• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Drejtor i ri Ekzekutiv për Bordin e Transmetimeve

August 21, 2015 by dgreca

Bordi i Guvernatorëve për Transmetimet Ndërkombëtare, agjencia amerikane që mbikqyr Zërin e Amerikës njoftoi për emërimin e një drejtori të ri ekzekutiv, John Lansing, ish-President i kompanisë Scripps Networks, që krijon dhe shpërndan programe lajmesh dhe zbavitjeje në platforma të ndryshme mediash. Zoti Lansing fillon punë muajin e ardhshëm, tha Bordi i Guvernatorëve në një deklaratë për shtyp. Si Drejtor Ekzekutiv, ai do të drejtojë të gjitha organet amerikane të medias për transmetime ndërkombëtare që financohen nga qeveria. Zëri i Amerikës është agjencia më e madhe në këtë grup ku bëjnë pjesë edhe Radio Evropa e Lirë/Radio Liria, Radio Azia e Lirë, Rrjeti i Transmetimeve për Lindjen e Mesme dhe Radio-Televizioni Marti. Programet e këtyre mediave kanë një audiencë prej 215 milionë vetësh në gjithë botën çdo javë. Zoti Lansing la postin e tij si president i Scripps Networks në vitin 2013 por vazhdoi të kontribuonte si konsulent. Më pas ai u bë president dhe drejtor ekzekutiv i grupit “Cable & Telecommunications for Marketing”, që përfshin 90 kompani televizioni amerikane dhe kanadeze.

Filed Under: Rajon Tagged With: Drejtor i ri Ekzekutiv për Bordin, e Transmetimeve

USAID mbështet projektin për bujqësinë në një shkollë profesionale në Fier

August 21, 2015 by dgreca

Rreth 18 hektarë tokë bujqësore, e cila është pjesë e shkollës së mesme bujqësore rajonale “Rakip Kryeziu”, do të shërbejë për prodhimin e fidanëve të pemëve dekorative.
Projekti i përbashkët mes Drejtorisë së shkollës “Rakip Kryeziu” dhe Bashkisë së Fierit, me mbështetjen edhe të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, do të mbështetet gjithashtu nga ana e USAID-it. Ky projekt i është dorëzuar drejtorit të Përgjithshëm të USAID për Shqipërinë, Marcus Jonson, prej kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, gjatë vizitës së kryer në këtë shkollë gjatë ditës së martë. Në takim kanë marrë pjesë stafi i kryebashkiakut Subashi, përfaqësues të USAID dhe Drejtorisë së shkollës, specialistë të bujqësisë etj.
Drejtori i Përgjithshëm Jonson tha se, projekte të tilla duhen mbështetur dhe inkurajuar, ndërsa kryetari i Bashkisë, Subashi u shpreh se, të tjera projekte do të investohen sidomos në fushën e bujqësisë në Fier. Shkolla e mesme bujqësore rajonale “Rakip Kryeziu” është e vetmja shkolllë në rajon, e profilizuar për të nxjerrë specialistë në fushën e bujqësisë dhe jo vetëm. Drejtori i USAID-it dhe kreu i Bashkisë së Fierit premtuan se, nëpërmjet bashkëpunimit me këtë shkollë do të punohet për nxitje të ideve të nxënësve në shërbim të mjedisit dhe komunitetit. Projekti është një prej premtimeve të kryebashkiakut Subashi gjatë fushatës së tij elektorale, të fokusuar kryesisht për prodhimin e fidanëve me kosto zero për gjelbërimin e mjedisit.

Filed Under: Kronike Tagged With: mbështet projektin për bujqësinë në një shkollë, profesionale në Fier, USAID

Kosovë – Ambasadori i ri i SHBA-ve, Greg Delawie dorëzon letrat kredenciale

August 21, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 21 Gusht 2015/ Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, dorëzon letrat kredenciale në pritjen te presidentja e Republikës, sot pasdite, në orën 14:50.
Pas këtij takimi presidentja kosovare dhe ambasadori amerikan do të japin deklarata për mediat.
Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pret në takim sot në orën 16:30 ambasdorin e ri të SHBA-ve, Greg Delawie, i cili ka mbërritur dje në Prishtinë.
Ambasada Amerikane në Prishtinë në 30 mars njoftonte se, Presidenti Obama ka nominuar Greg Delawie-n që të shërbejë si ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Kosovë.
Në fjalën në ceremoninë e betimit si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, në 24 korrik 2015, Delawie mes tjerash është shprehur: “Besoj që qytetarët e Kosovës e ndajnë vizionin tonë. Aspiratat e tyre e përfshijnë Kosovën si shtet demokratik, shumetnik, të njohur dhe në paqe me fqinjët e vet, me një qeveri që funksionon mirë dhe që e zbaton sundimin e ligjit dhe që është e lirë nga korrupsioni. Edhe ata e dëshirojnë një Kosovë që është në rrugë të qëndrueshme drejt anëtarësimit në institucionet kryesore evropiane. Dhe ata dëshirojnë një Kosovë ku me arsye mund të presin të gjejnë vende pune që do t’u ofrojë familjeve të tyre të ardhme pozitive”.
Në 6 korrik, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në takimin e lamtumires e dekoroi ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Ibrahim Rugova”, për kontribut të veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit në Republikën e Kosovës.
SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë. Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë, para mëse 19 viteve, në 6 qershor 1996, që u bë nga Nënsekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, shënonte vendosjen e pranisë amerikane në Kosovë në rrethana të veçanta.
“Hapja e përfaqësisë amerikane në kryeqytetin e Kosovës është festë për kosovarët dhe përjetohet si një moment shumë i rëndësishëm dhe historik për të ardhmen”, shkruaja-raportoja në media atë ditë të lume gëzimi para 19 viteve.
Në 6 prill 2008 Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë, ndërsa më 18 korrik, po atë vit historik të shpalljes së pavarësisë, Tina Kaidanow është betuar si ambasadore e parë amerikane për Republikën e Kosovës.
Në 5 maj 2015, në Prishtinë u zhvillua ceremonia e përurimit të fillimit të ndërtimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e institucioneve më të larta kosovare, si dhe të ambasadave në Kosovë.
“Ky moment shënon fillimin e ndërtimit të shtëpisë tuaj të përhershme në Kosovë, në shtetin tonë të ri qytetarët e të cilit u janë përjetësisht falënderues dhe mirënjohës për rolin e guximshëm dhe historik që keni në bërjen e Kosovës shtet”, theksonte presidentja e Republikës duke iu drejtuar ambasadores së SHBA-ve.

Filed Under: Kronike Tagged With: dorëzon, Greg Delawie, Kosovë - Ambasadori i ri i SHBA-ve, letrat Kredenciale

Libri «Mashtrimi i Madh» u shpërndahet falas seminaristëve ndërkombëtar të albanologjisë

August 21, 2015 by dgreca

Veprimtari i çështjes kombëtare nga Tetova Abedin Murati, ish profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në fushën e Metodikës në Universitetin Shtetëror të Tetovës, aktualisht pronar i Fabrikës së Mobilieve «Molika» në Tetovë dhe Fabrikës së përpunimit të pemëve dhe perimeve «Royal» si dhe pronar i qendrës tregtare «Prima Centre» në Tetovë sponsorizoi shpërndarjen falas të librit «Mashtrimi i Madh» të autorit Bardhyl Mahmuti për të gjithë seminaristët e Seminarit Ndërkombëtar për gjuhë, letërsi dhe kulturë shqiptare që mbahet në Prishtinë.
Përmes kësaj forme albanologu Abedin Murati dëshiron që t’u ofrojë albanologëve ndërkombëtarë një analizë shkencore që nxjerr në shesh realitetin e politikës së gjenocidit në Kosovë. Krahas sensibilizimit me të vërtetën e hidhur që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës, Abedin Murati shpreson në kontributin e të gjithë albanologëve që tragjeditë e tilla të mos përsëriten as në Ballkan e as gjetiu.

Filed Under: Kronike Tagged With: libri, mashtrimi i madh, të albanologjisë, u shpërndahet falas seminaristëve ndërkombëtar

Kosova, Këshill Kombëtar për Ndryshime Klimatike

August 21, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 21 Gusht 2015/ Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, të 45-tën drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, mori vendim për themelimin e Këshillit Kombëtar për Ndryshime Klimatike. “Këshilli ka përgjegjësinë e përcjelljes së zbatimit të dokumenteve strategjike dhe planeve të veprimit për ndryshimet klimatike në përputhje me angazhimet e Konventës Kornizë për Ndryshimet Klimatike të Kombeve të Bashkuara dhe Protokollit të Kijotos”, u theksua në mbledhje.
Kabineti qeveritar miratoi vendimin për t’i rekomanduar Presidentes së Republikës autorizimin e ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me Bankën Botërore për Projektin e Përmirësimit të Sistemit të Arsimit në Kosovë, i cili ka për qëllim forcimin e sistemeve të përzgjedhura që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë, llogaridhënies, efikasitetin e arsimit në vend.
U aprovua edhe nisma për lidhjen e marrëveshjes për heqjen e ndërsjellë të vizave hyrëse për bartësit e pasaportave diplomatike dhe shërbimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qeverisë së Kuvajtit, e cila, siç u vlerësua, përveç rëndësisë në përmbajtjen e saj, do të avancoj edhe më tutje marrëdhëniet ekzistuese shumë të mira ndërmjet dy vendeve.
Pika e parë që u aprovua ishte Projektligji për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Edhe Projektligji për mjekësinë ligjore ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme.
E votuar në 9 dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit, qeveria e Kosovës për vitin 2015 ka paraparë të përgatisë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend rreth 100 ligje.

Filed Under: Kronike Tagged With: Këshill Kombëtar për, kosova, Ndryshime Klimatike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3609
  • 3610
  • 3611
  • 3612
  • 3613
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT