• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Anija amerikane “USS Porter, DDG-78” në Vlorë

September 27, 2015 by dgreca

Zv/Ministri i Mbrojtjes Petro Koci dhe Zv/Ambasadori i SHBA në Tiranë, David Muniz vizituan anijen amerikane “USS Porter”/

Ditën e djeshme Zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koci dhe Zv/ambasadori amerikan David Muniz zhvilluan një vizitë në bordin e anijes “USS Porter, DDG-78”, ku u pritën nga Komandanti i anijes dhe pjesëtarë të ekuipazhit. E vecantë e kësaj vizite ishte dhe pjesmarrja e një grupi anëtarësh të këndit amerikan në Vlorë dhe nxënës të Shkollës Internacionale të këtij qyteti. Zyrtarët, diplomatët, ushtarakët dhe nxënësit vlonjatë u transportuan nga porti i Vlorës për në anijen amerikane me anijen Patrulluese “Butrinit”, P-133. Të shoqëruar nga Shefi i Zyrës së Mardhënieve me Publikun në Ambasadë, zoti Ryan Roberts, të rinjtë vlonjatë zhvilluan vizitë në ambientet e anijes, ku u njohën me disa karakteristika teknike të saj, armatimi, aparaturat dhe detyrat që kryen. Gjithashtu pjesëtarë të ekuipazhit të anijes amerikane i shpjeguan vizitorëve se si ju bashkuan marinës amerikane, eksperiencën, specialitetin, mundësitë dhe perspektivat që të afron shërbimi në marinën amerikane, dashurinë për profesionin dhe shtetin amerikan etj. Anija e SHBA vizitoi vendin tonë në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh ushtarak mes të dy vendeve.{Sh.K}

Filed Under: Featured Tagged With: “USS Porter, DDG-78” në Vlorë

VIZITA E GREKËVE ME ORIGJINË SHQIPTARE NË SHQIPËRINË E 1985

September 27, 2015 by dgreca

Nga Arben LLALLA/

Ishte Nëntori i vitit 1985, kur disa grek me origjinë (rrënjët e tyre janë nga Bithkuqi-Vidhkuqi) shqiptare nga Komuna e Tiqerosë që gjendet afër kufirit greko-turk në Traki bënë një vizitë 4 ditore në Shqipërinë Komuniste. Grupit nga Tiqeroja ju bashkuan edhe tre grek nga Follorina që donin të takonin të afërmit e tyre të cilët ishin vendosur në Shqipëri gjatë luftë qytetare greke 1945-1949, si dhe varret e të afërme të vrarë gjatë luftë italo-greke, 1940-1941. Ndër grekët me origjinë shqiptare nga Tiqeroja ishin Kosta Kazaqis dhe Petro Kolgjoni të cilët njihen si aktivistë të ruajtjes së traditave dhe kulturës shqiptare. Ky grup turistësh nga Greqia qëndroj vetëm 4 ditë në Shqipëri, ata hynë nga kufiri i Kapshticës. Ndalesën e parë turistët e ardhur nga Greqia e bënë në Elbasan për të pirë një kafe, ndërsa qëndrimin në Hotel Dajti në Tiranë. Ditën e dytë ata vizituan Krujën dhe Durrësin, ditën e tretë bënë shëtitje nëpër Tiranë dhe tek varri i udhëheqësit komunistë Enver Hoxha, ndërsa ditën e fundit ndaluan disa orë në Pogradec. Për kaq ditë grekët me origjinë shqiptare vizituan Shqipërisë Komuniste për të cilën kishin dëgjuar shumë nëpërmjet mediave.

TIQERO, dikur quhej Bintikli dhe ndodhet 48 km në verilindje të qytetit Aleksandropoli dhe 4 km në perëndim të lumit Evro. Sot 90% e banorëve janë me origjinë shqiptare.

Tiqeroja deri në vitin 1922 përbëhej nga banorë turq që fshatin e tyre e quanin Bintikli. Me përfundimin e luftës greko-turke të 1920-1922, u nënshkrua Marrëveshja e Lozanës dhe u bë shkëmbimi i popullsive midis Turqisë dhe Greqisë, por ky shkëmbim nuk u bë në aspektin kombëtar, por në aspektin fetar. Pra, shkëmbim midis qytetarëve të fesë myslimane dhe të krishterë.

Shqiptarët ortodoksë të Turqisë kur erdhën në Greqi nuk u njohën nga shteti grek si shqiptar, por si grekë. Pra kësaj kategorie i përkasin grekët me origjinë shqiptare ose Allvanosët e Thraqi-Evros. Duhet të përmendim se pikërisht edhe Fan Noli ishte nga një fshat që banohej nga ortodoks shqiptar, por që i përkiste deri në vitin 1922 Turqisë dhe më vonë këta banorë braktisën fshatin e tyre Ibrik-Tepe që e quanin QYTEZA edhe u ngulën përfundimisht në Tiqero. Në Ibrik-Tepe sipas burimeve historike ka patur më 1876, 3.550 banorë, më 1905 2.320, ndërsa sot banorët e Ibrik-Tepe që u ngulën në Tiqero janë rreth 2.500 njerëz, ku 90% janë shqiptare dhe pak pondios dhe thrakes.

Në Tiqero po të shkosh për vizitë do të dëgjosh të moshuarit të bisedojnë midis tyre në gjuhën shqipe. Ata thonë se rrënjët e para i kanë nga Kolonja, Vithkuqi, Qafzezi, Qyteza, Voskopoja, Gostivishti etj., të ardhur rreth shek.XVI-XVIII në Thrakën Lindore.

Sot në këtë komunë ekzistojnë dy mendime, njëri është mendimi i të vjetërve që duan të ruajnë prejardhjen e tyre shqiptare dhe e dyta janë të rinjtë që duan të jenë qytetarë të denjë të kombit grek. Historiani Evagjelos Gr. Avdhikos në librin e tij na sjellë fragmente nga bisedat që ka bërë me shqiptarët dhe grekët për problemet e tyre, rreth të ardhmes së gjuhës dhe kulturës shqiptare të tiqerasve.

Kristo Tepeli nga fshati Filaktu thotë për banorët e Tiqeros: Tiqerasit etnologjika janë shqiptar.

Dhimos Kavanozis, Tiqero: Kur unë mbarova gjimnazin, shumica këtu nuk dinin greqisht, ndërsa të gjithë ishin grek nga Thraqi Lindor, por flisnin shqip si në të gjithë Greqinë.

Teologos Haxhipemos, Tiqero: Dikur ne të gjithë ishim shqiptar.

  1. Kurtidhis, Tiqero: Nuk thoshim që jemi shqiptar. Kjo është bërë nga politika e vendit. Kur shkova në shkollën fillore kishin thirrur prindërit e mi dhe u thanë që të mos flasin shqip përpara fëmijëve të tyre.

Th. Makris, Tiqero: Nuk më pëlqen të flasim edhe në shtëpi tani. Gruaja ime edhe pse është shqiptare, gjithnjë me fëmijët dhe mua fliste në greqisht. E bëja për fëmijët që duhet të vazhdonin shkollën.

  1. Karaqi, Tiqero: Edhe pse nuk jam nga familje shqiptare, unë e flas dhe e kuptoj gjuhën e tyre. Sepse shokët e mi ishin shqiptar. Ato vite gjyshet nuk dinin (greqisht). I takonim gjyshet dhe i pyesnim çfarë bëni dhe na përgjigjeshin në shqip.

Petro Kolijoni, Tiqero: Të parën gjuhë mësova shqipen, greqishten e mësova në shkollë, sepse derisa hyra në shkollë nuk e dija, të gjithë flisnin shqip.

Mua nuk më intereson se çfarë feje ka tjetri. Unë di që, të gjithë këtu jemi shqiptarë dhe që jemi nga e njëjta farë, rrënjën e kemi nga Shqipëria. Herën e parë që shkova në Pogradec dhe Korçë njoha një shok dhe e pyeta: “kur ishe i vogël çfarë përrallash të tregonte gjyshja?”. Dhe e di ç‘më tha? Një përralle që mua ma tregonte gjithmonë gjyshja ime dhe të dy çuditeshim, sesi në vende të ndryshme dhe pa pasur lidhje me njeri-tjetrin, dinim të njëjtat përralla. E përqafova dhe i thashë që jemi vëllezër dhe nga e njëjta farë.

Filed Under: Histori Tagged With: arben llalla, me origjine shqiptare, vizita e grekeve

Të rinjtë në axhendën globale

September 27, 2015 by dgreca

Ju ftojmë të bashkoheni me ne për bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë online “Të Rinjtë Vendosin mbi Axhendën Globale”, organizuar ngaShareAmerica dhe me pjesmarrjen e vëzhguesve rinorë të Kombeve të Bashkuara. Bashkëbisedimi do të transmetohet drejtpërdrejtë më 1 tetor, në orën 14:00 (me orën shqiptare), në adresën: goo.gl/wMhn5V

Donya Nasser dhe Jackson Dougan do të ndajnë idetë e tyre mbi fuqizimin e të rinjve kudo në botë për të zgjidhur çështjet më urgjente në botë, si dhe do të flasin për temat që kanë më përzemër, si zhvillimi i qëndrueshëm, ndryshimi klimaterik, barazia gjinore, dhe shumë të tjera.

Please join us for this exciting ShareAmerica interactive webchat, “Youth Setting the Global Agenda,” which will feature current and previous U.S. Youth Observers to the United Nations! The event will stream live on Thursday, October 1, 08:00 EDT/12:00 UTC at goo.gl/wMhn5V
Donya Nasser and Jackson Dougan will share their views on empowering global youth to help solve today’s pressing issues, as well as exploring topics they are passionate about: sustainable development, climate change, and gender equality, and much more.

Filed Under: LETERSI Tagged With: në axhendën globale, Të rinjtë

Kosovë-Peticioni mbi 90 mijë nënshkrime në 8 ditë

September 27, 2015 by dgreca

-Shtypi: Opozita pa alternativë/PRISHTINË, 27 Shtator 2015/ “Afër 100 mijë nënshkrime kundër ‘Zajednicës’ dhe demarkacionit me Malin e Zi”, janë mbledhur sipas njoftime të opozitës në Kosovë. “Dita e tetë 90,076 nënshkrime”, është numri deri në përfundimin e ditës së djeshme, i peticionit që vazhdon të nënshkruhet, organizuar nga opozita, e cila shprehet me fjalën serbe “Zajednica” që në shqip do thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila është një nga katër marrëveshjet e 25 gushtit Prishtinë-Beograd, në Bruksel.

 “Qeveria të tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet me Serbinë të datës 25 gusht 2015 si dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi”, kërkohet në peticion.

“Opozita e bashkuar” kosovare ka paralajmëruar protesta pas peticionit. Subjekti më i madh opozitar në Kosovë, LVV, ka bërë  edhe “thirrje për vullnetarë, për mobilizim të përgjithshëm për ta mbrojtur Republikën”.

“Thërrasim për vullnetare e vullnetarë që janë të gatshëm të na ndihmojnë në organizimet tona të përditshme siç janë aksionet simbolike, tubimet me qytetarë, peticioni, organizimi i protestave, punë administrative, organizimi i takimeve të ndryshme, punët logjistike, ndihma në punën dhe kontaktin me media dhe qytetarë, etj.”, shprehet  LVV.

Tre subjektet opozitare të Kosovës, LVV, AAK e Nisma, me gjithësej 31 deputetë në parlamentin 120 anëtarësh, kanë protestuar në Kuvend dhe kanë bllokuar e ndërprerë seancën e parë të sesionit vjeshtor, në dy ditë – të nisjes dhe të vazhdimit, ku ka pasur edhe gjuajtje me vezë drejt kryeministrit kosovar.

Ndërsa, “Opozita pa alternativë”, është kryetitull i shtypit të sotëm në Kosovë.

Gazeta Koha Ditore  shkruan se, në vend të argumenteve, janë thyer vezët këtë javë në Kuvend. Ato u hodhën nga deputetët opozitarë në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa që në nisje të raportimit të tij për katër marrëveshjet e fundit me Serbinë.

Opozitarët i ikën ballafaqimit të argumenteve në këtë seancë plenare, e cila u shty për një ditë tjetër, shkaku që, pas aksionit kundër Mustafës, ata penguan fizikisht edhe zhvillimin e punimeve të mëtejme. Një seancë e ndërprenë edhe javën e shkuar.

Dhe, këtyre veprimeve dhe arsenalit të vezëve i kanë paraprirë edhe aksione të tjera, sikur gjuajtja në dy raste të ndara në drejtim të eskortës së kryeministrit, tentativa për të zhvilluar edhe aksione proteste në shtëpinë e tij në fshatin Prapashticë të Prishtinës, e edhe shfryrja e gomave të dhjetëra veturave qeveritare.

Veprimet janë dënuar nga institucionet shtetërore, ndërsa kanë marrë notë negative edhe nga shumë diplomatë të akredituar në Prishtinë.

Radikalizmi i opozitës shihet si pafuqi e saj për të konkurruar me ide në skenën politike, e njëkohësisht mungesë e alternativave kundrejt politikave qeveritare.

Vëzhgues të zhvillimeve politike thonë se do t’i kushtojë kjo më së shumti vetë opozitës. Po kështu, edhe se viktimizimi i kryeministrit mund ta mobilizojë rreth tij një pjesë të heshtur të elektoratit. Një alarm që japin, është edhe ai se armiqësia mund të bartet edhe në publik”, thuhet, mes tjerash,  në shkrimin e gazetës./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: 90 mije firma, Opozita, Peticioni

Papa Françesku në Filadelfia

September 26, 2015 by dgreca

Papa Françesku shkoi te shtunen me 26 Shtator në Filadelfia ku do të mbyllë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara. Pas fjalimeve në Kongres dhe në Kombet e Bashkuara këtë javë që synuan nxitjen e udhëheqësve botërorë për veprime të guximshme mbi imigracionin dhe mjedisin, Papa pritet të përqëndrohet më shumë tek katolikët e zakonshëm gjatë dy ditëve të tij në Filadelfia. Në Filadelfia, Papa drejtoi edhe një meshë në Katedralen e Shën Pjetrit dhe Palit.

Ai mbërriti nga Nju Jorku, ku të premten u bëri thirrje udhëheqësve botërorë në OKB të drejtojnë përpjekjet kundër ndryshimeve klimatike, varfërisë dhe të mbrojnë refugjatët që po largohen nga zonat me konflikte.

“Po kështu, qeveritarët duhet të bëjnë gjithçka të mundur për t’u siguruar se të gjithë do të kenë minimumin material dhe shpirtëror për të jetuar me dinjitet dhe për të krijuar dhe mbajtur një familje, e cila është qeliza bazë e çdo zhvillimi shoqëror. E thënë më thjesht, nevojiten tre gjëra: strehim, punësim, dhe tokë.”

Në Nju Jork, Papa drejtoi meshën për mijëra vetë në sheshin Madison dhe vizitoi një shkollë në Harlem.

Reagimi ka qenë i gjithanshëm ndaj kësaj vizite që filloi me Uashingtonin. Njerëz nga besime të ndryshme e përkrahin dhe e njohin me dashuri si “Papa i njerëzve”.

“Mendoj se ai ja del të na bashkojë të gjithëve, pavarësisht besimit fetar. Më pëlqen që ka një fuqi që shtrihet përtej fesë.”

Papa e mbyll nesër vizitën e tij në SHBA me pjesëmarrjen në “Takimin Botëror të Familjeve” dhe me një meshë në qiell të hapur që pritet të mbledhë 2 milionë njerëz.

Filed Under: Kronike Tagged With: ne Filadelfia, Papa francesku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3506
  • 3507
  • 3508
  • 3509
  • 3510
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT