• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2021

ZGJEDHJET NË SHQIPËRI PA PJESËMARRJËN E DIASPORËS

May 13, 2021 by dgreca

Diskursi politik/

ZGJEDHJET  NË SHQIPËRI PA PJESËMARRJËN E DIASPORËS/
 
Sipas të dhënave nga KQZ numri i shqiptarëve me të drejtë vote në zgjedhjet e 25 prillit  2021 ishte 3,588,869 vetë, ndërsa numri i atyre që morën pjesë në votime ishte 1,662,386,apo 46.3% ku nga to vota të vlefshme ishin 1.578.296(95%) ndërsa të  pavlefshme 83.024(5%)! Sipas rezultatëve të publikuara me e votuara është PS me 48.68 %(74 deputet) , PD 39.43 %(59), LSI 6.81 %(4) dhe PSD 2.25%(3 deputet).Në saje të tyre rezultatëve PS ka komoditetin që të formojë e vetme qeverinë në mandatin e tretë, që është rasti i vetëm deri më tash në pluralizëm.

Nga Nail  Draga/

Ndër çështjet kontestuese në votimet  në Shqipëri paraqet pamundësia e pjesëmarrjës së popullsisë së emigruar, e cila njihet me termin e diasporës, qe është shumë e lartë, ku sipas disa të dhënave  janë rreth 1.7 milion në vende të ndryshme të botës. Duke pasur qendrim indiferent nga qeveria ndaj kësaj kategorie të qytetarëve edhe  në zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën me  25 prill  vazhdon i njëjti refuzim si deri më tash, sepse ka munguar vullneti politik për miratimin e ligjit në parlament për votimin e diasporës. Dhe në  mungesë të një  ligji të tillë ata mbeten jashtë procesit zgjedhor, duke iu mohuar e drejta legjitime për të votuar për subjektët politike që do të formojnë qeverinë e re në Shqipëri. Ndërsa çështje tjetër është refuzimi i votimit i qytetarëve  që janë në vend që mund të shpjegohet nga zhgënjimi me qeverisjen, paknaqësia nga partitë politike pjesëmarrëse  në zgjedhje, si pasojë e  përbërjës së listës së tyre zgjedhore dhe  çështje të tjera.

Votoi vetëm popullsia rezidente

Nëse marrim të dhënat e INSTAT mbi popullsinë rezidente, atëhere mund të themi se në Shqipëri aktualisht jetojnë rreth 2.85 milionë njerëz, nga të cilët, rreth 528 mijë janë nën 18 vjeç dhe nuk kanë të drejtë vote. Ajo që mbetet janë afërsisht 2.32 milionë banorë madhorë  me të drejtë vote. Nëse llogarisim pjesëmarrjen si përqindje e totalit të qytetarëve me të drejtë vote, pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit ishte 1,662,386,apo 46.3% dhe kjo është shifra zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por nëse llogarisim pjesëmarrjen si përqindje e popullsisë rezidente në moshë madhore, atëhere mund të themi se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 72%, nuk ka dilemë se kjo përqindje  është e lartë, nëse krahasohet me vendet e tjera evropiane. 

LSI-ndikoi në  humbjen e  opozitës

Në sajë të rezultatëve sipas partive politike më së shumti e votuar ishte PS, me 768.250 vota(48.68%), PD me 622.265(39.43%), LSI me 107.536(6.81%) dhe PSD me 35.477(2.25%), ndërsa të gjitha partitë tjera kanë fituar 44.768 vota(2.82%), të cilat nuk kanë fituar mandat të deputetëve.

Ndonëse para zgjedhjeve analistë të ndryshëm por edhe të disa eksit polleve të publikuara në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit vlerësohej se do të jetë një garë interesante në mes dy partive kryesore(PS,PD)  me një rezultat të ngushtë, ndërsa për LSI-në llogaritej se ajo mund të jetë vendimtare në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve. 

Por, rezultatët e zgjedhjeve e sidomos LSI demantoj parashikimet sepse ajo pësoi humbje të thellë, sepse nga 19 deputet që kishte në vitin 2017, pësoi rënie në 4 deputet, duke ndikuar që opozita të pësoi humbjen e radhës, ndërsa PS të vazhdoi në mandatin e tretë qeverisës. Në këto zgjedhje PD pati rritje të dukshme të votuesve ku nga 46 deputetë në vitin 2017 arriti të fitojë  59 mandate, ndërsa PS mbajti numrin e 74 deputetëve si katër vite më parë. Ndërsa PSD, nga 1 deputet arriti të fitojë 3 deputet, duke qenë befasia e zgjedhjeve! Nga këto rezultate PS, sikurse katër vite më parë ka komoditet të formojë e vetme qeverinë.

Ndër shkaqet e humbjes së opozitës llogaritet largimi më herët i deputetëve nga parlamenti, mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale në vitin 2019, keqpërdorimi i resurseve shtetetërore nga ana e pushtetit(PS) për fushatë zgjedhore  si dhe pamundësia e pjesëmarrjës së diasporës në zgjedhje, e cila do të ndikonte në rezultatin përfundimtar. Po ashtu mos pjesëmarrja e LSI-së në një list zgjedhore me PD-në ka ndikuar në humbjen e disa deputetëve në disa qarqe, që do të kishte ndikuar qe diferenca me PS të ishte shumë me e vogël.

Votat e pavlefshme si „partia e katërt“ në vend

Në sajë të te dhënave nga KQZ, vota të vlefshme kanë qenë 1.641.320(95%) ndërsa të pavlefshme kanë qenë 83024 vota apo 5% duke qenë numër rekord deri më tash në zgjedhjet në Shqipëri. Një dukuri e tillë nuk është e panjohur sepse edhe më herët ka pasur  vota të pavlefshme ku po cekim dy zgjedhjet e fundit, në vitin 2013  ishin  24.279 vota (1.39%), ndërsa në vitin 2017, 31.898 vota(1.98%), por numri i votave të tilla me 25 prill 2021 ka tejkaluar çdo parashikim, që paraqet çështje për hulumtim të veçantë. 

Sipas këtyre të dhënave del qartë se votat e pavlefshme dalin si “partia e katërt“ në vend, me peshë të veçantë që kanë pasur mundësi të prodhojnë numër të konsideruar deputetësh, madje duke përcaktuar edhe fituesin e zgjedhjeve.

Partitë e vogla pa mbeshtetje elektorale

Në këto zgjedhje për të parën herë morën pjesë edhe disa parti të vogla, të cilat shumica  ishin pothuaj të dalura nga Partia Demokratike, në sajë të paknaqësisë dhe animozitetit brenda këtij subjekti politik. Nga rezultati i zgjedhjeve u dëshmu se ata morën numër të vogël votash, duke mos fituar asnjë mandat deputeti. Nëse i mbledhim votat së bashku  ata kanë marrë  44.768 vota, pa ndonjë peshë të veçantë në nivel vendi. Nga votimet e 25 prillit del qartë se  me një sistem të tillë zgjedhor  partitë e vogla nuk kanë përspektivë, duke mbetur një eksperiment i dështuar  pa ndonjë peshë politike. Përfundimisht   skena politike  në Shqipëri është e përcaktuar nga dy subjekte të mëdha PS dhe PD, ndërsa LSI  mbetet çështje e hapur në ardhmën.

Për një kod zgjedhor në favor të qytetarëve

Duke marrë parasysh se Shqipëria nuk është  një njësi zgjedhore por e ndarë në 12 qarqe, votat e qytetarëve kanë vlerë vetëm në qarkun përkatës, pa pasur mundësi tjetër në mbeshtetje të subjektin politik. Nëse llogarisim votat në përgjithësi del qartë se ndarja e tillë penalizon partitë politike, ku në rastin konkret kemi të bëjmë me LSI-inë. Kështu nëse llogarisim se LSI ka fituar gjithsej 107.000 vota ajo ka fituar 4 mandate të deputetëve, nga del se 1 deputet =26.000 vota, ndërsa PSD gjithsej ka fituar  35.000 vota ku 1 deputet = 11.600 vota. Nga një llogaritje e tillë del qartë pabarazia elektorale, sepse me 107.000 vota me sistemin proporcional kombëtar LSI do të kishte jo 4 deputetë sa ka tash por më shumë! Dhe nga një llogaritje e tillë, ndryshimi ne mes pozitës dhe opozitës do të ishte shumë i ngushtë, e jo sikurse është tani.

Andaj ndryshimi i kodit zgjedhor nga ai rajonal në një njësi zgjedhore, duhet të jetë obligim parësor  i partive politike në përbërjen e re parlamentare, duke dëshmuar seriozitet për te respektuar vullnetin e qytetarëve përmes votës në zgjedhjet kombëtare. Në këtë aspekt ka modele të ndryshme, por si më  i përshtatshmi mund të shërbejë ai i Kosovës, me një prag zgjedhor me 2 apo 3%, me lista të hapura që do të jetë në favor të qytetarëve dhe  te demokracisë parlamentare.

C:\Users\Labi\Desktop\179825998_1149644845482889_5852349752899197305_n-1.jpg

Harta demanton ndarjën  veri-jug 

Në fund cekim edhe një çështje e cila ka të bëjë me paraqitjen hartografike në nivel vendi të shpërndarjës së votave nga elektorati votues në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.  Pikërisht, pa përfunduar numrimi i defintiv i votave në 12 qarqet e vendit  individë të ndryshëm filluan të publikojnë  harta me  shpërndarjën territoriale të subjektëve politike në nivel republike, duke e përcaktuar PD në veri e PS në jug të vendit. 

Ishte ky një veprim  injorantë  nga  individet malicioz  duke  deklaruar se në Shqipëri kemi  ndarje  ne bazë regjionale të vendit në veri-jug. Ishin këto deklarata të shpejtuara pa  analizuar numrin e votave në tërësi sipas subjektëve politike në tërë vendin. Por, publikimi i të dhënave demantoj një deklarim të tillë, sepse subjektët politike pjesëmarrëse janë votuar në tërë vendin sipas preferencave të tyre politike e jo nga qasja regjionale. Kështu  në veri PD e kanë votuar  134211 votues, ndërsa në jug 453521 votues  nga del  PD ma së shumti vota ka marrë në jug(77.56%) se në veri(22.43%),  ku harta e publikuar e dëshmon më së miri  një konstatim të tillë.

(Maj 2021)

Filed Under: Politike

SHQIPONJA

May 13, 2021 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Vendi mbulohet me turp,/
Kur njerëzit, si ujqërit, luftojnë/
Pa plan, pa diell, pa ditë,/
Në dritë të zymtë të mjegullt/
Nuk shohin cilin godasin;/
Papritmas, mes tyre, dikush/
Flet me guxim për të Drejta/
Përfshihet në garën brutale/
Mes korbave që sulmojnë/
Shqiponjën, e cila bërtet/
Fytyrë-mpirë, pa gjak,/
Sy-mbyllur, përplas buzët
Në lutje – “Oh Zot, jam unë!” –
Në vite këto fjalë s’janë thënë –
Perëndia s’e njeh, dhe me një gisht
E hedh larg mijëra lega në det.

Ura
Astrit Lulushi

Nëse nuk do të kishte dimër,
Pranvera nuk do të ishte e ëmbël;
Nëse nuk do të provonim
Shijen e hidhur të fatkeqësisë,
Mirëqenia s’do të ishte e mezipritur.
Gabimi nuk është gabim;
Nuk janë gabime
Ngjarjet që i sjellim vetes,
Pa marrë parasysh sa tê pakëndshme,
Janë të domosdoshme
Me qëllim për të mësuar
Atë që duhet të mësojmë,
Çfarëdo hapash që hedhim;
Janë të nevojshme, si urat,
Për të arritur,
Ku kemi zgjedhur të shkojmë.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Astrit Lulushi, Shqiponja

Kosova, Ushtri standardesh moderne të vendeve të NATO-s

May 12, 2021 by dgreca

-Kryeministri Kurti: Rritja e buxhetit për FSK-në do të jetë prioritet edhe në vitet e ardhshme. Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së e njoftuan kryeministrin lidhur me përgatitjet për stërvitjen e forcave amerikane me forcat aleate “Defender-Europe 21”, ku Kosova do të jetë në mesin e 16 vendeve pritëse dhe pjesëmarrëse në stërvitje me trupat e saj ushtarake/

PRISHTINË, 12 Maj 2021-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati sot një takim të veçantë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së e njoftuan kryeministrin lidhur me përgatitjet për stërvitjen e forcave amerikane me forcat aleate “Defender-Europe 21”, ku Kosova do të jetë në mesin e 16 vendeve pritëse dhe pjesëmarrëse në stërvitje me trupat e saj ushtarake. Gjithashtu, ata njoftuan kryeministrin edhe me procesin e bashkë-zbarkimit të kontingjentit të FSK-së krahas trupave amerikane në misionin paqeruajtës në Kuvajt. Në takim u diskutua edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive dhe rritjen e kapaciteteve operacionale, si dhe implementimin e planeve për të ardhmen në funksion të përmbushjes së plotë të misionit kushtetues dhe ligjor të FSK-së.

Kryeministri Kurti shprehu zotimin që sikurse me rritjen buxhetore prej mbi 100 milionë euro për vitin e ardhshëm, FSK-ja do të mbetet prioritet edhe në vitet pasuese. Përkrahja e Forcës së Sigurisë, sipas kryeministrit, është e domosdoshme në mënyrë që vendi ynë të ketë ushtri të mirëtrajnuar e të pajisur sipas standardeve të ushtrive moderne të vendeve të NATO-s, të jetë e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontributdhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global.

Filed Under: Kronike Tagged With: Albin Kurti, kosova, ushtri moderne

Më mirë me Metën se sa me Majkon President

May 12, 2021 by dgreca

Më mirë një President opozitar se një pro qeveritar!/

…. më mirë me Metën se sa me Majkon. Nëse Metën duan ta heqin për një lloj opozitarizmi të fortë etj., nuk ja vlen. Më mirë një President opozitar se sa një President qeveritar/

Nga Ilir Levonja/ Dielli

Sinqerisht është të vësh duart në kokë kur lexon se një nga kërkesat e këtij komisioni për shkarkimin e Presidentit të Republikës, është ajo e titujve të dhënë para dhe gjatë fushatës elektorale. Pra, a i kanë shërbyer LSI-s dekoratat e ndara nga Presidenti? A është ushtruar si duhet e drejta kushtetuese etj.? Komision për dekoratat?  Çfarë bëhet? Sipas Thesarit të Shtetit shqiptar, vetëm gjatë fushatës janë punësuar rreth dhjetë mijë njerëz. I ashtuquajturi punësimi sezonal në këmbim të votës. Po t’i referohesh tabelës së votave nga Komisioni Zgjedhor, një shifër e tillë të jep plot dy mandate. Një punësim në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Vlera monetare 63 mijë euro. Megjithatë Kuvendi nuk ngre komision hetimor. Në raport me vitin e kaluar, por edhe 2019-ën numri i tenderimeve është dyfishuar. Pikërisht në fushatën elektorale, pra në kundërshtim po me Kodin Zgjedhor. Megjithatë Kuvendi nuk ngre komision hetimor. Levizja Vetvendosja në Tiranë ka bërë publike disa video ku tregohen qartazi parregullsi në numurimin e votave. Madje ka pretenduar se edhe parti të tjera opozitare kanë plot të tilla dhe që duhet t’i publikojnë dhe t’i depozitojnë tek organet përkatëse. Megjithatë Kuvendi i Shqipërisë nuk ngre komision hetimor. Një javë para zgjedhjeve, një komision surragatosh, të ashtuquajtur specialistë, mbyllën pikat doganore me Greqinë dhe Maqedoninë. Që dmth atyre shtetasve shqiptarë emigrantë në Greqi, u ndalohej e drejta e votës. Një javë pas zgjedhje, komisioni i surrogatove, e hoqi urdhër-ndalimin. Megjithatë Kuvendi i Shqipërisë nuk ngre komision hetimor. Vërtet duhet të merremi me Presidentin e Republikës? Një makineri e tërë e shtypit merret me pozitat e Bashës. Një shpurë e tërë analistësh me shumicë qeveritare se nuk janë as të majtë e as të djathtë, janë paramilitarë me pagesë, merren me standartet e dorëheqjes së Bashës. Një e drejtë që u takon më së shumti vetëm të djathtëve. Ose atyre që aderojnë tek Partia Demokratike. Vendin nuk e qeveris Basha. Tenderat nuk i ndanë Basha. Punësimin sezonal nuk e ka bërë Basha. Sahanlpirës paramilitarë, mos dërdëllisni për të mundur Bashën, por për të ndrequr Shqipërinë. Kaq, është fare e thjeshtë. Më 14 Prill 2021, Presidenti me sa mbaj mend dekoroi edhe një figurë të Rilindjes Kombëtare, Kostandin Kristoforidhin. Nuk e di se çfarë efekti elektoral ka kjo dekoratë, kur për më tepër kjo iu nda një shoqate në qytetin e Elbasanit. Megjithatë me fyerjen e një punësimi sezonal, as që çohet nëpër mend. Por nuk është ky thelbi.

Komisioni Europian sapo dha një konkluzion mbi çeljen e negociatave, atë të ndërtimit të shtetit të së drejtës. Vetëm kështu Shqipëria mund të asociohet me vendet perëndimore. Që ta kuptoni këtë, kjo ka të bëj pikërisht mbi faktin që Shqipëria po hallakatet vetëm në publicitetin e denoncimit, si nga njëra palë ashtu edhe tjetra. Me vulgaritetin e komisioneve të tilla. Shteti i së drejtës nënkupton veprimin e ligjit. Sa kohë që do besoni në ato që thonë palët dhe jo Gjykatat, nuk keni shtet të së drejtës. Nga ato që qarkullojnë lart e poshtë, flitet se do hiqet Ilir Meta dhe do emërojnë Majkon. Unë e kam thënë edhe një opionion dhjetë ditë më parë. Kjo nuk ndryshon asgjë për shqiptarët, arsyeja, nuk janë ata që e zgjedhin Presidentin e tyre. Kështu që më mirë me Metën se sa me Majkon. Nëse Metën duan ta heqin për një lloj opozitarizmi të fortë etj., nuk ja vlen. Më mirë një President opozitar se sa një President qeveritar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Me mire Meta, se Majko

VATRA URON BESIMTARËT MYSLIMANË: GËZUAR FITËR BAJRAMIN

May 12, 2021 by dgreca

Të dashur bashkombas të besimit Islam/

Më lejoni që në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, të familjes sime dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht: Gëzuar Fitër Bajramin. Kjo natë e shenjtë është festa e pranverës në shpirtin e çdo njeriu që ka agjëruar. Çdo besimtar sot përulet para krijuesit të tejetlartë në shenjë falenderimi për kalimin me sukses të një muaji sakrifice e përshpirtshmërie ndaj Zotit tonë fuqiplotë. Zoti është krenar për të gjithë ju për këtë dedikim të veçantë ndaj Krijuesit të gjithësisë.
Uroj ta kaloni bukur dhe gëzuar me familjen, të dashurit dhe miqtë tuaj. Në çdo vështirësi dhe sakrificë thirreni emrin e tij dhe Zoti do jetë aty për t’ju çliruar prej tundimeve e veprave të djallit. 
Me rastin e kësaj feste të madhe ju uroj me shpirt të gjithëve që të jeni shembull i mirë, besimtarë të devotshëm e qytetarë dinjitozë. Sot më shumë se kurrë duhet të mendojmë për të sëmurët, të varfërit, të braktisurit dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen tonë.
Kjo festë e madhe le të na afrojë sa më shumë me Zotin dhe njëri-tjetrin.
I bekuar qoftë gjithmonë ai që lartëson emrin e Zotit.
Begati, bekime dhe lumturi në familjet tuaja. 

Me respekt e gëzim 

Kryetari i VATRËS 

Elmi BERISHA

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Gezuar Fiter Bajramin, Vatra Uron Besimytaret Myslimane

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT