• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rikthimi kalorsiak i Marubit

October 15, 2015 by dgreca

– Ndër mejtime/
Nga Arlinda Çausholli/*
Jam në gjendje të përhershme kureshtjeje të njoh ndjesinë e brendshme të Gegë Marubit në 1970-ën, kur i dorëzoi një shteti që nuk e meritonte të kishte zë në histori, trashëgiminë e jashtëzakonshme të dinastisë ku bënte pjesë, përfshirë vlerën e paçmuar të 500 mijë negativëve.
Përtej dhimbjes së qenësishme të një profesionisti vizionar, pyetjet e tij duhet të jenë lidhur edhe me të ardhmen e këtyre fotografive, që përpos karaktereve dhe imazheve në to, ishin dëshmi të gjalla jete, solemniteti, etnografie, pasurie apo lidhjeje njerëzore në Shqipërinë e asokohe.
Po çdo gjë rikthehet. Dhe këtë herë fotot e Marubit nuk shpalosen në muze, ku dy fije te holla filispanje mbajnë hijen e rëndë të imazheve bardhezi – ndonjëhere sepje – të luftëtarëve apo emrave të njerëzve të njohur për kohën. Marubi iu kthehet qytetarëve. Në një Muze Virtual, me dy klikime kërkimi, nga çdo cep ku gëlojnë shqiptarë, paraardhësit tanë zënë e shfaqen, në një paradë hijeshie historike të fundshekullit IX dhe fillimeve të shekullit XX.
Rreth 45,000 fotografi zgjuan nostalgjinë e familjeve të njohura të Shkodrës këto ditë, ku pasioni i katalogimit fenomenal të Pjetër, Kel dhe Gegë Marubit, u përcoll nga shtatë qytetarë shkodranë që me devotshmërinë e një pune pa zhurmë, dixhitalizuan çdo imazh, çdo datë dhe çdo emër të kahershëm për t’i hedhur në lundrimin virtual të sotëm.
Marubët u shërbyen qytetarëve për 112 vjet. Nuk besoj se Pjetër Marubi e nisi punën e tij profesionale me qëllim biznesi në vetvete, pasi nuk arrij ta shpjegoj dot saktësinë e ezistencës së çdo fotoje, me emër dhe datë shkrepjeje. Më tej, zelli i pashembullt i Gegës për të shënuar në letër çdo të dhënë të fotografive në celuloid, dha rezultate të shkëlqyera në identifikime personazhesh dhe ngjarjesh. Tre artistët, mund të klasifikohen pa hezitim, si ndër statisticienët më të famshëm të kohës, të artit të fotografisë.
E këtë nuk e prodhon paraja. Këtë e prodhon dashuria e pakushtëzuar për njerëzit, dëshira për të njohur, për të hulumtuar, për të zgjedhur të bukurën, dëshira për të dhuruar – të palëvizur – një moment jete që nuk kthehet më. Këtë e prodhon forca e ruajtjes së identitetit kombëtar, humanizmi, dhe largëpamësia që këto cilësi të jenë të destinuara për trashëgim…Dhe ishin tre nga ne.
*Shkrimi u dergua nga autorja. Faleminderit

Filed Under: ESSE Tagged With: - Arlinda Causholli, kalorsiak i Marubit, rikthimi

Ram- Dules: Prishëm një ngrehinë, jo një kishë

October 15, 2015 by dgreca

Deputeti Vangjel Dule thërriti në interpelancë kryeministrin Edi Rama për prishjen e kishës në Dhërmi, duke thënë se nuk do e besonte kurrë se në nje vend me harmoni fetare si Shqipëria, mund të ndodhte diçka e tillë.
“Nuk e kuptoj sesi në vendin tonë mund të shembet një objekt fetar. Nuk e besoja se do të vinte një moment i tillë. Dua të di bazën ligjore për prishjen e kishës”, tha Dule.
Kreu i qeverisë theksoi se interpelanca është thirrur Keni thirrur gabim, pasi çështja e ngritur nuk ka të bëjë me detyrat e tij. Gjithsesi, Rama dha shpjegimin e kërkuar.
“Ngrehina e rrëzuar, për të cilën ju dhe shumë të tjerë bëtë kaq shumë potere, nuk është kisha martire e Shën Thanasit, dhe nuk ka qenë kurrë kishë. Kanonet kishtare na mësojnë se jo çdo objekt kulti meriton të quhet kishë. Ajo ngrehinë nuk ka qenë ndonjëherë e shuguruar konform rregullave nga Autoriteti Kishtar. Objekti i interpelancës është nul pasi Inspektorati Ndërtimor nuk ka shembur kishë. Ajo ishte ngrehinë, garazh apo stallë pa leje, e ndërtuar nga brutaliteti individual i viteve ’90”, tha Rama.
“Pjesa dërrmuese e banorëve ka qenë dakord me prishjen e objektit”, shtoi kryeministri.

Filed Under: Featured Tagged With: për kishën, Rama i pergjigjet, Vangjel Dules

Raporti vjetor i DASH për liritë fetare

October 15, 2015 by dgreca

Në pjesën për Shqipërinë raporti thotë se qeveria ka bërë pak përparim në kthimin e pronave të grupeve fetara të konfiskuara gjatë sundimit të regjimit komunist. Qindra pretendime nga grupet fetare për prona të konfiskuara gjatë regjimit komunist mbeten të pazgjidhura./

“Zëri i Amerikës”/

Departamenti Amerikan i Shtetit tha të mërkurën se një numër i organizatave terroriste dhe grupeve të tjera jo-shtetërore kanë “trajtuar me ashpërsi dhe urrejtje” grupet fetare në mbarë Lindjen e Mesme, Afrikën nën-Sahariane dhe Azinë.
Në raportin e tij të 17-të vjetor mbi lirinë fetare në botë, Departamenti i Shtetit thotë se grupet fetare kanë qenë objekt i abuzimit dhe diskriminimit, “intolerancës dhe armiqësisë fetare, e cila në kombinim me pakënaqësitë politike, ekonomike, shpesh ka çuar në dhunë”.

Shqipëria

Në pjesën për Shqipërinë raporti thotë se qeveria ka bërë pak përparim në kthimin e pronave të grupeve fetara të konfiskuara gjatë sundimit të regjimit komunist. Qindra pretendime nga grupet fetare për prona të konfiskuara gjatë regjimit komunist mbeten të pazgjidhura.
Në raport përmenden pretendimet e Ksishës Ortodokse për rreth 890 objekte dhe prona që ende nuk janë shqyrtuar nga qeveria, përfshirë më shumë se 50 prona të kishave që janë konvertuar në instalime ushtarake.
Mosmarrëveshjet mbi pronën dhe vështirësitë e regjistrimit të pronës e kanë bërë të vështirë për disa grupe fetare që të marrin tokë të re për ndërtimin e objekteve të tyre fetare. Në raport përmenden njoftimet se vështirësitë e grupit fetar Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë për të blerë pronë për ndërtimin e objektit fetar kanë penguar aftësinë e tyre për të organizuar shërbesa fetare.
Në raport gjithashtu thuhet se disa udhëheqës fetarë kanë vazhduar të sfidojnë rezultatet e censusit të vitit 2011, duke akuzuar qeverinë për mosnumërimin e shumë anëtarëve të grupeve të tyre fetare.
Raporti përmend edhe disa zhvillime pozitive përfshirë një diskutim të organizuar nga Këshilli Ndër-fetar i Shqipërisë, në të cilin morën pjesë udhëheqës të myslimanëve suni, ortodoksëve, katolikëve, protestantëve dhe bektashinjve dhe pas takimit lëshuan një deklaratë ku dënoheshin aktivitetet terroriste të Shtetit Islamik.
Raporti gjithashtu përmend pjesëmarrjen e udhëheqësve të pesë feve në meshën që drejtoi Papa Françesku në Tiranë gjatë vizitës së tij atje në shtator të vitit të kaluar.

Kosova
Në kapitullin për Kosovën, raporti i Departamentit të Shtetit për liritë fetare thotë se qeveria ka ndërmarrë disa masa për përmirësimin e tolerancës fetare mes shqiptarëve myslimanë dhe serbëve ortodoksë dhe ka dënuar vandalizimin e objekteve fetare të pakicave, por grupet fetare thonë se autoritetet komunale shpesh nuk i kanë trajtuar në mënyrë të barabartë grupet fetare, veçanërisht në lidhje me pjesët e ligjit mbi mbrojtjen e pronës fetare.
Në raport përmendet refuzimi i kërkesës së një kishe evnagjeliste për leje të ndërtimit të një objekti fetar nga autoritetet e komunës së Prishtinës që kontrollohet nga Vetëvendosja, pavarësisht se i gjithë dokumentacioni ishte i rregullt dhe në përputhje me ligjin.
Në përpjekje për të përmirësuar tolerancën ndër-fetare, qeveria e Kosovës organizoi konferencën e dytë ndër-fetare më 26 maj në Prizren, ku mblodhi udhëheqësit e pesë besimeve kryesore të vendit.
Në këtë konferencë mori pjesë edhe presidenjta Atifete Jahjaga e cila shprehu mbështetjen e saj për tolerancën fetare në vend.
*Ky material u publikua fillimisht në VOA.

Filed Under: Rajon Tagged With: për liritë fetare, Raporti vjetor i DASH

AMBASADORI AMERIKAN NE PRISHTINE, APEL PER T”I IKUR DHUNES

October 15, 2015 by dgreca

*Delawie: Parlamenti nuk është vend i armëve e dhunës
*Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie u bën thirrje partive që të gjejnë zgjidhje/
Ambasadori Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie u ka bërë thirrje partive politike që të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar. Ai i ka bërë këto thirrje pas një takimi me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga lidhur me ngjarjet e fundit në Parlamentin e Kosovës, ku opozita hodhi sërish gaz lotsjellës për pamundësuar mbajtjen e seancës.
Ambasadori Delawie u tha mediave se partitë politike duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të dalë nga situata politike në të cilën ndodhet Kosova.
“Para së gjithash, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe zhvillimet e saj demokratike. Unë besoj që parlamenti është vend për diskutim, debat, si dhe për mos pajtueshmëri. Por, jam i sigurt që ai nuk është vend për armë, dhunë dhe pengim”, tha ambasadori Delawie duke bërë thirrje që të mos rrezikohet e ardhmja e Kosovës.
“Do të doja të inkurajoja të gjitha partitë që të marrin frymë thellë, ta pyesin vetën se a po i ndihmojnë veprimet e tyre të ardhmes së Kosovës si demokraci evropiane, apo po rrezikojnë izolimin. Dua të inkurajoj të gjitha partitë të gjejnë një mënyrë për të ndihmuar parlamentin, krijuesin e demokracisë së Kosovës, që t’i kthehet rendi”, tha ambasadori Delawie.
Që nga 22 shtatori partitë opozitare nuk kanë lejuar mbajtjen e seancave të parlamentit, në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë dhe shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi.
APartitë në pushtet ndërkaq po i bëjnë thirrje opozitës të lejojë debatin në parlament, duke tërhequr vërejtjen se bllokimi i punës së tij është shembull i dëmshëm për të ardhmen.

Filed Under: Kronike Tagged With: ambasadori amerikan, Jo dhunes, ne Prishtine

DËSHPËRIM DHE VETËM DËSHËPRIM!

October 15, 2015 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Për shqiptarët në mërgim, por dhe për të gjithë shqiptarët kudo, gjëndja e mjerueshme e shqiptarëve gjatë historisë fatkeqe, sidomos të gjysëm shekullit të kaluar nën komunizmin ndërkombëtar- për të mos shkuar më larg në histori- na i kishte zhdukur shpresat se fati i pamëshirshëm i kombit shqiptar do të shihte ditë më të mira dhe më të gëzueshme.Gjatë shekullit të kaluar,mijëra shqiptarë humbën jetën duke u flijuar nepër kampe e burgje të Enver Hoxhës dhe të Serbisë, anë e mbanë trojeve shqiptare. Dukej sikurë mjerimi për shqiptarët e ngratë nuk do të kishte fund. Me të drejtë, ata ndiheshin të nepërkëmbur dhe të keqpërdorur nga “udhëheqsit” e vetë dhe të harruar nga bota e jashtëme. Kishte humbur shpresa për ndonjë ndryshim për më mirë, ndërsa mjerimet kishin arritur kulmin, kudo që jetonte shqiptari në trojet e veta në Ballkan. Ishte koha kur një pakicë, që “vet fliste e vet vulonte”, sundonte në bazë të një ideologjie të huaj dhe e mbronte atë ideologji duke përdhunuar, gjatë atij sundimi, historinë e kombit, në emër të shqiptarëve.
Ndërkaq, ndryshimet që pasuan shëmbjen e Murit të Berlinit anë e mbanë Europës ish-komuniste, më në fund, patën efektin e vet edhe në Shqipëri dhe në Kosovë. Kanë kaluar 25 vjetë nga shëmbja e komunizmit në Shqipëri, ndërsa në këtë ndërkohë Kosova u çlirua nga fashizmi serb dhe më në fund siguroi pavarësinë, falë luftës dhe sakrificave të mijëra shqiptarëve që flijuan veten për një Kosovë të lirë, me një mbështetje të paparë të aleatëve perëndimorë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dukej sikurë në këtë periudhë, mjerimi, vuajtjet, vrasjet, shkelja e të drejtave të njeriut dhe viktimizimi i shqiptarëve po merrnin fund dhe se fati dhe historia, ndonëse e vonuar, do ti trajtonte shqiptarët më mirë se kurdoherë tjetër gjatë historisë së tyre. Thuhej se, më në fund, edhe Perëndia e këtheu fëtyren e Tij ndaj nesh. Shpresohej se — me përmbysjen e ideologjive të huaja sllavo-komuniste –kjo ishte periudha e artë e shqiptarëve — kur pa ndërhyrje nga jashtë, gjaku ilir më në fund do të qarkullonte përsëri në trupin arbënuer si një ushqim dhe si oksigjen i jetës, duke shënuar fillimin e ditëve më të bardha për mbarë kombin shqiptar.
Fatkeqsisht, po ti hidhet një sy gjëndjes së sotëme politike dhe ekonomike, sidomos në Shqipëri dhe në Kosovë – por edhe anë e mbanë trojeve shqiptare, çdo vërejtës i pa-anshëm do të vinte në përfundimin se këto shpresa janë venitur dhe se mjerimi dhe dëshpërimet, ndonëse të ngjyre tjetër dhe i shkaktuar nga një brez i ri, vazhdon për shqiptarët dhe se kjo klasë politike shqiptare, e katandisur kombin shqiptar në një rrugë të pa qëllim, humbje shpresash dhe lodhjesh fizike dhe shpirtërore. Mjafton të ndjekësh punimet e dy kuvendeve, të përfaqsuesve të popullit në Tiranë dhe në Prishtinë, për të kuptuar dëshpërimin që ndjejnë sot shqiptarët dhe që po i detyron ata të largohen nga trojet e tyre. Në vend që të debatojnë për përmirsimin e jetës së qytetarëve dhe të paraqesin alternativa të ndryshme zhvillimi e investimi, punimet e dy kuvendeve shqiptare mbizotërohen me sharje e sulme ndaj njëri tjetrit — me sjelljet e tyre, përfaqsuesit e popullit shqiptar — me shpifjet dhe akuzat ndaj njëri tjetrit — duhet të jenë të ndërgjegjëshëm se po dhunojnë kultin e vërtetë të shqiptarit, nderin, burrëninë dhe vlerat stërgjyshore, që historikisht kanë nderuar kombin shqiptar. Nëqoftse këto vlera kanë ndonjë rëndësi për ta!? Fatkeqsisht, siç më tha kohët e fundit një mik imi i posa këthyer nga trojet tona, duke iu referuar zhvillimeve politike të fundit ndër shqiptarët, njerzisë në ato anë, shtoi ai, nuk i ndihet as era.
Pas 25 vitesh ç’prej shëmbjes së komunizmit dhe ç’prej çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, që me të drejtë u pritë me euforinë më të madhe nga shqiptarët mbrenda dhe jashtë atdheut — dhe kur mendohej se mjerimi dhe dëshpërimi po merrnin fund — shqiptarët sot ndihen të ligështuar materialisht dhe të lodhur shpirtërisht, duke zgjedhur rrugën e mërgimit, si asnjëherë më parë, si të vetmen alternativë për të dalur nga kjo situatë. Të shtyrë nga dëshpërimi dhe nga mungesa e përspektivës për një jetë më të mirë në vendin e tyre, shqiptarët janë në vendin e dytë — pas sirianëve ku mbretëron një luftë e ashpër civile që ka detyruar largimin e qindra mijërave nga vendi i tyre — ndër ata që kërkojnë strehim në vendet e Europës Përendimore.
Dëshpërim nën komunizëm, dëshpërim nën sundimin sllav, e dëshpërim edhe sot në të ashtuquajturën demokraci Kur do marrë frymë lirisht shqiptari? Kjo kritikë, ndonëse pak e ashpër, ka qëllim ndërtues. Shkruesi i këtyre rreshtave, normalisht optimist nga natyra, ka filluar të lëkundet në optimizmin e tij ndaj mungesës së zhvillimeve një qytetërie më njerëzore ndër shqiptarët, sidomos në radhët e partive politike shqiptare dhe të klasës politike shqiptare në përgjithësi, anë e mbanë trojeve. Thonë se shpresa vdes e fundit. Shpresa ime është se demokracia, megjithë vështirsitë e deritanishme, do të mbretërojë edhe ndër shqiptarët. Një demokraci e cila do të bashkrendojë mendimet dhe qëllimet e përbashkëta për krijimin e një jetese të përditshme më të mirë për të gjithë shqiptarët dhe në mbështetje të interesave afatgjata të kombit shqiptar. Por, kjo nuk mund të arrihet pa një respekt për njëri tjetrin dhe ndaj mendimeve dhe të qëndrimeve të kundërshtarit politik. Duhet që të ketë kaluar koha kur shqiptari e konsideronte shqiptarin armik, i cili në minimum duhej asgjësuar politikisht, për të mos thënë edhe eliminim fizik. Pak atdhedashuri, ju lutem, për nder të Atdheut, por edhe për nder ndaj njëri tjetrit, pasi Atdheu pa shqiptar nuk duhet gjë. T’i tregohet botës se shqiptarët e duan Atdheun e tyre dhe njëri tjetrin, ashtuqë në këtë mënyrë duke dashur Atdheun dhe njëri tjetrin, t’i qesin nam e nder kombit të vet.
Ndoshta, atë që nuk arrijtën dot partitë politike dhe klasa politike në përgjithësi gjatë këtyre 25 të post-komunizmit, e realizoi kohët e fundit skuadra kombëtare e futbollit me kualifikimin e saj, me arritjen historike të Europianit, si njëra prej skuadrave më të mira të Euro 2016. Ata u dhanë arsye shqiptarëve kudo, për të qenë rishtas krenarë para botës. Kjo është një ndër arsyet se megjith dëshpërimet dhe antagonizmat politike të momentit, unë jam optimist se vlerat e njëmendta të shqiptarit, heret ose vonë, do të mbizotërojnë në radhët e brezave të ardhëshëm të shqiptarëve por edhe në sytë e të gjithë botës për t’i parë dhe për t’i dalluar ata nga kombet e tjera. Më në fund, shpresa do të mund dëshpërimin!

Filed Under: Analiza Tagged With: DHE VETËM DËSHËPRIM!, ËSHPËRIM, Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3443
  • 3444
  • 3445
  • 3446
  • 3447
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT