• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOHA QE VJEN…NE KALENDARIN E ATJONIT, 2018

December 29, 2017 by dgreca

 

KOHA QE VJEN…NE KALENDARIN E ATJONIT, 2018…/atjoni

 Atjoni eshte studenti i bukur qe e kujtojme vazhdimisht, ai na duket se dergon buzeqeshjen e Tij nga Qielli, ku ka 3 vjet qe endet andej si nje engjell.

Nderkaq nga Atjon Zhiti jane botuar libri i tij me ese “Per ate qe dua(m)”, albumi me piktura “Opera Atjon”, kane dale libra me ilustrime te tij ne Shqiperi dhe Itali dhe ja, ne fundviti, kalendari i Atjonit per vitin e ri te ardhshem, 2018.   

Jane 12 piktura te Atjonit dhe 12 citate te nxjerra nga libri i tij, (Atjoni studionte per filozofi ne Milano), qe pas botimit te tyre në gjuhët shqipe dhe italiane, ato dalin dhe në gjuhën angleze.

Na duket sikur Atjon na sjell kohen e tij…

auto_zhitia1514484749

 1-Të bësh të kthehen gjërat në shërbim të lumturisë së njeriut.

2-Drejtësia është ai princip, ku çdokush bën vetëm ato gjëra që prej natyre e ligji është thirrur të bëjë.

3-Shkencat shkojnë para, sepse nuk gabojnë dy herë në të njëjtën mënyrë po ashtu si dhe njerëzimi. Në shoqërinë tonë është dramatike se si të qenit zëvendësohet nga dukja.

4-Duhen patur si burim force e njëkohësisht “thembër Akili” vlerat e paqes e të kulturës…

5-Kërkimi është zhveshje.

6-Të ndërgjegjësohemi e së bashku të bëjmë një kryengritje morale, të vazhdimtë…

7-Dashuria ime është tek ju, sepse ju dua shumë, jam i menduar, se dua të jem tek ju: Zemër.

8-Dashuria për dije është e pakohë dhe e tillë do të jetë. Nuk do pranoj çka nuk më pëlqen, por do të mundohem të njoh gjithçka, kohë nuk kam për paragjykime, tabu, etj.

9-Tirania luftohet me dije, gatishmëri ndaj vuajtjes, intelektualizëm dhe objektivizëm ndaj realitetit pa pasur frikë.

10-Kur padrejtësia e përgjithshme bëhet rrugë, rezistenca është detyrë.

11-Që konflikti të mos jetë torture, por vuajtje intelektuale, mundësisht gëzim. Lumturia është detyrë, por të mos ndjehet si e tillë…

12- Jeta nuk duhet mbivlerësuar duke menduar se është e gjatë dhe e përjetshme, por njëkohësisht nuk duhet nënvlerësuar duke thënë se është e kotë dhe e shkurtër, jeta është një hua dhe ne duhet ta lajmë atë duke bërë mirë…

 

Filed Under: ESSE Tagged With: 2018, Atjon Zhiti, E ATJONIT, KOHA QE VJEN...NE KALENDARIN

FALENDERIM- “KARTOLINA” 500 DOLLARSHE NGA LAURA DHE GJERGJ KONDA

December 29, 2017 by dgreca

10-Laura

Për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri 2018 në Kutinë Postare të Vatrës erdhën dhe vazhdojnë të vijnë shumë Kartolina urimi. Po vecojmë njërën nga ato, nga ato, Kartolinën e gazetares të Zërit të Amerikës, Laura Konda dhe bashkëshortit Gjergj Konda. Bashkë me urimin e ngrohtë, në mes të kartolinës ishet dhe një Chek me shumën 500 dollarë, dhuratë për Vatrën dhe gazetës e saj Dielli. Falenderime të përzemërta Laura dhe Gjergji!

Laura dhe Gjergj Konda e vizituan Vatrën me 31 mars 2017 dhe u pritën me respekt nga ish kryetari Gjon Bucaj,  i shoqëruar nga ish  zv/kryetari Asllan Bushati, sekretarja Nazo Veliu, anëtari i Kryesisë së Vatrës Marjan Cubi, anëtari i Këshillit Zef Balaj, Idriz Lamaj, dhe Zef Përndocaj si dhe Editori Dalip Greca.

Gjatë asaj vizite Dielli shkroi: Gazetarja Laura Konda tha se e kishin marrë këtë udhëtim për ta parë nga afër Vatrën dhe për të prekur historinë e saj. Me gjithë shiun që i shoqëroi gjatë të gjithë udhëtimit nga Virxhinia ne Nju Jork,ajo tha se, ia kishte vlejtë. Ndërsa Gjergj Konda tha se me Vatrën dhe Diellin atë e lidhte gjyshi i tij, një nga miqtë e Konicës dhe të Nolit, ish menaxher i parë i Gazetës Dielli që në numrin e parë të botimit. Vatranët dhe njohësit e historisë së Vatrës dhe të Gazetës së saj të mocme Dielli, e dinë se kush ishte Gjergj Konda(Gjonleka), për të cilin Faik Konica, tek bëntë bilancin njëvjecar të drejtimit të Diellit prej tij,  shkroi se pa Gjergj Gjonlekën (Konda) Dielli do ta kishte pasë të vështirë që në hapat e parë të tij.

Në kronikën e dhuruesëve të vitit që shkoi(2017) Vatra vlerëson të gjithë kontributorët që nga ta që thjesht paguajnë anëtarësinë, tek ata që reklamojnë në Gazetën Dielli,  e deri tek dhuruesit ; Mehmet Kadria $2,000(dy mijë), Demë Balidema $2.000.00 (dy mijë), Mustafë Elezi 1.000.00(një mijë dollarë-dhuratë e pvrvitshme), Avni Poanri 500.00(Pesqind), pa përmendur dhurimete  Bedri Litës dhe të tjerëve. Faleminderit të gjithëve!

Vatra dhe Dielli kane jetuar gjatë nga shpirti bujar i vatranëve dhe i shqiptarëve të Amerikës.

GEZUAR VITI I RI 2018!( Dielli)

Filed Under: Opinion Tagged With: dalip greca, falenderim, Laura dhe Gjergj Konda

TRAGJEDI NË BRONX, 12 TË VDEKUR, 14 TË PLAGOSUR

December 29, 2017 by dgreca

NDERTESA QE U PERFSHI NGA FLAKET DHE KU NDODHI TRAGJEDIA PROSPECT AVE & 187 STREET, ESHTE VETEM GJYSEM BLLOKU LARG VATRES/

1514519021361

Mbrëmjen e së Enjtes, 28 Dhjetor 2017, një zjarr i tmerrshëm, i ndihmuar nga era ka shkaktuar tragjedi në Bronx. Flaket kane perfshire një ndërtesë 100 vjecare, që është në të njëtën zonë me ndërtesën e Vatrës, në Prospect Avenue, gjysem blloku larg.  Rastësisht kryetari i Vatrës dhe një grup bashkëpunëtorësh, perfshi dhe editorin e Diellit, u ndodhën në Vatër , pasi ishin kthyer nga një vizitë tek z. Agim Karagjozi, dhe shkuan në vendin e ngjarjes. Bilanci i zjarrit ishte i tmerrshëm: 12 të vdekur dhe 14 të plagosur sipas të dhënave të deritanishme.1 Zjarri

Zjarri nisi në katin e pare te nderteses.Kjo është tragjedia me më shumë viktima së paku në 25 vitet e fundit.

Statistika: Ndër viktimat, sipas raportit të policisë, kishte dhe fëmijë të moshës nga 1, 2 deri në 10 vjec. Gjithsej janë 4 fëmijë të vdekur.

Shtatë civilë dhe shtatë zjarrfikës u plagosën në flakët e zjarrit, tha zëdhënësi i FDNY. Katër civilë të lënduar janë në gjendje tepër kritike.

Sipas të dhënave të agjensive të specializuara ka pasur problem me detektoret e monoksidit të karbonit në një apartament të katit të parë dhe eshte konstatuar një shkelje e e rregullave te mbrojtjes nga zjarri, dedektori i monoksidit te karbonit, ka qene i demtuar. Nderkohe emdia me pas percolli nje koment te komisionerit te Zjarrfikseve se shkaku qe shkaktoi tragjedine ishte nje femije 3 vjecar, pa kontrollin e te rritureve, i cili ka luajtur me soben e hapur dhe se nena ka harruar deren hapur dhe me pas flaket kane perfshi apartamentin dhe me pas dnertesen…

Katër vetë u plagosën rëndë dhe të tjerë u lënduan, tha kryebashkiaku I Nju Jork-ut. Ai shtoi se është e mundur se mund të ketë ende jetë të humbura.

“Kjo do të renditet si një nga humbjet më të këqija të jetës në një zjarr në shumë, shumë vite”, tha de Blasio në një konferencë shtypi natën e së enjtes.(Korresp I Diellit)

 

Filed Under: Komente Tagged With: 12 te vdekur, 14 te plagosur, Zjarr ne Bronx

VATRA- VIZITË NË SHTËPINË E Z. AGIM KARAGJOZI

December 29, 2017 by dgreca

1 agim KaragjoziKryetari I Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, z. Dritan Mishto I shoqëruar nga zv. Kryetari Agim Rexhaj, anëtarët e Kryesisë Zef Balaj, Marjan Cubi, anëtari i Këshillit të të Urtëve Zef Përndocaj dhe editori I Diellit, vizituan mbrëmjen e së Enjtes, 28 dhjetor 2017, Presidentin e Nderit të Vatrës, z. Agim Karagjozi, në shtëpinë e tij ne Floral Park, NJu Jork.

1 agimi Karagjozi Z; Agim Karagjozi, i dekoruar nga presidentet e Shqipërisë me dekoratën Nderi I Kombit” dhe me Urdhërin e Artë të Shqiponjës, si dhe Qytetar Nderi i Gjirokastrës, është vatrani me i hershëm në Vatër, që nga viti 1956, dhe që e derjtoi Vatrën për 2 dekada, dha dorëheqje për arsye moshe me 18 Mars 2010, është President Nderi I Vatrës.Karagjozi uroi z. Mishto për zgjidhjen në krye të Vatrës gjatë Kuvendit të fundit të Vatrës dhe e përgëzoi për gjallërimin e Vatrës dhe veprimtaritë që ajo po organizon. Ai tha se në kohën e tij,atij dhe brezit të vet, iu desh që të luftonin për mbiejtesën e Vatrës, kohë e cila ka mbetë pas dhe ky rrezik fatmirsisht nuk është më sot.Karagjozi kujtoi veprimtaritë e Vatrës në kohën e tij, vizitat në Kosovë dhe Shqipëri, takimet dhe miqësia me Azem Hajdarin dhe Ahmet Krasniqin, vizitat e vështira në Tropojë në verën e vitit 1988, dhe kontributet që dërguan vatranët për Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, ndihmat për të plagosurit e Luftës në Spitalin e Tropojës etj.

Kryetari i Vatrës, z. Mishto e falenderoi z. Karagjozi për kontributin dhe drejtimin e Vatrës. Ju dhe brezi Juaj , tha ai, keni meritan që e mbajtët gjallë me sakrifica Vatrën dhe dhatë gjithcka nga vetja. Është detyra jonë që ta vitalizojmë vatrën dhe ta mbajnë atë në krye të Diasporës dhe të kryejmë detyrën ndaj Çështjes Kombtare dhe ndaj Amerikës.

Më pas z. Mishto e informoi z, Karagjozi për veprimtaritë e fundit të Vatrës dhe degëve të saj nëpër shtetet e Amerikës.Ai I tregoi edhe për vlerësimin e punës së vatranëve që kane mbi 50 vjet anëtarësi e aktivitet në Vatër. Z. Karagjozi e vlerësoi si një ide pozitive vlerësimin e vatranëe të vjetër si dhe vizitat në shtëpitë e vatranëve të vjetër.

Në bisedën e ngrohtë ishte i pranishëm edhe I biri i z. Agim, Zyhdi Karagjozi, biznesmen dhe anëtar i Këshillit të Vatrës. Ai shfaqi shqetësimin për përfshirjen e rinisë shqiptare në veprimtari kriminale dhe shfaqi mendimin se Vatra duhet të punojë më shumë në këtë drejtim.

Gjatë bisedës u sollën në kujtesë shumë veprimtari të Vatrës në kohën që z. Karagjozi ishte në krye të Vatrës.

  1. Karagjozi falenderoi për vizitën, ndërsa kryetari i Vatrës dhe shoqëruesit e tij e falenderuan për mikpritjen dhe i uruan shëndet dhe e uruan për Vitin e Ri 2018.

Filed Under: Featured Tagged With: agim karagjozi, dalip greca, Vatra, vizite

MESHË NË GJUHËN SHQIPE NË WASHINGTON

December 28, 2017 by dgreca

1 Kisha jashte“Shpirti i tejmbushur me dashuri thotë në gjuhën amtare: gëzuar!”/

2 Kisha1
2 Visari katersheNga Merita B. McCormack/

Uashington DC,28 Dhjetor 2017- Në Washington, në Basiliken më të madhe të kontinentit Amerikan, – “The National Shrine of the Immaculate Conception” u mbajt për here pare një meshë në gjuhën shqipe.  Kishte ardhur nga Shqipëria jonë meshtari atë Mikel Pllumaj, i ftuar në emër të një grupi shqiptaro-amerikanësh nga zonja Eda Zhiti e artikulshkruesja.1 Zef VisarDhe s’ishin vetë besimarë katolikë, por u bashkuam shumë, të profesioneve të ndryshme, punonjës të thjeshtë, bizmesmenë, studentë, gazetarë e diplomat, të moshuar, por dhe fëmijë.

2 dreke VisPas një pelegrinazhi mjaft mbresëlënës në Bazilikë, ku mes shenjtëve na u duk se na priste dhe Shenjtorja jonë Nënë Tereza, dhe së bashku zbritëm në Kapelën e Zojës së Këshillit të mire, “Zoja e Shkodrës, Pajtorja e Shqipërisë” dhe pranë saj, në “Mbretereshën e Misioneve” nis mesha historike.

Them historike, sepse ishte hera e pare qe mbahej nje meshe publike në gjuhën shqipe nga meshtar shqiptar në kete vend të shenjtë, kaq madhështor në zemër të Washington DC, në shenjtoren e Marisë.. Natyrisht që mesha ne gjuhen shqip , nga meshtare shqiptare jane mbajtur ne kete zone, si ajo ne Dioqezen e Arlingtonit, ne Virxhinia, prej meshtareve tanë si Msgr. Lush Gjergji   nga Prishtina  Ipeshkvi i Rreshenit, Imzot Gjergj Meta e lutemi që të kemi dhe të tjera.

Dhe si cdo gje e re qe ka e percjell entuziazmin unik, edhe kjo meshe pati ate ndjesinë e saj “shqiptare” ne shumë kuptime. Kumboi gjuha e Heroit tone Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeut, mbrojtësit të madh të Atdheut, të “Qytetërimit Perëndimor”, të “Atletit të Krishtit” sic e kanë quajtur papët bashkëkohës të tij, kumboi gjuha e Naimit dhe e Fishtës, e Shenjtes Nënë Tereza.   Njerezit ngazelleheshin, të përdëllyer perqafoheshin e flisnin gjuhë amë, shqipen, “gjuhën e perëndive” siç e quanin rilindasit tanë..

Me vemendje e dashuri e respekt te vecante  mirepriten meshtarin franceskan, At Mikel Pllumajn, të Misionit të Françeskaneve Minore (OFM)  shqiptarë, i cili ndante gezimin e te gjendurit mes shqiptaresh gjithashtu.  At Pllumaj ka ardhur ne SHBA pikerisht per t’ju sherbyer komuniteteve shqipfolese, ku nuk kane meshtare të gjuhës shqipe.

Celebrimi i meshes në vetvete ka rëndësi të tejme, se si ne cdo kishe, te vogel apo te madhe, ne nje vend te degjuar si DC apo te panjohur si ndonje fshat rural nga nje vend i padegjuar, në Malsinë tone, kudo, kudo ajo ka te njejtin efekt per nga hiri qe percjell e per nga porositë qe lë në shpirtin e besimtarit, pasi te fut ne misteret, por dhe në të përditëshmen tone, nga  “Darkes se Fundit” në  “Mundimin e Krishtit e ne ringjalljen e tij, ne jeten e Shpetimtarit tone , te Zotit qe u be njeri  jetoi mes njerezve…  Dhe gjithe kjo nga dashuria e madhe per njeriun, qe ne te gezojme jeten e perjetshme.

Kështu po thoshte në shqip Meshtari ynë. Mund te them se cdo fjali vlen si nje teme meditimi, por ajo qe me mbeti mua ne mendje ishte kur tha  “Zoti u be njeri e me se pari  femije, per t’ua hequr friken nga madhështia, sepse askush nuk ka frike prej nje femije !” E duke four per shpirtin e  tejmbushur me dashuri , meshtari nuk harroi te na linte me nje fjali mjaft domethenese, porosinë e madhe duke thene qe nje shpirt i tejmbushur me dashuri nuk mund te mbulohet e të fshihet e nuk mund ta mbaje ate dashuri brenda, por duhet ta jape e shperndaje e derdhe ate nder shpirtra te tjere.

Tek degjoja meshtarin te predikonte gjate homelise , tek zemra me mbushej e ngazellehej,  nuk “deshtuam” si shqiptare te jemi bashkë e t’i buzeqeshnim njeri tjetrit

Dhe u lutem dhe per ata qe s’ishin të pranishëm e per ata qe nuk munden te vinin e ishin larg. Por mesazhi i dashurise u ndie i fuqishëm sa mund te them se edhe lektoreve iu dridhej zeri, edhe kengetareve qe kendonin në shqipen liturgjike,  por edhe meshtari kish emocion. Bile edhe im bir  njezetvjecari  qe me nje fryme erdhi pas  nje takimi pune per te sherbyer ne meshen shqipe,  kishte emocion,  megjithese ka sherbyer qe ne moshen 10 vjece,  me tha se kete here ishte dicka e vecante  ishte “sherbim ne shqip” sic e formuloi ai.

U preka shume edhe per sakramentin e rrefimit, sepse donin ta degjonin ne shqip  absolvimin “Ne emer te Atit te Birit e Shpirtit te Shenjte….”

Do doja te  permendja dhe te falenderoja të gjithë, edhe gazetaret e njohur te seksionit shqip të “Zerit te Amerikes” , z. Ilir Ikonomi dhe znj.. Rudina Dervishi, te cilet ndenjen per disa ore me ne e filmuan e  intervistuan, meshtarin tonë, po kështu dhe  personat  e Bazilikes qe na bene atë tur të praruar me dritë të shenjtë, ate stafit te komunikimit, madje njeri, Larry ,  erdhi e na foli shqip. Na tregoi se kishte qene ne Elbasan dhe se ishte  dashuruar me shqiptaret e me shqipen dhe se njihte nje famije shqiptare e cila e kish ndihmuar shume. Me tregoi se mban kontakt me ta ende pas dy dekadash. Tha dicka interesante: “Kur ngjit me shqiptarin, nuk shkolitesh dot”.

C’ti thoja une atij  , I thashe : “Po ja ashtu jemi ne , ngjisim e nuk shkolitemi, prandaj jemi mbledhur sot ketu si bleta , se kemi meshtarin shqiptar mes nesh,  e  jemi mbledhur si bleta rreth zgjoit e matkes, ne zgjoin e Nenes Mari.”

Falenderoj dhe përfaqësuesin e Ambasadës tonë, z. Visar Zhiti,  poetin e mirenjohur dhe njeriun qe e njeh gjithe kombi per kalvarin  evet ne Shqiperi gjate periudhes komuniste, që jo vetem ihste I pranishem per gjithe aktivitetin, por edhe na përgëzoi  e pershendeti në emër të ambasadores, shqiptare ne Uashinton DC,  znj. Floreta Luli Faber dhe së fundmi, që ishte e para në ketë ngjarje të shenjtë, znj. Eda Zhiti.

E nuk ndaheshim dot pas meshes.  Pjesemarres ne meshe ishin edhe mjaft shqiptare te lindur  ketu, si  femijet e mij apo vatranet e DC, si  Eduard e Nora Bucaj , femijet e Doktor Gjon Bucajt,  te cilet  kishin udhetuar nga Virxhinia, pershendeteshin me Lek Kadelin e zonjen e tij,  edhe ata te lindur ketu,  ne SHBA, por  qe e flasin bukur  shqipen.  Ne nje moment ishte kendshem tek shihje Edi Bucajn te vleresonte zhgunen e Franceskanit Pllumaj, te cilin e quajti nje meshtar qe I kujtonte atij Fishten!  Denis Guma , qe kish udhetiar nga Merilandi, mbante vogelushen tek nena e tij  bisedonte me te tjere , e  keshtu grupe grupe njerezit, bisedonin e kenaqeshin.

Zoti Zef Brozi me të shoqen Diana, na ftoi  që të vazhdonim të ishim së bashku dhe kaluam mjaft bukur deri ne oret e von ate mbremjes.Paçim ngahere gaz e risi, por me teper na zente “semundja” e shpirtit te tjembushur me dashuri, ashtu si na uroi edhe At Mikeli. Meshë e Krishtlindjes, që i paraprin Vitit të Ri me urimin e gjikthkundshëm, tani në gjuhën shqipe: Gëzuar!

Filed Under: Histori Tagged With: Merita B McCormack, MESHË NË GJUHËN SHQIPE, Ne Washington

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1617
  • 1618
  • 1619
  • 1620
  • 1621
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT