-Homazh për Petraq Dimashin/nga Fuat Memelli/
Petraq Dimashi Dhimbja për Petraqin ishte e veçantë, pasi ai kishte një zemër të madhe; se i deshte njerzit dhe e donin; se punoi me përkushtim 14 vjet që shërbeu si oficer në Shqipëri; se punoi 20 vjet në dy punë në Amerikë dhe kudo la gjurmë të pashlyera; se e deshte Sinicën dhe sinicarët me gjithë shpirt; se kur duheshin mbledhur kontribute për fshatin, për ndërtimin e kishës së Shën Thanasit , për kishën e Shën Kollit apo për rikonstruksionin e shkollës së fshatit, etj, ishte ndër të parët. Ai jo vetëm jepte vetë, por edhe mblidhte nga sinicarët e tjerë në Çikago, për t’i dërguar në fshat. Në kontributet që jepte, e mbështesnin edhe gruaja e tij, Mimoza si dhe djali, Nasi.Emigrantë të rinj që vinin pas tij në Amerikë, e kujtojnë Petraqin për zemërgjerësinë që kishte duke i dhënë jo vetëm kurajo, por edhe lek sa t’i ndodheshin. E ç’duhet të bëjë më shumë një njeri i mirë?! -Malli për vendlindjen e digjte si prush. Kur shkoi pas disa vitesh, takoi çdo fshatar dhe shkoi e piu ujë në shumë burime. Një natë vajti te Guri i Boshkos ku e kishte fshatin si në pëllëmbë të dorës. Donte të shkonte përsëri, thotë Momoza, por sëmundja nuk e la.KUSH ISHTE PETRAQI?
Kujtim nga vitet
e ushtrisëPo themi shkurt disa fjalë për ata që nuk e njohin. Ishte një nga djemtë e Irakli Dimashit, nga Sinica që tani përfshihet në rrethin e Devollit. (Para viteve ’90, bënte pjesë në rrethin e Korçës.) U lind dhe u rrit në Sinicë. Pas mbarimit të shkollës 7 vjeçare në fshat, vazhdoi shkollën “Skënderbej” si dhe “Shkollën e Bashkuar të Oficerëve” në Tiranë, të cilën e mbaroi në vitin 1980. Këtë vit kur ishte me stazh në fshatin Drenovë, u njoh me Mimoza Nolen, e cila u bë bashkëudhëtarja e jetës së tij. Punoi në disa reparte të rrethit të Korçës si shef ndërlidhje në repartet e Dardhës, Drenovës, Bellovodës, në Korçë ,etj. Në vitin 1994, si shumë oficerë të tjerë, e liruan edhe Petraqin. Në vitin 1996, ardhi në Amerikë dhe u vendos në Çikago, ku kishte patur edhe më parë mjaft sinicarë, midis tyre edhe të afërm të tij. Në fillim punoi si mekanik e supervizor në kompaninë e sinicarit, Xhorxh Shamata. Më pas u punësua në kompaninë e njohur të shitjeve”Wollmart”, ku qëndroi për disa vjet. “Imperiali” ishte kompania tjetër e njohur ku Petraqi gjithashtu la gjurmë të pashlyera.
NJË VLERËSIM I VEÇANTËKompania “Imperial” ku ai punoi për disa vjet, një ditë organizoi një veprimtari me punonjësit e saj. Ishte ftuar edhe Petraqi me bashkëshorten. Në fillim foli pronari i kompanisë për punën dhe arritjet e saj. Para se ta mbyllte fjalën, ai tha:”Këtu mes nesh, ndodhet një punonjës të cilin dua ta falenderoj në mënyrë të veçantë. Ai nuk është vetëm mekanik, por është i gjithanshëm, bën çdo punë. Petraqi ka bërë edhe punën e doktorit. Një ditë, një punonjës i yni, kishte pësuar atak dhe rezikohej të vdiste. Petraqi si të ishte mjek, i bëri frymëmarje artificiale dhe e shpëtoi. Kur mbriti ambulance, personi në fjalë e kishte kaluar situatën.(Kështu si “mjek” në momentet e para, ai i është gjendur edhe personave të tjerë në kompanitë që ka punuar.) Unë nuk e di se çfarë shkollash qënkan ato në Shqipëri që përgatitkan njerëz të tillë? Pastaj presidenti i kompanisë, një burrë i vjetër, u afrua te Petraqi dhe e përqafoi. Pas tij, e përqafoi edhe i biri. Salla shpërtheu në duartrokitje. Mua më shpëtuan lotë, shprehet Mimoza. Po ky bos i kompanisë, si mirënjohje për punën e mirë që bënte, për Krishtlindje i jepte Petraqit një çek të mirë.
Në Çikago me nënë Ollgën, vëllanë Andrea, me Mimozën, Nasin, etj. “LERENI DUHANIN TË MOS PËSONI FATIN TIM”Petraqi vuajti nga sëmundja më shumë se një vit. Kishte patur kancer në mushkëri. Familja dhe mjekët bënë çdo gjë për ta shpëtuar por pa rezultat. Pas një mjekimi të posaçëm, gjendja u përmirësua dhe familja mendoi se ia hodhi. Por, nuk qe e thënë. Sëmundja kishte “dremitur” brenda trupit të tij të shëndoshë dhe pastaj kishte kaluar në tru. Kjo ishte edhe faza finale që e mposhti Petraqin. Pas analizave që bënë mjekët e Çikagos, dolën në përfundim se sëmundja e tij ishte”Big one smog cancer”( një kancer i madh nga duhani.) Mjekët kishin qëlluar në shenjë. Petraqi kishte pirë duhan për afro 40 vjet. E la kur u sëmur, por ishte vonë. Mjeket thanë:”Po ta kishte lënë para dy vjetësh, do kishte shpëtuar”. Kur mësoi shkakun e sëmundjes dhe fundin që e priste, i bëri apel djalit, miqve e shokëve:”Lereni duhanin që mos pësoni fatin tim”.Petraqi u përcoll me nderime nga shumë pjesëmarrës: sinicarë, qytezarë, dardharë si dhe shokë e miq të tjerë. Ai do prehet në vorrezat e shqiptarëve në Çikago, pranë të afërmve të tij. Ja kështu na iku edhe një nga sinicarët më të mire, por që nuk do të harrohet.Kujtime nga Sinica. ….. ..
Gusht, 2017.Më 20 korrik të këtij viti, në ditën e Shëndëllisë, ndrroi jetë në Çikago në moshën 61 vjeçare, sinicari Petraq Dimashi. Jo vetëm familja, por shumë shokë e miq të tij, ndien dhimbje. Është dhimbja për njeriun që ikën e nuk vjen. Por, për Petraqin u ndie shumë kjo dhimbje, jo vetëm se “nuk e kishte rradhën” siç shprehet nënë Ollga për djalin e saj.-Rradhën e kisha unë se jam 86 vjet por sëmundja nuk pyet, thotë ajo.
“Ditët e Nënë Terezës” në Kosovë-Edhe Vatranët të pranishëm
SPECIALE: “Ditët e Nënë Terezës” në Kosovë-Edhe Vatranët, të pranishëm/
-Hapet ekspozita “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”/
-Të pranishëm edhe vatranë të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra/
-“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj Katedraleje”, theksonte Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në ditën e vënies së gurthemelit të Katedrales Nëna Terezë në Prishtinë/
-Dr. Don Lush Gjergji, Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, në hapje të ekspozitës, duke treguar një fotografi, përkujtoi: Nëna Terezë vet më ka thënë se 8 vite i kam kryer në gjuhën shqipe…/
-Në Katalogun e Ekspozitës lexojmë: Më 26 gusht të vitit 1910, Shkupi u bekua me lindjen e një emri, i cili botës do t’i dhuronte aq shumë mirësi, dashuri, humanizëm dhe shpresë për jetë…. Gonxhe (Agnesa) Bojaxhiu, e njohur më vonë si Nënë Tereza…/
-Nëna Terezë, fituese e Çmimit Nobel: Unë jam shqiptare…/
-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/
PRISHTINË, 26 Gusht 2017/ Në Kosovë sot nisën “Ditët e Nënë Terezës” në katedralen me emrin e saj, ku janë të pranishëm edhe vatranë të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, që ndodhen në këtë kohë vere në Kosovë. Mes tyre, ardhur enkas bashkë me bashkëshorten Dila është Marjan Cubi, anëtar i Kryesise së Vatres, njëherësh arkëtar si dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë. Ai, bashkë me anëtarin e Komisionit, Fran Marku, e vatranë të tjerë, janë shumë të gëzuar se do jenë edhe në shugurimin e Katedrales së ndërtuar në kryeqytetin e e Kosovës, për të cilën shqiptarët nga SHBA – Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, që vepron në Nju Jork dhe rrethinë, ka kontribuar për mëse 9 vite me 2 milionë dollarë, që janë mbledhur dhe janë dorëzuar.
Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, mbajti një fjalë përshëndetëse në hapje të “Ditëve të Nënë Terezës”, vlerësoi lart të gjitha kontributet, ndërsa edhe ka takuar dhe falënderuar vatranët edhe gjatë koktejit. Aty ishte edhe vatrani Tomë Paloka që derisa bisedojmë tregon për librin më të ri që do e botojë së shpejti “Shqiptarët më të mirë në Amerikë që i njoha unë”. Dhe vazhdojmë ndejen në mbrëmje në një nga lokalet pranë Katedrales bashkë edhe me Pashk Deskun, një i nohur i vatranëve që e takojnë në Prishtinë, si edhe shumë miqë të tjerë…
Ipeshkvia e Kosovës thekson se dita e sotme shënjon edhe fillimin e përgatitjes së afërt të festës së Shën Nënë Terezës, e cila kremtohet në 5 shtator, kur do të bëhet edhe shugurimi i Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Për sot në mbrëmje në Katedrale ishte përgatitur një program kulturor me këngë klasike dhe recitim të poezive dhe uratave të Nënë Terezës.
Sonte në Katedrale u hap edhe një ekspozitë fotografishë dokumentare që nga vënia e gurthemelit të Katedrales Nënë Tereza. Fotografitë janë të autorit Sakip Imeri.
NË PRITJE TË DËRGUARIT TË VEÇANTË TË PAPA FRANÇEKUT, KARDINALIT SHQIPTAR IMZOT ERNEST S. TROSHANI DHE PROGRAMI I SHUGURIMIT TË KATEDRALES NËNË TEREZA
Papa Françeku ka emëruar Kardinalin shqiptar Imzot Ernest S. Troshani, të Dërguarin e Tij të Veçantë për kremtimin e shugurimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, u njoftua nga Vatikani – Selia e Shenjtë në 15 Korrik 2017.
Po në këtë ditë Ipeshkvia e Kosovës ka shpallur Programin e Shugurimit të Katedrales Nënë Tereza, që do të jetë në 5 shtator 2017, ditën e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Shenjëtëreshes Shqiptare. Kremtimi solemn i Meshës së Shugurimit do bëhet në mesditë, nga ora 11:00.
Kremtimi fillon me hapjen e “Ditëve të Nënë Terezës”, në ditëlindjen e saj dhe ditën e bekimit të gurthemelit të Katedralës, në 26 gusht. Në këtë ditë, nga ora 18:00, në Katedrale do ketë do ketë takim lutjeje dhe meditimi me Nënë Terezën.
Në 2 shtator bëhet hapja solemne e aktiviteteve kuturore e shpirtërore treditëshe të festës. Në 3 shtator në orën 11:00 zhvillohet meshë në Katedrale, ndërsa në 4 shtator në ora 18:00 – Mesha, Lutja e Mbrëmësores me Lutjet e Nënë Terezës në Kishën e Shën Ndout në Prishtinë.
Në Këshillin Organizativ janë: Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, Vikari Gjaneral Mons. Lush Gjergji, Kancelari Don Shan Zefi, Famullitari i Katedrales Don Fatmir Koliqi, Sekretari i Ipeshkvit Don Meriton Dedaj, Drejtori i Caritasit Don Vitor Sopi, Ekonomi Don Kastriot Idrizi, Dekani Don Lenc Sopi.
Gurthemeli i Katedrales në Prishtinë është vënë në 26 gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë nga ana e Presidentit historik Ibrahim Rugova, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinalit të Uashingtonit Teodor Mekkerik.
“Sot është një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”, shprehej gjatë ceremonisë Presidenti Rugova.
“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova.
Presidenca e Kosovës tradicionalisht ndanë dekoratën Medalja Humanitare Nëna Terezë, që u jepet personave që kontribuojnë në çështjet humanitare.
Katedralja në Prishtinë nisi të ndërtohej ndërkohë që ishte festuar 6 vjetori i Kosovës së lirë nga qershori 1999. Në 2005-tën shënohej dhe 600 vjetori i lindjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
NË “DITËT E NËNËS TEREZË” DHE EKSPOZITA “SHENJTORJA SHQIPTARE NGA SHKUPI – KORRESPONDENCA”
Në ditën e hapjes së “Ditëve të Nënës Terezë”, në 26 gusht 2017, sot, pjesë e veprimtarive ishte edhe ekspozita “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”, e cila u hap pasdite në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.
Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, në bashkëorganizim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe Ipeshkvinë e Republikës së Kosovës, kanë përgatitur një ekspozitë me fotografi e dokumente të titulluar “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”, që i kushtohet 107 vjetorit të lindjes, 20 vjetorit të vdekjes dhe 1 vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënë Terezës.
Fjalë rasti mbajtën përfaqësuesit e tre institucioneve bashkëorganizuese, duke e vlerësuar ekspozitën edhe si përgjigje ndaj atyre që duan të përvetësojnë figurat kombëtare të shqiptarëve.
Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Dr. Skender Asani ka paralajmëruar edhe se fotografitë dhe letërkëmbimet e ekspozuara në fund do t’i dhurohen Ipeshkvisë së Kosovës. “Për 26 gusht 2016 u përpilua kjo ekspozitë dhe rezultoi që për herë të parë t’i jepet përgjigje atyre që cenojnë dhe dëshirojnë të përvetësojnë figura të mëdha të historisë dhe kulturës shqiptare, siç është Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Nënë Tereza, që lidhen drejtpërdrejt edhe me identitetin tonë shqiptar”, u shpreh Asani.
Në Katalogun e Ekspozitës lexojmë: “Më 26 gusht të vitit 1910, Shkupi u bekua me lindjen e një emri, i cili botës do t’i dhuronte aq shumë mirësi, dashuri, humanizëm dhe shpresë për jetë. Një ditë pas lindjes, ajo u pagëzua nga famulltari i Shkupit, dom Zef Ramaj, një prift i njohur katolik, mësues, atdhetar dhe veprimtar i madh i çështjes shqiptare.
Gonxhe (Agnesa) Bojaxhiu, e njohur më vonë si Nënë Tereza, u largua nga kryeqendra jonë në moshën 18-vjeçare, për të prekur skajet më të errëta të botës, aty ku varfëria dhe mjerimi çdo ditë gëlltitnin mijëra jetë”.
Në katalog në përfundim shkruan edhe: “Shpresojmë që përmes kësaj akspozite do të arrijmë që sadopak në zemrat e lexuesve dhe vizitorëve të nderuar të reflektojmë mesazhet e dialogut, harmonisë dhe paqes, të promovuara nga nëna e madhe e botës –Nënë Tereza”.
Ekspozita “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë do të jetë e hapur deri më 5 shtator 2017.
Në ceremoninë e hapjes foli edhe sekretari i Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë Gjon Berisha, doktor i shkencave historike, i cili theksoi se, “kjo ekspozitë është një pikë ujë në oqeanin e madh të veprës së Nënës Terezë, e cila arriti ta sfidojë botën dhe arriti të prek edhe zemrat e personaliteteve të mëdha”.
Dr. Don Lush Gjergji, Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës me seli në Prishtinë, në hapje të ekspozitës, duke treguar një fotografi, përkujtoi: “Nëna Terezë vet më ka thënë se 8 vite i kam kryer në gjuhën shqipe, por ju e dini se dokumentet tona shpeshherë i han nëntoka ose lufta, ose bombardimet, ose pakujdesi, ose hajnia e dikujt… Por deshi Zoti që kjo fotografi ta ketë në prapavijë dërrasën e zezë, dhe në dërrasë të zezë sikur të kishte dashur Zoti të shkruante: Shkolla katolike shqiptare ‘Zemra e Krishtit’. Dhe viti shkollor 1922-1923. Dhe e kemi Nënën Terezë…Me libër në dorë…”.
Mesazhi i tij ishte që të lexohet ekzpozita: “Nuk është një ekspozitë e cila duhet vetëm të kalohet dhe shikohet. Kisha thënë, ndaluni pak dhe lexoni atë që është paraqitur dhe do ta keni shumë të qartë lidhjen Prizren-Shkup, Shkup-Zagreb, Zagreb-Irlandë, Irlandë-Kalkutë dhe Kalkutë e botë. Ky ishte shtegtimi i saj. Ajo ishte shtegtarja e mbarë njerëzimit. Dhe ajo dëshmoi fuqinë e fesë dhe frymëzimin e dashurisë”.
NËNA TEREZË, FITUESE E ÇMIMIT NOBEL: UNË JAM SHQIPTARE
“Në 10 dhjetor 1979 Nana Terezë, pasi kishte pranuar Çmimin Nobël për Paqe në Oslo ka deklaruar: ‘Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane përkah nënshtetësia, motër murgeshë katolike, përkah thirrja, që i përkas tërë botës…’ Këto fjalë të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, të shënuara në ‘Rilindja’, mbushën gëzim e krenari gjithë kombin”.
Kështu kam shkruar në RILINDJA 60 VJET MONOGRAFI, botuar shtojcë speciale e gazetës tradicionale të Kosovës për ditën e jubileut -12 shkurtit 2005, ku kam cituar fjalët e nobelistes shqiptare Nëna Terezë në ditën e pranimit të Çmimit Nobël.
Nën foton në monografi shkruan: Nënë Tereza në bisedë me dr. Mehmet Begracën dhe redaktorin e gazetës sonë (Rilindja) Nehat Islamin (qershor, 1980).
“U dha Çmimi Nobel për Paqe NËNË TEREZA – LAUREATE”, ishin mbititulli e titulli i gazetës Rilindja në 18 tetor 1978, ku në nëntitull theksohej: “Fituesja, që përndryshe është shqiptare, deklaroi se të hollat prapë do t’i shpenzojë për qëllime bëmirësie”. Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja raportonte për ngjarjen e madhe në Oslo të një dite më parë.
Ta gëzosh Gramozin Shqipëri!

Nga Ilir Levonja/
1) Dje në Durrës, pas atij takimi informal me kryeministrat e rajonit. Ky i yni i tregoi vendin Europës me terminologjinë refuzoj çdo insinuate për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Se gjoja kriminaliteti është njësoj kudo, si tek ne edhe në europë a botën mbarë. Dhe ashtu si tërësia e shtetarëve tanë, sidomos e këtyre post diktaturë e proletariatit, faji është gjithmonë tek të huajt, jo tek ne. Ne i kemi bërë detyrat, i pëlqen apo nuk pëlqen Europa. Ne e kemi bërë tonën. Eshtë një nga ato mendësitë që do e vuajmë. Dhe jo rastësisht.
Pasi nëse gjithë vendet e këtij rajoni, sado kofliktualitetit politik, gjejnë një lloj shtegu për vazhdimësinë. Duke përfituar edhe vëmëndjen e kancelarive të botës, fal kapërcimit të këtyre ngërçeve në bërjen e shtetit. Si të thuash rigjenerohen me element të rinj edhe pse bërtasin termat e botës së perënduar. Kurse ne asesi. Gjithçka mund të hiqemi sikur e bëjmë, sikur e transformjmë, vetëm njerëzit mos ua cëno. Se e të ngrysim vetullat pastaj. Mua këtë përshtyppje më la ajo konferencë shtypi, në një kopësht gjethe rënë, ku jo larg që aty digjej ajo pak faunë gjineshtrash tek shkëmbi i Kavajës.
Një Europë tepër e qetë dhe një I gjatë Shqipërie tepër i nervozuar.
2) Nuk ka asnjë diskutim që kriminaliteti është njësoj kudo. Ashtu siç nuk ka asnjë diskutim që ndër ato kritere të shumta, për Shqipërinë, dyqind e ca më duket. Nuk flasin për dallim në ngjyrë të krimit, por si luftohet ai. Sa seriozisht e ka një vend në ndërrmarrjen e reformave reale. Dhe jo demagogjike. Por në Shqipëri quajnë reformë faktin që mjafton të fitosh një pale zgjedhje, të pushosh me nge, e pastaj t’u kthehesh punëve të shtetit. Quajnë reformë praktikën tashmë gangrene të denoncimit ndërkohë që prej sistemit të drejtësisë lindin përditë miliarderë që edhe perëndimi i konsoliduar në ekonominë tregut do t’i kishte zili. Kështu që Europa nuk na hap dritën jeshile, jo për ekzistencën e krimit, a kontigjentit shqiptar që po pushton metropolet e Brukselit e Zyrihut, por për partineritetin me ‘të. Ata e dine mjaft mire se sa para nga droga dhe prostitucioni, ndërtimi, tenderimet etj., hidhen në një fushatë elektorale shqiptare. Në një vend ku subvencionimi apo burimet financiare të partive politike janë tabu. E dine mjaft mire se sa naïve është lufta e vrullshme, e tanishmja, gjoja kundër kanabisit. Pas plot një fushate tre a katër vjeçare të bërjes një sy qorr e një vesh shurdh. E dine fare mire se sa ligjëvënës me precedent penalë e pasuri nga vrasjet penetruan në kuvendin e Shqipërisë. Dhe se si gishtit tregues të tyre ne i tregojmë broçkullat e gjoja një lufte pa kompromis me armikun politik. Ky mentalitet ka vdekur, në gjithë vendet e rajonit, vetëm se në Shqipëri jo.
3) Shtypi shqiptar, ndonjëherë bën hamendësime për lindjen e një Jugosllavie të re në rajonin tonë. Me dirigjimin e vendit më potent për radikalizëm a superioritetin racor si Serbia. Një lloj Rusie në ballkanin perëndimor. Dhe herë më herë shfaqen plot shqetësim duke postuar foto nga lufta e dytë botërore, kur grindjes brenda vetes, ata jugosllavët si Mugosha e Popoviçi i sugjeronin luftën pa kompromis. Ato përfundime që shqiptarët i gjejnë në arshivën a librat e Enverit dhe kënaqen me histeritë e tij perverse, sikur ata të nëmur e torturuar të jenë alienë e jo shqiptarë. Po edhe mund të fitoj ideja e Jugosllavisë së re. Mjaft t’i vini kokës gishtin dhe të shikoni se, që nga shpërbërja e saj, nga luftrat me Bosnjen, Kroacinë e Kosovën. Janë ndërruar aq ka burra shteti. I dhanë botës dy a tre sekretarë partie, aq sa për t’i mbyllur gojën. Ndërkohë ushtrojnë presion edhe fal një ekonomie të konsoliduar. Së cilës ajo e jona nuk i afrohet as tek dera. Pasi ne pjellim veç emigrantë, imamë, a fretër të tredhur. Kështu që një qasje politike, e një projekti nga popujt sllavë. I vjen për shtat edhe asaj mendësie europiane së cilës iu sos durimi me absurdin e shtetbërjes nga shqiptarët. Shikoni ata në Kosovë dhe vulosni vet pastaj. Një marrje peng e shoqërisë nga katër njerëz. Njëri më i vogël se tjetri.
4) Me sa po shoh në shtyp, kuvendi i ardhshëm i Shqipërisë do të ketë për kryetar një ish ministër të brendshëm nga regjimi i diktaturës së proletariatit dhe luftës së klasave.
Ky është një turp shqiptar!
Një veprim që e bën të ngërdheshet një të ngarkuar me punë nga Europa në vendin tone. Një njeri që akuzohet për vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkoder. I bën ata skeptikë. Ose edhe në mos u akuzoftë, i habit se si qoftë dhe moralisht, shqiptarët nuk reagojnë. Si ish minister i brendshëm, i atij dikasteri, që është faqja e zezë e tyre për atë kohë… , për atë aspirate mbarë sociale për një demokraci perëndimore, ky njeri duhej të ishte sot një qytetar normal. Dhe jo ligjëbërës.
Edhe për faktin tjetër, kokëfort të dështimit vit pas vite të vendit nga kjo klasë politike. Për një lloj pastrimi të ndërgjegjes sonë. Duhej të kishte një lloj refuzimi të ashpër civil. Por nuk ka ka. Madje me mburrje një lider të ekspozon si dorë të forte pikërisht elementin e bërjes së pushteti me dhunë. Elementin e dosjeve a të tjera kulisave nga bodrumet e diktaturës. Sikur ky vend ka vdekur nga rigjenerimi I brezave një here e përgjithmonë.
Ta gëzosh Gramozin Shqipëri. Dhe bëj karshillëk Europës me Edi Ramën se jo Jugosllavia do ringjallet. Jo që nuk kemi për të hyrë në aty në Europë. Po shpejt do kthehemi në vilajete ku gjithkush një Gramoz a një Edi Rama…
DËSHMORËT E GËRHOTIT DHE HYSNI LEPENICA DO TE PERKUJTOHEN NE VATER
NJOFTIM PËR KOMUNITETIN/
VATRA DO TË PËRKUJTOJË DËSHMORËT E GËRHOTIT DHE KOMANDANTIN HYSNI LEPENICA/
Me 10 Shtator 2017, në orën 15.00 PM, Federata Vatra do të përkujtojë Dëshmorët e Gërhotit dhe Komandantin Hysni Lepenica, që së bashku me 36 komandantët e çetave nacionaliste, u vranë në betejën e Gërhotit me 14 Shtator 1943. Veprimtaria organizohet me rastin e 74 vjetorit të rënies. Gërhoti, është një nga faqet e pazbardhura të Luftës Civile në Shqipëri.
Veprimtaria do të organizohet në Selinë e Vatrës, në adresën 24 37 Southern BLVD, Bronx, NY 101458. Krahas kujtesës përmes fakteve historike, do të shfaqet edhe dokumentari historik, që i kushtohet kësaj ngjarje, përgatitur nga Pëllumb LAMAJ.
NDËRROI JETË NË KANADA NACIONALISTI XHEVDET RUNA
Ne Foto:Xhevdet Alush Runa, 1925-2017/
Me 25 shtator 2017, në orën 5 PM ndërroi jetë në Otava të Kanadasë nacionalisti Xhevdet Alush Runa. Xhevdeti u lind në Drashovicë të Vlorës më 1925. Ai u eduka me frymën e patriotizmit që në fëmijëri. Gjatë Luftës së dytë Botërore mori pjesë në luftë me armë në dorë në radhët e forcave të Ballit Kombëtar. U arratis nga Shqipëria më 1951. Edhe në emigracion ishte pjesë aktive e forcave nacionaliste duke u radhitur në radhët e ballit Kombëtar Demokrat trë kryesuar nga Abaz Ermenji.
Babai i Xhevdetit, Alush Runa, ka qenë personalitet me zë i Ballit Kombëtar në Qarkun e Vlorës. Ai u pushkatua nga komunistët më 1945.
Me rastin e largimit nga jeta të Xhevdetit u shpreh ngushëllime djemëve të të ndjerit në Shqipëri si dhe bashkëshortes dha vajzave në Kanada.
Pusho në Paqë Xhevdet Alush Runa!








