• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2025

“Trump në West Point = Apel krenarisë hynore të Amerikanëve”

June 14, 2025 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Pothuaj një javë më parë Presidenti i USA, Donald Trump u ngjit triumfalisht në podiumin e West Point, ku dhe mbajti një fjalim të zjarrtë me moton: ʺme krenari hyjnore dhe besim të çeliktë për Amerikën e mdhe”. Fjalimi i Tij ishte një përzierje Shakespiriane e Henry V-ërt: “Betejat janë të pashmangshme, por fitorja është e sigurt”, që ngriti peshë jo vetëm zemrat e kadetëve që diplomoheshin oficerë të ushtrisë së USA.

Fjala e Tij ishte e mbushur me anekdoda motivuese dhe kritika ndaj administratave të kaluara, por dhe për rolin e ushtrisë në mbrojtjen e kufijve kombëtarë. Plot emocione dhe krenari, Trump i’u drejtua kadetëve të West Point: “ju jeni luftëtarët dhe fitimtarët e Amerikës së pakonkurrueshme dhe të pamposhtur“, duke nënevizuar rolin kritik në modernizimin e fuqisë ushtarake të SHBA-ve.

“Ju jeni gjenerata e Amerikës së Artë“. Fjalimin e filloi si një valë e ngadaltë, por që rrezatonte besim dhe fuqi në çdo fjali. Me timbrin e Tij të pazëvëndësueshëm: “një përzierje midis një tregtari të vjetër të Manhattanit dhe një Strategu të luftës”, iu drejtua djemve dhe vajzave të ushtrisë së Amerikës si një baba/Mbret i moshuar që jep mësimet e fundit para se ata te nisen në betejën hyjnore: “Ju jeni fituesit. Çdo njëri nga ju është fitimtar. Nga sot ju bëheni pjesë e rrugës së lavdisë Amerikane, rruga që ka përshkruar Eisenhower, Patton, Schwarzkoph, etj”!  

“Ju zgjodhët një jetë në shërbimi ndaj atdheut“. Ju mund të kishit shkuar në Wall Street, por zgjodhët çizmet dhe uniformat”, duke shtuar se: “ ky është shërbimi më i lartë ndaj atdheut. “Duajeni atë që keni zgjedhur të bëni. Nëse nuk e doni, nuk do të jeni të suksesshëmʺ. Ai vuri në dukje edhe sukseset akademike dhe të klasës 2025, duke evidentuar 26 studentë me arritje ekselente dhe 4 shkencëtarë të nivelit Rhodes.  

“Ushtria jonë është dhe do të mbetet më e fuqishmja në historinë e njerëzimit”. Presidenti Trump shprehu krenarinë për buxhetit ushtarak (1 Trilion $ në 2025), më i madhi në historinë e SHBA.  Ai vlerësoi se gjithësesi mbeten kritike investimet në teknologji, raketat hipersonike, dronët, inteligjencën artificiale, si dhe sistemet/kupolën e mbrojtjes raketore (Golden Dome). “Raketat hipersonike? ne i shpikëm. Por na i vodhën. Dhe e dini kush? Rusët”. Por pastaj, me një buzëqeshje fitimtare, shtoi: “Por tani, ne po i ndërtojmë ato përsëri. Dhe do të jenë më të shpejta, më vdekjeprurëse, dhe më të pamposhtura”! 

“Ushtria nuk është për SHOW as për vallëzim, ajo është për të mposhtur armikun“. “Ushtria jonë nuk do të jetë kurrë një laborator ideologjik, pasi Ajo ka për mision: “të dominojë, të shkatërrojë, të fitojë”. Ai kritikoi ashpër administratën paraardhëse dhe ideologjitë që e largonin ushtrinë nga misioni i saj.

“Kur humbet momentum-i, humbet gjithçka“. Trump solli në kujtesën e Kadetëve që lavdia është si një kalë i egër që duhet kapur për freri. “E dini historinë e Bill Levitt? Një herë ai ishte mbreti i ndërtimeve dhe gratgrataçielave. Por më vonë humbi gjithçka. Pse? Sepse humbi momentin, i cili është gjithçka, miqtë e mi. Mos e humbni kurrë atë.”  Merrni përsipër rreziqe, të jeni krijues dhe të bëheni ndryshe, sepse historia nuk është shkruar asnjëherë nga të bindurit verbërisht, ishte mesazhi i Tij.

“Ricky McMahon dhe unaza që lidh brezat“. Kulmi emocional ishte kur Trump ju drejtua Kadetit Ricky McMahon, i cili mbarte me vete një trashëgimi të rëndë lavdie: “Ju do të trashëgoni më tej kujtimin e atyre që ranë për Amerikën e madhe” – i tha Presidenti Rickit. “Babai yt ra martir në Afghanistan. Tani, unaza e klasës së tij është shkrirë bashkë me 87 të tjerat, për të formuar unazat tuaja. Kjo unazë nuk është thjesht metal. Ajo është kujtimi i atyre që ranë që ju të mund të qëndroni fort” …!. “Kurrë mos u dorëzoni. Kurrë mos u përkulni. Nëse bëni këtë, Amerika do të jetë më e fortë se kurrë.” 

Kritikë ndaj politikave të kaluara. Trump i sheh kadetët jo si vetëm si ushtarë, por si fitimtare të një epoke që Ai e quajti “Epoka e Artë”. Dhe me një gjest teatral, i ftoi ata të ngrinin dorën e djathtë dhe të betoheshin: “Kurrë mos u dorëzoni”, çka ishte një mesazh përmbyllës, betim dhe një urdhër Suprem në të njëjtën kohë.

Episodi që ngjalli të qeshura, ishte një gjetje simbolike ndaj dështimeve njerëzore, një mesazh që edhe më të fortët shpesh dështojnë dhe kanë nevojë për një fillim të ri. “Secili e meriton një shans të dytë”, tha ai. Si epilog, Trump e përdori West Pointin si skenë për të promovuar një vizion të fuqisë ushtarake duke kombinuar krenari kombëtare, si dhe duke perseritur edhe më qartë: “Amerika e para, sepse do vijojë të ketë fuqinë ushtarake me të pakonkurrueshme dhe të pamposhtur“.  Në përmbyllje, si një aktor që e di se si të largohet nga skena, Trump përfundoi me një shaka: “Tani po kthehem në Washington për tu marrë vesh me Rusinë dhe Kinën. Dhe e dini çfarë? Ne do t’ia dalim”. Pra, nuk ishte thjesht një adresim ceremonial. 

Më poshtë edhe 5 mesazhet kryesore që mund të nxjerrim nga ky fjalim historik në West Point:

Mesazhi nr. 1: Ky fjalim mbart vizionin dhe vendosmërinë e SHBA-ve që Presidenti Trunp do të konfirmoje në Samitin e NATO-s që do të zhvillohet në Hagë në 24-26 Qershor: “NATO nuk do të jetë kurrë më një klub diplomatësh por një fuqi e vdekjeprurëse, për paqen, sigurinë dhe interesat Auro-atlantike”, duke ju rikujtuar Homologëve të 31 vendeve   të NATO-s “qasjen e fortë” për peshën (burden sharing), si dhe presionin për të rritur buxhetin e mbrojtjes nga 2% në 3% të GDP apo edhe më shumë! 

Mesazhi nr. 2: “Neo-Stalinistët, Kim-Jong, Shtetet apo Organizatat Terroriste, jo vetëm vijojnë të kërcënojnë sovranitetin e Ukrainës martire, paqen në Lindjen e Mesme, por edhe rendin global, kohezionin, kufijtë, vlerat demokratike si dhe interesat dhe fuqinë e Aleancës Euroatlantike (SHBA/NATO/BE)”. 

Mesazhi nr. 3: Paqja, stabiliteti demokratik si dhe axhenda e integrimit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor mbeten të kërcënuara jo vetëm për shkak të luftës neo-naziste në Ukrainë; jo vetëm për shkak të interesave të Moskës, por për shkak të demokracisë fasadë, politikanët dhe pushtetarët (Dodikët) e korruptuar, mungesa e kohezionit mes vendeve të BE dhe rikthimi i frikshëm te gara e armatimeve në Rajon.

Mesazhi nr. 4: përfshi/përtej arsyeve të sipërpërmëndura edhe RSh ka nevojë kritike të modernizojë konceptin, strukturat, kapacitetet dhe aftësitë operacionale të Forcave të Armatosura. Por rritja e buxhetit të mbrojtjes nga 2% në mbi 3% deri 2030 nuk është kurrësesi “për ta marrë me të mirë Presidentin Trump as për ti bërë qoka-sulltanate familjes së Tij”; por mbi gjitha një domosdoshmëri për të modernizuar kapacitetet dhe fuqinë/efiçencën e Institucioneve, Agjencive të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare në përmbushje të misionit kushtetues, pra: “për të mbrojtur integritetin territorial (neni 5); zhvilluar interesat gjeopolitike të RSh në Rajon si dhe për të “merituar me dinjitet karrigen” në tavolinën e NATO-s.

Mesazhi nr. 5: reformat për modernizimin e Sistemin e Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare (SS&MbK) kanë domosdoshmëri jetike për gjithëpërfshirje, konsensus sa më të gjerë, harmonizimin demokratik të pushteteve kushtetuese si dhe kohezionin e mbarë- shqiptarëve ndaj interesave kombëtare.

Fatkeqësisht zgjedhjet e 11 Majit, me 140 deputet e emëruar në borderonë e kuvendit, blinduan Sulltanatën e Kryetarëve të Madhërishëm duke përdhosur pluralizmin, besimin te vota e qytetarëve, demokracinë, Institucionet, balancat demokratike të pushteteve si dhe p’shurrur Republikën Parlamentare. Nga ana tjetër e Kombit, mos-zgjedhja e krizës politike, pra e Kryetarit Kuvendit mbas 25 raundesh (?!?), për shkak të këmbënguljes bollshevike dhe përdredhjes marksiste rreth një Emri, e vendos në pikëpyetje kritike në mos qesharake stabilitetin demokratik si dhe përpjekjet shtet-formuese të Republikës së Kosovës !  

Gjithësi, në kapacitetin e angazhimeve për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe euroatlantike të RSh, j’u bej thirrje jo “kamikazëve të Kryetarëve fuqiplotë”, por arsyes fisnike të faktorëve mëndjehapur të Tiranës dhe Prishtinës Zyrtare, që: “asnjë grosh nuk vlejnë as dalldisja bolshevike nga mbajtja për 16 vjet e pushtetit dhe as dëshpërimi demokrate/ëve nga humbja mëkatare e radhës” por vetëm dashuria ndaj vendit; përkushtimi dhe përgjegjësia e lartë shtetërore ndaj interesave mbarë Kombëtare; “besimi dhe bekimi” ndaj partneritetit strategjik me SHBA, NATO-n si dhe axhendën e integrimit në BE” !

* Autori është Gjeneral ® Piro Ahmetaj: 

Senior Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n, 
Zv/President i Këshillit të Atlantikut; dhe ish: 
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, 
Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA, 
Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO. 

Filed Under: Politike

Në vend që të bëhet muze, mbi Monopolin e Tetovës ra heshtja e një ekskavatori

June 14, 2025 by s p

Shembja e Monopolit të Tetovës nuk përfaqëson thjesht zhdukjen e një objekti industrial nga memoria urbane, por një akt të heshtur institucional ndaj një segmenti të errët të së kaluarës kolektive që ende nuk ka gjetur vend në narrativën zyrtare. Ky objekt, në të cilin çdo familje e Pollogut kishte më së paku një anëtar të prekur nga pasojat e dhunës dhe represionit të një epoke të errët, ishte më shumë se një ndërtesë  ishte një dëshmi e gjallë e përjetimeve të heshtura të një komuniteti të tërë

Nga Prof.dr.Skender ASANI

Në skajet e një qyteti të ngjeshur ndërmjet dy epokash, gjendet  ose më saktë, gjendej – një strukturë që dikur mbante jo vetëm tym duhani, por edhe frymën e fundit të një kohe të trazuar. Monopoli i Tetovës, një ndërtesë e zakonshme për sy të zakonshëm, kishte përjetuar një funksion të pazakonshëm në një stinë të errët të historisë. Për një periudhë të shkurtër, por të ngarkuar me tension dhe dhimbje, ai u shndërrua në një stacion ndalimi  jo për mallra, por për njerëz. Njerëz të mbledhur, të sistemuar, të ndarë. Jo për qëllime tregtare, por për “administrim” të realiteteve politike të pasluftës.

Shumë nga ata që u futën brenda atyre mureve, nuk dolën më. Shumë prej atyre që dolën, mbartën përjetë heshtjen e asaj hapësire. Ashtu siç ndodh rëndom me memorien kolektive të komuniteteve të cilat nuk kanë pasur fatin të kenë histori të “institucionalizuar”, edhe kjo ngjarje mbeti jashtë teksteve dhe jashtë përmendoreve. Ajo u transmetua në formën më primitive të kujtesës: nga goja në gojë, nga pleqtë te nipërit, nga lotët e heshtur te pyetjet pa përgjigje.

Përmasat e saj nuk ishin të një rrethi të ngushtë: thuajse çdo familje e rajonit të Pollogut kishte, së paku, një anëtar që ishte prekur drejtpërdrejt nga kjo ngjarje qoftë i thirrur, i zhdukur apo i keqtrajtuar. Disa humbën bijtë, të tjerë vëllezërit, kushërinjtë, apo komshinjtë. Kjo e bëri Monopolin jo thjesht një vend-ngjarje, por një plagë kolektive, që jetoi përmes heshtjes së çdo shtëpie që kishte një derë të hapur për të pritur dikë që nuk u kthye kurrë.

Për çudi, edhe pse ndodhi në të njëjtin territor dhe në të njëjtën kohë me histori të tjera që sot përkujtohen me solemnitet, Monopoli i Tetovës nuk e fitoi të drejtën për të qenë simbol. Nuk pati fatin të shndërrohej në muze, as në vend për reflektim. Mbi të nuk u vendos asnjë pllakë. Në vend të një skulpture në përkujtim, mbi të ra heshtja e një ekskavatori.

Nëse kujtesa është pasuri e shteteve që duan të ndërtojnë identitet të drejtë dhe gjithëpërfshirës, atëherë harresa është investim i qëllimshëm shpesh i heshtur për të selektuar kujt i lejohet të kujtojë dhe kujt jo. Dhe në këtë zgjedhje selektive, disa hapësira mbeten jashtë arkitekturës zyrtare të kujtesës. Jo për mungesë rëndësie historike, por për shkak të biografisë etnike të viktimave të saj.

Nuk është e pazakontë që ndërtesat me barrë historike të trajtohen me një lloj nervozizmi institucional. Ato janë dëshmi që nuk flasin, por thërrasin. Monopoli i Tetovës thërriste një të vërtetë që nuk përputhej me narrativën dominante. Ai kujtonte një ngjarje që nuk u pranua si pjesë e “tragjedive të ligjshme”. Ai prekte ndjenja të një komuniteti që për dekada ka përjetuar përjashtimin nga kujtesa zyrtare.

Dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye, vendimi për ta shembur atë ndërtesë u mor pa ndonjë debat publik, pa ceremoni, pa ndonjë ndjesë apo dokumentim. Ajo u zhduk me heshtjen e një procesi që e njeh mirë logjikën e fshirjes së gjurmëve. Sepse në fund, kur nuk e përball dot të kaluarën, më lehtë është të shembësh ndërtesën sesa të përballesh me historinë që ajo përfaqëson.

Por historia nuk është vetëm në mure. Ajo jeton në ndërgjegje, në kujtime dhe në pyetjet që brezat do të bëjnë gjithmonë: Pse një kamp në një qytet tjetër u bë muze, dhe ky jo? Pse një viktimë u përkujdes, dhe tjetra u harrua? Dhe a mund të ketë drejtësi kolektive kur vetë kujtesa është e njëanshme?

Shembja e Monopolit të Tetovës nuk përfaqëson thjesht zhdukjen e një objekti industrial nga memoria urbane, por një akt të heshtur institucional ndaj një segmenti të errët të së kaluarës kolektive që ende nuk ka gjetur vend në narrativën zyrtare. Ky objekt, në të cilin çdo familje e Pollogut kishte më së paku një anëtar të prekur nga pasojat e dhunës dhe represionit të një epoke të errët, ishte më shumë se një ndërtesë ishte një dëshmi e gjallë e përjetimeve të heshtura të një komuniteti të tërë. Rënimi i tij, i justifikuar me gjuhë zhvillimore, flet në fakt për një politikë të qëllimshme të harresës selektive, ku dhimbja shqiptare mbetet jashtë përkujtimit institucional dhe kujtesës kolektive shtetërore. Në këtë shembje nuk rrënohen vetëm mure, por zhbëhen urat e transmetimit ndërbreznor të së vërtetës historike, duke lënë pas një boshllëk në ndërgjegjen qytetare dhe duke forcuar ndjesinë se kujtesa jonë vlen vetëm nëse përputhet me format e lejuara të përkujtimit. Por historia nuk zhbëhet me buldozerë ajo mbijeton në vetëdijen e atyre që refuzojnë të heshtin dhe do të vazhdojë të kërkojë vendin e saj, derisa të njihet jo si barrë, por si përgjegjësi e përbashkët.

Filed Under: Fejton

PARADA SHQIPTARE, 21 QERSHOR 2025 NË NEW YORK

June 14, 2025 by s p

PARADA SHQIPTARE, 21 QERSHOR 2025 NË NEW YORK.

Filed Under: Komunitet

Figura e Skënderbeut sipas një kompozimi në gravurë në vitin 1631

June 14, 2025 by s p

– Skënderbeu dhe shtabi i tij – Trimi i mirë me shokë shumë

Fotaq Andrea & Dritan Muka

Pjesa II

Në këtë mënyrë, studiuesja amerikane e artit Louise Rice nuk bën gjë tjetër veçse njëjëson figurën e Pirros së Epirit me figurën e Skënderbeut, i bashkëngjit të dyja figurat, duke  përmendur madje edhe fjalët e njohura të Heroit shqiptar në letrën që ky i dërgon dukës së Tarentes kur i shkruan se ai (Skënderbeu) “udhëheq një racë njerëzish që zbresin prej tij”, (domethënë prej Pirros së Epirit). Dhe Rice nxiton të japë shpjegime të mëtejshme, sikur “vetë Skënderbeu ka porositur te armatori i tij përkrenaren me kokën e cjapit (dhisë)”, për të imituar, thotë ajo, përkrenaren e Pirros, që, siç shkruan Plutarku, njihej që larg nga luftëtarët e vet për kreshtën e lartë me brirët e cjapit.”8 Po ashtu, këmbëngul ajo, “fakti që të dy ishin mbretër të Epirit, të jashtëzakonshëm në artin e luftës, karakterizuar nga forcë fizike e pamatë, veshur me lavde e nderime, asgjë nuk mund të ilustrojë më mirë përngjashmërinë e Giorgio Castrioto të quajtur Skënderbe nga turqit me mbretin e lashtë Pirro”. Dhe konkludon: “… duke pasur parasysh tërë këto përngjashmëri e ndërthurje ideore, mbreti i paraqitur nga Stella nuk mund të jetë tjetër veçse Pirroja i Epirit”(!) – (nënvizimet tona). Tek argumenton: “Edhe pse mund të duket e çuditshme që artisti francez e paraqet këtu Pirron me veshje jo klasike, përsëri gjëja është e përligjur në pikturë, po të mbahet parasysh tabloja e Ferdinand Bol e vitit 1656 ku Pirroja mban në krye kurorën e tij mbi një çallmë të praruar” (!)9 

Me një fjalë, Prof. Rice, në këtë rast, e tejkalon idenë e saj të njëjësimit të dy figurave historike, të Pirros dhe Skënderbeut, për të parë tashmë në këtë ilustrim artistik thjesht dhe vetëm Pirron e Lashtësisë! 

(foto 5) Ferdinand Bol: 1. Pirro i Epirit; 2. personazh 

me çallmë.

Një konkluzion ky, siç vumë në dukje, aspak bindës, për të mos thënë për më tepër i gabuar, nëse ajo do kishte njohur edhe më nga afër historinë e Shqipërisë dhe të KryeHeroit të saj.

Nga ana tjetër, tërë shpurën shoqëruese të Pirros (Skënderbeut), ajo e sheh me kapa apo kokore të fantazuara, gjithë ornamente stolish e pendësh, për t’i paraqitur ata sa më ekzotikë e gjysmë-orientalë. “Por fundja, pranon ajo, pikërisht kështu europianët e Perëndimit i përfytyronin shqiptarët”.10 Dhe me këtë rast, nuk mungon të japë vlerësime historike për shqiptarët, të njohur për soldateskën e tyre mercenare “të egër”, kur mbushën – “të detyruar me forcë” thekson ajo, – radhët e jeniçerëve, apo radhët e kalorësisë së lehtë europiane, të njohur me emrin “stradiotë”, tek i shërbyen ushtrive të Europës me veshjen e tyre krejt të veçantë. 

E detyruar kështu – falë elementëve përcaktues dhe dëshmues të vetë veprës së J. Stella-s – të “shmangë” njëfarësoj Lashtësinë e Pirros së Epirit, studiuesja Rice i përavitet ndrojazi, do thoshim, jehonës së kohëve post-skënderbegiane, kur fakti historik është se në Europën Perëndimore të shekullit XVI dhe në Turqinë osmane si një superfuqi e kohës u “shfaqën” dhe bënë bujë stradiotët dhe jeniçerët shqiptarë, drejtpërdrejt pasardhës të gardës elitare të Skënderbeut, ata që cilësoheshin në krejt Europën “Fiers comme des Albanais” (Krenarë si shqiptarët), siç është shprehur i pari Jean Marot, shkrimtari frëng i shekullit XV-XVI.11 

Dhe jo vetëm kaq, por Prof. Rice, në esenë e saj shfaqet e prerë, kategorike, arbitrare në konkluzionin e saj: “Stella, pohon ajo – as më shumë e as më pak -, e ka pikturuar Pirron si një Skënderbe”(!), duke u dhënë madje edhe ushtarëve të tij pamje të orientalizuar si të mercenarëve shqiptarë. Me një fjalë, ajo sikur kërkon të “zbulojë” vetëm identitetin e një protagonisti mbretëror, atë të Pirros së Epirit, për ta shmangur, zbehur apo për të vënë në plan të dytë protagonistin kryesor të veprës, Skënderbeun! Dhe tërë kjo, gjoja me anë të metaforës dyfishe që ajo përdor nëpërmjet termave “kuptimi i kuptimit”. Gjë që e çon edhe më tej, tek mban parasysh qenin e Stella-s në qendër të vizatimit. Ky element – heraldik në vetvete – e nxit prof. Rice të parashtrojë si argument historinë e Pirros dhe të qenit të tij të zgjuar, rrëfyer nga Plutarku dhe Elieni, histori të cilën ajo e jep të plotë në esenë e saj: se si qeni i Pirros arriti të zbulojë vrasësit e të zotit të vet të mëparshëm (!)12. 

(foto 6). Qeni i Pirros, Qeni i Perëndisë, Qeni në Statutet e Shkodrës.

Po ashtu, ajo mbështetet edhe tek elementi i dytë heraldik i tablosë: shqiponja në qendër të vizatimit, si dhe te shqyta e shatrit, kur nënvizon se edhe vetë Pirroja thërritej nga populli i tij me nofkën “shqipe”. Por pa harruar të nënvizojë nga ana tjetër se shqiponja me dy krerë ishte edhe në flamurin e luftës të Skënderbeut. 

Duke përfunduar, studiuesja amerikane Rice nxjerr në pah edhe dy aspekte të tjera të veçanta:

Së pari, se kardinali Scaglia ishte domini-kan, i njohur si ndëshkues fajtorësh, nga ku emblematika dhe loja e fjalëve “Domini canis” (qeni i Perëndisë – i Zotit të Madh), simbolizuar me qen që mban në gojë një urë zjarri të ndezur flakë, tek shton se edhe “qeni i Pirros njohu dhe ndëshkoi vrasësit e të zotit të tij të mëparshëm, një subjekt më vete në këtë gravurë – vëren Rice -, që i përshtatet një kardinali me profil profesionist”. 

Së dyti, Rice shpjegon rrugën diagonale, apo shiritin e shndritshëm me një mori personazhesh, burra e gra, që ngjiten në qiell, duke supozuar kështu se mund të jetë një devizë e Kolegjit Clementino, ku studion doktoranti i filozofisë që ka porositur vizatimin tek piktori Jacques Stella.

Kësisoj, prof. Louise Rice dekripton sipas mendimit të saj, një për një tërë elementët përbërës të vizatimit të piktorit Stella, për të dhënë “një histori klasike nëpërmjet një morali të virtytshëm”, duke bashkëngjitur te një “protagonist pagan” (Pirroja i Epirit) një kampion modern të Katolicizmit (Skënderbeun) dhe për ta pajisur tërë skenën me nënkuptime ngadhënjyese fetare. “Kujtojmë, thekson prof. Rice, se subjekti kryesor i vizatimit të Jacques Stella-s nuk është, në fund të fundit, mbreti Pirro dhe qeni i tij, por se subjekti kryesor është shenjuesi abstrakt i personit që nderohet nëpërmjet emblemës së tij – pra kardinali Desiderio Scaglia.” Një përfundim ky, të cilin ne, nga ana jonë, e marrim me rezerva në raportin abstraktja/konkretja: sepse, referenti fizik e konkret, pika apo strumbullari ku konvergojnë shumica e elementëve kompozicionalë është personazhi i lavdishëm shqiptar Skënderbe në një çast të duhur historik. Në fund të fundit, kujt i përkushtohet vepra është referenti formal apo abstrakt, njëra anë e medaljes, e shprehur me elementët e vet heraldikë; por ana tjetër e medaljes është, siç theksuam, referenti konkret, apo vetë përmbajtja e veprës në qëllimin themelor të saj: të shfaqë Skënderbeun shqiptar si një personazh të fuqishëm historik. Këtu qëndron edhe fuqia artistike e piktorit frëng Jacques Stella për të kombinuar, ndërthurur dhe pasqyruar tërë elementët kompozicionalë të veprës në një kontekst historik të paracaktuar qartë e të paramenduar më së miri.

Le të ndalemi, paksa përmbledhazi, edhe në studimin e dytë kushtuar kësaj vepre artistike të francezit Jacques Stella. Është fjala konkretisht për studimin që ka bërë Dr. Sylvain Kerspern – i cili, që në mars 2016, domethënë disa vjet përpara studimit të prof. Louise Rice, iu referua fillimisht kësaj vepre bazuar te katalogët ekspozues të Sylvain Laveissière – Lyon-Toulouse 2006, dhe të J.P. Thuiller, po më 2006.13 Sigurisht, edhe Dr. Kaspern do t’i drejtohej pikësëpari historianëve të artit Senzec dhe Baumgarten për të hulumtuar “drejt pistës hungareze” të interpretimit të tablosë. Por, pas vitit 2021, duke i njohur studiueses amerikane prof. Louise Rice të drejtën e zbulimit të sekretit të veprës së Stella-s nëpërmjet përkrenares së Skënderbeut, ai iu rikthye kohët e fundit për të dytën herë këtij vizatimi për të parë tashmë mjaft elementë të rinj përbërës të kompozimit.14 

Në këtë mënyrë, ai e nuancon njëfarësoj konkluzionin e Prof. Rice, e cila sheh në mënyrë të prerë si personazh kryesor të tablosë vetëm Pirron e Epirit. Jo vetëm që ai do të ndalet më gjerësisht te figura historike e Skënderbeut tonë, por mbi të gjitha do t’i referohet ilustrimeve të njohura gravuriale të J. Amman (botuar më 1578), ku shfaqen tiparet e KryeHeroit shqiptar dhe veshja e tij karakteristike.15 E megjithatë, Karspern e mbështet prof. Rice kur thekson se “Është mëse e sigurt se rrëshqitja drejt luftëtarit antik (Pirros) do ketë bërë të mundur që historianes së artit [Louise Rice] t’i çelet rruga për të zgjidhur enigmën e subjektit lidhur me legjendën”. 

Kësisoj, edhe Dr. Kerspern i përmbahet në njëfarë mënyre dualizmit apo binomit “Phyrrus/Scanderbeg”, njëjësimit apo shkrirjes së këtyre dy personazhve historikë dhe sheh tek piktori Jacques Stella “artistin që historizon heraldikën… “Domosdo, theksoi ai, subjekti ka të bëjë me artin e emblemës, por është mjaftueshmërisht i personifikuar e simbolizuar duke i çelur udhën shumë studimeve, kur të gjitha, deri tani kërkonin një përmbajtje narrative, e cila, me sa duket, falë mprehtësisë së Louise Rice, po arrin të shfaq dukshëm kuptimin e vet metaforik. Dhe këtu kuptohet, konkludon Kerspern, talenti i pamohueshëm i Stella-s për t’i dhënë formë, nëpërmjet një paraqitjeje të thjeshtë, një mendimi kompleks”.16

Duke u mbështetur në analizën dhe konkluzionet e studiueses amerikane Louise Rice dhe duke vlerësuar kontributin e saj të rëndësishëm në identifikimin e figurës së Skënderbeut paraqitur në qendër të gravurës së piktorit Jacques Stella, ne, nga ana jonë, të bindur që kemi të bëjmë drejtpërdrejt dhe vetëm me figurën e Heroit kombëtar shqiptar, e shohim të arsyeshme të ndalemi në disa elementë të tjerë të veçantë – dhe ende të patrajtuar -, të kësaj vepre artistike, duke i parë tërë elementët të lidhur organikisht mes tyre, me përmbajtje thellësisht shqiptare dhe aspak “metaforike”, “alegorike” apo thjesht “analogjike”, kur kemi parasysh mbi të gjitha të dhënat e shkencës së albanologjisë dhe më konkretisht të skënderbegologjisë.

Po ashtu, mbi bazën e katalogimit kronologjik që ne i kemi bërë ikonografisë skanderbegiane, sidomos asaj të periudhës klasike të shekujve XV-XVII, por edhe më tej deri në shekullin XX, vëmë re se tabloja kompozicionale e piktorit Stella përbën një pikënisje dhe burim prurjesh të reja me mjaft interes lidhur me paraqitjen e figurës së Skënderbeut në një kuadër tashmë mjaft natyror e të natyrshëm, përtej pozicionit klasik të portretit, tek e shohim Heroin tonë kombëtar të rrethuar nga shpura e tij kalorsiake, apo më konkretisht nga shtabi i tij udhëheqës. Andaj guxojmë ta emërtojmë këtë vepër ilustruese “Skënderbeu me shtabin drejtues – Trimi i mirë me shokë shumë”, në idenë madhore “bashkimi bën fuqinë”. 

Të ndërgjegjshëm që tabloja na shfaqet në disa rrafshe të mbishtresëzuara, me elementë të shumtë kompozicionalë, theksojmë se ky ilustrim përbën – para së gjithash dhe për vetë kohën kur është realizuar – një risi apo një prurje artistike me rëndësi të veçantë madhore në ikonografinë kastriotine, dhe konkretisht për këto arsye:

Së pari, kemi të drejtë të pohojmë me plot gojën se tematika e përzgjedhur në këtë kompozim grafik të J. Stella-s është kryekëput shqiptare, aspak hungareze, polake a tjetër, aspak aluzive. Djali, apo “shatri” siç është cilësuar, që qëndron në krah të Skënderbeut, nuk është tjetër veçse djali i vetë KryeHeroit shqiptar, është Gjon Kastrioti II rreth moshës 11-12-vjeçare, qytetar nderi i Republikës së Venedikut. 

Une image contenant art, peinture, croquis, Arts visuels

Description générée automatiquement

(foto 7) J. Stella,  Gjon Kastrioti II në moshën 11-12 vjeçare. Skënderbeu rrethuar nga Shtabi i tij ushtarak.

Rrjedhimisht, për nga vetë mosha e djaloshit (lindur më 1456), piktori Stella shfaq përafërsisht periudhën kohore 1467-1468, apo, të themi, vitin e fundit të jetës së Skënderbeut. Ndalet posaçërisht në këtë periudhë historike për ta veshur me lavdi Gjergj Kastriotin, duke rikujtuar e rikurorëzuar kësisoj Bëmën e tij heroike, kur për një çerek shekulli me radhë ai luftoi pareshtur hordhitë osmane, ushtri të tëra mbi 100 mijë vetëshe udhëhequr nga dy sulltanë, Murati II dhe Mehmeti II, të cilët i theu me dorë të hekurt. Jacques Stella, për mendimin tonë, ngre fuqishëm në piedestal Heroin Kombëtar Shqiptar cilësuar “Atlet i Krishtit”, “Mbrojtës i Europës”, që do komandonte madje edhe kryqëzatën e krishterë kundër Turqisë osmane, superfuqisë së kohës, e cila prej dekadash, po kërcënonte Europën mbarë. Thelbi i përmbajtjes së këtij kompozimi është kësisoj lavdia skanderbegiane, jeta dhe vepra e Heroit shqiptar si shembull frymëzimi i qëndresës së krishterë ndaj Turqisë ekspansioniste të fillimit të shekullit XVII, e cila, përherë e më shumë vazhdonte agresivitetin e vet ndaj Perëndimit, duke shënjestruar qendën e Europës, Vienën17.

Së dyti, nëse piktori Stella vendos në krahun e djathë të Skënderbeut djalin e tij, nuk kemi të bëjmë këtu me një rastësi: djaloshi kastriotin shfaqet si një element i ri, që simbolikisht përfaqëson të ardhmen dhe vazhdimësinë e Bëmës së t’Et. Dhe jo më kot Stella i vë në duar armët e kohës, shqytën dhe shtizën sëpatë, në idenë se të tërë, të rritur e të vegjël janë të armatosur, janë të bashkuar si një trup. Po ashtu, shohim që djaloshi me leshra të gjata mban në qafë një gjerdan me rruzuj (ndoshta ari a argjendi), dhe në krye jo kapë, por një biçim kurore metalike, dy elementë këto që dëshmojnë njëfarësoj për origjinën e tij princërore dhe aspak të një “shatri” të thjeshtë, siç u ka pëlqyer studiuesve të kësaj vepre. 

Filed Under: Histori

13 QERSHOR 1912, VATRA U NJOH NGA SHTETI AMERIKAN I MASSACHUSETTS

June 14, 2025 by s p

Vatra feston 113 vjetorin e njohjes së themelimit si Federatë. Më 13 Qershor 1912 Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA njihet zyrtarisht prej shtetit të Massachusetts. Vatra, pas njohjes zyrtare shtetërore mori diplomën e saj (Charter), të shënuar prej z.Albert P.Langtry, asokohe sekretar i Shtetit të Massachusetts. Në aplikim të njohjes zyrtare shtetërore ishin të shënuar emrat e Faik Be Konitza, Lambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kota.

Prej 113 vitesh Federata Vatra vazhdon me dinjitet, krenari e nder përçimin e vlerave më të larta të kombit tonë, ruajtjen dhe ekzistencën e trashëgimisë kulturore, patriotike, sociale, ekonomike dhe historike të shqiptarëve në Amerikë. Prej 113 vitesh Vatra vazhdon fuqishëm punën, përpjekjet e përkushtimin kolosal ndaj komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara e çështjes kombëtare në mërgatën e Amerikës.

Vatra e ngrohtë shqiptare, zjarri i pa shuar i atdhedashurisë e patriotizmës mban gjallë dhe sot e 113 vite shpirtin patriotik shqiptar përtej Atlantikut. Vatra është historia, krenaria dhe identiteti i shqiptarëve të Amerikës.

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT