• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pejë-Forum Ekonomik i prodhuesve shqiptarë

April 21, 2017 by dgreca

-Ekonomia ka nevojë për një fillim të ri/

2 forum-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, foli në Forum/PEJË, 21 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, theksoi në Forumin Ekonomik të prodhuesve shqiptarë i cili po mbahet sot në Pejë, se ekonomia ka nevojë për një fillim të ri me vizion strategjik transformues. Kryetari Veseli tha se Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia aktualisht përbëjnë vendet me numrin më të madh të të papunëve dhe pikërisht po në këto vende është i shfaqur fenomeni i mungesës se veprimtarive prodhuese.“Derisa konsumojmë maksimalisht produktet e huaja, ne prodhojmë fare pak ose aspak. Të njëjtën kohë kemi papunësinë më të madhe në rajon dhe ndoshta në Evropë, e në të njëjtën kohë kemi mungesën më të madhe të fuqisë së kualifikuar punëtorë për tregun e punë”, theksoi kryetari Veseli.Ai tha se Kosova ka nevojë për një fillim të ri, i cili njeh progresin e arritur, por nuk pranon deformimet dhe degradimet që vijnë nga mosdija apo qëllimi i ngushtë përfitues i grupeve të ndërlidhura të burokratëve e tregtarëve, që krijojnë konkurrencë jolojale, deri në monopole. Veseli tha se Kosova ka nevojë të domosdoshme për vizion strategjik transformues. Kjo, sipas tij, do të ndihmonte edhe politikën dhe politikanët e errësuar në luftën e tyre vetëm për pushtet dhe hendekun e marrjes me vetveten.“Kjo gjendje duhet të ndryshojë shpejt dhe vendi duhet transformuar. Kosova shtet me ekonomi prodhuese, e jo konsumuese. Kalimi nga vend supermarketesh, në një vend fabrikash. Nga një vend fermerësh të vegjël, që mezi mbijetojnë, në një vend që konkurron në tregjet e huaja me prodhimet e veta bujqësore. Nga një vend, ku rritja ekonomike vjen nga investimet publike, në një vend ku zhvillimi buron nga sektori privat, prodhues dhe minerar. Ku të rinjtë marrin përgjegjësitë e tyre, jo vetëm për të gjetur punë, por për më tepër të aftë të krijojnë punë dhe vende pune”, theksoi kryetari i Kuvendit, duke shtuar se politikat ekonomike, ato fiskale dhe tatimore, duhet t’i shërbejnë zhvillimit të ekonomisë vendore prodhuese, përpunuese dhe me prioritet promovuese dhe plasuese në tregun tonë dhe me gjerë.

Veseli tha se nevoja e bashkëpunimit me tregje regjionale është domosdoshmëri strategjike, si interes reciprok dhe avantazh regjional. Sa i përket bashkëpunimit ekonomik Kosovë- Shqipëri, ai tha duhet thelluar me vepra dhe jo me fjalë.Hezitimet e pakuptimta, pengesat burokratike reciproke, moszbatimi në praktikë i marrëveshjeve mes dy vendeve, shtoi kryetari i Kuvendit, janë evidente dhe kjo nuk mund të mbulohet me organizime të përbashkëta të qeverive përkatëse dhe retorikën e vëllazërisë kombëtare.“Këmbimet tregtare duhet të shumëfishohen në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Partneritetet biznesore Kosovë- Shqipëri janë mundësi e mirë për të ndërtuar kompani të fuqishme të cilat do të ngrisin fuqinë eksportuese të vendeve tona. Zhvillimi ekonomik është rruga e vetme për të kaluar nga një shoqëri që eksporton jashtë njerëz dhe para, në një shoqëri që eksporton produktet e saj, idetë inovative dhe shembullin e një shteti që funksionon”, tha Veseli.“Zhvillimi ekonomik është përmbushje e lirisë dhe forcim i shtetit. Ky është shërbimi më i madh që të gjithë ne mund t’i bëjmë kombit tonë. Vetëm kur ta kemi përmbushur këtë shërbim do të kemi gjithë arsyet për t’u ndjerë patriot të vërtetë”, theksoi kryeparlamentari Veseli./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Forumi ekonomik, Peje

Ekpozita “Takime Shqiptare”, në Vjenë

April 21, 2017 by dgreca

1 ok ekspozitaVjenë, 21 prill 2017- Takime Shqiptare” quhet ekspozita e skulptorit Destan Gashi dhe piktorës Barbara Gashi, e hapur mbrëmjen e së Enjtes, 20 Prill 2017,  në hapsirat e Ambasadës së Kosovës në Austri.Ky cikël skulpturash mermeri të realizuara kohës së fundit nga artisti i njohur Destan Gashi prezentojnë femrën shqiptare me kostume tradicionale nga rajoni i Hasit.

2 ok ekspozita Ambasadori Sami Ukelli, i cili bëri hapjen e ekpozitës tha që është knaqësi që kemi artistë të tillë si Destan dhe Barbara Gashi. “Sot po prezentojmë veprat e dy artistëve të veçantë, të cilat janë gjatë në art dhe jam i lumtur që pranuan ftesën tonë për të prezentuar punën e tyre këtu” tha ambasadori Ukelli.  Një nënë duke i dhënë gji foshnjës në djep, vajza hasiane duke bartur ujin veshur me kostumet e tyre tradiconale, janë vetëm disa prej skulpturave që duken jashtzakonisht reale dhe pasqyrojnë fuqinë dhe bukurinë e femrës së dikurshme shqiptare.Këto skulptura janë realizuar në gurë të fortë mermeri të marrë në Kosovë dhe Austri. “Duke i krijuar këto skulptura kam qenë jashtëzakonisht i motivuar. Nuk mund të ndalesha. Guri i përzgjedhur është tepër i fortë mirëpo me dashuri të madhe dhe vendosmëri është gëdhendur” ka thënë skuptori. Krahas skulpturave u ekspozuan dhe pikturat e Barbara Gashit. “Ju po e shihni këtu një lojë skulpturash dhe pikturash që e plotësojnë njëra – tjetrën sikur ne të dy që e kompletojmë njëri – tjetrin” tha piktorja Gashi e cila është partnere në jetë dhe krijimtari të Destan Gashit.

3 ok ekspozitaTë pranishëm në hapje të ekspozitës ishin përfaqësues të ambasadave të huaja në Austri, përfaqësues të komunitetit shqiptarë në Vjenë dhe adhurues të artit nga komuniteti diplomatik internacional dhe austriak.Ekspozita do të qëndroj e hapur nga 21 prilli deri më 10 maj.Çdo ditë nga ora 14 deri 16 aty do të mund ti takoni artistët Destan dhe Barbara Gashi.Kjo ekspozitë do të hap një cikël eventesh kulturore që Ambasada e Kosovës në Austri do të organizoj.Zana Rugova, sekretare e parë në Ambasadë njoftoj se këto evente planifikohet të ndodhin çdo dy muaj dhe do të prezentojnë artin dhe krijimtarinë e krijuesve shqiptarë për vendasit dhe të tjerët që janë të interesuar për kulturën tonë.Shteti austriak është shtëpia e një numri të konsiderueshëm të artistëve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: "Takime Shqiptare", Ekpozita, ne Vjene

Jusuf Azemi, ,,Nderi i Kombit,,

April 21, 2017 by dgreca

Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar në Çikago Jusuf Azemin me titullin ,,Nderi i Kombit,,/

2 Jusuf Azemi

Nga Skënder Karaçica/ Një nga personalitetet kombëtare ,i cili me gjithë qenien e tij shpirtërore,morale,politike dhe financiare në SHBA ia kushtoi kauzës shqiptare të Ballkan dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,pa dyshim është edhe Hafëz Jusuf Azemi.Vendosja e atdhedashësve  shqiptarë nëpër vendet e ndryshme të botës dhe në SHBA,nuk ndikoi në ndryshimin e bindjeve politike  dhe kombëtare,ata në rrethanat e reja  dhe sipas konventave të aprovuara në organizatat ndërkombëtare,të bazuara  në të drejtat universale  të lirive  dhe të drejtave të njeriut,vazhduan aktivitetin e tyre kombëtar dhe politik në institucionet ndërkombëtare dhe në Senat dhe Kongres në Uashington,për afirmimin dhe sensibilizimin e çështjes shqiptare dhe të Kosovës.

Hafëz Jusuf Azemi për gjashtëdhjetë vjet në mërgim në Çikago të SHBA-së,me mburrje dhe krenari punuan në bazë të Dekalogut të Mid,hat Frashërit për afirmimin e çështjes së pazgjidhur shqiptare si në organizatat e ndryshme ndërkombëtare në Evropë dhe në administratën e shtetit amerikan të prirë nga Balli Kombëtare,Komiteti
,,Shqipëria e Lirë,, dhe Lidhja Kosovare,të cilat hidhnin
dritë nëpër botë përmes platformës politike të Mid,hat Frashërit të prirë nga shumë personalitete dhe veprimtar
të çështjes shqiptare në mërgim si Vasil Andoni,Abas Ermenji,Luan Gashi,Hafëz Jusuf Azemi,Zef Pali,Adem Gllavica,Ajet Rushiti,Mustafë Henci,Ismail Koshtanjeva
dhe shumë të tjerë në këtë udhë të madhe kombëtare.
Mërgimtari nga Dobroshti i Tetovës,qysh në moshën e rinisë kishte parë padrejtësitë ndaj popullit shqiptar,të cilat pareshtur i kurdisnin regjimi mbretëror në Jugosllavi dhe regjimi vrastar komunist në Beograd,në fushën e arsimit,kulturës,punësimit,burgosjet,torturat,presionet  për shpërngulje me dhunë në Turqi.Të gjithë skenarët për shfarosjen e shqiptarëve i dhanë kahjen e duhur Jusuf Azemit që për gjashtëdhjetë vjetë nuk e ndali udhën e tij se si të çlirohej populli i tij nga politika kolonizuese dhe asimiluese sllave
Për jetën e veprimtarit Jusuf Azemi në Amerikë,dr.Riza Sadiku në Prishtinë botoi monografinë me 784 faqe në të cilën hidhët dritë për veprimtarinë kombëtare,politike të njeriut të pa lodhur për kauzën e Atdheut dhe me synimet burrnisë e të trimërisë që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur nga Serbia dhe në përgjithësi çështja shqiptare të zgjidhet drejtë në frymën e vlerave univesale të demokracisë për bashkimin kombëtar në Shqipërinë Etnike.
Për veprimtarin më të vjetër në Amerikë,TV ,,Ilirët,,në Çikago kohë më parë doli me propozimin që Jusuf Azemi të nderohet me Dekoratën për merita të veçante kombëtare që e akordon Presidenti i Shqipërisë në parim me ligjet kushtetuese.Në mbështetje veprimtarisë kombëtare në mërgim të Jusuf Azemit dhe për aktivitetin e tij gjashtëdhjetëvjeqar, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e ka dekoruar me titullin,,Nderi i Kombit,,Në të vërtetë ky dekorim është nder për tërë diasporën shqiptare në Amerikë,thuhet në reagimet e veprimtarëve shqiptaro-amerikan dhe të shoqatave në Çikago.
 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Jusuf Azemi, Nderi i Kombit, Skender Karacica

Presidenti Thaçi në SHBA: Pa siguri s’ka as ekonomi të fuqishme

April 21, 2017 by dgreca

-Në Forumin Botëror Strategjik, duke e marrë si shembull Kosovën, presidenti Thaçi foli edhe për përpjekjet e presidentit Trump dhe kongresit amerikan për gjetjen e një gjuhë të përbashkët në përpilimin e një Plani Nacional për Infrastrukturë/

2 ok Thaci-“Amerika edhe më tutje na qëndron pranë dhe ne jemi falënderues që së fundmi, Agjencia Federale Amerikane (MCC) ka vendosur të përkrah Kosovën me disa dhjetëra milionë dollarë në fusha si energjia apo sundimi i ligjit, me synim që Kosova të zbatojë politika të favorshme për rritje ekonomike”, ka shtuar presidenti Thaçi/

2 ThaciSHBA, 20 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si mysafir nderi në edicionin e 7-të të Forumit Botëror Strategjik, para rreth 1200 pjesëmarrësve nga dhjetëra shtete të botës ka folur për energjinë, infrastrukturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm.Presidenti Thaçi ka thënë se ekonomia amerikane është motor i ekonomisë globale, ndërsa politika amerikane është fanar udhëzues për politikën botërore.Për aktivitetet e Forumit Botëror Strategjik, presidenti Thaçi ka thënë se ishin dy ditë interesante të debateve se si ta kontrollojmë ndryshimin dhe si të kemi rritje më të mëdha ekonomike.“Shteti im është i vogël, por kemi pak eksperiencë që ndoshta ka përdorim edhe në suaza globale. Kam qenë kryeministër i vendit për 8 vjet dhe hapi i parë ka qenë ta shpalli vendin tim republikë sovrane dhe të pavarur. Kjo shpallje ka ndodhur më 2008, vetëm disa muaj para se të kolapsonte banka Lehman Brothers. Pra, nuk ka qenë koha më fatlume të shpallim të pavarur një shtet, ngase ekonomia e tërë rajonit dhe e të gjithë fqinjëve tanë po kalonte nëpër krizë të thellë. Megjithatë, gjatë shtetndërtimit tonë, ne arritëm të krijojmë rritje mesatare ekonomike prej rreth 4 për qind për 8 vjet me radhë. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kosova ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike në Evropë në ato vite, derisa shumë shtete tjera kanë shënuar rënie ekonomike”, është shprehur presidenti Thaçi.Mund të pyesni si arriti që Kosova e vogël, një vend prej dy milionë banorë, sa Virxhinia Perëndimore këtu në Amerikë, ka shtuar presidenti Thaçi, të ketë një rritje solide në kohën e krizës së madhe ekonomike dhe financiare që kaploi tërë botën para gati 10 vjetësh?“Fillimisht e nisëm një program shumë të gjerë dhe të thellë të investimeve në infrastrukturë. Me kompaninë amerikane Bechtel, ndërtuam dy autostrada që ta lidhnim vendin tonë me fqinjët, ashtu që të mundësonim lidhje më të mira të tregjeve, njerëzve dhe mallrave”, ka thënë presidenti Thaçi.Ai është shprehur krenar që për një kohë rekorde, pa marrë asnjë cent borxh, janë ndërtuar mbi 800 kilometra rrugë dhe autostrada, që është gjatësia e njëjtë e ndërtuar nga viti 1945 e deri në vitet e para të shekullit 21.“Po ashtu, filluam edhe një program të renovimit dhe ndërtimit të shkollave. Pra, ne investuam disa miliardë dollarë në infrastrukturë fizike. Ky investim mundësoi hyrjen e mjeteve në ekonomi, krijim të vendeve të reja të punës, por krijoi edhe një platformë afatgjate për rritje ekonomike”, u shpreh presidenti Thaçi.Në Forumin Botëror Strategjik, duke e marrë si shembull Kosovën, presidenti Thaçi foli edhe për përpjekjet e presidentit Trump dhe kongresit amerikan për gjetjen e një gjuhë të përbashkët në përpilimin e një Plani Nacional për Infrastrukturë.“Rreth 40 për qind të tërë buxhetit të Kosovës ne ia kemi dedikuar investimeve kapitale, duke krijuar kështu një makrocikël pozitiv ekonomik. Kemi refuzuar të marrim borxhe publike dhe sot Kosova ka borxhin me të ultë publik në Evropën Lindore. Vetëm 10 për qind e GDP-së sonë është borxh publik. Mund ta krahasoni këtë me fqinjët tanë, ku për shembull Serbia dhe Shqipëria kanë 60 për qind të GDP-së në borxh publik, ndërsa Greqia tashmë ka arritur 160 për qind të GDP-së ta ketë në borxh”, u shpreh presidenti Thaçi.“Si arritëm të paguajmë faturën e investimeve shumëmiliardëshe në infrastrukturë?” – shtoi presidenti Thaçi.Kreu i shtetit theksoi se nuk janë rritur as taksat, por thjeshtë janë bërë përpjekje që të mbyllen vrimat e zeza në sistemin e tatimeve, duke rritur të hyrat e tatimeve të rregullta dhe luftuar ekonominë gri.“Banka Botërore ka lavdëruar Kosovën në mënyrën sesi kemi lehtësuar pagimin e tatimeve dhe tani jemi në pozitën e 43-të nga 200 ekonomitë botërore sa i përket progresit në pagim të tatimeve. E tërë kjo, mund të them, nuk është keq për një shtet që para 18 vjetësh ishte në mes të luftës dhe gjenocidit”, u shpreh ai.Presidenti Thaçi ka folur edhe për çështjen e energjisë, duke thënë se Kosova është shumë e pasur me thëngjill.“Ne po shikojmë ta përdorim këtë pasuri në mënyrë të qëndrueshme dhe me sa më pak efekt për ambientin. Këto javë po shpresoj se do ta nënshkruajmë një kontratë prej mbi 1 miliard dollar për ndërtim të termocentralit të ri me thëngjill. Shumë ambientalistë më kanë sulmuar, duke insistuar se Kosova duhet të jetë martire e rregullave dhe paragjykimeve për ndotjen e ajrit, por unë i kam pyetur ata dhe i pyes edhe sot: A është më mirë që Kosova dhe kosovarët të vdesin nga sëmundjet e mushkërive prej ndotjes së krijuar nga termocentralet komuniste të vjetra 50 vjet, apo është më mirë t’i mbyllim ato centrale dhe të ndërtojmë kapacitete të reja, me teknologji të re amerikane, me standard të larta?”, ka shtuar presidenti Thaçi.Ai ka thënë se Kosova nuk ka pritur dhe nuk ka kërkuar shumë solucione të komplikuara, duke mos lejuar kështu që rregulloret e tepërta, që shpesh nuk kuptohen as nga vetë draftuesit e tyre, ta ndalin.Presidenti ka shtuar se shteti duhet të ketë rol të kufizuar, kurse aty ku është e mundur duhet punuar në premisa të Partneritetit Publiko-Privat.“Mbi këto baza ne ndërtuam edhe një aeroport të ri, i cili sot është në menaxhment privat të huaj, por po krijon të ardhura për shtetin tonë më shumë sesa kur shteti menaxhonte vetë aeroportin”, ka thënë presidenti Thaçi.Kreu i shtetit ka thënë se Kosova nuk do të ishte storie e suksesit pa ndihmën e miqve nga mbarë bota.“Amerika edhe më tutje na qëndron pranë dhe ne jemi falënderues që së fundmi, Agjencia Federale Amerikane (MCC) ka vendosur të përkrah Kosovën me disa dhjetëra milionë dollarë në fusha si energjia apo sundimi i ligjit, me synim që Kosova të zbatojë politika të favorshme për rritje ekonomike”, ka shtuar presidenti Thaçi.Duke i marrë si shembuj dy bulevardet kryesore në Prishtinë, atë me emrin e presidentit Klinton dhe tjetrin me emrin e presidentit Bush, presidenti Thaçi ka thënë se për popullin në Kosovë nuk ka republikanë apo demokratë, por ka vetëm amerikanë.“Sipas sondazheve të agjencionit Gallup, politikën amerikane sot në Kosovë e përkrahin 92 për qind e popullatës”, u shpreh presidenti Thaçi.Në fund, presidenti Thaçi ka thënë se pa siguri nuk ka as ekonomi të fuqishme.“Aftësia jonë e pamohueshme që ta mbrojmë lirinë e qytetarëve tanë kudo që janë është shtyllë e krenarisë nacionale dhe përparimit afatgjatë”, ka thënë ai.Presidenti Thaçi ka thënë se ky leksion vlen si për superfuqi, siç është Amerika, ashtu edhe për shtete të vogla si Kosova./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, në SHBA: Pa siguri s’ka as ekonomi, Presidenti Thaçi, të fuqishme

20 MIJE EURO PER KAMPIONEN MAJLINDA KELMENDI, 8 MIJE PER NORA GJAKOVEN

April 21, 2017 by dgreca

*Ministri Shala uron xhudistet Kelmendi e Gjakova për suksesin e arritur në Evropianin në Poloni/

*Xhudistja Majlinda Kelmendi do të shpërblehet me 20 mijë euro, ndërsa Nora Gjakova me tetë mijë euro. Trajneri Driton Kuka do të shpërblehet me 14 mijë euro./

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron xhudisten Majlinda Kelmendi për fitoren e medaljes së artë në kategorinë deri në 52 kg, respektivisht xhudisten Nora Gjakova, për fitoren e medaljes të bronztë në kategorinë deri në 57 kg, ku të dyja ngadhënjyen me ippon, në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Poloni, nga 19 deri më 23 prill.Ministri Shala u shpreh se tashmë fitoret e xhudisteve tona nuk i dëshmojnë vetëm cilësinë dhe rezultatet, por janë një shembull i punës për sportistët tjerë që duan të ndjekin rrugëtimin drejt suksesit. Gjithashtu, suksesi i xhudisteve kosovare është model edhe për xhudistet e shteteve tjera të cilat duan të arrijnë suksese në garat ndërkombëtare.

Ministri tha se është pak të shprehemi se ndjehemi të gjithë krenarë dhe të gëzuar për suksesin që ka arritur xhudoja kosovare në arenën ndërkombëtare. Rezultatet që kanë arritur dhe po arrijnë xhudistet tona tejkalojnë kufijtë e sukseseve në fushën e sportit. Ato lirisht mund të llogariten edhe sukses i shtetit tonë, tha Shala.Po ashtu, Shala u shpreh se MKRS-ja po punon në hartimin e politikave sa më të mira për sportin por edhe duke investuar në infrastrukturë. Në muajin shkurt, MKRS-ja ka nënshkruar memorandum për ndërtimin e Palestrës Nacionale të Xhudos në Pejë, ku ka ndarë 1 milion e 500 mijë euro.Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, xhudistja Majlinda Kelmendi do të shpërblehet me 20 mijë euro, ndërsa Nora Gjakova me tetë mijë euro. Trajneri Driton Kuka do të shpërblehet me 14 mijë euro.(bJ)

Filed Under: Sport Tagged With: 20 MIJE EURO PER KAMPIONEN, 8 MIJE PER GJAKOVEN, Majlinda Kelmendi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2058
  • 2059
  • 2060
  • 2061
  • 2062
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT