• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2019

ASKUSH NUK DO TË MUND TA NDALOJË KOSOVËN

April 16, 2019 by dgreca

Nga Behlul JASHARI/

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj:Krenaria jonë nuk është e falur, por që vjen nga jetët e djemve dhe vajzave më të mirë të atdheut.

Ne do ta qojmë Kosovën ku i takon, në familjen e popujve dhe shteteve, pastaj një Kosovë popull e shtet i pavarur e i anëtarësuar në OKB dhe në NATO le të vendos si do të sillet ndaj vëllezërve tjerë të vet, ndaj vëllezërve e motrave të vet shqiptarë, ndaj Shqipërisë, ndaj vëllezërve të tjerë, e mendoj se do të sillet si i takon dhe kurrë nuk do ta koritë vetën, por askush nuk do të mund ta ndalojë Kosovën deri në vendin e merituar që i takon si e drejtë e shqiptarëve, një popull martir i Ballkanit/

PEJË, GLLOGJAN, 16 Prill 2019-Gazeta DIELLI/ Askush nuk do të mund ta ndalojë Kosovën deri në vendin e merituar që i takon si e drejtë e shqiptarëve, një popull martir i Ballkanit, tha sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai mori sot pjesë në tubimin përkujtimor për Dëshmorët e Kombit, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe invalidin e UÇK-së, Enver Haradinaj.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj në nderim të rënies së lavdishme të këtyre dëshmorëve, bëri homazhe te Shtatorja e Shkëlzen Haradinajt në Pejë, për të vazhduar me homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT HARADINAJ NË GLLOGJAN:

Ju falënderoj për prezencën në nderim të dëshmorëve, heronjtë të Kosovës.

Nuk ka qenë traditë të mbahen fjalime në homazhe, por nuk kemi organizuar akademi për heronjtë dhe në shenjë kujdesi për të gjithë ju që keni ardhur, ju drejtohem me pak fjalë.

Është një mënyrë modeste, pa e ngarkuar më shumë secilin prej jush, që të jemi bashkë me ata që i kanë bërë nder kombit, nder atdheut, me heronjtë, që të jemi bashkë në vendin ku ata pushojnë, njëkohësisht, me familjet e tyre dhe më lejoni që t’i drejtohem familjes së Hasimit, Fatmirit, Luanit, Enverit, bacës Smajl, Shkëlzenit dhe gjithë të tjerëve.

Sot jemi në përvjetor të rënies heroike të Shkëlzenit, të Hasimit, të Fatmirit, Luani i plagosur nuk i mbijetoi plagëve, pra, Luan Nimanaj, edhe pse bashkëluftëtarët u munduan ta bartnin deri në shërim.

Ndryshe thënë, kjo ditë e ’99-tës ka qenë ditë e vështirë. Ishte një përpjekje e madhe për të shpëtuar jetë, forcat serbe kishin kaluar një gjah, jo një gjah ndaj UÇK-së, por një gjah ndaj civilëve. Një pjesë e madhe e familjeve ishin strehuar në një zonë e quajtur “Lugu i Duboçakës”.

Ne nuk kishim pozicione lufte atje, nuk operonim në atë pjesë dhe kur erdhi lajmi se forcat serbe kanë mësy në drejtim të Duboçakës, ku ishin shumë civilë, familje të fshehura, nuk kemi mundur të mos vepronim. Në fakt, nuk i kam caktuar dikujt detyrë, por i kam pyetur a ka ndokush që mund të shkojë për t’i dalë përpara forcave serbe që të mos i lejojnë me mbërri te ato familje, tek ata civilë, fëmijë, gra, që ishin strehuar në atë zonë të Kosovës.

Shkëlzeni tha po shkoj unë dhe menjëherë pas tij, janë lajmëruar ata që i ka pasur më afër çdo herë gjatë jetës së tij në luftë, pra, Fatmiri, Hasimi, Luani dhe djem të tjerë.

Kësisoj, në përballje, për të mos i lejuar forcat serbe me arrit te civilët shqiptarë të pambrojtur, në pozicione lufte, që kanë qenë të papërgatitura paraprakisht, të pastudiuara, pa asnjë plan, por vetëm të mos lejohet që të shkojnë tek civilët, kanë rënë heroikisht njerëzit më të shquar të UÇK-së, të cilët nuk kanë rënë në betejat tjera frontale, sepse në ato beteja ne i kemi prirë luftës, e kemi ditur si bëhet lufta, ndërsa këtu nuk kemi pasur kohë as të përgatitet ndonjë plan, por vetëm jemi detyruar në urgjencë, për shkak të civilëve, të dalim përpara.

Dua të theksoj këtë element, sepse është shumë i rëndësishëm. Pra, Shkëlzen Haradinaj si luftëtar, i cili ka pasur plot plagë, kurrë nuk e ka lëshuar Kosovën, ndër të parët që është plagosur prej ushtarëve të UÇK-së.

Ai nuk do të ishte vrarë asnjëherë në luftë, edhe pse ka qenë trim, por arsyeja pse është vrarë, është se nuk kanë pasur kohë, janë detyruar të dalin në mbrojtje të civilëve.

Ky është një mesazh i kësaj beteje të ditës së sotme. Djemtë më të zot, luftëtarët më të zot, që kaluan mbi një vit lufte intensive nga 24 marsi, të mos flasim për periudhën përpara, 24 mars ‘98 dhe 24 mars ’99, asnjëherë pa u ndalë, pa e lëshuar vendbetejën dhe nuk janë vrarë këta djem, por janë vrarë, sepse nuk kanë pasur kohë, janë detyruar të dalin pa pozicion lufte, përballë forcave serbe, që të mos i lejojnë të arrijnë tek civilët shqiptarë.

Këtu janë dy porosi që dalin prej kësaj dhe që duhet t’i kuptojmë të gjithë ne.

E para është se UÇK-ja me kapacitete të limituara, por nuk e ka kursyer veten, nuk ka vepruar vetëm në bazë të planeve të luftës, por është detyruar të veprojë dhe të mbrojë civilë të pambrojtur. 
Do të ishte shumë më lehtë për Shkëlzenin, për Luanin, për Fatmirin, Hasimin e shumë të tjerë, vetëm të zgjedhin një betejë me forcat serbe, këta me zgjedh ku me u përballë me ata, dhe ju siguroj se ka pasur beteja deri atë ditë, por këta janë dalë fitues, e forcat serbe kanë humbur.
E vetmja arsye pse këta kanë rënë heroikisht është se janë detyruar pa planë lufte, pa asnjë përgatitje paraprake, pa asnjë mundësi reale të luftojnë, janë detyruar të dalin në vetëbetejë frontale dhe të luftojnë ballë për ballë, me luftua në afërsi, me harxhua  municionin që kanë pasur me vete dhe të përdorin edhe thika dhe kësisoj kanë rënë.

Kjo është një e vërtetë e historisë sonë të lavdishme të UÇK-së që i bënë shqiptarët vërtetë të ndihen krenarë. Nuk është e vetmja, fatmirësisht kemi plotë beteja, plotë ngjarje të një lavdie të tillë.

Porosia tjetër që duhet ta dimë si shqiptarë e si Kosovës, është se ata që mundohen të mohojnë krimet që janë bërë mbi shqiptarë,  edhe pse ne shqiptarët jemi popull i respektuar, por nuk duhet askush ta teprojë me ne. Ata që mendojnë se mund ta mohojnë dhe të ofendojnë dhimbjet, luftën, plagët, por edhe krenarinë tonë, sepse askush nuk ka të drejtë ta ofendojë krenarinë tonë, sepse nuk është krenari e falur, por që vjen nga jetët e djemve dhe vajzave më të mirë të atdheut, atëherë nuk i bëjnë mirë vetës, rajonit dhe më tutje.

Duke qenë kështu, unë dua të them për fund se jemi të vetëdijshëm se edhe në atë kohë ka qenë vështirë, edhe në atë kohë ka pasur keqkuptime, ka pasur agjenda të tjera, ose janë përzier agjendat ngapak. Unë e di se edhe në ditën e sotme plotë njerëz i përziejnë agjendat.

Vetëm një gjë dua t’ju them të gjithëve në këtë vend. Ne do ta qojmë Kosovën ku i takon, në familjen e popujve dhe shteteve, pastaj një Kosovë popull e shtet i pavarur e i anëtarësuar në OKB dhe në NATO le të vendos si do të sillet ndaj vëllezërve tjerë të vet, ndaj vëllezërve e motrave të vet shqiptarë, ndaj Shqipërisë, ndaj vëllezërve të tjerë, e mendoj se do të sillet si i takon dhe kurrë nuk do ta koritë vetën, por askush nuk do të mund ta ndalojë Kosovën deri në vendin e merituar që i takon si e drejtë e shqiptarëve, një popull martir i Ballkanit.

Njëkohësisht nuk janë të vërteta ato goditjet që i japin nën brez plot në Kosovë. Nuk është e vërtetë që Kosova e ka falur Çakorrin, jo Ramushi, po Kosova, as Çakorrin, as Kullën. Ju e dini, ne shpesh nuk i kemi deklaruar gjitha rrjedhat e punëve që i kemi kryer. Shumë kujt këtu ju ka rënë befasi edhe ushtria kur ka ardhur punë e kryer, dhe shumë kanë menduar se është fjalë, gënjeshtër, punë në letër. Por, sot kemi ushtri. Nuk është falë Çakorri as Kulla, gënjeshtër është dhe gjithë ata që gënjejnë e dinë se po gënjejnë dhe këtë e bëjnë për arsye të ulëta.

Nuk do të lejojmë të ndahet Kosova, as të preken kufijtë e Kosovës, e as toka e territori  i Kosovës. Kush shkon asaj rruge e ka gabim, qoftë vëlla i yni, qoftë tjetër.

Miqve u bëjmë thirrje, nuk keni aleatë më të fortë si shqiptarin në Ballkan, jemi properëndimor, euroatlantik, do t’i kryejmë punët e Kosovës.

Pushtetet shkojnë e vijnë. Unë i kam kaluar 12-13 vjet, jo në opozitë, jo pranë familjes, por i kam kaluar disa vjet edhe në burg. Kurrë nuk jam ligur dhe kurrë nuk kam bërë gabime në interes të atdheut, as unë e as familje ime.

Ata që po koriten shumë e kanë për vete, por do të vijë dita kur shumë prej tyre do të skuqen për ato që po i bëjnë e që janë të padrejta, në kohën kur po përballemi me Serbinë, me agjendat e Vuçiqit, me planet e tij për ta ndarë Kosovën, me planet e ndërkombëtarëve të tjerë për të na ulur kokën, goditjet që vijnë nën brez të vëllezërve dhe motrave tona nuk janë në rregull. 

Duhet ta korrigjojnë vetën ata që e dinë si kemi ardhur deri këtu, sa vështirë ka qenë dhe çka na pret përpara. Nuk e kanë korrigjuar vetën as atëherë të gjithë, por e kemi përballuar edhe atëherë, do ta përballojmë edhe sot, do të ecim përpara. 

Sot jam i nderuar me prezencën e të gjithë juve, por besoj se edhe unë dhe të gjithë ne kemi ardhur sot në nderim të atyre që janë nderi dhe lavdia e kombit tonë dhe në atë nder do të shërbejmë.

Lavdi të rënëve të sotëm, lavdi të gjithëve! /b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari-Kryemininistri Haradinaj

20 VJET-MASAKRA SERBE

April 16, 2019 by dgreca

Në 20-vjetorin e rënjeve të mëdha për liri e atdhe/

MASAKRA E DHUNËS SERBE NË SLLOVI/

Më 15 e 16 prill 1999, në Sllovi masakra e dhunës serbe vrau e masakroi 45 civilë shqiptarë dhe plagosi 11 të tjerë.  I vuri flakën 92 shtëpi shqiptare, dhe pas dëbimit me dhunë të të gjithë shqiptarëve nga fshati, shkatërroi e plaçkiti gjithë pasuritë, vlerat materiale e shpitërore të shqiptarëve. Sllovia për 78 ditët e bombardimit të NATO-s, ishte ploja mç e madhe dhe vendpërqëndrimi i dhunës serbe për trevën e Lypjanit e më gjerë.

Shkruan:Ismail Gashi-Sllovia/

            Që nga fillimi i sulmeve të NATO-së, 24 mars 1999. Në fshatin Sllovi të Lypjanit, përveç 64 familjeve serbe të këtij fshati, nga të cilat të gjithë sërbet dhe disa nga romët venmdorë të moshës madhore ishin mobilizuar në formacione të forcave rezervë të dhunës serbe, këtu silleshin e krrokatnin edhe shumë persona zyrtar e jozyrtar, emrat dhe funksionet e tyre në këto formacione për shqiptarët paraqisnin kërcim e rrezikim për qenjen biologjike njerëzore e kombëtare shqiptare. Këtu /në Sllovi/, frekuentonin çdo ditë prijsit e policisë dhe qeverisë komunale, si kryeshefi i policisë komunale Nikola Iliq, Komandanti i postëkomandës policore në Lypjan, Stevo Ragjenoviq, zv.komandanti Toshiq dhe inspektori i sigurimit Çanoviq. Sllavisha Dukiqi, Dimiq Vllado kryetar i qeverisë dhe kryetar i Mbrojtjes Civile e të tjerë. Ata vazhdimisht kuvendonin e kordinonin me liderët serbë në Sllovijë si me Stanishiq Tomisllav, kryetar i serbëve lokal, Simiq Millan i graduar në kolonel, përgjegjës për forcat ushtarake, Lubisha Arsiq një paramilitar i theksuar e shumë të tjerë të implikuar në krime ndaj shqiptarëve. Dy-tre ditӕ para se të sulmonin këtë fshat, në Radion serbe të Prishtinës, u dha informacioni se ky fshat dhe fshati Shushicë i Prishtinës, janë vendbanime të sigurta ku mund të jetohet pa rrezikim. Andaj në Sllovi, ditë para stuhisë tmerruese të dhunës serbe në prillin e përgjakur të 1999, erdhën shumë shqiptarë për strehim të përkohshëm. Deri më 14 prill 1999, nuk ndodhi ndonjë kërcim i drejtpërdrejt, rrezikimi i jetës dhe i qenjes shqiptare vërvitje kudo e ngado në Kosovë, gjuhej, vritej, digjej e ndiqej.

            Kërkesat serbe   

                        Më 14 prillit, kah ora 10-të paradreke, inspektori i sigurimit serb Qanoviq me dy eprorë ushtarak  ardhen në Sllovi dhe në vendin e quajtur “kryezabeleve”, takuan Shefqet Berishën nga Sllovia, të cilin e kanë ndalur dhe nga ai  kërkuan, që sot deri në orën 14-të, shqiptarët e këtij fshati të dorëzojnë gjitha armët te shkolla e vjetër, dhe nga ai kanë kërkuar me këmbëngulësi të njoftojë, a ka pjesëtarë të UÇK-së në Sllovi. Sepse, siç është shprehur Qanoviq, në Sllovi te kryetari i LDK-së Shefqet Bytyqi, para disa ditësh, siç kishte gjëja ai informacione, ka fjetur një ushtarë i UÇK-së dy netë.Qanoviq me dy personat përcjellës  skiconin pozicionet e Sllovisë dhe bisedonte për skicën të cilën e kishin përpara në autoveturë,thotë Shefqet Berisha. Ndërsa në mbrëmjen e 14 prillit serbët vendas, meqë dinin për pozitën e rëndë të shqiptarëve,  improvizuan si edhe në shumë vende e raste të tjera në Kosovë një takim për një “marrëveshje”. Për këtë dredhi jo të natyrshme, edhe në Sllovi u ftuan disa shqiptarë, jo aktivist të driatëheshem,që të nesërmen, me 15 prill, në ora 8-të të mëngjesit, të vijnë, gjëja për bisedime të pakuptimta, në lokalet e shkollës së vjetër një delegacion prej 10-të shqiptarëve, që në emër të shqiptarëve sllovias të lidhur marrëveshje me serbët vendor, Tomqin, Rada Arsiqin, Simiqi Milanin, Çaushin, Milivojin e disa të tjerë si dhe me një Major apo epror ushtarak, të cilët më atë marrëveshje, do të sigurohet një garanci për qëndrim e jetë të sigurt për shqiptarët e të tjerët në këtë vendbanim me popullatë të përzier. Një veprim të tillë për slloviasitë përsëritët edhe më 17 prill 1999, kur dy shqiptarë u murrën vesh me kryepolicin Nikolla, për strehim të popullatës shqiptare, që ishin strehuar në Grykën e Tërshovinave, të vendosen nëpër shtëpitë e fshatit Smallushë, slloviasitë tentuan të bisedojnë me serbët vendor edhe më 23 prill 1999 për kthim të tyre në fshat. Për këtë “dialog”, serbët kërkuan të shkojnë dy pleq sllovias të bisedojnë me serbët vendor. Por pleqtë priten kot 7 orë “takimin”e komshive gënjeshtarë. Ndërkaq të nesërmen me 15 prill 1999. që në orën 5,30, ushtria serbe erdhi me 5-6 tanke nga krahu i Smallushës u pozicionua në kodër mbi fshat me tyta tankesh të kthyera kah  vet fshati, kurse në orën 6-të të këtij mëngjesi, ushtria e policia serbe filloi sulmin në fshatin Akllap, në këte fshat shtihej me armë,digjeshin shtëpit dhe ndiqej  popullata shqiptare, ku një qytetarë / Ibush Gashi/70/ u vra. Sulmi, ndjekja dhe kallja e mbi 80% e Akllapit përcillej lehtë nga Sllovia. “Delegacioni” 10-të anëtarësh i shqiptarëve nga Sllovia, në orën 7.00 shkoi në takim, siç ishte kërkuar për marrëveshje mes shqiptarëve dhe serbëve për një “siguri” e jetë të qetë. Një natë më parë, kur u mor vendimi nga disa veprimtarë, biznesmen e qytetarë lokal shqiptarë, për këtë takim “marrëveshjeje”. Përkundër mashtrimit evident, se do të merremi vesh, bënë diçka të pazakonshme dhe për rrethanat, kohën dhe pozitën e shqiptarëve jo i natyrshëm. Popullata shqiptare përkundër kërcënimit nga forcat ushtarake e policore nuk e mori ikjen, siç ndodhte zakonisht ato ditë të trishta, motivacion për qëndrim se do të ketë marrëveshje. Si zakonisht takimi nuk u mbajt, me arsyetim të serbëve vendas, se oficeri “nuk ka ardhur”. Ju shkoni në shtëpi, pritni atje, kur të vijë oficeri, ne do të ju ftojmë me telefon.. Kështu, pritja e heshtja e varrit e përfshiu popullatën shqiptare në Sllovi tërë paradreken e asaj ditë të kobshme. Këtë qetësi të panatyrshme e prishi kah ora 10,30 ardhja e dy kampanjollave ushtarake në Sllovi, me të cilat kishin ardhur disa ushtarak që ti njoftojnë serbët dhe disa romë vendor,që ishin në krahun serb, që të vejnë shenjat për identifikim, katër e-S-a në dyert e shtëpive, punë të cilën e kreu mësuesi Toshiq/Cilki/. Sepse, sulmi që do të pason pasdreke mund të mos i dallon shtëpitë serbe dhe përkrahësve të tyre nga ato shqiptare, të cilat do të jenë caku i këtij sulmit. Kështu, Sllovia e dyfishuar me banorë në heshtje varri priste sulmet serbe.

            Ndjekjet, kalljet, plaçitjet

           Në orën 13,40, pasi me kallje, ndejkeje, plaçkitje e vrasje i duelën Akllapit në krye, filloi sulmi në fshatin Sllovi. Ky sulm filloi nga dy drejtime, nga krahu i Akllapit e Gushtericës së Epërme, dhe i dyti nga ana tjetër Grykës së Gushevcit. Paralel me këtë  furi, forcat serbe sulmuan nga brenda, ku pjesëtarë serb paraprakisht të pozicionuara mbreda vet fshatit e për rreth tij. Të cilat me të filluar të sulmit shpejt zunë udhëkryqet dhe gjitha hyrje-daljet e fshatit, ku forcat serbe më herët ishin përqendruar nëpër familjet serbe të Sllovisë. Fshati dukej i trazuar nga përpjekjet e shqi[ptarëve te rrezikuar për  dëbim të dhunshëm nga rreziku, hapësirën mbi fshat e mbuloi tymi e flaka e shtëpive nga shtբpitë e kallura, ndërsa rrugët krismat e armëve serbe. Në anën tjetër fshati gumëzhiste nga  automjetet, traktorët e turma të mëdha njerëzish të tmerruar nga rreziku, britmat e thirrjet shqetësuese. Largimi i dhunshëm bëhej nga të gjitha anët, kush nga dinte e mundte të gjejë hapësirë depërtimi. Ndodhi kështu, pasi më parë nga asnjë subjekt politikë e shtetëror shqiptarë, përveç UÇK-së, nuk kishte planifikuar si të veprohej në këtë rrethanë katrahure e luftë barbare. Kush dëpërtojë në drejtim të bjeshkëve, Grykës së Zhegovcit, Grykës së Manastirit, Grykës së Tërshovinave, e kush në drejtim të Smallushës dhe në fshatrat e rrafshit, Bujari, ish-Gumnasella, Banullë, Gllogovc e Llugaxhi. Grykat e bjeshkëve këto kohë të trishta u bënë vend i tmerrit e terrorit fatal. Po asaj dite, sulmet serbe si edhe në rastet të tjera vepruan sipas planit ushtarak serb “Patkoi” në Zhegovc e Vërbicë, ku ishin konfrontuar me forcat e UÇK-së, veçmas në Betejën te Hani i Zhegocvit, ku në rezistencë me forcat ushtarake serbe u vra, Pajazit Ahmeti/Paja/, dhe u plagos Afrim Myrtaj, por në këtë rezistencë të pjesëtarëve të UÇK-së, forcat serbe përveç humbjeve në njerëz e teknik ushtarake, ato u penguan për afro dy orë që të sulmojnë fshatin Zhegovc që ishte pikësynim i tyre. Me këtë, banorëve të Zhegovcit iu mundësua largimi pa pasoja. Asaj ditë në Sllovi kryepolici Toshiq me disa policë të tjerë, kishte zënë pozitë krye fshatit, në lindje të Sllovisë, që ti kthejë slloviasitë që mos shkonin në drejtim të grykës së Bjeshkëve të Zhegovcit. Gjatë kohës së shkurtër të kësaj dite të Bartolomeut, nga vet shqiptarët e Sllovisë janë vërejtur e dalluar disa serb vendas të prirë nga zëvendëskomandanti i policisë komunale Toshiqi; si Tomisllav Stanishiq/Tomqi/, /me funksion, komandant lokal i policisë rezervë për Sllovi, Peic Milivoje, zëvendëskomandant i policisë serbe në Janjevë, vendas i këtij fshati, Radomir Arsiq/Rada/, kryetar i fshatit Sllovi, Stanoje Milkiq/Qauashi/, paramilitar, Sllobodan Simiq “Duci” i nënshkruar për kolonel i rezervës ushtarake, Lubisha Arsenije Periq e të tjerë. Por ka pasur edhe shumë e shumë persona të panjohur dhe  të maskuar, që  kanë bartur uniformën e policisë sërbe dhe forcave rezervë.

            Vrasja e fqinjit

           Sulmi i furishëm pasqyrohej me të shtëna të shumta, ndalje dhe vrasje të qytetarëve, kallje të shtëpive, plaçkitje të të hollave dhe automjetesh, ndalje vajzash dhe kushtëzim me të holla për lirimin e tyre si dhe tentim dhunimesh. Veçantë tmerronte ndalja dhe ndarja nga familja e personave, por edhe me ekzekutime të shpejta. Që në fillim serbi i quajtur Radomir Arsiq “Beli” vrau gruan e Ajet Krasniqit, Hedije Krasniqi /51/, e cila u vra para dyerve të Rexhepit deri sa ishte duke u larguar nga rreziku, Rada ishte fqiu i parë i Ajetit. Pak më larg, të udhëkryqi afër shtëpisë së Murat Gashi, u vra edhe vajza 19 vjeçare Fatushe Dubova, të cilës siç dëshmohet, Rada për së vdekuri me thikë ja ka prerë xhemperin dhe ja ka hedh në fytyrë. Pastaj dëshmon Ismet Hetemi nga Sllovia, i cili asaj dite, kur ka arritur te dyert e Muratit Gashit thot, se ka parë Miroslav Stanishiqin, Stanoje e Sinisha Milkiqin dhe dy të tjerë që nuk i ka njohur, të gjithë të armatosur dhe të uniformuar me  rroba policie, që  u futën në oborrin e shtëpisë së Murat Gashi, nga më vonë morëm vesh, se të njëjtit, pasi i kanë nxjerr nga shtëpi gjithë meshkujt /pesë sa ishin aty/, kanë larguan fëmijët e gratë, me përjashtim të Xhyles, vajzës së martuar të Muratit, e cila është strukur pavrejtshëm afër dyerve të oborrit dhe ka vërejtur, se këta persona serbë Muratin me dy djemtë Enver Gashi/41/, Omer Gashi/37/, djalin e Enverit Arben Gashi/19/ dhe djalin e vajzës së martuar Xhylës, Bekimin/19/, i kanë nxejrrur para shtëpisë, i kanë renditur më parë i kanë plaçkitur dhe në fund i kanë ekzekutuar në oborr para shtëpisë. Xhyla ishte dëshmitarja më e afërt e cila përkundër tmerrit e dhembjes e ka vëzhguar ekzekutimin e babait, dy vëllezërve, djalit dhe djelit të vëllait. Ndërsa, Gafurr Hysenin, veprimtar i dalluar, pas luftës është shpallur dëshmor i kombit, serbi vendas Lubisha Arsenije Arsiq me dy të tjerë e zbresin nga kamioni, ku ishte duke vozitur familjen në dëbim dhe e ekzekutuan menjëherë para shtëpisë së djemve të Metushit, të cilën shtëpi më vonë e kanë djegur bashkë me kufomën e Gafurrit. Të ndarë nga familjet e të ndalur e më vonë të ekzekutuar të “udha e bahçeve”, ishin edhe Bajram Gashi/34/ pas luftës i shpallur dëshmor, po kështu nga traktori e kanë zbritur edhe Faik Krasniqin/35/ dhe të njetit serb e kanë ekzekutuar në oborr të Habib Gashit. Bajram Gashi, Ramadan Kryeziu/31/, Mehdi Pacolli/56/, Jakup Kryeziu/44/ dhe Elmi Barisha, bashkërisht pas një kohë maltretimi e mbajtjes mbështetur për muri, i dërgojnë rrugës, të urdhëruar ti mbajnë duart mbi kokë dhe  janë ekzekutuar të “rruga e bahqeve” në rrethana të panjohura. Dëshmitarë okular nga Sllovia dëshmon: Ai thotë: ishin katër persona të panjohur të cilët pas kryen ekzekutimin i mori me veturë një serb nga Sllovia dhe i ktheu në fshat Ky ishte “Ducki” i biri i Novica Arsiqit. Kalimtarët që ishin në ikje nga tmerri e terrori i kanë parë të gjallë këta gjashtë/6/ persona. duke i dërguar kah kisha serbe.

Lista e qytetarëve civilë shqiptarë të vrarë e të masakruar nga forcat ushtarake e policore serbe, me datën 15.04.1999 në fshatin Sllovi, të komunës së Lipjanit.

Nr.Emri,emri i babës dhe mbiemriViti i lindjesData e vrasjesVendi i vrasjesVendbanimi
Nr. ofReg.Name, father name and          SurnameData ofBirthThe killingDatePlace ofKillingResidence
  1.Murat Nebih Gashi193415.04.1999SllovijëSllovijë
  2.Enver Murat Gashi195815.04.1999SllovijëPrishtinë
  3.Omer Murat Gashi196215.04.1999SllovijëSllovijë
  4.Arben Enver Gashi198215.04.1999SllovijëPrishtinë
  5.Bekim Jakup Haziri198015.04.1999SllovijëPrishtinë
  6.Hedije            Krasniqi194715.04.1999SllovijëSllovijë
  7.Fatushe Sherif Dubova198015.04.1999SllovijëSllovijë
  8.Jakup Elmaz Kryeziu195515.04.1999SllovijëSllovijë
  9.Ramadan Halil Kryeziu196815.04.1999SllovijëSllovijë
10.Mehdi Xhemajl Pacolli193715.04.1999SllovijëSllovijë
11.Elmi Xhevat Berisha196415.04.1999SllovijëSllovijë
12.Mehmet Hazir Sopjani192615.04.1999SllovijëSllovijë
13.Sherife              Sopjani191215.04.1999SllovijëSllovijë
14.Qamile             Sopjani193515.04.1999SllovijëSllovijë
15.Bajram Qazim Gashi196515.04.1999SllovijëSllovijë
16Agim  Rrahim Berisha196915.04.1999SllovijëSllovijë
17.Florim Rizah Ibrahimi197415.04.1999SllovijëSllovijë
18.Faik Hysen Krasniqi196415.04.1999SllovijëSllovijë
19.Ajvaz  Qazim Gashi193715.04.1999SllovijëSllovijë
20.Gafurr Qazim Hyseni194815.04.1999SllovijëSllovijë
21Rifat Zenel Gashi195315.04.1999SllovijëSllovijë
22.Milaim  Musli Gashi197715.04.1999SllovijëSllovijë
23.Adem Rrahman Bytyqi194015.04.1999SllovijëSllovijë
24Latife Haqif Kryeziu195219.04.1999SmallushëSllovijë

            Vërejteje: Viktimat deri në numrin rendor 16, janë ekzekutuar e masakruar gjatë sulmit të fashtit më 15 prill 1999. kufomatë janë varrosur nga serbët në dy varreza masive në vendin e quajtur “Çukë”. Të cilat pastaj forcat policore-ushtarake serbe të ndihmuara nga disa romë të fshatit dhe të Lipjanit, me datën 29.04.1999, pas kthimit të pjesërishëm të popullatës së ikur të fshatit Sllovi, e më qëllim të fshehjes së krimit, i zhvarrosin kufomat nga varresat masive dhe i dërgojnë në shkollën e vjetër të fshatit, ku kanë qenë të stacionuar. Të nesërmen, me 30 prill, i urdhërojnë antarët e familjeve të viktimave, të vijnë në shkollë, ti identifikojnë të afërmit e tyre, e pastaj, nën përcjelljen e forcave serbe i urdhërojnë ti rivarrosin në varrezat e fshatit veç e veç në varre familjare. Të katërmbëdhjetë kufomat e para, janë varrosur në varrezat e “Gashëve” në hyrje të fshatit, kurse viktimat nën numrin rendor 15-16 janë varrosur në varrezat e  Bytyçëve ose” e Lisat”të cilat gjenden në krah të lindjes së

fshatit.

Trupat e viktimave të tjera janë varrosur gjithashtu në varrezat e fshatit, nga anëtarët e afërm të familjës, apo nga bashkëfshatarët, varësisht nga dita dhe vendi ku janë gjetur kufomat. Përveç viktimave nën numrin rendor 21 e 22 të cilat janë vrarë në oborrin e tyre e poashtu janë varrosur ditë më vonë në oborret e tyre. Këto dy viktima janë zhvarrosur nga oborret e tyre më datën 14.07.1999 dhe janë varrosur në varrezat e fshatit.  

Latife Haqif Kryeziu ka vdekur më vonë, nga pasojat e lëndimeve trupore të marra gjatë ndjekjes së dhunëshme nga fshati dhe traumave të pësuara, për djalin e vrarë, nga forcat serbe,Latifja është varrosur në fshatin Smallushë, ku ka qenë e strehuar pas ndjekjes dhe dëbimit nga forcat serbe më 15 prill 1999, sikurse edhe shumica e popullsisë të fshatit Sllovi. 

            Faktet në Tribunal

 Ndërsa, pas ekzekutimit të “udha e bahçeve”, të vdekur i ka parë Mehmet Bytyqi/60/ nga Sllovia i cili ishte në ikje nga shtëpia për Smallushë. Rasti i posaçëm është ai tre pleqve që u masakruan dhe u vranë në shtëpi të tyre, siç dëshmon Adem Sopa kushëri i tyre, janë masakruar pleqtë Mehmet Sopa/74/, nëna e tij Shehide Sopa /87/ dhe gruaja e vëllait Qamile Sopa/64/, Të cilët, pasi nuk kanë dalur nga shtëpia në ditën e krimit, siç njofton Adem Sopa, kushëri i të ndjerëve dhe i afërt me shtëpi, Ademi asaj dite meqë kishte ngelur në shtëpi nga frika ishte fshehur në hambar të vet dhe ka dëgjuar britmat kur disa serb, të cilët Ademi  nuk  ka arritur ti njoh, kanë bërë masakër me thika në këta tre pleq. Pas ditës së krimit për këta pleq të masakruar janë gjetur gjurmët e krimit, shamitë e shlyera, protezat e dhëmbëve dhe shkopi i thyer i Mehmetit, Edhe ekspertët e Tribunalit, gjatë ekzaminimit kanë dëshmuar për kufomat e tyre të masakruar, me thika u është vizatuar kryqi me katër S-sa. Masakrime u janë bërë edhe dy plakave. Ndërsa Rifat Gashi/46/ dhe Milaim Gashi/22/,po më 15 prill 1999, u vranë para shtëpisë, derisa vështroni lëvizjet e dhunës serbe nga shtëpia, vrasjen e bënë personat nga një kombi me ngjyrë të  bardhë që asaj dite ka qarkulluar pandalur. Nga vendi i quajtur Vorret”Te Lisat”, siç lëshojnë dëshmitarët okular Feriz e Idriz Gashi, në kombi kanë qenë  Milivoji dhe Qaushi, ata u vranë para shtëpisë, derisa nga aty vëzhgonin lëvizjet e policisë menjëherë, kjo ndodhi gjatë sulmeve të fshatit. Pos të vrarëve Rifat e Milaim Gashi, në oborr janë plagosur nga ata policë edhe Safete Gashi, Florie Gashi dhe Salih Gashi. Dy të vrarit kanë qëndruar të pavarrosur 7 ditë, Rifatin e ka ruajtur babai i tij Zenel Gashi, hoxhë. Ndërkohë i kanë varrosur në oborr të shtëpive ku kanë qëndruar deri në përfundim të luftës. Këta dy të vrarë e të varrosur në oborr të shtëpisë pas përfundimit të luftës, më 14 korrik 1999, janë rivarrosur në varrezat familjar. Ndërsa Adem Bytyçin//59/ më 15 prill 1999 më parë e kanë plagosur rëndë derisa ishte në ikje arave prapa shtëpisë për të shpëtuar nga vrasja, siç dëshmon vet fqiu sërb Stevan, dhe më vonë, siç dëshmon i njëjti serb , mos e pastë vrarë vet. I ka thotë axhës së Ademit,  Shabanit, se dikush ka shkuar te “arat e arxihanës” 200 m. nga shtëpia e Ademit, deri ku ka arritur Ademi të shkon zhag i plagosur, dhe atje e ka vrarë, Ademin gjatë ofanzivës familjarët e kanë varrosur në varre. Nga 16 të vrarit nga serbët më 15 prill 1999, vet serbët me ndihmën e romëve të NSH.”Vllaznimi” i kanë i varrosur në dy varreza masive jashtë fshatit në vend të quajtur “Quka”, nuk dihet kur është bërë ky varrim,por dihet se varrosjen e kanë bërë po forcat serbe me ndihmën e romëve të komunales. Kurse Gafurr Hysenin/51/dhe Ajvaz Gashin/62/ nga Terbuvci, gjatë bombardimeve i kanë varrosur fshehurazi familjet e tyre në  rrezikim të vet. Kufomat e varrosura nga forcat serbe. Murat Gashi, Enver Gashi, Omer Gashi, Arben Gashi, Bekim Haziri, Hedije Krasniqi, Fatushe Dubova, Jakup Kryeziu, Ramadan Kryeziu, Mehdi Pacolli, Elmi Berisha, Mehmet Sopa, Sherife Sopa, Qamile Sopa, Agim Berisha dhe Florim Ibrahimi nga varreza e Qukës serbët me qëllim të fshehjes së krimit, më 29 prill 1999, përseri i kanë çvarrosur, i kanë sjellur në shkollën e vjetër, aty janë thirrur anëtarët e disa nga familjarët dhe shqiptarë të tjerë për gjëja për identifikim dhe të nesërmen me 30 prill 1999, prapë detyrimisht i kanë tubuar disa shqiptarë, të cilën përkundër rrezikut, ishin kthyer në shtëpitë e tyre, dhe nën kërcimin e policisë i kanë rivarrosur në varrezat e fshatit. Aty ishin vendasi Milivoje polic dhe një oficer ushtarak, pjesëmarrësit e këtij rivarrimi thonë se janë kërcuar, që asnjë fjalë mos ta flasin gjatë varrimit, përndryshe, të gjithë do të vriten aty për aty. Një serb nga Piroti ka kërkuar nga varrmihësit shqiptar të tregojnë ku është furrtari i fshatit, kur një fashatar i thot çka të duhet, po tash as “kfasac”-majë nuk gjendet. Serbi nga Piroti iu përgjegj. Do të gjej unë kfasac për te dhe një plumb të zi, “nacicu ja za njega kfasac i jedan cerni metak”, do të gjej unë për te majë dhe një plumb të zi. Shefki F. Salihu/49/ është marr më o3.o5.1999, nga serbët vendas, mësuesi Toshiq siç dëshmon Halla Zepë e cila ngjarjen e ka vërejtur nga afër, e ka sjellur një dru në lokalet e shkollës së vjetër ku është rrahur Shefkiu me të vëllanë, ata që i kanë rrahur nuk ishin të njohur, nga pasojat e rrahjes Shefkiu ka vdekur po atë ditë ende pa arritur në shtëpi, kjo ishte mbytje me dru që është njëlloj terrori e masakre e njohur në traditën serbe.

            Varrimi i tretë

 Latife Kryeziu, gjatë ikjes traktori ia ka thyer këmbën, ajo kishte edhe mërzinë e djalit Ramadanit, të cilin gjatë ikjes më 14 prill 1999 e morën paramilitarët serb dhe u vra po atë ditë, si dhe nga mungesa e intervenimit mjekësor, ajo ka vdekur nga infektimi i plagës në Smallushë më 18.o4.1999. Ndërsa varrimi i tretë i këtyre martirëve është bërë pas ekzaminitimt nga ekspertët e Tribunalit të Hagës në varrezat e përbashkëta të dëshmorëve e martirëve të lirisë në shtator të 1999 në kodër të fshatit në Sllovi.

            Dita e dytë e vrasjeve dhe ekzekutimeve  për të ndjekurit sllovias, që natën e bartolomeut me shi e të ftohtë të madh e kaluan të shpërndarë në shumë drejtime, vazhdoi në “Lugun e Demës”, te “Livadhet e Gjana”, në Grykën e Manastirit. Ditën e 16 prillit 1999,  pas djegies së fshatit Plitkoviq, kah ora 14-të, Vrellës kah ora 15-të, sulmit dhe ndjekjes së popullatës së Gadimës. Forcat serbe u kthyen kah Tërshovinat, ku ishin mbi 5000 të strehuar shqiptarë nga Sllovia e Smallusha. Ju kërcnuan atyre me vrasje dhe pa ndonjë veprim tjetër shkuan malit përpjetë. Duke ndjekur popullatën bjeshkëve te Lugu i Demës, ku ishin strehuar 1/3 e familje shqiptare slloviase. Siç dëshmon Zyfer Aliu nga Gadimja, dëshmitarë okular në rreshtin e pushkatimit, serbët filluan plojen, “lojën e vrasjeve”. Grupi tjetër vrastar serb që erdhi nga krahu i grykës së Zhegovcit, fshati Tërbuvc, pasi kishte masakruar dëshmoren e kombit nga ky lokalitet, Zylfije Gashin/18/, në “Livadhe të Gjana”, ekzekutoi profesor Sahit Baftiun/1952/, vëllain e tij Shahin Baftiu/1960/, dhëndrin dhe djalin Kastriot Bahtiu/1983/, për lirimin e të cilit më parë morën 8.000 DM nga e ëma e tij Hyrije Baftiu, por gënjeshtra, tipari kombëtar serb, ia vranë djalin. Ishin orët e pasdites së vonë, siç dëshmon Zyfer Aliu,  Feriz Gërbeshi, Ismet Hetemi  e mbi 100 të tjerë që ishin në rreshtin e ekzekutimit, në rradhët e pushkatimit në masakrën e Lugut të Demës. Serbët pasi tubuan të gjithë, na urdhëruan të dorëzojmë gjitha çka kemi në xhepa, të hollat, dokumentacionin, qelsat, portofolët, ndërsa femrat të gjitha stolitë. Me kërcim se po ju gjetëm diçka që keni fshehur, pas kontrollit që do ta  bëjmë pastaj,të gjithëve do të ju vrasim. Kur u krye kjo “ceremoni” fataliteti, urdhëruan ndarjen e fëmijëve dhe grave nga burrat, madje kjo ndarje duhej të kryhej për dy minuta.

            Ekzekutim

 Përkundër momenteve shumë të papërshkrueshme, thonë shumë dëshmitarë që ngelën të gjallë nga ky ekzekutim, u krye ndarja për së gjalli. Aty  ishin vetëm 5-6 vrasës të prirë nga një Marko Qirkoviq nga Surqina, apo siç thonin ata që nuk e njihnin Tulleci me mustaqe. Markon e ka vërejtur pas disa ditësh edhe Skënder Ismaili i cili pas një kohe ishte kthyer në Sllovi, dhe Markon e ka parë duke shëtitur me Rada Arsiqin, kryetarin e serbëve lokal  nëpër fshat të cilin serbët gjatë asaj katrahure e emëruan “Sërbska sella”.Më vonë jemi informuar edhe për një kriminel sërb, pjesëmarrës në krimet serbe në fashtin Sllovi, i quajtur Obrad Aleksiq, diku 40-45 vjeçar, djal i një Lluka Aleksiqit nga Ferizaji, malazias, axha i tij Danillo Aleksiq, Obradi ishte dhëndër me gjasa i fshatit Suhadoll të Lypjanit. Ndërsa pjesëtarë të tjerë të policisë serbe afro 40 sosh, që pak më poshtë prisnin në Livadhe të Gjana si qejtë e tërbuar , derisa ekipi ekzekutiv i krimit të “kryejë punët”. Ndanë gjahun e mbledhur dogjën dokumentacionin e grumbulluar dhe pozicionuan armët, neve na rreshtuan mbi 100 meshkuj. Para se të fillojë ekzekutimi nxorën Isak Bytyçin/42/, ish polic, atëherë punëtor i shkollës në Sllovijë.”Ti musteqok del këndej“, i tha serbisht  personi/Marko/ me mustaqe,apo “tulleci”, dhe posa doli Isaku nga rreshti, menjëherë e vrau me automatik me busulle, kjo ishte formë e veprimit dhe mënyra e futjes së tmerrit. Edhe Januz Pacollin/58/ e vranë, pasi e ftuan të zbret nga traktori, Jonuzi  ishte i shurdhët, i ndjeri nuk dëgjoi çka po i thuhet dhe u vra aty para turmës dhe të shoqes së paralizuar, e cila pak çaste më vonë vdiq edhe ajo. Po para rreshtit të përgatitur për ekzekutim dhe babait Shefki Bytyçi para tij iu ekzekutua djali Hasan Bytyçi/18/. Pastaj, urdhëruan serbisht “Shpejt ikni në mal”! pa shikuar anash kemi mësyer malit, thotë Feriz Gërbeshi. Në turmën tone një polici serbe ka shkrepur vetëm një rafal nga automatiku dhe ka ndalur gjuajtjen.  Ne kemi vrapuar në mal pa vërejtur a jemi të goditur apo jo,  kush është vrarë e kush ka shpëtuar. Pas një kohe të shkurtër dikush ka filluar të flas se shkuan vrastaret.Vërtet ata “kryen punën”vrasjet dhe ikën, u ngarkuan në Ladën e Zyfer Aliut dhe në dy traktorë mjete që paraprakisht i morën nga shqiptarët dhe shkuan. Jemi kthyer dhe kemi parë të vrarë  Raif Shalën e 12 të tjerë të plagosur mes tyre tre shumë rëndë. Fundit para se të pushkatohen në masë është vrarë siç thamë më parë Hasan Bytyqi/18/, para babait Shefki Bytyqit. Shefkiu kur e pa se u godit për vdekje i biri, i ofroi ujë  që ti dal shpirti më lehtë, thotë ai. Kur e pa polici këtë pozitë e qëndrim të fort të Shefkiut, duke përcjellur përpëlitjen e të birit me jetën, polici shtiu prapë me automatik në kokë të Hasanit. Balik Gërbeshi/74/ i paralizuar dhe Halime Gërgeshi/84/, poashtu e paralizuar, policët serbë i kallën në tendë ku ishin strehuar, kah fundi i Lugut të Demës. Këtu janë vrarë edhe dy djemtë e Balikut, Shaip Gërbeshi/37/, Faik Gërbeshi/34/ dhe Bejtush Gërbeshi/33/ professor, kushëriri i parë i Balikut, pas luftës i shpallur dëshmor i kombit dhe Haki Ismaili/20/. Po kësaj dite, nga të shtënat ekzekutive janë plagosur nëntë të tjerë që ishin në rreshtin e pushkatimit këtë janë: Ramadan Dubova, Bajram Sadiku, Sami Gashi, Ragip Salihu, Sami Jahiri, Misin Berisha, Lulzim Avdyli, Banush Gërbeshi dhe Fahri Gashi.

Lista e civilëve të vrarë e të masakruar nga forcat ushtarake e policore serbe me datën 16.04.1999 në vendin e quajtur Lugu i Demës të fshatit  Sllovi, të komunës së Lypjanit.

Nr.Emri, emri i babësdhe mbiemriViti i lindjesData e vrasjesVendi i vrasjesVendbanimi

Filed Under: Fejton Tagged With: Ismail Gashi

LUTJE QEVERISE SE SHBA

April 16, 2019 by dgreca

– Z. Matthew Palmer: I lutem Qeverise së SHBA-së të mos bashkëpunojë me një qeveri mafjoze të llojit të   Edi Ramës-/

Nga Elida Buçpapaj/

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit z.Matthew Palmer vizitoi Tiranën zyrtare.

Ndryshe nga sa përflitej, z.Palmer, që njihet si arkitekti i marrëveshjes midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në zgjedhjet parlamentare të 2016, i zhgënjeu pritshmëritë e opinionbërësve, duke u shprehur prerë se “nuk kishte ardhur në Tiranë për të negociuar një zgjidhje, dhe as për të mbështetur një zgjidhje të caktuar”, por ndërkohë ai nënvizoi se “Shqipëria ka një qeveri të zgjedhur sipas rregullave, e cila është një partnere e Shteteve të Bashkuara, me të cilën ato punojnë mirë dhe ngushtë”, çka bie ndesh me pretendimet e opozitës që thotë se qeveria Rama nuk është legjitime pasi ka uzurpuar pushtetin me vota të vjedhura përmes mafies.

Dhe pretendimet e opozitës kanë themel.

Dy ministra të Brendshëm të Edi Ramës dhanë dorëheqjen për lidhje të tërthorta me krimin e organizuar.

Në fund të janarit të këtij viti ishte pikërisht Zëri i Amerikës që, duke iu referuar një investigimi të BIRN, denoncoi përfshirjen e krimit të organizuar në blerjen e votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër. Sipas të dhënave, kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, një njeri shumë i afërt me Edi Ramën, rezulton që të ketë qenë në komunikim të vazhdueshëm me vëllezërit Avdyli. Vëllezërit Avdyli bashkë me kushëririn e tyre të parë janë pjesë e bandës mafioze të Shijakut, që akuzohet për trafik ndërkombëtar heroine, ndërsa pas këtij skandali Edi Rama “u mbrojt” duke iu sulur egërsisht Zërit të Amerikës.

Sulm agresiv ndërmori kryeministri Rama direkt kundër Elez Biberajt, kur z.Biberaj në kremtimet e 110 vjetorit të gazetës Dielli në New York, shprehu qëndrimin e tij personal ndaj qeverisjes së Edi Ramës. Me shumë të drejtë, Elez Biberaj nxori në pah rolin e rëndësishëm të Zërit të Amerikës, që sot është bërë aq i nevojshëm për shqiptarët, sikur në vitin 1991-1992. Në Shqipëri nuk ka asnjë burim informativ të besueshëm. Lajmet parafabrikohen të fallsifikuara dhe amplifikohen përmes mediave!

A mendoni z.Palmer, kur një kryeministër shqiptar atakon një radio të fuqishme si Zëri i Amerikës, se në çfarë situate frike gjenden gazetarët dhe në çfarë degrade ndodhet shtypi i lirë dhe fjala e lirë në Shqipëri.

Gazetarët e Tiranës ose bashkëpunojnë me mediat e Edi Ramës apo të opozitës, ose autocensurohen nëse duan të hanë një copë bukë për vete dhe për familjet.

Në Shqipëri Edi Rama ka eleminuar shtetin social dhe shtyp përmes diktaturës së varfërisë dhe mafies.

Shqiptarët jetojnë në një varfëri ekstreme me më pak se 1 dollarë në ditë.

Janë më tepër se gjysmë milioni pensionistë që jetojnë me më pak se 200 $ në muaj, ndërsa u jepen medikamente të skaduara.

E imagjinoni se çfarë do të thotë kjo për shqiptarët që kanë punuar nga 40 vjet dhe në fazën përfundimtare të jetës të bëjnë jetë qeni!

Edi Rama e ka okupuar skenën e politikës së jashtme rajonale, duke hapur tema që SHBA dhe BE i kanë mbyllur 20 vjet më parë me shumë vështirësi, sikur është rasti i korigjimit të kufijve Kosovë-Serbi. Të gjithë presidentët e SHBA kanë deklaruar se integriteti territorial i Kosovës është i pacënueshëm! Edi Rama është gati që të bashkëpunojë me djallin, t’ia vëjë minat paqes, për të qëndruar në pushtet.

Edi Rama i ka eleminuar të gjitha elementët e sistemit demokratik.

Votën e lirë sot e ka në dorë mafia e Vangjush Dakos;

administrata kontrollohet nga eskortat e Edi Ramës, duke eleminuar meritokracinë dhe zëvendësuar me klientelizëm e nepozitëm;

Edi Rama ka centralizuar ekonominë, ku tenderat dhe milionat kalojnë direkt prej zyrës së tij apo prej njerëzve që ai i përdor si gurë shahu.

Përpara disa kohësh “Të Paekspozuarit”, një program në News24 Albania, arriti të zbulojë një mega skandal, lidhur me kompaninë DH Albania e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Kjo kompani kishte depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania mëmë, Dunwell Haberman, është themeluar në vitin 1998. Ishte gjithçka fake! Ky megaskandal do të duhej ta rrëzonte me kokë poshtë menjëherë Edi Ramën!

Dje një grup kriminal i armatosur në ditën e vizitës tuaj zyrtare në Tiranë, në avionin e linjës Vjenë-Tiranë-Vjenë, që solli nga Kopenhaga presidentin e Republikës, me të cilin gjithashtu fluturoi për në Monte Karlo kryeministri i Republikës, vodhi 10 milionë Euro! Ky plan perfekt, skenar i gatshëm për Steven Soderbergh, në të njëjtën ditë kur, në Aeroportin Nënë Tereza, objekt i rëndësisë të veçantë, do të priteshin e përcilleshin presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë si dhe një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetiti, mund ta ekzekutohej kësisoj vetëm nga segmentet e inkriminuara brenda shtetit.

Arrestimi i kryetrafikantit të drogës, mostwanted nga INTERPOL, Klement Balilit u bë në formën e vetëdorëzimit, sikur kryebanditi të ishte yll i Hollywood-it, me kamera, intervista dhe gazetarë.

Klement Balili sot ka si avokat ish Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Theodhori Sollakun! Merreni me mend se sa i fuqishëm është kryetrafikanti i drogës! Kur Balilin e pyetën se ku kishte qëndruar gjithë këto kohë, ai tregoi se fshihej pranë rezidencave të politikanëve të Shqipërisë, dmth nën hundën e shtetit, që gjoja e kishte shpallur në kërkim!

Nëse demokracia ka kuptimin si qeveri e popullit, nga populli për popullin, në Shqipëri populli është kthyer në një skllav të Edi Ramës dhe mafies.

E gjithë kjo katrahurë nuk është krijuar këta 6 vjet, por në këta gjashtë vjet kjo katrahurë është ngritur në sistem. Nga një sistem hibrid po kalon në sistem mafioz.

Mafia shqiptare ka pasuri të madhe dhe, për të zgjatur këtë erë të artë të pasurimit të saj, ka nevojë për Edi Ramën!

Sa më tepër të rrijë në pushtet Edi Rama me enturazhin e tij, aq më shumë pasurohet e fuqizohet mafia shqiptare!

Për gazetarët është trimëri t’i shqiptojnë këto fjalë, kur kemi parasysh një kryeministër me këtë format hibrido-mafioz, që ka futur në grushtin e tij të gjitha pushtetet, që sundon me egërsi dhe autoritarizëm, dhe që ka lidhje direkte me njerëz në kontakte shumë të qarta me krimin e organizuar.

A ka interes qeveria e SHBA të bashkëpunojë me një kryeministër të këtij formati?

A ka interes SHBA, BE dhe NATO që në Shqipëri mafia të marrë ploffuqishmërinë e shtetit!

A meriton populli i Shqipërisë të vuajë nën terrorin e varfërisë, pasigurisë dhe pashpirtësisë të një shteti që votën e popullit e përdor për t’i marrë shpirtin popullit, pensionistëve dhe shtresës më vulnerabël, ndërsa fuqinë e aftë për punë ta dëbojë jashtë vendit!

Populli shqiptar sot e ka syrin tek administrata e SHBA dhe kur, gjithë sy e veshë ju dëgjon të thoni se “në Shqipëri ka një qeveri të zgjedhur sipas rregullave”, kur vetë Zëri i Amerikës ka denoncuar shitblerjen e votës nga mafia, atëhere shqiptarët trishtohen shumë.

Sot i gjithë sistemi demokratik në Perëndim është në krizë identiteti, sepse institucionet qendrore që përfaqësojnë vlerat njohin si bashkëpunëtorë monstra si Edi Rama !

Shqipëria sot është në udhëkryq, të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin me mafien dhe krimin e organizuar apo të ndërtojë sistemin nga themeli, duke valorizuar votën e lirë mbështetur në parimet dhe vlerat e lirisë, që do të eleminonte listat e deputetëve kukulla të krijuara nga kryetari i partisë, nga njëshi, çka eleminon garën free and fair dhe konkurimin e pastër.

Mendoni sikur në SHBA, kryetari i Partisë Demokratike apo ai i Partisë Republikane t’i zgjedhin kongresemenët dhe senatorët me lista sipas qejfit të tyre!

Duke e mbyllur, po përmend një sentencë që e ka përdorur Presidenti Ibrahim Rugova, duke cituar filozofin e njohur britanik, Edmund BURKE, i cili ka thënë se “gjëja e vetme që nevojitet për të triumfuar djalli, (që mund ta ketë emrin: fashizëm, diktaturë, mafie apo Edi Rama) është është që njerëzit e mirë, që unë po i zëvendësoj me ” institucionet e lirisë dhe demokracisë si SHBA, BE”, të mos bëjnë asgjë.”

Fjalë kyçe: Elida Buçpapaj, Edi Rama, Matthew Palmer

Filed Under: Analiza Tagged With: Elida Buçpapaj, Lutje Qeverise SHBA

Historia e parashutistit antikomunist martirit Hamid Toshi (Saiti)

April 16, 2019 by dgreca

Nga Klajd Kapinova/

Për dekada mbeti në harresë/

Shumë vite më pare miku im, ish i burgosuri politik Viktor Luka, duke parë koleksionin e pasur të fotografive (një arkiv për martirët antikomunistë), ndër të tjera më foli një nga një për emrat e fotove historike të parashitistëve me unifomë ushtarake, të hedhur me parashut për mission antikomunist në Shqipëri.

Ata të gjithë ishin stërvitur në kampet ushtarake në Itali nga personeli ameirkan dhe Italian, të cileët udërguan me mision në bashkëpunim me Komitetin Shqipëria e Lirë, me qenër në New York.

Fotot origjinale, i ruante si relike të rrallë shkodrani Zef Luka vëllai i Viktorit.

Mbi 100 parashutistë asokohe zbarkuan në Shqipëri, me detyrën special dhe të rëndsishme për të përmbysur regjimin e hijenave dhe vendosur lirinë e vërtetë për popullin shqiptar.

Libri në formë ditari me autor parashitistin Zef Luka, mban titullin: “Njiqind shqipe që erdhen me prue lirine”.

Sa më shumë që futesha në labirinthet e librit të shqiptaro amerikanit Zef Luka aq më shumë bindesha se ai dhe miqtë e tij martirë, që nuk jetojnë më, sikurse ishte edhe martiri Hamid Toshi (Saiti), ishin të mbrujtur me ideale të bukura e fisnike, për Shqipërinë, duke qenë krenarë për detyrën deri në flijim, që kishin marrë përsipër.

Ngjarje, njerëz, vende, fjalë, rrethana tragjike parakalojnë në këto fletë në mendjen time që asnjëherë nuk i ka lexuar këto episde që përshkruhen thjeshtë, por që ruajnë në vetvete një epizëm homerik, ashtu sikurse kanë qenë e mbeten të thjeshta të gjitha gjërar sublime.

Vetësakrifica e tyre ka pasur një qëllim fisnik të përbashkët dhe e cila nuk u shua asnjëherë: zgjimi i ndërgjegjës së dremitur të popullit shqiptar, që jetonte gjumin letargjik dhe për më keq një pjesë e rinisë, që e mbështeste diktaturën e dhunshme sovjetike të proletariatit, ishte dehur nga frazat e bukura plot gënjështra të komunizmit në Shqipëri, që si sëmundje kancerogjene po e brente dalë e ngadalë vetëdijën kombëtare të popullit të vet, që iu nënshtrua më ose padëshirë dhunës më të egës të diktaturës komuniste, që zgjati për 50 vjet më rradhë në tokën e zhuritur shqiptare.

Familja bujare Toshi

Prindërit e Hamitit, Saiti ishte një baba dhe shok për të birin që e donte aq shumë, sikurse nëna që qysh në djep e lëkundi dhe i mëkoi me gjirin e saj dashurinë për tokën ku kishte lindur, miqtë, shokët dhe të afërmit e tjerë.

Ajo shpesh e përkëdhelte edhe kur vogëlushi Hamit, vinte në shtëpi së bashku me shokët e tjerë të fshatit, sepse ishte shumë i dashur me të gjithë. E me këto ndjenja fisnike shqiptare hodhi shtat, duke pasur përherë edhe përkujdesin e tre motrave, që sot jetojnë: një në Ulqin (Vladimir, në Mal të Zi), një në Trush dhe një në Dajç të qarkut të Shkodrës.

Kjo familje me shumë virtyte fisnike të traditës shqiptare ka qenë një derë e madhe. Prindërit e Hamitit kishin 6 fëmijë, 3 djem e 3 vajza.

Kështu, sikurse mësojmë edhe nga të afërmit e familjes, Muhameti ka qenë më i madhi, pastaj vinte Isufi dhe në fund vëllai i vogël çamarrok, Hamiti, ndërsa motra e tyre qenë Pashe në Trush, Cace në Ulqin dhe më e vogla Gjylana në Dajç.

Qysh herët, në fillim të shekullit XX dhe më saktë në vitin 1912 i ati Saiti, ka pasë 3 vëllezër si pjesmarrës në lufën e Taraboshit, në vitin 1912, kundër ushtrisë malazeze, ku edhe plagoset me të shoqen dhe më pas, si pasojë e pezmatimit (infeksionit) të plagës, humb edhe jetën mbas dy vjetësh.

Me vdekjen e të atit shtylla e shtëpisë ekonomia e brishtë e familjes nis të vështirësohet dhe përkeqsohet deri në vitet 1930.

Gjatë pushtimit fashist të vendit më 7 prill 1939, Muhameti ka luftuar me armë në dorë okupatorët e huaj. Ai gjithnjë ka ruajtur marëdhënie të mira me familjet e vjetra tregtare shkodrane, sikurse ishin asokohe familja tregtare Muzhani, Myftia, Danhasani, Bianchi, etj.

Edhe pse nuk ka qenë e një niveli ekonomik, ai sikurse shumë familje qytetare e fshatare shkodrane, ka mbajtur të hapur dyert i mikpritjes, bujari e cila ka qenë dhe mbeti tipike edhe sot nga stërnipërit e tyre.

Pranë shtëpisë së tyre herë mbas here kanë qenë edhe persona publikë të njohur të qytetit të Shkodrës, sikurse kanë qenë Hasan Isufi e Caf Beg Ulqini, Prek Cali, etj., të cilët kanë qenë eksponentë në Lëvizjen e Parë Antikomuniste në Evropën Lindore siç ishte ajo e fshatit të njohur Postribë (pak kilometra larg qytetit të Shkodrës), në vitin 1946.

Duke shfletuar disa dorëshkrime dhe nga kujtimet e pjestarëve të fisit të tyre, mësojmë se pak muaj para se të kapitullonte Italia fashiste, është rrethuar shtëpia e tyre për të kapur të gjallë Hamitin dhe Muhametin.

“Çlirimi” i vendit e kalvari i vuajtjes së familjes…

Pikërisht vitet 1944-1990 janë periudha më e dyshimtë, të cilat historiografia komuniste, dje e sot në të gjitha nivelet “kulturore” në Shqipëri, janë defiçitare në “vërtetësinë”, që ata, i kanë bërë jetës së njërëzve, ku, ata që kanë qenë kundërkomunistë, janë denigruar deri më sot.

Ndoshta është një rast i veçantë për të shprehur shpirtin e tij human, Hamiti, me inisiativën e vet, shkon vullnetarisht ushtar, për të mos shkuar disa djem të rinj që vinin nga familjet më të varfëra, e ishin djem të vetëm në familjet e tyre.

Familja Toshi, tashmë kishte një djalë ushtar që vinte nga Villgara, Ana e Malit – Oblikë. Gjatë rekrutimit për ushtar, tek shtëpia e Brahim Dulit, kujtojnë të afërmit e Hamitit, krimineli komunist Zoi Themeli, që asokohe ishte shefi i Degës së Punëve të Brendëshme për Shkodrën u bëri thirrje që të dorëzojnë armët.

Ata pasi i dorëzuan armët, iu komunikua për të shkuar në qytetin jugor të Gjirokastrës, në një kohë që ata ishin caktuar për të qëndruar si ushtarë në fshatin Obot në Oblikë.

Hamit Toshi, pa pasur aspak frikë e kundërshton hapur këtë vendim të padrejtë dhe shumë tendencioz që personalisht i bëri përfaqësuesi i Sigurimit komunist, Zoi Themeli. Ndër të tjera Zoi Themeli i thotë Hamitit me përçmim dhe tallje: “Po të ishe burrë i mirë, nuk i dorëzoje armët!”.

Duke ruajtur gjakftohtësinë, Hamiti menjëherë del nga rreshti, përkulet, nxjerr një pistoletë nga çorapi dhe ia hedh përpara syve Zoi Themelit.

Ai ka pasur gjithnjë me vete deri në tre pistoleta. Me pistoletën e tretë ai e fton oficerin komunist Zoi Themelin, të marrë pjesë në dyluftim, mbasi burri i armatosur në sy të burrave të tjerë nuk fyhet.

Zgjedhjet e para “demokratike”, 2 dhjetor 1945

Me këtë veprim prej trimi, Hamiti bën që të gjithë ushtarët të qëndrojnë në Obot për 6 muaj dhe më pas i transferojnë në Delvinë.e

Ëndrra dhe dëshira e pashuar e tij ishte për një atdhe dhe shoqëri shqiptare pluraliste; Shqipëri përparimtare dhe demokratike; Respektimin e votës së lirë të individit; Zhvillimin e vendit, sipas modelit të vendeve më të përparuara demokratike të Europës Perëndimore dhe demokracisë së lirë të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës etj.

Edhe sot, po t’i hedhësh një sy librave të historisë që janë në përdorim deri në Universitetet politike shqiptare, do të shohësh se asgjë nuk ka ndryshuar nga historiografia 50-vjeçare komuniste dhe se zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, përmenden si votime e zgjedhje të “lira”, kur asokohe opozita votonte në një kuti të veçantë me kokrra.

Kështu, më 2 dhjetor 1945, Isufi ka qenë në komisionin zonal në qendrën e votimit. Një natë para se të bëhen votimet arrestohet nga UDB-ja jugosllave dhe dërgohet me ndihmën edhe të forcave të Sigurimit Shqiptar për në Ulqin.

Me kërkesën e Shefqet Hamza Dulit, villogradas (asokohe kryetar këshilli i fshatit) insistohet dhe sillet në burgun e madh të qytetit të Shkodrës, i kapur prej krahësh nga dy kolonelë jugosllavë. Arsyeja ende sot ka mbetur enigmë.

Gjatë pyetjeve që i bën në hetuesi Zoi Themeli, në prezencë të oficerit gardian Elez Mesi dhe dy kolonelëve jugosllavë, në provokim e sipër, Isufi nuk duron më dhe i drejtohet Zoi Themelit: “Jugosllavëve nuk ua kena pa hajrin denbabaden dhe jo t’ia shohim tashti”.

Ndërsa kryexhelati oficer i Sigurimit Zoi Themeli, i thotë t’a përkthejë shprehjen, që t’a marrin vesh edhe jugosllavët se ç’ka do të thotë në gjuhën e tyre jugosllave. Në çast u thuhet përfaqësuesve të huaj se Isufi, si bandit, kërkon të prishë miqësinë shqiptaro – jugosllave.

Në ato momente, gardianët së bashku me drejtuesin e tyre Elez Mesin e lidhin Isufin, e ulin ratë (poshtë) dhe më pas të dy kolonelët jugosllavë, me çizmet me thumba, njëri i hyp në kokë dhe tjetri në bark dhe e mbajnë për disa minuta në gjëndje torture. Torturat në forma dhe metoda fashiste kanë vijuar edhe në ditë të tjera, por Isufi asnjëherë nuk është përkulur.

Ai në burg si bashkëvuajtës ka pasur persona të njohur në Shqipëri, sikurse është Mandela i gjinisë femnore Drita Kosturi, Terezina Pali, Padër Mati Prenushi, Gulielm Suma pronari i Kafes së Madhe, etj.

Duke parë se nga Isufi nuk nxjerrin asgjë të rëndësishme për Sigurimin komunist, ashtu sikurse kishin vepruar edhe me të burgosur të tjerë, në mënyrë që të mos i lirojnë për mungesë provash, dhe se dënimi ishte i domosdoshëm (porosi e Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës për të gjithë antikomunistët), akuza, nga prishja e miqësisë shqiptaro – jugosllave, i kthehet si organizator apo ndërlidhës i Lëvizjes Kundërkomuniste të Postribës për zonat Postribë, Shkodër, Ulqin, Krajë dhe Ana e Malit.

Përsëri tortura të llojeve të ndryshme, të ushtruar me saktësi nga xhelatët specialistë dhe të dhunshëm e të pashpirt.

Biruca, ku ata kanë qëndruar për shumë kohë, ishte rreth 1.5 metra gjërësi dhe 2 metra gjatësi. Të gjithë të prangosurit në burg ishin të lidhur me njëri – tjetrin, ku i fundit dhe i pari ishin të lidhur në mure në mënyrë që të mos kishin mundësi që të lëviznin.

Një ditë prej ditësh, kujton nipi i tij Xhevahiri, gardiani Elez Mesi hap sportelin e birucës dhe vështron të burgosurit. Isufi po bisedonte dhe ai dëgjonte.

Gardiani merr Isufin së bashku me Padër Mati Prenushin dhe i çon në gropën e zezë të WC-së ku gishtat e këmbëve nuk u hasnin në tokë.

U vendos vetë nën sqetull vezë të ziera, kuja pishe në thua, i fusin deri në bel në gropën e zezë për t’i gjunjëzuar martirët e fesë dhe të lirisë, deri sa të dy shqiptarëve të lidhur, herë pas here, u binte të fikët nga torutrat e njerëzve të pashpirtë të Sigurimit komunist.

Një ditë tjetër, kur kanë ardhur në vehte tregtari i nderuar shkodran Guliam Suma dhe kleriku katolik padër Mati Prenushi (1887-1948), në atë gjëndje të vështirë që ishin, kanë kërkuar që më mirë t’i vrisnin, se sa t’i linin gjallë e për gazep, nën torturat çnjërëzore që bënte xhelati i pashpirt Elez Mesi me të tjerët.

Më mbas, ata janë pushkatuar pa mëshirë nga togat e zeza të pushkatimit, të ngritura vetëm për të bërë vrasjen e shqiptarëve martirë. Isufi, në vitin 1947, lirohet nga burgu. Gjatë kohës që ai ishte në burg, Hamiti (vëllai i vogël) arratiset në Greqi.

Më pas nis kalvari i familjes së tij, ku menjëherë forcat e ndjekjes komuniste të Sigurimit arrestojnë Muhametin në vitin 1949 dhe e dënojnë me akuza fallco me 9 vjet heqje lirie, sepse “deshti t’i bënte një atentAtë një punonjësi të Sigurimit”.

Para se të burgosej, Muhameti me disa miq të tij, kanë nxjerrë jashtë shtetit, për t’i shpëtuar përndjekjeve, qytetarin Zija Myftia. Dy vjet më pas, gjatë kohës që axha ishte në burg, vijon në kujtimet e tij Xhevahiri, ai vritet në Dukagjin.A


Aktiviteti kundërkomunist i Hamit Toshit në vitin 1951 e vijim

Duke iu rikthyer edhe një herë librit të autorit Zef Luka me titull: “Njiqind shqipe që erdhën me prue lirinë” (Ditar) ndër të tjera, për Hamitin, ai kujton në faqet e tij se si e kishte marrë vesh ngjarjen e vrasjes së Hamitit.

Ai kujton: “Millë. Në mbramje vërejmë se rreth orës tetë kalon përmbi ne një aeroplan. Thamë se asht tue hedhë letra. Ne e nesre rinia e Sigurimi dolën me i mbledhë për të mos ra në dorë të popullit, tue na vue edhe ne kështu në rrezik. Ne nesre, sapo zbardhi dita, ndiem pushkë e mitraloza. Unë mendova, se asht tue ba manovra ushtria, por ma vonë mora vesh se ishin hedhë parashutista në Livadhet e Barit, në Cukal. Ata luftuan e u vranë deri sa arritën në Kir. Grupi që kishte parashutuar ishte i Komitetit Shqipëria e Lirë. Personi parashutist që ndër ta kishte mbetur i vrarë ishte shoku im më besnik, i ikun prej Brigadës XV Sulmuese, Divizioni I, Kompania II e Delvinës, Hamit Toshi (Saiti), prej Villgarit, Ana e Malit, Shkodër. Ai pat edhe një vëlla që më duket e thirrshin me emrin Isuf, si edhe një motër të martueme në Ulqi., Tokat i kishn në kufi me Jugosllavinë” (Luka, f. 95).

Pra Hamiti kishte rënë me parashutë vetë i katërti në një nga lëndinat e malit Cukal, por edhe këtu kishte rënë në pritë. Me sa duket, Sigurimi komunist ishte në dijeni më përpara për këtë zbarkim nga ajri të njerëzve që kërkonin lirinë e popullit shqiptar.

Komandanti i grupit ka qenë vetë Hamit Toshi, i cili, shoqërohej në misionin e tij fisnik nga tre persona të tjerë shqiptarë. Ata ishin Hazis Rustja nga Bërdica, Dedë Hili nga Dukagjini dhe Rifat Zyberaj.

Tradhëtia e agjentit të dyfishtë anglezo  rus Kim Philby dhe vrasja e Hamitit

Për hir të realitetit duhet vënë në dukje se shpesh edhe disa gazeta të djathta bien në pozitAtë e gazetave të majta komuniste në Shqipëri, duke iu referuar autorëve që kanë qenë në kupolën e Sigurimit komunist, saqë shpesh ata e nxjerrin Sigurimin shqiptar si më i përsosuri në “dështimin” e komploteve kundër tyre.

Duke shfletuar faqet e librit: “La missione tradita” (Come Kim Philby sabotoge l’invasione dell’ Albania) me autor Nichollas Bethell, kushdo e kupton sesa fallco e komike kanë qenë e mbeten filmat propagandistikë komunistë, që rishfaqen sot si “kryevepra” të kinematografisë “shqiptare”.

Grupi i kryesuar nga Hamit Toshi ka rënë në grackë qysh në fillim, si pasojë e lojës së dyfishtë të agjentit Kim Philby, për të cilin “Gazeta Shqiptare”, asnjëherë nuk ka shkruar a thua se nuk ka aq burime e literaturë për ta trajtuar sesi veproi ai kundër parashutistëve shqiptarë dhe të huajave në shumë vendeve të tjera të Europës Perëndimore.

Kur grupi i kryesuar nga Hamit Toshi, ka rënë në tokë me parashutë, ata kanë qenë të tradhëtuar qysh në ajër dhe jo si pasojë e aftësisë së Sigurimit. Parashutisti Rifat Zyberi, plagoset rëndë dhe, për të mos rënë i gjallë në duart e Sigurimit, vret edhe veten.

Për më tej tre të parashutistë të tjerë kanë qenë të rrethuar dhe mbasi qanë rrethimin, kanë ikë rrugën drejt pjerrësisë së Malit të Cukalit dhe më pas janë nisur për në Dukagjin.

Me të arritur në Dukagjin, të lodhur, të uritur dhe pa gjumë, kanë shkuar për të bujtë në shtëpinë e mikut të tyre bashkëluftëtar, dukagjinasit parashutist Dedë Hili, pikërisht në fshatin Kir. Ardhja e tyre, merret vesh nga një spiun malësor vendali, që punonte si hafije për llogari të Sigurimit.

Mbas spiunimit, pas disa çastesh, shfaqen si miza toke në shkrepat e Dukagjinit mbi 800 forca të ndjekjes komuniste të cilat edhe ato, për çudi, kryesoheshin nga një komandant që ishte po vendali nga zonAtë e Dukagjinit.

Menjëherë krisi pushka mes parashutistëve të vendosur për misionin e tyre për të shpëtuar popullin nga zgjedha komuniste dhe forcave të Sigurimit që luftonin nën simbolin e Titos dhe të proletarëve pa fe, atdhe, ide dhe qëllim luftimi.

Mbas dy orë luftimi të përgjashëm, vritet heroikisht trimi i vendosur Azisi dhe, pas 6 orëve të tjera, mbetet i vrarë Hamit Toshi dhe i fundit, mbas 8 orë luftë, i vetëm përballë shumë kriminelëve të Sigurimit, vritet dëshmori i lirisë, dukagjinasi Dedë Hili.

Edhe në atë gjendje të rëndë dhe skene makabre përpara bjeshkëve të Dukagjinit, kunata e Dedës, një grua trimëreshë dhe fisnike e Kanunit të Lekë Dukagjinit, pa iu trembur syri për pasojat, që mund të rridhnin nga veprimi i saj, i kërkon komandantit komunist ta lejonte për të marrë trupat pa jetë të të tre martirëve për t’i varrosur.

Më pas, kur janë larguar forcat e komandës dhe të policisë komuniste, ajo i ka varrosur të tre.

Pas shumë dekadash, në vitin 1991 trupat e tyre janë gjetur për t’u rivarrosur nga të afërmit e tyre me ceremoni, mbasi Zoja ka shënuar emrin e secilit prej tyre, duke e mbajtur sekret, deri kur ata janë rivarrosur nga bashkëvuajtësit.

Ngjarje të tjera të familjes së patriotit Hamit Toshi

Për aktivitetin e madh të Hamitit shkruan edhe miku i tij më i afërt, Zef Luka, i cili edhe kur shkoj në Shqipëri në vitin 1992, bëri një vizitë të shkurtër tek të afërmit e tij, duke u theksuar edhe një herë se e kishte patur një mik dhe shok shumë besnik dhe se ai kishte qenë me të vërtetë një antikomunist i vendosur.

I ndjeri Zef Luka, në një nga kapitujt e librit të tij, përmend edhe tradhëtinë e madhe që i bëri agjenti i KGB-së Kim Philby, i cili i humbi Shqipërisë për ambicjen e vet personale dhe për të holla, bijtë më të mirë dhe trima të popullit shqiptar dhe për më tepër qytetit më antikomunist në Shqipëri, Shkodrës dhe rrethinave të tij, bijtë që sot nderojnë qytetin dhe familjet e tyre për aktivitetin e vendosur antikomunist me jetën që dhanë për çështjen e atdheut.

Kalvari

Familja Toshi dhe veçanërisht vëllezërit e Hamitit ndiqen nga persekutimet e njëpasnjëshme.

Kështu, në vitin 1956 Muhamet Toshi, lirohet nga burgu (që e ka vuajtur në kam[et më të këqia në Shqipëri duke tharë këneta), mbasi kishte qëndruar në kampet e Maliqit, Vlorës dhe Bedenit të Kavajës.

Në fund ai lirohet nga Rinasi. Ai është njohur me Prof. Arshi Pipën, Ragip Lohen, Hajdar Rusin, Muharrem Sahitin, Muhamet Fejzon, Prof. Sami Repishtin dhe shumë klerikë të besimeve të ndryshme të Shqipërisë.

Fill mbas daljes nga burgu, ka shoqëruar për jashtë “burgut të madh” të Shqipërisë shumë vetë, meqenëse e njihte shumë mirë zonën kufitare.

Një ditë të bukur, pas ditës së fundit të festës së Bajramit, kalon kufirin dhe shkon për Bajram tek motra e tij në Vladimir të Ulqinit.

Atë e kishte njohur një person vendas, i cili menjëherë e spiunon tek forcAtë e Sigurimit jugosllav dhe ata lidhen me Sigurimin komunist shqiptar.

Gjatë kthimit në vendlindje i bëhet pritë dhe, në kthim, pa paralajmërim, shkrehin breshëritë e automatikut kallashnikov mbi trupin e një fetari islam të devotshëm.

Gjeografia e kalvarit dhe vitet e burgut të familjes Toshi?

Menjëherë mbas vrasjes së Muhamet Toshit, forcat e Sigurimit, si të xhindosur, i vërsulen shtëpisë së familjes së tij dhe e bastitsin, duke bërë rrëmujë çdo vlerë materiale të vënë me mund e sakrifica mbijetese.

Për familjen fillon menjeherë internimi për 3 vjet në Gradishtë të Lushnjës.

Më mbas ata kthehen nga internimi në vendlindjen e tyre në vitin 1956. Po atë vit arratiset jashtë shtetit djali i Muhametit, Xhemali, duke qenë i kërcënuar për jetën nga spiunët e Sigurimit dhe sot ai jeton në New York të ShBA-së.

Familja e tij riinternohet në fshatin Hajmel gjatë viteve 1955-1970. Më 1970 ata lirohen nga internimi.

Në vitin 1973, vëllai i Hamitit, Isufi, dënohet me burgim me nenin famëkeq “55” për Agjitacion e Propagandë, duke i theksuar në gjyq se ka mbajtur Ramazan, se ka thënë se malli kinez është i keq, se ka thënë që ka shkuar sateliti në hanë, se nuk i del buka, ka thanë se sa e madhe është minarja në Vladimir të Ulqinit.

Në gjyqin famëkeq kundër tij i kanë dalë dëshmitarë 5 vetë, që ishin njerëz të dënuar ordinerë, që sikur thoshte populli, ishin spiunë me 1200 lek ($12).

Burgun Isufi e kalon në kampin e tmerrshëm të Spaçit e në Ballsh së bashku me dom Nrekë Kroqi, njeriun kurajoz e trim Fadil Kokomani, Spartak Ngjela (sot një ndër avokatët e njohur të mbrojtjes së demokracisë), Dylber Merdani, Pjetër Loro, Pashuk Loro, Zeqir Ceni etj.

Më 2 Prill të vitit 1990, Isufi lirohet nga burgu. Kjo familje më përpara ishte internuar edhe në Lumas të Beratit, më 25 Qershor të vitit 1980, duke qëndruar për 5 vjet me motivacion që “të mos kishte të drejtë kthimi në vendlindje”.

Përfundimi i dramës Toshi

Familja Toshi ka të pushkatuar dy vetë: Muhamet Tusha (Toshi), 29 Maj 1961, Hamit Toshi, vrarë më 16 Gusht të vitit 1951; të burgosur: Muhameti 8 vjet, Isufi 8 vjet; internim: Isufi 5 vjet, Menja Tusha 5 vjet, Xhevahiri, i biri, 5 vjet (1980-1985); familja Muhameti: Internimi i parë 1960-1963, pas vrasjes së Muhametit: Zadja 3 vjet (1960-1963), e bija Nadirja, (1960-1963); Xhemali, i biri (1960-1963); Melihaja, kur ishte 2 vjeç (1960-1963).

Mbas arratisjes, i biri 19 vjeçar, Xhemal Fusha, vjen në New York, ku jeton edhe sot.

I gjithë kalvari i familjes Toshi, përfshihet në 42 vjet internim, 16 vjet burg dhe 2 të vrarë barbarisht nga forcat “popullore” të Sigurimit komunist.

Mbijetesa e kësaj familjeje, është madhështi

Nuk do te jetë asnjëherë e saktë historia e popullit tonë në të gjithë trojet etnike shqiptare, nëse nuk do të shkruhet me saktësinë e kohës për bijtë më të mirë të nacionalizimit, atdhetarët e idealeve të pastra liridashëse, përparimtare, demokratike, për të cilat vlera ata flijuan edhe jetën e tyre dhe janë sot një pasqyrë nderi dhe krenarie, për misionin fisnik të shkëputjes së Shqipërisë nga kthetrat e komunizmit të zi.

Literatura:

  1. Zef Luka, “Njiqind shqipe që erdhen me prue lirine”, USA, 1950.
  2. Tomë Mrijaj, “Historia e parashutistit Alush Leshanaku (1913-1950)”, revista Jeta Katolike, f. 13-14, 2008.
  3. Alush Leshanaku: “Gjendja e Shqipnis në Prill 1949”, “L’Albanie Libre”, Organe du Bloc National Independent, 20 Dhjetor 1954, f.4.
  4. “Alush Leshanaku – Lajmtar e Fatos i Liris”, “L’Albanie Libre”, Organe du Bloc National Independent, 28 Nëndor 1951, f.2.
  5. “Me histori në dorë”, “L’Albanie Libre”, Organe du Bloc National Independent, 28 Nëndor 1952, f.3.
  6.  Kolë Çuni, “Ditët e fundit me Alushin”, “L’Albanie Libre”, Organe du Bloc National Independent, 20 Dhjetor 1954, f.6–7.

Filed Under: Histori Tagged With: Klajd Kapinova

KRENARË U NISËN, MË KRENARË U KTHYEN

April 16, 2019 by dgreca


Nga Harry Bajraktari*/
    “Batalioni Atlantiku” i cili u formua në Prill të vitit 1999 në SHBA, këto ditë po kremton 20 vjetorin  e themelimit të tij. Para dy dekadash nga hoteli “Royal Regency” në New York, shumë të rinj vullnetarë shqiptaro-amerikanë nisën rrugtimin e tyre historik për t’iu bashkuar UÇK-së në luftën e shenjtë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
    Ky është organizimi i parë në këtë mënyrë që është bërë ndonjëherë jashtë atdheut për të marrë pjesë në një luftë për liri, e që ka një rëndësi tejet të veçantë për faktin se këta luftëtarë të këtij batalioni u nisën nga SHBA. Shumë luftëtarë nga këtu që shkuan në luftë për t’ u përballur me ushtrinë dhe policinë serbe, janë të lindur në SHBA që do të thotë se familjet e tyre arritën të edukojnë fëmijët në atë frymë që ta duan atdheun dhe vendin prej nga kanë ardhur ata vetë.
                Sot pas 20 vjetësh, në mënyrë të organizuar, udhëtuan nga i njëjti vend në Kosovë dhe Shqipëri për të kujtuar këtë ngjarje të madhe historike të kombit tonë. Në mesin e këtyre luftëtarëve të rinj e të vendosur ishte edhe një vajzë shumë e re, Linda Muriqi, e cila kishte shprehur dëshirën dhe vullnetin e saj që edhe ajo të jipte kontributin për Kosovën, në luftë kundër forcave ushtarako-policore serbe.
     Ideja e Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të New York-ut, në bashkëpunim me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe Shoqatën Atlantiku, me Gani Shehun kryetar, që kjo ngjarje të shënohet në mënyrë sa më dinjitoze, duke vendosur përgjatë rrugës së kombit në Kosovë dhe Shqipëri nga një flamur kuq e zi në çdo 100 metra, është një ide që simbolizon më së miri rrugëtimin historike dhe pjesëmarrjen në luftë të këtij batalioni dhe sakrificën e popullit tonë. Nga një flamur vëhet edhe për të gjithë të pagjeturit që familjet i presin me dhimbje të madhe eshtrat e tyre prej 20 vjetësh.
     Mark Gjonaj ka arritur të bëjë edhe një punë shumë të rëndësishme rreth unifikimit të organizatave të shumta në komunitetin tonë, shqiptaro-amerikan.
                Luftëtarët e Batalionit Atlantiku me komandantin Hysni Syla, me krenari të jashtëzakonshëm u nisën dhe shumë më krenarë u kthyen në SHBA, meqë kishin lënë Kosovën e çliruar nga një armik shekullor që kishte vrarë, masakruar, dhunuar, dëbuar e zhdukur shqiptarët për ta ndërruar strukturën e popullatës në favor të asaj serbe në Kosovë.
    Luftën e Kosovës e ka mbështetur i gjithë komunitetit shqiptaro-amerikan në mënyra të ndryshme, qoftë materialisht, qoftë me lobim dhe me protesta të vazhdueshme në Washington dhe New York. Këtu do të theksoja edhe kontributin e Florin Krasniqit, i cili për shumë kohë ka bërë furnizimin me armë të UÇK-së  dhe mjete tjera të nevojshme.
                Pjestarët e Batalionit Atlantiku sot pas 20 vjetësh janë në Kosovë e Shqipëri për të kujtuar sakrificën e madhe që bëri populli ynë për liri, që Kosovës i ka munguar me shekuj.
                Tre pjestarë të këtij batalioni, tre heronj të sotëm, vëllezërit Bytyqi, Ylli, Mehmeti dhe Agroni nuk u kthyen kurrë në vendin prej nga u nisën, ata u masakruan pasi lufta kishte përfunduar nga policia serbe dhe trupat e tyre u gjetën të hudhur bashkë me shumë shqiptarë të tjerë në një varrezë masive në Serbi. Askush deri më sot nuk ka dhënë përgjegjësi, dhe askush nuk është dënuar, kur dihet se ata që bënë krimin në një burg ishin në pozicione të larta në policinë serbe, me emër e mbiemër.
                Serbia duhet të japë gjithësesi përgjegjësi për gjithë gjenocidin e kryer në Kosovë, për mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë: fëmijë, gra e pleq, për dëbimin masiv në zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët, për numrin e madhe e të pagjeturve dhe për dhunimin e mbi 20.000 femrave. Është shumë e domosdoshme që klasa jonë politike të bëjë më shumë që Serbia të detyrohet të japë llogari para drejtësisë sonë dhe asaj ndërkombëtare për gjenocidin e kryer në Kosovë.
                Sot, pas 20 vjetësh, çdo gjë është ndryshe. Kosova ka bërë ndryshim, por jo aq sa është pritur. Duhet më shumë vullnet dhe punë për të ecur ajo drejt një ekonomie më të qëndrueshme dhe një demokracie integruese evropiane.
   
    *Autori është veprimtar dhe biznesmen i shquar i komunitetit shqiptaro -amerikan dhe themelues i gazetës Illyria.
   

Filed Under: Opinion Tagged With: harry bajraktari

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 30
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT