• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova nuk i takon Serbisë (Le Kosovo n’appartient pas à la Serbie)

August 18, 2015 by dgreca

Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë, shikuar historikisht që nga 1389… Kosova u bë pjesë e Serbisë vetëm pas pushtimit dhe aneksimit të saj nga Mbretëria Serbe më 1912./
Nga Fahri XHARRA/
Menjëherë do të më pyesni, pse ky titull ,kur ne e dimë që Kosova nuk i takon Serbisë. Kur e thotë i huaji, dhe kur e thonë njerëzit me peshë ndërkombëtare, atëherë është më lehtë ta pranosh edhe vet vendimin tënd. Sikur të bazohemi në propagandën serbe-turke ; ne nuk kemi miq ,ne jemi të padëshiruarit e Europës dhe për ne Europa na paska pas thënë që ne jemi “ vetëm nocion gjeografik “.
Për të vërtetuar këtë po iu rikujtoj shkrimet e fundit të publikuara tek ne e që ta ” ftohin jetën e qenien tonë “ se ne kurrë s`kemi qenë komb, se ne nuk ishim kurrë më shumë se 4% – e të thëna e te shkruara nga njerëzit tonë. Por pa dashur më ra ky shkrim në dorë, i shkruar nga Z. Milliere Guy dhe e botuar në http://www.les4verites.com. Një analizë e partisë të së drejtës liberale.
Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë Shikuar historikisht që nga 1389 , Kosova u bë pjesë e Serbisë vetëm pas pushtimit dhe aneksimit të saj nga Mbretëria Serbe më 1912. Pas fundit të Luftës së parë Botërore , Kosova iu bashkëngjit (me forcë ) Jugosllavisë së krijuar , ku Serbia nuk ishte vetëm aty. Pas LDB , Jugosllavia rrëshqiti nën komunistin Tito; Kosova u kurthye në Jugosllavinë komuniste së cilës iu akordua autonomia më 1974.
Autori pastaj shpjegon që Kosova në vitin 1990 ishte objekt i një pushtim arbitrar dhe me dhunë nga Serbia e që u deshtë që NATO-ja t`i jep fund kësaj maskarade të përgjakur serbe. U kuptua që shqiptarët dhe serbët nuk mund të jetojnë më së bashku
Me qenë se gjendja status -quo nuk mund të zgjaste deri në pafundësi , autonomia në kuadrin e Serbisë nuk kishte kuptim , u hap rruga e Pavarësisë së Kosovës.
Më tej shpjegohet që shqiptarët ( me shumicë myslimane ) nuk ishin kolonizatorë; ata nuk ishin pushtues. Ata e ushtruan të drejtën e tyre juridike që “ shkurorizohen” nga Serbia për shkak të dhunës ndaj tyre.
Autori me shumë seriozitet e thekson se serbët kurrë nuk kanë qenë viktimë të dhunës shqiptare, por ishte e kundërta. Kosova është e populluar me shqiptar, dhe se shqiptarët janë në shtëpinë e tyre.
Autori shpjegon bukur që shqiptarët musliman të Kosovës ishin gjithnjë mysliman të moderuar, dhe se vetëm me ardhjen e Millosheviqit radikalizmi fetar mori krah. Në botën islame po zhvillohet një luftë e ashpër në mes të moderuarve dhe radikalëve. Autori ia tërhjekë vërejtjen opinionit francez se popullata myslimane shqiptare e Kosovës është e vetmja popullate pro perëndimore. (Aucune population musulmane n’est plus pro-occidentale que celle du Kosovo. ) Shqiptarët edhe nëse janë mysliman ( ata që janë ) janë perëndimor.
(“Je dirai à ceux de mes amis qui identifieraient les Kosovars aux « Palestiniens » que les uns n’ont rien à voir avec les autres : les « Palestiniens » sont imprégnés de nationalisme et de violence, ils sont la pointe avancée du nationalisme arabe et de l’islamisme, les Kosovars ont été victimes de Serbes imprégnés de nationalisme et de violence. Ils sont nos alliés dans la lutte contre le nationalisme serbe qui doit se détacher de ses tendances fascistes et nos allies aussi dans la lutte contre l’islamisme”. par Guy Milliere )
Autori iu tërhjek vërejtjen miqve të tij që nuk duhet vuar në të njëjtën peshojë Kosovarët dhe “Palestinezët”: duke thënë palestinezë janë të mbështjellur me nacionalizëm dhe islamizëm arab. kurse shqiptarët e Kosovës janë viktimë e nacionalizmit dhe dhunës serbe.
Edhe kjo fjali : Shqiptarët e Kosovës janë aleatët tanë ( të francezëve ) në luftën kundër nacionalizmit serb i cili duhet të zhveshet nga tendencat e saja fashiste dhe se shqiptarët janë aleatët e francezëve në luftë kundër radikalizmit islamik “( Bravo, ashtu është!.fxh)
Fahri Xharra, 19.08.15
Gjakovë

Filed Under: Histori Tagged With: Fahri Xharra, kosova, KURRE!, PJESE E SERBISE?!?, s'ka qene

Kosovë – Struktura ilegale në veri “Civilna zaštita” drejt shpërbërjes

August 18, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 18 Gusht 2015/.- Shkon drejt shpërbërjes e ashtuquajtura ‘Mbrojtja civile”, strukturë ilegale e paramitare që prej vitesh vepron në veri të Kosovës e që serbët i thonë “Civilna zaštita”.
Sipas shtypit të Kosovës, “në miniqeveri do të transformohet Mbrojtja Civile. Brenda pak ditësh pjesëtarët e kësaj strukture paramilitare do të nisin të zhvillojnë ‘aktivitetin shtetëror’ në zyra të njëjta në veriun e banuar me serbë, ku kanë vepruar prej vitesh ilegalisht”.
“Deri tash institucionet shtetërore të Kosovës kanë lidhur 105 kontrata me ta. Në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave janë rekrutuar 80 e në Shërbimin Korrektues 25.
Në pritje të firmosjes së kontratave janë edhe 378 pjesëtarë të tjerë të Mbrojtjes Civile. Prej tyre 184 do të rekrutohen në 9 ministri. Të tjerë pjesëtarë do të shpërndahen në 7 agjenci, në Administratën Tatimore e në Doganë.
Ndërkaq një fond kontingjent do të përbëhet prej 50 pjesëtarësh që parashihet të marrin paga, por vendet e tyre përfundimtare të punës do të përcaktohen në sektorin publik përbrenda tre vjetësh.
Edita Tahiri, ministre për dialog, ka treguar të hënën se si do të kthehen në zyra qeveritare ndërtesat në të cilat Mbrojtja Civile ka zhvilluar veprimtarinë, e të cilat ndodhen në Mitrovicën Veriore, Leposaviç, Zubin-Potok e Zveçan”, shkruan sot gazeta Koha Ditore me kryetitullin “Mbrojtja Civile transformohet në ‘qeveri të veriut’.
Në 22 korrik, qeveria e Kosovës ka aprovuar konkluzionet e dakorduara për shpërbërjen e të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile” e cila ka funksionuar në komunat veriore dhe integrimin e tyre në institucionet e Kosovës. Këto konkluzione janë arritur në kuadër të dialogut në Bruksel.
Vendimi është pjesë e përmbushjes së obligimeve të qeverisë së Kosovës që dalin nga dialogu dhe ofron bazën legale për institucionet e Kosovës që të bëjnë integrimin e 483 personave në institucionet legjitime të Republikës së Kosovës dhe shuarjen e këtyre strukturave ilegale.
Qeveria e Kosovës njoftonte në 26 mars 2015 se, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ishte arritur Marrëveshja për çështjen e të ashtuquajturës “Mbrojtja civile”. Me këtë rast ministrja për Dialogun Edita Tahiri, e cila ka udhëhequr negociatat për këtë çështje ka deklaruar se, “arritja e kësaj marrëveshje mes tre palëve, Kosovës, Serbisë dhe BE-së e cila është përmbyllur ka një rëndësi të madhe sepse i jep fund strukturës ilegale të ashtuquajtur ‘Mbrojtja Civile’ dhe mundëson integrimin e ish-pjesëtareve të sajë në institucionet e Republikës së Kosovës”.
“Marrëveshja parasheh procesin e zhbërjes së kësaj strukture paramilitare dhe procesin e integrimit të individëve në institucionet civile të shtetit të Kosovës, specifikon obligimet e palëve dhe afatet kohore të zbatimit. Marrëveshja parasheh mbylljen e të gjitha objekteve, zyrave dhe depove që kanë qenë në shfrytëzim nga kjo strukturë ilegale në komunat veriore të Kosovës dhe dorëzimin e tyre institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo marrëveshje duhet të zbatohet deri më 1 shtator 2015”, theksonte ministrja Tahiri.

Filed Under: Rajon Tagged With: drejt shpërbërjes, Kosovë – Struktura ilegale në veri “Civilna zaštita”

Sofra Poetike e Diellit”Elegji për Albert Verrinë”

August 18, 2015 by dgreca

Elegji për Albert Verrinë/
Nga Përparim Hysi/
1./
Lajmi i rëndë, buzën na qepi/
Krejt, papritur, shkoi Alberti!/
Shkoi e iku KAPEDANI/
Iku zemëroqeani./
2/
Ky, fieraku, nga “Vlora”/
Në gjithë rolet ia bën fora/
Më shumë role se sa jetë/
Por në role ishte Mbret!/
3/
I tilë ish ai në skenë/
Që i ri, u kthye legjendë!/
Sa serioz për të detyra/
Sikur kish “njëmijë fytyra?!”/
4
Se i jepte rolit shpirt
Nëpër natë seç sillte dritë
Që i ri,seç luante plakun
Po me rol zinte “buxhakun”
5
Nëpër role as që njihej
Se në role ai “fshihej”
Herë na bënte për të qeshur
Nëpër rol duke “përqeshur”.
6
Bert i dashur, si ia dole
Mbi njëqind e ca role
Dhe ti haje bukë veçan
Të mbetë”nofka” KAPEDAN!
7
Kapedan apo Soll Lili?
Kaporal Pelegrini
Jo,kështu nuk vazhdoj
Se të gjithë dot s’ i numëroj.
8
Tek shfletoj tëndin”Album”
Nëpër role zë e humb
Se më humb, o mik, mendimi
Aq i madh është pikëllimi.
9
Tani ike. Jo. S’ke ikur
Dua ta zbutë lajmin e hidhur
Përmend role që pas mbesin
Se Artistët kurrë nuk vdesin.
10
Ti dyfish do mbetesh gjallë
Se je shquar dhe si shkrimtar
Katër libra që botove
Me to vdekjen e dëbove.
11
Prehu i qetë, o miku im!
Ti je NDER për SHQIPËRINË.
Tek e mbyll, nuk ndihem mirë
S’të them dot:- Lamtumirë!

Tiranë, 18 gusht 2015

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: elegji, per Albert Verrine, perparim Hysi

Emigrantët shqiptarë në Itali, 3.2 mld euro të ardhura

August 18, 2015 by dgreca

Italia është prej disa vitesh në recesion ekonomik, por emigrantët shqiptarë atje duket se i kanë rezistuar krizës. Një institut i specializuar kërkimor, Fondacioni “Leone Moresa”, raportoi se vitin e kaluar emigrantët shqiptarë në Itali deklaruan 3.2 miliardë euro të ardhura.
Kjo është sa 32% e prodhimit të brendshëm bruto në Shqipëri dhe krahasuar me vitin e kaluar të ardhurat e shqiptarëve janë rritur me 2.8%. Ekonomikisht shqiptarët janë komuniteti i dytë më i fuqishëm në Itali, pas rumunëve, të cilët vitin e kaluar deklaruan 6.4 miliardë euro të ardhura. Por, nëse shifrat raportohen për frymë, atëherë ndër emigrantët që vijnë nga vendet në zhvillim shqiptarët janë ata që kanë të ardhurat më të larta. Përkatësisht, vitin e kaluar pranë organeve fiskale në Itali paguan taksa 243 mijë e 781 shqiptarë dhe e ardhura mesatare e deklaruar ishte 12 mijë e 930 euro. Në vend të dytë vijnë indianët me 11 mijë e 860 euro.
Studimi, i cili vjen në një kohë tensionesh brenda Bashkimit Europian për çështjen e emigracionit, del në përfundimin se emigrantët janë një burim i rëndësishëm ekonomik për vendet pritëse. Më konkretisht, vitin e kaluar në Itali ata paguan 16.5 miliardë euro në formën e taksave dhe tatimeve, ndërkohë që shpenzimet publike për emigrantët ishin 12.6 miliardë euro.
Greqia, ana tjetër e medaljes
Por, nëse në Itali shqiptarët i kanë rezistuar krizës dhe kanë zgjeruar të ardhurat e tyre, në Greqi bashkëkombasit tanë nuk kanë qenë kaq me fat. Ndonëse nuk ka të dhëna të hollësishme mbi të ardhurat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, një studim i Bankës së Shqipërisë gjeti se dërgesat që ata sjellin në atdhe kanë rënë me 3 herë vitet e fundit. Sipas Bankës, nëse në vitin 2007 emigrantët shqiptarë në Greqi dërgonin 45% të të gjithë remitancave që merrte Shqipëria, aktualisht pesha e tyre ka rënë në 25%. E përkthyer në vlerë monetare, kjo do të thotë se nga 440 milionë euro që dërgonin në vitin 2007, aktualisht emigrantët nga Greqia sjellin pranë familjeve të tyre më pak se 130 milionë euro në vit. Tkurrja e dërgesave nga Greqia ka qenë dhe shkaku kryesor i rënies së të ardhurave që Shqipëria merr nga emigrantët. Sipas Bankës së Shqipërisë, nga 951 milionë euro që ishin në vitin 2007, në fund të vitit 2013 dërgesat e emigrantëve ranë në 541.7 milionë euro. Por problemi qëndron se, cfarë është bërë me ato miliarda Euro që emigrantët shqiptarë kanë dërguar në shqipëri këto 25 vite? Përgjigja është-Me to ofiqarët dhe politikuejtë shqiptarë kanë shirë si kau në lëmë.

Filed Under: Mergata Tagged With: 3.2 mld euro, Emigrantët shqiptarë në Itali, të ardhura

Kosovë-Djali i Richard Holbrooke viziton Vitinë-kompleksin me emrin e babait, promovon në Prizren filmin “The Diplomat”

August 18, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 18 Gusht 2015/ David Holbrooke, djali i diplomatit të ndjerë amerikan Richard Holbrooke, viziton Kosovën dhe promovon filmin “The Diplomat”, kushtuar karierës dhe trashëgimisë së babait të tij.
Sot në Viti takoi kryetarin e Komunës, vizitoi kompleksin “Richard Holbrooke” dhe ekspozitën me këtë emër, ndërsa nesër në mbrëmje shfaqet filmi “The Diplomat” në Kino Lumbardhi në qytetin e Prizrenit.
Për të shprehur falënderimet që Komuna i ka bërë veprës së babait të tij, në Viti sot ka qëndruar djali i ish-diplomatit amerikan Richard Hoolbruk, David Holbrook. Fillimisht, vizita e pasardhësit të projektuesit të paqes në Ballkan nisi me një takim me kryetarin e komunës së Vitisë,Sokol Halitin, thekson njoftimi nga Komuna.
Pas takimit të zhvilluar në ambientet e Komunës, ata kanë vizituar edhe kompleksin dhe bustin e Richard Holbrooke të vendosur vitin e kaluar në qytetin e Vitisë. David Holbrook u shpreh krenar për veprën e babait të tij duke vlerësuar një kontribut të çmuar për të ndihmuar popullin e Kosovës. “Jam krenar për kontributin e babait tim të dhënë gjatë periudhës së konfliktit në Kosovë. Ai e ka dashur shumë Kosovën dhe ka qenë tejet i kënaqur që në Kosovë ka pasur sukses puna e tij”, tha David Holbrook.
Ai duke kaluar me një shëtitje nëpër qendër të qytetit, i pritur nga një numër i madh qytetarësh, ka vazhduar në Galerinë e Arteve në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, ku u hap një ekspozitë me fotografi të diplomatit amerikan, e cila do të qëndroj e hapur për 10 ditë.
Në 22 korrik të vitit të kaluar Komuna e Junikut në Kosovë ka vendosur një pllakatë në odën ku diplomati amerikan Ambasadori Richard Holbrooke kishte takuar për herë të parë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Një fotografi e tij përkrah një kryengritësi kosovar (Hajdin Abazit i njohur si Lum Haxhiu) kishte bërë xhiron nëpër botë.
Ambasadorja amerikane në Prishtinë Tracey Jacobson ka qenë e pranishme në odën e Junikut, ku është zbuluar pllaka.
Pak kohë pasi diplomati amerikan Richard Holbrooke ishte emëruar si emisar i Presidentit të SHBA-ve, ai kishte vizituar Junikun, ku ishte regjistruar edhe takimi i parë i tij me një ushtar të Ushtrisë Çlirimtare. Pllaka u zbulua në oden ku u zhvillua takimi, për nder të diplomatit amerikan që ndërroi jetë në vitin 2010.
Në 14 dhjetor 2010, atëherë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllonte Presidentin e SHBA-ve Barack Obama dhe popullin amerikan me rastin e vdekjes së diplomatit të lartë, Richard Holbrooke, të cilin e vlerësonte mik dhe zë mbrojtës i Kosovës.
“Richard Holbrooke ishte ndër diplomatët më të njohur në nivel botëror, që dha kontribut të shquar në të gjitha misionet, duke treguar cilësitë e larta individuale dhe përfaqësimin e denjë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e paqes anembanë globit”, theksonte Thaçi.
Më tej ai shtonte se “vdekja e veteranit të diplomacisë amerikane është humbje e madhe jo vetëm për SHBA-të, por edhe për popujt për të cilët ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin e paqes dhe arritjen e lirisë”.
“Për qytetarët e Kosovës vdekja e Richard Holbrooke është humbje e një miku dhe një zëri mbrojtës të interesave të Republikës së Kosovës”, theksonte Thaçi.

Filed Under: Histori Tagged With: David, Djali i Hollbrookut, viziton Vitine

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3616
  • 3617
  • 3618
  • 3619
  • 3620
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT