• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2023

Libri “Nëpër faqet e historisë së klerit katolik” në faqet online të kompanive Amazon, Barnes and Noble etj

December 14, 2023 by s p

Vepra modeste, është fryt i një pune shumë vjeçare, qysh nga koha kur autori punonte si redaktor në revistën kulturore fetare dhe popullore shkodrane “Kumbona e së Dielës” (themeluar nga Kardinal Mikel Koliqi në vitin 1942) në Arqipeshkvinë Metropolitane në Serreq, Shkodër, në vitet 1991-2002, së bashku me dy miqët e tij imzot Zef Simoni Ipeshkev Ndihmës në Arqipeshkvinë Metropolitane dhe studiuesin e shquar shkodran Kolec Çefa, të cilëve u ka kushtuar artikuj nderimi dhe respekti, në faqet e këtij libri. Libri ka 594 faqe dhe shumë foto me ngjyra, që botohen për herë të parë. Literatura e pasur e përdorur për hartimin e librit në fjalë, është në disa gjuhë të huaja dhe ka shumë fusnota dhe dokumente historike, që publikohen për herë të parë. Libri, është shtypur me standarte dhe cilësi bashkëkohore amerikane nga miqët e tij në New York dhe California.

Për t’a porosirut librin në Barnes and Noble duhet të klikoni këtu:

Nëpër faqet e historisë së klerit katolik|Paperback

$40.00Nëpër faqet e historisë së klerit katolik|Paperback”In ‘Through the Pages of the History of the Catholic Clergy,’ this book delves into a multitude of perspectives…

Tomë Mrijaj

Autori shqiptaro amerikanë Klajd Kapinova në librin e ri: “Nëpër faqet e historisë së klerit katolik”, trajtontemat e larmishme historike të krishtërimit ndër shqiptare, si: histori kishe, figurat e klerit katolik ndër vite, hulumtimin dhe analizën e disa prej tyre, reçensione mbi librat e klerikëve katolikë, shkruar ndër vite dhe këndvështrime të reja, në të gjithë veprën e tij të re voluminoze.

Ai e fillon librin me disa momente historike të persekutimit të hierarkisë kishatare, të prelatëve dhe klerit katolik, duke dhënë faqe pas faqeje episode shifra dhe fakte konkrete nga burime historike shqiptare dhe të huaja.

Më pas ai e fillon veprën hulumtuese shumë vjeçare, duke e përshkruar nënën humaniste në një këndvështrim të ri historik, sipas burimeve botërore dhe më së shumti amerikane, përshqiptaren etnike Gonxhe Bojanxhi.

Shkrimtari ynë, i shqetësuar nga historitë e pakëndshme që ndodhin shpesh me veprime te turpshme kontradiktore me realitetin në trojet shqiptare mbi figurën, jetën dhe veprën e Shenjtneshes, qysh kur ka lindur në qytetin e Shkupit të Maqedonisë Veriore, është rritur dhe është dorëzuar si murgesh qysh në moshën e adolishëncës (në shërbim të Zotit dhe popullit të Tij), Ajo asnjëherë nuk ka mbajtur burqa, një veshje karakteristike e vendeve sheriatiste ekstreme islame otomane, arabe dhe në rajonin e Lindjes së Mesme.

Autori ynë i prekur nga fakti absurd mbi ngritjen e një statuje turpi, fatkeqsisht realizuar me qëllim ose aksidentalisht nga një “artist” shqipfolës, skulptori e paraqet turpërisht Gonxhen tonë para botës shqiptare dhe mbarë njerëzimit sikur Nënë Terezanuk është shqiptare etnike, por arabe apo otomane, me etnicitete dhe veshje këto tipike dhe klasike orientale, që s’kanë asnjë histori lidhjeje me zakonet e lashta brenda territorit etnik iliro-arbëror-shqiptar.

Ajo ishte një person i dashtun për të gjithë, sepse ndihma e Saj me përkushtimpër të sëmurët, nevojtarët, të pastrehët, hapja e shkollave dhe zhdukja e analfabetizmit, ndikuan që e gjithë bota të njohë shpirtin human të shën Nënë Terezës.

Shën Nënë Tereza e Kalkutës, përmes veprave pozitive, edhe njherë u tregoi të gjithëve, që përmes përkrahjes, vullnetit jemi më afër Zotit.

Pikërisht figurës brilante të kombit tonë dhe mbarë njerëzimit me emrin e shenjtë shën Nënë Tereza, autori i librit të ri Kapinova i ka kushtuar edhe një libër me titull: “Engjëll vuatjeje dhe shprese” (2002).

Autori, duke bërë paralelizëm mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ai tregon faktin se Nanë Teresa është “Qytetare Nderi” e SHBA-së dhe ka marrë në Shtëpinë e Bardhë vlerësimin më të lartë, që jep shteti amerikan, me titull: “Medalja e Lirisë”nga Presidenti republikan Ronald Wilson Reagan.

Studiuesi shkruan:“Duke shëtitur me kujdes në disa kisha katolike në Bronx, New York dhe shtete të tjera të SHBA-së, kam parë shumë piktura murale me tematikë shqiptaren e madhe të përmasave botërore, të cilat i kam fiksuar me aparat fotografik dhe ndoshta ka ardhur koha t’i bëj publike, për bashkatdhetarët tanë në vendlindje, lexuesit dhe biografët e shquar të humanistes së famshme shën Nënë Terezës etj.”

Butësia, buzëqeshja, identifikohen me devocion ndaj asaj shtrese më të varfër midis më të varfërve, më të përbuzur, midis të përbuzurve, më të uritur midis të uriturve, njerëzve të braktisur si mbeturina të mbeturinave nga familja, komuniteti, të afërmit e tyre dhe shoqëria në këtë planet.

Ajo, u shtriu dorën e ngrohtë të përjetshme të mirësisë kristiane dhe shpirtit të pastër human. Të varfërit e shumë shtetëve të botës së tretë dhe disa vendeve të zhvilluara, të braktisurit përgjithmonë në rrugë prej shumë vitesh, i mori në krahët e saj të ngrohtë human.

Por ajo që është interesante në vepër, është përshkrimi për herë të parë i vizitës së Saj të parë në Shqipëri më 23 gusht 1989 dhe rrëfimi special i ish të persekutuarit politik shkodranit Marçel Hila.

Aty mësojmë se Ajo ku u prit nga e veja e diktatorit ateist diktatorit Enver Hoxhës, Nexhmije, ministri i Jashtëm Reis Malile, Ministri i Shëndetësisë Ahmet Kamberi, Kryetari i Kuvendit Popullor Petro Dodedhe zyrtarë të tjerë shtetërorë e partiakë, duke vendosur më pas një buqetë me lule në varrin e diktatorit Enver Hoxha si dhe vendosi një kurorë në statujën e Nënës Shqipëri, tek vorrezat e deshmorëve të kombit shqiptar.

Shumë shqiptarë dhe shtresa e ish të persekutuarve politikë asokohe protestuan dhe nuk kanë qenë dakord me këtë veprim të humanistes sonë Nënë Tereza.

Arsyeja mësohet se ka qene fakti, se varri i diktatorit Enver Hoxha lëkundej dhe toka dridhej sikur të kishte xhind brenda tij. Kjo shpiegohet me faktin se edhe pse mbrohej nga ushtarëdhe një officer (24/7 për 365 ditë të vitit) të gardës së republikës shqiptare, sërisht varri sikurse tregojnë ushtarët vibronte dhe dukej sikur nxjerrte nga brendësia klithma të frikshme…

Mbas vizitës tronditëse të Nënë Terezës në Shqipëri mbi varrin e diktatorit Hoxha, humanistja ka pësuar një goditje në zemër, e cila e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës së Saj.

 “Ne kishim frikë se ai ishte spiun”, thotë Hila. Megjithatë, një ditë ushtari i ardhur nga Garda e Republikës i rrëfeu arsyen e vërtetë përse e kishin ulur në gradë.

Poeti Kombëtar Atë Gjergj Fishta o.f.m., është një temë e preferuar e shumë studiuesve shqiptar sot në vendlindje dhe diasporë, sepse aiishte i pari që hapi klasat qytetëse, duke futur gjuhën shqipe në mësim, në kohën që ishte emëruar drejtor i shkollës fillore françeskane.

Më pas poeti i madh nacionalist Fishta, ishte kryetar i Komisionit të Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir (1908), si dhe themelon dhe drejton deri sa mbylli sytë revistën e njohur kulturore-shkencore “Ylli i Dritës” në Shkodër, në vitin 1913 si dhe hapi Shtypshkronjën Françeskane, nga ku nisën të dalin rregullisht periodikë cilësorë të shtypit fetarë katolikë dhe me përmbatje të mirëfillta kulturore në qytetin e Shkodrës, që asokohe dhe deri më sot mbahet si djepi i kulturës mbarëshqiptare traditë të cilën e ruajti vazhdimisht ndër shekuj, etj.

Kur eshtrat e tij, ishin pajtuar me lumninë e pasosun, ndodhi ai akti absurd më antinjerëzor, kur zhvarroset nga regjimi ateist dhe antishqiptar i Enver Hoxhës, ashtu sikurse kishin vepruar turqit me eshtrat e arqipeshkëvit imzot Pjetër Bogdanit autorit të Çetës së Profetëve, serbët me babain e grumbulluesit të zellshëm të kodifikimit të Kanunit të Lekë Dukagjinit atë Shtjefen Gjeçovit o.f.m. dhe së fundi përsëri komunistët shqipfolës eshtrat e Dedë Gjo’ Lulit fatosit trim të Kryengritjes së Malësisë së Madhe (më 6 prill 1911), të cilat mizorisht dhe me përbuzje i hodhën menjëherë në ujërat e ftohta të lumit Drin.

Publiçisti ynë bashkëkohor, ka një pasion të veçantë për historinë si disiplinë humane dhe rrëfimin shumë shekullor të zhvendosjes së afreskut mrekullibërës të Zojës së Këshillit të Mirë nga qyteti antik i Shkodrës, në drejtim të dheut latin në Genazzano të Italisë.

Ai shkruan, se: “Historia e saj, është vetë historia e katoliçizmit ndër shqiptarë, e cila, me vdekjen e Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit, më 1468, nisi udhën ose kalvarin e mundimeve në kryq.Duke mos parë asnjë rreze shprese nga këta njerëz pushtues barbarë islam otomanë, populli shqiptar iu drejtua qiellit: mbushte tempujt e shenjtë, shumëfishonte lutjet shpirtnore publike, mbante kreshmë të rreptë dhe i lartësonte Hyjit premtime të çdo lloji, që ta ndalte fatkeqësinë e zemërimit të tij.”

Si bashkautorë me autorin e këtij libri në disa libra monografik kushtuar liderit fetar dhe atdhetar të komunitetit tonë shqiptaro amerikanë dom Anton Kçira, sërisht në këtë vepër nëdisa tema të veçanta rreth kësaj figure, studiuesi e ka zbardhur me detaje gjithë jetën dhe veprën e madhe në shërbim të komunitetit tonë në SHBA të atdhetarit meshtar.

Asokohe mësojmë se familja e tij etnike shqiptare bënte një jetë mesatare ekonomike. Ajo ishte një familje shumë e përparuar katolike gjakovare për kohën, në të cilën gjithmonë kultivohej me traditë dhe krenari dashuria dhe respekti për Atdheun dhe devocioni tradicional fetarë shumë shekullor katolik. 

Hulumtuesi Kapinova e përshkruan kështu ambentin atdhetar dhe fetar të familjes Kçira: “Edukata atdhetare e fetare, të cilën prindërit i dhanë vazhdimisht Antonit të vogël dhe prirja e tij qysh fëmijë për t’i shërbyer thirrjes së Zotit, bënë që tek ai të lind dëshira e madhe dhe e përjetshme për t’i shërbyer Zotit, gjë e cila u bë realitet shumë vite më vonë…, në rininë e tij. Jeta dhe zhvillimi i ngjarjeve historike ecën me shpejtësi edhe për familjen e personazhit të studimit tonë dom Antonit. 

Sot, në shekullin XXI, në Kosovë janë më shumë se 100 shtëpi, të cilat mbajnë mbiemrin Kçira. Banorët e saj edhe pse ndodheshin 9 kilometra larg Shqipërisë deri në vitin 1990 kanë qenë të privuar të vizitonin tokat e të parëve të tyre.” 

Patrioti dhe bariu i mirë i grigjës së vet, ka ndihmuar me strehime dhe ushqime, me mijëra të shpëngulur dardanë, gjatë eksodit biblik të vitit 1999 drejt shtetit amë, për t’i shpëtuar makinës ushtarake shfarosëse serbe, ku, autori i këtij libri ka qenë dëshmitar okular, në shumë qendra të sistemit të tyre, pranë kishës katolike, në qytetin e Shkodrës.


Të gjithë ne, që jetojmë dhe punojmë prej shumë vitësh në Amerikë, e dimë se pa inisiativën dhe mbështetjen e pakufishme të këtij meshtari të përkushtuar, për Fe e Atdhe në Detroit, qysh nga viti 1989 dhe deri më 2011, nuk do të ishin bërë shumë mitingje, demostrata, grumbullime fondesh për çeshtjen shqiptare të Dardanisë, ndihmën e pakursyer direkte për Shqipërinë, popullin e masakruar martir dardan në vitin 1999, kur dihet, se ky klerik patriot, shumë kohë më parë ka qenë “persona non grata”, për ish Jugosllavinë titiste, si i perndjekur politikë, për t’a vrarë dhe zhdukur me gjithë familje.

Një requiem të vonuar për mikun dhe studiuesin e kulturës dhe klerit katolik Kolec Çefën (1937-2021), në shenjë mirënjohje dhe respekti, që i buron nga zemra e tij për njerëzit e kulturës studiesi Kapinova, i ka përkushtuar shkrimin studimor edhe kolegut të tij, i cili dy vjet më parë kaloi në amshim.

Kultura e madhe e studiuesit Kolec në zbardhjen e kontributit të klerit dhe elementit katolik, ishte një dhunti dhe talent, që u fik shpejt nga kalimi i tij para kohe në amshim.

Mons. Zef Simoni Ipeshkëv e kishte Kolecin si një këshilltar të sinçertë, me vizion, kulturë dhe njeri me zemër shumë të mirë, me cilësi dhe virtyte pozitive tipike të një shkodrani etnik shembullorë.

Njohja e thellë e historisë, kultura e pasur dhe e thellë, letërsia dhe figurat brilante historike të klerit dhe elementit katolik ndër shekuj, ishin një pasion, që i buronte natyrshëm nga thellësia e pastër e shpirtit fisnik qytetar shkodran.

Personaliteti im i preferuar meshtari dhe lideri i shquar e i paharruar mons. dr. Zef Oroshi, rivjen mbas shumë viteve para komunitetit shqiptaro amerikanë, me një libër origjinal të mirëfilltë atdhedashës, me titull kuptimplotë: “Log Kuvendit në trinomin Fe-Atdhe-Perparim” (New York, 2019).

Pikërërisht për këtë autori Kapinova, në librin e tij vlerëson se: “Eshtë e rëndsishme të theksohet, se ndërsa në Shqipëri dhe në vendlindjen e tij Mirditë (Orosh), nuk është shkruar mbas viteve 1990 asnjë libër mbi historinë e tij plot kalvare vuajtjesh, që fill nga vendlindja e tij dhe deri në diasporë, këtu dhe më saktë në SHBA dhe shtetin e New York-ut, janë shkruar pesë libra, nga aktivisti i palodhur i komunitetit shqiptaro amerikanë Tomë Mrijaj, një studiues dhe publicist zemër mirë nga Klina e Kosovës, ku të gjitha i ka shkruar dhe botuar me shpenzimet e veta personale.

Fatmirësisht, sot është ngritur në qytetin historik të Lezhës (e cila sot popullohet nga një komunitetit shumë i madh i ardhur nga krahina e Mirditës) dhe hijeshon krenar busti (përmendore) nderimi dhe respekti për jetën dhe veprimtarinë e bashkatdhetarit të tyre, më të shquar të botës shqiptare në vendlindje dhe diasporën e SHBA-së, i cili pa ndërprerje deri sa kaloi në amshim nuk e hoqi nga mendja, zemra dhe goja vendlindjen e tij të lavdishme dhe dashur të Oroshit, kur dihet se ai është figura më e madhe dhe e rëndësishme e klerit katolik në Mirditën e Derës së famshme të Kapidanëve, shumë shekullor, i cili, me pushkë në dorë iu prini çetave nacionaliste kundër komunizmit në malet e krahinës së tij, asokohe dom Zef Oroshi dhe më  vonë  prelati i shquar imzot dr. Zef Oroshi, ku ai bëri histori, duke themeluar Kishën e Parë Katolike Shqiptare në Amerikë “Zoja e Këshillit të Mirë” sot “Zoja e Shkodrës”.

Ky libër voluminoz dhe shumë serioz, me shkrime të karakterit historik, kulturorë, shkencorë, enciklopedik, tradita, zakone, gjuhësorë e kulturorë etj., u botua nëJubileun e 50-vjetorit të kalimit nëamshim.

Një tjetër studim interesant, është paraqitur me shumë kulturë dhe nivel të lartë përshkrimi nga autori në përkujtim të shkrimtarit geg imzot Zef Simoni (1928-2008) Ipeshkëv, që u dha dritë përjetësie vëllezërve të tij në Krishtin, përmes refleksioneve për disa librat në vitrinën e botimeve shqiptare dhe jeta e bariut shpirtëror mes kalvarit të mundimeve.

Monsinjor Zef Simoni Ip., i përket atij brezi klerikësh katolikë, i cili edhe pse vuajti jo pak në burgjet komuniste dhe u torturua në mënyrën më ç’njerëzore, do të gjente forca të mbijetonte dhe pas ardhjes së demokracisë si hierark do të vihej në shërbim të kishës katolike të Shkodrës.

Për më tepër, portreti i tyre plot madhështi e merita konkrete njerëzore e devocioni të vazhdueshëm fetarë zbresin në rreshtat e librit në mënyrë të natyrshëm, përmes pendës së shkrimtarit nga lartësitë qiellore, ku ato pushojnë për të biseduar me grigjën apo popullin e tyre, me brezat, që me dashurinë popullore i mbajtën përherë në gji.

Si mik i hershëm i familjes Simoni në qytetin e Shkodrës, shkrimtari Kapinova, po me këtë dashuri dhe respekt të thellë tregon edhe për vëllain e imzot Zef Simonit Ipeshkëv në jetë dhe Krishtin dom Gjergj Simonin (1933-2022), cili ishte portreti i martirit të fundit të gjallë, duke rrëfyer për herë të parë episode të jetës së tij dhe ofron edhe një vështrim mbi librin me vjersha e poezi “Lule dhe gjak”, mbasi ishte edhe redaktori dhe shkruesi i parathënies së poezive të meshtarit të paharruar.

Dhe autori vlerëson, se: “Frymëzimi apo fryma, që përshkon anë e tej vjershat dhe poezitë e dom Gjergjit, është sa e padukshme dhe aq e pranishme njëherësh, duke u përfshi natyrisht në letërsinë e traditës së shkrimtarëve klerikë katolikë gegë, treve të plleshme, që lëvruan me sukses në shumë gjini artistike shkrimore.”

Me shumë kënaqsi lexuesi mund të kundroj analizën sintetike të autorit mes dy intelektualëve disidentë brilantë shqiptaro amerikanë: Prof. Arshi Pipa dhe mons. dr. Zef Oroshi.

Sikurse dihetkëtu në New York, se prof. Arshi Pipa (1920-1997) dhe mons. dr. Zef Oroshi (1912-1989), janë dy intelektualë gegë erudistë cilësorë të kalibrit europianë dhe amerikanë; njëri nga qyteti antik Shkodra, ndërsa tjetri geg stoik dhe largpamës nga Mirdita zëmadhe e Oroshit, të Kapidanëve shtatë shekullor të Mirditës (1416).

Pipa-Oroshi, ishin miq të ngushtë të idealeve antikomuniste, patriotë konservator, për gjuhën, letërsisë të traditës së shkollës dhe kulturës zëmadhe gegë, lëvrues pasionantë të palodhur të gjuhës së ëmbël shqipe geg, që flet me pak ndryshime nën dialektore nga ¾ e popullsisë shqiptare në trojet etnike iliro-dardane.

Duke ndjekur nga afër gjithçka që është shkruar dhe po botohet në anglisht për figurën e Nënë Terezës, autori, në këtë libër ka ofruar dy autorë amerikanë, që kanë shkruar një libër për humanisten e madhe botërore, duke analizuar dhjetë parimet udhëheqëse të Të Lumes Nënë Tereza, në një libër të ri nga Ruma Bose & Lou Faust: “Nënë Tereza CEO” (2011, Berrett-Kohler Publishers, Inc. San Francisco, California), f. 127.

Studiuesi Kapinova shtron pyetjen retorike se:Si e ndërtoi një murgeshë, që kurrë nuk mori ndonjë arsim formal në biznes një organizatë kaq mbresëlënëse globale!!!?

I sinqertë, realist dhe i bazuar në praktikë, stili i udhëheqjes së Nënë Terezës ndihmoi në frymëzimin dhe organizimin e njerëzve në mbarë botën.

Nënë Tereza, mund të ketë qenë një shenjtore, por suksesi i saj spektakolar nuk ishte produkt i Providencës Hyjnore. Gjeniu i Saj ishte në thjeshtësinë e vizionit të Saj dhe përkushtimin e Saj për zbatimin e Tij.

Kjo ishte në mënyrën shumë e mirë, se si Ajo i trajtonte njerëzit e Saj, duke refuzuar të distancohej nga puna e përditshme e një motre tipike të Misionarëve të Bamirësisë.

Autorët amerikanë, vijnë para publikut vendas me një libër shumë serioz dhe cilësor në përmbajtje, për të cilin kanë shkruar artikuj vlerësues gazetat e njohura amerikane Finanacial Times, New York Post, etj.

Sipas studiuesit Kapinova, është rast i vetëm, që një meshtari katolik shqiptar këtu në New York t’i përkushtohet një festival kombëtar tradicional shqiptar.

Dhe këtë histori, për herë të parë e zbardh shumë bukur autori dhe gazetari i palodhur i komunitetit tonë Klajd Kapinova, kur shkruan mbi mons. dr. Zef Oroshin dhe sofrën e Festivalit të 30-të shqiptar të muzikës dhe valleve popullore në New York., duke riktheksuar seprelati ynë Oroshi ishte themeluesi i Kishës së Parë Katolike Shqiptare në SHBA, duke kontribuar gjithë jetën plot devocion për kishën dhe grigjen e tij shqiptaro amerikane.

Kisha dhe kleri shqiptar, do t’a pësonte më shumë nga gjenocidi komunist dhe kalvarin e mundimeve me persekutime, duke i dhuruar sot kombit tonë mbi 38 martirë elteri të kishës.

Më 31 maj 2023, Qendra Kulturore Nënë Tereza, pranë kishës katolike Zoja e Shkodrës në New York, përkujtoi 45-vjetorin e krijimit të grupit të parë artistik Rozafati, në Qendrën Katolike Shqiptare Zoja e Këshillit të Mirë në vitin 1978 në New York.

Dihet se institucionet e hershme të artit dhe kulturës në Shqipëri e kanë pasur zanafillën e tyre nga kisha katolike, gjë që dëshmohet nga burimet e shumta historike ndër shekuj.

Sipas dëshmive historike, del se në diasporën shqiptare në SHBA dhe posaçërisht në shtetin e New York-ut dhe rrethina në këto përgatitje si gjithëmonë rol të rëndsishëm kanë luajtur klerikët: mons. dr. Zef Oroshi (1912-1989), imzot Rrok Mirdita (1939-2015), dhe dom Pjetër Popaj sot.

Sofra muzikore dhe koreografike kulturore në vitin 2022, fatmirësisht iu përkushtua bariut shpirtëror brilant mons. dr. Zef Oroshit, që gjithë jetën punoi si misionar i Krishtit, pa u lodhur për komunitetin shqiptaro amerikanë deri sa kaloi në amshim. 

Kujtojmë, se ky shkrim me autor studiuesin Klajd Kapinova si editorial, është botuar në librin-broshurë të Festivalit XXX, që u mbajt në vitin 2022 në Bronx, New York, dhe më pas edhe në numërin special të revistës “Jeta Katolike”; kushtuar personalitetit të shquar të diasporës së SHBA-së prelatit katolik mons. dr Zef Oroshit, realizuar nga Shoqata “Trojet e Arbërit” me qendër në Prishtinë në vitin 2022; gjatë Simpoziumit Shkencor Historik, kushtuar figurës së prelatit imzot dr. Zef Oroshit, mbajtur në e qytetin historik të Lezhës në Shqipëri, si dhe në disa gazeta e revista në Kosovë dhe disa shtete dhe website në Europë dhe SHBA.

Filed Under: ESSE

Paulin Selimi, shkrimtari emblematik i humorit shkodranë

December 13, 2023 by s p

Nail  Draga/

Organizimi i përurimit të librit Ars longa, vita brevis të autorëve Donika Selimi e Jani Malo, kushtuar Paulin Selimit(1947-2013) paraqet një moment të veçantë për familjen, artistët e estradave e sidomos për  adhuruesit e humorit. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse kemi të bëjmë me shkrimtarin i cili veçohej me elegancën e tij të humorit, duke qenë model për kohën kur ka jetuar e vepruar. Përurimi  i këtij libri përkon me rastin e 10-vjetorit të ndarjës nga jeta të Paulin Selimit,  shkrimtarit emblematik të humorit  jo vetëm në qytetin e Shkodrës por edhe më gjerë në hapësirën etnogjeografike shqiptare. 

Sipas informacioneve qe disponojmë, gjatë studimeve në Universitetin e Tiranës, ku Paulini ka studiuar Fakultetin e Gjuhës  e Letërsisë Shqipe, duke parë potencialin kriues dy studentë tjerë më në moshë  e këshilluan qe mos të shkruante poezi por  shkrime satirike dhe humorstike. Ishte ky një këshillim shoqëror e miqësor  qe ishte vendimtar, qe Paulini të lëvrojë këtë gjini letrare. 

Ai ka filluar të shkruajë e botoj tregime humoristike qe nga koha kur ka qenë student e më pas duke u bërë i njohur në nivelin kombëtar. Janë të panumërta komeditë, skeçet, esetë, epigramet, poezitë, tregimet etj., që dëshmojnë vlerat krijuese dhe intelektuale  si pak kush në kohën e tij.

Pas përfundimit të fakultetit në Tiranë, kudo qe ka paunuar në arsim si Pukë, Kukës e Shkodër  është dalluar si mësues e drejtues  por edhe krijues në fushën e humorit, ku librat e botuara janë dëshmi e një shkrimtari të guximshëm. Sepse nuk ka qenë lehtë të mendohet e jo të shkruhet për  defektet  e dukurive te ndryshme sociale e shoqërore duke marrë parasysh kohën e diktaturës në Shqipëri.  

Ai i ka mbetur besnik gjinisë së humorit  gjatë katër dekadave që dëshmohet me tregimet dhe skicat humoristike në shtatë librat e botuara, nga libri i parë “Gati orkestra”(1972) dhe i fundit “Vizita e ujkut plak”(2004). Po ashtu duhet theksuar se ka shkruar edhe artikuj  dhe krijimtari letrare, botuar në revista të ndryshme te kohës.

Të gjithë ata të cilët e kanë njohur kanë theksuar se ai  dallohej  në shoqërinë e tij me humorin e tij elegant, i shoqëruar me batuta e barcaleta qe veçohej nga të tjerët,  dhe s´ka si te jetë ndryshe sepse humori është terapi e jetës për çdo shkodran. Madje batutat e momentit i kanë shërbyer si shkas  ne krijimtarinë e humorit.

Ndonëse për nga profesioni punoj si mësues, ai me intuiten dhe sensin e kriuesit përveç se  ka botuar libra, ka furnizuar me materiale  teatrin dhe estradën  e Shkodrës. Por penda e tij ishte e veçantë për disa vite  në  Radio Shkodrën e në veçanti në përgatitjen e programit të Vitit të Ri pranë Radio Televizionit Shqiptar.

Kanë mbetur në kujtesë skenaret e shkruar nga Paulin Selimi dhe vendosur në skenë nga aktorët e mrekullueshëm te Estradës së Shkodrës shfaqjet:”Kunati i shokut Xhemal”,”Kushërini nga Amerika”,”E drejta e natës së parë”, “Erdhën ndihmat”, “Fejesa në Amerikë”, “Mbas mullarit”, “Djali i bosit” etj. Janë këto krijime dhe realizime të pa përseritshme të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut të gjerë.

Formimi i tij prej eruditi dhe kultura e gjerë letrare kanë qenë parakushte të një procesi krijues  kulturor model, larg vulgaritetit e shijeve të ulta qe janë  të pranishme në kohën tonë. Mjeshtria e Selimit në krijimin e portreteve ka bërë që të mbetet në kujtesën  e gjithkujt  një galeri e tërë personazhesh.

Ishte mjeshtri  artistike dhe guxim intelektual  për të trajtuar tema të tilla shoqërore në kohën e monizmit kur ishte e kufizuar liria e fjalës dhe e shprehjes. Por,ne këtë aspekt përjashtim bënte Paulin Selimi i cili pat shkruar skenarët për komedi të ndryshme. E  veçantë për atë kohë dhe deri në ditët tona është  shfaqja “Kunati i shokut Xhemal”, realizuar nga aktorët e  estradës së   Shkodrës, qe ka mbetur nder emblemat e humorit shkodran dhe shqiptar në përgjithësi.

Janë pikërisht aktorët e  mëdhenj të humorit shkodran si Tano Banushi, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Zef Deda, Drane Xhai   e të tjerë  qe kanë arritur suksesin  duke interpretuar shumë skeçe që mbanin firmën e Paulin Selimit.

Përgatitjen e këtij libri e kanë realizuar dy autor Donika Selimi dhe Jani Malo, të cilët kanë përmbledhur rrefimet e shokëve e miqve  të ndryshëm të cilët e kanë njohur e bashkëpunuar me Paulinin. Botimin e këtij libri  qe paraqet një monografi në miniatur për Paulinin  e vlerësoi te qelluar, sepse autoritete të profileve të ndryshme shkencore, letrare, kulturore e publicistike, meritojnë të përjetësohen në botime të veçanta. Sepse veprimtaria e Paulinit, nuk është çështje personale, apo familjare  por e të gjithë neve, sepse krijimtaria humoristike është pronë kombëtare, ku Shkodra kishte fat qe ta kishte në mesin e vet një autoritet të veçantë me vlera kombëtare.

Sa herë qe të trajtohen  ne të ardhmën nga autor të ndryshëm çështje artistike nga fusha e humorit, nuk ka dilemë se Paulin Selimi do te jetë pikë referimi tash dhe në të ardhmën sepse kemi të bëjmë me figurën  me të spikatur të humorit shkodran dhe ati kombëtar.

Dhe në fund e them pa dielmë se titulli i kësaj monografie,  qe në shqip është “jeta është e shkurtë, ndërsa arti është i gjatë”, dëshmon në mënyrë autentike  jetën dhe veprën e Paulin   Selimit, i cili  vdiq  në vitin 2013, në moshën 66 vjeçare, ne kohën kur ka pasur mundësi për të dhënë gjithnjë në veprimtarinë krijuese. 

Por, ai do të kujtohet nga ne qe ishim të privilegjuar qe e kemi njohur personalisht por edhe  nga qytetarët të cilët kanë shijuar artin e humorit të tij të shkruar me plot pasion e profesionalizëm. Po ashtu do të kujtohet nga të rinjtë, sepse ka lënë pas një krijimtari të shquar, një krijimtari qe ka lënë gjurmë në humorin tonë kombëtar. 

Donika Selimi – Jani Malo, ARS LONGA-VITA BREVIS, Neraida, Tiranë, 2022

(Lexuar me rastin e përurimit të librit në Ulqin, më 22 nëntor 2023)

C:\Users\123456\Desktop\download.jpg

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Nail Draga, paulin selimi

Fondacioni Jahjaga mbrëmë lansoi edicionin e tetë të Revistës ZA dhe përmbylli një vit tejet të suksesshëm

December 13, 2023 by s p

Atifete Jahjaga/

Ky edicion trajtoj rrëfimet e grave nga fusha e Ekonomisë, si shtylla kryesore e zhvillimit të vendit. Kemi vendosur këtë temë meqë besojmë shumë se fuqizimi i grave dhe zhvillimi ekonomik lidhen shumë ngushtë me njëra tjetrën. Andaj, në këtë numër kemi gra nga sektori i financave dhe bankës, udhëheqëse të bizneseve të gastronomisë, udhëheqëse të kompanisë së riciklimit të vajit, prodhimit të çajrave bio, e kompanisë për energji të ripërtrishme e shumë storie tjera rrënqethëse. Rrëfime të cilat na bëjnë të besojmë se çdo sfidë njëmend na bënë më të fortë, e në rastin e grave dhe burrave që ishin në këtë edicion, edhe të suksesshëm.

Falënderoj secilin personazh që na besuan të ndajnë storien e tyre për lexuesit e revistës ZA.

Përveç ZA-së Fondacioni Jahjaga mbrëmë në mesin e shumë miqve, bashkëpunëtorëve, përkrahësve e familjarëve festoi edhe për shumë suksese tjera, për të cilat falënderoj stafin e mrekullueshëm të Fondacioni Jahjaga, vajzat të cilat janë motori i vërtetë i një pune fantastike.

Fotot mbesin kujtim i pashlyeshëm në memorien e secilit nga ne, për kapjen e momenteve fantastike falenderoj fotografin Ekrem Krasniqi. Për muzikën e atmosferen e mrekullueshme falenderoj Albina Kelmendin me familje të cilët me zërin e tyre i dhanë jetë festës sonë. Ndërsa miqtë, përkrahësit, familjarët e gjithë të pranishmit që festuan me ne, faleminderit që jeni pjesë e rrugëtimit tonë.

Gëzuar për më shumë punë, për më shumë suksese e më shumë arsye për të festuar vitin tjetër.

Filed Under: Kronike

AMERIKA DHE KUJTIMI I VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT –  NJË PROCES I VAZHDUESHËM

December 13, 2023 by s p

Frank Shkreli/

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Sot në mengjes isha duke lexuar lajmet më të fundit në portalin e Museumit kushtuar Viktimave të Komunizmit në botë dhe në faqen e Fondacionit kushtuar Viktimave të Komunizmit Ndërkombëtar – të dy këto ente — me qëndër në Washington DC.  Pashë se kohët e fundit ato ishin vizituar nga shumë turistë – të thjeshtë por edhe nga disa personalitete politike ndërkombëtare dhe të fushave të tjera — që vijnë në kryeqytetin amerikan. Por, duke qenë se i ndjeki këto punë, “gjuha më shkon aty ku të dhëmb dhembi” dhe mua gjithnjë më shkon mendja tek Shqipëria dhe tek refuzimi arrogant i klasës politike të (dy forcave kryesore politike) të atij vendi, që për më shumë se tre dekada refuzojnë të përballen (përveç fjalëve boshe) me të kaluarën brutale komuniste të saj, e sidomos me fatin e keq — sot e kësaj dite — të viktimave të regjimit komunist (të gjallë e të vdekur) të Enver Hoxhës – njërit prej regjimeve më çnjerzore komuniste në botë – viktima që gjithnjë janë, kryesisht, të përjashtuar nga jeta politike dhe shoqërore e Shqipërisë “demokratike” dhe anëtare e NATO-s.

Për kujtesë të lexuesit, unë kam shkruar shpesh për kujtesën që u bëhet viktimave të komunizmit, anë e mbanë botës, por edhe këtu në Shtetet e Bashkuara, përfshir edhe shtetet individuale, anë e mbanë Amerikës, megjithëse në këtë vend nuk ka pasur kurrë një regjim komunist dhe si rrjedhim falë nderës Zotit, as viktima të komunizmit.  Ndonëse, Amerika ka ndihmuar në shembjen e Murit të Berlinit 35 vite më parë – këtu në Amerikë, komunizmi nuk konsiderohet as tani, si një “çeshjte e mbyllur”, ndërsa kujtohen gjithnjë në vazhdimësi rreth 100-milion viktimat e komunizmit, gjithmonë me qëllimin që një masakër e tillë në nivel botëror, të mos përsëritet më, në historinë e njerëzimit. 

Ndërsa vizitat e politikanëve shqiptarë të të gjitha ngjyrave në Washington, kur kanë vizituar gjatë dekadave dhe vizitojnë aktualisht kryeqytetin amerikan, mundohen që me çdo kusht të marrin fotografi me ndonjë personalitet amerikan — madje edhe duke paguar shuma marramendëse — jo se besojnë në vlerat e sistemit amerikan – por më së shumti për të treguar se sa “pro-amerikan” na qenkan, ose për të bindur dike se këta na paskan “mbështetjen e Amerikës”, për të qeverisur vendin e vogël e të varfër ish-komunist, të quajtur Shqipëri. Për fat të keq, këtyre fotografive skandaloze të politikanëve shqiptarë në Amerikë, kam drojë se heret ose vonë, do ua shoh sherrin, jo vetëm Shqipëria, por edhe Amerika!  Presim dhe shohim!

Por ndryshe, politikanë të huaj në vend që të marrin foto me perosnalitete amerikame, ata preferojnë të fotografohen duke kujtuar viktimat e komunkzmit, ndryshe nga klasa politike shqiptare, pa dallim – të cilës nuk do të ia dijë fare për krimet as për viktimat e komunizmit në Shqipëri — dhe viktimave të komunizmit në botë, jo se jo. Frank Shkreli: Një muze i ri në Washington, kushtuar 100 milionë viktimave të komunizmit në botë | Gazeta Telegraf 

Frank Shkreli: Hipokrizia shqiptare me viktimat e komunizmit | Gazeta Telegraf –

 Fatbardhësisht, ka të tjerë përfaqësues ndërkombëtarë dhe amerikanë që nuk i harrojnë viktimat e komunizmit në botë, qoftë edhe kur qëndrojnë, zyrtarisht, në Washington. Ka mjaft raste që vizitorë të lartë ndërkombëtarë — në agjendën e tyre në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, përfshijnë një vizitë në Muzeun e ri në Washington, kushtuar viktimave të komunizmit botëror. Sipas portalit të Muzeut të Viktimave të Komunizmit në Washington, ishte Ministrja e Kulturës e Rumanisë, Raluca Turcan ajo e cila vizitoi, kohët e fundit, Muzeun e Viktimave të Komunizmit në kryeqytetin e Amerikës me delegacionin e saj. Ministrja rumune bëri një turne të galerive të Muzeut, ndërsa u takua edhe me Presidentin e Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit, Ambasadorin Andrew Bremberg, ku biseduan mbi rëndësinë e kujtimit të viktimave të komunizmit anë e mbanë botës, veçanërisht në Rumani dhe se si të kujtohet më së miri kjo histori mbi rreziqet e komunizmit, ashtuqë të mos përsëritet më. 

Mendova me vete, a do të ishte reale të mendoja se në vend të ministres rumune ose ish-Kryeministrit të Australisë – dy vizitorë të huaj të kohëve të fundit në Muzeun e Viktimave të Komunizmit në Washington – nëse mund të ishte një minister/e ose  një kryeministër/ish-kryemistër i Shqipërisë që të bënte një vizitë të tillë në Muzeun e viktimave të komunzmit në Washington. Nuk ma merr mendja!                

Ministrja e Kulturës e Rumanisë, Raluca Turcan në Muzeun e Viktimave të Komunizmit botëror në Washington DC.

Ditët e fundit Muzeun e Viktimave të Komunizmit në Washington e vizitoi edhe ish-Kryeministri i Australisë dhe anëtar aktual i Parlamentit të atij vendi, Scott Morrison.  Ai u takua me zyrtarët e lartë të Muzeut dhe të Fondacionit kushtuar Viktimave të Komunizmit kudo në botë. Ata biseduan për misionin e këtyre dy enteve të rëndësishme në Kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara si dhe për rëndësinë që ka kujtimi i viktimave të komunizmit anë e mbanë botës. 

Ish-Kryeministri i Australisë dhe anëtar aktual i Parlamentit të atij vendi, Scott Morrison, vizitoi ditët e fundit Muzeun e Viktimave tël Komunizmit botëror në Washington DC, në kujtim të tyre

A group of people standing in front of a staircase

Description automatically generated

Ish-Kryeministri i Australisë dhe anëtar aktual i Parlamentit të atij vendi, Scott Morrison, (në mes) me zyrtarët e Muzeut kushtuar Viktimave të komunizmit në Washington

A group of men looking at a screen

Description automatically generated

Ndërkaq, njoftohet se, ashtu siç kanë bërë më heret një numër shtetesh të tjera amerikane edhe shteti Wisconsin, sot më shumë se 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, ka vendosur që në solidaritet me viktimat e gjenocidit komunist ndërkombëtar, të kujtojë dhe të dënojë, zyrtarisht, krimet e komunizmit duke miratuar një rezolutë nga të dy dhomat legjislative të atij sheteti, sipas të cilës caktohet 7 Nëntori si dita e kujtimit të viktimave të komunizmit.

“Ka ardhur koha që shteti Wisconsin të kujtojë miliona njerëz që humbën jetën nën regjimet komuniste”, ka shkruar njëri prej sponsorizuesve të kësaj rezolute (Rick Gundrum). “Komunizmi nuk ka asgjë të përbashkët me me parimet amerikane të lirisë së fjalës, tregut të lirë kapitralist dhe as me parimet dhe vlerat e demokracisë”, është shprehur ai. “Ne duhet të sigurojmë që krimet e kryera nga regjimet komuniste si dhe personat që ishin viktima të gjenocidit komunist të mos harrohen kurrë”, ka thenë përfaqsuesi i shtetit Wisconsin, Rick Gundrum.

Ndërsa sponsorizuesi tjetër i rezolutës, Senatori Knodl i shtetit Wisconsin është shprehur, “Se ne nuk duhet të lejojmë kurrë më që komunizmi të ngrejë kokën e tij të shëmtuar. Komunizmi është një ideologji totalitare që ka shkaktuar vetëm vdekje dhe vuajtje për popujt që ka nënshtruar. Kjo ditë përkujtimore, kujton më shumë se 100-milionë njerëz që janë vrarë nga regjimet komuniste anë e mbanaë botës. Me këtë rast kujtojmë gjithashtu edhe miliona të tjerë që janë persekutuar, burgosur, dhe skllavëruar. Është e rëndësishme që të kujtojmë vikitmat e komunizmit dhe të luftojmë për liri e demokraci kudo në botë”, ka thenë ligjvensi i shtetit Wisconsion, Kendl, me rastin e miratimit të rezolutës për të caktuar në atë shtet 7 Nëntorin si ditën e kujtimit të viktimave të komunizmit në botë – në përputhje me një numër të madh shtetesh tjea amerikane që kanë vendosur tanimë që 7 Nentori të jetë dita që kujtohen viktimat e komunizmit botëror.

Po Shqipëria, kur do bëjë një gjë të tillë?! Kur do kujtojë viktimat e komunizmit enverist, zyrtarisht, dhe kur do dënojë krimet e komunizmit në atë vend?! Po viktimat e komunizmit në Kosovë, për të cilat nuk flet askush. Kur do të kujtohen ato?!  Merrni shembull nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga shumë vende të tjera ish-komuniste dhe jo-komuniste. Nostalgjia ndaj komunizmit nuk ka të asgjë të përbashkët me lirinë dhe demokracinë perëndimore as me vlerat amerikane. Dënoni krimet e komunizmit dhe kujtoni viktimat e komunizmit në Shqipëri dhe në Kosovë. 

Frank Shkreli 

Image result for wisconsin government image

Dy dhomat e legjislatutës së shtetit Wisconsin që miratuan, ditët e fundit, rezolutën për të caktuar 7 Nëntorin, si ditën pëkujtimore të viktimave të komunizmit në botë, në përputhje me disa shtete të tjera amerikane që kanë bërë tanimë një gjë të tillë, në nderim të viktimave të komunizmit në botën mbarë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli

“Ngjyrat e Atdheut”

December 13, 2023 by s p

Në Muzeun Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, u organizua Ekspozita e parë “Ngjyrat e Atdheut”, nga Lidhja Shqiptare Evropiane, në nder të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë ekspozitë morën pjesë artistë nga treva të ndryshme shqiptare, me tematikë kushtuar Atdheut dhe Ditës së Pavarësisë Kombëtare.

Kjo ekspozitë ishte si himn i gjallë, i luftës, përpjekjeve të lavdishme, atëherë e sot, për liri, demokraci, përparim, zhvillim e kulturë e mbi të gjitha për atdhedashurinë kombëtare.

Peneli i artistëve tanë, solli frymëzueshëm, figurat tona historike e inspiruese të Kombit Shqiptar, si Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Ismail Qemali, Nënë Tereza, Adem Jashari, Isa Boletini, Marigo, simboli i UÇK-së e vepra të tjera të spikatura.

Kjo ekspozitë paraqet shkëlqyeshëm, karakteristikat tona predominante, natyrale dhe etnografike, nëpërmjet Ngjyrave të Atdheut.

Vitin që vjen, me 26 Nëntor, mezi presim ekspozitën e rradhës, ku artistët tanë me artin e tyre kreativ, i dedikohen me ndjenjë, figurave tona kombëtare, natyrës sonë të bekuar, kështjellave dhe historisë sonë epokale.

Respekt të veçantë e mirënjohje të madhe, për të gjithë Artistët dhe gjithësecilin,që mori pjesë në këtë Ekspozitë.

Veçanërisht një falenderim i përzemërt, i takon Kuratorit tonë, Z. Anton Krasniqi, gjithashtu falenderojmë me mirënjohje, për mbështetjen dhe kontributin, në realizimin e kësaj vepre kombëtare, Besimi Commerc, e Z. Hyzer Gashi.

Ekspozita Kombëtare “Ngjyrat Atdheut”, e organizuar nga Lidhja Shqiptare Evropiane është instrument i rëndësishëm i komunikimit shqiotar.

Ky është një projekt autentik, që shërben e do të shërbejë, si mjet i Diplomacisë Atdhetare dhe Diplomacisë së Kulturës Mbarëshqiptare.

Për këtë projekt, që do të jetë i vazhdueshëm, duhet bashkëpunimi i Lidhjes Shqiptare Evropiane me Ministrinë e Jashtme si edhe me Ministrinë e Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, për t’a bërë këtë projekt një urë të rëndësishme komunikimi, në arenën ndërkombëtare, për përmirësimin, krijimin, rritjen e imazhit të Kombit Shqiptar, kudo në botë.

“Ngjyrat e Atdheut”, në 2024, pritet të lëvizë në Tiranë, në vitin 2025 në Shkup, e në vitin 2026 në Prishtinë, e kështu me rradhë.

Pra, Ekspozita Atdhetare “Ngjyrat e Atdheut” është një manifestim tradicional Prushtinë-Tiranë-Shkup dhe Shkup-Prishtinë-Tiranë.

Patriotizmi pranveron dinjitetin dhe lirinë e çdo individi dhe të çdo Kombi.

Vetëm njerëzit, që e duan vendin e tyre, mund t’a lartësojnë Atë.

Organizatorë të kësaj Ekspozite ishin:

Z. Florim Rrullani, Kryetar i Lidhjes Shqiptare Evropiane

Znj. Ilirjana Agolli, Nën/Kryetare e Lidhjes Shqiptare Evropiane

Znj. Merita Isufi, Nën/Kryetare e Lidhjes Shqiptare Evropiane.

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT