• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2021

Njeriu i mirë

May 17, 2021 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI- E madhe është frika, dhe e pandashme, sa e bënë edhe Zotin vazhdimisht thotë – “Mos kij frikë”. Por njeriu gjithnjë ka frikë. Nga kush? Është frika nga brenda vetes. Njerëzit janë njësoj. Lërini të lirë dhe ata e kuptojnë se janë skllevër të mbyllur në mjerimin e tyre. Vuajnë, por nuk e dinë. Shfrytëzohen, dhe ata kthehen e shfrytëzojnë të tjerë më të dobët. Është reagim zinxhir që nuk mund të ndalet.
Ndryshe ndodh me kafshët.
A e dini përrallën e ujkut?
Ishte një herë një ujk shumë i moshuar. Ai nuk mund të gjuante më dhe ujqërit e tjerë e përjashtuan nga tufa. Ujku plak e i uritur filloi të shkonte shtëpi më shtëpi për të vjedhur pula e dele. Fshati u tmerrua. Fshatarët u përpoqën ta vrisnin, por nuk ia dolën. Roje rrinin çdo natë. Vendosën kurthe e rrjeta …por ujku sikur të ishte i padukshëm. Njerëzit e urrenin. E imagjinonin të ishte i madh, i egër. Nuk mund ta dinin se ishte thjesht një ujk plak që çdo gjë e bënte nga uria. Qarkullonin fjalë mbi një njeri Shenjt që mund të fliste me kafshët. Fshatarët shkuan t’i luten për ndihmë. Shenjti pranoi të fliste me ujkun për të kërkuar armëpushim. Kështu u nis për ta gjetur. Eci e eci për një kohë të gjatë. Pastaj erdhi dimri. E zuri i ftohti, dhe uria. Por nuk pa asnjë shenjë ujku; nuk e dinte se edhe ujku ishte i uritur, dhe ishte vënë në gjurmët e tij për një kohë. Shenjti bie i rraskapitur në dëborë. Dhe këtu e gjen ujku, i cili i afrohet mpreh thonjtë dhe dhëmbët, gati për ta ngrënë, por ndjen një erë, diçka që nuk e kishte ndjerë kurrë më parë, dhe ndalet. E nuhati të gjithë. Ç’ishte kjo erë? Ishte aroma e njeriut të mirë. Nuk e ngacmoi dhe iku.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, NJERIU I MIRË

KOHA SHTESË në 7 vjet e 7 ditë

May 17, 2021 by dgreca

– mbresë rreth romanit “Extra time” të shkrimtarit Durim Taçi,

shkruar në vetën e dytë –

Nga Visar Zhiti/

C:\Users\User\Downloads\IMG_8317.jpg

               Visar Zhiti

“Extra time” më erdhi si një befasi me të gjitha kuptimet. Dhe i tillë është, arrin të të gjejë dhe të godet, si era mbase e të trondit si një tërmet, pa zhurmë, por i heshtur.

Se jeta kështu është, dhimbja e saj ashtu si dhe ngazëllimet, e zakonshmja dhe e pazakonshmja, etj, etj, duan dhe një sendërtim të dytë, për t’u kuptuar më mirë dhe jo vetëm kaq, për t’u ndjerë e ty të duhet ta ndalësh kohën, më saktë ta krijosh, ta rikrijosh ende më saktë, jo perjetesinë e pamundur, por të përhershmen, një të gjithmontë tonën.

Libri/ romani, besoj, mbetet më i përshtatshmi për ta mbartur rrjedhën e jetës si një praní, ëndërr dhe mister bashkë, ku e pritura dhe e papritura ngatërrohen mes tyre, shkëmbejnë dhe vendet ose kapitujt. I tillë është dhe libri yt, aq shumë filmik, që më shumë ngjan se shikohet se sa lexohet. Dhe ashtu siç ti kërkon një “extra time” – kohë shtesë rrëfimi, kështu do të duheshin dhe “extra words” për të rrefyer rrëfimin, fjalë shtesë që s’janë shpikur ende dhe ti ke nxjerrë shpirt nga fjala, pa i kërkuar ato, janë fjalë të përditëshme tonat, a u ke dhënë shpirt të ri a nga Qielli ka rrjedhur ajo frymë prej Ati a të gjitha bashkë a diçka tjetër e përtejme, një si ndihmë prej Hyu a të gjitha ishin këtu, brenda nesh.

Libri yt përjetohet, ritmi i tij është pulsim i gjallë, si një ecje e nxituar e atij që nuk ka kohë ta thotë kumtin e vet më të rëndëishëm, por që duhet thënë patjetër, shenjat e tij do të donin të kundërshtonin harrimin dhe ti ia del ta pakësosh atë, duke hequr të tepërtat, siç thoshte Mikelanxhelo për statujën, por duke vënë të tepërtën e rëndë, jo që të përftohet një statujë, por jetë e jetës.

Të teorizosh si kritikët e të thuash që është pasqyrë e një realiteti, jo, nuk ke për të qenë i saktë, – i them vetes, – as të shtosh se është një realitet tjetër paralel letrar, gabim, – prapë i them vetes, – por vêrtet “Extra time” është një të jetuar tjetër, si zanafillor, me magjinë e leximit, real si ai i përjetuari që s’lejohet të bëhet kujtim, i shpalosur në një një tashmë autoritare, të filtruar natyrisht, se ti je shkrimtari, me atë  teknologji që bëhet lënda e së përhershmes, (gjuhësisht koha e tashme e përhershme duhet krijuar medoemos), që s’është një dimension sipas logjikës së varfër të njerëzve, por vërshim njëherësh e-shkuar-e-tashme-e-ardhme-bashkë, duke i bërë një çarje çesariane barkut të Kronosit, 

Ky është libri yt, një  risi në letrat shqipe, sipas meje. Në fund të fundit ai është një rrefim në altarin e vetes, një e folur me vete, nga një tronditje supreme, ndërkaq e mbajtur 7 vjet brenda vetes dhe e zbrazur për 7 ditë si në një mit, prandaj dhe libri me të drejtë mund të quhet dhe mitobiografi, duke iu larguar vetes, si shpirti që kërkon të na ngrihet lart, për të na kqyrur me një mosfolje të shenjtë.

Shkrimtari e thyen këtë pakt nga shkaku i demonit të tij të brendshëm, ti flet dhe s’e ke për gjë t’i  rrefehesh vegimeve ashtu si dhe një ikone, apo urës, bregut pranë shtëpisë, agut, ashensorit, që pasi hap dyert, nuk sjell atë që duam dhe e nis sërisht, të vijë me ëndrrën e asaj që duam. 

Shkrimtari i jep zë të heshtur fletës së shkrimit nē kompjuter, të kaltër si një copë parajsore qielli dhe studion e krijimit e bën fushë futbolli, ku luajnë jeta me vdekjen, me arbiter fatin. Që pas lojës janë bashkë. E kush fitoi? 

Po kjo është lojë, pa fitues të vërtetë dhe humbës të vërtetë dhe Zoti e di ku është e vërteta, si e qysh. E bukur dhe frikshme! Dikur, thua ti. Dhe dikur është dhe nesër, Ti mundohesh t’i bashkosh si në një tashme. Dhuratë për fëmijët. Dhe djemtë tanë fatalisht deshëm të ishin dhe etërit tanë. Sa gabim dhe ç’dhimbje pa fund që na dëgjuan…

Dhe s’na mbeti gjë tjeter veçse t’i japim dinjitetin e merituar dhe vdekjes ashtu si jetës. 

Durim Taçi, me këtë  libër ia ke arritur, shkëlqyer mynxyrshëm a mynxyrshëm shkëlqyer a… duhen extra words. Di që nuk është libër-britmë, as requiem dritë-mugët. Është një vetvete e dytë, jo vetëm jotja. Dhe s’kish si të ishte ndryshe… 

Asaj i drejtohesh, vetvetes si tjetrit, njëlloj si botës, s’ke ç’i bën emfazës, është si pandemia, aqkollajrënëse, nuk është e veprës tënde, realiteti vërtet është habitës, dhe i një antilogjike tokësore, ndërkaq i druhesh emocioneve të tua, që t’i tregosh dua të them, por jo poezisë së fshehtë, dhe tregon ato, jo më tepër, që të mundin të shkaktojnë emocion te leximtari, te tjetri, te vetja tjetër. 

Në fund të fundit qëllimi yt më duket se është shumë më konkret, se edhe ëndrra është konkrete, edhe deliri, edhe krijimi, konkretja s’është dhe aq konkrete, ti do që Atisi yt, ashtu si birin e mitologjisë që Zeusi deshi ta ringjallë, qoftë dhe pjesërisht, ta risjellësh, të dashur dhe të bukur, sportist në fushën e jetës.

Prandaj dhe  ashensori i librit, kur i mbyll në funf fletët e veta, shohim se e ka nxjerrë atë dhe po vjen drejt nesh.    

C:\Users\User\Desktop\download.jpg

Shkrimtari Durim Taçi

http://www.arsalbanica.mk/wp-content/uploads/2019/11/extra-780x439.jpg

Filed Under: Politike Tagged With: Durim Taci, Extra Time, Visar Zhiti

PER LIBRIN POEZI DHE PROZE E ZGJEDHUR NGA JULIA GJIKA

May 17, 2021 by dgreca

SHKRUAN: EMI KROSI/ Rrallë ndodh që të ndeshim poezi aq përmbushëse, aq të ngrohta, me copëra të qepura nga përditshmëria e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe në diasporë, magjiplotë, sikur një mëndafsh që të “fëshfërin” nëpër gishta dhe aroma derdhet në eter si një ujëhedhës magjik. E tillë është krijimtaria e librit Poezi dhe Prozë e zgjedhur AMANDA EDIT 2021, 200 f. të poetes Julia Gjika. Mëtimi drejt një poezie të mirë, është si të ngjitesh në një rrungajë diellnore, në majën e Epërme të shpellës së Sizifit. Nga kjo majë, i qasem poezisë, së femrave veçanërisht, por edhe ndaj poezisë pëgjithësisht, për të kuptuar mesazhin që ajo përçon në çdo kohë. Poezia, është vetë kumti poetik gjithëkohor, por edhe ura lidhëse mes kohëve, vendeve, brezave, rrymave, madje edhe hapsirave ndërkontinentale. Sado të përpiqesh të japësh një përkufizim për efektin par excellence, në poezi, të gjitha formulimet, etiketimet apo përkufizimet nuk do të mund ta humbnin fuqinë e një poezie, që nuk cënon dallimin mes femërores dhe feminizmit që duhet të qartësohet, se “femërorja”, lidhet me edukimin dhe “femra” me natyrën. Për të kuptuar konceptin feminizëm dhe femërore, duhet të kthehemi në fundvitet’60-të, kur lindi kritika feministe (Moi: 1985), jo vetëm si shqetësim për gjininë në letërsi, por (si një praktikë teorike dhe kritike që i shërben luftës kundër patriarkalizmit dhe seksizmit), se kritika feministe mund të përdorë çdo metodë apo teori, por qëllimi është që teoritë feministe mos të qasen si modele sociale dhe personale mes sekseve, por si modele të mendimeve të pavarura dhe të lira, kundër politikave seksule, (Millett: 1969).

***

Në pamundësinë për të gjithërrokur prodhimet letare, sidomos jashtë Shqipërisë, ku me dekada shkruhet, lexohet dhe botohet letërsi (prozë, poezi, studime etj.), hapsira dixhitale, të jep mundësi të njohësh dhe të komunikosh me shumë njerëz që lëvrojnë fushën tënde të interesit. Rrjedhimish, nëpërmjet këtij operacioni virtual që sot quhet facebook u njoha edhe me Julia Gjikën, poete shqiptaro-amerikane, me një përvojë shumëvjeçare në fushën e poezisë. Duke shfletuar librin e saj të ri gjeta aty edhe shumë vlerësime në kohë të ndryshme për poezinë e saj. Një tjetër femër, Natasha Lako shkruan: “vështirë se mund të gjesh në realitetin shqiptar një zë të tillë, ku pikiatat e lirisë të jenë të plota dhe të hapura, ku një autore grua të këndojë përtej derteve të përditëshme, të cilat përbëjnë një fushë të vërtetë beteje….”, pra në fushën e poezisë femërore, ajo ndihet akoma më mirë: por Zoti,/ më kishte ruajtur një vend/ Një vënd ku hodha rrënj’/ e lëshova bisqe, që shtohen e rriten… (poezia Kush jam?) kuptohet fare qartë mesazhi femëror. Zoti e ka bekuar të jetë nënë dhe krijuese, sepse ajo lëshon bisqe të reja nga degët e saj, ajo jep jetë dhe rrit po jetë, nëpërmjet rrënjëve të saj, sa femërore aq edhe amësore, por vendi i saj është në podiumin e poezisë, të asaj poezie dhe letërsie që i ka rrënjët nga mërgata e hershme e korçarëve të parë, që në fundshekullin 19-të, sepse shkalla në të cilën emri mund të ngjitet, sipas (Derrida-s) nuk mund të largohemi nga një sistem marrëdhëniesh ku emri nuk funksionon si shenjë e zakonshme ” (Stenier: 2011), por është provë për të parë se të gjitha shenjat shkrimore të Julia-s, sesa janë përfshirë brenda tekstit poetik. Libri është ndarë në kapituj, të emërtuar sipas autores në formë topikash.

Topika e parë: Nga jeta më Amerikë, që unë e quaj topika vetëzbuluese, e cilapërbëhet nga 16 poezi:

“Një pasdite vjeshte”, “Nuk ka më kohë”, “Muzgu thepiset”, “Për flamurin që e duam”, “Këto ditë jam me ty Whitman”, “Psherëtima e nënës”, “Kënga e emigrantit”, “Ti e bukura toka jonë” , “Një shpirt si flutur mu afrua”, “Në të gjashtëdhjetat”, “Në kohë pandemie”, “Le të ëndërrojmë”, “Në ëndërr me Timë Garufon”, “Natën me hënë”, “Vdekja”. Këto mund të lexohen, si një blatim për jetën e secilit prej nesh. Poezia nuk është çështje shkrimi por edhe si mund të lexohet? Të shkruash nuk mund të bësh me veten asnjë kopromis, apo edhe me frikën se nuk ke lexues, jo vetëm si akt konfirmimi, por edhe duke “mposhtur” lavdërimet dhe kritikat, fundja të shkruash si një pakt me lexuesin, nuk mund të varet plotësisht nga shkruesi (autori), por edhe nga lexuesi (Bloom: 2000), për të kuptuar sipas shijes sonë atë që kemi përpara.

Nëse duhet të diksutojmë se leximi ka një lloj ndarjeje mes sekseve (mashkull/ femër), por secili duhet të lexojë sipas mënyrës së të kuptuarit, se qasja mund të jetë një “lexim krijues”, por edhe një keqlexim. Në vargjet: dielli ish në të perënduar,/ pasi kisha pastruar godinën dykatshe,/ ditën e punës mbyllja/ pranë dumster-it,/ ku hidhja plehrat e fundit (Një pasdite vjeshte), poetja del jashtë “kornizës” së shtëpiakes, dhe “nder” në telin e hapsirës, ndjenjat poetike, të një dite vjeshte.

Ajo kërkon një barkë shpëtimi, teksa rreket të mbajë pishtarin, që me zjarrin e shpirtin të ndriçojë rrugën e njeriut dhe jetës, mbi çdo dilemë, pyet: i mjeri unë! – tha Isaia, unë jam i humbur, sepse jam/ njeri…, dhe njeriu tashmë i braktisur nga vetvetja, bashkë me mëkatet e tij, pas zhbërjes së besimit tek Hyjnia (Zoti), pyet: a jam unë njeriu? Pyetja hamletiane, ka shekuj që endet në qiellin e dilemave njerëzore, to be or not to be, (të jesh e të mos jesh), por Julia thjesht një njeri përgjigjet: në shekullin XXI,/ Zot, na shpëto nga vehtja jonë!/ Sa egoiste, lakmitare, mashtruese! Sa kohë na duhet për shpërlarje?/-Pendesa, e vetmja barkë që nuk mbytet/ është në pritje – thosh Viktor Hygoi (Nuk ka më kohë). Ajo është një femër, që shqetësoet për përditësinë e të dashurve të saj, kudo ku ndodhen të shpërndarë në botë, për vendlidjen e largët dhe të varfër që lëngon nën frikën e pandemisë botërore. Kodet dhe nënkodet në poezinë shqipe, lidhen edhe me kontekstin, edhe me kohën historike dhe letrare, në njërën anë mund të ndërlidhen me kodin simbolik dhe me kodin referencial, nga njëra anë, kurse në anën tjetër, “shërbejnë‟ si kontekste kanonizuese të diskursit esencialist dhe etnocentrik që dominiojnë poezinë, edhe kur i këndon lirisë së munguar apo edhe pëshpërimës së nënës. Kjo ndodh sepse nëse do të shkruash një poezi, ka shumë të ngjarë që ajo të kthehet mbi veten, në vend që të kthehet mbi ndonjë temë të jashtme të vetvetes, (Bloom; Idem).

Ajo që dhemb më shumë, (jo vetëm si emigrante) por si qytetare e një vendi të madh e demokatik si Amerika, është fati i shqiptarëve të saj, që si Krishti me peshën e kryqit mbi supe, janë në kërkim të fatit: ky ishte ndëshkimi i udhës së gjatë,/ që mora kur isha kërthi,/ mbi shpinë si kryqi i Krishtit më ri./ Djalërinë time nuk e panë as prinderit, as të afërmit./ As zërin tim nuk ma dëgjuan./ Këndova në shumë gjuhë të botës./ Me vehte gjuhën e nënës fola (Kënga e emigrantit). Poetja nuk ka frikë nga “plakja” por ka frikë nga mungesa e kohës për të kryer misonin e saj, jo vetëm si nënë, por dhe si poete, shërbestare e paqes, se duke dashur veten mund të duash të tjerë; ti akoma më thua:- Sa e bukur je!/- Nuk m’i shikon rrudhat,/ plakjen time nuk e sheh? (Në të gjashtëdhjetat) duke rendur pas dashurisë për jetën, për të përmbushur detyrën si grua, nënë krijuese.

Topika e dytë:Nga jeta në Shqipëri dhe Kosovë, që unë e quaj topika atdhepërshkruese; ka më shumë poezi, por kam përzgjeshur këto: “Babai ka mbetur jetim në pleqëri”, “Kur nënat s’i kemi më”, “Shtëpia e braktisur”, “Më buzëqesh fytyra e një të moshuari”, “Në fshatin e nënës sime”, “Stinë morrash”, “Luftë klasash”, “Të pastrehët”, “Sobalka e gjyshes”, “Shumë mjerim në Shqipërizën tonë”, “Mos e prano këtë natë”, “Nënë Tereza”, “Ibrahim Rugova”, “Mësuese Zyma”, “Kartolina dhe libri nga Kosova”, “Erdha të ty Kosvë”, “Kodrina e Jasharëve”, “Poetit të malkuar , Madu”.

Këto poezi përçojnë disa kode ligjërimore, si:

Kodet sociale:(gjuha verbale me nënkodet e saj).

Kodet tekstuale: (kodet estetike, kodet interpretuese, kodet zhanrore, retorike dhe

stilistike.

Kodet ideologjike: (kodet e “enkodimit” dhe “dekodimit” të teksteve, që sipas

strukturalistëve dhe semiotistëve, kodet me konfigurimet e tyre tekstuale, prodhojnë mesazhet (Prince: 2003), mesazhe sa njerëzore aq edhe poetike: kur i telefonondikush,/ flet si fëmijë i braktisur, gati qan/ – Me kë je atje? e pyes në telefon./ – Vetëm, vetëm me kë tjetër./ – Të vizitoi njeri sot?/ – Pardje më erdhi Viollca e mbytur në punë/ Një javë më parë ime motër,/ me pleqërinë e saj (Babai ka mbetur jetim në pleqëri). Konotacioni dhe notat e dhnimbjes që merr lirika, jo vetëm për vetminë e babait, (tema sociale të njohura, që nuk mund të shmanget), por edhe qasja që poetja ka, ndaj atdheut të saj natyral nuk e le të qetë asnjë çast ndërgjen poetike të saj.

Atdheu + prindërit, +familja,+ pragu = Njësinë Etnike = Njerëzore = Poetike. Në të gjitha këto poezi ndihet trishimi për mungesën e njerëzve të dashur, por kujtimet e fëmijërisë, pragu vajzëror i braktisur, është (më)përtej nënvetëdijes poetike. Poetja e ndjen veten si lulja Bliding heart (Lule vëthka) e shpërndarë nëpër botë (Shtëpia e braktikuar). Ngulmon të derdhet ndiesia e Qenies, jo vetëm si qenie njerëzore, por Ego-ja dhe Idi ndrydhnin dëshirat e (pa)plotësuar të Ndërgjegjes, kjo i jep simbolikës shumëdimensionale përmbjatje esensiale e shpirtërore përmasën e njerzores, se liria dhe atdheu nuk hyjnizohen, duke zbuluar përmasat e psikologjisë së njeriut shqiptar në veçanti dhe të njeriut në përgjithësi, ku ndërlidhen:

a) Mënyrat teje komplekse të lirikës personale dhe reale,

b) Gërshetimi i irracionales me racionalen.

Rivitalizimi i pamjes sociale nuk lë në harresë jo vetëm krahasimin, (si trop letrar), por edhe ironinë, që e ngjiz poezia me elementin e modernizmit dhe (post)modernizmit. Vargjet: morrat iu ngjitën pemëve/ me shpejtësi marramendëse,/ deri në majë, atje ku zogjtë i luten qiellit./ Eshtë stina, ku morrat bulojnë kudo./ Ambicia për të qënë të parë/ por jo, më të mirë, (Stinë morrash) një alegori që godet nëpërmjet nëntopikave:

– Nëntopika e alegorisë dhe ironisë: ku njeriu shqiptar akoma jeton nën frikën e

“luftës së klasave”, një shoqëri skajshmërisht e politizuar; lojë luftash e luftë klasash na mësuan/ sa hapëm sytë, (Luftë klasash).

– Nnëntopika e lirikës së rolit të individit: indvidi jeton në një shoqëri konsumi, ku

sundon egoja kolektive dhe personale nëpërmjet vargjeve: rruga e tij, një natë e gjatë./ Hapësirën pyeste:/ -O miqt’ e mij, u përzjetë me turmën?/ Ju mbani netë të ftohta përmbi shpinë/ Dashuritë po vriten, i shikoni?/ Liria, një memece, nuk pipëtiu./ Një vend kërkoi në udhën e tij,/ padyshim dhe një emër, (Poetit të malkuar, Madu).

– Nëntopika e kthimit te fëmijëria dhe kujtimet: janë disa poete femra, që na sjellin

në rotrespektivë, kujtimet, fmijërinë, një “rrëfim” lirik nga e shkuara nëpërmjet vargjeve: mëngëpërveshur të gjithë/ me fytyra si dielli në verë:/ Hajdho, Zoica, Petro, Llambi, Gulla e të tjerë./ Më thirri gjaku, më pushtoi me krahë magjikë./ Pa më parë kurrë!/ Një thënie e nënës më vjen në ndihmë:/ ‘Të kesh rast të njohësh njerëzit e mij!’/ Portat e shpirtit kishin hapur ata, zërat bashkuar, vallet krah për krah (Në fshatin e nënës sime).

– Nëntopika e metaforës socioreale: Sobalka e gjyshes, Tempulli i saj,/ ku thurte triko dhe ëndrra.[…] Aty ende dëgjoj mësimet e gjyshes:/ Perëdimi i diellit,mos ju gjejë me asnjë të mëritur./ Kërkoni falje kur gaboni, falni dhe ju ata që ju kanë mërzitur! (Sobalka e gjyshes).

– Nëntopika e njeriut të vetmuar dhe braktisjes, në shoqërinë globaliste: nën këtë qiell vjeshte një i moshuar po ecte./ Më buzëqesh i nemitur,/ me tërë reflekset e arta në sytë e tij të ëmbël/ dhe vetullat si tel./ Ai ecën ngadalë me një trëndafil në dorë, (Më buzëqesh fytyra e një të moshuari).

– Nëntopika e lirikës së dedikimeve: poetja u dedikon poezi të personalizuara përmes kujitmeve të saj te poezitë Gurevica, Mos e prano këtë natë, Mësuese Zyma.

– Nëntopika e (ç)mitizimi të qytetit: Lindje-Perëndim Perëndim-Lindje./ Qytet Biblik,/ ku Shën Pali shkroi letrën ‘Romakëve’/ Ungjillin e tij. Bukuroshja e Durrësit,/ kryevepër e mozaikëve antikë,/ punuar me gurë shumëngjyrësh, (Durrësi), ku si një shenjëzim edhe e topikës bibilik e duke defamiljarizuar tmerrin urban dhe absurdin e ekszistencializmit të njeriut, nuk e tehuajëzon, por herë-herë, rendit detaje të “zhvillimit urban” herë sendërton dhe shprish, trajtat e mirazheve reale, me detaje të ftohta, të një trajektoreje gjithëkohore të zhvillimeve sociale dhe shoqërore, sidomos në mbipopullimin kryqendrave (kryqyteteve), si aftësi të lidhura në mënyrën specifike me perceptimin ndjesor të poetëve edhe tek poezia, “Kruja”, me simbolikën e vendlidjes së kryeheroit shqiptar Skëndërbeut.

b) Nënpjesa e dytë: (njësia e haspirës etnike (Kosova) shpaloset nëpërmjet poezive:

“Nënë Tereza”, “Ibrahim Rugova”, “Mësuese Zyma”, “Kartolina dhe libri nga Kosova”, “Erdha të ty Kosvë”, “Kodrina e Jasharëve”, poezi jo vetëm për Rugovën, Nënë Terezën, Kosovën e lirë, por edhe për heroin legjendar Adem Jashari: kodrina i mban në prehër,/ në prehrin e blert’/ përkund një fis me emër./ Një harpë dëgjohet,/ zgjatim duart, prekim emrat,/ lulet janë pak,/ fjalët s’janë mjaft,/ duam të lemë zemrat,/ këtu ku flenë trimat në gji të Prekazit, (Kodrina e Jasharëve). Poezia mbetet besnike e “imitimit” të botës, përbën objektivitetin e tekstit – “tingullin” dhe “ndjesinë” e përbërësit të tij, se termat “entitet” ose “art”, vetë lloji i tekstit letrar, që rrok tërësisht përvojën e autorit (poetit), në plan të parë forma materiale e gjuhës, si një lloj i ndryshores gjuhësore, përbën kushtin e përfaqësueshmërisë pa të cilën “të gjithë” mund të arrijnë vetëm në një përafrim poetiko-letrar si mundësi përfaqësimi brenda modeleve fenomenologjike të zbërthimit në tërësinë e njësive logjike të poezisë, duke kuptuar marrëdhënien midis një gjendje të vetëdijshme aktuale, (të subjektives) nëpërmjet “figuracionit metaforik” (Brown: 1927).

Topika e tretë:Nga vizitat nëpër botë,që mund ta quaj dhe topika e udhëtimit, përbëhet prej poezive “Ëndërrat e kthimit”, “Tek ura në Bassano”, “Sa larg, sa larg” është një parabolë e kërkimit gjeo-hapsinor, se hapsira në letërsi, mbetet hapësira në tekstin që kemi përpara, ku ne mbetemi pjesë e përcaktimit të asaj lëvizjeje që na sugjeron poetja, meqenëse historia është e përjetuar prej saj. Kjo hapësirë, dëshmon dhe krijon kohën e vet vetëm në fund, pasi kemi përjetimin e leximit; Qyteza italiane Bassano/ Gjirokastrën më kujtoi/ nga rrugët me kalldrëm,/ dyqanet në katet e parë,/ mbi to ballkonet plot mëllaga të kuqe./ Në sheshin kryesor, këtë të shtunë pasdite,/ ecte e zhurmshme turmë burrash e djemsh, (Tek ura në Bassano) duke nënkuptuar përgjegjësinë e lexuesit, se hapsira nuk është thjesht një gjeografi apo shpejtësi, por një perceptim nëpërmjet udhëtimit gjeografik ku dhe vetë “fjalët poetike mund të na shtyjnë të përfytyrojmë”, (Eco: 1979).

Topika e katërt:Poezi meditative, që e quaj topika e meditimit, përmbledh poezitë “Mos mendo për pleqërinë”, “Hiçi”, “Forca e dashurisë”, “Gjyqi me vetveten”, “Duam të dukemi”, “Bota të mëson”, “Momente lumturie”, “Rrjeti dhe rrjetat”, “Llafazanes” etj. Poezia lirike meditative, karakterizohet si e gjithë lirika e Julia-s, nga një shpirt zbulues, që vrushtullon pas jetës, dashurisë, shpresës, mallit, përkujtesës, dëshirës, kujtimeve, mallit për të shkuarën dhe jetësoren, për ndiesoren dhe amësoren, për Hyjnoren dhe Eproren, një poezi moderne, që ajo shkruan në shqetësimin dhe qetësinë, nëse duam të kuptojmë se çfarë janë vërtetë këto poezi rrëfyese.

Duke e quajtur përshkrimin “një strehë” për nivelin e dytë; argumenton se letërsia, nuk përjetohet përkohësisht, por gjithkohësisht, ajo (poetja) përdor imazhe përfaqësuese (jo)ikonike, simbolike dhe (jo)simbolike. Vargjet: nata na jep kohë/ t’i bëjmë vetes gjyqin/ për të mos u dorëzuar në prehër të hiçit, tregojnë së njeriu reflektom mbi vetveten, qenien, Hiçin dhe ekzistencësn e tij, mbi Jetën dhe Vdekjen, nëpërmjet efkrazës si një përshkrim i hollësishëm i imazhit apo peisazhit, që nga format më të zakonshme, lexojmë shprehjen: ta duam tjetrin si vehten tonë me kumtimin e rrëfimit të thjeshtë poetik se: atë që s’ ta mëson nëna,/ bota ta mëson. Poezia ka fillimin dhe mbarimin e saj jashtë mendimit, si përfshirëse në procesin krijues, në të cilin “mendimi” poetik është se letërsia përfshihet, nga gjendje fizike dhe mendore të vëzhguesit në aktin e përimtësimit, përfshirë të gjitha kushtet mjedisore në subjektin imagjigjativ, nëpërmjet vargjeve: një rrjet / website njerëzish,/ një rrjetë merimangash,/ një rrjetë peshkimi./ Rrjeti dhe rrjetat, funksionojnë njësoj./ Mbyllen rrjeta merimangash,/ mbyllen rrjete njerëzish,/ mbyllen rrjetat e peshkimit (Rrjeti dhe rrjetat) se vetë poezia postmoderne është edhe një lloj pluhuralizmi, pa prishur “autoritetin” e egos individuale të poetes.

Topika e pestë: Lirika dashurie, po e quajtopika dashurore, përfshin poezitë “Drejt teje”, “Letra e padërguar”, “Nuk e di”, “Dashuria”.

Dashuria femorore shkon përtej vetes. Femrat dashurojnë përtej sakrificës. UNI i dëshirës dashurore, në parimet e kundërta që përbëjnë qenien tonë, arsyeja dhe energjia, mashkulli dhe femra, zemërimi dhe keqardhja , ekzistojnë në një gjendje mes antagonizmit të ndërsjelltë ose tjetërsimit (Parker: 2011). Të tilla emocione jepen me vargjet: ti hap krahët, i pari më pushton,/ më peshon./ Ishim dy,/ dashuria – një, (Dashuria), ku dashuria shihet jo vetëm në rrafshin femër-mashkull, por edhe në rrafshe të tjera:

– Rrafshi i parë:vetë qenësia e femrës si femër, poete, nënë, intelektuale, në sfidat

e jetës, herë -herë tjetërsohet jo vetëm nëpërmjet Unit poetik, por edhe nëpërmjet kohës.

– Rrafshi i dytë: qenësia e femrës është qenësia e saj që sfidon blafseminë si një mohim

ndaj vetetes, për të dhënë akoma më shumë dashuri, jo vetëm si femër por edhe (më)përtej si nënë, në kërkim të dashurisë , ndaj (de)humnizmit në një shoqëri globale ku edhe mëmësia shihet si konsum.

– Rrafshi tretë: qenësia njerëzore dhe fëmërore, kur ndërkallet teknologjia me internetin

në ndërtimin e inteksteve (tekste nga interneti), si shpërfaqje e globalizmit të shpejtë të botës, por edhe të jetës së njeriut që po bëhet me shumë së vetmitare, kur përballet me ftohtësinë virtuale të modernitetit.

Topikë e gjashtë, topika e baladës dhe e haikut, ku bëjnë pjesë poemthi “Dafina”,-baladë kushtuar Dafinës mitologjike dhe 34 poezi të stilit japonez Haiku “Haiku”.

Balada e Dafinës, (emër vajze dhe bime) vjen nga mitologjia, kur nimfa Defne refuzoi Apolonin, ajo trasformohet/ metamorfizohet në pemën e dafinës, (bimë me gjethe përherë të gjelbra erëmirë), një poetizim në gjininë e baladës, si një dhimbje sa njerëzore (për vajzat) por edhe si himn për humbjen e dashurisë së pastër, që vjen nëpërmjet vargjeve: duart u bënë degë, lulëzoi gjethnaj’ e blertë./ – Ti do të jesh pema ime! – foli ai me zë të lartë./ Tani, unë pema fisnike, kisha degë, fletë, rrënjë, aromë/ dafine./ Apolloni këputi një degë dhe e vendosi në kokë si/ Kurorë (“Dafina”).

Haiku, poezi trevargore, një lloj poezie për gjuhët aziatike që shkruhen me heroglife, por të përshtatura shumë mirë në gjuhën shqipe nga Julia: përpara meje/ lëndina me luleshqera,/ ëndrrat petale, (“Haiku”).

Topika e shtatë; topika prozë poetike: “Për ditën e lamtumirës”,

“Kur u bëra nënë”, “Kënga e mëngjesit”, “Gjuha e tyre”, “Misioni i martesës”. Në këto proza shpalosen përmes lirizmit ndjenja të thella të jetës njerëzore në momente kyce që nga lindja te marrja përsipër e misionit të përtëritjes së jetës deri te përgatitja për ndarjen nga jeta,

Topika e tetë; topika portreti publicistik: “Valsi me jetën”, “Ata që lenë gjurmë të përhershme”, “Midis Amerikës dhe Korçës ”, “Një drek’ e paharrueshme”, “Një ishull çam në Dueville të Italisë ”, “Me lule nëpër Kosovë”, “Me ngjyrat e ylberit”, “Kënga e parë”, “Vëllezërit Kardhashi -minoritarët që u shquan nëpër botë”, “Kur e dëgjoj emri tënd”, “Zina, vajza e valëve nga Himara”. Këtu skaliten karakteret e njerëzve të ndershëm si vëllezërit Beqiri, të cilët ruajnë tiparet e tyre çame edhe në emigracion, këngëtarja Marie Kraja, mësuesja kosovare Zymë Barisha, doktor dentist Piro Bimbli, albanologu Robert Elsie, burrnesha himariote Zina, minoritarët Kardhashi që kënduan nëpër botë, por qeveria komuniste nuk i la të vinin në atdhe, as për të kënduar e as për të vendosur një tufë me lule te varri i prindërve të tyre, etj.

Ndërtimi i skicave dhe portreteve është mbështetur mbi rrëfimin e njëmendësisë, jo në trillimin si pjesë e narrativës të rrëfimit prozaik. Ata janë krijime me copëza jetësore, të jetuara nga vetë autori, apo edhe si vëzhguese e hollë dhe e kujdesshme e gjithë rrethinës së saj shoqërore, familjare dhe miqësore, por në sinkron me modelin modern të rrëfimit. Lidha e vertikales dhe horizontales, e sjell rrëfimin në trekohësi, duke ndikuar hapur mbi lexuesin si një parim ose shkak të veprimit në një vepër jo të një imagjinate yë pastër. Çfarë do të kuptojë lexuesi, është se në të vërtetë jemi brenda një stili proze me rrëfim njëmendësie që nga fillimi, në mënyrë që i gjithë udhëtimi i lexuesit aktiv, të jetë domosdoshmërisht vizionar se “dëshmon pikëpamje moderniste” (Ashton: 2005). Linja fabulore mëton të na tregojë shumë thjeshtë, për përditshmërinë tonë, për zhgënjimet dhe dashuritë tona, në miqësi, familje, punë etj., se bota moderne dhe globaliste, po shkon drejt një letërsie konsumatore, ku lexuesi bashkëkohor “ndeshet” me parabolat e një tregimi realist, me elemente postmoderne:

Parabolë e narratorit që di dhe rrëfen, (ose narratori-personazh që vepron, sheh dhe

rrëfen, por edhe funksioni narrator-autor, (narratori autodiegjetik), kurse ky lloj personazhi, vetëm sheh dhe rrëfen),

Parabolë e narratorit që vepron dhe rrëfen, (zëri narrativ në vetën e parë që

shtrihet në kohë, koha narrative) jashtë kategorisë së frekuencës: të tregosh një herë atë që ka ndohur dikur sipas Gerar Genete-s, duke sjellë një rrëfim shumë të ndier për poeten ameriakne Emily Dikson; “shtëpia muze me nr. 280 në qëndër të Amherst, MA, është ndërtuar nga gjyshi i Emily-së, Samuel Fowler Dickinson më 1813. Ishte shtëpia e parë në Amherst ndërtuar me tulla. Emily e donte, e adhuronte atë shtëpi. Shtëpia e të vëllait, Austin, është në krah të saj, lidhur me një rrugë të ngushtë mes kopshtit. Do të ndërtohej në vitin 1856. Kjo rrugë kryesore në Amherst, MA, është e zënë në çdo stinë të vitit, në të dy krahët nga makina, për të sjellë aty vizitorë te artit dhe letërsise, jo vetëm nga Amerika, por Azia, Europa, nga gjithe Bota” (“Kudo e dëgjoj emrin tënd”).

Parabola e rrëfimi dhe përshkrimit, (përshkrimet e hollësishme nga e kaluara

e personazheve),

Parabola e kronotopisë dhe “intertekstualizmit”(Kristeva: 1979),

Parabola e pastish-it, (shumësia e diskurseve. Prania e diskursit shkencor, gazetaresk, politik, poetik, etj., gjendet në mënyrë të moderuar në letërsinë moderniste, është shenjë e intelektualizmit të saj, që në vetvete ndahet në:

a)pastish-i i diskursit të historisë:“Ligji dënonte si arratisje, largimet nga atdheu mbas datës një prill të vitit 1945, kurse Krisua ishte larguar që në mars të vitit 1944, pra një vit e ca më parë, por të drejtën as mund ta kërkoje as mund ta gjeje në atë kohë… (“Vëllezërit Kardhashi -minoritarët që u shquan nëpër botë”).

b)Pastish-i idiskursit kulturor: “Shkolla shqipe ishte e fortë, me ato klasët e fillores kam ecur në jetë. Mbas pushtimit italian filloi dhe bombardimi i italishtes. Më dërguan dhe në Itali me pushime si shumë fëmijë të tjerë e kështu fillova ta mësoja dhe italishten. Kjo gjuhë për ata që dijnë shqip është llokume. Lidhja me ushtarët italianë më ndihmoi edhe më shumë. Gjuhët e huaja më pëlqenin, shumë kollaj i kam mësuar dhe arabishten, gjermanishten dhe anglishten” (Vëllezërit Kardhashi…).

c) Pastish-i i diskurist poetik: “Hyri prilli,/shkriu bora maleve./ Mbani vesh bie këmbora majave./Vajz’ e valëve,/ Zemra s’ia mban./ Mbi një gur në anë të detit,/ Qan e zeza qan./ Pret atë që pret,/ E një dhimbje ndjen./ Gjithë bota ven e vinë,/ Por ai nuk vjen./ Pranvera arin, një mëngjes të qetë./ Shkojnë dallendyshet,/ Vajza u thërret: Ju të bukur zogj,/ Tek ju kam një shpresë./ Ju që cani në det e male,/ Dua t’u pyes: Mos e patë ju,/ Rron apo nuk rron?/ Një që kisha, një që doja,/ Iku e më la./ Ndonjë lajm, a ndonjë letër,/ Vallë a më kujton?” (“Zina, vajza e valëve nga Himara”).

Parabolë e double- cooding, (nënkupton realizimin e qëllimit që autori ka në veprat

postmoderne, krijon një rrëfim të dyfishtë për lexuesin e interesuar për fabulën dhe një rrëfim paralel për lexuesin erudit, i cili e kërkon esencën e veprës), “veprat e artit postmoderne u drejtohet njëkohësisht një publiku pakicë elite duke përdorur “kode të larta”, dhe publiku masë duke përdor kode popullore”, (Jenks: 1968).

Parabola e kohës së shkuar: “Muzika e jetës e atyre viteve të largëta na shoqëron tek ngjitemi shkallëve për të hyrë në dhomat e shtëpisë. Tek ajo e ndënies, bie në sy një foto mbi vatrën e oxhakut, Emily ka dalë me të vëllanë Austin dhe motrën Lavinia. Emily mban një pikturë në duar” (“Kudo e dëgjoj emrin tënd”).

Parabolë e kërkimit gjeo-hapsinor: “Në majin e sivjetëm, unë me Thanasin, nga Amerika dhe im vëlla Arturi me bashkëshorten Ulianën, nga Athina; u bashkuam në Milano për të bërë një udhëtim në Itali të Veriut, ku vizituam Milanon, Duevillen,

Venecian, Firencen dhe Pizën. Në aeroportin e Milanos erdhi e na mori me makinën e tij Iliri, djali i dytë i mikut tonë Xhafer Beqiri, që na kishte ftuar. Dy orë e gjysëm larg nga qyteza e Duevilles, ku jetonin miqtë tanë. Vëllezërit Beqiri: Xhafa, Zerkoja, Pashoja, Maksuti e Ismeti, kanë lindur në vitet ’50-të e 60-të të shekullit 20-të në Shkallnur të Durrsit” (“Një ishull çam në Dueville të Italisë”).

Parabolë e kohës e tashme e drejtpërdrejtë: “Sot, mëngjesi zbardhi më i bukur se herët e tjera, mbushur me këngën e zogjve të rinj. Kam marrë filxhanin e kafesë dhe rufis me lezet kafen në shkallët e zjarrit. Jam e rrethuar nga pishat, që kanë varur degët me hala dhe boce si mëngë të gjëra fustanellash të valltareve nga krahina e veriut në vendin e shqiponjave, a ndoshta kështu më pëlqen ti krahasoj nga malli që kam për vendin tim. Emigracioni ka shume gjëra të mira, po të këput malli, ai që e provon

e di mire. Degët e blerta përkunden lehtë nga flladi i freskët i këtij mëngjesi dhe më duket vehtja se kam hyrë në freskinë e pyllit të Bozdovecit.” (“Gjuha e tyre”).

Proza e Julia-s dallohet nga sprovat për skica dhe protretet, që janë të një lloji mjaft të vështirë në të shkruar, dhe pse duken të thjeshta në lexim. Teksa lexoja tregimet e saj, gjithë bota shqiptare e amerikës më shpërfaqej, që nga emigrantët e parë korçarë drejt “Tokës së ëndërrave” vështirësitë, mundësitë dhe (pa)mundësitë, mu kujtua Nju Jorku, multimetropli gjigand botëror, “skalitur” në çdo fytyrë të shqiptarëve-personazhë të rrëfimeve tregimtare, se topika shenjore në raport me njësinë referenciale na fton në tre rrokje të ndryshme të teksteve:

– rrokja morale, (interpretimi enciklopedik),

– rrojka semike,(analiza e tekstit duke mos ndalur vetëm tek niveli sipërfaqësor i

shenjave),

– rrokja mbresore, (raporti ndjesor që teksti prodhon mbi subjektin). Postmodernizmi “po vdes” duke ia lënë kohës emërtimin e epokës së re, “tash qarkullojnë shumë emra – performatizmi, metamodernizmi, dixhimodernizmi, post-postmodernizmi, po i përmend vetëm disa. Ndoshta duhen vite para se të arrihet një konsensus i vërtetë” (Eshelman:2014 ), forma e një metanarrative si teknikë postmoderne mund t’i nënshtrohet keqpërdorimit, se brenda një vepre arti është krejt normale, sidomos sot, kur arti shihet më shumë si kombinim sesa si krijim. Autori postmodern nuk e koncepton origjinalitetin si shpikje ex nihilo, por si mënyrë specifike e trajtimit të një objekti, në postmodernizëm shpjegimi i këtij procesi kthehet në parim krijues dhe njihet me emrin “poioumenon”, (Fowler: 1989).

Së fundmi: Përkorja Julia Gjikës, në udhën e poezisë, më përtej çdo caku si një kritike femër, mund të dëshiroja të ndiqja rrugën e një kritike të orientuar nga gjinia, unë kam synuar në këtë libër të merrem me poetikën dhe stukturën poetike, atë “të zgjerimit dhe përshkrimit, si provinca e femrës” , (Spiegelman: 2005) pa iu referuar gjinisë, brenda teorisë dhe kritikës letrare, ka edhe nëndarje të tjera: kritikë “female” dhe teori “feminine”, duke mos u ndikuar nga fusha e kritikës feministe anglo-amerikane, nuk dua të shkruaj nga një pozicion femëror, por në këtë lojë të ngatërruar mes “kritikës gjinore” dhe dallimit nga “kritika feministe”, (interesim për gratë lexuese), dhe “gynocritics” të interesuara për gratë shkrimtare jo si një kundërvënie femër dhe feminist.

Struktura gjuhësore, ka shumë shenja të gjuhës postmoderniste, nga topika pragmatike e gjuhës së përditshme, është edhe prirja drejt dhunimit të gjuhës së përditshme dhe tradicionale duke përzier kodet gjuhësore, si një prishje të distancës mes gjuhës “formale” e “informale”, një ars combinatoria, ku koha e psikikës së njeriut vendoset në të ashtëquajturën pavetëdije kolektive të (Jung-ut), e cila në raport me individin mund të konsiderohet si kohë e përjetshme, por lexuesi nën efektet e katarsisit, çliron makthin e dashurisë sublime njerzore, për të përçuar vlerën e një shpirti të bukur poetik, por shpaluar madhërisht dhe thjeshtërisht bukur, si në poezi dhe në prozë.

———————-

BIBLIOGRAFIA:

1. Ashton, Jenifer: (2005), From modernism to Postmodernism, Cambridge University Press.

2. Bloom, Harold: (2000), How to read and why?, New York, London, Toronto, Sydney, Singapore.

3. Brown, Stephen.J, (1927), The Word of Imagery, Metafor and Kindred Imagey, London.

4. Eco, Umberto: (1979), Lector in fabula, Bonpiani, Milano.

5. Eshelman, Raoul, (2014), Performatism, the epoch after postmodernism, “Symbol” nr. 2, Tirana – Prishtina – Skopje.

6. Fowler, Alastair: (1989), The History of English Literature. Cambridge: Harvard University Press.

7. Gjika, Julia (2021). Poezi dhe prozë e zgjedhur, “Amanda Edit”, Bukuresht.

8. Jencks, Charles: (1968), What is Post-Modernism? London: Art and Design.

9. Kristeva, Julia, (1969); Le mont, le dialogue et le roman, Recherches pour une sémanalyse, Semiotike, Paris.

10. Millett, Kate: (1969), Sexuals Politics, London.

11. Moi, Torill: (1985), Sexual/ Textual Politics: Femisnit Literary Theory, London.

12. Parker, Fred: (2011), The devil as muse : Blake, Byron, and the adversary, Baylor, University Press.

13. Prince, Gerald (2003): Dictionary of Narratology, Lincoln and London: University of Nebraska Press

14. Spiegelman, willard; (2005), How Poets See the World:The Art of Description in Contemporary Poetry, Oxford University Press

15. Steiner, George: (2011), The Poetry of Thought, From Hellenism to Celan, USA: A New Directions Book.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Emi KROSI, Julia Gjika, Poezi dhe Proze e zgjedhur

NJË TUFË LULESH NË GËRMADHAT E TEATRIT KOMBËTAR NGA PIRRO & PAVLINA MANI…

May 17, 2021 by dgreca

…DHE KEQARDHJA E VATRËS PËR SHEMBJEN NË 1 VJETORIN E KTHIMIT NE GERMADHA/

New York-17 Maj 2021- Sot, në ditëshembjen e Teatrit Kombëtar, ndjejnë dhimbje të gjithë shqiptarët artdashës, por veçanërisht ata që i dhanë shpirtin dhe zemrën atij Teatri. Ndër ta është edhe i madhi i regjisurës shqiptare, artisti, që u dha jetë shumë veprave dramatike dhe letrare, Pirro Mani dhe aktorja Pavlina Mani, që jetojnë në New York, SHBA. Kur sekratrja e Vatrës Nazo Veliu dhe miku i ngushtë i çiftit Mani këtu në SHBA Veis Belliu, u nisën për në Tiranë nw mes tw Prillit 2021: Pirro dhe Pavlina u dhanë një porosi: Vendosni një buqetë me lule në gërmadhat e TeatritKombëtar se end e e ndjejmë krisjen e asaj shembjeje në zemrat dhe shpirtrat tanë që dhembin. Qeveritarët dhe media pro saj u përpoqën të manipulonin me emrat e artisteve Mani, por e vërteta ftillua nga ata vetë. Mashtrimi nuk e pati jetëne  gjatë. Teatri ishte jeta e tyre.

Dhe Veizi e Nazua e kryen porosinë. Fatkeqsisht Pirro po kalonte çaste të vështira  nw spital, kur ata kthyen nga Tirana, por sapo u përmirësua,Pirro pyeti: A e vendosët buqetën me lule?

U gëzua kur mësoi se porosia kishte shkuar në vend….

Sot në ditën e 1 vjetorit të shembjes të monumentit të Kulturës kombëtare edhe Fedeata Panshqiptare e Amerikës “VATRA”, gazeat e saj Dielli, shprehin keqaredhje dhe dhimbjen për zhdukjen e një simboli të Kulturës, ku kishin vënë shpirtrat e tyre shumë artistë, regjsorë, qytetarë artdashës. Dhimbje në këtë 1 vjetor! Le ta kujtojmë jo vetëm në çdo përvjetor këtë monument kombëtar dhe të shprehim indinjatën për ata që nuk i lanë hije mbi dhe’ por shembën,- një nga punët që di të bëjë më mirë kjo qeveri që shqiptarët do ta durojnë edhe një mandat!(Dielli)

Filed Under: Opinion Tagged With: Nje tufe lule, Pirro & Pavlina Mani

“THE OLD BRIDGE – URA E VJETËR” E STUDIUESES Dr.ARJETA FERLUSHKAJ U PROMOVUA NË VATËR

May 17, 2021 by dgreca

NGA SOKOL PAJA/

Të Dielën me 16 Maj 2021 Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA”, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe Shoqata Albanian-American Dual Language & Culture promovuan në ambjentet e Vatrës studimin publicistik “The old bridge –  Ura e vjetër” të studiueses së letërsisë Arjeta Ferlushkaj.

Nën moderimin e gazetares Marjana Bulku, dhjetëra pjesëmarrës si gazetarë, studiues, mësues, familjarë, miq e vatranë u bënë pjesë e festës së librit të doktorantes Arjeta Ferlushkaj, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”. Gazetarja Marjana Bulku në fjalën e hapjes deklaroi se: Arjeta Ferlushkaj është një studiuese që tashmë e ka konsoliduar veten e saj si studiuese e mirëfilltë në Shqipëri. Arjeta shkëlqeu në Vatër me prezantime dinjitoze te viti i Konicës, te 110 vjetori i Diellit dhe në seminare të ndryshme. Në këtë libër ajo konsolidon vetveten dhe lexuesin e saj. Metodologji e veçantë, larmishmëri e tematikave, qasja ndaj fenomeneve të ndryshme politike shoqërore, përfundoi zonja Bulku. Adnan Mehmeti President i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë u shpreh në promovim se: festa e librit të Arjeta Ferlushkaj është një gur i çmuar në kalanë e letrave shqipe. Doktorantja Ferlushkaj na mbush me shpresë dhe besim që së bashku në të ardhmen do të bëjmë hulumtime për vepra të tjera studimore me vlerë, për letërsinë dhe gjuhën shqipe. Drita Gjongecaj Kryetare e shoqatës Albanian-American Dual Language & Culture u shpreh në kumtesën e saj: Në botimin e saj ura e vjetër, studiuesja e letërsisë u sugjeron ndër të tjera lexuesve dhe prindërve por dhe atyre që japin mësim në shkollat e diasporës që ti motivojnë nxënësit e tu rrisin besimin në vetvete, të përzgjedhin metoda të mësimit që janë të kapshme, argëtuese dhe që nxisin kureshtjen e fëmijës dhe të prindit, të forcojnë bashkëpunimin prind mësues dhe ndërmjet familjeve e organizatave me njëra tjetrën. Ky libër është një ftesë dhe frymëzim për të bërë diçka më shumë në shërbim të komunitetit ku nëpërmjet urave kulturore të jemi ura lidhëse mes vendit ku jetojmë dhe atdheut  tonë meme, përfundoi zonja Gjongecaj. Mëhill Velaj Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë u shpreh në kumtesën e tij: Ky botim njeh publikun me çështje teorike të veprës letrare ku mund të gjejë artikuj formues dhe informues të vlefshëm për autorë, vepra, figura e personazhe të botës shqiptare që spikasin në diasporën shqiptarë dhe jo vetëm. Ky studim është një vepër serioze e një studiueseje ambicioze e cila ka hulumtuar dhe ka bërë kërkime në bibliografi e artikuj shkencorë brenda e jashtë vendit për të na sjellë para nesh këtë punim kaq cilësor. Studiuesja Arjeta Ferlushkaj ka meritë të veçantë në këtë punim pasi me kontributin e saj publicistik mban të gjallë lidhjen ndërmjet atdheut mëmë dhe diasporës. Ky botim ka gjuhë të pasur, stil të veçantë dhe tematika shterruese që e bëjnë botimin një pasuri të çmuar. Pedagogia e letërsisë në Universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi, Prof.Dr. Eleni Karamitri në kumtesën e dërguar me rastin e promovimit e lexuar nga prezantuesja Marjana Zeneli Bulku shprehet se: Ndjeshmëria me të cilin është shkruar libri krijon marrëdhënie të afërta me lexuesin duke ofruar lidhje reciproke, ndërkomunikim mes autorëve dhe krijimtarisë së tyre, mes veprave që analizohen dhe domethënies së tyre, rrugëtim ky, i konceptuar si kërkim i vlerave dhe formave të reja të krijimit. Drejtori i Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi Prof.As.Dr Arben Prendi në kumtesën e dërguar me rastin e promovimit, e lexuar nga gazetari Sokol Paja shprehet se: Kjo qasje nxjerr në pah vlerat e njëmendta të veprave letrare të bëra objekt si edhe aftësitë e autores për të hyrë në strukturat artistike të këtyre veprave në mënyrë profesionale dhe të guximshme, duke asimiluar përvojat e teorive letrare bashkëkohore të cilat bëhen çelësa për dekodifikimin e mesazheve të fshehta të tekstit letrar apo të mekanizmave me të cilat funksionojnë shtresat tekstuale të veprave të shqyrtuara. Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha u shpreh në promovim: “Studiuesja e letërsisë Arjeta Ferlushkaj me përmbledhjen studimore “The Old Bridge-Ura e vjetër” sjell një kontribut shumë të rëndësishëm kërkimor për kulturën, letërsinë shqipe dhe diasporën shqiptare në Amerikë. Ky botim lëvron mjeshtërisht disa zhanre si ese, recension, publicistikë, etj. Në këtë botim do të veçoja rëndësinë që autorja i jep shtypit më të rëndësishëm në historinë e diasporës shqiptare “Albania“ dhe “Dielli“ që luajtën një rol emancipues e pasurues të krejt kulturës shqiptare në fund të shekullin 19-të e deri në ditët e sotme” u shpreh kryetari i Vatrës z.Berisha. Editori i Diellit Dalip Greca u shpreh: Doktorantja Arjeta Ferlushkaj me librin e ri ” The Old Bridge – Ura e Vjetër ” ka dëshmuar rritje të pretendimeve krijuese e studimore , ajo na paraqitet me një profil të formuar edhe si kritike letrare e studuese profesioniste. Libri me 427 faqe, me një strukturë të harmonizuar , edhe pse autorja na paralajmëron në përcjelljen e saj se shkrimet e përfshira në këtë përmbledhje, nuk janë shkruar për t’u bërë pjesë e një libri, për mendimin, lënda duket organikisht e lidhur përmes stilit të veçantë të studiueses dhe bashkëbisedimit me lexuesin e saj të kualifikuar. Shpreh mendimin personal se titulli i librit është shumë i gjetur dhe lënda voluminoze është bukur e ndërthurur në funksion edhe të titullit. Arkitektja e urës, Arjeta, jep me modesti kontributin e saj në të dy anët e urës, sjell dhe dërgon lëndë këndej Atlantikut dhe matanë Adriatikut, mes Amerikës dhe Shqipërisë. Arjeta është modeli i studiueses së re që kërkon shumë nga vetja, lexon shumë, analizon, informon dhe me stilin e saj konçiz e fjalinë e kursyer, shpalos thellësinë e mendimit. Edhe kur shfleton, edhe kur analizon, edhe kur hulumton, edhe kur recensionon, edhe kur shkruan një ese apo ndërton një profil, ajo mbetet interesante dhe këndshëm e lexueshme. Për të bërë lidhjet shpirtërore të Konicës me Shkodrën, Arjeta thërret për studimet e ndihmës që më janë marrë si Prof. Jup Kastrati, që do të përfundojë në bibliotekën e Kolegjit të Jezuitëve. Më 26 Nentor 2016- në veprimtarit kushtuar vitit të Faik Konices, Federata ” VATRA ” nderoi me “Mirënjohje” studiusen Arjeta Ferlushkaj : Për Kontributin e veçantë që ka dhënë në studimin e vlerave Koniciane të revistës Rilindase të Faik Konicës “Albania” përfundoi kumtesën e tij z.Greca. Në fund të promovimit fjalën përshëndetëse dhe falënderuese e mori autorja e librit doktorantja Arjeta Ferlushkaj e cila u shprehu mirënjohje të thellë bashkëpunëtorëve të saj, familjarëve, miqve e të ftuarve që ishin pjesë e festës së saj të promovimit të librit.

Editori i Dielli eshte redaktor i librit”The Old Bridge- Ura e Vjeter”….

  

Filed Under: Featured Tagged With: Arjeta Ferlushkaj, promovim, Vater

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT