• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2024

EVROPA NDËRMJET KAMALA HARRIS DHE DONALD TRUMP

August 9, 2024 by s p

Nga ANGELO PANEBIANCO – “Corriere della Sera”, 3 gusht 2024 – Përktheu Eugjen Merlika/

Kthimi I historisë. Qeveritarët evropianë mbajnë gojët e kyçura por të gjithë e kanë frymën të mbajtur. Në presidencialet e nëndorit do të fitojë Kamala Harris apo do të fitojë Donald Trump-i? Pasiguria është shumë e madhe, hamendësohet një ndeshje deri në votën e fundit. Fati I Evropës (e natyrisht i të gjithë botës) mund të mbetet i varur në një grusht miratimesh zgjedhore në pak Shtete amerikanë në zgrip. 

Skenari i parë: fiton Kamala Harris. Evropa ka një frymëmarrje lehtësimi. Çmohet vazhdimësia. Nuk priten ndryshime të mëdha ndërmjet qëndrimit ndërkombëtar të Administratës Biden dhe një Administrate të hamendësuar Harris. Ukraina do të vazhdojë të  gëzojë ndihmën amerikane, NATO nuk do të humbë funksionin e lidhjes ushtarake të botës perëndimore. Por çdo medalje ka edhe pamjen e saj të mbrapme. Lehtësimi për humbjen e Trump-it nuk duhet t’u bëjë evropianëve të harrojnë faktin që Amerika nuk është më ajo kohëve të shkuara, që rrudhja në paraqitjen e saj ndërkombëtare kishte filluar me presidencën e Barak Obamës (perkrahës i Harris), që veç asaj Harris apo Trump nuk përbën ndryshim – përparësia strategjike e Shteteve të Bashkuar është sot përballimi i Kinës. Shemëria n’Azi  do të kishte gjithmonë përparësinë edhe me një Administratë demokratike, në krahasim me atë që ndodh në fusha të tjera të lojës. 

Një komentator i njohur amerikan,  Walter Lippmann. Thonte se sekreti i politikës së jashtëme qëndron në të mbajturit e barazpeshës ndërmjet zotimeve ndërkombëtare e rezervave që zotërohen. Në një fazë rënieje relative të fuqisë amerikane, rezervat që zotërojnë Shtetet e Bashkuar janë rrudhur e zotimet duhet të zvogëlohen. 

Edhe me një Administratë Harris nuk do t’ishte m’e pakët për Evropën kërkesa për të bërë shumë më tepër se sa bën sot për t’u kujdesur për sigurinë e saj. Megjithatë euforia për humbjen e Trump-it, ndijimi i shpëtimit nga rreziku, mund t’i hiqnin kthjelltësi evropianëve,  t’i nxisnin për të shtyrë më tutje vendimet politikisht të kushueshëm. 

Skenari i dytë: fiton Trumpi. Një cunami. Në Ukrainë, me gjasë, lufta do të përfundonte me kushtet e Putinit. NATO do të hynte në krizë. Trumpi nuk e ka fshehur kurrë se i quan evropianët jo si një rezervë , por si një top në këmbë, një klub parazitësh. N’Evropë fitorja e Trumpit do të elektrizonte rrymat kundër-perëndimore (filo-putiniane). Armiqtë e Perëndimit , Rusia, Kina, Irani, xhihadistët  me prejardhje nga çdo pjesë e botës islamike, do të kuptonin me kënaqësi se Evropa është e dobët, në vështirësi, e lakmueshme. Një shënjestër e kollajtë.

Për arsyet e mësipërme, me fitoren e Trumpit n’Evropë do të përhapej paniku. Paniku ndonjëherë shtyn zgjidhjet e drejta. Në këtë rast zgjidhja e drejtë do t’ishte fuqizimi i lidhjes s’Evropës. Mbi të gjitha, do të duhet të kalohej nga fjalët në fakte në fushën e mbrojtjes evropiane: të ndërtohet e famëshmja “këmbë evropiane” e NATO-s me shpresë se edhe se e lënduar NATO-ja do të mund t’i mbijetonte madje edhe Trumpit. Por paniku, herë herë nuk nxit të bëhen zgjedhjet e drejta. Nën moton “të shpëtojë kush të mundë” evropianët mund të lëviznin secili për vete, duke kërkuar për hesap të vet shpëtimin. Një gjë është megjithatë e sigurtë. Duke mbajtur parasysh çinteresimin e përçmimin e Trumpit për marrëveshjet shumëpalëshe, qeverive evropiane do t’u duhej të bisedonin, secili për hesap të vet, kushtet e marrëdhënieve të reja me Shtetet e Bashkuar. Mund të vihet bast se Trumpi do t’i “injoronte” autoritetet e Brukselit e do të pranonte traktativat vetëm me qeveritë kombëtare.

Për shembull Italia do të duhej të negocionte individualisht me Administratën amerikane për shumë proçese të ndryshëm ekonomikë. Veçanërisht, me që rreziqet më të mëdha për vendin tonë vijnë nga bregu i Jugut i Mesdheut, Italia do të kërkonte t’i shkëpuste Trumpit më të mirën e mundëshme për mbulesën e mbrojtjen ushtarake në këtë rajon.

Është e natyrshme që qeverive evropiane edhe se (me të drejtë) shmangen për t’a thënë haptas, u intereson një fitore e Harris, por ato e dijnë se nëse fitorja i shkon kundërshtarit të saj duhet të mos e japin veten.

Mund të fitojë Harris ose mund të fitojë Trumpi. Por ka mundësi që të ketë një tjetër skenar të mundshëm. Kamala Harris fiton për një qime e Trumpi nuk e pranon humbjen. Pason një periudhë çrregullimesh e dhune. Me paturpësinë e tij tradicionale ai mund të padisë votime të fallsifikuara, makar duke përmendur rastin e Venezuelës ( në të cilin fallsifikimi ka qënë i vërtetë). Një Amerikë prè e çrregullimeve do të ishte ndërkombëtarisht tejet e dobësuar, më parë se të rivendoseshin qetësia dhe rendi. E shumë rreth botës do të kishin përfituar.

Madje edhe në eventualitetin më të dobishëm, pra nëse do të fitonte Harris, evropianët do të duhej të përvishnin mëngët për t’u kujdesur më shumë për veten e tyre. Nëse politika do t’ishte një lojë e zotëruar vetëm nga llogari t’arsyeshme lojtarët evropianë do të kishin ditur se çfarë duhet bërë e do t’a kishin bërë. Por në politikë llogaritë e arsyeshme duhet të ndeshen me  pasionet, paragjykimet, përtacitë mendore, vështrimet e shtrembëruar të fakteve, mbrojtjen skajore të interesave të njëpërnjëshme edhe se kjo do të rrezikonte interesat afatgjata. Ka gjithmonë një zhvendosje ndërmjet asaj që do të duhej bërë e asaj që mund të bëhet.

“Corriere della Sera”, 3 gusht 2024    Përktheu Eugjen Merlika   

Filed Under: Emigracion

Dalldia e identitetit te shkrimtari Thanas Medi

August 9, 2024 by s p

Arben Iliazi/

Duke lexuar romanin “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”, Thanas Medin e mendoj si një murg hijerëndë që rrëfen një histori mitike. Skeleti origjinal i historisë së vllehëve nomadë plotësohet vazhdimisht derisa merr përmasat e një romani të plotë. Ngjarjet ndërthuren në intrigën e rrëfimit, lidhen e radhiten në mënyrë të tillë që të imitohen e të përfytyrohen si ngjarje të ndodhura në kufijtë e paradoksit, të përfshirjes në të kaluarën të atyre kulturave që, pa dyshim, nuk do të përfshiheshin në të tashmen, si rrjedhojë e ndryshimeve në formë. Me këtë vepër, shkruar me saktësi antropologjike dhe me një ndjeshmëri etnografike thuajse të shndritshme, shkrimtari u shndërrua në paradigmë prej krijuesi gjenial të etnologjisë vllahe, të trashëgimisë së shkëlqyer të këtij populli vital, frymëzues dhe protagonist në momente të rëndësishme historike.

Arumunët, ose vllehët e Shqipërisë, janë ndjerë historikisht si pjesë përbërëse e popullit dhe e shtetit shqiptar, me një lidhje rreth 1000-1500 vjeçare me shqiptarët. Ata kanë kontribute të vyera në historinë e shekujve të fundit të vendit tonë, e veçanërisht në Rilindjen Kombëtare dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Kjo nuk është një gojëdhënë, por e gdhendur në shkrime e dokumente. Populli shqiptar e njeh mirë kontributin dhe vlerat e pakicës arumune. Shumë nga figurat e shquara të kombit shqiptar e kanë vlerësuar lart kontributin e arumunëve dhe u kanë kështuar vëmendje të veçantë. Në veprën monumentale “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është, ç’do të bëhet”, botuar në Bukuresht në 1899, Sami Frashëri shkruan: “Ky popull (arumunët), mik i shqiptarëve, ka atdhe Rumaninë dhe ka dhënë ndihmesë të madhe në luftën dhe pavarësinë e Shqipërisë, kështu që ne shqiptarët e kemi një detyrim ndaj këtij populli, por ky detyrim duhet shlyer me qëndrimin tonë miqësor dhe me një përkrahje gjithëpërfshirëse në mënyrë të atillë që ta zhvillojë kulturën e gjuhën e vetë duke e mbrojtur nga asimilimi…”.

Romani “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”, të trondit si me tematikën që trajton, ashtu edhe me forcën përshkruese të karaktereve që të mbesin të pashlyera në mendje. Autori përshkruan si rrallëkush psikologjinë e komunitetit vllah, me vlera njohëse, kreative dhe njerëzore.

Në këtë vepër zbulova imitimin krijues, nëpërmjet intrigës së një përvoje të përjetuar në një kohë të caktuar, dëgjova dhe mësova për gjuhën e tokës, gjuhën e shpirtit, gjuhën e trupit, gjuhën e sedentaritetit, gjuhën e besës (etninë) e arumunëve (vllehëve) të Shqipërisë…

Romani i kushtohet një dalldije të madhe, identitetit, që herë zgjohet, herë përgjumet te popujt etnikë, në këtë rast te vllehët nomadë, me rrënjë latine. Mesazhi i veprës është i qartë: identitetit duhet të jetë vertikal ose diakronik, që të përcillet e transmetohet brez pas brezi në histori.

Shkrimtari Thanas Medi përshkruan, me ngjyrime shumë të thepisura, pikërisht pasigurinë identitare në xhunglën e regjimit komunist që sundoi për 50 vjet në Shqipëri. Nëse sheh sot identitetin e arumunëve të Shqipërisë, duhet të shohësh që ekziston një ndryshim i madh para vitit 1992 dhe pas vitit 1992. Mund të thuhet se para 1990-ës ata kanë patur një identitet gjuhësor që i ka dalluar nga pikëpamja gjuhësore dhe kulturore nga shqiptarët, pra nuk ka patur konflikt identiteti. Pas vitit 1992 shohim një zgjim identiteti. Arumunët (vllehët) u njohën për herë të parë në Konferencën e Londrës të viteve 1912–1913 si një grup pakicash deri në epokën komuniste (1967). Nga viti 1967 deri më 1992, ata njiheshin si shqiptarë të thjeshtë dhe nga viti 1992 deri më 2017, ata njiheshin si një pakicë kulturore dhe gjuhësore. Me Ligjin nr. 96/2017 për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, miratuar më 13 tetor 2017 arumunëve u është dhënë statusi zyrtar si pakicë kombëtare. 

***

Romani “Fjala e fundit e Sokrat Bubës”, i cilësuar nga disa njohës të letërsisë si  një sagë  fisnore, ka mjaft nota biografike.

Në këtë gdhendje sublime të artit letrar, Th. Medi, përveç zjarrit të rrallë patriotik shkarkon arsenalin prozodik të një shkrimtari me shpirt poeti. 

Në roman gëlojnë karaktere nga më të çuditshmet dhe secili me profilin dhe veçoritë e veta si  Arhonda Buba, Sokrati dhe Katerina, Riza Kërpi apo Dhimitarqi. Në këtë kryevepër autentike të letërsisë shqipe, autori i paraqet gjërat ashtu siç i sheh dhe siç i ndien vetë. Ai i qëndron besnik natyrës së vet. Ndaj arti i tij është i vërtetë, pasi autori ka futur në të shpirtin e vet.

Shkrimtari Thanas Medi tashmë ka skalitur një profil të ri, tejet specifik dhe tërheqës, duke shkelur në një truall sa të sigurt, aq edhe të rrezikshëm për artin e vet. Origjinaliteti dhe individualiteti krijues i këtij autori mund të prezantohen me dinjitet në të gjithë botën mbarë.
Thanas Medi i thyen teknikat narrative, duke zhvendosur strukturat dhe imazhet arketipale, personazhet nuk i sheh më në këndvështrimin nga jashtë-brenda, por  nga brenda- jashtë. Kështu ai ka bërë hapin e madh drejt një letërsie që kthen spiritualitetin dhe sinqeritetin, duke eksperimentuar drejt abstragimeve artistike, substancialitetit ekzistencial, qerthujve të subkoshiencës , ujdhesave të brendshme të shpirtit si materie e tjetërsueshme, por e pazhbëshme dot nga fatet apo politikat kolektive.
Shenjat dhe simbolet, konstruktohen me kode e figura të shumta stilistike, me një retorikë specifike, gjë që jep një dimension të përjetshëm estetiko- semantik. Gjuha e gjallë e dinamike, thellësisht emocionale dhe me tone lirike, e ngjeshur në ide e domethënie, e shkruar me nerv dramaturgjik, implikohet me një rrafsh stilistikor të shumëfishtë figurash, ku shpalosen realitete të magjishme fantastike. Rol të jashtëzakonshëm luan nënteksti, në shtresëzimet e të cilit synohet qasja drejt mesazheve të tërthorta që server dhënësi me gjetjen e pasforcuar të ekuivalencës stilistike e sintaksore. Kornizat narrative kompozicionale rikuptimësohen dhe luhet me paradokset semiotike të a-kohorësisë. 

Ky roman, vlerësuar nga Ministria e Kulturës me “Çmimi i Madh Kombëtar për Letërsinë”, është pasuar me vepra të tjera tw suksesshme të autorit si “Hija e mallkuar”, “Kohë e djegur”, ”Valsi i një dasme fantazëm”, Çmendina e Athinës”.

Për herë të parë pas viteve’90, në rrugën e prozës moderne të themeluar shumë vite më parë nga Kuteli, romani shqiptar vjen në një trajtë ndryshe. 

. 

Filed Under: Analiza

OLYMPIA NASSI, ZONJA E PARË  MUZIKANTE SHQIPTARE*

August 9, 2024 by s p

Nga Kristaq BALLI

KRISTI 11.jpg

Gjatë dekadave të para të shek. XX tabloja  e jetës  shoqërore e veçanërisht asaj kulturore e artistike  në Korçë, si rrallë në ndonjë trevë tjetër shqiptare, karakterizohej nga tipare zhvillimi,  emancipimi e përparimi dinamik. Korça e shkollave shqipe e të huaja, prania e disa forcave ushtarake të instaluara aty në kuadrin e përfundimit të Luftës I Botërore (franceze, austriake, greke), veprimtaria e një elite biznesmenësh e intelektualësh të rinj të studiuar, të kulturuar e të  kultivuar në emgracion (Rumani, Bullgari, Greqi, Egjipt e SHBA) që sillnin, krahas të tjerash, edhe reflekset progresive të një jete shpirtërore më të avancuar, por edhe terreni e mjedisi ”pjellor” urban e qytetar që e pranonte, e asimilonte dhe e reflektonte sakaq këtë farë mbrodhësie e kishin shndrruar atë në një qendër kulturore “kozmopolite” për kohën. nassi+.jpg

Në këtë kontekst ardhja e Bandës Vatra, në pranverën e vitit 1920 dhe themelimi i Shoqërisë së Arteve të Bukura në Korçë në fund të këtij viti, konotacioni i të cilave ishte tërësisht patriotik e kulturor i dha edhe një impuls më të fortë e më masiv përhapjes dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në këto lëvizje kulturore e artistike  gjithëpërfshirëse e pa dallim besimi fetar, gjinie, apo ideje që, bashkë me rrezatimin e një atmosfere të gjallë e të larmishme shpirtërore e qytetare induktonin edhe ndjenja  patriotizmi kombëtar. S’ka dyshim se promotor dhe prijës i këtyre organizimeve kulturore e artistike që përfshinin kryesisht muzikën, teatrin e ngjarjet festive me karakter atdhetar e qytetar u bë Thoma Nassi, muzikanti i parë profesionist shqiptar, një autoritet epror muzikor, organizuesi dhe drejtuesi i formacioneve të shumta orkestrore e korale në SHBA dhe Shqipëri (midis të tjerash edhe i Bandës Kombëtare Vatra), kompozitori dhe përpunuesi i këngëve lirike, patriotike, këngëve karakteristike korçare,  serenatave e folkut (shpesh anonim) me një kumbim e ngjyrim autokton, teoricieni, muzikologu, eruditi dhe profesori kontemporan, prurësi, interpretuesi dhe pomovuesi i parë i muzikës klasike të huaj elitare në Shqipëri, i ballove, ekskursioneve dhe festivaleve, krijuesi dhe drejtuesi i shkollave e kulturës muzikore, regjistruesi diskografik i këngëve dhe melodive shqiptare, drejtuesi i parë i Shoqërisë së Arteve të Bukura që u bë organizata gjithëpërfshirëse e artit dhe kulturës qytetare në Korçë, etj., pra personaliteti më emblematik muzikor e pikë reference në Historinë e Muzikës Shqiptare (Shih: Eno Koço: “Kënga lirike qytetare Shqiptare në vitet 30”, 2002  “Korçare Distinctive Songs”, Kristaq Balli: “Thoma Nassi-Portreti mediatik”, 2006, Pandi Bello:”Lëvizja muzikore në Korçë në fund të shek XIX deri në çlrimin e vendit”, 1987, Zhuliana Jorganxhi:”Kur shpirti këndon, Gaqo Jorganxhi”, 2005,  Kristaq Ll. Jorgji: “Veprimtaria atdhetare dhe muzikore e Thoma Nassit”, 2000, “Banda Kombëtare Vatra”, 1995, Youry Arbatsky: “The music in Albania” 1939, Fori Spiro Tërpini: Korça vatër e artit dhe kulturës shqiptare”, 2002, Vasil Ballauri: “Një dritare e Historisë së muzikës së Korçës”, 2002, Edith Durham: “The Burden of Balkans”, 1905, Taqi Dhimitër Fundo: “Disa shënime dhe kujtime mbi muzikën në Korçë”, gazetat “Shqiptari i  Amerikës”, “Gazet’ e Korçës”, “Koha”, “Iliria”, “Jet’ e Re”, “Zëri i Korçës”, “Mbleta”, ”Gazeta Shqiptare”, 1935, “Shkëndija”, “Bota”, “Drita”, “Dielli”, “Shekulli i Ri”, etj.,etj….). 

Por, sigurisht, prestigji dhe gjurmët e pashlyeshme që Thoma Nassi la në truallin e kulturës muzikore shqiptare nuk do të ishin aq të thella e të qëndrueshme, në se ai do të kishte punuar e krijuar në një mjedis e atmosferë shterpë, vakum, pa një terren të parapërgatitur, pa një kulturë e traditë të kultivuar paraprakisht, ndonëse shpesh diletante e folklorike dhe, sidomos, pa bashkëpunëtorët e tij po aq të aftë, të talenutar e të pasionuar, atdhetarë, organizues e artistë të mëdhenj (të cilëve ai shpesh ia u dedikon edhe kënaqësinë e suksesit, masivitetit dhe atmosferës  elktrizuese kulturore në Korçë), si Sotir Papahristo, Sokrat e Vangjush Mio, Kristaq Mitace, Mihal Ciko, Sotir Sugari, Vasil Antoniu, madje edhe profesorët francezë të Liceut si Rolandi, apo çifti Leglizi  dhe më në fund të asaj aradhe të madhe të rinjsh të pasionuar pas artit kryesisht atij muzikor, insrumentistë, këngëtarë, aktorë që, më shumë se talentin e mjeshtërinë, kishin dëshirën e pasionin për t’u aktivizuar, për t’u kulturuar, për të krijuar e mbajtur gjallë  një atmosferë tradicionale  kulturore të vijueshme, por edhe me një kumbim të hapur patriotik. Pra, në pranverën e vitit 1920 Thoma Nassi me Bandën Vatra, të inkuadruar në grupin e vullnetarëve të Federatës Panshqiptare “Vatra”, në ndihmë të kauzës për çlirimin e trojeve shqiptare nga të huajt mbërritën nga SHBA (Boston)  në atdhe. Në atë kohë Th. Nassi, 28 vjeç, i diplomuar në Konservatorin e New England, Boston, i sapoliruar nga ushtria amerikane (ku shërbeu si instrumentist e dirigjent),  ishte i martuar (më 1918) dhe kishte një djalë, Albertin disa muajsh si dhe prisnin lindjen e një fëmije tjetër pas disa muajsh. Kjo ishte situata shumë delikate dhe e vështirë familjare e tij para vendimit për të ardhur, apo jo në Shqipëri. Por dilemën e vendimit të tij që do të shënonte njëheresh edhe fillimin e një faze të ndritur e përcaktuese të jetës artistike, ai e shpjegon vetë në “Ligjëratën në Organizatën e studentëve shqiptaro-amerikanë të Universitetit të Harwardit, në vitin 1960”, ku shprehet: “…nuk do të ishte normale që ta  lija bashkëshorten time shumë të re në këtë situatë, por, meqë banda nuk mund të shkonte pa një drejtues – dhe unë isha i vetmi njeri i përshtatshëm – pëfundimisht vendosa të marr pjesë”. Në Tetor 1920 ndërsa Th. Nassi jetonte e punonte tashmë në Korçë, në SHBA i lindi fëmija i dytë, kësaj here një vajzë, Madalena. Një vendim tjetër po aq i rëndë e i vështirë për gruan e fëmijët e tij motakë, pra për t’i tërhequr  edhe ata në Korçë do ta afektonte e ngrohte vatrën e familjes. Ai do të kishte pranë fëmijët dhe bashkëshoren e tij të re 18 vjeçare. Si dukej ëndërronte dhe  kishte parashikuar një qëndrim e veprimtari të gjatë në qytetin e tij. Prania e saj do të ishte për të mikja,   kolegja, partnerja dhe bashkëpunëtorja më e afërt e të gjitha projekteve të tij muzikore, ajo që do t’i jepte shkëlqimin, kumbimin e aromën e brishtë femërore muzikës e mentalitetit të ri social në qytet. Ajo quhej Olympia Nassi (Olimbia Berishi Tsika Nassi, 1902-1999), e lindur, ashtu si edhe Thoma Nassi, në Dardhë të Korçës dhe e emigruar në rrethinat e Bostonit,  SHBA më 1916. Me prirje e vesh muzikor të lindur, ajo mori mësime fillimsht nga Thoma Nassi e më tej në një shkollë muzikore në Brocton,Mass, ku mësoi pianon dhe  kitarën. Gjithashtu, këndonte shumë bukur. Shoqërimi me Thoma Nassin kishte qenë tundues e përcaktues i jetës së tyre. Shigjetat e praruara të erosit kishin shenjuar në të njëjtën fole.  Përfundimisht, më 1918, kur Olimpia ishte 16 vjeç, ata u lidhën me bekim përjetë. Pas dy vitesh, pra më 1920 kishin lindur dy fëmijë, Albertin dhe Madalenën. Dokumentet dhe shtypi shqiptar i asaj kohe dëshmojnë se në vitin 1921 Olimpia ndodhej në Korçë dhe se dëshira për të qenë pranë bashkëshortit e kishte shtyrë të merrte udhëtimin e gjatë sakrifikues për aty me dy foshnjat e saj. Por, pse jo edhe ambicjet muzikore të saj në qytetin ku akoma vajzat dhe gratë ende nuk ishin plotësisht aktive në jetën sociale të komunitetit (sidomos atij musliman), mund të kishin një kontekst më të drejtpërdrejtë inspirues dhe solidar në dëshirën e tyre për ta bërë më të larmishme,  më entusiaste e më emancipuese atmosferën shoqërore e kulturore në Korçë. Shumë shpejt Olimpia u bë e para femër që theu akullin e privacionit dhe botkuptimit të vjetër shoqëror, duke luajtur për publikun në disa instrumente, në koncertet, programet muzikore dhe ballot e bashkisë, duke u bërë shembulli i parë i promovimit publik, madje edhe  solo të një femre në një formacion orkestral zyrtar. Kështu megjithse Shoqëria e Arteve nuk kishte piano të sajën, çifti Nassi, shumë shpejt mori me qira një të tillë enkas për Olimpian. Dhe për këtë, në librin e tij “Korça Vatër e Artit dhe Kulturës Shqiptare”, F. S. Tërpini kujton se “Më 11 Maj 1921…z. Thoma Nassi me flaut, i shoqëruar me piano nga  zonja Nassi luajtën disa pjesë të veçanta muzikore, ku të gjithë i pritën me duartrokitje të forta.” (2002, f.17). Menjëherë pas Festivalit Artistik të organizuar prej prof. Nassit në Qershor 1921 gazeta “Koha” e Korçës(18 Qershor 1921) ekzaltohet me krenari: “Por ajo që i dha lartësinë e duhur këtij festivali ishin duetet e këndura (interpretuara – K.B.) me flaut e pikolinë prej z. Prof.Thoma Nassi bashkë me zonjën e tij në piano. Ishin ca pjesë nga më të rëndat dhe janë shumë të rrallë ata që i këndojnë…Përgëzimet tona zotit dhe zonjës Nassi që nderojnë gjithë kombin.”97487164_1420824241.jpg97475923_1420825050.jpg

Ndoshta më shumë se sa evente muzikore (s’ka dyshim edhe të tilla) impakti kryesor  social i Olimpia Nassit me prezencën si instrumentiste protagoniste në aktivitetet muzikore, bashkë me bukurinë, simpatinë, lirshmërinë dhe dëlirësinë, feminitetin e sensitetin e vet jo të zakonshëm, ishte krijimi i një shembulli të ri, i një modeli admirues, një mikrokozmosi respekti,  dashamirësie e adhurues, pse jo edhe zilie tek çdo vajzë e grua të re për ta vrojtuar, vlerësuar e jetuar jetën edhe nga një këndvështrim më shoqëror, jashtë kornizave strikte të kodit etik patriarkal, që thuajse e përjashtonin gjininë femërore nga omniprezenca dhe kontributi i saj në aktivitetet e jetës shoqërore, sidomos asaj kulturore, artistike e sportive të kohës. Nga ana tjetër Korça e kishte të fermentuar frymën liberale qytetare e do të mjaftonte vetëm shkaku për ta aktivizuar atë. Modeli feminist i Olimpia Nassit e kapërxeu  mendësinë sociale të mënjanimit dhe  pasivitetit femëror. Dy fakte të thjeshta do të ishin të mjaftueshme për ta vërtetuar këtë: së pari, veç formacioneve insrumentale, vokale e teatrore “mashkullore” që ishin të konsoliduara, “mbresa” që magnetizoi shpirtrat e vajzave, prezantimi publik i Olimpia Nassit,  shpejtoi niciativën e themelimit të një kori vajzash me zëra nga shkolla e “Normales së Vajzave” po nga Th. Nassi; së dyti nëpërmjet një kori të tillë u zbuluan dhe u promovuan talente gjeniale femërore, sopranot kombëtare Tefta Tashko (1910-1947) dhe Jorgjia Firçe (1909-1994) që atëhere ishin vajza adoleshente dhe se edhe me ndihmën e Zotit dhe Zonjës Nassi ato u edukuan, u evidencuan dhe u përgatitën për shkollimin e mëtejshëm profesional  jashtë shtetit. “Zonja Nassi lavdërohet për kurajon civile që tregoi duke luajtur në piano. Për Z. Th Nassi dhe pjesëtarët e tjerë të bandës…edhe sot s’mundim t’i shterojmë bashkë me përgëzimet e shumta, edhe  lëvdatat e parreshtura të popullit” (Gazeta “Koha” 25 Shkurt, 1922)Untitled 46.jpg

Ndërkohë që Banda Vatra vijonte aktivitetin e saj intensiv koncertal dhe kishte krijuar programin e vet javor kryesisht në platformën e Lulishtes së Çezmave të Arave, ëndrra e Thoma Nassit ishte krijimi i orkestrës simfonike, si formacioni më superior dhe më i kompletuar instrumenal, i cili mund të superonte të gjitha format e zhanret e tjera muzikore nga më të thjeshtat e deri më të komplikuarat, nga më të voglat në më të mëdhatë.  I vetëdijshëm e i ethshëm se krijimi i orkestrës simfonike, si një ndërmarrje e madhe dhe e vështirë, do të vinte në mënyrë të natyrshme, graduale, por edhe duke shfrytëzuar një strategji organizuese të zhdërvjellët, ai shpesh i konceptoi kocertet e Bandës Vatra si veprimtari muzikore e teatrore të Shoqërisë së Arteve të Bukura në formë shfaqjesh miks, festivali, koncertesh bamirësie, suaresh (party), piknikësh,  ballosh publike, koncerte familiare,  apo koncerte zyrtare,  interpretime te përbashkëta korale e instrumentale në salla e ambiente të mbyllura si kazinoja, kopshti i Mitropolisë, Cinematografi Modern, salla e Bashkisë, etj.,  të cilat jo vetëm plotësonin kuadrin e një aktiviteti të mirëfilltë koncertal, por meqë në to vinte zakonisht elita e familjeve intelektuale e më të kamura ekonomikisht, ato paguanin, apo darovitnin për blerjen kryesisht të instrumentave. Njëheresh, në këtë formë, gjithashtu, kishte mundësi të evidencohej profesioalisht individualiteti artistik, talenti më i spikatur, protagonisti që, në dallim nga masiviteti bënte diferencën, cilësinë dhe i jepte shfaqjes edhe karakterin e një “gare” profesioniste, prej nga veçoheshin solistët. Koncerte të këtij konceptimi të përzier muzikor, kultivonin edhe nevojën e një organizimi më gjithëpërfshirës më profesional dhe më impenjativ për strukturat publike, pra jo vetëm konsolidimi i formacioneve ekzistuese, por edhe perfeksionimi dhe ripërtëritja e tyre në formacione të reja më të kompletuara, më bashkëkohore. Dhe në përpjekje për të realizuar këtë ide, në fakt disi utopike për vitet ’20, diçka u bë, sidomos në blerjen me konribute qytetare të shumë instrumenteve muzikore, ku veçohet pianoja e madhe, për të cilën u bë një fushatë e mëveçme financiare. Me këtë rast drejtori i arsimit Sotir Papahristo, në gazetën “Shqiptari i Amerikës”, dt. 13 Maj 1924 konfirmon: “…Me zellin e aktivtetin e Z. Nassi dhe të Shoqërisë së Arteve të Bukura  u formua orkestra e dëshiruar, u mblodhën ndihma për plotësimin e orkestrës me një piano dhe më 6 Prill u dha koncerti i parë në sallën e Kopshtores së Mitropolisë…” Sigurisht nuk bëhet fjalë për një orkestër të mirëfilltë simfonike, por për një bërthamë të saj, që edhe aq, për atë kohë as që mund të imagjinohej në Shqipëri. Fundja ishte minimum i mundur e i duhur për organizimin e koncerteve me një larmi instrumentesh, ku instrumenti kryesor ishte, pa dyshim,  pianoja, në të cilën ka luajtur kryesisht Olimpia.97487164_1420824761.jpg

Prezenca dhe interpretimi i Olimpia Nassit në formacionet orkestrore të shfaqjeve të shumta të Shoqërisë së Arteve të Bukura dukej si lule pranvere në dëborë. Ajo i zbukuronte dhe i ndizte mjediset.  Ajo jo vetëm që theu një tabu të vegullt, por krijoi edhe një fenomen të ri, të paimagjinuar deri atëhere që hapi horizonte progresi shpirtëror, së epërmi tek vajzat e gratë e etura për dritare emancipimi e qytetërimi. Njerëzit, publiku apo spektatorët, sidomos vajzat e gratë mezi prisnin të shfaqej në skenë Olimpia, të interpretojë vetë, apo me  instrumentistë e këngëtarë të tjerë, ta duartrokisnin atë gjatë e fort, ta kthenin në skenë për një interpretim të ri, ta përshëndesnin me përzemërsi  e të mos e linin pa luajtur sërish me dashurinë dhe pasionin e saj shpirtëror për t’i kënaqur ata me muzikën dhe praninë fizike të saj, që në ato kohë jehonte në çdo mjedis me një akord alegorik maxhor. 

“Inaugurimi i pianos u bë me një koncert të Shoqërisë së Arteve të Bukura për nder të “Ndihmëtarëve të Fondit Piano…”, një buqetë familjesh të zgjedhura të cilët i kënaqi përkujdesja e të palodhurit, z. Thoma Nassi me një program të shkurtër, por të rafinuar (Gazeta e Korçës, 18 Tetor 1924)”…  “Zonja Th. Nassi, një prej shtyllave më të çmuara të shoqërisë (së Arteve të Bukura-K.B), e pa lodhur dhe e pa përtuar hapi koncertin me pianon e re në ora 8 e gjysmë me Prelud nga Shopen (solo) dhe si gjithënjë lojti me një mjeshtëri të pakontestuar… “Serenata  e engjëjve” (Shubert) dhe “Minuetta” (Bocherini) u ekzekutuan prej trios: Zonja Nassi-piano, z. Nassi-flaut dhe z. Anesti Ballauri-violi…Ajo (Olimpia) shoqëroi, gjithashtu z.Mihal Ciko, baritonin shqiptar, lulja e djalërisë korçare në ideal dhe në art në “Kredo nga opera “Othello” të Verdit”…(Po aty).

Pjesëmarrja e Olimpias në koncertet e Shoqërisë së Arteve të Bukura ka qenë e shpeshtë dhe e vijueshme. Shtypi i kohës, sa herë që bën fjalë për koncerte të tilla, nuk e lë pa përmendur rolin muzikor por edhe atë shoqëror të Olimpias, apo  të çiftit Nassi, së bashku, si një kurorë, që mbante peshën kryesore të programit dhe  i jepte koncertit fizionominë e një aktiviteti serioz e profesional, ku pjesët orkestrale shqiptare, këngët patriotike e lirike, si dhe pjesët e huaja orkestrale nga kompozitorët klasikë, apo ariet i jepnin koncertit vlera të spikatura artistike e  sidomos kënaqësi të thellë shpirtërore. Interpretimi i çiftit Nassi ka mbetur i pashlyer në shumë raste, por bashkëkohësit e tyre kujtojnë veçmas tre koncerte: ballon për nder të Kryetarit të Komisionit të Kufijve Justin Gotard më 15.02.1922 (F.S.Tërpini: “Korça, vatër e artit dhe kulturës shqiptare”,  2002, f.17-18), koncertin “suaré” për nder të Avni Rustemit më 23 Shkurt 1923. (K.Ll.Jorgji: Veprimtaria atdhetare dhe patriotike e Th.Nassit, Revista ”Tempulli 1,  2000, f.87), si dhe Ballon Familjare të Tetorit 1923, të cilën gazeta “Shqiptari i Amerikës” (“Ballo – Koncert Familjar i Shoqërisë t’Arteve të Bukura”,  13 Tetor 1923) e përshkruan kështu: “Vallen (vallzimin –K.B.) e hapi Profesor Nassi, duke patur “damë” zonjën e tij. Banda Vatra  luajti me radhë “Vals”, “One  Step”, “Foxtrot” dhe kadrillë…U lojtnë edhe polka, mazurka, etj…”  Sepse, në Korçë funksiononte që në vitin 1921 …” një shkollë dansi, për kërcime moderne si vals, polkë, mazurkë etj. Instruktori i këtij kursi është  Sotir Sugari…”. Vallen kombëtare e hoqi zonja Nassi me “Beratçen”, etj.

Por Olimpia ishte njëheresh edhe një nënë, madje në vitin 1923, në Korçë, ajo lindi edhe fëmijën e tretë, vajzën Karmen, kësisoj angazhimeve të saj artistike iu shtua preokupimi e kujdesi për tre fëmijët e tyre të vegjël, për të cilët nëna mbetet “matka”, qënja më e afërt, më e nevojshme. Në rritje e sipër, ajo nuk la mënjanë dëshirën që edhe fëmijët e saj të merrnin mësime në instrumente muzikore, kështu me vullnet e durim ajo i futi edhe ata në botën e muzikës.

Me rikthimin e Ahmet Zogut në fronin kryeministror në Dhjetor 1924 e më pas si president i Republikës Shqiptare (1925-1928) Banda “Vatra” u zhvendos në Tiranë. Ashtu si Fan S. Noli, Thoma Nassi deklaron se  edhe Ahmet Zogu kishte etje të pashuar për muzikën, sidomos për Vagnerin. Ata ishin takuar së bashku disa herë dhe ishin shprehur pozitivisht për të ardhmen e bandës, si edhe për zhvillimin e të ardhmen e muzikës në Shqipëri. Banda u formalizua si një  formacion instrumental shtetëror e më pas u quajt  “Banda Presidenciale” duke marrë atributet e një formacioni ceremonial, i cili zhvilloi disa aktivitete në Tiranë dhe disa qytete të tjera. 

Por, për disa arsye historike,  politike e familiare, të cilat  Thoma Nassi i qartëson vite më vonë, më 1960 në  ligjëratën  në Organizatën e Studentëve Shqiptaro-Amerikanë të Universitetit të Harwardit, Cambridge Mass., 1960,  ai vendos të kthehet përfundimisht në SHBA. Ai kishte filluar të ndjente intuitivisht se Zogu kishte filluar ta shihte veten si një mbret superambicioz. Thoma Nassi pësoi kështu një dekurajim ”…me këtë të ri brilant, i cili kishte drejtuar mirë demokratikisht, por që, më pas, u bë, fillimisht, një president ekstravagant i republikës dhe pastaj, më vonë, projektoi  shenjat e bërjes mbret… Me zemër të thyer, ju dhashë lamtumirën shumë e shumë miqve, anëtarëve të bandës Vatra dhe Zogut (i cili nuk donte të më linte të shkoja). Unë e dija fare mirë që misioni im ishte ende në Shqipëri, por unë parapriva pasoja të këqija për familjen time, nëse unë qëndroja. Re të zeza po mblidheshin. Musolini kish hartuar programin e tij ambicioz të pushtimit dhe Shqipëria ishte një nga vendet e para që do të sulmohej pa mëshirë dhe do të pushtohej prej tij…Një arsye e dytë konsistonte në faktin që tre fëmijët  e mi ishin rritur dhe kërkonin atë mënyrë shkollimi që nuk mund të sigurohej në Shqipëri” 

Periudha passhqiptare (Maj 1926)  në SHBA e gjen familjen Nassi si një ansambël muzikantësh, synimi i së cilës do të ishte angazhimi në zhvillimet muzikore proshqiptare dhe amerikane. Pjesëtarët e saj i japin ngjyrimin e lartë profesional çdo koncerti ku ata marrin pjesë. Loja e tyre është  epiqendra e suksesit të çdo formacioni. Veprimtarive koncertore bamirëse kryesisht ndaj fshatit të lindjes, Dardhës, pro Federatës ”Vatra”, apo Kryqit të Kuq Amerikan u bënë aktivitete të shpeshta e të pëlqyera. Kështu, në përpjekje për shtimin e fondeve për ndërtimin e rrugës Dardhë-Korçë, Shoqëria Dardhare “Bleta”, në Nëntor të vitit 1926 organizonte një koncert, ku interpretoi trioja instrumentale Olimpia Nassi-piano, Thoma Nassi-flaut dhe Thomas Mitchell-violi. Veçmas përmendet edhe violinisti i vogël Albert Th. Nassi, “…djalë 7 vjetësh nga vërsa…, por me ndjenjë dhe talent muzikanti dhe një ditë do të bëhet një virtuoso i vërtetë në violi, në të cilën merr mësime” (Gazeta “Zëri i Korçës, 20 Nëntor 1926).

Nga gazeta “Dielli”, me rastin e një koncerti muzikor, informohemi se më 16 Qershor 1928 në Nju Jork është bërë një ballo e madhe, ku ajo që i ka bërë më shumë përshtypje autorit të shkrimit, është qytetaria e shqiptarëve pjesëmarrës. Por,mbi të gjitha, ai vlerëson muzikën e interpretuar me art nga shqiptarët, posaçërisht nga familja Nassi: “Kjo pjesë e programit do të mbahet mend dhe, paradoksalisht, nuk mund të harrohet lehtazi…Shkaku duket mjaft çeltazi…” (Nelo Dizdari: 19 Qrshor, 1928.)

Gjatë festimeve  të ditës së Pavarësisë, më 1928, në Boston, ndër të tjera, orkestra “Tomorri” e ringritur me të rinj nga Th. Nassi, surprizën e vet pati dirigjentin e saj, Albert Nassi, birin i Thomait e Olimpias  “…një djalë i vogël nga mosha, por i madh nga dija e artit muzikor, ishte veshur me petka shqiptare, me qylaf të bardhë, me mintan prej sërmaje, me tirqe me dizga të zeza dhe me opinga shqiptare. (Gazeta “Shekulli i Ri”, Durrës, 8.12.1928) “…Djali 8 vjeç Albert Nassi dhe motra 7 vjeçare Madalena Nassi luajtën solo me aq mjeshtëri sa i çuan mëkëmbë të gjithë dëgjuesit.” (Gazeta “Prudenec I Land Beacon, cituar sipas Iliaz Gogaj). “…Më pas profesor Nassi  luajti me flaut “Fantazinë shqiptare”, të cilën e shoqëronte në piano zonja e tij Olympia dhe të dy mbushë sallën plot me melodi shqiptare…Për profesor Thoma Nassin dhe birin e tij Albert, zonjën e tij Olympia dhe e bija e vogël që lojti në piano, kur Albert Nassi lojti violin, për të gjitha këto shërbime u deyrohemi shumë falenderime dhe shpresojmë se një ditë kjo familje muzikore do të sjellë shërbime të mëdha për Shqipërinë” (Gazeta “Shekulli i Ri”, Durrës, 19.12.1928)THOMAI DHE OLIMPIA NE SHKOLLEN EASTHAM ELEMENTARY SCHOOL USA 1930.jpg

Sipas studiuesit   rus Youry Arbatsky (“The Music in Albania”, 1930) , i cili është marrë seriozisht me muzikën shqiptare të viteve ‘30: “Më i frytshëm ka qënë Thoma Nassi, një dirigjent dhe kompozitor ekselent. Ai shkoi në Amerikë me gruan dhe vajzën e tij, të cilat janë muzikante të klasit të parë.,,”

Veprimi muzikor i Thoma  dhe Olimpia Nassit, si dhe e dy prej fëmijëve të tyre, Albertit dhe Madalenës në ShBA ishte ai i përkushtimit të plotë e të përbashkët profesional në disa fusha duke mbetur akoma edhe për një kohë të gjatë si personazhet kryesore të muzikës në mjediset shqiptare. Në atë të ekzekutimit solistik, ku veçohen festivalet muzikore të kombeve të organizuara nga Klubi Kozmopolitan i Brocton-it (Cosmopolitan Club of Brocton), drejtuesi të cilit ishte Th. Nassi e ku është përfaqësuar me formacion orkestral edhe kombi shqiptar (1929 dhe 1930). Në festivalin e vitit 1930 Albert Nassi ishte drejtues i formacionit shqiptar, Thoma Nassi luante në flaut, Olimpia Nassi në piano dhe kitarë, Madalena Nassi në piano dhe tambur, etj., Pjesët muzikore që interpretuan ata ishin “Ushtarët e Lirisë” (marsh nga Odell), “Minuetë në F” nga Mozart, “Minuetë në G” nga Bet’hoven, “Vajtim shqiptar”, “Barkarola” nga Offenbah dhe “Ylberi i Bukur” nga Odell. Thoma Nassi dhe familja e tij kontribuan në botimin për të parën herë të një sërë pllakash gramafoni me muzikë shqiptare të interpretuar nga një formacion, bërthamën e të cilit e përbënte vetë familja Nassi. Për disa dhjetra vite çifti Nassi ka punuar në sistemin e edukimit muzikor të SHBA-ve, madje kanë themeluar për këtë qëllim edhe “Shkollën Muzikore Nassi” në Brocton, Mass, ku Th. Nassi ka qenë edhe drejtuesi Orkestrës simfonike. Olimpia të shumtën e herëve së bashku me Thomanë kanë dhënë mësim, apo kanë formuar orkestra në shumë shkolla të qyteteve Harwich, Chatham, Orleans, Eastham, Truro dhe Provincetown.

Por, fatkeqësisht, një tragjedi  tronditi themelet shpirtërore familiare.  Më 17 Korrik 1944, djali i tyre Albert Nassi u vra gjatë Luftës II Botërore.  Pjesëtar i euipazhit të flotës ajrore amerikane që kryente veprime luftarake në Suffolk të Anglisë si pilot radio-operator në skuadrën e bombarduesve të rëndë të Grupit 487, humbi jetën pas shpërthimit aksidental të avionit të tij gjatë kthimit në bazë nga një mision luftarak në Gion të Francës. Vetëm 25 vjeç, ai dhe  kujtimi i tij mbeti dhimbja e përjetshme e prindërve e motrave të tij, që sado pak mbart edhe pengun e ardhmërisë së tij si muzikant, që u shua bashkë me frymën e tij. Për kujtim dhe nderim  të aktit të tij sublim, një shesh i vogël në Main Street dhe Locust Road të Orleansit mban emrin e tij.71858832_1420767456.jpg

Humbja e Albert Nassit, padyshim ishte një goditje edhe në mikrobotën muzikore të famljes Nassi, e cila influencoi në planet e mëtejshme artistike të përbashkëta familjare edhe pse kemi të drejtë të konfirmojmë me shumë fakte që aktiviteti muzikor i Thoma dhe Olimpia Nassit vijon edhe për më se dy dekada të tjera, kryesisht në krijimin e formacioneve të reja dhe edukimin publik muzikor të brezit të ri të emigrantëve shqiptarë dhe të rinjve amerikanë.

Më 1964 Thoma Nassi ndërron jetë në moshën 72 vjeçare. Mbyllet kështu sipari human e artistik i një bote me kontribute e vlera të paçmuara kulturore, artistike e kryesisht muzikore për zhvillimin dhe modernizimin e jetës muzikore shqiptare të viteve ’20 e më pas, të cilat mbajnë firmën e muzikantit dhe patriotit të shquar e protagonist  Th. Nassi. 

Të dhënat familjare pohojnë se edhe Olimpia, pas humbjes të bashkëshortit ka përfunduar misionin e saj profesional, por ka jetuar gjatë, deri në vitin 1999 (pra 97 vjeç)  kur është shuar edhe ylli i jetës së saj në Falmouth, Orleans, Mass. , SHBA. 97475923_1420825291.jpg

Ja, pra, çdo jetë njerëzore ka historinë e saj personale, individuale, por ka edhe një histori shoqërore, që ju përket simblikisht edhe vetes edhe të tjerëve, kur bëmat e ideali i saj vihen në funksion të  shoqërisë humane. Olimpia Nassi, edhe pse “e eklipsuar nga hija e rëndë” e autoritetit dhe personalitetit superior artistik e intelektual të bashkëshortit të saj në zhvillimet e kapërximet intensive muzikore qytetare shqiptare, është një rreze  drite që guxoi të sfidojë kohën dhe mjedisin shoqëror me një lloj protagonizmi, apo individualizmi  tjetër. Ajo u shfaq e do të mbetet e para Artiste e talentuar shqiptare “me A të madhe” që me paraqitjen dhe interpretimin e saj të admirueshëm pianistik në publikun e gjerë  të muzikës shqiptare e botërore theu mitin e frustimit e anonimatit femëror, duke krijuar kështu një atmosferë progresi e emancipimi të paprovuar ndonjëherë e që do t’i hapte një dritare e një erë të re afirmimit të vlerave e idealeve qytetare, sociale, intelektuale e artistike femërore, jo vetëm në Korçë, por në të gjithë Shqipërinë. 

₪₪₪₪

Fotot:

  1. Prof. Thoma Nassi
  2. Banda Kombëtare “Vatra”
  3. Olympia Nassi
  4. Olympia me djalin e saj Albert.
  5. Thomai dhe Olympia me vajzën Madeline
  6. Thomai dhe Olympia me orkestrën e një shjkolle muzike në SHBA, 1930
  7. Albert Nassi 
  8. Thoma dhe Olympia Nassi, 1960

Filed Under: Kronike

“Nënë Tereza”, atje ku “dashuria” merr kuptim, ja si ia refuzoi regjimi socialist bamirësinë

August 9, 2024 by s p

Shkruan: Eneida Jaçaj/New York/

Në vitet ‘90, gjatë periudhës së tranzicionit, kur perdja e “hekurt” e regjimit komunist kishte rënë dhe kur shoqëria shqiptare u largua nga tiparet e një shoqërie etnocentrike duke përqafuar të renë dhe ndryshimin, u krijua një imazh i errët famëkeq për shqiptarët në përgjithësi, të cilët u shpërndanë kudo nëpër botë për një jetë më të mirë. Të shtypur nga forca e injorancës dhe përballë skamjes, shqyhen “kangjellat” si triumf i lirisë, duke u dyndur në çdo kënd të globit, në kërkim të ushqimit dhe shkollimit të fëmijëve të tyre. Paragjykimi negativ për Shqipërinë dhe shqiptarët shumë shpejt ra poshtë, pasi ata i treguan Europës dhe më gjerë, se janë punëtorë të palodhur; ndërtuan shtëpi, sipërmarrje, dhe arsimuan fëmijët në shkollat më të mira, duke dalë të parët. Pavarësisht situatave dhe ngjarjeve, karakteri i njeriut, i mirë apo i keq, i fortë apo i dobët, shtypës apo i hapur, do të dalë gjithmonë në pah. Pra, ne, sot, mburremi me këto virtyte; por dua të theksoj se, ajo që na ka ngritur akoma edhe më shumë në piedestal si komb, na ka hapur rrugën duke na përfaqësuar kudo me shumë krenari, është emri i madh, simbol i mirësisë, dashurisë, paqes dhe dhimbjes, “Nënë Tereza”.

Shqiptarja e madhe, “Nënë Tereza”, nëna e gjithë botës, u vetsakrifikua në shërbim të të varfërve dhe të sëmurëve të Kalkutës, duke iu zgjatur dorën e ngrohtë dhe duke i afruar në prehrin e saj, si strehë e sigurt e dashurisë. Nën emrin e saj, “Tereza e Madhe”, është gdhendur bukur mirësia, dëlirësia, dhembshuria, atje ku dielli lind dhe nuk perëndon kurrë, atje ku fjala “dashuri” merr kuptim, e cila buron nga një shpirt i pastër dhe i çiltër. Dashuria e saj i kaloi të gjithë kufijtë, këputi çdo pengesë, hodhi poshtë çdo mendim negativ, të pamundurën e bëri të mundur, i dha Shqipërisë imazhin e kujdesit dhe respektit ndaj tjetrit pavarësisht nivelit shoqëror, nxori në pah ndjenjën e altruizmit, dhembshurisë, duke hedhur poshtë kështu stereotipin se shqiptarët janë njerëz të egër dhe të dhunshëm.

“Shenjtorja e Madhe” na i la trashëgimi të duam njëri-tjetrin, t’u gjendemi pranë të dashurve tanë, por edhe atyre më në nevojë, pasi dashuria është pasuria më e madhe e shpirtit, që e bën njeriun të ndihet plot brenda vetes. Dashuria është lumturia më e madhe e njeriut; të ndihmosh po ashtu të varfrit dhe të sëmurët, njeriu e merr mbrapsht dyfish lumturinë. “Nënë Tereza” për dashurinë thotë: “Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri. Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të”. “Nënë Tereza” është arkitektja e dashurisë dhe dhembshurisë, e cila ngriti themele të forta në mbarë botën për humanizmin, përkushtimin, shërbimin ndaj më të dobtëve, të sëmurëve; ajo na mësoi se dashuria nuk ka kufij, as racë dhe as ngjyrë, por ta japim atë pa kursim, duke e bërë botën më të bukur, plot shpresë dhe begati. Nëse bota do të ishte e mbushur plot me “Nënë Tereza”, nuk do të njihnim luftën, dëshirën për territore e pushtet, nuk do të njihnim manovrat për të përfituar në kurriz të tjetrit, vjedhjen, vëllavrasjen, dukjen kush ka më shumë se tjetri; bota do të ishte ngritur mbi një parajsë plot me lule, ku aroma e tyre do të shpërndante kudo dashurinë, dhembshurinë, shpresën, ndërsa varfëria dhe urrejtja nuk do të ekzistonte.

“Nënë Tereza”, kjo katolike e devotshme, vlerësohet dhe njihet për bamirësitë e mëdha për njerëzit e varfër dhe komunitetet në nevojë, ku në çdo vepër nuk harroi të vinte dashurinë, shpirtin e saj. Ajo kurrë nuk i braktisi të varfërit, fëmijët e gjorë të Kalkutës, por shërbeu si një dritë e pashuar mbi ta, kur shumë vendeve të zhvilluara të globit, ndoshta as që iu binte ndër mend. Ishte kjo shqiptare e madhe që u qëndroi pranë, i përkëdheli me dorën e saj të butë, si një nënë e vërtetë, edhe frymën e fundit ua dedikoi familjeve në nevojë, të varfërve, të sëmurëve. Zoti e zbriti në tokë, duke ia falur të gjitha virtytet e një nëne të dhimbsur, me zemër të madhe, për t’u kujdesur dhe për të afruar në strofullën e saj, më të vobektit, ata të cilët kanë nevojë më shumë se askush tjetër. Misioni i “Nënë Terezës”, për të mbajtur ndezur pishtarin e dashurisë, përkujdesjen, ndihmën humanitare për të varfrit, vazhdon ende të qëndrojë i palëkundur nëpërmjet motrave të saj katolike. 

Kur e gjithë bota e donte dhe e vlerësonte “Nënë Terezën”, fatkeqësisht, regjimi komunist e ka sulmuar dhe nuk e ka pranuar të hynte në Shqipëri. Një dokument që mban vulën e Autoritetit të Informimit të Dosjeve të Komunizmit, dëshmon për “𝑉𝑖𝑧𝑖𝑡𝑒̈𝑛 𝑒 𝑝𝑎𝑟𝑒̈ të 𝑁𝑒̈𝑛𝑒̈ 𝑇𝑒𝑟𝑒𝑧𝑒̈𝑠 𝑛𝑒̈ 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖, 𝑔𝑢𝑠ℎ𝑡 1989”, pas disa refuzimesh për dhënie vize hyrjeje në Shqipëri, pasi regjimi i Enver Hoxhës u kishte shpallur luftë dhe nuk lejonte besimet fetare në vend. Vizita u realizua në 14-17 gusht 1989. “Nënë Tereza” shoqërohej nga prodhuesja e kinematografisë, Jeanette Petrie, me origjinë nga Kanadaja, banuese në New York. 

Ajo që duhet vënë në dukje me keqardhje për mentalitetin e kohës është se, ndërsa “Nënë Tereza”, gjatë misionit të saj si bamirëse hapi shtëpi misioni në vendet e kampit socialist duke përfshirë Republikat e ish-Bashkimit Sovjetik, një shtëpie bamirëse në Shqipëri u refuzua me argumentin se këtë mision e kryenin falas strukturat shtetërore të arsimit dhe përkujdesjes në Shqipëri. Kur e gjithë bota e vlerësonte shenjtoren shqiptare dhe i dha një imazh kaq pozitiv vendit tonë, është kaq e turpshme se si regjimi i Enver Hoxhës nuk e pranonte, madje ajo nuk arriti të vizitonte as nënën e saj të sëmurë, e cila u nda nga jeta me një breng të madhe. Që në vitin 1967, Enver Hoxha mori nismën për mbylljen e objekteve të kultit  dhe ndalimin e besimeve fetare, duke e shndërruar Shqipërinë në vendin e parë ateist në botë. “Nënë Tereza” nuk erdhi për të propaganduar besimin e saj, por për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve. Ajo erdhi të rrezantonte mirësinë e saj në një vend ku vetëm e kishin refuzuar, erdhi t’u jepte zemrën e saj vëllezërve të një gjaku, t’i nxirrte sadopak nga ai mjerim ekonomik dhe kulturor.  Si është e mundur që në ditët e sotme ka shumë individë që e duan dhe e vlerësojnë atë regjim, i cili kreu makabritete dhe e la vendin shumë mbrapa?! Shtëpitë e Misionit të Bamirësisë së Nënë Terezës në Shqipëri e filluan aktivitetin e tyre në mars 199,1 në Tiranë e në Shkodër.

Vizita e “Nënë Terezës” në Shqipëri, në vendin ku ishte ndaluar besimi fetar, është komentuar mes diplomatëve të vendeve rezidentë në Shqipëri. Komentet e shprehura të diplomatëve do t’i paraqiteshin Ramiz Alisë dhe Adil Çarçanit, nga Ministria e Punëve të Brendshme, në 18 gusht të vitit 1989. Në tërësi të qëndrimeve, rezulton një qasje dualiste mes tyre. Diplomati çek ishte shprehur se opinioni i përgjithshëm për vizitën e Nënë Terezës dukej i mirë, u prit nga personalitetet shqiptare dhe se ardhja e saj ishte e nevojshme. Ai vijonte të dëshmonte se ajo kishte një popullaritet të madh në botë, sepse kishte punuar shumë për shërbimin njerëzor dhe, fakti që ajo kishte jetuar në sistemin kapitalist, mbase kishte ndikuar në ndjekjen e kësaj rruge. Gjithashtu, përmendej në fjalët e tij vizita e Nënë Terezës në New York, takimi me figura si Regani, Papa, apo shërbimi në vende të ndryshme që kishte kryer, së fundmi në Bejrut. Ambasadori vietnamez do të ndalej te filmi i transmetuar në Pallatin e Kongreseve mbi jetën e Nënë Terezës. Ideja e tij e vendoste theksin tek aspekti fetar, pritja e nënës katolike me origjinë shqiptare në vendin kur dikur ishte i ndaluar besimi fetar. Sipas tij, në Shqipëri nuk ekzistonte zyrtarisht besimi fetar, por brenda familjeve ai nuk mund të ndalohej. Ende njerëzit i ruanin zakonet e tyre. Por në përgjigje, diplomati çek do të sillte një pikëpamje tjetër të dokumentarit mbi Nënë Terezën, ku sipas tij në të shfaqej interesi propagandistik për Shqipërinë, në momentin që shpalosej vështirësia ekonomike në të cilat jetonte shoqëria shqiptare, duke krahasuar se problematika shoqërore të tilla viheshin re edhe në Perëndim. Për atë, filmi mbi Nënë Terezën dhe ardhja e saj nuk ndikonte në qëllimet socialiste, sepse populli ishte ateist dhe nuk kishte njohuri nga pikëpamja fetare. “Nënë Tereza” do të mbetet në histori krenaria e Shqipërisë, kujtimi më i bukur që do të përcillet te brezat, shembulli më i mirë i dashurisë dhe përkujdesjes për tjetrin.

Filed Under: Sociale

“ËSHTË ME FAT AI QË MUND TË NJOHË SHKAQET E TË VËRTETËS, POR EDHE RREZIQET TË CILAT BUROJNË NGA AJO” – ILLYRICUM SACRUM

August 9, 2024 by s p

(“Felix, qui potuit rerum cognoscere causas atque metus omnes)”/

Studimet medievistike për Shqipërinë dhe shqiptarët kanë qenë objekt parësorstudimi për vepra kapitale të auotrëve eminetë botëror, duke sjellur informacione dhe të dhëna të vlerëshme, të patejkaluara edhe sot e kësaj dite. Ndër emrat më të rëndësishëm janë edhe F. Riçeputi, D. Farlati e J. Koleti, të cilët në nëntë vëllime shkruan “Historinë e Ilirisë së Shejtë”, të mbështetur në të dhëna burimologjike të kohës, nga arkivat e bibliotekat që mund të kishin në dispozicion. Thellësia e studimit, saktësia e përshkrimit të ngjarjeve, korrektësia dhe paanësia e transmetimit të të dhënave dhe skrupuloziteti i pasqyrimeve logjike të një materie shumë-vëllimore të bëjnë të çmosh lartë të gjitha këto aftësi, të cilat për ne sot janë bazë themelore e studimeve dokumentare apo sintezave të ndryshme të kësaj periudhe.

Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studies

Budapest

Për shkak të pozicionit të saj gjeografik, Shqipëria megjithëse shpesh e izoluar, ka qenë përherë në udhëkryqin e perandorive, qytetërimeve dhe civilizimeve të ndryshme. Në lashtësi, për shekuj me rradhë, ajo është gjendur në kufirin politik, ushtarak dhe kulturor ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, në fillim midis Perandorisë Romake dhe qytetërimit helen, më pas në mesjetë, midis Italisë katolike dhe Perandorisë Bizantine ortodokse. Më tej, deri në pushtimin e plotë nga Turqit, Shqipëria gjendej ne frontin midis Evropës së krishterë dhe Lindjes ortodokso-islamike.[1]

Korpusi Illyricum Sacrum është një nga arritjet kryesore historiografike dhe burimologjike jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin, por në gjithë Europën e shekullit të 18-të.[2] Edhe pse e botuar që nga viti 1751, kjo vepër edhe sot e gjithë ditën ka rëndësi të dorës së parë si burim i të dhënave për historinë mesjetare të tërë Ballkanit, në veçanti të Ilirisë së lashtë.

Historiografia e shekullit të XVII-të dhe të XVIII-të shquhet për ndërmarrje të mëdha botuese. Ajo ka nxjerrë në dritë vepra monumentale, që jo vetëm i kanë rezistuar kohës, por edhe u bënë udhërrëfyese për një sërë studimesh të mëvonshme, duke shërbyer edhe sot e kësaj dite si bazë për botime dhe editime serioze. Po përmendim vetëm disa nga këta editorë dhe kryeveprat e tyre kapitale si psh. Roccho Pirri,[3] Philippe Labbè,[4] Johann Friedrich Schannat,[5] Jan Jiri Stredovsky,[6] Michaelis le Quien,[7] Marco Hansizio,[8] Dionysii Sammarthani,[9] Henrique Florez,[10] etj.

Një vështrim i përgjithshëm për këtë epokë nuk mund të fillojë pa përmendur atë që është konsideruar si themeluesi i historiografisë moderne kardinalin Caesare Baroni. Vepra monumentale e kardinal Baronit,[11] në atë kohë prefekt i Bibliotekës Apostolike të Vatikanit, dhe e grupit të tij të bashkëpunëtorëve, Annales ecclesiastici,[12] (botuar brenda një periudhe prej 19 vitesh [1588-1607]), pasohet nga një seri veprash të tjera të kësaj natyre, siç janë veprat kapitale të autorëve të mëdhenj: Ferdinando Ughelli[13] Italia Sacra,[14] të cilën e botoi në vitet 1642-1648; pastaj seria hagjiografike, njëra ndër seritë më të rëndësishme të shekullit të XVII-të, me vlerë akoma të pakapërcyeshme,  Acta Sanctorum[15] e Ioannes Bollandi-t[16] e të bashkëpunëtorëve të tij. 

Të tre këta autorë përdorën metoda të reja për të shkruar historinë, duke inkorporuar tekste të nxjerra nga dorëshkrimet e dokumentet e shumta, të përshkruara me shumë korrektësi nga arkivat e bibliotekat e ndryshme, si dhe duke i shoqëruar ata edhe me citate të veprave të autorëve të shquar, me komente në favor të argumentimit sa më të saktë të ideve dhe të mendimeve të parashtruara, duke i ilustruar me harta e tabela ndihmëse për t’i kuptuar sa më drejtë dhe sa më plotësisht ato.

Ishte pikërisht vepra e bollandistëve[17] ajo që e frymëzoi projektuesin e veprës monumentale Illyricum Sacrum, Filip Riçeputin, për të nisur kalvarin e gjatë e të mundimshëm të mbledhjes, analizimit dhe përgatitjes për botim të burimeve dokumentare e jodokumentare që i përkisnin historisë së Ilirisë.

Vlerësimi i bashkëkohësve për këtë vepër do të na përcillej me thënien e Tamburinit: “… La prima opera dopo quella dei Bollandisti, che in genere istorico e critico…”[18], thënie kjo me shumë kuptim, nën dritën e së cilës vlen të analizohet e gjithë vepra Illyricum Sacrum, sidomos nga ana e historiografëve, për ta kuptuar historiografinë[19] e asaj epoke që vazhdon të jetë themel solid edhe sot e kësaj dite dhe qëndrimin kritik ndaj burimeve dhe dokumenteve burimore.

Për vendet e Ballkanit Illyricum Sacrum ka një rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm si njëra ndër veprat e para historiko-kritike, por edhe si vepra më e plotë burimore për këto hapësira.

Lënda burimore, dokumentare dhe literatura në korpusin Illyricum Sacrum janë jo vetëm për ilirët (por edhe për popujt e tjerë të trevave ballkanike), për shtrirjen e tyre gjeografike, jetën, organizimin shtetëror, (themelimin dhe ngritjen e qyteteve të rëndësishme iliro-shqiptare prej lashtësisë deri sot), por edhe për sukseset e disfatat: luftërat me grekët, romakët, bizantinët, anzhuinët dhe sllavët,[20] duke trajtuar këtu edhe rezistencën e Gjergj Kastriotit Skenderbeut[21] kundër turqve,[22] për të ardhur deri te fillimi i shekullit XVIII, përkatësisht Kuvendi i Arbërit[23] dhe ngjarjet e tjera që pasojnë në atë periudhë.

Në mënyrë të veçantë në këtë korpus, trajtohet  historia e ungjillizimit të ilirëve, në periudhën apostolike në hapësirat e gjera të Ilirikut, përhapja e krishtërimit,[24] themelimi dhe shtrirja e kishave, kuvendeve, manastireve dhe katedraleve, ndarja administrative-kishtare, hierarkia katolike[25] e provincave kishtare[26] dhe e qendrave ipeshkvnore e kryeipeshkvn-ore,[27] përfaqësimi i tyre që prej koncileve më të hershme e deri te ai Arbërit në vitin 1703, etj.

Nga pikëpamja e rëndësisë së burimeve, Illyricum Sacrum mund të krahasohet me një arkiv më vete. Asnjë burim tjetër, i botuar apo i pabotuar, nuk do të mund të zinte vendin e këtij korpusi.[28] Asnjë institucion, asnjë akademi, asnjë shtet, nuk ka mundur të bëjë një vepër të ngjashme për trashëgiminë kulturore-historike të popullit shqiptar prej kohërave të lashta e deri në mesin e shekullit XVIII.[29]

  Ndër burimet e rëndësishme për njohjen e historisë së lashtë të Ilirisë janë veprat e historianëve dhe të gjeografëve grekë e romakë.[30] Ilirët,[31] duke qenë për shekuj me radhë fqinjë të grekëve dhe romakëve, duke pasur marrëdhënie me ta, kanë tërhequr vëmendjen e autorëve të lashtë.

Të dhëna për ilirët, ndonëse të pakta, gjejmë duke filluar nga Homeri dhe Hesiodus[32] në shekujt X-VI para Krishtit. Njoftime me interes na jep gjeografi grek Scylax,[33] që i përket shekullit VI para Krishtit. Për shekullin e V para Krishtit , kemi njoftime më të shumta dhe më të rëndësishme nga autorët grekë si Herodotus,[34] Hecataeus.[35] Veprat e Herodotit dhe të Thucydides,[36] i cili është quajtur i pari historian kritik i kohës së lashtë, kanë një rëndësi të veçantë për historinë e Ilirisë. Në “Luftën e Peleponezit” Thuqididi flet edhe për fiset Ilire duke dhënë njoftime interesante mbi gjendjen e tyre në shekullin V para Krishtit. Për shekujt e mëvonshëm burimet bëhen më të shumta, më të pasura dhe më kritike. Një rëndësi të posaçme kanë njoftimet dhe gjykimet, ndonëse të përcipta, që filozofi i madh grek i shekullit IV para Krishtit, Aristophanes,[37] na jep  për qytetet dhe fiset e Ilirisë, për rendin e tyre shoqëror dhe për sistemin e tyre shtetëror. Fragmente të vlefshme na kanë mbetur nga veprat e Theopompus[38] nga shekulli IV para Krishtit, dhe të Agatharkidit nga shekulli II para Krishtit, të cilat flasin për rendin shoqëror të Ilirëve.  

Historinë e luftërave të Ilirëve me Romën në shekullin II para Krishtit, na e jep me hollësi historiani Polybius.[39] Duke filluar nga shekulli I para Krishtit, burimet letrare greke plotësohen me ato romake. Krahas grekëve, Diodorus Siculus[40] e Scymnus,[41] njofime mbi Ilirët në shekullin I para Krishtit na japin Julius Caesar,[42] Titus  Livius[43] dhe Pomponius Mela.[44]

Autorët e lashtë të shekullit I pas Krishtit, duke u mbështetur në veprat e shkruara para tyre, një pjesë e mirë e të cilave për ne janë të panjohura, bëjnë fjalë edhe për ngjarje të shekujve të kaluar. Nga këto, njoftime më të pasura dhe më të rëndësishme mbi ilirët dhe Ilirinë i gjejmë te historiani romak Appianus[45] dhe gjeografi grek Amasenus Strabo[46] Historianët dhe gjeografët e tjerë të këtyre shekujve, që na japin burime të vlefshme për njohjen e historisë së vjetër të Shqipërisë janë: Plini Plaku,[47] Plutarchus,[48] Dion Cassius,[49] Flavius Arrianus,[50] Claudius Ptolemaeus,[51] etj, ndërsa Stefan Bizanti, i shekullit VI pas Krishtit, në fjalorin e tij na jep njoftime të autorëve antikë, veprat e të cilëve kanë humbur. Materiale për dyndjet e barbarëve gjejmë tek autorët e shek. V-VI pas Krishtit, si Amion Maecelini, Porpyrius,[52] Procopius Caesariensis,[53] etj.

Gjatë shekujve të shkuar Iliria kishte kaluar një lulëzim të qytetërimit latino-ilir, duke i dhënë Romës disa perandorë, në mesin e të cilëve edhe Aurelianin, Dioklecianin, Konstantin e Madh, etj.

Në kohën e shkatërrimit të Perandorisë Romake, Iliria u sulmua shpesh nga popuj të ndryshëm si: vizigotët, hunët, ostrogotët, gotët, avarët, etj, të cilët territoret ilire i bënë arenë luftërash shkatërrimtare, duke pushtuar pothuajse tërë Gadishullin Ballkanik.[54]

Nga fundi i shekullit VI dhe fillimi i shekullit VII nga veriu depërtuan fise të popujve sllavë: bullgarët, serbët dhe kroatët, që për një kohë të shkurtër pushtuan pothuaj tërë Ilirinë përkatësisht territoret në mes Dravës, Moravës dhe Vardarit duke dalë deri në brigjet e detit Adriatik.[55]

Ndërrimeve të pandërprera të pushtuesve të shumtë, ndarjeve fetare në mes të Romës e Bizantit në shekujt e mëvonshëm, si dhe copëtimet territoriale të trevave ilire [albane] në mes serbëve, bullgarëve dhe kroatëve, në shekujt pasardhës ju shtuan edhe pushtimet normane dhe venedikase, duke bërë kështu që bregdeti shqiptar, por edhe brendia, të shndërrohen në teatër[56] luftërash të vazhdushme, ku popullsia vendëse çdoherë rrezikohej të zhdukej në forma të ndryshme, qoftë edhe me asimilim. Familjet fisnike të popullsisë vendëse, shqiptare, formuan principata[57] të vogla lokale, duke ndihmuar edhe ato shkatërrimin e Perandorisë Bizantine.[58] Në këtë kohë lindin shumë formacione administrative në vend të Perandorisë Bizantine, njëri nga të cilat është edhe ajo shqiptare,  Principata e Arbërit[59] (fillimi i viteve 60 të shekullit XII) me kryeqendër Krujën, me një territor që shtrihej përafërsisht në mes të Lezhës-Durrësit dhe Ohrit.[60]

Duke qenë se Iliria, gjatë periudhave të ndryshme historike shtrihej në hapësira të ndryshme gjeografike, herë më të gjera e herë më të ngushta,[61] autorët e veprës Illyricum Sacrum u përcaktuan për kufijt gjeografikë të Ilirisë në kohën e perandorit Justinian.[62]

Referencat:

[1] Robert Elsie, në hyrje të librit të: Jean-Claude Faveyrial, Histoire de l’Albanie. /Edition établie et présentée par Robert Elsie/. Peja: Dukagjini, 2001, f. III. [Ne kemi konsultuar botimin në frëngjisht. Ky libër është përkthyer edhe në shqip: Zhan-Klod Faveirial, Historia (më e vjetër) e Shqipërisë. /Përktheu Gent Ulqini. Redaktoi dhe pajisi me shënime Qemal Velija/. Tiranë: Plejad, 2004.]

[2] Shaban Sinani, Illyricum Sacrum po mërgon. Shekulli. Tiranë, 7 korrik 2004, viti VIII, nr. 184 (2276), f. 18; Musa Ahmeti, Dokumente të reja të Mesjetës shqiptare në arkivat e Vatikanit. [Katekizma, toponime, tekste fjali e deri fjalor në gjuhën shqipe, nga vitet 1407-1781]. Ballkan. Tiranë. 18 shkurt 2004, viti III, nr. 2729 (6229), f. 28-29.

[3] Roccho Pirri, Sicilia Sacra disquisitionibus et notitiis illustrata, Ubi Libris quatuor, postquam de illius Patriarcha, et disquisitum est, a Christianae Religionis exordio ad nostra usque tempora cujusque Praesulatus, majorumque beneficiorum instituito, Archiepiscopu, Episcopi, Abbates, Priores, singulorum jura, privilegia, praeclara monumenta, Civitates Dioceseon cum praecipius earum templis, religiosque familiis, atque Viri Siculi vel sanctitate, vel doctrina illustres continetur, explicantur. Auctore abbate Netino et Regio Historiographico don Roccho Pirri S. T. A U. J. D. Regio Capellano Canonico, Apostolico Protonotario atque in Sancto Quaesitorum fidei Tribunali Censore, et Consultore. Editio Tertia emendata, et continuatione aucta cura et studio S. T. D. D. Antonini Mongitore Metropolitanae Ecclesiae Panormitanae Canonici, judicis Synodalis, et in SS. Inquisitionis Siciliae Tribunali Qualificatoris, et Consultoris. Accessere. Additiones et Notitiae Abbatuarum Ordinis sancti Benedicti, Cisterciensium, et aliae quae desiderabantur, Auctore P. Domino. Vito Maria Amico. A Catana S. T. D. ac Dacano Casinensi. Panormi: Apud haeredes Petri Coppulae, Ex Typographia Sebastiani Coleti (Superiorum permissu, et privilegio), 1733-1789. [vëll. I-VIII].

[4] Philippe Labbè, Sanctorum patrum, theologorum, scriptorumque ecclesiasticorum utriusque testamenti bibliotheca chronologica …, Parisiis: Apud G. Benard, 1659.

[5] Johann Friedrich Schannat, Joannis Friderici Vindemiae literariae, hoc est Veterum monumentorum ad Germaniam sacram praecipuae spectantium collectio… Cum figuris aeneis. Fuldae, Lipsiae: Apud Mauritium Georgium Weidmannum, 1723-1724.

[6] Jan Jiri Stredovsky, Sacra Moraviae historia, sive Vita ss. Syrilli et Methudii.. ex diversisi historicorum tum impressorum, tum scriptorum codicibus, ex continuata, atque romanorum pontificum bullis, acerbo sudore collecta… nunc prim. milla omnia luci publicae exposita a Joanne Georgio Stredowsky. Solislbaci: Impensis Georgi Lehmanni, 1710.

[7] Michaelis le Quien, Oriens Christianus, inquator patriarchatus digestus; quod exhibentur Ecclesiae, Patriarchae, caeterique praesules totius orientis. Studio et opera R. P. F. Michaelis le Quien, Morino-Boloniensis, Ordinis Fratrum Praedicatorum. Opus Posthumum. Tres magnas complectens Diaeceses Ponti, Asiae, et Thraciae, Patriarchatui Constantinopolitano subjectas. Pariis: Ex Typogfraphia Regia, 1740. [vëll. I-III].

[8] Marco Hansizio, Germaniae Sacrae. Metropolis Lauriacensis cum Episcopatu Pataviensi chronolgiche propsita. Augustae Vindelicorum: Sumptibus Georgii Schluter et Martini Happach, (Cum Privilegio S. Caesareae Majestatis et Facultate Superiorum), 1727-1729 [vëll. I-II].

[9] Dionysii Sammarthani, Gallia Christiana in provincias ecclesiasticas distributa; qua series et historia archiepiscoporum, episcoporum, et abbatum Franciae Vicinarumque ditionum ab origine Ecclesiarum ad nostra tempora deducitur, et probatur ex authenticis Instrumentis ad clacem appositis. Opera et studio Domini Dionysii Sammarthani, Presbyteri et Monachi Ordinis Sancti Benedicti, e Congregatione Sancti Mauri. Lutetiae Parisiorum: Excudebat Johannes-Baptista Coignard, Regis et Academiae Gallicae. Architypographus (Cum approbatione et privilegio Regis), 1715-1865. [vëll. I-XVI].

[10] Henrique Florez, España Sagrada. Theatro Geographico-Historico de la Iglesia de España. Origen, division, y limites de todas sus Provincias. Antiguedad, Traslaciones, y estado antiguo, y presente de sus Sillas, con varias, Dissertaciones criticas. Contiene una clave geographica, y geographia Ecclesiastica de los Patriarcados, con el origen de las Dignidades Pontificias, contraido a la Iglesia de España, y Divisiones de las Provincias antiguas de estos Reynos. Segunda Edition. Madrid: En la Oficina de Antonio Marin, 1754-2000. [vëll. I- CLXXXI].

[11] Çezare Baroni ka lindur më 30 tetor 1538 në Sora. Ka vdekur më 30 qershor 1607. Për më shumë të dhëna të konsultohet Aldo Ferrabino, Dizionario Biografico degli Italiani. Roma: Instituto della Eciclopedia Italiana, fondata da Giovanni Treccani, 1964, vëll. VI, f. 470-478; J. Wahl, New Catholic Encyclopedia. /Second edition/. Washington D. C: Thomson & Gale, The catholic University of America, Washington, D.C. 2002, vëll. II, f. 105-106.

[12] Caesare Baronio, Annales Ecclesiastici. Auctore, Caesare Baronio Sorano, Congregationis Oratorii Presbytero. [Ex Typographia Vaticana, de Superiorum concessione], Romae, 1588–1607. [vëll. I-XII. Vëllimi XII, mban titullin: Caesare Baronio, Annales Ecclesiastici. Auctore, Caesare Baronio Sorano, ex Congregatione Oratorii S.R.E. Presbyt. Cardinali Tit. SS. Nerei et Achillei et Sedis Apostolicae bibliothecario].

[13] Ferdinando Ugeli ka lindur në vitin 1595 në Firencë dhe ka vdekur në vitin 1670 në Romë. Për më shumë të dhëna të konsultohet: Benedetto Nicolini, Enciclopedia…, vëll. XXXIV, f. 612. Botimi i parë i veprës Italia Sacra u bë në vitet: 1642-1648 në Romë. Ne kemi shfrytëzuar ribotimin e dytë nga vitet: 1717-1722.

[14] Ferdinando Ughello, Italia Sacra sive de episcopis Italiae, et Insularum adjacentium, rebusque ab iis praeclarea gestis, deducta serie ad nostram usque aetatem. Opus singulare Provinciis XX. Distinctum, in quo Ecclesiarum origines, Urbinum conditiones, Principum donationes, recondita monumenta in lucem proferuntur, Venetiis: Apud Sebastianum Coleti, (Superiorum permissu, et privilegio), 1717–1722. [vëll. I-X].

[15] Ioannes Bollandvs, Acta Sanctorum Qvotoqvot toto orbe Colvntvr, vel a Catholicis scriptoribus celebrantvr, qvae ex Antiqvis Monvmentis Latinis, Graecis, aliarvmqve gentium collegit, digessit, notis illvstravit Ioannes Bollandinvs Societatis Iesv Theologvs, Seruata primigenia Scriptorum phrasi. Operam et studium contvlit Godefridvs henschenivs eiusdem Societatis Theologvs. Ianvarii, Tomvs I. Antverpiae: Apud Ioannem Mevrsivm, 1643-1960. [Vëllimi i parë është botuar në vitin 1643 në Antverpen, ndërsa vëllimi 67 në vitin 1940 në Bruksel. Ky vëllim ka këtë titull: Hippolytus Delehaye, Paulus Peeters, Mauritius Coens, Balduinus de Gaiffier, Paulus Grosjean, Franciscus Halkin, /Presbyteri Societatis Iesu/, Propylaeum ad Acta Sanctorum Decembris. Ediderunt: Hippolytus Delehaye, Paulus Peeters, Mauritius Coens, Balduinus de Gaiffier, Paulus Grosjean, Franciscus Halkin, Presbyteri Societatis Iesu. Martyrologium Romanum ad formam editionis Typicae Scholiis Historicis Instructum. Bruxellis: Subventionne par la Fondation Universitaire, 1940].

[16] Ioannes Bollandvs ka lindur në vitin 1596 në Julémont [Limburgo] të Belgjikës. Ka vdekur në vitin 1665. Për më shumë të dhëna të konsultohet: Baudouin de Gaiffier, Enciclopedia Italiana…, vëll. VII, f. 323-325; P. Roche, New Catholic…, vëll. II, f. 471-472.

[17] Viktor Novak, Latinska paleografija. Beograd: Naučna Knjiga. 1952, f. 23.

[18]Archivum Romanum Societatis Iesu [ARSI], Opera Nostrorum [Opp. N.N.] 222, f. 120r.

[19] Musa Ahmeti dhe Etleva Lala, Një burim me vlera të mëdha për historinë tonë kombëtare. /Directorium ad passagium faciendum (Udhëzim për të kryer kalimin e [detit] i Guljelm Adamit. Ekskluzive. Tiranë–Prishtinë. Gusht 2002, nr. 28, f. 90-96.

[20] Ludwig von Thallóczy, Beiträge zur Siedlungsgeschichte der Balkanhalbinsel. /Die Urgeschichte des Illyrertums auf dem Gebiete Bosniens. Në: Illyrisch-Albanische Forschungen. München und Leipzig: Verlag von Duncker et Humblot, 1916, vëll. I, f. 40-47. Ne kemi shfrytëzuar edhe: Vëzhgime Iliro-Shqiptare. Përkthye nga Mustafa Merlika-Kruja. [Camaj-Pipa]. Shkodër, 2004, f. 42-44; Sh. Sinani, “Illyricum…, f. 18; Musa Ahmeti, Në vitin 1368 përmendet për herë të parë mbiemri Kastritot. Ekskluzive. Tiranë-Prishtinë. Nr. 25; maj 2002, f. 88-90; Dmitrij Tschižewskij, Die Nestor-Chronik. /Slavistische Studienbücher Herausgeben von Dmitrij Tschižewskij, Reinchold Olesch un Dietrich Gerhardt. VI./. Wiesbaden: Otto Harrassowitz, 1969, f. 1-324.

[21] Aleks Luarasi, Shteti dhe e drejta shqiptare në epokën e Skënderbeut. Tiranë: Luarasi, 1998, f. 17-166; Musa Ahmeti, Një akt diplomatik nga kancelaria e Skënderbeut. (Viti 1458). /Burim me vlerë të rëndësishme për historinë tonë kombëtare/. Lobi. Shkup. 14. 10. 2002, nr. 87; Harry Hodgkinson, Scanderbeg. /Edited by Bejtullah Destani & Westrow Cooper. With an introduction by David Abulafia/. Dublin: The Centre for Albanian Studies. 1999; për më shumë informacione të konsultohet: Kasem Biçoku-Jup Kastrati, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Bibliografi, 1454-1835. Tiranë: Biblioteka Kombëtare Tiranë, 1997.

[22] Neol Malcolm, Kosovo. A short Hiytory. Londër: Papermac, 1998, f. 41-92; Musa Ahmeti, Një letërkëmbim i Skenderbeut me Sulltan Mehmetin II. [Janë këto disa fragmente të një letërkëmbimi të dy armiqve të mëdhej të historisë, Skënderbeut dhe Sulltan Mehmetit II. Kjo korrespodencë jo vetëm që hedh dritë mbi zhvillimet e rëndësishme të kohës, por përçon edhe një mesazh tjetër të qëndrueshëm dhe largvajtës; është gjuha e përdorur, kultura e shkrimit dhe mënyra e komunikimit që e bën edhe sot këtë korrespodencë të lexohet me ëndje]. Koha Ditore. [Koha për kulturë, nr. 156]. Prishtinë, 21 qershor 2003, f. 25-26.

[23] Vinçenc Malaj, Kuvendi i Arbënit 1703. Ulqin-Tuz: Instituti i Filosofisë dhe Sociologjisë, Prishtinë. Botimi i dytë, Shoqata Don Gjon Buzuku. 1999; Engjëll Sedaj, Papa shqiptar Klementi IX-Albani & Kuvendi i Arbënit. Prishtinë: Buzuku. 1998; Etleva Lala, Mbretëria e Arbërisë dhe Papati në gjysmën e parë të shek. XIV. Në: Kuvendi i Arbënit 1703. Tubimi shkencor-kulturor në 300-vjetorin e mbajtjes së tij. Prishtinë: Shpresa. 2004, f. 150-187; Bardhyl Demiraj, Aktet e “Kuvendit të Arbënit” dhe rëndësia e tyre në studimet albanologjike. Në: Kuvendi i Arbënit 1703. Tubimi shkencor-kulturor në 300-vjetorin e mbajtjes së tij. Prishtinë: Shpresa. 2004, f. 70-87.

[24] Odorico Raynaldo, Annales Ecclesiastici ab anno MCXCVIII ubi Card. Baronius desinit. Cardinalis Baronius, auctore Odorico Raynaldo, Congregationis Oratori. Presbytero. Accedunt in hac editione notae chronologicae, criticae, historicae, quibus Raynaldi Annales illustrantur, supplentur, emendantur, auctore Joanne Dominico Mansi, Lucensi, Congregationis Matris Dei. Lucae: Typis Leonardi Venturini (De Superiorum Licentia), 1752, vëll. IX; Skënder Anamali, Kasem Biçoku, Ferit Duka, Selim Islami, Muzafer Korkuti, Stavri Naçi, Frano Prendi, Selami Pulaha, Pëllumb Xhufi, Historia e popullit shqiptar. Ilirët. Mesjeta. Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shekujve XVI- vitet 20 të shekullit XIX. Tiranë: Botimet Toena, 2002, vëll. I, f. 200-202. [Në vazhdim e citojmë: S. Anamali, Historia e popullit shqiptar…,].

[25] Conrad Eubel, Hierarchia catholica Medii Aevi sive summorum porntificum, S. R. E. Cardinalium, ecclesiarum antistitum. Vëll. I, ab anno 1198 usque ad annum  1431 preducta. Monasterii: Sumptibus et typis, Librariae Regensbergianae: 1898; vëll. II. ab anno 1431 usque ad annum 1503 preducta, Monasterii, 1901.

[26] S. Anamali, Historia e popullit shqiptar…, vëll. I, f. 202-203.

[27] Ermanno Armo, Località, chiese, fiumi, monti e toponimi varii di un’antica carta dell’Albania Settentionale. Pubblicato sotto gli auspici della Reale Societa Geografica Italiana (Con annesso fac-simile della carta). /Pubblicazioni “dell’ Instituto per l’Europa Orientale” – Roma. Seconda Serie. Politica-storia-economia XXVI/. Roma, 1933-XI, f. 30-185; Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj. Ferizaj: Drita, 1992, f. 90-112; Darko Sagrak dhe Musa Ahmeti, Dr. Milan pl. Šufflay – Izabrani eseji, rasprave i članci. Zagreb: Nakladnik: Darko Sagrak, 1999; Stjepan Krasić, Generalno učilište dominikanskog reda u Zadru ili «Universitas Jadertina» (1396-1807). /Sveučilište u Splitu, Filozofski fakultet u Zadru. Monografije, libri 3/. Zadar: Filozofski fakultet, 1996.

[28] Sh. Sinani, Illyricum Sacrum…, f. 18-19.

[29] Sh. Sinani, “Illyricum Sacrum…, f. 18-19.

[30] Robert Elsie, Early Albania. A Reader of Historical Texts 11th-17thCenturies. /Balkanologische Veröffentlichungen Osteuropa-Institut der Freien Universität Berlin/. Wiesbanden: Harrassowitz Verlag, 2003, vëllimi XXXIX, f. 4-11.

[31] Milan Shuflaj, Serbët dhe Shqiptarët. Tiranë: Bargjini, 2002, f. 10-12; Paolo Petta, Despotë të Epirit e princër të Maqedonisë. /Mërgata Shqiptare në Italinë e periudhës së Rilindjes. Titulli i origjinalit: Despoti d’Epiro e principi di Macedonia/. [Përkthyer nga Pëllumb Xhufi]. Tiranë: Shtëpia e librit & Komunikimit. 2001, f. 9-18; Moikom Zeqo, Mes Laokontit dhe Krishtit. Onufri II. Tiranë: Medaur. 2000, f. 316; Oliver Jens Schmitt, Das venezianische Albanien (1392-1479). /Südosteuropäische Arbeiten, 110/. München: R. Oldenbourg Verlag München, 2001, f. 55.

[32] Hesiodus, [VIII-VII, a. C], Opere. Florentiae: Philippus Iunta. 1515; Hesiodus, Opere Latino e greco. Basiliae, 1542.

[33] Scylax, di Carayanda [VI, a. C], Periplus maris interni. Amstelodami: Apud Ioh. et Cornel. Blaev., 1639.

[34] Herodotus, [484-415, a. C], Historiae. Romae: Arnoldus Pannartz, 1475.

[35] Hecataeus, di Abdera, [IV-III, a. C], Frammenti Latino e greco. Altona: Sumptibus Jonae Korte, 1730.

[36] Thucydides, [465-395, a. C], De bello Peloponnesium Athenesiumque libri VIII. Laurentio Valla interprete: et nunc à Conrado Heresbachio ad graecum exemplar diligentissime recogniti. Coloniae: Eucharius Cervicornus, 1527; Thucydides, Histroy of the Peloponesian war. With an english translation by Charles Forster Smith /of the Universty of Wisconsis/. Cambridge, Massachusetts Harvard University Pres, London: William Heinemann Ltd., 1980, vëll. I-IV /Lib, 1-8/.

[37] Aristophanes, [445-385, a. C], Comoediae Latino. Venetiis: Apud D. Jacob a Bvrgofrancho Papiensem, 1538.

[38] Chio di Theopompus, [376, a. C], Hellenica oxyrhynchia cum Theopompi et Cratippi fragmentis /recognoverunt brevique adnotatione critica instruxerunt Bernardus P. Grenfell… et Arturus S. Hunt. Oxoni: Ex typographeo Clarendoniano, 1909.

[39] Polybius, [205- 120 a C], Historiarum libri quinque in latinam conversi linguam, Nicolo Perotto interprete. Florentiae: Per haeredes Philipi Iuntae, 1522.

[40] Diodorus Siculus, [60-30, a. C],  Bibliotheca historica./Diodori Siculu scriptoris graeci Libri duo primus de Philippi regis Macedoniae, aliorumque quorundam illustratrium ducum, alter de Aleandri fili rebus gestis, utrusque latinitate donavit Angelus Cospus bononiensis. Alexandri regis vita, quam graeca  scriptan a Iohanne Monacho Ang. Corpus vertit in nostram linguam/. Viennae Panoniae: Per Hieronymum Victorem, 1516; Diodorus Siculus, Bibliotheca historica. Basiliae: Excudebat Henricus Petrus, 1531.

[41] Chios di Scymnus, [184-3 a. C], Die Welt-Rundreise eines anonymen griechischen Autors. Kommentar von Martin Korenjak. Hildesheim, New York:  G. Olms, 2003.

[42] Iulus Gaius Caesar, [100-44, a. C], Opere. Florentiae: Opera et impensa Philippi Giuntae bibliopolae Fiorentini, 1508; Iulus Gaius Caesar, Opere. Hoc volvmine continetur haec Commentarorum de bello Gallico libri VIII. De belo ciuili pompeiano libri IIII. De bello Alexandrino liber I. De bello Africano liber I. De bello Hispaniensi liber I… Venetiis: In aedibus Aldi, et Andreae soceri, 1519.

[43] Titus Livius, [59 a. –17 d. C], Ab urbe condita. Parisiis: Venundantur ab Jadoco Badio Ascensio, 1516.

[44] Pomponius Mela, [I.], Chorographia. Geographiae libri tres. Hermolai Barbari. In eundem integrae castigationes. Index in Pomponio contenorum copiosissimus. Vienae Pannoniae: Per Hieronymunm Vietorem Philovallem et Ioannem Singrenium de Oeting, 1512; Pomponius Mela, Chorographia. Coloniae Agrippinae: Apud Ioannem Berckmannum, 1573.

[45] Ne kemi konsultuar këto botime: Appianus Alexandrivs, De bellis civilibvs Romanorum, cvm libro peqvam eleganti qvi Illyrivs, et altero qui Celticvs inscibitvr. Venetiis: Opera Magistri Bernadini de Vitalibus, 1526; Appianus Alexandrivs, Rommanorum Historiarvm Celtica, Libyca, vel Carthaginensis, Illyrica, Syriaca, parthica, Mithridatica, Ciuilis, quinque libris distincta. /Ex Bibliotheca Regia/. Lvtetiae: Typis Regiis, Cura diligentia Caroli Stophoni, (Cum privilegio Regis), 1551; Appian Sophistae Alexandrini, Illyrica. Quorum hactenus non nisi fragmentum extabat, E Codd. Mss. Reioub. Augustanae a David Hoeschelio Avc. Graece nun primum edita. Avgvstae Vindelicovm: Ad insigne pinus, (Cum privilegio Caes. Perpetuo), 1590, f. [I] + 1-16; Appiani, historia Romana. Prooemivm, Iberica, Annibica, Libyca, illyrica, Syraica, Mithridatica, Fragmenta. Lipsiae: Edidervnt: P. Viereck et A. G. Roos. Editio stereotypa correctior addenda et corrigenda adiceit, E. Gabba. Aedibvs B. G. Tevbneri. 1962, f. 326-351.

[46] Amasenus Strabo, [64/63 a. C.-23 d. C], Geographica latino. De situ orbis. Venetiis: Impressum per Bartholomeum de Zanis, 1502; Amasenus Strabo, La Geografia di Strabone, di greco taradotta in volgare italiano da M. Alfonso Buonacciuoli… Con due copiosissime tavole, l’una de’nomi antichi et moderni, l’altra di tutti i nomi et cose notabili, che in questo libro si contengono. Apresso Francesco senese. Venetia: Apresso Francesco senese, 1562.

[47] Plinius Secundus, Gaius, [23-70], Historia naturale di Caio Plinio secondo di lingua latina in fiorentina tradota per il doctissimo homo misser Christophero Landino… nuovamnete correcta: da infiniti errori purgada: Aggionte etiam di nuovo le figure a tutti li libri conveniente. Venzia: Per Marchio Sessa et Piero di Ravani Bersano, 1516; Plinius Secundus, Gaius, Historiae mundi libri trignita septem. Lugundi: Ex officina Godefridi et Marcelli Beringorum fratrum, 1548.

[48] Plutarchus, [50-127], Libellvs, qvibus modis ab inimicis ivvari possimus Ioanne Pannonio… interprete. Oratio Demosthenis, contra regnem Philippvm, Io. Pan. Intrprete. Bononiae: Hieronimus de Benedictis imprimebat, 1522; Plutarchus, Chaeronei philosophi historicique clarissimi, opuscula quae quindem extant omnia, undequaque collecta et diligentissime iampridem recognita. Quorum catalogum mox versa pagina indicabit. Cum amplissimo rerum verborum indice. Basileae: In officina Andr. Cratandri, 1530.

[49] Dionis Cassius, [155-235], Historiae Romana Latina. Dionis Nicaei,reurm Romanorum a Pompeio Magno, ad Alexandrum Magnae filium epitome, Ioanne Xiphilino authore, et Guilielmo Blanco Albiensi interprete… Lutetiae: Ex officina Roberti Stephani. 1551.

[50] Flavius Arrianus, [95-175],De expeditione sive rebus gestis Alexandri Macedonum regis libri octo, nuper et reperti, et quam diligentissime in lucem editi. Historia quoque eandem, olim quidem a Bartholomeo Facio latinitate donatam, nunc vero innummeris quibus scatebat mendis repurgatam, hic adiungi curavimus… Basilae: In officina Roberti Vvinter. 1539; Flavius Arrianus, De expeditione Alexandri Magni. Historiarum libri VII. Ejusdem Indica ex Bonaventuare Vulcanii interpretatione. Nicolaus Blancardus et veteribus libris recensuit, versionem latinam emendavit, octo libros Animadversionum adjeci. Amstelodami: Apud Joannem Janssonium à Waesberge, et viduam Eliyaei Wezersstraetù. 1668.

[51] Claudius Ptolemaeus, [100-178], Geographia. Cosmographia, aec. XV, manoscrito. L’opera continua nel Vat. Lat. 3811, II, parte del libro VIII, tavole.. Testo nella versione latina di Iacopo d’Angelo da Scarparia. Vatican: Biblioteca Vaticana. 1981-1985; Claudius Ptolemaeus, Geographia, a plurimis viris utriusque; linguae doctiss.emendata et cum archetypo graeco ab ipsis collata. Schemata cum demonstrationibus suis correcta a Marco Monacho caelestino beneventano, et Ioanne Cota veronensi… Figura de proiectione sphaerae in plaino… Sex tabulae noviter confectae V, Hispaniae, Galliae, Livoniae, Germaniae, Poloniae, Ungariae, Rusiae et Lituaniae, Italiae et Iudeae: Maxim quantitas dierum civitatum et distantiae locorum ab Alexandria Aegypti cuiusque civitatis… Romae: Rome noviter impressum per Bernardini Venetu de Vitalibus. Expensis Euangelista Tosino brixiano Bibliopola. 1507.

[52] Porphyrius, di Tiro, [233-301/4], Iamblichus, di Calcide. Index eorum quae in hoc libro habentur. Venetiis, 1516; Porphyrius, In Claudii Ptolemaei, Quadripartium enarrator ignoti nominis… Item, Porphyrii philosophi Introductio in Ptolemaei opus de effectibus astorum. Praetera Hermetis philosophi de revolutionibus nativitatum libri duo, incerto interprete. Basilae: Ex officina Petruana. 1559.

[53] Procopius Caesariensis [490-575], Seu historia arcana… Nicolao Alemanno defensore primum ex Bibliothecae Vaticana prolata. Typis Henningi Mulleri. Helmestadii: Typis Henningi Mulleri, 1654.

[54] S. Anamali, Historia e popullit shqiptar…, vëll. I, f. 203-207.

[55] S. Anamali, Historia e popullit shqiptar…, vëll. I, f. 203-207; Athanas Gegaj, OFM, L’Albanie et l’Invasion turque au XVe siecle. /Université de Louvain. Recueil de travaux publiés par les Mebres des Conférences d’Histoire et de Philologie 2me Série, 40me fascicule/. Louvain: Bureaux du Recueil. Bibliothèque de l’Université Louvain, 1937 f. 1-2. Ne kemi konsultuar edhe një të ashtuquajturin “përkthim” të këtij libri me titull “Athanas Gegaj, Arbëria dhe Gjergj Kastritoti Skenderbeu, 1405-1468. Tiranë: Eurorilindja, 1995, i cili është me shumë gabime, shmangie nga origjinali dhe ç’është më e keqja, Gjergj Gashi, ngatërron referencat, literaturën… etj, duke mos respektuar fare origjinalin. Nuk shënohet kush është përkthyesi. Libri shoqërohet me këtë shënim: “Zgjodhi për ju Gjergj Gashi”, që sipas të gjitha gjasave duhet të jetë edhe përkthyesi?

[56] Pëllumb Xhufi, Vështrim mbi popullsinë e qyteteve bregdetare shqiptare në shekujt XII-XV. Në: Studime Historike. Akademia e Shkencave e RPSH – Instituti i Historisë. Tiranë, 1982, viti XXXVI (XIX), nr. 4, f. 147.

[57] Musa Ahmeti, Jedan nedovoljno poznati rukopis I. Kukuljevića Sakcinskog o Skenderbegu/ [An unsufficiently known manuscript on Skenderbeu by I. Kukuljević-Sakcinski]. Në: Zbornik Odsjeka za Povijesne Znanosti zavoda za povijesne i društvene znanosti Hrvatske Akademije Znanosti i Umjetnosti. /Hrvatska Akademija Znanosti i Umjetnosti/. [ZOPZ, HAZU, 17, 1-288]. Zagreb, 1999, vëll. 17, f. 163-178; S. Anamali, Historia e popullit shqiptar…, vëll. I, f. 227-234.

[58] Duke qenë se autorët e korpusit Illyricum Sacrum i kanë qëndruar besnikë Ilirisë së Justinianit në hapësirat geografike, ne nuk jemi marrë me trajtimin e historisë së Perandorisë Bizantine, pasi kjo gjë do të dilte jashtë konceptit të këtij studimi për Illyricum Sacrum.

[59] S. Anamali, Historia e popullit shqiptar…, vëll. I, f. 227-248; Aleks Buda, Shkrime historike, 3. /Akademia e Shkencave e Shqipërisë-Instituti i Historisë/. Tiranë: Toena, 2002, f. 73-75, në studimin me titull: “Shteti feudal shqiptar në shekullin XIII”, shkruhet: “Sundimtari i parë i Principatës së Arbërisë ishte Andrea, në vitet 1166-1190.” Në vazhdim përmenden: Progoni, në vitet 1190-1199; Gjini, në vitet: 1199-1208; Dhimitri, në vitet: 1208-1252 dhe i fundit Guilelmi në vitin 1253. Për më shumë të dhëna të konsultohet: Ludovicus de Thallóczy, Constantinus Jireček, Emilianus de Sufflay, Acta et diplomata res Albaniae Mediae Aetatis Illustrantia. Vindobonae: Typis Adolphi Holzhausen. 1913-1918, vëll. I-II. [Ribotuar në vitin 2002 nga DPA dhe Ekskluzive, Tiranë-Prishtinë], vëll. I, f. 53-68; K. A. Çerkezi, Histori e Shqiperisë. /Botime te Federatës Panshqiptare “Vatra”/. Boston: Shtypshkronja e Diellit, 1921, f. 75-77; Franc Miklošich, Monumenta Serbica Spectantia Historiam Serbiae Bosnae Ragusii. Viennae: Apud Guilelmum Braumüller. 1858, f. 22; etj.

[60] A. Gegaj, OFM, L’Albanie et l’Invasion turque au XVe siecle…, f. 7-8.

[61] Sipas Historisë së Popullit Shqiptar: “nga studimet më të reja të mbështetura jo vetëm në burimet e shkruara historike, por edhe në të dhënat arkeologjike si dhe në ato gjuhësore, rezulton se trualli historik i ilirëve përfshinte tërë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga rrjedha e lumenjve Moravë e Vardar në lindje, e deri në brigjet e Adriatikut e detit Jon në perëndim, që nga lumi Sava në veri, e deri te Gjiri i Ambrakisë në jug, pra deri në kufijtë e Helladës së vjetër. Burime historike dhe ato arkeologjike e gjuhësore dëshmojnë për praninë e ilirëve edhe jashtë trevës historike të tyre. Grupe të tëra ilirësh, midis tyre edhe mesapët dhe japigët u vendosën në Itali…;” S. Anamali, Historia e popullit shqiptar…, vëll. I, f. 42.

[62] Për më shumë hollësi, të konsultohet harta e botuar në vëllimin e parë të “Illyricum Sacrum”, faqe e pafaqosur, që duhej të ishte f. 54; S. Anamali, Historia e popullit shqiptar…, vëll. I, f. 174-175; ndërsa studiuesi kroat, prof. Stjepan Antoljak shkruan se: “Iliriku i atëhershëm, përfshinte territoret e sotme të: Dalmacisë, Kroacisë, Slovenisë, Bosnjes e Hercegovinës, Serbisë dhe popujve të tjerë të Jugosllavisë si dhe Bullgarinë, Shqipërinë dhe Gadishullin Ballkanik në përgjithësi.” Stjepan Antoljak, Hrvatska Historiografija do 1918. Zagreb: Nakladni Zavod Matice Hrvatske. 1992, vëll. I, f. 314; mendim të ngjashëm me të prof. S. Antoljak, ka edhe studiuesi tjetër kroat, Josip Lučić, Daniele Farlati (1690-1773). U povodu 200.godišnjice smrti. Historijski Zbornik. Zagreb: Izdaje Povijesno društvo Hrvatske. 1973, viti XXV-XXVI, 1972-1973, f. 241.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT