• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2023

QASJA E GABUAR E PERËNDIMIT NDAJ SERBISË

March 10, 2023 by s p

Prof. Xhelal Zejneli/

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e këndej, Perëndimi ka pasur ndaj Serbisë një qasje të gabuar. Fuqitë e Mëdha perëndimore shpesh e zbatojnë politikën e kulaçit dhe e kërbaçit apo e shkopit dhe e karotës. Por në rastin e qëndrimit hegjemonist dhe ekspansionist të Serbisë ndaj Kosovës, kjo nuk ndodhi. Fuqitë perëndimore, jo vetën që nuk ndoqën ndaj Serbisë politikë të kulaçit dhe të kërbaçit, por edhe e ledhatuan atë, e përkëdhelën. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e deri më sot, Fuqitë perëndimore investuan në Serbi miliarda euro dhe dollarë. Në ndërmarrjet perëndimore të ngritura në Serbi, u punësuan mbi njëqind mijë serbë. Serbia, në një anë mbështetej nga Rusia e Putunit, nga Kina dhe nga vende të tjera, ndërsa në anën tjetër ajo mbështetej ekonomikisht edhe nga Fuqitë perëndimore, d.m.th. nga Gjermania, nga ShBA-ja, nga Franca, nga Austria etj. Nga Moska dhe Pekini, Serbia mbështetej politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht, ndërsa nga Perëndimi – ekonomikisht. Sot kemi një situatë kur ajo mbështetet nga perëndimorët, jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht, për të mos thënë edhe ushtarakisht. Qëndrimi i ShBA-së ndaj Serbisë ka pësuar një salto mortale, një kthesë të pabesueshme. * * * Agresionin rus ndaj Ukrainës, shqiptarët e dënuan në shkallë kombi. Pushtimin rus të Ukrainës, Kosova e dënoi në mënyrë të prerë, duke i vënë Moskës edhe sanksione. Por plani franko-gjerman, i mbështetur nga Uashingtoni, dëshmon se qëndrimi i Kosovës ndaj agresionit rus në Ukrainë, nuk u vlerësua fare. Madje, Uashingtoni, Parisi dhe Berlini mbajnë anën e Beogradit, ndonëse serbët ishin dhe mbeten të vetmit në Evropë që nuk i vënë sanksione Rusisë. Çfarë paradoksi?! Kjo politikë joparimore e Fuqive perëndimore e befasoi tërë kombin shqiptar. Për të treguar se janë me shqiptarët, perëndimorët e afirmojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Por plani franko-gjerman tregon se perëndimorët nuk qenkëshin me Kosovën. Shqiptarëve nuk u duhet afirmimi i Shqipërisë në rrafshin ndërkombëtar, në një kohë kur perëndimorët, me themelimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe, cenojnë tërësinë tokësore të kombit shqiptar. E ashtuquajtura bashkësi e komunave me shumicë serbe apo zajednica, nuk është asgjë tjetër pos dodik republikë, asgjë tjetër pos shtet brenda shtetit. Sapo të themelohet dodik republika, serbët do ta formojnë edhe ushtrinë e këtij shteti brenda shteti. Sakaq, do të shkaktojnë edhe pretekste për ta shkëputur nga Kosova dhe për t’ia bashkëngjitur Serbisë. Para ndodhive të tilla Uashingtoni, Parisi dhe Berlini do t’i mbyllin sytë. Asociacioni, zajednica, dodik republika, d.m.th. shteti brenda shtetit, do të jetë përmbi Kosovën, do të jetë më i favorizuar se Kosova vetë. Shteti brenda shtetit do t’i parandalojë edhe marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë, do t’i pengojë kontaktet dhe marrëveshjet. Sot në veri ndodhet përmendorja e princit mesjetar serb, “car” Llazarit (Lazar Hrebеljanović / Лазар Хребељановић, 1329-1389). Nesër do të ngrihet edhe ajo e Sllobodan Millosheviqit, e Vojisllav Sheshelit. dhe e dishepullit të tyre – Aleksandar Vuçiqit. Angazhimi i ShBA-së për themelimin e zajednicës, e dodik republikës, d.m.th. e shtetit brenda shtetit dëshmon se për Uashingtonin Serbia paraqitka interes më të madh seç paraqitkan shqiptarët, d.m.th. interesi amerikan në Serbi qenkësh më i madh se te shqiptarët. * * * Qëkur u çlirua nga Kosova nga pushtuesit serbë në vitin 1999 e këndej, s’ka dyshim se e ashtuquajtura klasë politike shqiptare, ka bërë gabime. Gabime ka bërë edhe inteligjencia shqiptare. Ndryshe, zajednica, dodik republika apo shteti brenda shtetit nuk do të ishte në rend dite. Për gabime të këtij lloji paguhet çmim historik. Në anën tjetër, politika dhe diplomacia serbe s’ka reshtur së punuari dhe së vepruari nëpër kancelaritë evropiane dhe në Uashington për t’i bërë për vete perëndimorët dhe për t’i denigruar dhe për t’i paraqitur shqiptarët si popull joperëndimor apo pseudo-perëndimor. * * * Gjithmonë kur Kosova vihet në krye të agjendës së Brukselit, në Tiranë shpërthejnë zënkat ndërpartiake. Nga kjo rezulton se shqiptarët nuk kanë të përkufizuar një kauzë kombëtare. Kauzat personale në Shqipëri të politikanëve të harxhuar, kanë dalë përmbi kauzat kombëtare. Kauzat personale të politikanëve të lodhur apo të politikanëve që ndodhen matanë interesit kombëtar, u shiten shqiptarëve si kauza kombëtare. * * *Aty ku e la Millosheviqi politikën serbomadhe, mu aty e vazhdoi po atë ideologji dhe politikë, pasardhësi i tij i devotshëm – Vuçiqi. Që atëherë, Serbia, në vend që të përjetonte katarzë dhe të merrte rrugën e demokratizimit, ajo u ndal dhe mbeti aty ku ishte, në vitet ’90 të shekullit XX. Që atëherë, ora e Vuçiqit ka punuar dhe vazhdon të punojë me atë të kohës së kasapit të Ballkanit. Zjarrvënësin e gadishullit, perëndimorët e ndëshkuan, ndërkaq birin shpirtëror të Sheshelit, e mbështesin me të madhe. Ç’farë paradoksi?! Paradoks, por jo si ai i filozofit grek Diogjenit (Diogjeni, nga Sinopa, rreth viti 400 deri në vitin 323 para K.).Uashingtoni, Berlini dhe Parisi mbështesin politikën klerofashiste të Serbisë. Kjo s’i bën nder Perëndimit. Ka parime në politikën e perëndimorëve apo ka interesa politikë?! Një politikë që bazohet në interesa politikë dhe jo në parime, është në kundërshti me vlerat evropiane dhe me demokracinë perëndimore.Sot në Serbi, mu si në kohën e Millosheviqit, mbizotëron një qeverisje jodemokratike dhe antihistorike, totalitare dhe tiranike, despotike, autoritare dhe autokratike, bolshevike dhe proruse, retrograde, anakronike dhe mesjetare. Si është e mundur që një politikë të tillë ta mbështesin dhe ta shpërblejnë perëndimorët?! Në vend që ta dënojnë dhe ta ndëshkojnë. Në rrethana të tilla, në shoqërinë serbe, lidhur me realitetin e ri në rajon, përfshi dhe Kosovën, nuk ka hapësirë për lindjen dhe përhapjen e ideve racionale. Shoqëria serbe vazhdon të notojë në ujërat e turbullta të radikalizmit dhe të obskurantizmit mesjetar. Sot, mbase edhe Vuçiqi është duke e parë se gjithë ky iracionalizëm po bëhet pengesë për një transformim demokratik të Serbisë. Në dy dekadat e fundit, në krye të politikës, të bazuar në mite mesjetare, ka qëndruar pikërisht ai. Ky është peng, edhe i Putinit, edhe i vetvetes. Plani franko-gjerman bie ndesh: – me pakon e Ahtisarit, pako kjo të cilën e kanë mbështetur vetë perëndimorët;- me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në orën 15:39, në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë; pavarësi kjo të cilën e kanë mbështetur vetë perëndimorët;- me parimet e BE-së për pacenueshmërinë e kufijve;- me vlerat dhe parimet demokratike të BE-së.- me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë*;Shënim: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, si organ i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pasditen e datës 22 korrik 2010 bëri të ditur se “shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”. Njoftimin e bëri publik kryetari i GjND-së, juristi dhe diplomati japonez i shkolluar në Kembrixh, Hisashi Ovada (Hisashi Owada, 1932- ). * * * Për çfarë dialogu mund të flitet?! Nuk mund të investosh në Serbi dhjetëra miliardë euro apo dollarë dhe të kërkosh prej saj të bëjë dialog. Ledhatoje, përkëdhele dhe favorizoje Serbinë, e pastaj kërkoji asaj dialog. Një kërkesë e tillë s’ka sesi të mos jetë sterile, shterpe. Serbia do ta njihte realitetin e ri në Kosovë dhe në rajon, vetëm kur Fuqitë perëndimore – Uashingtoni, Berlini dhe Parisi do ta izolonin atë. Këta e kanë bërë të kundërtën. Izolimi apo veçimi i Serbisë nuk është vetëm interes i shqiptarëve, i Kosovës. Është interes i rajonit, i Evropës dhe i mbarë Perëndimit. Politika e Beogradit, qëkur u shpërbë amalgama jugosllave, paraqet gangrenë për rajonin. Ajo politikë, e bazuar në një ideologji mesjetare, më vonë edhe garashaniniste, nëpërkëmb tërë sistemin perëndimor të vlerave. Me të mbështetur Serbinë sot, vetë perëndimorët i shkelin vlerat dhe parimet e veta. * * * Asociacion, bashkësi komunash, zajednicë, dodik republikë, shtet brenda shtetit! Po atëherë përse u bë lufta?! Përse u vranë mijëra njerëz, fëmijë, gra dhe pleq. Sa për asociacion, zajednicë, bashkësi komunash serbe, dodik republikë dhe shtet brenda shtetit s’ka pasur nevojë për luftë. Pas themelimit të asociacionit, bashkësisë së komunave serbe, zajednicës, dodik republikës, përkatësisht shtetit brenda shtetit a thua do të ketë politikan dhe intelektual shqiptar që do të shkojë për të bërë homazh te varri i komandantit legjendar Adem Jasharit?! Një politikan i Kosovës, dikur ushtarak i lartë i luftës çlirimtare, e ka përdorur më herët shprehjen “dodik republikë”. Sot i njëjti e mbështet kërkesën e perëndimorëve për themelimin e bashkësisë së komunave serbe. Çfarë kthese absurde?! Asociacioni, bashkësia e komunave serbe, zajednica, dodik republika s’janë tjetër pos krijimin në Kosovë të shtetit brenda shtetit. Krijim ky që do të jetë shumë më e favorizuar dhe më e privilegjuar se Kosova vetë. Krijim ky që shumë shpejt do të shkëputet nga Kosova për t’iu bashkëngjitur Serbisë. Dhe s’do të ketë kush që do ta ndalë. Atëherë s’do të jenë as emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar (Escobar) me shuttle diplomacy-në e tij, as ambasadori i ShBA-së në Beograd, Kristofer Hill (Christopher Robert Hill, 1952- ). * * * Duket sikur rrumbullakimin e shtetësisë së Kosovës nuk do ta bëjnë demokratët amerikanë. Ata e filluan në vitin 1999 me presidentin Bill Klinton (William Jefferson Clinton, 1946- ) dhe duket sikur thonë: “Prej nesh, kaq!” Me fjalë të tjera, një qëndrim më të prerë ndaj Serbisë, duhet të manifestojnë republikanët. Por bota e di se politika strategjike amerikane është një. Ajo nuk ndryshon as me ndërrimin e administratave. Kush janë interes strategjik i amerikanëve: shqiptarët proamerikanë apo serbët prorusë dhe prokinezë?! * * * Për çfarë dialogu ngulin këmbë Uashingtoni, Berlini dhe Parisi, kur Vuçiqi deklaron: “Sa të jem unë kryetar i Serbisë, kurrë s’kam për ta njohur pavarësinë e Kosovës”; kur ai thotë se Serbia do ta parandalojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Serbia s’e ka të drejtën e vetos, por e kanë miqtë e tyre – rusët. * * *Asociacion, bashkësi komunash serbe, zajednicë, dodik republikë apo shtet brenda shteti. Edhe po të bëhet kjo, Kosova do të vazhdojë të mbetet në Kushtetutën e Serbisë, pjesë e saj, të vazhdojë të quhet Kosovë dhe Metohi. Kur ta marrin detyrën deputetët apo funksionarët e Serbisë, do të betohen se do ta mbrojnë tërësinë territoriale të saj. Kosova do të vazhdojë të konsiderohet “tokë e shenjtë serbe”, “djep i Serbisë”, “Jerusalem serb”, “Serbi e Vjetër”. Uashington, Berlin dhe Paris, mos i krijoni mundësi klerit fashist të Kishës Ortodokse Serbe që bashkë me Vuçiqin ta sjellin legalisht Rusinë në asociacionin, në zajednicën apo në dodik republikën që mëtoni ta krijoni ju! * * *Në vend që ta kushtëzojnë dhe ta shantazhojnë Serbinë, perëndimorët e kushtëzojnë Kosovën. E pabesueshme! Flijohet viktima në dobi të agresorit serbo-çetnik që ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve. Për liberalizimin e vizave, Kosova duhej të priste vite e vite. Po qe liberalizimi i vizave për Kosovën bëhet si kompensim apo si shpërblim për ta nënshkruar themelimin e shtetit brenda shtetit, kurrë mos u liberalizofshin ato. Ku është parë në histori: “Unë ty territor, ti mua viza”. Territor për viza! Një absurditet si ky s’e gjen dot as te teatri absurd apo në antidramat e dramaturgut, romancierit dhe poetit irlandez Semjuel Bek (Samuel Barclay Beckett, 1906-1989), aty ku Estragoni pret pafundësisht Godonë, i cili s’dihet në do të vijë ndonjëherë. * * * Kosova është digë e shqiptarisë përballë synimeve ekspansioniste të hordhive të egra barbare sllavo-bizantine. Xhelal ZejneliPhoto: BBC

Filed Under: Rajon Tagged With: Xhelal Zejneli

Shkrimtari, poeti, pedagogu Rudolf Marku me opinion për poeten shqiptaro-amerikane Arjana Gaba Fetahu

March 10, 2023 by s p

Profesor Rudolf Marku/

Poezitë janë të bukura, shkruar me ndjeshmëri dhe përkushtim poetik. Duket se autorja e merr seriozisht poezinë, jo thjesht si një hobi. Nga të katër poezitë, më shumë me pëlqyen “E ëmbla, e hidhur dashuri”  dhe “Kam një mijë arsye!”. Mendoj se këto janë më të bukurat, sepse janë dhe më intimet, më afër shpirtit të autores, më të ndjerat.  Ndërsa dy të tjerat, dhe sidomos ajo e fundit më jep përshtypjen e një poezie që thjesht shkruhet. Më pëlqen, te “Kam njëmijë arsye”, vargu”…më la duke pritur mbi varg” ( pranvera). Varg i papritur dhe i ndjerë.

Ndërsa tek “E ëmbla dashuri”:

E ëmbla e hidhur dashuri,

Me gjysma hëne,

Me diell e shi,

Herë me zë bilbilash,

Herë me simfoni,

Sa herë më zu bora,

E dot nuk u shkri.

Apo:

KAM NJËMIJË ARSYE

Kam njëmijë arsye që të vij tek ty,

Ylberët harkojnë e ndalin shumë larg,

Pranvera po krihet e lan ata sy,

Dhe mua më la duke pritur mbi varg.

Ndërsa poezitë “Djalit tim i duken përralla” dhe “O flamur je …:, më duken poezi më racionale dhe më me pak ndjeshmëri poetike!

Se çkish ajo verë një tjetër magji,

Pa më pyet ku shkoi gjithçka,

U zhveshën kalendarët një e nga një,

Ajo botë me sy, më s’u pa.

O flamur të kam në gjak,

Je betimi që marr hak,

Për Atdhe turrem në flakë,

Poezitë e kritikës nga profesor Marku:

E ËMBLA E HIDHUR DASHURI

E ëmbla e hidhur dashuri,

Me gjysma hëne,

Me diell e shi,

Herë me zë bilbilash,

Herë me sinfoni,

Sa herë më zu bora,

E dot nuk u shkri.

E ëmbla e hidhur dashuri,

Shpesh ngrita fole,

Pa derë e çati,

Herë më ngije lart sikur me magji,

Dhe më ke treguar,

Se ku Zoti rri,

Dhe prap humbisja rrugën,

Kur vija tek ti.

E ëmbla e hidhur dashuri,

Sa herë më pikon lot,

E ndez një qiri,

Sa herë më çel buza,

Besoj tek ti,

Sa herë dua të iki,

Aq herë dua të rri.

E ëmbla e hidhur dashuri,

Me yje të ftohtë,

Me diell në gji,

Me krahë pëllumbash,

Të vrarë në stuhi,

Me shpresën e bardhë,

Tek shkojnë,

Në liri.

E ëmbla e hidhur dashuri!

Neë Jersey, March 2022

KAM NJËMIJË ARSYE

Kam njëmijë arsye që të vij tek ty,

Ylberët harkojnë e ndalin shumë larg,

Pranvera po krihet e lan ata sy,

Dhe mua më la duke pritur mbi varg.

Kam njëmijë arsye oh sa shumë,

Ndërkohë dhe pemët po vishen me gjeth,

Ky diell krenar nuk po ka aq fuqi.

Ndaj kjo mungesë si dimer rrënqeth.

Kam njëmijë arsye qe ti ndoshta s’di,

Ndonjërën dhe s’mund ta besosh,

E di do te qeshësh siç qesh një fëmijë,

Kur ta them në vesh ta dëgjosh.

DJALIT TIM I DUKEN PËRRALLA

Kur vinte vera ajo e dashura,

Atëherë se çkish një tjetër magji,

Një herë në vit na blinin sandale,

E ne gëzonim si të ish “Vit I Ri”.

E linim çantat në ndonjë qoshe,

Shtatori na dukej shumë larg,

Ato ditë të veres i kishim,

Si qershi të shkuara në varg.

E lëshoheshim ca nëpër dete,

Ca i qëllonte te shkonin në fshat,

Të hipje në trenin që gjarpëronte,

Dhe kjo padyshim ishte “fat”.

Pa kemi hipur si majmunë në pemë,

Me mollë dhe një vakt e kalonim,

Gjithë ditën buçisnin oborrët,

Nga zërat tanë që ushtonin.

Ne kishim një tjetër lumturi,

Por ajo ish vetëm atëherë,

Djalit tim i duken përralla,

“Na ishte njëherë”

Se çkish ajo verë një tjetër magji,

Pa më pyet ku shkoi gjithçka,

U zhveshën kalendarët një e nga një,

Ajo botë me sy, më s’u pa.

O FLAMUR JE SHQIPËRI

O flamur të kam në gjak,

Je betimi që marr hak,

Për Atdhe turrem në flakë,

Je në gjoksin tim i dlirë,

Si një lule bukur mbirë,

Me ty jam Shqiptar i ilirë.

O flamur je Shqipëri,

Je Kosovë, je Çamëri,

Je Atdhe, je dashuri!

Je fuqia e një sharkie,

Je buzëqeshja e një fëmije,

Rritur në ninullë lirie,

Të valvitesh mot më mot,

N’tokë të babës të jem zot,

Të mos shoh të nënës lot.

Filed Under: LETERSI

VOTA E LIRE ESHTE NE RREZIK NE SHQIPERI

March 10, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli/

Per Shqiperine e ketyre 30-viteve “post-komunizem”, nuk eshte asgje e re. Vota e lire dhe zgjedhjet e lira ne Shqiperi kane shume per tu deshiruar gjate tre dekadave te fundit. Ndryshimi me te kaluaren e zgjedhjeve ne ate vend me zgjedhjet qe do te mbahen ne Maj, eshte se kesaj radhe duket sikur shteti, qeveria, partite politike, madje edhe gjyjatat ne Shqiperi si dhe perfaqsues dilpomatike te caktuar nderkombetare ne Tirane— jane lidhur besa-bese per ti mohuar voten e lire rrreth 50 per qind te shqiptareve ne zgjedhjet vendore te 14 Majit, 2023. Neqoftse dikush e ka paramenduar krijimin e kesaj gjendjeje politike elektorale si nje eksperiment djallezor per te minuar lirine, demokracine dhe opozitarizmin politik ne Shqiperi— bravo u qofte, ia kini dale! Ne vend qe faktoret e larte- permendur qe jane te perzier me gishtat e tyre te ndyre ne kete lamsh politik te mire llogaritur, ne pergatitje e siper per disa vite tani — por te cilit tani nuk i dihet filli — te luftonin kunder diskriminit ne pjesemarrjen e te gjithe shqiptareve pa dallim ne votime te lira, entet qeveritare, gjykatat, partite politike shqiptare dhe perfaqsues te larte nderkombetare, duket se kane rene dakort ne heshtje qe per qellimet e tyre antishqiptare t’i mohojne voten e lire gjysmes se shqiptareve ne zgjedhjet vendore te 14 Majit.  Dhe ne kete proces te minojne, njekohesisht dhe ne pergjithesi, edhe lirine e demokracine, ne nje vend ish-komunist dhe tani anetar i Nato-s. Asnje perparim nuk eshte bere ne kete fushe nder vite ne Shqiperi,  sipas raportit te posa botuar te Freddom House. Sot per sot, fatkeqsisht, ne Shqiperi nuk ekziston e drejta e barbarte per te gjithe dhe pa dallime politike per te hedhur voten e lire ne zgjedhjet e Majit qe vjen. Kujt t’i drejtohet votuesi shqiptar per sigurimin e votes se lire per veten dhe per familjen? Kush e mbron kete te drejte per shqiptarin sot kur te gjitha entet politike e juridike dhe diplomatet nderkombetare te cilet, me mbeshtetjen e tyre te hapur ose me heshtjen e tyre per gjendjen anti demokratike te krijuar ne vend,  kane shkelur dhe po shkelin cdo norme ligjore vendore dhe standardet nderkombetare per mbajtjen e zgjedhjeve te lira, te drejta e demokratike ne Shqiperi, ashtu si i ka hije nje shteti anetar te NATO-s. Ne cdo vend normal demokratik te botes, entet juridike dhe politike si dhe nderkombetaret ne Tirane e kane per detyrim moral dhe pergjegjesi politike qe te perpiqen e te sigurojne me cdo kusht te drejten dhe voten e lire per cdo votues shqiptar. Pse kjo nuk po ndodhe sot ne Shqiperi? Dhe pse pergjegjesve per gjendjen e krijuar politike djallezore dy muaj para zgjedhjeve, nuk u kerkohet llogari nga votuesit dhe nga shoqeria shqiptare per mbytjen e opozitarizmit politik ne Shqiperi? A por te gjithe mendojne se duhet votuar per nje parti dhe kjo tashti  quhet demokraci? Ne Shqiperi eshte krjuar vertete nje kaos politik te cilit ne diten e votimeve nuk do i dihet halli. Entet politike, partiake si dhe gjykatat —shteti dhe qeveria shqiprare, pra —para syve te nderkombetareve ne Tirane dhe me miratimin e tyre po sillen me mosperfilljen  e votes se lire te shqiptareve, si organizata e dikurshme ku-klux-klan ne Shtetet e Bashkuara, per tu mohuar te drejten e votes afrikano-amerikaneve. Disa dite me pare, Presidenti i Shteteve te Bashkuara ,Joe Biden  vizitoi qytetin Selma ne Alabama me rastin e pervjetorit te “Bloody Sunday”, me qellim per tu riangazhuar – ni nivelin me te larte qeveritar – ndaj votes se lire na Amerike, si nje gurthemel i demokracise dhe i te gjithe lirive te tjera te njeriut, te dhena nga i Madhi Zot, per te gjithe amerikanet dhe te gjithe njerzit kudo ne bote dhe pa dallim partie, feje a krahine. “Ne kete ure eshte derdhur gjak per te shpetuar shpirtin dhe frymen demokratike te Amerikes”, eshte shprehur Presidenti Buden  ne viziten e tij kete jave ne Selma te shtetit Alabama—duke folur ne mbrojtje te votes se lire per amerikanet. Neqoftse entet qeveritare, politika dhe gjykatat shqiptare nuk veprojne ne mbeshtetje te votes se lire ne ate vend,  kush do i mbroje lirite dhe te drejtat themelore te shqiptareve ne zgjedhjet e 14 Majit? Kush do e mbroje demokracine dhe lirine e votes per te gjithe shqiptaret pa dallime partiake— dhe jo vetem te gjysmes se shqiptareve? “Nje njeri pa te drejte vote eshte nje person i pa mbrojtur”, ka thene ish presidenti amerikan Lyndon B. Johnson. “Liria e votes eshte nje e drejte e cmuar per te cilen, pothuaj per dy shekuj, Amerikanet kane luftuar dhe kane vdekur per te mbrojtur ate te drejte. Te gjithe ne le te nderojme sakrificen e tyre ne diten e zgjedhjeve, qofshi ju republikane, demokrate ose te pavarur — me voten tuaj tregoni se jeni te interesuar ne te ardhmen e vendit tuaj, Amerikes..Zoti u bekoft!” Fjalet e ish -Presidentit Reagan drejtuar te gjithe amerikaneve pa dallime politike, per te marre pjese ne zgjedhje. (18 Tetor, 1986). “Zgjedhjet i perkasin popullit”, ka thene (Abraham Lincoln). Jo politikaneve, partive, gjykatave dhe nderkombetareve te korruptuar!  Kjo gjendje aktuale e krijuar ne Shqiperi sot, dy muaj para zgjedhjeve vendore te 14 Majit, eshte thellesisht e rrezikshme per Shqiperine dhe per te gjithe shqiptaret, por mbi te gjitha eshte nje rrezik i madh per lirite baze dhe per demokracine shqiptare, ne pergjithesi, sot dhe ne te ardhmen. Sa me pare qe te kuptojne kete fakt te rende , faktoret e brendeshem politike dhe juridike  te vendit, si dhe nderkombetaret e prerzier ne kete lamsh politik djallezor,aq me mire do te jete per Shqiperine, per lirine dhe demokracine e atij vendi te vuajtur per porhuaj nje shekull tani nga nje prej regjimeve me barbare komuniste qe mohonte votone e lire, demokracine dhe lirite baze te njeriut. Mjaft eshte mjaft! Shqiperia dhe Kombi shqiptar meritojne me shume dhe me mire nga institucionet shtetetore dhe qeveritare si dhe nga miqet e vertete nderkombetare. Ne minimum, shqiptaret dhe Shqiperia si pjesetare e nje vendi anetar i Natos, meritojne – ne minimum – te drejten e votes se lire si nje mjet te shprehjes se lire politike se per ke deshirojne te votojne me 14 Maj.

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

Një dëshirë “e fshehtë” e Profesor Injac Zamputtit për të sjellë në shqip Poetin Kombëtar Italian, Giosuè Carducci

March 10, 2023 by s p


(Melsen Kafilaj- Royal Institute of Philosophy Fellow)

C:\Users\Admin\Desktop\injac-zamputi.jpg

                                      Prof. Injac Zamputti (1910-1998)

Nuk ka Punëtorë të Intelektit në botën shqiptare e më gjerë që të mos i njoh veprat dhe kontributet mjaft të vyera të Prof. Injac Zamputtit. Një dijetar me Frymë Humaniste, Disiplinë Jezuite, Prejardhje Europiane dhe Burrni Shqiptare (të cilën e dëshmoi edhe gjatë kohës kur Sigurimi i Shtetit “e shtërngonte që të jepte Mikun,” dmth Prof. Eqrem Çabejn).Nëse do të përdornim një frazë të Shën Françesk Saverit (S.J), Shënjtit Mbrojtës të Kolegjit ku studioi dhe punoi (Kujto: Kolegji Saverian i Shkodrës (1887) jeta e Zamputtit do të ishte nga fillimi deri në fund veçse “Studim, Përulje dhe Shërbim!” Nuk do të ndalemi këtu që të numërojmë edhe njëherë nga e para morinë e artikujve publicistik, novelat, përkthimet dokumentore apo edhe studimet e panumërta të studiuesit, publicistit, shkrimtarit dhe historianit tonë erudit pasi akademikë dhe studiues të tjerë, më të mëdhenj në moshë e përvojë se ne e kanë ezauruar në mënyrë shteruese këtë çështje.

Ajo që do të ndalem sot është një detaj interesant, i panjohur më parë dhe në një farë kuptimi edhe personal të cilin do të doja ta ndaja për lexuesin në lidhje me Profesor Zamputtin.Para disa kohësh, në një dugajë antikuarësh më rastis që të blej midis të tjerash edhe një Antologji Poetike të Poetit Kombëtar të Italisë, Giosuè Carducci (1835-1907).Për fatin dhe habinë time kundroj në brëndësi të tij një emër të bukurshkruar kaligrafikisht, bashkëshoqëruar nga vula vetiake me inicialet “I.Z”. Ishte botimi i njëzetë i “Poesie di Giosue Carduci” (1850-1900) realizuar prej Shtëpisë Botuese prestigjioze Italiane “Zanichelli” (1942) dhe që dikur i përkiste bibliotekës personale të Profesor Injacit.                                                                                                                                                                                                                                                                                                          

Si bibliofil u gëzova mjaft.Të ndieje mes shfletimit të fletëve energjinë e Zamputtit ishte një emocion i paçmueshëm! Befas gjatë shfletimit, një fletëz e zvjerdhur ra prej tij. Lexonte: “Për me u përkthye.” (I.Z) Kam kërkuar gjithëkund gjatë këtyre ditëve për ta gjetur atë copëz letër me njolla kohe në arkivin tim personal por si për dreq nuk e di se ku mund të ketë përfunduar.Do të ishte një humbje e madhe edhe në aspektin historik nëse do ta kem humbur…

C:\Users\Admin\Desktop\Zamputti.jpg

 Brendësia e librit poetik të G. Carducci-t me kaligrafinë dhe vulën e Prof. Zamputtit

Por cili është motivi i kësaj dëshire “të fshehtë” e të ndryrë në letër e Zamputtit 32 vjeçar për të sjellë në shqip Carduccin?! Mendoj që frymëzuesi dhe shtysa kryesore duhet të ketë qënë padyshim mësuesi dhe kolegu i tij dijetar Dom Ndre Mjeda i cili jo vetëm që e kishte studiuar me themel Carduccin por gjithashtu toni i tij poetiko-patriotik ndihej edhe në disa prej poezive Mjedjane. Mjeda i Madh, ky kryepoet ndahet nga jeta në vitin 1936 dhe ndoshta bisedat me të në lidhje me Letërsinë Italiane dhe vënia e theksit nga ana e Mjedës mbi Carduccin duhet ta ketë shtyrë Zamputtin që të çoj ndër mëndje edhe ndërmarrjen e një nisme të tillë…Nuk kam dijeni nëse në arkivin e familjes Zamputti ekziston ndonjë dorëshkrim poetik i Carduccit përkthyer prej Profesorit Injacit por do të isha i lumtur nëse biri i tij, Profesor Jozef Zamputti do të ma konfirmonte një gjë të tillë. Giosue Carducci, edhe pse kanë kaluar plot 81 vite nuk ka ardhur ende në Tokën e Shqipeve… 

Teksa citon veprën e mësipërme në lidhje me mundësinë potenciale të përkthimit të saj prej Profesorit ekziston edhe një tjetër vepër dramatike Italiane e cila mban përsipër kaligrafinë e Injac Zamputit, të cilat autori i këtyre radhëve shpreh gatishmërinë dhe bujarinë për t’ia dhuruar ato të birit, Jozefit në shënjë vlerësimi dhe respekti ndaj Profesor Injacit por gjithashtu edhe për vlerën e trashëgimisë shpirtërore që ato mbartin.Një libër i Zamputtit duhet t’ju përkas Zamputtëve.Eshtë detyrimi ynë moral të lumturojmë ata që s’janë përmes atyre që janë!

Filed Under: Politike Tagged With: Melsen Kafilaj

PËRJETËSIA E SAKRIFICËS HYJNORE TË FAMILJES JASHARI

March 9, 2023 by s p

      (Adem Jashari, Simbol i qëndresës frymëzues i lirisë)

Prof. dr. Nusret Pllana   

Universiteti “Hasan Prishtina” – Prishtinë

PËRJETËSIA E SAKRIFICËS HYJNORE TË FAMILJES JASHARI

      (Adem Jashari, Simbol i qëndresës frymëzues i lirisë)

Janë bërë 25 vjet nga rënia heroike e Adem Jasharit dhe familjes së tij. Ai ishte edhe është Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka krijuar shenjat e shenjta të përmasës kombëtare, andaj është kthyer në legjendë. Jo rastësisht, andaj, përkundër të gjitha rregullave të luftërave, pas rënies së Komandantit,  ushtria e tij çlirimtare, në vend që të dorëzohej dhe të mundej, ajo rritet dhe del fitimtare. Prandaj, në jetën e popujve ndodhin ngjarje të mëdha dhe të vogla historike. Me kalimin e kohës, këto ose bëhen përmasë e kujtesës historike dhe kombëtare te popujt historikë, ose zbresin në zonën e kujtesës folklorike, te popujt historikë. Komandanti Legjendar, Adem Jashari, është bërë shenjë e epokës së lirisë së shqiptarëve, duke hapur procesin e madh historik të bashkimit kombëtar. Pa Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa çlirimin dhe lirinë e Kosovës, ky proces i madh historik i bashkimit kombëtar ishte lënë në harresë.

Hyrje

Jeta historike e popullit shqiptar, nëpër të gjitha ngjarjet e e lakadredhat e mëdha të historisë, para se të përmbyste padrejtësitë historike, ka krijuar bërthamën kombëtare, e cila me veprimin e saj historik, ndryshon ecjen së prapthi të historisë, siç kishte ndodhur me historinë e shqiptarëve, kur i ishte përgjysmuar gjeografia kombëtare dhe kur gjysmën e popullit e kishte të robëruar. Bërthama kombëtare, që përmbys padrejtësitë historike, i ngjan vullkanit, krateri i të cilit mund të jetë i vogël, por kur shpërthen, rrënon çdo gjë para vetes. Një bërthamë të këtillë e kishte krijuar mesjeta shqiptare me Skënderbeun. Kështu që lufta e kësaj bërthame kombëtare zgjati 25 vjet kundër perandorisë më të madhe të botës. Një bërthamë tjetër, ishte ajo e Lidhjes shqiptare të Prizrenit, që krijoi edhe forcën ushtarake për të mbrojtur tërësinë e tokave shqiptare. Kurse, që pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, tokat shqiptare, edhe me nënshkrimet e qendrave evropiane të kohës, ishin copëtuar dhe ishin degdisur në disa xhuxh shtete të Ballkanit. Duhej  një shekull jetë, përpjekje, përgjakje, burgosje, helmime, luftëra nga më të ndryshmet, derisa në gjirin e popullit shqiptar ishte krijuar bërthama kombëtare, së cilës i printe Adem Jashari. Ai ishte pjesë e të gjitha lëvizjeve shqiptare, që bënin përpjekje të dëshmonin para botës se Kosova ishte e pushtuar, kurse populli i saj, ishte i robëruar. Nga data 28 nëntor të vitit 1997, kur del publikisht, edhe me urdhër të Komandantit Legjendar, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, bërthama kombëtare që i printe Adem Jashari, bëhet arma e çlirimit dhe e lirisë së kësaj pjese të atdheut, që quhet Kosovë.   

Në jetën e popullit shqiptar ka shenja të ecjes së tij nëpër histori, që ose janë harruar me kohën, do të thotë nuk janë bërë kujtesë historike, ose ende nuk u është bërë vendi në histori, ose janë bërë shenjë e kujtesës kombëtare të shqiptarëve, pa marrë parasysh se çfarë fati kishin tokat shqiptare nëpër rrënojat e historisë.

Njëra prej këtyre shenjave, që ka përmbysur shekuj robërie të historisë së shqiptarëve, është edhe sakrifica hyjnore e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Këto shenja janë të shenjta, jo vetëm me përmasën e tyre historike, por edhe me përmasën e tyre kombëtare dhe njerëzore. Këtë e dëshmon edhe vetëm një fakt i vetëm. Për këto vjet, më shumë se 13 milion shqiptarë, por edhe të huaj, janë përkulur dhe kanë bërë nderim para luftës, rënies dhe lirisë së tij, të Komandantit Legjendar, Adem Jasharit dhe të familjes së tij.

1. 1. Historia dhe legjenda e rënies

Dikush mund të thotë se këto shenja kanë diçka hyjnore në radhën e ndodhjes së tyre. Do të thotë, një fat përcaktues suprem i ecjes së këtillë të jetës së popullit shqiptar. Dikush tjetër mund të thotë se këto shenja kanë diçka nga mungesa e gjatë e dinjitetit në jetën historike të shqiptarëve, andaj duhej sakrifica hyjnore e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe e familjes Jashari, që t’i kthehej dinjiteti një populli të tërë, jo vetëm pjesëve të tij të pushtuara. Pas Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, asgjë më nuk është si kishte qenë, as Shqipëria londineze, as Kosova, as pjesa shqiptare e Maqedonisë, as pjesa shqiptare e Malit të Zi, as shqiptarët e Kosovës Lindore, por as shqiptarët e mërgatës së madhe shqiptare, njërës nga mërgatat më tragjike në historinë e njerëzimit. 

Me këtë rast, nuk do të merrem me rrugën jetësore të shqiptarëve deri më 5 mars 1998. Jo vetëm pse dihet, por ngase nuk e kam ndër mend të shkruaj për rrënojat e mëdha historike të shqiptarëve të robëruar të Kosovës. Sado që po sjellë vetëm një fakt të vogël historik, për të prekur vetëm një aspekt të përgatitjes së kësaj bërthame kombëtare që i printe Adem Jashari, i cli pjesën më të madhe të jetës e kishte kaluar në ilegalitet duke u marrë me veprimtari guerile atdhetare. Komandanti i ardhshëm Legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, kishte organizuar dhe mbështetur thuajse të gjitha aksionet që kanë ndodhur, jo vetëm në Drenicë, por në mbarë Kosovën. Jo një ditë, apo një javë ose një muaj para 28 nëntorit të vitit 1997, por shumë kohë më parë. Në vitin 1994, në vjeshtën e atij viti, Shërbimi Sekret Serb, që përcillte secilën fjalë dhe secilin veprim të shqiptarëve, zë në befasi dhe e arreston njërin prej bashkëveprimtarëve të Adem Jasharit, Besim Ramën nga Prekazi.

Serbia pushtuese, kishte organizuar dhe kishte mbajtur publikisht procesin gjyqësor kundër këtij grupi. Vendimet për dënimin e grupit që kishte marrë Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ishin njësoj sikur të dënoheshin kriminelët e luftës. Me këtë rast, shpallen fajtor, si terroristë, Adem Jashari, Besim Rama, Ilaz Kodra, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Fadil Kodra, Zenun Kodra, Nuredin Lushtaku, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, ldriz Asllani, Ali Jonuzi dhe Jakup Nura. Adem Jashari ishte dënuar me 20 vjet burg, në mungesë. Në kohën kur mbaheshin gjyqe të këtilla në Kosovë, dihej se ekzistonte një bërthamë çlirimtare, që i kishte vënë vetes detyrë të çlironte Kosovën dhe pjesët e tjera të tokave shqiptare, që Evropa ia kishte lënë ish-Jugosllavisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913.

 Prandaj, edhe për veprimtarinë luftarake dhe atdhetare, për qëllimin e kësaj bërthame kombëtare, që ishte lufta çlirimtare e Adem Jasharit, e dinte edhe politika pacifiste e asaj pjese të Kosovës që shpresonte dhe shihte ëndërr me sy hapur se liria ose vjen nga qielli, ose e sjellë dikush nga jashtë, ose çdo javë duke mbajtur Konferenca për shtyp, andaj  këto ngjarje dhe zhvillimet e kësaj natyre i shikonin me mosbesim.

Mirëpo, përkundër këtyre ngjarjeve që zhvilloheshin kudo në Kosovë, përditshmëria politike dhe jeta që bënin shqiptarët e këtyre viteve, ishte jashtë logjikës së veprimeve që bënte bërthama çlirimtare e Adem Jasharit. Në këtë kohë, të thuash se shqiptarët ishin të robëruar deri në këtë vit dhe deri në këtë datë, kishte që thoshin se nuk kemi qenë të robëruar. Ka të tjerë që dilnin edhe nëpër botë e thoshin, nuk ishim aq keq, sepse kishim edhe republikë në kuadër të Jugosllavisë. Më tutje, kishte që dilnin e thoshin se kurrë nuk kemi qenë plotësisht të robëruar, ngase përherë kemi rezistuar kundër pushtuesit, ani çka se nuk e kemi hequr robërinë. Nga të gjitha këto, shqiptarët e atyre viteve të luftës çlirimtare të Adem Jasharit, kishin zënë të besonin se ndoshta të gjitha këto kishin diçka nga e vërteta. Mirëpo, për fat të keq, të të gjithë këtyre iluzionistëve shqiptarë, historia nuk merret as me gjysmë të vërtetat, aq më pak me çerek të vërteta, por nuk merret fare as me të vërtetat që janë vetëm fjalë. Historia e një populli historik merret vetëm me veprimet historike të atij populli, veçmas kur është fjala për lirinë e tij, për dinjitetin kombëtar të tij, për luftën kundër robërisë së tij. Në këtë rrafsh të kuptimit të historisë, Lufta Çlirimtare e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, ishte veprim historik me përmasë kombëtare. Do të thotë, nëse historia merret vetëm me kategorinë e këtillë të veprimeve të një populli që mëton të jetë historik, atëherë mund të thuhet se më 5 mars 1998, shqiptarët e kishin fituar lirinë. Më 5 mars 1998 shqiptarët vunë në vend dinjitetin e nëpërkëmbur si popull historik. Më 5 mars 1998 shqiptarët përmbushën kërkesën elementare historike për ta mundur robërinë – bënë veprime historike për ardhmërinë e tyre. Të gjitha këto kishin ndodhur nën drejtimin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe sakrificës të përmasës mitologjike të familjes së tij-familjes së madhe Jashari.

Siç dihet botërisht, nga kjo luftë e pabarabartë dhe e pashembullt në historinë botërore të luftrave çlirimtare, mbijeton vetëm Besartë Jashari – 11 vjeçare.

Veprimtarët e bërthamës kombëtare të Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, me aktin e sakrificës së tyre janë bërë pjesë e përjetësisë së jetës shqiptare, kudo që është ajo, sepse duke i dhënë besën tokës së atdheut, janë bërë shenja shprese të jetës së re, që po lindte pas më shumë se një shekull përgjysmimi dhe robërie. Me veprimin e tyre historik, sepse vetëm lufta për liri është veprim i tillë, Komandanti Legjendar dhe familja e tij, ia kthyen dinjitetin njeriut shqiptar, i dhanë frymë të re lirisë sonë. Mirëpo, në anën tjetër, duke shqyrtuar këtë përmasë flijimi, diçka që nuk e ke as në lashtësitë e popujve të tjerë të botës, as në librat e feve të ndryshme, doemos ringjallen kronikat e kohëve të përgjakshme si dhe luftërat e parreshtura për lirinë e atdheut.
Shenjat e shenjta që ka krijuar rënia e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe familja e tij, e bën pjesë të veprimit historik edhe kujtesën tonë kombëtare, të ndaluar nga dhuna e pushtuesit, siç janë kujtimet e Hasan Prishtinës “Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqiptare të vitit 1912”, pastaj, është e pamundur të mos kujtohet kryevepra e Mihal Gramenos “Kryengritja shqiptare”, për luftën kundër pushtuesit në Mashkullore dhe në tërë Jugun e atdheut, doemos vjen në kujtesën tonë historike, vepra me peshë të veçantë historike e Risto Siliqit: “Pasqyrë e ditëve të përgjakshme”, që e bën, përveç të tjerash, kujtesë të përmasës kombëtare ngritjen e Flamurit Kombëtar në Deçiç, në kryengritjen e vitit 1911. Të gjitha këto ngjarje, janë bërë pjesë e luftës, qëndresës, rënies dhe përjetësisë së familjes Jashari, kurse luftës çlirimtare të Komandantit Legjendar i ka dhënë përmasë kombëtare.

Lufta e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe bërthamës së tij kombëtare, nuk ishte vetëm përpjekje për t’ia kthyer pushkën armikut, por ishte në radhë të parë mundësi reale e organizimit të një ushtrie nga radhët e popullit (që është shenjë e parë e popullit historik). Ky popull, njohur e panjohur Komandantin Legjendar, ia kishin ditur, apo nuk u kujtohej emri i tij, kur ai kishte rënë, ky popull pra, në ato çaste nuk kishte asgjë të veten: ishte pa shtet, pa pushtet, pa ushtri. Në ballë të kësaj ushtrie ishte një njeri, që me veprimin e vet historik vuri në altarin e lirisë, jo vetëm jetën e tij, por jetën e tërë familjes, me një vetëdije hyjnore. 

Këtu, tashti prishen të gjitha rregullat që mësohen në akademitë ushtarake, se kur vritet, kur zihet rob, kur nxirret nga radhët e luftës, komandanti, ose udhëheqja e asaj lufte, atëherë pushtuesi e ka fituar atë luftë, atëherë mund të vazhdojë edhe më tej robëria, shfrytëzimi, nëpërkëmbja e dinjitetit të atij populli. Por, ndodhi e kundërta e këtij rregulli, e kësaj doktrine, sepse në radhë të parë, sakrifica ishte e përmasave hyjnore, ishte e përmasave antologjike, diçka qiellore që vinte dhe mbillte shpresën e madhe, se kësaj radhe, historia ishte në anën e popullit shqiptar. 

Më 5 mars 1998, u vu në themelet e lirisë së shqiptarëve Komandanti  Legjendar, Adem Jashari, duke u bërë frymëzues i lirisë i brezave të shqiptarëve, sepse kur vritej babai, armën e lirisë e merrte i biri, pa marrë parasysh i kishte mbushur ende 18 vjet, apo ishte ende fëmijë, sepse kur vritej vëllai, pushkën e merrte motra, pa marrë parasysh ishte e fejuar, apo ende priste djaloshin që do t’ia falte zemrën. Pra, liria erdhi duke u rritur, siç po vjen duke u rritur, pa marrë parasysh se çka thonë politikanë të ndryshëm të Kosovës, të pasluftës së UÇK-së, qoftë për karrierë politike dhe diplomatike, qoftë për të fituar më shumë vota në zgjedhjet që bëhen një herë në tre, apo katër vjet. Po ashtu, pa marrë parasysh edhe çka thonë veprimtarë atdhetarë të ndryshëm, që kanë dhënë shumë për Kosovën, ngase Kosova nga 5 marsi i vitit 1998 ka lirinë, ka dinjitetin historik dhe e ka hequr robërinë shekullore. 


1. 2. Koha në Kosovë matet me Luftën e Komandantit Legjendar

Nga kjo datë, koha në Kosovë matet me Kosovën e paraluftës së UÇK-së dhe Kosovën e pas kësaj lufte.  

Me 5 mars të vitit 1998, Komandanti Legjendar i lirisë sonë, Adem Jashari, kishte marrë vendimin historik, vendimin më të vështirë dhe më të dhembshëm që ka marrë ndonjëherë njeriu, gjatë tërë historisë së qytetërimit, gjatë tërë historisë së qëndresës së këtij populli në luftën për liri. Në këtë datë dhe në këtë ditë, Komandanti bashkë me familjen, kishin thënë njëzëri: -Nuk do të dorëzohemi për së gjalli! Pastaj, ishte bërë një heshtje e gjatë, sa njeriut i dukej se nuk kishin folur kurrë. Atëherë, Anteu i lirisë kishte thënë: – Vrastarët nuk do të kalojnë, veçse mbi trupin tim të vdekur!

Prapë ishte bërë heshtje e gjatë. Sa dukej, kishte mbetur pa u thënë argumenti i veprimit historik, që është lufta për liri, andaj Komandanti Legjendar Adem Jashari, u kishte thënë babait, të vëllait Hamzës, nënës Zahide, djemve dhe vajzave, nipave dhe mbesave, grave dhe nuseve të shtëpisë, dajave dhe kushërinjve, u kishte thënë luftëtarëve të lirisë së Kosovës: – Nëse duhet vdekur dikush, më mirë unë, sesa Kosova ime . Pastaj, duke e ditur se Kosova ishte vetëm pjesë e atdheut, Komandanti u kishte thënë luftëtarëve të tij: – Nëse duhet vdekur dikush, më mirë të gjithë ne, sesa Atdheu. Kështjella e lirisë së Kosovës, kishte ushtuar nga zërat e të gjithë Jasharëve, sa i kishte dëgjuar edhe qielli.

Këtu tashti prishet edhe mundësia e kërkimit të ndonjë shëmbëllimi në historinë e përbotshme, siç bëjnë ndonjëherë historianë dhe sociologë shqiptarë, që ende nuk janë liruar nga mendësia e të shkruarit të historisë vetëm duke akuzuar, ose vetëm duke u ankuar për fatin e rëndë të popullit që i takojnë. Kërkimi i shëmbëllimeve në historitë e popujve të ndryshëm të botës, është i pavlefshëm, edhe për shkakun se shqiptarët ishin formuar si komb, por u ishte copëtuar shteti dhe gjeografia kombëtare. Një pjesë e tyre e kishte shtetin, njëherë e një kohë një shtet demokratik, pastaj monarkinë, kurse pas Luftës së Dytë Botërore një shtet ideologjik, në fund, edhe shtet demokratik. Dhe, për çudi, as në kohën e shtetit monarkik, as në kohën e shtetit ideologjik, as në kohën e shtetit demokratik, nuk kishte të drejtë, ose nuk e lejonin të bënte një veprim historik, pra, të luftonte për lirinë e pjesëve të robëruara të popullit të tij, të luftonte për kthimin e pjesëve të copëtuara të gjeografisë së tij kombëtare. 

Tashti prishet, pra, edhe rregulli i tretë i luftës për liri, i luftës për dinjitet historik, i luftës kundër robërisë. Prishet ky rregull, edhe nga fakti se ekzistonin marrëveshje ndërshtetërore, marrëveshje ndërkombëtare të të gjitha niveleve, ku, pos të tjerash, thuhej se asgjë nuk mund të ndryshohej me dhunë. Por liria si fitohet, pyesnin shqiptarët fjalamanë. Liria fitohet me fitimin e të drejtave të njeriut, na thoshin herë ndërkombëtarët monarkistë, herë ndërkombëtarët ideologjikë, herë ndërkombëtarët demokratë. Do të thotë, nuk dilte asnjë formacion shoqëror, as kombëtar, as ndërkombëtar që të na sillte lirinë, që të na e kthente dinjitetin, që të na e hiqte robërinë. 

Andaj, kur Komandanti Legjendar, Adem Jashari, me sakrificën e tij të përmasës kombëtare, bashkë me sakrificën e familjes së tij, të përmasës së shenjtë, Kosova, si zemër e çështjes së pazgjidhur shqiptare u shndërrua në fushëbetejën më të përgjakshme që nga lufta e fundit botërore e këndej. Shenjat e sakrificës së tyre u bënë të shenjta, jo vetëm nga fakti se ishin veprime historike, por edhe për përmasën e shenjtë të sakrificës së familjes Jashari. Ishin pushkët e lirisë, pra, ato që e tmerruan, së pari armikun tonë shekullor, Serbinë p ushtuese e gjenocidale, që në Kosovë po përdorte të gjitha Programet për zhdukjen e shqiptarëve, të cilat njëherë e një kohë i kishte zbatuar vetëm Hitleri kundër hebrenjve. I kishte lëkundur deri në themele edhe qendrat evropiane dhe botërore të vendosjes. Ata që kanë interesim për të mësuar, për të kuptuar dhe së fundit, për t’u vetëdijësuar se asnjë luftë çlirimtare nuk bëhet, nëse nuk ka përmasë kombëtare, mund të marrin dhe të lexojnë edhe shtypin shqiptar të kohës, edhe shtypin ndërkombëtar të atyre viteve dhe do ta shohin qartë e mirë, si është trajtuar jo vetëm robëria e Kosovës, por edhe Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Komandanti Legjendar, jo vetëm i kohës sonë, Adem Jashari, në ndërgjegjen e shqiptarëve të robëruar, në vetëdijen historike të luftëtarëve të lirisë, pra në historinë tonë më të re, në ndërgjegjen e të gjithë liridashësve shqiptarë, pa marrë parasysh e kishin pushkën në krahë, apo dërgonin veshmbathje, ushqim, gjak e barëra për të plagosurit, është ngulitur jo vetëm si idhull, si dëshmi që simbolizon trimërinë, vendosmërinë, sakrificën, po mbi të gjitha është simbol unik i fuqisë dhe i vitalitetit kombëtar, simbol i përsëritjeve ciklike të ngritjeve shqiptare, pas rënieve të shumta. Adem Jashari është Mesiu, ai që përhapi besimin në një perëndi, pra, Adem Jashari është hyjnori  i realizuar i këtij shekulli, edhe si frymëzim për të ecur nëpër rrugët e ardhshme të historisë kombëtare, sepse ka hapur procesin e madh të bashkimit kombëtar, është shpëtimtari që e kemi pritur sa një shekull, është udhërrëfyesi dhe shembull-dhënësi realist i lirisë.

Andaj duhej sakrifica madhore e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dhe sakrifica e familjes Jashari, që vetëdijësuan botën hap pas hapi, shkallë, shkallë, me përpjekje dhe me përgjakjen e secilës pëllëmbë të tokës së Kosovës, se shqiptarët po bënin një veprim të domosdoshëm historik, me ç’gjë dëshmuan se janë popull historik. Atëherë bota u lëkund, qoftë për të parë çka ndodhte, qoftë “për të ndrequr” diçka në ndërgjegjen e tyre, si pjesëmarrëse në një krim të përmasës kombëtare, ngase Evropa ishte ajo që e kishte copëtuar gjeografinë kombëtare dhe pjesë të popullit shqiptar, qoftë për të ndihmuar që përgjakja e shqiptarëve të ishte mundësisht sa më e vogël. Shqiptarët, që ishin pjesë e kësaj lufte, nuk ka nevojë të zihen ngojë. Ata kryen detyrimin e tyre për lirinë. Shqiptarët, që kurrë nuk kanë bërë asgjë për ardhjen e lirisë, nuk ka nevojë dhe nuk duhet të flitet për ta, sepse ata vdesin nga pak për çdo ditë, një vdekje e heshtur, si pjesë e vdekjes së një populli, që harrohet pas asimilimit, siç harrohen krye tri ditësh dasmat e këqija tallava.

Kësisoj, më 5 mars 1998, Komandanti Legjendar, Adem Jashari dhe familja Jashari, krijuan shenjat e shenjta të jetës historike të shqiptarëve, në mungesë të të cilave, pra në mungesë të këtyre shenjave, aq shpesh na ka humbur rruga nëpër rrënojat e historisë, sa duhej kjo përgjakje e Kosovës, që shqiptarët ta kuptojnë se atdheu i tyre ishte dhe është i copëtuar.  Në këtë kohë, aspak nuk është e rëndësishme se çka thonë shqiptarët fjalamanë, siç nuk është aspak e rëndësishme se çka thotë bota, që me pragmatizmin e saj bëhet hipokrite. Nuk është me rëndësi, qoftë edhe nga shkaku i vetëm se më 5 mars 1998, lufta për liri e shqiptarëve mori fytyrën e njeriut, lufta e shqiptarëve për dinjitet u bë e përmasës kombëtare, lufta e shqiptarëve kundër robërisë, përmbysi hipokrizinë e qetësisë së rrejshme të marrëveshjeve ndërkombëtare, që për hir të lëkurës së vet, sakrifikonte pjesë të një populli, sakrifikonte historinë e një populli, sakrifikonte pjesë të gjeografisë së një atdheu, sakrifikonte, në fund të fundit, mundësinë e zgjidhjes së drejtë të çështjes së pazgjidhur shqiptare.

1. 3. Rrafshi historik i sakrificës së Familjes Jashari

Nëse sakrifica e përmasës kombëtare e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe sakrifica sublime e familjes Jashari, e 5, 6 e 7 marsit të vitit 1998, shihet jashtë këtij rrafshi historik dhe jashtë kësaj përmase kombëtare, atëherë në shqyrtimin e veprimeve historike të një populli, ende ka folklorizëm, që ndonjëherë e banalizon historinë, ka shpjegim ideologjik, kur dihet se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare kishte vetëm ideologji kombëtare, andaj, si e tillë, nuk ka prodhuar as atdhetar as tradhtar. Dëshmi për këtë është edhe fakti, se nuk ka pasur asnjë proces gjyqësor ndaj atyre që ishin kundër luftës. Përkundrazi, ndërkombëtarët krijuan gjyqe ku akuzoheshin, si po akuzohen edhe tashti, vetëm çlirimtarët. Prandaj, në fund të fundit, në trajtimin, në shqyrtimin dhe në pranimin e luftës çlirimtare të Adem Jasharit,  ka hile ndërkombëtare, qoftë edhe me fytyrë demokratike.

Më 5, 6 e 7  mars të vitit 1998, ngjarjet që rrokullisën robërinë  Kosovës, kërkuan të krijohen shenja të shenjta, në mënyrë që të qëndronte në këmbë liria e kësaj pjese të atdheut, pra janë krijuar, deshën apo nuk deshën shqiptarët, i pranuan apo nuk i pranuan ndërkombëtarët, janë shenja të përmasës kombëtare për shqiptarët si popull historik (se vjen një ditë, edhe Shqipërisë londineze nuk i mjafton vetvetja), kurse për shqiptarët e Kosovës, si pjesë e një populli historik, kanë përmasë shoqërore dhe kombëtare, ngase ata nuk mund të bëjnë jetë politike dhe shoqërore pa këtë përmasë historike dhe kombëtare të sakrificës sublime të Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe të familjes Jashari, të cilat u bënë shenja të shenjta në jetën historike dhe kombëtare të popullit shqiptar, kudo që është dhe kudo që mund të jetë nesër.

Dua të sjell vetëm një shenjë kujtese, për të gjithë harrestarët shqiptarë, për të gjithë pushtetarët e këtyre 25 vjetëve, që nga rënia e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij, që nuk kishin mundësi t’i gjenin një vend për shtatoren e tij në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, për të gjithë ardhësit dhe shkuesit ndërkombëtarë, që Kosovën e kanë vetëm si treg të mëditjeve zyrtare, pa i përzier këtu ato qeveri dhe ato vende, që ju kanë bërë krahë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i kanë dhënë përmasë ndërkombëtare, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja, edhe pse Gjykata Speciale, që thuhet se është e Kosovës, por Selinë e ka në Hagë të Holandës, e thotë sa herë mban konferenca statusore kundër çlirimtarëve tanë, se ajo nuk ishte luftë çlirimtare, por ‘‘konflikt i armatosur jondërkombëtarë’’, duke bërë përpjekje që të përmbyset përmasa e këtyre shenjave edhe pas 25 vjetësh nga rënia e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij.

Përfundim

Kësaj radhe, më është mbushur mendja të sjellë një dëshmi shumë të veçantë, qoftë për nga shtrirja, qoftë për nga madhështia, por qoftë edhe për nga porosia kombëtare që jep. Shikoni se çka ndodh qe 25 vjet në Prekaz. Vetëm shikoni kush rri gatitu para Varrit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe asaj sakrifice hyjnore të familjes së tij. Bëjnë nderim fëmijë e të moshuar, bashkëluftëtarë të orëve të para e ikanakë të mjerë, që sot rrahin gjoks se kanë bërë aq beteja me Komandantin, nuse të reja që të hutojnë me mjegullën e tyre të bardhë dhe nëna dëshmorësh, gra që nuk kanë pasur kohë të bëjnë asnjë palë çorapë për ushtarët e lirisë, dhe nëna plaka, që i kanë kthyer bukë Hasan Prishtinës e Bajram Currit, intelektualë, që nuk u bëri goja punë të thonë një fjalë të mirë për këtë ushtri dhe për këtë luftë, por edhe të atillë që fyen sa mundën, dijetarë që i bëjnë nder kombit dhe gënjeshtarë që flasin në emër të kombit, si për kopshtin e babait të vet; pushtetarë, që ndryshe flasin para nesh, popullit të zakonshëm, ndryshe në televizion, ndryshe me të huajt, por edhe pushtetarë zhvatës dhe intrigantë, që vetëm në kohë zgjedhjesh e kanë plot gojën dëshmorë dhe familje të dëshmorëve; hierarkë fesh dhe ritesh të ndryshme, feja e të cilëve e lejon apo nuk e lejon luftën; gjeneralë dhe ushtarakë të proviniencave dhe të ushtrive të popujve të ndryshëm; burra shtetesh, që na kanë sharë dhe lavdëruar njësoj, varësisht nga interesi i tyre; idealistë, që nuk janë të kënaqur me asgjë, as me Varrin e Komandantit Legjendar; hipokritë, që sa derdhin lot, kthejnë kokën dhe zgërdhihen; injorantë, që dinë çdo gjë, edhe si do të ishte bërë pavarësia e Kosovës pa asnjë fishek të zbrazur. 

Në fund, vijnë ata për të cilët ka kuptim gjaku i derdhur për liri, gjaku edhe i 1432 fëmijëve tanë të vrarë nga Serbia pushtuese e gjenocidale, për të  cilët, edhe sot e 24 vite më parë, Kosova nuk ua ngriti qoftë edhe një OBELISK të vetëm, vijnë radhët e mëdha të njerëzve, të atyre njerëzve, që nuk flasin shumë, që nuk mburren shumë, që u vjen keq që nuk kanë mundur të bëjnë më shumë për luftën, për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për lirinë e pjesës së robëruar të atdheut dhe që gëzohen se kanë ku të luten për lirinë dhe jetën e tyre.

Qoftë vetëm për këtë shkak, sakrifica madhore e Komandantit Legjendar dhe sakrifica sublime e familjes Jashari është shenjë e shenjtë e përmasës kombëtare në kujtesën historike të shqiptarëve. Rënia e tyre është frymëzim i përjetshëm për të gjithë shqiptarët, që së paku  njëherë në vit ju bie ndërmend se atdheu i tyre është Shqipëria. Është frymëzim, edhe për ata që as në kohën e Luftës së UÇK-së, nuk kishin dhënë asnjë qindarkë, kurse tashti rrahin gjoks se kishin qenë pjesë e luftës, andaj, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e vitit 1878, Sami Frashëri ka thënë se, “ai që nuk ka derdhur gjak, ai që nuk ka dhënë as edhe një qindarkë, nuk ka të drejtë as të varroset në tokën e atdheut”.

Burimet

1. Jusuf Gërvalla, Shenja të shejta, Shkup, 1980 

2. Nezir Myrtaj, Jehonë lufte: komente, 6 janar – 21 qershor 1999, Prishtinë, 2002

3. Emin Kabashi, Përmasa kombëtare e luftës së UC̦K-së, Prishtinë, 2005

4. Bedri Islami, Përjetësia e dyfishtë: Fehmiu dhe Xheva, një jetë e shfaqshme, Tiranë, 2008

5. Bedri Tahiri, Adem Jashari-Legjendë e legjendave, (botimi 10), Prishtinë, 2018

6. Bedri Islami, 28 nëntori është dita e lindjes së Adem Jasharit, gazeta Dita, 19 dhjetor  

                          2013

7. Ahmet Qeriqi, Adem Shaban Jashari (28.11.1955 – 7.3.1998), Prishtinë, 2020

8. Bedri Islami, Çfarë e bëri dhe çfarë e bën edhe sot Adem Jasharin krejt të veçantë në       

                          historinë e kombit tonë?, Epoka e re, fejton, 2020

9. Raporti për vrasjen e Adem Jasharit, ‘‘BBC’’, më 7 mars të vitit 1998 

10.. “The New York Times”, më 9 mars të vitit 1998

Prishtinë, 5 mars, 2023 

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT