• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

T Ë B U R G O S U R I T

September 16, 2016 by dgreca

NGA MAKENSEN BUNGO*/Nju Jork/

Atë  ditë   Edmondi,  kur  u  kthye  nga  puna, rrugës  për  në  shtëpi,   u  takua  me  Nafizin. U  përshëndetën  dhe  vazhduan    rrugën   bashkë. Duke  ecur në rrugën  afeër   burgut,  ndëgjuan    thirrje  dhe  brohoritje “ Poshtë  armiqtë!  Me  vdekje !…

…Në  litar! “ dhe  këngë  revolucionare  të  koihës.  Ndaluan. Thirrjet dhe  brohoritjet nuk  pushonin.

– Nxjerrin  të    burgosurit   në  ballkon,-tha   Nafizi  dhe  u  zvedh.

Herë  mbas  here   Komiteti i  Rinisë  antifashiste  i  atij  qyteti   organizonte    para  Burgut  të  Madh demostrata  me   të  rinj   dhe  me  kandidatë  për  anëtarë  partije     për të  nxitur  urrejtjen  kundër  të  burgosurve  polikë  .

Edmondi e  pa  Nafizin  që u  sverdh   dhe  bëri  të  largohet , por   ai    e  ndaloi  dhe  i  tha  :

– Jo  ! Shkojmë  andej  !

Edmondi  e  kuptoi  ,  se  Nafizi  mendoi  ,  se  mund  të  shikonte  atje  babanë  e  tij    .  Ate  e  kishin  dënuar për  axhitasion   e  propogandë     me  shtatë  vjet  burg  e  punë  të  detyrueshme  dhe  ato  ditë   nga  hetuesia   e  kishin   dërguar  në  burg  .

U  nisën  të  dy  në    heshtje  . . .

Sheshi  para  burgut  ishte  mbushur  plot  .   Ata  thirrnin  me  të  madhe  ,  këndonin  pa  pushim  këngë  të  luftës  ,  valëvitnin  flamuj  shqiptar  me  yllin  e  kuq  mbi  kokën  e  shqiponjës    ,   flamuj  të  Jugosllavisë  e  të  Bashkimit  Sovjetik   ,  ngrinin  sa  më  lart  portretet  e  Enver  Hoxhës  e të  Koci  Xoxes  ,  të  Titos  e  të  Stalinit  dhe  tundinin  pankarta   të mëdhoja  me  parulla   të  ndryshme.

Ngjitur  me  burgun  ishte  drejtoria  e  burgut  ,  një  ndërtesë  dykatëshe  me  një  ballkon  në  mes  përballë  sheshit  .

Ata  të  dy   shkuan  te    sheshi  para  burgut ,  ndëgjuan  këngët  dhe  thirrjet  ,  panë  flamujt  ,  portretet  e  parullat  e  shumta   ,  por  nuk  u  cuditën ,  se  c’po  ndodhte  . Ata  kishin  mësuar  , se  të tilla  demostrata  ishin  zhvulluar  edhe  më  parë  përpara  burgut  dhe  prej  andej    pastaj  manifestuesit   duke    manifestuar  kishin   shkuar  edhe      para  Gjykatës  Ushtarake  .    Ata  të  dy  nuk    u  cuditën     edhe  ,  kur  në  mes  të  demostruesve  panë  nëndrejtoreshën  e  shkollës  Normale  të  atij  qyteti  e    kujdestarin  e  konviktit  ,  që   nxitnin   konviktorët   ,     të    bërtitnin  sa  më  shumë  e  të  ngrinin sa  më  lart    portretet  dhe   pankartat    me  parulla  .

Nafizi  i  shikoi  ata  të  dy  dhe i   tha    Edmondit  :

_  Eee ,  i  vështron  ?

Edmondi  ,  pa  u  shqetësuar  fare  ,  iu  përgjigj  :

_  Këto  kuadro  i  drejtojnë  sot  shkollat   tona  .

Mbas  pak    filluan  të  nxjerrin  në  ballkon  të  burgosurit   .

Nxuarrën   të  dënuar  e  të  pa  dënuar  ,   një  nga  një    me  duar  të  lidhura  me  pranga  ,  që  të  mos  hidheshin  nga  ballkoni  dhe  me  dy policë  anash  ,  që  të  mos  arratiseshin  .    Sa  nxuarrën  të  burgosurin  e  parë , sheshi  para  burgut  ushëtoi  me  të  madhe  :

_ Hakmarrje  !  Hakmarrje  !  Në  plumb    !  Në  litar  !   Poshtë   tradhëtarët  !

Dhe  valëvitën     flamujt   sa   më   shumë  e  i   ngritën    portrtetet  e   parrullat  sa  më  lart  dhe    sheshi  gjëmoi  nga  kënga  “ Hakmarrje  ,  rini  / dëshmori   thërret  ,/ që   ra   për   liri  /  dhe  truallin   e  vet ! “

Të  burgosurit   rrinin  pa  lëvizur  ,  e  në  heshtje  ,  se   i  kishin  porositur ,   që  të  mos  thonin  asnjë  fjalë .  Ata      ndëgjonin  këngët  e  shikonin  flamujtë  ,  portretet  e  parullat  dhe  i  vështronin  demostruesit    me  mëshirë  .  Me  atë  qëndrim    ata  të  burgosur   të  prangosur    ,   midis   policëve  të  diktaturës  ,  lart   në  atë  ballkon  , dukeshin  si  buste  që  sfidonin  diktaturën    .

Ishin  djem  të  rinj  ,  ishin  burra  të  pjekur  ,  ishin  pleq  të  thinjur ,  nga  qyteti  ,intelektualë  ,  tregtarë ,  ushtarakë e  pasunarë    dhe    fshatarë  nga  krahina  të  ndryshme  , që  kishin  marrë  pushkët  e  kishin  luftuar  kundër  fashizmit  e  nazizmit  dhe  ishin   prangosur  ,  se  nuk  kishin  pranuar  që  në  Shqipëri  të  vendosej  një  diktaturë  .

Demostruesit  ulurinin  , të  burgosurit  heshtnin  .  Demostruesit  poshtë  thirrnin  për  gjak  ,  të  burgosurit  lart  në  ballkon  me  qëndrimin  e  tyre  të heshtur  hymnizonin  paqën  .

Nafizi    i  shikonte  ata   dhe  priste me  padurim   dhe   ankth   ,  që  të  nxirrnin  edhe  babanë  e  tij  .

Mbas  disa  të  burgosurve  e  nxuarrën  edhe   ate   .

Nafizi  sa   e  pa  të  atin  të  prangosur  ,  u  tmerrua , nuk  e  përmbajti  veten  dhe  thirri  me  sa  fuqi  që  pati  :

_  Baba  !

Edmondi  e  kapi  për  krahu  dhe  e  porositi , që  të  pushonte  .

Ai  duke  psherëtitur  ,  i  tha  :

_  Babai  !

Kur  e  vështroi  mirë  dhe  e  pa  me   flokë  të  qethur  e   të    pa  u  rruar  prej  shumë  ditësh  ,  të    dobësuar  ,   e    të   sverdhur  ,   të  rraskapitur  dhe  të  plakur  , tha  :

_  Sa  paska  ndryshuar !

Dhe  filloi  të  shtërngojë  grudshta

Demostruesit  bërtitnin  e  ulurinin  ,  tundnin  flamurët  e  portretet  dhe    thirrnin  me  këngë  vdekjen  .  Babanë  e  tij  ishte  hera  e  parë  , që  e  nxirrnin  në  ballkon  dhe    i    ndëgjonte  dhe  i   shikonte   demostruesit    i habitur ,  se  si  ishin   ndërkryer    ata  njerëz  .

Mbas  pak  policët  e  muarën  dhe  e  futën  në burg  .  Nafizi  duke  psherëtitur  ,  tha  :

_   Sa  do  të  ketë  vuajtur  !

Dhe  shtoi  :

_  Ne  e  kuptonim  ,  që  në  hetuesi    e   torturonin    ,  nga    që     teshat  e   tij  ,  që  i  merrnim  të  gjakosura  , por   jo   kaqë   shumë    .

Mbas   pak nxuarrën  në  ballkon  një  të  burgosur  tjetër  .  Ishte  i  moshuar  ,  i  kërrusur  nga  vitet  dhe  i  prangosur  si  të  gjithë  të burgosurit   e  tjerë  . Ishte  dënuar  me  shumë  vite  .

Ai  kishte  studjuar  në  Stamboll  për     avokat   .Ishte   një  ndër  atdhetarët  më  të     përmendur    të  atij  qyteti  . Ishte  i  njohur sidomos   për  hapjen  e  shkollave  shqipe  gjatë  sundimit  turk  .  Ishte    përpjekur  edhe    për  hapjen  e  shkollës  Normale  në  atë  qytet  dhe  më  vonë   kishte  qenë   për  një  kohë   edhe   profesoir  në  atë  shkollë       Për  këtë  veprimtari  qeverria  turke  e  kishte  burgosur  në  burgun  e  atij  qyteti  .  Kishte  marrë  pjesë   në  mbledhjen   e   Vlorës  në  vitin   1912     dhe  kishte  nënshkruar  Shpalljen  e  Pavarësisë    .Kishte  kundërshtuar  pushtimin  fashist  dhe  italianët  e  kishin  internuar  në  një  ishull   të  largët   tok  me  disa  atdhetarë  të  tjerë  . Në  parlamentin  shqiptar  kishte  qenë  deputet  i  atij  qyteti në  dy   legjislatura  .  Gjatë  luftës  ,   në  vitin  1943 ,  kur   ishte  bashkuar  Kosova  me  Shqipërinë  ,  ai  kishte  shërbyer  atje  si  prefekt  dhe  kishte  punuar  me  mish  e  me  shpirt  për  hapjen  e  shkollave  shqëipe  atje     . Për  veprimtarinë  e  tij  në  Kosovë  Qeverria  shqiptare  që  në  ditët  e  para  mbas  lufte   e  kishte  arrestuar    , e  kishte        burgosur  po në  atë  burg  ,  ku  e  kishin  burgosur  turqit   dhe   e  kishte  dënuar  . Tok  me  atë  i   kishin  burgosur  edhe  të  birin  ,  dy  dhëndurrët  e  tij  dhe  njërën  nga  vajzat  .

Kur  e   nxuarrën  ate   në  ballkon   ,  sheshi  para  burgut  gjëmoi   fort  nga  thirrjet  ,  flamujt e  Jugosllavisë  dhe  të  Bashkimit  Sovjetik  tok  me  flamurin  shqiptar  me  yllin  e   kuq   te  koka  e  shqiponjës  u  valëvitën  me  forcë   ,  katër   portretet   e  udhëheqësve  komunistë     dhe  pankartat me parullat  e  ndryshme   u  ngritën    sa  më  lart  e këngët  ushtuan  më  shumë . Ai  në   mes  dy  policëve  të  diktaturës  i  prangosur  si  një  kriminel  , ndëgjoi  thirrjet   e  demostruesve  për  vdekjen  e  tij  ,  shikoi    flamujt,  vështroi  portretet  , lexoi   parrullat  te  pankartat    ,    ndëgjoi  dhe    këngët  ,  që  nxisnin  gjakdedhjen  midis  shqiptarëve   dhe  psherëtiti  .  Pastaj    kujtoi  përpjekjet  e  tij  për  Shqipërinë  ,  si  kishte  menduar  ai  të  ishte  Shqipëria  dhe  si  ishte  katandisur  ajo   .   Shikoi edhe    prangat  në  duarët  e  tij  ,  shikoi  edhe  dy  policët  ,  që  ruanin  ate   e   u    mendua   tristueshëm  . Psherëtiti  thellë  .  Pastaj        i  ngriti   duarët  lart  ,  i  tundi  fiort   dhe  thirri  me  sa  fuqi  që  pati  :

_  Rroftë  Shqipëria   !

Sheshi  ,  sa  ndëgjoi  thirrjen  e   tij  ,  ushtoi  nga  ulurimat  e  demostruesve  :

_ Vrajeni ! Në  litar !  Vrajeni  tradhëttarin  !  Kuislingun ! Të  poshtërin  ! Armikun   Kriminelin  !

Ai   i  shikoi  ata  me  keqardhje  dhe  tundi  kokën  me  hidhërim  .   .

Policët  sa  ndëgjuan  thirrjen  e  tij  ,  e  qëlluan   me  grushta   dhe  i  ranë  me  shqelma      e  ai  i   gjakosur  u  përplas  në  tokë  .

Nafizi  mbylli  sytë  ,  që   të  mos  e  shikonte        atë   krim   të  shëmtuar    ,  ndërsa  Edmondi  bërtiti  :

_  Mosni  !  Mosni  !

Pastaj  policët  e  tërhoqën  rrëshqanthi  duke  e  shqelmuar  dhe  e  cuan    në  burg  gjysëm   të  vdekur  .

Ata  të  dy  shikuan njëri  tjetrin  në  heshtje  . Të  dy  ishin  svedhur  .  Asnjëri  nga  ata  të  dy  nuk  tha   një  fjalë  .  Nuk  qëndruan  më  aty  . Ulën  kokën  dhe  u  larguan  ngadalë  .  Si ecën  ca  ,  Edmondi  tha :

_  Vaj  medet  ,  moj  Shqipëri !

*( Fragment   nga  romani  i  pabotuar  “ LEGJENDA   E    NJË    DASHURIJE )

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Makensen Bungo, Te burgosurit, Tregim

SHTAMPA E FAIK KONICES DO TE RIATDHESOHET NE TIRANE

September 16, 2016 by dgreca

Nga Dalip Greca/

Gazeta “Dielli” është njoftuar nga Bostoni se të Dielën, 18 Shtator 2016, në Kryekishën Orthodokse Shqiptare të Bostonit, Katedralen”Shen Gjergji”, që njihet ndryshe edhe si Kisha e Nolit, do të organizohet një ceremoni me praninë e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë z. Ditmir Bushati dhe ambasadores shqiptare në Washington Znj. Floreta Faber, ku do të dorëzohet origjinali i Shtampës së njohur të Faik Konicës. Kjo shtampë është ruajtur në arkivin e Kishës së Nolit prej vitesh. Shtampa ka shoqëruar të gjitha publikimet e Konicës, përfshi revistën”Albania”. Nuk dihen ende arsyet përse kjo Shtampë po dorëzohet tani në Tiranë, ku shteti shqiptar nuk ka ndërmend që të organizojë ndonjë aktivitet për Faik Konicën. Kureshtja të con tek pyetja:Përse nuk u riatdhesua së bashku me Faik Konicën kjo Shtampë në prill 1995, ku Vatra se bashku me Komunitetin shqiptar ne SHBA ne bashkepunim me Qeverine Shqiptare ne drejtimin e Aleksander Meksi kthyen eshtrat e Konices ? Natyrisht qe shtampa aty ka qene, jo e fshehur!

Le të shpresojmë se Shtampa do të ruhet dhe nuk do të pësojë fatin e varrit, ku prehen eshtrat e Faik Konicës, që është dëmtuar nga keqdashës dhe shteti është treguar i pazoti për ta ruajtë.

Përse tani?

Ka mundësi që “ndërmjetësi” i dorëzimit të Shtampës të Faik Konicës këto diët në Tiranë të jetë ndikuar nga fakti se Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, vitin 2016 e ka shpallë vitin e Faik Konicës. Veprimtaritë një vjecare të Vatrës do të mbyllen me një simpozium shkencor kushtuar Faik Konicës, një ekspozitë me rreth 50 fotografi si dhe promovimin e dy romaneve misterioze të Faik Konicës” “Martesa e Lejlës” dhe dhe “Sotiri e Mitka” që mbajnë pseudonimin Jean de Kroïa (Gjoni i Krujës) dhe që sillen në gjuhën shqipe nga studiuesi Fotaq Andrea dhe janë të sponsorizuara nga Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA”.

Por le të kthehemi tek Shtampa me inicialet e Faik Konicës që do të riatdhesohet të Dielën: Cfarë përfaqëson ajo, në c’rrethana u krijua, prej cfarë materiali është bërë, kur u shfaq për here të parë, cili ishte artisti që e realizoi atë, si dhe ku e kur u përdor?

Për të marrë përgjigje për këto pyetje unë iu drejtova studiuesit të njohur të Faik Konicës, z. Fotaq Andrea.

Ja përgjigja e tij:

***

I dashur Dalip,

Ishte një surprize tepër e këndshme që më emocionoi thellë lajmi që shtampa e Faik Konicës do të vijë këto ditë në Tiranë që nga Katedralja e Bostonit. Është një ngjarje madhore sepse kemi të bëjmë simbolikisht me një “riatdhesim të ri të Rilindasit erudit Faik Konica” që e donte Shqipërinë moderne, me mentalitet të përparuar perëndimor, në gjirin e familjes së bashkuar evropiane.

Shtampa Faik Konica, e njohur ndryshe si “EX LIBRIS F. K.”, është pjesë e pandashme e personalitetit të tij të lartë,të cilën ai nuk e ndau në asnjë çast të jetës, ashtu sikurse nuk ndau kurrë nga dora librin, apo gramafonin. Krejt biblioteka e tij e pasur përmbante këtë vulë të tij, një shtampë e realizuar bukur artistikisht me germat e veta speciale prej platini, që përbënin artin e tipografisë koniciane të Albania-s dhe të librave të tjerë që ai shtypi me ato germa.

EX LIBRIS ka qenë vazhdimisht në modë tek personalitete të larta të Letrave dhe zakonisht shprehin grafikisht një simbolikë apo moto ideali të personit që e përdor, ose pastaj një formulë filozofike, etj.

Tek Albania, në tetor 1899, viti III, shfaqen për herë të parë germat e veçanta të platinit apo letrinat me zbukurime florale e ravijëzime, krahas një morie vinjetash nga fauna dhe flora e sidomos simboli i shqiponjës. Po ashtu në fund të Albania-s nga tetori 1899 Konica jep emrin e shtypshkruesit të tij kryesor me adresën: F. Donnay Imprimeur 398, Chaussée de Ëaterloo.

Mendoj se shtampa EX LIBRIS F.K. është realizuar nga skulptori belg Paul Nocquet, mik i ngushtë i Konicës, me të cilin ai u ushtrua në sportin e skermës gjatë kohës së qëndrimit në Bruksel. “Kam thyer kushedi sa shpata me të”, i shkruan Konica Apolinerit.

Shtampa, përbëhet pra nga dy germa platini F.K. (Konica bleu shumë shtrenjtë disa familje germash platini që përbëjnë bukurinë e artit tipografik të Albania-s) dhe nga dhjetë gjarpërinj që rrethojnë inicialet e emrit të tij, si dhe këtë logo poshtë tyre në greqisht:

“Flasin keq e do vazhdojnë të më përgojojnë, por mua aq më bën”.

Është kjo një moto koniciane me theks tepër aktual, kur edhe sot e kësaj dite po shfaqen në shtyp  antikonicianë të tërbuar që e deformojnë mendimin e tij, duke luajtur me citate të shkëputura nga konteksti dhe nga vetë fryma e kohës kur janë shkruar.

Që shtampa konciane vjen më në fund në Tiranë, që një pjesë identitare e gjeniut Faik Konica vjen në Atdhe, në këtë vit jubilar shpallur nga VATRA VITI FAIK KONICA – ja një gjest fisnik dhe një dhuratë e bukur e shqiptarëve të Amerikës dhe e Kishës shqiptare të Bostonit për gjithë shqiptarët e vërtetë që e duan me zemër Shqipërinë, Kosovën dhe kombin shqiptar, që e duan të përparuar e të ndriçuar, ashtu siç e donte me shpirt edhe vetë Konica kur shkruante : “PARANDJEJ NJË SHQIPËR TË LULËZUAR DHE INTELEKTUALE”.

Pershendetje të ngrohta

Fotaq Andrea

Shenim: Bashkengjitur EX Libris F.K.  realizuar nga une artistikisht, si dhe nje pjese e vogel e artit tipografik te Albanias, ku shfaqet germa “K”  (rrshti i parafundit) me ravijëzime që Konicës i dhanë idenë e gjarpërinjve, te gjithe ata qe e sulmonin eger,sidomos ne jeten personale.

fk1-tek-albania

Filed Under: Featured, Vatra Tagged With: dalip greca, Faik Konica, Fotaq Andrea, Shtampa

SHBA DO TE PRANOJNE 110 MIJE REFUGJATE PER VITIN 2017

September 15, 2016 by dgreca

THE WASHINGTON POST: SHTETET E BASHKUARA KANE NE PLAN QE VJETIN E ARDHSHEM TE PRANOJNE TE PAKTEN 110000 REFUGJATE/

Permbledhjen e artikullit e pergaditi per Diellin Gjon Kadeli/

Administrata e Presidentit Obama ka ne plan te pranoje vjetin e ardhshem, te pakten 110000 te hikun nga vende te ndryshme te botes.

Sekretari i Shtetit John Kerry, i njoftoi te marten ligjvendesit mbi kete plan, gja qe shton numrin nga 85000 me 2016, dhe 70000 qe ishte gjate tri vjeteve te maparshme. Kjo don te thote, nji shtim prej 57 per qind, ne pranimin e refugjateve, qe nga vjeti 2015-te, si rrjedhim i vazhdimit te konflikteve ne Siri, Irak e vende te tjera; gja qe ka shkaktue ikjen ne mase te emigranteve, qe kerkojne strehim ne Europe, Kanada e vende te tjera.

Nji funksionar i nalte i qeveris, i cili nuk pranoi te tregonte emnin, per arsye se ky plan nuk asht njotue ende zyrtarisht tha se “Ky plan perputhet me bindjen tone, se te gjitha vendet duhet te bajne ma shume, per te ndihmue njerzit qe kane ma shume nevoje.”

Zyrtari ne fjale tha se Zotni Kerry u tha ligjvenesve,”Ne qofte se asht e mundun me pranue ma shume te hikun, ne do t’a bajme kete gja.”

Breznime radhe, Shtetet e Bashkueme kane qene nji vend strehues, per njerzit qe jane detyrue te largohen nga vendlidja e tyne, si rrjedhim i persekutimeve te llojeve te ndryshme.

Filed Under: Komente Tagged With: 110 mije refugjate, 2017, Gjon kadeli, SHBA

Lufta e qenve

September 15, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Florida/

1 Ilir-levonja (2)

Prej datës 19 gusht në kinematë e Amerikës, po shfaqet një film me titullin War Dogs. Ose lufta e qenëve. Nuk është se ka kapur majat. Por as pa të fare nuk ka kaluar. Mua përshembull, më ndali një kolege. Dhe midis të tjerave më pyeti se a ishte e vërtetë ajo që kishte ndodhur në vëndin tim. Filmi kështu, thotë, ndërtuar mbi një ngjarje reale. Bëhej fjalë për Gërdecin. E si mund të harrohet për ne shqiptarët ajo e shtunë marsi, e 2008-tës. Gjithsesi, filmi është i përqëndruar në mashtrimin e madh, që dy të rinj i bëjnë Pentagonit. Duke i përlarë një kontratë të majme, treqind milonë dollarë për të blerë dhe pajisur me armë, aleatët amerikanë në lindjen e mesme. Po aty bën pjesë edhe Shqipëria ime. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme. Ndërtimi i socializmit…, forcimi i vendit, bërja e tij një kështjellë të pamposhtur në brigjet e adriatikut, na ktheu edhe në hambar të barotit dhe predhave. Nga ana tjetër, krejt të papërgatitur. Si dhe për shkak të tensioneve politike të vazhdueshme. Divizionet, brigadat, repartet, pavarsisht se çfarë mbartnin depot e tyre ishin kthyer në një pranverë të punëve të errta. Kjo falë edhe 1997-tës, luftrave të shpërbërjes së Jugosllavise. Dhe dërrmës për tu pasuruar brenda natës.

Janë disa paralele që hiqen me vendet e rajonit, duke filluar që nga prishja e Bashkimit Sovjetik.

Megjithatë, demokracitë e rajonit tonë mbeten akoma në kushtet e brishta. Krahasuar me demokracitë e tjera. Dhe për më tepër, akoma të paçliruara nga doktrina e të ashtuqujtuarve baballarë të vendit. Filmi është i gjithi një sarkazëm e stilit amerikan, karshi sigurise, mbarëvatjes. Apo edhe seriozitetit të Pentagonit. Megjithëse ka edhe pëshpëritje se është një nga ato lojra t e trukura që nuk u mësohet kurrë e vërteta. Dhe që ashtu vdesin.

Pjesë e pragmatizmit amerikan.

Por prapë, neve na ka cëmbitur. Dhe si për dreq, na ka afruar me ato vende ku sa më shumë përpiqet inteligjenca ta largojë shqiptarinë. Dyfish e tërheq injoranca, dyfish e shtynë andej, nga gëlon rëra dhe bestytnitë e shoqërisë patriarkale.

Me Afganistanin, Irakun, Sirinë etj.

Sot vendi ynë është konkurent në tregjet e drogës. Kur një qeveri shpalli dëshmorë e trofe me shpërbërjen e një vatre si Lazarati. Dhe kjo e gjitha një çudi që nuk e di se çfarë emri t’i japësh.

Sot një shtetar i yni, në darkë mohon që në Shqipëri kultivohen kanabasi etj. Në mëngjes çon policinë diku, në prezencën e një gazetari të huaj. Dhe pret, shkatërron djeg, masive bimësh në fjalë.

Sot kryeministri i vendit i kënaqej filmit Lufta e qenëve. I kënaqej pamasë, Luftës së qenve. Ndërkohë që aty përflitet Shqipëria, jo kundërshtari i tij. I kënaqej si qen, kur i lehnin qentë.

Në një provincë të vendit, palët habiten me rezultatin e zgjedhjeve.

Se si blejnë me pak para një familje votash. Një fis të tërë. Një katund. Dhe i kënaqen çudisë së tyre.

Sot një qeveri e tërë. Dhe një turmë e tërë rektorësh, bëjnë makinacione llotarish të drejtash studimore. Si e si të shpien kontigjente me shumicë tek universitetet private. Duke nëmur, pjerdhur, rrënuar, maskaruar etj…, univeristetet shtetërore.

Ndërkohë që ua kanë kyçur pagesën fëmijëve të tyre nëpër universitetet më të mira të botës.

Duke i dhënë më shumë pushtet absurdit të çudisë së tyre.

Që është as më shumë e as më pak një luftë qenësh.

Sot një nënë shqiptare i lutet Zotit që fëmijës së saj, vajzës apo djalit, t’i dali llotoja e Amerikës. Ndërsa një baba e bën me vrap socialist a demokrat. Ose e shtyn të hapi një parti. I këshillon për së pari politikën. Se ndryshe nuk rregullohet në punë. Nuk ka të ardhme.

Sot në vendin tonë shpallet menjëherë në kërkim një pedagoge që mori 100 euro. Si pjesë e çudisë, mendësisë, shitblerjes së gjithçkaje të mundshme. Ndërsa dekorohet, lartohet e i jepen poste në qeveri, atij që vjedh miliona në tendera. Atij që shfrytëzon për prostitucion gruan apo vajzën e kushuririt. Atij që vret, pret. Dhe që publikisht kërcënon si njërin apo tjetrin krah.

Filmi Lufta e qenve?

A nuk është kjo e gjitha një luftë qensh.?!

Do ja shohën fundin vitin që vjen. Me njerëzit e lidhur staneve ku kultivohet kanabisi. Me aeroplanët mushkonja që bien sa në Divjakë. Dhe sa në Lezhë.

 

Filed Under: Featured, Politike Tagged With: Ilir Levonja, Lufta e qeneve, War dogs

Schwendiman zotohet për hetime të pavarura të pretendimeve për krime lufte

September 15, 2016 by dgreca

Kryeprokurori i Gjykatës së Posaçme për krime lufte në Kosovë, David Schwendiman, tha të enjten, se do të punojë me “drejtësi, energji dhe pa frikë”, në procesin e hetimeve që mund të përfshijnë personalitete të larta politik e të vendit.

Në një konferencë me gazetarë në Hagë, ku është edhe selia e Gjykatës së Posaçme, ai tha se është ende herët të flitet për ata që janë duke u hetuar.

Ai mori këtë detyrë në fillim të muajit shtator, gati dy vjet pasi që ishte emëruar në në postin e kryeprokurorit të Grupit Hetues të Bashkimit Evropian, për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës për krime lufte në Kosovë.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Martty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës, pretendime që janë hedhur poshtë vazhdimisht nga autoritetet në Kosovë.

Megjithatë në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, e cila me emrin Dhomat e Specializuara, do të veprojë në Hagë me gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe nën ligjet e Kosovës.

“Ka shumë gjera për t’u thënë dhe për të ndodhur para se gjërat të vijnë në vend dhe të më lejojnë të vendosë për akuzat. Në fund do të bëjë atë që më detyrojnë ligji dhe provat, kur të jemi gati, asnjë minutë më herët e asnjë minutë më vonë. Unë besoj fuqishëm se nxitimi nuk është mik i drejtësisë, por as vonesat e panevojshme jo“, tha ai.

Kryeprokurori Schwendiman tha se është i vetëdijshëm “për ndjeshmërinë politike për atë çfarë jam duke bërë, por do të udhëzohem vetëm nga faktet dhe ligji.

Unë nuk flas se kush, çfarë apo kur. Nuk do të përmend farë se kush është apo nuk është në tryezë” tha ai, duke nënvizuar përkushtimin për të punuar me pavarësi të plotë. “Nuk marr udhëzime nga askush” tha ai duke nënvizuar ndërkaq edhe çështjen e mbrojtjes së dëshmitarëve si një nga sfidat në punën e dhomave të posaçme që do të trajtohet me përparësi.

Administratorja e Dhomave të Posaçme Fidelma Donlon, tha se gjykata shpreson të fillojë veprimtaritë juridike në pjesën e parë të vitit 2017, duke përshtatur rregullat, procedurat, para se kryeprokurori të ngritë akuzat ndaj cilido të pandehur.

Gjykata është ende në proces të emërimit të gjykatësve që do të përcaktojnë rregullat, tha ajo.

Hetimet rreth pretendimeve për krime lufte të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999.

Zyrtarët perëndimorë pohojnë se Gjykata do të ndihmojë heqjen e reve të zeza mbi Kosovën dhe ajo do të veprojë në përputhje me ligjet e Kosovës.

Filed Under: Komente Tagged With: i Gjykatës së Posaçme, Kosove, kryeprokurori, Schwendiman

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2492
  • 2493
  • 2494
  • 2495
  • 2496
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT