• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DHUNIMET E PЁRSЁRITURA MBI GRATЁ DHE AJO HESHTJE E BURRAVE QЁ NUK E VEMЁ NЁN PADI

October 25, 2017 by dgreca

Harvey Weinstein

(Bezditё e Weinstein-it dhe debati vetёm nё njё kah)

1 Harvey Weinstein, Damon

Shkruar nga Pierluigi Battista/E pёrktheu nga italishtja Eugjen Merlika/

Tani ёshtё rradha e Quentin Tarantino-s, deri tani i fundmi qё ёshtё rrёfyer se kishte heshtur nga frika dhe oportunizmi mbi bezditё seksuale qё Harvey Weinstein kishte ushtruar mbi ish tё dashurёn e tij, Mira Sorvinon. Tarantino pranon se ka qenё njё i poshtёr, duke lёnё vetёm gruan qё dashuronte pёr tё mos rrezikuar marrёdhёniet qё kishte me prodhuesin e “Pulp fiction”. Por, sikur t’ishte njё grua, tё gjithё do tё pyesnin : pёrse nuk e ka paditur mё parё, pёrse ka pritur kaq shumё kohё pёr tё bёrё tё njohur fajet e Weinstein-it ? Por me qё ёshtё njё burrё, edhe se kanё kaluar tё njёjtёt vite, edhe se heshtja shpjegohet me tё njёjtёn ndruajtje kundrejt njё arroganti tё fuqishёm, askush nuk do t’i kёrkojё gjё Tarantino-s. Do tё vazhdojmё tё diskutojmё nё pafundёsi pёr tё njёjtat gjёra qё kanё tё bёjnё me gratё, nёse janё dorёzuar pёr tё bёrё karrierё, nёse me tё vёrtetё nuk do tё kishin mundur t’i shmangeshin pёrfrikёsimeve seksuale, etj. etj, por ndёrkaq poshtёrsia e Tarantino-s do tё bjerё nё parashkrim. Ndoshta vetёm Mira Sorvino do tё vazhdojё tё pyesё veten se me çfarё rrace burri tё poshtёr ishte bashkuar kohё mё parё : as edhe njё pёshpёritje pёr t’a mbrojtur nga katallani i keq.

Njё rrahje mendimesh ёshtё me interes pёr atё qё thuhet, por dhe pёr atё pёr tё cilёn nuk bёzahet, pёr pohimet por edhe pёr heshtjet, pёr gjёrat qё nxjerr nё dritё por edhe pёr ato qё fsheh nё hije, madje n’errёsirёn e tё pathёnёs. Qё kur shpёrtheu çёshtja Weinstein, e pathёna e madhe, kolosale, ёshtё pikёrisht qёndrimi i burrave, frikacakё, bashkёpuntorё, mjeranё, t’ulёt, oportunistё, burracakё. Asgjё, as edhe njё fjalё. Ka ndodhur edhe me Brad Pitt-in. Tё gjithё duke i u vёrsulur Gwyneth Paltrow -t, sё pari sepse nuk dijti tё thoshte jo e, sё dyti, pse la tё kalojnё kaq vite. Por Paltrow ishte 21 vjeçe ndёrsa i fejuari i saj, Brad Pitt ishte njё yll kinemaje i mbrojtur nga fama. Pёrse as edhe njё fjalё pёr Brad Pitt ? I cili vёrtetohet se ka patur njё bisedё tё stuhishme me Weinstein-in, por vetёm aqё. Heshtje nga ana e tij e, tashmё, heshtje nga ana e mediave. Heshtje mё parё e mё pas. Poshtёrsi. Dhe pafytyrёsia (jonё) edhe njё herё pёr tё goditur njё shёnjestёr tё rehatёshme. Tё gjithё e dinin, tё gjithё domethёnё pikёrisht tё gjithё. Ndёrsa paditё derdhen mbi Meryl Streep qё bёn sikur e ka marrё vesh tani. Por jo mbi Matt Damon, i cili kishte patur edhe ai, sy mё sy, shumё veçmas njё bisedё me Weinstein-in qё kishte bezdisur gruan e tij. Por pastaj e kishte bёrё asgjё, kishte pёrligjur “pretarin” e madh, pёr tё mos i dhёnё tё drejtё padive tё njё gazetareje tё New York Times -it, qё sapo ka paditur trysnitё e ushtruara (por tё mohuara nga t’interesuarit) sё bashku me Russell Crowe, pёr tё varrosur njё hulumtim tё sё pёrditёshmes mbi prapёsitё seksuale tё prodhuesit tё stёrmadh e tё stёrfuqishёm.

N’Itali regjizori Giovanni Veronesi pati guximin, qё mungon tek shumё prej nesh meshkujve, tё mos quhej i vetёkёnaqur si njё njeri shumё i ndershёm, duke pranuar se prej kohёsh kishte dijeni mbi trajtimin poshtёrues qё kishte pёsuar Asia Argento. Sa janё nё gjendje tё pohojnё tё njёjtёn tё vёrtetё, nё vend qё tё qёndrojnё mёnjanё, duke marrё pjesё nё gjuajtjen shёnjestrёs mё tё lehtё e mё tё ngutёshme ? Pёrse nuk kanё folur gjatё gjithё kёtyre viteve ? Mbi tё gjitha : pёrse asnjё burrё nuk vihet nё bangёn e t’akuzuarit sepse ka heshtur deri tani ? Tё mbash gjithshka nё hije, tё kthehesh nga ana tjetёr, tё pranosh pa bёrё zё, madje duke heshtur edhe pёrmbi ndjenjat mё tё shtrenjta, mbi dashuritё e dhunuara, mbi dinjitetin e nёpёrkёmbur t’asaj qё ёshtё mё pranё teje, a nuk ёshtё edhe kjo njё formё shkurtoreje drejt suksesit, e njёjtё si ajo qё kishin pёrshkuar, simbas akuzave tё sotme, gratё qё i u nёnёshtruan pёrfrikёsimeve seksuale tё Weinstein-it ?

Ja sepse mёnyra e shtrembёr me tё cilёn pёrballohen sot kёto tema, nxjerr nё pah njё ves kulturor qё pёrsёri quan “tё natyrshёm” qёndrimin e burrave, duke qortuar vetёm atё tё grave. Jo tё burrave pretarё, natyrisht, por tё frikacakёve, pa pёrjashtuar asnjё, pёrfshirё dhe atё qё shkruan. Mbas njёzet vjetёsh do tё thonё : tё gjithё dinin. Por nuk thanё asgjё, veçse tё merreshin me atё qё, edhe se shumё vonё, vendosi tё thyejё heshtjen. E kanё kaluar shtegun tani burrat frikacakё, do t’a kalojnё pёrsёri.

 

“Corriere della Sera”, 23 tetor 2017       E pёrktheu nga italishtja Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: DHUNIMET E PЁRSЁRITURA MBI GRATЁ, Eugjen Merlika, Pierluigi Battista

Klinika e Dr.Zef Prela Lucaj në Michigan ka qënë bujare si “ Shtëpia e Malësorit “

October 25, 2017 by dgreca

Dr. Zef Prela Lucaj, njeriu që për më shumë se dy dekada ishte kujdesur  për mijera e mijera pacientë ,që u kishte kthyer atyre shëndetin, u kishte shpëtuar jetën,papritur vetë biri i këtij komuniteti  Dr. Zef Prela Lucaj ndërron jetë në moshë të  re 52 vjecare./

 

 

 

1Dr.Zef Prela Lucaj

Dr. Zef Prela Lucaj  5 Mars të vitit 1965-23 tenor 2017/

Nga Gani Vila /

Drejtori ALBTVUSA-s/Këmbanat e kishës filluan të binin që herët në mëngjez.E Hëna e datës 23 Tetor 2017 do të mbahet mend për shume vite e do të kujtohet gjithmonë nga brezat  që do të vijnë si një ditë e dhimbshme.

Shumë shpejt lajmi i hidhur pushtoi komunitetin shqiptar të Michiganit.Dhimbja dhe dëshpërimi u përhapën shpejt dhe lotët e njerëzve filluan të rrithnin pa pushim.E pabesueshme ,por e vërtetë,njeriu që për më shumë se dy dekada ishte kujdesur  për mijera e mijera pacientë ,që u kishte kthyer atyre shëndetin, u kishte shpëtuar jetën,papritur vetë biri i këtij komuniteti  Dr. Zef Prela Lucaj ndërron jetë në moshë të  re 52 vjecare.

Si pjesëtar i këtij komuniteti,si drejtor i ALBTVUSA-s, por edhe si pacient i Dr.Zef Lucaj ndjej obligimin që në nder të tij të shkruaj këto rreshta.

Dr.Zef Lucaj e kam njojtur para 18 viteve.Takimet e para i kam patur në disa aktivitete që komuniteti shqiptar i Michiganit zhvillonte në ate kohë.Më vone si unë ashtu edhe familja ime u bëmë edhe pacjentë të klinikës së tij.

Dr.Zef Lucaj ka lindur në fshatin Delaj të Trieshit Malësia e Madhe më 5 Mars të vitit 1965.Në vitin 1973 gjyshi i tij Kol Paloka Lucaj me familje,së bashku me një pjesë të fisit Lucaj, lenë Malësinë dhe emigrojnë në Michigan të Sheteve të  Bashkuara të Amerikës ku jetojnë edhe sot.I ndjeri Zef kur erdhi  në Michigan ishte 8 vjec.Pasi kaloi vështirësitë e para të emigracionit si; gjuhën, kulturën etj,falë edhe mbështetjes të vazhdueshme të familjes, por edhe vetë intelektit të zhvilluar të tij, dëshirës për të studiuar,kreu me rezultate të shkëlqyera të  gjitha nivelet e shkollës dhe në vitin 1996 mbaroi një nga universitetet më prestigjoze të mjekësisë në Michigan “Wayne  State University Medical School M.D.,PH.D.”

Komuniteti shqiptar i Amerikës dhe vecanërisht Malesia në emigracion krenohet me fisin e Lucajve pasi krahës ruajtjes të traditave më të mira shqiptare,janë integruar shumë shpejt në jetën demokratike amerikane duke u shquar për shkollim,dituri dhe investim intelektual ku krahës profesioneve të ndryshme të fituara nga Lucajt në Universitetet Amerikane, në fisin e Lucajve në brezin e të ndjerit Zef dhe në vazhdim,spikat profesioni i mjekut.

Nga ky fis që rrënjët i ka nga Delajt e Trieshit të Malësisë së Madhe,të Trieshit që ka lindur dhe   rritur intelektual,personalitete të shquara si në vëndlindje ashtu dhe në emigracion ka  dalë edhe plejada e 7 doktorëve,Dr.Robert Lucaj MD -Nuclear Medicinë,Dr.John Lucaj MD-Director of Cafrdiology Research,Dr.Kola Dushaj MD-Internal Medicinë,Dr.Simon Lucaj MD- Psychiatry,Dr Bernette Lucaj MD-Psychiatry,Dr.Elizabeth Lucaj MD-Psychiatri dhe shumë e shumë Lucaj të rinjë që janë duke studiuar në rrugën për t’u bërë doktorë. Ky është një sukses i madh për vetë ata,për familjet e tyre një nder dhe nevojë për Malësinë,por edhe një vlerë për mbarë komunitetin shqiptar dhe shoqërinë në përgjithësi.

Doktor Zef Luca studimet universitare i mbaroi me rezultate të shkëlqyera,po kështu shkëlqeu edhe në punën e tij si doctor në Spitalin Hanry Ford në Macomb Michigan në fushën e Neurologjisë.Shumë shpejtë ai do të ishte në 10 doktorët më të sukseshëm të këtij spitali.Unë kam patur rastin të dëgjoj me veshët e mi fjalët dhe opinionet e shkëlqyera që kishin kolegët për Dr.Zefin.Cilitdo t’i drejtoheshe ,e t’i përmëndje emrin e Dr.Lucës në spital ,fytyra do t’i buzëqeshte, ndalonin dhe mbasi bënin pyetjen rutinë -cfarë e ke doktorin?,  të gjithë të ndihmonin sikur të ishte vetë doctor Zefi.Të gjithve na bie rasti të kemi halle dhe kur ato i ke peshojnë, por kur i kalon ato harrohen,por Dr.Zef Lucaj kurrë nuk harrohet,kurrë.Këto ndihma e mirësi të përfituara nga prezenca e Dr.Lucës në këtë spital i kemi provuar të gjithë ne shqiptarët ,pasi si unë edhe shumë shqiptarë të tjerë në komunitetin e Michiganit kemi patur rastin të jemi pacientë të Dr.Lucaj jo vetëm në spitale, por edhe në klinikën e tij.

Dr.Zef Lucaj ishte me plot kuptimin e fjalës doctor,profesionist i nivelit të lartë,kishtë një komunikim të ëmbël ,e jetonte botën e brëndshme dhe dhimbjen e pacientit,ishte i prirur të bënte maksimumin e më të miren për pacientët, ishte i durueshëm, i qetë, të jepte këshilla,kurajo dhe shpresë.Me sjelljen e tij të bënte të harroje dhimbjen. Në komunitetin shqiptar Dr.Zef  Lucaj do të shquhej për shërbimin e tij dhe do të mbahet mënd nga të gjithë si doctor i shqiptareve.

Edukimi familjar,traditat shqiptare,studimet dhe kontaktet me boten e zhvilluar e kishin formuar Ate Doktor të vertetë.Ishte i respektuar,i sjellshëm,i kujdesshëm,ishte i dashur dhe shumë human, gojë ëmbël dhe i pa përtuar për të gjithë pacientëtë e në vecanti për bashkëatdhetarët e tij.E përjetonte emigrimin, gjente kohë të fliste për hallet dhe problemet shqiptare si këtu  dhe në vëndlindje.Autoriteti prestigjoz  dhe fama e madhe që fitoi si doctor,nuk e shkëputën nga realiteti i ambjentit ku doctor Luca jetoj. Për qindra e qindra shqiptarë hallexhinj që nuk flisnin anglisht,që nuk kishin inshurencë e mundësi ekonomike Klinika e Dr.Zef Prela Lucaj  ka qënë bujare si “ Shtepia e Malesorit “.

Krijimi i emrit të mirë te Dr.Zef Lucaj nuk ishte vetëm në planin profesional,pasi Zefi në radhë të parë ishte një njeri i mirë,ishte një fëmijë,një djalë i përkryer,një bashkëshort dhe baba i  devotshëm, model,besonte tek Zoti dhe familjarisht shkonte cdo javë në Kishë.Ishte shok dhe mik i mirë.Merrte pjesë në aktivitetet e komunitetit,ishte shumë human, donacionet e tij nuk kane menguar asnjëherë në Michigan   dhe në vendlindje.

Dr.Zef Luca u nda nga jeta në moshë të re,duke lënë në pikëllim të thellë familjen e tij të mbrekullueshme,bashkeshorten Vicky bijë në Shkrelaj,djemtë Nicholas 18 vjec dhe Anthony 14  jec ,vajzën Angelina 9 vjec, prindërit Prela dhe Terez ,Vëllain Rrok dhe mbarë vllazërinë Lucaj.Ndarrja nga jeta e Dr.Zef Lucaj është një dhimbje e humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, për fisin Lucaj ,por edhe për mbarë komunitetin shqiptar të Michiganit të cilët e donin dhe e respektonin aq shumë.Doktori në komunitetin Shqiptar ishte dhe  është një shëmbull i mirë,një model që duhet ndjekur nga breast e rinj nga përmbajtja, por asnjëherë nga fati.

Vdekja e parakoshme e Dr.Zef Lucaj për ne shqiptarët e Michiganit do të ndihet gjatë e cila për nga nevoja i përngjan vdekjes të doctor Luk Gjokaj në Malesi.

Të gjjithë shqiptarëve do na mungojë Doktori ,ndërsa ” Thesarit të Malësisë” ju shkëput  një gur  i artë me emrin Zef Lucaj.

Zoti e forcoftë dhe e ndihmoftë familjen e tij.

Shpirti i të ndjerit Zef u preftë në Parris.

Gani Vila

Drejtori ALBTVUSA-s

Michigan 23 Tetor 2017

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gani Vila, nderroi jets Dr. Zef Prel Lucaj/

Kosova e Maqedonia, mbledhje të përbashkët të qeverive

October 25, 2017 by dgreca

-Ministri i Jashtëm Pacolli: Mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë vitin e ardhshëm, u pajtuam që ta mbështesim njëri tjetrin në nisma rajonale, evropiane dhe organizata ndërkombëtare/2 qeverite Kos MaqSHKUP, 25 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, e filloi vizitën e tij në Republikën e Maqedonisë me takimin që zhvilloi me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë,  Nikolla Dimitrov.Në kuadër të këtij takimi të parë zyrtarë, Ministri i Jashtëm Pacolli dhe ai maqedonas, Dimitrov, janë pajtuar në parim, që Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë të mbajnë mbledhjen në mes dy Qeverive në fillim të vitit të ardhshëm.Takime të tilla, në mes dy Qeverive respektive do të synohet, që të mbahen dy herë në vit dhe për këtë do të fillojnë menjëherë konsultimet politike për përgatitjen e temave dhe agjendës.Të dy kryediplomatët janë dakorduar, që të ketë marrëdhënie edhe më të afërta, jo-formale  me kontakte të rregullta ditore dhe që Kosova dhe Maqedonia të mbështesim njëra tjetrën në nivelin rajonal, rrugën drejt integrimeve evro-atlantike si dhe në nivelin ndërkombëtarë.

1 Pacolli zaevKishte një dakordim të plotë dhe zotim të përbashkët nga të dyja palët në synimin për arritjen e marrëveshjeve të reja nga rreth nëntëmbëdhjetë sosh, sa tashmë ekzistojnë në mes dy vendeve dhe që synojnë thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimin tregtar dhe edhe nismave të përbashkëta rajonale.Veç kësaj, propozimet e reja nga Ministri i Jashtëm Pacolli, për heqjen e pengesave të tanishme në qarkullimin e mallrave dhe krijimi i një pike të përbashkët doganore dhe terminali doganor, pastaj themelimi I një Zone të Lirë Ekonomike në mes të dyja vendeve, krijimi i një Holdingu të Përbashkët për hekurudhat, transmisionin e energjisë dhe infrastrukturën, janë mirëpritur nga pala maqedonase, duke shprehur gatishmëri për diskutime të mëtutjeshme dhe koordinimet e nevojshme me ministritë e linjës.Në margjina të takimit Ministri i Jashtëm Pacolli ka përshëndetur bashkëpunimin dhe qasjen, që Qeveria e re e Maqedonisë ka vendosur me përfaqësuesit politik të komunitetit shqiptarë në Maqedoni, duke i dhënë një frymë të re relaksimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve në mes komuniteteve shumë-etnike, që bashkëjetojnë në shtetin e Maqedonisë.Sipas MPJ kosovare, në vazhdim të takimit është diskutuar edhe mbi dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështja e gjetjes së një zgjidhjeje në lidhje me kontestin e emrit në raportet e Maqedonisë me Greqinë dhe të dy shefat e diplomacisë kanë shprehur angazhimin dhe vullnetin për arritjen e marrëveshjeve që do të kishin ndikim pozitiv në rajon, duke theksuar që vitit 2018 do të duhej të ishte vit Evropian i Ballkanit Perëndimor./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove-Maqedoni, takes i dy qeverive

Banka Botërore, Shqipëria e varur nga remitancat e emigrantëve

October 25, 2017 by dgreca

1-3Prurjet e emigrantëve janë një ardhur e konsiderueshme për vendet evropiane në zhvillim, duke përshirë edhe Shqipërinë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore të përpunuara nga Banka Qendrore Europiane, Shqipëria merr 75 % të remitancave nga Italia. Kështu vendi ynë ka varësinë më të lartë nga një shtet i vetëm për prurjet e emigrantëve

remitancat

Nga të dhënat shihet se pjesa e tjetër rreth 14 % vijnë nga SHBA, 6 për qind nga Gjermania, 2 për qind nga Britania, etj. Ekonomia shqiptare ka përqendrim të lartë me Italinë fqinjë si në drejtim të tregtisë së mallrave, shërbimeve dhe siç shihet së fundmi edhe të prurjeve nga emigrantët. Një ekspozim i tille rrit shanset për transmetimin më të shpejtë të krizave ekonomike në shtetin fqinjë drejt nesh. Në vendet e tjera të Rajonit, shihet se prurjet nga emigrantët janë më të diversifikuara. Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë furnitorët kryesore të rajonit me remitanca. Bullgaria bën përjashtim pasi rreth 58 për qind të remitancave i merr nga Turqia. Remitancat pritet të vijojnë me rritje për vendet në zhvillim, sidomos për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, njoftoi Banka Botërore në edicionin më të fundit mbi pritshmëritë e prurjeve te emigranteve. Banka vlerëson se remitancat e regjistruara zyrtarisht në vendet në zhvillim pritet të rriten me 4.8 për qind, për të arritur ne 450 miliardë dollarë për vitin 2017. Në Shqipëri remitancat pritet të rriten me 1.8 për qind duke shkuar në 1,07 miliardë dollarë në fund të vitit 2017 nga 1,05 miliardë dollarë që ishin më 2016. Paratë që kanë sjellë emigrantët, tek të afërmit në fshatrat dhe qytetet shqiptare në gjashtë muajt e parë të vitit 2017, kanë shënuar rritje të lehtë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve për periudhën janar-qershor ishin 298 milionë euro, me një rritje të lehtë prej 3% në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2016. Banka Botërore analizon se, rimëkëmbja në fluksin e remitancave po nxitet nga një rritje relativisht më e fortë në Bashkimin Evropian, në Federatën Ruse dhe Shtetet e Bashkuara. Për pasojë rajonet që presin edhe fluksin më të lartë të remitancave janë Afrika e Sub-Sahariane, Evropa dhe Azia Qendrore, Amerika Latine dhe Karaibet. Në vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), shtrëngimi fiskal, për shkak të çmimeve të ulëta të naftës dhe politikat që shkurajojnë rekrutimin e punëtorëve të huaj, do të dëmtojnë fluksin e remitancave në Azinë Lindore dhe Jugore. Në mesin e përfituesve të mëdhenj të remitancave, India ruan vendin e parë, ku pritet të arrijnë në 65 miliardë dollarë këtë vit, pasuar nga Kina (61 miliardë dollarë), Filipinet (33 miliardë dollarë), Meksika (një rekord prej 31 miliardë dollarësh), etj.  {Sipas raportit të Bankës Botërore, SH.K}.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Banka Boterore, remitancat e emigrantëve, shqiperia

SHBA, mbështetje të gjithmbarshme për Kosovën

October 25, 2017 by dgreca

-Hoyt Brian Yee: Perspektiva evropiane për Kosovën, si dhe për tërë rajonin, janë prioritete të SHBA-së/

1 Thaci Hoy Lee-Presidenti Thaçi priti në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan, Hoyt Brian Yee/

-Diplomati i lartë amerikan  zhvillon takime edhe me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë/

PRISHTINË, 25 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euroazi, Hoyt Brian Yee, tha sot në Prishtinë se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e gjithmbarshme për Kosovën.“Perspektiva evropiane për Kosovën, si dhe për tërë rajonin, janë prioritete të SHBA-së”, u shpreh  Yee, në takim me Presidentin Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi dhe zëvendës ndihmës Sekretari Yee kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, rolin e SHBA-së në rajon, perspektivën euroatlantike të Kosovës, dialogun me Serbinë dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.Me këtë rast, presidenti Thaçi ka thënë se vazhdimi i mbështetjes së SHBA-së për Kosovën dhe rajonin mbetet çelës për paqe e stabilitet të qëndrueshëm.“Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së në të gjithë sektorët e jetës në Kosovë”, ka shtuar presidenti.Presidenti ka njoftuar zëvendës ndihmës Sekretarin Yee për sukseset më të fundit të Kosovës, zgjedhjet komunale dhe betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komuniteti jo shumicë.“Zgjedhjet komunale janë një dëshmi tjetër e pjekurisë politike të Kosovës, ndërsa dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një hap i madh drejt forcimit të sistemit të drejtësisë dhe konsolidimit të integritetit shtetëror të Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.Duke folur për prioritetet e Kosovës, presidenti Thaçi u shpreh se përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave, përmbyllja e dialogut me Serbinë dhe transformimi i FSK-së mbesin prioritete konkrete, pa lënë anash prioritetet e përhershme që janë ekonomia dhe forcimi i sundimit të ligjit.

Në këtë takim është biseduar edhe për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, ku u vlerësua se Kosova është lider në rajon në luftimin e terrorizmit.Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee,zhvillon takime edhe me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë.

Kryeparlamentari Veseli takoi Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee

1 veseli HoyKryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në një takim Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe E/uro-aziatike, Hoyt Brian Yee.Në këtë takim është biseduar për punën e institucioneve të Kosovës në avancimin e shumë proceseve në vend, si dhe bashkëpunimin rajonal.Kryetari Veseli theksoi se Kuvendi po vazhdon të kryejë obligimet kushtetuese dhe në të ardhmen do të intensifikojë punën e vet në shtyrjen përpara të shumë vendimeve të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.Ai falënderoi zotin Yee për fokusin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë treguar vazhdimisht për Kosovën.Nga ana e tij, Zëvendësndihmës Sekretari Hoyt Brian Yee theksoi nevojën e përshpejtimit të agjendës evropiane për vendin dhe vlerësoi përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e detyrave që ka.

KOSOVA, RRUGË TË HAPUR EVROPIANE

25 10 2017-ZKM (9)

-Yee-Haradinaj: Rruga e integrimeve evropiane për Kosovën dhe për vendet e rajonit është e hapur/

-Kryeministri Haradinaj priti Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Hoyt Brian Yee-

PRISHTINË, 25 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Hoyt Brian Yee, në takim me kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj,  tha se rruga e integrimeve evropiane për Kosovën dhe për vendet e rajonit është e hapur dhe inkurajoi institucionet e vendit që të angazhohen në thellimin e reformave të brendshme, në fushën e sundimit të ligjit dhe në promovimin e zhvillimit ekonomik.

Në një bisedë të përzemërt dhe miqësore, thekson njoftimi i dërguar, kryeministri Haradinaj vlerësoi lart përkrahjen e SHBA-së për Kosovën në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe tha se roli i vazhdueshëm i SHBA-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon e më gjerë është jetik.
Kryeministri Haradinaj tha se ruajtja dhe kultivimi si dhe thellimi i marrëdhënieve të miqësisë së përhershme me SHBA-në për Kosovën është i një rëndësie të veçantë.Ai e njoftoi Hoyt Brian Yee me zhvillimet në Kosovë dhe dinamikën e përcaktuar në çështjet e brendshme, me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit dhe në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe angazhimin në përmbushjen e kritereve në procesin e integrimeve euro-atlantike.Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj evropiane dhe po punon me intensitet në reformat e brendshme për të përmbushur obligimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, me qëllim të përafrimit të vendit me statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.Ai tha se Kosova është një faktor paqeje dhe stabiliteti dhe ajo po kultivon marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë, me të cilën zhvillon dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Kryeministri Haradinaj tha se Kosova do të përmbushë të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare dhe theksoi nevojën e konsolidimit ndërkombëtar të shtetit përmes anëtarësimit në OKB, BE dhe në NATO.Njoftimi dërguar nga zyra e shtypit e qeverisë bën të ditur edhe se Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Hoyt Brian Yee e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën.Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, gjatë ditës zhvilloi takime edhe me e Presidentin Hashim Thaçi e Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, si dhe me përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politikë.

Me SHBA, Kosova miqësi të përhershme/

-Kryetari i LDK, Mustafa u takua me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Yee/

2 Mustafa Hoyet

PRISHTINË, 25 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit të SHBA-ve për çështje të Evropës dhe të Euroazisë, Hoyt Yee.Gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë, për rrugën integruese euroatlantike të Kosovës dhe proceset tjera të rëndësishme.Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën, kryetari Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin, partneritetin strategjik dhe miqësinë e përhershme me SHBA-të.Kryetari Mustafa, me këtë rast, vlerësoi rolin thelbësor të SHBA-ve në të gjitha të arriturat e deritashme dhe për avancimin e proceseve demokratizuese dhe zhvillimore në Kosovë dhe më gjerë në rajon.Kryeministri Mustafa, po ashtu, e njoftoi për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e fundit lokale dhe angazhimin e LDK-së për të mos lejuar shmangien e Kosovës nga binarët e zhvillimit të brendshëm, për forcimin e raporteve me fqinjët dhe aspektet tjera të avancimit të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.Kryetari Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan Yee, biseduan edhe për çështjet tjera me rëndësi vitale për Kosovën, të cilat do të avancohen me mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve, duke përfshirë liberalizimin e vizave, transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe forcimin e shtetit ligjor.Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Hoyt Yee, shprehu pëkrahjen e mëtejshme të SHBA-së për Kosovën dhe të gjitha proceset e rëndësishme zhvillimore të saj, duke vlerësuar kontributin e LDK-së në këtë rrugë./b.j/

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Hoyt Brian Yee, takojne Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan, Thaci e Veseli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1716
  • 1717
  • 1718
  • 1719
  • 1720
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT