• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2021

Western Balkans: Joint Statement following the meeting of High Representative Josep Borrell and Secretary of State Antony Blinken

October 21, 2021 by s p

Brussels/Washington 20 October 2021

Following the recent meeting between EU High Representative Josep Borrell and U.S. Secretary of State Antony Blinken last week in Washington, the EU and United States agreed to further strengthen their joint engagement in the Western Balkans in support of the region’s progress on its European path. 

We underscore our full support for the EU’s enlargement process. EU accession, a stated priority for the whole Western Balkans, helps consolidate democratic institutions, protect fundamental rights, and advance the rule of law. This region belongs in the European Union. Closer integration will enhance stability and contribute to prosperity for the people of the region. In this context, we stress thataccession negotiations with Albania and North Macedonia should start without delay. 

The European Union and the United States are united in their firm support for the territorial integrity of Bosnia and Herzegovina, as well as in their joint work to promote electoral and constitutional reform and maintain the functionality of its state institutions. We have serious concerns about increasingly divisive rhetoric in Bosnia and Herzegovina. We call on all parties to respect and protect state institutions, resume constructive dialogue, and take steps to advance progress on the EU integration path – including on relevant reforms. The EU and the United States stand ready to facilitate these steps.   

We stress the importance of the EU-facilitated Dialogue, which is the key mechanism to address the comprehensive normalization of relations between Serbia and Kosovo. After the recent weeks of tension in the north of Kosovo, we encourage both parties to engage in continued and sustained de-escalation and avoid actions that threaten stability. We welcome and support Kosovo’s engagement to fight corruption and organized crime, and we reiterate that violence against civilians, journalists, police, or other authorities is unacceptable. 

We call on all political forces in Montenegro to work together to maintain a strategic orientation that reflects the desire of the people of Montenegro to achieve the reforms necessary to make their hopes for a future in the EU a reality.

Filed Under: Uncategorized Tagged With: Josep Borrell and Secretary of State Antony Blinken

Pjetri nga Iliria, Basilika e Shën Sabinës dhe koha kur ndërtuesit e Tempujve të Zotit ishin Ilirët

October 21, 2021 by s p

© Melsen Kafilaj

C:\Users\Admin\Desktop\Santa Sabina-M.jpg

Fig.1 Studiuesi Melsen Kafilaj pranë mozaikut që dëshmon për ngritjen e Basilikës së Shën Sabinës prej Pjetrit nga Iliria.

Një paragjykim historik të cilin e hasim shpesh në librat e historisë apo edhe tek studiuesit e huaj është këndvështrimi i Ilirëve “si një popull barbar, i përbërë prej blegtorësh, piratësh dhe luftëtarësh të zotë, të cilët huazuan pothuajse gjithçka prej Civilizimit Grek dhe atij Romak por pa fuqi ndërtuese dhe të paaftë për të ndërtuar një civilizim me elementë autentik të tyre.” I fundit nga këta zëra që e amplifikoi këtë paragjykim qe edhe studiuesi dhe kritiku i artit Vittorio Sgarbi i cili e quajti Bylisin “një qytetërim grek” por që u detyrua të tërhiqej pas publikisht përballë analizës, fakteve shkencore dhe argumentave të shkëlqyer të Akademik Neritan Cekës.Paragjykimi tjetër është që ata janë “mosdashës të së Bukurës”…Në fakt, e kundërta është e vërtetë!(Mjafton të shohësh mozaikët dhe Basilikat Paleokristiane në vend, të kundrosh motivet e xhubletës apo të dëgjosh iso-polifoninë dhe bindesh menjëherë për shpirtin e ndjeshëm dhe të pasur estetik të këtij populli fisnik.) Ilirët jo vetëm kanë qënë mjeshtra ndërtues në trojet e veta por edhe përtej tyre.Ata gjithashtu kanë investuar për të Bukurën dhe Hyjnoren.

Një qytet i cili na hap zemrën dhe na flet për praninë e gjallë të gjurmëve ndërtuese ilire është padyshim edhe Qyteti i Përjetshëm (Urbs Aeterna), Roma.Për herë të parë emrin e Basilikës së Shën Sabinës (1 prej 6 Basilikave më të vjetra në Romë) e dëgjova të përmëndej prej një anëtari të Urdhërit Domenikan, Fra. Orlando Rueda Acevedo (O.P) i cili më tregoi gjithashtu për vendndodhjen e saj, e konsideruar edhe si “Shtëpia e Domenikanëve”.(Vet Shën Domeniku ka jetuar dhe ka predikuar këtu dhe gjithashtu filosofi dhe teologu i madh katolik Shën Thoma D’Akuini ka qënë pjesë e saj.) Për habinë time më të madhe, sheshi në të cilin ndodhej kjo Basilikë mbante një emër i cili më emocionoi pa masë: “Piazza Pietro D’ Illiria”.

C:\Users\Admin\Downloads\246253522_412512293599848_4519393698635466739_n.jpg

                       Fig.2 Sheshi Pjetri nga Iliria, vendndodhja e Basilikës së Shën Sabinës

Po kush është vallë ky Pjetri nga Iliria?! Përgjigjen e gjeta brenda navatës qëndrore të Basilikës, specifikisht në mozaikun e saj të lazdruar me gërma ari: Pjetri është ndërtuesi i Basilikës së Shën Sabinës (425 A.D) gjatë kohës së Papa Çelestinit I (422-432 A.D). Ja se çfarë shkruhet në mbishkrimin latin të tij: 

« CULMEN APOSTOLICUM CUM CAELESTINUS HABERET / PRIMUS ET IN TOTO FULGERET EPISCOPUS ORBE / HAEC QUAE MIRARIS FUNDAVIT PRESBYTER URBIS / ILLIRICA DE GENTE PETRUS VIR NOMINE TANTO / DIGNUS AB EXORTU CHRISTI NUTRITUS IN AULA / PAUPERIBUS LOCUPLES SIBI PAUPER QUI BONA VITAE / PRAESENTIS FUGIENS MERUIT SPERARE FUTURAM. »

«Kur Çelestini arriti dinjitetin më të lartë apostolik dhe ju dëshmua botës si i pari mes peshkopëve, kjo që admironi u ndërtua prej një prifti me origjinë nga Iliria, Pjetrit, një njeri i denjë për ta mbajtur këtë emër, i mëkuar me mësimet e Krishtit, i pasur për të varfërit, i varfër për vetveten, ai i braktisi të mirat e kësaj bote duke shpresuar ti marr ato në botën tjetër.» C:\Users\Admin\Desktop\Mbishkrimi.jpg

                                      Fig.3 Mozaiku i Shek.V i Bazilikës së Shën Sabinës

Përpjekja ime për të mësuar më tepër për këtë Mjeshtër Ilir i cili ka ndërtuar një Basilikë në portat e së cilës rafigurohet për herë të parë artistikisht në historinë botërore motivi i “Kryqëzimit të Krishtit” rezultoi jo shumë e suksesshme dhe shumë informacione biografike mbi të kanë humbur, janë zhdukur apo edhe janë mbuluar prej pluhurit të trashë të Historisë.E megjithatë diçka munda të mbledh.Kështu psh, sipas “LIBER PONTIFICALIS” mësojmë se Pjetri nga Iliria kishte lindur në një vend të quajtur Artianus i Ilirisë.(Dalmaci) Data e lindjes nuk dihet.Njoftohemi gjithashtu që krahas Basilikës ai ndërtoi gjithashtu edhe një pagëzimore e cila vazhdoi të përdorej deri në Shek.XII por që prej saj  nuk është gjetur ndonjë gjurmë deri më sot.

C:\Users\Admin\Desktop\S.Sabina-particolare-porta.jpg

Fig.4 Motivi më i vjetër i pasqyruar artistikisht i Kryqëzimit të Krishtit (Shek.V) në derën e Basilikës së Shën Sabinës

Pjetri kishte njohuri të thella në kulturën greke dhe atë latine dhe sipas të njëjtit burim ai kishte shkruar edhe një vepër të titulluar: “De bello a Romanis cum Pilaris et Artianis gesto”, një traktat i cili për nga titulli na kujton paksa veprën e Jul Çezarit “De bello Gallico”.Që të ndërtosh një mrekulli të tillë arkitektonike si Basilika Paleokristiane e Shën Sabinës e cila na mahnit me madhështinë e saj edhe sot, duhet jo vetëm që të ishe i aftë por kërkonte gjithashtu edhe një bazë të shëndoshë njohurish. Ai padyshim që duhet ta ketë studiuar veprën e arkitektit dhe inxhinierit ushtarak romak Vitruvius “De Architectura” pasi siç e konfirmon edhe studiuesja Marisa Uberti “Këta ‘Mjeshtra të Panjohur’ na kanë lënë diçka me të vërtetë të jashtëzakonshme, një gjeometri që nuk është e rastësishme por e mirëmenduar dhe e mirëprojektuar dhe që sipas të gjitha gjasave rrjedh prej modelit të propozuar nga Vitruvius i cili i njihte shumë mirë ligjet që qëndronin në bazën e harmonisë arkitektonike, duke i matur  me mençuri hapësirat dhe vëllimet, dritën dhe errësirën, sensin estetik dhe kërkimin e të jashtëzakonshmes.Model që u ndoq më pas me besnikëri nga pasardhësit.”

E mbyll këtu këtë shkrim duke ftuar jo vetëm studiuesit dhe historianët që të merren më thellë me këtë çështje të cilën vetëm sa e kemi cekur por gjithashtu edhe gjithë shqiptarët e thjeshtë të cilëve nëse ju bie rruga në Romë të ndalen dhe ta vizitojnë këtë mrekulli të quajtur Shën Sabina dhe të pohojnë me krenari “që sjellësi i unitetit më të lartë mes Tokësores dhe Hyjnores” (Citoj këtu arkitektin e madh botëror Ludwig Mies van der Rohe) në këtë tempull të shenjtë mban mbiemrin e parardhësve të tyre; Pjetri nga Iliria!

                                                                                                                              © Melsen Kafilaj

Filed Under: Politike Tagged With: Melsen Kafilaj

GJERGJ BASTA – GJENERALI I SHQUAR STRADIOT DHE SHQIPTARËT SI MJESHTËR TË ARTIT USHTARAK NË SHEK XV-XVI

October 21, 2021 by s p

Gjergj Basta njëri prej gjeneralëve më të shquar të epokës së tij. – Stradiotët shqiptarë, paraqitja e tyre dhe bëmat e shumta në fushëbeteja. – Emrat e disa prej stradiotëve më të shquar të shek. XV-XVI. – Basta si autor i disa veprave dhe traktave ushtarake. – Përshkrimi i personalitetit të Gjergj Bastës sipas autorëve të kohës. Stradiot shqiptar që lanë gjurmë në histori: Ferrante Kastrioti (nip i Vrana Kontit), Alfons Kastrioti, Thedor Krisma, Adrian e Nikollë Muzaka, Theodor Bukali, Mërkur Bua, Manuel, Kostandin, Gjergj e Nikollë Bokali (martuar me motrën e gruas së Gj. K. Skënderbeut), Konstandin Araniti, Leonida dhe Françesk Maria ( të dy bijtë e Kostandin Aranitit), Theodor Bischietto, Gjin Golemi, Gjergj Karisesa, Gjon Sheqeri, Nikollë Masi i mbiquajtur Mëzi, Lazër Mati, Gjon dhe Engjell Lazër Mati, Dhimitër, Qezar e Gjergj Kapuçmadhi, Pjetër e Dhimitër Basta, Teodri nga Sparta, Pjetër Petani, Gjon Volasi, Nikollë, Lekë, Martin, Andrea, Teodro e Martin Peta, Aleks Bua, Gjergj Gërbeshi, Pjetër, Domenik, Vetor, Gjergj dhe Reposh Busikioti, etj.

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Është e zakonshme kur shfleton kronikat e shkeujve XV dhe XVI, për luftëtar shqiptar, menjëher të gjesh një mori stradiotësh, komandantë e kapitenë trima, të cilat arritën edhe gradat më të larta ushtarake, ato të gjenerlaëve në armata shumë të njohura të kohës. Të gjithë këta, pa përjashtim identifikohen si shqiptarë ose me origjinë shqiptare. Natyrisht, stradiot, ushtarë mercenarë, më pak të shquar kishte dhe nga kombësi tjera si grek, dalmatinas, hungarez, sllav, vllehë etj.

Dalja e stradiotëve në skenën luftarake të Evropës së shekujve XV e XVI, nuk mund të shënohet me saktësi, pasiqë për një gjë të tillë, deri me sot, nuk është zbuluar asnjë dokument që mund të konfirmonte një gjë të tillë, por, as kronikat e shumta të kohës, nuk na japin një vit preçiz. Edhepse disa studiues, shënojnë vitin 1414, si vit të trupave stradiote, kur në një dokument venedikas përmendet për herë të parë termi Stradiot, ky fakt nuk është aq bindës, për shkak se edhe më herët, në shërbim të Vendikut, kishte ushtarë shqiptarë me kuaj, përkatësisht që nga viti 1402. Mendimi se stradiotët i ndeshim si reparte luftarake pas fushatës së Karlit VIII, është i gabuar, sepse, të dhënat më të reja qoftë nga burimet arkivore, qoftë nga studimi i literaturës së botura [kronikat e shumta dhe vëllimet e panumërta me dokumneta] na ofrojnë të dhëna të freskëta. Sipas këtyre burimeve, në vitin 1481, stradiotët përmendën në Friuli, pastaj në vitin 1487 në Dolomite, në luftën e Venedikut me Austriakët si dhe në betejën në mes Ludovikut të Zi dhe zviceranëve të Valezës. Natyrisht, tashmë është e njohur se është pikërisht fushata e Karlit VIII, ajo që nxjerr në pah, fuqinë dhe namin e stradiotëve shqiptarë, duke ndërkombëtarizuar rolin dhe ndikimin e tyre në shumë beteja, që jo në pak raste, ata kanë luftuar edhe kundër njëri tjetrit. Për bëmat e tyre, ne kemi të dhëna të shumta në territoret e Fancës, Spanjës, Gjermanisë, Vendeve të Ulta, Hungraisë, etj.

I kësaj periudhe është njëri prej figurave më të shquara stradiote, për të cilin janë shkruar vepra, monografi dhe studime të shumta, qoftë si komandat dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i betejave, qoftë si teoricien dhe njohës i jashtëzakonshëm i artit luftarak të kohës kur jetoi e veproi, pra, Gjergj Basta.

Emri i Gjergj Bastës është i nderuar, por, pothujase të barabartë me të, për nga trimërit dhe betejat janë edhe shumë emra stradiotësh shqiptarë. Pa dashur të bëjmë një listë të plotë të tyre, ne po përmendim vetëm disa nga më kryesorët, të cilët i citon në një studim të tij edhe at Zef Valentini. Këta janë: Ferrante Kastrioti (nip i Vrana Kontit), Alfons Kastrioti, Thedor Krisma, Adrian e Nikollë Muzaka, Theodor Bukali, Mërkur Bua, Manuel, Kostandin, Gjergj e Nikollë Bokali (martuar me motrën e gruas së Gj. K. Skënderbeut), Konstandin Araniti, Leonida dhe Françesk Maria ( të dy bijtë e Kostandin Aranitit), Theodor Bischietto, Gjin Golemi, Gjergj Karisesa, Gjon Sheqeri, Nikollë Masi i mbiquajtur Mëzi, Lazër Mati, Gjon dhe Engjell Lazër Mati, Dhimitër, Qezar e Gjergj Kapuçmadhi, Pjetër e Dhimitër Basta, Teodri nga Sparta, Pjetër Petani, Gjon Volasi, Nikollë, Lekë, Martin, Andrea, Teodro e Martin Peta, Aleks Bua, Gjergj Gërbeshi, Pjetër, Domenik, Vetor, Gjergj dhe Reposh Busikioti, etj.

Po kush ishte Gjergj Basta? Ai lindi më 30 janar të vitit 1544 në Roccaforzata, (atëher Rocca), provinca e Tarantos dhe vdiq më 26 gusht 1607 (rreth vitit të vdekjes ka disa paqartësi, sepse sipas disa të dhënave tjera, mund të ketë vdekur në vitin 1612 në Kurté /Belgjikë/?) në Vjenë. Duke qenë nga një familje fisnike shqiptare, i ati Dhimitri kishte lindur në Shqipërinë e Jugut, në qytezën e Basta, të cilën e kishin në zotërim dhe e cila ndodhej në mes të Butrintit dhe Sarandës. Si qytezë ishte ndërtuar nga venedikasit. Duke mos duruar pushtimin osman, ai me familje dhe disa bashkëqytetar fisnik ishte shpërngulur në provincën e Tarantos, pas vdekjse së Gjergj Kastritoit Skenderbut, më 1468, (ku gjyshi i Gjergj Bastës, Andrea Basta ishte bashkëluftëtar i heroit tonë kombëtar) si mercenar, kishte hyrë në shërbim ushtarak, në forcat kalorsiake të mbretit të Napolit. Sipas burimeve dokumentare dhe literaturës së shumtë për Gjergj Bastën e cila është botuar në gjuhë të ndryshme dhe mund të konsultohet, pos studimeve të veçanta edhe në shumë enciklopedi, fjalorë e leksikone biografike, studimet e para i mbaroi në Asti të Piemontes. Duke treguar zgjuarsi dhe aftësi të rralla në artin luftarak, dërgohet për studime të mëtejshme në akeminë ushtarake të Hollandës, ku tregoi rrezultate të shkëlqyera. 

Me të marrë pushtetin në Vendet e Ulta, miku i famlijes Basta, Aleksander Farnesi, e emron Gjergjin si komisar të përgjithëm të reparteve kalorsiake për tërë Vendet e Ulta, (viti 1580), pasiqë më parë, kishte qenë gjithashtu student në akademinë e A. Farnesit. Ndërsa në vitin 1579, Gjergj Basta ishte komand i një trupe (regjmenti) kalorësie prej 200 luftëtarësh të stërvitur mirë dhe të gjithë shqiptarë të ikur nga trojet shqiptare, në Itali.Gjatë kohës sa ishte komisar i përgjithshëm ai shumë herë me trupat e tija përballoi me sukses sulmet e bëra nga Henriku i Navarrës. Në vitin 1584 e gjejmë duke luftuar në rrethinat e Anversit (Holandë); ndërsa në vitin 1588, ishte ndër komandantët më meritor për fitoren famëmadhe të pushtimit të Bonit. Pjesmarrja ne beteja ishte e shpeshtë, në fronte shumë të vështira. Në vitin 1590 shkon në Farnezin të Francës, në ndihmë të Lidhjes Krishterë, duke korrur një fitore të shkëlqyer, kurse në vitin 1593 merr pjesë në fushatën e Manofeldit po në Francë. Pas vdekjes së mikut të tij, A. Farnesi, Gj. Basta duke vërejtur se nuk nderohej dhe respektohej ashtu siç e meritonte, nga ana e pushtetarëve spanjol, të Madridit, vendos të kaloi në shërbim të perandorisë Austro-Hungareze në vitin 1596, duke u vendosur me ushtarët e tij kryesisht shqiptar në zonën e Danubit. Fati deshi që të korrte fitore të shumta kundër ushtrive osmane, tatare, vllehe, transilvaneze dhe kundër protestantëve hungarez. Këto fitore i mundësuan që të kishte funksione shumë të larta, derisa u bë kryekomandant i ushtrisë së perandorisë Austro-Hungareze për Hungari e Transilvani dhe njëherit u emrua edhe guvernator i përgjithëshm për këto dy krahina, duke fituar edhe gradën më lartë të mundshme ushtarake, atë të gjenealit (generalisimus). Duhet cekur se kronikat e kohës, sidomos ato hungareze, ofrojnë të dhëna të shumta për luftërat e tij, ku pothuajse njëzëri pohohet se ishte njëri ndër komandantët më të njohur të kohës së tij. Por, gjithashtu në ato kronika, ka të dhëna tjera për shkatërrime të pamëshirshme të viseve të cilat i pushtoi, nga ushtarët e tij, të cilët, ishin mercenarë dhe pos shqiptarëve, në radhët e stradiotëve të tij, kishte edhe hungarez, italianë, grekë, sllavë, italianë, bohemë etj. 

Në fillim të shekullit XVII, i ftuar nga perandori gjerman Rudolfi II (1599-1605), Gjegj Basta, emrohet njëri prej komandantëve kryesorë përkrah Michaelit të Vllahisë, për Siebenbürgen (Hungari), pasiqë princi i këtij qyteti, Sigismund Barthóry, kishte prishur traktatin e lidhur me perandorin gjerman duke mos pranuar që territori i sundimit të tij, të jetë pjesë e perandorisë së Habsburgëve, por kërkonte autonomi dhe të njihej si një Provincë e vetme e administruar nga ai, ngase në një taktat të fsheht, fronin e Siebenbürgit, ia kishte premtuar kushërit të tij, kardinalit Andreas Barthóry-t. Në vitin 1599, Michaeli i Vllahisë, pushton Siebenbürgen dhe kështu bëhet kundërshtar i perandorit gjerman Rudolfit II dhe njëkohësisht edhe Gjegj Bastës, edhepse më parë ata ishin miq dhe kishin luftuar krah njëri tjetrit në disa beteja. Gj. Basta, armikun e tij të ri, Michaelin e Vllahisë, që kishte për aleat Sigismund Barthóry-n i mund në fushëbetejën e Mirislós-ë me 18 shtaor të vitit 1600. Pëkundër disfatës, pas një viti, Michaeli i Vllahisë, prap forcohet dhe më 3 gusht të vitit 1601 e sulom Gjergj Bastën. Ky i fundit, duke treguar mjeshtri të jashtëzakonshme dhe manevrime të suksesëshme, humbjen e kthen në fitore, duke e zënë të gjallë Michaelin e Vllahisë, të cilin po atë ditë e vret, dhe komandantin tjetër, armikun e vjetër Sigismund Barthóry-n i cili ishte aleatë me Michaelin e Vllahisë. Në këtë betejë, Gj. Bastës ju vranë 300 luftëtarë ndërsa armiqëve të tij rreth 10 mijë; ai si pre lufte mori 110 flamuj, 40 topa dhe shumë plaçka tjera të ushtrive të mundura armike. Pas vrasjes së Michael-it, Gjergj Basta arriti të bashkoi Moldavinë, Transilvaninë dhe Vllahinë nën perandorinë Austro-Hungareze. 

Duke ju shtuar nami si komandat i pathyeshëm i stradiotëve, me 1604, perandori gjerman Rudolfi II, e fton përsëri në ndihmë Gjergj Bastën me luftëtarët e tij, por kësaj radhe në luftë kundër perandorisë Osamne. Gjergji Basta udhëhoqi më shumë se 100 beteja në vende të ndryshme si: Spanjes, Flander, (Belgjike) Holandë, France, Gjermani, Hungari, Transilvani, Itali, etj. Për merita të shquara ushtarake duke qenë i pathyeshëm, ai arriti gradën e lartë ushtarake të gjeneralit (generalisimus). Perandori gjerman Rudolfi II (1599-1605), në vitin 1605 e emëroi “Kont të Perandorisë së Shenjtë Romake.” 

Pas një karriere shumë të sukseshme, ku njihte vetëm fitore, Gjergj Basta në fillim të vitin 1606 (fundi i janarit) tërhiqet nga jeta aktive ushtarake. Perandori e shpërbleu me prona të mëdha të Husit e Maramureshit të cilat më vonë i shkëmbeu me ato të Tropaut, për shkak të cilësisë dhe bonitetit më të lartë. Më parë, Gjergj Basta kishte blerë në vitin 1594 feudin e San Martinos dhe në vitin 1606, para se të largohej nga jeta aktive ushtarake, kishte blerë edhe feudin tjetër të Monteparanos.

Përkundët angazhimeve të shumta në fushëbeteja, ai gjeti kohë të merret me shkrime dhe krijime nga fusha e artit luftarak, duke botuar disa vepra. Por, si duket, ato më kryesoret i shkroi pasi u tërhoq nga jeta aktive ushtarake. Ne na janë të njohura tre nga ato, të cilat i kemi konsultuar në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit dhe atë Venedikut, Marciana. Veprat e Gj. Bastës, mund të quhet edhe traktate të artit luftarak. Ato mbajnë titujt: Il maestro di campo generale /Udhëheqësi i veprimeve të përgjithëshme luftarake/, botuar në Venedik, në vitin 1606; vepër kjo që çmohet shumë dhe sipas specialistëve të artit ushtarak cilësohet si “ungjill i vërtet i komandantit në luftë.” Është përkthyer në disa gjuhë dhe atë në: gjermanisht, frengjisht, dhe ribotuar dy herë në italisht; vepra e dytë është: Il governo della cavaleria leggiera /Drejtimi i kalorsisë së lehtë/. Botuar italisht, në Venedik, në vitin 1612. U përkthye në frengjisht tre herë radhazi në: Bruksel, Hanódhe Ruán, si dhe gjermanisht në Frankfurt dhe spanisht, Madrid. Në artin luftarak, kjo vepër konsiderohet si “rrgullorja” elementare mbi organizimin e kalorësisë së lehtë. Kjo vepër botohet post mortum nga ana e bashkëluftëtarëve të tij stradiot: Pjetër Armitatit dhe Jeronim Sirtorit, me disa plotësime nga botuesit. Pos rregullave themelore, autori, këtu lavdëron aftësitë e rralla të oficierëve shqiptarë, trimërinë e tyre dhe traditën luftarake, duke përmendur edhe fitoret e shkëlqyera të heroit tonë kombëtar Gjegj Kastriotit Skenderbut, si dhe komandantëve stradiotë: Gjin Golemit, Gjergj Karisesë dhe gjyshit (Andresë), të atit (Dhimitrit) dhe vëllait të tij Nikollës. Ndërsa vepra e tretë është: Del governo dell’artiglieria. /Mbi drejtimin e artilierisë/. Këto vepra, për shekuj me radhë u përdorën si tekste studimi në akademitë ushtarake të Evropës, duke u cilësuar si të shkëlqyera nga specialistë të fushave prëkatëse si: Gabriel Nodé (1600-1653); Pierr Baile (1647-1706); Zhan Sharlou-Folardi (1669-1752), etj.

Janë mjaftë interesante përshkrimet që i bëjnë biografët portetit dhe vetive të tija fizike, jo vetëm ata që kishin dëgjuar për të, por edhe të tjerë që e kishin njohur dhe takuar në shumë raste. Psh. C. Spontoni, i cili edhe e kishte takuar në Venedik, në veprën e tij: Historia della Transilvania, të botuar në Venedik më 1638, e përshkruan: nga pamja paraqitej i zymtë dhe i trishtuar, por pas bisedave me të, ndryshonte kjo përshtypje dhe ai ishte i dashur dhe shumë i qeshur, veçanërisht me bautat e tija të lezetçme për ndodhitë në fushëbeteja dhe atyre në jetën e përditshme. Ndërsa një autor tjetë, L. Crasso, në veprën e tij:  Elogi di capitan illustri, botuar poashtu në Venedik më 1683, shkuran: stradioti me origjinë shqiptare, Gjergj Basta kishte fëtyrë të plotë, me tipare të rrepta, hundë shqiponjë, sy të mëdhenjë, ishte shtatlartë dhe esmer, me gjymtyrë të shëndoshta dhe trup atleti; ishte sypatrembur në beteja, dhe mjeshtër i vërtet në përdorimin e armëve, i etur për fitore dhe lavdi. Shquhej si besimtar në fe, dhe ishte njeri i fjalës, armik i përbetuar i tradhëtisë dhe pabesisë, ishte i pakorruptueshëm dhe zemërohej lehtë, ishte shumë dyshues dhe kishte një shpirt hakmarrës dhe kishte shumë zili lavdinë e tjerëve, nuk përtonte kurrë të ishte i pari në betejë dhe të tërhiqej i fundit nga ajo.”

Me vlera të konsiderueshme janë dorëshkrimet dhe letërkëmbimet e Gjergj Bastës, një pjesë e mirë e të cilave ruhen të shpërndara në: Arkivin Sekret të Vatikanit; Bibliotekën Apostolike të Vatikanit; Arkvin e Qytetit të Venedikut; Bibliotekën Nacionale Qendrore Marciana të Venedikut; Bibliotekën Civico të Muzeut Korrer të Venedikut; Arkvin Shtetëror Hungarez; Bibliotekën Kombëtare Szecheny të Budapestit, Bibliotekën Kombëtare të Vjenës, Bibliotekën Nacionale të Katalunjës, etj. Botimi i tyre, pas një studimi dhe shqyrtimi kritik, do të plotësonte këtë figurë të shquar të artit luftarak, jo vetëm si pjesmarrës të drejtëpëdrejtë në fushëbeteja, por edhe në teorinë e artit ushtarak, veçanërisht për fusha të kalorësisë së lehtë, drejtimin e betejave dhe artilierisë, në mesjetë, duke nxjerrë në dritë ngjajshmëritë dhe shembujt e luftëtarëve dhe komandantëve të tjerë shqiptarë, që i kanë shërbyer Gjergj Bastës në veprat e tija në dorëshkrim.

Filed Under: Featured Tagged With: Prof.Dr. Musa Ahmeti

FILMI “MBIJETESA DHE SHKOLLA” FITON ÇMIMIN E PUBLIKUT NË TIRANË

October 20, 2021 by s p

Dielli

Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla” i producentit dhe skenaristit Nuhi Bytyçi, me regji të Ilir Kabashit, drejtor të fotografisë Bekim Qyqalla, është shpërblyer me Çmimin e Publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit  Dea Open Film Festival, që u mbajt në Tiranë prej 15 – 19 tetor. Në fjalën e tij, producenti dhe skenaristi i fulmit, Nuhi Bytyçi fuke falënderuar publikun tiranas që e vlerësoi lartë filmin “Mbijetesa dhe shkolla” theksoi se këtë shpërblim ua dedikon nxënësve dhe arsimtarëve që mbajtën mësimin në rrethana lufte në malet e Kosovës dhe luftëtarëve tē lirisē së Kosovës. Regjisori i filmit Ilir Kabashi tha se “e kam shijuar këtë festival dhe më ka.përmbushur shpirtërisht. Çmimi veçse është krem mbi tortê. E falênderoj drejtiren artistike  znj.Mirela Oktrova,  themuesin e drejtorin e festivalit z.Edmond Topin dhe gjithē stafin. Po ashtu jurinë dhe publikun për pritjen dhe vlerësimet e larta per filmin tonë. Uroj që festivali të ketë jetë të gjatë dhe suksese”. Në rrugëtimin e tij, për filmin dokumentar “Mbijetesa dhe Shkolla” ky eshte cmimi i 12-të. Të rikujtojmë edhe një herë se ky projekt është financuar nga QKK-Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është mbështetur nga Komuna e Prishtinës.

Filed Under: Kulture

A E SHPËTON KUVENDI KOMBËTAR PARTINË DEMOKRATIKE?

October 20, 2021 by s p

Nga Agustin Mirakaj*

*Ky shkrim është një qëndrim personal i autorit dhe nuk përfaqëson qendrimin dhe opinionin zyrtar të Federatës Vatra dhe linjën editoriale të gazetës Dielli.

Qëndrestarët për liri, votë të lirë dhe demokraci do të mbeten të pathyeshëm përgjithmonë ndaj pazarxhinjve të lirisë dhe vlerave tona të përbashkëta. Çdo demokrat distancohet sot nga autoritarizmi dhe njëanshmëria e kundraligjshme e kryeademokratit Basha në përfaqësimin e vlerave dhe në opozitarizmin e tij. Në tetë vite opozitë Basha na ka sjellur nga njëra humbje në tjetrën, ndaj sot, më shumë se kurrë nevojitet mbledhja e Kuvendit Kombëtar që të marrë vendim për vazhdimin në serinë e humbjeve apo rifillimin e ri të një opozite reale dhe pastrimin e Partisë Demokratike nga humbësit e njëpasnjëshëm, pazarxhinjtë dhe minuesit e vendimmarrjes demokratike në PD. Duke parë nga afër se çfarë po ndodh mund të them me besim të plotë se Partia Demokratike është drejt shkatërrimit nëse nuk u kthehet forumeve të partisë për të marrë vendime që përcaktojnë të ardhmen e partisë demokratike. Gjendja politike, sociale dhe ekonomike në Shqipëri është alarmante. Demokracia në pushtet dhe në opozitë, është marrë peng. Sot Partia Demokratike është përpara një kolapsi ku forca të errëta duan ta shkatërrojnë atë. Dhe kjo nuk është e rastësishme sepse partia punes, pra neokomunistët rilindas, në bashkëpumin me të infiltruarit e vet po bëjnë të pamundurën për asgjësimin e opozitës shqiptare. A do e lejoni ju këtë që të ndodhë? Unë besoj se jo, sepse forca jonë është më e madhe sepse populli është me ne. PD sot është kthyer në një çetë servilësh dhe të paaftësh që i servilosen kryetarit pë të mbajtur pozitat në seli dhe popullin fatkeqësisht në opozitë pa një perspektivë konkrete. Urgjenca e mbledhjes se Kuvendit Kombëtar është shpëtimi i Partisë Demokratike nga pazaret me neokomunistët në pushtet, me autoritarizmin në opozitë. Çdo vendimmarrje duhet të burojë nga Kuvendi Kombëtar ku çdo demokrat duhet ta thotë fjalën e tij. Ky Kuvend është bashkësi e qindra e mijërave mendime, kontribute dhe vlera, për të çuar përpara Partinë Demokratike. Kuvendi Kombëtar do të ndajë një herë e përgjithmonë se demokratët do të shkojnë me Berishën dhe të drejtën e tij që përfaqëson elektoratin dhe demokratët e vërtetë, apo me Bashën për të qëndruar në opozitë përjetë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Agustin Mirakaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT