• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2025

FILLIMET E BISEDIMEVE BEOGRAD – PRISHTINË, PRITSHMËRITË DHE SFIDAT SIPAS GAZETËS DIELLI

June 12, 2025 by s p

Prof. dr. Roland Gjini

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit/

Çështja e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit është aktualisht një ndër çështjet më delikate e, njëkohësisht, më të debatueshme e më të diskutueshme. Lidhur me fillimin e tyre ka mendime të ndryshme. Kështu, disa mendojnë se këto bisedime nisën që herët, para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, madje para se ajo të çlirohet nga serbët. Jakup Krasniqi, ish kryetar i Kuvendit të Kosovës, në një historik të shkurtër të shkruar nga ai për bisedimet Prishtinë –Beograd, shprehet se si fazë e parë e këtyre bisedimeve cilësohen Bisedimet në Rambuje, të zhvilluara në shkurt-mars të vitit 1999, bisedime të cilët nuk u finalizuan me firmosjen e marrëveshjes nga pala serbe. Si fazë të dytë ai përcakton bisedimet e bëra në Vjenë në një periudhë dy-vjeçare (2006-2007), të udhëhequra nga presidenti i Finlandës Marti Ahtissari e të mbikqyrura nga vendet e Grupit të Kontaktit (GK). (Jakup Krasniqi, www.epokaere.com˃ historia-e-bisedimeve-politike, postuar  më datë 12 qershor 2018.)

Nga këto bisedime, në fazën e dytë sipas Krasniqit, u arrit që që të hartohet një deklaratë e quajtur Dokumenti Përfundimtar për Zgjidhjen e Statusit Përfundimtar për Kosovën, e cila më 15 mars të vitit 2007 iu paraqit OKB-së në emër të Marti Ahtissarit. Më 26 mars të po atij viti Ahtissari i dërgon raportin përfundimtar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku propozohet që Kosova duhet të bëhet e pavarur. Kjo pavarësi e propozuar dhe e miratuar nga OKB-ja në fakt ishte një pavarësi e mbikqyrur, apo “e kufizuar”, nga ndërkombëtarët. Në fakt kjo lloj pavarësie nuk idhte zgjidhja që kërkonin serbët apo që dëshironin vetë kosovarët. Kjo zgjidhje u bë me imponimin e ndërkombëtarëve, anëtarë të GK. Megjithatë, pala kosovare ishte e detyruar ta pranojë, me shpresë se me kalimin e kohës do të arrinin të bindnin diplomacinë dhe opinionin ndërkombëtar se ata meritonin një pavarësi të plotë e pa kushte. Nga ana tjetër, pala serbe asnjëherë nuk hoqi dorë të paktën nga synimi kryesor i tyre: Kosova në asnjë mënyrë nuk mund të jetë një shtet i pavarur.  

Synimet e secilës palë u panë të qarta edhe në bisedimet zyrtare mes Beogradit dhe Prishtinës të filluara pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt të vitit 2008. Pikërisht për fillimin e këtyre bisedimeve, për rezultatet e tyre, por edhe për pritshmëritë e sfidat, do të ndalemi në këtë artikull tonin, mbështetur në shkrimet e kohës nga ana e gazetës Dielli në SHBA.

Me hyrjen e pranverës së vitit 2011 një lajm i mirë vjen për shqiptarët e Kosovës, duke u prë si një shpresë optimiste për të ardhmen e shtetit të tyre të pavarur, së shpejti do të nisin bisedimet Prishtinë – Beograd. Por ndërkohë u bë e qartw nga ndërkombëtarët se këto bisedime, fillimisht do të përqëndrohen vetëm në çështje teknike. Për të përshëndetur nisjen e tyre Federata Panshqiptare “VATRA” del me një deklaratë, e cila botohet edhe në gazetën Dielli. Po japim disa pjesë të shkëputura nga kjo deklaratë: “Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” përshëndet nisjen e bisedimeve dypalëshe mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesit amerikan si mbikqyrës i ftuar… “Vatra” e shef si të domosdoshëm një unitet të fortë mes forcavet politike të Kosovës ne bisedimet me Serbinë. Ky unitet në qëndrim mund të arrihet me krijimin e një besimi të ndërsjellë mes koalicionit qeveritar dhe opozitës… Për dialogun me Serbinë, që duhet të jetë vetëm për çështje teknike me interes për të dy anët, zëvendësnënsekretari i Shtetit, z. Thomas Countryman, i cili do të jetë present në bisedime, tha para gazetarëve se “… është e nevojshme të zhvillohet me qëllim që të arrijë synimin e Kosovës për vendosjen pa mëdyshje të sovranitetit të plotë mbi territorin e saj dhe për të fituar njohje të tjera ndërkombëtare, duke përfshirë anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe fillimin e procesit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.” New York, 8 mars 2011” (Dielli, nr. 3/2011).

Por, ende pa filluar dialogu, shqiptarët e ndjenë se do të hynin si të pabarabartë me palën serbe në këto bisedime. Kjo bëri që jo vetëm politikanë të veçantë, por edhe organizma e shoqata të ndryshmë joqeveritare, të ngrenë zërin për këtë njëanshmëri. Ky zë u dërgua deri në instancat e Bashkimit Evropian, siç ishte rasti i hartimit dhe dërgimit në BE i një platformë udhëzuese nga dy shoqata: Klubi për Politikë të Jashtme dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur. Këto u shprehën se Kosova nuk është e barabartë me Serbinë në dialogun që ka nisur dhe kanë prezantuar disa veprime që duhet të ndërmerren në mënyrë që palët të barazohen, dhe dialogu të mos dështojë. Kjo platformë u botua edhe në gazetën Dielli, ku ndër të tjera në të shkruhej: “Pika nisëse për dy partnerët në dialog është larg nga të qenët e barabartë. Serbia hyn në dialog nga pozita e të fortit (marrëdhënie kontraktuale me BE-në, marrëdhënie bilaterale direkte, perspektivë e qartë evropiane) ndërsa Kosova nga një pozitë më e dobët (e panjohur nga 5 vende anëtare të BE-së, pa kontroll mbi territorin e vet, kufizime në ushtrimin e sovranitetit të vet nga EULEX-i e ICO-ja, probleme me imazhin, e të tjera). …Këto OJQ kanë prezantuar edhe masat që duhen marrë në mënyrë që të përmirësohet dialogu që sapo ka nisur dhe që ai të mos dështojë. Si para kushte për nisjen e dialogut, – sipas analizës së botuar te Dielli – janë dy kritere që duhen plotësuar: Së pari, që të sigurohet publiku kosovar dhe të ndalet izolimi i mëtutjeshëm i Kosovës, t’i ofrohet udhërrëfyesi për viza dhe një kornizë e qartë kohore si të arrihet te udhëtimi pa viza për qytetarët e saj (natyrisht Kosova duhet të përmbushë reformat e kërkuara, por njëkohësisht BE-ja duhet t’i ofrojë horizont të qartë kohor për liberalizimin e vizave (p.sh. vera 2012) dhe së dyti, BE-ja duhet të paraqesë një propozim konkret për sigurimin e marrëdhënies kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së brenda 6 muajve të fillimit të dialogut – në këtë mënyrë duhet gjetur formula e qëndrueshme status-neutrale (p.sh emri i Kosovës) për deri sa të hapet rruga e aderimit të Kosovës.”(Dielli, nr. 3/2011)

Në këtë platformë këto organizata joqeveritare i kërkuan institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare edhe plotësimin e disa kushteve të tjera për Kosovën, në mënyrë që jo vetëm bisedimet të kenë sukses, por edhe që Kosova të fitojë plotësisht autoritetin e saj si një vend i pavarur: “Dialogu duhet të ndihmojë Kosovën që të çajë izolimin e tashëm ndërkombëtar. Dialogu duhet të fokusohet në gjetjen e zgjidhjeve të përhershme që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së dhe e organizatave ndërkombëtare gjegjëse. Përkushtimi i Serbisë që në fund të njohë Kosovën duhet të përfshihet në Traktatin për anëtarësim që do të nënshkruhej mes Serbisë dhe BE-së. Kjo do të nënkuptonte se në ditën e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës kanë arritur pikën e “normalizimit”” (Dielli, nr. 3/2011) – thuhet në anlizën e këtyre dy shoqatave.

Më 7 prill 2011 Kuvendi i Kosovës zgjodhi, për herë të parë në historinë e vet, një femër për Presidente të Kosovës, zonjën Atifete Jahjaga. Ajo vinte pas një karriere në forcat policore të Kosovës, u paraqit në këto zgjedhje si kandidate e përbashkët e PDK-së, LDK-së dhe AKR-së dhe mori 80% të votave. Pasi bëri betimin, para deputetëve të kuvendit, mes të tjerash, ajo tha: “… Si Presidente e vendit do të jem garante e kushtetutshmërisë dhe e ligjshmërisë, faktor unifikues, e paanshme politikisht, mbrojtëse dhe përfaqësuese e interesave të Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur, përfaqësuese e të gjithë qytetarëve, pa dallim kombi, feje, race e gjinie. Gjatë shërbimit tim në Policinë e Kosovës, iu jam përmbajtur vlerave që e bëjnë Kosovën unike dhe kam mbrojtur të drejtat e secilit individ, pavarësisht përkatësisë së vet, dhe tani si Presidente, kjo përgjegjësi është edhe më thelbësore, më domethënëse, duke forcuar atë që e nisëm kur Kosova e shpalli pavarësinë. Si presidente e vendit, do të përpiqem çdo ditë, të sigurohem se Kosova po i dëshmon vlerat më të mira të Deklaratës së Pavarësisë dhe Kushtetutës.” (Dielli, nr. 4/2011)

Pak muaj pasi u zgjodh presitente, Atifete Jahjaga në vizitën që bëri në SHBA gjatë muajit shtator të vitit 2011, zhvilloi një takim edhe me drejtues të Federatës “VATRA” në New York. Në këtë takim ajo u prit nga kryetari i “Vatrës”, z. Gjon Buçaj, i cili i uroi Presidentes mirëseardhjen. Në njoftimin që boton gazeta Dielli thuhet se zj. Jahjaga pasi e mori fjalën , tha se unë e mbajta fjalën, që i dhashë kryetarit të Vatrës dhe shoqëruesve të tij në takimin e 26 qershorit 2011 në Prishtinë, kur premtova se në vizitën e parë që do të bëja në New York, do të takohesha me përfaqësues të Vatrës. Më pas ajo informoi për takimet që ka bërë në krye të delegacionit gjatë ditëve të qëndrimit në New York dhe ekspozoi problemet me të cilat përballet Kosova aktualisht si rezultat i tensioneve të krijuara në veri të vendit, ku strukturat ilegale, kundërshtojnë shtetin ligjor dhe kërcënojnë sigurinë. Lajmi i botuar thekson se “Ajo kërkoi që Vatra, ashtu si në të shkuarën, krahas shoqatave të tjera këtu në SHBA, të shtojnë lobimin në favor të Kosovës, pasi beteja diplomatike vazhdon. Njohja e Kosovës nga 84 shtete, është tregues pozitiv, por ne duhet të synojmë për më tej.”(Dielli, nr. 9/2011)

Në vijim të vizitës së saj në New York, Presidentja Atifete Jahjaga mbajti një leksion për Kosovën në Institutin “Harriman” të Universitetit të njohur Columbia. Ky leksion i saj u botua në gazetën Dielli. Në këtë leksion presidentja rreshtoi hapat që ka bërë Kosova nga ndërhyrja e NATO-s me iniciativën e SHBA-së në vitin 1999, çlirimi i Kosovës në qershor të atij viti, dhe punën e madhe të bërë në këtë vend pas fitores së lirisë deri në shkurt 2008, kur Kosova u shpall shtet i pavarur. Më tej, ajo u ndal në disa çështje kyç që kanë të bëjnë me konsolidimin e kësaj pavarësie dhe njohjen e plotë ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, Po Japim disa pjesë nga ky leksion: “… Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe ne kemi vendosur veten si një faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan. Në vitin 2008 kur ne shpallëm pavarësinë, ne kemi vendosur objektiva të qarta në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare: Për të ndërtuar një vend demokratik dhe gjithëpërfshirës dhe për të mbrojtur pakicat. Këto objektiva janë të paraqitura në Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin, i njohur si Plani i Ahtissarit dhe ato janë të shkruara në Kushtetutën tonë… Kjo nuk favorizon një grup etnik në dëm të të tjerëve. Në të kundërtën, ajo përfshin dispozita të forta për të mbrojur pakicat. Kjo është arsyeja pse komunitetet tona janë të përfaqësuara në Kuvend nëpërmjet një sistemi të ulëseve të garantuara. Nga 120 vende, 20 janë të siguruar për komunitetet etnike që përfaqësojnë më pak se 10% të popullsisë së Kosovës…

Sundimi i ligjit është në qendër të përpjekjeve të mia për të krijuar një shtet të qëndrueshëm dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Nga kjo premisë kam mbështetur operacionin e përbashkët të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës javën e kaluar…” (Dielli, nr. 9/2011)

Në verën e vitit 2011 nisi praktikisht dialogu mes palës serbe dhe asaj kosovare. Në krye të ekipit negociator për Kosovën ishte Edita Tahiri, ndërsa për Serbinë Borko Stefanoviç dhe ndërmjetësues i BE-së ishte Robert Cooper. Lidhur me zhvillimin e bisedimeve Beograd-Prishtinë, Presidentja Jahjaga evidentoi disa hapa të bërë përpara, duke thënë: “…Ne dëshirojmë që Kosova dhe tërë rajoni të jetë i begatë, demokratik, anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s si garanci kryesore e paqes dhe stabilitetit në Ballkan duke qenë kontribues aktiv në këtë proces. Pikërisht në këtë frymë largpamëse i jemi drejtuar dialogut me Serbinë. Nëpërmjet tij shpresojmë që të gjejmë zgjidhje për problemet praktike që do të lehtësonin jetën e qytetarëve tanë pavarësisht nga mosmarrëveshjet politike. Si rezultat i bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, qytetarët e Republikës së Kosovës tani mund të udhëtojnë me dokumente të Kosovës dhe targa të lëshuara nga Kosova në Serbi. Diplomat e arsimimit në Kosovë të cilat nuk janë njohur më parë tani pranohen nga Beogradi.  Marrëveshja e fundit për vulat doganore do të mundësojë lëvizjen e lirë dhe ligjore të mallrave midis dy vendeve.” Presidentja në ligjërimin e saj u ndal edhe në pengesat, vështirësit dhe sfidat e shfaqura në marrëdhëniet Serbi-Kosovë, duke theksuar: “Sfidat tona në Kosovë janë kërcënimet për këtë stabilitet – mbetjet e punëve të pambaruara. Në tri komuna në veri të Kosovës, elementet radikale serbe, të cilat janë të lidhura me rrjetet kriminale, kanë kundërshtuar qeverinë e Kosovës. Ata kanë krijuar struktura paralele të sigurisë që kanë penguar dhe dëmtuar përpjekjet tona për të arritur në këtë pjesë të komunitetit. Pozita jonë për këtë mbetet shumë e qartë: ne do të vazhdojmë të punojmë shumë për të integruar të gjitha komunitetet. Ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë komunitetit serb, i cili është mbajtur peng nga këto struktura, të drejtat dhe përfitimet që serbët në vendet e tjera të Kosovës janë duke shijuar. I bëjmë thirrje Serbisë të ndihmojë në shkatërrimin e këtyre strukturave ilegale të sigurisë. Në muajt e ardhshëm, institucionet e Kosovës, në partneritet me faktorët ndërkombëtarë, do të përpiqen që të angazhohen me këtë komunitet serb në veri në mënyrë që sa më mirë t’i trajtojë shqetësimet e tyre….” Presidentja në fjalën e saj u dha përgjigje të prerë zërave apo planeve për copëtimin apo shkëmbimin e territoreve të Kosovës: “Unë vendosmërisht kundërshtoj ndarjen e Kosovës, rirregullimin e saj të brendëshëm territorial apo shkëmbimin e territoreve. Unë jam e angazhuar në këtë vizion për vendin tim dhe rajonin: multi-etnik, multi-kulturor, një vend i shumë feve dhe e traditave, ku kulturat e ndryshme janë një burim pasurimi, ku të gjithë qytetarët jetojnë me dinjitet dhe krenari. Kjo është epoka e integrimit: idetë që i ndajnë njerëzit bien në kundërshtim me këtë trend. Ne kemi nevojë të gjejmë mënyra për të respektuar divergjencat dhe për të ndërtuar mbi të ardhmen tonë të përbashkët.” (Dielli, nr. 9/2011)

Po në gazetën Dielli të muajit shtator 2011 në vend të editorialit botohet fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në sesionin e 66-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Lidhur me situatën në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë, ai theksoi: “Gjykata Ndërkombëtare e Hagës vendosi korrikun e vitit të kaluar se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Republika e Kosovës është njohur tani nga mbi 80 vende të botës. Shfrytëzoj rastin t’ju bëj thirrje vendeve anëtare të OKB-së të njohin Republikën e pavarur të Kosovës, që është kthyer në një faktor i rëndësishëm i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajonin tonë. Gjithashtu i bëj thirrje Serbisë, e cila shfrytëzoi këtë forum të lartë për t’ju drejtuar Gjykatës së Hagës, të përshtasë qëndrimin e saj ndaj Kosovës, duke dëshmuar se pranon dhe respekton ligjin ndërkombëtar në tërësi dhe jo vetëm ato pjesë që i interesojnë… Ne kemi mbështetur dhe mbështesim vullnetin e qeverisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR për fuqizimin e ligjit, në mënyrë që në të gjithë territorin e republikës së Kosovës të mbizotërojë paqja dhe stabiliteti.

Gjithashtu, i bëj thirrje Serbisë të bëjë më të mirën për të hequr bllokimin e qarkullimit të mallrave në kufirin e saj me Kosovën, të respektojë marrëveshjen që nënshkroi këtë muaj në Bruksel, që parashikon mosvendosjen e embargos, por parashikon eksporte dhe eksporte të lira për të dy vendet. Ne besojmë se respekti për kufijtë aktualë në Ballkan është një kusht thelbësor për paqe dhe stabilitet të përhershëm. Përpjekjet e Beogradit, për të mbajtur struktura paralele autoriteti në këto tre komuna të Kosovës, dëshmojnë se ende besojnë te ndonjë ndryshim në rajonin tonë, te mbi një ide të tejkaluar e të dështuar të vendeve entikisht të “pastra” dhe Serbisë së madhe… Raporti i senatorit Dick Martti, siç pohon vetë kryeprokurori i Serbisë Vukcevic, që thotë se e gjen raportin e tij plotësisht të përfshirë në raportin e senatorit Dick Martit, pra është një plagjiaturë e raportit të Vukcevicit. Çdo njeri që lexon këtë raport konstaton se raporti ngre shumë dyshime, aspak të motivuara, të bazuara në fakte dhe në të vërtetën, por kryesisht në qëllime të këqija.” (Dielli, nr. 9/2011)

Ndërkohë, është futur viti 2012 dhe po kalojnë 4 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Megjithë hapat përpara që janë bërë në ekonominë e qeverisjen e këtij vendi me shtetin më të ri në Evropë, ende nuk është arritur ajo që dëshirojnë vetë shqiptarët e Kosovës: njohja e plotë ndërkombëtare e shtetit të tyre dhe anëtarësimi të paktën në OKB. Pengesa kryesore shihet në marrëdhëniet me Serbinë, ku megjithëse bisedimet kanë nisur, po ecin ngadalë dhe, për më tepër, shumë nga marrëveshjet e nënshkruara nuk po zbatohen nga pala serbe. Thuren plane të ndryshme për të ardhmen, madje janë shpeshtuar zërat, dikur të vakët, për një zgjidhje të marrëdhënieve dypalëshe me anë të “shkëmbimit të territoreve”. Këto shqetësime u ndjenë edhe në kremtimin e përvjetorit të katërt të Pavarësisë së Kosovës të organizuar nga Federata “Vatra” dhe bashkësia shqiptare në New York të SHBA-së. Festa e organizuar nga “Vatra’ më 18 shkurt 2012 u mbështet nga rreth 20 organizata, shoqata, fondacione e parti politike të mërgatës shqiptare në SHBA. Merrnin pjesë gjithashtu përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe ambasadorë të Kosovës e Shqipërisë. Takimin festiv e hapi kryetari i Federatës “Vatra”, dr. Gjon Buçaj, i cili në fjalën përshëndetëse tha se katër vjetori i Kosovës është festë për të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë. 

Megjithëse statusin përfundimtar të Kosovës e zgjidhën vetë shqiptarët, bazuar në të drejtën ndërkombëtare për vetëvendosje duke shpallur pavarësinë e Kosovës, diplomacia ndërkombëtare, që vazhdonte ta mbante të kufizuar këtë pavarësi, kembëngulte te bisedimet Beograd – Prishtinë për të ardhmen përfundimtare të shtetit më të ri në Evropë. Bisedimet vazhdonin, por jo me ritmet dhe rezultatin e dëshiruar. “Vatra” ndiqte me vëmendje çdo situtatë që lidhej me Kosovën, dhe gazeta Dielli botonte shkrime të ndryshme jo vetëm të formës së lajmit apo të informacionit, por edhe analiza dhe mendime të dhëna nga përfaqësues të ndryshëm të diplomacisë apo të mendimit shoqëror. 

Mes pengesave të shumta për zhvillimin normal të bisedimeve ishin pasiguria dhe trazirat në veri të Kosovës, në Mitrovicë. Ky shqetësim u trajtua edhe me takimin qe Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku kishte me veprimtarë të njohur të çështjes shqiptare New York në muajin gusht 2012. Gjatë bisedës u trajtuan probleme të ndryshme që lidhen me Forcën e Sigurisë së Kosovës si vazhduese e UÇK-së, por çështja më delikate e cila u trajtua si shqetësim për sigurinë e të ardhmen e Kosovës ishte situata aktuale në Mitrovicë. Në këtë takim merrnin pjesë perveç drejtuesve të “Vatrës”, edhe gazetarë të Diellit. Këstu, pyetjes së gazetarit se çfarë mendoni për të nesërmen e Mitrovicës, ku situata vazhdon të jetë problematike?, ministri Çeku iu përgjigj: “Mitrovica është sfida më e madhe e pasluftës, është plaga më e pashëruar, por unë jam i bindur dhe kam shpresë se edhe kjo plagë do të mjekohet dhe Mitrovica si pjesë e pandashme e Kosovës do të normalizohet dhe qytetarët e saj do të jenë të barabartë me pjesën tjetër të shtetit të ri të Kosovës. Këtë vullnet e pamë edhe gjatë takimeve që patëm në Washington. Askush nuk është i interesuar që situata e pastabilizuar të vazhdojë edhe më tutje. Konflikti i ngrirë nuk është në interest të askujt, ashtu si nuk është në interes të askujt ndarja. Integrimi normal i Mitrovicës nuk do të jetë i lehtë, por plotësisht i mundshëm. Nuk ka rrugë tjetër.” (Dielli, nr. 8/2012)

Kosova, tashmë pas pavarësisë, përveç hapave të bërë përpara, sheh para vetes pengesa të shumta, të krijuara sidomos nga Serbia, në planin e brendshëm, ndërsa në planin e jashtëm vihet re një farë frenimi i njohjes së saj të mëtejshme nga shtetet e tjera. Pikërisht këtë shqetësim e ngriti edhe presidenti shqiptar Bujar Nishani në fjalën e tij të mbajtur në Debatin e Përgjithshëm në sesionin e 67-të të Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara në shtator të vitit 2012. Në fjalimin e tij, kur u ndal në situatën në Kosovë ai theksoi si më poshtë: “… Më lejoni që të vë në dukje se krijimi i shtetit të pavarur të Kosovës pesë vite më parë, e ka kthyer atë në faktor të rëndësishëm të paqes dhe qëndrueshmërisë në rajonin e Evropës Juglindore. Ai është ndërtuar dhe fuqizuar përkundrejt të gjitha vështirësive që ka hasur, të krijuara nga ata të cilët ende nuk mund ta pranojnë realitetin dhe ta shikojnë të vërtetën drejt e në sy, … Vetëm disa ditë më parë Kosova arriti një tjetër nivel konsolidimi të shtetit me dhënien fund nga ana e bashkësisë ndërkombëtare të Fazës së Mbikqyrjes së Pavarësisë. Përfitoj nga ky rast për të uruar autoritetet e Kosovës mbi përparimin e vazhdueshëm që kanë shënuar përsa i përket ndërtimit dhe fuqizimit të një shteti demokratik dhe një shoqërie shumë etnike dhe u bëj thirrje të gjitha atyre vendeve, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, të marrin parasysh rishikimin dhe vlerësimin e këtij realiteti të pakthyeshëm në rajonin e Evropës Juglindore. Njohja e Kosovës është një akt drejtësie për ata njerëz, të cilët kanë vuajtur aq gjatë dhe një kontribut tërësor për paqen dhe qëndrueshmërinë në Ballkan…” (Dielli, nr. 9/2012) Ndërsa sa i takon bisedimeve dhe gadishmërisë së Serbisë për t’i zhilluar ato, presidenti Nishani u shpreh se Serbia në vend që të ulet me qetësi dhe logjikë të ftohtë në tryezën e bisedimeve me Kosovën ëndërron plane të tjera: “Kemi dëgjuar më parë e presim të dëgjojmë sërish argumentet e tepërta të Serbisë në lidhje me Kosovën. Ajo që dështoi të arrihej me luftë, nuk mund të arrihet dot me propagandë. Ndërsa udhëheqësit e Serbisë flasin për copëtim dhe rihartim kufijsh, teksa ata lëshojnë deklarata shqetësuese duke mohuar gjenocidin e Srebenicës, gjithësecili ka të drejtë të ngrejë pyetjen nëse e shkuara vazhdon akoma të endet mbi të tashmen duke mjegulluar realitetin e duke e ngatërruar vizionin për të ardhmen.” (Dielli, nr. 9/2012)

Po në numrin e muajit shtator gazeta Dielli boton një korespondencë të radios Zëri i Amerikës të gazetarit Ilir Ikonomi. Korespondenca njofton se më 17 shtator 2012 në një nga sallat e Kongresit Amerikan, me përkrahjen e zyrës së ligjvënësit nga Virginia, Frank Wolf, u promovua libri me titull “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, i autorit kosovar Nusret Pllana. Pasi dorëzoi në Librarinë e Kongresit Amerikan librin në fjalë, nga Federata “Vatra” u organizua promovimi i këtij libri. Disa pjesë nga korrespondenca e shkuar për këtë aktivitet janë: “… Me anë të qindra fotografive, shumica të rënda për syrin, libri përshkruan një histori mjaft të dhimbshme të Kosovës, për të cilën autori thotë se u duhet treguar brezave të rinj. Zoti Pllana thotë se disa nga masakrat kundër shqiptarëve i ka parë me sytë e tij dhe i ka dokumentuar vetë, kur ka punuar si gazetar në radion Kosova e Lirë gjatë konfliktit të vitit 1999. Ai thotë se megjithëse për krimet në Kosovë është folur shumë, ato nuk janë dokumentuar në mënyrë të mjaftueshme… Por nuk bëhet fjalë vetëm  për krimet e konfliktit të vitit 1999. Zoti Pllana bashkë me një komision që është marrë me botimin e librit, ka mbledhur fotografi që dokumentojnë ato që ai i quan krime të Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë një periudhë rretj 150 vjeçare, duke filluar nga viti 1844…” Ndërsa për të veçantën që ka promovimi i librit të tij në këtë ndërtesë historike, sipas korrespondencës, zoti Pllana u shpreh: “Këtu, në ndërtesën e Kongresit Amerikan, që për ne shqiptarët është një ndërtesë e shenjtë, ngase nga këtu, personalitetet më të njohura botërore të Amerikës sonë mike kanë nxjerrë dhe miratuar vendimin më të rëndësishëm për historinë e shqiptarëve ndonjëherë: ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Kosovë me 24 mars 1999”. (Dielli, nr. 10/2012)

Në fund të muajit tetor 2012, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e shoqëruar nga baronesha Ashton, vizituan disa vende të Ballkanit. Pasi bëri një vizitë në Beograd, më 30 tetor Hillary dhe shoqëruesja e saj shkuan në Prishtinë. Në Beograd ajo deklarori se mbështet dialogun me Prishtinën, pas takimit me presidentin serb Tomisllav Nikoliç dhe kryeministrin Ivica Daçiç, në një konferencë për shtyp ka bërë apel për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe më tej tha: “Intensifikimi i marrëdhënieve të mira, përbën një shans të mirë për të dy vendet në rrugën e tyre drejt BE-së, si dhe çështjeve kyçe, si përmirësimi i lëvizjes së lirë, doganat, shërbimet qeveritare. Gjithashtu, duhen parë mënyrat që do t’u jepnin serbëve të Kosovës sigurinë që ata kërkojnë… Kosova është një komb i pavarur. Kufijtë e Evropës nuk do të ndryshojnë. Por ekszistojnë marrëveshjet që duhen zbatuar nga Kosova dhe Serbia për të mirën e qytetarëve të të dy vendeve.” (Dielli, nr. 10/2012)

Lidhur me zërat për ndryshim kufijsh apo “shkëmbim tërritoresh”, në të njëjtën linjë me Sekretaren Clinton ishte edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, e cila për dialogun Beograd-Prishtinë, u shpreh; “Siç dihet, u takova në Bruksel me kryeministrin kosovar, Hasim Thaçi dhe kryeministrin serb Ivica Daçiç, rreth dy javë më parë. Dhe ne ramë dakord që të vazhdojmë dialogun mes dy vendeve dhe të takohemi sërish shumë shpejt. Është e rëndësishme që të gjitha marrëveshjet që janë arritur, të zbatohen. Ne kemi parë një progress të vërtetë së fundmi dhe do të donim që ky progress të vazhdonte. Po më lejoni të theksoj se dialogu me Prishtinën dhe normalizimi i marrëdhënieve është i rëndësishëm.” (Dielli, nr. 10/2012)

Epilogu: Kanë kaluar 14 vjet nga fillimi i bisedimeve Beograd – Prishtinë, por edhe sot e kësaj dite ato vijojnë me hope, apo me hapa tepër të ngadaltë, me kundërshti, debate e kokëfortësi, e mbi të gjitha, jo me rezultatet e dëshiruara…

Filed Under: Interviste

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti urojnë 26 vjetorin e çlirimit të Kosovës

June 12, 2025 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministri Albin Kurti uruan 26 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga okupatori serb. Presidentja Osmani shkroi në faqen e saj zyrtare: “Kosova e lirë, përjetë krenare! Në këtë ditë, 26 vjet më parë, mbi tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa: 50 mijë ushtarë të NATO-s hynë në vendin tonë të stërvuajtur duke kontribuar në çlirimin e një populli që ishte shtypur me shekuj, e mbi një milion shqiptarë u kthyen në shtëpitë e tyre.

Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë. Në atë ditë historike, ata sollën dritë pas një errësire të gjatë dhe e bënë lirinë realitet.

Pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë, një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps. Kosova e lirë, e pavarur, demokratike, e përjetshme! Sepse përjetësinë ia dhanë dëshmorët e martirët e lirisë” mbyllet urimi i Presidentes Osmani. Kryeministri Albin Kurti shkroi: “Më 12 qershor, jemi përplot krenari për të arriturat tona, për shtetin e lirinë që i gëzojmë. Festën e përcjellim gjithmonë me nderimin dhe kujtimin e atyre që punuan e u sakrifikuan.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të luftës, martirëve të kombit, të gjithë veprimtarëve të çështjes kombëtare, udhëheqësve politikë të të gjitha fazave të përpjekjes sonë për liri e pavarësi, drejtësi e prosperitet”.

Filed Under: Rajon

Bajram Curri – Origjina dhe familja

June 12, 2025 by s p

C:\Users\Lushi\AppData\Local\Microsoft\Windows\INetCache\Content.Word\foto123.jpg

Prof. Dr. Lush Culaj/

Mark Palnikaj, Bajram Curri-Origjina dhe familja ( botohet me rastin e 100 vjetorit të vrasjes), Tiranë, 2025.

  Kohë më parë studiuesi i njohur në arealin mbarëkombëtar Mark Palnikaj na befasoj edhe një herë këndshëm me botimin edhe të një libri të ri. Redaktor i librit është gjithashtu një emër i njohur i letrave shqipe,  profesori Anton Nikë Berisha. 

  Studiuesi Mark Palnikaj i dha vetit edhe një detyrë të vështirë të  studimit të rrjedhës së familjes  Curri. Për një studim sa më përmbajtësor ai ka konsultuar libra, punime, përmbledhje dokumentesh si dhe shtypin e kohës për Bajram Currin duke u filluar nga kujtimet e Niman Ferizit.

Qëllimi i studiuesit Palnikaj ishte që të mos përsëriteshin gjërat e njohura në opinion për këtë përsonalitet dhe origjinën e tij, por që të ofronte risi, gjëra të pa njohura deri më tani por mbështetur kryesisht në burime arkivore. Fokusi i Palnikajt ishte hulumtimi kronologjik i kësaj familje nga përiudha historike kur Currajt dëshmohen si pasardhës të Mark Bibës dhe të Nikajve. Deri në vitin 1775 familja ka jetuar në fshatin Curraj ku Palnikaj na jep të dhëna të rëndësishme nga relacionët e dërguara në Vatikan për Currajt me rrethinë. Ai shpreh mendimin se mbiemrin Curri familja e mori pasi u vëndosën në Gjakovë.

 Historia e kësaj familje është një histori qëndrese që fillon  me gjyshin e Bajram Currit, Hysen Kurtin, për të vazhduar më të atin e tij Shaqir Currin. Palnikaj thekson se vrasja e Haxhi Zekës nga Adem Zajmi, nga Bajram Curri u prit me hidhërim të madh, madje ai konkludon se Bajram Curri dhe motra e tij Nazmia, nëna e Adem Zajmit, janë distancuar publikisht nga kjo vrasje. Natyrisht që Palnikaj nuk mund ta anashkalonte edhe kontributin e Bajram Currit, Bajram Daklanit, Zefit të Vogël, Mahmut Zajmit etj. në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912 në Kosovë. Kufijtë e Shqipërisë, të caktuar më 22 mars 1913, në Konferencën e Londrës qenë ratifikuar nga Fuqitë e Mëdha më 26 mars 1913. Pas tri javësh, më 12 prill, ambasadorët e Rusisë dhe të Austro-Hungarisë qenë pajtuar me një përshkrim të ri të këtyre kufijve, që paksa e ndryshonin atë të 22 marsit. Sikurse njerëzit e gjymtuar që ndjejnë ankth nga gjymtimi i tyre, kjo ndjenjë e ankthit u bart në  shoqërinë shqiptare ku ndjehet një bezdi nga të qenit një komb i ndarë. Krijimi i shtetit shqiptar në fakt është zanafilla e lindjes së asaj që sot quhet çështje kombëtare. Qeveria e Xhafer Ypit e kishte favorizuar Bajram Currin duke i dhënë titullin e kolonelit të nderit dhe e ngarkoi me ruajtjen e kufirit dhe me mbajtjen e rendit dhe të qetësisë në cepin perëndimor shqiptar. Më vonë angazhimi i Bajram Currit në kryengritjen e marsit 1922 ndikoi sadokudo në rënien e lëvizjes çlirimtare në Kosovë. Ishte ky një synim për ta rrëzuar me forcë Qeverinë e Tiranës, por forcat kryengritëse të Bajram Currit nuk arritën dot deri në Shkodër, ku edhe e kishin objektivin. Shtypi evropian i asaj kohe shkruante se opinioni publik ishte i tëri kundër rrugës jokushtetuese që po ndiqte Bajram Curri dhe ai u tërhoq pa shkaktuar gjakderdhje.

Pas ardhjes së Zogut si kryeministër në mes drejtuesve të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” u zhvilluan debate lidhur më qëndrimin që do të mbante kjo organizatë. Bajram Curri, Hasan Prishtina e disa të tjerë ishin kundër çdo lloj bashkëpunimi me Qeverinë e Zogut duke u treguar të vendosur të fillonin një kryengritje të armatosur kundër kësaj qeverie. Pjesa tjetër e nacionalistëve kosovarë si Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Beqir Vokshi etj, kërkonin arritjen e një marrëveshjeje me qeverinë, duke u deklaruar se ndërmarrja e veprimeve të armatosura kundër saj dëmtonte interesat e shtetit dhe kombit shqiptar. Bajram Curri, Hasan Prishtina, Sadik Rama, Hysni Curri etj, të pa kënaqur me pushtetin që kishte Zogu, dhe duke mos u pajtuar me qëndrimet e tij politike, të cilin e akuzonin si filoserb, organizuan në janar të vitit 1923 një goditje të re të armatosur kundër forcave qeveritare në Prefekturën e Kosovës. Ata zunë Tropojën dhe rrethuan Krumën, por edhe kjo kryengritje dështoi. Pasi u thyen nga forcat qeveritare kryengritësit kaluan në Zonën Neutrale të Junikut. Prania e tyre në kufi përbënte shqetësim për qeverinë shqiptare. Kryeministri Zogu hodhi poshtë dy propozime të qeverisë të Beogradit për një aksion të përbashkët në Zonën Neutrale të Junikut ose për lejimin e ndërhyrjes të forcave jugosllave. Qeveria e Beogradit dhe ajo e Tiranës, në fund të dhjetorit të vitit 1922 dhe në fillim të janarit të vitit 1923, i kishin kërkuar Konferencës së Ambasadorëve shqyrtimin e Zonës Neutrale. Të dy qeveritë ekzistimin e kësaj zone dhe veprimet antiqeveritare kundër tyre i konsideronin të dëmshme për stabilitetin e brendshëm shtetëror.

Me 13 prill 1923, qeveria miratoi kërkesat e drejtuesve të forcave ushtarake në terren për t’i sulmuar kryengritësit por udhëzoi që, nëse pranonin Bajram Curri dhe Hasan Prishtina t’u jepej leje që të dalin jashtë shtetit, kurse mbeshtetësit e tyre të çarmatoseshin. Pas edhe disa përpjekjeve të tjera për kryengritje në tetor 1923, Prokuroria i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë zbatimin e dënimit me vdekje për Hasan Prishtinën. Diplomatët italianë ndërhynë tek kryeministri Ahmet Zogu  dhe ai u dha garanci që krerët e kryengritjes të largoheshin pa probleme nga Shqipëria. Kështu më 25 tetor Bajram Curri dhe Hasan Prishtina u larguan nga Shëngjini për Brindizi të Italisë. Në fakt në këtë periudhë kohore përsonalitete të njohura të Kosovës si Bajram Curri dhe Hasan Prishtina, quheshin “prijës cubash”  nga ministri fuqiplotë britanik në Beograd. 

Në fakt Curri priste vetëm momentin e përshtatshëm politik për tu rikthyer në Shqipëri dhe për t’a vazhduar luftën kundër Zogut. Në prag të kryengritjes së qershorit ai ishte në Shqipëri duke e mbështetur lëvizjën e Fan Nolit. Më 24 maj Curri mori nën kontroll Krumën, e cila ishte qendra e Prefekturës së Kosovës, duke mundur forcat proqeveritare të toger Muharrem Bajraktarit dhe Ceno Bej Kryeziut. Në vijim Curri theu forcat qeveritare në Bicaj, në Bytyç dhe në Kalanë e Dodës. Edhe Noli mori masa kundër nacionalizmit shqiptar. E shkarkoi nga çdo funksion edhe Bajram Currin, i cili, siç mund të thuhet, e solli në pushtet Fan Nolin. Noli kërkoi nga Komiteti i Kosovës që ata të qëndrojnë mirë, sepse një shtet i vogël si i yni, i dobët dhe i varfër nuk mund t’ia lejojë vetes një konflikt. Noli gjithashtu kërkoi nga Qeveria e Beogradit që t’i trajtonin mirë shqiptarët në Mbretërinë S.K.S. 

Kronika për ngjarje nga familja Curri nga Albion Curri e plotëson një mozaik të këtij libri të përgatitur me kujdes nga studiuesi Palnikaj. Përveç trajtimit kronologjik Palnikaj, përqëndrohet në dy segmente kryesore, në vrasjën e Bajram Currit dhe në kultin që ngriti regjimi në Shqipëri. Natyrisht që një kult i tillë nga Shqipëria u bart në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare në ish Jugosllavi.

Vrasjen dhe jo vetëvrasjën e Currit, studiuesi Palnikaj e mbështet edhe në dëshminë e Shefqet Dragës, bashkëluftëtar i Bajram Currit i cili kishte dhënë deklaratë se pas një beteje të ashpër ku Curri rezistoi me armë, ai u vra. Gjithashtu kishte dëshmuar se pas vrasjes së Currit, ai  për të shpëtuar jetën u dorëzua tek nëntoger Kadri Mehmeti si udhëheqës i sulmit. Vlen për tu theksuar se në atë periudhë detyrën e ministrit të punëve të brendshme në Tiranë e kryente Hasan beg Kryeziu. 

Palnikaj jep mëndimin se pse u quajt vetëvrasje e jo vrasje. Sipas tij kjo i shërbente regjimit të Zogut për mos shkaktimin e tensioneve dhe stabilizimin e tij vetëm tre muaj pas rikthimit në Tiranë dhe rimarrjes së pushtetit.

Edhe për ngritjën e kultit të Bajram Currit, studiuesi Palnikaj konkludon më të drejtë se shteti komunist ka paguar njerëz për të shkruar libra që i konvenonin sistemit. Ç’do gjë që ishte kundër Zogut përpiqëj të paraqitej si demokratike e progresive. Madje edhe kryengritjën filoturke të Haxhi Qamilit të vitit 1914 e cila kërkonte rikthimin e babës (Sulltanit) u quajt levizje popullore revolucionare. Kështu ndodhi edhe më Bajram Currin që sipas Palnikajt regjimi e shpalli Hero i popullit dhe i dha qytetit Kolgecajt emrin e Bajram Currit.

Studiuesi Palnikaj shpjegon edhe për shumë të diskutuarën letrën e Bajram Currit për Leninin. Këtë letër Marku e quan sajesë të disa pushtetarëve komunist të Tropojës. Zatën kjo legjendë i shërbente regjimit komunist në Shqipëri. Pra ndonëse nuk ishte e vërtetë, e publikuan në gazeta, radio dhe televizion për ta lidhur Bajram Currin me komunistët. Në fakt dokumentacioni sipas Palnikajt dëshmon se nga Vjena iu shkrua një letër qeverisë ruse pa u përmendur emri i Leninit, shkruar nga sekretarët e tij në gjuhën frengjisht dhe të firmosur me gisht nga Bajram Curri.

Meritë e punës së paloshme të studiuesit Palnikaj ishte se mbështetur në dokumentacionin më të ri arkivor na e dëshmon një vit tjetër të lindjës së Bajram Currit, pra jo vitin 1862 siç e kemi mësuar deri tani por vitin 1866. Kjo na ofron tani dëshmi se Bajram Curri kur u vra nuk ishte në moshë të pleqërisë por kishte 59 vjet. Arsyet e armiqësisë ekstreme  të Bajram Currit ndaj qeverisë të Zogut  ishin komplekse. Këtu ndikonte edhe armiqësia përsonale me Ahmet Zogun si dhe qëndrimi i moderuar i qeverisë ndaj Kosovës. Bajram Curri nuk luftonte për pushtetin e tij përsonal,  por për idealin e tij, për Kosovën. Vlen për tu theksuar se Curri nuk e kuptonte mënyrën  e funksionimit të një shteti modern dhe nuk arrinte ta ndante opozitarizmin nga armiqësia ekstreme politike e personale. 

Për studiuesin Palnikaj, hulumtimi dhe studimi i personalitetit të Bajram Currit nuk mund të ishte i plotë pa shtjellimin e rrethanave shoqëroro-politike paraprake. 

Për rrethanat politiko-shoqërore që ndërlidhen në një formë apo tjetër me veprimtarinë e Bajram Currit autori ka shfrytëzuar dokumente arkivore  të cilat japin shpesh herë informacione për rrethanat. Ato u bënë material bazë për t’i ndriçuar aspektet kryesore të qëndrimeve të shtetit shqiptar ndaj çështjes kombëtare.

Mendoj se libri “ Bajram Curri-Origjina dhe familja”, përgatitur me kujdes  nga Mark Palnikaj, është me interes si për lexuesin e rëndomtë, për një publik më të gjerë, ashtu edhe për studiuesit e historisë dhe në mënyrë të veçantë për ata që janë të interesuar për zhvillimet e asokohshme politiko-shoqërore të përpjekjeve në rrafshin kombëtar.

Leximi i librit na nxit të konstatojmëë që autori, me këtë vepër, ka bërë një punë të vlefshme studimore në historiografinë shqiptare. 

Filed Under: Komente

Rrulat e Detit të Vdekur ndryshuan kuptimin tonë për Biblën. Ato mund të jenë disa prej tyre edhe më të vjetra nga sa mendonim?

June 12, 2025 by s p

Sonja Anderson – 

AFP nëpërmjet Getty Images

Sonja Anderson – Përktheu Rafail Floqi

Një studim i ri kombinon inteligjencën artificiale, datimin me radiokarbon dhe analizën e shkrimit të dorës për të vlerësuar datat e reja për disa nga rrotullat e lashta, që mendohet të jenë disa nga fragmentet më të hershme të mbijetuara të Dhiatës së Vjetër

Në vitin 1947, një bari beduin hodhi një gur në një shpellë pranë Detit të Vdekur – dhe e dëgjoi të godiste qeramikën. Me të hyrë në shpellë, ai gjeti një kavanoz të mbushur me tre rrotulla pergamene të ruajtura mirë. Këto ishin Rrotullat e Detit të Vdekur, dhe studiuesit përfundimisht do të gjenin një koleksion prej gati 1,000 rrotullash të lashta në shpellat aty pranë.

Afërsisht 2,000 vjet të vjetra, Rrotullat e Detit të Vdekur mendohet të jenë disa nga fragmentet më të hershme të mbijetuara të Dhiatës së Vjetër. Por sipas një studimi të ri të botuar në revistën PLOS One, disa nga tekstet mund të jenë edhe më të vjetra nga sa mendohej më parë.

“Rezultatet fillestare që janë gjeneruar janë thjesht revolucionare”, i thotë Travis Williams, një studiues i studimeve fetare në Universitetin Tusculum, Christa Lesté-Lasserre të New Scientist.

Studiuesit janë mbështetur prej kohësh në datimin me radiokarbon dhe paleografinë (studimi i shkrimit të lashtë të dorës) për të datuar Rrotullat e Detit të Vdekur. Për studimin e ri, studiuesit ndoqën një qasje të përzier: Ata përdorën një model të inteligjencës artificiale të quajtur “Enoch”, sipas profetit hebre. Ekipi e trajnoi modelin duke i treguar skanime të dorëshkrimeve të lashta së bashku me datat me karbon-14. Pastaj mësoi të parashikonte datat bazuar në stilin e shkrimit të dorës.

Më pas, studiuesit i dhanë imazhe Enoch nga 135 dorëshkrime të Rrotullës së Detit të Vdekur që nuk ishin datuar, dhe kjo prodhoi data të vlerësuara për to. Sipas një deklarate nga studiuesit, paleografët ekspertë përcaktuan se afërsisht 79 përqind e vlerësimeve të inteligjencës artificiale ishin “realiste”.

“Ajo që kemi krijuar është një mjet shumë i fuqishëm që bazohet në mënyrë empirike – në fizikë dhe në gjeometri”, siç i tha autori kryesor Mladen Popović, një arkeolog në Universitetin e Groningenit në Holandë, Nicola Davis të Guardian.

Duke u bazuar në parashikimet e Enokut, studiuesit zbuluan se dy stile shkrimi në Rrotullat e Detit të Vdekur, të njohura si Hasmoneane dhe Herodiane, që në të vërtetë bashkëjetuan për shumë më gjatë sesa mendonin historianët. Enoku gjithashtu datoi një kopje të Predikuesit në jetën e “autorit të saj të supozuar”, sipas The Guardian.

Përveç kësaj, programi vlerësoi se Rrotulla e Detit të Vdekur e njohur si 4Q114, e cila përmban pjesë të Librit të Danielit, ishte më e vjetër sesa mendohej më parë. Siç raporton Kristin Romey e Science, paleografët e kishin datuar rrotullën rreth vitit 165 p.e.s., ndërsa Enoku e datoi atë midis viteve 230 dhe 160 p.e.s.

“Më parë ajo ishte datuar në fund të shekullit të dytë p.e.s., një brez pas autorit të Librit të Danielit”, thotë Popović për The Guardian. “Tani, me studimin tonë, ne kthehemi pas në kohën bashkëkohore me atë autor.”

Rrotullat u gjetën në shpellat e Qumranit dhe historianët prej kohësh kanë supozuar se aty janë krijuar. Por datat e reja të vlerësuara “do të thotë se shumica e dorëshkrimeve të gjetura në shpellat pranë Qumranit nuk do të ishin shkruar në vendin e Qumranit, i cili nuk ishte i banuar deri më vonë”, i thotë Guardian Joan Taylor, një studiuese e studimeve fetare në King’s College London.

Studiuesit shpresojnë që teknologjitë si Enoku do të ndihmojnë në përcaktimin e moshës së rrotullave të tjera të padatuara pa testimin me radiokarbon, i cili kërkon shkatërrimin e mostrave të vogla të një teksti.

“Ekzistojnë rreth 1,000 rrotulla të veçanta biblike. Nuk mund t’i datoni të gjitha me karbon”, i thotë Popović Ariel David të Haaretz. “Dhe bukuria e kësaj është se nuk keni pse ta bëni.”

Disa ekspertë këshilluan kujdes. Christopher Rollston, një paleograf në Universitetin George Washington, i thotë Science se teknologjitë e reja si Enoku mund të jenë të dobishme në studimin e dorëshkrimeve, por studiuesit nuk duhet të mbështeten kurrë tek ato për të arritur në një përfundim.

“Në fund të fundit, shkrimi i dorës njerëzore – dhe të gjitha variacionet dhe tiparet e tij idiosinkratike – është një gjë thellësisht njerëzore”, thotë ai.

Filed Under: Fejton

MEDIA SHQIPTARO – KANADEZE NË PEISAZHIN MEDIATIK KANADEZ – “TV PASQYRA SHQIPTARE”, TELEVIZIONI I SHQIPTARËVE TË KANADASË

June 12, 2025 by s p

Ilir Lena, drejtor i televizionit “TV Pasqyra Shqiptare”, në një rrëfim ekskluziv dhënë editorit të gazetës “Dielli” të Vatrës në New York, Sokol Paja, shpjegon për publikun historinë e televizionit “TV Pasqyra Shqiptare”, televizionin si arkiv dhe memorie digjitale të komunitetit shqiptar në Toronto, televizioni si trashëgimi mediatike, kulturore, komunitare  e kombëtare e mërgatës shqiptare në Kanada.

HISTORIKU I “TV PASQYRA SHQIPTARE”

Unë e kam marrë drejtimin e emisionit “Pasqyra Shqiptare” në shtator të vitit 2003, pra gati 22 vjet më parë. Një vit më herët, në 2002, këtë emision e pat filluar ta prodhonte një bashkatdhetar nga Ohri i Maqedonisë, Fadil Malik, i cili për arësye të ndryshme u tërhoq. Dua gjithashtu të sqaroj se Pasqyra Shqiptare ka nisur si një emision televiziv i përjavshëm i transmetuar nga rrjeti kombëtar televiziv kanadez, OMNI Television dhe sot ne shihemi në provincat kryesore të Kanadasë, Ontario, British Columbia, Alberta, etj. Më vonë, krijuam edhe kanalin tonë në YouTube dhe u përfshimë në Albanian Culture TV në New York, si një prej kanaleve të platformës IPTV, TV ALB në SHBA. Sigurisht jemi të pranishëm me një rrjet të madh ndjekësish edhe në Facebook dhe Instagram. Në këtë hark kohor 23 vjeçar emisioni ka bashkëpunuar me disa profesionistë në fushën e filmimeve, montazhit, aktrimit dhe regjisë, nga të cilët do të veçoja Esat Telitin, Arian Dherin, Antigoni Papastathin, Toni Lenën, etj.

PROGRAMACIONI DHE KRONIKAT KULTURORE-PATRIOTIKE-KOMBËTARE

Struktura e emisionit përmban disa rubrika: ajo e njoftimeve nga komuniteti, kronikat dhe telereportazhet nga komuniteti dhe Shqipëria, biseda dhe portrete televizivë me shqiptarë që kanë bërë emër në Kanada (rubrika “Shqiptari i Kanadasë”) si dhe me shqiptarë të shquar, dokumentarë historikë, gjeografikë dhe biografikë. Vitet e fundit e kemi pasuruar emisionin edhe me rubrikën “Fjala e Lirë”, duke prekur tema të nxehta bashkëkohore me qëndrime të forta nga të ftuarit. Një vend të veçantë zë edhe rubrika “Artistët e Vegjël”. Në përgjithësi ne kemi në fokus shqiptarët e Kanadasë të parë nga një këndvështrim atdhedashës, dashamirës, por edhe kritik konstruktiv.

TELEVIZIONI SI FORMË E RUAJTJES SË IDENTITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR NË KANADA

Duke qenë një emision me fokus shqiptarët e Kanadasë, të cilët bëjnë përpjekje serioze për të ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare, mendoj se shembulli i tyre bëhet burim frymëzimi dhe ndikon te teleshikuesit. Njeriu është një qenie shoqërore që kopjon ose imition modele sjelljesh. Televizioni, sikurse është një mjet ndikimi negativ nëpërmjet krijimit të modeleve “yje” pa vlerë nga bota e spektaklit, sportit dhe modës, ka edhe fuqi pozitive, në se në vend të idhujve fallco arrin të sjellë në ekran njeriun me vlera morale, qytetarin që ruan dhe nderon traditën, familjen, kombin, fenë dhe lirinë e individit. Mendoj se “Pasqyra Shqiptare” e bën këtë, pra përçon modelin e mirë te teleshikuesit.

TELEVIZIONI SI PASURI KOMUNITARE. ROLI NË PROMOVIMIN DHE ZHVILLIMIN E KOMUNITETIT

Mediat televizive etnike janë, në radhë të parë, burim informacioni i rëndësishëm mbi jetën komunitare. Mund të thuhet se ato janë burim i vetëm informacioni mbi atë ç’ka ndodh në komunitet, pasi mediat qendrore, për shembull këtu në Kanada, nuk i kushtojnë hapësirë komuniteteve etnike. Gjithashtu, ato janë mjete komunikimi që ndihmojnë në integrimin e emigrantëve. Në shumë raste, ne, dhe këtu përfshij “Pasqyrën Shqiptare”, shërbejmë si ura komunikimi mes emigrantëve të rinj dhe shoqërisë kanadeze, ose mes tyre dhe emigrantëve të hershëm. Me njoftime, portrete emigrantësh të vendosur prej vitesh, analiza, etj. mbi ligjet dhe zakonet e vendit të ri, mediat etnike i ndihmojnë emigrantët të integrohen më lehtë në Kanada. Së treti, mediat televizive, në rastin tonë “Pasqyra Shqiptare”, janë edhe shprehje e identitetit shqiptaro-kanadez. Ato kanë një fuqi të jashtëzakonshme në pasqyrimin, madje edhe farkëtimin e identitetit të ri të komunitetit si dhe në prezantimin e këtij identiteti edhe në nivelet e tjera të shoqërisë kanadeze.

Së katërti, ato janë “mësuese” në kohë krizash. Sa herë që ka një krizë ose ngjarje madhore në komunitet, mediat qendrore, por edhe autoritetet drejtohen te mediat etnike për informacion, këshilla dhe analiza të hollësishme. Kujtoj këtu vetëm një rast: rolin koordinues me mediat kombëtare kanadeze që ka luajtur “Pasqyra Shqiptare” në vitin 2008, kur Kosova shpalli Pavarësinë dhe komuniteti ynë festoi u bë lajm në të gjithë Kanadanë. Së pesti, mediat televizive, përfshirë “Pasqyrën Shqiptare”, kanë fuqi mobilizuese. Po në raste krizash apo ngjarjesh madhore, mediat i mobilizojnë anëtarët e komunitetit në mënyrën më efikase dhe këtë e bëjnë, jo vetëm me njoftime, por edhe biseda, komente dhe analiza. Një rol të tillë e ka luajtur më së miri këtu në Kanada “Radio Iliria” gjatë vitit 1999 kur nga Kosova erdhën rreth 7 mijë refugjatë, por edhe “Radio-Telefoni” i mbajtur nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze e Torontos në vitet 1996 – 1999.

TELEVIZIONI SI MEMORIE DIGJITALE DHE HISTORIKE

Po, e them me krenari se “Pasqyra Shqiptare” e kryen më së miri edhe në këtë shërbim shoqëror dhe kombëtar. Mjafton të vizitosh faqen tonë në YouTube, ku mund të gjesh një arkivë të pasur digjitale mbi historinë e shqiptarëve të Kanadasë. www.YouTube.com/PasqyraTV

SFIDAT E TELEVIZIONIT NË KUSHTET E ZHVILLIMIT TË JASHTËZAKONSHËM TË TEKNOLOGJISË DHE INFORMACIONIT

Një nga sfidat më të mëdha të televizionit mainstream sot është institucionalizimi i gënjeshtrës nëpërmjet keqinformimit dhe mosinformimit. Stacionet televizive kombëtare, dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kanada dhe SHBA, janë kthyer në altoparlantë të qeverive të korruptuara, të cilat edhe më parë, por sidomos në kohën e të ashtuquajturit Covid-19, luajtën një rol tepër negativ në humbjen dhe dorëzimin e lirive të qytetarit në emër të një “greater good”. Natyra mendjeshpëlarëse e mediave në këtë rast u shfaq frikshëm. Sa i takon televizioneve etnike, ose produksioneve online, sfida më e madhe që ato kanë me veten është amatorizmi dhe patriotizmi i rremë. Për fat të keq, disa media nuk kanë arritur të ngrihen në nivele të kënaqshme profesionale dhe nuk po piqen dot. 

*ILIR LENA TV PRODUCER AND DIRECTOR – ACHIEVEMENTS IN TV PRODUCTION 

Directed and produced 1200 weekly TV shows in Albanian language for OMNI 1  Toronto (“Pasqyra Shqiptare”) focusing on the Albanian-Canadian community life.  This show is on air since September 2002.  

Writer, director, and producer of “Marsel”, a documentary in English and Albanian  language first aired on OMNI 1 in September 2006.  

Writer, director and producer of “Jani”, a documentary in English and Albanian  language aired on OMNI 1 in January 2009  

Writer and cameraman of “1999”, a documentary in English about Canada’s  involvement during the Kosovo crisis in 1999. Aired on OMNI 1 in September 2009.  

Producer and director of other long and short documentaries focusing on community  life as well as on Albanian history and tourist attractions (“Mrekulli Shqiptare”,  “Albania and Kosovo with a geographer”)  

OTHER PRODUCTIONS 

Directed and produced numerous community events, concerts and theatre shows for  the Albanian community living in Ontario, which have taken place in Walter Hall,  McMillan Theatre, Ryerson Theatre, etc. with some of the best Albanian musicians  and stand-up comedians/actors, such as Inva Mula, Genc Tukici, Kastriot Tushe,  Manjola Nallbani, Artiola Toska, Fadil Hoxha, Muharrem Hoxha, Vlora Parodists,  Shkodra Stand-Up Comedians, Mirush Kabashi, etc. 

EDUCATION 

BA in Accounting and Finance from the University of Tirana, July 1990  Gymnasium (High School), Elbasan, June 1986  

Onufri School of Arts, Elementary School, Elbasan, June 1982.  

OTHER SKILLS 

 Professional video cameraman, video editor, scriptwriter 

HOBBIES 

Foreign languages, travel, soccer and reading. 

*Gjatë viteve 1993-1998, përpara se të vija në Kanada, unë kam drejtuar një nga agjensitë e para private tour operator, Albanian Horizons. Pastaj, 1997-2006 kam qenë drejtor dhe bashkëpronar i Lena Settlement Services, një agjensi këshillimi dhe përfaqësimi për emigrim në Kanada. 2003-2025 – producent i emisionit Pasqyra Shqiptare.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT