-Hapja solemne e “Takimit Ndërkombëtar të Biznismenëve, Konferencë & Panair-Prizren 2017”. Ministri Beqaj: Në Prizren do të themelohet Qendra e parë e Inovacionit dhe Inkubatori i Biznesit/

PRIZREN, 27 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/
Në Prizren, qytetin më të mdh jugor Kosovës afër kufirit me Shqipërinë, u bë sot hapja solemne e “Takimit Ndërkombëtar të Biznismenëve, Konferencë & Panair-Prizren 2017”.
Mes pjesëmarrësve, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka theksuar rëndësinë që ka përkrahja e sektorit privat në rritjen e eksportit të produkteve, ndërsa ka siguruar për axhendën e prezencës së bizneseve kosovare në tregjet rajonale.”Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të mbështesë dhe stimulojë rritjen e sektorit privat dhe fokusimin drejt eksportit”, tha më këtë rast ministri Beqaj. Më tej ai ka thënë se në Prizren do të themelohet Qendra e parë e Inovacionit dhe Inkubatori i Biznesit, nga pesë të tilla që do të themelohen në Kosovë, me qëllim të përkrahjes së bizneseve dhe inovatorëve.Ministri Beqaj ka folur edhe për përkrahjen që Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do t’u ofrojë bizneseve kosovare në plotësimin e standardeve për plasim në tregjet e huaja, në qasjen në panaire ndërkombëtare, në marketing dhe konsulencë për të qenë konkurrentë, si dhe në përkrahjen për rritjen e efiçiencës, ngritjen e standardeve të cilësisë dhe menaxhimin efikas.“Takimi Ndërkombëtarë i Biznismenëve, Konferencë & Panair-Prizren 2017”, organizohet për herë të katërt nga “Business Forum Prizren”./b.j/










Në fjalën e tij, kreu i PD, Lulzim Basha tha se ka ardhur me gëzim dhe dëshirë të madhe në këtë festë të bukur, kthimin e Azem Hajdarit në Tropojën e tij të shtrenjtë.“Këto male janë plot me heroizëm dhe lavdi. Azem Hajdari ju përket ju, i përket Tropojës dhe ju jeni krenar për birin tuaj”, iu drejtua ai qytetarëve të mbledhur në qendër të qytetit.“Sa më shumë shkon koha, Azem Hajdarit i detyrohemi shumë për ç’ka bëri për lirinë e gjithëve ne”, nënvizoi Basha, duke shtuar se, “kjo është vetëm njëra prej përmendoreve që ngrihen për të.

