• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SACEUR VISITS NATO HEADQUARTERS IN KOSOVO

February 4, 2016 by dgreca

PRISTINA, 4 FEB 2016. During a two day visit to NATO Headquarters in Pristina, General Philip M. Breedlove, the Supreme Allied Commander Europe, met with Kosovo Force troops highlighting NATO’s continued commitment to the stability of Kosovo’s future.
General Breedlove was briefed by Major General Luigi Guglielmo Miglietta, KFOR Commander and the international HQ Staff on the latest developments in the current security situation in Kosovo and in the Balkans region.
“It’s very encouraging to see how KFOR’s contribution to the stability of the security situation here has provided the time and space needed for so much progress. Certainly there is still plenty left to be done but the progress has been notable,” stated Breedlove.
General Breedlove had two very informative and useful meetings with several ambassadors of contributing Nations to KFOR mission, as well as the Representatives of the International Community: EU, UNMIK, OSCE and EULEX.
“As Kosovo steps forward and embraces its own future, NATO will remain committed to doing its part to contribute to stability here,” added Breedlove. “We will retain a flexible, deterrent presence and will make changes only when the security situation allows.”
Later in the afternoon, General Breedlove met with the President of Kosovo and the Prime Minister. They expressed appreciation to General Breedlove for the significant contribution made by KFOR’ soldiers in maintaining security and stability in Kosovo.
“KFOR continues to contribute towards maintaining a safe and secure environment in Kosovo and freedom of movement for all,” said Breedlove.
On completion of the tour General Breedlove took the opportunity to have breakfast with troops and leaders.
“I want to thank each and everyone one of your for all the hard work you are doing here, we would not be successful without your dedication and effort,” said Breedlove.

Filed Under: Kronike Tagged With: HEADQUARTERS, in Kosovo, SACEUR VISITS NATO

Kosovë-NATO, Jahjaga kërkon vendosjen e marrëdhënieve formale

February 4, 2016 by dgreca

-Kryeministri Mustafa: Kosova e përkushtuar në rrugën e saj euroatlantike. Komandanti Suprem i NATO-s, Gjenerali Philip Breedlove viziton Kosovën/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 4 Shkurt 2016/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur sot pasdite në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë, gjeneralin Philip Breedlove, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend, situatën dhe sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon, transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe procesin e integrimit të vendit në NATO.
Presidentja Jahjaga falënderoi gjeneralin Breedlove për kontributin e mijëra ushtarëve të rreshtuar në KFOR për të krijuar ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë që u ka mundësuar institucioneve dhe qytetarëve të vendit të ndërtojnë një shtet demokratik dhe funksional.
Presidentja Jahjaga kërkoi gjithashtu vendosjen e marrëdhënieve formale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s si përmbushje e aspiratave të vendit për të realizuar integrimin euroatlantik dhe anëtarësimin eventual në NATO, bën të ditur njoftimi dërguar nga Presidenca kosovare.
Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të enjten në takim Komandantin Suprem të NATO-s, Gjeneralin Philip M. Breedlove.
Njoftimi dërguar nga Kryeministria thekson se, duke e falënderuar për përkrahjen e tij dhe të NATO-s për Kosovën, kryeministri Mustafa, shprehu vlerësimet më të larta të qytetarëve për kontributin e KFOR-it për proceset në Kosovë.
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, e njoftoi Gjeneralin Breedlove për progresin që po arrihet në Kosovë në avancimin e gjendjes së sigurisë, për proceset integruese evropiane, zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjor dhe reformat tjera.
Më tej, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin dhe rezultatet konkrete të Kosovës në luftën kundër radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizmit dhe hapat e mëtejmë në kuadër të luftës së përbashkët të koalicionit global kundër këtyre dukurive.
Gjatë takimit u bisedua edhe për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa, theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit dhe dialogut politik me NATO-n.
“Populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara në rrugën e tyre euroatlantike dhe ky proces nuk ka alternativë tjetër për Kosovën”, tha kryeministri Isa Mustafa.
Komandanti Suprem i NATO-s, Gjeneralin Philip M. Breedlove, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur optimizmin e tij për zhvillimet e mëtejshme.
Gjenerali Breedlove, po ashtu, shprehu përkrahje për Kosovën në hapat e ardhshëm, duke vlerësuar lidershipin e Qeverisë së Kosovës dhe fokusimin e saj në zhvillimin ekonomik dhe proceset tjera zhvillimore.
Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, Gjenerali Philip Breedlove po viziton sot Kosovën.
Nga Shtabi qendror i KFOR-it, Zyra për marrëdhënie me pvublikun, në njoftimin e dërguar, përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të marrin pjesë sot në një konferencë për shtyp me Gjeneralin Philip Breedlove, Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), dhe Gjeneral Majorin Guglielmo Luigi Miglietta, Komandant i Forcës së Kosovës (COMKFOR) në shtabin qendror të KFOR-it, kampin “Film City”, në Prishtinë.
Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë do të ndajnë informacione me gazetarët mbi misionin e KFOR-it në Kosovë dhe operacionet e NATO-s.
Aktualisht, KFOR-in e përbëjnë 5000 trupa nga 31 vende. Pjesëtarët dhe partnerët e NATO-s, nën mandatin e Kombeve të Bashkuara (OKB-së), vazhdojnë përpjekjet e tyre për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt e liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Jahjaga kërkon, Kosovë-NATO, marrëdhënieve formale, vendosjen e

Flet Dr. Valbona Zeneli Drejtoresha e studimeve në George C. Marshall

February 4, 2016 by dgreca

Moto e Valbones lidhur me edukimin eshte “edukimi i vazhdueshëm nuk është opsion por domosdoshmëri”./
Nga Liliana PERE/
Valbona e lindur në ne qytetin e bukur te Durrësit të ngjason si sirenat e detit që lundrojne përmbi valët,e qete e bukur mbi e kaltërsine dhe thellësine e detit.Jeta,diplomimi ishkelqyer,sukseset,ngjasojnë si nje det i gjerë plot me ëndra të realizuara.
Ajo rritet si intelekt, si profesion, merr dimesione…çdo ditë dhe puna e suksesshme i kapërxen kufijtë e vendit, e fortë , e paepur, me epërsi dhe pontecial te fortë intelektual, si lartesia dhe gjatesia e vales…. me angazhimet e saj te mëdha akademike, dhe studiuese ne problemet e Sigurise në Qendren prestigjioze “’Marshall””……..
U largua nga Shqiperia ne vitin 1996 kur ishte veteë 18 vjece drejt Italisë per të kryer studimet universitare. I kujton ende me emocion ditët e para ne Bologna pasi ishte hera e parë qe udhëtonte drejt nje vendi perëndimor, por edhe emocionet e prinderve që po largonin vajzën larg shtepisë per herë te parë. Kjo eshtë historia e shumë studentëve shqiptarë qe u larguan me një etje per nje edukim më te mire jashtë vendit.
Valbona përfundoi studimet me medalje ari për ekonomi dhe biznes dhe Diplomohet në Universitetin e Bolonjës në vitin 2001, (me vleresim 110/110)
Ajo u diplomua ne Shkencën për administrim biznesi nga Universiteti i Bolonjës, Itali, ku ajo u diplomua me nderime (2001)
Valbona Zeneli diplomohet në Programin Leaders në Qendrën Marshall në Studime të Sigurisë (2003) International .
Valbona me pas zoteron nje studimdiplomë pasuniversitare në fushën e marketingut ndërkombëtar në Universitetin Georgetown, Washington DC (2006 ).
Dr. Zeneli mban një diplomë doktori i shkencave (PhD) në ekonomi politike në Universitetin e Studimeve “Aldo Moro”, Bari, Itali (2011), studime për politika ekonomike, sërish në Itali.
D. Valbona Zeneli eshet e diplomuar ne Universitetit Kennedy School of Government programit të Arsimit Ekzekutiv (2009) e Harvardit, ndërsa më pas, një sërë specializimesh në Berlin e Mynih, në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit, studimet pasuniversitare ne Georgetown University në Washington
Ne Shqiperi ajo ka punuar ne institucione te rendesishme.
Valbona Zeneli ishte një profesor i ekonomisë ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës nga 2009-2011 dhe profesor i asociuar në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë nga 2006-2011.
Nga 2003-2005, Dr. Zeneli ka shërbyer si shef i protokollit dhe këshilltar ekonomik i kryeministrit shqiptar. Para kësaj, ajo ka punuar si këshilltar i ministrit të ekonomisë së Shqipërisë nga 2002-2003. Ajo gjithashtu ka punuar në sektorin privat ne kompanitë në fushën e marketingut dhe marrëdhënieve ndërkombëtare .
Rruga e jetës dhe e suksesit qe ka ndjekur Valbona nuk ka qenë e lehtë . Arritjet e saj te suksesshme kanë dashur shumë mund, punë , lodhje pagjumesi dhe sakrifica, për te arritur këtu ku ajo eshte sot , ashtu sic nuk ështe e lehtë per askënd te realizojë endrrat dhe synimet e veta.
Ajo mendon se duhen tre gjëra per te arritur suksesin: Pune, studim dhe pune…permanente këembëngulje, cilesore.
Aktualisht Valbona Zeneli,është eksperte e çështjeve të sigurisë, për vëndët e Evropës Juglindore.
Valbona Zeneli eshte prej 4 vitesh e gjysem pedagoge e studimeve te sigurise ne George C. Marshall European Center for Security Study (Qendra Europiane e Studimeve te Sigurise George Marshall), nje institucion i Departamentit Amerikan te Mbrojtjes dhe Ministrise se Mbrojtes Gjermane.Prej nje viti ajo eshte e Drejtoreshë e programit te Detit te Zi dhe Eurazise.
Per Valbonën njohja me Marshall Center filloi 13 vjet me pare, e vitin 2003, kur ishte e ulur ne ato auditorë si studente. Ishte nje sukses e fat i madh te kthehej disa vite me vonë, si pedagoge ne kete institucion te mirenjohur.
Ne moshen 37 vjeçare eshte Doktore Shkencash për Ekonomi Politike Ndërkombëtare, e vetmja pedagoge shqiptare në nje institucion kaq prestigjoz si Marshall Center, autore e dhjetëra artikujve shkencorë ekonomikë dhe politikë dhe lektore në disa institucione ndërkombëtare, kjo ka ndodhur edhe sepse ka pasur mbështetje.
Sigurisht ka edhe mbështjetje, sidomos nga familja. E thote hapur qe nuk do te kishte arritur asgjë po te mos ishte mbështetur nga prindërit dhe bashkëshorti në cdo moment. Nëse pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë, pas një gruaje të suksesshme qëndron një ekip i tërë”,
****
Ndiqni bashkebisedimin ju lutem
***
E dashur Bona , Tek ju është sinjikative , bukuria,pontenciali intelektual, kultura e trashëguar, ambicja per t’u rritur profesionalisht, mirë formimi juaj , udherrefyese ka shërbyer familja dhe origjina juaj, ?
***
Mendoj se po.Vendlindja ime eshte Durresi, Jam krenare per origjinen time Shkodrane. E dua shume Shkodren, megjithese nuk kam jetuar asnjeherë atje dhe pak e kam vizituar.Ndoshta është lidhur me faktin qe jam rritur nga gjysherit e mij te mrekullueshëm shkodranë, dhe kam ende ne vesh dialektin e tyre te bukur.
Gjate kohes qe prinderit e mij shërbenin ne Kukës, kam pasur fatin e madh te rritem nga te kater gjysherit e mij. Kam qënë me fat se kam qënë mbesa e parë në familje e te gjitha tezet, dajat e xhaxhallerët më janë përkushtuar, por nuk jam rritur e llastuar, perkundrazi. Kujtoj nje femijëri shumë te bukur e me shumë shumë dashuri. Jane me fat femijet qe kane prezencen e gjysherve ne rritje, eshte dicka e papershkrueshme me fjale shenja qe ata lene ne formimin e karakterit te nje personi.
Familja e mamit ka origjine Durrsake dhe Tiranase. Ne studimet qe kam bere kam ndjekur gjurmet e gjyshit tim nga mami qe kishte mbaruar studimet per ekonomi ne Itali para clirimit. Ndersa gjyshja nga mami ka qene shoqja e saj me e mirë, nje grua jashtezakonisht e bukur, elegante, dhe perherë e qeshur.

Gjysherit e mi kane pasur nje ndikim te jashtëzakonshem ne formimin tim. Historite e bukura, perkujdesja, dashuria dhe mesimet e tyre me udheheqin ne jete. Mësimi kryesor eshte ai I te mbeturit e thjeshte, mirenjohëse e gjithmone me kembe ne toke.
***
Dr Valbona, A ka qënë e veshtirë vendimarja per ju , familjen, për tu larguar nga vëndi, dhe per t’u diplomuar ne nje universitet ne vënd te huaj me nje shoqëri te hapur, e me culturë paksa ndryshe nga e jona ?
***
Po sigurisht. U largova nga Shqiperia ne vitin 1996 për te kryer studimet universitare ne Itali ne qytetin Bologna . Ishte nje emocion I forte dhe nje dhimbje perzjerë me krenari, si per mua dhe prinderit e mij, pasi ishte hera e pare qe udhetonte drejt nje vendi perendimor. Kjo eshte historia e shume studenteve shqiptare qe u larguan me nje etje per nje edukim me te mire jashte vendit.
Kujtoj kur prindërit po largoheshin mbas disa ditësh qe isha regjistruar ne universitet, Lushi, ime me, kur po perqafoheshin ne stacion te trenit hoqi nje unaze te vogel te saj nga gishti dhe ma dha mua. Ajo unaze kishte nje vlere te madhe qe perfaqesonte besimin qe prinderit kishin tek une…dhe me solli shume fat. Tani qe jam nëna e nje djali 9 vjec, Darios, e kuptoj cdo te thote te jesh prind e sa eshte e veshtire ti dergosh larg. E po flasim per vitin 1996, nuk ishte koha e celularit, internetit, skypit e metodave te tjera qe i bejne njerezit te jene afer. Ishte koha kur pjesa me e madhe e bursës se studimit shkonte per fatura telefoni gjate shqetesimeve te medha te viteve te veshtira 1997-1998.
Ne Itali u rrita, duke marre me te mirën e asaj shoqërie te hapur e me culture. Atehere, kur une isha shumë e vogël për te kuptuar botën, e më duhej të merrja vendime vetë, e vetmja gjë që më udhëhiqte ishte mendimi i besimit te madh qe prinderit kishin tek une. Deshiroja vec ti beja ata krenare.
Përfundoi studimet me medalje ari për ekonomi dhe biznes në Universitetin e Bolonjës në vitin 2001, (me vleresim 110/110) ndërsa më pas, një sërë specializimesh në Berlin e Mynih, në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit, studimet pasuniversitare

***
E dashur Bona. Nga biseda mësova,se keni nje edukim me ndjenjen e punes , te mirenjohjes, nje disipline absolute , nje orientim te mire per jeten, sa kostante ka qëne suporti i prindërve dhe bashkeshortit tuaj ,si dhe i kolegeve tuaj ne karrierrën tuaj te suksesshme, si në Shqipëri dhe më pas në Gjermani?
***
Prindërit më kanë mbështetur e përkrahur në çdo moment ashtu siç vetëm prindërit dinë ta bëjnë ketë gjë, me dashuri, shumë impenjim, e sakricica. Ata janë tashme jo vetem idhujt e mij por edhe idhujt e Darios.  
Suksesi nuk arrihet dot vetem. Ime më Lushi, ka sakrifikuar ne nje fare menyre karrieren e saj per ten a ndenjur ne cdo moment afer mua dhe motres sime. Prinderit me ndihmojne ne cdo moment edhe sot qe une jam shpesh ne levizje, duke u kujdesur per Darion.
Per cdo vajze eshte shume e rendesishme besimi dhe suporti qe merr nga prinderit, sidomos nga babai.Kjo ndikon ne menyren si e nderton jeten, ajo cka kerkon nga vetja dhe ambienti. Im ate Bashkimi eshte kryesori qe ka ndikuar ne ecjen time perpara, ai i ka dhene jete enderrave te mija.Dhe pastaj sigurisht mbeshtetja qe kam marre nga bashkeshorti.

Nje mikja ime e mire amerikane me thote gjithmone “ vetem meshkujt e sigurte ne vete, perkrahin bashkeshortet e tyre ne ngritjen e tyre profesionale”. E une jam me fat qe kam nje bashkeshort te tillë ne krah, Iglin.Une dhe Igli jemi kritikët me te medhenj te njeri tjetrit, por edhe perkrahesit me te forte.

Dario, qe eshte 9 vjec e gjysem eshte frymezimi im. Cdo njeri behet me I mire, me I kuptueshem, me human e social kur behet me femije. Eshte nje femije I mrekullueshem qe na ben krenar cdo dite, cdo minute. Ai eshte arritja me e madhe e imja. Nese do arrij ti transmetoj Darios ate qe une kam marre nga prinderit dhe gjysherit e mij, atehere do te kem arritur dicka te rendesishme ne jete.

Kam edhe nje mbese dhe nip te vogel te mrekullueshem qe me japing nj lumturi te madhe, Caterina dhe Alvise, femijet e motres time Rudina, te cilet jetojne ne Itali, kunati im eshte Italian.
I jam mirenjohese edhe shume mentoreve ne karrieren time qe me kane perkrahur, profesore, kolege te cilet kane besuar tek potencialet e mija.
** *
Dr Valbon. C’fare perben Qendra e Studimeve të Sigurisë, George C. Marshall, institucion me nje reputacion te madh, dhe cilat jane fushat e studimit ne Qëndrën Marshall?
***
Misioni i Qendres Marshall, si nje instrument vital i bashkepunimit Amerikane-Gjerman eshte te promovoje dialogun dhe mirëkuptimin në botë, përmes bashkëpunimit, besimit dhe forcimit të institucioneve demokratike.
Vazhdoj prej 4 vitesh e gjysem pedagoge e studimeve te sigurise ne George C. Marshall European Center for Security Study (Qendra Europiane e Studimeve te Sigurise George Marshall), nje institucion i Departamentit Amerikan te Mbrojtjes dhe Ministrise se Mbrojtes Gjermane.Prej nje viti ajo eshte e Drejtoreshe e programit te Detit te Zi dhe Eurazise. Ne Qendren Marshall zhvillohen një sërë programesh unike për të ndihmuar edukimin dhe rritjen e kapaciteteve, te liderevenga Amerika, Europa dhe Euroazia. Kjo behet permes nje shumellojshmeri programesh unike te cilet perfshijne zyrtare nga me shume se 100 vende te botes.
***
Dr Valbona, Nje kuriozitet dhe njohje per lexuesin,cilët jane studentët qe marrin pjese ne kete qender studimi ?Aka student nga personalitetet boterore, perfshi ketu edhe me origjine shqiptare ?
***
Metoda e mesimdhenjes ne kete qender studimi eshte bashkepunuesuese dhe shume active. Studentet vijne nga 137 vende te ndryshme te botes tsh.me te botes .Qendra ka ka 9000 te diplomuar dhe 300-ish student sot jane zyrtare te larte te Nato-s
Rreth 200 studente jane diplomuar nga Shqiperia, perfshire ministra , deputete . diplomate , ushtarake, te larte.
Prezenca eshe shume e madhe nderkombetare, ndahen praktikat , shkembehen vlerat, dhe forcohet bashkepunimi.Une kam pergjegjesine, dhe fatin qe te jem e para pedagoge nga shqiperia, pas 8 vitesh qe isha studente ketu .
***
Dr Valbona. Aktiviteti juaj ne lidhje me aktivitetin professional te sigurise eshte unik brenda programit, apo dhe jashte qëndës dhe ne vende te tjera?
***

Pjese e punes time e shte dhe pjsmarrja active ne Konferenca, leksione, e semiare jane te perditshme ne Marshall Center. Udhetoj shpesh ne vendet e Ballkanit, por sidomos tani qe drejtoj programin e Detit te Zi dhe Euroazise, qe perfshin 11 vende, udhetoj shpesh ne keto vende, duke perfshire vende si Ukraine qe jane ne qender te vemendjes europiane e me gjere ne lidhje me sfidat e sigurise.

Jam lektore e rregullt ne disa Universitete ne Amerike, por edhe ne Akademi Ushtarake e Diplomatike ne disa vende ne Europe.
Botimet jane pjese e punes time. Per mua eshte nje kenaqesi dhe nje nder qe te shpreh pikepamjet dhe idete e mija ne shtypin nderkombetar ne lidhje me ceshtje te rendesishme te sigurise, qofte ajo ekonomike, rajonale apo te tjera ceshtje. Pervec revistave te ndryshme shkencore, jam e nderuar te jem pjese e autoreve te prestigjozeve si The Diplomat, the Globalist; Modern Diplomacy etj.
***
E dashur Valbona . Si arritët të jeni pjese e stafit Akademik te kesaj qëndre prestigjioze, e cila përputhet dhe formimin tuaj te shkelqyer dhe integritetn e lartë professional që keni, dicka më teper per njohje per lexuesit ju lutem ?
***
Kualifikimi i Stafit te qendres Marshall eshte shume I larte.Pedagoget vijne nga vende prtnere si SHBA, Gjermania , Zvicra,Italia, Kanadaja, Te jesh ne mes profesionistesh, per mua eshte nje experience e cmuar.Une jam perzgjedhur me nje process konkurimi dhe seleksionimi. Qendra Marshall nuk ofrton vetem studime.Ajo shkon ne vende te cilat kane nevoje per ekspertizen e saj .Ne fillim te shtator. Nje takim I dobishem eshte organizuar dhe ne Tirane Nje koference te suksesshme per luften kunder korrupsionit.
***
Dr Valbona.Sot bota eshtë e perfshirë në me politikat e globalizimit dhe te sigurisë , Shqiperia eshte pjesë e këtyre politikave me aderimin e saj ne Nato, eksperienca juaj e vyer është nje impuls integrimi për vëndin ?
***
Jam lektore e rregullt ne disa Universitete ne Amerike, por edhe ne Akademi Ushtarake e Diplomatike ne disa vende ne Europe.Kjo me sherben mua per te pasuruar njohurite, per ti implementuar ato ne nje te ardhme per sigurine globale , dhe te bejme ate qe duhet bere me mire per jetesen dhe paqen ne boten globale duke qene dhe ne pjese e saj. Shkembimi I kultuarve me homologe te vendeve te ndryshme eshte nje experience tjeter shume e dobishme per mua dhe vendin tim.

Ne botimet e mija qe jane pjese e punes time une shpreh dhe ndaj mendimet idete e mija dhe deshiroj ti bej ato motivim per te gjithe per punen e tyre . Per mua eshte nje kenaqesi dhe nje nder qe te shpreh pikepamjet dhe idete e mija ne shtypin nderkombetar ne lidhje me ceshtje te rendesishme te sigurise, qofte ajo ekonomike, rajonale apo te tjera ceshtje. Pervec revistave te ndryshme shkencore, jam e nderuar te jem pjese autoreve te prestigjozeve si The Diplomat, the Globalist; Modern Diplomacy etj. Interesat kërkimore Valbona Zeneli ‘shtrihet në çështje të ndryshme të sigurisë evropiane dhe transatlantike, me theks në Lindore dhe Juglindore Evropë, siguri ekonomike, tregtinë ndërkombëtare dhe të zhvillimit; qeverisjen e mirë dhe kundër korrupsionit, si dhe reforma e sektorit të sigurisë.

**
Doktore Zeneli
Ju pyes si eksperte e çështjeve të sigurisë, , tërheqja e investimeve të huaja është një sfidë e vështirë dhe ka të bëjë në radhë të parë me forcën e institucioneve të çdo vendi.në ç’mënyrë i largon korrupsioni investitorët e huaj?
***
Korrupsioni lulëzon aty ku institucionet janë të dobëta dhe nuk vepron shteti ligjor, fenomeni i korrupsionit shihet si një rreth vicioz, për të cilin nëse nuk ka një qeverisje që e lufton për ta kthyer në rreth virtuoz, ai kthehet në një gangrenë për vendin, nuk ekziston një formulë e qartë për të luftuar korrupsionin, por thekson si të domosdoshëm forcimin e shtetit ligjor. Tërheqja e investimeve të huaja është një sfidë e vështirë dhe ka të bëjë në radhë të parë me forcën e institucioneve të çdo vendi.
Dhe mungesa e performances se institucioneve, si dhe renditja e Shqiperise ne tabela korruptive i largon korrupsioni investitorët e huaj.
C’do investitor sigurisht I ben llogarite mire, kur niset te investoje ne vendin tone. Eshte I domosdoshem stabiliteti ekonomik, funksionimi I shtetit ligjor ,
Ulja e korrupsionit ne nivelin 0 . Ndryshe askush nuk investon kur nuk ka siguri .

***
Dr Valbona. Cfare mendimi keni per gjithpërfshirjen e gruas, dhe pozicionin e saj sot, e cila lë per te dëshiruar shoqerine tonë maskiliste? Ne vitin 2014 keni botuar nje artikull qe eshte konsideruar si 10 me te miret ndërkombetarisht, tek The Globalis, dicka me tepër ju lutem?
***

Fuqizimi e grave ështe si një hap i drejtë dhe i mençur, qe liderët duhet ta keni pjesë te vizionit te tyre qeverises. Presidenti Obama eshte duke e shtyre fort axhenden e barazise gjinore, duke filluar me Ameriken, duke marre masa konkrete jo vetem per perfaqesim te madhe te grave ne politike, biznes e vendimarrje, por edhe duke shtyre drejt barazine ne paga ne sektorin privat.
Une jam per shance te barabarta konkurence midis grave dhe burrave, jam ne parim kundër kuaotave rozë qe lejojne disa hapesira për gratë sidomos ne politikë, megjithëse ndonjehere ato duhen për te ndryshuar mentalitetin.
Me te gjitha arritjet qe nuk duhen mohuar, ne Shqiperi apo në vendet e tjera te rajonit ka shume pengesa te vëna nga shoqeria, varferia, media, mungesa e mbeshtetjes sociale apo e edukimit cilesor. Shqipëria mbetet ende në fund të vendeve të rajonit, në
vendin e 83-të nga 142 vende të marra në konsideratë nga raporti i barazisë gjinore të Forumit Ekonomik Botëror.

Nuk duhet te harrohen edhe pengesat e barrierat psikologjike qe vete grate i vendosin vetes, stigmatizimi qe vjen nga shoqeria, apo nga mos-mbeshtetja edhe brenda grupit.
Per sa i përket arritjeve arsimore, 60 perqind e personave qe mbarojne studimet universitare jane femra. Por arrin një çaste ato ndeshen me një tavan qelqi, një tavan, i cili bëhet më i vështirë nga nga bota mashkullore dhe nga shoqeria ne pergjithesi.Shpesh ekziston stereiotipi se “kush ben karrierë, nuk ka kohe për familje”.Grate jane te zonjat te bejne gjithcka, te kene familje te shendosha e te jene drejtuese e vendimarrese te zonjat. Mendimet e tyre jane reflektuese te gjysmes se shoqerise, e prandaj duhet te degjohen, por edhe grate duhet te flasin me fort e te jene te bashkuara. Perfaqesimi i tyre thjesht ne numra, dëmton kauzen e barazise gjinore, duke derguar mesazhet jo te duhura vajzave te reja dhe shoqerise ne pergjithesi.

Me pëlqen te qendroj larg slloganeve feministe, po gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë botërore, e pra fuqizimi i tyre ekonomik e politik nuk do të ishte në avantazh vetëm të grave, por të gjithëve.  E kjo nuk është retorike, por e bazuar në fakte e studime, ku çdo përfshirje rrit të ardhurat kombëtare, përmirëson cilësinë e jetesës dhe zhvillimit social.  Më shumë duhet bërë në Shqipëri për fuqizimin e gruas në politikë, kjo është përgjegjësi e të gjithëve që kanë një zë në shoqërinë shqiptare. Me një fjalë flitet shumë e nuk bëhet sa duhet e shpesh matet vetëm me përqindje.
***

E dashur Valbona Sa I mungon shqiperia Valbonës , dhe cilat jane lidhjet që mbani ju me vëndin tuaj ?
***

Tirana eshte qyteti im I dashur. E kam afër dhe larg, sapo ndez kompjuterin ne mëngjez e para punë dua të azhonohem me lajmet nga Shqipëria. Sot teknologjia ka ecur kaq shume , sa shikohesh , dhe flet sikur I ke prnë njerezit e tu.

***
DR Valbona:Ne fund kam një Falenderim per Organizaten Gruaja Shqiptare ne Botë dhe ne menyre te vecante per ju Lilana, per bashkebisedimin miqesor, professional, ishte vertet nje suprize e këndshme të bisedoja me ju, keni admirimin dhe respektin tim. E quaj nje pune te rendesishme per sot, per te ardhmen, sepse nj komb gjithmone dallohet nga vlerat. Ju po punoni per krijimin e nje sistemi unik vlerash te gruas shqiptare.

***
Falenderim Liliana
Ju faleminderit , Dr Valbona, Shpreh shume admirim per ju gruan fortë, dhe po aq te sjellshme, me nje karrierë te e suksesshme në shume dimesione, professional, diplomatic,dhe global. Bukuria fizike, shpirtërore, miresjellja , figura jote e plotesuar absolute , jane sinjikative tek ju Jeni nje inspirim i madh për cdo grua qe ka ambicje për te cur perpara. Nëna te ka dhëne gjitha hijeshitë. Faleminderit
Dr. Liliana Pere
Ing Informatic
President: International Organization.
Albanian Woman in the World
Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP

Filed Under: Interviste Tagged With: Dr. Valbona Zeneli Drejtoresha, e studimeve në George C. Marshall, Liliana Pere

NUK DUHET TË JETË E RREZIKSHME TË THUHET E VËRTETA!

February 4, 2016 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Bazuar në deklaratat e tija të shpeshta mbi lirinë e fjalës, duket se Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry e ka në zemër lirinë e shtypit dhe kjo është një gjë e mirë. Liria e shtypit në Shtetet e Bashkuara konsiderohet si pjesë jetike e jetës dhe qeverisjes në këtë vend. Liria e fjalës dhe fjala e lirë janë të shënjta dhe të padhunueshme, ndërkohë që garantohen nga amandamenti i parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Është kjo një e drejtë e mbrojtur nga Kushtetuta, nga ligjet dhe gjykatat amerikane — dmth, e drejta e gazetarit për të mbledhur, për të botuar dhe për të shpërndarë informacion dhe ide, pa ndërhyrjen e qeverisë dhe pa censurim.
Me rastin e 10-vjetorit të Programit Edward Murrow për Gazetarët Ndërkombëtarë, fund vitin që kaloi, kryediplomati amerikan Kerry në fjalën e tij drejtuar më shumë se 100- gazetarëve dhe profesionistëve të ndryshëm mediatik ndërkombëtarë, tha se si gazetarë, ata gjënden çdo ditë në vijën “frontale”. Ushtrimi i detyrës së gazetarisë në shumë vende nevojitë guxim, nënvijoi me atë rast zyrtari i lartë i diplomacisë amerikane dhe njëkohsisht shprehu keqardhjen e tij për fatin e gazetarëve dhe për vështirsitë me të cilat ata përballen në shumë pjesë të botës. Nuk duhej të ishte kështu, tha ai. “Në shumë vende të botës” theksoi Z. Kerry, “Është e rrezikshme të jeshë gazetar, të bëjsh punën që ju keni zgjedhur të bëni si profesion.” Ai theksoi se kurrë “Nuk duhet të jetë e rrezikshme të thuhet e vërteta, të raportohet mbi ato që ndodhin në vend — të thuhet dhe të shkruhet e vërteta mbi korrupcionin publik dhe të mbrohet liria e shtypit me qëllim për të mbajtur përgjegjës personat që mbajnë detyra të larta administrative, shtetërore dhe qeveritare.

Unë jam i mendimit se nuk duhen pushuar kurrë përpjekjet për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe të fjalës në përgjithësi, pasi liria e shtypit dhe e fjalës është gjithmonë në shënjestër të diktatorëve dhe të korruptuarve kudo në botë. Liria e medias pra duhet të mbrohet në çdo rast, pasi fjala e lirë gjithmonë kërcënohet dhe sulmohet nga diktatorët, tiranët dhe të koruptuarit anë e mbanë botës. Andaj është kënaqësi kur udhëheqsit amerikanë, publikisht dhe privatisht, vazhdojnë të mbrojnë lirinë e shtypit dhe lirinë e fjalës, jo vetëm këtu në Shtetet e Bashkuara, por edhe në çdo vend të botës.

Javën që kaloi, Kryediplomati amerikan, Kerry u prononcua përsëri në mbështetje të lirisë së medias në përgjithësi për sigurinë e gazetarëve në kryerjen e profesionit të tyre. Rasti për mbrojtjen e lirisë së shtypit qe dedikimi i kryeqendrës së re të gazetës së famshëme Washington Post në kryeqytetin amerikan, të cilën e quajti, “një institucion mediatik i cili ka zënë një vend jashtzakonisht të nderuar në historinë e shtypit të lirë.” I pranishëm në atë dedikim ishte edhe gazetari i Washington Postit, Jason Rezaian, i posa liruar nga burgjet e Iranit. Ditën e lirimit të tij nga burgjet e ajatollavëve, John Kerry e cilësoi si “dita më e mirë që ai ka pasur donjëherë si kryediplomat amerikan”. Ndërsa gazetari Rezaian, duke falënderuar Z. Kerry për përpjekjet e tija diplomatike që më në fund çuan në lirimin e tij tha se, “Asnjë vend tjetër në botë nuk do të bënte aq shumë për një shtetas të thjeshtë” siç bënë Shtetet e Bashkuara për lirimin e tij nga burgjet e Iranit.

Javën që kaloi, Sekretari Amerikan i Shtetit përdori dedikimin e kryeqendrës së re të gazetës Washington Post në kryeqytet si dhe lirimin e gazetarit të saj Jason Rezaian nga burgjet iraniane, për të theksuar për të disatën herë rëndësinë e lirisë së medias në këtë vend dhe anë e mbanë botës dhe përpjekjet për të siguruar që gazetarët të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin e tyre pa frikë dhe ndëshkim nga autoritetet. Duke iu referuar Gazetës Washington Post, Kerry tha se çdo institucion e sidomos gazetat, kanë nevojë për një udhëheqje dhe menaxhim të fortë, ndërsa lavdëroi redaktorët e tanishëm dhe të së kaluarës si dhe familjen pronare të kësaj gazete. Ai vuri në dukje historinë e famëshme të Washington Postit të para 40 e sa viteve, kur në Shtëpinë e Bardhë ishte presidenti Riçard Nixon dhe të mbulimit të skandalit “Watergate” nga gazeta e njohur e kryeqytetit amerikan. Ishte gazeta Washington Post ajo që me shkrimet e saja — duke pasqyruar dhe duke përdorur burime shpesh anonime mbrenda qeverisë mbi atë që po ndodhte në Shtëpinë e Bardhë, — më në fund përfundoi në dorëheqjen e Presidentit Richard Nixon si rrjedhim i skandalit Watergate. Kjo gazetë me artikujt e sajë të një gazetarie investigative, tha John Kerry, provoi se “Madje as Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk është mbi ligjin”.

Nga pikëpamja e tij dhe për të cilën ai tha se e kishte ngritur edhe në takimet e Davos-it disa ditë më parë si një çështje shqetësuese, Sekretari Amerikan i Shtetit nënvijoi se, “kur të merret parasyshë niveli i korrupcionit në shtetet që kanë dështuar dhe në ato që janë në proces të dështimit – është me rëndësi absolutisht jetike që e vërteta të dalë në dritë dhe që publiku të njihet me faktet.” Dikush duhet t’i zbulojë faktet, thai ai, dhe kjo pikëspari është detyra e gazetarit. Kemi parë dhe jemi dëshmitarë shtoi ai se çfarë ndodhë kur, “Në mungesë të njohurisë së fakteve dhe fuqisë që mungesa ose mos raportimi i fakteve për publikun e epur për informacion, u jep diktatorëve, demagogëve dhe tiranëve. Heshtja mundëson që krimi dhe korrupcioni të shkatërrojnë shtete të tëra. Injoranca bën të mundur që demagogët të argumentojë se lartë është poshtë, se e zeza është e bardhë, se intervista me një disident është tradhëti dhe madje bën që disa persona të pretendojnë se dhunimi i femërave dhe se vrasja e njerëzve të pafajshëm është një thirrje nga Perëndia”, ka thënë John Kerry në fjalimin e tij në kryeqendrën e re të gazetës Washington Post, javën që kaloi.
Ai foli para gazetarve të kësaj gazete dhe të të ftuarve mbi përpjekjet për të përcaktuar të vërtetën edhe në marrëdhënjet ndërkombëtare dhe në jetën politike në përgjithësi. Mirëpo për një të vërtetë, tha ai, nuk ka dyshim, se “Media e pavarur dhe pjesëtarët e saj sot janë nën presion të vazhdueshëm politik si dhe nën kërcënime fizike. Megjithëse jemi në shekullin 21”, vazhdoi ai, “prapseprap vetëm një person në gjashtë veta jeton në një vend ku liria e shtypit mund të cilësohet si e lirë.” Ose sipas organizatës Freedom House e cila monitoron zbatimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në botë, vetëm 14 përqind e qytetarëve të botës jetojnë në një vend që konsiderohet se gëzon lirinë e shtypit. Në pjesën tjetër të botës, pohon Freedom House, qeveritë dhe aktorë të tjerë jo qeveritarë, kontrollojnë mendimet dhe pikëpamjet për qytetarët e vet dhe brutalisht shtypin zërat e pavarur, qëllimi i të cilëve është promovimi i demokracaisë së vërtetë dhe llogaridhënjes, të qeverisjes së mirë dhe zhvillimit ekonomik të një vendi.
Shqipëria dhe Kosova, sipas organizatave ndërkombëtare vazhdimisht janë gjetur në kolonën e vendeve të botës që konsiderohen si “Pjesërisht të lira”. Organizata e të drejtave të njeriut, Freedom House i karakterizon vendet si të lira, pjesërisht të lira ose jo të lira bazuar në zbatimin e të drejtave dhe lirive politike dhe civile, përfshirë lirinë e shtypit — të drejta dhe liri këto që kryesisht përcaktohen në Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut, të nënshkruara nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së, por mbetet e pa zbatuar në shumë vende të botës.
Sekretari Amerikan i Shtetit iu drejtua gazetarve në përgjithësi, duke i cilësuar ata si “mbrojtës të lirisë” dhe kritiktoi vendet që kufizojnë dhe abuzojnë me lirinë e shtypit. Ai përfundoi duke theksuar se asnjë qeveri, sado që të pretendojë se ka shënuar suksese, nuk mund ta quaj veten i madhërishëm, nëqoftse nuk lejon shtetasit e vet të shprehin lirisht mendimet e tyre për ngjarjet dhe vendimet që afektojnë drejtë për së drejti jetën e tyre. “Një shtet pa liri dhe pa pavarësi të plotë të shtypit, nuk ka asgjë për tu lavdëruar për arritjet, nuk ka asgjë për të mësuar askënd dhe në asnjë mënyrë nuk mund të shfrytëzojë potencialin e vet”. Duhet t’i kundërshtojmë ata që përpiqen të frikësojnë dhe të burgosin gazetarët dhe tu themi se, “Ushtrimi i lirë i gazetarisë dhe raportimi i së vërtetës, nuk përbën krim, por është një nder i dalluar dhe një detyrë në shërbim të publikut”, u shpreh John Kerry dhe përfundoi fjalimin e tij duke thënë se është krenar që Shtetet e Bashkuara, ç’prej kohës së Thomas Jeffersonit e deri tani, kanë bërë më shumë se çdo vend tjetër në botë në mbështetje të lirisë së fjalës dhe të mendimit. Kjo është arsyeja”, nënvijoi ai, “se pse unë jam krenar për punën e ambasadave dhe konsullatave amerikane anë e mbanë botës të cilat pothuaj çdo ditë kërkojnë përgjigje, shprehin kundërshtime dhe kërkojnë llogari në emër të gazetarëve të kërcënuar ose të burgosur kudo në botë.”
Nuk është për tu habitur pra që Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry si dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, vazhdojnë të flasin publikisht dhe kurdoherë që u jepet rasti, në mbështetje të lirisë së shtypit dhe medias në përgjithësi, pasi sipas ekspertëve në këtë fushë, shtypi i lirë luan një rol kyç në zhvillimin e demokracisë së një vendi dhe se kufizimet dhe kërcënimet qeveritare ndaj ushtrimit të gazetarisë së lirë, përbëjnë shënjat e para se shtetet dhe qeveritë e ndryshme që i turren lirisë së shtypit, kanë si qëllim të kufizojnë edhe lirinë e veprimtarisë së institucioneve të tjera demokratike të shoqërisë.

Filed Under: Analiza Tagged With: e verteta, Frank shkreli, NUK DUHET TË JETË E RREZIKSHME, TË THUHET

Komandanti Suprem i NATO-s sot në Kosovë

February 4, 2016 by dgreca

-Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë, Gjeneralin Philip M. Breedlove do ta presin pasdite në takime të veçanta presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa/
PRISHTINË, 4 Shkurt 2016-B.Jashari/ Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, Gjenerali Philip Breedlove viziton sot Kosovën.
Nga institucionet e Kosovës bëhet e ditur për Gazetën Dielli se komandantin Suprem të NATO-s, Gjeneralin Philip M. Breedlove do ta presin pasdite në takime të veçanta presidentja e Republikës Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa.
Ndërsa nga Shtabi qendror i KFOR-it, Zyra për marrëdhënie me publikun, në njoftimin e dërguar, përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të marrin pjesë sot në një konferencë për shtyp me Gjeneralin Philip Breedlove, Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), dhe Gjeneral Majorin Guglielmo Luigi Miglietta, Komandant i Forcës së Kosovës (COMKFOR) në shtabin qendror të KFOR-it, kampin “Film City”, në Prishtinë.
Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë do të ndajnë informacione me gazetarët mbi misionin e KFOR-it në Kosovë dhe operacionet e NATO-s.
Aktualisht, KFOR-in e përbëjnë 5000 trupa nga 31 vende. Pjesëtarët dhe partnerët e NATO-s, nën mandatin e Kombeve të Bashkuara (OKB-së), vazhdojnë përpjekjet e tyre për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt e liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë.

Filed Under: Komente Tagged With: i NATO-s, Komandanti Suprem, sot në Kosovë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3123
  • 3124
  • 3125
  • 3126
  • 3127
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT