Telenovelat turke edhe me të rrezikshme së pllaka e sulltanit në kalane e Lezhës
Opinion nga Lek Gjoka/
Ka pak ditë që një pllake e Sulltanit otoman vendosur gabimisht në hyrjen kryesorë të kalase së Lezhës që kurr nuk e kishtë pasur vendin në kala po bën një zhurmë të madhe në media dhe rrjetet sociale.Shqiptaret shqetesohën me të drejte, madje kanë shkuar deri në nënshkrimë peticioni për presidentin shqiptar për kete pllakë por harrojnë së ku qëndron problemi i vertete dhe “investimi” i qeverisë turke ose saktesisht i një Sulltani të ri turk i pagezuar president në trojët shqiptare kur ka ku investon për shqiptaret e Turqise që kalojnë të gjashtë milionet dhe nuk i njeh as si minoritet.
Problemi i parë janë vete qeverite shqiptare në Tiranë e Prishtinë që për interesa përsonale bëjnë sikur nuk e kuptojnë nostalgjinë e disa qeveritareve turq për perendorine otomane.Që kjo nostalgji të fillojë të realizohet duhet të investohet në art,kulturë,letërsi ku me së miri kanë filluar ta realizojnë nëpërmjet telenovelave.Të gjitha kanalet televizive shqiptare janë lëshuar plot bujë me telenovela turke që ngadale të mundohen ti shpërlajnë trutë mases së popullit shqiptar sikur përendoria otomane dhe Sulltanet a veziret sollen zhvillim e kulture në gadishullin ilirik, që po ky pushtues ja ktheu emrin në gadishulli Ballkanik.E verteta e dhimbshme e historise së otomaneve mbi kombin shqiptar nuk harrohet .Kur kojshite tan i jepnin Sulltanit robina motrat e veta që ti përzinte rracen e të kishin të drejta si gjuhën dhe fene , kombin shqiptar e dogjën me zjarr e hekur vetem që të plotësohën interesat e Greqisë dhe Serbise.Vertete per një çerek shekulli Gjergj Kastrioti-Skenderbeu heroi i kombit shqiptar e i krishtërimit evropian i gjunjëzoi sulltanet por me vdekjen e tij kombi shqiptar u vra, u përça dhe u gjakos aq keq saqe sot vetem fale trimerisë së familjeve të mëdhaja shqiptare(dhe të Mirditës që nuk u pushtua kurrë) arritëm të shpëtojmë si komb ku një rol ka luajtuar edhe Papa Klementi XI me origjinë shqiptare që i mblodhi shqiptaret në Kuvendin e Arberit 14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Merqi të Lezhës ku dhe ndezi një dritë jeshile për Evropen e krishtëre se kombi shqiptar duhet mbrojtur me çdo çmim.Disa shtete europiane si Austria ,Italia i dolen në krah kombit shqiptar por Rusia me perkrahen e shteteve të fuqishme evropiane në 1913 u lëshuan për ta fshirë përsëri Shqipërine nga harta e botes vetem që të kenaqte Greqine dhe Serbine.Fati kësaj here ishtë me Shqipërine sepse edhe SH.B.A-kës ishin krah shqiptareve , por megjithese nuk e firmosën dekleraten e ndarjes se tokave kombi shqiptar u nda në disa pjese.Një rol shumë të madh luajten intelektualet shqiptare ku muslimanet,katoliket,artodokset e bekteshianet u bashkuan bashke për të mbrojtuar trojat shqiptare.Madje edhe lobi i shqiptareve të Amerikes me Nolin në krye u çuditën pa mase për përgaditjen e ekipit shqiptar.Fjalimi që lexoi në konferencen e Paqes kryetari i mbrojtes së tokave shqiptare monsinior Luigj Bumçi, fjalim që e kishte shkruar homeri i letrave shqipe At Gjergj Fishta çuditi të gjitha kancelerite evropiane së si një prift katolik mbi fe vendosi kombin shqiptar që ai i përkiste.Sigurisht ketë histori të shkurter e solla si shembull se si shqiptaret intelektual 120 vite me parë nën presionin osmano-turk dhe greko-serb nuk u dorezuan por u bashkuan për çështjen kombëtare por sot po shikojmë një klime tjeter politike.Pa pikën e turpit politikanet në Shqipëri e Kosove janë të dashuruar aq shumë me qeverinë Turke saqë pranojnë çdo oferte kulturore e ekonomike madja pranojmë edhe të quhen vëllezer me turkun kur në fakt vëllai i shqiptarit është vetem ai që në kapilare ka gjak shqiptari.Sigurisht qeverite shqiptare duhet të jenë pro paqes në botë dhe si çdo popull tjeter populli turk duhet të jete mik i popullit tonë por jo të pranojmë deri ndryshimin e historisë së lavdishme të periudhes se Gjergj Kastriotit e me tej.Dukë hedhur tymtajen e besimit fetar qeverite e Athines dhe të Beogradit po luajnë shumë bukur kartën turke në interes të tyrë dhe në dem të kombit shqiptar.Dihen marveshjet midis Turqise dhe Serbise për pastrim etnik të shqipareve në Kosove e Maqedoni dhe të gjithe palet e politikes shqiptare heshtin.Nuk i kërkojnë Turqisë hapjen e shkollave shqipe dhe pranimin e fajit të një pushtimi e uzurpimi pese shekullor mbi trojet tona që i kanë grabitur pa mëshirë por kënaqen me pak para në gjepat e tyre e të te familjareve të tyrë.
Ky shekulli i XXI- te është shekulli i shqipareve dhe ket gjë e dijnë shumë mirë të gjithë kancelaritë evropiane.E dinë ato që morën me forcë tokat shqiptare, ato që vodhen historine e popullit me të lashtë të botës popullit shqiptar dhe e manipuluan për vete.Ndaj duhën hapur mirë sytë.Duhët që telenovelat turke para së të transmetohën në tv shqiptare të kalojnë në sitën e ministrisë së kultures sepse përbejnë një rrezik kolosas për popullin shqiptar janë si një opinium për masen e gjere.Vertete një pllake e Sulltanit në kalanë e Lezhës na shqetesoi pa masë por kjo ka një zgjidhje farë të lehte ndaj problem mbetet arti dhe letersia së si i sërviret popullit shqiptar historinë tonë mijëra vjeçare.Disa sigurisht që mundohën të na servirin plot lavdi historinë e sukseseve të shqiptarevë në përendorinë atomanë si ish kryeministra që në fakt ato janë tradhtarë të kombit shqiptar sepse me urdhërat e tyrë u mundua të varroset gjuhë shqipe,më urdhër të tyrë u dëtyruan që shqiptaret në masë të kthehen ne fene e pushtuesit turk e më vonë u quajtur turq dhe i larguan nga trojet shqiptare ku kishin lindur ato e te paret e tyre per mijëra vite.
Sot në kete shekull të ri të shqiptareve duhen tiu hapen mirë sytë dhe të mos pranojmë kurrsesi të injektohemi nëpër mjet artit mashtrimin e pushtuesve të kombin shqiptar si shpëtimtarët tonë sepse të gjithë e dinë së bashkimi i trojeve shqiptarë është vetem çështje kohë.Lokomotiva që do të bashkoje vagonat e ndarë të kombit shqiptar është ndezuar dhe shumë shpejt do nise udhëtimin ndaj të gjithë ne shqiptaret si dikur rilindasit ku mbi fe vendosen Atdheun,gjakun e shqiptarit të përgaditemi për ketë udhëtim të shumë pritur dhe që po mundohët nga kojshitë dhe ish pushtuesit e në veçanti osmano-turq të hidhet në ere me të gjitha llojet e arme diplomatike,psikologjike,artistiko-kulturore dhe ekonomike por që nuk do tia arrijnë kurrë po që së nuk na përçajnë dot.Dita e bashkimit të trojëve shqiptare po vjen.
Jacksonville Florida
Tetor 2015
1945… ME KÉ ISHIM NÉ ?
Nga Fritz RADOVANI*/
Jo, po: a s’ desht djalli Shqipni?/
Jo, po: a s’ desht hasmi Shqiptarë?/
Qé, pra, sot po ka Shqipni;/
Qé, pra sot po ka Shqiptarë./
Jo, po: ka Shqipni, per Zotin!/
Ka Shqiptarë, qi n’ qark agzotin (barutin)/
Ata e bajnë për‘i kurrgjasend./
■Shumë vite perpara kam lexue këte pjesë të një poezisë së At Gjergj Fishtës O.F.M., Poetit tonë Kombtar, me titull: “Shqipnia e lirë”, e shkrueme në vitin 1921…
■Në muejn Shkurt 1945, në Jalta, u zhvillue Konferenca e njohun e “tre të mëdhejve”, ku u vendos “fati” i Botës së “Lirë” mbas Luftës së Dytë Botnore, nga Stalini, Rusvelti dhe Çërçilli, që njiheshin si “fitimtarë” e ndonjeni… edhe “çlirimtarë”!!
Vuna të parin Stalinin, mbasi ky i mori dy titujt të “fitimtarit dhe çlirimtarit” ndersa, per né “shqiptarët” me që na solli me anen e “shokut” Tito edhe Partinë Komuniste, që sot po “ringjallet” edhe njëherë, komunistët e thërrisnin “baba Stalin”, se kështu mësuene nga “nënat e tyre”…Mandej, per ma hollë mund ta lexoni tek libri Enverit “Me Stalinin”!
■Vendimet e Jaltës, Shqiptarët nuk i patne mësue asnjëherë! Jam i sigurtë se shumica e tyne nuk i di as sot. Misionet e anglo – amerikanëve u sollën edhe pak muej në “atë copë Shqipni” të viteve 1913, e pluhnosën me DDT per me mbytë morrat e “çlirimtarëve”, dhe ikën nga kishin ardhë… tue na lanë “të lirë” nen diktaturen sllavokomuniste të Titos.
■Tito ishte shumë i knaqun me marrjen edhe njëherë të Trojeve Shqiptare, që Italia ua pat marrë në vitin 1941…Kështu, në Shqipninë e cungueme të 1913, ai la me qeverisë edhe njëherë si në 1925, si pat veprue Pashiqi me Zogun, anadollakun Enver Hoxha, po këte herë, me aprovimin e rusëve dhe anglo – amerikanëve, që u interesonte një Ballkan i pushtuem nga sllavokomunizmi, i shkëputun perfundimisht nga Europa Perëndimore.
■Edhe Greqia kishte pikpamje komuniste, me të cilat pajtohej Çerçilli… Ndersa, Turqia ishte shumë e knaqun me Xhamijat në qender të Tiranës, Prishtinës e Shkupit.
■Stalini kishte realizue një shtrimje të madhe dhe nuk i mbetej tjeter veç sllavizimi.
Ato pak Xhamija nuk i prishnin punë, mjafton që shpejtë filloi lufta kunder Katolikëve!
■Në Janar të vitit 1945 organizohet pushtimi i Maleve të Veriut, me luften kunder Heroit Kelmendit Prekë Cali, dhe vrasje të 118 Burrave të Atyne krahinave, trupat e të cilëve hudhen nder prroje e lumej… U digjen kullat dhe u plaçkiten bagëtia dhe bereqeti…
Vriten…ish oficerë, intelektualë, ish qeveritarë e malësorë të ngujuem nder shpella.
■Fillojnë arrestimet, torturat, masakrat dhe pushkatimet e Klerikëve Katolik Shqiptar!
Vrasja e Klerikëve Shqiptarë At Leonard Tagaj, Don Lazer Shantojes, Don Ndre Zadejës, Don Mark Gjanit, At Papa Pandi, dhe arrestimet e At Gegë Lumaj, At Dioniz Makaj, At Giakomo Gardin, xhakonit Gjergj Vata, Famullitarit të Shkodres Don Mikel Koliqi, Don Nikoll Kimza… mbrenda vitit 1945, janë shpata stalinjane kunder Katoliçizmit tek né!
■Në muejn Shkurt 1945, fillon “idea” e Stalinit, ose ma mirë me thanë mashtrimi per “zgjedhje të lira dhe të drejtën e vetvendosjes në zonat e lirueme”, pra ishte ajo kohë kur ushtria sovjetike i kishte pushtue të gjitha ata shtete dhe Stalini, propozoi edhe “Qeveri Demokratike në të gjithë Europën Lindore, të daluna nga zgjedhjet e Lira!” Pikrisht, kur ushtria sovjetike vazhdonte marrshimin dhe pushtimin e Tokave të tjera drejtë Elbës. Provë e mashtrimeve të Stalinit për ata “premtime” ishin zgjedhjet që po përgatiteshin në Jugosllavi, dhe në shtetin e varun prej saj në Shqipninë sllavokomuniste.
Stalini zgjodhi dy shtete që nuk ishin çlirue nga ushtritë sovjetike, po influenca e tij ishte vendimtare në zgjedhjen e Titos e Enver Hoxhës, në këto “zgjedhje të lira e bolshevike”!
Stalini, jo vetem, nuk lejoi zgjedhje të lira, po edhe perforcoi poziten e partive komuniste në të gjitha shtetet ku kishte kjoftë edhe vetem një ushtar sovjetik, ndersa, nga pikpamja e tyne “demokratike”, ata ishin dhe mbeten deri diten e fundit “parti staliniste”…
■Eksperimentet e Fuqive të Mëdha gjithmonë zbatohen me shtetet e vogla. Mandej, ata aplikohen nder shtetet ma të mëdha derisa arrihet edhe skllavizimi i Popujve të tyne.
■Shqipnia asht shteti i parë që vetizolohet dhe shkëputet nga Europa Perëndimore.
■Të gjitha ata veprime të vitit 1945 në Tiranë, udhëzohen dhe zbatohen nga konsulentët e kudondodhun të shtetit jugosllav komunist, që drejtohej nga “bolsheviku” Tito.
■Me daten 21 Prill 1945, pabesia e qeverisë komuniste të Tiranës fillon me “marrdhanjet e mira me Vatikanin”. Para se të shkonte në Romë Delegati Apostolik Imzot Leone G.B. De Nigris, qeveria e re shqiptare i njofton se “mardhanjet me Vatikanin do të jenë të mira, dhe se Kisha Katolike në Shqipëri do të ketë liri të plotë.” Në fillim të muejt Maji 1945, Imz. De Nigris vjen në Tiranë, dhe nuk lejohet me shkue në Shkoder. Detyrohet me qendrue në hotel “Dajti” në Tiranë, ku takohet me Don Tomë Lacen dhe Don Mark Hasin, len porositë e veta, ngarkon me detyren e Regjentit të Delegacionit Apostolik në Shqipni Imzot Frano Gjinin, dhe largohet në afatin e caktuem nga qeveria e Tiranës.
■Me 24 Maji 1945, qeveria e Tiranës njofton Vatikanin se Imz. De Nigris nuk mund të vijë në Shqipni, si “persona non grata” dhe se “Delegati duhet të jetë Shqiptar…”
■Kjo sjellje e Enver Hoxhës, ishte një garanci per qeverisje antikatolike per Jugosllavinë.
Mardhanjet me Vatikanin u prenë perfundimisht deri në vitin 1991, kur në Shqipni erdhi At Pietro Maione dhe me 21 Mars 1991, zv. Ministri Imz. Klaudio Çeli, i cili vizitoi edhe Shkodren, po në mënyrë të veçantë Ai më ka shpreh sigurinë e fitores te BSPSh Shkoder.
■Me daten 7 Shtator 1991 Shqipnia dhe Vatikani rivendosin mardhanje diplomatike në nivel Ambasadash. Vizita e Papës Gjon Pali II dhe Nanë Terezës me 25 Prill 1993, ishte një valvitje e Lirë e Flamurit Gjergj Kastriotit, per herë të Parë mbas vitit 1468…
■Veprimet e ngjashme të qeverisë së Edi Ramës në 2015, ngjajnë me “një Parathenje” të persëritjes së shumë veprave antishqiptare dhe antieuropjane të 70 vjetëve perpara!
■Mos të harroj… A e dini si mbyllet ajo poezia naltë:
Por, po ndodhi se vjen dita,
Qi me faj Shqipnin e darni, (e humbni)
Qi e Lirisë u erret drita
Edhe m’ t’ huejë Atdhéun e mvarni
A per pare a marri tjera,
Si nder kohë, qi shkuen, atëhera,
U marroftë i Madhi Zot!
Melbourne Tetor 2015.
THIRRJA E KRYEMINISTRIT RAMA NE OKB
Rama thirrje Kombeve të Bashkuara për njohjen e pavarësisë së Kosovës: Kjo vlen shumë edhe për Serbinë/
Kryeministri Edi Rama bëri thirrje nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara që vëndet të bashkohen e të krijojnë së bashku një kartë të përbashkët arsimore për të rinjtë.Ai gjithashtu bëri thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet e OKB-së, që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, teksa pasqyroi edhe zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit si dhe disa nga reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.
Kryeministri Edi Rama, duke folur për një botë që nuk është më bardh e zi, por gri, propozoi krijimin e një karte globale për arsimin e të rinjve në mënyrë që në të ardhmen, të ketë më shumë tolerancë dhe mirëkuptim mes vendeve dhe komuniteteve të ndryshme.
Ai tha, se përmes kësaj karte mund të frymëzojmë të rinjtë që të duan më shumë paqen dhe zhvillimin dhe t’i largohen konflikteve.“Vende të vogla e të mëdha të bëhen bashkë dhe të ecin drejt zhvillimit. Kjo nuk mund të fshijë përçarjet, por nëse u tregojmë të rinjvee rrugën e duhur, ata do ta ndërmarrin atë”, tha Rama.Ai nënvizoi se Shqipëria do të përfshijë një kartë të tillë në sistemin arsimor.
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij, apeloi që vëndet pjesë e OKB-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë atë.
Sipas tij, kjo vlen shumë edhe për Serbinë. “Pas vitesh me luftëra e konflikte, vitin e kaluar nuk drejtuam armët ndaj dritareve të fqinjve, por u takuam me ta”, theksoi Rama.
Ai vuri në dukje rëndësinë se forcimi i paqes në rajon vjen përmes njohjes së Kosovës. “Një veprim jetik në forcimin e paqes në rajon do të ishte njohja e Kosovës. Më lejoni t’u them vendeve të OKB-së që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, të njohin pavarësinë e Kosovës se kjo është në ndihmë të paqes dhe stabilitetit të rajonit, do të largojnë frikën dhe nuk do të shohin më nga e kaluara. Njohja e Kosovës nga të gjitha vendet e Asamblesë së Përgjithshme do të jetë një gjë e mirë edhe për Serbinë”, vijoi Rama.
Bashkëjetesa fetare ishte një pikë tjetër e qasur nga Kryeministri Rama në fjalën e tij. “Jemi shumë krenar që vendi ynë është simbol i bashkëjetesës dhe harmonisë fetare”, tha Rama, duke kujtuar dhe vizitën e Papa Françeskut në Tiranë.
Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshëm Kombeve të Bashkuara:
Një vit më parë, Papa Françesku filloi vizitat e tij në Europë nga Shqipëria.
Ne pamë javën e kaluar, këtu në Amerikë, shpresën dhe gëzimin që ai mund t’i sjellë vendit më të pasur dhe më të fuqishëm në botë.
Imagjinoni gëzimin që ai solli tek ne dhe për më tepër kur lëvdoi Shqipërinë duke thënë se ne ishim dëshmia “se bashkëjetesa e frytshme dhe paqësore midis njerëzve dhe komuniteteve që i përkasin besimeve të ndryshme është jo vetëm e dobishme, por është konkretisht e mundur dhe realitet.”
Ne jemi me të drejtë krenarë për këtë trashëgimi që na bën të jemi, sipas fjalëve të Papa Françeskut, një përvojë e gjallë e vëllazërisë fetare, në një kohë kur ekstremizmi fetar, dhuna dhe terrorizmi janë duke shkaktuar vuajtje të parrëfyeshme.
Dhuna dhe ekstremizmi kanë detyruar masa të mëdha njerëzish të shpërngulen, të cilat të kujtojnë Eksodin e kohëve biblike. Me mijëra fëmijë, gra dhe burra që vijnë në pragun e shtëpive tona në Ballkan, për të kërkuar siguri dhe mbrojtje në Europë.
Sikurse, ndoshta e dini, konflikti dhe dhuna me bazë etnike nuk janë të huaja për ne në Ballkan.
Megjithatë sot, ne si rajon mund të guxojmë më në fund të shikojmë të ardhmen me shpresë dhe të tregojmë se një tjetër mënyrë për të shkuar përpara është e mundur.
Për herë të parë vitin e kaluar, pas njëqind vitesh konfliktesh dhe konfrontimesh të ngrira ose aktive në Ballkan, armët nuk u drejtuan më kundër asnjë dritareje fqinji. Pas një shekulli të shënjuar nga konflikti, më në fund patëm një vit bashkëpunimi për ta bërë paqen e arritur, një paqe të denjë për t’u jetuar.
Bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, një shtet i ri që kontribuon për stabilitetin në rajon, kanë bërë të mundur që të dy vendet të gjejnë zgjidhje të përbashkëta për një sërë çështjesh dhe për të mirën e popujve të tyre.
Dhe më lejoni t’ju bëj thirrje këtu, të gjithë atyre midis jush që ende nuk e kanë njohur Kosovën, për ta bërë këtë. Duke e njohur Kosovën, japin një kontribut të drejtpërdrejtë për forcimin e stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit në një rajon që vitin e kaluar u shndërrua në një histori të rëndësishme suksesi i shpresave dhe ëndrrave të së ardhmes, që mbizotërojnë mbi frikën dhe ankthet e së kaluarës.
Njohja e plotë e Kosovës nga të gjitha kombet e kësaj Asambleje do të jetë diçka e mirë edhe për Serbinë.
Vjet, unë isha i pari Kryeministër shqiptar që vizitoi Beogradin, pas 68 vjetësh.
Nga Samiti i Vjenës për Ballkanin në gusht të 2015-ës, rajoni ynë është duke zhvilluar me sukses një sërë bashkëpunimesh, përfshirë atë në fushën e shkëmbimeve rinore, të promovuar nga Shqipëria dhe Serbia, të frymëzuar nga modeli i shkëmbimeve rinore mes Francës dhe Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.
Ne jemi duke u përqendruar tek kjo në mënyrë në veçanti, sepse është thelbësore për t’i edukuar të rinjtë tanë atë çfarë historia na ka mësuar: Është më mirë të vlerësojmë dallimet tona dhe jo t’i luftojmë ato; të mësojnë nga e kaluara jonë jo dhe jo të jetojmë në të, pavarësisht vendit, gjuhës, ngjyrës, fesë dhe besimit.
Zonja dhe zotërinj,
Organizata e Kombeve të Bashkuara është angazhuar në një komunikim të paprecedent me qindra dhe mijëra të rinj. Ajo ka zhvilluar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke marrë parasysh shpresat dhe pritshmërinë e tyre.
Ndërkohë që ne përforcojmë zotimin tonë për të arritur këto objektiva, le t’i vendosim të rinjtë në qendër të kësaj axhende.
Vende, të mëdha dhe të vegjël, të mblidhemi së bashku dhe të fillojmë procesin e zhvillimit të një Karte Globale, e cila të vendosë në qendër të saj arsimimin e të rinjve tanë dhe vendosmërinë për të ofruar një të ardhme më të mirë për ta.
Në Shqipëri do të ndërmarrim një reformë që do të përfshijë në programin shkollor një Kartë të këtyre vlerave. Gjithashtu jemi duke punuar fort për të çuar përpara një sërë reformash të rëndësishme, duke përfshirë atë në arsim, në administratën publike, në energji, zhvillimin ekonomik, drejtësi dhe luftën kundër krimit.
Shqipëria është e gatshme për të qenë pjesë e një ekipi global, i cili do të takohet këtë dhjetor në Paris, për të vendosur mbi masat për mbrojtjen e mjedisit në përputhje me objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe qëllimet e marrëveshjes ndërkombëtare INDC.
Kjo ngjarje e paprecedentë do të jetë efektive nëse, ashtu sikurse në një skuadër të madhe, gjithsecili do luajë rolin e vet.
Megjithatë, në një epokë të mbushur nga sfidat e mëdha siç janë ndryshimi i klimës, ekstremizmi i dhunshëm, varfëria, pabarazia, korrupsioni dhe trafiqet e paligjshme, le të sigurojmë mbi të gjitha të ardhmen, duke u mësuar të rinjve vlerat e tolerancës, respektit dhe mirëkuptimit, pavarësisht vendit, gjuhës, ngjyrës, fesë dhe besimit.
Zonja dhe zotërinj,
Përpara se të bëhesha politikan, unë kam qenë artist. Në fakt, çdo ditë më pëlqen ende të marr një laps, një stilolaps ose një penel, qoftë edhe për disa minuta dhe të vizatoj, shkarravis, ose të pikturoj.
Të gjithë ne jemi duke u përpjekur të pikturojmë tablonë tonë të madhe, me mënyrat tona të ndryshme, të përcaktojmë një vizion të qartë dhe të punojmë në atë drejtim. Nëse bota do ishte një pikturë, sot ajo do të ishte më shumë gri sesa bardhë e zi. Ka pak gjëra të sigurta dhe aty do të kishte shumë penelata të ndritshme dhe të forta ngjyrash që paralajmërojnë për shumë rreziqe, shumë kërcënime.
Por këtu, në këtë vend, ka vlera dhe parime që mund të vlejnë për të gjitha sfidat me të cilat përballemi në botë dhe ne kemi nevojë për ato vlera dhe parime tani më shumë se kurrë.
Në një kohë lufte tragjike dhe oshtima armësh, Ëinston Churchill ka thënë:
“Fjalët janë e vetmja gjë që zgjat përgjithmonë.”
Le t’i prezantojmë me fjalë këto vlera dhe parime të tolerancës dhe të respektit për diversitetin e feve, identiteteve, kulturave, historive dhe besimeve, të gjithë ne, në kurrikulumet tona shkollore, duke njohur humanizmin e përbashkët që bashkëndajmë të gjithë.
Natyrisht, parimet dhe vlerat e tolerancës, të shkruara e zeza mbi të bardhë në një Kartë Globale, nuk mund të fshijnë ekstremizmin e dhunshëm, urrejtjen, stereotipet, diskriminimin dhe plagët që këto kanë shkaktuar.
Megjithatë, këto vlera të shprehura në fjalë, që duhet të mësohen dhe edukohen në shkolla, mund të jenë ura të qëndrueshme që lidhin zemrat dhe mendjet në një veprim të përbashkët dhe botën tonë për një të ardhme më të mirë.
Garancia më e mirë për një të ardhme më të mirë janë zemrat dhe mendjet e të rinjve tanë. Nëse do u tregojmë atyre rrugën e drejtë, ata do të ecin në të.
Le të përpiqemi të bëhemi së bashku me ta, një ekip më i madh, duke dëshmuar para së gjithash që ne- burra, gra, individë, popuj dhe civilizimi i botës sonë– jemi të bashkuar nga fakti se i përkasim njerëzimit tonë të përbashkët dhe duhet të punojmë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët dhe të qëndrueshme për të gjithë; pavarësisht vendit, gjuhës, ngjyrës, besimit.
BASHA NE GJERMANI, MBESHTETJE NGA PARTIA E KANCELARES
Basha: Deputetët gjermanë inkurajuan miratimin me konsensus të ligjit për dekriminalizimin/
CDU e Kancelares Merkel i jep mbështetje të plotë dhe të gjithanshme Partisë Demokratike në aksionin e saj politik dhe në hartimin e programit qeverisës.Lajmin e bëri të ditur Kryetari Partisë Demokratike, Luzim Basha në faqen e tij Facebook.
“Me zyrtarët e lartë gjermanë, ndamë shqetësimet lidhur me zhvillimet në Shqipëri, të cilat po shkojnë në drejtim të kundërt me parimet e vendeve demokratike dhe janë larg përmbushjes së standarteve europiane”, shkruan Basha,
“Kusht i panegociueshëm për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet për partnerët gjermanë, dekriminalizimi i politikës shqiptare. Gjatë takimeve që zhvillova në Berlin, deputetët gjermanë vlerësuan propozimet e Partisë Demokratike dhe inkurajuan miratimin me konsensus të ligjit për dekriminalizimin”, vijoi ai.
“Një tjetër shqetësim i diskutuar në takimet me deputetët gjermanë ishte dhe procesi zgjedhore i 21 qershorit. Deputetët gjermanë dhe kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum, i kanë cilësuar tërësisht të papranueshme për një vend që aspiron të bëhet anëtarë i Bashkimit Europian, shkeljet e konstatuara në raportin e OSBE-ODIHR-i, për zgjedhjet”, bëri të ditur Kreu i PD.
Basha foli edhe për debatin politik të CEZ. “Mega afera CEZ, ishte po ashtu çështje e bisedës. Mora mbështetjen e plotë të partnerëve tanë gjermanë, për iniciativën e Partisë Demokratike, për të angazhuar hetues ndërkombëtarë për zbardhjen e kësaj afere si mënyra më e mirë për një hetim të plotë dhe të besueshëm”, shkruan Basha.
Ai bëri të ditur se, Partia Demokratike po bashkëpunon ngushtësisht me kristiandemokratët e Kancelares Angela Merkel për hartimin e alternativës së saj; programin qeverisës të demokratëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “CDU, po na jep ekspertizën e saj për ofertën tonë të zhvillimit të vendit dhe kthimit të shpresës qytetarëve tanë që të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri dhe jo të shohin si shpresë emigrimin”, përfundon postimin Basha.