• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Takim me Brankon në Çikago

October 11, 2015 by dgreca

Nga Iliaz KADRIU/
Secili takim me kolosin shqiptar ortodoks Branko Manojloski -Tanashi, është epizodë në veti.
Zt. Branko të cilin zakonisht e quajmë xha Branko, është i lindur në Kiçinicë të Rekës së Epërme, rrethi i Gostivarit, eshtë i njohur për deklarimet e tij trimërore si shqiptar ortodoks i kësaj rrethine, i cili me veprimet e tij kombëtare, tronditi qarqet shtetërore sllavomaqedonase.
Fillimisht u deklarua shqiptar autokton i Rekës së Epërme, ku gjysh e stërgjysh,u rritën së bashku që nga kohët e lashta të Pellazgo-Illirisë, mbijetuan pushtimet romake, bizantine dhe otomane, për të rrëshqitur kombëtarisht rëndë pas Luftës së I dhe të II Botërore.
Pas ketij deklarimi bombastik, Zt. Tanashi ishte iniciatori i formimit të shoqates ” Josif Bageri ” ku Branko është kryetar nderi i saj. Menjëherë organizoi marshutën e rrjedhes së Vardarit gjer ne Greqi. E tërë kjo nuk kaloi pa pengesa.
Por Kolosi akoma nuk ndalet.
Edhe pse në moshë, por fizikisht në gjendje shumë të mirë, 5 muaj vere jeton në Kiçinicë, kurse 7 të tjera në Chicago.
Tani, posa u kthye nga vendlindja në shtëpinë e tij në pjesën veriore të qytetit.
Duke qënë në kontakte të përhershme telefonike, këtë herë na ftoi ne drekë mua dhe konzulin gjeneral shqiptar të RM, zt. Jakup Rexhepin.
Si zakonisht, zt. Branko ishte mu në vendin e caktuar në ora 13:00.
Urtësinë dhe mençurinë, plaku e tregon me sjelljet e tij që nga fillimi i takimit. Xha Brankos i dëshiruam mirëseardhje në atdheun e dytë të tij, për të cilin ai ka konsideratë dhe dashuri të veçantë.
Për të rifreskuar memorien zt.Branko, e pyetëm se si qëndronte situata në Maqedoni ?
Na tregoi se kishte marrur pjesë në promovimin e shumë librave të autorëve të ndryshem në Shkup, Tetovë, Strugë e tj.
Situatën e acaruar politike e përshkroi si shumë të komplikuar duke theksuar se kundërshtarët politik nuk janë në gjendje as të drekojnë së bashku.
Shpresojmë që intervenimi i bashkësisë ndërkombëtare ti rregullojë marrëdhëniet e acaruara nderetnike nga të cilat varet edhe ardhmëria e shtetit të Maqedonisë si dhe ardhmëria e shqiptarëve në të.
Takimi ishte i përzemërt dhe miqësor, pasi Zt. Branko Tanashi në cilësinë e kolosit i cili theu akullin dhe e mundi frigen, gëzon respekt të vecantë nga i gjithë komuniteti shqiptar në Chicago.

Ne Foto: Nga e majta: Ilaz Kadriu, Branko Tanashi dhe Jakup Rexhepi

Filed Under: Komunitet Tagged With: Iliaz Kadriu, Takim rutinor me Brankon në Çikago

Grua do të vras…!

October 11, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja/
Nisur nga ngjarja e fundit në Fier. Por edhe nga shumë të tilla. Përfshi edhe ato raportimet kontraverse që vinë nganjëherë si bujë e madhe. Që iks grua u denoncua nga i shoqi për dhunë etj.
Apo burri denoncon gruan që e rreh se pi. Me një fjalë vjen i pirë. Dhe bën ato që në zanatin e pijanecit quhen llogje, llum, sharje, llapje goje, qaravitje, nevrikllëk, thyerje pjatash etj. Ka në të vërtet një trajtim dy pamjesh. E para si sensacion, që si është e mundur kjo apo ajo grua të rrahi, denoncojë burrin? Dhe për më tepër me humor, aq sa pjesa dërrmuese e shoqërisë kënaqen duke u shfryrë, duke thënë që, ama burrë qënka ky? Burrë muti. Burrë koti. Të isha unë ia këpusja kokën.
Ndërkohë që ka edhe gra që nuk ngurojnë ta quajnë kurvë apo rrospie rrugësh, për faktin e thjesht se i mori erzin burrit të saj. Nxorri në treg hallet apo problemet e shtëpisë. Pak rëndësi ka se i ka vajtur në majë të hundës. I ka mbaruar durimi. Dhe nuk ka çudi që kjo grua të jetë kandidate e shkëlqyer e një spitali psiqik etj. Pra në përgjithësi trajtohet me humor dhe debate sharjesh të forta mes njëri­tjetrit. Pa e pranuar asnjëherë se debati i nxehtë mban akoma të shtresuar, rolin parësor të burrit pasha dhe parazit. Dhe atë dytësor të gruas. Të një soji shërbyeseje, kokëulur e tipit të Çajupit nga Zagoria.
Aktualisht sot, thuajse një pjesë e madhe e grave në provincat e shqipfolëse, e dine akoma se burri ka të drejtë t’i vrasi. Madje shumë prej tyre e kanë kthyer këtë mëndesi në një devotshmeri shembullore. Aq sa e kanë për nder të vriten nga dora e tij. Nga ana tjetër, burrat e konsiderojnë veten si shenjtin e traut të shtëpisë. Edhe pse nuk punojnë, pasi u bie vlera përshembull të shesin në treg. Ose me ndonjë tezgë në dorë, diku në rrugë, pranë shkollave, stacioneve të autobuzëve etj.
Vende ku ka pik lëvizjesh…, prapë kërkojnë llogari.
Prandaj edhe sot realiteti jonë është dy pamjesh. Pamja e parë, burra që përcillen në mëngjes tek dera. Që u sojitet paraqitja, hekuri, rruarja, mustaqa. Që u kontrollohet xhepi i praptë e kanë plot apo jo. U jepet çelësi i makinës për të shkuar në zyrën kafene, me profesionin e përditshëm, kafe teke raki, xhiro, fara luledielli, stadium, mitingje politike. Që u lahen këmbët, u shtrohet tavolina, u bëhet gati krevati të pushojnë se janë lodhur nga llogjet e ditës. Nëse vine të dehur, u afrohet legeni dhe u mbahet koka. Dhe kështu e përjetësisht, burri është burrë.
Pamja e dytë, gra që veshur e ngjeshur pasi kanë përcjellur burrat dalin e shesin. Ku…? Në vendet pik, që përmenda më sipër, si shkolla apo lulishte, kryqëzime etj. Bërtasin që të shesin. Bërtasin në rrugë. Kurse në shtëpi e kanë të ndaluar. Në rrugë e kanë me pash lejen. Dhe nëse nuk e kanë bërë gati drekën për pashallarët e tyre, darken po ashtu. Që nuk kanë planifikuar tu lajnë edhe makinën.
Burri ka të drejtë t’i rrahë, t’i vrasi. Aq më tepër kur nuk I ka ecur edhe dita. Në ato bisedat me gjizore e teke raki. Në ato biseda që ky apo ai mu tregua legen, jo burrë etj. Në ato biseda që mbyllen sot e kësaj dite me një togfjalësh krenar, ai është burrë dhe i lumtë dora.
Kështu edhe sot. Edhe pse e përdorim Turqinë si tallje për kulturën pashallore që na la.Prapë ne jemi tek koha e saj.Sepse vdesim për pak dembelizëm.Për pak qyl, rehatllëk dhe para që vine nga qielli.
Megjithëatë në tokë rri e shtrirë një grua, një nënë. Simboli i një blete robotike shqiptare. Nderi i një burri që vetëm mburret.

Filed Under: ESSE Tagged With: Grua do të vras, Ilir Levonja

LARTËSIVE, ME ORËT, ZANAT, SHQIPET…

October 11, 2015 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/

LARTËSIVE, ME ORËT, ZANAT, SHQIPET…/

1./
Lart je ngjit, o Mjeshtri ynë, Ilir Buçpapaj/
Atje ku mbrrijnë Orët, Zanat, Shqipet./
Atje ku lartnoje bjeshktar e me alpinistët./
Atje ku Alpet i marrin Diell e Hanë në gji,/
Atje ku bora e bardh’ e pisha e gjelbër rinojnë n’përjetësi./

2./
Ç’janë këto lartësi që i matë me hapa e me sy,/
Mbi Majën alpine të Pllanës,/
Bash mbi Valbonën e kaltër, mbi t’bekuaren Dragobi./
Prej aty i sheh në vargavi’ Gjallicën e Korabin si lartësi./
Qytetin e Prizrenit – këtë mal me histori…/
I sheh Alpet nga Shkëlzeni në Maje të Hekurave e Jezercë./
I sheh me liqene, lumenj, e tella…t’madhërishmet bjeshkë/
Prej aty shihen Drini i Bardhë e Drini i Zi,/
Dy lumenj në tre shtete, në truallin tand etnik,o Shqipëri./

3.
Atje luftonin me shigjeta e shpata ilirët dardan’.
Atje, Ilir Buçpapaj, Iliri i kohëve moderne,
I madhi mjeshtër kameraman,
Ka dy shekuj ngjitjeje Alpeve,
Tue iu sjellë: histori, kulturë, begati, bukuri në ekran.

4.
Dritëroi i madh, nga arat e Devollit,
Solli në Lidhjen e Shkrimtarëve,
Një trastë leshi ndënë gunë,
Një trastë me baltë…
Mjeshtri i ekranit, Ilir Buçpapaj,
I sjellë në Tiranë, në Televizionin Shqiptar:
Alpet maje lartë…

Tiranë, 10 tetor 2015

Filed Under: LETERSI Tagged With: LARTËSIVE, ME ORËT, Ramiz Lushaj, SHQIPET…, ZANAT

Sot, Në Armeni, lobim për Kosovën në UNESCO

October 11, 2015 by dgreca

-Samit me pjesëmarrje të afër 500 përfaqësuesve të vendeve anëtare të OIF/
Erevan, 11 tetor 2015/ Sot në Erevan, Armeni, ka filluar samiti i 31-të i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF), ku në mesin e pjesëmarrëseve është edhe Republika e Kosovës.
Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, po merr pjesë në këtë samit. Është hera e parë që një zyrtar kosovar viziton këtë shtet në këtë nivel, ndërsa në fokus të delegacionit kosovar është lobimi për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).
Në samit po marrin pjesë afro 500 përfaqësues të vendeve anëtare të OIF, në mesin e të cilëve shumë liderë shtetesh dhe ministra të jashtëm, si dhe pjesëtarë të Sekretariatit të Përgjithshëm të kësaj organizate.
Zëvendësministri Selimi ka falënderuar shtetet frankofone për mbështetjen dhënë anëtarësimit të Kosovës në OIF. Selimi potencoi se Kosova, që prej se i është bashkuar kësaj organizate ka trefishuar numrin e diplomatëve frankofonë dhe ka festuar Javën e Frankofonisë.
Selimi gjithashtu ka kërkuar mbështetjen e Kosovës edhe në UNESCO sepse, sipas tij, izolimi i Kosovës nuk i kontribuon zhvillimit të arsimit, shkencës, kulturës dhe ekonomisë së Kosovës./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: ARMENI, Kosova ne UNESC, Lobim, sot

DY NOBELISTE NE POEZI

October 11, 2015 by dgreca

NOBELISTI I PARE- SULLY PRUDHOMME- 1839 -1907/
______________________________________________
FITUES I PARË I ÇMIMIT NOBEL PËR
LETËRSINË NË VITIN 1901
______________________________________________

René Francois Armand Prudhomme I mbiquajtur Sully Prudhomme (Paris, 16 mars 1839 – Châtenay-Malabry, 6 shtator 1907) ishte një poet francez, fitues i parë i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1901.
I biri i një tregtari, ai donte të ishte inxhinier, por një sëmundje e syrit e pengoi të vazhdonte studimet në Politeknikum. Ai studioi letërsi dhe, pas një periudhe të shkurtër pune në industrinë e prodhimit, iu përkushtua pa bindje, ligjit. Sully Prudhomme ishte anëtar i “Konferencës La Bruyere”, ku vendos t’i përkushtohej poezisë.
Sully Prudhomme iu dha si një surprizë e vogël çmimi i parë Nobel për Letërsinë, në vitin 1901 (kur shumica e shtypit dha si më të preferuara personalitetet, si Emile Zola dhe mbi të gjitha Leon Tolstoin që ishte gjithashtu një anëtar i Akademisë Franceze prej 1881 deri në vdekjen e tij në vitin 1907.
__________________________________________
Motivacioni i Çmimit Nobel: 1901
Në njohjen e përbërjes së tij poetike, e cila jep prova të një idealizmi të lartë, përsosmëri artistike dhe një kombinim të rrallë të cilësive të zemrës dhe intelektit
_____________________________________________

VAZO E THYER

Vazoja ku lule vjola vdes
Një flutur nxitimthi kaloi
Me rrahjet e krahëve e theu;
Vështrimi i dikujt atë e zgjoi.

Gërvishtja e vogël e lehtë,
Duke brejtur kristalin kudo,
E paepur, e verbër, e sigurt
Përshkoi gjithë konturin ajo.

Brenda një ore, uji u zhuk
Dhe limfa u tha krejt;
Ende s’ka dyshim për këtë.
Viola është thyer, mos e prek.10.

Plagos duke prekur zemrën;
Pastaj e lodhur zemra çahet vetë,
E paprekur përherë prej syve të botës,
Dhe lulja e dashurisë vdes;

Kështu, shpesh dora e dashur,
Qan ngadalë dhe ndjen të rrah
Prerja e saj fine dhe e thellë,
Por u thye, mos e prekni, pra.

*6. Lule e njohur ende për vetitë e saj magjike e afrodisiache. Rrënja e saj etimologjikisht rrjedh nga folja verbero-colpire: që do të thotë vras.

TOMAS TRANSTRÖMER

Është tepër e qartë se me Nobelin e vitit 2011 për poezinë e Tomas Transtromer,
anëtarët e gjyqtarët e Akademisë gjykuese kanë treguar një guxim të pazakontë, së pari sepse Transtromer ishte një poet i izoluar dhe dhe nuk përfshihej në koncertin e poetëve përfaqësues apo të vitrinave mediatike – kulturore, shumë në modë sot në Evropë.

_____________________________________
Motivacioni i Çmimit Nobel: 2011
“Përmes imazheve të tij të thukta dhe të kulluara, ai i dha qasje të freskët realitetit”
______________________________________
ELEGJI
Hap derën e parë
Është një dhomë e madhe e dielluar.
Një makinë e rëndë kalon nëpër rrugë
dhe bën të dridhet qeramika.
Hap derën numër dy.
Miq! Keni pirë errësirën
dhe jeni bërë të dukshëm.
Dera numër tre.
Një dhomë e ngushtë hoteli.
Pamje e një rruge dytësore.
Një fener që rrflekton mbi asfaltë.
Skorja e bukur e përvojave.

(1973)
Perktheu:FASLLI HALITI

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: dy Nobeliste ne Poezi, Faslli Haliti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3463
  • 3464
  • 3465
  • 3466
  • 3467
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT