• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2022

Observatori i Prishtinës rihapet pas 35 vitesh

July 14, 2022 by s p

14 korrik 2022 – “Qielli nuk ka kufij, dhe ju inkurajoj të gjithëve që të ëndërroni gjëra të mëdha dhe që pasioni t’ju udhëheq në rrugën jetësore,” theksoi Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut, Znj. Caroline Ziadeh në fjalën e saj gjatë hapjes solemne historike të Observatorit të Prishtinës.

Më 13 korrik, një ditë pas qarkullimit nëpër botë të imazheve të bëra nga Teleskopi James Webb, Observatori i Prishtinës rihapi dyert për publikun pas më shumë se 35 vitesh. Ky revitalizim është rezultat i përpjekjeve të Klubit të Astronomëve të Kosovës (ACK), me përkrahje nga UNMIK-u dhe Komuna e Prishtinës.

PSSP Ziadeh theksoi se UNMIK-u ka nderin të përkrahë këtë projekt ambicioz. “Arti, shkenca dhe astronomia janë gjuhë universale, që lidhin njerëzit e të gjitha moshave, përkatësive dhe etniteteve dhe i bashkojnë ata në humanitetin e tyre. Shpresojmë se Observatori i Prishtinës do të shërbejë si qendër për rininë multietnike gjatë dekadave vijuese,” nënvizoi ajo.

Funksional për vetëm 10 vite pas hapjes më 1977, rihapja e Observatorit synon shtyrjen përpara të misionit të tij si një qendër e rëndësishme shkencore dhe arsimore dhe të shërbejë si vend për bashkëpunim në mes të komuniteteve të ndryshme.

Për më tepër, Kupola e Observimit posedon një mozaik të sistemit diellor, i punuar nga artistë prej të gjitha komuniteteve të Kosovës, prej pllakave të recikluara.

Kryetari i Prishtinës, Z. Përparim Rama tha në fjalën e tij, “Deri tash, anëtarët e ACK-së udhëtonin nëpër qytetet e Kosovës me teleskopët e tyre për të vizituar shkollat dhe për t’iu afruar pasionin e tyre komuniteteve,” tha ai. “Por, prej tash e tutje, Observatori do të shërbejë si adresë e vetme që ju mundëson të gjithëve të vijnë dhe të mësojnë nga ta.”

Në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara të Rinisë në Kosovë më 2019, ACK-ja fitoi një grant, duke organizuar Kampin e Astronomisë, i pari i llojit të tillë me komunitete të ndryshme, të quajtur “Nën Një Qiell”. Që nga viti i kaluar, si partner zyrtat implementues i UNMIK-ut, ACK-ja zhvilloi një varg aktivitetesh vetëdijësuese të astronomisë me rini, duke i njoftuar mbi 1,200 të rinj nga komunitete të ndryshme me mrekullitë e universit.

Duke rikujtuar fjalët e astronautit Neil Armstrong, Suhel Ahmeti, Drejtor i ACK-së, tha se përderisa hapja e Observatorit mund të duket hap i vogël për të pranishmit, është një hap i madh për Kosovën. “Një studim konkludoi se nëse fëmijët fillojnë të mësojnë për astronominë që nga mosha e hershme, ajo do të ketë ndikim pozitiv në jetën e tyre. Me teleskopin tonë diellor, atë të natës dhe materialet mësimore, shpresojmë që fëmijët dhe të rinjtë nga komunitetet e ndryshme do të vijnë këtu dhe të mësojnë!” theksoi ai.

Astronomët nga rajoni si dhe nga pjesët tjera të botës shprehën urimet e tyre për hapjen.

Filed Under: Kronike

Kur gratë betohen mbi kokën e njëra-tjetrës

July 14, 2022 by s p

Fikrije Salihu/

Që në ditët e para të një jete të re, një grua luan rolin më të rëndësishëm në realizimin e kësaj mrekullie, prandaj ka nevojë për dorën e një gruaje tjetër.

Askush si një grua nuk mund ta kuptoj një grua tjetër dhe ti ndihmoj si duhet, sado që përpiqet.

Çdo grua vjen nga një grua dhe askush më shumë se një grua mund të kuptojë dhimbjet dhe frymëzimet e një gruaje. Gratë vazhdojnë jetën e tyre duke e shumëzuar botën me gra. Edhe nëse nuk e vlerësojmë, e dimë shumë mirë se jeta fillon me gra dhe mbaron pa gra.

Të gjitha gratë, pa dallim, kanë historinë e tyre dhe asnjë histori nuk është më e vlefshme se tjetra, edhepse ato janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra.

Përvoja e secilës gruaje mund të na inspiroj në forma të ndryshme. Një grua e fuqishme mund ti bëj krenare të gjitha gratë në botë.

Asnjë grua nuk duhet lërë vetëm një grua të viktimizuar. Andaj mos ngurroni të mbështesni gratë e tjera. Mbështetni nënat, vajzat, motrat, apo miket tuaja.

Kur gratë i bashkojnë zërat e tyre dhe e vlerësojnë njëra-tjetrën hapur dhe pahile, edhe pjesa tjetër e botës bëhet më e qëndrueshme.

Çdo grua në botë duhet të mbështesë një grua tjetër për ekzistencën dhe përpjekjet e saj.

Një ditë bota do të jetë planeti më paqësor kur gratë mësojnë ta duan njëra-tjetrën ashtu siç e meritojmë.

Nuk është aspak e vështirë të heqësh qafe shprehjet negative. Të duash është shumë e thjeshtë. Të duam aq shumë sa negativitetit nuk i lëmë vend në mendjen tonë.

Asnjë frymë negative nuk do të na çojë përpara.

Mendimi pozitiv është ushqimi më i devotshëm drejt suksesit, qoftë individual apo kolektiv.

Ne grat kemi shumë punë për të bërë për të arritur sukseset që na presin çdo ditë. Suksesi i një gruaje të fortë është sukses i gjithë shoqërisë.

Suksesi i grave është shtylla më e fuqishme për jetën e një gruaje, cila do qoft ajo.

Është e drejtë të sillemi mirë me të tjerët, e kemi detyrë morale, familjare dhe shoqërore, andaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm me mënyrën e komunikimit. Ne duhet të mbështesim gratë këmbëngulëse që po përpiqen të çojnë gjërat e mira përpara.

Me gra fillon jeta, me gra fillon respekti dhe përkrahja. Dhjetra mbështesin njëra- tjetrën dhe qindra tjera refuzojnë të bëjnë të duhurën. Harrojeni këtë lloj shoqërie, se negativiteti nuk është princip i një gruaje përkrahëse.

Synimi për të cilin gratë duhet të përpiqen ose që duhet të arrijnë është të kenë suksese së bashku, drejt fitoreve të reja! Të zhvillohemi së bashku drejt një jete të re dhe të lumtur.

Çdo grua që takojmë ka përjetuar diçka për të cilën nuk kemi asnjë ide. Një prej tyre jemi edhe ne.

Sigurisht, ne bëjmë gabime, por këto gabime na mësojnë të jemi ata që jemi sot.

Asnjë grua nuk është përfekte, por gjatë rrugëtimit të jetës ne mësojmë dhe duhet të mësojmë përmes zhvillimit personal dhe profesional.

Nëse një grua sot nuk di diçka, bisedoni me të, hapni shpirtin tuaj dhe përpiquni ta drejtoni. Udhëzimet, por edhe kritika e mirëfilltë, duhet të jenë pjesë e secilit prej nesh. Më mirë një kritik e drejt, se një heshtje indiferente.

Një grua e mirë mbron një grua tjetër kur ajo mund të jetë në rrugën e gabuar, ose kur nuk është aty.

Ka qindra mijëra mënyra dhe forma të gabuara që praktikojm, kështu që një grua mbështetëse nuk duhet të lejojë që një grua tjetër të duket keq para grave të tjera.

Shpirtrat e bukur motivohen nga veprat e vogla, por me kuptim të madh. Kuptimi më i vlefshëm është ta vlersosh një grua, sepse kjo grua do të përcjell mesazhin tek një grua tjetër.

Aftësinë për të sjellë ndryshime pozitive e kemi dhurat nga Zoti, mjafton ta përdorim gjuhën e mirësis.

Kur gratë inkurajojnë dhe mbështesin njëra-tjetrën, burrat me siguri do të jenë më mirënjohës ndaj tyre.

Gratë duhet të qëndrojnë pranë njëra-tjetrës kur jeta përpiqet t’i hedhë në valë të ndryshme.

Le të ndihmojmë njëra-tjetrën kur kemi nevojë për ndihmë.

Le të gëzohemi së bashku për gëzimet dhe sukseset e njëra-tjetrës.

Përveç praktikimit në rrugët e mira për veten tonë, duhet të respektojmë dhe vlerësojmë njëra-tjetrën, të vlerësojmë punën, profesionin, apo përpjekjet e një gruaje tjetrër.

Jeta është më e lehtë dhe më e bukur kur ke një model grua, pavarësisht nëse është një punëtore dhe e suksesshme, apo një grua e thjeshtë ku mund të mbështetesh. Jeta bëhet edhe më e bukur kur ke një mike të ngushtë të cilës mund t’i hapësh zemrën dhe ke besimin e duhur tek ajo.

Të gjitha gratë që kërkojnë forcën e tyre të brendshme duhet t’i kushtojnë vëmendje zërit të tyre, për të kapur dhe kuptuar më mirë atë që thuhet. Gjithçka që duhet të bëni është të dëgjoni me vëmendje zërin e tyre.

Zëri i një gruaje nuk kumbon kot dhe nuk shuhet lehtë, andaj përcillni mesazhin e tyre.

Kur gratë betohen sukseset shumëfishohen!

Filed Under: ESSE Tagged With: fikrije salihu

Shoqata Shqiptaro-Amerikane vlerëson autoritetet më të larta në Policinë e Nju Jorkut

July 14, 2022 by s p

Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Zbatuesve të Ligjit (Albanian American Law Enforcement Association – AALEA) konfirmohet përsëri si organizata profesionale më e rëndësishme dhe aktive në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Në datën 12 korrik, AALEA organizoi një mbrëmje ekskluzive ku morën pjesë zyrtarët më të lartë të policisë dhe institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit.

Në eventin ekskluziv në Nju Xhersi, AALEA nderoi me një vlerësim tre figura të rëndësishme të fushës: Zëvendës Komisionerin e Parë në Policinë e Nju Jorkut z. Edward Caban; Shefin e Iniciativave Strategjike në Policinë e Nju Jorkut z. Isa Abbassi; dhe Kapelanin e Policisë së Nju Jorkut Imzot Robert Romano.

Çmimi i dhënë ndaj këtyre personaliteteve të jashtëzakonshme ishtë një shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për përkushtimin vetëmohues dhe përpjekjet e palodhura të tyre për të mbrojtur komunitetin e gjerë, por dhe për marrëdhënien e veçantë dhe miqësinë e tyre me komunitetin shqiptar në Nju Jork. Të ftuarit e nderit falenderuan AALEA për kontributin e organizatës në ndërtimin e urave të bashkëpunimit, si dhe shprehën vlerësimin maksimal për profesionalizmin, përkushtimin dhe patriotizmin e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Është për t’u theksuar interesi i madh për këtë event, sikurse shfaqet dhe nga prania e personaliteteve të ndryshme amerikane dhe zyrtarëve lokalë. Në fakt, në mbrëmje ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë së Cliffside Park Thomas Calabrese, Kryetari i Policisë së Cliffside Park Marc Marano,

Zvendes kryetari I sindkates se Detectivave te Nju Jorkut Paul E. Morrison përfaqësues të trupave shtetërore nga Nju Jorku dhe Nju Xhersi, si dhe drejtues të tjerë të lartë të policisë Federale së Nju Xhersit.

Një tjetër personalitet i pranishëm ishte z. Munr Kazmir, Zëvëndës Presidenti i Kongresit Hebre Amerikan, një prej organizatave më të vjetra, më përfaqësuese dhe më të rëndësishme të komunitetit hebre në Shtetet e Bashkuara.

Fjalën përshëndetëse të mbrëmjes e mbajtën Rreshtere Victoria Kusick dhe Kryetari i AALEA z. Elton Shametaj. Në fjalën e tj, z. Shametaj theksoi punën e jashtëzakonshme që po realizon organizata në konsolidimin e komunitetit shqiptar dhe në ndërtimin e lidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata me elitën amerikane në fushën e zbatimit të ligjit. Në këtë mënyrë, ajo është shndërruar në një motor i fuqishëm integrimi për shqiptaro-amerikanët, por edhe për promovimin e lidhjeve të ngushta të institucioneve amerikane me institucionet homologe në Shqipëri e Kosovë. Së shpejti, AALEA do të organizojë dhe vizitën e një delegacioni të nivelit të lartë të zyrtarëve amerikanë në Tiranë dhe në Prishtinë.

Në mënyrë të vazhdueshme, komuniteti shqiptar i zbatuesve të ligjit po konfirmohet si komuniteti profesional më i konsoliduar brenda komuniteti të gjerë shqiptaro-amerikan. Në muajt në vijim, AALEA ka planifikuar dhe një sërë aktivitetesh të tjera të rëndësishme.

Zyra e shtypit

Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Zbatuesve të Ligjit (AALEA)

Filed Under: Komunitet

NDËRRON JETË MUZIKOLOGU I TALENTUEM SIRRI XHELADIN RROJI

July 14, 2022 by s p

Sami Repishti, PhD./

Ridgefield, CT.-Ditën e Enjte, 7 korrik 2022, vdiq në Nju Jork figura e dallueme e muzikës në Shqipëri, Sirri Xheladin Rroji, muzikolog i talentuem. Dëshira e fundit e tij ishte të varrosej në trojet shqiptare pranë prindërve dhe të afërmëve të tij, krah gjyshit të tij ish Senatori Halit Rroji dhe prindërit Xheladin dhe Naxhije Rroji.

Sirriu lindi në Shkodër më 30 Nandor 1933, në një familje elitare të qytetit të Shkodrës. Familja Rroji gëzon respektin e shërbimit të kësaj familje për çështjen kombëtare shqiptare.

Patriarku i saj, i ndjeri Halit Rroji, shërbeu për 17 vjet pa ndërpremje si senator dhe deputet I qytetit te Shkodrës, prej vitit 1922- e deri më 7 prill 1939. Ai ka qenë nji figurë qendrore në Shkodër. Përbuzi pushtimin fashist të 1939-ës, dhe për rrjedhojë u internue me familje ne nji fshat te humbun te Italisë. Përkrahës besnik i regjimit monarkist të Mbretit Ahmet Zogu ai bashkë me djalin Xhevdet Rroji, ish krytar komuneje vuejten mizoritë e internimit fashist.

Me ramjen e fashizmit italian, të lodhun nga mosha e keqtrajtimi , u kthyne në Shqiperi dhe vetem mbas nji kohe të shkurte, Patriarku Halit Rroji vdiq i percjellun në varrezë nga nji masë e gjanë e popullit të Shkodrës.

Sirriu kreu studimet fillore dhe te mesme ne Shkodër , prane Liceut At Gjergj Fishta por u përjashtua nga regjimi komunist me motivacionin “për mospërputhje me vlerat e shtetit të ri socialist”. E përfundoi shkollën e mesme me korrespondencë në Tiranë ku jetoi me familjen Pilku me të cilën e lidhte një miqësi e vjetër familjare.

Por atmosfera politike e vendit me fitoren e P.K .Sh. u vështirësue dhe Sirriu bashkë me rininë studenteske shkodrane u ba objekt i survejimit nga ish Sigurimi i Shtetit dhe u kërcenue me burgosje dhe me arrestim. Pas përmbushjes së detyrimit ushtarak, familja Rroji u largue nga Shkodra dhe zuni vend në Tiranë, fillimisht në ish qytetin e nxënësit dhe më pas në një lagje tradicionale tiranase.

Gjatë kësaj kohe Syrriu i cili kishte mësue në ambjentet artistike të Shkodrës instrumentin e klarinetës dhe saksofonit mësoi në mënyrë autodidakte fagotin. Pasi kreu provën e hyrjes, pas ushtrisë u punësua si instrumentist pranë Bandës së Ushtrisë. Gjatë kësaj periudhe, ai kreu me korrespondencë studimet e nalta në histori e gjeografi pranë Univeristetit te Tiranës.

Ma vonë, me hapjen e Konservatorit të Tiranës (sot Instituti i Lartë i Arteve) ai u diplomue edhe si Dirigjent orkestre ne Konservatorin e Tiranës, nji profesion që ai e ushtroi me shumë pasion. Në këte drejtim ai zhvilloi aktivitet te dendun si Drejtues i Ansemblit të Ushtrisë dhe i Estradës së Ushtarit, si themelues e drejtues artistik i Shkollës Frymore të Ushtrisë, si Dirigjues i Festivalit të 8-të të R.T.Sh. dhe themlues i Bandës frymore të Tiranës. Në këto cilësi, ai fitoi çmimin Eurofanfare (1991) dhe drejtoi në koncertin final 23 fanfara europiane Hymnin e Evropës së Bashkueme.

Ka qene profesor i muzikës për shumë gjenerata muzikantësh shqiptarë dhe themelues i Ansambl-it Artistik “Tirana” me të cilin i dha jehonë nëpër botë kulturës, muzikës, etnografisë dhe valleve shqiptare.

Sirriu bashkë me bashkëshorten doktor Lumira Berati Rroji asht autor i librit “Orkestra Frymore e Tiranës : Nji Jetë mes Emocionesh.” (Botimet Onufri,2018) dhe fitues i disa çmimeve ndërkombëtare në Festivalet në Vilëfranshë dë Ruergë (Francë). Asht dekorue nga Ministria e Kulturës dhe e Mbrojtjes për kontributin e tij të çmueshëm për muzikën shqiptare.

Sirriu len mbrapa të shoqen, Lumira Berati Rroji, Doktoreshë e Shkencave, nga i biri Grid S. Rroji asistent profesor pranë Graduate of Center of CUNY, nga e bija Xheni Rroji, shefe kabineti e departmentit të teatrit dhe muzikës në Hunter College, nga motra Makbule Kumi dhe shumë miq, kolegë e të afërm.

Sirri Xh. Rroji që u nda nga kjo botë ka qenë kushërini im. Pushoftë në paqe!

Filed Under: Analiza Tagged With: Sami repishti

Ali Asllani Aristokrati i Lirikës shqiptare

July 13, 2022 by s p

Msc. Albert HABAZAJ, poet, studiues

përgjegjës i Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi” Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

Nderohet Ali Asllani në Universitetin Ismail Qemali, Vlorë

Në Bibliotekën Shkencore “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë u zhvillua një veprimtari nderimi për poetin Ali Asllani, i mbarënjohur si Princi i lirikës shqiptare. Organizatorë të aktivitetit ishin Biblioteka Universitare, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Ballkanistike, Departamenti i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, nën kujdesin e veçantë të Rektorit të universitetit, Prof. Dr. Roland Zisi, studiues me emër i letërsisë shqipe.

Të pranishëm në aktivitet ishin studiues të mirënjohur të Letërsisë shqipe, akademikë, përfaqësues të Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Ballkanistike, intelektualë të qytetit dhe shumë studentë të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë.

Aktiviteti kishte si kryefjalë jetën dhe veprën e Ali Asllanit, këtij personaliteti të shquar për kontributin që ka dhënë në favor të popullit të Vlorës dhe mbarë Shqipërisë.

Moderator i aktivitetit ishte poeti Albert Habazaj, përgjegjës i Bibliotekës Shkencore.

Në të gjitha referatet e mbajtura nga: regjisori i mirënjohur i TVSH, Ylli Pepo, prof. dr. Bardhosh Gaçe, përgjegjës i Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Ballkanistike, prof. as. Frosina Londo Qyrdeti, dr. Mariglena Meminaj, studiuesi dhe shkrimtari Gëzim Zilja dhe publicisti e veprimtari shoqëror Ahmet Demaj, u theksua fakti se veprimtaria e Ali Asllanit në vendin tonë, ishte shumë e gjerë, dhe në shumë fusha të jetës politike, diplomatike e shoqërore, kulturore – artistike dhe letrare.

Ali Asllani dha një ndihmesë të shquar dhe të pazëvendësueshëm, si intelektual dhe patriot, si pushtetar dhe diplomat, e në të gjitha këto fusha ku punoi la gjurmët dhe shembullin e tij, si drejtues me nivel të lartë e me ndërgjegje të pastër.

Referuesit ritheksuan faktin e pamohueshëm se, lidhja e madhe e krijimtarisë se Ali Asllanit me këngën popullore të Labërisë, gjithmonë do të përbëjë një nga karakteristikat themelore të poezisë së tij. Ai ka pirë ujë të kulluar në gurrën e pashtershme popullore të folklorit të Labërisë, por vlera e tij merr përmasa më të larta, se veç krijimtarisë së tij brilante, shumë poetë popullorë të mëpasëm, me emër të dëgjuar në këngën labe, kanë pirë ujë letrar në gurrën e kthjellët e të pasur me vitamina shpirtërore të xha Aliut. Ndërkohë, janë shumë poezi të tij që janë këngëzuar sipas stileve muzikore të grupeve të ndryshme të Labërisë, jo vetëm në Lumin e Vlorës, por edhe më gjerë, duke e zgjeruar atlasin poetik të Lirikut të madh lab hapësirave të larta të këngës popullore shqiptare, përditësuar edhe në muzikën tonë të lehtë.

E veçanta e kësaj veprimtarie, në kuadër të 140 vjetorit të lindjes së Poetit dhe 80 vjetorit të poezisë “Hakërrim” ishte shfaqja e premierës së programit dokumentar “Ali Asllani, poeti i madh i Labërisë”, kushtuar Ali Asllanit, personalitet i shquar i Letërsisë Shqipe. Ky film dokumentar ishte një këndvështrim kulturor-artistik ndryshe i treshes realizuese, me skenar të Valentina Hysit, drejtor fotografie Xhemal Reçi dhe regjisor Ylli Pepo, ku 6 aktorë kërkojnë 1 poet, me pjesëmarrjen e 6 aktorëve tanë të njohur: Reshat Arbana, Mirush Kabashi, Pajazit Murtishi (strugan), Bujar Asqeriu, Sokol Angjeli, Gazmend Paja, si dhe të kantautorit gjakovar Artan Bakija me një kompozim të ri të një poezie të xha Aliut.

Ekskluzive në këtë film dokumentar ishte intervista e pa transmetuar më parë e të madhit Dritëro Agolli për Ali Asllanin, mundësuar në vitin 2010, realizuar nga mjeshtri Xhemal Reçi.

Programi u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Për grupin realizues qe një e papritur e këndshme fakti që Grupi i Vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”, dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri”, që me këngën “Me vargje meraku”, kushtuar lirikut kombëtar Ali Asllani,  kanë bërë një realizim të mrekullueshëm dhe të merituar, kushtuar lirikut kombëtar Ali Asllani: “Eja xha Ali/ takohu me miqtë,/ pastaj, ti e di/ shpërfilli të liqtë./ Eja dhe gostiti/ vet’ nga dora jote, /me ca këngë shpirti/ porsi mjaltë zoge!…/ Si lule zambaku/ me vargje meraku … Këngë për Ali Asllanin,  teksti Albert Habazaj, marrëse Liljana Rrapi Kapaj, kthyese Shpresa Kapo Çelaj, hedhëse Vito Shiroku Vera, mbushin këngën (bëjnë iso): Antoneta Goxho Mehmetaj, Liri Gaçe Shkurtaj, Meme Ribaj Habazaj, Evgjeni Habili Seferaj, Fatmira Hodo Skendaj, Lavdie Goxho Xhakaj, Hava Çelaj Muçaj, audio Artur Dhamo “Mjeshtër i Madh”, Vlorë, 01.05.2018; video Eden3 Tv, Qershiza, Tërbaç, 29 qershor 2019, hedhur dhe You Tube.

Filed Under: LETERSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 50
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT