ti jepte fund numurimit partiak që prej kaq vitesh është një gangrenë e vërtetë.
Sot në ditën e mësuesit (7 marsit), nuk është as koha dhe as vendi për të bërë asnjë vrejtje për këtë profesion shumë të nderuar. Madje është koha si shoqëri e si individ tju përciellim , gjithë mësuesve, edukatorëve, pedagogëve e profesorëve përgëzimet më të mira për punën dhe profesionin e tyre shumë të nderuar e të respektuar. Të gjitha vrejtjet u takojnë politikës dhe politikanëve.
Duke kujtuar 7 marsin e vitit 1887, ku në Korcë u hap mësonjtorja e parë shqipe, kujtojmë me respekt e nderim mësuesit e parë : Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuci Naci, Thoma Avrami etj. Në kërë rrugë të trasuar respekti sejcili nga ne sot kujton mësuesit e tij që e ndihmuan në edukim e arsimim. Edhe unë sot dua të shpreh ndjenjat e konsideratës time më të lartë për ish mësuesit e mi të Shkollës “Ali Merta “ në Komsi- Burrel (dhe stafin aktual të asaj shkolle). Të ri kujtoj me shumë respekt pedagogët dhe instruktorët e ish Shkollës Ushtarake “Skënderbeg”; ato të Kolegjit Ushtarak të asaj kohe (Shkolla e Bashkuar), Fakulteti i Kimisë; të Akademisë së Shtabit Përgjithshëm- Fakulteti Gjitharmësh; të Universitetit të Tiranës- Fakulteti Ekonomi (Plan). Për studimet pas universitare: Gjeneral Prof. Dr. Adem Copani, Kolonel Dr. Shyqyri Kondi, dhe Proferorët e Universitetit Zija Xholi e Arta Dade etj.
Po ashtu me shumë respekt sot dua të përshëndes disa drejtues të Vatrës që i kushtuan pjesën më të madhe të jetës së tyre arsimit si: Dalip Greca, Nazo Veliu, Lekë Përlleshi, Majana Zeneli- Bulku, dhe shumë e shumë të tjerë në degët e Vatrës që kanë mundësur hapjen e shkollave shqipe për fëmijët e komunitetit shqiptar në SHBA.
Nga miqt e familjes time këtu në NY, përshëndes Suzana Uliun që punoi në strukturat e arsimit për gati katër dekada. Po ashtu përshëndes edhe nipat e mi Dasajev e Rigersi Bushati si dhe Andi Duka që i jane futur rrugës së këtij profesioni të bukur e shumë të nderuar.
Edhe një herë shumë nder e respekt për mësuesit e të gjitha kohrave .
DEKLARATË E VATRËS PËR KOMUNËN E TUZIT

FEDERATA PAN-SHQIPTARE NE AMERIKE “VATRA” URON FITOREN E FORUMIT SHQIPTAR NË KOMUNËN E TUZIT/

–Urime për Fitoren në Komunën e Tuzit. Festa e fitores mbaroi. Drejtuesit e rinj të Komunës të tregojnë profesionalizëm dhe ndershmëri në kryerjen e detyrës, larg korrupsionit administrativ e politik dhe të sigurojnë një shërbim të denjë për të gjitëh qytetarët e Komunës, pavarësisht kombësisë.
– Për Diasporën,që rriti entuziazmin në ditën e votimeve, Vatra mendon se tash fillon kontributi real: Investime dhe mbështetje reale në Tuz, që të mos zhgënjehen votuesit e të mos vazhdojë boshjatisja e Trojeve Shqiptare!
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” e ndoqi nga afër ecurinë e fushatës së Kualicionit shqiptar, të bashkuar rreth”Forumit Shqiptar” në përbërje të të cilit lidhën”Besën” për fitore: Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar. Vatar e përkrahu këtë bashkim që në nisje dhe ndjehet mirë që parashikimi i saj u konkretizua me fitore. Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Vatrës Dr. Pashko Camaj, anëtar edhe i këshillit Kombëtar të Vatrës, përfaqësoi Vatrën në zgjedhjet e së djelës në Komunën e Tuzit. Kjo fitore tregoi se sa i domosdoshëm dhe sa efektiv është bashkimi i partive shqiptare që veprojnë në Mal të Zi dhe kudo në trojet etnike ku jetojnë shqiptarët jashtë trungut të Shqipërisë Londineze.
Vatra këshillon drejtuesit e ri të Komunës që tregojnë profesionalizëm dhe ndershmëri në kryerjen e detyrës, larg korrupsionit politik e administrativ si dhe të sigurojnë një shërbim të denjë për të gjithë qytetarët e Komunës së Tuzit, pavarësisht kombësisë. Vetëm ëkshtu ata do të fitojnë besimin edhe të votuesëve kundër.
Për Diasporën,e cila duhet përgëzuar për pjesmarrjen dhe rritjen e entuziazmit në ditën e votimeve, VATRA mendon se tash fillon kontributi real: Investime dhe mbështetje reale në Tuz, me qëllim që të mos zhgënjehen votuesit e të mos vazhdojë boshjatisja e Trojeve shqiptare!
Federata Pan- shqiptare e Amerikës “VATRA”
Nju Jork, 4 Mars 2019

