• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kur fyhen shqip edhe “kafshët”

October 14, 2015 by dgreca

Shkruan:Saranda R.Shala/
Gjuha është mjeti kryesor i komunikimit i njerëzve dhe ka të bëjë më përdorimin e simboleve për t’u kumtuar mesazhe të tjerëve apo vetvetës. Një nga pikat ku ne ndryshojmë prej kafshëve të ulta është aftësia jonë e zhvilluar për ta mësuar dhe për ta përdorur gjuhën me lehtësi.
Do citoja në këtë rast gjuhëtarin e shquar danez, Holger Pedersen, i cili përveç që studion gjuhën shqipe, ka dhënë një mesazh se sa e bukur është gjuha amë. ”Gjuha shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar”.
Kohët e fundit jemi dëshmitarë, sesa është degraduar kjo gjuhë, thuajse në të gjitha sferat e shoqërisë. Përdorimi i fjalorit fyes në publik, duke filluar nga sharjet dhe etiketimet më të rënda si: sahanlëpirës, hiena,gomar, lopë e çmendur, hajn, mafioz, sharlatan etj, e nganjëherë nuk kursehet as krijesa më e çmuar “Nëna”, janë bërë thuajse të përditshme në diskursin e një kulture demokratike.
Ky lloj komunikimi i shprehur me plot mllef e urrejtje, poshtërime, duke akuzuar dhe mbi mbaza morale, padyshim që është i papranueshëm, ngase shpeshherë shkakton ngritje tensionimi të situatës paraprake edhe për shikuesit, lexuesit, është e rëndë, qoftë vetëm kur e dëgjojmë.
Agresioni verbal i shfaqur qoftë me fjalë, apo dhe me sjellje në mes palëve debatuese, do të duhej të kishtë më shumë tolerancë dhë mirëkuptim reciprok, pasi fyerjet duke krahasuar njëri- tjetrin më figura kafshësh, është mangësi profesionale e intelektuale e gjuhës, të cilën e shkruan dhe flet. Në këtë rast njeriu, përveç që fyen vetvetën dhe të tjerët, do të duhej të ndiente keqardhje që fyen dhe kafshët.
Por ka dhe momente të tilla, kur njeriu shfaq tërë dufin e thotë një diçka reale. Duke mos patur guxim të shprehet lirshëm e duke u ndrydhur në vete, në ato çaste i shpëton ndonjë fjalë që për opinionin mund të duket e vërtetë. Nuk thonë kot “njeriun vlersoje kur është në gjendje të dehur e të tensionuar”.
Në përdorimin e gjuhës duhet të kemi kujdes, pasi kjo mund të sjellë dhe ndikim negative, kur janë në pyetje fëmijët, pasi ata nuk arrijnë të perceptojnë dhe të dallojnë realitetin nga ajo që shohin nëpër ekrane. Duke parë atë fjalor që shfaqet në ekran, fillojnë ta zbatojnë në rrethin social të tyre.
Prandaj fjalori degradues përfaqëson pasqyrën më të keqe të një shoqërie, mungesë edukimi dhe arsimimi, etike, qoftë në arritjet shkencore, pasi folësit publik në këtë rast duhej të jenë shembull për të rinjtë.

Filed Under: Opinion Tagged With: edhe “kafshët”, Kur fyhen .shqip, Saranda R. Shala

Jeton Kelmendi pranohet anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës

October 14, 2015 by dgreca

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Evropës në takimin e fundit të mbajtur me 18 shtator në Salsburg të Austrisë, ka pranuar si anëtar të rregullt të këtij institucioni shkrimtarin dhe studiuesin shqiptar Jeton Kelmendi. Ky institucion i dijes dhe kulturës është institucion që mbështetet nga Komisioni Evropian dhe llogaritet nga institucionet më prestigjioze evropiane. Anëtar të këtij institucioni janë edhe disa shqiptarë të tjerë, personalitete të njohura të shkencës dhe kulturës shqiptare siç janë Rexhep Ismaili, Nexhat Daci, Qendrim Gashi etj. Akademik Jeton Kelmendi është shkrimtar nga Kosova dhe është njëri nga më të njohurit ndërkombëtarisht, dhe si poet është laurat i shumë çmimeve ndërkombëtare: Doctor Honoris causa i Institutit të Studimeve të Larta të Akademisë së Shkencave të Ukrainës, i çmimin prestigjioz francez Solenzara, çmimit Naji Namad në Sudan, çmimit Aleksandri i Madh në Greqi, çmimit Ludëig Nobel në Udmurtu, çmimit Nikolaj Gogol Triumf në Ukrainë etj, ndërsa është anëtar i Akademisë së Shkencave Arteve dhe Letërsisë Evropiane me seli në Francë, anëtar i PEN klubit mbretëror të Belgjikës, Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Studimeve të Larta të Ukrainës etj. Kelmendi u pranua anëtar i rregullt në këtë akademi, ndërsa për shkak se është qytetar belg, ai përfaqëson Belgjikën.
Kelmendi është po ashtu veteran i luftës së UÇK-së.
http://www.euro-acad.eu/search?utf8=%E2%9C%93&q=jeton+kelmendi

Filed Under: Featured Tagged With: anëtar i rregullt, dhe Arteve të Evropës, i Akademisë së Shkencave, Jeton Kelmendi, pranohet

VETEVENDOSJA:Mbajtja e aktivistëve nën arrest tensionon situatën

October 14, 2015 by dgreca

Aktivistët e arrestuar në mbrëmjen e 12 tetorit po vazhdojnë të mbahen në arrest nga Policia e Kosovës.
Pushteti po i shton masat e sigurisë brenda Kuvendit ashtu që me forcë ta shtypë vullnetin e deputetëve opozitarë e t’i hapë rrugë “Zajednicën”, dhe paralelisht po i mbanë të arrestuar aktivistët për veprimin e tyre politik legjitim.
I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që menjëherë t’i lirojë 9 të arrestuarit, dhe ndalet së bëri argatin e Qeverisë për shkak se veprimet e tilla arbitrare veç sa e tensionojnë edhe më tutje situatën.

Filed Under: Politike Tagged With: tensionon situatën, VETEVENDOSJA:Mbajtja e aktivistëve nën arrest

Trimëritë e Bubulinos

October 14, 2015 by dgreca

-tregim nga Viron Kona/Vimmerby, Suedi/
Gjatë ditës, Bubulinoja tregohej shumë trim. Rrëmbente shpatën prej druri, shtizat e gjata, përdorte si mburojë ombrellën e babit ose të mamit dhe, duke nxjerrë gjoksin përpara, vërtitej nëpër dhoma duke thërritur:
– Jam Hektori, jam Aleksandri, jam Skënderbeu! Dil or Akil të ndeshesh me mua në fushën e betejës! – dhe, duke vringëllirë shpatën si Don Kishoti, sytë i shkreptinin nga trimëria dhe heroizmi. Mjerë macet e shtëpisë Baronesha dhe Pisika se ç’hiqnin nga shpata dhe shtizat e tij. Por armët e Bubulinos nuk kursenin as karriget, jastëkët, kukullat, gërvishtnin muret…
Veç në mbrëmje:
– Bubulino, shko e më merr pakëz pantoflat në dhomën e gjumit, – i thotë babi dhe shton: – Kujdes, mos rrëzohesh se llamba është e djegur.
Bubulinoja i afrohet dhomës së gjumit dhe befas ndal këmbët. Pastaj hedh një hap dhe ndalon. Në dhomë është errësirë e madhe dhe diçka po lëviz atje poshtë dollapit të rrobave. Ai ka frikë të futet në dhomë. Qëndron një copë herë të gjatë, pa mundur të bëj dot një hap përpara.
– Bubulino, i gjete pantoflat? – vjen zëri i babit nga kuzhina.
Vogëlushi s’përgjigjet.
Ndjen që pranë i afrohet si me magji gjyshja. Zhurma poshtë dollapit të rrobave vazhdon. Gjyshja mban vesh një copë herë dhe buzëqesh.
– Janë ato shejtankat, Pisika jonë dhe Bianka e komshiut, ato bukuroshet që s’lënë zogj pa ngrënë. Ato luajnë me pantoflat se u duken si bishta miu.
Gjyshja i merr pantoflat dhe ia jep vogëlushit:
– Shpjerja babit, – i thotë ajo.
Bubulinoja ia shpie pantoflat babit, por sepse i mban sytë përdhe. I vjen turp që u tregua frikacak dhe pyet veten se ku i shkuan gjithë ato trimëri, ato beteja të rrepta me kundërshtarë imagjinarë, ato dyluftime të fituara me lavdi! Jo, ai s’duhet të ketë më frikë!
Dhe, Bubulinoja pret me padurim mbrëmjen e ditës tjetër, që të shkojë vetëm në dhomën e errët të gjumit dhe t’i sjellë mamit apo babit diçka që ata do t’ia kërkojnë.
Por, ditën tjetër, llamba elektrike u rregullua.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Tregim, Trimëritë e Bubulinos, Viron Kona

VJESHTË NË BYSHEK

October 14, 2015 by dgreca

SHKRUAN:PËLLUMB GORICA/
Gjithmonë i pres me dëshirë udhëtimet eksploruese në gjirin e natyrës aq më shumë, në ato vende që lidhen me histori misteresh. Kur udhëton nëpër peizazhet piktoreske të trevës së Elbasanit, sikur heq nga supet rutinën e përditshmërisë dhe me gëzim lëshohesh në monumentet e natyrës piktoreske. Udhëtimi drej natyrës piktoreske të Byshekut është vërtet kënaqësi.
Bysheku ndodhet, 7 km nga qyteti i Elbasanit, në një zone disi të pyllëzuar, pjesë e krahinës së Shpatit. Vend i bukur me histori e legjenda mbresëlenëse, me njerëz të mençur, krenarë e shumë bujarë. 
Rruga për atje ndjek rrjedhën e kundërt të lumit Shkumbin, ku natyra ka krijuar një luginë piktoreske. Kushdo që vjen këtu ndihet i mrekulluar nga larmia e koloritit të natyrës, që harmonizohet me ndërtimet, të cilat shndrisin nën rrezet e diellit. Kjo larmi e peizazhit e bënë më interesant udhëtimin tonë e të shoqëron këndshëm. Fshatrat janë të sistemuara me shtëpi të reja, toka të mbjella me bimë bujqësore e pemë frutore. Përtej luginës, përfund një pylli me plepa, shelgje e rrepe si një shirit ngjyrash, rrjedh lumi Shkumbin, ndërsa tutje nga lindja mali Bukanik të shfaqet madhështor, dhe të afron pamje të tjera të mrekullueshme e të papërsëritshme. Ai këtu është i menjëhershëm në ngjitje dhe i rri si mburojë kësaj lugine. Ecim rrugës dredha – dredha, duke soditur peizazhet. Një flladi i lehtë me aromë frutash të përkëdhel fytyrën. Ndërsa qiell i kaltër dhe dielli të përshëndet, sikur natyra ka vendosur të na e bëj dhuratë këtë ditë. Përpara të shpaloset me tërë bukurinë e saj të rrallë panorama e Byshekut: një mrekulli e natyrës me një sharm mahnitës. Rrepet janë një tipar i veçantë dhe pasuri drusore monumentale, ashtu siç është një tjetër karakteristikë e këtij vendi freskia. Është ajo çka përbën mbresën e parë sapo shkel këtu.
– Është një kënd vërtet shumë i veçantë, – të thotë Ahmet Mehmeti, miku ynë poet, por edhe specialist i njohur i pylltarisë. Bysheku është një kontrast jetsor përballë ajrit të ndotur dhe betonizimit pa kriter. Ndaj, peizazhi i tij në çdo stinë të mrekullon me çlodhjen, qetësinë, argëtimin.
Dora e “piktores” së paarritshme, Vjeshtë në këtë peizazh të bën ta përjetosh të
bukurën emocionalisht. Pranë drurëve të moçëm, i sistemuar në vija e kanale gurgullon uji i pastër, e i ftohtë, që rrjedh nga shumë burime, ndërmjet të çarave
të shkëmbit të hirtë, duke shpërndarë currila të arta nëpër bimësinë ujore. Më tej, uji pasi merr me vete gjethet e zverdhura, si një telajo e pikturuar me ngjyra të djellta, të rëna aty, krijon turbulenca, e pastaj tretet ngadalë nëpër zall drejt lumit Shkumbin. Lumi Shkumbin, që rrjedh pak metra më poshtë, dhe që është ca i fryrë nga shirat e këtyre ditëve, rrjedh me mërmërimën e tij të këndshme në shtratin e stërlashtë drejt detit Adriatik. Bashkë me fëshfërimën e rrepeve ai të freskon akoma më shumë. I ngjan një simfonie kjo mërmërimë, duke të relaksuar skajshmërisht e të rrëmben befasishëm, dhe patjetër duke të bërë për vete.
Mundohem ato t’i fiksojmë në celuloid, që të mbeten në memorien dixhitale për brezat.
Të befason dhe të magjeps pamja e drurëve shekullorë, të zgavruar nga koha dhe zjarri, që mezi i pushtojnë 5 burra. I prek me sy tej e tej këto monumente të gjelbra të natyrës, që kanë vlera historike. Ato kanë histori interesante, që ende
tregohet edhe sot. Ajo zë fill tek e ashtuquajtura mbjellje e rrepeve si hunj. Këtu dikur në këtë vend mendohet se ka egzistuar një stacion udhëtarësh ku pushonin karvanet dhe këto drurë rrepesh janë hujtë e ngulur, për të lidhur kuajt. Madje tregohet se garnizonet turke e kishin vend pushimi për t’u çlodhur e përtërirë energjitë nga rruga e gjatë. Bysheku është një vendbanim i vjetër. Aty ka kaluar via Egnatia, fragmente të së cilës gjenden në afërsi të tij. Në shekujt e parë të pushtimit turk është njohur me emrin Bozursek. Me ndryshimet e mëvonshme
etimologjike ai mori emrin Byshek. Sipas hulumtimeve të historianëve të krahinës, Bysheku, në mesjetë ishte një vendbanim i madh me shtëpi afër njëra – tjetrës, ku macja hidhej aq lehtë nga njëra çati te tjetra në të gjithë territorin kushtrihej. Është vendi ku janë shpalosur ngjarje të rëndësishme historike të trevës së Elbasanit. Këtu janë zhvilluar dy beteja të përgjakshme në shekullin e XV.
Ndërsa në fillim të shekullit të kaluar ishte bazë e çetave patriotike që vepronin
në Shpat. Historia dhe lumi rrjedhin pranë njëri tjetrit. Bysheku është i pëlqyer jo vetëm nga banorët e rrethinave, por sidomos nga ata të qyteteve: Elbasan, Tiranë, Peqin,Cërrik. Mbase në vitet e periudhës komuniste nuk ishte dhe kaq i mirëmbajtur, por gjithsesi frekuentohej kryesisht nga banorë të Elbasanit. Në stinën e dasmave, ata, që lidhin kurorë, vijnë këtu e vazhdojnë të shpalosin mrekullisht traditën pagane të pagëzimit të çifteve me ujin e këtij burimi për t’i patur si kujtime të ditës më të bukur të jetës së tyre, e natyrisht edhe pamjet piktoreske të rrepeve madhështore të Byrshekut. Por më i gjallërueshëm, Bysheku shfaqet në Ditën e Verës, festës më tradicionale të trevës së Elbasanit, nga moshat të ndryshme. Vendasit sigurisht janë krenar me këto bukuri, që u ka falur natyra, me koloritin dhe ndërthurjen e objekteve, por u duhet ta mirëmbajnë këtë perlë. 
Fryn era e Krastës dhe uturima e rrjedhës të krijon në shpirt një ndjesi gati hyjnore me emocione të veçanta. Të frymëzon peizazhi mbresëlënës me çastet e mrekullueshme miqësore. Në këtë natyrë piktoreske orët kalojnë të mbushura me çaste mbresëlënëse dhe bisedat për poezinë, historinë, pasionet, udhëtimet, miqtë, por edhe me me gatimet tradicionale të krahinës. Gjen edhe humor të çiltër me dëshirën për të ardhur sërish këtu në këtë natyrë të paqtë vjeshte.
Bysheku është atje i mbuluar me një mjegull të përpurt enigmash historie dhe
kolorit vjeshte. Në horizont mali i Bukanikut këmben ende me qiellin këngë dhe
balada madhështore.Ç’mrekulli!

Filed Under: Reportazh Tagged With: NË BYSHEK, Pellumb Gorica, VJESHTË

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3448
  • 3449
  • 3450
  • 3451
  • 3452
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT