• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2022

SH.B.A: Nji tentativë me përmbysë demokracinë. Faktori Trump!

July 9, 2022 by s p

Sami Repishti, PhD*/

Ridgefield,CT. – Me 8 qershor 2022, nji Komision Kombëtar Special, i autorizuem nga Dhoma e Perfaqsuesve (Parlamenti) me nandë anëtarë nga të dy partitë politike amerikane-demokratike dhe republikane- mbajti sesionin e parë publik. Komisioni Special krysohet nga Kongresmeni Ben Thompson (D.Missisipi). 

    Qellimi i nji inisiative të këtillë ka qenë, dhe mbetet, sqarimi i veprimeve jo-ligjore në datën 6 janar 2021 që ish-presidenti Donald J. Trump ndermori me diskreditue sistemin e zgjedhjeve elektorale të lira presidenciale të nandorit 2020, dhe përfundimin e tyne me humbjen-diferencë të madhe prej 7+(shtatë-plus) miljonë vota ma pak për ish presidentin D.J.Trump dhe fitoren e kandidatit demokrat të ish nen-presidentit demokrat Joseph J. Biden JR, për postin e  presidentit të Republikës Amerikane. 

   I paknaqun me këto zhvillime, ish presidenti Trump shkeli traditën 238 vjeçare të transferimit normalisht të pushtetit në mënyrë paqësore, me pranimin publik të rezultateve. Z. Trump deklaroi se votimet ishin të padrejta, të manipulueme, të vjedhuna e të tjetërsueme; prandej të pavlefëshme. 

   Karakteristika dalluese e këtyne votimeve ka qenë organizimi korrekt, rregjistrimi, zhvillimi i lirë, numërimi i tyne pa incidente, kontrolli nga përfaqsues zyrtarë të dy partive politike, si dhe deklarimi publik e zyrtar i rezultatit. Kërkesat e Z. Trump kanë nji karakteristikë të përbashkët: mungesën e provave, akte të pakonfirmueme, dhe mashtrime të qellimëshme –  të njohuna me sloganin “the Big Lie” (gënjeshtra e madhe), dhe rrëzimin e të gjitha kërkesave të tia nga Gjykatat e Apelimit. 

   Me 5 janar 2021, djali i ish Presidentit Trump, Donald Trump Jr.ka tekstue për shefin e personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës, nji plan: si  krijohet mundësia që babaj i  tij të  qendronte në fuqi edhe katër vjet të tjera si president mbas numrimit të votave. Ky mesazh kërkonte që ndjekësit e Z.Trump të krijojshin nji situatë ku thuhej se asnjeni kandidat kishte fitue, dhe se vendimi mbetej në duert e Dhomës së Përfaqsuesve. Në fakt, plani ishte përgatitë nga këshilltari jo zyrtar (eminence grise!) Stephen K. Bannon, nji figure e njohun mirë për parimet e tia ultra-konservatore.

   Kjo taktikë kërkonte dy nderhymje ilegale;

   E para, N/Presidenti Mike Pence duhej të  shkelë Kushtetutën me 6 janar 2021, ditën kur votat e “Kolegjit Elektoral” , (organi që ka fjalën e fundit, simbas Kushtetutës Amerikane), numrohen, tue krijue kështu përshtypjen se e drejta e deklarimit të fituesit i kalon organeve legjislative të 50 shteteve. Këtu ish presidenti Trump do të përdoronte të gjitha manovrimet e tia me mohue votat e 83 miljonë votuesve per J. R.Biden, Jr. dhe me fitue Presidencën edhe katër vite të tjera.

   E dyta, me zgjedhë të gjithë anëtarët e ri të Kolegjit Elektoral nga elemente pro-Trump në  Asambletë e 50 shteteve dhe me sigurue kështu fitoren e tij. 

   Hapi i parë, presioni dhe kercënimet direkte mbi N/Presidentin Pence i cili refuzoi me zbatue urdhnin e Presidentit Trump “si i paligjëshëm”  tue shkelë Kushtetutën. Për këte qellim, me 6 janar 2021, ish presidenti Trump urdhnoi ndjeksit e tij me sulmue Kapitolin, ndertesa  e Parlamentit dhe fortesë e demokacisë. Demonstratorët luftuen me Policinë e Kapitolit për tri orë. N/Presidenti Pence dhe Zonja Nancy Pelosi, speaker e Parlamentit, u kercënuen me varje ne litar por ata shpëtuen. Nji strukturë prej druni me litar për varje u ngrit në oborrin e Kapitolit.

   Kush ashtë “fajtori”? Ligjërisht, “fajtor” ashtë ai që ban nji akt të keq, të denueshëm nga ligji dhe të kryem me qellime kriminale. Për 16 muej me rradhë, Komisoni Special ka mbledhë dokumentacionin e akteve të kryeme dhe tashti i  paraqet për njoftimin për qytetarët amerikanë. Ashtë opinioni i shumicës dërmuese të qytetarëve amerikanë se demonstruesët luftuen me Policinë e Kapitolit për tri orë me inkurajimin direkt të ish Presidentit Trump.

   Natyrisht, pyetja kryesore ashtë: Në se ish presidenti Trump deklarohet “fajtor” për aktet e tia dhe zhvillimet e rrjedhuna, ai mund të arrestohet, të gjykohet e të denohet? Kushtetuta amerikane konfirmon  se asnji qytetar qendron përmbi ligjin, tue përfshi kështu edhe Presidentin. Ndërkohë, drama në Kongres vijon….!

                                                *****

   Shtypi amerikan paraqet këte dramë politike si lufta e Trump-it me qendrue në zyrën presidenciale edhe mbas humbjes së thellë në votime. Për këte, Z.Trump kishte përkrahjen e nji turme lojale por të paedukueme politikisht, mbrenda dhe jashtë strukturës së Administratës. Kapitull mbas kapitulli drama u përsërit pa efekt, sepse organet gjyqsore refuzuen kërkesat për çvleftësimin e votimeve, dhe gjykatat federale përfunduen se ankesat ishin “ëithout merit” (pa meritë), si dhe aktet në esencë kishin elementë të nji “konspiracioni kriminel”, rrjedhimet e të cilit ishin damtimi i njenës nga shtyllat e demokracisë amerikane (zgjedhjet e lira dhe të drejta). Z. Trump shkoi aq larg sa që planifikoi mundësinë e përdorimit të forcave ushtarake të Departmentit të Homeland Security për konfiskimin e të gjitha kutive të votimit (sic!).

   Evidenca që konfirmon nji dramë të këtillë ashtë tronditëse! Z.Trump humbi kontrollin e duhun. Speakeri i Dhomës së Përfaqasuesve, Zonja Nancy Pelosi, e frikësueme nga sjellja e ish Presidentit kontaktoi Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosuna Amerikane, Gjeneralin Miller, dhe e këshilloi të konsultohet para se të veprojë me masa të jashtëzakonëshme me kërkesë të ish Presidentit….! Gjenerali Miller u pergjegj pozitivisht. 

( Kushtetuta amerikane cakton Speaker-in e Dhomës me marrë pozitën e Presidentit në rast emergjence për Presidentin dhe N/Presidentin) Manovrimet e Z. Trump morën nji drejtim absurd. Deklarata “Italogate” reklamonte pa asnji bazë se disa persona italianë  kanë përdorue  teknologjinë ushtarake me konvertue votat në maqinat e votimeve në SHBA. Ide të këtilla qarkullojshin në Shtëpinë e Bardhë, si sekuestrimi i të gjitha kutive të votimit, perdorimi i forcës ushtarake dhe invokimi i “ligjit martial”, përdorimi i reparteve ushtarake për qellime të caktueme etj. 

    “Marc Meadows, “shkruente gazeta The New York Times,” konfidon  për Këshillin e Shtepise se Bardh se (Presidenti) Trump mendon  (N/Presidenti) Pence ‘meriton’ të varet në litar” (21.VI.2022) Dëshmitarja Cassidy Hutchinson, Kryesekretare e Mark Meadoës, tha para Komisionit Special:” Më kujtohet Pat (Cipolloni, këshilltar legal i Presidentit Trump) që thonte diçka të këtillë”. Mark, duhet detyrimisht të  bajmë dikça. Åta (ndjeksit e ish-Presidentit Trump) kerkojnë që N/Presidenti (Pence) të varet në litar”; dhe shtoi:”… Mark (Meadoës) përgjigjet diçka si “ Ju e ndigjuet këte Pat. Ai (ish -Presidenti Trump) mendon se Mike (Pence) e meriton. Ai mendon se ata (ndjeksit) nuk e kanë gabim….”

     Këtu, ish presidenti Trump mohonte votat e 83 miljonë votuesve pro-Biden dhe “fitoren”: Presidencën edhe për katër vite tjera. Hapi i parë: me sulmue Kapitolin-ndertesa e Kongresit. Demonstratorët sulmuen Policinë për Mbrojtjen e Kapitolit për tri orë dhe shkaktuen shumë dame materiale.. Pesë viktima vdiqën. Ma shumë se 100 u plagosën, mbi 800 demonstrues u arrestuen dhe do të dalin para Gjyqit.

   Përforcimet policore ia dolën me zmbrapë demonstruesit që shkaktuen konfuzionin e madh dhe rreth 36 mijonë dame materiale. Por N/Presidenti Pence ia arriti me konvokue Mbledhjen Solemne dhe me lexue publikisht rezultatet e dhanuna nga Komisioni  Qendror i Votimeve: Z. Joseph R Biden, Jr. fitonte bindshëm me shumicë votash. Ky akt kushtetues  konfirmonte zgjedhjen e Z. Joseph R. Biden Jr. President i Amerikës.    

     Tentativa me vashdue në përpjekjet e rritjes së “’krimit të pengimit qellimisht  të njI procesi zyrtar” dhe konspiracioni me mashtrue Shtetet e Bashkueme deshtoi, me gjithë kundërshtimin e hapët të humbësit, Z. Trump, i cil fillloi, drejtoi dhe inkurajoi këte proces  revoltimi kundër Kushtetutës amerikane me fjalime të mbajtuna pubiikisht, dhe instruksione sekrete. Makina propagandistike e ish presidentit Trump prodhoi nji lum keqinformimesh për konfuzion të masave.

    Zyra legale e Shtëpisë së Bardhë  njoftoi shefin e personelit të Shtëpisë së Bardhë dhe përfaqsuesët republikanë të Kongresit se “…plani me përdorue ‘zgjedhje alternative’ për zgjedhjen e Presidentit nuk kishte “nji bazë legale të shëndoshë”; Z.Trump e përkrahsit e tij nuk e pranuen verdiktin. Mbetej  presioni mbi N/Presidentin Pence me vendosë arbitrarisht: me mohue legjitimitetin e votimeve të deklarueme me 6 janar 2021,  dita kur Kongresi do të mblidhej me konfirmue rezultatin e votimeve, akti final I zgjedhjes së Presidentit. Kur N/Presidenti Pence refuzoi kërkesën e ish Presidentit Trump, në  turmen e grumbullueme filluen thirrjet “Pence në litar!”, dhe “Ku ashtë Nancy Pelosi?” u rriten dhe  konfirmuen egërsinë e revoltës trumpiane .

    I dekurajuem, tue folë para përkrahësve, Z. Trump përsëriti:” Këto zgjedhje u vodhën…por ashtë koha me u shpërnda”…dhe”ne ju duem, ju jeni të veçantë per ne…”. Simbas nji deshmitari okular raporton gazeta The New York TImes , Z. Trump tha edhe ”…ndoshta Z, Pence duhet të varet në litar!…! ”E pabesueshme!    

    Përforcime policore dhe të ‘National Guard’ zmbrapsen demonstruesët agresivë. Asnji ushtar i  Forcave të Armatosuna u mobilizue për veprim. Amerikanët janë shumë të kujdesshëm mos me angazhue ushtrinë në probleme të mbrendshme që zakonisht janë “probleme” për Policinë dhe National Guard. Ndërkaq, në sallën e caktueme të Kapitolit, N/Presidenti kryesoi mbledhjen solemne të Kongresit (të dy Dhomat) dhe lexoi publikisht Raportin e Komisionit Qendror të Votimeve.  Kandidati Joseph R Biden Jr, u zgjodh President i Amerikës me shumice votash : Biden:306 vota; Trump:232 vota. Tentativa me vazhdue veprimtarinë anti-kushtetuese të pengimit te aktit zyrtar dhe konspiracioni me mashtrue 330 miljonë amerikaneë deshtoi përfundimisht!          

    Në edicionn e saj te 14 qershorit 2021, fletorja The Neë York Times pershkruen me hollësi qendrimin e ish-Presidentit Trump :”Pa interesim me u familjarizue me faktet”nji frazë e ish Prokurorit të Përgjithshëm, William Barr. Komisioni special që heton ngjarjet e 6 janarit 2021, “sulmi mbi Kapitolin”, shkruente gazeta, trajtoi me hollesi rastin kur ish Presidenti Trump krijoi, dhe pa nderpremje përhapi “gënjeshtren e madhe” sikur zgjedhjet  e vitit 2020 kanë qenë të vjedhuna në kurriz të tij tue marrë parasyshë evidencën përherë në rritje e të grumbullueme nga nji grup këshiltarësh.

    Komiteti special ashtë tashti në kërkim të zanafillës dhe  zhvillimit te asaj që ashtë përshkrue si “genjeshtra e madhe” (the Big Lie!) e Z.Trump. Ky kërkim nga deshmitë e gjata okulare të rregjistrueme,  zbulon si ish presidenti kundërshtonte këshillat e “ndihmësve” të tij, tue insistue se ai kishte  fitue “votimer e  nandorit 2020” para se të deklarohej përfundimisht numërimi nga Komisioni Qendror i Votimeve, si dhe u banë përpjekje me kundërshtue  humbjen e tij me argumente të pabesueshëm dhe pa nji bazë. Para nji situate të këtillë, Prokurori  Ë.Barr bani deklaratën e ma sipërme…”pa interesim me u familjarizue me faktet…”!                    

                                             *****

        Analisti me renome nderkombëtare, Thomas L. Friedman komentonte:” …realisht, nuk  ka as edhe nji dyshim se Trump bani përpjekje me përmbysë rezultatet e zgjedhjeve ligjore, dhe çdo gja deshtoi…Trump u inkurajue dhe bani perpjekje tue ndihmue nji sulm violent kundër Kongresit….Nuk ka personë të arsyeshëm që mohon se ajo që ngjau mbas zgjedhjeve të vitit 2020 ka qenë nji përpjekje për nji grusht shteti, dhe nji trathëti kundër çdo vlere që Amerika përfaqson….Veprimet e Trumpit janë shumë ma të damshme se çdo gja që nji tjetër President të ketë ba…Megjithate, 175 përfaqsues repubikanë në Dhomën e Përfaqsuesve votuen KUNDER formimit të nji komisioni kombëtar për hetimet e kryengritjes se 6 janarit (2020) dhe vetëm 35 në  FAVOR…! Pa dyshim, nji disfatë morale  historike për partinë republikane amerikane.

Politologu Richard L Hansen komentoi: “ish presidenti duhet të ndiqet penalisht per hir të mbrojtjes së demokracisë….Z.Trump çdo gja që bani në tanësi dhe në disa raste edhe në veçanti ka qenë kriminale! Analisti Bret Stephens shtoi:” Nuk shpresoj se (fanatikët republikanë) do të tregojnë ndjekësve : ‘Na ishim në rrugë të gabueme; na ngritëm në idhull nji njeri të gabuem. Por, mund të shohim nji lëvizje të qetë në anëtarsinë repubikane të largimit nga ky qendrim anormal që të mjaftojë për (eklipsimin e Trumpit)….

Qendrimet ekstra-egoiste të ish presidentit Trump kanë shkaktue ndasinë e thellë të shoqënisë amerikane. Åmerika ka nevojë për nji periudhë kohe kur të gjithë – jo vetëm nji parti!- të dedikohen në forcimin e idesë  së sherbimit për atdhe, patriotizëm të sinqertë, ku “partia”, “ideologjia” e “-izma” të tjerë zajnë vendin e dytë e të tretë në prioritetet e mbar kombit amerikan. Aleksander Hamilton në frazën e parë të The Federalist Papers, e percaktonte momentin kritik :”Këto janë kohë që vejnë në provë shpirtët tonë.”

    Që tashti, kanë fillue të krijohen shoqata amerikane dedikue lavrimit të idesë patriotike. Të gjitha kombet përjetojnë stuhitë e historisë së tyne. Ata mobilizohen, rezistojnë dhe fitojnë kur qytetarët mbahen të fortë në këto stuhi që na sjell fati, mbeten të fortë dhe marrin frymëzim nga pëshpëritjet e stërgjyshëve të tyne që kërkojnë ruejtjen e andrrës dhe kthimin e saj në realitet.

     “Z. Trump” shkruen Richard L.  Hansen” ka qenë i 45-ti president, dhe jo mbreti i parë amerikan; por në se na nuk përbuzim praktikën e tij, mbas-ardhësi president mund të shkojë edhe ma larg, dhe ma afër deklarimit të nji lloj pushteti absolut i cili do të ishte anti-teza e gjithëçkaje që na vlerësojmë sot me krenari si amerikanë.”

*Autori ashtë qytetar amerikan.

Filed Under: Analiza Tagged With: Sami repishti

Historical Perspectives – In The Conversation

July 9, 2022 by s p

Rafaela Prifti/

President Biden signed on Friday an executive order aimed at protecting access to abortion nationwide despite efforts by some states to outlaw or severely restrict it.

Council Member Marjorie Velasquez introduced legislation aiming to improve reproductive health care in the city. She has a personal appreciation for the issue now as Ms. Velasquez is starting her own family. The press release issued by her office states: “Following the Supreme Court’s opinion restricting reproductive care and accessibility, the Committee on Health and the Committee on Hospitals held a joint hearing to address the need for reproductive justice throughout New York City. I introduced legislation to make New York City a safe haven for families seeking care and advocated for a judicial protections for abortion providers. Our slate of legislation is a bold action to curb the maternal mortality rates and improve reproductive health care. As someone in the process of starting my family this is a very personal matter to me.”  Was the issue of reproductive care a non-personal matter in previous times particularly in the 19 century which seems to be the golden age with regard to the criminalization of abortion? What does history tell us about 19th century? 

In Dobbs v. Jackson Women’s Health Organization, Justice Samuel Alito wrote the decision overruling 50 years of constitutional protection of women’s right to get an abortion deploying arguments based on several historical precedents using the phrase “history and tradition” regularly. 

 “In 1803, the British Parliament made abortion a crime at all stages of pregnancy and authorized the imposition of severe punishment.”

“In this country during the 19th century, the vast majority of the States enacted statutes criminalizing abortion at all stages of pregnancy.”

By 1868, the year when the Fourteenth Amendment was ratified,” Justice Alito concludes, “three-quarters of the States, 28 out of 37, had enacted statutes making abortion a crime.”

Maurizio Valsania of the University of Torino writes that in Alito’s particular selection of historic facts, there is no reflection on what “historians consider a set of fundamental questions: Why was abortion eventually criminalized during that time? What was the broad cultural and intellectual context of that period? Is there something peculiar about the 19th century?” 

Valsania’s essay underscores the transformation of the historical circumstances that impacted women’s self determination two centuries ago.  Here is a summary of  his presentation:

As far as women’s bodies and abortion are concerned, the 19th century saw a decrease in the trust in, and power of, women themselves.

17th- and 18th-century legal authorities Edward Coke, Matthew Hale and William Blackstone had all advocated for or condoned abortion. They fretted only when the procedure was carried out after ” quickening” the moment when the mother realizes that the fetus moves in her womb, approximately the fourth month of pregnancy.

As a medical procedure, abortion was widespread in Colonial and 18th-century America. By using more or less safe techniques, midwives and medical practitioners performed many types of operations on their patients. The woman could easily die, of course; but when she sought an abortion, no social, legal or religious force would have blocked her.

Also, a woman could choose from many available remedies rather than have an operation. Derived from juniper bushes, “savin,” or Juniperis Sabina, was one of the most popular abortifacients. Other herbs and concoctions were similarly taken: pennyroyal, tansy, ergot, Seneca snakeroot or cotton root bark.

Benjamin Franklin inserted an abortion recipe in a popular textbook he republished in Philadelphia in 1748. He didn’t prompt any scandal.

The truth is that America’s founders, together with their contemporaries, had a rather democratic understanding of the female body. They believed that women, physiologically speaking, weren’t qualitatively different from men; the two sexes were equal and complementary.

Medical doctors argued that men’s and women’s composition was identical in essence – the only difference was anatomical. 

Just like the male, the female was thought of as fully in control of the workings of her physiology, including her sexuality especially when it came to procreation. The 18th-century woman was active and in control. 

And crucially, only she could detect whether quickening had taken place in her womb. Consequently, she could immediately tell whether terminating a pregnancy at a given time was acceptable. Or if it was a crime. 

In the 19th century the understanding of physiology and the mechanisms of the female body underwent a deep transformation. European and American doctors, now, saw women as essentially different from men. 

Women’s level of self-determination decreased accordingly. Suddenly, they were not only weaker or softer than men, but inherently passive, too. They were thus recast as pure, chaste and modest. Commendable women were virgins, wives, mothers. Or else they were prostitutes, nearly criminals, which reflects the Victorian dualistic mindset. 

Anti-abortion campaigns began in earnest in the mid-19th century. They were waged mostly by the American Medical Association, founded in 1847, and were fundamentally anti feminist. 

Anti-abortion campaigns were targeted against midwives and tried to discredit women’s firsthand experience of pregnancy. Male doctors claimed pregnancy as a medical terrain – a realm that belonged to them exclusively. Dr. Horatio R. Storer, the leader of the medical campaigns against abortion, described quickening as “a sensation.” In such a context, it could no longer be framed as the basis from where all moral, social and legal standards emerged.

In the Dobbs decision, Judge Alito says: “The Court finds that the right to abortion is not deeply rooted in the Nation’s history and tradition.” This is a historical fact: Protection of the right to abortion wasn’t around in America before Roe. The criminalization of abortion, the decentralization of the woman’s experience, plus the medicalization that led to that decision, are facets that belong to the long-gone 19th century. In order to find justification for the ruling, Judge Alito refers to two centuries ago without any reference to the 21th century we all live in. And when the US Constitution was ratified, women had much more autonomy over abortion decisions than during 19th century. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Rafaela Prifti

Kurban Bajrami, festë e sakrificës dhe begatisë shpirtërore

July 9, 2022 by s p

Endrit Himaj/

Në Islam ekzistojnë dy festime kryesore: Fitër Bajrami, që nënkupton përfundimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit; dhe Kurban Bajrami, i cili pason përfundimin e obligimit vjetor të Haxhit (peligrimazhit ne vendet e shejta)

Festimi i Kurban Bajramit është për të përkujtuar përkushtimin e Profetit Ibrahim ndaj Zotit te tij, dhe gatishmërinë e tij për të sakrifikuar djalin e tij, Ismailin. Pikërisht në pikën e sakrificës, Allahu e zëvendësoi Ismailin me një dash, i cili do të thertej në vend të djalit të tij. Ky urdhër nga Allahu ishte një provë e gatishmërisë dhe përkushtimit të Profetit Ibrahim për t’iu bindur urdhrit të Zotit të tij, pa diskutim. Prandaj, Kurban Bajrami do të thotë festë e sakrificës.

Në varësi të vendit, festimet e Kurban Bajramit mund të zgjasin diku nga dy deri në katër ditë. Akti i Kurbanit (therjes se kafshes) kryhet pas Namazit të Bajramit, i cili falet me xhemat (ne grup) në xhaminë më të afërt në mëngjesin e Bajramit.

Akti i Kurbanit konsiston në therjen e një kafshe si kurban për të shënuar këtë rast në përkujtim të sakrificës së Profetit Ibrahim për Allahun.

Kafsha e flijimit duhet të jetë dele, qengj, dhi, lopë, dem ose deve, mishi i Kurbanit duhet të ndahet në tri pjesë të barabarta; një e treta është për ate qe e pret Kurbanin dhe familjen e tij, një e treta është për miqtë, te afermit. dhe e treta e fundit duhet t’u dhurohet atyre në nevojë.

Tradicionalisht, dita kalohet duke festuar me familjen, miqtë dhe të dashurit, besimtaret veshin veshjet të reja ose më të mira dhe vizitojne njeri tjetrin duke dhene dhe dhurata.

Festat fetare tek ne, në vazhdimësi kanë kultivuar begatitë shpirtërore para atyre materiale, urtësinë para euforisë, drejtësinë para zullumit, paqen para konfliktit e dhunës dhe solidaritetin e bamirësinë para koprracisë, ndaj, ne lutemi dhe urojmë që edhe ky Bajram të jetë në frymën e tillë.

Duke ju uruar për festën e madhe të Kurban-Bajramit, lus Zotin për shëndet, mbarësi, begati, dashuri e harmoni per ju e familjet tuaja.familjet tuaja.

Filed Under: Politike Tagged With: endrit himaj

Gëzuar Kurban Bajramin, Zoti ua pranoftë Kurbanët dhe veprat e mira

July 9, 2022 by s p

Adnan Berbatovci

Imam i Xhamisë Shqiptare në Toronto/

Të nderuar Shqiptarë kudo që jeni.

Më lejoni që në emër të Xhamisë Shqiptare të Torontos, Kryesisë se saj dhe në emër tim të ju uroj festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin e Madhërishëm që kjo festë të na gjejë shëndosh e mirë në familjet tona, që mbarësia dhe lumturia të mbretërojë ndër ne kudo qofshim.

Kjo festë shënon kulmin e dashurisë së njeriut për Zotin Fuqiplotë, na kujton sakrificën e njërit prej Të Dërguarve të

zgjedhur të Zotit, Pejgamberin Ibrahim a. s i cili i shtyrë ndaj besnikërisë dhe dashurisë se madhe që kishte për të deshi ta sakrifikoi të birin e tij Ismailin. Detyra u përmbush, por rahmeti i Allahut xh sh e kurseu Ismailin nga sakrifikimi, duke e zëvendesuar atë me dhuratën e nje Kurbani si shenjë të shpërblimit për robërit e tij të sinqertë.

Kjo ngjarje në vete përmban sprovën e madhe, por njëkohësisht edhe shpërblimin e madh.

Prandaj therja e Kurbanit në ketë Bajram, qëllimin e ka që sofrat e besimtarëve dhe të të gjithë të varfërve pa dallim etniteti dhe feje të jenë të begatuara me të mirat e të madhit Zot.

Lutemi që mëshira e Zotit të na përfshijë të gjithëve, ta ruaj Shqipërinë tonë, dhe të na bashkojë zemrat dhe përpjekjet tona në të mirë e mbarësi.

Me fat e gëzim e kalofshim këtë festë të Kurban Bajramit, Zoti ua pranoftë Kurbanët dhe veprat e mira.

Filed Under: Kronike Tagged With: adnan berbatovci

VATRA URON BESIMTARËT MYSLIMANË: GËZUAR KURBAN BAJRAMIN

July 9, 2022 by s p

Të dashur bashkombas të besimit Islam

Më lejoni që në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, të familjes sime dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht: Gëzuar Kurban Bajramin. Kjo festë e shenjtë është festa e dashurisë, bindjes, sakrificës për Zotin dhe njëri-tjetrin. Lutemi për paqen në botë dhe begati e prosperitet për kombin tonë. Kjo festë e shenjtë në besimin Islam është një shenjë përshpirtshmërie dhe devotshmërie ndaj Zotit tonë fuqiplotë për të mirat që na ka dhënë dhe sprovat që na ka vënë. Kjo festë na fton të gjithë neve për vepra të mira dhe dedikimin e veçantë ndaj Krijuesit të gjithësisë. Vëllezër e motra shqiptarë, uroj ta kaloni bukur dhe gëzuar me familjen, të dashurit dhe miqtë tuaj këtë festë të madhe. Sonte më shumë se kurrë duhet të mendojmë për të sëmurët, të varfërit, të braktisurit dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen tonë, për ndihmën e vëmëndjen tonë, për dashurinë tonë. Kjo festë e madhe le të na afrojë sa më shumë me Zotin me njëri-tjetrin dhe kombin tonë.

Bekime, lumturi dhe shëndet në familjet tuaja të shenjta e vatrat tuaja të shtrenjta.

Me respekt e gëzim

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Opinion Tagged With: Elmi Berisha

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 50
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT