• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DY POEZI PËR KOSOVËN NGA ARSHI PIPA DHE ISMAIL KADARE

July 20, 2017 by dgreca

GAZETA”DIELLI”- DY POEZI PËR KOSOVËN NGA ARSHI PIPA DHE ISMAIL KADARE/

Gazeta”Dielli” në SHBA e ka ndjekur gjendjen e Kosovës hap pas hapi dhe e ka denocuar dhunën e pushtuesëve serbë me artikuj, me kronika, me reportazhe nga protestat për Kosovën në Washington, Nju Jork, Ohio, Michigan etj., me editoriale, komente, por dhe me poezi. Duke shfletuar koleksionin e gazetës për vitin 1982, që tashmë është i plotë dhe i lidhur prej meje, zgjodha dy poezi, të shkruara në kohë të ndryshme, me autorë dy pena të fuqishme, njëri në mërgim, Arshi Pipa( megjithëse poezia u shkrua në burgun e Burrelit dhe u botua në SHBA), tjetri në Shqipëri, Ismail Kadare. Poezia e Pipes titullohet “KOSOVËS” ndersa e Kadares titullohet “TERRORI NË KOSOVË”. Të dyja janë fokusuar në gjendjen e rëndë të Kosovës, kanë të përbashkët denoncimin e dhunës, por ndryshimi është i ndjeshëm, jo vetëm në stil, as në gjuhë. Lexojini dhe shiheni se ku qëndron ndryshimi?

ARSHI PIPA((Botoi Dielli-16 mars 1982)

u1_Arshi-Pipa

KOSOVËS

Vllezën shqiptarë, Kosova s’asht Jona.

Kush me e përmendë guxon ai ban tadhti!

O kob qi s’do t’harrohet kurr tevona!

Kosova e ngratë dergjet e vdes n’robni!

 

Prej bastardësh tradhtue qi i zhgulën zemrën

e n’pre ua hodhën klyshëve qi Moskova

për gjak ndërsen, me parzmën shkelë nën themrën

mizore sllave po jep shpirt Kosova.

 

Deri kur, vllezën, do ta ndjejmë na veten

fajtorë pse vendin ku Shqipnija leu

guxojmë ta duem, tue pasun frigë fatshkretën

Kosovën tonë ta quejmë gjymtyrë atdheu?

 

O toke e bukur ku fjala burrneshë

Ilire ushton qysh me mjegull gojdhane!

gjoks Shqipnis, ku e ndryme si luaneshë

ndër hekura gjëmon zemra Dardane.

 

A mundet ajo, vall, me u zhgulën dejsh

pa ba kufomë llogoren e krahanorit?

Lumninë tande, Kosovë, at’herë ta rrfejsh

ku gjak i lirë t’vadis hullin e plorit.

 

Sot tjetërkush ta gzon frutin e punës,

mbi tokën tande, Kosovë, je skllav!

Ta shof përgakun,, heu, vulën e dhunës,

qi t’la mbi vetulla kamxhiku sllav!

 

Qoftë e mallkueme fara qi aty hidhet

me djersën e njomun pleqsh, me lot kërthijsh!

Bukën e turpit e t’poshtnimit t’idhët,

o vend martir, deri kur ta kapërdijsh?

 

Qenka pra faj me lypun të drejtën tande?

Dorën për lëmoshë duhet me i shtri kusarit?

O gjuhë, ti bamu rrfe e tmerrin trande!

Do t’vijë, do t’vijë një ditë ora e shqiptarit.

 

Pas nesh tjerë kanë me ardhë.S’fiket Shqipnia

pse disa qinda nesh rrzohen nën plumbin

Se për çdo dhjetë prej nesh qi amshon liria

dhjetë mijë do t’lindin e dhjetë mijë do t’humbin!

 

Do t’humbin shqim ata qi sot na shtypën!

Kulshedra e re me lakminat e vjetra

at’herë do t’shembet kur ta shofim shqypen

prej majesh tu’e sulmue me sqep e kthetra.

 

Andej na priret shpirti i fortë me hove

t’dalldisuna ngadhnjimi, ushton jehona:

O vllezën, nalt ju ballin! prej Kosove

deri n’Çamëri Shqipnija asht gjithë jona!

***

kadare

ISMAIL KADARE(Botoi Dielli, 16 prill 1982)

TERRORI NË KOSOVË

E hidhur Vjeshtë e këtij viti

Kosovën gjeti nën terror.

Korba të zes mbi të ia mbërritën

Hetues, gjykatës e prokurorë.

 

Me dhjetë vjet burg,me tetë, me shtatë,

Me dymbëdhjetë dënojnë diku

Kështu mes jush shekullin ndani

Dhe mijëvjeçarin ndani ju.

 

Kështu e prekni historinë,

Mbi supe e mbartni ju sërish.

Prangat në shkollë që i mësonit

Në duar ndjetë befasisht.

 

Dhe patë se koha e Mesjetës

S’qe larg dhe veç në libra s’qe

Dhe u kthye nata e Prishtinës

Në natë Shën Bartholomeu.

 

Por koha kurrë s’vjen përgjysëm,

Natë e masakrës vetëm s’mbërrin,

Se pas Dushanit Car të frikshëm

Rrufeshëm Skënderbeu arrin.

 

S’kish dëshmitarë, TV nuk pati

Zinxhiri i tankut kur iu griu,

Por retë e globit veç ju panë,

Ndërgjegje e Botës te ju mbërriu.

 

Kështu në vorbull të epokës

U ngritët Ju si monument;

Ju që e prekët historinë

Dhe në Histori u kthyet vetë.

 

Ismail Kadare, Dhjetor 1981

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: dalip greca, DHE ISMAIL KADARE, DY POEZI PËR KOSOVËN, NGA ARSHI PIPA

ARSHI PIPA, KÊNSI UNIK I KULTURËS SHQIPE

July 20, 2017 by dgreca

arshi_pipa 2(1)NGA ARISTEA KOLA/Revista e përvitshme kritike ‘Kêns’, si platformë online, vjen në numrin e parë të saj In memoriam për Arshi Pipën, nën cilësinë e nji komisie shkencore që konstituohet kryesisht nga profesorë të Universitetit të Tiranës e Shkodrës.

Portreti i Arshi Pipa për t’u definue saktësisht si ekzistencë, si model, si personalitet ka nevojë për nji biografi të ngjeshun. A. Pipa u lind në Shkodër në 1920 dhe vdiq në Washington DC më 20 korrik 1997. Hini i trupit të tij u derdh në Adriatik, simbas testamentit të tij, si shenjë simbolike për të qenë i përjetshmen në dejtë ujorë (kupto kulturën) të Shqipnisë. Vend për të cilin punoi e nuk reshti deri në ditët e mbrame të jetës. Pipa, si shumë intelektualë të tjerë, u burgue gjatë sistemit enverist me 10 vjet. Kalvar që e kaloi në disa burgje e kampe të ndryshme: Burrel-Tiranë-Durrës-Vloçisht etj. Përjetoi dhe jetoi nji ndër sistemet ma të tmerrshme botënore, çka na e dëshmoi në veprën e tij të randësishme ‘Libri i burgut’. Kjo vepër asht unikale në llojin e saj, sepse sintetizon në vargje fakte historike, që do duheshin volume për t’u pasqyrue si duhet. Veprën në fjalë arrin ta nxjerrë nga burgu përmes fletëve të cigareve. Me të dalë nga burgu, dhe pas nji qëndrimi të shkurtë në qytetin e lindjes, arrin të arratiset me të motrën, Fehimen, dhe pas nji qëndrimi në ish-Jugosllavi, mbërrin në SHBA. Këtu ai arrin të punësohet në Universitete të ndryshme, dhe jep kontributin e vet në shkencat albanologjike, në studimin e letërsisë italiane e drejtime të tjera në interes me profesionin. Nga Universiteti i Minessota-s nderohet me titullin Professor Emeritus, privilegj që e gëzojnë disa figura të rangut ndërkombtar. Mbas viteve ’90 dhe ramjes së komunizmit Pipa kthehet në Shqipni, ku gjen nji mjedis të atrofizuem nga kultura moniste dhe e len, sot e kësaj dite, të steriotipuem simbas paradigmës neokomuniste. Çka do të thotë se figura e tij, dikend e tremb dhe vepra e tij mundsisht kërkohet të jetë sa ma pak në kontakt me publikun. Nji punë shumë të mirë ka ba shtëpia botuese Princi, e cila ka botue pjesën ma të madhe të veprave të Pipës. Figura e tij, asht shtylla e rezistencës kombtare për nji mendim të lirë… Shembulli sesi ka kontribuue në ekzil për emancipimin e studimeve albanologjike, tue dhanë të kundërtën e nji kritike brenda kufijve realë të Shqipnisë. Pra të nji kritike letrare, që diçitura hyrëse e punimit/eve ishte me fjalët e E. Hoxhës.

Në nji situatë të tillë, botuesit Aristea e Lisandri Kola morën nismën që të themelonin nji revistë dhe numrin e parë t’ia kushtonin studimeve të A. Pipës. Sesioni I shkencor Pipa Opus, i kushtohet veprës së tij poetike/letrare, interpretimeve leximore, historike/socio-politike, dhe filozofike. Konkretisht punimet: ARISTEA KOLA, Rreth tematikës dhe klasifikimit të saj në sonetin e Arshi Pipës; ARSHI PIPA, Rapsodë shqiptarë në serbokroatisht: cikli epik i kreshnikëve; DHURATA SHEHRI, Arshi Pipa lexon letërsinë bashkëkohore; EDLIRA TONUZI, Nòesis noeseos…, LISANDRI KOLA, Modeli i erotizmit simbas Arshi Pipës tek poezia ‘Epsh’ përmes procedimesh figuracionale; MARSEL NILAJ, Politika e jashtme shqiptare në vitet 1945-1990, në optikën analitike të Arshi Pipës, dhe burimeve të vendeve perëndimore; MUHAMET HAMITI; Pamje e letërsisë shqipe në studimet e Arshi Pipës; PERSIDA ASLLANI & DHURATA SHEHRI, Pipa, lexuesi i përjetshëm i Milosaos. Sesioni II pastaj, Optikon, asht i struktueruem dhe i organizuem nga përkthime të ndryshme. Për ma shumë lexuesi i gjanë, revistën e gjen falas në adresën: www.kens.al

Filed Under: Opinion Tagged With: Ariste Kola, Arshi Pipa, I KULTURËS SHQIPE, KÊNSI UNIK

Forca e Sigurisë së Kosovës, suksese ndërkombëtare

July 20, 2017 by dgreca

3 rilindi-Rilind Idrizi studenti më i mirë ndërkombëtar në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, ku deri më tani kanë diplomuar me sukses 17 kadetë të FSK-së, përfshirë edhe 3 kadete/1 Rilind Idrizi-Suksesi i kadetëve dhe oficerëve kosovarë në Akademitë më prestigjioze  në botë është edhe një dëshmi se FSK-ja po ndërtohet me standardet më të larta profesionale të nivelit të shteteve të NATO-s/

2 riilindi

PRISHTINË, 20 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Nëntogeri i FSK-së Rilind Idrizi merr çmimin “Studenti më i mirë ndërkombëtar” në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar.

Sot, në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell të Mbretërisë së Bashkuar u mbajt ceremonia e diplomimit të kadetëve-oficerëve, që për 7 muaj vijuan studimet ushtarake në këtë kolegj. Pjesë e Kolegjit Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell ishin edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës: nëntoger Rilind Idrizi dhe tetari Feti Pronaj.
Nëntogeri Rilind Idrizi ka treguar performancë të jashtëzakonshme në fushën e studimeve ushtarake, akademike dhe praktike, dhe si rezultat i këtyre arritjeve ka marr çmimin e studentit më të mirë ndërkombëtar. Nëntogeri Idrizi, këtë çmim e ka pranuar nga oficeri komandues i këtij kolegji-Marshall Steve Rochell.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, pas përfundimit të ceremonisë së diplomimit, tha se, jam shumë i kënaqur me performancën e dy pjesëtarëve tanë, nëntoger Idrizit dhe tetar Pronajt, si pjesëtarët e parë që diplomuan në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore.

“Ata kanë demonstruar standarde të larta gjatë studimeve të tyre në këtë kolegj. Si komandant i Forcës së Sigurisë të Kosovës jam shumë i kënaqur me çmimin që nëntogeri Rilind Idrizi e ka fituar si rezultat të paraqitjes së jashtëzakonshme të tij, por njëkohësisht jam i kënaqur edhe me tetarin Feti Pronaj, si nënoficer i parë, që me sukses ka përfunduar studimet në këtë kolegj të Mbretërisë së Bashkuar. Suksesi i kadetëve dhe oficerëve tanë në Akademitë më prestigjioze  në botë është edhe një dëshmi se FSK-ja po ndërtohet me standardet më të larta profesionale të nivelit të shteteve të NATO-s”, tha në fund, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama.

Në Akademinë Mbretërore Sandhurst dhe në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore të Mbretërisë se Bashkuar, deri më tani kanë diplomuar me sukses 17 kadetë të FSK-së, përfshirë edhe 3 kadete./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Forca e Sigurisë së Kosovës, suksese ndërkombëtare

Kush duhet të na mbroj nga vjedhjet historike?

July 20, 2017 by dgreca

1Kaltrina Hoti

Nga Katerina Hoti/

Kohët e fundit herë serbët e herë grekët po dalin në sipërfaqe dhe duke kontestuar prejardhjen shqiptare të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut po duan të bëjnë si të vetin. A thua përse, çka iu duhet?! Ne si shqiptar përveç disa shkencëtarëve të njohur, personalitete të shquara kombëtare që po japin të dhëna për biografin e tij shqiptare nuk kemi reagime të nivelit që do duhet t’i kemi. Dhe e gjithë kjo ndodh se ne kemi lejuar që islamistë radikal dhe rrymat salafiste, bashkë me ca kinse analistë të hedhin gur e dru mbi figurën e Kryeheroit tonë kombëtar dhe të nxisin për heqjen e busteve të tij nga viset shqiptare. Arsyetimi i tyre është  se ai na paska luftuar myslimanët kur shqiptarët ende nuk e kishin përqafuar islamin si besim fetar. Me këtë veprim ata u shërbejnë okupatorëve të vjetër dhe të rinj, atyre që ende kanë synimet që përmes tokave shqiptare të lagin këmbët në det. Kur bota krenohet me personalitete të tilla dhe ka krijuar mekanizma për t’i mbrojt, ndërsa fqinjët tanë mundohen të bëjnë histori duke vjedh, neve sikur na teprojnë dhe kënaqemi me tkurrjen e tokave tona. Nuk më ka rastisur që në ndonjë popull të ketë persona apo grupe të tilla, dhe nëse dikush del dhe përdhos historinë të mos përgjigjet përpara organeve përkatëse. Po bëjë një pyetje përse çdo popull e donë për hero kur ai çliroj tokat arbërore, e përse ne arbërorët nuk e mbrojmë por më shumë na e mbrojnë anglezët, francezët, italianët dhe të tjerët. Dy nobelist shqiptar e kanë prejardhjen në Ilirida si Nëna Terezë e cila ka lind në Shkup kur Shkupi në defterët e regjistrimit nuk kishte asnjë maqedonas ajo nga IRJM-ja quhet makendonka dhe emri i saj ende shkruhet “Majka Tereza”. Nëna Terezë e lindur si Gonxhe Bojaxhiu me gojën e saj ka deklarua se është shqiptare, e gjithë bota e respekton dhe e nderon si të tillë. Nuk po pyes përse iu duhen të tjerëve, por po pyes përse nuk na duhen neve? Përse për veprime të tilla nuk bëhet asnjë reagim as brenda shteteve shqiptare as nga jashtë ku diaspora është e organizuar. Ku janë Akademitë dhe përse janë. Diku kam lexuar se Akademitë tona janë të politizuara, e kush na e bënë politikën kur Serbisë ia bënë “Francuska 7”, Anglisë “Klubi i shkrimtarëve” po ashtu edhe popujve tjerë. Ne jemi një popull duhet të kemi një Akademi, të ditur e guximtar kemi, i kemi dhënë botës nobelist e personalitete të shquara në të gjitha sferat. Populli është si një lum herë i qetë e herë me dallgë shumë. Herë luan me bregun e herë të ledhaton me valë. Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar!

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Katerina Hoti, Kush duhet të na mbroj, nga vjedhjet historike?

AMERIKANET NE TIRANE ASISTOJNE MASAT KUNDER TERRORIZMIT

July 20, 2017 by dgreca

raportiRaporti i DASH për Shqipërinë/

takimi i sotemPërfaqësues të shtetit amerikan vijnë në Tiranë për të asistuar masat kunër terrorizmit/

 Departamenti amerikan i Shtetit  publikoi dje raportin për terrorizmin për vitin 2016, në të cilin vlerësohen përpjekjet dhe kontributin e Shqipërisë në luftimin e këtij fenomeni.
“Shqipëria ka qenë një mbështetëse e fuqishme e luftës kundër terrorizmit në vitin 2016 dhe vazhdoi pjesëmarrjen e saj në radhët e Koalicionit Global për mposhtjen e ISIS, duke bërë donacione të shumta armësh dhe municionesh”, thotë raporti.
Dokumenti zyrtar citon rastin e datave 4 dhe 5 nëntor të vitit të kaluar, kur një operacion i mirëkoordinuar në nivel rajonal, çoi në arrestimin e 4 individëve në Shqipëri.
“Operacioni parandaloi një sulm potencial terrorist që do të kryhej gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, e vlefshme për Kupën e Botës, që do të luhej në Shkodër më datë 12 nëntor”, vijon raporti.
Departamenti i Shtetit vlerëson edhe faktin se të arrestuarit u akuzuan për mbështetje financiare dhe logjistike të ISIS, për rekrutim të luftëtarëve dhe për promovim të fjalimeve të urrejtjes.
Gjithashtu, raporti vlerëson punën e agjencive ligjzbatuese shqiptare, legjislacionin dhe përpjekjet për të luftuar ekstremizmin në aspektin social.

Në këtë kuadër, përfaqësues të DASH, mbrritën sot në Tiranë, për të afruar asistencë kundër terrorizmit.

Po sot, ekipi amerikan i kryesuar nga z.William Maxwell u takua me kreun e  Policisë së Shtetit, Haki Çako. Gjatë këtyre ditëve përfaqësuesit e DASH do të inspektojnë strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit si: Antiterrori, RENEA, Policia Kufitare dhe Policia e Tiranës, për evidentimin e nevojave për trajnim, asistencë, logjistikë dhe zbatimin e tyre në një plan afatgjatë.
Ata vlerësuan Shqipërinë si një partnere me kontribute reale e të drejtpërdrejta në koalicionin antiterror. Gjithashtu u vlerësua bashkëpunimi me partnerët si në reformat strukturore, trajnime dhe mbështetje me logjistikë bashkëkohore, i cili i bën këto struktura garant për mbajtjen në nivele të ulta të kërcënimit terrorist në vend dhe partnerë të denjë për hetime e operacione rajonale e ndërkombëtare, duke i dhënë një dimension të ri këtij shërbimi. {Sh.K}.

Filed Under: Kronike Tagged With: per Shqiperine, Raporti i DASH, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1900
  • 1901
  • 1902
  • 1903
  • 1904
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT