• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2022

SH.B.A: Nji tentativë me përmbysë demokracinë. Faktori Trump!

November 16, 2022 by s p

Sami Repishti, PhD*

 Ridgefield,CT.-Me 8 qershor 2022, nji Komision Kombëtar Special, i autorizuem nga Dhoma e Perfaqsuesve (Parlamenti) me nandë anëtarë nga të dy partitë politike amerikane-demokratike dhe republikane- mbajti sesionin e parë publik. Komisioni Special krysohet nga Kongresmeni Ben Thompson (D.Missisipi). 

    Qellimi i nji inisiative të këtillë ka qenë, dhe mbetet, sqarimi i veprimeve jo-ligjore në datën 6 janar 2021 që ish-presidenti Donald J. Trump ndermori me diskreditue sistemin e zgjedhjeve elektorale të lira presidenciale të nandorit 2020, dhe përfundimin e tyne me humbjen-diferencë të madhe prej 7+(shtatë-plus) miljonë vota ma pak për ish presidentin D.J.Trump dhe fitoren e kandidatit demokrat të ish nen-presidentit demokrat Joseph J. Biden JR, për postin e  presidentit të Republikës Amerikane. 

   I paknaqun me këto zhvillime, ish presidenti Trump shkeli traditën 238 vjeçare të transferimit normalisht të pushtetit në mënyrë paqësore, me pranimin publik të rezultateve. Z. Trump deklaroi se votimet ishin të padrejta, të manipulueme, të vjedhuna e të tjetërsueme; prandej të pavlefëshme. 

   Karakteristika dalluese e këtyne votimeve ka qenë organizimi korrekt, rregjistrimi, zhvillimi i lirë, numërimi i tyne pa incidente, kontrolli nga përfaqsues zyrtarë të dy partive politike, si dhe deklarimi publik e zyrtar i rezultatit. Kërkesat e Z. Trump kanë nji karakteristikë të përbashkët: mungesën e provave, akte të pakonfirmueme, dhe mashtrime të qellimëshme –  të njohuna me sloganin “the Big Lie” (gënjeshtra e madhe), dhe rrëzimin e të gjitha kërkesave të tia nga Gjykatat e Apelimit. 

   Me 5 janar 2021, djali I ish Presidentit Trump, Donald Trump Jr.ka tekstue për shefin e personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, nji plan: si  krijohet mundësia që babaj i  tij të  qendronte në fuqi edhe katër vjet të tjera si president mbas numrimit të votave. Ky mesazh kërkonte që ndjekësit e Z.Trump të krijojshin nji situatë ku thuhej se asnjeni kandidat kishte fitue, dhe se vendimi mbetej në duert e Dhomës së Përfaqsuesve. Në fakt, plani ishte përgatitë nga këshilltari jo zyrtar (eminence grise!) Stephen K. Bannon, nji figure e njohun mirë për parimet e tia ultra-konservatore.

   Kjo taktikë kërkonte dy nderhymje ilegale;

   E para, N/Presidenti Mike Pence duhej të  shkelë Kushtetutën me 6 janar 2021, ditën kur votat e “Kolegjit Elektoral” , (organi që ka fjalën e fundit, simbas Kushtetutës Amerikane), numrohen, tue krijue kështu përshtypjen se e drejta e deklarimit të fituesit i kalon organeve legjislative të 50 shteteve. Këtu ish presidenti Trump do të përdoronte të gjitha manovrimet e tia me mohue votat e 83 miljonë votuesve per J. R.Biden, Jr. dhe me fitue Presidencën edhe katër vite të tjera.

   E dyta, me zgjedhë të gjithë anëtarët e ri të Kolegjit Elektoral nga elemente pro-Trump në  Asambletë e 50 shteteve dhe me sigurue kështu fitoren e tij. 

   Hapi I parë, presioni dhe kercënimet direkte mbi N/Presidentin Pence i cili refuzoi me zbatue urdhnin e Presidentit Trump “si i paligjëshëm”  tue shkelë Kushtetutën. Për këte qellim, me 6 janar 2021, ish presidenti Trump urdhnoi ndjeksit e tij me sulmue Kapitolin, ndertesa  e Parlamentit dhe fortesë e demokacisë. Demonstratorët luftuen me Policinë e Kapitolit për tri orë. N/Presidenti Pence dhe Zonja Nancy Pelosi, speaker e Parlamentit, u kercënuen me varje ne litar por ata shpëtuen. Nji strukturë prej druni me litar për varje u ngrit në oborrin e Kapitolit.

   Kush ashtë “fajtori”? Ligjërisht, “fajtor” ashtë ai që ban nji akt të keq, të denueshëm nga ligji dhe të kryem me qellime kriminale. Për 16 muej me rradhë, Komisoni Special ka mbledhë dokumentacionin e akteve të kryeme dhe tashti i  paraqet për njoftimin për qytetarët amerikanë. Ashtë opinioni i shumicës dërmuese të qytetarëve amerikanë se demonstruesët luftuen me Policinë e Kapitolit për tri orë me inkurajimin direkt të ish Presidentit Trump.

   Natyrisht, pyetja kryesore ashtë: Në se ish presidenti Trump deklarohet “fajtor” për aktet e tia dhe zhvillimet e rrjedhuna, ai mund të arrestohet, të gjykohet e të denohet? Kushtetuta amerikane konfirmon  se asnji qytetar qendron përmbi ligjin, tue përfshi kështu edhe Presidentin. Ndërkohë, drama në Kongres vijon….!

                                                *****

   Shtypi amerikan paraqet këte dramë politike si lufta e Trump-it me qendrue në zyrën presidenciale edhe mbas humbjes së thellë në votime. Për këte, Z.Trump kishte përkrahjen e nji turme lojale por të paedukueme politikisht, mbrenda dhe jashtë strukturës së Administratës. Kapitull mbas kapitulli drama u përsërit pa efekt, sepse organet gjyqsore refuzuen kërkesat për çvleftësimin e votimeve, dhe gjykatat federale përfunduen se ankesat ishin “without merit” (pa meritë), si dhe aktet në esencë kishin elementë të nji “konspiracioni kriminel”, rrjedhimet e të cilit ishin damtimi i njenës nga shtyllat e demokracisë amerikane (zgjedhjet e lira dhe të drejta). Z. Trump shkoi aq larg sa që planifikoi mundësinë e përdorimit të forcave ushtarake të Departmentit të Homeland Security për konfiskimin e të gjitha kutive të votimit (sic!).

   Evidenca që konfirmon nji dramë të këtillë ashtë tronditëse! Z.Trump humbi kontrollin e duhun. Speakeri i Dhomës së Përfaqasuesve, Zonja Nancy Pelosi, e frikësueme nga sjellja e ish Presidentit kontaktoi Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosuna Amerikane, Gjeneralin Miller, dhe e këshilloi të konsultohet para se të veprojë me masa të jashtëzakonëshme me kërkesë të ish Presidentit….! Gjenerali Miller u pergjegj pozitivisht. 

( Kushtetuta amerikane cakton Speaker-in e Dhomës me marrë pozitën e Presidentit në rast emergjence për Presidentin dhe N/Presidentin)    Manovrimet e Z. Trump morën nji drejtim absurd. Deklarata “Italogate” reklamonte pa asnji bazë se disa persona italianë  kanë përdorue  teknologjinë ushtarake me konvertue votat në maqinat e votimeve në SHBA. Ide të këtilla qarkullojshin në Shtëpinë e Bardhë, si sekuestrimi i të gjitha kutive të votimit, perdorimi i forcës ushtarake dhe invokimi i “ligjit martial”, përdorimi i reparteve ushtarake për qellime të caktueme etj. 

    “Marc Meadows, “shkruente gazeta The New York Times,” konfidon  pwr Kwshillin e ShtpIs s Bardh se (Presidenti) Trump mendon  (N/Presidenti) Pence ‘meriton’ tw varet nw litar” (21.VI.2022) Dwshmitarja Cassidy Hutchinson, Kryesekretare e Mark Meadows, tha para Komisionit Special:” Mw kujtohet Pat (Cipolloni, kwshilltar legal i Presidentit Trump) qw thonte diçka tw kwtillw”. Mark, duhet detyrimisht tw  bajmw dikça. Åta (ndjeksit e ish-Presidentit Trump) kerkojnw qw N/Presidenti (Pence) tw varet nw litar”; dhe shtoi:”… Mark (Meadows) pwrgjigjet diçka si “ Ju e ndigjuet kwte Pat. Ai (ish -Presidenti Trump) mendon se Mike (Pence) e meriton. Ai mendon se ata (ndjeksit) nuk e kanw gabim….”

     Kwtu, ish presidenti Trump mohonte votat e 83 miljonë votuesve pro-Biden dhe “fitoren”: Presidencën edhe për katër vite tjera. Hapi i parë: me sulmue Kapitolin-ndertesa e Kongresit. Demonstratorët sulmuen Policinë për Mbrojtjen e Kapitolit për tri orë dhe shkaktuen shumë dame  materiale.. Pesë viktima vdiqën. Ma shumë se 100 u plagosën, mbi 800 demonstrues u arrestuen dhe do të dalin para Gjyqit.

   Përforcimet policore ia dolën me zmbrapë demonstruesit që shkaktuen konfuzionin e madh dhe rreth 36 mijonë dame materiale. Por N/Presidenti Pence ia arriti me konvokue Mbledhjen Solemne dhe me lexue publikisht rezultatet e dhanuna nga Komisioni  Qendror i Votimeve: Z. Joseph R Biden, Jr. fitonte bindshëm me shumicë votash. Ky akt kushtetues  konfirmonte zgjedhjen e Z. Joseph R. Biden Jr. President i Amerikës.    

     Tentativa me vashdue në përpjekjet e rritjes së “’krimit të pengimit qellimisht  të njI procesi zyrtar” dhe konspiracioni me mashtrue Shtetet e Bashkueme deshtoi, me gjithë kundërshtimin e hapët të humbësit, Z. Trump, i cil fillloi, drejtoi dhe inkurajoi këte proces  revoltimi kundër Kushtetutës amerikane me fjalime të mbajtuna pubiikisht, dhe instruksione sekrete. Makina propagandistike e ish presidentit Trump prodhoi nji lum keqinformimesh për konfuzion të masave.

    Zyra legale e Shtëpisë së Bardhë  njoftoi shefin e personelit të Shtëpisë së Bardhë dhe përfaqsuesët republikanë të Kongresit se “…plani me përdorue ‘zgjedhje alternative’ për zgjedhjen e Presidentit nuk kishte “nji bazë legale të shëndoshë”; Z.Trump e përkrahsit e tij nuk e pranuen verdiktin. Mbetej  presioni mbi N/Presidentin Pence me vendosë arbitrarisht: me mohue legjitimitetin e votimeve të deklarueme me 6 janar 2021,  dita kur Kongresi do të mblidhej me konfirmue rezultatin e votimeve, akti final I zgjedhjes së Presidentit. Kur N/Presidenti Pence refuzoi kërkesën e ish Presidentit Trump, në  turmen e grumbullueme filluen thirrjet “Pence në litar!”, dhe “Ku ashtë Nancy Pelosi?” u rriten dhe  konfirmuen egërsinë e revoltës trumpiane .

    I dekurajuem, tue folë para përkrahësve, Z. Trump përsëriti:” Këto zgjedhje u vodhën…por ashtë koha me u shpërnda”…dhe”ne ju duem, ju jeni të veçantë per ne…”. Simbas nji deshmitari okular raporton gazeta The New York TImes , Z. Trump tha edhe ”…ndoshta Z, Pence duhet të varet në litar!…! ”E pabesueshme!    

    Përforcime policore dhe të ‘National Guard’ zmbrapsen demonstruesët agresivë. Asnji ushtar i  Forcave të Armatosuna u mobilizue për veprim. Amerikanët janë shumë të kujdesshëm mos me angazhue ushtrinë në probleme të mbrendshme që zakonisht janë “probleme” për Policinë dhe National Guard. Ndërkaq, në sallën e caktueme të Kapitolit, N/Presidenti kryesoi mbledhjen solemne të Kongresit (të dy Dhomat) dhe lexoi publikisht Raportin e Komisionit Qendror të Votimeve.  Kandidati Joseph R Biden Jr, u zgjodh President i Amerikës me shumice votash : Biden:306 vota; Trump:232 vota. Tentativa me vazhdue veprimtarinë anti-kushtetuese të pengimit te aktit zyrtar dhe konspiracioni me mashtrue 330 miljonë amerikaneë deshtoi përfundimisht!          

    Në edicionn e saj te 14 qershorit 2021, fletorja The New York Times pershkruen me hollësi qendrimin e ish-Presidentit Trump :”Pa interesim me u familjarizue me faktet”nji frazë e ish Prokurorit të Përgjithshëm, William Barr. Komisioni special që heton ngjarjet e 6 janarit 2021, “sulmi mbi Kapitolin”, shkruente gazeta, trajtoi me hollesi rastin kur ish Presidenti Trump krijoi, dhe pa nderpremje përhapi “gënjeshtren e madhe” sikur zgjedhjet  e vitit 2020 kanë qenë të vjedhuna në kurriz të tij tue marrë parasyshë evidencën përherë në rritje e të grumbullueme nga nji grup këshiltarësh.

    Komiteti special ashtë tashti në kërkim të zanafillës dhe  zhvillimit te asaj që ashtë përshkrue si “genjeshtra e madhe” (the Big Lie!) e Z.Trump. Ky kërkim nga deshmitë e gjata okulare të rregjistrueme,  zbulon si ish presidenti kundërshtonte këshillat e “ndihmësve” të tij, tue insistue se ai kishte  fitue “votimer e  nandorit 2020” para se të deklarohej përfundimisht numërimi nga Komisioni Qendror i Votimeve, si dhe u banë përpjekje me kundërshtue  humbjen e tij me argumente të pabesueshëm dhe pa nji bazë. Para nji situate të këtillë, Prokurori  W.Barr bani deklaratën e ma sipërme…”pa interesim me u familjarizue me faktet…”!                    

                                             *****

        Analisti me renome nderkombëtare, Thomas L. Friedman komentonte:” …realisht, nuk  ka as edhe nji dyshim se Trump bani përpjekje me përmbysë rezultatet e zgjedhjeve ligjore, dhe çdo gja deshtoi…Trump u inkurajue dhe bani perpjekje tue ndihmue nji sulm violent kundër Kongresit….Nuk ka personë të arsyeshëm që mohon se ajo që ngjau mbas zgjedhjeve të vitit 2020 ka qenë nji përpjekje për njI grusht shteti, dhe nji trathëti kundër çdo vlere që Amerika përfaqson….Veprimet e Trumpit janë shumë ma të damshme se çdo gja që njI tjetër President të ketë ba…Megjithate, 175 përfaqsues repubikanë në Dhomën e Përfaqsuesve votuen KUNDER formimit të nji komisioni kombëtar për hetimet e kryengritjes se 6 janarit (2020) dhe vetëm 35 në  FAVOR…! Pa dyshim, nji disfatë morale  historike për partinë republikane amerikane.

Politologu Richard L Hansen komentoi: “ish presidenti duhet të ndiqet penalisht per hir të mbrojtjes së demokracisë….Z.Trump çdo gja që bani në tanësi dhe në disa raste edhe në veçanti ka qenë kriminale! Analisti Bret Stephens shtoi:” Nuk shpresoj se (fanatikët republikanë) do të tregojnë ndjekësve : ‘Na ishim në rrugë të gabueme; na ngritëm në idhull nji njeri të gabuem. Por, mund të shohim nji lëvizje të qetë në anëtarsinë repubikane të largimit nga ky qendrim anormal që të mjaftojë për (eklipsimin e Trumpit)….

Qendrimet ekstra-egoiste të ish presidentit Trump kanë shkaktue ndasinë e thellë të shoqënisë amerikane. Åmerika ka nevojë për nji periudhë kohe kur të gjithë – jo vetëm nji parti!- të dedikohen në forcimin e idesë  së sherbimit për atdhe, patriotizëm të sinqertë, ku “partia”, “ideologjia” e “-izma” të tjerë zajnë vendin e dytë e të tretë në prioritetet e mbar kombit amerikan. Aleksander Hamilton në frazën e parë të The Federalist Papers, e percaktonte momentin kritik :”Këto janë kohë që vejnë në provë shpirtët tonë.”

    Që tashti, kanë fillue të krijohen shoqata amerikane dedikue lavrimit të idesë patriotike. Të gjitha kombet përjetojnë stuhitë e historisë së tyne. Ata mobilizohen, rezistojnë dhe fitojnë kur qytetarët mbahen të fortë në këto stuhi që na sjell fati, mbeten të fortë dhe marrin frymëzim nga pëshpëritjet e stërgjyshëve të tyne që kërkojnë ruejtjen e andrrës dhe kthimin e saj në realitet.

     “Z. Trump” shkruen Richard L.  Hansen” ka qenë i 45-ti president, dhe jo mbreti i parë amerikan; por në se na nuk përbuzim praktikën e tij, mbas-ardhësi president mund të shkojë edhe ma larg, dhe ma afër deklarimit të nji lloj pushteti absolut i cili do të ishte anti-teza e gjithëçkaje që na vlerësojmë sot me krenari si amerikanë.”

*Autori ashtë qytetar amerikan.

Filed Under: Analiza Tagged With: Sami repishti

Strategjia Shumëdimensionale e Vatrës i Parapriu Pavarësisë, Vizioni Mbarëkombëtar Nuk është Koncept i Ri

November 16, 2022 by s p

Dielli bisedoi me Dr. Ardiana Miçi, Lektore dhe Hulumtuese, Departamenti Histori – Gjeografi, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë

“…e bëmë Shqipërinë më vete, e bëmë kishën autoqefale shqiptare…të mirë a të ligë, por e bëmë…Ju mbetet të tjerëve ta çojnë më përpara.” Fan Noli

Dielli – Vizioni mbarëkombëtar nuk ështe koncept i ri në kohën e sotme por ishte i tillë për themeluesit e Vatrës të cilët hartuan një strategji shumëdimensionale në funksion të tij. Ju dhe Dr. Adelina Nexhipi keni qasje shumëplanëshe në trajtimin e kësaj teme në kontekstin e marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane. Ndërsa nismëtarët dhe themeluesit e Vatrës ishin diplomuar në shkolla prestigjioze evropiane dhe më pas kryen studime pasuniversitare edhe në Amerikë, ata nuk kishin ndonjë model paraprak të ndërtimit të shtetit përderisa në fillim të shekullit XX Shqipëria nuk e kishte krijuar shtetin e pavarur dhe vazhdonte të ishte pjesë e Perandorisë Osmane.

Shpallja e pavarësisë në 1912 dhe rikonfirmimi i saj në vitet 20 i paraprinë vendosjes së marrëdhënieve diplomatike shqiptaro amerikane në vitin 1922. Në të dy rastet Amerika ka luajtur një rol pozitiv në mbështetje të shqiptarëve, por kjo mbështeteje nuk erdhi vetevetiu, një komunitet i jashtëzakonshëm shqiptarësh i vendosur këtu punoi fort për ta arritur këtë. Megjithëse terreni i zgjimit kombëtar ekzistonte tek shqiptarët kohë më parë se të shpallej pavarësisa, arritja e saj u vështirësua nga mjaft faktorë krahasuar me popujt e tjerë të Ballkanit. Në një fjalim të vitit 1962, Fan Noli, me një artikulim sa të thjeshtë aq edhe të shkëlqyer shprehej se patriotizmi tek shqiptarët ishte krijuar qysh herët, mjafton të shohësh këngët popullore të shekujve XVIII dhe XIX të mbledhura nga Eftim Mitko tek “Bleta Shqiptare” në 1878. Dhe Noli citon më tej vargjet e këngës të Rapo Hekalit ku thuhet: “…pse lëfton a derëzi? As për mua, as për ti, por për gjithë Shqipëri”. Të mendosh që kjo këngë këndohej rreth viteve 1850. Noli argumenton pastaj se vetëdijësimi për Shqipërinë ishte në zemrat e mendjet e shqiptarëve shumë më herët,.. “ne vetëm e kanalizuam dhe e organizuan atë”, e bëmë Shqipërinë më vete, e bëmë kishën autoqefale shqiptare…të mirë a të ligë, por e bëmë – shprehet ai. “Ju mbetet të tjerëve ta çojnë më përpara…”. Fjalia e fundit është aktuale në çdo kohë, secilit brez i takon ta çojë më përpara atë që është arritur.

Dielli – Cilat ishin disa nga rrugët me të cilat figurat e kombit arritën atëherë ta sillnin çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare?

Një faktor me rëndësi ishte edukimi i tyre në shkolla prestigjioze në Turqi, Rumani, Greqi, Egjipt etj dhe ndonëse një pjesë e tyre ishte në administratën osmane e kishin të fortë ndjenjën kombëtare. Elementët më të përgatitur dhe më të aftë u vlerësuan nga bashkëatdhetarët të cilët ju besuan rolet më të rëndësishme në avancimin e çështjes kombëtare. Ata e kuptuan se politika evropiane e kohës nuk i mbështeste kërkesat e shqiptarëve për të bërë një shtet të tyre, ndërkohë që fqinjët kishin interesa territoriale, dhe vetë shqiptarët nuk kishin asnjë aleat të drejtpërdrejtë ndërkombëtar. Kolonitë shqiptare në Bullgari, Egjipt dhe sidomos Rumani kishin luajtur rol të rëndësishëm deri atëherë me organizimin e shqiptarëve, botimin e gazetave dhe librave ndërkohë që gjuha dhe shkollimi u ndalohej shqiptarëve në vendin e tyre. Koordinimi i kolonive midis tyre bënte të mundur që ato mos vepronin të izoluara nga njëra tjetra. Kombi kishte nevojë për njerëz të mençur dhe të zotë. Dhe kur një figurë spikaste në oratori dhe veprimtari, ata e ngrinin dhe e mbështesnin duke e vënë në kontakt me përfaqësues të tjerë të spikatur të kolonive. E p.sh thuhej, më në fund e njoha personalisht dikë…. për të cilin kisha dëgjuar të flitej. Pra kontaktet njerëzore kishin rëndësinë e tyre. Duke besuar se Amerika ishte vendi ku mund të gjenin përkrahje për lëvizjen kombëtare, elementët më të spikatur dhe të përgatitur u orientuan të vinin këtu, me synimin për të arritur mbështetjen amerikane nga brenda. Fan Noli erdhi në Amerikë në vitin 1906 pas njohjes me lëvizjen kombëtare në Egjipt, dhe i inkurajuar nga krijimi i shoqërisë “Mall i mëmëdheut” në Amerikë, ndërsa Sotir Peci dhe Petro Nini Luarasi kishin ardhur pak përpara tij dhe kishin filluar punën. Pas tyre erdhën dhe intelektualë e patriotë të tjerë. Është një treshe tipike “musketierësh” mund ta quajmë që do vendoste disa gurë themeli për lëvizjen kombëtare, ndërsa kishte vetëm një dekadë që shqiptarët e parë imigrantë vinin drejt Amerikës dhe po krijonin gradualisht diasporën shqiptare. Shumica e tyre hynin në Amerikë përmes Ellis Island. Shumë interesant është rasti i Petro Nini Luarasit, i cili pas hapjes së shkollave shqipe në Luaras dhe Kolonjë dhe drejtimit të Mësonjëtores së Parë Shqipe në vitet më të vështira, niset drejt Amerikës (1904). Teksa Petro Nini me bashkëudhëtarët etij i afroheshin brigjeve të Amerikës, ata diskutonin me njëri tjetrin se çfarë shtetësie do deklaronin tek nëpunësit e hyrjes meqë zyrtarisht i takonin Perandorisë Osmane. Ata vendosen të deklaroheshin shqiptarë pasi nuk dëshironin të regjistroheshin si turq. Sipas kujtimeve të mbajtura nga Guri Sevo, i cili ishte njëri prej tyre, ata i mbajtën edhe pesë ditë në Ellis Island për këtë arsye. Me këtë mënyrë u ngjiz fryma patriotike në kolonitë shqiptare të Amerikës. Rafaela, mendoj se ia vlen të shkojmë bashkë në Ellis Island për të gjetur ca gjurmë të Petros si edhe të gjyshërve tanë atje.Në atë kohë Amerika ishte konsoliduar si vend i ndërtuar me idealet demokratike dhe çfarë kishte rëndësi, në sferën politike nuk kishte interesa të drejpërdrejta ndaj Shqipërisë, në dallim nga fuqitë evropiane. Prandaj Adelina dhe unë si autore u orvatëm të hedhim dritë mbi kushtet historike dhe rrethanat e atëhershme për ta dhënë sa më të plotë tablonë e kohës në këtë vit jubilar të vendosjes së marrëdhënieve shqiptaro amerikane. Patriotët shqiptarë erdhën në Amerikë për të siguruar mbështjetjen amerikane dhe intuita e tyre intelektuale dhe mprehtësia politike që i orientoi drejt Amerikës nuk gaboi. Amerika u bë partneri më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm ndërkombëtar për shqiptarët.

Dielli – Po ndërsa e gjetën atmosferën të favorshme për aspiratat e tyre liridashëse, këta patriotë përballeshin me analfabetizmin dhe rezistencë nga grupe interesi që punonin për interesat e fuqive evropiane. Paralelisht me lobimin e politikanëve dhe të zyrtarëve amerikanë dhe mbledhjen e fondeve, ata kryenin shkollimin e emigrantëve shqiptarë, botimin e gazetave si pjesë integrale të edukimit kulturor por edhe vetëdijësimit kombëtar të kolonisë shqiptare këtu. Çfarë i orientonte ata në hartimin e një programi të tillë?

Figurat drejtuese mendonin se do gjenin kushte të favorshme për avancimin e interesave kombëtare në Amerikë. Përsa i përket zhvillimit kulturor dhe arsimor, shqiptarët jashtë vendit ishin më të lirë për ta bërë këtë sesa brenda, sidoqoftë patriotët duhet të punonin në të gjitha planet sepse kjo ishte e vetmja rrugë për të zgjidhur njëherë e mirë çështjen kombëtare. Për sa i takon komunitetit shqiptar në Amerikë, në pjesën më të madhe ata kishin ardhur këtu për arsyse ekonomike dhe shumë prej tyre nuk ishin të shkolluar. Duke e njohur këtë aspekt, organizatorët u orientuan së pari në hapjen e shoqërive. Petro Nini Luarasi punoi për të bashkuar shqiptarët duke ndihmuar në themelimin e shoqërive të para, “Pellazgu” dhe më pas “Malli i Mëmëdheut” në Jamestown, New York, të cilat luajtën një rol të madh në periudhën përpara themelimit të “Vatra”. Petro Nini vizitoi shumë koloni të shqiptarëve të Amerikës dhe me oratorinë e tij të njohur kërkonte t’i bashkonte ato për të mirën e lëvizjes kombëtare. Sotir Pecit ju besua detyra e hartimit të gazetës Kombi, për të cilën ai bënte çdo gjë vetë, ndërsa Noli do të dorëzohej prift për të kryer një detyrë me shumë rëndësi për kombin. Petro Nini vazhdoi të vizitonte dhe mobilizonte kolonitë në mbarë Amerikën derisa u kthye në atdhe. Ishte si një pelegrin, që çfarë fitonte e harxhonte për çështjen kombëtare. Dhe madje kur u kthye në Shqipëri, dhe e pyetën se ç’pasuri kishte sjellë me vete, Petro Nini u përgjigj: “Fëmijëve u solla babanë, nënës së tyre burrin, Shqipërisë mësonjësin dhe miqve mikun e tyre, Petron”. Ai është një nga hedhësit e themeleve të strategjisë kombëtare edhe në Amerikë, ndonëse përmendet më shumë për shkollat shqipe e drejtimin e Mësonjëtores.

Dielli – Pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë erdhën si punëtorë sezonalë si gjyshi im dhe gjyshi juaj, por shumë të tjerë ishin analfabetë. Si arriti të bëhet gazeta një mjet për ngjizjen e ndjenjës kombëtare në ato kushte?

Shqiptarët e asaj kohe jetonin në konakë dhe kishin të zhvilluar ndjenjën komunitare, flisnin të njëjtën gjuhë por shumica nuk dinin ta lexonin dhe ta shkruanin atë. Në vitet 1906 kur doli Kombi për herë të parë, Kostë Çekrezi përmend se vetëm 20 vetë ishin të arsimuar prej mijëra emigrantëve që llogariteshin asaj kohe. Prandaj Sotir Peci jo vetëm e botonte dhe shpërndante gazetën tek abonentët por edhe ju shpjegonte pse u duhej ta lexonin atë. Disa e pyesnin “Çfarë më duhet mua kjo copë letër?” Pra nismëtarëve ju desh të ndiznin njëkohësisht ndjenjën atdhetare dhe dëshirën për shkollim dhe edukim kulturor. Përmes nevojës për të lexuar lajmet dhe përmes publicistikës, gradualisht shqiptarët e kolonisë filluan të mësojnë shqip.

Një shembull tjetër është Llambi Vaskë – George, anëtar i degës së Vatrës në Micigan, që kishte ardhur në Amerikë në moshë të vogël e kishte kryer shkollën e mesme këtu. Ai përgatiti një metodë për mësimin e anglishtes për bashkëatdhetarët e tij përmes të cilës ata gjenin rast të mësonin edhe shqip, kryesisht në orët pas pune. “Metoda” u përmirësua disa herë dhe u shpërnda edhe nëpërmjet Vatrës. Si sekretar i Trupit Vullnetar dhe i Bandës së Vatrës ai ka mbajtur edhe shënime në formën e një ditari ku me një gjuhë lakonike tregon se sa gazeta priste me postë gjatë ditëve të javës dhe jep të dhëna mbi debatin politik në gazeta të ndryshme shqiptare por dhe në sfondin amerikan. Ndikimi i këtij shtypi ishte i jashtëzakonshëm edhe në planin diplomatik. Mjafton fakti se në vitet 1919 dilnin 14 gazeta shqiptare në Amerikë, katër prej tyre në shqip dhe anglisht, ndërsa të tjerat vetëm shqip. Ato mbanin të gjallë debatin politik kombëtar dhe çështjen patriotike. Ndonëse punonin për një qëllim kombëtar, për pavarësinë e atdheut dhe mbrojtjen territoriale të Shqipërisë, midis grupimeve të shqiptarëve kishte edhe kontradikta. Por për mendimin tonë, kjo ishte shprehje e pluralizmit të mendimit. Një pjesë e anëtarëve të njohur për patriotizmin e tyre dhe vlerat intelektuale u larguan nga Vatra, të tillë si Kristo Dako, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, Mihal Grameno etj. Debatet dhe polemikat mes tyre që pasqyroheshin në faqet e gazetave ishin shprehje e kulturës demokratike e qytetare, sigurisht të ndikuara edhe nga mjedisi amerikan ku ata jetonin. Për ilustrim po përmend ditarin e shkurtit 1918 ku Ll. V. George shkruan dy fjali; “Punova 12 orë. Z. K. Grameno, me një artikull në “Dielli” kritikon z. Adams për sa shkruante javën e kaluar në “Koha”… Këtu ka pasur ndikim jeta dhe përvetësimi i normave të demokracisë amerikane, që na kthen tek pyetja juaj më lart sesi e hartuan ata programin kombëtar për modelin e shtetit shqiptar. Patjetër morën modelin amerikan të shtetit ku synimet ishin të njëjta për zgjimin e ndërgjegjes dhe kur ata nuk pajtoheshin për një rrugë apo një tjetër. Në këtë vazhdë krijimi i bandave muzikore, hapja e klubeve, ngritja e skuadrave sportive, që nuk ekzistonin në Shqipërinë e asaj kohe, e me rradhë janë modele të jetës amerikane. Në të vërtetë teza se debatet e polemikat në shtyp janë dëshmi se shqiptarët grinden me njëri tjetrin zbehet përpara faktit se argumentimi publik i qëndrimeve të kundërta është shprehja më e qartë e kulturës demokratike dhe pjekurisë politike të palëve.

Dielli – Një nga një dhe së toku, elementet që përmendët ishte në funksion të strategjisë kombëtare. Secili prej tyre, nga diplomacia te banda, kishte peshën dhe vendin e vet. Banda e Vatrës arriti të ngrinte peshë ndjenjat kombëtare të bashkësisë këtu dhe të kthehej në shprehje të përkushtimit atdhetar. Si e shikoni ju atë më konkretisht?

Janë disa ditë festash në Korçë, gjatë të cilave ne përjetojmë shumë bukur atmosferën përmes Bandës që luan në rrugët e qytetit apo kur shoqëron procesionin gjatë javës së Pashkëve. Dhe këtë thesar të qytetit që e trashëgojmë sot, ia dedikojmë Bandës “Vatra” e cila hodhi farën e muzikës dhe kulturës që u konservua aq mirë në Korçë. Përveç Korçës, Banda shkoi në Vlorë ku u bë mbështetja emocionale më e fortë e luftëtarëve dhe vazhdoi udhëtimin në qytete të tjera. Por nëse shohim në detaje se çfarë u ngjiz në qytetin e Korçës në këtë kohë, do duhej të flisnim gjatë. Drejtuesi dhe kompozitori Thoma Nasi me origjinë nga Dardha krijoi korin Lira, Shoqërinë e Arteve të Bukura dhe Orkestrën e Parë Simfonike, të cilat mbollën dhe kultivuan farën e kulturës në vitet 1920-1928 në Korçë. Meqë një pjesë e themeluesve të Vatrës vinin nga fshatra, rrethina dhe vetë qyteti i Korçës, ata i kthyen vendlindjes pasurinë kulturore me të cilën ishin brymosur. Llambi V. George, që e përmenda më parë, në ditarët që mbajti gjatë kohës së shoqërimit të Bandës Vatra në Shqipëri na tregon shumë për mënyrën se si pritej Banda kudo që shkonte por edhe për integrimin e anëtarëve të Trupit Vullnetar dhe të Bandës në jetën shoqërore e politike të kohës. Me pak fjalë, Banda u bë ambasadorja dhe frymëzimi i shqiptarëve që luftonin për të mbrojtur territorin dhe identitetin e tyre ndërkohë që hodhi themelet e jetës kulturore dhe emanicipimit të shoqërisë shqiptare. Ka shumë gjurmë të kësaj kohe në Korçë, detaje si koncerte, teatër, muzikë, poezi, këngë patriotike e lirike, bibliotekë publike…etj ndaj më vjen biseda tek Korça, por është edhe qyteti im.

Dielli – Çfarë roli pati Vatra në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike shqiptaro amerikane në atë kohë? Ku e vendos ky moment Vatrën në tablonë e madhe historike?

Vatra hapi apo shtroi rrugën që do të thotë se krijoi në mjedisin amerikan një diasporë të organizuar e cila arriti të afirmohej. Ajo u kujdes që të ndërtonte marrëdhënie shumë të mira me shtetin amerikan e t’i ushqente ato në shërbim të çështjes kombëtare, gjë që në momente të caktuara ka qenë shumë e vështirë. Për shembull, gjatë Luftës së Parë Botërore, Vatra dhe drejtuesit e saj gjetën dhe mbajtën një ekuiliber shumë të brishtë midis palëve ndërluftuese dhe interesave të tyre të brendshme për shtrirje territoriale dhe influencë, siç ishte rasti i Austro-Hungarisë. Kur Amerika hyri në luftë me aksin, përfaqësuesit shqiptarë ishin të vetëdijshëm për konfliktet e brendshme dhe pasojat e mundshme të çdo lëvizje të pamatur mirë.

Në momentet më të vështira të Shqipërisë së pas pavarësisë, Vatra plotësonte atë që mungonte e që nuk mund të bëhej në Shqipëri. Në kohën kur Shqipëria nuk kishte qeveri, ata e krijuan atë “në mërgim”; kur Shqipëria nuk kishte ushtri, ata e krijuan Trupin Vullnetar i cili ishte de facto forca ushtarake e vendit; në vend të taksave, “qeveria” e Vatrës mblidhte kontribute vullnetare, përmes të cilave u mbështetën veprimtaritë diplomatike dhe ato ushtarake. Vetëm të qëndroje në Paris gjatë periudhës së Konferencës së Paqes, duhet të kishe burime financiare. Ndonëse mund të tingëllojë e rëndomtë popujt e vegjël mund të kenë humbur shanse gjatë historisë sepse nuk kanë mundur të financojnë përfaqësuesit e tyre në takime e konferenca të mbajtura në kryeqytetet evropiane. Në vitin 1918 në takimin me Presidentin Wilson, Fan Noli mori pjesë si përfaqësues i diasporës shqiptare duke bërë që shqiptarët të kishin një nivel të lartë përfaqësimi. Vatra njihej si diaspora shqiptare në Amerikë në sajë të punës që kishte bërë në diplomaci, arsim e shkollim. Drejtuesit e Vatrës patën aftësinë dhe largpamësinë të kujdeseshin dhe përhapnin edukimin e emigrantëve si edhe të përfaqësonin Shqipërinë në nivelet më të larta sepse ishin të edukuar në shkollat më prestigjioze amerikane, p.sh Noli e Konica ishin studentë të Harvard. Intelektualët shqiptarë të kohës, në mjaft raste ishin në gjendje ta mënjanonin xhelozinë në interes të përfaqësimit sa më dinjitoz të kombit. Po t’i rikthehemi më herët Petro Nini Luarasit, ai për hir të çështjes kombëtare, edhe mund të ishte bërë prift nëse në Amerikë nuk do kishte ardhur një tjetër shqiptar më i përshtatshëm se ai”- thuhet në kujtimet për të. “Fan Noli ishte më “aksios” për këtë detyrë.” Ndjenja e përgjithshme ishte se na duhet “një zë i zoti” dhe të tillë ata shikonin Fan Nolin. Prandaj në takimin e Presidentit amerikan Woodrow Wilson me rreth tridhjetë përfaqësues të kombeve të shtypur, përfaqësimi i Shqipërisë nga Fan Noli nuk ishte fat por një zgjedhje e vetëdijshme e mbështetur nga zotësitë e tij. Në atë takim kishte disa përfaqësues të kombeve të tjera të cilët nuk dinin anglisht dhe komunikonin me përkthyes ndërsa Noli bisedonte me Presidentin Wilson me gjuhë të rrjedhshme dhe mprehtësi prej intelektuali të kalibrit të lartë.

Dielli – Kjo është forca apo fuqia e përfaqësimit?

Po, është e vërtetë, kjo është forca e përfaqësimit. Në atë kohë ne përfaqësoheshim nga njerëz të mençëm të cilët rekomandoheshin të shkonin në Amerikë sepse aty mendohej se do gjendej përkrahje për çështjen kombëtare. Dhe me nivelin e përfaqësimit të tyre, me aktivitetet e Vatrës në të gjitha planet, shqiptarët e siguruan atë. Ndërkohë që Presidenti Wilson hapi një etapë të re me platformën e tij për vendet e shtypura, vatranët ditën ta kapnin momentin në shërbim të Shqipërisë. Dhe jo vetëm kaq, ata arritën të ngrinin përmes të dërguarit të tyre Mehmet Konica në Londër një krah të fuqishëm diplomatik, Komitetin “Miqtë e Shqipërisë”, ndërkohë që përgatitej terreni në Amerikë përmes lobimit me anë të personave dhe grupeve që ishin afër Presidentit Wilson. Pra, pa vënë shpallje a deklarime të mëdha Vatra kishte hedhur themelet e diplomacisë.

Dielli – Për shkak se ka një zgjatje dyvjeçare, a mund ta saktësojmë këtu kohën e paraqitjes së kërkesës pranë autoriteteve dhe më pas zyrtarizimin e marrëdhënieve diplomatike midis Amerikës dhe Shqipërisë?

Më 17 dhjetor 1920, Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve, ku Noli tregoi sërish aftësitë si diplomat i përkryer me takimet paraprake, kontaktet me shtypin dhe fjalimin elokuent në Asamble. Sipas të drejtës ndërkombëtare, pranimi i një shteti në Lidhjen e Kombeve, konsiderohej si formë e njohjes kolektive të tij, kështu që kjo ripohonte statusin e Shqipërisë si shtet i pavarur. Megjithatë, vendimi i Konferencës së Ambasadorëve të Parisit që njihte qeverinë shqiptare dhe konfirmonte kufijtë e vitit 1913, doli thuajse një vit më vonë në 9 nëntor 1921. Në këtë arritje, Amerika kishte luajtur një rol vendimtar dhe vendosja zyrtare e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve ishte tashmë çështje proceduriale, megjithatë po e përshkruaj shkurt. Në nëntor 1921, Komisionieri i qeverisë shqiptare në Uashington, Kostë Çekrezi, dorëzoi kërkesën për njohje në Departamentin e Shtetit. Fati e solli që sërish Noli në detyrën e Ministrit të Jashtëm, të nënshkruante në janar 1922, notën zyrtare që kërkonte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA. Më 28 korrik 1922, Xhafer Ypit, në cilësinë e Kryeministrit të vendit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, ju dorëzua nota e njohjes së qeverisë shqiptare nga SHBA dhe në dhjetor 1922 mbërriti në Tiranë përfaqësuesi i parë diplomatik i qeverisë amerikane U. Grant-Smith, në cilësinë e Ministrit të parë Fuqiplotë dhe të Jashtëzakonshëm të SHBA në Shqipëri. Në korrik 1926, Faik Konica, një vatran intelektual i spikatur, përfaqësoi Shqipërinë si Ministri i parë Fuqiplotë dhe i Jashtëzakonshëm shqiptar në Uashington deri në vitin 1939.

Dielli – Çfarë mesazhi përcillet nga figurat dhe bashkatdhetarët e asaj kohe për ditët e sotme? A shërbëjnë ato vetëm si mësime e fakte historike apo janë pika orientuese për ne sot?

Vatra është burim frymëzimi për shqiptarët. Vatranët jo vetëm hartuan rrugën, por e ndoqën atë deri në “bërjen e Shqipërisë”. Si e përmenda edhe në fillim, Noli shprehej: ne e bëmë Shqipërinë më vete…. “Ju mbetet të tjerëve ta çojnë më përpara…”. Fjalia e fundit është aktuale në çdo kohë…. Një komb konsiderohet se ka hyrë në rrugën e zhvillimit kur e gjithë shoqëria ndjen një nivel të caktuar prosperiteti, të gjitha shtresat kanë një mirëqënie të kënaqshme, pas kësaj më të zotët le të ecin më përpara. Po t’i referohemi këtij sistemi, duket se Shqipëria nuk ka hyrë ende në fazën e zhvillimit apo të ngritjes “take off”, dhe jemi për një kohë të gjatë në “pre take off”

ndërsa duket se shoqëria po shkon drejt polarizimit. Krerët dhe patriotët e asaj kohe u shkolluan me synimin që të përfaqësonin kombin. Kjo gjë duhet të frymëzojë edhe brezat e sotëm. Shkollimi nuk duhet të jetë vetëm ambicje individuale por edhe kombëtare dhe përsosja individuale të vihet në shërbim të avancimit të kombit. Kjo nënkupton vlerësimin e profesionistëve dhe vlerën e tyre të përfaqësimit. Historikisht nga Shqipëria kanë ikur gjithmonë më të mirët, mendja dhe mençuria kanë rrjedhur jashtë duke ulur propabilitetin për vlerën e përfaqësimit. Ashtu si bashkëatdhetarët e fillimshekullit XX mbështetën më të zotët për t’i përfaqësuar dhe udhëhequr, ashtu edhe sot duhet përkrahur potenciali më i mirë në mënyrë që ta çojmë Shqipërinë më përpara, si thoshte Noli. Në ditët e sotme kjo “më përpara” përkon me hapin përcaktues në zhvillimin e çdo kombi, të kapërcehet faza përgatitore “pre-take off” e të futemi në stadin e ngritjes, përparimit dhe prosperitetit.

Dielli – Ju jeni një nga ekspertet e vendit për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore si edhe për zhvillimin e qendrueshëm e fusha të tjera por në kontekstin e festës dhe përvjetorit të pavarësisë e përqendruam bisedën në strategjinë shumëdimensionale dhe largpamësinë e themeluesve të Vatrës dhe drejtuesve vizionarë të diasporës.

Në vite të tilla jubilare kur kemi shumë përvjetorë si 110 vjetori i Vatrës, 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Amerikë, fokusi natyrisht do jenë te këto ngjarje të rëndësishme. Për kërkimin për këtë periudhë kam patur edhe nxitje personale dhe mendoj se do të vazhdoj të kërkoj, ndoshta edhe mund të na bashkohen rrugët për disa gjurmë. Ndërkohë studimet e mia lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm, bashkëpunimin ndërkufitar midis komuniteteve kufitare për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe ndikimin e tyre në ruajtjen e mjedisit dhe të paqes. Fokusi im ka qenë zona kufitare e liqeneve të Ohrit dhe të Prespës si zonë e Perdes së Hekurt që dikur ndante Evropën Perëndimore nga ajo Lindore dhe zhvillimet që ajo ka patur pas rënies së komunizmit. Mendoj se jo vetëm historia por edhe edukimi në tërësi duhet të jetë me fokus pozitiv në ditët e sotme. Ne shpesh i referohemi të keqes dhe e përmendim vazhdimisht por kjo në fakt na heq vëmendjen nga pozitiviteti, pra ajo që duhet të arrijmë. Duhet të flasim më shumë për të mirën dhe zgjidhjen sesa për problemet dhe për negativen. Edhe fokusi i OKB-së në dekadën e fundit duket se do të jetë i përqëndruar këtu.

Dielli – Ju falemnderit për bisedën!

Filed Under: ESSE Tagged With: ardiana mici, Rafaela Prifti

KRYETARI I VATRËS U PRIT NË TAKIM NGA ISH KRYEMINISTRI I KOSOVËS RAMUSH HARADINAJ

November 16, 2022 by s p

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha dhe stafi që e shoqëronte u prit në një takim të përzemërt e vëllazëror nga ish- Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj në Selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Temë diskutimi ishte situata e përgjithshme në Kosovë, situata e sigurisë së brëndshme, propozimi Franko-Gjerman dhe çështja e përmbylljes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ishte konstatim i dyanshëm se është në interes të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon arritja e marrëveshjes përfundimtare me njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës. Po ashtu u bisedua për rolin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra dhe intensifikimin e angazhimeve në Washington DC. Heroi i luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës z.Haradinaj në faqen e tij zyrtare shkroi: “Gjithmonë kënaqësi kur takohem me Federatën “Vatra”, organizatë kjo me traditë shekullore në avokimin e kauzës shqiptare në Amerikë. Edhe pse kaluan Atlantikun, bijtë e shqipes asnjëherë nuk u ndanë nga trungu shqiptar. Ashtu vazhdojmë edhe tani, të bashkuar e të koordinuar për interesin nacional dhe një të ardhme më të ndritur për Atdheun tonë të përbashkët”.

Filed Under: ESSE

“Vučić nën rrënojat e Perandorisë Putiniste”

November 16, 2022 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Përgjatë 25 viteve të fundit, për shkak edhe të funksioneve zyrtare, e kam ndjekur me përgjegjësi shtesë situatën e sigurisë në raport me perspektivën Euroatlantike të Kosovës.  Po ashtu, kam marrë pjesë në 10-ra konferenca në Rajon, Washinton, Bruksel, Qëndra Marshall, Kolegji NATO-s, etj si dhe kam  publikuar (brenda & jashte vendit) disa 100-ndra opinione me rekomandime strategjike për të ndërtuar paqen e qëndrueshmne mes dy popujve të vendeve sovrane. Thjesht kam bërë me përulësi  detyrën ndaj kombit/flamurit, sa të kem frymë dhe  kurdo të më jepet mundësia do të vijoj ta bëj edhe më mirë.  

Pikësëpari, bojkotimin në bllok nga lista Serbe të Kuvendit, policisë dhe zyrtarëve të tjerë të angazhuar në institucionet e Republikës së Kosovës, nuk e gjej apsolutisht si suprizë. Gjithësësi e çmoj si një aventurë ekstreme për  ta (sh) përdoruar Beogradin në hapjen e një fronti të ri mbas fillimit të humbjes turpëruese në Kherson, Ukrainë, të vetmin kryeqytet nga rajonet e pushtuara nga fillimi i agresionit si dhe të shpallur “si pjesë të Mëmës Rusi” dhe të diskretitimit të Moskës në përballjen me fuqinë e vlerave të Aleancës Transatlantike.

Asnjë, zero krahasim me rrethanat e vitin 1989, pasi kjo ndërmarrje shërben si karburant për axhendën gjeopolitike të Putinit në Ballkan. Në të kundërt, lëvizja e Prishtinës në 1989, ishte e imponuar nga regjimi pushtues i Beogradit, ndërsa thelbi i frymës dhe projektit Rugovian ishte ndërtimi i një shteti me vlera, të drejta të barabarta dhe standarte përendimore për të gjithë qytetarët e Kosovës. 

Parë kështu, duhet thënë se në 23 vjet, udhëheqësit e dy vendeve kanë dështuar të aplikojnë platformën e bashkëjetesës ndëretnike dhe të mirëbesimit reciprok në shtetin modern të Kosovës. 

Në vijim po përpiqem të hedh dritë dhe të ndaj vlerësime strategjike ndaj kësaj aventure të  fortë por me pasoja më të rrezikshme në marëdhëneve mes dy vendeve  që mbas “çlirimit të Kosovës nga pushtimi barbar i Millosheviçit”, Qershor 1999:

Së dyti, nga 11 Qershori 1999, kur forcat e KFOR hynë në Kosovë deri në 2012, vlerësimi  i Shtabit të Brukselit ishte se: “standartet e sigurisë në tërësi përmbushnin pritshmëritë e rezolutës 1244 edhe pse në terren,  kishte ende  grupe kriminale me axhendë ultra-nacionaliste”. Brënda kuadrit ballkanik, dukej se 2 vendet që sapo kishin dalë nga luftra të përgjakshme, po shijonin paqen si dhe të vendosura për integrimin në BE dhe NATO.  

Kjo situate, e motivoi Pentagonin, për ta planizuar NATO-n si “second responder” si dhe reduktuar prezencën ushtarake nga rreth 5000 në më pak se 300 personel këshillimor (NAT) për FSK. 

Gjithësesi nuk mund të mos e themi se Beogradi Zyrtar, më posaçërisht z. Vučić ja ka dalë me sukses që: “mbi jelekun antiplumb të Millosheviçit të veshi kostumin e perëndimorit duke dominuar axhendën personale, Kombëtare dhe deri diku ndërkombëtare”. 

Kjo ka bërë që “Serbia jo vetëm tu rrëshqasë përgjegjësive të  krimeve të pushtuesit, por të bëjë cinikisht viktimën dhe të ngrejë pikpyetje kritike për aftësitë shtetformuese të udhëhëqësve të Kosovës”. 

Përfitoj nga rasti që si  ish-Përfaqësue i RSh në Komandën Supreme të NATO-s, ta  sjellë në vëmëndje, se  mbështetur në peshimin e rreziqeve në terren, e kemi refuzuar në çdo forum planin e reduktimit të prezencës së NATO-s. Për hir të së vërtetës, kemi qëndruar “fortë dhe agresiv”, deri sa nga Autoritetet e Larta të NATO-s na është tërhequr vëmendja: “nuk jeni përfaqësues të Kosovës (por të RSh ) ndërsa siguria në Prishtinë ishte edhe më mirë se në Washington, Bruksel, etj” !

Së treti, në verën e 2012 pasi (ri) shpërtheu situata në Veri për reciprocitetin e doganave, NATO e spostoi “reduktimin drastik të prezencës” ushtarake në Kosovë. Deri në 2022, pra 10 vitet fundit prezenca ka mbetur me rreth 4000 trupa të KFOR.  

Në planin politik, tërheqjen e pak shteteve dhe bllokimi i njohjeve të reja  të Kosovës mund të shihet si sukses  i diplomacisë së Serbisë. E kundërta është e vërtetë e hidhur për Kosovën dhe në një masë të caktuar edhe për RSh. 

Po ashtu, kujtojmë se para rreth një viti nën “ispektimin diskretitues” të Ambasadorit të Rusisë në Beograd, Serbia dislokoi 80 % të fuqisë ushtarake në kufi me Kosovën, edhe pse e konfirmuar se përsa të ketë prezencë të NATO-s në Kosovë, agresioni ushtarak është një aventurë e pamundur. Nga ana tjetër, duhet thënë se Z. Vučić e tepëroi shumë me marreveshjen e partneritetit strategjik me Rusinë (të nënëshkruar cinikisht në New York) duke e rreshtuar, në fakt  diskretituar Serbinë krah 5 shteteve terroriste. 

Kështu aventurën  për të krijuar boshllëk institucional në Kosovë përpos të tjerave,  e gjej si kopje edhe me të shëmtuar se ajo e Rusisë në Krime para 2014, si dhe referendumet me tanke në Ukrainë në Shtator 2022. 

Në planin Ushtarak, Serbia shpenzon rreth 1 miliard € çdo vit për mbrojtjen (sa rreth 6 vjet R.Sh & 10 R. Kosovës ?) dhe është e armatosur (kryesisht nga Rusia) me Tanke, Mig-29, Helikopter luftimi Mi-35, raketa Pantsir-S (&FK-3), etj ? Në disa vlerësime të publikuara në Shqip, Anglisht, Serbisht dhe Rusisht, i kam drejtuar të njëjtat pyetje z. Vuçic: “pse armatoset deri në dhëmbë (?), nga cili shtet ose aleancë rrezikohet (?) dhe sovranitetin e kujt vendi kërcënon Serbia ? Përgjigja është e thjeshtë: “nuk rrezikohet nga askush, por kërcënon integritetin e Kosovës si dhe interesat jetike të Kombit Shqiptar“.  

Shqetësimet për armatosjen e Serbisë, kam patur privilegjin ta ndaj në vetë të parë edhe me Gjeneralin legjendë & Senatorin e paharruar,  John McCain dhe jo vetëm. Për më tepër është fakt se SHBA ka patur vëmendje të shtuar, duke dërguar në Serbi përfaqësues të Senatit për të kërkuar:   “të ndalojë modernizimin e MIG-29, Raketave Pantsir-S, etj” por Beogradi e ka devijuar edhe përmbushjen e mesazheve të Washingronit. 

Së katërti, do doja shumë të isha gabim, por faktorët Shqiptarë jo vetëm në Prishtinë: “ndoshta të nëmur nga betejat mes vedit dhe për axhendën e gjithë-pushtetit“, në 23 vjet kanë dështuar me sukses të krijojnë një plafformë të përbashkët për iteresat jetike të shtetit të Kosovës si dhe ato Kombëtare. 

Nga ana tjetër, udhëheqësit e luftës çlirimtare të Kosovës, në emër të paranojës së karrikes së përjetshme dhe interesave korruptive bënë  leshime delekuente ndaj burokracisë së Brukselit. Por po i paguajnë shumë shtrenjtë (shumica me pranga në Hagë) kullarot perëndinore,  ndërsa  kosovarët janë të vetmit në Ballkan që ende nuk kanë dalë nga regjimi i vizave !?

Ndërsa, udhëheqësit e të dy shteteve nga i njëjti Komb, sa herë situata  përshkallëzohet (pothuaj 2 herë në vit), përserisin pa korrigjime: “falënderojmë NATO, SHBA dhe BE. Bëjmë thirrje për maturi si  dhe nxisim dialogun konstruktiv mes dy vendeve“, çka sigurisht nuk mjafton as për të fshehur mbas hijes se gishtit që tregon të vërtetat. E ri-përsëris edhe më qartë se “NATO nuk është organizatë Aliene. KFOR ka kosto për vendet anëtare si dhe nuk do të qëndrojë përjetësisht në Kosove” (p.sh në Afganistan 20 vjet).  Kështu, pas 23 vitesh duhet t’i përulemi me mirënjohje mesazhit të Presidentit Klinton “USA/NATO ju sollëm lirinë, Ju do duhet të ndërtojni paqen”! 

Po ashtu e çmoj shumë cinike, kur të papazotë për të ndërtuar paqen për Shtepinë/kombin tonë, fajësojnë komunitetin ndërkombëtar, USA, NATO, etj  me lloj lloj populizmash egocentrike në mos marksiste.  Nuk është fare e vërtetë. Si shëmbull kujtojmë marreveshjen në dhomën ovale, një përpjekje e fuqishme të Presidentit Trump, që në gjykimin tim e tejkalon krizën, çliron bllokimin për njohjet e reja të Kosovës dhe shtron autostradën e paqes drejt aspiratave Euroatlantike për të dy vendet si dhe rajonin.  Prandaj z. Vuçic edhe mbas nënshkrimit të marrëveshjes, bëri prap viktimën pasi nuk mund të mbante barrën e refuzimit të projektit Trump, i cili fatmirësisht mbetet i pandryshuar edhe nga Presidenti Biden. 

Së fundni, shkimtari Misha Glenny në librin e tij The Balkans (1804-2012) heton rrënjët e gjakëderdhjes në Europën Juglindore. Ndër të tjera, zbulon se: “vendet që Ne i mendojmë si armiq të paepur, gjatë shekujve kanë krijuar aleanca të pamundura“, por dhe ekspozon pyetje kritike për marrëdhënien midis Ballkanit dhe Evropës!  

Konsideruar këto mësime, besoj edhe më fortë se PAQJA e qëndrueshme, mbetet misioni i vetëm mes Serbisë dhe Kosovës, përkunder rikthimit të errësira e urrejtjes dhe gjakëderdhjes shekullore mes dy popujve që kanë jetuar dhe do vijojnë të jetojnë në shekuj si fqinj ndërkufitarë.

Më konkretisht, për  gjeneratat reja dhe aktorët e moderuar të Beogradit dhe Prishtinës Zyrtare, do ri-sygjeroja që perspektivën e dialogut mes dy vendeve sovrane ta para-kushtëzojnë me vetëm tre  Masa Bazë të Mirëbesimit Reciprok, nëpërmjet të cilave dy shtetet e pavarura të angazhohen se: “(1) Ruajnë balancat e fuqisë ushtarake (nuk do zhvillojnë kapacitete ushtarake, Mig, Raketa, etj që kërcënojnë respektivisht tërësinë teritoriale); (2) nuk do të vendosin instalime ushtarake (20 km distancë ajrore dhe 5 tokësorë), në kufijtë e dy vendeve si dhe (3) kjo paketë me vetëm tre parakushte të monitorihet me USA/NATO-n, të cilat mbeten faktor kritik për paqen dhe axhendën e integrimit Euratlantik të 2 vendeve dhe në Rajon”. 

Historia e pas-konflikteve na tregon, se Marrëveshje Paqe dhe Stabiliteti (me çdo lloj emërtimi) nuk kanë për të funksionuar, pa shtuar themelet e mirëbesimit reciprok. Krimea, është shëmbulli i freskët, ku arritjet nga marrëveshja e paqes 2014, u shpagua me gjakun e qytetareve Ukrainas dhe Rusë, ndërsa barra financiare u kushtoi po atyre sa një ditë lufte.  

Në shtesë, me përulësinë e një eksperti, me eksperiencë dhe kontribute me shumë se modeste në çështjet e sigurisë kombëtare, Rajonit, NATO-s etj, do t’i ri-Këshilloja publikisht dhe vllazërisht aktorët politik dhe faktorët institucional në Tiranë dhe Prishtinë, që për interesa jetike kombëtare: “të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme si dhe përgjegjësive shtetërore duke jetësuar një Patformë Partneriteti Strategjik: “Dy Shtete një Komb” dhe atij “Smart/mënçur” mbi sovranitetin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, duke konfirmuar se kjo “qasje e vonuar” nuk kërcënon asnjë vend, përkundrazi do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjate të rajonit.

* Ekpert për Sigurinë Kombëtare & NATO-s,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, si & Ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh;

Zv/ShShPFA & Përfaqësues i RSh në NATO.

Filed Under: Kronike Tagged With: Piro Ahmetaj

(Pa)përgjegjësia e Brukselit në tejkalimin e ngërçit Kosovë-Serbi

November 16, 2022 by s p

Kosova si shtet duhet të vazhdojë të këmbëngul në thellimin e bashkëpunimit me diplomacinë ndërkombëtare, sidomos me atë amerikane. Në një situatë kur Serbia shtantazhon çdo përpejkje të Kosovës për të demonstruar në praktikë atributet e shtetësisë, kjo mjafton të merret edhe më seriozisht nga klasa politike e Kosovës, e cila ende nuk e ka ndërtuar një strategji efikase politike e diplomatike, me të cilën pushteti dhe opozita do të impononin modalitetet për daljen nga ky qorrsokak në të cilën ndodhen raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shkruan Mehmet PRISHTINA

Serbia dhe Kosova janë në prag të një krize të rrezikshme, tha të hënën kryediplomati i BE-së Josep Borrell, duke u bërë thirrje të dyja palëve të përmbushin detyrimet e tyre në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE.

Komentet e tij erdhën pas takimeve në Paris javën e kaluar midis BE-së, Francës dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ku shpresat për një takim trepalësh mes “armiqve afatgjatë” nuk u realizuan përfundimisht.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor,” tha Borrell pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së që diskutoi situatën në rajon, duke shtuar se “tensionet e panevojshme dhe kundërproduktive midis Kosovës dhe Serbisë po arrijnë në një nivel shumë të rrezikshëm, në prag të një krize tjetër”.

Brukseli zyrtar, i përfaqësuar kësaj radhe nga kryediplomati i BE-së Josep Borrell, vazhdon ta shohë krizën në mes të Kosovës dhe Serbisë përmes një qasjeje simetrike. Madje deklarata e tij më tepër është konstatim se sa ndonjë rrugëtregues se nga duhet të lëvizin të dyja vendet drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

Çdo kush e ka të qartë se Serbia dhe Kosova janë në prag të “një krize të rrezikshme”, por sa kësaj krize i kanë kontribuuar edhe qasjet prej zjarrfikësi të vet BE-së, i cili përpos që po e komenton situatën në terren, nuk po ofron kurrfarë ideje se si të dilet nga kjo “krizë e rezikshme” .

Tash së fundi doli plani Franko –Gjerman për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ndonëse ky plan më tepër po qarkullon në formë të një non paper-i që ende nuk është nxjerrë oficialisht në tryezën e dialogut, ai megjithatë dëshmon se sa i ngadalshëm është Brukseli në ideimin dhe formatimin serioz të metodologjisë së dialogut Kosovë-Serbi. Në rastin konkret Parisi, Berlini, e mos të flasim për Washingtonin, janë disa hapa para BE-së në imponimin e diplomacisë aktive e cila nuk i lejon vetes që situata të del nga kontrolli.

Nëse vazhdon kjo qasje e njëanshme dhe ledhatuese e Brukselit ndaj refuzimeve të Serbisë për të (mos)vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nëse i lejohet në pakufi Beogradit të bëj obstruksione të vazhdueshme ndaj shtetit të Kosovës, atëherë do të rrezikohen seriozisht gjasat e Ballkanit Perendimor për t’u integruar në BE.

Vonesat e Evropës kanë qenë gjithmonë fatale për të ardhmen e Ballkanit. Si rezultat e këtyre vonesave ndodhën edhe gjenocidet e tmerrshme serbe në BeH dhe në Kosovë. Diplomacia ndërkombëtare doli me faqe të bardhë vetëm atëherë kur SHBA e zgjoi nga letargjia Evropën e fjetur. Mjafton të kujtojmë intervenimin ushtarak të NATO-s në Kosovë, për të kuptuar se sa të ndryshme janë qasjet në mes të Brukselit dhe Washingtonit.

Deri më tani rezultatet e “Shuttle Diplomacy” që kanë praktikuar të dërguarit e BE-së dhe Washingtoinit (Lajçak, Escobar) nuk kanë dhënë ndonjë rezultat impresionues, por edhe në këtë lloj diplomacie kemi vërejtur se ka një disonancë qëndrimesh.

Ish-sekretari amerikan i shtetit Henry Kissinger dikur para shumë vitesh pyeste: “Kujt t’i telefonoj nëse dua t’i telefonoj Europës?”. Vetëm në vë vitin 2009 Kissinger e mori përgjitjen e tij kur Traktati i Lisbonës krijoi postin e Përfaqësuesit të Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.Por, megjithatë, edhe pas 13 viteve, Politika e Jashtme e BE-së vazhdon të mbetet jo koherente dhe e jo e bashkuar për Kosovën. Tani në Brukel ekziton një telefon prej ku merren thirrjet nga jashtë, por ato thirrje nganjëherë mund të ngelin në ajër nëse ndonjë diplomat kërkon një zgjidhjet sa më konstruktive dhe reale të ngërçit Kosovë-Serbi.

Kosova si shtet duhet të vazhdojë të këmbëngul në thellimin e bashkëpunimit me diplomacinë ndërkombëtare, sidomos me atë amerikane. Në një situatë kur Serbia shtantazhon dhe minon çdo përpejkje të Kosovës për të demonstruar në praktikë atributet e shtetësisë, kjo mjafton të merret edhe më seriozisht nga klasa politike e Kosovës, e cila ende nuk e ka ndërtuar një strategji efikase politike e diplomatike, me të cilën pushteti dhe opozita do të impononin modalitetet për daljen nga ky qorrsokak në të cilën ndodhen raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kokëfortësia e pushtetetit për të mos pranuar idetë dhe sugjerimet e opozitës dhe shoqërisë civile si dhe dhe refuzimi i opozitës për të ndërtuar një vizion të ri politik, duke mos korrigjuar hapat e gabuar në të kaluarën, flet për një gjendje në të cilën Kosova dhe qytetarët e saj padrejtësisht po vuajnë pasojat e një mendësie të deplasuar e cila në pafundësi prodhon krizë, mosmarrëveshje dhe paqartësi.

Një diplomat i huaj që vjen në Kosovë do ta ketë vështirë të ndërtojë qëndrime të drejta, nëse vazhdon kjo situatë e brendshme, ku dizajnimi i atmosferës politike nuk bëhet mbi kauzat e bashkëpunimit, por mbi thërmijat e urave të prishura të bashkëpunimit.

Kosova nuk e ka luksin të zhvillojë beteja donkishoteske politike!

Liria e fituar me gjak dhe sakrifica është semafori i kuq ku nuk mund të kalon kjo politikë përçarëse.

Prishtinë, 16. 11. 2022

May be an image of 1 person, standing and text that says "REPUBLIK REPUBLIKA K MINIS MINISTARSTV KOSOVES OF KOSOVO OJTJES RY OF DEFENSE"

See Insights and Ads

Boost post

11

Filed Under: Komente Tagged With: Mehmet Prishtina

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT