“Besoj që këtë herë me plot të drejtë mund të ndjehemi mirë për faktin që ishte sa një mundësi për të shprehur mendimet tona aq edhe një mundësi për të konstatuar evoluimin që roli i Shqipërisë dhe politika jonë e jashtme kanë sjellë në imazhin e vendit tonë. Jemi respektuar posaçërisht. Unë këtu bëj një krahasim me dy vjet më parë kur unë isha në OKB këtu në Nju York, sapo ishte formuar qeveria. Jemi vënë në kushtet ku na është dhënë mundësia të flasim dhe të japim kontributin tonë dhe jemi vlerësuar realisht për çka Shqipëria ka bërë në këtë periudhë kohe dhe për çka ne kemi kontribuuar në këtë sesion kaq të posaçëm për faktin se në sesionin e radhës u ra dakord edhe për axhendën e zhvillimi të 15 viteve të ardhshme”, është shprehur kryeministri, Edi Rama,i cili ka bërë një bilanc takimeve që zhvilloi Nju York, në kuadër të asambalesë së OKB-së. Rama shpjegon gjatë kësaj interviste përse në fjalën e mbajtur në OKB këmbënguli për njohjen e Kosovës.
“Përsa i përket Kosovës besoj që jo thjesht sepse ky është një detyrim i patjetërsueshëm për këdo që përfaqëson Shqipërinë në çdo forum ndërkombëtar, por edhe sepse në fazën në të cilën ndodhet sot rajoni, njohja plotësisht e Kosovës dhe integrimi i saj në Kombet e Bashkuara do të ishte një shtysë e madhe për procesin e paqes dhe ndërveprimin rajonal dhe do të ishte një gjë shumë e mirë dhe për vetë Serbinë. Unë e pashë të udhës të këmbëngul në këtë tezë”, deklaron Rama.
Rama flet edhe për takimet me diasporën shqiptare dhe propozim për mbajtjen e një samiti.
“Ne jemi angazhuar prej më shumë se një viti në një projekt bashkëpunimi me Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Harvardit dhe pjesë e këtij projekti është edhe Diaspora. Gjatë këtij viti kemi punuar për të identifikuar një qasje të re ndaj diasporës duke konsideruar edhe opinionet, vlerësimet, gjykimet dhe paragjykimet e mundshme në Diasporë lidhur me Shqipërinë, gjë për të cilën kemi bërë dhe një anketë shumë profesionale me e diasporën shqiptare në Amerikë. Mbi këtë bazë kemi vendosur të organizojmë një samit të parë të Diasporës ku do të ftojmë njerëz nga e gjithë Diaspora shqiptare në Amerikë ose Europë, njerëz me kontribute të kahershme, njerëz me kontribute të reja, njerëz të sferave të ndryshme për të bërë një diskutim të madh kombëtar për të parë se çfarë mund të bëjmë sëbashku lidhur me marrëdhënien dhe ndërveprimin me diasporën”, përfundon kryeministri Rama.
FEJZO LEPENICA SHËRBËTOR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
Në errësirë edhe pak dritë vlen e premton shumë.-Frang BARDHI, 1635/
Nga Prof. Dr. Bardhosh Gaçe/ Mjeshtër i Madh/
Në vargun e botimeve historiografike bashkëkohore, studiuesi dhe publicisti Enver Lepenica ka dhënë një kontribut të çmuar në nxjerrjen në dritë të mjaft ngjarjeve e figurave të shquara të Vlorës dhe të Labërisë, të cilat kamë lënë gjurmë në historinë tonë mbarëkombëtare.
Në botime të tilla, si monografia historike për Luftën epope të Vlorës 1920, Prefektët dhe kryetarët e Bashkisë së Vlorës (1900 – 1990), ato kushtuar Hysni Lepenicës dhe Ahmet Lepenicës, si dhe mjaft studime e shkrime të tjera publicistike për fenomene e personalitete të shquara të jetës shqiptare në rrjedhën e kohërave dhe dy dekadat e fundit, ku shpërfaqen mjaft çështje të mprehta social – shoqërore, historike dhe politike të tranzicionit të gjatë shqiptar dhe konsolidimit të demokracisë së brishtë, historiani Enver Memishaj ka krijuar individualitete të vërteta e dokumente të gjalla historike, me dëshmi e kronika, që rizgjojnë shpirtin e madh kombëtar të Vlorës e Labërisë, Himarës e Kurveleshit, si pjesë e përbashkët e kulturës dhe historisë shqiptare.
Në studimet dhe botimet historiografike e publicistike të studiuesit Enver Memishaj, lehtësisht vihet re prirja e tij e theksuar, për të ndriçuar mjaft aspekte të mjegullta e të mbuluara të jetës shqiptare. Në librin e tij monografik për Luftën epope të Vlorës 1920, dokumente e dëshmi të ndryshme ringjallin në sytë e lexuesit bashkëkohor aspekte të gjera të Kuvendit të Baçallasë, mbledhjes së Beunit dhe organizimit luftarak të kësaj epopeje, e cila shfrytëzoi tërë arsenalin e ushtarakëve dhe prijësve popullorë, të formuar dhe të sprovuar në luftërat për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut qysh nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri në Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare.
Në faqet e këtyre botimeve historike e publicistike të Enver Memishajt nxjerrin krye figura zëmëdha të luftërave dhe përpjekjeve për të vendosur fatin e shqiptarëve si: Ahmet Lepenica, komandanti i përgjithshëm i Luftës së Vlorës, udhëheqësi shpirtëror i saj, Osman Haxhiu, kryetari i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare”, si dhe mjaft prijës të tjerë popullorë si: Halim Xhelo, Qazim Kokoshi, Qazim Koculi, Myqerem Hamzaraj, Ali Beqiri, Hamit Selmani, Sali Bedini, Hazbi Çano Rrapo Çelo e mjaft të tjerë, të nderuar e të pavlerësuar sa duhet.
* * *
Në këtë hulli të punës së tij të palodhur, historiani Enver Memishaj na sjell një botim të ri, monografinë komplekse dhe të gjerë “Fejzo Lepenica – jetoi dhe vdiq për Shqipërinë”. Është një figurë mjaft e dashur atdhetare dhe intelektuale në tërë Labërinë, që për dekada të tëra e kishte mbuluar pluhuri i harresës. Por studiuesi ynë sqimatar, duke e ndier nga afër shpirtin popullor që këtë figurë të çmuar e mban gjallë në ndërgjegjen e vet kombëtare, sa kohë u rropat nëpër arkiva, shtypin e kohës dhe në shtegtimin e jetës dhe të veprimtarisë së tij kombëtare për të na dhënë portretin e tij të gjallë e konkret.
Fejzo Lepenica, ashtu si disa atdhetarë të tjerë të Labërisë, u përfshi në lëvizjen kombëtare të kohës fort i ri, i lindur më 1902 dhe i rritur në një familje me tradita të zjarrta atdhetare, nën kujdesin e xhaxhait të tij, major Ahmet Lepenica dhe tërë vatrës familjare, që kishte marrë pjesë në kryengritjet, luftërat dhe përpjekjet e Lumit të Vlorës kundër hordhive otomane e shovinistëve grekë. Mësimet e para Fejzo Tafili i mori në fshatin Drashovicë, ndërsa shkollën plotore në qytetin e Vlorës, në shkollën e njohur për traditat e saj arsimore e kulturore Muradie.
Gjurmë të thella në jetën e tij lanë vitet shkollore në kolegjin e Shën Mitër të Koronës në Kalabri, në atë shkollë të themeluar nga poeti unë i madh kombëtar Jeronim de Rada, mes arbëreshëve dhe sivëllezërve të tij nga vise të ndryshme të vendit. Mori pjesë gjallërisht në Luftën epope të Vlorës 1920, ku në llogoret e saj pa me sytë e tij trimërinë dhe heroikën e luftëtarëve popullorë, për të bashkuar Vlorën me pjesën tjetër të mëmëdheut.
Por formimi i tij intelektual e demokratik u shfaq sidomos në vitet 1920-1924, me pjesëmarrjen e tij në lëvizjen demokratike të kohës në krah të Halim Xhelos e Avni Rustemit, Ali Çakërrit, Ibrahim Shytit, Abdul Kuçit e Ibrahim Abdullait, Muço DelosRrapo Çelos e Gani Alikos.
Duke iu përgjigjur thirrjes së qeverisë së Sulejman Delvinës qysh në vitin 1920, Fejzo Lepenica shërbeu si ushtarak në xhandarmërinë shqiptare në qarkun Gjirokastrës.
Ai, si anëtar i shquar i Shoqërisë “Bashkimi”, përkrahu qeverinë e Fan S. Nolit me shpresën e madhe, se ky njeri i ditur dhe ata që e rrethonin do t’i sillnin vendit përparimin dhe qytetarinë, siç ishin edhe “shtetet e tjera të Evropit”, për të zhdukur anarkinë dhe prapambetjen shekullore në qytete, fshatra e krahina. Por rënia e qeverisë së Fan S. Nolit dhe hipja në fronin e Shqipërisë të Ahmet Zogut, ashtu si atdhetarë të tjerë e zhgënjeu edhe Fejzo Tafilin, ndaj ai mori rrugën e mërgimit në Greqi më 1925.
Edhe pse u vendos në Janinë, së bashku me emigrantë të tjerë si Naxhi Libohova etj., autoritetet greke fillimisht e izoluan në ishullin Qefaloni, duke i mbajtur në vëzhgim të rreptë. Ashtu si emigrantët e tjerë të Evropës, edhe Fejzo Lepenica në Janinë ishte nën vëzhgimet e konsullatës shqiptare.
Në vitet 1925-1932, Fejzo Lepenica na shfaqet në shtypin shqiptar edhe si një publicist i mprehtë dhe i rrallë nën pseudonimin “Krivova”, që është toponim në fshatin e tij të lindjes. Artikujt e tij shpreheshin në mbrojtje të çështjes kombëtare çame, i pronave të tyre të grabitura nga grekët, kundër veprimtarisë së sillogove greke të Vorio Epirit, që propagandonin kundër Shqipërisë etj.
Artikulli i gazetës “Ora” në Tiranë, korrik 1931, na bën me dije se Fejzo Lepenica ishte i internuar në Prevezë e më pas në Patër e Zaqintho nga autoritetet greke, pasi akuzohej si “propagandist kundër sillogove të Vorio Epirit”, se “gjoja ka atakuar Qeverinë Greke me biseda me anë të shtypit për sjelljen e saj barbare në Çamëri”.
Pas internimit, në vitin 1931 Fejzo Tafili kthehet në vendlindje, në Shqipëri, ku u përfshi në lëvizjen antizogiste, në Organizatën e Fshehtë të Vlorës. Ishte koha kur Mbreti Ahmet Zogu kishte nënshkruar marrëveshjet me Italinë fashiste për skllavërimin e Shqipërisë. Nën ndikimin e miqve të tij atdhetarë Qazim Kokoshi, Seit Qemali, Myqerem Hamzaraj, Hysni Lepenica e Ahmet Demi, si dhe pas takimeve me Halim Xhelon, i cili kishte ardhur ilegalisht nga Franca në Labëri, Fejzo Tafili, si antizogist u përfshi në këtë lëvizje të kohës me prirje republikane.
Zbulimi Organizatës së Fshehtë të Vlorës bëri që qeveria zogiste të jepte dënime të rënda për organizatorët, por në gjyqin e zhvilluar më 16 shtator 1932 Fejzo Lepenica u shpall i pafajshëm. Në këto kushte, ai u largua përsëri në emigracion, në Janinë, ku nisi të bashkëpunojë ngushtë me mjaft atdhetarë të Çamërisë si Ahmet Demi, Musa Demi, Haki Çami etj. në mbrojtje të të drejtave kombëtare të Çamërisë.
Autori i librit, Enver Lepenica, na ka dhënë të plotë kontribin e vyer të atdhetarit dhe intelektualit Fejzo Lepenica në fushën e publicistikës. Nëpërmjet artikujve të botuar në shtypin e kohës prej tij, ndën siglën K. dhe pseudonimin “Krivova”, botuar në gazetat “Telegraf”, “Demokratia”, “Ora”, “Shqipëria e Re”, “Gazeta e Korçës”, “Shqipnia”, shpalos me mprehtësi gjendjen e shqiptarëve në Çamëri dhe mizoritë e kryera nga shteti grek ndaj tyre.
Diku midis tjerash, në gazetën “Telegraf” të vitit 1927, ai do të shkruante: “Si venë punët sot në Çamëri, s’ka më dyshim që popullata e saj shqiptare është e dënuar për shfarosje dhe kjo gjë është kryer sistematikisht gjer tani dhe përpara këtij gjenocidi Qeveria Shqiptare fle gjumë”. Zëri i tij atdhetar i protestës, polemikat dhe demaskimi i politikës greke ndaj popullsisë martire të Çamërisë, kishin tërhequr edhe vëmendjen e ambasadës shqiptare në Athinë, e cila në një varg relacionesh ndjek nga afër veprimtarinë publicisistike të Fejzo Lepenicës.
Mjaft artikuj të tjerë si: “Çamërit janë të dënuar për shfarosje nga ana e grekëve”, “Marrëdhëniet shqiptaro – greke dhe gjendja e Çamërisë”, “Gardhiqi dhe Dhragomia”, “Çamëria nën sundimin grek”, “Vuajtjet e Çamërisë, “Pasuritë e patundshme të shqiptarëve të Çamërisë”, “Greqia dhe Çamëria” apo “Çamërit po shuhen”, janë një klithje e shpirtit të tij atdhetar në qiellin e Europës, në mbrojtje të të drejtave kombëtare shqiptare. Në këto artikuj e letërkëmbime të tjera gjenden edhe mjaft të dhëna interesante etnografike, historike e etnike, që dëshmojnë për kulturën e thellë që zotëronte Fejzo Lepenica.
Fejzo Lepenica u shua larg atdheut të tij të dashur, Shqipërisë, në Janinë më 1936, por jeta dhe veprimtaria e tij atdhetare dhe publicistike nëpërmjet monografisë së studiuesit Enver Memishaj (Lepenica) merr një shkëlqim të ri duke u dritësuar nga mesazhet e saj demokratike e kombëtare, në shërbim të kohëve tona moderne.
Fejzo Tafil Lepenica, oficer.
Çështje grupimesh
Nga Ilir Levonja/Florida/
Në emër të egos, të më shkojë e imja. Ne sot nuk e besojmë me njëritjetrin. Nuk njohim dialogun dhe ndaj kudo ka dhunë. Lajme të natyrës bujë. Për rrjedhojë grupime. Gjysma e socialistëve janë tërësisht të heshtur. Të pa punë. Të qartë tashmë se sa të kapur janë nga LSI. Gjysma tjetër kujdeset për shëndetin e LSIs, për dietën e Metës. Dhe luten në heshtje të mos u iki Ilir Meta.
Pasi milioni i votave, nuk është, nuk paska qënë aset i tyre tërësisht. Pavarsisht idealit, gangrena e interesit bluan si mola. Kështu ata ndihen të përdoruar. Të pushtuar. Kështu në qëndër të vëmendjes kanë përkujdesjen të mos i prishin qejfin Ilir Metës, se sa të ndreqin popullin. Pra sfidën që u ka caktuar koha. Ose një pjesë e tyre e kalojnë ditën të zbulojnë nëse ua ka futur apo jo LSI e qytetit ku jetojnë, emrin në të kuq? Dhe tregohen delikatisht të kujdesshëm. Nuk duan t’u prishin qejfin. Nëse ua prishin qejfin, ata nuk e kanë të vështirë të bëjnë aleancë me pëdëistët. Sapo e bën një të tillë në një provincë me emrin Përrenjas.
Nga ana tjetër edhe demokratët ndodhen të dyzuar dhe të pashpresë. Madje të ndarë. Njëri grup rend pas statuve të Berishës si opozitar i fortë. Dhe jetojnë me emocionet e së kaluarës. Duke u shprehur vazhdimisht me atë mendësinë, që, ai që më bëri mirë mua, është njësh. Ndërkohë mallkojnë veten pse Berisha i besoi partinë Bashës.
Ndërsa tjetri grup pas Bashës që po përpiqet të luaj me versionin që i irriton shqiptarët demokratë, apo dhe shqiptarët socialistë, një aleancë të mundshme PS dhe PD. Si fundi i botës. Kaktaklizëm e egos të më shkojë e imja. Me atë që çuditërisht po riciklon në postet drejtuese, humbësit. Dhe aludon me aleanca. Por as kjo nuk ka për të ndodhur.
Dhe grupimet vazhdojnë me LSIn. Ata që më mire se kushdo tjetër, e dine që i bëjnë kot shantazhet me video seksi. Destabilizim kombëtar etj. Janë shashka. Por është strategji e tyre.
Kështu i forcojnë imazhin e dobësuar liderit të tyre. LSI i ka kapur në vend të keq të dya partitë. Sistemi zgjedhor shqiptar. Dhe ata prapë bëjnë shantazhe, me aleanca të Berishës apo çamët etj. Edhe pse e dine mire që në 2017, Meta do të jetë kryeministër i Shqipërisë.
Por thjesht, vesi i njerëzve që duan t’u shkojë e tyrja. Qoftë kjo edhe me dhunë. Madje nuk kursejnë as moçalorin e tyre. Atë që u hapi rrugën aleancave të pa konceptueshme në realitetin politik shqiptar, Dritan Priftin. Atë që u mësoi se si të votoheshin në masë me metodat e shpërblimit. Ndaj sot ata numërojnë jo pak por njëqind e shtadhjetëmijë vota. Vetëm strategjia e moçalorit. Strategjia që quhet zotësi shqiptare.
Dhe me që ra fjala tek moçali. Frymëzimin LSI e merr andej. Nga begatia e hapësirës së moçalit. Simulon me të madhe zhurme fermerët, fasonët. Madje shkojnë e bëjnë foto mes specave dhe shalqinjëve, domateve në sera, trangujve me shumicë. Buzë lagunës asaj breroreje të artë që deri dje e kishim gulagun e krenarisë të shfrytëzimit të njëriut prej njeriut. Dhe hambarin e Shqipërisë njekohësisht.
Dhe me që ra fjala tek moçali, moçalorët e mire. U kanë bërë vend malorëve të fasonistit. Jetojnë atje akoma dhe prej maleve mbajnë vetëm atë kënaqësinë e traditës. Punojnë me moçalorët, kanë krushqi, nipër e mbesa. Dhe i çmojnë. Mirëpo fasonistit i pëlqen akoma vesi i kohës se denigrimit krahinor.
Megjithatë Meta ka akoma video. Kanë 90% e lësëistave për njëritjetrin. Por e tillë është koha shqiptare. Koha e grupime që nuk kanë asgjë mangut nga ato të Sirisë së Bashar al Assadit.
Ndaj dhe shqiptarët e tjerë vetëm ikin.Po i referohen së fundi edhe fatit në Llotarinë Amerikane. Eshtë muaji tetor, ditët për të fituar. Grupimi tjetër është shtypi, që mezi pret ndonjë statut fb. Të ndonjë personi publik. A ku di unë se çfarë tjetër… Të kënaqi lexuesit duke masakruar qoftë dhe një të pakët zë. Nga ato që përpiqet paksa…, butësisht, me delikatesë. Shumë femërore, prej diçkaje intelektuale, duke pranuar realitetin, atë që edhe të dështosh është po aq njerëzore sa të fitosh. Si është rasti konkret i një mjeke në Tiranë me emrin Anika Dokle. Shtypi kënaqet kur grupimet nxjerrin nga gjirizet e salcës së barkut, shfrymën me hudhra e raki, xaxiq, apo turshi…, të thesareve nga miniera e sharjeve. Nga ndjekësit e sojit një grupim më vete. Thjesht për inat. Pse të shkojë e saja dhe jo e imja, e jona e tyrja etj.
Dhe grupimi tjetër…,ai që i ka mbaruar të gjitha hallet…, ai më patrioti…, ai që po pret të shqyej Serbinë e shqyer më 8 tetor 2015.
Kosova drejt liberalizimit të vizave
-Republika e Kosovës për liberalizim vizash ka plotësuar 87 nga 95 kriteret teknike, e të gjitha do plotësohen deri në fund të nëntorit 2015. Diskutohen çështjet e integrimeve në Bashkimin Evropian/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 3 Tetor 2015/ Kosova drejt liberalizimit të vizave ka plotësuar 87 nga 95 kriteret teknike, e të gjitha do plotësohen deri në fund të nëntorit 2015. Këtë e ka bërë të ditur kryeministi Isa Mustafa pas kthimit nga Nju Jorku dje pasdite në Prishtinë dhe takimeve e bisedave që ka pasur delegacioni kosovar me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, komisionerin e BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.
“Kemi diskutuar çështjet e integrimeve tona në Bashkimin Evropian, veçmas procesin liberalizimit të vizave dhe çështje tjera integruese si dhe Marrëveshjen për Stabilizim Asociim”, tha kreu i qeverisë së Kosovës.
“Mund të them se kemi një përkrahje të plotë, nuk mund të flas tani për afatet, veçmas për liberalizimin e vizave, por konsideroj se ne do t’i përmbushim deri në fund të nëntorit të gjitha kriteret”, shtoi ai.
“Nga 95 kritere teknike të cilat janë parashtruar para nesh, i kemi plotësuar krejtësisht 87. Kanë mbetur edhe disa, për të cilat do ta bëjmë tani një Task Forcë dhe do të procedojmë me to deri në fund të nëntorit, në mënyrë që të gjitha kriteret t’i kemi të plotësuara krejtësisht, dhe të presim që të merret vendimi politik në nivel të Bashkimit Evropian”, theksoi kryeministri i Kosovës, Mustafa.
I ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, kryeministri i Kosovës Mustafa ka marrë pjesë në Samitin Global të Liderëve Kundër ISIS-it dhe Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ndërsa është pritur në takime me zyrtarë të lartë të Administratës së SHBA-ve.
“Gjatë 5 ditëve të vizitës, kemi zhvilluar dhjetëra takime dhe aktivitete të nivelit të lartë, të cilat besoj se kanë dhënë fryte të rëndësishme për Kosovën, veçanërisht në raport me rolin e saj në bashkësinë ndërkombëtare”, vlerësoi Mustafa.
Presdienti Obama, Rusia po forcon ISIS
Kur dukej se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë e kishin krisur akullin disa vjeçar mes dy vendeve, ka qenë vetë Presidenti Obama, i cili në një dalje për mediat nga Shtëpia e Bardhë, i ka cilësuar sulmet e nisura nga Moska mbi Siri, si një mbështetje dhe forcim që i bëhet Shtetit Islamik. “Arsyeja pse Asadi është akoma në pushtet, është sepse Rusia dhe Irani kanë qenë të gatshëm për ta mbështetur. Putin shkoi në Siri, sepse miku i tij Asad është i dobët. Nuk u mjaftua vetëm me dërgimin e parave, por u desh të dërgonte dhe njerëz. Vetëm Rusia dhe Irani janë me Asadin, e gjithë bota është kundër tij”, ka deklaruar Presidenti Obama përpara gazetarëve. Ndër të tjera, Obama ka kundërshtuar me forcë dhe “teorinë ruse”, sipas së cilës, cilido që kundërshton Asadin është terrorist. Për Presidentin amerikan, fakti që Rusia nuk bën dallimin mes ISIS dhe opozitës së moderuar sunite, është rruga drejtë shkatërrimit.