• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2022

Requiescat in pace Dalip Greca! Pushofsh në paqe mik e koleg i çmuar!

May 18, 2022 by s p

Merita B. Mccormack/

Më 16 Maj 2022 , pasdite , Dalip Greca, shqiptaro-amerikani i dashur dhe i respektuar, babe, bir, gjysh e mik, gazetar e Vatran,  u nda nga kjo jetë dhe la pas të hidhëruar bashkëshorten e tij të dashur Xhemilen, femijet, familjarët, të afërmit dhe miqësinë e shoqërinë e tij. Në mes atyre që janë më së shumti të pikëlluar në komunitetin shqiptar në SHBA janë Vatranët që e njohën Dalipin nga afër dhe punuan me të për mëse një dekadë. Ikja e tij brenda disa ditësh nga momenti i mos ndjerjes mire fizikisht te premten ne darke me 13 maj e deri më momentin fatal te se henes qe porsa kaloi është e dhimbshme dhe shokuese. Por me shpresën në Zot për paqe e në botën e amëshuar , ne lutemi që shpirti i Dalipit të jetë me Zotin, në mbretërinë e tij, rrethuar nga engjëjt dhe nga ata që Zoti i ka marrë para nesh dhe ju ka dhuruar
paqe e mëshirën e tij hyjnore.


I dhëntë Zoti Xhemiles, Elisabetës, Almës, Dorjanit e familjeve të tyre  forcë e kurajo këto ditë e gjithmonë.

Do doja , si për nderim, të kujtoj disa momente që më kanë mbetur në kujtesë nga njohja dhe bashkëpunimi me Dalipin. Kur Gazeta Illyria kishte për Kryeredaktor  shkrimtarin dhe humoristin
 Pëllumb Kulla, per shkak të lidhjes së gjakut me te , merrja gazetën dhe e lexoja me kërshëri. Kur filloi Dalipi dhe Rubeni punën aty, gazeta mori një hov të madh dhe u shtuan materialet dhe  cilësia dhe një ditë i shkrova Dalipit, me ndrojtje dhe pa pritshmëri botimi, nëse mund të botonte një kronikë që e kisha shkruar vite më parë nga udhëtimi im për Krishtlindje në Afrikën e Jugut. Ishte vlerësimi dhe inkurajimi i tij që jo vetëm e mirëpriti kronikën por më nxiti të dërgoja shkrime të tjera. Unë u ndjeva e mirëpritur dhe plot dashuri e respekt njerëzor nga Dalipi. Ky bashkëpunim zgjati shumë vite tek Illyria dhe kur Dalipi mbajti kumtesën tek 100 vjetori i Diellit , në Qershor 2009, duke ditur sa e donte dhe e respektonte ai Diellin unë morra guximin ti them : “Dalip Dielli ka nevojë për ndihnon tënde, nëse ke mundësi ti bësh të dyja punët, tek Illyria dhe
Dielli “ Eja edhe tek Dielli” .

Kjo ishte një në një milion shans se Dalipi ishte mirë e bukur tek Illyria. Por si na dhimbsej ne Vatranlce mos botimi i përkohshëm I Diellit ashtu ju dhimbs dhe Dalipit . Kështu vendosëm që me kumtesat e asaj Konference për 100 Vjetorin e Diellit të botonim një bumër të Diellit e të dilte ku rë dilte! I mblidha të gjitha kumtesat në letër e ja dhashë kreeëve të Vatrës dhe Dalipit. Kjo në fakt shënoi  rimëkëmbjen e ribotimin e “Diellit”, numrin e pare të shekullit të dytë Diellor pra!

Jo më pak shumë se disa ditë , një mbrëmje vonë unë marr telefonatë nga  familja  Greca  ku mu komunikua që Dalipi është gati të angazhohet në Diell. Pa pritur shumë, i telefonova dhe ndoshta e zgjova të ndjerin Agim Karagjozin i cili u ngazëllye shumë dhe tha “Dalipi na ka ardhur si dhuratë nga qielli”. I ktheva telefonatën Dalipit, i komunikova mirëpritjen në Vatër  dhe
me keqardhje i tregova për rrogën  potenciale modeste që më tha Agimi dhe Dalipi me shumë devotshmëri e përkushtim pranoi e shërbeu për 12 + vite. Ishte një gëzim i madh për ne të gjithë dhe puna e Dalipit dha fryte të mëdha.

Përgjatë drejtimit të Diellit Dalipi nuk ishte thjesht kryeredaktor por edhe kontakti parësor më Vatër. Ai priti miq e regjistroi kronika të shpeshta me vizitorë të ndryshëm, pasuroi e regulloi bibliotekën, rriti lexueshmërinë e Diellit, i dha Vatrës zë e forcë, i shërbeu me ndershmëri e dinjitet, mbajti mbi supe barrë e përgjegjësi të mëdha dhe në momente kyçe ka mbrojtur gjithnjë interesin e Vatrës e të kombit . Shumë herë ka dalë në media shqipfolëse ku ka diskutuar çështje të rëndësishme dhe ka hedhur dritë mbi Vatrën dhe Diellin. Ka dokumentuar me orë të tëra aktivitete përmes kamerës dhe penës dhe ka qenë gjithnjë i dashur, i duruar dhe I superpërmbajtur. Ka qenë një njeri i rallë , një mentor profesional i saktë, një mik që shumëkush e ka quajtur vëlla. Dalipi simbolizon njeriun e papërtuar, emigrantin idealist që dha gjithçka kishte për kombin . Jam krenare që e njoha, punova me të dhe ndava me të të përbashktën
tonë Vatrën dhebshqiptatizmën. Pusho në paqe mik e vëlla!
Lamtumirë nga kjo botë Dalip!
Të mbajtë Zoti në pëllëmbë të dorës!
Lutu për ne mëkatarët e jetës mbi këtë tokë dhe na i bëj hallall
sikletet që të kemi krijuar.

Filed Under: Analiza

Vajtojmë njeriun fisnik e patriot Dalip Grecën

May 18, 2022 by s p

Ing. Viktor Mark Daragjati/


Vajtojmë humbjen e ish-redaktorit të Diellit Dalip Greca, i cili u nda nga jeta papritur. Nuk kam qenë shpesh pranë tij, por e kam respektuar pa masë dhe e kam lexuar me interesë. Unë i gjykoj njerëzit nga veprat dhe fjalët e tyre. Mjaftoi një shprehje e shkurtër e tij për të kuptuar dhe vlerësuar patriotizmin e tij, sinqeritetin dhe besnikërinë e tij. Me rastin e prezantimit të kujtimeve të Kol Bib Mirakajt, ai më tha: “Në familjen tonë askush nga ne nuk e përkrahte komunizmin”.Dalip Greca ishte aq modest sa ishte i aftë. Ai ishte një punëtor i palodhur. Ai e donte punën e tij në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan si redaktor i gazetës Dielli dhe si anëtar me ndikim i Vatrës. Ai ishte i respektuar nga diaspora e gjerë dhe në Shqipëri. Shkrimet e tij ishin të qarta, të rrjedhshme, asnjëherë përçarëse dhe megjithatë të drejtpërdrejta dhe të ndershme. Dalip Greca është shembull i gazetarisë së spikatur dhe objektive në një kohë kur servilizmi dhe partishmëria kanë kontaminuar një pjesë të madhe të shtypit shqiptar. Ndërsa të tjerët mund të meritojnë lëvdata për mbështetjen e organizatës Vatra në dekadat e fundit, si Agim Karagjozi dhe Gjon Leka, ishte kontributi i Dalip Grecës në Gazetën Dielli, gazetën më të vjetër shqiptare në botë, që i riktheu imazhin mbarëshqiptar Vatrës. përtej kufijve të Amerikës. Falenderojmë Dalip Grecën për angazhimin e tij altruist dhe të lavdërueshëm ndaj çështjes shqiptare. Ai na lë me një shembull të shkëlqyer të kontributit shoqërore, kulturore dhe politike që mund të arrijë gazetaria e ndershme. Puna e tij duhet të mblidhet në një libër për të shërbyer si një frymëzim i ndritshëm për të tjerët. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, komunitetit Vatra dhe gjithë bashkëqytetarëve shqiptarë që e respektuan vëllanë tonë Dalip Greca.

Filed Under: Histori Tagged With: dalip greca, viktor mark darragjati

U PREHËSH NË PAQE E PËRJETËSI DR. GJON BUCAJ

May 18, 2022 by s p

ASLLAN  BUSHATI/

Nëpërmjet njoftimit të familjes dhe VOA, mësuam se  më 15 maji 2022, u largu nga kjo jetë ish Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Bucaj. Ai lindi para 88 vitesh, në fshatin Arst të Pukës, në një familje me shumë tradita në mikpritje, bujari, pleqësi e burrëri, ku në krye të saj qëndronte i mirnjohuri i asaj krahine Mark Zogu. Gjoni pas kryerjes shkëlqyeshëm të shkollës bazë në fshat, me ndihmën e Ndoc Mirakës, u regjistru në shkollën unike  “Konvikti i Maleve” në Shkodër. Aty shkëlqeu në përparim në mësime, vecanërisht matematikë dhe histori. Në këtë periudhë një ndihmesë të madhe  i dha përsëri Familja Miraka e cila ishte bazike për ecurinë e tij.

Pas përfundimit të shkollës unike, u këthye në vendlindje i mbruajtur me ide atdhetare e antikomuniste. Por në këtë kohë rezistenca antikomuniste në veri, filloi të shuhej si nga mbeshtetja e pakët e perendimorëve dhe  minimi i jugosllavëve. Si për shumë të tjerë arratisja nga regjimi komunist u bë alternative e vetme edhe për Gjonin, të cilën e bëri realitet së bashku me familjen në vitin 1951. Në Jugosllavi pati trysninë e vazhdueshme të autoriteteve të atij vendi, vecanërisht të shërbimit sekret UDB. Megjithatë ai përfundoi gjimnazin në Prishtinë dhe u regjistru në Fakultetin e Mjeksisë në Shkup. Pa e përfunduar atë, u arratis për në Itali, ku kreu studimet e plota dhe u diplomu Doktor. Në Itali, me ndihmën e Kol Bibë Mirakës, u njoh me Ernest Koliqin, Familjen e Gjon Markagjonit e shumë shqiptarë të njohur. Në një mjedis burrash të mencur u armatos me më shumë dituri, për historinë, etninë dhe politikën. Kështu që në moshë të re u bë Nënkryetar i Blokut Kombëtar Indipendent (BIK), detyrë të cilën e mbajti deri në fillim të viteve 2000. Madje në zgjedhjet elektorale të vitit 1992 në Shqipëri (ku fitoi Partia Demokratike), mori pjesë në fushatë si i dërguar i BIK-së në përbërjë të të cilit ishin:  Gjon Bucaj Kryetar, Gjon Kadeli Nenkryetar dhe Viktor Daragjati anëtar, të cilët bënë thirrje që BIK të mbështestë PD-në.

Pas largimit nga Italia, u vendos në NY ku vazhdoi të punonte për BIK dhe Vatrën. Kur u themelu Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane  u bë edhe anëtar i saj, duke qenë i ingranuar në shërbim të ceshtjes Kombëtare në të tria organizatat njëherëshi. Në këtë periudhë, ai së bashku me familjarët e tij, doli  dhe foli në cdo demostratë (në NY e Uashington DC) duke mbështetur programet e Presidentit Rugova për clirimin e Kosovës.

Gjoni duke qenë  atdhetarë i spikatur, me punën e tij të virtytëshme, shpejt u bë shumë i mirnjohur në komunitetin shqiptaro amerikan sepse ai ishte i qetë, i matur e i urtë, fjalë pak e punë shumë për mërgatën shqiptare e për veprimtaritë në dobi të Kombit.

 Pas lënies së detyrës Kryetarit të Vatrës nga Zoti Agim Karagjozi, Dr. Gjoni (ish Nënkryetar) fillimisht u kooptu Kryetar i Vatrës dhe pastaj u rizgjodh  katër herë në këtë post deri në qershor 2017 ku u vetdorëheq. Në periudhën 2012- 2017 nën drejtimin e tij, Vatra u zgjeru me degë e antarësi të re, duke u bërë një zë më i fuqishën në SHBA dhe një forcë më gjeneruese e energjive kombëtare. U bënë aktivitete e veprimtari të spikatura si: akademi shkencore me rastin e 100 vjetorit të Vatrës, festimi i 100 vjetorit në NY, botime të rëndësishme, promovime librash e dokumentash të rëndësishme etj.

Me largimin nga kjo jetë të Dr.Gjon Bucaj, Vatra humbi ish drejtuesin e saj për shumë vite. Komunitetit shqiptaro amerikan humbi atdhetarin me karakter të fortë, burrin e urtë e të matur, intelektualin e sprovuar në luftën kundër komunizmit e shokun e mirë. Familja humbi njeriun më të dashur, i cili bëri cdo gjë që gjenerata pas tij  të jetojë mirë, të shkollohet e ti ketë dyert e jetës të hapura për veprimtari të dobishme në shërbim të vehtes e të Kombit.

U prehësh në paqe e përjetësi  Kryetari i Vatrës Dr, Gjon Bucaj (Nderi i Kombit). 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Gjon Bucaj

Mbaj zi për mikun tim, Dalip Greca

May 18, 2022 by s p

Ilir Ikonomi/

Ai ndihmoi shumë që gazeta Dielli të ruante vazhdimësinë për shumë vite dhe kjo nuk ka qenë punë e lehtë, sepse shpesh duhej çarë nëpër shtigje të panjohura. Dalipi kishte frymë atdhetare dhe përfaqësonte mjaft mirë opinionet në gjirin e Vatrës. Ai ishte i ekuilibruar, i kujdesshëm, korrekt dhe i zellshëm në punën editoriale, respektohej dhe ishte po aq i respektueshëm ndaj të tjerëve. Kam bashkëpunuar shumë herë me të. Më ka ndihmuar sa herë që kisha nevojë dhe unë e shihja ndihmën e tij si mjaft të sinqertë.Dalip Greca e studioi thellë veprimtarinë e Vatrës në vite, njihte mirë personalitetet e shquara të saj dhe ka shkruar mjaft për to. Nëse i mbledh shkrimet e tij, me to mund të bëhej një libër me vlerë, sepse ato janë fryt i kërkimeve të gjata nëpër faqet e Diellit dhe botimeve të tjera të historisë shqiptaro-amerikane.Me kohën harrohen shumë gjëra, por jo veprat e mira. Dalipi do të mbahet mend bashkë me punët e mira që bëri për kauzën e Vatrës, në gjurmët e editorëve paraardhës të saj.

Filed Under: Analiza Tagged With: dalip greca, Ilir Ikonomi

IKU DUKE SHKRUAR

May 18, 2022 by s p

Ruben Avxhiu/

Me Dalip Grecën kam punuar së pari në redaksinë e gazetës “Republika”, në Tiranë, në vitet 1998-1999. Me ftesë të botuesit të atëhershëm Ekrem Bardha, iu bashkuam gazetës “Illyria”, në New York, në korrikun e largët të vitit 1999. Që të dy, për arsye të ndryshme, nuk menduam se po vendoseshim përgjithmonë në SHBA. Mirëpo, Shqipëria kishte kaluar vitet më të rënda të tranzicionit, gati luftë civile dhe shembje totale e shtetit në 1997, prag luftë civile pas vrasjes së Azem Hajdarit në 1998, potencial për konflikt të ri edhe në Shqipëri, nëse NATO nuk ndërhynte në Kosovë, në 1999.Dy muaj pas mbërritjes në New York, morëm vendimin që të qendrojmë aty. Kam jetuar me Dalipin në një apartament për gati një vit në periudhën 1999-2000, përpara se të na vinin familjet përkatëse. Në gazetën “Illyria”, kemi punuar me zyrat apo tavolinat ngjitur filimisht në Bronx e pastaj në Manhattan, me ndonjë shkëputje nga 1999 në 2009.Edhe kur kaloi në gazetën “Dielli” kemi punuar bashkë sepse unë bëja faqosjen e “Diellit” që prej vitit 2004, me Anton Çefën dhe Agim Karagjozin.Dalipi ishte shumë punëtor dhe i pasionuar për gazetat ku punonte. Ishte pjesë e suksesit te “Republika”, “Illyria”, dhe sidomos te “Dielli”, ku punoi deri sa doli në pension.Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë në mërgim, solli familjen në SHBA dhe u dha një jetë të re. Për ta kjo humbje e parakohshme do të jetë veçanërisht e rëndë. Po ashtu do të jetë për miqtë e shumtë që bëri në atdhe dhe në komunitet.Ndoshta do të shkruaj në të ardhmen më shumë për aventurën tonë amerikane, nëse do të jetë mundësia. Ikja e Dalipit është nga ato ngjarje që na kujtojnë se sa i paparashikueshëm është fati i njeriut. Me prindër jetëgjatë, kujdesin për shëndetin, me praninë e tij të përhershme me shkrime e komente, Dalipi dukej shumë më i ri sesa mosha që kishte dhe të bënte të besoje se do të kishte një jetë të gjatë si ajo e prindërve të tij.Mirëpo, fundi vjen për këdo dhe shpesh jo atëhere kur e pret. Disa punë vijnë me më shumë stres se disa të tjera. Disa ngatyra njerëzore përfshihen më shumë emocionalisht se të tjerë e askush nuk e di se sa gjurmë lënë kthesat e jetës te secili prej nesh.Nuk ka dyshim se Dalipi kishte ende shumë për të dhënë, si e dëshmon edhe frekuenca në rritje e shkrimeve të javëve të fundit. Në një farë mënyre, iku duke shkruar. Tani do të pushojë i qetë.

Filed Under: ESSE Tagged With: dalip greca, Ruben Avxhiu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT