• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2023

Kryeministri Kurti mori pjesë në ‘’Hardh Orën Poetike’’ Xhevdet Bajraj

September 4, 2023 by s p

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori mbrëmë pjesë në aktivitetin “Hardh Ora Poetike” kushtuar poetit Xhevdet Bajraj, të organizuar nga Hardh Fest dhe Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”.

Në oborrin e poetit shqiptar me famë botërore, Xhevdet Bajraj, kryeministri Albin Kurti, e vlerësoi këtë organizim si një mënyrë e mirë për ta kompensuar sadopak mungesën fizike të poetit i cili u nda nga jeta me 22 qershor të vitit 2022.

Para të pranishmëve, ai shprehu ndjesinë e të qenurit me fat që një poet kaq të madh e ka njohur personalisht.

“Pra, artistë të mëdhenj i njohim nga vepra, po kur ke arritur edhe që t’i dëgjosh direkt e t’i prekësh, padyshim se përshtypjet janë më të mëdha, e unë do të thosha posaçërisht për shkak se bëhet fjalë për Xhevdetin”, tha kryeministri Kurti.

Për vlerësimet e vargjeve të tij të cilat edhe i kujtoi gjatë këtij aktiviteti, ai tha se përveç se vargje, janë edhe këngë të prodhuara nga preokupimet sociale të cilat e bëjnë Xhevdet Bajrajn poet të madh që ka dhënë njëkohësisht zë unik, estetik e social edhe dhimbjeve të popullit edhe dashurisë për vendlindjen.

Ndërkaq, në aspektin akademik, kryeministri Kurti theksoi nevojën e studimit të këtij zëri unik, përderisa u ndje i kënaqur me themelimin e Klubit Letrar “Xhevdet Bajraj”.

“Ky zë unik i Xhevdet Bajrajt që e ka aspektin estetik e social, njëkohësisht për të dyja këto dimensione kaq të fuqishme, padyshim se është mirë që të studiohet e lëvrohet në universitetet tona, nëpër akademitë tona dhe jo vetëm tonat”, shtoi kryeministri.

Në kuadër të festivalit ‘’Hardh Fest’’, përveç Orës Poetike kryeministri Kurti vizitoi edhe panairin e verës, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.

Filed Under: Rajon

PAPA FRANÇESKU NË MONGOLI – PRITET NGA MOTRAT E SHËN NENË TEREZES

September 4, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Papa Françesku arrijti të premtën në Mongoli, vizita e parë në historinë e papëve të Romës në atë shtete të Azisë, një vend ky pa dalje në det që, gjeografikisht, shtrihet midis dy fqinjëve të mëdhej, Kinës dhe Rusisë – dy shtete këto me të cilat Vatikani ka pasur dhe vazhdon të ketë marrëdhënie të acaruara. 

Papa Françesku u shpreh se po viziton Mongolinë – një shtet me një popullsi prej 3.5 milionë banorësh – për të inkurajuar komunitetin e vogël katolik në atë vend, prej jo më shumë se 1500 anëtarë të Kishës Katolike në Mongoli.

Duke folur me gazetarët për vizitën e tij në Mongoli, Papa Françesku u shpreh se është i kënaqur të vizitonte një vend si Mongolinë – ndonëse me një popullsi të vogël, por një popull me një kulturë të madhe, për të cilën “nevojiten ndjenjat që të kuptohet.”  Mongolia kuptohet, shtoi ai, vetëm me ndjenjat tona.

Sipas itinerarit të vizitës në Mongoli, Papa Françesku do takohet me udhëheqsit më të lartë mongolezë, përfshirë Presidentin dhe Kryeministrin 

e vendit dhe do të mbajë një fjalim para elitës qeveritare dhe kulturore të Mongolisë, para se të takohet me ipeshkvijt, priftërinjtë dhe murgeshat  të cilët kujdesën për komunitetin e vogël katolik mongolez prej nja 1500-antarësh – në një popullsi prej 3.5 milonë banorë që ka Mongolia.

Kisha Katolike mongoleze ka një histori të re, jo më shumë se 25-vjet të themelimit të saj, pas shembjes së komunizmit në atë vend, dhe pasi liria e fesë u sanksionua në kushtetutën e re post-komuniste.  Me shembjen e komunizmit në atë vend, Mongolia dhe Vatikani kanë vendosur marrëdhënie diplomatike midis tyre dhe disa grupe misionarësh katolikë, përfshirë edhe – kush tjetër, por edhe Motrat e Shën Nenë Terezës, e kanë mbajtur gjallë këtë komunitet të vogël katolik në Mongolinë e largët.  Atje, motrat e Nënë Terezës, kujdesen për të moshuarit me aftësi të kufizuara, të pa strehët dhe persona të përjashtuar nga familjet e tyre dhe nga shoqëria.  Njoftohet se gjatë vizitës në kryqytetin Ulaanbaatar të Mongolisë, Papa Françesku do të inaugurojë një qëndër të re të drejtuar nga misionarët, për tu kujdesur për më të varfërit e Mongolisë.

Françesku dhe motra Salvia Mary Vandanakara

Dëshmia e një murgeshe — Salvia Mary Vandanakara — Misionarët e Bamirësisë së Shën Terezës me Papa Françeskun, në Ulaanbaatar, Mongoli.

Kujdesi për fëmijët me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore, ndihma për të sëmurët dhe të moshuarit e braktisur nga familjet e tyre, kujdesi për të pastrehët, për ata që nuk kanë ushqim për të ngrënë dhe ndihma për familjet e varfra dhe të flakura në mes të katër rrugëve. Këto janë veprat, në shërbim të Ungjillit dhe të popullit mongol — sipas një lajmi nga Radio Vatikani — që kryejnë çdo ditë Misionarët e Bamirësisë së Shën Terezës, në Mongoli. Motra e kjëtij urdhëri, Salvia Mary Vandanakara, u shpreh mëtej se, “Nëpërmjet këtyre veprave bamirësie – përpiqemi t’i bëjmë njerëzit të kuptojnë sesa të çmuar janë para syve të Zotit, me dëshirën e thellë për t’u rikthyer dinjitetin dhe vlerën e tyre njerëzore”. Motra Salvia Mary, përfaqësuese e Urdhërit të Shën Nenë Terezës, citohet nga Radio Vatikani të ketë thenë se ajo kishte mbërritur në Mongoli në vitin 1998, atëherë, “kur Kisha sapo kishte filluar të lëshonte rrënjë” në atë vend. “Duke iu kushtuar shërbimit ndaj të më të varfërve ndër të varfër, ne ndjemë se duhej të jetonim mes tyre dhe të provonim disa nga vështirësitë me të cilat përballeshin ata, si mungesa e ujit dhe e nevojave të tjera elementare”.

Jehona në median ndërkombëtare të takimit të Papa Françeskut me motrat e Urdhërit të Nënë Terezës gjatë vizitës së tij në Ulaanbaattar, Mongoli, përkon me organizimin në trojet shqiptare të Akademisë Solemne – “Manifestimi kulturor-shkencor “Drita e Gonxhes” – që po shënon Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, në bashkpunim me Institutin e Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) Shkup dhe drejtorin e saj, Skender Asani – manifestim ky që do të zgjasë deri më 5 shtator, në ditëfestën liturgjike të sajë.  Në këtë manifestim morën pjesë udhëheqsit më të lartë të Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani, pasi faleminderoi drejtorin Asani për këtë aksion domethënës, tha se Nënë Tereza mbetet hallka më e fortë  që mund të bëjë integrimin e brendshëm shpirtëror e kulturor të shqiptarëve. Ajo tha se si përfaqësues i udhëheqësve shtetërorë, është gjithmonë e gatshme për të mbështetur dhe për të kontribuar në nderimin dhe ruajtjen e trashëgimisë së figurave të ndritura si ajo e Nënë Terezës. Sipas saj, dashuria për njëri tjetrin ishte mesazhi më i rëndësishëm i Nënës Terezë.

“Ky bredh, i mbjellë sot, simbolizon dëshminë e veprës së Nënë Terezës në shërbim të njerëzimit, vullnetin e saj për t’i shërbyer atij. Nënë Tereza gjeti gjithmonë forcë që dhimbjen e saj, të popullit të saj dhe të të gjithë të vuajturve t’a kthejë në dashuri për njerëzimin, në vepër të përvuajtur në shërbim të të varfërve, madje, sikur thoshte vetë, në shërbim të më të varfërve, ndër të varfërit”, ka thenë me këtë rast, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani

Manifestimi kulturor-shkencor, “Drita e Gonxhes”, udhëtoi këto ditë për në Prishtinë. Drejtori i ITSHKSH, Skender Asani, me këtë rast, ka takuar Presidenten e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani, me të cilën mbollën një bredh, me origjinë nga farat e bredhit të shkatërruar të Nënës Terezë në Shkup. “Bredhi dedikuar Nënë Terezes simbolizon lidhjen mes njerëzve, popujve e vendeve. Shembulli i saj në shërbim të njerëzimit është modeli më i vyer, të cilin ne mund ta njohim”, ka thenë Skender Asani.

May be an image of 3 people, statue and text

“26 gushti i sivjem na bashkoi sot në qendër të Prishtinës, në sheshin “Nënë Tereza”, pranë shtatores së Nënë Terezes, për të hapur manifestimin kulturor dhe shkencor “Drita e Gonxhes”.  Personi Anjezë Gonxhe Bojaxhiu vdiq 87 vjeçare, më 5 shtator 1997, por figura e Nënë Terezës si Tereza e Kalkutës dhe si Shën Tereza, vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën, teksa fjalët e saj tashmë janë kthyer në postulate të sjelljes së shpirtrave njerëzorë mes tyre.” (Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, 26, Gusht, 2023

“Nga Ipeshkvia e Prishtinës, kemi nderin të bashkëpunojmë me Presidencën për njohjen, parqitjen dhe transmetimin e shpirtit të paqes të Shën Terezës, për të cilin bota ka kaq shumë nevojë. Dashuria e saj për vendlindjen, shqiptarët dhe mbarë botën është model jete për mbarë njerëzimin i cili duhet mbajtur mend jovetëm për disa ditë, por çdo ditë të vitit”, tha Dom Lush Gjergji i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë.

May be an image of 2 people, people standing, statue and text

“Personi Anjeze Gonxhe Bojaxhiu vdiq 87 vjeçare, më 5 shtator 1997, por figura e Nënë Terezës si Tereza e Kalkutës dhe si Shën Tereza, vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në mbarë botën, teksa fjalët e saj tashmë janë kthyer në postulate të sjelljes së shpirtrave njerëzorë mes tyre”. Kryeministri Albin Kurti, Pprishtinë, 26, Gusht, 2023

Filed Under: Komente Tagged With: Frank shkreli

Pema

September 4, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Pema përkufizohet si një bimë që ka një kërcell ose trung të gjatë. Pra, është trungu që ndan pemët nga shkurret, lulet dhe bimët e tjera. Ka rreth tre trilion pemë në Tokë, që arrin në rreth 420 pemë për person. Pyjet mbulojnë rreth 30% të sipërfaqes së Tokës.

Pema më e famshme në botë është Pema Bodhi, e vendosur në Bodh Gaya, Indi. Budistët besojnë se Pema Bodhi është vendi ku Buda mori ndriçimin. Pemët janë spermatofite ose bimë me farëra. Mund të duket e çuditshme, por organet seksuale të pemëve janë të dukshme – lulet e tyre.

Protoshqipishtja *druwa, nga proto-indoevropianishtja *druh nga *dóru u bë dru. Krahasoni greqishten e vjetër drus me kuptimin pyll dhe Druid ishte prift që jetonte në pyll, magjistar ose falltar në fenë e lashtë; fjala është regjistruar për herë të parë nga mesi i shekullit të 16-të në burimet angleze dhe vjen nga latinishtja druidae, druides (drutë), nga galishtja, që lidhet me draoidh ‘tempull në pyll’ .

Sipas Plinit plak, dushku ishte pema e shenjtë e Druidëve, të cilët e prisnin atë ritualisht me një drapër të artë si pjesë e ceremonive të flijimit. Lidhja popullore e druidëve me pemët e lisit rrjedh kryesisht nga tregimi i Plinit.

Përdorimi i Druidit për një anëtar të një grupi që pretendon se përfaqëson ose rrjedh nga kjo fe është regjistruar në fillim të shekullit të 18-të.

Një pyll boreal është një pyll pishe në gjerësinë veriore që njihet shpesh me termin rus, taiga. Nuk ka pyje natyrore boreale në hemisferën jugore. Pemët e dushkut janë anëtarë të familjes së ahut. Me më shumë se 500 lloje, dushqet janë më të bollshme në Amerikën e Veriut: Meksika ka rreth 160 lloje dhe në SHBA rreth 90.

Methuselah është emri i një peme pishe me qime në Kontenë Inyo, Kaliforni që besohet të jetë më e vjetra në botë treth 4,853 vjeç.

Më shumë se gjysma e pyjeve të botës janë brenda kufijve të Rusisë, Kinës, Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Kanadasë. Në të kundërt, shtetet sovrane të qytetit të Vatikanit, Monakos dhe Naurut nuk kanë pyje.

Madhësia nuk është gjithçka. Edhe pse pemët priren të jenë më të mëdha se shkurret, kjo nuk është gjithmonë kështu. Dallimi kryesor është se shkurret nuk kanë një trung të vetëm. Rreth 15 miliardë pemë priten çdo vit në planet. Me ritmin aktual, do të duhen rreth 200 vjet për të prerë çdo pemë në planet.

“Larja në pyll” është një formë e terapisë natyrore të shëndetit mendor ku një person thjesht kalon kohë në pyje. Aktiviteti është sanksionuar zyrtarisht nga qeveria japoneze, e cila e quan atë ‘shinrin-yoku’, rain forest, pylli i shiut përkufizohet si një pyll që ka një tendë të vazhdueshme, bimësi që varet nga nivelet e larta të lagështisë. Pyjet e shiut mund të jenë tropikale ose të buta.

Sipas gjeologjisë, Toka është rreth 4.5 miliardë vjet e vjetër, por vetëm rreth 385 milion vjet më parë evoluan pemët e para të vërteta.

Ju mund ta mendoni Australinë si pothuajse tërësisht shkretëtira dhe plazhe, por kjo është vetëm një pjesë e tablosë. Pyjet mbulojnë rreth 19% të sipërfaqes së tokës së Australisë. Një dru i vetëm pambuku mund të lëshojë 40 milionë fara në një sezon. Farat më pas mund të notojnë në ajër për ditë të tëra, shumë më gjatë se çdo lloj tjetër farë.

Në mitologjinë norvegjeze/Vikinge, Ygg-drasil ishte emri i një peme gjigante të jetës. Ygg-drasil (druri i jetës) formoi trungun rreth të cilit bazoheshin botët e njerëzve, perëndive dhe gjigandëve.

Mosha e të gjitha pemëve mund të përcaktohet duke parë unazat e tyre të rritjes përmes një seksioni kryq të trungjeve të tyre. Heqja e lëvores mund të deformojë unazat.

Pylli më i famshëm i Brazilit është pylli i shiut i Amazonës, por nuk është i vetmi pyll i shquar në vend. Pylli i Atlantikut shtrihet përgjatë bregut lindor të Brazilit, duke u shtrirë në brendësi të Argjentinës dhe Paraguajit. Ekorajoni përfshin qytete të mëdha si Rio de Zhaneiro dhe Sao Paulo dhe është shtëpia e më shumë se 148 milionë njerëzve.

Jo të gjithë anëtarët e familjes Arecaceae ose palmave janë pemë. Shumë palma janë në fakt shkurre dhe hardhi, por edhe palmat që konsiderohen si pemë, nuk kanë unaza pemësh.

Pyjet e dafinës njihen për lagështi të lartë, por temperatura të buta. Ato gjenden në zona në të gjithë SHBA-në juglindore. Laurel, Misisipi është afër pyjeve të dafinës.

Një pemë e vetme mund të thithë më shumë se 48 kilogramë dioksid karboni çdo vit dhe të lëshojë oksigjen përsëri në ajër. Kjo është arsyeja pse pemët janë të rëndësishme në zonat urbane.

Aktori dhe ikona amerikane, Mr. T, zemëroi banorët e lagjes së tij luksoze Lake Forest, Illinois kur personalisht preu 100 pemë lisi në pronën e tij.

Termi “xhungël” në përgjithësi i referohet pyjeve tropikale të shiut, gjë që është e çuditshme kur merret parasysh origjina e fjalës. Xhungla është fjalë sanskrite që do të thotë “tokë e thatë”.

Filed Under: Sociale Tagged With: Astrit Lulushi

Veraria “Aquila’s Nest” në Connecticut një Mbretëreshë e Ilirisë dhe Zanë e Maleve

September 4, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Kishim kohë që mendonim si TV “Alba Life” të shkonim për të provuar një gotë verë në Verarinë“Aquila’s Nest” Vineyards, Connecticut.

Gjithë udha ishte me një natyrë magjike, pemët me gjethet e gjelbërta që tundeshin lehtaz nga një fllad amerike, fëshfërinin një muzikë të embel dhe të çonin për në vreshtat e mbjella.  

U ndalëm përpara një vreshte ngarkuar plot me rrush të kuq që ishin gati për të vjelë.  Sa filloi vjeshta dhe prodhimi do vjelë.  Çfarë pamje, çfarë nostalgjie ishte përpara syve tanë, kujtoja vreshtat plot, dikur në Mezhgoranin tim dhe Arrëz të Madhe, Tepelenë.  Befasuese ishin që të gjithë vilet e rrushit të mbeshtjella si me napë, ku mësuam prej pronarëve se i kishin vendosur për të mos i çukitur zogjtë…  

Hyrja për në Verari të mrekullonte, ngjyrat ndezëse të çadrave mbi karriget, pemët në sfond që dukeshin si një mal i lartë, disa shiltѐ të shtruara në tokë doemos të jepnin strofat e shtruara dikur të Devollit apo të Korçës, origjinën e pronarëve të kësaj Verarie.

Pronarët e kësaj kantine prej 41 hektarësh janë znj. Neviana Zhgaba me një fytyrë të freskët vajzëore dhe z. Ardian Llomi një djalë i gjatë plot kulturë, të cilët blenë ish fermën 200-vjeçare në vitin 2016. 

Gjate intervistës ata thanë se ishin frymëzuar nga Devolli dhe Korça duke ndërthur, historinë, mitologjinë, artin e Shqipërisë me të Mesdheut, astronominë e yjeve.  Ata janë të mirë edukuar nga shteti amë dhe të integruar plot kulturë në Amerikë.

Në hyrje të mirëpret një statujë e bukur gruaje e cila me kupat e verës në dorë derdh papushim verën e bardhë dhe të fton të pish një kupë verë.  Znj. Neviana dhe z. Ardian thanë se kjo punishte ofron një përzgjedhje të verërave më të mira të Connecticut.

Në vitin 2019 shijuam korrjen tonë të parë, duke ofruar tani nëntë verëra sezonale.

Peizazhi deri diku me një skenë tipike bukolike tërheq vizitorët, por në këtë ditë të shtunë vura re se shumica ishin të rinj, vajza elegante dhe djem të rinj sportiv që kishin ardhur grupe grupe për t’u qetësuar mes këtij oazi natyror magjik.

Brenda Verarisë shijuam një stil autentik veçanërisht të një faqeje muri që ishte tipike shqiptare.  Në ballë të tyre ishte Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbej, Nënë Tereza, punime të nënës se saj dhe gjyshes, kostumi kombëtar i djalit i cili e kishte veshur kur ishte gjashtë vjeç etj.  Dritëzat e diellit që hynin nga godina si një hambar i mbushur plot me drithëra e ndriçonin dhe e bënin më me shkelqim këtë faqe ballore të murit.  

Një piano e bukur ka zënë vend në mes të dhomës duke krijuar pak romancë dhe intimitet nën gotën e verërave të shijshme të sjella nga duarartët e çifitit simpatik.

Z. Ardian na ftoi të vizitonim dhomën ku ishin fuçitë linox të blera nga Italia dhe ishin mbushur me verëra të ndryshme të etiketuara sipas llojit.  Ai rrefeu për mirëmbajtjen, procesin, temperaturën dhe kujdesin e madh që tregonin.  Ai tha se unë jam frymëzuar nga puna e babait në fshat, por këtu m’u dha mundësia e madhe për të blerë tokat dhe për të hapur këtë Verari të madhe që ju po e vizitoni. 

Ajo që më beri pershtypje ishte se Neviana nuk e kishte lënë punën e saj, profesionin me të cilin ishte integruar në Amerikë.  Neviana është drejtore ne Digital Finance dhe Analytics Agile me 12 vjet përvojë në General Electric dhe Bank of New York Mellon. 

Neviana është anëtare e Bordit të Drejtorëve të Grupit të Përdoruesve të Zhvilluesve dhe Teknologjisë Oracle, Anëtare e Bordit të Këshilltarëve të Shkollës së Inxhinierisë të Universitetit Fairfield dhe Bashkëthemelues i Aquila’s Nest Vineyards.

Aquila’s Nest është votuar për dy vjet si Veraria më e mirë në CT, 2022-2023.

Duke pirë nga një kupë verë të pagëzuar me emrat si: “Mbretëreshën e Ilirise” dhe “Zana e Maleve” të dhuruara nga pronarët më shfaqeshin si vegim diku në horizont me një diell si portokalle e artë, poetët e famshëm që nga antikiteti që i kanë kënduar verëave të ndryshme.

Natyrshëm ndërmend më vinte thënia e poetit botëror Lord Byron rreth pijes së verës, i cili vizitoi Tepelenën dhe u magjeps nga muzgu i perendishëm i saj, ka thenë se: 

“Vera gëzon të trishtuarin, gjallëron të moshuarin, frymëzon të rinjtë dhe bën te lodhurin të harrojë mundin e tij”.

Pija nje kupë vere nga Zana e maleve, dhe kujtoja Gjergj Fishtën e Madhe tek Lahuta e Malcis që e ka pasur Zanën burim frymëzimi.  Zana është një figurë mitologjike shqiptare që zakonisht lidhet me malet, burimet dhe përrenjtë, pyjet, bimësinë dhe kafshët, e ndonjëherë me fatin. Zana mendohet të ketë qenë fillimisht një hyjni pararomake dhe një perëndeshë ilire ekuivalente e Artemidës së Lashtë Greke dhe Dianës romake.

Ishte një ditë e bukur pushimi dhe një fillim i mbarë sezoni të shijonim bukuritë e një Verarie nga dy pronarë shqiptarë, një Verari që qëndron si një yll i shndritshëm midis bizneseve amerikane.

Filed Under: Reportazh

Mijëra njerëz mbeten të bllokuar në festivalin Burning Man në shkretëtirën e Nevadës

September 4, 2023 by s p

Albano Kolonjari/

Mijëra njerëz mbeten të bllokuar në festivalin Burning Man në shkretëtirën e Nevadës pasi shirat e dendur përmbytën zonën dhe krijuan baltë të dendur deri në kyçin e këmbës, e cila ngjitet në këpucët e kampistëve dhe gomat e automjeteve.

Pjesëmarrësve iu tha të strehoheshin në shkretëtirën e shkëmbit të zi dhe të ruanin ushqimin, ujin dhe karburantin pasi një stuhi shiu përfshiu zonën, duke i detyruar zyrtarët të ndalonin çdo hyrje ose dalje nga festivali.

“Disa më shumë se 70,000 njerëz,” mbetën të bllokuar të shtunën, Sgt. Nathan Carmichael, me Zyrën e Sherifit të Qarkut Pershing, i tha CNN të dielën në mëngjes. Disa njerëz janë larguar nga vendi duke u larguar, por “shumica e RV-ve janë ngecur në vend,” tha ai.

Të dielën në mëngjes, organizatorët e ngjarjes thanë se rrugët mbetën të mbyllura pasi ato ishin “shumë të lagura dhe me baltë” dhe moti më i pasigurt kishte gjasa në rrugë. Ndërsa disa automjete mundën të largoheshin, të tjera u mbërthyen në baltë, thanë organizatorët në faqen e internetit të ngjarjes.

“Ju lutemi, MOS vozisni në këtë kohë,” shtuan ata. “Ne do t’ju informojmë për ndalimin e drejtimit të automjetit pasi ky front i motit të largohet nga zona.” Aktualisht nuk kemi një kohë të parashikuar që rrugët të jenë mjaft të thata që RV-të ose automjetet të lundrojnë në mënyrë të sigurtë”, thanë organizatorët e Burning Man në një deklaratë të së shtunës në mbrëmje. “Dita e hënë vonë do të ishte e mundur nëse kushtet atmosferike janë në favorin tonë. Mund të jetë më shpejt.”

Organizatorët vunë në dukje se shiu që bie në një playa tashmë të ngopur gjatë natës dhe të dielën “do të ndikojë në sasinë e kohës që duhet që playa të thahet”.

Për momentin, porta dhe aeroporti në Black Rock City mbeten të mbyllura dhe nuk lejohet vozitje brenda ose jashtë qytetit, përveç automjeteve të urgjencës, thanë organizatorët në mediat sociale. Black Rock City është një metropol i përkohshëm që ngrihet çdo vit për festivalin dhe vjen me infrastrukturë emergjente, sigurie dhe sanitare.

Shiu “e bëri praktikisht të pamundur që mjetet e motorizuara të përshkojnë playa,” tha Zyra e Sherifit të Qarkut Pershing, duke vënë në dukje se njerëzit u këshilluan të strehoheshin në vend derisa toka të thahet mjaftueshëm për të lëvizur në mënyrë të sigurt.

Automjetet që përpiqen të largohen do të ngecin në baltë, thanë organizatorët e Burning Man të shtunën. “Do të pengojë Exodus-in nëse kemi makina të bllokuara në rrugë në zonat tona të kampingut, ose në rrugën e portës jashtë qytetit”, shtuan organizatorët.

“Nëse jeni në BRC, ju lutemi strehohuni në vend dhe qëndroni të sigurt,” thanë organizatorët.

Stuhitë dhe shirat e dendur nëpër Nevada përmbytën pjesë të tjera të shtetit dhe mund të kenë çuar në një tjetër vdekje. Në Las Vegas, autoritetet gjetën një person që nuk reagonte dhe “të ngatërruar me mbeturina”, të shtunën në mëngjes, i cili besohet të jetë “një viktimë e mbytjes”, sipas Jace Radke, një zëdhënës i qytetit. Një hetim është duke vazhduar, tha Radke në një njoftim për shtyp. Kushtet e vështira, por disa mbeten pozitive

Disa pjesëmarrës të festivalit ecën me kilometra në këmbë në baltën e dendur për të arritur në rrugët kryesore, ndërsa të tjerë qëndruan në kampet e tyre, duke shpresuar që kushtet të përmirësoheshin.

Hannah Burhorn, një pjesëmarrëse për herë të parë në festival, i tha CNN se njerëzit po ecnin nëpër baltë zbathur ose me çanta të lidhura rreth këmbëve.

“Njerëzit që janë përpjekur të kalojnë me biçikletë dhe kanë ngecur sepse ka të bëjë me thellësinë e kyçit të këmbës”, tha Burhorn. Balta është aq e trashë sa “ngjitet në këpucët tuaja dhe e bën atë pothuajse si një çizme rreth çizmes suaj”, shtoi ajo.

Është e paqartë saktësisht se sa njerëz janë të bllokuar në festival, por zakonisht më shumë se 70,000 njerëz marrin pjesë në ngjarjen njëjavore. Ai do të mbahet nga 28 gusht deri më 4 shtator të këtij viti.

Nuk kishte asnjë raportim për lëndime që nga pasditja e së shtunës, tha për CNN Sean Burke, drejtori i menaxhimit të urgjencës për Qarkun Pershing.

Amar Singh Duggal dhe miqtë e tij arritën të largoheshin nga festivali pasi ecën rreth 2 milje në baltë, tha ai për CNN. Ai vlerësoi se atyre iu deshën rreth 2 orë për të arritur në një rrugë kryesore, ku ata organizuan që t’i merrnin dhe t’i çonin në Reno, rreth 120 milje me makinë nga terreni i ngjarjes. Megjithatë, kushtet e këqija nuk e kanë ndalur krijimtarinë, tha Burhorn, i cili kishte udhëtuar nga San Francisko.

“Njerëzit po ndërtojnë skulptura balte,” tha ajo.

Andrew Hyde, një tjetër pjesëmarrës i mbërthyer në Burning Man, tha se pavarësisht nga kushtet me baltë që e bëjnë të vështirë ecjen, moti e ka kthyer kuptimin e ngjarjes në rrënjët e tij.

“Ju dilni këtu për të qenë në një klimë të ashpër dhe përgatiteni për këtë,” i tha Hyde Paula Newton të CNN. “Pra, në shumë mënyra, të gjithë këtu thjesht u bënë miq me fqinjët e tyre dhe kjo është një ngjarje e komunitetit.”

Morali në ngjarje është në rregull dhe në përgjithësi nuk ka panik midis të pranishmëve, tha Hyde, duke përshkruar muzikën që kthehet brenda natës.

Megjithatë, ka shqetësime për reshjet shtesë që shkaktojnë vonesa dhe të panjohurat për përkeqësim të kushteve.

“Unë mendoj se shqetësimi është nëse kemi një shi tjetër,” tha ai. “Njerëzit duhet të kthehen në punët e tyre, në përgjegjësitë që kanë në shtëpi.” Organizatorët njoftuan të shtunën mbrëma se do të vendosin rimorkio celulare në pozicione të ndryshme, duke konfiguruar sistemin Wi-Fi të organizatës për akses publik dhe duke vendosur autobusë në Gerlach aty pranë për të marrë njerëzit që mund të largohen nga Playa në Reno.

“Ky nuk ka të ngjarë të jetë një operacion 24-orësh në këtë kohë,” tha festivali në një deklaratë në faqen e tij të internetit.

Organizatorët po furnizojnë gjithashtu mjete me katër rrota dhe goma për të gjithë terrenin për të ndihmuar në transportimin e situatave mjekësore dhe situatave të tjera urgjente në pikën e zezë.

Ka pasur njerëz që kanë arritur të ecin në një rrugë kryesore dhe kanë pritur transportin nga organizatorët e festivalit të shtunën mbrëma, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Pershing.

Burimet janë sjellë nga e gjithë Nevada veriore për të ndihmuar njerëzit me nevoja mjekësore në bazë të ngjarjes, tha zyra e sherifit.

“Burning Man është një komunitet njerëzish që janë të përgatitur të mbështesin njëri-tjetrin”, tha Burning Man në faqen e saj të internetit. “Ne kemi ardhur këtu duke e ditur se ky është një vend ku ne sjellim gjithçka që na nevojitet për të mbijetuar. Është për shkak të kësaj që ne të gjithë jemi të përgatitur mirë për një ngjarje moti si kjo.”

“Ne kemi bërë stërvitje tavoline për ngjarje si kjo,” shtuan organizatorët. “Ne jemi të angazhuar me kohë të plotë në të gjitha aspektet e sigurisë dhe shikojmë përpara Eksodin tonë si prioritetin tonë të ardhshëm.”

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT