• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2023

KËSHILLAT KOMBËTARË, DEKOR I QEVERISË

September 11, 2023 by s p

Nail Draga/

Këshillat kombëtare si janë duke  funksionuar,   pa ingerenca dhe pa mbeshtetje financiare programore  si të tillë janë  dekor i qeverisë e jo në favor të avancimit të vlerave autentike të popujve përkatës. Nga ana tjetër  kemi edhe keqperdorimin e detyrës zyrtare  siç është rasti me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve(KKSH)  me mos mbajtjen e zgjedhjeve për elektor të rinjë, sepse   i ka kaluar mandati tash 15 muaj(qershor 2022),  qe është veprim  i papërgjegjshëm, ku ndonëse  është formuar komisioni përkatës, ai nuk e ka kryer detyrën e vet që nuk mund të arsyetohet më asgjë, nga del  se një subjekt i tillë  është privatizuar dhe nuk është në shërbim të shqiptarëve. 

Në sajë të përbërjes heterogjene të popullsisë Mali i Zi është shtet i veçantë në Evropën Juglindore, andaj edhe themelimi i këshillave kombëtare(2008) si subjekte të veçanta ishte risi në skenën politike në këtë mjedis. Me një veprim të tillë pushteti ka dashur të dëshmojë kapacitetin demokratik para faktorit ndërkombëtar kur janë në pyetje popujt pakicë. Por, themelimi, organizimi, përmbajtja e financimi nga formimi i tyre dëshmoi se ata më shumë janë dekor të pushtetit, se sa në favor të avancimit të çështjeve nacionale e qytetarëve të pjesëtarëve të popujve përkatës. Një dukuri e tillë ka të bëjë në veçanti për ne shqiptarët, si i vetmi popull me përkatësi etnike josllave.

Këshillat si organizata joqeveritare

Duke qenë subjekte qeveritare por qe iu ngjasojnë organizatave joqeveritare, ata janë pa ingerenca vendosëse, dhe si të tilla janë vetëm këshilldhënëse. Dhe nga një qasje e tillë jovendimmarrëse ata nuk e kanë arsyetuar vetën. Raste për të dëshmuar  ka mjaft, ku më e veçantë është  dhënia e mendimit për drejtorat e shkollave më mësim në gjuhën shqipe, që  nuk përfillet nga ministri i arsimit, sepse ai vendosë sipas shijes personale dhe përkatësisë partiake e jo vlerave profesionale e shoqërore.

Përfaqësimi politik i panevojshëm

Përveç elektorëve të zgjedhur me votë, pjesë e KKSH janë edhe përfaqësuesit politik të subjektëve politike si kryetar partie, deputet, ministër, kryetar komune e kuvendi, nga të gjitha komunat ku shqiptarët janë popullsi autoktone. Një numër i tillë nuk është i vogël, madje janë të barabartë me elektorët e zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë. Por, përvoja e deritashme dëshmon se një numër  i përfaqësuesve të tillë politik e kanë injoruar KKSH, duke mos marrë pjesë në mbledhje, madje nga themelimi i tij.

Me një qendrim të tillë ata kanë dëshmuar se nuk iu intereson  roli dhe funksioni i këtij subjekti që sipas ligjit është përfaqësues i shqiptarëve. Si duket nga partitë politike këtë subjekt e shohin si konkurrent  në çështjet të cilat duhet të trajtohen për avancimin e pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në Mal të Zi.  Andaj, ata si të tillë janë të panevojshëm, ku ndryshimi i ligjit për zgjedhjen e elektorëve duhet të definojë qartë pjesëmarrjen e tyre në këshillë. Sepse ata si numër formal  madje janë pengesë edhe për kuorum për mbajtjën e mbledhjeve  të cilat edhe ashtu janë të rralla. Në këtë aspekt do të ishte ma e logjikshme qe përfaqësuesit e politikës të mos jenë fare anëtarë të këshillave, sepse ata si pjesë të subjektëve politike  nëse duan mund të angazhohen për çështjet  të cilat janë pjesë e programeve partiake. 

Duhet inicuar ndryshimin e ligjit

Në këtë drejtim përgjegjësi mbajnë partitë politike të shqiptarëve si përfaqësues të tyre autentik, sepse nuk kanë treguar interesim për të inicuar ndryshimin e Ligjit të pakicave  në lidhje mbi funksionimin e këshillave kombëtare. Pa një ndryshim të tillë përmbajtësor subjekti i tillë do të vazhdojë të jetë dekor i qeverisë, pa ndikim në avancimin e pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në këtë mjedis. 

Shqiptarët por edhe pjesëtarët e popujve të tjerë në Mal të Zi, kanë nevojë për Këshilla si  subjekt dinjitoz në përfaqësim të tyre, e jo të jetë formal, pa asnjë ingerencë, por vetëm të shpreh mendimin e vet, e cila nuk obligon askënd si në pushtetin lokal e ate qendror. Pa ndryshime ligjore, organizative, zgjedhore, përmbajtësore e kadrovike si të tilla këshillat janë të dëmshme për pjesëtarët e popujve përkatës, andaj si të tillë janë të panevojshëm! 

Çështje qe është dashur të trajtohen 

Nuk ka dilemë se angazhimi i çdo këshilli  për pjesëtarët e popujve qe  përfaqësojnë paraqet temë e cila meriton qasje të veçantë. Në këtë aspekt sa i përket KKSH janë shumë çështje të cilat është dashur të trajtohen dhe të marrin drejtimin e duhur jo vetëm nga kjo përbërje e Këshillit por edhe ma herët, por për fat të keq mungojnë rezultatet. 

Këtu kryesisht mendoj për çështjet e identitetit kombëtar nga fusha e arsimit dhe e kulturës, sepse edhe në pluralizëm vazhdojmë të jemi të diskriminuar. Ndërsa, nga ana tjetër  ka qenë e nevojshme të punohet platforma politike për shqiptarët në Mal të Zi, e cila duhet të jetë obligim për partitë politike të shqiptarëve në këtë mjedis. Ndërsa mos angazhimi për një platforme të tillë është dështim i përbashkët, e sidomos për  subjektët politike të shqiptarëve, të cilat e kanë pjesë të programeve partiake. Por, për një qasje të tillë KKSH  në përbërjen e tij duhet të ketë persona profesionist të dëshmuar, me autoritet shoqëror dhe duhet të vlerësohet meritokracia, e jo si deri tash të dirigjuar e të zgjedhur nga partitë politike duke eliminuar individet nga shoqëria civile.

Gazeta “Koha Javore” me pengesa subjektive

Nga viti 2001 ka filluar të botohet  gazeta”Koha Javore”, e cila del një herë në javë, fillimisht  në kuadër të SHB “Pobjeda”  e nga viti 2015 në kuadër të KKSH-së. Kjo gazetë javore është  e vetmja në shqip në Mal të Zi dhe financohet nga buxheti qeveritar. 

Ndonëse kësaj gazete mund t´i bëhen vërejtje, por në sajë të kushtëve dhe rrethanave shoqërore, ajo arriti të vazhdojë të jetë tribunë mediatike, për të gjithë ata që duan dhe dijnë të shkruajnë  shqip për çështjet e ndryshme shoqërore, politike e kulturore. 

Nga ana tjetër duhet theksuar se Këshilli Programor i “Kohës Javore” ka pengesa subjektive nga ana e kryetarit të KKSH-së, sepse nuk mund të realizojë vendimet e miratuara. Pikërisht, duke marrë parasysh  këto çështje ka qenë e udhës që KKSH të organizojë takim të veçantë kushtuar “Kohës Javore”, duke u informuar nga kryeredaktori i “Kohës Javore” si dhe nga Këshilli Programor, por deri më tash nuk ka ekzistuar një interesim nga ana e tyre për këtë medie të vetme në shqip.  Madje, nëse rastësisht do të pyetej ndonjë anëtarë i KKSH-së se kur për herë të fundit e keni lexuar gazetën “Koha Javore”, përgjigja do të ishte dëshpruese. 

Duke marrë parasysh se gazeta “Koha Javore” përgatitet nga kryeredaktori dhe dy gazetarë(!?) dalja e saj si javore është meritë e bashkëpunëtorëve, sepse pa ndihmën e tyre do të ishte e pamundur. Por, një ndihmë e tillë nga bashkëpunëtorët nuk vlerësohet nga ana e kryetarit të KKSH-së, madje ka edhe pengesa  për ndarjen e mjeteve qe janë miratuar  në buxhetin vjetor(2022). 

Por, këtu kemi edhe një paradoks tjetër sepse në lidhje me planin financiar vjetor  të “Kohës Javore” për vitin 2022 e 2023 në shumën  prej 150.00.00 euro nga buxheti i shtetit kryetari i KKSH-së nuk është konsultuar fare si me  ish-kryeredaktorin,ashtu edhe me atë aktual, por as Këshilli Programor i gazetës.  Mos koordinimi dhe mungesa e transparencës financiare nga ana e KKSH-së hap dilema të spekulimeve dhe të keqpërdorimit, jo vetëm të pozitës zyrtare.  

Pavarësisht se si do të rrjedhin çështjet me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në të ardhmën gazeta “Koha Javore”, duhet të vazhdojë të vijojë daljën, duke qenë e vetmja si e tillë në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Privatizimi i Këshillit

Dukuria e mos respektimit të afatit ligjor, si virus që është i pranishëm të partitë politike është e pranishme edhe të këshillat kombëtarë. Rastin  tipik e kemi të KKSH-ve, sepse nga qershori i vitit të kaluar(2022) ka kaluar afati i përbërjes së tij, por ende nuk janë mbajtur zgjedhjet për elektorë të rinj. 

Një veprim i tillë nuk mund të arsyetohet më asgjë, kur dihet se për mbajtjen e tyre zgjedhjeve është formuar komisioni përkatës i Këshillit Kombëtar Shqiptar, i cili nuk ka kryer obligimet e marra. Kemi të bëjmë me papërgjegjësi, si  akt i mosrespektimit ligjor duke e privatizuar KKSH-në për interesa personale! 

Ndërsa mos  informimi me kohë i anëtarëve te Këshillit Kombëtar dhe opinionit  për mos mbajtjën e zgjedhjeve për elektorë është dëshmi e mungesës se guximit  të ballafaqohen me realitetin në skenën shoqërore.

Filed Under: Rajon

E braktisur

September 11, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Legjionet romake ishin forca më e mirë luftarake në botën e lashtë, por nuk mund ta pushtonin dot Gjermaninë; ishin gjermanët që i shkaktuan Romës humbje dërrmuese.

Shqipëria mund ta kishte marrë Kosovën, Çamërinë, Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, dhe më tej,…po të kishte dashur. Por udhëheqja e saj është treguar e aftë vetëm për ta shtypur, izoluar e vjedhur popullin e vet.

Nëse Shqipëria, që në fillim, do të kishte dalë plotësisht hapur për të mbrojtur trojet e veta, nuk ka dyshim se sot do të kishim një Shqiponjë më të madhe. Tirana zyrtare nuk u përpoq kurrë për ta bërë këtë, që nga formimi i shtetit më 1912, deri në vazhdim.

Pushteti nën princ, mbret, e diktaturë, dhe sot në gjoja demokraci, ka jetuar gjithmonë me frikën se një njeri e fuqishëm me një ushtri të fortë do të vinte dhe do ta rrëzonte. Në këto pak kthesa historike, me lavdinë e bashkimit të kombit ky njeri do të ishte një rival i frikshëm për këdo; mbret, tiran, autokrat.

Në Romën e lashtë, senati dhe perandorët kishin arsye për t’u mohuar gjeneralëve mandatin dhe forcat e nevojshme për të pushtuar Gjermaninë. Në kohën e Republikës, disa gjeneralë të fuqishëm përdorën ushtritë e tyre për të marrë pushtetin: Marius, Sulla, Pompeu i Madh, Julius Casesar, Octavian. Ata ishin në gjendje ta bënin këtë sepse ushtritë e tyre ishin besnike ndaj tyre, jo ndaj shtetit, Ata që shërbenin nën një gjeneral të suksesshëm, mund të bëheshin të pasur, mund të plaçkisnin qytete dhe fshatra të pushtuara dhe gjenerali shpesh do ta ndante me ushtarët një pjesë të plaçkës së tij.

Perandoria e hershme filloi me Cezarin dhe Augustin. Romakët u rritën me historitë për Pompeun, Cezarin dhe Mariusin. Statujat e tyre ishin në pallat. Teatrot dhe tempujt e ndërtuar nga këta njerëz ishin në qytet. Ata ishin për romakët siç janë për ne Napoleoni, Churchilli, Uashingtoni. Kur një perandor shikonte gjeneralët e tij, pyeste veten: “A është ky njeri një Cezar, që pret të më rrëzojë?” Dhe një perandor i mençur nuk u jepte gjeneralëve ambiciozë komandën e ushtrive të mëdha.

Natyrisht, perandorët mund të kishin shkuar personalisht për të pushtuar Gjermaninë. Ata mund t’i kishin udhëhequr vetë legjionet. Trajani pushtoi Dakinë dhe Mesopotaminë kur ishte perandor. Por pushtimi i Gjermanisë do të kërkonte vite luftimesh të vështira dhe të rrezikshme. Kjo ndoshta ishte tërheqëse për një gjeneral ambicioz, por jo për një perandor.

Nëse një perandor do të shkonte për në luftime ai do të ishte larg Romës, ndoshta për vite me radhë. E rrezikshme të jesh kaq larg nga qendra e pushtetit kur ka shumë njerëz të etur për të provuar të marrin fronin.

Është e mundur të imagjinohet një perandor që do sfida të tilla, dhe kështu romakët nuk e pushtuan kurrë Gjermaninë.

Shqipëria, Kosova e Çamëria nuk u bënë dot bashkë. Udhëheqësit e liq shqetsohen vetëm për kolltuqet, rehatinë, dhe duan një shtet sa më të vogël, ku kryeministri bën sikur punon, dhe mikro-menaxhon furrat e bukës.

Të kundërtën bëjnë fqinjët; Athina zyrtare – pa pranuar të përmendet çështja Çame – e quan Himarën greke; dhe Serbia – pa asnjë fjalë për Luginën e Preshevës, Medvegjën e Bujanocin – pretendon Kosovën, e cila ndjehet e ndarë nga nëna – ose Shqipëria gjithmonë ka pasur bijë plangprishës në udhëheqje të saj.

Filed Under: Komente

NIS RRUGËTIMIN E SAJ RADIO “ESENCË”

September 11, 2023 by s p

Nga Ramazan Çeka/

Një nisëm e veçantë dhe një risi e re e “Mjeshtrit të Madh”, humoristit Shkodran, Sandër Ruçi.

Risia nis hapsirën e re të komunikimit me publikun, në ambjentet e shtëpisë së Sandrit, si një Oaz artistik që i shtohet Shkodër Loces tonë, qytetit të tij të zemrës. Në këtë inagurim të studios së re, Sandri bëri bashkë emra të mëdhenj të humorit, këngëtarë, poetë, simpatizantë, artëdashës, shumë miq dhe bashkëpunëtor të artit dhe kulturës, por dhe mediat që vlerësuan dhe nderuan këtë nisëm të veçantë të aktorit të njohur shkodran, humoristit, Sander Ruçi, këtij mjeshtri të rrallë, me një performancë gjithnjë e më të ndritur edhe pse jeton prej disa vitesh në Jacksonville, Florida të SHBA, asnjëherë nuk i ka shkëputur lidhjet me qytetin e tij të lindjes. 

   Duke u takuar me të gjitha kategoritë e njerëzve, ai u shpreh se, këto momente magjike që po kalon mes tyre, po më zgjasin jetën, ndaj i falenderoi me shumë përulje. Këtë respekt Sandri ia kthei me kënaqësi në këtë natë të inagurimit të RADIO “ESENCË”. 

   Festa me miq dhe me shokë vazhdoi si të ishte një spektakël. 

   Ai u rikthye në Shkodër jo vetëm për ta vizituar e për t’u çmallur me të afërmit, me shoqërinë e me kolegët, por edhe për të treguar se talenti i tij nuk ka shterruar, përkundrazi me një buqetë skeçesh, parodish, monologjesh humoristike dhe satirike u ngjit disa herë në skenën e Teatrit “Migjeni”, me recitalet e tij, duke sjellë një performancë që edhe nga ana regjisoriale kishte risi.

   Është vërtetë bukur kur artistët punojnë për kontributin e punën e tyre. Ky është një tregues i vlerësimit të një karriere të gjatë, jo vetëm nga spektatorët si vlerësimi më i mirë, por edhe i institucioneve.

   Në këtë nismë, krahas becgraundit të shumë llojshëm artistik, Sandri jo rastësisht është edhe para mikrofonit në Studio, pasi ai ka një eksperiencë rreth katër vjeçare në Radion lokale, siç është ajo e Radio Shkodrës, ku emisioni famëmadh humoristik “100 fjalë për nji parë”, që Sandri e ka udhëhequr me mjaft kompetencë, ka mbetë si një gurë i çmuar në arshivën e Radio Shkodrës.

   Por Sandri nuk ndalet në rrugën e tij brilante. “Esencë” është radio më e re në Shqipëri që i shtohet Shkodrës dhe që Sander Ruçi të gjitha paisjet elektronike i ka sjellur nga Amerika dhe ka vendosur të vijë ndryshe këtë herë tek publiku, me aromen puro shkodrane.

   Si president i kësaj Radio, Sandri e ka ideuar dhe realizuar mbi bazën e përvojës shumëvjeçare që ka fituar në SHBA, duke qenë zyrtarisht shtetas amerikan, kjo radio do jetë e hapur për larmi të pafund vlerash, ku humori është në krye të vëndit, me përjashtim të politikës që do ti mbyllet dera.

   Atmosferen e kësaj mbrëmje, Shkodra e përjetoi me shumë emocion, kur Sander Ruçi deklaroi kthimin e tij në Shkodër, i cili kishte kohë që përgatitej për t’i dhuruar qytetit të vet, artëdashësve të mrekullueshëm shkodranë këtë Radio, e para e këtij lloji dhe mund të themi pa ndrojtje që ishte një arritje në rradhë të parë personale, pasi ai është autori i shumë materialeve letrare, regjisor dhe aktor brilant që natyrisht inagurimi i kësaj Radio, do bëjë të mundur që Sandri përmes gërshetimit edhe disa projektimeve përmes kësaj Radio do të pasqyrojë fragmente dhe kuriozitete nga jeta e njerëzve të ndryshëm që janë kushtuar artit dhe skenës.

   Sandri si krijues që me karakterin e tij, zhdërvjellësinë, sigurinë aktoriale e mbi të gjitha talentin e tij ka një marrëdhënie komunikimi të habitshme dhe të pakrahasueshme me një tjetër, me publikun. Ai i bën për vete, i elektrizon dhe si të thuash, entuziazmon, e çon në këmbë edhe spektatorin më indiferent. Salla për aq orë e minuta që zgjat shfaqja, shpërthen me duartrokitje dhe ovacione të shoqëruara me të qeshura të çiltra, ku mund të shprehemi shkodrançe “Kam qesh me lot”.

   Me talentin e tij të fuqishëm si aktor, regjisor dhe menaxher ai përfaqësohet denjësisht para publikut artëdashës Shkodran, duke dëshmuar e rrezatuar fuqishëm mesazhin frymëzues për gjithë bashkatdhetarët e vet dhe për gjithë miqtë e dashamirësit tanë se sa talente të shkëlqyer ka nxjerrë dhe vijon të nxjerrë nga gjiri i vet, të formojë dhe edukojë kombi i talentuar shqiptar.

   Me këtë rast edhe ne i urojmë “Mjeshtrit të Madh” Sandër Ruçi suksese për për këtë risi të veçantë, dhuraten që i bëri Shkodrës, RADIO “ESENCË”, si një produkt i karrierës së tij artistike, duke e falenderuar për punën e palodhur dhe përkushtimin e madh që tregon herë pas here për publikun e mrekullueshëm shkodran, duke dhuruar edhe humor brilant e bashkëkohor me nivel të lartë artistik. 

   Shtator 2023

Filed Under: Kulture

SHKOLLAT SHQIPE NË VERIUN E GJERMANISË, VATRA TË MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE, KULTURËS E HISTORISË KOMBËTARE

September 11, 2023 by s p

Eriselda Vrapi mësuese në shkollat shqipe në veriun e Gjermanisë, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Gjermani nëpërmjet mësimit të gjuhës, historisë e kulturës shqipe dhe aktiviteteve patriotiko-kulturore e komunitare.

Me mësuesen Eriselda Vrapi bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.

SHKOLLAT SHQIPE NË VERIUN E GJERMANISË

Shkollat shqipe në veriun e Gjermanisë nuk janë një e vetme. Ato filluan funksionin e tyre më 7 mars të vitit 2022, fillimisht në Bremen dhe më pas edhe në qytete të tjera si Kiel, Lubeck, Quickborn, Elmshorn dhe Pinneberg etj. Ky proces është iniciuar dhe realizuar nga konsulli i nderit të Shqipërisë për Hamburgun dhe Schleswig  Holstein, Zotit Kolë Gjoka. Një iniciativë e cila synoi dhe arriti pikërisht mundësimin fëmijëve shqipëtarë mësimin e gjuhës sonë shqipe sëbashku me kulturën dhe traditat tona. Tashmë, pak më shumë se një vit më vonë, numërojmë disa shkolla në qytete të ndryshme me disa qindra fëmijë plot etje e dëshirë për mësimin e shkrimit, leximit dhe te folurit e gjuhës shqipe dhe jo vetëm. Mësimi në secilën prej shkollave realizoheet 2 herë në jave me nga 2 orë mësimore për secilin grup fëmijësh të ndarë sipas aftësivë të tyre gjuhësore në gjuhën shqipe. Këtë vit kemi dhe themelimin e shoqatës ‘Lëvizja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqipëtarë në Veriun e Gjermanisë’ e cila ofron mbështetjen e duhur të trupës pedagogjike në bashkëpunim me prindëritt dhe komunitetin. 

KURRIKULA MËSIMORE DHE BASHKËPUNIMI ME KOMUNITETIN

Mësmdhënia është një proces i cili është i vetëmenaxhuar dhe hartur nga vetë mësuesit duke u bazuar në nevojat e sevilit prej grupeve të nxënësë dhe ftësive të tyre duke u bazuar në aftësitë e tyre si gjuhësore edhe moshore. Metodat janë të ndryshme te cilat sigurojnë të aftësojnë të folurën, leximin dhe shkriminn e gjuhës shqipe. Diversiteti i niveleve gjuhesore dhe moshore brënda një grupi nxënësish është një sfidë më vete e cila menaxhohet nga secili prej nesh. Fatmirësisht, të gjithë nxënësit janë të pajisur me libra të gjuhës shqipe të mundësuara nga Qendra e botimeve për Diasporën dhe ambasada e Shqipërisë të cilat na kanë ardhur në ndihmë në këtë nismë gjithmonë të pershtatura edhe me materiale shtesë qe siguron secili prej mësuesve. Komuniteti ka treguar një dëshirë dhe angazhim për mbështetje dhe bashkëpunim në këtë nismë dhe është gjithmonë i gatshëm të mundësojë prezencën fizike të fëmijëve në shkollë.  Gjithashtu mbetet akoma shumë punë për tu bërë dhe dëshira nuk mungon aspak nga asnjë prej palëve. 

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI FORMË E RUAJTJES SË IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË GJERMANI 

Sami Frashëri dikur ka thënë : ‘Nëse do të mjellësh për një vit, mbill misër e grurë, nëse kërkon që të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë’. Askush nuk mund të arrijë synimet e tij dhe majat qe synon nësë rrënjët nuk i ka të forta dhe rrënjët forcohen vetëm duke i ushqyer me identitetin dhe vlerat që ti mbart nga mëmëdheu yt, e kjo gje fillon pikërisht me gjuhën. Komuniteti ynë ështe shumë fanatik përsa i përket parimeve dhe vlerave  tona kombëtare. Një prej fomave të ruajtes së idenitetit tonë është pikërisht mësimi i gjuhës sonë shqipe.  

GJERMANIA MBËSHTET MËSIMIN SHQIP

Ashtu si edhe shumica e komuniteteve të tjera të cilat prej vitesh tashmë kanë pasur mundësinë që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhët e tyre kombëtare, edhe prezenca e mësimit të gjuhës shqipe ështe mirpritur nga oragnet shtetërore dhe nga vetë shoqëria gjermane. Mësimi zhvillohet në ambjentet e shkollave gjermane dhe klasave te mësuesve të gjuhes shqipe ju janë mundesuar të gjitha kushtet e duhura fizike dhe tekniike për te plotësur nevojat për një proces mesimorë sa më efektivë. Stafi pedagogjikë është i punësur sipas të gjitha ligjeve ekzistuese, të pajisur me kontrata të rregullta nga Ministria e Arsimit Gjermane, duke plotesuar të gjitha kushtet e duhura për një punë sa më dinjitoze. 

FËMIJËT ME DY GJUHËSI DHE TEKNOLOGJIA NË NDIHMË TË MËSIMIT SHQIP

Që të arrish sukses në mësimin e një gjuhe të huaj, baza e këtyre aftësive gjithmonë vjen nga përvetësimi i gjuhës së nënës. Por nuk duhet mohuar edhe fakti që shqipëtarët gjuhën tonë e kanë gjuhën e tyre në shtëpitë e tyre dhe kjo është një krenari e madhe për ne pasi shumica e fëmjëve vin me njohuri të mira të të folurit shqip edhe pse mund të hasin vështirësi të caktuara leksikore, sintaksore dhe sidomos fonetikore. Teknologjia ashtu sic është tashmë universale në cdo fushë të jetës, edhe për ne është një ndihmë shumë e madhe. Me anë të mjeteve të caktuara si  projektorë, tabele digjitale dhe metodat e ofruara ne format digjital, disa prej mësuesve kanë mundësinë ti shfrytëzojnë ato në funksion të mësimdhënies. 

KUSH ËSHTË MËSUESE ERISELDA VRAPI?

Unë jam Eriselda Vrapi, lindur, rritur dhe arsimuar në qytetin e Elbasanit. Kam mbaruar studimet universitare Bachelor në gjuhën angleze ne vitin 2012. Më pas kam mbaruar studimet pasuniversitare master profesional ‘Mësuesi e gjuhës angleze me profil minor në gjuhën shqipe’ ndjekur me pas nga studimet master shkencorë në Psikologji Edukimi. Formimin tim akademik dhe profesional e kam realizuar në universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan. Eksperiencën time të parë në mësimdhënie e kam filluar në vitin 2013 në institucione të ndryshmë arsimore, si në arsimin parauniversitarë, ashtu edhe në atë në nivel universitarë, deri në vitin 2019. Në vitin 2019 jam transferuar në Gjermani nga ku jeta ime mori një drejtim krejt tjetër me ardhjen në jetë të djalit tim. Në vitin 2022 njihem me iden e shkollave shqipe nga konsulli i nderit për Shqipërinë zotin Kolë Gjoka dhe ja ku jemi sot me disa klasa të hapura të gjuhës shqipe. Sigurisht kjo nismë do të vazhdojë të lulëzojë akoma edhe me tej duke punuar fort të gjithë sëbashku.

Filed Under: Featured Tagged With: Eriselda Vrapi, Sokol Paja

A Harvest For All 

September 11, 2023 by s p

Fable by Naum Prifti/

Watching Grandma plant in the home garden was second nature to Sparky. The pug liked to keep an eye on the potato plants that bloomed into five-lobbed flowers but more than the sight of the leaves, flowers and fruit above soil, he liked the plant that grows beneath the surface. When the foliage withered, it was harvest time. The spuds were dug up from the earth and everyone helped  to store them. After the work was done, they gathered around the table to celebrate. Sparky got the idea to do the planting himself. Carrying a potato, he started making his way out of the house. At the doorstep, he saw the Dappled Cat.

“Will you come with me?” asked Sparky.

“Where are you going?” inquired the Dappled Cat.

“I’m going in the garden to plant this potato. Come and help me.”

“I have no time,” responded the Cat.

“Why? What are your going to do?”

“I’m going to the rooftop to sunbathe.”

“That’s some job!” chuckled Sparky.

“Don’t come, but when I get enough potatoes to fill a big basket, you are not getting any!”

“I don’t care. And I don’t eat potatoes!” said the Cat.

“I have seen you dip in the cooking pot and gabble up potatoes!” said the pug.

The Cat walked away twirling her whiskers.

 Near the patio, Sparky noticed the White-feathered Chicken.

“Do you want to come help me?” asked he.

“What for?”

“To plant this potato.”

“If you were going to plant a bean or a corn, I would gladly join you, but a potato? I have no use for them.”

“You’d be sorry. And don’t tell me you don’t eat potatoes. I have seen you chip at potato bread.”

“Oh! By the time the new potatoes will be ready, it will be months. I got no time to wait, “ she said. 

Around the garden, the pug saw the Little Pig.

“Are you coming with me?”

“Where are you headed?” asked the Pig.

“To the garden,” answered Bubi.

“With pleasure,” said the Pig, “but to do what?”

“To help me to plant this potato. Do you know how to dig holes?” asked the pug.

“Oh course! I dig holes all the time because I like to eat roots.”

Both found a spot in the garden. The little Pig dug the hole and Sparky planted the potato. A few minutes later turned around and asked if he could eat it. 

“If you eat it, then how will it grow?”

“You mean it’s not ready yet?” – he asked.

“Not so fast!” said the pug. After planting comes the sowing, the fertilizing, the watering and then the harvesting. He explained that when the potato sprouts and grows oodles of spuds, the Little Pig would get all the spuds he could eat while the Dappled Cat and the Whitefeathered Chicken who didn’t help wouldn’t get anything.

In a few weeks, a little green stem started to burst through to the surface. Sparky knew that it was time to do some work to losen up the soil. With the hoe in his paw, he headed to the garden. The Cat was stretching by the gate.

“Hi Dappled Cat! The potato I planted with the Little Pig has sprouted. Are you coming with me to hoe it?”

“I’m going for a walk to find a shade. It’s getting too hot here,” said the Cat.

Around the corner Sparky ran into the White Chicken. “She won’t come anyway, so why bother aking her?” he thought and walked past her without saying a word.

“Where are you going?” asked the Whitefeathered Chicken.

“In the garden to hoe the potato that Little Pig and I planted.”

“Well, aren’t you going to ask me to join you? Look how strong my claws are. Better than the hoe”

“I can use some help,” said Sparky.

At first the chicken loosened up the soil then together they piled it up dirt around the potato stem.

Days started to get hot. Some plants in the garden began to dry up and their leaves began to wither.

The pug took the watering can to tend to the potato plant. It was too big and heavy. Right then the Dappled Cat rubbing his fur against the pug’s feet, said:

“I was wrong not to help at first but I’m ready now to make up for it. Let me carry the watering can with you.” The water help the feeble limp leaves to revive. When the time came for the harvest, all four friends took a basket with them and went in the garden to dig up the tubers. They were amazed to see so many potatoes come out of just one, but not very surprised. After they dug up all the spuds, they divided them into four pilës, one for eache. The Little Pig said; “I like raw potatoes, too.” And he ate all the potatoes in his pile right then and there. Rubbing his belly, he said: “They’re so tasty!”

The Dappled Cat said: “I like them boiled or fried!”

The White-feathered Chicken said: “I like them baked, and even more in potato bread.”

The pug said “No matter how you eat them, they are tasty. I will eat some of them boiled, some baked, some mashed, some fried. But I will save one to plant next season and to harvest with all of you.”

Translated from Albanian by Eri Tare

Filed Under: ESSE Tagged With: Naum Prifti, Rafaela Prifti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT