• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2020

Dy Tugjarë në Diplomacinë e Kosovës…

June 25, 2020 by dgreca

Dy tugjarët:Brestovci dhe Dreshaj edhe në (diplomaci) për Kosovën(!)/

Në vend të lajmit/

Dy tugjarët:Brestovci dhe Dreshaj edhe në  (diplomaci) për Kosovën(!)/

Nga skender KARAÇICA/Cikago

Çfarë nuk (po)ndodhë në Kosovën tonë.Këto ditë kur qeveria Hoti po konsolidohet në kabinetin e tij(me zgjedhje  të zv.ministrave të shumtë),që po i dërgojnë partitë politike,sot u panë edhe dy emra të dy tugjarëve të njohur në ,,meridianet,,
e njohura evropiane(Bekim Brestovci dhe Gani Dreshaj),të cilët do të jenë në fushën e diplomacisë për shtetin e Kosovës.
Kjo,është më shumë se loja dhe (pa)përgjegjësia e partive politike,si është e mundur që dy tugjarë apo me qartë dy bisnesmenë Brestovci dhe Dreshaj të (rahatohen)në Ministrinë për Punë të Jashtme,kur dihet nga lartë se në jetë as që kanë lexuar të paktën dy rreshta se çka është arti politik i të mundshmës(diplomacia)…?!
Dhe,këta dy burrat e dheut,tashe tutje do të merrën edhe me ,,diplomaci,,se jo mahi,madje kur të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në arenën politike dhe të diplomacisë ndërkombëtare,ne kendej politikës,do të mbesim me gojë të mbyllur për çfarë (d)iplomacie do të dëgjojmë e do të lexojmë në Kosovë…!
Pse kaq shumë shembje?Pse kaq shumë lojë,,politike,,me politikën dhe diplomacinë kosovare?Kaq shpejt e mbushëm,,hambarin,,me kuadro politike dhe të diplomacisë,
apo kjo po i përngjanë thënies,,kush e ka nënën baçicë,,(sic!).
Pse Brestovci dhe Dreshaj,nuk bëhen burra të dheut e të dalin e të thonë publikisht:Nuk jemi për këtë punë(diplomaci),kur e kur ka djemë e vazja shqiptare  ,të cilët kanë përfunduar studimet në universitetet në Evropë dhe SHBA,që mund të jenë bartës të suksshëm të fushës së diplomacisë për shtetin e Kosovës!

Çikago,qershor të motit 2020

Filed Under: Komente Tagged With: dy tugjare, ne Diplomaci, Skender Karacica

TRURI I NJË PIKTORI DHE SHPATA E GJERGJ KASTRIOTIT…

June 25, 2020 by dgreca

KRITIKU FRANCEZ I ARTIT (1865) : “NËSE TRURI I NJË PIKTORI KËNAQET ME ANËN MATERIALE DHE SHKËPUTET NGA STUDIMI DHE REFLEKTIMI, ATËHERË AI DO TË JETË PO AQ I PADOBISHËM SI PUNA E SHPATËS SË GJERGJ KASTRIOTIT NË DUART E MEHMETIT II.”/

Nga Aurenc Bebja*, Francë /

Në veprën me titull “Les beaux-arts à l’exposition universelle et aux salons de 1863, 1864, 1865, 1866 et 1867 – Artet e bukura në Ekspozitën Universale dhe në sallonet e 1863, 1864, 1865, 1866 dhe 1867” të kritikut të artit, shkrimtarit dhe fotografit francez Maxime Du Camp (1822 – 1894), botuar në Paris në vitin 1867, gjejmë një krahasim midis artit të pikturës dhe heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Salloni i 1865

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“…A është e nevojshme të them se pothuajse të gjitha veprave të ekspozuara aktualisht u mungon mendja (shpirti) ? Dëgjoj këtë frymë tërheqëse që bën një pikturë, një statujë, diçka tjetër përveç përfaqësimit brutal të një fakti, një personazhi apo këndvështrimi. Vetëm dora merret parasysh ; ajo mbizotëron trurin : skllavja është shndërruar në zonjë.

Midis artistëve, unë vë re shumë virtuozë dhe shumë pak krijues. Sidoqoftë, është shpikja, në kuptimin origjinal të fjalës, ‘invenire’, për të gjetur, që është përsosmërisht shenja dalluese e çdo arti. Nëse misioni i vetëm i pikturës është riprodhimi, ajo nuk është më art por zanat (punë). Raymond Gayrard (skulptor francez), një njeri i talentuar, kompetencën e të cilit nuk mund ta mohojmë, ka shkruar :

“Sipas disa artistëve, shumë të vlerësuar për një pjesë të punës së tyre, materiali i imitimit mjafton për të prodhuar kryevepra. Është e qartë se më këtë duhet të marrim parasysh vetëm anën piktoreske, e cila është ana më e ngushtë (lehtë) e artit. Ekziston para së gjithash, dhe mbi të gjitha, ana morale, ana poetike.”

Asgjë nuk është më e vërtetë. Përndryshe, te z. Blaize Desgoffes (piktor francez), i cili di të kopjojë përsoshmërisht një copë fildish, një copë stof, një gotë plot verë, detyrohemi të njohim piktorin më të madh të kohërave moderne, një supozim kaq i çuditshëm sa është i papranueshëm.

Sulltani Mehmet II, i habitur nga fitoret që arrinte Skënderbeu, i kërkoi Epirotit të tmerrshëm që t’i jepte shpatën e tij. Sulltani nuk pësoi më pak humbje, dhe duke e akuzuar Skënderbeun se e mashtroi, ky i fundit iu përgjigj : “Nuk është shpata ime ajo që ju nevojitet, por krahu që e përdor dhe koka që e drejton atë.”

Çfarëdo aftësie materiale që mund të arrijë (fitojë) një piktor, nëse truri i tij nuk zhvillohet pa ndërprerje nga studimi dhe reflektimi, ai do të jetë po aq i padobishëm si puna e shpatës së Gjergj Kastriotit në duart e Mehmetit II.”* (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Filed Under: Kulture Tagged With: Aurenc Bebja, Gjergj Kastrioti, Maxime Du Camp, piktori

Dielli-Sport- “Jorgji” eshte supriza e Kupes

June 25, 2020 by dgreca

Hera e pare qe ne Shqiperi gjyqtaret perdorin pamjet filmike per te korektesuar vendimet e tyre ne fushen e lojes. /

Nga Albano Kolonjari/

Ne Shqiperi nuk ka jave qe gjyqtaret e futbollit te mos behen protagoniste dhe te ndikojne direkt ne rezultatet e takimeve. E merkura ne mbremje solli nje episod krejt te vecante ne futbollin shqiptar. Ne  minuten e 45 te takimit Skenderbeu-Bylis, pas nje dueli mes Pellumbit dhe Mellugjes, ky i fundit rrezohet ne zone, gjyqtari Jorgji akordon fillimisht 11-metersh per ballshiotet. Korcaret protestojne ashper dhe loja nderpritet per disa minuta . Reth tre-kater minuta me vone, ndersa numri nente i Bylisit Mocone, behej gati te gjuante 11 metershin e dhene ne favor te skuadres se tij, gjyqtari Jorgji ben ate qe rradhe here ndodh ne stadiumet shqiptare. Anullon penalltine e dhene ne favor te skuadres se Bylist, duke sjellur edhe protesat e ketyre te fundit, qe mbyllen me daljen me karton te kuq te zevendestranjerit te Skenderbeut Getjan Lici. 

Ne perfundim te takimit Skenderbeu-Bylis mesohet (ende e pakonfirmuar) se ka qene gjyqtari i katert ai qe ka pare pamjet filmike te afruara nga nje Iphone dhe ka lajmeruar Jorgjin qe nuk eshte 11 metersh. Kjo eshte hera e pare qe ne mungese te sistemit VAR ne Shqiperi, gjyqtaret marin parasysh pamjet filmike qe afrohen. Gjithsesi ky nuk ishte episodi i vetem ne te cilen Jorgji “gaboi” dhe ndikoi ne rezultatin e takimit. Goli i barazimit te Bylisit erdhi si rezultat i mos dhenies se nje faulli ne favor te ekipit te Skenderbeut. Lojtari i Bylist Mellugja ngre takat dhe i rremben topin lojtarit te Skenderbeu dhe pas nje pasi ne zone per kolegun e tij Malci ky i fundit barazon rezultatin ne 1-1.  “Rasti i golit mund te jepej goditje demini pasi une ngre taken dhe me tendece per topin”, deklaron vete lojtari i Bylist  Mellugja pas takimit. Shume i ashper ne drejtim te gjykimit u tregua edhe tekniku i Skenderbeut Ilir Daja:”Goli i Bylisit ishte faull ne favor te Skenderbeut. Po te kishte nderhyre anesori do te flisnim per nje tjeter rezultat. Une do te pershendesja rikthimin e asaj qe nuk ishte penallti. Nuk e di kush e mori vendimin. Pashe ne fushen e lojes qe gjyqtari i katert fliste me kryesorin. Nuk e di si u be me VAR apo jo. Por u rikthye me te drejte.”. 

Gjithsesi kjo eshte hera e pare qe ne Shqiperi gjyqtaret perdorin pamjet filmike per te korektesuar vendimet e tyre ne fushen e lojes. 

Skenderbeu-Bylis 1-1 (0-1)

Kukesi-Apollonia 3-1 (2-1)

Beselidhja-Tirana 1-1 (1-5)

Teuta-Vllaznia 1-0 (2-2)

Kualifikohen, Tirana, Kukesi, Bylis dhe Teuta. 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Jorgji, surpriza e Kupes

Krimi real i shtetarit tonë

June 25, 2020 by dgreca

NGA ILIR LEVONJA/ Ajo që po ndodh mes Hagës dhe shtetarët e Kosovës, ndofta do i kthjellojë shqiptarët kudo ku ata jetojnë. Të shpresojmë se do ndodhi vërtetë kështu. Por ne zakonisht jemi më shumë zhurmëtarë, ndaj edhe sot shikon një solidaritet gati vullkanik në anën e presidentit Thaçi dhe ish krye parlamentarit Veseli apo luftës së UÇK-ës. Të shohim në ditët në vazhdim shenjat aq shumë të pritura të pjekurisë së shtetarit të domosdoshëm për një vend të lodhur nga koha, si Shqipëria natyrale. Ky lloj solidariteti gati i shfrenuar do ishte mirë të zëvendësohej me normalitetin e respektit reciprok karshi njëri-tjetrit. Pra që më përpara, më herët. Madje pa barrierat bajate me palë paralele duke shkelur mbi shqiptarët dhe dheun e tyre Shqipërinë natyrale. Por nuk e kanë bërë, ndaj sot janë kthyer në zhurmëmëdhenj të një gjoja solidariteti karshi dy emrave. Të gjithë njëshat po flasin në emër të shqiptarëve ndërkohë ku më të qelbur se Haga janë ata që i kanë poshtëruar aradhën e gjakut të tyre. Nga njëra anë them mirë që u goditën tani se ndofta do mësojnë arsyet se përse janë kaq të kollajshëm për t’u ngrënë. Dhe do ndryshojnë, por më ngec në fyt ajo mendja e mirë. Si shumë shqiptarë e kam humbur edhe unë besimin tek kjo klasë politike. Për më tepër kur ndjesia virtuale e ktheu një kryetar partie në Prishtinë, një lloj Drakule me bastunin magjik. Një vemje e ftohtë, verdhacuke që për shkak të shëndetit të lig jo vetëm ecën ngadalë e nuk qesh fare, por të dërrmon me bastunin e tij. E si mund të qeshi vendi pastaj. Nga ana tjetër më duket sikur po bëjnë propagandë dhe nuk janë siç edhe nuk kanë qenë historikisht të sinqertë me popullin e tyre. Eshtë naive të mos e kuptosh se jemi viktima të një konflikti mes Europës dhe Amerikës. Kur them që e kanë shumë lehtë për të na goditur kam parasysh stanjacion tonë për shkak të grindjeve të vazhdueshme mes veti. Të një korrupsioni katastrofik sa mund të themi me plot gojën që demokracia jonë është një demokraci vunerabël. Them vunerabël për shkak se gjithçka është subvencionim i huaj në formën e grandeve, donacioneve por edhe kredive të buta. Kundër kujt Hage e ngrini zërin, kur pak muaj më parë u shqyet nga borxhi që u dhanë për tërmetin e 26 nëntorit. A për lëmoshat e pandemisë. Hagën nuk e krijoi kusht tjetër por Europa. E kanë shumë lehtë për të na goditur për shkak se, në njëqind e tetë vite shtet, prapë jemi të dobët dhe plot dasime. Le t’i referohemi aktualitetit, aktualisht Kosova qeveriset me një përqindje minimale, një minimale historike që do mbahet mend. Pra qeveriset nga kulisat jo nga vota. Nuk shkoj në zgjedhje, në atë që quhet mundësia e sovranit, por veproi si donte bastuni. Iu bind bastunit kur duhej të shkonte në zgjedhje të reja. Shkarkoi publikisht një kryeministër, një krye parlamentare. Tani Europa dhe influenca sllave e shtrëngon të shkoj në Washington pa presidentin e vendit. Pak më poshtë një Shqipëri pa kuvend, me pushtet lokal monist pra jo funksionale veç pordhëve të propagandës, traut të rrugës së kombit etj., nuk ka se çfarë i ofron. Ose i ofron Peter Handken, nobelistët kundër shqiptarëve ata që derdhën lot në arkmortin e Millosheviçit. Kësisoj le të themi më mirë që na godasin se mbase do e kuptojmë më në fund se liria që kemi është më shumë se e çmuar.

Filed Under: Analiza Tagged With: i shtetarit tone, Ilir Levonja, Krimi real

Qeveria: Lufta e popullit të Kosovës dhe UÇK ishte e drejtë

June 24, 2020 by dgreca

Qeveria: Lufta e popullit të Kosovës dhe UÇK ishte e drejtë/

-Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës/

PRISHTINË, 24 Qershor 2020-Gazeta DIELLI/

Qeveria e Republikës së Kosovës, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, është njoftuar sot nëpërmjet një deklarate për shtyp se Zyra e Prokurorit Special ka deponuar pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale një aktakuzë ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli.
Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se askush nuk mund cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës.
Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët të tregojnë qetësi.
Qeveria beson se lufta e popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe, si e tillë, do të mbetet si një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Lufta e UCK, Lufte e drejte, qeveria e Kosoves

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 53
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT