• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-140 studentë punë praktike në Ministrinë e Financave

August 31, 2016 by dgreca

 

1 Ministri-Ministri i Financave Avdullah Hoti: Të gjithë studentet që do të përfshihen në këtë proces të punës praktike do të jenë të përgatitur për tregun e punës/

PRISHTINË, 31 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në Ministrinë e Financave sot u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratave të studentëve të Grupit të Dytë (II) nga  Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina”, të cilët janë përzgjedhur për angazhim në punë praktike në Ministrinë e Financave, në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Financave dhe UP “Hasan Prishtina”.

Kontratat u nënshkruan nga  140 studentët e grupit të dytë të përcaktuar sipas listave të dërguara nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në Ministrinë e Financave. Në këtë grup bëjnë pjesë 100 studentë nga Fakulteti Ekonomik, 30 studentë nga Fakulteti Juridik, si dhe 10 studentë nga Fakulteti i Shkencave Matematikore- Natyrore.

Ministri i Financave Avdullah Hoti , duke përgëzuar studentët Universitetit të Prishtinës për nënshkrimin e kontratave, tha se “Kam kënaqësinë që po nënshkruajmë bashkë me bashkëpunëtorët e mijë nga Ministria e Financave, nga Administrata Tatimore e Kosovës, Dogana dhe Agjencia Qendrore e Prokurimit, kontratat me grupin e dytë prej 140 studentëve duke u  bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës”.

Sipas ministrit Avdullah Hoti grupi i dytë i studentëve, ashtu edhe si edhe grupi i parë të cilët tashmë e kanë përfunduar punën praktike, do të sistemohen në Ministrinë e Financave dhe në agjecionet e saj në Administratën Tatimore, Dogana dhe Agjencinë Qendrore të Prokurimit, ku për periudhën 3 mujore do të angazhohen në punë praktike. Ku sipas tij të gjithë studentet që do të përfshihen në këtë proces të punës praktike do të jenë të përgatitur për tregun e punës.

“Ky është grupi i dytë  me radhë ,mandej do të jenë edhe 2 grupe të tjera të studentëve të UP “Hasan Prishtina”, ku do të ju mundësohet aftësimi profesional në fushat që lidhen me Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj.  Puna praktike që studentët kryejnë në Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj zgjat tre muaj dhe është me pagesë”, shtoi ministri Hoti.

Ndërsa, Rektorit i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”  Marjan Dema, duke falënderuar Ministrinë e Financave, respektivisht Ministrin Hoti për ketë mundësi të shkëlqyer për studentët e Universitetit të Prishtinës për ngritjen profesionale të tyre, uroi edhe  të gjithë studentet përfitues nga kjo skeme bashkëpunimi dhe njëkohësisht, kërkoj nga studentet përgjegjësi maksimale profesionale dhe etike në pune për realizmin e qëllimeve të tyre për ngritjen në karrierën.

“Jam tejet i lumtur që në emrin tim personal dhe stafit të Universitetit të Prishtinës të jam pjesëmarrës me rastin e nënshkrimit të kontratave për ciklin e dytë për studentet përfitues si pjese e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për angazhimin e studentëve në punë praktike. Unë si Rektor i Universitetit të Prishtinës, ofroj gjithë gatishmërinë time dhe stafit të këtij institucioni që të vazhdojmë dhe intensifikojmë bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të institucioneve tona në fusha të ndryshme”, shtoi Rektori Marjan Dema .Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe dekani i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” But Dedaj.

Filed Under: Kronike Tagged With: 140 studente, ne Ministrine e Financave

Kufijtë vendosen nga ata burra dhe gra që veprojnë në emër të shtetit

August 31, 2016 by dgreca

Prof. Marc Weller/

Eksperti kryesor i të drejtës ndërkombëtare dhe profesor aktual i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Studimeve Kushtetuese Ndërkombëtare në Universitetin e Kembrixhit/

O P I N I O N   L I GJ O R   E K S P E R T/

VLEFSHMËRIA E KUFIRIT MES REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI SIÇ PËRCAKTOHET ME DEMARKIMIN E KUFIRIT TË NDËRMARRË NGA KOMISIONI SHTETËROR PËR SHENJIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E KUFIRIT SHTETËROR DHE REFLEKTUAR NË MARRËVESHJEN E VJENËS TË 26 GUSHTIT TË VITIT 2015/

Përmbajtja:

  1. Përmbledhje e gjetjeve
  2. Mandati i Opinionit Ligjor Ekspert dhe Kualifikimet e Autorit të tij
  • Prapavija e kontestit
  1. Kufijtë dhe burimet e kufijve në të drejtën ndërkombëtare
  2. Data kritike në raport me Kosovën dhe Malin e Zi
  3. Shtetet e reja, Uti Possidetis dhe kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi
  • Ushtrimi efektiv dhe paqësor i autoritetit shtetëror (Effectivite)
  • Rëndësia e hartave
  1. Ndikimi i procesit të demarkacionit dhe Marrëveshjes së Vjenës
  2. Të drejtat e përcaktuara të popullsisë të vendit
  3. Përfundime

Kapitulli XI.

Përfundime

Kufijtë nuk vendosen nga gjeografia, ato vendosen nga burrat dhe gratë. Ose, për të qenë më të saktë, kufijtë vendosen nga ata burra dhe gra që veprojnë në emër të shtetit—veprimet e të cilave janë manifestim i vullnetit të të shteteve.

Në rastin specifik, ekzistojnë kujtime për luftëtarë heroik të cilët kanë mbrojtur njërën apo tjetrën anë të territorit para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Ekziston një traditë e gjatë dhe e gjallë e përdorimit të tokës nga ana e Kosovës për kullotje dhe e përdorimit të resurseve të pyjeve, lumenjve, dhe liqeneve. Dhe gjithashtu ekzistojnë edhe argumente të bazuara në gjeografi natyrale, siç janë vendndodhjet e ujëndarësve dhe pellgjeve përgjatë kurrizit të kreshtave të mëdha malore.

Të gjithë këta faktorë dhe përvoja janë të kapshme dhe reale. Megjithatë, në mënyrë që të përcaktohet një kufi, një element tjetër shtesë duhet t’i shtohet këtij. Konflikti i armatosur mbi një territor mund të ketë një rezultat në terren, por në mënyrë që ai rezultat t’i qëndrojë dhe mbijetojë historisë, ky rezultat duhet të ri-hidhet në një marrëveshje paqësore apo kufitare në përfundim të këtij konflikti. Përdorimi i tokës nga individë privatë, apo madje pronësia private mbi një tokë nuk është e barasvlershme me pretendimet për territorin apo fletën poseduese të atij territori nga ana e shtetit amë. Gjeografia natyrale mund të ndikojë në atë se ku jetojnë njerëzit, si ndërveprojnë ata apo madje edhe në formën e organizimeve politike që ata zhvillojnë. Por në fund, është mu përdorimi i karakteristikave të tilla në funksion si shërbyes të vullnetit të burrave dhe grave në krye të shtetit që përcakton kufirin aktual. Një kreshtë ujëndarëse mund të shërbejë si një pikë e përshtatshme për të shënjuar një kufi, veçanërisht në territore të largëta. Por, në anën tjetër, mund edhe të mos shërbejë si e tillë. Ajo që vlen është qëllimi dhe praktika e shteteve në përcaktimin e kufijve.

Në rastin e Kosovës, për këtë arsye, është e nevojës që të ndahet historia, me gjithë heroizmin e saj, përdorimi privat i tokës dhe të drejtat pronësore, pa marrë parasysh se gjatë janë të përcaktuara, dhe gjeografia natyrale, pamarrë parasysh sa e përshtatshme për shënjimin e kufijve, nga procesi më teknik i delimitimit dhe demarkimit të kufirit.

Ekziston një numër i burimeve për posedimin mbi një territor. Në konceptin klasik, këto përfshinin zbulimin dhe okupimin e një toke të pabanuar. Ekziston gjithashtu edhe shtimi—procesi natyral me anë të së cilit deti i shton tokë një territori të caktuar. Më e rëndësishmja, ekziston mundësia e heqjes dorë nga një territor, apo transferimi i një territori nga një sovran tek tjetri. Këto burime të posedimit nuk janë relevante për rastin në fjalë.

Në vend të kësaj, rasti i parë që është konsideruar ndërlidhet me historinë unike të Kosovës. Historia e bërjes së Kosovës shtet ka implikime shumë të fuqishme ligjore, të cilat janë marrë në konsideratë në pjesën e parë të këtij studimi, duke shpier në diskutimin mbi parimin e uti possidetis.

Çështja e dytë që është konsideruar në këtë kontekst ka të bëjë me administrimin efektiv të atij territori. Edhe nëse ekziston një fletëposedim i një territori, a është shpjerë përpara ai posedim, apo konfirmuar, nëpërmjet dëshmive të administrimit efektiv të tij?

Së treti, ekziston edhe çështja e hartave. Deri në çfarë mase janë palët të kufizuara apo të detyruara nga hartat jozyrtare apo madje ato zyrtare.

Së katërti, ekziston pyetja e sjelljes pasuese të palëve, në këtë rast në kontekst të negociatave dhe të procesit të ratifikimit të Marrëveshjes së Vjenës. Një pyetje tjetër ka të bëjë me pyetjen e mbylljen e vijës kufitare. A mund të ri-hapet dhe adresohet prapë çështja nëpërmjet negociatave apo madje arbitrazhit?

Pasi të jenë zgjidhur këto çështje, pyetja e trajtimit të të drejtave historike apo praktikave të popullatës vendore del në sipërfaqe. Si mund të përputhen këto të drejta me përcaktimin e vijës kufitare?

Shtetësia e Kosovës dhe Kufijtë

Shtetësia e Kosovës është pranuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, por jo edhe pa kushte. Shtetësia e Kosovës është kushtëzuar me pranimin nga ana e saj e të disa realiteteve territoriale, ashtu siç i përfitoi ajo në përfundim të luftës së vitit 1999.

Lufta përfundoi me anë të të ashtuquajturës “Marrëveshje e Kumanovës”, apo Marrëveshja ushtarako-teknike në mes të NATO-së dhe autoriteteve të Republikës Federale të Jugosllavisë me 9 qershor të vitit 1999. Marrëveshja vendosi procedurat dhe modalitetet e tërheqjes nga Kosova të forcave të sigurisë së Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ). Ajo gjithashtu vendosi një zonë të sigurisë pesë kilometra jashtë kufijve të Kosovës në pjesën tjetër të territorit të RFJ-së, si dhe një zonë të sigurisë ajrore, që shkonte deri në 25km jashtë kufirit të Kosovës. Marrëveshja ishte e përcjellë me një hartë ku përcaktohej vija kufitare prej së cilës këto zona do të mateshin.

Ajo hartë, që më vonë do t’i shërbente NATO-së gjatë zbarkimit të saj në Kosovë (KFOR) dhe do të shfrytëzohej nga ana e administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), vendosi një vijë kufitare me Malin e Zi që pasqyrohet tërësisht në atë të Komisionit Shtetëror në raportin e tij.

Më 26 mars të vitit 2007, i Dërguari i Posaçëm i OKB-ve Martti Ahtisaari prezantoi propozimin e tij për zgjidhjen e statusit final të Kosovës para Këshillit të Sigurimit të OKB-ve.[1]Propozimi përfshinte, në Nenin 1 (8) dispozitën në vijim:

Kosova nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj, dhe nuk do të kërkojë bashkim me asnjë, shtet ose pjesë të ndonjë shteti.

Neni 3.2 i Aneksit VIII (Sektori i Sigurisë së Kosovës) i propozimit adreson çështjen e kufirit të Kosovës. Neni thotë:

Territori i Kosovës do të përkufizohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome e Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001.

Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë (RSFJ) miratoi kushtetutën e fundit të saj, që përcaktonte identitetin e njësive konstitutive, më 1974. Propozimi i Ahtisaarit e përcaktoi dhjetorin e vitit 1988 si data vendimtare për vlerësimin e kufirit të Kosovës si pjesë e ish-Jugosllavisë, meqë qeveria e Millosheviqit kishte suprimuar pjesët kryesore të statusit dhe fuqive të Kosovës, të përcaktuara ma kushtetutën e vitit 1974, njëanshëm pas asaj date.

Propozimi i Ahtisaarit ishte pranuar nga Kosova por jo nga autoritetet në Beograd. Për shkak të pozicionit të Federatës Ruse propozimi, në fund, nuk u miratua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe nuk iu imponua palëve. Megjithatë, Kosova plotësisht pranoi të gjitha kufizimet mbi sovranitetin e saj që zinte fill të përmbajtura në pakon e Ahtisaarit dhe e bëri këtë në mënyrë të njëanshme. Kur ajo deklaroi pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova konfirmoi në mënyrë eksplicite që do të ‘pranonte plotësisht detyrimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisaarit’. Edhe më qartë, Deklarata e Pavarësisë shtoi se:

Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjëve tanë.

…

Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit

…

Ne shpallim publikisht se të gjitha shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë Deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre.[2]

Kjo deklaratë e pavarësisë paraqet një kufizim unik, origjinal të sovranitetit të shtetit të sapoformuar të Kosovës. Kosova qartazi pranoi kufijtë e saj siç ishin vendosur në kushtetutën e vitit 1974 dhe të konsumuara e përdorura në kuadër të ish-Jugosllavisë deri më 31 dhjetor të vitit 1988. Ky përkufizim territorial është “i parevokueshëm” dhe Kosova obligohet që t’i përmbahet atij pa kushtëzime.

Është e qartë se njohja e Kosovës nga ana e shteteve tjera do të kushtëzohej me respektimin e këtij vetë-kufizimi. Për më tepër, të gjitha shtetet tjera, pa marrë parasysh a e kanë njohur Kosovën apo jo, kanë të drejtë ligjore të kufizohen në këtë zotim. Ky obligim erga omnes kësisoji është efektiv edhe kundër Malit të Zi (i cili, natyrisht, ka njohur Kosovën).

Për më tepër, statusi territorial i Kosovës i definuar në Deklaratën e Pavarësisë, dhe me referencë tek Plani i Ahtisaarit, gëzon mbrojtjen e të drejtës ndërkombëtare. Obligimet ligjore ndërkombëtare të lidhura me kufijtë gëzojnë status të veçantë ligjor në kuadër të doktrinës të ‘stabilitetit dhe përfundimit’ të regjimeve kufitare. Sapo të është pranuar njëherë një kufi, një shtet nuk mundet lehtë të përdorë dispozitat e ofruara nga e drejta e përgjithshme ndërkombëtare për të zhvendosur, ndryshuar apo anuluar bazën relevante ligjore për kufirin. Ndryshimet në një marrëveshje për kufijtë, pas finalizimit të saj, mund të ndërmerren vetëm me pajtim të shtetit apo shteteve të përfshira në atë marrëveshje. Një marrëveshje e tillë mund të arrihet vetëm në mënyrë paqësore dhe mund të refuzohet nga ana e shtetit prej të cilit po kërkohet një ndryshim i tillë.

Kësisoj, përkufizimi territorial i Kosovës siç përcaktohet në Planin e Ahtisaarit bëhet i përhershëm dhe i rezistueshëm ndaj çfarëdo sfide apo ndryshimi të tij me anë të tri bllokadave ligjore që janë aplikuar: Nëpërmjet efektit të vetë-kufizimit origjinal të përmbajtur në Deklaratën e Pavarësisë, nëpërmjet pranimit të efektit erga omnes të atij kufizimi dhe kushtëzimi të njohjes së shtetësisë së Kosovës, dhe nëpërmjet aplikimit të së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare dhe parimeve të Kartës së OKB-së.

Në të vërtetë, një bllokadë e katërt është e aplikueshme në këtë rast. Kushtetuta e Kosovës përcakton në nenin e saj të parë mbi definicionin e shtetit se:

Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.[3]

Doktrina e Uti Possidetis

Referenca në kufijtë administrativë të entiteteve të cilat përbënin ish-Jugosllavinë, është në fakt referencë në principin utis possidetis të ligjit ndërkombëtarë. Ashtu siҫ u tha në këtë studim, ky princip rrjedh nga Amerika Latine nga praktika në Amerikën Latine të shekullit të XIX, e cila mandej është pranuar si një princip i vlefshëm në procesin e dekolonializimit kryesisht në Afrikë në mes të shekullit XX, dhe në fund ky princip u shpall si tërësisht i aplikueshëm nga ana e komisionit të Badinter-it në kontekstin e shpërbërjes së ish-RSFJ-së.

Parimi e Possidetis Uti thonë se kufijtë e brendshëm krahinorë ose federalë shndërrohen në kufij ndërkombëtarë të njësive territoriale përkatëse. Këta kufijë në mënyrë automatike bëhen të mbrojtshëm nga ligji ndërkombëtarë dhe doktrina e integritetit territorial. Këta kufij nuk kanë nevojë që të konfirmohen nëpërmjet marrëveshjeve kufitare, edhe pse në disa raste është parë e nevojshme që të merren shpjegime shtesë të vijës uti possidetis nëpërmjet trraktateve apo arbitrimit. Kjo posaçërisht u bë në rastet ku territori në fjalë nuk ishte eksploruar deri në fund dhe ishte përgjegjësish i panjohur gjatë kohës sa ky territor ishte nën administrimin e një shteti më të madh, siç ishte rasti me vendet e Amerikës Latine të cilat përmbanin territore të largëta të xhunglës.

Natyrisht, nuk ka pasur probleme të tilla në rastin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Territori në fjalë ka qenë i administruar me dekada të tëra në kuadër të ish-Jugosllavisë dhe kufiri administrativë në mes të këtyre dy entiteteve mendohej se ishte mjaftueshëm i qartë.

Edhe pse kufijtë uti possidetis mund të bazohen në praktika vendore, megjithatë identifikimi i vijës kufitare uti possidetis, i përket sferës së ligjit ndërkombëtarë. Megjithatë, identifikimi i vijës kufitare uti possidetis, për sa i përket ligjit ndërkombëtarë duhet të merr parasysh burimet vendore nga koha e ish-Jugosllavisë, të cilat identifikonin vijën kufitare në mes të Republikës së Malit te Zi dhe Krahinës Autonome të Kosovës në kuadër të RSFJ-së. Ky kufi, shprehet nëpërmjet kufijve territorial të komunave të cilat gjinden pranë kësaj vije kufitare. Legjislacioni i Kosovës konfirmon shprehimisht se kufijtë komunal korrespondojnë me ndarjet kadastrale.

Rrjedhimisht, komisionet e dy shteteve janë fokusuar në të dhënat kadastrale të komunave përkatëse, për të vendosur, ose konfirmuar, vijën kufitare. Të dhënat kadastrale përmbajnë të dhëna mbi pronësinë e tokës sipas ligjit civil. Të drejtat pronësore sipas ligjit civil, nuk janë domosdoshmërish të barasvlershme me të drejta territoriale të juridiksionit në kuadër të ligjit publik. Kjo sa është e aplikueshme për komunat, është aq e aplikueshme edhe për krahinat autonome, republikat me federate ose në mes të marrëdhënieve në mes të shteteve sovrane.

Për këtë, përkatësia e të dhënave kadastrale nuk qëndron në përcaktimin nëse individët nga Kosova ose Mali i Zi, ose autoritetet publike nga këto shtete, kanë pasur titullar pronësorë civil ose privat në ndonjërin territor. Por, të dhënat kadastrale janë të vlefshme në një kontekst tjetër, atë të doktrinës së ligjit ndërkombëtare të shfaqjes të autoritetit shtetërorë ose publik në mënyrë paqësore, të pandërprerë dhe të papengueshme.

Ushtrimi efektiv dhe paqësor i autoritetit shtetëror

Doktrina e ushtrimit paqësor të autoritetit shtetëror, apo e administrimit efektiv të territori nga një autoritet publik, fiton në rëndësi në të drejtën ndërkombëtare në ato raste kur kufijtë territorial nuk burojnë nga një posedim i caktuar me një marrëveshje ndërkombëtare, duke përfshirë këtu marrëveshjes e heqjes dore nga ato territore, apo kur vija kufitare është kundërshtuar edhe pse ekzistojnë marrëveshje për vijën kufitare. Administrimi efektiv i territorit nuk tejkalon apo zhvendos vetvetiu një posedim të vendosur më herët, përveç nëse një administrim i tillë është ndërmarrë përgjatë një periudhe të gjatë, ishte i mirënjohur (për shembull, i njohur, apo duhej të ishte i njohur nga fletë poseduesi), dhe që ka mbetur i pa kundërshtuar.

Në këtë rast, vija kufitare uti possidetis është vendosur qartazi si burim i posedimit të territorit për Malin e Zi dhe Kosovën sipas së drejtës ndërkombëtare, dhe në relacion me Kosovën, gjithashtu me kushtëzimet në pavarësinë e saj. Për më tepër, pavarësia e të dyja entiteteve është mjaft e vonshme. Kështu, administrimit efektiv nuk ka pasur rastin të pjeket përgjatë një periudhe më të gjatë për ta zhvendosur nga rëndësia vijën uti possidetis.

Sido që të jetë, në këtë rast, administrimi efektiv, do të ishte relevant në përcaktimin e vijës së sakt uti possidetis aty ku është lënë e paqartë ndarja kufitare në mes të entiteteve administrative të ish-Jugosllavisë.

Duke e parë nga kjo perspektivë, të dhënat kadastrale të cilat kanë tërhequr shumë vëmendje në këtë rast, janë relevante, pasi që japin indikacionin më të saktë të shtrirjes së jurisdikcionit që komunat në fjalë pretenduan, ose menduan se e gëzojnë. Kjo është e vendosur qartë dhe në mënyrë konsistente në legjislacionin jugosllav dhe atë pasues, përfshirë këtu Ligjin për Anketimin Kadastral të Tokës së vitit 1973, rregulloren e UNMIK-ut 2000/43 të vitit 200, dhe Ligjit të Kosovës për Kufijtë Administrativ Komunal të vitit 2008. Ky i fundit konfirmon në mënyrë eksplicite, në pajtim me praktikat e mëhershme, se:

Kufijtë administrativ të Komunës janë kufijtë administrativ të zonave kadastrale që e përbëjnë territorin e Komunës në pjesën që kufizohet me komunën fqinje ose përputhet me kufijtë administrative shtetëror të Republikës së Kosovës.

Më së voni, më 2013, gjatë periudhës së punës së Komisionit Shtetëror, Kosova miratoi edhe një ligj tjetër për kadastrën. Ky ligj obligon të gjitha institucionet lokale dhe qendrore që ndërlidhen me tokën të përdorin të dhënat dhe njësitë kadastrale të përfshira në regjistrin e Kadastrës. Për më tepër, ligji gjithashtu konfirmon përsëri, në Nenin 8, se komunat janë të ndara në zona kadastrale. Me ndryshim të definicionit territorial të komunës, ligji thotë, ndryshon edhe përgjegjësia për zonat përkatëse kadastrale, dhe e kundërta.

Këto dy komisione i kanë rishikuar të dhënat kadastrale ne detaje dhe përgjegjësi të plotë. Qeveria e Kosovës është regjistruar se ka pranuar konfirmimin që të dhënat në anën e Kosovës dhe të Malit të Zi, janë gjithëpërfshirëse dhe të plota: Nuk ka “zona të bardha” të cilat nuk mbulohen nga ndonjëra nga komunat, ose nuk ka zona ku pretendohet të ketë ankesa të juridiksionit.

Është aprovuar tashmë nga Komisioni ad hoc i cili ka rishikuar punën e komisioneve të të dyja shteteve dhe ka përmbledhur që nuk ka gabime teknike në kohën e mbledhjes së të dhënave me qëllim të përcaktimit të vijës kufitare, gjithashtu në zonat Kulla dhe Cakorr. Megjithatë, disa pohojnë se ky rezultat nuk është konsistent me dëshmi tjera të administrimit efektiv.

Kundërshtuesit e marrëveshjes së Vjenës kanë identifikuar disa raste dhe dëshmi të ushtrimit të fuqive të administratës së Kosovës në këto dy vende. Kjo thuhet të përfshijë leje, taksa dhe gjoba të lëshuara nga autoritetet komunale të Kosovës në lidhje me aktivitete në këto dy vende, dhe potencialisht edhe aktivitete të ndërtimit të rrugëve nga ana e autoriteteve të Kosovës në këto vende.

Megjithatë, këto dëshmi, për aq sa janë ofruar për qëllime të këtij studimi, janë relativisht të ralla dhe janë kundërshtuar nga tjerët. Këto kundërshtohen nga dëshmitë e ofruara nga Qeveria e Kosovës, me anë të cilave pretendohet se ofrohet një pamje më e qartë e përreth 37 rasteve të kosovarëve që u kanë paguar tatime dhe pagesa të ndryshme autoriteteve relevante komunale të Malit të Zi në lidhje me këto dy pjesë të territorit në fjalë.

Nga materialet e shikuara në kontekst të këtij studimi dëshmitë që sugjerojnë një administrim konsistent të Malit të Zi mbi zonat relevante duket të jenë më të fuqishme. Edhe po të ishin dëshmitë më të balancuara, rezultati nuk do të ndryshonte. Nëse Kosova do të kishte shpresë të pretendonte seriozisht mbi këto dy territore në fjalë, ajo do të detyrohej të prezantojë një rast më të fuqishëm të administrimit të saj efektiv mbi këto territore nga administrata qendrore apo ato komunale që të zhvendosnin fuqinë e uti possidetis që është në favor të kufijve komunalë të konfirmuar me anë të dëshmive kadastrale.

Dëshmitë hartografike 

Është bërë shumë, gjithashtu, edhe për sa i përket dëshmive hartografike. Edhe një herë, jurisprudenca ndërkombëtare konfirmon se hartat kanë pak vlerë si dëshmi e të drejtës territoriale në vetvete. Në të vërtetë, ekziston një skepticizëm mjaft i madh kur konsiderohen dëshmitë hartografike, veçanërisht kur një dëshmi e tillë është e prodhuar në një farë masë. Shumë shpesh, del se një hartë kopjon linjat e një tjetër harte, pa i vlerësuar plotësisht dhe në mënyrë të pavarur kufijtë e shënjuar të asaj harte. Kështu duket të jetë rasti në lidhje me një numër të hartave jozyrtare, apo hartave të përdorura brenda-përbrenda Kosovës, për shembull hartat e përmbajtura në librat shkollorë apo edhe në atlaset me përmbajtje më shkencore.

Situata është ndryshe, në rastet ku hartat janë përdorur si një mjet për të shprehur vullnetin e shteteve përkatëse, në rastet kur i bëhet referencë këtyre shteteve në marrëveshjet kufitare. Marrëveshja e Vjenës është një rast i tillë. Ajo i referohet hartave të bashkangjitura asaj si pasqyrimi më autoritar i vijës së synuar kufitare, si shtesë e listës së referencave të koordinatave dhe përshkrimit tekstual.

Gjëndja hartave në përgjithësi varet nga pyetja nëse, dhe si, palët i kanë përdorë ato në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare. Nëse, për shembull, një shtet vazhdimisht ka shfrytëzuar një hartë si një përshkrim autoritar të vijës kufitare, mund të vazhdojë të mbajë këtë pikëpamje, edhe nëse ekzistojnë burime konkurruese të së drejtës në favor të atij shteti.

Në këtë rast, edhe pse, këto harta do të duhej të ishin harta zyrtarisht të mbështetura nga Mali i Zi, duke treguar kufirin në favor të Kosovës dhe në dëm të Malit të Zi. Do të jetë më pak bindëse që hartat të mbështesin një pretendimin e paraqitur apo edhe të pranuar nga Kosova, pasi që kjo do të shihej si një produkt i mundshëm i interesit vetjak.

Në këtë rast, është pohuar se linjat e përvijuara në Flamurin dhe në simbolet e shtetit të Kosovës konfirmojnë pretendimin e Kosovës për territoret. Megjithatë, qeveria ka treguar se, përkundrazi, kjo linjë është në përputhje me vendimin e Komisionit Shtetëror.Ndërsa dëshmitë e mëhershme hartografike ndryshojnë, është e qartë se shumë prej hartave të paraqitura së fundit janë në pajtim me linjën kufitare siç të përcaktuar nga komisionet shtetërore. Përsëri, vlen të përmendet se kjo nuk vlen për të gjitha hartat. Megjithatë, në masën që dëshmitë mund të konsiderohen në këtë studim, nuk duket të jetë një rast për të sfiduar linjën e përcaktuar kufitare në bazë të dëshmive hartografike që do të kishin qenë të shfrytëzuara si autoritare nga secila prej dy palëve në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare.

 Statusi i Marrëveshjes së Vjenës, pranimi i heshtur dhe heqja dorë nga e drejta (“Acquiescence and Estoppel”)

Marrëveshja e Vjenës është rezultat i punës së njëkohshme të dy komisioneve shtetërore të që kanë punuar veç-e-veç dhe së bashku për një periudhë tre vjeçare. Komisioni Shtetëror i Kosovës përbëhet nga një numër ekspertësh të shquar në fushat e gjeografisë, historisë, ligjit, dhe zbatimit të kufijve, etj. Rezultati i punës së Komisionit në vetvete ka disa implikime në pretendimet e mundshme që mund të bëhen në emër të Kosovës.

Komisioni, që është një organ i shtetit të Kosovës, është i angazhuar në mënyrë shumë të vendosur për përcaktimin e vijës kufitare sipas marrëveshje. Qeveria e Kosovës, fillimisht përmes ministrit të saj për punë të jashtme, dhe pastaj kryeministrit, është angazhuar për zgjidhjen e propozuar, duke pretenduar se Kosova nuk humb as edhe ‘një inç’ (ose centimetër) të territorit të saj. Qeveria e Kosovës e ka përkrahur marrëveshjen e Vjenës pa mëdyshje, dhe është deklaruar tejet zyrtarisht se ajo është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Natyrisht, Marrëveshja nuk hyn në fuqi deri sa të ratifikohet nga Kosova. Sipas ligjit të traktateve, një shteti i kërkohet të mos e pengojë objektin dhe qëllimin e një traktati pas nënshkrimit dhe para ratifikimit. Vënia në pikëpyetje e vijës kufitare të vendosur në një marrëveshje të kufirit mund të rezultojë një akt të tillë. Megjithatë, nuk ka asnjë detyrim ligjor për të përfunduar procesin e sjelljes së traktatit në fuqi.

Megjithatë, miratimi i qartë i linjës së përmbajtur në traktat do të merret për të përjashtuar mundësinë që Kosova ta vë në pikëpyetje atë në një fazë të mëvonshme. Për këtë arsye, sjellja e Kosovës pak a shumë ka përfunduar të gjitha diskutimet ligjore për këtë çështje, edhe nëse Marrëveshja ratifikohet apo nuk ratifikohet tani.

Mund të thuhet se Kosova ka marrë këtë pozicion përkundër disa kundërshtimeve brendapërbrenda Kosovës. Megjithatë, në të drejtën ndërkombëtare është qeveria ajo e cila bën zotime në emër të shtetin në kuptimin ligjor. Dhe qëndrimi i qeverisë ka qenë i qëndrueshëm dhe i qartë në këtë çështje. Madje edhe një ndryshim në qeveri nuk do ta ndryshojë këtë situatë.

Mundësia e rishikimit ose shqyrtimit?

A do të ketë ndonjë mënyrë ligjore për të sfiduar marrëveshjen? E drejta ndërkombëtare është shumë në mëdyshje kur bëhet fjalë për pranimin arsyeve për të hedhur poshtë detyrimet ligjore në lidhje me kufijtë. Doktrina e stabilitetit dhe përfundimit të regjimeve kufitare i bën traktatet e këtilla edhe më të qëndrueshme ndaj ndryshimeve të njëanshme në tentativë ose ndërprerjen e tyre. Në kuptim faktik, nuk do të ishte e lehtë të përdorej argumenti i gabimit, mashtrimit apo korrupsionit te zyrtareve shtetërorë gjatë arritjes së marrëveshjeve për traktate te kufijve në këtë rast si bazë për ndërprerje të procesit.

Është pohuar se në rast të zbulimeve të reja të fakteve në lidhje me vijën kufitare, mund të kërkohet një rishqyrtim i marrëveshjes. Megjithatë, në rast se ratifikohet marrëveshje kjo nuk mund te qëndrojë. Doktrina e “ndryshimit rrënjësor të rrethanave” vështirë se do të ishte e zbatueshme në një rast të tillë. Përsëri, konsideratat mbi stabilitetin dhe përmbarimin e kufinjëve me shumë gjasë do merrnin precedentë në këtë rast. Për më tepër, asnjë rrugë e veprimeve ligjore nuk do te ishte e mundshme për Kosovën. Kjo përfshin edhe çfarëdo hapa ligjorë që Kosova do të mund të merrte. Marrëveshja Vjenës ofron vetëm një mjet diplomatik për zgjidhje të mosmarrëveshjes. Referenca qe i behet mundësisë se arbitrimit do te bie përderisa Mali i zi nuk do te pajtohej shprehimisht për një rrugë te tillë apo për çfarëdo juridiksioni tjetër lidhur me mosmarrëveshjen e mundshme.

Ligji për ratifikim e marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës thotë:

Dispozitat e marrëveshjes mbi përcaktimin e kufirit në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, nënshkruar në Vjenë, më 26 gusht 2015, në rast se ofrohen argumente të reja ligjore, mund të ndryshohen me miratimin e palëve. Dispozitat e kësaj Marrëveshjeje mund të ndryshohen duke ndjekur të njëjtat procedura që janë të parapara për miratimin e saj. Me pëlqimin e palëve, mund të kërkohet arbitrazh ndërkombëtar për ndryshimin e dispozitave të marrëveshjes.[4]

Kjo dispozitë nuk është një rezervë – traktatet dypalëshe nuk lejojnë ndërhyrje të njëanshme që pretendojnë të përjashtojnë ose modifikojnë marrëveshjet. Nuk do të kenë efekt juridik. Për më tepër, substanca e kësaj dispozite thjesht përmban atë që tashmë është dhënë në të drejtën ndërkombëtare. Natyrisht marrëveshja mund të ri-hapet dhe të ndryshohet me pëlqimin e të dy palëve. Çdo marrëveshje mund të ndryshohet, nëse palët bien dakord. Por, në një afat të zakonshëm të operimit të gjërave një marrëveshje e tillë nuk do të mbërrihet në qoftë nga ndryshimet e propozuara njëra palë humbet dhe tjetra fiton,. Në mënyrë të ngjashme, kjo dispozitë nuk përcakton një burim të juridiksionit për arbitrazh (ose me fjalë të tjera, të drejtën e njëanshme të Kosovës për të sjellë në procedurën e arbitrazhit, nëse janë dhënë argumentet e reja ligjore). Përsëri, palët janë gjithmonë të lira të bien dakord për procedurën e arbitrazhit, por pse do të binte dakord pala tjetër, në qoftë se ajo vetëm mund të humb përmes një procesi të tillë. Edhe në qoftë se Mali i Zi do të bie dakord, për shembull, në interes të marrëdhënieve miqësore me Kosovën, nuk është e qartë se si do të mund ta hedh poshtë vijën tashmë të rënë dakord kufitare një tribunal i arbitrazhit, përderisa nuk i është dhënë mandat specifik për të shpërfillur deklaratat dhe parashtresat e Kosovës të bëra në lidhje me marrëveshjen e kufirit.

Në fund, ekziston një mekanizëm i parashikuar në vetë Marrëveshjen. Të dyja shtetet bien dakord për të shënuar kufirin e përcaktuar nga marrëveshja në terren, brenda dy viteve, nëpërmjet një Organi të përbashkët punues të dy komisioneve shtetërore. Në funksion të kushteve lokale, gjeografike dhe ekonomike, Organi i përbashkët punues ka mundësi për të bërë korrigjimet e nevojshme dhe të balancuara në përputhje me pëlqim të dyanshëm.

Megjithatë, termi “i/e nevojshme” sugjeron se këto do të duhet të jenë korrigjime të diktuara pozitivisht nga kushtet lokale, gjeografike apo ekonomike. Megjithatë, kjo nuk është një dispozitë që ofron mundësinë e rihapjes së debatit për sa i përket vijës kufitare në baza ligjore apo në baza të tjera përgjithshme. Për më tepër, termi “i/e balancuar” lë të nënkuptohet se fitimi në territor i njërës palë do të kompensohet nga fitimet në vende të tjera për palën tjetër. Për këtë arsye, duket se kjo dispozitë ofron vetëm një hapësirë të kufizuar për ndryshime dhe nuk heq asgjë nga theksi i përgjithshëm i së drejtës ndërkombëtare për stabilitetin dhe përmbarimin e kufijve.

Kjo gjetje është sforcuar me nenin 11 të marrëveshjes i cili parashikon se ndryshimet e marrëveshjeve mund të arrihen vetëm përmes një marrëveshje të përbashkët ‘të Palëve’, domethënë, jo nëpërmjet një marrëveshjeje të përbashkët brenda Organit të përbashkët punës. Kjo është konfirmuar nga kërkesa që një marrëveshje e tillë e përbashkët për ndryshime do të kërkojë të njëjtën procedurë të parashikuar për miratimin dhe hyrjen në fuqi të marrëveshjes (domethënë, ratifikimit).

Qëllimi i përfundimit/përmbarimit të linjës kufitare siç të përcaktuar nga marrëveshja është konfirmuar edhe nga fakti se marrëveshja është përfunduar “për një kohë të pacaktuar”, në nenin 10.[5]

Alternativa të politikave

Kosova tani do të shikojë të kërkojë ratifikimin e marrëveshjes. Nëse kjo del të jetë e pamundur për shkak të qëndrimit të opozitës dhe ndoshta edhe të disa deputetëve që u përkasin partive shumicë që mbështesin qeverinë në Kuvend, çfarë janë mundësish ekzistojnë?

Mundësia e parë është që të mohoj marrëveshjen (të tërhiqet nënshkrimi) dhe bile të përmbahen nga përcaktimi i kufirit siç të paraparë me marrëveshje duke kërkuar një zgjidhje të re. Ligjërisht, kjo do të jetë shumë e vështirë për ta bazuar për shkak të shumë linjave të ndryshme, marrë parasysh mbështetjen e fuqishme të Kosovës dhënë versionit aktual të marrëveshjes. Për këtë arsye, Kosova do të duhet të angazhohet si të thuash në politika të fuqisë. Kjo mund të llogarisë në faktin se Mali i Zi duhet të rregullojë kufirin e saj me Kosovën nëse dëshiron të përfundojë rrugën e saj të integrimin euro-atlantike, në veçanti në lidhje me NATO-n. Kështu, Mali i Zi mund të jetë i gatshëm që të ofrojë një zgjidhje tjetër. Ose, ndoshta do të jetë e mundur të negociohet një marrëveshje kompromisi, në formën e ushtrimit të sovranitetit të përbashkët të zonës në fjalë.

Por ky opsion, megjithatë, do të rrezikonte që të vë në rrezik marrëdhëniet me Malin e Zi në një afat të gjatë, dhe kjo do ta vë Kosovën përballë  kritikave të shumta dhe ndoshta edhe veprimeve nga qeveritë që zakonisht e mbështesin atë. Duke pasur parasysh gjendjen delikate të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, një kurs i tillë i veprimit mund të jetë i pamatur, përderisa nuk ka tregues të qartë se Mali i Zi është i gatshëm për të ri-negociojë linjën kufitare. Për më tepër, ky veprim do të japë një justifikim të përshtatshëm për institucionet Europiane dhe për qeverinë për të mohuar udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës.

Një mundësi e dytë do të ishte që të zgjedhin të dërgojnë çështjen në arbitrazh ndërkombëtar. Përsëri, ky hap do të kërkonte një qasje pozitive, vullnet të mirë dhe pëlqimin e Malit të Zi. Ky veprim do të marrë shumë kohë. Dhe, siç u tha më lart, Kosova me shumë gjasë do ta humbiste rastin në  arbitrazh, meqë sjellja e saj duket se e pengon atë që ta vë në pikëpyetje linjën e kufirit që do të ishte caktuar/rregulluar në marrëveshje. Edhe në qoftë se, në një farë mënyre, ai aspekt do të zhvendosej përtej sferës së arbitrave. Për shembull, palët mund të pajtohen se tribunal ndërkombëtar mund vetëm të shqyrtojë zhvillimet që kanë ndodhur para fillimit të punës së Komisionit Shtetërorë në vitin 2012. Sidoqoftë, bilanci i argumenteve dhe analizës ligjore të ofruara në këtë studim kanë qenë se linja kufitare me shumë gjasë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Natyrisht, konstatimi nga një gjykatë e pavarur që konfirmon se vija kufitare mund të zgjidh çështjen. E vërteta është se, ajo nuk do t’i caktojë këto dy territore në fjalë Kosovës, siç i kërkojnë kundërshtarët e marrëveshjes.Megjithatë, mund t’i bindë ata që kundërshtojnë marrëveshjen e tanishme që linja kufitare është, në fakt, në rregull, siç është konfirmuar në mënyrë të pavarur dhe nëpërmjet një procesi ligjor. Megjithatë, do të humbet shumë kohë në këtë proces.

Një mundësi e tretë do të jetë që të kërkohet një marrëveshje e përdoruesve me Malin e Zi para ratifikimit. Kjo marrëveshje do të ruajë të drejtat dhe praktikat e vendosura të kosovarëve në lidhje me territoret, dhe do të siguronte se Mali i Zi është i zotuar në mënyrë të përhershme në një administratë “të butë” të vijës kufitare në ato zona. Një marrëveshje e këtij lloji mund të arrihet në mënyrë joformale, në një shkëmbim letrash, ose nëpërmjet të një dokumenti të sigluar nga të dy palët. Marrëveshje të tilla shtesë nuk kanë nevojë për ratifikim, por janë tërësisht të detyrueshme në të drejtën ndërkombëtare.

Çështjet që mund të adresohen mund të përfshijnë një angazhim apo zotim të Malit të Zi:

  • Për tu garantuar kosovarëve të cilët janë pronarë të tokave në anën malazeze të kufirit sigurinë e vazhdueshme mbi të drejtën e tyre për ato prona dhe qssje të plotë në tokat e tyre dhe vlerën që ato përfaqësojnë;
  • Për të garantuar shfrytëzimin e vazhdueshëm të tokës, të tilla si kullosat, peshkimin dhe pyjet, nga individët shtetas të Kosovës dhe, nëse aplikohet, kompanitë, në të dy fusha, në përputhje me praktikat historikisht të vendosura;
  • Për të garantuar trajtimin e barabartë të kosovarëve që aplikojnë për licenca dhe koncesione në lidhje me prerjet, peshkimin, minierat, përdorimin e ujit dhe aktivitete të tjera;
  • Për të administruar pikat kufitare në këto dy zona edhe pse me një sistem të lehtë kontakti, në përputhje me kërkesat përkatëse të BE-së. Kjo mund të përfshijë dokumentacion të veçantë për banorët vendas, të cilët rregullisht kalojnë kufirin, për të lehtësuar një kalim të tillë, dhe hequr të gjitha kërkesat që mund të zbatohen në rrethana të tjera (sigurimi, dokumentacioni shëndetësor, etj), dhe për të siguruar se kjo marrëveshje mund të jetë e qëndrueshme nëse Mali i Zi ndryshon regjimin e saj kufitar në funksion të integrimit në BE.
  • Pëe të konsideruar ndryshimin e lokacionit të pikave përkatëse kufitare përtej dy zonave në fjalë, duke i lëvizur më brenda territorit malazezë, pa cenuar të drejtën ligjore mbi territorin;
  • Për të aplikuar, në mënyrë të ngjashme, një sistem të lehtë në lidhje me zbatimin e juridiksionit nëpërmjet policisë, zyrtarëve të kufirit dhe forcave ushtarake në të dy zonat, si dhe të shmangë praninë e madhe dhe të dukshme të forcave të tilla si në rrethana të zakonshme. Të konsiderojë sugjerimin e patrullimit të përbashkët në zonat ku kosovarët vazhdojnë të ushtrojnë veprimtari historikisht të njohura dhe përcaktuara;
  • Për të vendosur një pikë kontakti në dy komunat përkatëse për të adresuar ndonjë çështje që të dalë në lidhje me situatat e lartpërmendura dhe për të fuqizuar dhe udhëzuar zyrtarët përkatës që veprojnë në pikat e kontaktit për të adresuar çështjet në kompetencë të tyre në mënyrë efektive dhe me dashamirësi;
  • Për të formuar dy komisione të përbashkëta të komunave kufitare, respektivisht, për të adresuar bashkërisht çështjet me interes të përbashkët në lidhje me përdorimin e burimeve të këtyre zonave, qasjen në dhe rreth-e-përqark zonave, mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e parkut natyror, dhe çdo çështje tjetër që mund të dali në lidhje me to. Komisioni do të mblidhet çdo tre muaj dhe do të përfshijë një anëtar të deleguar nga secila prej dy qeverive qendrore.

Natyrisht, kjo nuk do të jetë e mundur që të arrihet një marrëveshje të tillë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore që duket të jetë në dispozicion për ratifikim. Megjithatë, kur të përballen me mundësinë e dështimit të procesit të ratifikimit, ose të grindjeve të shumta të brendshme në Kosovë lidhur me këtë çështje, mund të mendohet si veprim i mençur për ta shqyrtuar nëse një shtyrje apo vonesë e shkurtër e ratifikimit mund të mjaftojë për të sjellë një marrëveshje të llojit apo modelit që është parashikuar këtu. Mali i Zi deri më tani ka treguar se do të respektojë të drejtat e vendosura të kosovarëve lokalë, dhe gjithashtu ka një interes që ta shohë ratifikimin e suksesshëm të Marrëveshjes.

Në qoftë se nuk ka kohë të mjaftueshme në dispozicion për një gjë të tillë, Kosova mund të konsiderojë një ratifikim të kushtëzuar. Që do të thotë, Kosova mund të shtojë një paragraf të mëtejmë në ligjin për ratifikimin. Ai paragraf mund të deklarojë se ratifikimi do të hyjë në fuqi sa menjëherë pasi që qeveria e Kosovës të vërtetojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës se është arritur një marrëveshje ekzekutive shtesë, së bashku me linjat kufitare të propozuara këtu.

Kosova, gjithashtu, mund të ftojë qytetarët e saj ql të depozitojnë kërkesa për korrigjime më të vogla që mund të bëhen nëpërmjet Organit të përbashkët punues të dy komisioneve shtetërore të themeluar në pajtim me marrëveshjen. Kjo pastaj do të përfaqësojë kërkesat e tilla në Komision. Në mënyrë të qartë, kjo nuk do të mbulojë dy zonat si të tëra. Megjithatë, mund të ketë rregullime të vogla që mund të lehtësojnë jetën e popullsisë lokale që mund të realizohet në një mënyrë të balancuar. Siç u përmend më lart, korrigjimet të tilla më të vogla mund të bëhen në qoftë se ato janë të nevojshme për arsye lokale, gjeografike apo ekonomike me pëlqimin e ndërsjellë në kuadër të Komisionit dhe nuk kërkojnë ri-negocimin e marrëveshjes së përgjithshme.

Rreth Autorit

Profesori Marc Weller është eksperti kryesor i të drejtës ndërkombëtare dhe profesor aktual i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Studimeve Kushtetuese Ndërkombëtare në Universitetin e Kembrixhit. Ai shërbeu për gjashtë (6) vjet si drejtor i Qendrës Lauterpacht për të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Kembrixhit. Profesori Weller shërbeu gjithashtu si Vincent Wright Profesor në Shkencat Po në Paris, dhe si Profesor me korrespondencë në Kings College, Londër, në Universitetin e Parisit (X) dhe në Universitetin Keio në Japoni. Ai ka shërbyer edhe si Drejtor i Studimeve në Akademinë e Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare, dhe ka dhënë Kursin e Përgjithshëm në Akademinë Xianmen të së Drejtës Ndërkombëtare në Kinë, përveç kësaj ai ka ligjëruar në Akademinë e Venedikut për demokratizim dhe të drejtat e njeriut dhe në Universitetin Aristotelian, Greqi. Profesori Weller mban tri tituj të ndryshëm të doktorit të shkencës (PhD), në shkencat ekonomike dhe sociale, në drejtësi dhe në të drejtën dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në vitin 2014, ai u nderua me Çmimin prestigjioz Halsbury për arritjet e tij të shkëlqyeshme në të drejtën ndërkombëtare.

Profesori Weller është autor, redaktor dhe bashkautor i rreth 25 librave në fushën e të drejtës ndërkombëtare. Ai ka marrë pjesë në takime të nivelit të lartë në cilësinë e Këshilltarit ligjor dhe Ekspertit të lartë ndërmjetësues për Kombet e Bashkuara dhe organe të tjera në shumë procese paqësore ndërkombëtare dhe është një ekspert i njohur në zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare. Në këtë funksion ka shërbyer si këshilltar ligjor për një sërë të të dërguarve special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke përfshirë, Kofi Anan-in, Lakhdar Brahimi-in, Jamal Benomar-in  dhe Stefan de Mistura-në.

Ekspertiza e Profesorit Weller përfshin, në veçanti, ish-Jugosllavinë, duke përfshirë posaçërisht Kosovën. Ai ishte këshilltar ligjor i Delegacionit të Kosovën në negociatat e Rambujesë dhe gjatë negociatave të procesit të udhëhequr nga Ahtisaari për statusin përfundimtar të Kosovës. Ai gjithashtu këshilloi për sa i përket aspekteve të kushtetutës së Kosovës dhe ishte i përfshirë në hartimin e ligjeve të rëndësishme të Kosovës. Për më tepër, ai ka udhëhequr aktivitetet e Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë përafërsisht për një dekadë, ndërsa shërbente si Drejtor në selinë e Qendrës në Flensburg, Gjermani. Profesor Weller është autor i trajtimit më të madh të pozitës së Kosovës në të drejtën ndërkombëtare deri më sot, “Shtetësia e Kontestuar: Lufta e Kosovës për pavarësi” (Oxford University Press, 2009, botuar edhe në shqip nga KOHA, në vitin 2009).

[1]Propozimi Gjjithëpërfshirës për Marrëveshjes për Statusin e Kosovës, dok i OKB-së S/2007/168/Add.1, 26 mars 2007.

[2]Republika e Kosovës, Deklarata e Pavarësisë, 17 shkurt 2008.

[3]Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 1(3).

[4]Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kufirit shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, 4 gusht 2016, paragrafi 2.

[5] Also note Article 3, holding that the line shall remain ‘unchanged’ in cases of natural or artificial changes to geographic features (water-courses).

Filed Under: Opinion Tagged With: burrat e grate, KUFIJTË, Marck Weller, vendimet

Ndahet nga jeta poeti dhe publicisti Lirim Deda

August 31, 2016 by dgreca

Jetëshkrimi/

Lirim Deda ka lindur në Nivicë të Kurveleshit, Tepelenë, më 16 shkurt 1936. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shtatëvjeçaren dhe gjimnazin në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë. Mbaroi studimet për oficer në Shkollën e Bashkuar, si dhe studimet në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe. Në vitet 1961-1965 ka punuar si gazetar i kulturës në shtypin ushtarak dhe pastaj deri në vitin 1969 u dërgua në Shkodër, Kukës, Tropojë, si sekretar i rinisë i Korpusit të Veriut. Rikthehet në shtypin ushtarak, Kryeredaktor i Revistës “10 Korriku” në vitin 1973. Punoi në detyrë deri në vitin 1975. Lirimi ka qenë anëtar i kolegjiumit të gazetës “Drita”, si dhe anëtar i Komiteti Drejtues të Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë. Ka punuar në Sopot të Librazhdit në brigadat e punës deri në vitin 1990. Në vitet 1990 punon redaktor në gazetën “Fjala e lirë” dhe në gazetat “Ku vemi”. Më tej punon si redaktor në Shtëpitë botuese “Onufri”, “Egnatia” e “Xhuvani”. Zgjidhet dhe kryetar i degës së Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të rrethit të Elbasanit. Në vitet 2000-2012 punoi si kryeredaktor i gazetës “Labëria”. Ka qenë bashkëpunëtor i gazetës “Ndryshe”. Është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Është redaktor në Shtëpinë Botuese “Alsa”.

Libta të botuara

Librin e parë me poezi dhe poema “Këngët e marshimeve” e botoi në vitin 1966 dhe pastaj me radhë: “Miqve dhe armiqve” 1968, “Në vijën e patrullimit” 1969, “E dua këtë tokë 1970, “Kolana e poezisë së zgjedhur shqipe” 1970, “Tregimet e Veriut” 1971, ‘Zambakë nga Hanoi” 1972, ‘Kënga e fitimtarëve” 1973, “Shënime për shokët letrarë” (shënime kritike, 1974), “Në Kinën e madhe” (reportazhe, 1974), “Balladë vietnameze” (reportazhe, 1979), “Zëri i tokës” 1980, “Gjurmë të arta” 1995, “Eja të blesh zemrën time” 1996, “Rrufe pikëllimi” 1997, “Trëndafili i zi” 1998, “Bukuria të verboka” 1999, “Djepvarri im, trimja Labëri” 2002, “Kush e vrau dashurinë” (shënime kritike-2006). Romanet: “Foleja e vetëtimave”, 2009 dhe “Valle në shtëpinë e vdekjes”, 2011.

Vlerësuar me çmime të parë

Në festivalet mbarëkombëtare të Radio Televizionit Shqiptar, si dhe në festivale të ndryshme të folkut e muzikës nëpër rrethe  si në Gjirokastër, Shkodër e Elbasan, Lirim Deda si autor i teksteve ka fituar këto çmime të para: “Gjurmë të arta”, Kujtim Laro, L. Deda në Festivalin e 12-të të Këngës në RTSH; “Lulëkuqja”, Limos Dizdari, L. Deda, në Festivalin e 13-të të Këngës në RTSH; “Për ty Tiranë”, Avni Mula. L. Deda; “Sa 100 shqiponja”, R. Zdrava, L. Deda; “Kënga e zëmrave”, Alfons Balliçi, L. Deda; “E dua këtë tokë”, Prenk Jakova, L. Deda; “Dy milionë ushtarë”, Çesk Zadeja. L. Deda. ”. Dy këngët e tij në Festivalin e 12 dhe të 13 në RTSH, mbetën ndër këngët më të bukura të artistes së madhe Vaçe Zela.

Filed Under: Histori Tagged With: dhe publicisti, Lirim Deda, Ndahet nga jeta poeti

Faslli Haliti Sjell ne Sofren poetike te Diellit Pablo Nerud-en & RONALD RUSSELL

August 31, 2016 by dgreca

PABLO  NERUDA/

poezi e sonet’ dashurie/

LERMË

 Lemë këtë herë/

të jem i lumtur,/

askujt s’i ka ndodhur gjë/

s’jam në snjë vend,/

thjesht/

jam i lumtur/

në të katër këndet/

 e zemrës, duke ecur,/

duke fjetur apo duke shkruar. /

Ç’mund të bëj, jam i lumtur,/

janë më të panumërueshëm se bari

në kullotat,/

e ndjej lëkurën si një pemë të rrudhosur,/

nën të uji,/

mbi të zogjtë,

deti si një unazë/

rreth meje,/

bërë prej buke dhe guri toka/

ajri këndon si një kitarë./      

Përktheu: Faslli Haliti

 ***

RONALD RUSSELL

1904 -1974

Rusell ishte një gazetar britanik, autor dhe politikan konservator.

U lind më 29 maj 1904, djali i J Stanley Russell e Seahouses, Northumberland. Ishte  arsimuar në Haileybury dhe Imperial College. Filloi një karrierë në gazetari në vitin 1929 në Newcastle Chronicle, duke lëvizur për Reuters në vitin 1931. Në vitin 1935, ai u bë një lektor në ekonominë e industrisë së qymyrit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai shërbeu si oficer në artileri Royal dhe si një oficer i stafit.

  SOT DHE DJE

 Frikacaku i sotëm

Është ai fëmija që e tallnin dje.

torturuesi i sotëm

është fëmija që kamzhikonin dje.

Mashtruesi i sotëm

është fëmija që s’i besonim dje.

Protestuesi sotëm është fëmija që shtypnin dje.

I dashuruari i sotme është fëmija që ledhatonin dje.

I pakompleksuari  i sotëm

Është ai fëmija që ledhatonim dje.

I pakompleksuari  i sotëm

është fëmija që nuk e blasfemonim dje.

I shfrenuari i sotëm

Është ai fëmija që s’e anashkalonim dje.

Inteligjenti i sotëm

është fëmija që e mësonim dje.

Indulgjenti i sotëm

është fëmija që falnim dje.

Njeriu që aspiron dashuri dhe bukuri

Është ai fëmija që jetonte i lumtur edhe dje.

 ___________________________________________

 *Ronald Russell ka ngritur problemin e njeriut që është zhvilluar në mënyra të ndryshme në bazë të metodave me të cilat është trajtuar si një fëmijë. Cila nga këto favore dhe çfarë e pengojnë  zhvillimin paqësor të personalitetit të foshnjës.

 Përktheu: Faslli Haliti

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Faslli Haliti, Pablo Neruda, perkthim, RONALD RUSSELL

KESHTU FOLI JOZEFINA

August 31, 2016 by dgreca

Nga Pëllumb Lamaj/*

Ndodhesha me leje ne Shqiperi, dhe prej dy ditesh endesha Tiranes ne kerkim te ndonje materiali qe do te me ndihmonte per dokumentarin kushtuar figures se Mit’hat Frasherit por pa rezultat. Te gjitha dyert me mbylleshin sapo permendja emrin e tije nderkohe qe arshiva e tij personale mbahej peng nga ish sigurimi i shtetit dhe veglat e tija. Ne pamundesi vendosa te kthehsha ne Vlore pasi dhe data e kthimit per ne pune ne USA po afronte dhe doja te kaloja ditet e mbetura me Nenen dhe Familjen me te cilet takohesha me shpeshe kur isha ne burg se tani qe kisha marre rrugen e mergimit te detyruar. Kisha dal nga hoteli dhe pasi piva nje kafe u nisa drejt Zogut te Zi ku mund te merrja nje fugon per ne Vlore dhe pasi bera disa minuta rruge degjova nje ze qe me thirri ne emer. Ktheva koken dhe prapa meje u afrua nje bashkevuajtes me te cilin kisha bere vite burgu ne Spac. U pershendetem dhe e ftova te ulemi diku per nje pije por ai me tha se nuk kishim kohe se fillonte tubimi.

– Cili tubim? – e pyeta

– Perpara kryeministrise – mu pergjigj ai

-Nuk di gje- i thashe

-Edhe une …sapo me lajmeruan- u pergjigj ai – s’merret vesh kjo pune. Jemi bere njeqinde shoqata, jemi bere per ibret te Zotit. A do vish?

-Patjeter- ju pergjigja – Jam pjese e juaja edhe une.

-Keshilli i Europes ka nxjerre nje deklarate ku kerkohet denimi i krimeve te komunizmit dhe sot do te lexohet ne parlament – vazdoi ai.

-E degjova para nje jave – i thash – por si vone. Drejtesia e vonuar nenkupton drejtesine e mohuar megjithate le te shikojme rrjedhen.e ngjarjeve

Pash qe nuk i erdhi mire ashtu sikunder nuk i vjen mire nje fatkeqi ne mes te oqeanit te cilit i thua se ne horizont ajo qe duket nuk eshte anije por vale e detit dhe shkuma e saj. Vazhduam rrugen dhe pas disa minutash arritem perpara kryeministrise ku ishin mbledhur rreth njeqinde vete, disa prej te cilevet me nga nje parrulle ne dore. Ne krye qendronte nje barkalec me mikrofon tek goja qe here pas here i drejtohej turmes qe shperthente ne thirrje e brohoritje.

-Kush eshte ky? – e pyeta

-Lere, lere – me tha. -Ai s’ka qene as ne burg as ne internim. Eshte misionar i PDse por c’te besh, keshtu jemi kantadisur.-

Tubimi vazhdoi per gati nje ore dhe pata rastin te takoj edhe bashkevuajtes te tjere qe kisha vite pa i pare.Me ne fund barkaleci me mikrofon ne dore lajmeroi fundin e tubimit dhe nje pjese nisi te shperndahet nderkohe qe pjesa tjeter qendronte ende ne grumbull.

-Jane familjare te te pushkatuareve shumica-me sqaroi ai dhe kane vendosur qe tubimi te vazhdoj perpara parlamentit.Akoma nuk kane nje var ku te vendosin nje tufe lule dhe ende nuk dihen eshtrat e familjareve te tyre..

Mu dhimbsen dhe ju afrova duke i pershendetur nje nga nje e ashtu bashke u nisem drejte parlamentit.

Po gjysma e turmes perse u largua – pyeta-

Oh jane ata te PDse tha …dikur kane qene te privilegjuar e prape presin t’ju hedhin ndonje kocke.

Me ne fund arritem perpara portes kryesore te parlamentit ku na priste nje rresht policesh me shkopinjte e gomes qe here here i tundnin per te na frikesuar por edhe per te kenaqur instiktin e tyre prej xhandari.Ne oborrin e parlamentit deputetet benin xhiro e kjo beri qe turma te shperthej ne thirrje e brohoritje dhe ti afrohet edhe me shume portes kryesore duke u perballur me policet qe nisen te shtyjne e te kercenojne grevistet.Nderkohe arriten forca te tjera policesh si dhe mediat e shkruara dhe ato vizive.U shkeputa nga grumbulli i grevisteve dhe ju afrova nje gazetareje dhe fillova ti flas per greven dhe kerkesat e saj.Te njeten gje bene edhe disa greviste te tjere.Nderkohe prane meje u afrua Zenel Hoxha dhe me tha;

Kerkuam nje takim me kryetaren e parlamentit nuk di a do te pranoj .

E pashe gjate ne sy dhe qesha

Ai e kuptoi dhe nisi te qesh edhe vet

Epo ne te ….po s’deshi ,ne bejme detyren tone perpara historise.Turpi le t’ju bjere atyre dhe ju bashkua turmes.Kishte kaluar me se nje ore dhe nga oborri i parlamentit pame te afrohej nje grua rreth te tridhjetave qe foli me dike qe ishte me afer portes e pasi nxorri nje leter nga canta kerkoi qe te shkruheshin emrat e atyre qe do te shkonin ne takim me kryetaren e pasi dikush shkruajti emrat,ajo u nis per ne zyren e saj.Zeneli mu afrua perseri dhe me tha-

Do te jesh edhe ti ne takim me kryetaren.

-Me mire mos ta kishit dhene emrin tim-i thashe se pastaj do thoni qe na prishi pune Pellumbi -dhe nisa te qesh. Qeshi dhe ai me te madhe dhe vazhdoi

-Ti duhet te jesh se s’ben se ua perplas troc ne fytyre dhe ata ashtu e duan.

Kaluan rreth njezete minuta dhe sekretarja u duk te porta dhe me listen ne dore filloi te lexoj emrat e personave te cilet hyne nje nga nje brenda portes.Te njejten gje bera dhe une e duke ndjekur hapat e sekretares, ngjitem shkallet dhe mbritem prane zyres se kryetares.

-Uluni ketu – na u drejtua sekretarja- se zonja kryetare eshte e zene per momentin me nje takim tjeter.

U ulem dhe ndezem nga nje cigare nderkohe qe sekretarja u nis per tek zyra e kryetares qe ishte e ngjitur me paradhomen ku qendronim ne dhe pas dy, tre minutash doli prej andej duke len deren gjysem te hapur.

Duke qendruar ne kembe perball nesh, na u presantua – Une quhem Valbona Collaku. Jam edhe une e persekutuar si ju. Kam patur ne burg Xhaxhain Qaniun, besoj e njifni dhe e keni degjuar. Tundem koken nje nga nje ne shenje pohimi dhe pa na lene kohe te flasim vazhdoj

-Jemi me fat qe kemi ne krye te parlamentit njeriun tone, te shtreses tone dhe duhet ta degjojme se ajo i di gjerat me mire nga te gjithe dhe donte te vazhdonte me po nuk mu durua dhe i thash

-Pare se gjithash ajo nuk eshte si ne ketu perball teje. Ne kemi qene ne burg nderkohe qe ajo s’ka bere asnje dite burg dhe internim. E dyta, ajo nuk i di gjerat me mire se ne, sepse ne i kemi kaluar mbi kurriz. Eshte e vertet qe ajo eshte ne krye te parlamentit sikunder edhe Pjeter Arbnori por jo se dine me shume se ne. Koha tregoj dhe po tregon se ata nuk jan gje tjeter vecese vegla te Katovices dhe bandes neo-koministe ne pushtet me nje ndryshim. ata jane bere te pasur dhe bene kariere ne saj te mundit dhe vuajtjeve tona nderkohe qe shtresa jone ende jeton ne mjerim.

-Kush je ti qe ze ne goje Arbnorin dhe Zonjen Kryetare?- mu drejtua ajo

– Qesha dhe me qetesi i thashe-

Edhe une jam nje i mbijetuar i Ferrit komunist por qe tashme jetoj larg ketij vendi plot lote, meri, dhe padrejtesi, larg ketij parlamenti te turpshem e anti-njerezor ku deputetet e persekutuar jane nen urdherat e deputeteve persekutues e qe sebashku zbatojne skenarin e R.Alise, por e di c’ke ti… ne kemi ardhur ketu te bisedojme me kryetaren dhe jo me ty moj shoqe e partise.

Ajo u skuq ne fytyre dhe ne c’ast mu drejtua: – Nuk jam shoqe partie-

-Po – i thashe duke qeshur. -Je anetare dhe shoqe partie e PDse, prandaj je edhe ketu. Nderkohe anash nesh u hap nje dere dhe nje person i gjate i veshur me uniforme qendroi perballe nesh e duke u krekosur si kaposhi maj plehut na hodhi nje vershtrim perj xhandari dhe filloi.

-Edhe une jam si ju, i persekutuar, por juve nuk beni mire qe mblidheni perpara parlamentit e bertisni. Lereni parlamentin te punoj, prandaj i kemi zgjedhur. Nuk mu durua dhe ju drejtova ne c’ast

-C’pune beni ju?-

Oficer Garde- u kerkos ai

-Aha, tani e morra vesh-i thashe me ironi, shko atje tek dera e kryetares se atje e ke vendin. Ai me vershtroi me inat nderkohe qe edhe une nuk ja hoqa syte dhe pastaj u largua. Ata qe ishin ne dhome qeshen. Nderkohe nga zyra e kryetares doli Valbona, sekretarja, qe nje nga nje na shoqeroi brenda zyres ku priste kryetarja. Kryetarja qendronte ne kembe, me nje fytyre te nxire qe nenkuptonte se stuhia nuk ishte e larget. Na dha doren, nje nga nje, dhe na beri me shenje te ulemi. U ula perball saj nderkohe te tjeret u ulen dy nga dy anash . Edhe ajo u ul, pastaj ne c’ast u ngrit, morri nje cope leter dhe nje laps, dhe u ul perseri. Vuri kemben mbi kembe, u dha nje te shtytur ballukeve dhe pasi na hodhi nje veshtrim qe reflektonte qarte urrejtje dhe denigrim na u drejtua.

-Kush jeni ju? Cilen shoqate perfaqsoni?-

I pari e morri fjalen Tanush Kaso, i cili me duket qe kishte edhe ai nje vule shoqate. I shpegoj qe kishte qene ne nje grup me P.Arbnorin ndoshta per ta zbutur e prekur sado pak, dhe vashdoi ti shpegoj gjendjen e mjerrueshme ku ndodhej dhe aresyet perse ne ishim aty. Pastaj i erdhi rradha Syrja Lamces, Ylli Mances, dhe Tomorrit, te cilet ju presantuan, dhe me ne fund me erdhi rradha mua. I thash kush isha, vitet e burgut dhe shkurt arsyet perse ndodheshim aty. E pashe qe nuk i erdhi mire, rrudhi vetullat, u ngrit ne kembe, u largua dy tre hapa per te fundi i dhomes dhe shpertheu me nje ze te cjerr.

-Kush jeni ju qe dilni ne greve e bertisni perpara parlamentit? Ju s’na tergoni dot neve se c’duhet te bejme dhe pasi beri nje xhiro neper dhome vazhdoi- Ju s’jeni kurkush duke na vershtruar plot inat. Nderkohe Tanushi qe ndodhej me afer saj ju drejtua

– Me falni Zonje, por edhe ne jemi pjese e kesaj demokracie dhe kemi votuar per juve.-

Nderkohe ajo ju afrua me nje veshrim te eger dhe kercenus dhe me gishtin tregues nisi te bertas.

– Demokracine e solli Sali Berisha dhe jo ju pese… dhe ju morr pak goja e mbushur me pushtyme sic duket nga qe nuk gjeti dot fjalen e duhur. Tanushi uli koken e nderkohe mua nuk mu durua.

-Pak respekt- ju drejtova. – Nese ne jemi ne kete gjendje faji i bie klases politike dhe juve. Ajo beri disa hapa mbrapa dhe me gishtin tregus, klithi.

– Takimi mbaroi dhe ndigjoni ju… Edhe me ardh paret une kam me jua pre juve do spiune, hajdute, e ordinere dhe nderkohe ngriti gishtrinjte ne forme gershere, ato gishtrinje te pudrosur e me manikyr qe fshihnin aq mekate dhe turpe. Nderkohe shoqeruesi hapi deren dhe ajo pa brejtjen me te vogel te ndergjegjes zgjati doren.Ata i dhane doren nje nga nje dhe u nisen drejte deres e nderkohe me erdhi rradha mua te dilja.U nisa per te dera ku qendronte ajo me doren ngrehur ,i hodha nje veshtrim denigrues me e shumta qe mund ti behet nje femre dhe para se te dilja i thashe.

Ti s’je gje tjeter vecese nje komuniste dhe nisa te dal jashte zyres duke ja lene doren ne ajer.E si mund ta takoja ate dore pas gjithe atyre qe ajo kishte hedhur e thene per ne !.Dolem nga parlamenti ku na prisnin bashkevuajtesit te cilet e kuptuan menjehere nga fytyrat tona se c’kishte ndodhur ne ate zyre pacavure qe prodhonte vetem pislleqe,ku luhej me fatet e nje populli te pafat e mjeran.Rruges ju shpjeguam se c’kishte ndodhur dhe i vetmi ngushellim per ta ishte ajo c’ka i kisha perplasur ne fytyre kryetares .Beme dhe pak rruge bashke dhe pastaj ju thashe se me duhej te nisesha per ne Vlore .Nderkohe Tanushi me tha se sonte eshte seanca parlamentare ku do lexohet deklarata e keshillit europian per denimin e krimeve te komunizmit. dhe lejohen te burgosurit te marrin pjese

E pashe me keqardhje dhe i urova naten e mire.

Une do te shkoj me tha ai-e keshtu u ndame nga grupi e pasi morra nje fugon pas disa oresh arrita ne Vlore dhe kur erdhi ora e seances hapa televizorin per kuriozitet por nuk pashe aty as Tanushin e as ndonje nga bashkevuajtesit qe kishim qene ne takim me kryetaren me perjashtim te disa ushtareve te PDse qe na kishin kthyer shpinen prej kohesh .Nje liste e vecante ndalonte pjesemarrjen tone ate nate me urdherin e kryetares .Ndeza nje cigare dhe pastaj fola me ze te ulet…Eh keshtu ka qene e do te jete bota.Jo te gjithe e mbarojne rrugen e nisur dhe jo te gjithe i qendrojne besnik vetevehtes dhe idealit per te cilin jetojne,vuajne e luftojne….. ndryshe nuk do te kishte renegate……..

Korrik 2006

*Pjese nga Libri RENEGATET

 

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2524
  • 2525
  • 2526
  • 2527
  • 2528
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT