• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2020

PROFESOR BARDH SHIROKA

August 18, 2020 by dgreca

Bardh Shiroka- (1932 – 2006)–

Shkruan: Frtiz Radovani- Melbourne-Australi-

Bardhi i bardhë si kmisha që ka veshë në dukje e, në Shpirtë gjithë jeten!

Ata që e njohën afer perjetë të jetës nuk e harrojnë buzqeshjen e Tij aq të ambel sa kishte fjalen, e deri tek shterngimi burrnor i dorës së paster. 

Ishe fëmijë kur e njohta prej vllaut të madh Alfonsit, me të cilin ishin të një moshe, shokë po, dhe të asaj brezni studentash që e paguene me jetë  persekucionin e terrorizmit komunist në Shkodren e masakrueme… 

Vetem me kujtue emnat e kriminelave vrastar Zoji Themeli, Hilmi Seiti e ish hetuesit korçar Skender Villa, drejtor i Gjimnazit Shkodres, mjafton me kuptue se shka ka kalue rinia shkodrane, e panjollosun me sigurimin. 

Bardh Nik Shiroka ishte nder studentat e shkelqyeshem nder mësime, kur me 10 maji 1950 u arrestue grupi i studentave të Shkodres. Bardhi e perfundoi Gjimnazin, po nuk mujti me i shpetue arrestimit mbas atyne pak viteve që ishte ushtar në repartin ushtarak të Beratit, me 4.7.1955.

Dëshira e madhe e sigurimit komunist per me prangue dhe torturue dhe Bardhin si të gjithë shokët e Tij, nuk ishte plotsue pa e pa në birucat e sigurimit të Shkodres, ku zhvilloi hetimet. Gjykata e Shkodres drejtue nga toger Faik Spahiu, nuk u kursye me fillue akuzen kunder Bardhit, me “shkollen françeskane të Shkodres, dhe me vazhdue me perpjekjen e Tij, per me rrëzue pushtetin komunist…” vetem me llafe e shpifje ashtusi, ka kenë gjithmonë per 47 vjetë dhe procedura e “drejtësisë sonë popullore” antidemokratike. Akuzat ishin ato të grupit studentave të vitit 1950… 

Akuza që randon Bardhin në dënimin e Tij asht gjoja “pjesmarrja e Tij në një organizatë kriminale studentore, që kerkon me rrëzue pushtetin…” 

Këta veprime të dhunshme të sigurimit baheshin per me justifikue para opinjonit Shkodres, shifrat nalta të dënimeve të randa, si rasti i Bardhit, që u dënue 10 vjetë burg, me punë të detyrueshme nder kampe shfarosje. 

Vendimi i dhanun me 19 Tetor 1955 nga gjykata e Shkodres, u aprovue me 23 Nandor 1955 nga Gjykata e Naltë në Tiranë, me kryetar Mustafa Qilimi, dhe antar Hilmi Telegrafi dhe Sotir Spiro, tue firmosë origjinalin. 

Pafajsia e Bardh Shirokës vertetohet nga lirimi i Tij mbas 7 vjetësh burg, me 24 Gusht 1962. Sikur akuzat ndaj Tij të kishin vetem një rresht nder të gjitha fletët të vertetë: Bardh Shiroka nuk delte nga burgu as mbas 20 vjetësh tue Ju persëritë dënimet nga 20 e 25 vjetë, mbas dënimit të parë. Kjo praktikë asht ndjekë me disa mija vetë të ridënuem nder burgje.

Bardhi ka folë dhe ka shkrue rusisht, italisht, greqisht, latinisht dhe, në burg ka mësue edhe anglishten në mënyrë të persosun.  

Bardh Shiroka (28 Shtator 1932 – 10 Maji 2006), ishte nder figurat ma të nderueme të inteligjencës së qytetit të Shkodres, gja per të cilen, kur  unë në vitin 1991, ishe në kryesinë e BSPSH, dhe kerkova nga Nenkryetari i Këshillit të Ministrave të Qeverisë provizore, zotni Gramoz Pashko, formimin e “Shoqatës së të Perndjekunve Politik të Shqipnisë”, gja që Ai e aprovoi mbrenda 4 ditësh dhe, na njoftoi nga Tirana per zgjedhje të një Kryetari, unë ju drejtova Bardh Shirokës, tue Ju lutë me marrë atë detyrë. Bardhi nuk e pranoi, tue u justifikue me gjendjen shndetsore jo të mirë. Atëherë me që nuk i lente gja mangut Bardh Shirokës, qytetari po aq i njoftun Lin Martini, Ju drejtova Atij, tue rikujtue edhe një thanje të At Mëshkallës per Te: “Nder të rijtë e burgosun aso kohe në Burrel, asht kenë dallue me gisht per qendrimin e tij Lin Martini!” Kjo ishte garanci e plotë per detyren që po i kerkojshe. Me vështirsi e pranoi, tue Ju lutë edhe Karlet Luka, Dedë Gjonmarkaj. Dhe, Emni i Linit mbeti i nderuem! 

Arsyeja e vertetë e kundershtimit Tyne, nuk ishte se Ata nuk e donin që të formohej ajo Shoqatë, po ishin shumë pesimistë per drejtuesit e Shtetit…

Sot mbas gati 30 vjetësh… Kur asnjeni nuk jeton ma, u mundova me Ju rikujtue Popullit të Shkodres Emnat e Nderuem t’ Atyne Burrave, që nuk e dij a i vijnë ma Asaj Shkoder… Vertetë që Ata vuejtën si Krishti, po në Themelet e Rozafës, Ata shkruene Emnat e vet me shkronja t’ arta!

Nderim e Lavdi të Perjetëshme kujtimit t’ Atyne Burrave..! 

Melbourne, Gusht 2020.  

Filed Under: ESSE Tagged With: Frtiz Radovani, Profesor Bardh Shiroka

Votoni për Gucinë shqiptare ” Votoni për Listat shqiptare”

August 18, 2020 by dgreca

Nga Esad Gjonbalaj / Qe nga rënia e sistemit monist dhe fillimi i pluralizmit politik në Mal të  Zi shqiptarët gjithnjë ishin pre manipulimeve dhe shantazhimeve të llojllojshme. Vota e jonë me kalimin e kohës shkoj duke u degraduar përmes formulës së mirënjohur dividi et imperá ( përçaj dhe sundo). Përçarjet si dhe krijimi i partive të tepërta dhe të panevojshme  me ndihmën dhe ndikimin e shtetit bëri atë që defaktorzimi i ynë të vije nga vetë ne dhe mos pjekuria  jonë politike. 

Elektorati i dezorientuar filloj të zhgënjehet, ndërkaq përfitues ishin  partitë e ashtuquajtura qytetare si DPS etj të cilët me marionetat e veta shqipfolës dërgonin ujin në mullirin e tyre. 

Ne shqiptarët, gjegjësisht elektorati gjithnjë u kemi kërkuar  partive politike shqiptare që të veprojnë me një Zë të vetëm, Zë ky që do të jetësonte ëndrrën e elektoratit për Bashkim. 

Si duket, edhe vetë nocionin “Bashkim”  e kemi një ëndërr e cila mbanë gjallë shpresën e atdhetarëve, sepse ndarja nga trungu i atdheut dhe përçarjet brenda komunitetit shqiptar nuk është formulë e duhur dhe e ëndërruar nga NE si grup etnik sot nen Mal te Zi. 

Lidhur me zgjedhjet e parapara  për këtë fund verë në Mal të Zi filluan të arrijnë lajme të mira, sepse  partitë politike shqiptare në komunë të Gucisë mē në fund u BASHKUAN duke lënë anash interesat e ngushta partiake ,  të udhëhequra  nga interesi kombëtar i  than një PO të madhe Bashkimit në një Listë të përbashkët zgjedhore. Ëndrra dhe dëshira jonë që i tërë  spektri politik shqipëtar në  Mal të Zi të bëhet bashk në një Listë të vetme zgjedhore megjithatë  nuk u arrit në tërësi ashtu si donim,  por  fundja si e tillë u arrit, edhe pse në dy tabore  të ndara por mbi të gjitha shqiptare. Bashkimi i faktorit politik shqipetar nuk u arrit në plotëni  fal sindromit përçarës  dhe ndërskamcave e hijeve të zeza te pushtetit malazias. Është e pafalshme dhe antikombëtare qeëti dalësh kundër këtij përafrimi dhe bashkimi, është krim i llojit të vet që votat shqiptare të shkojnë për parti Jo shqiptare. 

Jemi të vetëdijshëm për kushtëzimet që në vazhdimësi u  bëhen në mënyrë perfide shqiptarëve nga autoritet malazeze duke ua kushtëzuar votën votuesve shqiptar  me çështje ekzistenciale  si punësimin dhe me shumë veprime të tjera ilegale të presionit., SHITJA E VOTËS  është akt makaber dhe akt tradhtie ndaj identitetit tënd kombëtar. Te parët tanë ishin te varfër ekonomikisht por te pasur me vlera atdhetare e të gatshëm deri në flijim, e në sot gjeneratat e kohëve moderne dhe të vetëdijshëm për veprimet tona po degradojmë moralisht e kombëtarisht duke bërë veprime që mund të barazohen me tradhtinë.  

Fenomeni që shqiptari të blejë vota për te kënaqur apetitet e partive antishqiptare është absurd i llojit te vetë. Fatmirësisht mikrobe të këtilla ka pak, por edhepse te dëmshëm ne do ia arrijmë qē me bashkimin tonë ti neutralizojmë ata, sepse ideali i atdhetarëve te denjë nuk do të shuhet kurrë. 

Andaj që nga Alpet Shqiptare e në Maje të Deçiqit e deri te  kalaja shkullore e Ulqinit të jemi të lidhur BESA-BESË me qëllim që vota  jonë shqiptare të shkoi VETËM  për shqiptarët dhe jo për ata qe na flasin për parti qytetare e qe unë i quaj “promotor te asimilimit”. 

Të bashkuar drejt Fitorës: Kryje obligimin patriotik dhe Voto Listat shqiptare të bashkuara. 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Esad Gjonbalaj, Gucine shqiptare, Votoni Listat Shqiptare

Takimi i dy Shtatorit-Bisedimet Kosovë -Serbi, shpresa të mëdha apo të vogla?

August 18, 2020 by dgreca

Analizë nga Rafael Floqi –

A janë gati Kosova dhe Serbia të përgatitura që në këtë kohë të bëjnë kompromise për arritjen e një marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë?

Jo, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish-zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane, Thomas Countryman. Ai shton se nuk mund të pritet shumë nga ky dialog dhe më e pakta që mund të arrihet është një nxitje që të dy liderët të angazhohen më shumë në dialogun e Brukselit. Ish-përgjegjësi për Ballkanin në Departamentin e Shtetit, tash drejtor i bordit të Asociacionit për Kontrollin e Armëve, Thomas Countryman, thotë se edhe nëse kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të bënte kompromise me Serbinë, ai e ka të vështirë të sigurojë miratimin e tyre në Kosovë, për shkak të rivaliteteve politike që aktualisht po ndodhin brenda Kosovës. 

Realpolitika e qëndrimit amerikan

Por takimi i 2 shtatorit krahas se tjerash, po  tregon kujdesin e amerikanëve ndaj Kosovës dhe se administrata Trump e di se nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm pa normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Z. R. Grenell, para së gjithash, shprehu edhe njëherë kujdesin e miqve amerikanë ndaj Kosovës si dhe raporteve të Kosovës me Serbinë, ngase administrata amerikane e ka të qartë, se në Ballkanin perëndimor, por edhe më gjerë Evropa, nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm pa normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Por a është kjo gjë se kështu na pëlqen ne të besojmë, apo mendojnë kështu vërtet amerikanët?  ,Se krahas atyre pozitive për kombet e vegjël e të shtypur, realpolitika e qëndrimit amerikan ka edhe një shembull “negativ” në qëndrimin i amerikanëve ndaj kurdëve pas largimit nga Siria. Real politika na mëson se edhe politika e jashtme dhe ndihma e superfuqive sado demokratike është çështje interesash. 

Një gjë është e qartë presioni amerikan ndaj Serbisë është rritur. Vuçiçi tha pas pranimit te ftesës për mediat serbe, se Serbia nuk është në pozicionin që ta refuzojë këtë takim dhe të tjerët. Ai ka konfirmuar, njëjtë sikurse kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, se temë e bisedimeve do të jenë çështjet ekonomike. “Në negociata do të marrim pjesë, tema do të jetë ekonomia, kjo është e rëndësishme për ne dhe është temë e mirë”, i tha Vuçiçi, “B92.net”.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka konfirmuar takimin e 2 shtatorit me Serbinë në Uashington, edhe ai ka konfirmuar se temë e diskutimit do të jetë ekonomia. “SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës tha ai. Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka”, ka shkruar ai në Facebook.

Megjithëse është deklaruar hapur se bisedimet në SHBA janë ekonomike dhe ato nuk rivalizojnë bisedimet politike të BE-së. Përsëri në Kosovë ka një farë dyshimi mbi rezultatin e këtyre bisedimeve edhe kur Thaçi është jashtë konferencës. Hija e ndryshimit të territoreve përsëri shkakton  shqetësim. Nga ana tjetër dhe entuziazmit i Hotit duhet marrë me rezerva. Në përcaktimin e dobësive ekonomike të një shteti të vogël, elementët kryesorë përfshijnë hapjen ekonomike dhe lidhjen midis vogëlsisë dhe largësisë, dhe niveleve të ulëta të zhvillimit. Në diplomacinë ekonomike, është e rëndësishme të merret në konsideratë qëndrueshmëria që kanë shtetet e vogla ndaj cenueshmerisë ekonomike dhe mënyrën se si këto cenueshmëri ndikojnë në diplomacinë e tyre ekonomike. Ka një pyetje këtu sa dëmtohet Kosova nga përmbytja me mallra serbe? 

Kauboj i Kurtit dhe hijet e shkëmbimit të territoreve

Duhet te jemi optimist në procesin e Brukselit në kuptimin afatgjatë, sidomos nëse Shtetet e Bashkuara bëjnë më shumë për të bashkëpunuar dhe për t’u koordinuar me Bashkimin Evropian. Pra, jam optimist në kuptimin afatgjatë të procesit. Jam shumë i sigurt, se z. R. Grenell dëshiron me çdo kusht, që midis Prishtinës dhe Beogradit të arrihet ndonjë marrëveshje, të cilën ai do mund ta paraqes gjatë fushatës zgjedhore si sukses të administratës së presidentit D. Trump, dhe kjo vetëm sa do t’i forconte edhe më shumë marrëdhëniet miqësore me miqtë tanë amerikanë. 

Por, çfarë mund të presë Kosova nga një takim i tillë dhe sa ka shanse që së shpejti të kemi një marrëveshje në mes të dyja vendeve? Por kreu i Vetëvendosjes reagoi sërish pas atij të një dite më parë ku hodhi akuza të ashpra ndaj emisarit special të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell. Kur këtë të fundit, Kurti e quante “kauboj” që nuk i interesojnë vuajtjet e Kosovës. 

Këto deklarata të Kurtit janë naive dhe të kuptueshme po të kihet parasysh realpolitika.  ” se pse ai mendon se takimi i 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është i gabuar. Sipas tij, e para është se ideja e shkëmbimit të territoreve nuk është eliminuar nga tavolina e dialogut. “Fillimisht, mungon besueshmëria dhe transparenca. Ideja e ‘shkëmbimit territorial’ është mohuar vazhdimisht, por është dëshmuar se ekziston nga Këshilltari për Siguri Kombëtare, ambasadori John Bolton, i cili ka thënë se ideja ka ardhur nga dy presidentët (Thaçi & Vuçiç). Kjo ka dëmtuar besimin në këtë proces”, ka shkruar ai. 

Pse ky takim pikërisht tani ?   

Por për mendimin tim eliminimi i Thaçit nga bisedimet , pa ndonjë reagim të madh nga administrata amerikane, pas thirrjes së Gjykatës Speciale , dhe vetë “rrëzimi i Haradinajt dhe Qeverisë Kurti, nuk janë bërë pa një gisht të amerikanëve, krahas interesave të klasës politike kosovare.

Koncepti i realizmit politik në marrëdhëniet ndërkombëtare i referohet një kornize teorike që synon të ofrojë shpjegime për ngjarjet në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Teoria e realizmit politik rrjedh nga supozimi se shtetet – si aktorë në arenën ndërkombëtare – ndjekin interesat e tyre duke praktikuar Realpolitikën. Në të kundërt, Realpolitika mund të përshkruhet si ushtrimi i politikave që janë në përputhje me teoritë e pranuara të realizmit politik  dhe jo ideologjisë në drejtim të ndjekjes së mbijetesës ose sigurisë kombëtare. 

Arsyeja e dytë, sipas Kurtit janë çështjet e mbyllura që nuk kanë nevojë të rihapen. “Së dyti, mungojnë njohuritë rreth çështjes. Kosova është vend i pavarur dhe sovran, i cili as nuk është në konflikt që të ketë nevojë për marrëveshje për paqe, dhe as nuk ka status të pazgjidhur, që kërkon negociata. Këto janë pohime të pavërteta”, ka shkruar ai. E sipas tij, nuk po diskutohet për esencën e marrëveshjes por për nënshkrimin final të saj.“ Së treti, koha dhe dedikimi. Një marrëveshje për normalizim me Serbinë kërkon zgjidhjen e të gjitha çështjeve, rrjedhimisht një proces të gjatë. Me zgjedhjet presidenciale në nëntor, është e qartë se rëndësia nuk qëndron te përmbajtja e marrëveshjes, por te nënshkrimi në fund të saj”, ka shkruar tutje Kurti.“. Në argumentet qe paraqit Kurti mund të ketë shqetësime po të bëhej fjalë për një marrëveshje përfundimtare, por kjo qysh në premisa nuk është e tillë. Diplomacia në vetvete është arti i të mundshmes dhe në këta argumente ka dhe një farë dufi personal për arsye që dihen, megjithatë unë bashkohem me të se “Lidhja dhe besnikëria e Kosovës me Shtetet e Bashkuara mbetet e pathyeshme, por shtytja drejt marrëveshjeve të këqija për hir të një fushate politike është e gabuar”. 

Vuçiçi: Ne nuk do t’i trajtojmë kosovarët si shtet i pavarur

Por këtu askush këtu nuk po flet për marrëdhënie përfundimtare, madje vetë kreu i shtetit serb ka thënë se Kosova merr pjesë në bisedime për shumë arsye, ndër të tjera, sipas tij, për të treguar edhe se është shtet i pavarur. “Duan të tregojnë se janë shtet i pavarur, kështu i trajton SHBA-ja, por edhe në Bruksel. Ne nuk do t’i trajtojmë kështu”, ka thënë Vuçiçi.  

Përderisa Kosova insiston se asnjë marrëveshje nuk do të arrihet nëse nuk është pjesë e pakos që nënkupton njohje të ndërsjellë, Serbia insiston se do të flitet për gjithçka pos për njohjen e pavarësisë së Kosovës, e BE-ja nuk sqaron se cili është qëllimi i dialogut, pse nuk mund të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje konkrete, por për blerje kohe në dialog. BE-ja nuk do të jetë e zhgënjyer nëse nuk do të ketë marrëveshje, sepse dështimin do t’ua faturojë palëve. 

Dhe kjo deklaratë e Vuçiçit duket se bëhet më shumë për konsum të brendshëm, sa partitë opozitare serbe e kane thënë hapur, në një intervistë për media në Beograd, Vuk Drashkoviç lider i partisë SPO ka folur për situatën e përgjithshme duke thënë se ai “Personalisht mendon se statusi përfundimtar për Kosovën është zgjidhur para 14 viteve, bazuar në rezolutën 1244 dhe asokohe kemi marr një dokument të shkëlqyer si bazë të marrëveshjes së ardhshme mes Kosovës edhe Serbisë” ka thënë Drashkoviç. Ai potencoi se “jo marrëveshje mes Beogradit e Prishtinës sepse nuk po flasim prefektët e dy qyteteve dhe ky është një iluzion. Popullit i serviret mashtrimi se këto bisedime që udhëhiqen janë bisedime mes Serbisë dhe krahinës së saj. E assesi mes shtetit të Serbisë dhe shtetit të Kosovës, që shteti nuk e njeh, por i duhet të arrijë marrëveshje” tha ai. 

A mund ta çojë takimi i 2 shtatorit përpara procesin paqësor?

Mundet. Ndërsa, se cila do jetë agjenda e këtij takimi, mendoj se askush nuk mund ta dijë paraprakisht se çfarë do bisedohet, përveç temave ekonomike të cilave vetë z. Grenell, që kur gjendet në këtë mision, iu ka dhënë përparësi ndaj çështjeve politike, sepse ai bashkë me presidentin D. Trump, janë të bindur se normalizimi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, së pari duhet të ndodhë në fushën e marrëdhënieve ekonomike. 

Sipas ish funksionarit të Administratës Obama, Thomas Countryman  : Gjëja e parë që është e rëndësishme të kuptohet është që i vetmi prioritet për Shtëpinë e Bardhë këto ditë është rizgjedhja e presidentit (të Shteteve të Bashkuara, Donald) Trump. Ajo çfarë Shtëpia e Bardhë po synon, është një mundësi për një fotografi, ku presidenti do të mund të pretendonte një sukses të politikës së jashtme, pasi ai ka pasur zero suksese në politikën e jashtme në tre vite e gjysmë. Këtu mund të kuptohet një njëanshmëri e tij, një bias i qartë mjafton vetëm vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Izraelit dhe UAE,  Emirateve të Bashkuara Arabe mjafton për ta hedhur poshtë këtë. Nga ana tjetër, çfarë bëri administrata Obama dhe nënpresidenti Biden gjatë 8 vjetëve të administratës Obama, vetëm sa kultivoi status quonë?

Ndërkohë Ambasada amerikane në Serbi, tha se takimi i paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë do ta shtynte përpara dialogun e Brukselit dhe do të sillte më shumë stabilitet në rajon. Ne fakt, Shtëpia e Bardhë do të nxisë të dy liderët të angazhohen në mënyrë më aktive dhe konkrete në dialogun e Brukselit. Kjo është më e pakta që një takim i tillë do të duhej të arrinte. Dhe sado pak progres të ketë do të jetë më pozitiv se staus quo-ja.

Diplomacia ekonomike apo status quo-ja?

Diplomacia Ekonomike synon të sigurojë të përballojë sfidat në kryqëzimin e politikës ekonomike dhe sigurinë kombëtare, deri tek sfidat në zhvillim, për ta përdorur fuqinë ekonomike për të ndjekur interesat e sigurisë kombëtare. Ndërsa fuqia ekonomike zhvendoset nga SH.B.A. ajo vendos instrumente ekonomike për të promovuar interesat gjeopolitike dhe kjo është ajo që synohet me këto bisedime. 

Megjithatë ka mundësi të mos presim diçka më shumë se kjo nga ky takim. Sipas këndvështrimit tim, thotë ai  asnjëra nga qeveritë nuk është vërtetë e përgatitur, në këtë kohë, që të marrë vendime të vështira në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje. Kryeministri Hoti nuk gëzon një bazë të pavarur politike. Në Kosovë aktualisht po zhvillohen manovra të mëdha politike. 

“Nuk mendoj shton Countryman, se nëse ai arrin kompromise, thelbësore me Serbinë, do të mund të siguronte miratimin e tyre në Kosovë Por, unë mendoj se ai (Vuçiçi) shpreson se një marrëveshje me Kosovën do të mundësonte anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai është fokusuar gabimisht. Për mendimin tim nuk duhet të ketë perspektivë për Serbinë që të anëtarësohet në BE para se ajo të bëjë reformat të thella në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe respektimin e lirisë së mediave. Fatkeqësisht në të gjitha këto fusha Serbia ka lëvizur prapa”. Por mungesa e “karrotës” nga BE-ja do ta bënte këtë proces të  gjatë dhe të vështirë. Çështjet janë teknike, por në të njëjtën kohë shumë politike. Në këtë moment, nuk shoh që ndonjëra prej qeverive do të ishte e gatshme të bënte kompromise në çështje të mëdha politike, përfshirë njohjen e dyanshme. Pasi “Diplomacia është arti i shitjes së një marrëveshje që nuk u dëshironi njerëzve që nuk u besoni për arsye që nuk do të pranoni.”

Kosova, Serbia dhe fushata e Trumpit

Natyrisht që Presidenti Trump është i interesuar nëse do të kishte marrëveshje kjo do t’i ndihmonte në fushatën zgjedhore. Ndërsa mendoj se Grenell është i interesuar për një sukses personal. Ka pasur sukses të kufizuar nga ana e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Por, është një pyetje e hapur nëse Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin këtë si një interes që nuk është për përfitim të drejtpërdrejtë të Donald Trump. Bashkimi Evropian po e ndërmjetëson një proces dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe ai gjithnjë ka dështuar. Në fakt nuk  ekziston një rivalitet mes Uashingtonit dhe Brukselit që të mundësohet arritja e një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.  Megjithatë me deduksion pa teori konspiracioni, koha kur Thaçi u akuzua nga Gjykata speciale, kur ndoshta kishte me marrëveshje në parim, tregon qe dikush nga administrata amerikane, BE apo kundërshtarët e Trumpit nga Departamenti i Shtetit, nuk donin një farë suksesi të Grenellit dhe natyrisht të Trumpit. Nga ana e tij Countryman, mendon se nuk ka të bëjë me rivalitet, por qartazi me një mungesë bashkëpunimi midis BE-së dhe SHBA-së. Bashkimi Evropian udhëheq një proces më sistematik sesa ai i SHBA-së. BE-ja është e fokusuar në zgjidhjen e një spektri më të gjerë të çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë, në vend të një deklarimi politik të udhëheqjes së dy qeverive. Qasja e SHBA-së është e ndryshme. 

Unë nuk mendoj se do të ketë çfarëdo suksesi, derisa SHBA-ja dhe BE-ja të bëhen bashkë në të njëjtën frekuencë. Në kohën aktuale kjo duket joreale. Jo çdo gjë që hamendësohet, megjithatë mund te mos pritet asgjë prej këtij takimi të fundit, e as prej dialogut në përgjithësi, duke e konsideruar si një dredhi serbe për t’i marrë kohë Kosovës, sidoqoftë, tani që shkëmbimi i territoreve me Serbinë ka vdekur. 

Por rezultati do të varet nga fakti se sa amerikanet do të luajnë me kartën e detyrim përcaktimit me palët dhe kryesisht me Serbinë. Ju jeni tani në Amerikë,” shkruante Jim Butcher, në librin e tij Turn Coat (Xhaketa e kthyer). “Ideja jonë e diplomacisë është  një figure me një kobure në njërën dorë dhe një sanduiç në dorën tjetër, që të pyet se cilën do të preferonit.”  

Që diplomacia të jetë efektive, fjalët duhet të jenë të besueshme – dhe askush tani nuk mund t’ia bëj dysh fjalën e Amerikës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Rafel Floqi, Takimi 2 shtatorit

SI DUHET TË VOTOJNË SHQIPTARËT NË SHBA?

August 18, 2020 by dgreca

Nga Valentin LUMAJ-

(Në vazhdim të një shkrimi të Prof. Sami Repishti, PhD : “Randësia për shqiptarët për zgjedhjet e ardhme në shtetet e bashkueme” në gazetën Dielli:

Randësia për shqiptarët e zgjedhjeve të ardhme në Shtetet e Bashkueme

Si duhet të votojnë shqiptarët në SHBA? Natyrisht sipas idealit të tyre, sipas asaj që besojnë e që u duhet për të ardhmen dhe fëmijët e tyre, që vjen dhe si rezultat i përvojës së tyre dhe realitetit në atdheun e parë dhe të asaj që kanë gjetur dhe arritur, të realitetit në atdheun e dytë, që në fund të fundit i përkasin trajektores së një jete.

Lexova një shkrim të bashkatdhetarit tim, Prof.  Sami Repishti, që m’u duk se na mësonte se si duhet të votojmë. 

Megjithë njohjen e vogël personale me disa shkëmbime telefonatash apo email-esh për çështje të ndryshme të komunitetit, Prof. Repishti ka qenë për mua një ndër ikonat e mia të periudhës post-komuniste, sikurse kanë qenë dhe janë At Zef Pllumbi, Prof. Arshi Pipa, Visar Zhiti etj., shkrimet e të cilëve më kanë dhënë dritë për të qartësuar dhe mbruajtur  ndërgjegjen time në lidhje me veprat makabre dhe egzistencën e komunizmit përpara dhe pas viteve ’90. 

 Veçova shkrimin e fundit të Prof. Repishtit në lidhje me rolin e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Amerikë. Janë dy momente, të cilat nuk më duket se janë në përputhje me atë çfarë unë kam përceptuar ndër vite nga Prof. Repishti. Në fillim ngurrova të shkruaj, pra të bashkëbisedoj me atë, për këtë çështje, duke menduar se është e drejta e tij, por kur mendoj se cënohet dhe e drejta ime, mendimet e mia, sado të brishta të jenë, nuk arrij që t’i mbaj brenda, por i shpreh me përgjegjësinë e të qënit i ndershëm. 

Shkrimi i Profesorit në përgjithësi është një elozhe e gjatë për kandidatin për president Joe Biden. Bëhet një përshkrim i detajuar i mbështetjes së vazhdueshme dhe i qasjes pro-shqiptare të Biden ndaj çështjes shqiptare në përgjithësi. Kronologjia dhe informacionet e dhëna janë të sakta dhe unë nuk kam ndonjë kundërshti me çfarë është shkruar në shkrim. Pikërisht është një shënim i autorit mbas shkrimit, po ashtu çfarë nuk është shkruar, të cilat u bënë shkas për këtë reagim.

1-Profesori e mbyll shkrimin me shënimin: “Autori [Sami Repishti] voton demokratët”.

Vuajtja dhe qëndresa e atyre që i mbijetuan burgjeve komuniste si ajo e Prof. Repishti përbën një institucion më vete me të gjitha atributet e një lidershipi ideal e “të heshtur” të masave. Them “të heshtur” në kuptimin se ata si Profesori, kanë zgjedhur penën për të qenë i tillë dhe jo foltoret e rrugëve. Si i tillë, deklarimi: “Autori voton demokratet”, i parë ndryshe është një ftesë e papritur, thirrje jo e duhur apo orientim subjektiv për shqiptarët e Amerikës për të votuar Biden.

-Ashtu siç e njohim ne Prof. Repishtin, ish i burgosur politik, antikomunist dhe kundërshtues i socializmit real, si rrjedhojë dhe i ideve që të çojnë atje dhe përkrahës i ideve konservatore dhe kapitaliste, kjo duhej ta veçonte atë nga Biden, i cili i përket spektrit të majtë politik në Amerikë, që aktualisht duket i ekstremizuar në pandeminë e protestave kaotike tani. Prandaj, deklarimi i tij haptas se voton demokratët, duke u bazuar nga konteksi, qartaz mendoj se vjen jo nga bindjet e tij të real-politikës, por vetem nga fakti se Biden paska bërë kaq shumë për Shqipërinë dhe Kosovën. 

Por, a duhet që shqiptarët të votojnë duke mos u bazuar në bindjet e tyre, majtas apo djathtas? Për sa kohë që unë me formimin tim, të përplotësuar si qytetar amerikan, nuk arrij që t’i jap kuptim dhe dikush të më ndihmojë qe t’a kapërdij këtë, unë mendoj që JO.

-Ne rradhë të parë, gjithçka liderët amerikanë në mbi 100 vjet, Wilson, Regan, Bush-ët, Klinton-ët dhe më së fundi përpjekjet e presidentit Trump për të vendosur paqe të përhershme midis Kosovës dhe Serbisë, të gjitha këto u atribuohen politikës së madhe të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, strategjive dhe interesave të ndërsjellta mes vendeve tona dhe jo individëve të veçantë, duke mos ua mohuar meritat historike këtyre të fundit. 

-Së dyti, presidentët amerikanë dhe amerikanë të tjerë, atë çfarë kanë bërë për shqiptarët e kanë bërë në emër të lirisë dhe të drejtave njerëzorë të popujve dhe kombeve dhe të çdo njeriu, dhe jo për të përfituar kredi politike, aq të rëndomta në rast fushatash elektorale.

-Së treti, vota jepet në bazë parimesh dhe bindjesh politike. Në Amerikë, një qytetar është demokrat, republikan ose i pavarur. Rruge të katërt nuk ka. Dhënia e votës per shkak të favoreve, qofshin këto personale apo kolektive, e tjetërson këtë votë nga e lirë, në të varur. Vota sikurse besimi apo bindje të tjera indivudale, kur ndërrohen për favore, kjo nuk përbën më liri, por biznes dhe në rastin më të keq dezertim dhe nënshtrim.

 Se katërti, shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, ua kanë shpërblyer më së miri me respekt dhe mirënjohje, me alencë shpirtërore dhe jo vetëm, të gdhendur në kujtesë dhe në realitetin e tyre të përditshëm, të gjithë atyre (përfshi edhe Biden) që i kanë përkrahur në rrugën për liri dhe demokraci.

Së pesti, shqiptarët normalisht i ruajnë dhe duhet që t’i ruajnë miqësinë dhe mardhëniet e mira me miqtë e tyre amerikanë. Dhënia apo mos-dhënia e votës atij apo këtij nuk duhet të ndikojë dhe nuk ndikon në nivelin e mardhënieve reciproke dypalëshe, atje ku ka arsye, liri dhe drejtësi.  Siç e kam theksuar edhe më parë, unë mendoj se çështjet e përhershme kombëtare të shqiptarëve nuk duhet të përzihen me fushatat e përkohshme elektorale, qofshin këto dhe amerikane. 

Dhe së fundi, Prof. Repishti si konservator që është, normalisht pritej që të votonte republikanët. Megjithëse është qytetare dhe etike që vota të jetë e fshehtë, deklarimi i tij publik për të votuar demokratët, lë një shije aspak të mirë për republikanët, pasi jo vetëm demokratët kanë kontribuar për shqiptarët. Po sikur presidenti Trump, ashtu siç vendosi paqen me Korenë e Veriut, apo së fundmi paqen mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe,  në takimin dy-palësh në shtator të vëndos paqen edhe në mes Kosovës dhe Serbisë, a do ta ndërrojë votën Prof. Repishti? 

2- Çfarë nuk thuhet në shkrimin e Profesorit është se Biden i përket një partie që aplikon metodat socialiste të zhvillimit, që rrit taksat ndaj klasës së mesme dhe biznesit, që suporton abortin e fëmijve të palindur, që përkrah politikën e kufijve të hapur dhe lëvizjes së lirë ndërshtetërore në kuadër të globalizmit, gjë që shkakton kaosin dhe pandemitë, qofshin dhe vetëm ato ideologjike. Në shkrimin e Prof. Repishti theksohet se Biden e ka filluar karrierën në moshën 28 vjeçare, por nuk thuhet asnjë fjalë se, në historinë e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, Biden është kandidati më i vjetër në moshë. Nuk thuhet asnjë fjalë për shëndetin e tij të lëkundur dhe se sa i aftë është tani për të gjykuar se si duhet udhëhequr Amerika dhe bota për katër vitet e ardhshme. Mjafton të mendojmë se si një presidenti që vuan nga Dementia, mund t’i besohen kodet e armëvë bërthamore që poseodon Amerika! Nuk thuhet asnjë fjalë që Biden ka përqafuar idetë e një grupimi të ekstremit të majtë, një pjesë e mirë e të cilëvë flitet të jenë përfshirë në aktet e pedofilisë apo të trafikut njerëzor. Nuk thuhet për historinë e tij të gënjeshtrave dhe abuzimeve me pushtetin apo sjelljet e tij të pështira me gratë dhe vajzat. Sikur të thuheshin edhe këto, atëherë shkrimi do të quhej i balancuar.

Artikulli i Prof. Repishti, i parapriu një deklaratë të një grupi shqiptaro-amerikanësh nën logon fiktive “Albanian Americans Endorse Biden, Harris”, të përbërë nga anëtarë, funksionarë dhe pjestarë aktivë të fushatës së Biden të cilët vetëm po bëjnë detyrën, si dhe të tjerë anonimë apo të famshëm vetëm për biznesin e tyre. Disa nga këta na kujtojnë emra të njohur të nomenklaturës komuniste dhe programet e tyre se si të manipulojnë Diasporën. Kryesia e këtij grupi, që siç flitet, financohet nga fonde të turbullta të filantropit të ekstremit të majtë Soros, në vazhdimësi kanë ngirë mendjen e tyre me iluzione se përfaqësojnë komunitetin shqiptaro-amerikan. Ne fakt, ata nuk perfaqesojnë as mua e as shqiptaro-amerikanët, përveç vetes së tyre me një votë. Bie në kujtesë letrën denigruese e kohëve të fundit që pjestarë të këtij grupi, gjoja në emër të një million shqiptarëve të Amerikës, i dërguan Presidentit Trump. Ndjehem mire dhe i sigurtë se Trump do ta fitojë edhe një mandat të dytë edhe pa votën e tyre, por e keqja është se këta persona, për interesa të imëta meskine dhe korruptive, po i sjellin dëm të madh çështjve kombëtare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. 

Po ashtu ndiej keqardhje, kur në këtë listë dalloj emrin e Prof. Sami Repishti, i vetmi PhD aty, i cili nuk vjen as nga fusha e biznesit e as nga rruga, por mbi kurrizin e përkulur mban peshën e viteve të persekutimit, të viteve të jetës së gjatë dhe peshën e botës akademike të formimit nga e cila ai vjen. Vuajtja e njeriut Sami Repishti në burgjet e regjimit, ku sundoi e majta, pavarsisht se “të majtat” nuk janë njëlloj nga njëri vend në tjetrin, janë një vuajtje njëlloj për të gjithë ne, e shkruar në lëkurën e gjithë shqiptarëve. Nisur nga kjo, rreshtimi në bllok majtas, përbën surprizë, sigurisht surprizë të keqe për brezin tim dhe ata më të rinj, që prisnim nga Profesori të na drejtonte në kahën e duhur, të kundërt me kahën e së cilës ai i doli një herë e mirë nga kthetrat dhe i mbijetoi. 

Shqiptaro-amerikanët, meqenëse Amerika ua ka dhënë mundësinë që të prosperojnë, të integrohen dhe si askund në botë, të mos ndihen të diskriminuar por të barabartë me vendasit, duhet të votojnë si amerikanë, në përputhje me idealet dhe botëkuptimet e tyre personale, me principet tyre, ku përfshij dhe ato fetare e shpirtërore, në lidhje me familjen, me zhvillimin shoqëror, me zhvillimin ekonomik, me të drejtat njerëzore dhe mbi të gjitha duhet që votën ta japin për të ardhmen e fëmijve të tyre dhe gjeneratave të reja shqiptaro-amerikane që po rrisim këtu. Pa harruar të kaluarën tone. Kush harrontë kaluarën, është i dënuar të durojë përsëritjen. Fëmijët tanë dhe Amerika në rradhë të parë dhe Shqipëria mbas, si aleate e Amerikës. Ky është luajaliteti që i kemi premtuar Amerikës kur u bëmë qytetarë të këtij vendi. Në të njëjtën kohë, si detyrë ndaj atdheut dhe kombit, mbas çdo zgjedhje presidenciale, të punojnë ngusht me çdo President, i cilësdo partie qoftë dhe të lobojnë në Kongres dhe Senat në interes të çështjeve tona kombëtare. 

*(Nuk dua të them që “Autori voton republikanët)

Michigan, 17 Gusht 2020

Filed Under: Politike Tagged With: Shqiptaret ne SHBA, Si duhet te votojne, Valentin Lumaj

KUJTOJMË EDITORIN E DIELLIT,SEKRETARIN E VATRËS, PETER R.PRIFTI

August 17, 2020 by dgreca

-Me rastin e 10 Vjetorit të Vdekjes të ish Editorit të Diellit,sekretar i Vatrës Peter R. Prifti–

-Me 17 Gusht 2010 ndërroi jetë në San Diego Prof. Peter Prifti, i fundmi i kohës Noliane-

*Peter R. Prifti erdhi në SHBA në moshën 15 vjeçare, në mars 1940 dhe u vendos në Filadelfia, ku jetonte babai Rafael dhe vëllai Paul.-

*Kreu studimet në “Pensylvania State College”, ku studioi shkenca politike, letërsi, gjuhësi, psikollogji dhe histori.

*Më 1955 Peter Prifti u diplomua ”Master of Arts” në University of Pensylvania.

*1958-59 kreu detyrën e Editorit të gazetës”Dielli”, më 1960 ishte sekretar i Vatrës.

*Në vitin 1965 shkoi për studime në Paris. Ai thelloi njohuritë për gjuhën frënge në ”L’Alliance Francaise”.

* Arkivi personal me 200 Dosje i Peter Priftit i është besuar Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia.

Nga Dalip Greca*

Sot me 17 gusht kujtojmë ish Editorin e Gazetës “Dielli”, ish sekretarin e Federatës Panshqiptare të Amerikës Prof. Peter Prifti. Ai ishte i fundmi ndër bashkëpunëtorët e Nolit. P.Prifti ndërroi jetë me 17 gusht 2010, në San Diego në moshën 85 vjecare. Vdekja e profesor Peter Prifti u përcoll si një humbje jo vetëm për  të afërmit dhe miqët, por për të gjithë botën akademike shqiptare. Ai qe një ndër dishepujt e Nolit dhe një punëtor i palodhur dhe tepër i kualifikuar i çështjes kombëtare shqiptare. Shërbeu me shpirt e dije për kombin shqiptar, për Shqipërinë dhe Kosovën. Janë të njohura letrat e tij publike drejtuar presidentëve të SHBA apo sekretarëve të Shtetit për çështjen e Kosovës.Trashëgimia e tij studimore, letrare, gazetareske, përbëjnë pasuri kulturore dhe historike kombëtare.

Prof. Peter Prifti, është shprehur shpesh në të gjallë të vet se ishte me fat që e e pat njohur nga afër Ikonën e Kombit, Fan S.Nolin. Në kujtimet e veta ai shkruan:”Jam i lumtur që pata fatin e mirë ta njoh për së afërmi këtë intelektual gjigand, këtë luftëtar të paepur, këtë punëtor të palodhur, këtë burrë të madh të racës shqiptare. Ai është dhe do të jetë për mua shembull i patriotizmit të kulluar shqiptar, shembull i punës vetmohuse për të ngritur kulturën shqiptare në një nivel më të lartë dhe për përparimin e gjithanashëm të popullit shqiptar.”

Peter R. Prifti, i vëllai i shkrimtarit Naum Prifti, pat lindur në Rehovë të Kolonjës më 1925 dhe në moshën 15 vjeçare, në kohën e Luftës së II Botërore, mori rrugën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në mars të 1940  u vendos në Filadelfia, ku jetonte babai i tij Rafaeli, që pat ardhur në SHBA më 1916  dhe vëllai Paul, që pat ardhur dy vjet para Peter-it.

Peter-i përfundoi me rezultate shumë të mira shkollën e mesme(High School) më 1944 dhe po atë vit nisi studimet universitare në “Pensylvania State College”, ku studioi shkenca politike, letërsi, gjuhësi, psikollogji dhe histori. Më 1948 Peter u diplomua në “Bachelor of Arts” dhe pas 7 vitesh, më 1955 kurorërzoi përpjekjet e gjata të studimeve universitare; u diplomua ”Master of Arts” në University of Pensylvania. Në vitin 1965 shkoi për studime në Paris për të thelluar njohuritë për gjuhën frënge në ”L’Alliance Francaise”.

Peter R. Prifti punoi për shumë vite në sektorin për studime ndërkombëtare në Massachusetts Institute of  Technology në Cambridge, një nga më të famshmit e llojit të vet, nëpër të cilin kishin kaluar edhe shqiptarë të tjerë si i famshmi Gjon Mili(ish arkëtar i Vatrës), inxhinieri Kostë Mani, i ati i artistit të madh Pirro Mani e të tjerë.Peter R. Prifti u mor kryesisht me çështjet shqiptare.

Në vitin 1958 Peter Prifti mori një ftesë nga Vatra për të punuar si redaktor i gazetës “Dielli”. Ftesa i ishte bërë nga kryetari i Vatrës, nacionalisti i njohur, Kristo Thanasi, ndërkohë që gazetën e drejton gazetari veteran, editori-njëkohësisht sekretari i Vatrës për më shumë se dy dekada, Qerim Panariti. Ky nuk ishte kontakt i atypëratyshëm me Diellin dhe Vatrën; Peter Prifti kishte qenë bashkëpunëtor i Diellit prej kohësh, edhe babai edhe vëllai Paul ishin vatranë. Ai e priti me kënaqësi ftesën edhe nga adhurimi që kishte për Nolin e madh, të cilin pati rast ta vizitonte disa herë dhe ta intervistonte.

Peter Prifti punoi pa u kursyer për Diellin dhe Vatrën. Në arkiv gjendet letërkëmbimi i tij me vatranë dhe lexues të Diellit, ku me korrektësi ai vlerësonte reagimet dhe kërkesat e lexuesëve. Në arkiv po ashtu ka letërkëmbime edhe me Tiranën zyrtare dhe ambasadën shqiptare në Paris.

Editori i Diellit dhe sekretar i Vatrës

Peter Prifti fitoi vendin e editorit të gazetës Dielli në Kuvendin e vitit 1958. Në fakt pati një lloj konflikti në atë Kuvend për arsye se Qerim Panariti, që ia kishte propozuar dhe e kishte prezantuar me kryetarin e  Vatrës, Kristo Thanasi, në Kuvend duket se ndryshoi mendim, jo për Peter-in, por për vete. Ai kishte paralajmëruar para kuvendit se kishte nevojë për një ndihmës dhe me sa dukej arsyeja ishte dalja në pension e gazetarit veteran që e drejtonte Diellin që nga viti 1944 dhe pagesa e pensionit e pengonte në marrjen e rrogës si editor. Por ç’kishte ndodhur? Ai kishte ndërruar mendje në çastet e fundit, pra do të vazhdonte vetë si editor dhe nuk e paraqiti kandidaturën e editorit në Kuvend. Natyrisht që Peter Prifti nisi punën si editor dhe nga ai moment Panariti ishte Managing Editor. Konfliktin e sqaroi vetë Peter Prifti në shënimet dhe komentet për Kuvendin që i botoi me 28 tetor 1958 me shënimin: Peter R. Prifti, delegat i degës 28 në Philadelphia. Detyrën e editorit paralel ai e vazhdoi edhe gjatë vitit 1959, konkretisht deri me 16 shtator 1959, por në prag të kuvendit vjetor të Vatrës, Dielli botonte njoftimin se kërkohej editor i ri. Edhe pse formalisht editori zgjidhej në çdo kuvend, kuptohet se diçka kishte ndodhur. Duket se punët nuk shkuan vaj mes dy editorëve nga që përfaqësonin breza të ndryshëm. Kohë më vonë është vetë Peter Prifti që në kujtimet e veta zbardh të vërtetën:”Pas disa muajësh në zyrën e Vatrës, Qerimi dhe unë ramë në konflikt të madh për një sërë çështjesh. Atëhere unë kërkova nga kryesia e Vatrës që të zgjidhte midis Qerimit dhe meje; përndryshe unë jepja dorëheqjen.Të alarmuar, zyrtarët e Vatrës iu drejtuan Nolit për të këshilluar me të.

“T’i mbani që të dy!”- i këshilloi Noli pa hezitim.

Sqaron Peteri: “Arsyetimi i Nolit ishte se Qerimi dhe unë përfaqësonim dy breza të vatranëve, ai brezin e vjetër dhe unë të riun dhe kështu e mira ishte të punonim së bashku.” …

Kompromisi u arrit, Peter Prifti dha dorëheqjen si editor, por pranoi të mbante detyrën e sekretarit të Vatrës për vitin 1960, nderkohe qe Qerim Panariti kaloi serish editor dhe P. Chikos u emërua Managing Editor.

Gjatë kohës që ishte editor ai shquhej për stilin e veçantë të të shkruarit, për temat që trajtonte dhe argumentet që përdorte në ndihmë të ideve që parashtronte.

Në bisedat që kam bërë me Prof. Peter Priftin, kam mësuar se ai ka ndjerë kënaqësi të veçantë për kaq kohë sa ka punuar si editor i Diellit(rreth një vit e pak). Vlerësimet për punën  e tij ruhen ende në arkivin e  Vatrës. Vlen që të citojmë një letër të 6 majit 1959, ku lexuesi H. G. Chorrushi me banim në Kokomo, Indiana, i shkruan jë letër : I nderuar z. editor, Peter R. Prifti! Ju përgëzoj për punën tuaj përhiruese me gazetën Dielli.

Dielli na mësoi të shkruajmë emrin tonë; na mësoi patriotizmin, na mësoi të duam atdheun, na mësoi të luftojmë armiqtë e Shqipërisë me dollarët e Amerikës; Vatra dhe Dielli shpëtuan Shqipërinë nga barbarizmat greke, nga serbët dhe rebelët më 1914. Duhet thënë se gazeta Dielli hodhi poshtë turqit dhe kaurrët dhe i bëri bashkë të gjithë shqiptarët.

Komentet dhe analizat e Peter Priftit dallohen për forcën e argumentit dhe kthjellësinë e mendimeve. Në gazetën e 8 tetorit 1958, ai shkruan editorialin:”Dilema e shqiptarëve të Amerikës-Të venë apo të mos venë në Shqipëri?” Është koha kur Washingtoni ka hapur dritën jeshile për shqiptarët e Amerikës që të shkojnë në Shqipëri, por ata ende nuk po vendosnin dhe jane ne dileme dhe te pasigurte. Dhe ai paraqet dilemat për grupime të veçanta; për ata që kanë familjet atje, për grupimin politik që i druhen shkuarjes për arsye politike, për ata që i druhen sëmundjeve, për ata që i friken ndonjë lufte dhe mund të mbeten matanë etj. Gjithësesi ai në një editorial të mëparshëm nuk e kursen këshillën për të gjithë grupimet: Kujdes, mos shkoni në Shqipëri me mendësi amerikane dhe të mos harrojnë faktin se Amerika nuk kishte përfaqsi diplomatike në Shqipëri!

Peteri shkruan: Ju bëni si të doni, por unë po shkoj….! Dhe ai shkoi në Shqipëri.

Në editorialin e 22 tetorit 1958 ai boton komentin për të ardhmen e Vatrës me titull ”Vatra në udhëkryq”. Pasi rendit faqet e arta të historisë që shkruan kolosët e saj Noli, Konica, Dako, Floqi, Chekrezi e të tjerë, analizon orientimin në kohët e reja, ku krahas brezit të vjetër, kërkonte përkujdesje për brezin e ri të lindur në SHBA, brez që nuk mund të jetonte me lavdinë e kohëve të shkuara. “Ka ardhur koha, shkruante Peter Prifti para me shume se pese dekadash, që Vatra të marrë një udhë të re dhe të interesohet për brezin e ri dhe të ardhmen e tij në SHBA. Kjo nuk nënkuptonte harresë për brezin e vjetër. Një ide të tillë ai e shpallte absurde. Ai kërkon një brez të ri të integruar dhe të orientuar nga çështja shqiptare dhe këtë orientim duhej t’ia jepte Vatra.

Edhe si sekretar i Federatës Vatra, Peter Prifti bëri punë të kualifikuar. Ai së bashku me Peter Vangel ishin organizatorë të seminarit të parë në SHBA për Studimet Shqiptare. Seminari vazhdoi për pesë mbrëmje radhazi 8-12 gusht 1960, dhe trajtoi tema mbi politikën, kulturën, historinë, muzikën dhe gjuhën shqipe.

Në kohën kur ishte editor i Diellit, Peter Prifti botoi në disa vazhdime dhe një dramë të tij me 3 akte “Për mbrojtjen e Atdheut”. Në fakt, siç shkruan vetë ai, është dramatizim i librit të Foqon Postolit, botuar më 1921. Drama nisi të botohej nga nëntori i vitit 1958 deri në muajt e parë të vitit 1959. E kishte shkruar dramën në Baltimore, Meriland më 1957; një vit më vonë në Philadelphia e kishte përkthyer në anglisht.

Audiencë me Kryepeshkopin

Ruhet në koleksionet e Diellit një intervistë që editori i Diellit në vitet ’58-59, Peter Prifti i pat marrë Nolit, që ato kohë jetonte vitet e fundit të pleqërisë në Kryekishën e Shën Gjergjit. Në fakt Peter Prifti e ka emërtuar atë jo intervistë, por audiencë me Hirësinë e Tij, me Kryepeshkopin  Mitropolit F. S. Noli. Atij i kishte bërë përshtypje të thellë përgjigja që i kishte dhënë Imzot Noli, njërës prej pyetjeve, që ai i kishte drejtuar: Imzot, cila është vepra juaj më e çmuar për Kombin?

Ai i qe përgjigjur:-“ Futja e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve më 1920” sepse i dha fund copëzimit të trojeve shqiptare nga fqinjët!

Natyrisht që  pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve është merita e padiskutushme e Fan Nolit, falë ortatorisë dhe diplomacisë së tij, si dhe ndikimit të madh që patën shoqëruesit e tij, por kryeveprat e Nolit janë të shumta, pat menduar atëherë gazetari që e intervistonte. Futja e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve kishte sponsorizimin e Federatës Panshqiptare “Vatra”.

Audienca me kryepeshkopin është botuar në gazetën Dielli në numrin e 10 dhejtorit 1958.  Po hyjmë në detajet e kësaj audience për faktin se ajo jep saktësisht mprehtësinë e intervistusit dhe padyshim admirimin që kishte ai për ikonën Kombëtare Fan Noli.

Në tre paragrafet e para editori i Dielli, Peter Prifti përshkruan takimin në rezidencën e kryepeshkopit:”E takuam në rezidencën e tij në rrugën Blagden, një vend i mobiluar me modesti, ku ai ka punuar e ka jetuar për shumë vjet….Në studion e tij, syri sheh rafte të tëra me libra. Kur dikush e pyeti një herë se a ndjehej i vetmuar pa njeri pranë për të biseduar, Noli i tha:- Ata janë të gjithë miqtë e mi;unë mund të bisedoj me secilin prej tyre.”

Duke komunikuar me lexuesin e Diellit, editori Prifti shkruan:Ishim të interesuar të dinim pikëpamjet e tij për tri çështje të lidhura me njëra tjetrën: Nacionalizmi shqiptar, puna e tij krijuse dhe komuniteti shqiptar në Amerikë. Për çështjen e parë kryepeshkopi tha se kish filluar të interesohej për Nacionalizmin shqiptar në moshën dhjetë vjeç, kur lexoi përkthimin shqip të Dhjatës së Re nga Kostandin Kristoforidhi dhe pamflete të tjera propogandistike shqiptare. Kopje falas të këtyre materialeve ishin shpërndarë me shumicë në fshatin e tij të lindjes, Ibrik Tepe në Turqi. Fitoren më të madhe në betejën e tij për çështjen shqiptare Imzot Noli konsideron pranimin e  Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Trishtimi më i madh që ndjente ishte largimi nga Shqipëria në Dhjetor 1924.

Në vazhdën e punës për Shqipërinë ai hyri në lidhje me shumë udhëheqës shqiptarë, veçanërisht me Faik Konicën.

Opinionin e Tij për Konicën Noli e ka dhënë në parathënien e librit  ”Shqipëria, Kopështi Shkëmbor në Evropën Juglindore”, ku shkruan:”Konica mund të konsiderohet si krijues i prozës moderne shqiptare.Me këshillën dhe drejtimin e tij unë përktheva disa vepra të Shekspirit, Ibsenit, Edgar Allen Poes dhe Don Kishotin e Servantesit. Vlerësimi i lartë del në kontekst, ku Imzot Noli e quan veten nxënës të Faikut.

Duke bërë fjalë për çështjen e dytë të audiencës; puna krijuse e Imzot Nolit, editori shkruan se ai ka punuar në shumë fusha; përfshirë historinë, fenë dhe muzikën.

Ishim kuriozë të dinim se cilat nga këto i interesonte më tepër  sepse kishim dëgjuar mendime të kundërta. Fakt është se feja është lënda e tij më e preferuar.”Jam marrë,” tha Hirësia e Tij,”me histori, letërsi dhe muzikë me raste, por feja ka qenë puna e jetës sime, sepse e fillova karrierën time si njeri i Kishës më 1908 dhe jam akoma njeri i Kishës pas 50 vjetësh.”

Aktualisht njerëzit që çmon më shumë, Hirësia, janë krijusit e Kombit si George Washington dhe Skënderbeu dhe reformatorët e Kombit si Lincoln dhe Cromwell. Arsyeja, siç tha vetë, është se është përpjekur që të bëjë të njëjtën punë për Atdheun e tij.

Kryepeshkopi ka përkthyer në gjuhën shqipe shumë klasikë të letërsisë dhe vepra të rëndësishme fetare. Vetë Noli tha:”E konsideroj versionin ritmik të Hymneve Bizantine përfshirë në vëllimin Kremtore si më të vështirin dhe më tërheqsin e përkthimeve të mia.”

Ç’mendon ai për muzikën moderne, poezinë, oratorinë dhe diplomacinë?

Përgjigja është se i interesojnë të dyja format e këtyre arteve, si modernia ashtu edhe antikja, sepse sikurse Gëte ai është universal në shije.

Për çështjen e tretë, Komunitetin shqiptaro-amerikan sot, ai ka besim tek e ardhmja e komunitetit nëse do të ecim me kohën.Lidhur me punët e kishës ai ndjen nevojën e domosdoshme të amerikanizimit të Kishës Ortodokse. Alternativë për këtë , mendon ai, është vetëvrasja kishtare. Sipas mendimit të tij, sa më shpejt të bëhet kjo, aq më mirë është sepse ”politika e ngadaltë mund të çojë në humbjen e pariparushme të brezit të ri, i cili nuk i kupton shërbesat në gjuhën shqipe.Ai nuk e llogarit rrezikun e grekofilisë ndaj kishës. Për këtë pikë Kryepeshkopi thekson se “ne i kemi mundur ata për 50 vjetët e fundit dhe do t’i mundim edhe në të ardhmen.”

Editori shton:Ne pajtohemi me të!

Në vitin 1976 ai la Bostonin për t’u shpërngulur në San Diego në Californi, për të punuar në Universitetin e vendit si specialist i shqipes. Ishte koha, kur ai po punonte per nje projekt te hapjes te nje Katedre per Kulturen shqiptare ne Boston.

Në gjurmët e misterit të jetëgjatësisë të Vatrës dhe Diellit

Peter R. Prifti mbeti vatran deri në çastet e fundme të jetës. Në numrin e prillit 2010 ne botuam letrën e fundit që ai i dërgoi z. Agim Karagjozi. Një letër plot konsiderata e fjalë të ëmbla, por shkrimi i shkruar më me dashuri për Vatrën dhe Diellin mbetet ai me titull ”Misteri” i jetëgjatësisë së Vatrës dhe Diellit. Ky artikull u botua në gazetën Dielli në numrin e Janar-shtator 1994. Artikulli të intrigon që hyrje të tij: “Vatra e mbaroi qëkuri misionin e saj historik”…”Vatra dhe Dielli po i ngrysin ditët”… Sa herë vallë, na kanë dëgjuar veshët fjalë si këto? Fjalë të tilla për Vatrën dhe Diellin janë pëshpëritur poshtë e lartë me vite e me dekada. E megjithatë, Vatra dhe Dielli janë gjallë edhe sot e kësaj dite.I kanë përgënjeshtruar të gjitha predikimet e  vdekjes së tyre. Si për inatë të pesimistëve, kanë refuzuar të tërhiqen dhe të zhduken nga skena e botës shqiptare.

…Stili i rrjedhshëm i artikullit të bëjnë për vete. Autori që e njeh mirë si Vatrën ashtu dhe Diellin, sjell argumentet e jetëgjatësisë: Arsyeja numër një është shërbimi madhështor që i bëri  atdheut Vatra për 12 vjet, që nga 1912-1924. Me punën e shkelqyer Vatra rrëmbeu zemrat dhe mendjet e shqiptarëve dhe u fut thellë në shpirtin e tyre, madje kaq thellë sa nuk mund ta harronin as brezi i imigrantëve të parë, që e krijoi atë shoqatë, as brezat që e pasuan deri në ditët tona. Dielli u bë fanar i shkëlqyer  që ndriçonte rrugën e shqiptarëve në atë periudhë të artë, dhe trumbetë e fuqishme që ndizte zemrat e tyre flakë me ndjenjat e atdhedashurisë…Jeta e Vatrës është paralele me jetën e Shqipërisë moderne. Të dyja kanë një moshë. Prandaj, kur kujton apo bisedon për Vatrën, shqiptari dashur pa dashur e lidh emrin e saj me kombin shqiptar, me vendin e  origjinës së tij.Dhe sikundër ai dëshiron të rrojë Shqipëria, po ashtu dëshiron-ndofta pa e kuptuar edhe ai vetë-të rrojë dhe moshatarja e saj, Vatra. Sipas Peter Priftit, shqiptari e sheh Vatrën jo si një shoqatë e thjeshtë, por si një institut apo monument historik. Si e tillë, ajo qëndron mbi interesat lokale, të kufizuara dhe kalimtare të këtij ose atij grupi. Dielli për Peter Priftin është regjistri më i vjetër i jetës kolektive të shqiptarëve të Amerikës. Në faqet e tij është shkruar gati e gjithë historia e tyre, që kur zbarkuan imigrantët e parë e deri tek imigrantët e fundit.

Në mbyllje të artikullit-esse, Peter Prifti gjen dhe një arsye semantike-gjuhësore, që spjegon misterin e  jetëgjatësisë të binomit Vatra-Dielli: Fjala Vatra tingëllon bukur në vesh, pasi na sjell para syve imazhe të këndshme e të dashura si oxhakun e shtëpisë, zjarrin e ngrohtë, rrethin familjar, zakonet e mikpritjes dhe bujarisë. Po ashtu fjala Diell na tërheq si një magnet sepse “diell” do të thotë dritë, energji e pasosur, jetë e gjallëri. Përfundimi?- Nuk ka mister në jetëgjatësinë e Vatrës dhe të Diellit, ata janë të lidhur ngushtë me jetën e shqiptarëve të Amerikës, ndaj kanë jetëgjatësi…

Disa nga Vepra të Peter R. Priftit

*Socialist Albania since 1944(USA 1978)

*Confrontation in Kosova-The Albanian-Serb struggle, 1969-1999 (USA 1999)

Remote Albania-the politics of isolation (Tiranë, 1stedition 1999; 2nd edition 2000)

*Gjuha është organizëm i gjallë (Shtëpia botuse Lilo-Tiranë 1995)

*Land of Albanians- A crossroads of pain and pride (Tiranë 2002)

*Mozaik shqiptar (Publicistikë-Portrete-Studime-Recensione-Pjesë teatrale)-Botoi Buzuku në Prishtinë 2003.

Me bashkëautorë

*Standard Albanian me L. Newmark dhe F. Hubbard (USA 1982)

*Spoken Albanian me L. Newmark, I Haznedari dhe F. Hubbard Vol I-II-III, USA 1980)

*Readings in Albanian me L. Newmark dhe F. Hubbard(USA 1979)

Shënim: Edhe pse Peter R. Prifti kishte qenë aq i lidhur me Vatrën, edhe pse kishte kryer detyrën e Editorit të Diellit dhe sekretarit të Vatrës 1958-60, i vëllai, shkrimtari Naum Prifti, që po ashtu e mbajti detyrën e sekretarit për gati një dekadë, arkivin personal prej 200 dosjesh si dhe biblioteken personale, ia besoi shoqatës”Bijtë e Shqipes” në Filadelfia.

 Kushdo që është i interesuar për studime rreth Peter R. Prifti dhe veprës së tij, mund t’i gjejë materialet tek Bijtë e Shqipes.

Kjo Kumtesë u paraqit në akademinë përkujtimore kushtuar Peter R. Prifti, organizuar nga Vatra dhe Dielli, shtator 2010. Për realizimin e këtij shkrimi u shfrytëzua koleksioni i gazetes”Dielli” si dhe libri i studiueses Eleni Karamitri”Peter R.Prifti: në botën e dijetarëve shqiptaro-amerikanë” : studim. Author, Eleni Karamitri. Publisher, Botim i Universitetit të Shkodrës, 1997

Filed Under: Histori Tagged With: 17 Gusht, Peter R. Prifti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT