• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjithçka Tiranës

March 14, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Në emër të disa tiranistëve. Jo tironcave, festa pagane e ditës së verës është zhvendosur në kryeqytet. Dhe sot Tirana e shqiptarëve mu duk si ato pejzazhet në malet e Nepalit. Deri pemët e bulevardit me rripa shumëngjyrësh. Aq sa i gjori njeri, pyet veten. Çfarë zotin jemi ne shqiptarët. Paganë, katolikë, ortodoksë, muslimanë suni apo shee.??? Çfarë zotin jemi.? Dhe midis të tjerave ky entuziazëm politik, sportiv. Sikur kemi kapur majat. Ca foto groteske… Sidomos njëra përballë shkallëve të palara të një Universiteti. Të cilin ndër vite ia ndërruan e shqyen disa herë emrin. Duke i zhdukur shkencëtarët me marifetçinjtë e ideollogjisë dhe politikës. Çfarë zotin jemi ne shqiptarët, vërtetë?

Një pyetje tëpër e vështirë përballë paraqitjes sonë prej labirinthi.

Ato rrjetat e tenisit, kaq të përkohëshme. Dhe kaq të vështira për tu instaluar një herë e mirë për fëmijët shqiptarë. Përballë atyre shkallëve kaq zhul moti. Mirëpo ne bëjmë zhurmë. Zhurmë si ngahera. Fusha tenisi e pingpongu. Në krye të sheshit të madh. Me emrin e madh. Atë të Gonxhes së shqiptarëve, nënë Terezës. Megjithëse sfondi, janë ca shkallë të palara të një korpusi që vuan akoma ngrefosjen ideollogjike të tiranistëve. Të një supermeni që natën zihet studiove. Dhe ditën përkëdhel fëmijët.

Një foto flet më shumë se çdo analizë. Se çdo argumentim. Se çdo shfajësim apo sqarim publik, i tiranistit. Një foto zhuli shkallësh. Ajo tregon se sa mizerje është ideollogjia e tiranistëve. Se sa kancer për shoqërinë. Lum kush ka sy dhe e shikon. Lum kush nuk çmendet nga çmenduria e tiranistëve.

Për të larë një palë shkallë mjafton një bubuzhel uji. Që nuk kushton as më shumë e as më pak, njëqidnmijë lekë shqiptare. Të vjetra. Dhe do jo më shumë se 1 orë punë. Por tiranistët nuk kanë kohë për punë. Kanë kohë me bollëk për zhurmë.

Mu kujtua se vite më parë, një miku im i mirë, ra në spital. Shkova për ta shikuar. Pas asaj fryme të mirë shqiptare. Me një kanavoz në dorë. E gjeta mikun jo në shtrat, por në këmbë. Përjashta. I dhuroi spitalit njëqindmijë lekë, bleu zorrën dhe po e shtrinte me një punëtor të lodhur. Pavionit i erdhi uji. Kështu ështl në Shqipërinë e tiranistëve. Pacienti nuk shkon për tu shëruar. Por për të shëruar spitalin.

Dhe tjetra, nuk e di pse ky zell prej të marrësh. Dita e verës…, një festë familje. E misrave të zier, e revanisë me sherbet vende-vende. Dhe e Elbasanit me ballakomue e piknike në natyrë. Kjo është dita e verës. Një festë e izoluar dhe provinciale. Në kuptimin e mirë të fjalës. E verores dy ngjyrëshe në dorën e majtë. Jo festë e tiranistëvë. Lërjani Elbasanit. Ka edhe provinca gjëra të bukura. Ka vlera shumë. Lërjani Elbasanit të shikoni një festë shqiptare.

Dhe jo një festë tribush, si në malet e Nepalit.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Gjithçka Tiranës, Ilir Levonja

Alfons Grishaj në Sofrën Poetike të Diellit

March 14, 2016 by dgreca

Nga Alfons Grishaj/

 Haramxhinjtë/

 Të gjallë, por vdekur , jetë nuk japin kurrë !/

Haramxhinjëve , nuk mund tu thuash burrë. /

Bash prej kësaj rrace i “fuqishmi” kryetar,/

Amanita bisporigera* për Shqiptarë./

 

Rrekado e qymyrit me energinë diellore?!/

Bastardët e kohës prej t’ njëjtës dashnore./

Paguan populli i mjerë për një kodosh,/

E më pas zvarritet nga një kokë bosh…/

 

Fryhen në karrige të paudhët haramxhi ,

Që ferrin e Dantes e bënë Shqipëri.

Hilerojnë   sharlatanët e lerosur,

Apel diaspores për “jetën e pasosur”.

 

Tallen prej ikjes së popullit të mjerë…

Mos harroni !Karma do zbres n’ tyren derë.

  • Amanita bisporigera, është një këpurdhë e helmët, që po të hahet sjell vdekjen e ngadaltë . Të paktë janë ata që mbijetojnë pas konsumimit të kësaj këpurdhe. Biles, është pakëzuar dhe me emrin “Destroying angel”… Referenca është marrë nga libri “ What if ? “, i autorit Randall Munroe. 1 New York Times Bestseller .

Shpjegim i imi.

Jemi mësuar

Tërë jetën…

Jemi mësuar të fajsojmë të tjerët.

Dhe kur ata janë larg ,

Dhe kur janë afër,

Dhe kur nuk i njohim fare.

Fajsojmë fëmijët tanë,

Vëllezërit e motrat aty për rreth,

Barin e rritur shumë dhe pemët

kur nuk kanë gjeth.

Jemi mësuar ta fajsojmë nënën,

Dhe atë Zotin “mistrec” që ndrysh s’e bëri hënën!

Faji njeriut nuk është kurr faj,

Për sa kohë turpin e rrëkëllen si çaj.

 

Shkodrani i Vjetër/

 Me tespihe Shkodrani burrë

Mendon mbi gurin e latum,

Ça me thanë në jetën tjetër

Për kto vite që shkun si gurrë.

 

A me thanë si qe Shkodra

Me ato trima n’ at zaman,

Fush’, liqen,lumenj e kodra.

Bukurinë ka pas me nam.

 

Nuk ka ma trëndafila,

Lule vile , lule borë,

Lule sahat e as karafila.

Mjaft pak njerëz të përkorë.

 

Bash buzë njasaj ure

Që kulmon andja klasike,

Bariste vasha plot nure.

Sa e mistershme, sa magjike!

 

Rrugës së Bexhisteni

Një rregull ligj prej Zoti,

Barceleta gaz kuvendi

Sa prej syve qeshte loti.

 

Dhe syt i treti larg , larg …

Tespihe i lëshoi përdhe,

Patat i çuan në qiell varg

Në gji të qiellit përmbi re.

 

Ja , shih! Ylberi u ba urë.

Me dorë grish dashni e jetës,

Ajo vasha plot dritë e nurë.

Për në jetën e të vërtetës…

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: alfons Grishaj, Haramxhinjtë, Jemi mësuar, Shkodrani i Vjetër

Kosovë-Në Zhur nis festimi i Ditës së Verëzes

March 13, 2016 by dgreca

ZHUR, PRIZREN, 13 Mars 2016/ Në Zhur të Prizrenit, afër kufirit me Shqipërinë, fshatin më të madh në Kosovë, nisin festimet Ditës së Verëzes, që është si Dita e Verës në Elbasan e rajone tjera shqiptare.

Në ‘facebook’ të fshatit Zhur, që është edhe qendër bashkësie lokale, pak më parë është shkruar se, është data 13 Mars dhe herët në mëngjes përgaditen vezët e ziera, të cilat më vonë fëmijët i ngjyrosin dhe i zbukurojnë në mënyra të ndryshme.Ndërsa, shtohet më tej, rreth orës 10 paradite të rinjët dhe fëmijët dalin në zonat malore për rreth Zhurit ku edhe mbledhin lulen e parë që lulëzon në pranverën e hershme, luleborën.

Nënat zhurjane gatuajnë gatimin tradicional, flinë, si dhe shumë gatime të ndryshme pasiqë Dita e Verëzave ështe edhe dita e vizitave të shumta tek të afermit dhe familjarët, thekson njoftimi nga Zhuri./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: i Ditës së Verëzes, Kosovë-Në Zhur nis festimi

Kosovë- Presidentja Jahjaga në Jordani

March 13, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 13 Mars 2016/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua sot me Lartmadhërinë e Tij Mbretin Abdullah II të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në rajon dhe kontributin e dy shteteve në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Njoftimi i dërguar thekson se, Presidentja dhe Lartmadhëria e Tij poashtu iniciuan një marrëveshje ligjore për ndihmë të ndërsjellë në çështje penale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë Hashemite të Jordanisë që do të nënshkruhet nga autoritetet përgjegjëse së shpejti. Presidentja Jahjaga po qëndron në një vizitë dyditore në Aqaba, Jordani, për të marrë pjesë në një forum të nivelit të lartë ku do të trajtohen sfidat globale, përfshirë ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosovë- Presidentja Jahjaga, në Jordani

Filmi “Besa” shfaqet në Florida

March 13, 2016 by dgreca

Beqir SINA – New York/

Hebrejtë u mbrojtën me trimëri nga shqiptarët, një akt i pashembullt ky se si shqiptarët mbrojtën të hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. 
besa.png

  SARASOTA – FLORIDA : Filmi shqiptaro izraelitë  “Besa”, i cili flet për shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftë së Dytë Botërore, gjatë rrugëtimit nëpër festivale të ndryshme, në SHBA, pas New Yorkut, Los Angelos, Uashingtonit, Çikagos, Bostonit, Filadelfias, mbrriti këto ditë për të marrë pjesë edhe në  festivalin e filmit hebraik :”Jewish Film Festival of Sarasota-Manatee”, të Floridës, i cili nisi më 6 Mars dhe përfundoi ditën e diel më 13 Mars.
Me regji të Rachel Goslin, filmi flet mes të tjerash, për historinë e një shqiptari mysliman, të cilit i duhet të përmbushë premtimin ndaj një familjeje hebraike. Kjo është familja, që i ati e tij e ka strehuar gjatë luftës.
Producenti i filmit, Jason Williams ka thënë se ajo që e shtyu të bëjë një film të till, si filmi BESA- ka qenë rrefen ai një arsye e fortë, për t’u marrë me këtë dokumentar: “Filmi u bë shpjegon Williams, ngaqë ai ka një histori e cila është ndër ato historitë e jashtëzakonshme të cilën e di çdo shqiptar, por pjesa tjetër e botës nuk e ka dëgjuar kurrë. Është një ndër ato histori që duhet treguar, aq më tepër që është një histori e cila po harrohet.”
Një nga protagonistet e këtij filmi e mbijetuara e holokastit Johanna Newmann, tregon se ishte fare e vogël kur familja e saj mori  një vizë nga ambasada e Mbretit Zog në Berlin për të ardhur në Shqipëri, kohën kur Mbreti Zog urdhëroi të gjitha mabsadat shqiptare në Europë, të paisnin hebrenjët me pashaporta shqiptare me vizë për tu larguar. Familja, tregon ajo me një kthjelltësi nga mendja megjithse është e moshuar, mendonte se do të mund të udhëtonte nga Shqipëria për në Amerikë, por më 7 prill 1939 vendi u pushtua dhe ata u bllokuan dhe mbetën në Durrës.
Johanna, tregon në film se si familja u mbrojt nga shqiptarët. Por kur vendi u pushtua nga Gjermania, gjendja për hebrejtë në Shqipëri, thotë ajo u bë jashtëzakonisht e rrezikshme.
Personazhet e filmit tregojnë se :“Fakti është se jo vetëm populli shqiptar me bujari dhe trimëri shpëtoi hebrej gjatë luftës, por qeveria e tyre e asaj kohe bashkëpunoi me këta individë, që hebrejtë të mos kishin frikë se mund t’i dorëzonin tek gjermanët kur këta kishin pushtuar Shqipërinë. Pikërisht, ky bashkëpunim bëri të mundur që të gjithë ne të shpëtoheshim në Shqipëri.” tregon filmi Besa me producenti i filmit, Jason Williams dhe regji të Rachel Goslin.
Festivali i Filmit Hebraik, në Florida u zhvillua në bashkëpunim me organizatën e grave shqiptare në Amerikë, “Motrat Qiriazi” dhe Degën e Tampa Bay – Florida e Federatës PanShqiptare të Amerikës,VATRA, në bashkëpunim edhe me një qendër të komunitetit hebre në Sarasota Mantate – Florida.
  Në median sociale Facebook, Dega e Tampa Bay – Florida e Federatës PanShqiptare të Amerikës, njofton se Filmi Besa – The Promise, është shfaqur në Festivalin e Filmit të Hebrenjve, dhe aty është prezantua me krenari dhe dinjitet edhe Dr. Anna Kohen, një anëtare e një familje hebre, që ka pasur fatin të merret në mbrojtjen e shqiptarëve, ku ajo u rritë dhe u edukua si shqiptare .
Ky film-dokumentar, i cili përshkron vuajtjet e Hebrenjve gjatë Holocaustit, sikurse dhe mbrojtjen e paparë, që i bëri i gjithë populli Shqiptar pavaresisht besimeve të ndryshme fetare, thuhet se ishte pritur shumë mirë nga komuniteti shqiptarë në Florida.
Ata thonë se “ Kanë qenë shumë krenare për kulturën dhe traditat tona edhe pse një nga vendet më të vuajtura në Evropë , shqiptarët janë njohur për humanizmin dhe dashurinë, kodin e tyre Besën, i cili është nga më njerëzorët, duke vënë edhe jetën e tyre në rrezik për çdo njeri në nevojë, dhe u kërkon Besë”.
Në njoftim thuhet se spektatorët ishin edhe disa familjarë të atyre që mbijetuan krimet e asaj periudhe. “Të gjithë, të pranishmit u perlotuan në ato momente prekëse kur mesuan për Shqipërinë dhe traditat e shenjta shqiptare”, thuhet në njoftimin e Degës së Vatrës në Tampa Bay – Florida.
Të pranishmit, thuhet se me këtë rast përgëzuan përfaqesuesit e Vatrës në Tampa në fund të shfaqjes, duke shprehur atyre mirenjohje dhe respektin për të gjithë shqiptarët. Ngaqë, thonë ata historia na mëson që vetëm me dashuri dhe paqe mbijetohet çdo vështirësi, qoftë edhe si ajo e Holokaustit, ku humbën jetën mbi 6 milion hebrenjë.
Dihet se përgjatë Holokaustit Shqipëria, ishte i vetmi vend në Europë që mbrojti dhe strehoi të gjithë hebrenjtë që hynë në territorin e saj. Qindra familje shqiptare nga Shqipëria, dhe Kosova, janë njohur nga shteti i Izraelit dhe nga Yad Vashem, dhe u përzgjodhën për të marrë vlerësimin më të lartë, “Të drejtë midis popujve”.
  U deshën më shumë se 50 vjet, që ky akt i këtyre familjejeve të njihej dhe vlerësohej.
  Mbasi sistemi komunist e zbehu komunikimin dhe pavarësisht kontakteve, dhe kjo lidhje nuk vazhdoi gjatë. Ajo që bie në sy në shumë tituj gazetash ndërkombëtare, sot është fakti se  bëhet fjalë pavarësisht besimeve fetare, muslimane, katolike, ortodokse, e tjerë, ishin shqiptarët ata që strehuan dhe shpëtuan më shumë hebrenj në Shqipërinë e asaj kohe.
Besa_Poster.jpg

12075010_961312953953863_7379171502053239270_n.jpg

12804749_961308423954316_2218932072540941055_n.jpg

12801309_961311413954017_3278681349692975662_n.jpg

1914673_961904520561373_364378411028087921_n.jpg

12809649_961308430620982_358061568839862234_n.jpg

12832304_961311527287339_4017621604543904746_n.jpg

12814739_961311730620652_1744952781991959355_n.jpg

718_951612628257229_6293531754040399912_n.jpg

12832501_961308510620974_1130978820972574296_n.jpg

img_0477-e1390835871838.jpg

12802901_961308373954321_1984297350620675319_n.jpg

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Filmi Besa, ne Florida, shfaqet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3001
  • 3002
  • 3003
  • 3004
  • 3005
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT