• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2021

Turbulencat politike shqetësim për qytetarët në Mal të Zi

July 2, 2021 by dgreca

Paknaqësitë e para të shumica parlamentare në lidhje me (mos)funksionimin e qeverisë aktuale në Mal të Zi vlerësohen si  turbulenca politike me pasoja për stabilitetin e qeverisjës pas rotacionit të pushtetit. Bashkëpunimi e jo rivaliteti në mes shumicës parlamentare favorizon qendrueshmërinë, ndërsa ata të cilët nuk janë të kënaqur me qeverinë aktuale duhet të nisin procedurën e ristrukturimit  apo të votëbesimit të saj në kuvend, si kudo në botën demokratike, duke dëshmuar guxim e jo demagogji politike

Nga Nail  Draga/

Pas rotacionit të pushtetit në sajë të zgjedhjeve të mbajtura me 30 gusht 2020, nga ditët e para të formimit të qeverisë së re pa pjesëmarjën e përfaqësuesëve të partive politike të shumicës parlamentare janë kriuar dyshime  në funksionimin optimal të saj. Një dyshim i tillë bazohej  në numrin e lartë të subjektëve politike me programe dhe të ideve të ndryshme të tyre në skenën politike në Mal të Zi. Dilemat mbesin në lidhje mbi arritjen e konsenzuesit  për çështje të rëndësishme  duke e ditur se ende dominojnë qasjet partiake e jo ato  shtetërore në favor të qytetarëve dhe të demokracisë parlamentare. 

Pikërisht, një qendrim i tillë u dëshmua me rastin e shkarkimit të ministrit të drejtësisë dhe të pakicave e të drejtave të njeriut si dhe me  miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, duke paraqitur krizë të dyfishtë(qeveritare dhe parlamentare) në anën e vet shumicës parlamentare, dukuri e panjohur deri më tash në Mal të Zi.

Shkarkimi i ministrtit dhe Rezoluta për Srebrenicën 

Ndonëse më herët kryeministri është deklaruar se kërkon shkarkimin e ministrit të drejtësisë dhe të pakicave, për shkak të deklaratës kundër gjenocidit në Srebrenicë, ishte çështje ditësh se kur do të vendoset në rend të ditës dhe votimi për rastin në fjalë. 

Ndonëse ishte paralajmëruar më herët, në Kuvendin e Malit të Zi, u miratu Rezoluta për gejnocidin në Srebrenicë me (17.6.2021) e mbeshtetur me 55 vota për 19 kundër dhe 7 të përmbajtur. Rezoluta në mes tjerash nënkupton, që parlamenti gjykon dhe pranon se në Srebrenicë në korrik të vitit 1995 ka ndodhur gjenoicidi ku janl likuiduar mbi 8000 boshnjakë. Po ashtu parashihet që 11 korriku të shpallet Dita e kujtesës për viktimat në Srebrenicë.

Në Mal të Zi, nuk ka ndodhur asgjë speciale, por është miratuar një rezolutë e cila është pranuar nga shtetët evropiane, që me të drejtë është vlerësuar si gjenocidi më i madh që ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Çdo mohim  i nji krimi të tillë paraqet skandal në botën demokratike dhe dëshmi e mos pranimit të një realiteti që ka ndodhur në vitin 1995. Vetëm ata të cilët janë të helmuar nga shovinizmi e kanë problem të pranojnë realitetin e ndodhur në një kohë jo shumë të largët.  

Ballafaqimi me të shkuarën obligim demokratik

Mosgadishmëria e elitave politike në Ballkan për  të mbyllur çështjet tragjike nga e kaluara është shumë shqetësuese, që vazhdon deri në ditët tona. Madje në skenë janë ende ata të cilët në forma të ndryshme kanë marrë pjesë në operacionet luftarake apo kanë qenë mbeshtetës së politikës së spastrimit etnik dhe të krimeve. Me një fjalë dihet botërisht se krime të luftës dhe gjenocid nuk ka pa politikë kriminale e gjenocidale. 

Por, në këtë aspekt vetëm individër kriminel e kanë të vështirë të gjykojnë krimet e politikës së kohës dhe të bashkëkombasve të tyre dhe të distancohen nga ato. Në këtë aspekt skenën politike në Mal të Zi veçohet Fronti Demokratik(DF), që është e djathtë ekstreme e cila është kundër parimeve demokratike  dhe si e tillë e dëmshme për demokracinë. 

Të mohohet jo vetëm  nga politikanët serbë një gjenocid i tillë që ka marrë edhe denimin nga gjykata ndërkombëtare në Hagë, ku përgjegjësitë kryesor kanë marrë denime kapitale, është hipokrizi dhe mosgadishmëri me u ballafaquar me realitetin. 

Ndërsa mos gadishmëria e politikëse së Serbisë me u ballfaquar me të kaluarën tragjike e kriminale paraqet shqetësim për stabilitetin në regjion. Por, nuk ka si të jetë ndryshe sepse në skenën politike në Serbi janë ata të cilët kanë qenë pjesëmarrës në ngjarjet kriminale dhe spastrimin etnik  si në Kroaci, BeH dhe së fundi në Kosovë. Madje reagimi nga politika zyrtare serbe kundër miratimit të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë nga Kuvendi i Malit të Zi, dëshmon se politika serbe vazhdon të mbesë faktor destabilizimi në regjion.

Ne këtë aspekt duhet të kujtojmë gjermanet, të cilët  nuk i kanë mohuar krimet gjatë Luftës së Dytë Botërore, madje kanë kërkuar falje, duke qenë shëmbull për të tjerët! Por, në mungesë të pushtetit demokratik i udhëhequr  nga politika hegjemoniste reflektimi për  një fajle të tillë nga serbët ende mungon.

Qeveria e sulmuar nga pozita e opozita(!?)

Deri më tash kemi pasur rast të dëgjojmë akuza për pushtetin nga ana e opozitës, por kësaj here kemi prjashtime, se ajo sulmohet edhe nga pozita, pra shumica parlamentare duke qenë risi në skenën politike pluraliste në Mal të Zi. Në këtë aspekt dallohet Fronti Demokratik(DF), me deklarata e akuza të ndryshme kundër qeverisë aktuale e në veçanti kundër kryeministrit Z.Krivokapiq. Fjala është  fillimisht për  ndryshime në kabinetin qevertiar, ndërsa më pas duke kërkuar dorëheqjen e tij, duke theksuar se ai nuk ka mbeshtetjen e tyre. 

Në lidhje me këtë çështje nga subjektët politike të shumicës parlamenare me 24 qershor 2021 është mbajtur takimi i përbashkët, pa ndonjë rezultat por është cekur se do të vazhdohet javën tjetër për të gjetur kompromis në këtë drejtim. Madje ceket së nëse nuk ka zgjidhje, zgjedhjet janë opcioni i vetëm, që nuk është në favor të qytetarëve në Mal të Zi, të cilët me 30 gusht 2020, votuan për rotacionin e pushtetit.

Zgjidhje  apo zgjedhje

Stabiliteti politik në Mal të Zi varët nga të gjithë qytetarët por përgjegjësia kryesore bie mbi popujt shumicë përkatësisht te malazezët dhe serbët, andaj çdo tension qoftë ai edhe artificial i nxitur në mes tyre do të jetë me pasoja për qytetarët në këtë mjedis. Nga ana tjetër ish pozita tash opozita(DPS) duhet të pajtohet me fatin se ka humbur pushtetin pas tridhjetë viteve, dhe duhet të jetë konstruktive dhe mbeshtetëse e veprimeve ligjore në favor të qytetarëve dhe të stabilitetit në vend. 

Ndërsa moskordinimi në kuadër të shumicës parlamenatare  me paraqitje të turbulencave politike duhet arsyetuar në mungesë të përvojës politike dhe të ambicieve lideriste të përbërësëve të këtij koalicioni. Mos pjesëmarrja e personave politikë në qeverinë aktuale ka kriuar animozitete brenda shumicëa parlamentare, dukuri e panjohur deri më tash në pluralizëm në Mal të Zi. 

Pikërisht duke marrë parasysh situatën aktuale ekzistojnë ide të ndryshme si të tejkalohet ajo si me ndryshime në kabinetin qeveritar, apo me shkarkimin e kryeministrit, që do të thot shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Andaj si  zgjidhje mbetën bisedimet  dhe një marrëveshje e re e cila do jetë e pranueshme në favor të shumicës parlamentare. Ndërsa tentimi për qeveri të përkohshme, apo teknike me kohë të kufizuar deri në zgjedhje të parakohshme parlamentare  mbetet çështje e hapur në ditët vijuese për shumicën aktuale parlamentare. 

(Korrik 2021)

Filed Under: Analiza Tagged With: Mali i Zi, Nail Draga, Trubulencat Politike

BELGJIKE-ITALI- NUK KA VETEM LUKAKUN BELGJIKA, POR ITALIA ESHTE FAVORITE

July 2, 2021 by dgreca

Giorgio Chiellini, kapiten i Italisë:”Por është pothuajse një fyerje të flasësh vetëm për Lukaku kur të shikosh lojtarë cilësorë që ka Belgjika”.

NGA ALBAN KOLONJARI/

Belgjikë – Itali (Football Arena Munich Ora 15:00)

22 ndeshje. Belgjika 4 fitore, 4 barazime, Italia 14 fitore. Golavarazhi 43 me 24 për italianët.

Përgatiti Albano Kolonjari.

Giorgio Chiellini, kapiten i Italisë:”Por është pothuajse një fyerje të flasësh vetëm për Lukaku kur të shikosh lojtarë cilësorë që ka Belgjika”.

Thorgan Hazard, mesfushor i Belgjikës: “Italia do të jetë kundërshtari më i vështirë që kemi takuar deri më tani. 

Roberto Martínez, trajner i Belgjikës: “Italia do të sulmojë që në sekondën e parë. Ata do të jenë shumë të strukturuar dhe dinamikë. Çdo lojtar italian e di rolin e tij në mënyrën prefekte. Loja jone kundër Portugalisë ishte një lojë që mund të ishte luajtur shumë më poshtë vijës; zakonisht lojtarët nuk i luajnë këto lojëra fizike dhe intensive në këtë fazë të turneut. Për fat të mirë, kemi patur mjaft ditë në dispozicion për tu rikuperuar dhe përgatitur për Italinë.

Thorgan Hazard, mesfushor i Belgjikës: “Italia do të jetë kundërshtari më i vështirë që kemi takuar deri më tani. Ata kanë pasur një paraqitje shumë të mirë.  Do të jetë një sfidë e bukur. Por ne t’i japim fund paraqitjes së tyre fantastike. Stili i tyre mund të na përshtatet më shumë sesa Portugalia. Ata kane iniciativë kështu që ne mund të jemi në gjendje të përfitojmë nga hapësirat e hapura, por patjetër që nuk do të jetë më e lehtë. “

Roberto Mancini, trajner i Italisë: “Ne do të luajmë ndeshjen tonë, gjithmonë duke respektuar ekipin me të cilin po përballemi sepse e dimë sa të mirë janë ata. Nuk ka lojëra të lehta siç kemi parë në këtë turne. Belgjika sigurisht që është një nga skuadrat më të mira në botë,  çdo ndeshje është e vështirë në këtë fazë të turneut “.Giorgio Chiellini, kapiten i Italisë: “Ne nuk kemi nevojë të kërkojmë motivim për këto lloj lojërash, sepse adrenalina është e lartë. Do të bëjë gjithçka për të gjetur fitore. Unë mendoj se do të jetë një ndeshje midis dy skuadrave të mëdha dhe detajet e vogla me siguri do të sjellin ndryshimin në fushën e lojës. Ne kemi shumë respekt për [Romelu] Lukaku sepse ai kishte një sezon të shkëlqyeshëm tek Inter dhe ai u bë një lojtar 

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Belgjike-Itali

NACIONALIZMI SHQIPTAR ESHTE MBROJTES

July 2, 2021 by dgreca

Nacionalizmi shqiptar është nacionalizëm mbrojtës-shqiptarët nuk duhet të kenë frikë nga ai por duhet ta ujisin e ushqejnë sa ma mirë/

NGA NUE OROSHI/ Kohëve të fundit në botë e posaçërisht në Evropë, rrahen shpeshherë temat që kanë të bëjnë me nacionalizmin.Nacionalizmi nuk është i njëjtë tek të gjitha kombet dhe shtetët në përgjithësi.Ai ndryshon nga një komb tek kombi tjetër.Gjatë historisë kemi shumë lloje të nacionalizmave.Tek shtetet të cilat kanë sulmuar që të bëjnë zgjerimin e territoreve të tyre ata kanë pasur një nacionalizëm sulmues apo siç njihet në histori nacional-shofinizëm.Ky nacional-shofinizëm është përdorur shpeshherë në Evropën Juglindore nga fqinjet tanë të cilët u zgjeruan në favor të tokave shqiptare.Ky zgjerim në periudhën kohore 1876-1999 na shkaktoj një humbje të madhe të terrioreve shqiptare, si dhe Masakra të papara ku u vranë pleq, të rinj, gra e femijë të pafajshëm, faji i vetëm i tyre ishte se ishin shqiptar dhe që jetonin në tokën e tyre shekullore.Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore çdo kryengritje shqiptare që ishte zhvilluar ishte kryengritje dhe luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare.Më këtë shihet çartë se çdo mobilizim që është bërë që të mbrohen tokat tona ka qenë mobilizim për të kryer një luftë mbrojtëse.Tentimi i fqinjëve tanë për ti zgjeruar kufijtë e tyre në kurriz të kufijëve të tokave shqiptare ka sjellur masakrat dhe gjenocidin serb,malazezë, grek dhe gjenocide të tjera në tokat shqiptare.Një lloj i gjenocidit i paparë deri më tani për shqiptarët ka qenë gjenocidi komunist.Ky lloj gjenocidi ishte gjenocidi më i tmerrshëm për shqiptarët.Ishte gjenocid i tmerrshëm për faktin se një pjesë e shqiptarëve që vetën e quanin komunist luftonin kundër ideve perëndimore shqiptare,kundër atdhetarizmit dhe nacionalizmit mbrojtës shqiptar, duke e vrarë dhe masakruar atë, për hirë të një ideologjie pansllaviste ruso-serbe.Edhe në këtë luftë shqiptarët e vërtetë dhe atdhetar bënë luftë mbrojtëse, por siç thuhët një shprehje popullore shqiptare se është më e dhimshme  për lisin që prihet dhe qahet nga pykat e veta.Ky ishte një bashkëpunim i hapur i komunistëve shqipfolës me armiqët shekullor të shqiptarëve.Edhe sot e asaj dite politikanët shqiptar në të gjitha trojet etnike shqiptare kanë një lloj frike nga nacionalizmi shqiptar.Atyre aq ju ka hyrë frika dhe frikësohen nga politikanët perëndimor saqë janë të gatshëm të heqin dorë edhe nga historia shqiptare vetëm e vetëm t´iu shkojnë për shtati disa ideve të majta internacionaliste që dorën në zemër nuk i pranon as Evropa demokratike.Çfarë duhet të bëjmë ne shqiptarët ,me nacionalizmin tonë mbrojtës.Atë duhet ta ujisim e ushqejmë, si dhe duhet t´iu bartim gjeneratave të ardhshme.Duhet të mësojmë rininë tonë nëpër shkolla se ne shqiptarët historikisht kemi bërë luftë mbrojtëse.E luftën mbrojtëse gjithmonë është e lejuar edhe nga drejtësia e cila në nenet e saj e ka të shkruar mbrojtjen e detyrueshme, por edhe nga njerëzia që thotë se dy duar janë për një kokë.Kështu që pavarsishtë rrethanavae politike shqiptarët duhet ta ruajnë, ujisin dhe mbrojnë me çdo kusht nacionalizmin mbrojtës shqiptar, i cili është një lloj nacionalizmi detyrues për të mbrojtur atdheun.Çdo përpjekje e klaneve sorosiane, klaneve vuçiçiane, apo klaneve erdogane për ta dobësuar nacionalizmin mbrojtës shqiptar janë të pa suksesshme.Janë të pasukseshme sepse çdo herë në krye të shqiptarizmit gjatë gjithë periudhave historike kanë dalur atdhetarët shqiptar që i kanë prirë kombit shqiptar në luftën e dritës.Lufta e dritës gjithmonë ka qenë pëngesë për luftën e territ dhe ka ngadhënjyer gjithmonë.Sepse ka qenë luftë e cila ka buruar nga gjiri i kushtrimit shqiptar për jetë a vdekje.

Filed Under: Analiza Tagged With: Nacionalizmi shqiptar, Nue Oroshi

Zvicër-Spanjë- Gjithçka që duhet të dini për ndeshjen

July 1, 2021 by dgreca

Përgatiti:Albano Kolonjari, Xhaka nuk do të jetë …/

Tatistika: 22 takime. Zvicra një fitore, pesë barazime, 16 fitore për Spanjën. Golavarazhi 18-48 për Spanjën.

  • Takimi luhet në  Saint Petersburg Stadium, St Petersburg. Ora 12:00 PM. 

Referee ,Michael Oliver (ENG), Assistant referees, Stuart Burt (ENG), Simon Bennett (ENG), Fourth officiac, Ovidiu Haţegan (ROU)

“Çfarë ndeshje! Çfarë mbrëmje futbolli”, tha portieri Yann Sommer pasi priti penalltinë e Kylian Mbappé, duke i dhënë mundësinë Zvicrës të eleminonte Francën. Kjo ishte fitorja e tyre e parë në një turne nokaut që nga Kupa Botërore FIFA 1938, dhe nata më e madhe në historinë e futbollit zviceran kishte për protagonist tranjerin Vladimir Petković i cili kishte kërkuar falje për performancën e skuadrës së tij pas humbjes me Italinë 3-0. .Spanja luajti me ” zjarrin” në raundin e 16-të, duke dhënë mundësinë skuadrës kroate që nga një epërsi 3-1, 90-të minutat e takimit të perfundonin 3-3. Por në kohë shtesë spanjollët shënuan dy herë duke fituar 5-3.  Skuadra e Luis Enrique filloi fazën e grupeve me dy barazime, më pas ata hynë në histori, duke u bërë skuadra e parë që shënon pesë gola në 2 ndeshjet të njëpasnjëshme gjatë finaleve të EURO-së 2020. “Besimi po ndërtohet dhe Spanja mund tja dali”, thotë  Sergio Busquets i cili ka deshire të kujtojë se kur Spanja u takua për herë të fundit me Zvicrën në një turne, ata humbën 1-0 në hapjen e Kupës së Botës.

 Vladimir Petković, trajner i Zvicrës: “Ndeshja kundër Francës ishte shumë emocionuese. Të gjithë lojtarët e mi dhanë 120%. Ishte ndoshta një nga lojërat më të mira të ekipit tim ndonjëherë. Do të na duhet një paraqitje e ngjashme kundër Spanjës në çerekfinale.”

Granit Xhaka, kapiten i Zvicrës: “Të gjithë mund të jenë shumë, shumë krenarë. Ne bëmë histori kundër Francës. Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Ne mund të ëndërrojmë. Jemi akoma në turne. Ne e njohim Spanjën , kemi luajtur kundër tyre disa muaj më parë, por na duhet i njëjti karakter, e njëjta frymë luftarake që kemi treguar kundër Francës “.

Luis Enrique, trajner i Spanjës: “Unë jam gati për ndeshje si [fitorja 5-3 kundër Kroacisë] nëse kemi një tjetër – por nuk jam i sigurt nëse familja ime ose tifozët ndihen të njëjtën gjë! Ne nuk do të luajmë futboll mbrojtës. Ne vetëm do te mbrohemi duke u përpjekur të zotërojmë topin dhe të luajmë shpejt”.

Ferran Torres, Spanjë: “Njerëzit thanë që Spanja nuk mund të shënonte, por unë kurrë nuk e mendova atë. Kur punon shumë, merr shpërblime. Nuk më intereson kush luajmë në çerekfinale. Do të shkojmë në çdo lojë duke besuar se varemi vetem nga vetja jonë”-

Ja si mund te luajne skuadrat. 

Switzerland: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferović

I skualifikuar: Xhaka

Mungon ne ndeshjen tjeter nese merr te verdhe: Akanji, Elvedi, Embolo, Gavranović, Mbabu, Rodríguez, Schär

Spain: Unai Simón; Azpilicueta, Eric García, Laporte, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Sarabia, Morata, Ferran Torres

I skualifikuar: none

Mungon ne ndeshjen tjeter nese merr te verdhe: Jordi Alba, Busquets, Pau Torres, Rodri

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Zvicer-Spanje

Marko Kepi, konferencë shtypi përpara mediave dhe zgjedhësve të tij

July 1, 2021 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Marko Kepi një shqiptaro amerikan i suksesshëm, kandidat republikan për në Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut dha konferencë në Staten Island përballë ndërtesës së Bordit të zgjedhjeve në 1 EdgeWater Street, Staten Island ku ishin mbledhur zgjedhësit e tij.  

Marko Kepi ka qenë me dekada në krye të organizatës së mirënjohur “Rrënjët shqiptare” dhe pikerisht me këtë organizatë kanë dalë në pah tiparet e një lideri të vërtetë.

Zoti Kepi denoncoi oponentin e tij një tjetër republikan z.David Carr i cili po punon fort për manipulimin e votave me Bordin e Zgjedhjeve që vazhdojnë të diskriminojnë Komunitetin Shqiptaro Amerikan.  Janë plot 400 shqiptaro amerikanë që nuk iu është numëruar vota duke mohuar të drejtën e tyre për të zgjedhur Marko Kepin në Bashkinë e Nju Jorkut.  Në këtë konferencë për shtyp në emër të shumë familjeve zgjedhësit denoncuan me forcë mohimin e votës që iu është bërë atyre personalisht dhe gjithë familjeve të tyre.  

Ndërmjet tyre ishte dhe Amerikani me origjinë hebre Rabbi David Cecker i cili dënoi këto veprime të shëmtuara që po ndodhin në fushatën elektorale dhe konkretisht rreth kandidatit të mundshëm për në Bashkinë e Nju Jorkut z.Marko Kepi.

Diskutantët shqiptaro amerikanë ishin: Murat Rexha, Agron Damzi, Përparim Papraniku, Belul Qoku, Emin Lata, Safet Doci etj.  Të gjithë diskutantët ishin shumë të zhgënjyer me çfarë po ndodh nga zgjedhjet e 22 qershorit.  Ata thanë se të gjithë vimë nga vendet komuniste të ish Jugosllavisë ku iu ishte mohuar e drejta e votimit, por mjerisht sivjet po e shohim të aplikuar dhe këtu në Staten Island, Amerikë, në vendin më demokratik në botë.   

Marko Kepi foli para publikut dhe kamerave se ajo që po ndodh me fushatën tonë dhe komunitetin shqiptaro amerikan nuk duhet t’i ndodhë asnjë grupi, rrace ose feje.

Ai publikoi letrën e denoncimit që e mbante përpara duarve z.Belul Qoku një aktivist i nderuar, dërguar Departamentit të Drejtesisë, Divizionit të të Drejtave Civile, Seksionit të të drejtave të votuesve i cili shpreson shumë tek drejtësia amerikane për ta zgjidhur mohimin e 400 shqiptarëve amerikanë për të votuar Marko Kepin.  Bordi i zgjedhjeve nuk i ka numëruar votat e tyre, thjesht kanë bërë mohimin në bazë të emrave dhe mbiemrave. 

Ajo që po ndodh me komunitetin tonë është padrejtësi dhe ne kemi nevojë për secilin prej jush që të na dëgjojnë zërin tonë dhe të sigurohemi që çdo votë të numërohet. Fjala e Marko Kepit u mirëprit me duartrokitje dhe me shpresë se ai është kandidati më i mundshëm për të na perfaqësuar denjësisht në Keshillin e Bashkisë së Nju Jorkut. 

Në këtë konferencë morën pjesë gazetarë nga Staten Island Advance dhe TV “Alba Life”, New York

1 Korrik, 2021

Staten Island, New York

Filed Under: Politike Tagged With: Keze Kozeta Zylo, konference Shtypi, Marko Kepi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT