• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Politically incorrect

December 30, 2018 by dgreca

Një event për historinë e letërsisë, një hiç për kritikën zyrtare: Pentalogjia poetike e Net IsVeizit.  

net 4net 5Net IsVeizi foto

 

U ndanë çmime gjatë 2018-ës, u bënë edhe klasifikime. Siç pritej, u nderuan me to sidomos autorë pranë pushtetit, të sjellë në dritë nga botues ngjitur me pushtetin; të lëvduar nga tellallë që mbledhin me gjuhë thërrimet poshtë tavolinës së pushtetit.net 1

Asnjë shkrim me peshë rreth një botimi të rrallë, të plotë, madhështor, epik, që i  bën një shërbim të pakrahasueshëm gjuhës së lëvruar shqipe: pentalogjia “Argenit si shpirt yjesh”, “333+333 sonete” , “+ 333 sonete”,  “Shpirtgenit si ar yjesh” si edhe “333 sonete” – sjellë për lexuesin nga “Botimet Magus”.net 2
net 3

 

Me keqardhje e kemi pranuar që nuk kemi kritikë të mirëfilltë për letërsinë. Pas largimit nga skena të burizanëve të realsocit, pritej një boshllëk, por jo që të zgjaste kaq shumë. Por boshllëqet në kritikë, ashtu si edhe më gjërë në gjithë letërsinë – janë fatale. Në kritikë ato u mbushën me shkruajtës me porosi; në letërsi lexuesi ka mbetur pa një busullë, në mes të shkurreve të mediokritetit. Mendohej se nga vetë letrarët vërtetë të talentuar do të vinin shkrime të bazuara në cilësinë e veprave, por zhgënjimi qe i plotë: rrallë u gjendën shkrime të tilla. Nëpër media e social të marrin frymën elozhet për njëri-tjetrin, pothuaj gjithmonë nga shgarravitës që nuk kanë lexuar librat që lëvdojnë, mjafton të jenë të miqve, apo dhe, sidomos, të të afërmve.

As kritikët e mirëfilltë nuk janë të zhveshur prej subjektivizmit, por tek ata kriteri bazë – vlera e mirëfilltë – mbetet gur themeli.

Me Net IsVeizin nuk ndodhi as  njëri fenomen, as tjetri. Net, ashtu si edhe vepra e tij e rëndësishme, ka qenë dhe mbetet politically incorrect. Nga ky pikëvështrim duket normale ftohtësia, për mos të thënë armiqësia ndaj tij. Për të kanë heshtur scrivanët me pagesë. Ai nuk ka familjarë apo miq që ta lavdërojnë falas.

   E mos më thoni që koha i nxjerr vet në pah vlerat. Qëmtojini sa jeni gjallë. E nesermja nuk do të jetë e lexuesit të sotëm. E vetmja gjë e sigurtë është se Net IsVeizi do vazhdojë të përmendet, edhe kur të të lëvduarve me pagesë,  atyre prej familjarëve apo prej thërrimexhinjve të politikës t’u jenë konsumuar gurët e varrit.

 

Botuar në gazetën “Dielli”, Nju Jork, 30.12.2018

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Net IsVeizi, Shpend Sollaku Noe', Triptik

“DIELLI”, KONKURS ME RASTIN E 110 VJETORIT

December 29, 2018 by dgreca

1 Flamuri shenje

Nju Jork, 29 Dhjetor 2018 – Viti 2019 përkon me 110 vjetorin e daljes të numrit të parë të Gazetës Dielli. Si gazetë e shoqërisë Besa-Besën numri i parë  i gazetës doli në Boston me 15 Shkurt 1909 me editor Fan S. Noli dhe menaxher George Konda(Gjonleka). Nga tetori i vitit 1909, Editor u bë Faik Konica. Pronare dhe themelonjëse e gazetës  ishte Shoqata Besa-Besën, e cila qe krijuar që me 6 Janar 1907, duke patur si zyrtarë: Fan S. Noli-Kryetar; Goni Katundi-nën/Kryetar; Nini Fani Katundi-Sekretar; dhe anëtarë-(Pleq): John Gjoka, Mihal Panajot Katundi, Lazo Kozma, Nisi Konomi, dhe Lambi Josif.  Dielli, që zëvendësoi “Kombin” e Sotir Pecit,që u mbyll me 10 Janar 1909, ishte gazetë javore dhe e para e përditshme shqiptare më 1914 me Kostë Cekrezin Editor. Në mbledhjen themeluese të  Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”  me 28 Prill 1912, gazeta Dielli u bë pronë e saj me editor Kristo Floqin dhe menaxher Kristo Kirkën.

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA do ta festojë 110 vjetorin e Gazetës me një sërë veprimtarish, që do të bëhen të njohura në ditët në vijim. Gazeta në përkujtim të këtij përvjetori , dhe në nderim të Editorëve të saj për 110 vite, shpall Konkursin për gazetarë e studiues. Preferohen libra të rinj, që janë botuar gjatë vitit 2018 dhe përgjatë vitit 2019; esse(shqip dhe anglisht), artikuj studimorë, analiza, portrete, Dossier, Fejtone,  kushtuar  Vatrës, gazetës Dielli dhe editorëve të saj ndër vite. Cmimet do të mbajën emrat e editorëve më të shquar të Diellit.

Konkursi mbyllet me 31 Mars 2019. Fituesit do të shpallen me 6 Prill.

Adresa ku dërgohen materialet: Email: gazetadielli@gmail.com

Adresa e Postimit:

VATRA

2437 Southern BLVD

Bronx, NY 10458

USA

 

Filed Under: Featured Tagged With: 110 Vjetori, dalip greca, dielli, Konkurs

ALTIN REVANIA OSE PIKTURA E SHPIRTIT TE ÇLIRUAR

December 29, 2018 by dgreca

…Nën një sarkofag të Beratit – qelia e dikurshme e shpirtit të tij. Përmbi Tabe – shushurima e një peneli të zhdërvjellët. Mbi Osum – cicërima e lotit. ../

1 Shpendi

Nga Shpend Sollaku Noé/

1 Altin Syri1 altin Revania1 altin Vicioze

Përditë, ndërsa fshij djersët e ftohta të krijimit, ngre sytë në faqen e murit përballë. I fiksoj atje për minuta të tëra. Nuk kam dritare në atë hapësirë. Në vend të saj më hap një thellësi të pafundme mendimi një kuadër i rrallë – “Autoprtret”-i, i piktorit Altin Revania. Gjen gjithçka në atë vaj mbi kanavacë. Në dukje janë pasionet e tij më të mëdha por, dhe sidomos, rebelimet e tij. Ajo çka e bën më të rëndësishëm – përpjekja mbinjerëzore e shpirtit për të flakur guaskat që e ndrydhin. Eshtë një SHPIRT i madh, pothuaj i perëndishëm, të cilit  i merret fryma nën QELInë që të vdekshmit e rëndomtë e quajnë TRUP.

Më mirë se ai vete askush nuk e njihte Altin Revaninë. Ne përpiqemi vetëm ta imagjinojmë tërësinë e tij, duke ngushëlluar veten me idenë se ia kemi arritur t’i afrohemi imazhit të përcjellë prej një arti,  përballë të cilit duhet menduar thellë para se të dilet në përfundime.

Vazhdoj të kqyr gjatë “Autoportret”-in e koleksionit tim. Një talent i madh, një shprit akoma më i madh, që nuk mund të ndrydheshin në trupin prej mishi e kockash, që shpesh  e shpinin maleve, luginave, në këmbë, me bicikletën e pandashme, veçanërisht me zemrën e lindur për të rendur.  Zemër tejet e gjerë, edhe ajo e gjendur keq në QELInë e quajtur TRUP. Dukej i fortë, i ngjeshur TRUPi, por tejet i brishtë e delikat për të strehuar një ZEMER, një SHPIRT, një TALENT të madh. Nuk do të mundte askurrë t’i mbante vetëm për vete. Ato i përkisnin të tjerëve, për TE TJERET rrahën, ëndëruan, djersitën, sakrifikuan.

Kjo ishte edhe pika e dobët e tij: një trup i brishtë edhe pse në dukje… Nëse talenti, shpirti e zemra e piktorit nuk mund të sulmoheshin, trupi i tij iu nënshtrua sulmeve që duhet të përballojnë të vdekshmit. Dalëngadalë, me një dinjitet të pagjendshëm gjithkund, Altini ia arriti të ndrydhë në qelinë e trupit dhimbjen dhe sigurinë e të keqes që ishte duke e sulmuar pa i dhënë më mundësi të mbrohej. Aq natyrshëm ndodhte kjo, saqë ne qe ishim larg as që e besuam lajmin e shuarjes së trupit të tij. Nuk do të jetë e vërtetë, vetëm shumë pak kohe kish kaluar që ishim lidhur me mesazhe apo kishim folur në telefon. Duke botuar një foto tek grupi Only Berat i FB-ut, në të cilën kisha dalë me mikun artist në Berat, në mesnatën e parë të vitit 2018, i kisha drejtuar pyetjen: Çfarë ishim duke menduar ndërsa shkrepej kjo foto, i dashur Altin? Ai më ish përgjigjur: Përpos bisedës për Antologjinë tënde dhe artin në përgjithësi, po shijonim edhe një verë të mirë. Por do ulemi prapë!

Ma kishte premtuar takimin e ardhshëm. Dhe qe hera e parë që nuk i qëndroi fjalës. Sigurisht ishte shpirti i tij ai që më kishte premtuar. Por trupi nuk ishte më i tij. Ai i përkriste tokës. Prandaj edhe tradhëtonte. Së pari, tinëzisht, kish tradhëtuar Altinin. Pastaj, në befasi, na tradhëtoi edhe ne. Atëherë, kur erdhi lajmi nga Berati se… Atëherë kur nuk e prisnim.

Mërgimi bart në vete të gjitha të këqijat e botës. Mendoja se kish të mirë, për pjesën më të madhe të ikanacëve, vetëm sigurimin e bukës së gojës e diçka më tej. Por vite të pafund larg të dashurve të dheut tënd, më bindën se diçka me vlere toka e huaj ta ofron: shpesh nuk të jep mundësinë të marrësh pjesë në funeralet shqiptare. Lajmet e vdekjes prej Shqipërie truri ynë i katalogon si kronika të largëta, që nuk kanë të bëjnë me njerëzit që të kanë dhe ke dashur. Edhe pas kasnecëve të zisë ti vazhdon t’i konsiderosh të gjallë tutillmbajtësit e kronikave vdekësore. Pasi i ke fisksuar ashtu siç i le herës së fundit: me një buzëqeshje të dlirë në buzë dhe një gotë vere të mirë në dorë. Nuk i ke parë funeralet e tyre. Atëherë nuk kanë vdekur. Sidomos nëse vazhdon të komunikosh me ta nëpërmjet asaj që kanë lënë pas: familjen, miqtë e shumtë. Në veçanti edhe veprën, si në rastin e Altin Revanias. Që së fundi e gjykoi si shumë të vogël botën e këtushme, që u ngjit atje, ku, sot për sot, nuk mund ta arrijmë dot.

Nën një sarkofag të Beratit – qelia e dikurshme e shpirtit të tij. Përmbi Tabe – shushurima e një peneli të zhdërvjellët. Mbi Osum – cicërima e lotit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: ALTIN REVANIA OSE PIKTURA, E SHPIRTIT TE ÇLIRUAR, Shpend Sollaku Noe'

QEVERIA E RE, PËRPJEKJE PËR TË SHPËTUAR TË VJETRËN

December 29, 2018 by dgreca

Fundi i paralajmëruar i një qeverisje demode…./

Ilir-Levonja-300x298

– Lufta brenda llojit është po aq shtërpëzuese sa droga dhe prostitucioni. Edi Ramën nuk mund ta mbroj dot një propaganduese studiosh, a komisarja politike e ekraneve, si Spiropali. As patosi socialist i Erionit të vogël… ai babai i Elbasanit të ha të gjallë. Po kështu edhe xhuxhi i Durrësit… Shpëtimi qëndron tek katarsisi, rruga, masat, përmbysja.

Nga Ilir LEVONJA/

1) Të gjitha këto lëvizje, në qeveri, nuk janë asgjë tjetër veçse ca përpjekje të kota për të shpëtuar rënien e saj. Por ajo ka marrë rrugën. Madje mos u çudisni kur t’i shikoni me ca xhaketa të shqyera, ose të përbuzur, vërtitur qosheve si plaçka të panevojshme. Në një farë mënyre ky është një sinjal i qartë për klasën politike në përgjithësi. I ka rënë për rrisk Edi Ramës që të mbaj mbi shpinë gjithë fytyrat e shushunjëzimit të vendit. Dhe lum shqiptarët nëse veprojnë në kohë, duke hequr përfundimisht dorë nga gara e shpërblimeve për një gjel deti a ca ditë pushimi. Këto statutet limfatike në fb, të të dorëhequrve, nuk janë asgjë. Mos u merrni me përshembull ish ministren e arsimit Nikolla. Si ia dhjeu kryeministrit me diplomaci etj. A lotët e iks a ypsilon ministri. Nuk kishin asgjë në dorë. As ai, as ajo, as ajo tjetra e kulturës, apo ai që dilte nga shtatë herë në ditë, ai i pusetave dhe bërrylave të rrugëve. Ai i energjisë a i turizmit… Ishin të gjithë ca kuklla tavoline, që zhvendoseshin kollajllisht. Jo nën petkun e intelektualit a sharmin e shtetarit që punon për vendin, por ca figurinave që janë gati të përpëliten në litar mjaft që t’i shërbejnë shefit. Ka marrë gremisjen e gjitha. Dhe kjo jo për hatër të opozitës. Jo, jo aspak… Jo për hatër të këtij apo atij, por për hatër të kohës. Si opozitarizmi dhe qytetaria janë mundur prej kohës. Kjo për faktin se opozitarizmi nuk e njeh qëllimisht sublimitetin. Dhe Edi Rama, nuk ka se çfarë të bëj me pushtetin. Nuk di ku ti shpjerë duart. Kanë marrë fund pasi koha i ka nxjerrë zbuluar.

2) Në fakt vendi ynë ka nevojë jo vetëm për një katarsis politik, por edhe një lëvizje me veprim të drejt për drejtë në dënimet publike. Dhe kam përshtypjen se po i vjen era. Ka nevojë për një parapërgatitje burgjesh, për konfiskime etj…, pasi vetëm kështu mund të shkarkoj dëmin e madh moral karshi qytetarit që po e braktis, por edhe atë ekonomik të faturave të mbarsurave, të prishjeve pa fund, borxhe që u takojnë atyre që nuk kanë lindur akoma. Deri sa na ka mundur koha, them se këtë nuk pres ta bëj përshembull ish ministrja e kulturës. Apo ai i pusetave etj. Ka vdekur një herë e mirë dinjiteti intelektual. Janë të gjithë ca zorraxhinj të tenderimeve duke bërë garë me njëri-tjetrin në përqindjet e zhvatura. Kjo është arsyeja që nga dje e sot vlaga e internetit yshtet mbi atë që se çfarë thotë a si i përgjigjet ky ministër apo ai ministër pas shkarkimit të beftë prej Edi Ramës. Eshtë një qejfhumbje kohe, sepse asnjë prej tyre nuk ishte i dobishëm. Ishin thjesht ca marioneta që firmosën pa fund, fonde me destinacione përfitimesh personale. Përshembull kjo kulutra shqiptare, një dështim total, i gjithi. Një theqafje me sukses…, pasi ironia më e madhe është një fakt që të dërrmon sytë. Thua viti i Skënderbeut, dhe hapësirën televizive të shqiptarëve e mbush me telenovela Turqie. Askush nuk pyeti se sa është përqindja e kohës që shqiptarët të njohin hallet e vetveten midis atyre vet, Skëndërbeut dhe Mehmet pushtuesit. Është një absurditet social. E për më tepër për një shtet që akoma nuk i ka dhënë një dorë gëlqere shtëpisë së poetit kombëtar Gjergj Fishta. Kjo është çështje gjenetike e kohës, kur nuk di se çfarë bën tjetër me pushtetin veçse të vjedhësh. Ndaj mos u kënaqni me këto se si ia ktheu iksi apo ypsilon ministër Edi Ramës. Mos u kënaqni, por qani.

3) Eshtë një nga ato përpjekje djallëzore për të shpëtuar jo për të ndrequr qeverisjen e vendit. Nuk ka më qeveri ai vend. Dje studentët, sot ca mërgimtarë. Nuk e di deri ku arrijnë fjalët e manipulimeve nga partitë, por për një gjë ju siguroj… në sytë e emigrantëve, sidomos atyre që kanë kapur dekadën, përdorimi politik është një strategji e dalë boje. Pasi në raport me vendin ku jetojnë, duke parë se si bëhet politika aty, nuk intimidohen nga afshet partiake, qofshin majtas apo djathtas. Të jeni të bindur se tek një emigrant perëndimor nuk ka dashuri të përjetshme karshi njëshave. Nga ajo dashuria me aromë diktature proletariati etj., vrit e prit e prij Enver, jemi grusht bashkuar rreth teje. Përkundrazi ka neveri me shumicë kur shohin akoma fytyra që bëjnë politikë prej gati tridhjetë vjetësh tashmë. Sidomos kur ata janë emigrantë ekonomikë…, ruhuni nga emigrantët e rrahur prej politikës.

Eshtë një nga ato përpjekje e stërmunduar, ku ai që e di më mirë se kushdo tjetër, që e ka humbur betejën është vetë Edi Rama. Dhe me siguri është duke studiuar obsionet a modelin Gruevski. Kjo nga betejat e humbura me klanin e oligarkëve dhe kartelin e drogës. Por dhe rrathët e shtuar të emisarëve klanore brenda llojit. Lufta brenda llojit është po aq shtërpëzuese sa droga dhe prostitucioni. Edi Ramën nuk mund ta mbroj dot një propaganduese studiosh, a komisarja politike e ekraneve, si Spiropali. As patosi socialist i Erionit të vogël… ai babai i Elbasanit të ha të gjallë. Po kështu edhe xhuxhi i Durrësit… Shpëtimi qëndron tek katarsisi, rruga, masat, përmbysja.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, PËRPJEKJE PËR TË SHPËTUAR, Qeveria e re, TË VJETRËN

Më të mirët e Korçës

December 29, 2018 by dgreca

Më të mirët e Korçës- E meritojnë shpërblimin moral të viteve të tyre të arta/

1 presidenti salle.jp_1 te dekoruarspasee dekoruar

Shkruar nga Raimonda MOISIU/*

Korça ime/jonë përjetoi  në një ceremoni mbresëlenëse dhe e organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Ilir Meta dhe Kryetari i bashksë Korçë z. Sotiraq Filo, të cilët vlerësuan e dekoruan disa sportistë të shquar të qytetit ndër vite; Tamara Nikolla Tanellari, Pavlina Evro Ylli, Dhimtraq Xhambazi, Piro Kasati, Koço Dinella, dhe Zamira Koleci, shkrimtarin Sterjo Spasse me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”: personalitete që morën shpërblimin moral të viteve të tyre të arta. Në këtë tentativën time kësaj here edhe unë autorja e kësaj esseje spontane dëshiroj tu sjell pasazhe  interesante, origjinale, informuese, historike e vlerësime dinjitoze të shkruara prej meje dhe të botuara në shtypin shqiptar dhe shqiptaro-amerikan,  nëpërmjet intervistave,  esseve dhe profileve të këtyre personaliteteve të nderuara. Ndjehem e lumtur dhe krenare,  që me shkrimet e mija kam shërbyer denjësisht në vlerësimin e figurave të tilla të krenarisë së Korçës dhe sportit korçar, atij shqiptar, dhe  artit e kulturës shqiptare. Por edhe për një arsye tjetër unë kurrë nuk do të lodhem se transmetuari këto vlera, vetveten, ndikimin që kanë këto vlera, me qëllimin e mirë vetëm e vetëm për t’i bërë të njohur dhe integruar, shpirtin intelektual, identitetin dhe krenarinë kombëtare shqiptare dhe identitetin e dijes dhe kultures korçare. Është detyrimi i eternitetit që kemi ndaj këtyre figurave të tilla.

E kush nuk do të dëshironte sot të kthehej ndër ato vite të shekullit të kaluar, të sillte panoramën- kujtesën mbresëlënëse dhe historike, elitën e shquar të sportit shqiptar, ata që bënë historinë e sportit shqiptar, futbollistët dhe sportistet legjendë dhe heronj të kohës që jetonin, të cilët me inteligjencë, pasion, talent e profesionalizëm, arritën të shkruanin historinë në nivel kombëtar, europian e botëror. Disa prej tyre prehen në Paqen e Amëshura, disa prej tyre janë aty edhe sot –fisnikë e krenarë, idhuj e legjenda, ata janë e do të mbeten figura madhore, jo vetëm për gjeneratën që i përkisnin dhe të ardhmes, por edhe për ata ëndërrimtarët, sportistët e rinj, që dëshirojnë t’iu ngjajnë atyre; që bënë Epokën!

Tamara NIKOLLA Tanellari (mbas vdekjes)

Ndjej  dëshirën, forcën e saj, t’i bëja homazh emrit dhe figurës së saj dhe të sjell në kujtesën e kombit shqiptar, të historisë së sportit shqiptar, të mijërave sportdashësve, lexuesve, figurën e volejbollistes së shquar e të talentuar korçare,”Mjeshtres së Merituar”, të sportit, “Nderit të Sportit Shqiptar”, nderit të Korçës sonë, e gjithë Shqipërisë , Tamara Nikolla Tanellari; “Njeriu dhe sportistja e mirë te Tamara Nikolla qenë shkrirë në një. Vlerat e larta morale dhe ato sportive të shkrira po në një. Jeta e saj sportive është sa monumentale, aq e artë për Korçën e saj të dashur, për ekipin e “Skënderbeut”, për historinë e sportit shqiptar që ajo idha aq shumë, ajo është simbol i sportit, në mënyrë të veçantë, i lojërave me dorë.”

Legjenda e Futbollit Shqiptar -SUPERMBROJTËSI -Teodor VASO.

Ndër ta është edhe legjenda, ikona e futbollit korçar dhe atij shqiptar-i pakalueshmi,-Teodor Vaso- një figurë sportive dominuese në ndeshjet kombëtare e ndërkombëtare, që  i dhanë famën dhe historinë e një futbolli  më profesional, spektakolar, historik e mitik  të shekullit të kaluar! Teodor Vaso është futbollisti mes më të mëdhenjve futbollistë shqiptarë, që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit shqiptar, që me lindjen e tij. Më një karrierë të artë, që përputhet me biografinë e mahnitëshme e të pakalueshmit -Teodor VASO.

Ka lindur dhe aktualisht jeton në qytetin e Korçës. Është diplomuar në Institutin e Kulturës Fizik “Vojo Kushi” në Tiranë. Trajner dhe Specialist futbolli pa ndërprerje, që nga viti 1972-, -55 vjet aktivitet sportiv. Në dy vitet e fundit, 2012-2013, në funksionin e të deleguarit të FSHF-së, për ndeshjet në qarkun e Korçës. Kampion kombëtar me ekipin”Partizani”në vitin futbollistik 1963-64 dhe fitues i Kupës së Republikës në atë vit dhe në vitin 1966-ë. Fitues i Kupës Ballkanike me klubet,  në  1970 –ën,  veçmas me ”Partizanin”. Fitues i anketës 5 Sportistët më Të Mirë të vitit 1967-ë, në përbërje të ekipit kombëtar të futbollit, që eliminoi RFGjermane, në 17-12-1967—ën. “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, dekoruar me “Medaljen e Artë” për merita të shquara në sport’, me rastin e 90 vjetorit të themelimit të Shoqërisë së parë kulturalo- sportive, në Korçë.  Medalje e FSHF, me motivacionin për rezultate të larta në ndeshjet e futbollit me ekipet, që ka luajtur brenda dhe jashtë Shqipërisë. Futbollisti “Më i Mirë i Shekullit” për Korçën, në anketën e bërë me rastin e 90 vjetorit në fjalë. Ka luajtur në të gjitha rolet e formacionit futbollistik, me përjashtim të rolit të portierit, në të gjitha ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka shënuar 26 gola duke qenë në role mbrojtëse, dhe ka qenë përfaqësues në 36 ndeshje ndërkombetare, 18 ndeshje me kombëtaren shqiptare, 15 ndeshje me skuadrën”Partizani dhe 3 me skuadrën Korçare. Në një intervistë ekskluzive, që kam zhvilluar me të, para do kohe  – Teodor Vaso rrëfeu historinë futbollistike të jetës së tij, sportit shqiptar dhe të plot kolegëve, që së bashku bënë Epokën   e Futbollit shqiptar. Vaso na rrëfeu dritën që ata lanë pas.

Pavlina EVRO YLLI

E kush nuk do të dëshironte të shkruante për Legjendën e Atletikës Shqiptare – Pavlina EVRO YLLI dhe historinë e saj. Ajo i përket “muzeut historik të Brezit të Artë” (Golden Generation) të sportistëve dhe bëri HISTORINË –jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë kufijve në Ballkan, Europë e Botë, i dha emër Shqipërisë, Korçës tonë në shumë evenimente kombëtare e ndërkombëtare. Nuk besoj se ka korçar dhe shqiptar që nuk e njeh Legjendën e Atletikës Shqiptare, – Pavlina EVRO-Ylli -Kampione e Europës, me mbi 120 medalje kombëtare e ndërkombëtare. Edhe sot pas 30 vjetësh qëndron në këmbë në atletikën botërore dhe lojërat olimpike, rekordi i vendosur nga atletja shqiptare, Pavlina EVRO-Ylli, -një garë 1500m -3000m, që Pavlina jonë bëri legjendën në Oslo të Norvegjisë, triumfoi dhe valëviti flamurin shqiptar duke na bërë krenarë dhe ndritur emrin e Shqipërisë, në një kohë tejet të vështirë për shkak të regjimit. Ja si shprehet një nga korifejtë e sportit shqiptar, Prof. Kreshnik TARTARI në një koment në Facebook, për Pavlina Evron: “Kampionët e mëdhenj padyshim që bëhen, por më parë duhet të lindin. Ti me shoqet e tua si ti, me në krye të papërsëritshmin PIRRO KASATI, krijuat më shumë se një shkollë, një akademi unikale në Shqipëri. Mëkat i pafalshëm që s’është më ashtu si gjithë sporti shqiptar. Edhe me volejboll po të ishe marrë do ishe bërë një Kampione e Madhe. Shumë respekt, PAVLINA EVRO, për atë çka ke bërë për Korçën e Shqipërinë.” Në këtë intervistë, “Mjeshtrja e Madhe” e sportit dhe “Qytetare Nderi” e Korçës, Pavlina Evro-Ylli, nuk lë pa kujtuar brezin e artë, që bënë historinë në sportin e atletikën shqiptare, që nga i madhi e papërsëritshmi- Pirro Kasatin, dhe më pas vazhdon; Hanxhara, Menkshi, Marieta Zaçe,V. Kasati, Cepa, Bushati, Ruci, Laho, Toska, Qiriaqi, Tare, etj.

Basketbollistja e jashtëzakoneshme korçare Zamira KOLECI (mbas vdekjes)

Basketbollistja korçare Zamira Koleci ishte nderi dhe krenaria e basketbollit shqiptar e korçar, nostalgjia e sportistes që bëri historinë e sportit shqiptar, veçmas në atë të lojërave sportive me dorë, Zamira Koleci femra ideale  që gëzonte virtytin symbol të mirësisë, paqes dhe dashurisë.

Sterjo Spasse-Shkrimtar- Mjeshtër i Rrëfimit (mbas vdekjes)

Sterjo Spasse, një prej shkrimtarëve shqiptarë më në zë të shekullit XX-ë, një prej urave lidhëse më të fuqishme mes dy kombësive shqiptare dhe asaj maqedonase, shkrimtari modern, i cili evokoi paqen dhe harmoninë mes kombeve. Të dy, atë dhe bir, Sterjo dhe Ilinden Spasse janë pionierë të letrave shqipe, që duken sikur dalin nga muzeu historik i letrave shqipe.

Postscriptum

Gjithmonë kam pasur optimizmin dhe besimin se përvojat jetësore indikojnë në mënyrën se si gjithkush nga ne mendon e vepron me cilësitë e virtytet që mbartim në vetvete. Situatat, ngjarjet, njerëzit e thjeshtë, qytetarët, intelektualët, njerëzit e letrave shqipe, elita e shquar e botës hyjnore të artit e kulturës, përballen e kontribuojnë gjatë jetës së tyre në forma e përmbajtje të ndryshme. Unë si bijë e lindur dhe e rritur në Korçë, i besoj shumë qytetarisë dhe inteligjencës së shpirtit korçar, që gjithmonë më frymëzon mua dhe që është gjithmonë në ecje, gjithmonë në ndryshim, kontributi i saj është kompleks, i gjallëruar, sepse edhe vetë dashuria për vendlindjen vjen nëpërmjet promovimit të vlerave të kësaj qytetarie, ndikimit të zhvillimit, progresit e begatisë të qytetit, si premisa bazë për enticitetin e botës të artit,kulturës e dijes, që e pasurojnë të tashmen tonë mes të bukurës e të përditshmes njerëzore.

  • per me shume fotografi nga veprimtaria shihni ne Facebook(dielli vatra)

Filed Under: ESSE Tagged With: Më të mirët e Korçës, Presidenti Meta, Raimonda Moisiu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1158
  • 1159
  • 1160
  • 1161
  • 1162
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT