• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Autorë shqiptarë prezantohen në Javën e Integrimit në Vjenë

May 13, 2019 by dgreca

Shkruan: Hazir MEHMETI, Vjenë/

Vjenë, 10 maj 2019: Në një ambient të bukur të “Der Kunstraum”, në qendër të Vjenës, mes artit të pikturave të mrekullueshme bashkë me atë letrar dhe tingujt e harfës luajtur nga

Veronica Klavzor u mbajt orë letrare artistike. Ajo u organizua nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri në kuadër të  Javës së Integrimit në Vjenë, ku autorët prezantuan veprat e përkthyera në gjermanisht dhe  lexuan prej tyre. 

I pranishëm ishte gjithashtu Roland Bimo, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri. Tani e disa kohë në aktivitet letrare aq me vlerë mungojnë përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri. Në emër të nikoqirit, përshëndeti Hubert Thurnhoffer, pronari i  galerisë “Der Kunstraum’’, ai e falënderoi organizatorin për bashkëpunimin dhe tha se galeria e tij e artit ka qëllim ndërtimin e urave kulturore mes kombeve. Programi i drejtua me shije në të dy gjuhët nga Kaltrina Durmishi. 

Mbrëmjen e hapi Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri. Ai i përshëndeti të pranishmit dhe mes tjerash tha: “Qëllimi i Lidhjes sonë është që me aktivitet tona të sjellin më shumë vepra letrare të krijuesve nga diaspora të përkthyera për lexues, para se gjithash atij vendor.” Ai dha një historik të shkurtër rreth aktiviteteve të Lidhjes. 

Dr. Kurt Gostentschnigg, albanolog, foli rreth veprave të përkthyera prej tij të autorëve Hazir Mehmeti, Besim Xhelili dhe Mërgim Osmani. Rreth poezive të Besim Xhelilit mes tjerash shtoi: “Poezia e Besim Xhelilit mund të kuptohet sipas dy konteksteve: së pari sipas kontekstit të biografisë së autorit dhe shoqërisë dhe së dyti interpretimin e veprës sipas frymëzimit të dalë nga zemra. Tek poezia e Besimit kuptimi vjen nga muza e frymëzimit, gjegjësisht nga fuqia e shpirtit dhe zemrës“. Ai lexoi disa poezi në gjermanisht  nga libri “Sy të pafajshëm” (,,Unschuldige Augen’’) të përkthyer na ai, kurse në shqip nga ky libër lexoi Marsela Xhaferaj. 

Prof. Peter Paul Wiplinger, shkrimtar i njohur austriak shkroi parafjalën e veprës “Kohëthyerja” (,,Zertrümmerung der Zeit’’) të autorit Hazir Mehmeti, nga e cila mes tjerash tha:  “Është një art të shkruari në frymën e kohës dhe të letërsisë. E bazuar natyrisht në trashëgiminë e mënyrës së të rrëfyerit të traditës së letërsisë shqiptare, por arti i të shprehurit dhe kultura gjuhësore e Hazir Mehmetit janë shumë afër realitetit. Këtu rrëfen një autor, histori të thjeshta, në një gjuhë “të thjeshtë”, të qartë. Pikërisht për këtë, kjo mënyrë të rrëfyeri ka stil dhe kualitet. Prandaj libri është një urë letrare lidhëse ndërmjet dy botëve: botës së vjetrës dhe asaj të re si dhe të kulturave të tyre; por edhe ndërmjet së kaluarës dhe së sotmes; ndërmjet atdheut dhe mërgimit. Dhe para së gjithash një lidhje ndërmjet Autorit dhe lexuesit.” (përkthimi në shqip nga Shpresa Musaj). Elona Kamberi lexoi pjesë nga tregimi “E ftuara” në gjermanisht nga përmbledhja “Kohëthyerja” e autorit Hazir Mehmeti. Kjo vepër u botua nga P.E.N- Klubi Austriak i njohur, redaktor i librit është Dr. Helmut Niederle, kryetar i klubit. 

Poetja e njohur polake e cila jeton në Austri, Marzanna Danek, lexoi disa poezi nga përmbledhja e saj e fundit në gjuhën gjermane. Përndryshe, Marzanna ka fituar disa çmime të larta në vendlindjen e saj dhe në Austri. 

Ishte një mbrëmje e bukur arti e cila lidh shpirtërisht artdashësit nga kombe e gjuhë të ndryshme që jetojnë e krijojnë në Austri.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri ka bërë emër në afirmimin e krijuesve shqiptarë që jetojnë në Austri. Janë ndërtuar ura miqësie arti, e më shumë se aq, me klube e shoqata kulturore të shumta në Austri. Ka bërë miq të shumtë nga radhët e krijuesve vendor pa të cilët nuk do mund të kishte kaq shumë fryte puna e Lidhjes nën drejtimin e veprimtarëve drejtues të zellshëm.  Tani ka raporte të afërta bashkëpunimi me P.E.N –Klubin austriak rreth të cilit veprojnë mijëra krijues kombesh të ndryshme në Austri e më gjerë.  PEN- është edhe botues (për herë të parë) i disa veprave të autorëve shqiptarë në Austri.    

Vet Java e Integrimit në Vjenë flet mbi afirmimin e krijimtarisë letrare shqiptare në hapësirat e pa njohura deri tani gjermanofolëse. 

Shumë nga aktivitetet letrare u mbështetën nga donatorë artdashës dhe  konkursi letrar, vite më parë, nga Ministria e Diasporës. Ura me e fuqishme e njohjes dhe komunikimit me të tjerët është fjala e artit, kjo nuk na mungon, andaj kërkohet mbështetje akoma më e fuqishme e Lidhjes në botimin e veprave me vlera të mirëfillta. 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Hazir Mehmeti-Autore shqiptare-Vjene

KOSOVE-Fillon fushata zgjedhore për kryetarët e komunave veriore

May 13, 2019 by dgreca

Subjektet politike të cilat janë certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe, kanë nisur edhe zyrtarisht fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit në katër komunat në veri të Kosovës.

Gjatë pesë ditëve rresht, kandidatët e tri subjekteve politike për kryetar, do të shpalosin programet e tyre për mandatin e mbetur dyvjeçar në komunat, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha për Radion Evropa e Lirë, se sa i takon punës së KQZ-së, të gjitha përgatitjet janë duke shkuar sipas planit.

“Organizimi i këtij procesi ka shkuar në bazë të planifikimeve të parapara nga ana e KQZ-së dhe nuk ka pasur ndonjë problem apo ndonjë vonesë për organizimin e këtyre zgjedhjeve”, tha Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në ditën e votimit do të hapen 44 qendra të votimit me gjithsej 87 vendvotime. Janë 12 kandidatë në garë për kryetar në këto komuna, nga tre kandidat për secilën komunë. Në katër komunat ku do të mbahen zgjedhjet, të drejtë vote kanë 57 mijë e 938 votues.

Zëdhënësi Elezi, tha sa i takon vëzhgimit të zgjedhjeve, në ditët në vijim do të bëhet akreditimi i vëzhguesve të partive politike dhe përfaqësueseve të organizatave joqeveritare.

“Vëzhgimi i zgjedhjeve është thelbësor pasi që ne konsiderojmë se do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në një proces zgjedhor”, u shpreh Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në këto komuna.

Kjo listë votuese përmban 57 mijë e 983 emra të votuesve, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Lista votuese bazohet në ekstraktin e Regjistrit Qendror Civil, i cili përpilohet nga Agjencia e Regjistrimit Civil.

Demokracia në Veprim, rrjet i organizatave joqeveritare, siç kanë deklaruar përfaqësuesit e tyre, do të vëzhgojë procesin zgjedhor në katër komuna me mbi 100 vëzhgues. Ky koalicion ka ftuar të gjitha subjektet politike të përfshira në proces që të zhvillojnë një garë fer dhe të lirë zgjedhore.

Po ashtu, ka ftuar edhe qytetarët me të drejtë vote, që të përfshihen në aktivitetet e fushatës parazgjedhore, në mënyrë që të jenë sa më të informuar për premtimet dhe programet e kandidatëve për kryetarë të komunave.

Edhe zyrtarët e OSBE-së, më herët me anë të një deklarate për media, kanë konfirmuar se në ditën e votimit do të kenë rol mbështetës.

“Siç e dini, Komisioni Qendror Zgjedhor i ka kërkuar OSBE-së të ofrojë mbështetje në mbajtjen e zgjedhjeve më datë 19 maj në katër komuna në veri të Kosovës. Misioni do të ketë personel të vendosur në ditën e zgjedhjeve, në mënyrë që të ofrojë këshilla teknike dhe asistime gjatë procesit të votimit”, është thënë në një deklaratë të OSBE-së.

Nga ana tjetër, autoritetet e rendit, thonë se me 19 maj, por edhe gjatë fushatës parazgjedhore, policia e Kosovës do të punojë në me urdhër operacional me qëllim të mbarëvajtjes së procesit të rregullt dhe të qetë të zgjedhjeve.

Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se policia ka nisur me zbatimin e një plani i cili, siç tha ai, përfshin fazat e fushatës parazgjedhor, ditën e zgjedhjeve dhe atë të pas procesit të votimit.

“Siguria është ekskluzivitet i Policisë së Kosovës për të cilin jemi angazhuar në kuadër të planit operativ deri në përfundimin dhe rikthimin e materialit të ndjeshëm në qendrat e numërimit të votave. Kështu që, deri tani nuk kemi asnjë informacion të mundësisë të cenimit apo përkeqësimit të sigurisë së përgjithshme sa i takon rajonit të Mitrovicës në veri”, tha Hoti.

Kryetarët e komunave veriore: Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq, më 26 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie ndaj vendosjes së taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për mallrat nga Serbia.

Në deklaratën e përbashkët, ish-kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vuloviq, i Zveçanit, Vuçina Jankoviq, i Leposaviqit, Zoran Todiq, dhe i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, kanë thënë se me këtë taksë, “serbëve të Kosovës u është kërcënuar e drejta për jetesë, shërim dhe mbijetesë”.

Më vonë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, caktoi datën 19 maj për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore. (kortezi: Anton Konushevci-Europa e Lire)

Filed Under: Analiza Tagged With: Mitrovice-Fushate zgjedhore- Komunat veriore

Delegacioni Amerikan i Lutjeve të Mëngjesit në Kosovë

May 13, 2019 by dgreca

Kryeministri Haradinaj priti në takim Delegacionin Amerikan të Lutjeve të Mëngjesit: Partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është shumë i fuqishëm, dhe uroj që ky raport të thellohet çdo herë e më shumë. Faleminderit që sot jeni mysafirë tek ne/

PRISHTINË, 13 Maj 2019-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së  Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, një delegacion amerikan të Lutjeve të Mëngjesit të kryesuar nga kongresisti, Randy Hultgren.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, i ka falënderuar të pranishmit për vizitën e sotme, derisa njëkohësisht i ka njoftuar ata për të arriturat e Republikës së Kosovës, prioritetet e Qeverisë, zhvillimin ekonomik të vendit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, rolin dhe kontributin e Kosovës në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe tema të rëndësishme për vendin.

“Partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është shumë i fuqishëm, dhe uroj që ky raport të thellohet çdo herë e më shumë. Faleminderit që sot jeni mysafirë tek ne”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar domosdoshmërinë e prezencës së SHBA-ve në të gjitha proceset e vendit dhe zhvillimeve në rajon.

Në takimin e sotëm me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të Parlamentit të Kosovës./b.j/(me shume fotografi nga takimet shihni ne Facebook-Gazeta Dielli

Filed Under: Politike Tagged With: Delegacioni Amerikan-Lutjet e Mengjesit-Haradinaj

Për herë të parë, festa u shënua në 10 Maj 1908…

May 13, 2019 by dgreca


Dita e Nënës e ka zanafillën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por festohet në shumë vende anembanë botës.
Anna Jarvis, një amerikane e lindur në Virxhinian Perëndimore dhe e shpërngulur në Filadelfia, e mori nismën në emër të punës së nënës së saj.
Për herë të parë, festa u shënua në 10 Maj 1908.  Anna Jarvis filloi
fushatën për t’i dhënë festës njohje kombëtare. Pas gjashtë vjetëve,
më 1914, e diela e dytë e Majit u caktua si Dita e Nënës.
Në intervistën e znj. Jarvis për revistën Inquirer në maj 1913, ajo
thotë se synimi është që burrat dhe gratë të kuptojnë përgjegjësitë
individuale dhe e kundërshtonte me shpirt komercializimin e festës.
Te Dielen me 12 Maj 2019  gjatë meshës së të dielës në Vatikan, Ati i Shenjtë u ndal dhe i përgëzoi nënat për punën e tyre për rritjen e mbrojtjen e fëmijës.
Ashtu si më shumë se një shekull më parë kur nisi përkujtimi i ditës, Papa vlerësoi dhuratën e paçmueshme shpirtërore e morale që përfaqëson nëna. Ati i Shenjtë kishte folur më gjatë për figurën e nënës në një fjalim të mbajtur më 4 Maj gjatë vizitës në Bazilikën e Shën Mërisë së Madhërishme. Nëna kryen një detyrë madhore sepse e ndihmon fëmijën t’i përballoj problemet e jetës “pa e humbur rrugën”, tha ai. Dhe, shtoi se nëna është ajo që e ndihmon fëmijën të kuptoj domethënien e lirisë, në një kohë kur është kaq e vështirë për njerëzit të vendosin për rrugën e tyre në jetë.

DIELLI uron Gëzuar Ditën e Nënës! (Rafaela Prifti)

Filed Under: Komente Tagged With: Rafaela Prifti-Dita e Nenes

Kongresisti amerikan Ed Case, Vizite ne Prishtine- Amerika, udhërrëfyese për Kosovën

May 11, 2019 by dgreca

-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi priti Kongresistin Amerikan Ed Case, flasin për paqen dhe stabilitetin rajonal: Ushtarët amerikanë janë heronjtë tanë/

PRISHTINË, 11 Maj 2019-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur kongresistin amerikan Ed Case, i cili shoqërohej edhe nga ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Presidenti Thaçi dhe kongresisti amerikan Ed Case biseduan për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, për kontributin e ushtarëve amerikanë në kuadër të KFOR-it në Kosovë dhe për situatën politike në rajonin tonë.

Kongresisti Case afirmoi se Shtetet e Bashkuara mbeten partner i palëkundur i Kosovës dhe se krenohet me shërbimet që anëtarët e Gardës Kombëtare të Haëait i ofrojnë KFOR-it.

“Ushtarët amerikanë janë heronjtë tanë. Ata janë duke e bërë një punë të mrekullueshme në Kosovë dhe e gëzojnë respektin e të gjitha komuniteteve. Ushtarët amerikanë janë shpresë dhe besim për ne!”, u shpreh presidenti Thaçi.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku kongresisti Case nxiti vazhdimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila do të forconte paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe do ta përshpejtonte procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës.Presidenti Thaçi theksoi se letrat e presidentit Trump janë udhërrëfyes për Kosovën në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

“Dialogu është alternativa e vetme dhe sa më shumë që vonohet rifillimi i tij, aq më shumë do të zgjasin proceset integruese”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi dhe kongresisti Ed Case biseduan edhe për investimet amerikane në Kosovë.

***

SHBA, partner i palëkundur i Kosovës

-Kryeministri Haradinaj priti në takim Kongresistin Amerikan, Ed Case/

Prishtinë, 11 Maj 2019-Gazeta DIELLI/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim kongresistin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ed Case.

Kryeministri Haradinaj e ka falënderuar kongresistin Case dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, që nga liria, pavarësia dhe tani në shtetndërtim, duke vlerësuar se përkrahja e SHBA-së për Kosovën edhe në këto momente është tejet e rëndësishme për proceset zhvillimore të vendit.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e njoftoi kongresistin Case për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për zhvillim ekonomik, fuqizimin e rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmbushjen e agjendës së reformave evropiane, procesin e tranzicionit të FSK-së në ushtri dhe përkushtimin për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar. 

 “Forcimi i mëtejmë i partneritetit strategjik me ShBA-të, si dhe bashkëpunimi në të gjitha fushat e interesit të përbashkët ndërmjet dy shteteve tona është me rëndësi jetike për vendin, sepse orientimi ynë është euroatlantik dhe pro vlerave perëndimore të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj në shenjë mirënjohje i dhuroi kongresistit Case, librin “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve” i botuar në kuadër të Vitit Mbarëkombëtarë të Skënderbeut.  

Kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ed Case, afirmoi se Shtetet e Bashkuara mbeten partner i palëkundur i Kosovës dhe se krenohet me shërbimet që anëtarët e Gardës Kombëtare të Hawai-t ofrojnë në Kosovë./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Kongresiti Ed Case-Presidenti Thaci-Kryeministri Haradinaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1017
  • 1018
  • 1019
  • 1020
  • 1021
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT