• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RRËFIM JETËSOR I PETRAQ PALIT

May 30, 2016 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
 1.Novela :”Ana vajza e sekretarit” të shkrimtarit shqiptaro-amerikan Petraq J.Pali sjell në  mendje imazhet  e një kohe gjithë përndjekje, kohën e diktaturës  me  varre të parakohshme dhe fate  misterioze,sjell kohët ,që  nuk kthehen  më nga varrezat . Kjo është  gjithë historia jetësore,  që përmblidhet rreth novelës :”Ana vajza e sekretarit” .
E gjithë novela  është bazuar në një histori reale. Thënia se : shkrimtarët shpesh janë  për të shkruar atë që dinë, kështu që ajo duhet të vijë si befasi, madje  shumë nga personazhet më të famshme në historinë e letërsisë janë të bazuara në historinë e  njerëzve  të vërtetë. Si lindi novela e krijuesit Petraq Janko Pali?
2.Ja si e ka rrëfyer shkurtazi në  kapitullin e fundëm:Quhem Maks Panariti, me origjine nga Korça, lindur dhe banues në Vlore, me baba nga korça dhe me nënë vlonjate, pasardhës të familjeve me te vjetra te qytetit.Mikut tim, PJP, njeriut me zemër të madhe, te cilin e njoha para 15-16 viteve këtu ne USA, me te cilin jemi edhe miq shtëpie, u mundova t’i rrëfeja jetën time, rrëfim deri diku motamo dhe ky, si njeri i penës, mori përsipër ta shkruante këtë ngjarje, ashtu si kishte ndodhur ne te vërtetë.
Unë humba Anën, dashurinë time, për te cilën me dhemb ende shpirti, dhimbje e cila ka lënë gjurme” te pashlyeshme, sa as qe me ka shkuar ne mendje te krijoj familje me dike tjetër. Me pak fjale, kujtimi i saj jeton përherë i gjalle ne shpirtin tim.Ishte fundviti 1991, kur ne kulmin e pikëllimit, Ana ndërroi jete, fill mbas tre ditësh, kur mua dhe vëllanë e saj na burgosen. Fatmirësisht, me ardhjen e demokracisë, u shpall amnisti e përgjithshme dhe, kësisoj, përfituam edhe ne, te padënuarit qe ishim ne hetim. Vdekja e Anës me tronditi shpirtin, duke me shndërruar ne një te kallur mes te gjallëve. Çdo dite transformohesha ne dike qe luftoja me vetveten, madje, një dite, teksa vajtoja mbi varrin e saj, i premtova se do t’i qëndroja pranë familjes se saj, si biri i tyre, dhe se nuk do krijoja kurrsesi familje me ndonjë grua tjetër…Mire apo keq, mposhtje nga fataliteti, apo besnikëri e verbër, e paarsyeshme, e kapërcyer nga koha, etj, gjykomëni si te doni, por e vërteta është se e mbajta premtimin. Nuk u martova kurrë. Dhe as jam bere pishman për këtë . Ndofta kështu ishte shkruar,… ky qe fati im.
Mbas disa takimesh me Ambasadorin e Shteteve te Bashkuara ne Tirane, duke i rrëfyer historinë e jetës sime, mundem te siguronim një vize, unë dhe vëllai i Anes, Klementi, i cili ne atë periudhe ishte maturant. Mbërritëm ne USA dhe, mbas pese vitesh, përfituam edhe shtetësinë amerikane. Me pas, tërhoqëm edhe familjet. Une prindërit, ndërsa Klementi vetëm nenën. I ati i Anës (ish-sekretari) ndërroi jete pak muaj pasi doli nga burgu. Hidhërimi për Anën e largoi nga jeta shume shpejt. Mbas 5 vitesh ndërroi jete edhe gjyshja, një muaj mbasi ishte martuar Flora, motra e Anës, e cila, aktualisht, se bashku me dy fëmijët, banon ne Itali.
Ne banojmë bashkërisht këtu ne USA, Klementi me nenën dhe unë me prindërit e mi, si një familje, nen një çati me dy apartamente reciproke. Klementi mbaroi studimet dhe doli avokat, ende i pa martuar. Unë punoj ne spital si “ndihmësmjek”, duke përmbushur amanetin qe i premtova Anës: Te jem përjetë afër njerëzve te saj!
Ne Shqipëri kthehem një here ne çdo tre vjet, për te ndezur një qiri dhe për te vendosur një tufe lule mbi varrin ku prehet ANA ime e dashur. ..
3.
Historia e rrëfyer   nga  jeta  e dikujt është një udhërrëfyes i mirë    për të ecur nëpër skuta të panjohura. Memoria është e kaluara jonë dhe e ardhmja. “Kujtesa jonë është koherenca jonë”, shkroi surrealisti, Luis Buñuel, “arsye jonë , ndjenja jonë, madje edhe  veprimit tona.”Nuk është çudi, atëherë, që ka magjepsje me këtë aftësi thellësisht njerëzore.Autori P.J.Pali   diku shprehet se kur  ka hedhur përsëri një ngjarje nga e kaluara le të themi për herë të parë,  ka ndier se është gjendur si i vetmuara në një ishull  si  Robisoni. Mirëpo, përvoja  e fituar ngase  prodhon letërsi, librat e tij kanë qenë në shtyp që prej vitit 2000, por ai është një krijues ku miniera  e tij ka prodhuar jo pak rreth 21 botime,(poezi,dramë,tregime,romane,novela) dhe aftësitë krijuese  e kanë sjellë në mendje deri datat dhe kohët dhe vendet psikologët e quajnë  këtë “semantik të  kujtesës”.Ai sikurse krijuesit e tjerë është në gjendje për  të rindërtuar  ose rikonstruktuar momente pas momenteve  në disa detaje ndijore dhe relive  të një historie  jetësore. Personazhet janë atje, mes pamjeve   në brendinë e tyre, në të gjitha kohët e tyre. Krijuesi është një udhëtar në kohë, që mund të kthehet në të tashmen sa më shpejt .
4.
Nuk është një kujtesë autobiografike .Bëhet fjalë për  një  novele të krijuar  nga një ngjarje reale .Përshkrimi i Anës, vajzës  të sekretarit . Ai një  shtetar i  zymtë i regjimit të dikurshëm. Ky një djalosh, që fati e kishte vendosur ,përkarshi bukurisë  qiellore të një vajze shtetari në Shqipërinë e një regjimi të mbyllur. Si intrigohet ideja? Kjo vashë e bukur e  përhumbur,  që lodron në ujërat e jetës .Atë  e miklon miqësia me bukuroshen. 
C’ka lind mes dy  energjie ?Poetët  thonë është  magjia e një tërheqja .Ndenja ,flaka,zjarri,vullkani,dielli,shpërthim sizmik ,mërrijmë te R.Bërsi që thoshte:Si trëndafil çel dashuria/Në mes te kopshtit tim/Dhe si një këngë bukuria
/S’më ndahet në udhëtim/Kjo bukuri mbi gjitha mbetet/Asgjë mbi dhe s’e tund
/Me mua ecën gjersa detet/Të thahen gjer në fund//Nuk thahen detet zemra ime
/Graniti nuk firon/Nuk ndalet rëra në udhëtime/
Se rëra veç vrapon…/Mbec me shëndet për ty ngre gotën
Mos u mërzit o shpirt!Sikur të bredh me këmbë botën/Të gjej, por vetëm prit…….
Autori P.J.Pali ka përshkruar momentet dashurore të një lidhje energjie mes dy të rinjve në fokus të kohës. Mbrojtja e vashës nga rrufeja,dështimi i saj,përfundimi i maturës  etj janë kujtesa të fakteve, që përfundojnë me  tallazet, që ngrihen në qiellin me re.
Shtetari në regjimin  e tij ngrihet në piramidën  e shtetit deri në një post ministri. Fryma e shtetit, do të ndjehet kudo dhe gjithkund ndër përndjekjet, që fillojnë te djaloshi ,që dashuronte vajzën e ministrit. Një lloj skenari melodramatik. Në fakt këtu nis edhe  konflikti,që përvijohet më tej. Kërcënimet,shantazhet:”Hiq dore je i vdekur, do ta pësosh”…,provokimet goditja dhe arrestimi e dërgimi në  burg sipas ligjit të kohës,fajtor pa faj. Çfarë ngjan,që e mbanë pezull  leximin? Rrëzimi i ministrit në kurthin e puçistëve të kohës. Aso kohe ngjarjet njihen dhe janë publike nga mediumet e 25 vjetëve të fundit, që kanë zbardhur gjithçka. Regjimi   po shqyente  në copa produktin  e vet. Pjesa e internimit në një zonë  të Labërisë përbënë edhe kohë vuajtjet. Diku në qyteza socialiste buzë lumit,strehuar në hangarët  e misrit ,banesa e ish -ministrit që dergjej në burg ,ndërsa familja persekutohej në fermë. Autori ka përshkruar me hollësi të gjithë përndjekjen  e kësaj  jete të vështirë. Sëmundjet, varfëria deri në tejskajë, paraqitja dy herë në ditë përpara operativit të zonës për apel, shtrëngesa e tjera ngado,kudo në çdo gjë,mos-lejimi  në spital pa lejen  e organeve përkatëse etj, deri në  vdekjen e një vashe të pafajshme,që do të thotë mërgimin e saj drejt qiellit të Zotit.
Një epitaf , do doja të gdhendja  përmbi varrin e një bukuroshe me këto fjalët ë Lasgushit “Fluturoi dhe shtërg’ i fundit, madhështor, me shpirt të gjorë,.. 
Autori P.J.Pali  tregon   se ka penë të mprehtë  për një material ,që ka ardhur nga jeta reale. Unë mendoj se  kjo është një novelë që  lexohet shpejt  dhe pa nënvlerësuar atë po bëjë disa vërejtje. Nga përpunimi  i një materiali shpesh nëse nuk shkohet në disa shosha,sëbashku me miellin ,ka edhe krunde. Duhej një gjuhë e pasur artistike me mjete letrare. Sidoqoftë novela ka një subjekt të gjetur mirë dhe kjo përbën boshtin kryesor të veprës. Është një novelë, që lexohet shpejt dhe të mbanë të ngërthyer deri në fletët e fundit.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ana vajza e sekretarit, Petraq Pali, Rrefim Jetesor

Kujtesë-Demaskimi i Xhevat Tarushes

May 30, 2016 by dgreca

Shkruan Simon Mirakaj/
Pse çfarë pret ti nga armiqtë?… të qajnë!
mirakaj_ekspozite4.jpg
GJAZE – LUSHNJE : Demaskimi ishte një metodë e përdorur nga sigurimi i shtetit si presion psikologjik ndaj të internuarve të zgjedhur për ta demaskuar, këta persona vinin nga shtresa e deklasuar siç na quanin ata njëkohësisht nëpërmjet këtij demaskimi bëhej presion e terror për të gjithë armiqtë e klasës. Sigurimi ne bashkpunim me organet e partisë kishin piketuar personin që do të demaskohej dhe e nxirrnin para kolektivit, njekohesisht kishin zgjedhur dhe njerzit të cilet do ta shanin me fjalët më banale e fyese armikun e popullit.
Në Gjaze ku unë banoja si i internuar, demaskuan një ish të internuar të quajtur Neshat Talo, ishte nga fshati Tren i Devollit, njeri punëtor rreth 60 vjeç njeri i ndershëm, por sekretarja e partisë Rita Vogli e ardhur nga drejtoria e fermes i thoshte :
– Fol, prano se ne të kemi incizuar e të kemi filmuar!
Sa bëhej gati të fliste i turreshin të porositurit me fjalet me banale tamam si zagarë. Kishim dëgjuar dhe për demaskimin që i ishte bërë në Grabjan, Tasim Spahisë, dhe një zonje të quajtur Tefta Tasi. Kishim dëgjuar që familjen Tasi mbasi kishin dalë nga mbledhja i kishin gjuajtur me gurë, njerëzit e porositur nga operativi i sigurimit, veprime si në mesjetë dhe Tefta Tasen e arrestojnë pak më vonë e denojnë me burg për agjitacion e propagandë. Në dimër apelin e darkes e bënim në oren 17, sapo u grumbulluam në orën e caktuar Vangjeli përgjegjesi i apelit që për hir të vërtetës ishte një djalë i ri por shumë i sjellshëm nuk të provokonte sigurisht që ishte njeri i besueshëm por ishte siç thashë shumë i sjellshëm sa apelin e kishim kthyer në humor, he thoshte : u mblodh ekipi i futbollit etj. Kur erdhen të gjithe na thote tani sic jemi drejt të kendi i kuq se ka mbledhje sektori, ne veshtruam njeri tjetrin, menduam se ndoshta do këtë ndonje arrestim, ata bënin lloje, lloje metodash për të ngjallur frike e terror. U nisem, salla pothuajse ishte mbushur plot. Në salle hyri Sekretari i Partisë së fermes Petraq Nushi, krye spiuni Nikolla Jani, sekretari i partisë së sektorit, kryetari i frontit, përgjegjesi i sektorit Rrapi Gjermeni një verdhacuk që duart e gjata i shkonin deri të gjunjët, ishte njeri shumë negativ etj. Sapo erdhen, salla filloi duke buçitur nga thirrjet Parti – Enver…, paria zuri vend në krye të tavolines e vendosur enkas për ta, një i ri i i partisë mori bustin e diktatorit dhe e vendosi mbi tavolinë.
Fjalen e mori shoku Rrapi i cili foli për realizimet e sektorit për sukseset por keto suksese që kemi arritur kerkojnë të na i përmbysin armiqte e klases që kemi ketu siç është Xhevat Tarusha. Kush është Xhevat Tarusha :thote sekretari i partise? Xhevati u ngrit në kembë, ai ishte ngjitur me mua, unë jam: thotë Xhevati i qetë, dil këtu armik i betuar, ne kemi shumë armiq por të gjitheve ua kemi shtypur e do t’ua shtypim kokën. Në këtë kohë kur Xhevati doli përpara sallës, hyri operativ Pllumbi, zuri vend te karriga e ruajtur për te. Xhevati kishte ardhe në Gjaze mbasi kishte bërë 15 vjet burg për tentative arratisjeje, ishte nga Rajca, kishte realizuar ikjen në moshe të re 17 vjeç por mbas një qendrimi disa mujor në Hetuesinë e Maqedonisë e kishin kthyer në kufi, ia kishin venë hekurat. – Hetuesi në Maqedoni, – me tregonte Xhevati – më thoshte se do të kthejme se po të ikni ju kush do ta nxjerrë kromin për ne?
Xhevati ishte njeri shumë punëtor e i ndershëm fliste me zë të ulët e duhej t’i rrije afër që ta merrje vesh se çfarë thoshte, kjo ishte karakteristikë e të burgosurve së bashku me mënyrën e të ecurit dhe e vetmja e metë ishte se e pinte duhanin shumë. Unë kisha shume miqesi me të, sigurisht mbasi u bindem që kemi të bëjme me një njeri të sigurt, që mund të flisje pa frike me të për cdo gje. Filluan ta akuzojnë për atë të cilen ai ishte denuar, ate që bëra thoshte; Xhevati unë e mora denimin… pusho mos fole…, tjetri nga salla i porositur e sulmonte duke e sharë: krimb haleje, mbase atij fillonte tjetri, gjendja në sallë ishte e rënduar, për ne ishte tmerr ta shikoje shokun tënd në ate gjendje e të mos ishe i zoti me e mbrojtë, unë dridhesha kur shikoja një lukuni ujqish e injorantesh që kenaqeshin duke share një njeri të pa fajshëm. Sa hapte gojën ai, i bërtiste Petraq Nushi, pastaj tjetri e tjetri. Po afronte ora 12 e natës kishim hyrë që në orën 17, Xhevati ishte mbas një lodhje nga puna dhe 7 orë në këmbë duke dëgjuar sharjet e fyrjet e banditëve. Skenari ishte pregatitë… more: thotë sekretari i partisë a ka ndonje shok ky që të na thotë ndonjë fjale për këtë armik? Ngrihet në këmbë Agron Qosja një qerrexhi që punonte në sektor: – Ky ka shok Simon Mirakajn!
– Kush është Simoni?
– Unë jam Simon Mirakaj …. e ngrihem në kembë, çfar ke për të thënë për Xhevatin? për armikun që kemi përballe!
– Unë çfarë kam për të thenë ? Unë kam për të thenë fjalet me të mira për të, e jam krenar që është shoku im. Ashtu ?
– Dil ketu shpejt se ti je më armik se ky.
Sokoli, Sazani, Tomorri, Dinja, Xheviti ishin mbrapa meje të ulur. Sokoli u ngrit në këmbë e iu drejtua me gisht parisë që drejtonte mbledhjen: – Kujdes mos shani, na arrestoni e bëni çfarë të doni por me sharje jo, se nuk dalim gjallë prej këtu, unë i kthehem Sokolit, i them: – Qetesohu se mua fjalet e ketyre me hyjnë nga njeri vesh e me dalin nga veshi tjeter, prandaj ulu, ne jemi mesuar me keta, se kanë 50 vjet që na shajnë, nëse do me lavdëronin atëhere do të me vinte keq mua dhe ty, e me buzë në gaz mbërrita afër Xhevatit, prania ime i dha zemer atij,një brigadiere vajzë që ishte në rreshtin e parë i thote Petraqit: – Shoku sekretar ky po qesh! -Petraqi i kethehet: – Pse çfarë pret ti nga armiqtë? të qajnë. He: kush ka për të thënë ndonjë gjë për këtë Simonin?
Pata fat se ora po shkonte 1 e natës, njerëzit ishin të lodhur e të nesërmen duhej të dilnim në punë, pritën nja dhjetë minuta, nuk foli kush, atëhere na u drejtua ne: – Hajde ikni e rrini urtë se ne ju shtypim kokën ashtu siç ua kemi shtypur të gjithë armiqve.
Xhevati për fat të keq nuk jeton më. Xhevati do kujtohet me respekt nga të gjithe ata që e kanë njohë si në burg edhe në kampin e internimit në Gjaze.

Filed Under: Histori Tagged With: i Xhevat Tarushes, Kujtesë-Demaskimi, Simon Mirakaj

Frederik Stamati, mjeshtri i restaurimeve

May 29, 2016 by dgreca

Mjeshtri Frederik Stamati ka merite edhe ne restaurimin e reformave te Trupave Vullnetare te Vatres/

stamat3TIRANË/ ATSH-N.Lena / – Frederik Stamati është një nga specialistët më në zë në fushën e restaurimeve të veprave antike dhe atyre historike të dëmtuara nga koha. Prej kohësh ai ka punuar në laboratorin e mirëmbajtjes dhe restaurimit. Numrohen me dhjetra objekte antike të dëmtuara që janë rindërtuar nga e para prej mjeshtrit Stamati. Ai ka marre pjesë edhe në restaurimin e  Muzeut Marubi, ku ka kaluar nëpër duart e tij riparimin e aparateve fotografike të mjeshtrit të madh. Stamati tregon pikërisht se si është ndërhyrë në këto makineri të vjetra të imazhit, për të pasur sot një ide se si ato kanë funksionuar.

“Gjithcka vinte jo e re si nga fabrika, por nga përdorimi i gjatë. Natyrisht që puna le gjurmët e saj mbi objekte. Ka patur edhe demtime të paisjes së studios. Por, me sa duket në ato kohëra nuk ka patur ndonje pikë të specializuar për riparime të aparateve fotografike dhe gjithcka, perfshirë edhe riparimet, jane bërë nga vet  Marubët. Pra, ky është një aspekt i jetës së studios. Gjatë restaurimit nuk u hoqën gjurmat e punës dhe të nderhyrjeve riparuese, por i konsideruam ato si pjesë e jetës së stamat2studios ,rrëfen Stamati dhe vazhdon. Psh, në foto duket nje aparat i vjetër, në të cilin ka pas qenë thyer drrasa. Është mbërthyer jo kushedi se me sa mjeshteri në aparat. Ja, duket në foto. Mund ta bënim të padukshme, por jo, e lamë ashtu, sic ka qenë riparuar dikur, duke marrë masat për të ndaluar proceset e korrozionit dhe të ndërhyrjeve të tjera ambientale.  Ka edhe raste të tjera ku duken ndërhyrjet riparuese direkt ne bllokun e lenteve. U ndoq po ky parim. Në foto duken edhe shumë brima në pjesën e drrasës. Janë ato që popullorçe i quajme si brimat e krimbave. Në gjuhën shkencore quhen brimat e fluturimit te brumbujve. Pra, aty nuk janë futur krimbat që kanë ngrënë drurin. Në natyrë ka shume brumbuj, të cilët janë “te specializuar” në ushqimin që hanë. Në vjeshtë femra pjell vezët në drurin që i pëlqen dhe ngordh. Kur ngrohet koha vezët çelin dhe krijohen larvat, të cilat hanë drurin dhe rriten gradualisht. Në ciklin e fundit të jetës ato transformohen në brumbuj brenda në dru dhe e hanë për të hapur vrimën dhe për të fluturuar në natyrë. Ne nuk e dimë se kur stamat1ka ndodhur kjo në aparatin fotografik. Sidoqoftë, në të ardhmen do të ndërmerren ndërhyrje me të thella konservuese për të bllokuar gjithcka që mund të jetë brenda dhe për të realizuar një paraqitje më të mirë. Provat u bënë dhe rruga është e zgjidhur” , thote  për këtë rast mjeshtri i restaurimeve Frederik Stamati.

Por, nga duart e tija kanë dalë në gjëndje krejt të riparuara shumë objekte antike dhe historike që sot ekspozohen në muzet tona. /a.ke/

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Frederik Stamati, mjeshtri i restaurimeve

Të zgjedhurit e De Biasit fitojnë miqësoren, mundin Katarin 3-1

May 29, 2016 by dgreca

Te zgjedhurit e De Biasit kanë arritë që ta fitojnë miqësoren me Katarin me rezultatin 3-1 në ndeshjen e së Dielës 29 Maj 2016.Në një ndeshje ku spikatën cilësitë individuale të shënuesve, por që zbuloi defekte në mbrojtje, Shqipëria ka arritur të kalojë më sukses testin e radhës gjatë fazës përgatitore para startimit të Francë 2016 duke mundur Katarin me rezultatin 3-1.

Kombëtarja kuqezi ka pësuar një gol të shpejtë, pasi pa kaluar minuta e dytë Abdelkarim Hassan ka kaluar në avantazh Katarin. Por avantazhi i tyre nuk ka mundur të zgjasë më tepër se 20 minuta, pasi në minutën e 23-të Arlind Ajeti ka barazuar shifrat.

Mbrojtësi kuqezi ka shfrytëzuar mjaft mirë krosin e dhënë nga Migjen Basha nga goditja e këndit dhe me anë të një goditjeje me këmbën e djathtë ka barazuar shifrat.

17 minuta më vonë Lenjani ka shfrytëzuar një dalje të gabuar të portierit të Katarit dhe me një lëvizje të mirë brenda zone e ka çuar topin në rrjetë. Armando Sadiku shënoi një supergol nga 20 metra distancë për kuqezinjtë në minutën e 54-t.

Filed Under: Sport Tagged With: 3 me 1, Katari, Kombetarja Shqiptare

Kosovë-Fshatrat historike Letnicë dhe Stubëll

May 29, 2016 by dgreca

-Kryeministri Isa Mustafa vizitë në komunën e Vitisë- atje ku u hap shkolla e para shqipe  në Kosovë dhe NënëTereza ka filluar misionin si murgeshë/

PRISHTINË, 28 Maj 2016/ Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qëndrimit dje në Komunën e Vitisë së bashku me kryetarin Sokol Haliti vizituan fshatrat Letnicë dhe Stubëll.

Pas kësaj vizite, kryeminsitri Kosovar në një postim në ‘facebook’ ka treguar:

Në Letnicë, vizituam edhe Kishën e Letnicës ku takuam shumë qytetarë dhe përfaqësuesit e klerit katolik. Kisha e Letnicës është një shtëpi e cila respektohet shumë, ka një të kaluar të pasur dhe historike për kulturën tonë dhe identitetit kombëtar. Vërejta me vëmendje kujdesin që bëhej ndaj kroatëve dhe të gjitha komuniteteve tjera. E veçanta e Kishës së Letnicës është se Nëna Tereza ka filluar misionin e saj si murgeshë nga ky vend.

Se Vitia është unike në kontributin dhënë kulturës, dijes, tolerancës dhe identitetit tonë vërtetohet se dy shkollat e para shqipe në Kosovë ishin nga Vitia. E para, shkolla e Stubllës, kishte mësues një famulltar. E dyta, kishte për mësues një hoxhë. Në Muzeun e Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë e cila drejtohej nga Don Mikel Tarabulluzi pamë brenda edhe figura historike të cilat kanë quar përpara gjenerata të tëra.

Ndërsa në njoftimin e dërguar nga zyra e shtypit e qeverisë së Kosovës theksohet:

Gjatë qëndrimit në Letnicë, kryeministri Mustafa ka vizituar Kishën e Letnicës dhe ka takuar shumë qytetarë dhe përfaqësuesit e klerit katolik.

Kryeministri Mustafa vlerësoi lartë pritjen që iu bë.

“Është një pritje dhe një nderim i veçantë. Për ne është gjë e mrekullueshme që gjendemi në një vend të shenjtë, në një shtëpi e cila respektohet shumë, e cila ka një të kaluar dhe një të tashme historike, sepse këtu kanë ndodhur ngjarje historike që lidhen me historinë dhe me kulturën tonë, që lidhen me luftën tonë çlirimtare, që lidhen me një përkrahje shumë të madhe dhënë luftës sonë për liri dhe pavarësi, dhe identitetit tonë kombëtar. Më vjen mirë që kujdesi është shumë i madh edhe për komunitetet tjera jo shqiptare, edhe kroatët dhe për të gjithë. Por më vjen mirë që është një vend që tregon për tolerancën tonë fetare, por edhe për lidhjen tonë të madhe dhe për përkushtimin tonë që të çojmë të gjitha proceset tona përpara me një mirëkuptim të madh dhe me një angazhim të vazhdueshëm”, theksoi kryeministri.

Don Kristë Gjergji tregoi historikun e Kishës, si dhe të vetë fshatit Letnicë, duke veçuar që pikërisht tek Kisha e Zonjës së Bekuar, Nëna Terezë ka filluar misionin e saj si murgeshë.

“Jemi në një vend të shenjtë, e cila quhet Kisha e Zonjës së Bekuar, kushtuar Nënës së Jezus Krishtit. Festa kryesore është me 15 gusht, ku në atë ditë bashkohen njerëz të ndryshëm, pelegrinë, të ndryshëm të besimit tonë krishterë por edhe të besimeve tjera, llogarisim prej 10 mijë deri në 15 mijë njerëz që vijnë në këtë vend dhe gjithnjë e kanë moton, “Po shkoj te nëna Zojë”. Në bashkëpunim me institucionet komunale, të gjitha drejtoritë na përgjigjen dhe mundohemi sa më mirë me i prit. Po ashtu ky vend njihet edhe si vend kroat. Në 2003  kemi festuar 700 vjetorin e ardhjes së kroatëve. Për fat të keq, luftërat e ish-Jugosllavisë, e tërë popullata 6 mijë e 500 kroatë janë shpërngul prej vitit 1992-1998. Në mënyrë sistematike janë shpërngulur përgjithësisht në Kroaci. Megjithatë kanë mbet pak kroatë, i kemi 33 kroatë. Kemi 670 shqiptarë të besimit katolik, i kemi edhe vëllezërit tanë, të cilët unë i quaj gjithmonë mysafir, refugjatë nga Maqedonia, afër 15 familje. Probleme të rënda nuk kemi, pos papunësia, varfëria, përndryshe e kalojmë jashtëzakonisht mirë. Është fshat multietnik. Gjuha zyrtare në Kishë është shqip dhe kroatisht, kemi çdo ditë meshë. Për festa i kemi dy mesha, në gjuhën kroate dhe shqipe. Njëkohësisht është me rëndësi që kjo kishë vizitohet prej njerëzve të ndryshëm, si brenda vendit, si nga shtetet përreth Kosovës, si në aspektin evropian por ka marrë përmasat ndërkombëtare, sepse njerëzit vijnë në kategori të ndryshme për bekim, me sëmundje të ndryshme psikike, fizike, djallëruese, çiftet martesore që nuk kanë mundësi me pas fëmijë dhe këtu ne i bekojmë, dhe në shumicën e rasteve kthehen shëndoshë e mirë.

Po ashtu vlen të përmendet edhe e Lumja Nëna Tereze, që është edhe viti i saj, që edhe kryeministri dhe ne të gjithë po mundohemi që sa më mirë të përgatitemi për këtë vit. Më 1928 këtu e ka fituar thirrjen e shenjtë dhe prej këtu e ka filluar misionin e vet si murgeshë, me përmasa botërore që ka dëshmuar dashurinë dhe gjithmonë e ka përmendur Zonjën e Bekuar e cila është 400 vite e vjetër, dhe supozohet që është prej nxënësit të Mikelangjelos, dhe  e Lumja Nëna Tereze gjithmonë e ka pas në mendje, shpirt, këtë Zonjë të Bekuar të Letnicës dhe për herë të fundit ka qenë në vitin 1988 këtu”, tha Gjergji.

Më pas, kryeministri Mustafa vizitoi Stubllën, ku u ndal në Muzeun e Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë e cila drejtohej nga Don Mikel Tarabulluzi, dhe ka takuar përfaqësuesit e fshatit si dhe të klerit katolik

Kryeministri Isa Mustafa u shpreh i nderuar që pa nga afër shkollën e parë shqipe.

“Ne të gjithë jemi të nderuar, edhe unë, edhe ministrat, edhe kabineti qeveritar që sot kemi rastin të jemi tek një shkollë e parë shqipe, burim i diturisë, një vënie e themeleve të gjuhës tonë dhe të shkrimit tonë, të mësimit tonë, që është e rëndësisë themelore. Ne mburremi me të gjithë patriotët tanë që kanë punuar, që i kanë dhënë frymë kësaj shkolle. Ne pamë brenda edhe figura historike të cilat kanë quar përpara gjenerata të tëra, të cilat kanë bajt dhe frymën shqipe dhe vullnetin tonë për liri. Prandaj, edhe për ne sot është një frymëzim i veçantë që të jemi këtu të vizitojmë këtë tempull të diturisë, tempull të fesë, dhe tempull të bashkësisë sonë, sepse të gjitha këto objekte, këta tempuj na bëjnë bashkë, na frymëzojnë dhe na çojnë përpara”, theksoi kryeministri Isa Mustafa.

Don Albert Jakaj falënderoi kryeministrin për vizitën.

“Stublla mburret me mësuesin e  parë të gjuhës shqipe, të Dom Mikel Tarabulluzit. Stublla si komunitet ka kontribuar shumë, qoftë në rrafshin kishtar, sepse është edhe vendlindja e Ipeshkvit tonë, imzot Dodë Gjergjit, Dom Lush Gjergjit dhe shumë priftërinjve tjerë. Është një fabrikë, një minierë e ashtuquajtur e thirrjeve meshtarake, por ka ndihmuar edhe në rrafshin kombëtar me shkollën e parë shqipe në Kosovë. Prandaj, falënderoj z. kryeministër në emër të komunitetit, në emër të drejtorit të shkollës, në emër të bashkëpunëtorëve, në emër të Stubllës, për kohën që ka gjetur të na vizitoj këtu në Stubëll”, theksoi Jakaj./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: dhe Stubëll, Kosovë-Fshatrat historike Letnicë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2770
  • 2771
  • 2772
  • 2773
  • 2774
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT