
Akad. Vasil S. Tole/
Dua të them dy fjalë për të shprehur respektin për orkestrën simfonike të RTSH, në këtë përvjetor të themelimit të saj.
• Orkestra Simfonike e RTSH-së u themelua më 16 maj të vitit 1962 si formacioni orkestral simfonik më i madh i kohës. Rrënjët e saj shkojnë më tej se kjo datë dhe lidhen me vitin e largët 1938, kohë kur u krijua Radio Tirana dhe pranë saj funksiononte edhe një formacion orkestral që quhej Orkestra e Radio-Tiranës nën dirizhimin e dirigjentit italian Umberto Rampi e pas viteve 1944 nga dirigjentët Mustafa Krantja, Bojan Adamiç etj.
Me riorganizimin e saj në vitin 1962, ajo u quajt “Orkestra Simfonike e Radios dhe Kinematografise” duke shenjuar kështu një tjetër etapë të rëndësishme, si për të ashtu edhe për muzikën shqiptare mbarëkombëtare.
Krijimtaria muzikore shqiptare për orkestër dhe jo vetëm, prej fundit të viteve 1930 u interpretua prej saj.
– Krijues si Kristo Kono, PjetĂ«r Dungu, Dhora Leka etj ishin ndĂ«r tĂ« parĂ«t qĂ« u interpretuan. Pas tyre orkestra simfonike e RTSH ka interpretuar krijimtarinĂ« e pothuajse gjithĂ« kompozitorĂ«ve shqiptarĂ« prej At Martin GjokĂ«s, At Fan S. Nolit, Murat Shehut, Çesk ZadejĂ«s, Tish DaisĂ«, Tonin Harapit, Kozma LarĂ«s, PjetĂ«r Gacit, Feim Ibrahimit, Limoz Dizdarit, ShpĂ«tim KushtĂ«s, Kujtim Laros, Thoma Gaqit, Hajg Zaharianit, Spartak Tilit, Gazmend Mullahit, Thomas Simakut, David Tukiqit, Josif MingĂ«s, Zef ÇobĂ«s, AleksandĂ«r Peçit, Sokol Shupos, Ermir Dergjinit, Fatos Qerimit, Endri SinĂ«s etj, e deri tek brezat mĂ« tĂ« rinj. Po ashtu krijimtarinĂ« e krijuesve shqiptarĂ« tĂ« KosovĂ«s Rexho Mulliqi, Lorenc Antoni, Rauf Dhomi, Zeqirja Ballata, Fahri Beqiri etj.
Nga vitit 1964 e deri në vitet 2000, dirigjenti Ferdinand Deda luajti një rol thelbësor në jetën e orkestrës dhe nga vitet 1978 e deri në vitet 1990 dirigjenti i mirënjohur Eno Koço, si drejtues i shumë koncerteve simfonike, vokale, regjistrime të muzikës së filmave, koncerteve jashtë vendit etj.
Veprat e mia simfonike janë kryesisht të interpretuara prej orkestrës simfonike të RTSH, më e fundit syresh edhe simfonia ALBANOI, premiera botërore e së cilës u bë më 9 maj 2025.
• Mirënjohje për mbështetjen e krijimtarisë sime në vijimësi!
Orkestra Simfonike RTSH Ă«shtĂ« nderuar me çmimet “Naim FrashĂ«ri ArtĂ«” nĂ« vitin 2007, “Çmimin e karrierĂ«s” nĂ« vitin 2009, si dhe “Nder i Kombit” nĂ« vitin 2017.