• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2023

Serbët gjithmonë gënjejnë dhe falsifikojnë, ata nuk ngopen me gënjeshtra kundër shqiptarëve

August 15, 2023 by s p

Dr. Qazim Namani/

Sipër dokumentit, mund të shihni si manipulojnë, kinse shtëpia është blerë për emigrant nga Shqipëria, me të vetmin qëllim ndryshimin e strukturës së popullatës në Kosovë.

Faksimili i fletëpagesës ku vendoset që shtëpinë dhe pasurinë e fermerit Mitra Kadovic nga Istogu, të ja marrin për emigrantë.

Në këtë dokument askund nuk përmendet Shqipëria. Shqiprëria përmendet vetem sipër dokumentit, për ta manipuluar opinjonin, kur dihet se në vitin 1969, nuk kishte kurrëfar vale të ardhjes së emigrantve nga shtetet tjera në Kosovë.

Siç shihet në dokument shtëpia është paguar 133.000,00 dinarë. Dokument ka datën 31.12.1969.

Mitra Kadovic, me këtë mbiemër kishte qytetar ne Peje dhe Istog, që sot jetojnë ne Serbi. Mos të harrojmë se edhe ne e kishim nga ky rajon Xhemajl Kaden, luftëtarë në Spanjë, por kemi edhe plotë qytetar me këtë mbiemër që sot jetojnë në qytetet e Kosovës.

Filed Under: Fejton

Media dhe letërsia

August 15, 2023 by s p

Behar Gjoka/

Me mjaft interes për këtë gjendje amorfe është shtjellimi tjetër, po kaq thelbësor sa i përket zhanrit: “Romani (si gjithë kultura) gjendet gjithmonë e më tepër në duart e medias. Këta (njerëzit e medias), duke qenë agjentë të njësimit të historisë planetare, zmadhojnë dhe kanalizojnë procesin e reduktimit; shpërndajnë në mbarë botën konceptet e tyre të thjeshtëzimit dhe klishetë e qenies së prekshme, të pranuar nga numër i madh, nga të gjithë, nga mbarë njerëzimi…” , siç thekson Milan Kundera te libri “Arti i romanit”, një përcaktim teorik dhe praktik i marrëdhënies së medias me letërsinë, të marrëdhënies së deformuar, e pranishme në median e shkruar dhe vizive, në përgjithësi, e po kaq me romanin, në veçanti. Rrezbitja monotone, në një molo të ngushtuar në marrëdhënien e letërsisë me median, nuk ndodhi menjëherë, por ishte një proces i ngadaltë, tepër i shtrirë në kohë, që mori përsipër emrin e poetëve, prozatorëve, përkthyesve, pra emrin e shkrimtarëve të një kohë, në shumicën e herëve pa lexuar tekstet e prezantuara.

Filed Under: LETERSI

Aktori shqiptar në ekran!

August 15, 2023 by s p

Mevlan Shanaj/

Mjeshtria e interpretimi në ekranin shqiptar, erdhi në mënyrë të natyrshme! U shquan dhe u preferuan në ekran ata aktorë që me aftësitë e tyre suallën vërtetësi duke ju larguar teatrit. Rritja e mjeshtrisë së interpretimit erdhi gradualisht në përgjithësi! Aktorët me përvojë skenike proçesin e kalimit në ekran e kishin në fillimet e tyre më të ngadalshëm! Kurse gjenerata e re e përthithi më shpejt. Shëmbull kemi Rikard Ljarja që erdhi i pari në ekranin shqiptar me një interpretim filmik dhe më pak skenik. Më pas ishte një grup aktorësh që krahas rritjes së prodhimit të industrisë së filmit rritën dhe mjeshtrinë e aktrimit në ekran! Aktori i filmit tek ne ka ardhur në saj të teknikës së tij individuale pa asnjë leksion mbi transformimin apo krijimin e karakterit në ekran! Në skenë mjeshtria e aktrimit është kushti themelor nuk kemi përse të mos themi se edhe ekrani është më pak i kapërcyeshëm përsa i përket mjeshtrisë së aktrimit! Kamera sa është tolerante aq është mizore me portretin! Kamera thekson duke zmadhuar apo treguar emocionin përmes syrit ! Syri është në kinema aktrimi! Jo pak raste në ndonjë rol kemi krijime edhe nga amatorët! Po aq shkon “loja” e amatorit nuk reziston dot në krijimin profesional në vazhdimësi të karaktereve! Në ekranin tonë ishte praktika që aktorët vinin nga fusha të ndryshme. Nuk kishte aktorë profesionistë vetëm për film. Aktorët i zgjidhte regjisori, po thuaj të gjithë i nënshtroheshin provave për rolin e ri duke filluar nga krijimi i figurës nga ana e jashtme në çdo detaji deri në kërkesën kryesore të krijimit të karakterit të ri si edhe marrëdhënia me partnerët. Një ndër gjerat e “lirisë” së aktorit të fimit ishte e drejta e aktorit për të zgjedhur. Asnjë rast nuk mund të ketë ndodhur që aktori të ketë qenë i detyruar për një interpretim në ekran! Në skenë aktorët ishin të punësuar dhe do merrnin rolin që u jepte regjisori! Puna në tavolinë në teatër ishte një ushtrim i përditshëm deri në daljen para publikut! Në ekran përgjegjësia ishte shumë e madhe pas fiksimit pasi nuk kishe mundësi korrigjimi. Përqëndrimi në çastin pas fjalës “Çak” ishte emocion i veçantë sepse aktori e dinte se po jepej dënimi i tij! Aktori i filmit ishte bashkëpunëtori në dënimin apo lavdinë e tij! Kishte lirinë e zgjedhjes për të shumëzuar emrin e tij ose për ta “dënuar”. Raste shumë shumë të rralla rezultojnë në mos arritje, pasi puna në film nuk është si në skenë që fillon dhe mbaron për aq kohë sa zgjat drama, në film kohë zgjatja është shumë më e madhe dhe kjo është një ndër gjerat teknike që i jep mundësi aktrimit të korrigjohet gjatë realizimit të filmit! Regjisori përzgjedh skenarin më pas aktorët të cilët kalojnë një seleksionim parapërgatitjes. Regjisorja Xhanfise Keko, tregonte se kishte provuar 500 fëmijë për rolin e Benit në filmin” Beni ecën vetë”!Nuk di në kinostudio që të jetë dhënë ndonjë rol pa “kinoprovën” siç thuhej (audicion). Unë në filmat e mi e kam shkelur këtë “ligj” si regjisor!

Filed Under: Opinion

Çrregullimi i personalitetit narcistik

August 15, 2023 by s p

Valentina Telhaj/

Sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Çrregullimi i personalitetit narcistik, kane disa karakteristika kryesore:

1. Mungesa e ndjeshmërisë ndaj ndjenjave të tjerëve: Personi me këtë çrregullim ndihet më i rëndësishëm dhe më i vlefshëm se të tjerët. Nuk është i aftë të kuptojë ose të ndjeje ndjenjat dhe nevojat e të tjerëve.

2. Deshira e madhe për sukses dhe fuqi: Individët me këtë çrregullim shpesh kanë një imazh të tepruar për veten, me pritje të jashtëzakonshme për sukses, lavdimi dhe fuqi.

3. Mungesa e empatisë: Ata kanë tendencën të mos jenë të aftë për të ndjerë emocionet e të tjerëve dhe nuk janë të ndjeshëm ndaj nevojave dhe shqetësimeve të tyre.

4. Kërkesa për vëmendje të jashtëzakonshme: Personi kërkon vëmendje të shumtë dhe lëvdata, dhe mund të ndihet i bezdisur nëse nuk merr vëmendjen e mjaftueshme.

5. Përçmimi i të tjerëve: Për shkak të ndjenjës së superioritetit të tyre, ata mund të përçojnë negativitet ose ti shikojnë poshtë të tjerët dhe të mos ti konsiderojnë të rëndësishme vlerat dhe qëllimet e tyre.

6. Shfrytëzimi i të tjerëve: Mund të kenë tendencën të shfrytëzojnë të tjerët për t’i përfituar vetes dhe për të arritur qëllimet e tyre.

7. Mungesa e ndjenjave të ndëshkimit: Për shkak të ndjenjës së superioritetit dhe vetëvlerësimit të tyre, ata mund të mos pranojnë se kanë bërë gabime dhe nuk ndjehen të detyruar të japin llogari për veprimet e tyre. Nuk pendohen dhe nuk kërkojnë falje.

Kjo është një përmbledhje e karakteristikave të çrregullimit të personalitetit narcistik.

Nje nga studimet e fundit theksonte se, pasojat psikologjike të individëve që rrethohen nga këta persona (me çrregullimin e personalitetit narcistik) zgjasin minimalisht dy vite.

Filed Under: Analiza

Plazhet e Shpella-ve të Lukovës po mbledhin pushues nga Bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën

August 15, 2023 by s p

Aleksandër Çipa/

Bregdet, Gusht 2023 – Shpellat, në Lukovë, janë një ndër plazhet më detpastër në Bregun e Rivierës apo në Rivierën e Bregut jonian të Shqipërisë, në teritorin e bashkisë Himarë. Është tash e prej disa kohësh dhe sipas gjasave, pandryeshmërisht dhe për të ardhmen, një ndër plazhet e Europës, ku raporti mes pushuesve vendas dhe atyre të huaj, po zhbëhet në favor të të huajve.

Dy vite më parë, në shezlonget e lokalit La Onda ishin me shumicë emigrantët e Bregut. Prej dy vitesh, nuk janë më ata. Janë shumësisht të huaj; italianë, spanjollë, britanikë, gjermanë, pushues nga skaje të ndryshme të vendit, një ditorë ose dy e tre, të ardhur nga skaje të ndryshme të vendit.

I përjetojmë të gjitha,- thotë kamarieri: Pakënaqësitë, ankesat, lëvdimet, kërkesat, sugjerimet, krahasimet, propozimet dhe sidomos pasthirmat:

– Ah ta kishim ne këtë plazh!

Kjo e fundit, ka lidhje thjesht me pretendimin e të huajve ndaj kulturës së administrimit dhe shërbimit.

Në Shpella, çmimet nga viti në vit janë aspekti më i lëvizshëm. Kjo i ka shtyrë në inatin e refuzimit vendasit e kësaj zone. Para njëzet vitesh ata kishin fanatizmin e moslejimit të të huajve të laheshin në këto gjire.

Tashmë lokalet ( bare-restorante, parkime dhe hapësira shezlongjesh janë të gjitha në administrim nga jobanorë të Lukovës. Të gjithë nga Tirana e lart.

Ndërsa një ditë u ndodha këtu, në Himarë kishte një protestë të vogël në gjuhën e vendit fqinj, Greqisë. Është e njohur arsyeja. Organizata e minoritetit grek proteston për një arsye politike që nuk duhej të ishte e tillë. Ose më saktë, për një person politik që e zvogëlon Himarën sa një hall dhe rast etnopolitik të përkohshëm dhe të riciklueshëm jo për histori, por për përplasje mes të tjerësh jashtë saj. Himara nuk është më Himarë!

Në Spile, (lagjia qendrore e qytetit të Himarës), gati vit pas viti në një, ose maksimum tri ditë në vit, grekofilët bëjnë ose nga një tubim ose ndo një protestë. Mjafton vetëm kaq që mediat e Tiranës t’i pasqyrojnë sipas parimit të diskriminimit pozitiv dhe mediat e Athinës në mënyrën më proporcionale të shkeljes së të drejtave të pakicës. Një pakicë e paqenë dhe e paformalizuar në historinë shtetërore dhe atë parashtetërore, por e bërë në tranzicionin postkomunist dhe e pranuar prej segmenteve dhe individëve të korruptopolitikës shqiptare si dhe të investimit shumëformësh të shtetit grek, ndërkohë. Një pakicë që ndahet pakthyeshmërisht nga trupi i shumicës natyrale etnike shqiptare, si gurëzat dentare nga trupi natyral, për t’u asimiluar dhe marrë tashmë identitetin e popullsisë fqinje me ne. Në Ballkan rëndom ndodh ndryshe, por në Shqipëri, vijueshmërisht mes normales dhe anormales nuk ka më dallim. Madje anormalja është hiseja funksionale e së përditshmes normale.

Emigrantët protestues, të ardhur qëllimisht për protestën në greqisht, konsiderueshëm nuk pritën të festonin në vendlindje as ditën e Shën Mërisë, një festë fetare me traditë në këto brigje edhe pse kanë trashëgimi potenciale fetare(!)

U kënaqën që ishin disa kamera të televizioneve greke dhe ikën…

Ikën, duke thënë se do jenë prapë kur të ketë zgjedhje dhe t’i sjellin…

Ikin, duke u shfaqur përherë e më tepër shqipe-harruar. Idealistë dhe naivë. Naivë se kujtojnë se po bëjnë sakrificë për një vend dhe atdhe, në të cilin nuk projektojnë as të sotmen, as të nesërmen e as të ardhmen e tyre. Greqishtqarët e Himarës, përherë e më të larguar po bëhen me truallin e tyre. Kanë një inat patologjik me shtetin dhe qeverisësit shqiptarë dhe natyrisht kanë arsye plotësisht të mjaftueshme për këtë, kur bëhet fjalë për truallin dhe disa të drejta atipike që ka pasur dhe duhej të mishëronte krahina shqiptare e Himarës. Paradoksalisht në këtë kohë, kanë prirje dhe një lehtësi të madhe për shitjen e pronave dhe trojeve të të parëve të tyre.

Shtojnë përditshmërisht një kronikë me sherre dhe konflikte pronësore mes tyre dhe më së shumti, brenda kurorave familjare. Të tilla ndjekin prej vitesh edhe me banorë himariotë- bregas të të njëjtit entitet fetar dhe krahinar, si dhe me të ardhurit para dhe pas viteve ’90-të. Kjo zonë është me shifrat dhe treguesit më të lartë të transaksioneve pronësore në raport jo vetëm me Shqipërinë, por në krahasim me rajonin. Ata që u mblodhën pak, sot në Spile, gati dhjetë-njëzetë vite më parë, po fusnin në sherr Shqipërinë dhe Greqinë për një shkollë greqisht që aktualisht ka më pak nxënës se dritare. Një shkollë shumë e re në brendësi të kalasë mijëravjeçare me portikë dhe kisha arbërore mesjetare me dy krena…

Por Spileja nuk ka qenë para viteve 1930. Kalaja ishte. Në kalanë e Himarës ka pasur qëndresa, por jo tubime rishtare. Në Shpella, pushuesit vendas këtë vit janë më pak, ata të ardhur nga disa shtete të Europës Qendrore janë shumë e më shumë… dikur Kalaja e Himarës e jepte me qira flamurin e saj. Sot në Spile kishte disa flamuj portativ të sjella nga vendi fqinj. Natyrisht i përhershmi është aty.

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT