Adnan Berbatovci
Imam i Xhamisë Shqiptare në Toronto/
Të nderuar Shqiptarë kudo që jeni.
Më lejoni që në emër të Xhamisë Shqiptare të Torontos, Kryesisë se saj dhe në emër tim të ju uroj festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin e Madhërishëm që kjo festë të na gjejë shëndosh e mirë në familjet tona, që mbarësia dhe lumturia të mbretërojë ndër ne kudo qofshim.
Kjo festë shënon kulmin e dashurisë së njeriut për Zotin Fuqiplotë, na kujton sakrificën e njërit prej Të Dërguarve të
zgjedhur të Zotit, Pejgamberin Ibrahim a. s i cili i shtyrë ndaj besnikërisë dhe dashurisë se madhe që kishte për të deshi ta sakrifikoi të birin e tij Ismailin. Detyra u përmbush, por rahmeti i Allahut xh sh e kurseu Ismailin nga sakrifikimi, duke e zëvendesuar atë me dhuratën e nje Kurbani si shenjë të shpërblimit për robërit e tij të sinqertë.
Kjo ngjarje në vete përmban sprovën e madhe, por njëkohësisht edhe shpërblimin e madh.
Prandaj therja e Kurbanit në ketë Bajram, qëllimin e ka që sofrat e besimtarëve dhe të të gjithë të varfërve pa dallim etniteti dhe feje të jenë të begatuara me të mirat e të madhit Zot.
Lutemi që mëshira e Zotit të na përfshijë të gjithëve, ta ruaj Shqipërinë tonë, dhe të na bashkojë zemrat dhe përpjekjet tona në të mirë e mbarësi.
Me fat e gëzim e kalofshim këtë festë të Kurban Bajramit, Zoti ua pranoftë Kurbanët dhe veprat e mira.