SHKODËR, 5 Nëntor- 38 Martirë të klerit katolik, të pushkatuar nga regjimi komunist në Shqipëri në vitet 1945-1974 për shkak të besimit në fe, u Lumturuan të shtunën nga Vatikani, në një meshë të organizuar në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, nje qytet me tradita ne kulture ne verilindje te vendit.
Kjo ngjarje, e konsideruar më e rëndësishmja pas vizitës së Papa Françeskut dhe Shenjtërimit të Nënë Terezës, mblodhi disa mijëra besimtarë dhe qytetare nga Shqipëria , Kosova, Mali i Zi, dhe vende të tjera. Në Meshë ishin të pranishëm autoritete të larta të Vatikanit, klerikë nga vende të ndryshme të botës dhe drejtues të komuniteteve fetare në vend.

Arqipeshkvi Massafra i shprehu mirenjohjen Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut për dhuratën që i fali tokës Shqiptare duke pranuar t’i numërojë ndër të Lumet edhe Shërbëtorët e Hyjit Ipeshkvin Vinçenc dhe Shokët e tij, Martirë”.
Dekreti për Lumturimin e 38 Martirëve të Kishës Katolike shqiptare, u firmos në muajin prill nga Papa Françesku, një veprim që i vendos ata përkrah figurave më të shquara të katoliçizmit botëror.
Të gjithë klerikët katolikë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste kanë kryer së bashku 881 vjet burg ose afro 9 shekuj. Ndërkohë që të gjithë klerikët katolikë shqiptarë kishin kryer së bashku 450 vjet studime në 24 universitete të Evropës. Lumturimit të 38 Martirëve të fesë katolike, i parapriu miratimi dy ditë më parë nga parlamenti shqiptar i një rezolute që dënonte krimet e komunizmit ndaj klerit. Kjo ngjarje ka terhequr vemendjen e opinionit jo vetem brenda Shqiperise, por edhe ne rajon e me gjere.
SHKODRA, Nov 5 – 38 Martyrs of Catholic Church executed by the communist regime in Albania during 1945-1974 due to their religious faith were beatified on Saturday by the Vatican in a Mass organized at St. Stefan Church in Shkodra, a city steeped tradition and culture situated in northeast Albania.
The decree for beatification of 38 Martyrs of Albanian Catholic Church was signed in April by Pope Francis, an act that ranks them alongside the most renowned figures of world Catholicism.


Ilir Ikonomi sjell në Tiranë biografinë “Esat pashë Toptani: Njeriu, lufta, pushteti”/*










