• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2023

TRAZIRA GJEOPOLITIKE ME TRYSNI BËRTHAMORE

March 31, 2023 by s p

Asllan Bushati/

Nga fundi i Luftës Dytë Botrore (LBD) e deri në rënien e Bashkimit Sovjetik (BS), ekuilibri gjeostrategjik botror është mbajtur nga dy superfuqi SHBA- BS. Nga viti 1990 e deri më sot, ekuilibrat mbahen vetëm nga SHBA. Por vitet e fundit Kina ka rritur pretendimet e shtuar trysninë, për tu bërë superfuqi e re përballë SHBA-së në fushën ekonomike, diplomatike, shkencore, madje edhe atë ushtarake. Ajo synon që deri në fillimin e viteve tridhjetë të jetë baraspeshë botërore përballë SHBA-së. Në këtë dualitet, Rusia e pa vehten të përjashtuar e të poshtruar, ose të paktën e mënjanuar e jashtë garës për superfuqi e së ardhmes së afërt. E xhelozuar nga kjo situatë ajo filloi të deklarojë se jam fuqia më e madhe bërthamor (sasiore) në botë dhe gjeostrategjia e së ardhmes nuk mund të bëhet pa Rusinë. Kjo frymë e nxiti atë të fillonte sulmin ushtarak kundër Ukrahinës me objekt fillestar për ti ”thyer hundët” SHBA-së e NATO-s dhe ta pushtonte atë me një sulm rrufe tre- katër ditëshe e të vendoste një qeveri pro ruse. Por i kishte bërë llogaritë gabim se Ukrahina e perendimi kishin nxjerrë mësime nga pushtimi rus i Krimesë (në 2014) dhe ushtria ukrahinase ja “theu hundët Rusisë” me fuqinë e zjarrit, qëndresën, vullnetin e hekurt dhe ndihmën e perendimit. Tashmë aventura ushtarake ruse, pas trembëdhjetë muajsh, ka bërë që energjitë e saja ushtarake, ekonomike dhe politike të shterojnë deri në kolaps. Ajo ka bërë manovra e prova të shumanëshme që mundësisht të dalë sa më pak e turpëruar nga kjo luftë, të cilën vetë e filloi dhe vetë e katranosi. Në këto kushte Putini fillimisht inicioi doktrinën e re se: “armët e cdo lloji janë prodhuar për tu përdorur në luftë dhe ato duhet të provohen”. Nënteksti i kësaj doktrine ishte se u ka ardhur radha edhe armëve bërthamore (AB). Pas kësaj Rusia deklaroi daljen e njëanëshme nga traktati i AB-ve me SHBA-në për këto armë. Hapi i radhës ishte vendimi për të dislokuar AB-të e kalibrit të vogël në Bjellorusi deri në korrik 2023, gjoja të detyruar nga fakti se britanikët do ti japin Ukrahinësë predha me uranium të varfëruar (ndotës radioaktiv por jo municion bërthamor).Po ashtu pas vizitës së Kryeministrit Japonez në Ukrahinë, Putini filloi lëvrimin e teorisë se një nazizëm i ri si ai i viteve 1930-të po duket në horizont. Me këtë drejtoi gishtin nga NATO-ja, Japonia dhe organizmi i ri ushtarak AUKUS i paqësorit lindor ku paraprakisht bëjnë pjesë Australia, UK-ja dhe SHBA-ja. Dhe si kundër përgjigje dyplanëshe Putini filloi testimin e raketave taktike e aeroplanëve bartës të AB-ve në ngushticën e Beringut dhe detin e Japonisë. Madje me këto lloje raketsh hapi zjarr në një distancë 100 kilometra larg brigjeve të saj. Vec sa më lart me këto tipe raletash bëri prova edhe në Detin e Zi e Detin Balltik. Ditët e fundit Putini hodhi për konsum gjysëm doktrinën se:” një fuqi bërthamore nuk mund të humbasi luftën”. Kjo ishte manovër dy kuptimëshme që synonte nga njera anë të friksonte ukrahinasit që po përgatiten ndoshta për kundër ofensivë, por edhe për NATO-n duke i thënë se jam këtu edhe me AB-të gati për veprim. Në këtë luftë nervash, deklaratash potitiko- diplomatike e veprimtarishë luftarake në Ukrahinë edhe Franca tha se “edhe ne jemi fuqi bërthamore e të gatëshëm si edhe Rusia”. Kjo deklaratë u bë me qëllim për të nënvizuar se Franca është antare e Këshillit Sigurimit të OKB-së, forcë bërthamore dhe me pozitë të rëndësishme në NATO e BE. Në këtë frymë Kina deklaroi se:”nuk duhet të shkojmë drejt armëve e doktrinës shkurajuese se në këto kushte provokohet një luftë bërthamore botrore”.Sipas rusve, me qenë se besohet se amerikanët kanë vendosur AB-të e kalibrit vogël në Turqi, të cilat janë në kufijt tanë, edhe ne në të ardhmen mund ti vendosim AB-të në brigjet e Detit Balltik (në Kaleningrad). Kjo situatë disekuilibri gjeopolitik, po formëson idenë se jemi shumë afër përdorimit të municineve bërthamore të kalibrit të vogël në konfliktet ushtarake. Për këto lloje armësh, po flitet sikur nuk janë ndonjë ndryshim i madh midis tyre dhe municioneve të zakonëshme me fuqi të madhe shpërthyese. Këtë lloji gënjeshtre po e gjeneron në radhë të parë Rusia e zënë në kurthin e luftës në Ukrahinë të provokuar pa asnjë arsye prej saj. Por lufta bërthamore me kalibrat e vegjël, do të cojë medoemos tek ato të kalibrit të madh dhe nga taktike në ato operative e strategjike. Këtë cmenduri bërthamore, askush nuk mund ta fitojë, dhe fundi i këtij qytetërimi do të jetë i pashmangëshëm. Si rezultat i luftës në Ukrahinë, këtij disekuilibri gjeopolitik dhe trysnisë së përdorimit të AB-ve, cmimet dhe kostoja e jetesës në vendet perendimore (por edhe kudo në botë), janë bërë të pa përballueshme për një masë të madhe njerzish. Sindikatat, liberalët, e disa parti politike kanë filluar të protestojnë për shtrenjtësinë e jetesës duke shtruar pyetjen a do të gjendet zgjidhje për luftën në Ukrahinë apo të ja këthejmë shpinën? Pra ka filluar sosja e durimit dhe shterrimi i energjive . Kjo lëvizje e vogël në dukje, por e nëndheshme dhe ndoshta e mbështetur edhe nga struktura subversive ruse, mund të pjellë tërmete politike. Rusia pikërisht këtë do të dëshironte që të dilte nga lufta me ndonjë trofe. Në të kundërt hitlerizmi i ri putinian për ego e kokfortësi, mund ta fusi botën në vorbullën e kasaphanës bërthamore. Kështu na lypset vigjilencë, maturi, por dhe përgatitje për kundërveprim të shpejtë ushtarak. Fakti që municionet e kalibrit të vogël bërthamor po afrohen, tregon se tentohet të zbutet koeficienti i shkatërrimit të tyre para se të dërgohen në objektivat e paraparë.

Filed Under: Komente Tagged With: asllan Bushati

VATRA U TAKUA ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË KOSOVËS

March 31, 2023 by s p

Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, Shefi i Kabinetit Dr. Pashko Camaj, Arkëtari i Vatrës z.Besim Malota dhe anëtarja e Këshillit të Vatrës znj.Merita Bajraktari morën pjesë gjatë takimit të kryetarit Glauk Konjufca me mërgatën shqiptare në Uashington.Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka zhvilluar një takim me mërgatën shqiptare në Uashington, biznesmenë, profesionistë dhe aktivistë të shoqërisë civile.Në takimin e realizuar në Ambasadën e Kosovës i pranishëm ishte edhe ish-ambasadori William Walker, i cili inkurajoi Kosovën të vazhdojë rrugën e reformave dhe modernizimit të shoqërisë së saj.Në adresimin e tij para bashkatdhetarëve, kryetari Glauk Konjufca foli për situatën aktuale në Kosovë dhe për progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke u ndalur në rëndësinë e zhvillimit të ekonomisë dhe të investimeve, si dhe nevojën për të punuar për integrimin e Kosovës në familjen e BE-së.Kryetari i Kuvendit vlerësoi lart përpjekjet dhe ndihmën e diasporës kosovare dhe ritheksoi se institucionet e Kosovës janë të hapura për të dëgjuar mendimet dhe sugjerimet e tyre në çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Kryetari Konjufca konfirmoi se dyert e investimeve në vendlindjen e tyre janë të hapura sot më shumë se kurdoherë më parë.Gjatë bashkëbisedimit me bashkatdhetarë u diskutua gjithashtu për proceset aktuale në Kosovë dhe për sfidat e ardhshme, si dhe për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe SHBA-së, duke përfshirë ekonominë, arsimin, kulturën dhe sigurinë.Bashkatdhetarët u shprehën se kanë shumë interes dhe dëshirë për të ndihmuar në zhvillimin e Kosovës, veçanërisht në fushat e arsimit dhe zhvillimit ekonomik.

Filed Under: Politike

Natyra dhe ne

March 30, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Natyra nuk është produkt i përfunduar; nuk është ndonjë tempull i shenjtë, as shkollë. Mund ta mendoni si një punëtori. Natyra siguron lëndët e para, por mendja duhet të bëjë pjesën tjetër. Ju duhet të shpalosni aftësinë natyrore për të përdorur mjetet e ndërgjegjes. Ju mund të luani me gjysmë zemër ose me mjetet tuaja dhe të shfaqni krijime jo të plota; ose mund t’i përdorni mjetet me njohuri dhe saktësi, duke krijuar pikërisht atë që dëshironi; bukurinë, harmoninë, lirinë, dashurinë, gëzimin, bollëkun, përmbushjen, çdo gjë. Përvoja e realitetit varet tërësisht nga ju; në sferën fizike si në të gjitha sferat, ajo mund të formohet në çdo gjë, në çdo kohë – gjithçka që ju mund të konceptoni dhe dini se është e arritshme mund të bëhet përvoja juaj. Është si të pikturosh një foto. Hapësira dhe koha është kanavaca, mendimet dhe imazhet e mendjes janë furçat dhe tehet tuaja, dhe notat e energjisë janë ngjyrat në paletën tuaj. Ju mund ta pikturoni portretin si të dëshironi; i madh ose i vogël, i guximshëm ose delikat, i gjallë ose i zbehtë, i mrekullueshëm ose i tmerrshëm, i këndshëm ose i dhimbshëm, i suksesshëm ose katastrofik, krijues ose shkatërrues; çfarëdo që ju besoni dhe imagjinoni mund të jetë fotografia juaj. Krijimi juaj është ajo që ju e quani jetë, duke u shpalosur përjetësisht në çdo sekondë të së tashmes. Fryma e saj është e ngrohtë dhe e ëmbël në fytyrën time, megjithatë, e shkrirë.Jeta duket se përfshin, për shembull, tërmetet dhe përmbytjet dhe gjarpërinjtë helmues, si dhe të aftët dashamirës. E mira dhe e keqja janë thjesht paragjykime, terma që aplikoni për gjërat sipas avantazhit të perceptuar ose dëmtimit të tyre për veten ose njerëzimin. Natyra është shumë përtej së mirës dhe së keqes. Siç thotë edhe Makiaveli, ajo që është vërtet e mirë rrallë herë përkon me atë që duket të jetë e dobishme; pak janë ata që mund t’i njohin dhe t’i pajtojnë të dyja. Nuk janë gjarpërinjtë ata që janë të rrezikshëm, është vetëm frika nga gjarpërinjtë. Çdo gjë që vdes vdes nga korrupsioni i saj, gjithçka që dëmton vjen nga brenda. Mund të kalosh jetën në dukje të tronditur dhe të rrahur nga rastësia dhe fati – fjalët e tua për gjëra që nuk ekzistojnë – ose mund të marrësh mjetet dhe me to të krijosh saktësisht jetën që dëshironi nëse nuk imponon disiplinë të patëmetë mbi veten.

Photo: the nature conservancy

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Astrit Lulushi

TE VATRA SONTE NE ORA 6.30 PM, PROF.DR. ZYMER NEZIRI MBAN LIGJËRATË RRETH EPOSIT TE KRESHNIKEVE

March 30, 2023 by s p

Prof.Dr. Zymer Neziri sot më datë 30 mars 2023, ora 6.30 PM do të zhvillojë në Selinë Qëndrore të Federatës Vatra me adresë: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458, një ligjӫratӫ me temë: “Eposi i Kreshnikӫve – thesar monumental i trashӫgimisӫ kulturore shqiptare”. Ky prezantim vjen në kuadrin e prezantimit të folkorit shqiptar nga Prof.Neziri në Universitetin e Harvardit dhe në Universitetin Columbia.
Ftohen mediat dhe komuniteti që të marrin pjesë.

Filed Under: Vatra

“Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999”

March 30, 2023 by s p

Prof.Dr. Muharrem Qafleshi/

Dr. Lulzim Nika, historian, studiues dhe njohës i shquar i sferës së historisë bashkëkohore e në veçanti për ngjarjet e Kosovës në fund të viteve të ’90 të shekullit të XX-të, ku për punimet e tija shkencore rreth ngjarjeve para dhe gjatë luftës në Kosovë, hulumtoi arkivat dhe bibliotekat presidenciale të Shtëpisë së Bardh dhe raportet e Kongresit Amerikan etj.
Për këtë, Lulzim Nika do të behët ndër emrat e elitës së studiuesve të mirëfilltë të fillim-shekullit të XXI, në rrafshin e shkrimeve dhe studimeve historike, e sidomos të luftës së fundit për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
Është autor i shumë botimeve shkencore historike në revistat kombëtare dhe ndërkombëtare, po ashtu është hartuesi i dy librave të karakterit shkencor, në vitin 2019, botoi librin të titulluar “Zhvillimet politike në Kosovë gjatë viteve 1966-1974” dhe në viti 2021 botoi librin e tij, “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999” .
Në librin, të cilin sot po e promovojmë “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999” autori trajton mjeshtërisht dhe profesionalisht Veprimtarinë Diplomatike Ndërkombëtare për çështjen e Kosovës para dhe gjatë luftës së Kosovës, duke shtjelluar përpjekjet diplomatike të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, për parandalimin e luftës që kishte shkaktuar një krizë humanitare gjatë depërtimit të popullatës shqiptare të Kosovës për në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe në shtetet tjera evropiane, njëherit edhe spastrimin etnik të Kosovës.
Pas Konferencës së Dayton, shumica e shqiptarëve të Kosovës synonin pavarësinë e plotë. Për të dyja palët si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët, radikalizmi i qëndrimeve dhe përjashtimi reciprok i zgjidhjeve paqësore, e bënë të qartë se palët duhet të shkonin në luftë për të mbrojtur qëndrimet e tyre. Meqenëse kartat e irredentizmit dhe terrorizmit të përdorura nga Slobodan Milosheviq, si një maskim për të vazhduar fushatën e dhunës në Kosovë për botën e civilizuar ishte më e pabesueshme, por autoritetet serbe gjetën pretekstin tjetër atë të veprimtarisë së UÇK-së, për të ndërmarrë masa brutale të paligjshme ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.
Lufta e Kosovës ishte vazhdimësi e luftërave të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet ’90-të, ku serbet hegjemon ishin gjenerues të konflikteve politike dhe ndëretnike. Ku regjimi autoritar dhe nacionalist i satrapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit, bëri përpjekje që përmes ushtrisë jugosllave të krijonte Serbinë e Madhe. Në këtë fazë, për herë të parë ndërhyrja e diplomacisë ndërkombëtare ishte specifike pasi ajo u mor në mënyrë të drejtpërdrejtë me palët në konflikt. Etapa e parë e Diplomacisë ndërkombëtare ishte parandaluese ose e përpjekjeve diplomatike për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për çështjen e Kosovës, duke organizuar edhe një Konferencë ndërkombëtare në Rambuje, përpara ndërhyrjes ushtarake të trupave të NATO-s me 24 prill 1999.
Pra, ngjarjet që ndodhen në Kosovë, gjatë vitit 1997-1999, kanë pasur pasoja të rënda për popullin shqiptar të Kosovës dhe rajonin në përgjithësi, këtyre ngjarjeve të zhvilluara në këtë periudhë kohore, studiuesi dhe hulumtuesi Lulzim Nika i kishte kushtuar një vëmendje të veçantë, duke u bazua në dëshmitë e dokumentet-eve të de-klasifikuara për publikun, të Departamentit të shtetit të SHBA-së, Raporteve të Kongresit Amerikanë dokumenteve nga Biblioteka Presidenciale, gjatë qeverisjes se presidenteve Bill Klinton, Xhorxh Bush dhe dokumentet e Fred Uillams-it, i ngarkuari i SHBA-së gjatë vitit 1914 në Greqi, Mal të Zi dhe si vëzhgues i Komisionit ndërkombëtar në Durrës, si dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA-së), si fakte që ka zhvilluar diplomacia e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në një anë, hezitimit diplomatik të Evropës Perëndimor dhe diplomacisë kundërshtuese ruse, për zgjidhjen e Çështjes së Kosovës për parandalimin e Krizës Humanitare dhe spastrimit etnik të Kosovës.
Autori me të drejtë konstaton se përkrahja amerikanë për Kosovën ishte në suaza të globalizmit të demokracisë dhe respektimit të identitetit individual e kolektiv dhe përpjekjet për parandalimin e tiranisë dhe autokracisë në vendet jo demokratike, siç ishte Serbia, e cila udhëhiqte një politikë dhe diplomaci me plot paradokse e djallëzi për të ushtruar dhunë brutale ndaj popullatës kosovare, andaj edhe kontributi diplomatik e ushtarak amerikan nuk mungojë për ta parandaluar eksodin e popullsisë kosovare.
Politikë të ngjashme diplomatike ka udhëhequr edhe Mbretëria e Bashkuar nën drejtimin e kryeministrit të asaj kohë Toni Bler dhe ministrit të Punëve të Jashtë Robin Kuk! Ndërsa, për diplomacinë evropiane luftërat ballkanike ishte një kthjelle për ta, sepse po goditej rëndë projekti i tyre, ku vlerat themelore nga ana e Serbisë u shkelën në mënyrën më drastike dhe Evropa nuk ia doli që ta pengoj ngase proceset vendimmarrëse në BE ishin të gjata, andaj ishte e qartë se pa angazhimin amerikan vështirë së do t’ia dilnin. Prandaj, autori i këtij libri diplomacinë evropiane e quan me të drejtë si hezituese. Diplomacia ruse, kundrejt ngjarjeve në Kosovë ishte mbështese e Serbisë ortodokse dhe kundërshtuese e çështjes kombëtare të Kosovës!
Ngase dihet botërisht se Serbia është vendi me një angazhim të tejskajshëm në aleancën e vet strategjike ushtarake me Federatën Ruse. Serbia, e cila kishte dhe ka traktat bashkëpunimi strategjik e ushtarak me Rusinë, bën trageti armësh më të, organizon stërvitje ushtarake të përbashkëta pra, gjithçka e lidh Serbinë me Rusinë duke e mbështetur njëra tjetrën në arenën ndërkombëtare. Në fund mund të themi se studiuesi dr. Lulzim Nika, i ka shqyrtuar dhe analizuar mjeshtërisht 179 dokumente arkivore, që gjenden në shtojcën e librit nga faqja 319 deri në faqen 498, në të cilat paraqiten përpjekjet diplomatike të botës demokratike për periudhën më të rëndësishme që po kalonte populli shqiptar i Kosovës gjatë viteve 1997-1999, duke ia sjell një risi të mirëfilltë shkencor historiografisë sonë Kombëtare.

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT